Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Persekutimi ynė s\'paska fund
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2003 nė 05:07 Edit Post Reply With Quote
Persekutimi ynė s'paska fund

Persekutimi ynë s'paska fund

Nga Zef Isufi

E nderuara redaksi e Tiranes! Kam 59 vjet me dhimbjen e nënës, 59 vjet nën persekucion të vazhdueshëm!

Ju lutem, ma botoni kete leter, ka rendesi, por nuk eshte veper!?

Te nderuar lexues shqiptarë, në paçi durim me lexue edhe ju, ka me ju ndihmue(ne kujtese).

59 vjet i persekutuem!? Bash per kete, due me ju diftue!

Une kam le ne Dukagjin, pa mbush vjetin, baba me la jetim. Nuk i pat borxh, as hasmit, as fashizmit italian(ishte koha?!). Por tue punue, u rrezue ne shkamb. Mbetem jetimë 5 femijë, ma i madhi njezetetri. Une ma i vogli, tue pi gji, me tokë pak e me pak bagëti. Dukagjini, me sa di une, dy here ka luftue kundra shkjaut, me nemce jo, me italianë jo, me gjerman jo! Me pushtuesit otomanë (500), jo se jo!(kete e thote historia), por nuk pretendoj se marr vesh nga historia.

Ne '44-ën u çlirua Shqiperia, por pa u gezue mire, mua me filloi mërzia. Ne Shendre në '45-ën filloi operacioni, mbledhja e armeve (pushket). Te tane burrat e fshatit tim i mblodhen ne nje grykë prroni. I rrahen shume rende me hu, me lakun e kames, duke i mbajtun me rripin e pushkes e, duke u hedh ujë te ftohte me kusi, ne kembe e ne trup.

Ne muzg, mbasi mblodhen ato armë qe pat fshati, u thane burrave "shkoni ne shpi dhe, ne paçi ma armë, te gjithe do ta pesoni me keq se sot!" Me kujtohet krejt qartë, une po rrija ne nje gur aty para shpise, sepse po prisja vëllanë (i madhi i shpise, 23 vjeç), qe vinte bashke me fshataret e tjere komshinj, tamam ne muzg i pashë qe po vinin. Me vrap i thashë nenes: "Po vijnë, nanë!" Nana me tha: "A jane shndosh, mor bir? Besa me duket se nuk jane tuj ece me kam, me by...! Nana,o mjer nana per ju!"

I dashur lexues shqiptar! Mbasi je mesue me durue, më duro, eshte pak, se tash fillojnë 59 vjet persekutim: 1945-2003.

Vëllai im per nja tre dite u permiresue, e u çue ne kambë. Nana e gezueme, i thotë "Shpëtove te paste nana, kurrgja s'ke!" Vllau nanes "Edhe une thom se s'kam kurrgja, as kurrkujt nuk i kam borxh. Por këta jane fare e keqe, pa fe, e pa din e iman!" Nana, ç'ka po don me thane vllau? -"Do te dal ne mal, me shtaze te egra do te rrij e sa te jem gjalle, me këta jo!" Ashtu bani. Mbas 3 diteve, mars 1945, erdhen 16 ushtarë e komandantë, rrethuan shpinë, ishte mëngjes heret, hynë brenda. Na nxorren jashtë, pa na prekë me dore, nanën, motren dhe mue bashke me vllane e mesem, pak me të madh se une, na lane me dy ushtare ne cep te shpise. Te tjeret hapen vathen e bagëtise e i nxoren te gjitha jashtë. Une fillova te qaja per bagëtite, sepse i ruaja dhe u thërrisja te tërave ne emer. Nana: "Mos, te paste nana, se asht marre me kjajte burri, ti tash i kalove 10 vjetet!" E lashë vajin. M'u afrue motra e vllai: "Mos u merzit Zefo, se jemi te tanë bashke!" Moren pak gjera te vogla dhe na nisën per tek kisha, dy ore larg. Kur mbërriten, pamë shpine te kallun ne flake, me ç'kishin lanë brenda, veç gjasë së gjalle. Gjamë e madhe per ne! Gjate dites, erdhen dhe tre familje te tjera, po si ne. Te nesermen pashe edhe bagëtite e mia, duke u therur. U afrova prane tyre e fillova te qaj teper fare. Vllaun, motrën e nanën nuk i linin me dalë nga nje ahur i kishes ku na kishin futur.

Nje ushtar me tha, duke rrjepur "O derëzi, mos qaj, se s'do t'i therim te tëra sot!?" S'e mora vesh fare se ç'me tha.

