Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Trimat e Kelmendit
Eni_P

Postuar mė 28-7-2003 nė 12:43 Edit Post Reply With Quote
Trimat e Kelmendit

Ishte vjeshta e mbrame e vitit 1944. Ushtrit aleate, kundra gjermanvet, po thuej, ishin tue i dhanë fund fitores.
Shqipnija e mjerë, si edhemn’e parë ashtu edhe kësajë here, po bahej shteg kalimit i armatës ballkanike gjermane, qi terhiqej nga Jugu në Veri.
Shkodra per mâ se 3 muej kje bâ qendra e tyne.
Englezve u ishte bâ mendja: “gjermanët!!! ”
Prandaj ata duheshin mujtë me çdo kusht, me çdo mjet e me çdo kend. Kështu qi, të jetë kush të jetë e dalë kû dalë, veç t’ishte kundra gjermanve ishte e mjaftueshme për tà. Në këtë mënyrë u ndimuene me duerë plot komunista jugosllavë e shqiptarë, kurse nacjonalistave në nji mënyrë shumë mâ të kufizueme. –Si rrjedhim i strategjís Churchill-Stalin-Roosvelt, Ballkani ishte paracaktue të mbetej nên influencen ruse...
Tashti, udhëheqsët nacjonalista, tue pá rrezikun qi po u kanosej dhe nji herit edhe pamundsínë e nji organizimi të shpejtë për nji luftë frontale kundra komunistave, menduen të vepronin në mbasshpine: t’organizoheshin ngadalë e me plan dhe së bashku, të gjitha krahinat, të permbysëshin pushtuesët komunistë.
Mirëpo mbështetja e fuqishme dhe e vijueshme e ruso-jugosllavëvet karshi komunistave duel vendmtare e rrezikëshme për fatin e popullit t’onë.
Disá nga krenët nacjonalista menduene se duhej dalë në Prendim per të rá në marrdhanje mâ t’aferta me aleatët prendimorë dhe per t’u kerkue mbështjetje, të paktën as sá rusët u nepshinkomunistave.
Për këtë qëllim u bâ nji mbledhje në fshatin Shipshanik, afer Tuzit-Jugosllaví, ku mueren pjesë gadi të gjith krenët e nacjonalistave t’anës së Veriut. Mbas sá shoshitjesh, disá të tjerë deshten të rrijnë, le të bâhej si të bâhej. Nji nder këta qi s’deshti t’i largohej vendit as popullit të vet kje edhe Prêk Cali.
Ndoshta e dinte se shpetimi i tij e i popullit shqiptar nga komunistat ishte i pamujtun, por mendoi të i a u deshmonte me jeten e vet se ishin të padishrueshem e të padashtun. Kështu dhe ngjau. Mbassi duelen gjermanët, komunistat e mueren pushtetin e po rropateshin me nenshtrue popullin, i cili kurrsesi s'’po i donte me i pranue. Komunistave u vinte inad pse populli nuk po i donte, per këtë arësye kado qi sielleshin mjellshin tmer e trishtim: tue burgosë, tue rrahë, tue mbytë në hu e tue vra.
Po thuej nder të gjitha krahinat e Shqipnis, këta ugurzez, i kishin futë hundët e tyne dhe po “dlirshin anmiqtë e popullit”... U kishte mbetë, pa shkelë ushtarakisht, pjesa ma e eperta e Shqipnis së Veriut: Kelmendi.
Nuk e mendojshin gjith aq të vështirë nenshtrimin e atyne malsorëvet, dhe tue u mbështetë në këtë mendim, Mehmet Shehu nisi, së parit, nji bridagë per ta nenshtrue, po e u hasi sharra në goshdë. Mbeten të vram e të varruem dhe tue ikë u mbyten në Cem shumica e tyne; nji sasi u ngrij së ftohti; nji pakicë shum e vogel me të zi shpetoi. –Komunistat u topiten keqas; u pre hovi; i paliten fjalët.
Mehmet Shehu vetë, i maskuem, duel në Hot, natyrisht i percjellun nga dy brigada partizane ma të zgjedhunat. I vojti në der Kol Maçit, si mik, dhe mbasi u çil me te, “me zemer në dorë, “ i a duel të i a mbushte menden se çdo levizje e Hotit a po e malsorëvet aty afer, do të delte vdekje pruse per ta.
Kola i ngratë e shifte të vertetën dhe pranoi, në mend të veta, se çdo levizje, me të vertetë njashtu do të delte, dhe i a dha fjalen se nuk do të bante kurrnji gja kundra ushtrije, madje do t’i perkrahte ato... Mehmet Shehu e bani edhe “probatin”, per me lidhë mirë kambësh e duerësh, (me besën e Malsis e doket e tyne).
Mehmeti atë herë i tha se: “Të gjith djelt e Hotit janë djelt e tu, dhe mblidhi se do t’u nap armët!” Pernjimend njashtu ndodhi. Por me kaq nuk kje e mujtun të rreheshin me u perzie me brigada tjera në luftë kundra kelmendsavet. Të gjith zune vend nder shtepija të veta. E kuptojshin mirë “bakshishin” e Mehmetit, por s’kishin kat të ja delshin. Katili i stervitun e kuptoi hollë se në çë tokë po shklitte. Në fushë të Rapshes, tu Gryka e Leqeve, ushtria vlonte si miza e bletës pranë ulanikut. Kurrsesi si shifej gjasa me i ra Kelmendit. E po ban e bi-shin në mes dy zjarresh: Kelmendët para e, Hot e Kastrat mbrapa? –Skilja e vjetër s’kishte besë as në probatin as në kurrkendin...!
Kelmendi, atje mbrendë ziente pa pra.
Strategët komunistë, u desht të pritëshin afer dy muej, tue ba planet e tue marrë të gjitha masat per sulm, e mbas së gjitha këtyne, prap se prap nuk u a merrte mendja me i a hi asajë punë per pa ra në marrëveshje me ushtritë komuniste jugosllave, qi në rast nevoje t’u gjindeshin per krah; madje u desht me doemos qi të shkelshin neper tokën jugosllave (kah Kuçi i Malit të Zi), per të ju dalë nga shpina, n’anë të Vermoshit.
