Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sa jane emigrante?
Anton Ashta

Postuar mė 16-7-2003 nė 10:38 Edit Post Reply With Quote
Sa jane emigrante?

Shqiperia ka mbi 22% te popullsise, ose rreth 1 000 000 emigrante. Te pakten mbi 600 000 emigrante jane ne Greqi, mbi 200 000 ne Itali dhe pjesa tjeter ne vende te tjera te BE, SHBA dhe Kanada. Ndersa te huajt ne Shqiperi hapin aktivitete private, ne vendet e tjera, si ne Greqi shqiptaret duhet te kene nje ortak grek, qe te mund te zhvillojne nje aktivitet privat. D.XH




--------------------------------------------------------------------------------
16/07/2003

korrieri

Eshte shume tragjike qe nuk ka as stastistika serioze per emigrantet shqiptare.

Ajo puna e aktiviteteve private ne greqi do qartesuar.
Dhe legalet apo te gjithe?
Jo legalet sigurisht qe nuk kane te drejte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2004 nė 13:59 Edit Post Reply With Quote
Emigrimi, rreth 2 mijë të huaj punojnë në Shqipëri

Pas regjistrimit të popullsisë në 2001, numëroheshin 610 mijë shqiptarë nëpër botë. Tani, 600 mijë janë vetëm në Greqi