Mbas tre dite udhetimi ne Berat, ne fshatin Uznove, ne çadra. Per te ftohtë, per uri e per pasterti, nuk behej fjale. Vlla e moter e nane, i çuen me mbajtë dru. Ne femitë, rrinim rreth e qark çadrave, teper teper te uritur, e te palarë, e te merdhitur. Nana ime u sëmur. Plasi. Kushedi çfare iu shpif. Vdiq, pa mbush tre muaj. E varrosen te varreza e ushtareve italo-grekë te luftes. I falna nderit kryetarit të keshillit te fshatit, qe na dha leje. Sadopak per ne, femijët e saj, qe nje ngushellim. Ajo varreze ishte me varre betoni, kryqe betoni dhe Krisht. Nanes tone i vune nje kryq druni ne koke te varrit, dhe ajo u kenaq shume. Tre vjet e gjysme ne Berat, qaja nate e dite per nenen time, sa i kisha pikëllue se tepermi bashkevuejtësit e mi, se dhe qytetaret e Beratit, zemerbardhe, me edukatë dhe shume bujarë, na jepnin me ngrene fshehurazi. Mbas tre vjeteve na cuan ne kampin me tela me gjmba ne Tepelene. Prape fillova te qaja per nanen, bile me shume. Se sikur ma ndjeu zemra se u s'do t'ia shoh varrin kurrë, kurrë ma, ashtu ndodhi mjerisht (edhe pak lexues!) Gjeneralin e ushtrise se vdekur te te madhit Kadare, besoj se shumica e lexuesve te kesaj letre e kanë lexue. Aty flitet shume per kolonelin Zampa, 1.80 meter te gjate, sipas dramatizmit dhe venies ne skene te Teatrit Kombetar, nga artisti dhe regjisori i madh, Pirro Mani. Me kete trupë dhe me kete drame, kam luajtur dhe une dhe kam luajtur kolonelin Zampa (sigurisht, fantazmen e tij) duke qeshur dhe duke levizur neper skene, here pas here. I maskuar i teri me te zeza, dhe une, atehere dhe sot qe po mbush te '70-tat, me rrjedhin lot. (Duro, i dashur lexues!) Sepse kam luajtur me kockat e nenes!? Si?-do te thoni ju. Nana ka qenë 1.80 m e gjate. Varreza e ushtareve te luftes italo-greke, ne marreveshje me shtetin shqiptar, ashte marre e gjitha nga italianet. Keshtu qe kockat e nenes time, 1.80 m e gjatë, mund t'i jene dhane familjes së Kolonelit të Zi Zampa, te cilit s'iu gjend varri kurre ne Shqipni, sepse këtu, ne kete vend, ai kolonel i zi kishte bere nje krim te madh. (Shih romanin "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"). Pra une perfundimisht, humba varrin dhe kockat e nanes! (mos i ndodhte kujt!) Nanen e perfytyroj, por s'jam piktor ta pikturoj.

Durim, i nderuar lexues, se do të vij te persekucioni 59-vjeçar, 1945-2003! Erdhi demokracia e bardhe dhe rrofte sa planeti yne! Per mue qe boll. Pse? Mbas 44 vjeteve takova vëllane ne Paris, me 5 nipa te mi, 4 mbesa te mia. 11 djem dhe 3 vajza te nipave e te mbesave. Takova 3 nuse franceze e nje nuse shqiptare të nipave. Flas e rri lirshem, bile. Shkruaj pa frike (sigurisht, duke ruajtur ato pak norma qytetare qe dimë). Nuk jane pak per mue. Por prapëseprape vuaj nga persekucioni e diskriminimi qeveritar. Si individ, nuk kam marre asgje nga qeveria pluraliste shqiptare.

1. S'kam marre demshperblim per shpinë e djegur, me pasuri e bageti.

2. S'kam marre leke per vuajtjet e Berat - Tepelenes.

3. Kam letra me vlere. Me keto letra me vlere, ne vitin 1995, ne bashkepunim me te zotin e truallit, kemi blere ne ankand nga shteti, hotel-turizem"Kruja",Durres për 1.100.000 dollarë amerikanë (letra me vlere) 171 familje ish-te denuarish politikë te diktatures. Keto familje jane banore te Tiranes dhe shume te nderueme, sepse kane dhene jeten ne lufte kunder okupatorit.

I kane dhene dije e kulture këtij vendi. Kanë drejtue me besnikeri kete vend. Kane dhene gjakun dhe djersen ne ndertim te atij socializmi, qe kurrë s'u ndertue. Pra, edhe pse qene te zote e te ndershem, per nje fjale goje u vrane, u burgosen dhe u shkaterruan, mijëra familje shqiptare nga shqiptaret!!! Pse jam i persekutuar 59 vjet?