Nji gja e tillë, të ngratët Kelmend, nuk e pritshin, me gjith se e shifnin se po shkojshin drejt vdekjes. Luani i tyne, Prenk Cali me djelt e tij, trimin e rralle, Gjek Selca e Sokolin e pashoq, Gjergj Lula, bashkë me Ded Gjo Deden e Vuklit, (qi komunistat per hakmarrje e paten djegë per së gjallit), ky kje bajraktar; mandej djalin e vojvodes së Vuklit, si lis me degë, Rrok Gjerapukaj, (të cillin, mbassi e rrahen e thyen e coptuen, e hodhen shkambit), Gjelosh Fran Zefi i Nikçvet, si re qiellet, etj. etj. etj. luftuen si luaj, dhe e banë deken per të mos lejue qi vendi i tyne të shkelej nga nji turmë njerzish me die të ndryshkuna e krejt kundra dokeve e moralit shoqnuer e fetar.
Sikur brigadat komuniste shqiptare mos të kishin kenë të mbështetuna nga ato jugosllavet, ndoshta ndryshej do t’ishte kenë muntun të drejtohej rrota e historis së popullit t’onë.
Mizorit e hakmarrjet qi banë në popullin e Kelmendit ndoshta mund të krahasohen me ato qi grekët kanibaleskë paten bâ në krahainat e Jugut në kohen e Zografo-s, se tjeter moter as vlla nuk mund të mbahet mend. Kurrgja nuk kjene pushkatimet karshi perdhunimeve, rrahjeve e të shprishunave e sa të djegunvet per së gjalli! Historia e komunistave të Shqipnis, shkruhet me shkrojat ma të ndytat e poshtnuese per ta, per sa i perket çdo ane të Veriut, por ma e theksueme kje ajo e Kelmendit, e njati fisit, qi si n’e hershme si ke e vona ka ndoshta pjesën ma të bukuren në histori per mbrojtjen e liris, të fes e të kufijve.
Vetë “Historia e Popullit Shqiptar”, botue nga Instituti i Historis dhe i Gjuhësis t’Universitetit Shtetnor të Tiranës (Tiranë 1965-Ribotim Prishtinë), e permendë Kelmendin në mâ se 15 vende tue ngrijtë lartë e ma lartë qindresën e luftën e kurr-mposhtun të Kelmendit për liri.
I bir i i njatij fisi kje edhe Prek Cali, per vetem e vetem meriten e të cilit shpetoi Vermoshi e mbarë krahina e Kelmendit prej thojve të malazezve, në kohen kur u vune kufijt e Veriut. Mirë po gjatë 1377 faqeve po të njajtes histori të naltpermendun, vetem per të lanë në heshtje Prek Calin, nuk xehet në gojë kurrkund veprimtaria e Komisjonit të kufijve të Veriut, kurse per ate të Jugut bahet fjalë deri n’imtësina.
Po pse së pakut, siç e kanë shumë herë zakon, nuk e pershkruejnë faktin historik, tue e gershetue me te shame, por tue tregue se: “Ai reakcjonar u vuni gjoksin pepara të Ngarkuemvet të të pesë Fuqive të Mëdha t’atëherësh me dhe ato të Malit të Zi e, si la të i a shkyjshin asnji pllamë tokë shqiptare të krahinës së vet ?”
- Jo, se ai gjoks, qi u pat dalë atyne perpara, per t’u ba muroja e trollit të vet, u duel perpara edhe komunistave mos t’a shnderojshin atë vend e mos të i a hiqshin fen atij populli kreshnik.
Komunistat shqiptarë perpiqen t’i fajisin nacjonalistat në pergjithsi se gjoja këta kerkojshin e merrshin ndihma ushtarake-luftarake nga gjermanët, per të luftue kundra tyne.
Po cili âsht ndryshimi qi kanë gjermanët, rusët a jugosllavët karshi Shqipnis? – A thue këta të mbamët, kjene ma miq e dashamirë, qi na hoqen dore Kosoven, të cilen ata të parët dojshin m’e na e dhanë, e sot “harushajt” po i capllohen edhe asajë grime qi ka mbetë me i u hudhë me anije sypri sikur Hungaris e Çekosllovakis me tanke? A thue mos kjene gjermanët ma mizorë karshi Shqiptarve se u diftuen e po diftohen per ditë komunistat e Tiranës? Me të tana të zezat qi ata paten, kundra grekvet e jugosllavëvet ishin, dhe Shqipnis Etnike e paten bashkue ... ! – As?
Komunistat u ranë në dorë njatyne, qi jo vetem se i kemi pasë gjithmonë anmiq, por edhe qindruen anmiq e i rrejten e i kaçarrejten e i bane me i ra mohit tokës e gjakut të vet, e per ma teper me anën e maçkes së tyne moskovite deshten me unjisue me republikat tjera... ! – As?
Njata miq a po “vllazen” u bane së shpejti anmiq... dhe “shokë” të Tiranës u hine ethet në bark e, po don tashti të bajnë deklarata të njipasnjishme se: “Neve s’kemi pretendime territorjale karshi Jugosllavis... !”
- Oh, martirët e Kosovës! Ku jeni?!
- Po mbasi nuk jeni të zotët per të drejta ligjore të tokës shqiptare, pse s’e mbyllni të shkretën, sa mos t’i bini mohit tradhëtisht?
Mu per këtë turp të vijueshem tuejin, njata eshten qi deshten t’i baheshin gardh dikur kufinit shqiptar në Kelmend, sot çohen si hije nga Zalli i Kirit dhe u ngerdhucen: “Shueni, mos bëzani! S’keni tjeter aftësi, por me shtypë e shnderue popullin tuej... !