Bruna Prifti

Shqiptarë që lënë vendin dhe të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar. Rreth 2 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur për të jetuar e punuar në Shqipëri, ndërsa 610 mijë shqiptarë(nga statistikat e 2001, pas regjistrimit të popullsisë) rezultojnë emigrantë në vendet të ndryshme të botës. Këto janë të dhënat më të fundit, nxjerrë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe raportuar pranë Komisionit Evropian në kuadër të negociatave BE-Shqipëri, në fund të muajit tetor. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Migracionit pranë kësaj ministrie rezulton se numri i shtetasve të huaj për motive punësimi në Shqipëri gjatë periudhës 2001-2004 (në gjashtëmujorin e parë) është saktësisht 1828 persona. “Shifrat kanë dalë nga studimi analitik i të dhënave statistikore në bashkëpunim me Zyrat Rajonale dhe Vendore të Punësimit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës”,- bëjnë të ditur burimet pranë kësaj drejtorie. Të huajt që kanë zgjedhur vendin tonë për të punuar janë kryesisht nga Turqia, Kina, Italia, Greqia, Maqedonia, Irani dhe Iraku. Ndërsa qarqet ku janë përqëndruar pjesa më e madhe e tyre, e që kryejnë aktivitet në vendin tonë janë Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Korça.
Ku punojnë
Nuk janë të gjithë “zengjinë”, madje pjesa më e madhe janë thjesht punëtorë. Fare pak janë punëdhënës dhe po kaq janë të vetëpunësuar në aktivitete private. Shtetasit e huaj punojnë kryesisht në arsim, prodhim, ndërtim, tregti dhe në sistemin banak. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë periudhës shkurt 1996-qershor të vitit 2004 janë të pajisur me leje pune 6020 shtetas të huaj. Pjesa më e madhe e atyre që kanë lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë në Shqipëri, nuk ndryshojnë shumë nga emigrantët e tjerë në botë. Shumica e tyre janë punëmarrës, pra të punësuar tek të tjerë. Sipas statistikave, vetëm 4.2% e të huajve të vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë janë të vetëpunësuar dhe vetëm 20.8% e tyre janë punëdhënës, që falë aktiviteteve të ngritura kanë mundur të punësojnë edhe të tjerë. Jashtë kësaj kategorie, plot 75% e të huajve renditen tek punëmarrësit, duke bërë kështu punë në sektorë të ndryshëm, pa përjashtuar edhe ndërtimin. Thuajse të gjithë të rregullt, të pajisur me leje pune. Gjatë vitit të shkuar sipas statistikave janë lëshuar 810 leje pune, prej tyre 104 leje për punëdhënës, 667 për punëmarrës dhe 39 për të vetëpunësuar. Ndërsa të dhënat më të fundit, ato të gjashtëmujorit të parë të vitit 2004 shënojnë 391 leje të dhëna. Prej tyre, 290 leje pune janë dhënë për punëmarrës, 74 për punëdhënës dhe 27 për të vetëpunësuar.
Shqiptarët në botë
Të shumtë në numër e të shpërndarë gjithandej ku kanë gjetur mundësi për të jetuar më mirë. Harta e shqiptarëve nëpër botë është e larmishme. “Sipas të dhënave zyrtare që disponohen nga INSTAT-i, mbi regjistrimin e popullsisë në vitin 2001, rezultojnë rreth 610 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në raportin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Por, studime të tjera paraqesin një tjetër shifër për shqiptarët në emigracion. Numrin më të madh e kanë fqinjët, (Greqi, Itali) për vetë mundësinë e mbërritjes në to, por përjashtim nuk bëjnë as shtete të largëta, madje edhe shumë të largëta. Burimet nga ministria bëjnë të ditur se studimi i INSTAT (të cilit i referohet shifra e saktë e shqiptarëve në botë) nuk është shtrirë për shtete të ndryshme të botës. Por sipas studimeve të bëra nga Qendra Shqiptare e Studimeve për Migracionin në vitin 2003 dhe të dhënave të marra nga Dosieri statistikor për Imigrimin në Itali, botuar nga Karitasi, vendi i parë ku janë shumica e shqiptarëve është Greqia. Aty janë vendosur plot 600 mijë shqiptarë (gjithmonë referuar shifrave zyrtare). Më pas vijnë Italia, me 250 mijë shqiptarë, SHBA-ja me 150 mijë dhe në fund Vendet e Ulëta me 1 mijë shqiptarë.
Arsimimi
Të arsimuar mjaftueshëm. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë arsimimi i shqiptarëve jashtë vendit. Sipas të dhënave, shumica e emigrantëve shqiptarë janë me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe shumë syresh me arsim profesional. Si të tillë, natyrisht që një pjesë e konsiderueshme janë zanatçinj të mirë. “Një numër në rritje është ai i atyre me arsim të lartë dhe një përqindje e vogël e emigrantëve janë me arsim tetëvjeçar”,- thuhet në raportin e emigracionit. Jashtë këtyre kategorive veçohet padyshim edhe një numër i konsiderueshëm studentësh dhe pasuniversitarësh që studiojnë në këto vende. Kontigjent që ka treguar se di të jetë shumë mirë mes më të mirëve, madje edhe në krye të tyre.

Emigrimi sezonal
Gjetur si një rrugë për të hedhur tej varfërinë, shumë shqiptarë për të mos lënë përgjithmonë vendin zgjedhin emigrimin sezonal. Gjatë një studimi të bërë në zona të ndryshme të vendit, shumica e familjeve rezultojnë së paku me nga një pjesëtar në emigrim. Kështu sipas të dhënave të studimit bërë vitin e shkuar, në zonën e Elbasanit, 25 % e familjeve të testuara kanë pohuar se kanë një pjesëtar të tyre në emigracion. Më në veri, në zonën e Shkodrës emigracioni gjithashtu është ndjerë mirë, e bashkë me të edhe migracioni, ku shumë banorë zbresin nga zona të thella për t’u vendosur në qytet. Sipas studimit, plot 36% e familjeve të testuara janë shprehur se kanë së paku një pjesëtar jashtë vendit, për të punuar e që i furnizon me të ardhura. Në zonën e Dibrës, rezulton se 29% e familjeve e kanë njohur emigracionin, duke qenë se kanë dërguar jashtë vendit njërin prej pjesëtarëve. Mes qyteteve të testuara, rekord mban Berati, me 44% të familjeve që pranojnë se kanë një prej anëtarëve jashtë vendit.

