Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nano, guvernatori grek pėr Shqipėrinė
Anton Ashta

Postuar mė 17-7-2003 nė 09:45 Edit Post Reply With Quote
Nano, guvernatori grek pėr Shqipėrinė

Qëndrim skandaloz i qeverisë "Simitis" ndaj emigrantëve shqiptarë

Shqipëria, minierë fitimprurëse për Greqinë

Nga Fahri Balliu

Sa herë që do të diskutohet për Fatos Nanon nga opozita, kritikët e kritizerët e saj nga brenda, oponentët e kokëngrënësit e tij, duhet të mos harrojnë kurrën e kurrës, se leku është shpirti i Fatos Nanos dhe Greqia është misioni i tij. Asnje ore, asnje sekonde nuk do ta kishte lene ne politike papergjegjshmeria e tij qeverisese, paaftesia totale e tij per ekzekutiv, neqoftese ai nuk do te ishte nje sherbetor strategjik i lojes greke ne Shqiperi e ne drejtim te Ballkanit. I padinjitet, i paprincip, dhe i pamoral, siç eshte Fatos Nano perballe Greqise, nuk ka qene kurre Enver Hoxha ndaj jugosllaveve. Ky kryeminister qe erdhi ne pushtet totalisht me infrastrukturen financiare, njerezore greke, e beri mitingun e tij te fitores ne sheshin "Omonia". E padegjuar ne faqen e dheut: nje miting elektoral i zgjedhjeve ne nje shtet, qe kremtohet ne nje shtet tjeter! Por, duke qene se PS, ne traditen e saj te krijimit te fytyres komuniste, nuk ka instikt kombetar, por instikt ideologjik, te njeriu, ajo çka eshte themelore, nuk i ngrihet. Dhe themelore ne jeten e politikanit Nano, eshte sherbimi i paster ndaj interesave greke, per ta bere Shqiperine me 5 ose 6 banka greke, me dy operatore telefonike greke, perfshirë ketu pergjimet neveritëse. Dhe ky njeri e ka te gjithe pasionin e tij, pushimin e tij, jeten personale, te lidhura me Greqine. Selanik, Athine, Korfuz, gjithkund me helikopter, me makine, me avion, ky njeri eshte i lidhur me tere kapilaret e tij me Greqine. Duke qene kryeminister i shqiptareve gabimisht, fatalisht, ai shkakton persekutimin me te madh te tyre, nga ana e qeverise greke. Akti i paturpshem i qeverise "Simitis", e cila bllokon emigrantet ne menyrat me perverse: prishje kompjuterësh, plotesim dokumentesh, vetem e vetem qe te godasë turizmin, ne rastin konkret si nje e ardhur kombetare e rendesishme për Shqiperine. Eshte absolutisht e koordinuar braktisja qe i beri Besnik Dervishi detyrave per turizmin, me kete qe ben Greqia me emigrantet shqiptare. Ashtu siç dhane urdher për bllokimin e 19 anijeve te peshkimit ne Sarande nga organet e tatimeve, per t'u shitur peshku grek. Deri ne kete shkalle urdhërohet Fatos Nano, si guvernator grek i Shqiperise. Kurre ndonjehere nuk eshte shprehur Fatos Nano per emigrantet shqiptare dhe politiken raciste te grekeve mbi ta. Te gjitha, ky njeri do t'i gjeje ne Greqi. Edhe Bishtin e Pallës do ta çoje atje, edhe kur ben vete palle ariu, po atje shkon.

Problemi aktual i emigranteve shqiptare eshte nje ndodhi e turpshme midis dy vendeve, por Nano nuk nderhyn. Nanon kur shkon ne Greqi, e presin vetem ata qe i japin urdhrat. Te tjeret nuk e përfillin, sepse sherbetori nuk perfillet, miku e partneri perfillet. Çeshtja e emigranteve ka edhe nje prapavije tjeter. Kjo eshte nje ndihme e re qe i jep Greqia Nanos, per te vene ne pozite te veshtire Ministrine e Jashtme dhe ky te ngrohë duart me Iliopullosin.

Ne pergjithesi, politika shqiptare, perveç mediokritetit dhe nivelit te ulet, vuan nga raporti shpirteror dhe institucional me kombin. Por, nese ajo do te merret vetem me hajdutlleqet e Nanos, nuk do te beje gje tjeter, vetem se do te xhiroje per se dyti "Hajdutin e Bagdadit". Ajo duhet te merret mirëfilli, ne menyre serioze, institucionale me raportet reale te Fatos Nanos me Greqine, qe e ka bere Shqiperine treg te prodhimit grek dhe shqiptaret, skllever te bujqesise greke. Formulat qesharake marksiste te tij, e kane shnderruar vete ate ne nje klloun politik, te cilit, po nuk iu drejtuat me adresen: "Merr Guvernatori i Greqise per Shqiperine, Fatos Nano", nuk keni thene asgje. Gjithe biznesin shqiptar, ne nje menyre, ose ne nje tjeter, ky njeri e ka lidhur me Greqine, qe ajken ta marrë ajo. Nga karburantet, deri tek domatet.