Marrë nga
“Lajmtari i të Merguemit”
New York 1971





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-2-2009 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Topalli nderon Kelmendin: Do ndryshojë ligji i të përndjekurve


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vizitoi dje fshatin Tamar në Kelmend të Shkodrës, për të përkujtuar 64-vjetorin e kryengritjes antikomuniste në këtë zonë. Kryeparlamentarja premtoi përpara banorëve të kësaj zone se ligji i të përndjekurve politikë për dëmshpërblimin e tyre do të ndryshojë. Ajo premtoi se në këtë ligj do të përfshihen më shumë përfitues. “Në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë do të përfshihen edhe familjarët e atyre që janë pushkatuar pa gjyq”, - deklaroi Topalli. Me rastin e 64-vjetorit të kryengritjes antikomuniste, Topalli e cilësoi këtë ditë si “një ditë të madhe reflektimi”. Kryengritja e Kelmendit, e nisur më 25 janar të vitit 1945, vazhdoi për ditë të tëra, ku qindra banorë të zonës kryesuar nga Prek Cali luftuan për përmbushjen e aspiratës së tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike. Pas luftimeve të ashpra, ata u rrethuan nga forcat e sigurimit, të cilët vranë mbi 70 vetë, mes të cilëve edhe gra, si dhe dogjën me dhjetëra shtëpi. “E kemi detyrim së pari të kujtojmë dhe të përpunojmë të kaluarën më të zymtë dhe më të egër jo vetëm të zonës së Kelmendit e Shkodrës, por të gjithë shoqërisë shqiptare”, - tha kryetarja e Kuvendit. Topalli sulmoi edhe kreun e opozitës, Edi Rama, të cilin e quajti njeri pa kurajo të dënojë krimet. “Shpreh keqardhjen që Edi Rama dhe një pjesë e Partisë Socialiste nuk gjejnë dot kurajon të kërkojnë falje, nuk gjejnë kurajon të dënojnë krimet e komunizmit. Kjo është një dhimbje e madhe. Këtë e them për krerët e Partisë Socialiste, që e kanë të vështirë të ndahen nga e kaluara dhe jo për atë pjesë të shoqërisë që ata përfaqësojnë”, - tha ajo. Kryeparlamentarja vlerësoi edhe reformat e qeverisë së djathtë. “Më thoni se cila qeveri ka dyfishuar buxhetin, ka rritur pagat e arsimtarëve, mjekëve, pensionistëve, në fshat e qytet. Projektet tona gjatë këtyre tri viteve kanë qenë të jashtëzakonshme dhe falë kësaj pune janë rritur bizneset dhe është ndryshuar mentaliteti për investimet e huaja. Shqipëria po ndryshon nga maja më lartë e Veriut deri në cepin më jugor me një infrastrukturë të zhvilluar”, - theksoi Topalli.
16/02/2009

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0645711 sekonda, 26 pyetje