Dëshira për t’u kthyer
Të lësh vendin për të gjetur veten ekonomikisht dhe të largohesh përgjithnjë. Mes këtyre zgjedhjeve, janë gjetur shumë prej atyre që kanë vendosur të renditen mes emigrantëve. Shumica e emigrantëve tanë në Greqi (thuajse të gjithë) pranojnë se janë përkohësisht atje. Pohim që nuk ndodh me ata që kanë emigruar në Amerikë. Gjatë një seminari në Institutin e Medias mbi emigracionin, referues të ndryshëm për këtë temë, pasqyruan të dhëna interesante lidhur me dëshirën e emigrantëve tanë për t’u kthyer sërish në atdhe. Sipas të dhënave, më shumë se 58% e emigrantëve që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë se nuk dëshirojnë të kthehen më mbrapsh. Arsyet, nga më të ndryshmet. Më shumë se 36% e emigrantëve në Kanada kanë gjithashtu të njëjtën dëshirë. Të kthehen herë pas here, por jo përfundimisht. Ndërkaq, nuk dëshirojnë të kthehen sërish në vendin e tyre, rreth 43% e emigrantëve që jetojnë e punojnë në Gjermani. Me kalimin e viteve është vënë re një ndryshim mes preferencave të shqiptarëve për të emigruar. Sipas sondazheve të bëra, në vitin 1992, Italia rezultonte si vendi i preferuar i emigrantëve shqiptarë, ndëra vetëm tre vjet më pas, në 1995 këtë vend e zuri SHBA-ja. Vite më vonë, janë përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja që preferohen më shumë nga shqiptarët, si vende pritëse.

Vendi Numri i shqiptarëve
Greqi 600 000
Itali 250 000
Gjermania 15 000
SHBA 150 000
Mbretëria e Bashkuar 50 000
Belgjika 5 000
Franca 2 000
Kanada 11 500
Zvicra 1 500
Austria 2 000
Vendet e Ulëta 1 000
Turqia 5 000

Të huaj, 1828 persona
1996-2004, jepen 6020 leje pune
Të vetëpunësuar, 4.2 %
Punëdhënës, 20.8 %
Punëmarrës, 75.0 %



06/11/2004

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2004 nė 14:13 Edit Post Reply With Quote
1 MILIONE SHQIPTARE JASHTE, 2 MIJE TE HUAJ BRENDA

Eglantina Nasi

Shqiperia ka raportuar prane Komisonit Evropian te dhenat me te fundit mbi dukurine e emigracionit. Te dhenat zyrtare te kesaj dukurie sipas Drejtorise se Emigracionit prane Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, tregojne se Shqiperia jo vetem "eksporton" fuqi punetore, por edhe thith te tille brenda saj. Sipas kesaj drrejtorie, nuk jane pak, por rreth dy mije persona te huaj te regjistruar ne Shqiperi. Perfundimi vjen nga studimi analitik i te dhenave statistikore te dala ne bashkepunim me Zyrat Rajonale dhe Vendore te Punesimit dhe Inspektoriatit Shteteror te Punes. Sipas ketyre te dhenave, numri i sakte i shtetasve te huaj qe gjenden ne Shqiperi per motive punesimi gjate periudhes se viteve 2001-2004 rezulton te jete 1828 persona.

Te dhenat tregojne se vendet kryesore te origjines se shtetasve te huaj qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi, jane kryesisht Turqia, Kina, Italia, Greqia, Maqedonia, Irani dhe Iraku. Ndersa qarqet ku jane perqendruar pjesa me e madhe e shtetasve te huaj qe kryejne aktivitet ne vendin tone jane Tirana, Elbasani, Durresi, Korca. Shtetasit e huaj punojne kryesisht ne arsim, prodhim, ndertim, tregti dhe ne sistemin bankar. Nderkaq, deri tani ne Shqiperi gjate periudhes shkurt 1996-qershor 2004 jane pajisur me leje pune 6020 shtetas te huaj.