Por ne fund, historia e sherbetorit te bindur grek Fatos Nano, zor se do te mbese tek domatet...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 17-9-2003 nė 11:00 Edit Post Reply With Quote
Thënie më të qëlluar se ky titull nuk kam dëgjuar dhe lexuar akoma askund.

Të lumtë Anton i nderuar.

I lumtë edhe Nanos. E futi Shqipërinë në Greqi edhe më lehtë se çdokush do ta kishte menduar.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-10-2004 nė 01:11 Edit Post Reply With Quote
SHTETARET GREKOFILE MBYLLIN GOJET E SHQIPTAREVE

NDALOHET PROTESTA ANTI-STEFANOPULLOS

Shoqata politike atdhetare "Cameria" protestoi dje pas ndalimit nga Policia e Shtetit te nje tubimi paqesor te planifikuar sot me rastin e ardhjes ne Shqiperi te presidentit grek, Konstandin Stefanopullos. Policia e Rendit i ka derguar nje shkrese zyrtare kesaj shoqate ku informon per refuzimin e kerkeses per organizimin e ketij tubimi. "Vizita e ketij personaliteti na gezon te gjitheve dhe ne vecanti ne bashkeshtetasit came. Greqia eshte fqinji yne i lashte dhe ne camet jemi te predispozuar te japim kontributin tone per forcimin e miqesise per te cilen kemi luftuar me mjete demokratike dhe bazuar ne Konventat Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut. Shoqata "Cameria" dhe populli cam jane shume te indinjuar ndaj ketij veprimi aspak demokratik qe pengon aktivitetet tona paqesore", thuhet ne deklaraten per mediat te shoqates "Cameria".

Ne programin e vizites se presidentit grek, Stefanopullos, eshte parashikuar nje takim koke me koke mes dy krereve te shtetit dhe bisedime zyrtare mes dy delegacioneve. Gjate vizites se tij ne Shqiperi, presidenti i shtetit fqinj pritet te takoje kreun e parlamentit, Servet Pellumbi, kryeministrin Fatos Nano, shefin e opozites, Sali Berisha, kryesine e Partise se te Drejtave te Njeriut, kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, si dhe personalitete te tjera te vendit tone. Gjate dy diteve te vizites se tij ne Shqiperi, kreu i shtetit fqinj pritet te kete nje vizite ne qytetin e Gjirokastres, Dhrovjan dhe Dervican. Madje ne Dervican ai eshte shpallur dhe qytetar nderi i kesaj zone, kur pritet te marre zyrtarisht me prezencen e tij kete vleresim qe i ben kjo zone. Gjithashti ai pritet t'u beje homazh ushtareve greke te rene ne Kelcyre dhe Bularat.

Dy jane ceshtjet kryesore qe pritet te diskutohen mes krereve te shteteve. Ajo e zgjidhjes se ceshtjes came si dhe gjendja e emigranteve tane ne Shqiperi. Ishte parlamenti shqiptar qe para pak kohesh e hodhi poshte projekt-rezoluten per ceshtjen came, pasi mazhoranca kuvendore nuk e deshi miratimin e saj. Ka qene vete kryeministri Fatos Nano qe eshte shprehur kunder miratimit te rezolutes per kete ceshtje. Madje ne vendimin e grupit parlamentar te PS-se para se te votohej ne parlament Nano qe shprehur se mosmiratimi i kesaj rezolute behet per shkak se ambasadori grek ne Tirane, Pantelis Carcabassis, ka shkuar ne Greqi per te iniciuar ngritjen e dy grupeve te punes nga Shqiperia dhe Greqia. Ngritja e ketyre grupeve sipas tij konsistonte ne nje pune me intensive per te hedhur me shume drite mbi ceshtjen e pronave te popullsise came. Madje Nano e ka konsideruar faktin se "ceshtja came eshte nje ceshtje shume e ndjeshme per marredheniet mes Greqise dhe Shqiperise. Per me teper, kjo mund te ndikoje tek emigrantet shqiptare, te cilet punojne dhe jetojne atje. Miratojeni kete rezolute dhe pastaj shkoni dhe pritni refugjatet ne kufi". Pas kesaj, rezoluta came ra ne kuvend, duke e lene te pazgjidhur kee problem per banoret e zones, te cilet protestuan per dite me radhe para kuvendit te Shqiperise. Pasi nuk gjeten mbeshtetje nga parlamenti, komuniteti cam iu drejtua kreut te shtetit, Alfred Moisiu. Kreret e shoqatave perfaqesuese te tyre paraqiten prane kreut te shtetit nje kerkese zyrtare per rishikimin e vendimit te marre nga parlamenti shqiptar lidhur me kete ceshtje. Ne kete kerkese u parashtrua dhe ideja e nje rregullimi te mundshem te kesaj ceshtjeje nga ana e institucionit te Presidences.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2004 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
Ka vetem nje rruge:

Te gjithe partite e djathta te kerkojne e te mbeshtesin kete demostrim paqesor te shoqates "Çameria"

Ne mos mundshim te bejme me shume, te pakten te demostrojme ne kryeqytetin Tone, per te DREJTAT TONA.

PS

Ne Tirane ate dite duhet te shihen me shume flamure kuq e zi sesa ne diten e ndeshjes se futbollit.

Por kjo eshte nje utopi , o te djathte o dru me pre ( mos harroni se i drejtohem vetes)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-10-2004 nė 13:13 Edit Post Reply With Quote
Antishqiptaret Moisiu,Nano dhe shpura e shtetareve duhet te ikin...

Gjate takimit me Moisiun,presidenti grek Stefanopullos ka deklaruar:Se ceshtja came i perket te kaluares.Ndersa Moisiu me heshtjen e tij ka miratuar theniet prej antishqiptari te kreut helenik.Mos valle jemi denuar te pranojme keta shqipfoles(Moisiu,Nano dhe shpura e shtetareve hajdute)......!Ku jane shqiptaret.......?Pse nuk reagon opozita.....!
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-10-2004 nė 22:50 Edit Post Reply With Quote
CAMERINE NUK MUND T'A HARROJNE SHQIPTARET.....

Presidenti grek dhe ai shqiptar, deklarata kundërshtuese lidhur me pronat e të dëbuarve në vitin 1944

Stefanopullos: “Harrojeni Çamërinë”

Moisiu: “Problemet e së shkuarës duhen zgjidhur”. Homologu grek: “Për mua, ky problem është i mbyllur”



TIRANË – “Çështja çame është një çështje e harruar, që i takon së kaluarës. Nuk e di se cilat janë takimet politike mes dy qeverive, por personalisht them se ky problem është i mbyllur. Nuk ekziston më”. Kjo ishte deklarata e Presidenti grek, Kostantinos Stefanopullos dhënë pas takimit kokë më kokë me Presidentin e vendit tonë, Alfred Moisiu. Duke iu përgjigjur interesit të vazhdueshëm të gazetarëve, Stefanopullos u shpreh se “nuk kam dëshirë të kujtoj të kaluarën që i përket vitit 1944. Greqia ka hequr dorë nga ide dhe pretendime të tilla”. Krejt të kundërtën e deklaratës së homologut të tij grek, ka shprehur Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Pasi vuri në dukje se ekzistenca e ndonjë problemi të trashëguar nga e kaluara nuk përcakton marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të jetë me dialog dhe drejtësi, kreu i shtetit shqiptar kujtoi Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve dhe takimin e majit të këtij viti mes kryeministrit Nano dhe atij grek, Karamanlis. “Ne mendojmë, sikurse kanë rënë dakord kryeministrat, të fillojnë sa më parë negociatat dypalëshe në nivel ekspertësh për t’i dhënë zgjidhjen e drejtë juridike problemit të pronave të popullsisë çame dhe të shqiptarëve në Greqi si dhe të atyre greke në Shqipëri”, - theksoi Moisiu. Gjithashtu edhe legalizimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe respektimi i minoriteteve ishin dy çëshje, për të cilat të dy kryetarët e shteteve fqinje theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut. Në takimin Moisiu-Stafanopullos, zhvilluar në Pallatin e Brigadave është rikujtuar edhe ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi pas ndeshjes së futbollit mes përfaqësueseve të dy vendeve. Ndërsa Stefanopullos e cilësoi “fatkeqësi” ndikimin e politikave të shtetit nga ngjarje të tilla, për Moisiun probleme të tilla zhvlerësojnë punën e qeverive të dy vendeve. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomiko-tregtare, nevoja për kthimin e kufirit shqiptaro-grek në një kufi ku zbatohet ligji dhe respektohet qytetari, ishin të tjera tema konkrete të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje që zunë vend jo pak të rëndësishme në bisedën mes dy homologëve. Ndërkohë, kundërshtia mes dy presidentëve është vënë në dukje edhe përsa i përket situatës në rajon. “Problemi i Kosovës ndikon në sigurinë në Ballkan, sepse sa më shumë të zgjatet çështja e zgjidhjes së statusit, aq më tepër hapësirë përfitojnë ekstremistët e të dyja paleve”, -ka thënë Moisiu, duke vlerësuar se siguria rajonale është pjesë e rëndësishme e integrimit evropian. Ndërsa Presidenti grek u shpreh për domosdoshmërinë e respektimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pëveç takimit të zhvilluar kokë më kokë mes dy presidentëve u zhvilluan edhe bisedime zyrtare mes dy delegacioneve që shoqëronin të dy presidentët. Sot Stefanopullos do të takojë kryeministrin e vendit, Nano, kryeparlamentarin Pëllumbi si dhe kreun e opozitës, Berisha.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-3-2005 nė 02:28 Edit Post Reply With Quote
Nano, midis PASOK-ut dhe Karamanlisit