Emigrantet e huaj, japin pune ne Shqiperi

Shtetasit e huaj qe zgjedhin te jetojne ne Shqiperi, duket se ne fakt vijne per t'u punesuar nga shqiptaret apo ne kompanite shqiptare, sesa per te dhene pune permes investimeve te tyre. Nje gje te tille e tregon fakti se pjesa me e madhe e ketyre shtetasve te huaj rezulton te jete punemarrese sesa punedhenese. Te dhenat tregojne, se nga kategoria e shtetasve te huaj qe punojne ne Shqiperi, mbi 75 perqind e tyre eshte punemarrese dhe vetem 20.8 perqind e kesaj kategorie qytetaresh te huaj qe operojne ne Shqiperi, eshte punedhenese. Nderkaq, ekziston edhe nje pjese e vogel e tyre qe eshte e vetepunesuar, vetem 4.2 perqind. Te dhenat tregojne se per vitin 2003 nga autoritetet shteterore shqiptare per kategorine e te huajve qe punojne ne Shqiperi, jane dhene 810 leje pune. Keto jane dhene perkatesisht per 104 punedhenes, per 667 punemarres dhe 39 te vetepunesuar. Ndersa per 6-mujorin e pare te vitit 2004, jane dhene 391 leje pune per te huajt qe operojne ne Shqiperi, perkatesisht 290 per punemarres, 74 per punedhenes dhe 27 per te vetepunesuar.

Si eshte punesuar kategoria e te huajve ne Shqiperi?

- Te vetepunesuar 4.2 %

- Punedhenes 20.8 %

- Punemarres 75 %

Mbi nje milion shqiptare, jashte vendit

Sipas te dhenave zyrtare qe disponon Instituti i Statistikave mbi regjistrimin e popullsise ne vitin 2001, rezultojne rreth 610 000 shtetas shqiptare qe punojne dhe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Nderkaq, Komisioni Evropian ka kerkuar te shifra konkrete per shperndarjen e tyre ne keto shtet, por pala shqiptare nuk eshte e gatshme t'i pergjigjet nje pyetje te tille te eksperteve evropiane dhe kjo per faktin se studimi i INSTAT-it nuk eshte shtrire per shtete te ndryshme te botes. Por nderkaq, pala shqiptare per te mos mbetur pa pergjigje para kesaj pyetje para eksperteve te pales evropiane, ka raportuar se sipas studimeve te bera nga Qendra Shqiptare e Studimeve per Migracionin te vitit 2003 dhe te dhenave zyrtare te marra nga DOSSIER-i Statistikor per Imigrimin ne Itali botuar nga CARITAS-i, shperndarja e shtetasve shqiptare jashte territorit te Republikes se Shqiperise rezulton me perqindje me te larte ne vendet fqinje Greqi dhe Itali.

Keto statistika pohojne se ne Greqi gjenden 600 mije shtetas shqiptare, ne Itali 250 000, ne Gjermani 15 000, Shtetet e Bashkuara te Amerikes 150 000, Mbreteri e Bashkuar 50 000, Belgjike 5 000, France 2 000, Kanada 11 500, Zvicer 1 500, Austri 2 000 dhe 5 mije ne Turqi.

Ja shperndarja e shqiptareve ne shtetet e huaja:

VENDI NUMRI

Greqi 600 mije

Itali 250 mije

Gjermani 15 mije

SHBA 150 mije

Mbreteri e Bashkuar 50 mije

Belgjike 5 mije

France 2 mije

Kanada 11.5 mije

Zvicer 1.5 mije

Austri 2 mije

Turqi 5 mije

Kushti: Te regjistrohen gjithe shqiptaret jashte vendit

Nderkaq, kusht i pranimit te Shqiperise ne Komunitetin Evropian eshte edhe regjistrimi i gjithe shtetasve shqiptare te cilet jetojne jashte vendit. Ne lidhje me nje fakt te tille, pala shqiptare ka raportuar se qeveria eshte duke perfunduar Strategjine Kombetare per Migracionin, e cila rekomandon si nje veprim me perparesi krijimin e nje Regjistri Kombetar te Shqiptareve qe jetojne jashte vendit. Nevoja per kete nderhyrje eshte e parashikuar edhe ne ligjin "Emigrimi i Shtetasve Shqiptare per Motive Puenesimi". Nderkaq, qeveria shqiptare ne bashkepunim me IOM-in po punon per hartimin e nje projekti mbi "Krijimin e nje Regjistri te Kompjuterizuar te shtetasve shqiptare me qendrim jashte vendit" ne kuadrin e Programit CARDS 2005. Ky projekt synon te mbeshtese riorganizimin dhe modernizimin aktual te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile, dhe ne te njejten kohe te fuqizoje aftesine e konsullatave shqiptare per te ofruar sherbime ne mbeshtetje te migranteve shqiptare. Regjistri krijon mundesine per t'i perfaqesuar ata sic duhet, t'u krjoje mundesine e futjes ne listat elektorale dhe lidh plotesisht potencialet njerezore dhe financiae qe ata perfaqesojne,

Pjesa derrmuese e emigranteve shqiptare jane me arsim te mesem te pergjithshem ose profesional. Nje numer ne rritje eshte ai i atyre me arsim te larte dhe nje perqindje e vogel e emigranteve me arsim tetevjecar, ndersa ka dhe nje kategori studentesh dhe pasunversitaresh qe studiojne ne keto vende. Nderkaq, projektligji "Per disa shtesa ne ligjin "Per te huajt" eshte programuar te kaloje ne seance brenda muajit dhjetor 2004.

Te huajve ne Shqiperi, t'u paguhen sigurimet shoqerore

Pala evropiane eshte e interesuar qe edhe ne Shqiperi te aplikohen rregullat e huaja persa i perket sigurimit te shtetasve te huaj qe jetojne aty. Per kete, pala shqiptare ka raportuar se ne projektligjin "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin "Per te huajt", nuk eshte parashikuar ndonje dispozite lidhur me sigurimin shoqeror te bashkeshorteve te te huajve. Kjo per arsye se ne ligjin ekzistues "Per te huajt", neni 3 i tij eshte percaktuar qe per te gjithe te huajt njihen dhe respektohen parimet e njohura dhe ne aktet nderkombetare "nder te tjera dhe Karta Sociale Evropiane e cila eshte ratifikuar nga Shqiperia ne tetor te vitit 2002), parimi i reciprocitetit, parimi i respektimit te te drejtave te njeriut. Sipas Kushtetutes shqiptare, kreu i III "Te drejtat themelore te njeriut" neni 52, kushdo ka te drejten e mbulimit nga sigurimet shoqerore. Ne kete kuptim, ligji 7703, "Per sigurimet shoqerore" ne nenin 7 parashikon te drejten e shtetasve te huaj qe punojne ne Shqiperi prane punedhenesve shqiptare ose joshqiptare "ne kete rast kur nuk gezon mbrojtje me te favorshme) te mbulohen nga sigurimet shoqerore. Pra, si i huaji dhe bashkeshortja e tij nese jane persona ekonomikisht aktive prane punedhenesve shqiptare ose joshqiptare kundrejt pageses se kontributit do perfitojne nga sigurimet shoqerore. Nderkaq, shtesa e fundit e ligjit parashikon qe pavaresisht nga fakti nese shtetasi i huaj eshte i punesuar prane nje punedhenesi shqiptar ose joshqiptar, ai ka te drejte te mbulohet nga sigurimet shoqerore kur punon ne Shqiperi.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2004 nė 17:41 Edit Post Reply With Quote
Disa shifra te tjera:

http://www.aacl.com/state_of_the_union_alb.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1938720 sekonda, 28 pyetje