Kryeministri niset për një javë në Greqi, me shpresë se do të mundet të luajë diplomatin marksist-leninist e të mbetet mik si me Papandreun, ashtu edhe me Karamanlisin. Nano do t'i konfirmojë PASOK-ut premtimet antikombëtare që ka bërë në vitin 1991


Kryeministrit Nano i duhet sërish të dalë jashtë lëkurës së vet, kur në vizitën e tij njëjavore në Athinë të kërkojë të hiqet njëkohësisht si ithtar i lidhjeve marksiste-leniniste të partisë së tij me Papandreun, partia e të cilit ka kongresin e radhës, e po ashtu, edhe të ketë njërin vesh tek kryeministri Karamanlis, i cili ende s'ka vendosur, nëse do ta presë apo jo. Fatos Nano, që e nisi karrierën e tij përmes një marrëveshjeje okulte me Andreas Papandreun e që u përfol shumë gjatë karrierës së tij të mëvonshme politike, duhet tani që, në kongresin e radhës të PASOK-ut, të konfirmojë qendrimet e tij apatride e njëkohësisht shpëtimtare për disa nga bizneset greke që po kapërthejnë ekonominë tonë. Megjithatë, misioni i sotëm athinjot i Nanos, nuk është kaq i thjeshtë. Njëlloj siç iu desh për vite me radhë të hiqej si mik i të djathtëve italianë të Berluskonit, atij tashmë i duhet, për realpolitikë, të hiqet edhe si mik i të djathtëve grekë të kryeministrit Karamanlis, pavarësisht se ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk ia ka qejfi të përzihet në imazhin tmerrësisht negativ që ka kryeministri shqiptar në detyrë, përsa u përket aferave korruptive. Karamanlisi ka shpallur një fushatë kundër korrupsionit në administratën e tij e ai nuk do të dëshironte të shfaqej në mediat vendase, si avokat i një super të akuzuari për të tilla punë. Është ky dyshim që e detyron Nanon të niset në një dilemë të vështirë për në Athinë, meqë është i mbërthyer mes PASOK-ut e Karamanlisit, në një dyzim që s'premton asgjë të mirë. Papandreu i ri kërkon një ekskluzivitet të marrëdhënies me socialistët shqiptarë, e Nano është i detyruar ta konfirmojë këtë marrëdhënie, por nga ana tjetër, marrëdhëniet okulte që kryeministri ynë ka me investitorët grekë në Shqipëri, kërkojnë garancinë se të tilla do të mbeten edhe me pushtetin e ri në Athinë, bile, pavarësisht rotacionit të pushtetit në Tiranë. Loja hipokrite e kryeministrit ka detyruar Nanon t'i sillet sërish diplomacisë marksiste-leniniste të fqinjësisë së mirë a të biznesit, pavarësisht bindjeve politike, por aferat korruptive e vështirësojnë së tepërmi punën e po ashtu, edhe konkurrentët e shumëfishtë për privatizimet që janë thuajse në prag të disa prej sektorëve më strategjikë. Nano synon t'i arrijë të gjitha, ndaj edhe do ta presë Karamanlisin në Athinë në përfundim të turit të tij rajonal, por deri atëherë, kalon java e Shqipëria mbetet nën thundrën e krimit, të kohës së keqe e të krizës së urisë. Për to, kryeministri nuk mban përgjegjësi. Zaten, ai s'mban përgjegjësi as për faturën e rëndë të vizitës njëjavore krejt partiake e aspak shtetërore në Greqi, që ai nis sot, meqë ato i shlyejnë taksapaguesit; në shtet a në privat. E rëndësishme për të është të mos shtypet mes presionit PASOK-Karamanlis, çka ka shumë gjasa të ndodhë, meqë kryeministri grek nuk e ka hiç për zemër namin e keq të homologut shqiptar.

55

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4421532 sekonda, 31 pyetje