Sepse ne vitin 1997, njerez te pandergjegjshem, vëllezer-motra- nena e fëmijë shqiptare, na dhunuan rojen e hotelit tone, pushtuan e banojne 7 vjet pa qera, pa na pyet njehere, si vllazen qe jena, se pak jena. Këta persona qe banojne ne hotelin tone, pronen tone, brenda çdo ligji ne hipoteken e Durresit, 92% e tyre kane shpi, te verifikuara nga ne në ato zona nga kane ardhe, me policine e atjeshme e me kryepleqesine e atjeshme. Jane njoftue gjithe instancat me te larta te shtetit shqiptar. Pushteti qendror e vendor, per te na lirue pronen tone, ne baze te ligjit, pa ndodh ndonje konfrontim, larg qofte, edhe me humbje jete, sepse kjo prone, kurre nuk falet, se asht ble me gjakun tone e te familjeve tona! Prandaj them: "Jam 59 vjet i persekutuar, se qeveria shqiptare, mallin qe ma ka shitë vetë ne ankand, ne vitin 1995, ma ka marrë prapë". Ata te pandergjegjshem, qe s'njohin ligjin dhe pushtetare qe nuk zbatojne ligjin.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-11-2003 nė 16:51 Edit Post Reply With Quote
Vertet Nuk Paska Fund !!!

"http://www.gazeta55.com"

Varri i dëshmorit Ahmet Lepenica lë pa mandat Kryekomunarin
Besnik Velaj

Ngjarje e rëndë, e rrallë, e dhimbshme, sikur nuk jemi në demokraci por në diktaturë. Dëshmorëve nacionalistë u kanë prishur shtëpinë e përjetshme, u kanë prishur altarin ku populli i Lepenicës e gjithë Labërisë çonte një tufë me lule për t'u çmallur me veprën e tyre, me aktin e tyre madhor me luftën që bënë ata. Më të dhimbshme nga personat do ta ketë pasur, autori Enver Memisha ( Lepenica) që atyre varreve, asaj toke u ka vënë veshin, u ka dëgjuar rrahjen e zemrës tyre për luftërat që bënë për patriotizmin që treguan dhe aktin më të madh që lartësuan vehten e atdheun, ranë dëshmorë me armë në dorë siç bien trimat, sic bien heronjtë. Për Ahmet Lepenicën, komandant i Luftës së 1920, Hysni lepenicën, Enver Lepenica ka shkruar shkrime të shumta, ka bërë edhe një libër të spikatur, voluminoz sic ishin voluminoze edhe veprat e tyre në shërbim të atdheut, Sidomos në librin për heroin e Luftës së Dytë Botërore, komandantin e cetave nacionaliste të BK Enver Memishës duhet ti ketë luajtur zemra nga vendi dhe t'i kenë dalë djersë të ftohta, duhet të jetë sëmurur, sepse Hysni lepenica është personazhi i tij është fshatari i tij, është gjaku i tij, është i gjallë në atë libër dhe në netët e kësaj vjeshte duhet të jetë ngjallur si hero i gjallë, për të biseduar me autorin që e bëri të njohur pas 60 vjetësh në të gjithë Shqipërinë dhe Diasporë. Pendim duhet të kenë ndier dhe Halim Arshia ish- Kryetari i komunës, vëllai i tij Çerciz Arshiaj, nipi i tyre Erion Arshiaj dhe shoku i tyre Miri Selimaj. Për këtë akt të pamenduar, populli votues nuk i dha votën kandidatit për kryetar komune Halim Arshiajt në emër të Partisë Socialiste. Pse të dhunohen varret, pse të thyhet mermeri i varreve të dëshmorëve, Ahmet Lepenica dhe nipërve të tij Artur dhe Cano Canaj?

Ja ç'thotë nipi i Ahmet Lepenicës, Osmëni:- Mbeta pa fjalë, pasi një një gjë të tillë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Kur pashë varret të dhunuara më ranë djersë të ftohta! Të gjithë jemi të vdekshëm dhe nuk ka përse ish -kryekomunari të pengonte një vendim të KKRT , Ministrisë së Kulturës për vendosjen e bustit të Ahmet Lepenicës, në qendër të fshatit të Lepenicës? Ish kryekomunari duhet të ishte në harmoni me qëndrimin e të zotit të truallit, Lirim Hitaj i cili është dakord për vendosjen e monumentit. Banorët e zonës dhe gjithë komunës janë të indinjuar edhe nga mos përgjigja e Presidentit Moisiu, deputetit të zonës Zabit Brokaj, Grekut Fatos Nano dhe PS e Vlorës. Eshte rasti të theksojmë edhe për qëndrimin pajtues të shefit të rendit, Ardian Veliu me veprën çnjerëzore të përdhosjes dhe shkatërrimit të varreve të dëshmorëve Ahmetdhe Hysni Lepenica, të nipërve të tij Artur dhe Cano Canaj të dhunimit të varreve duke marrë pllakat, fotot e të ndjerëve të cilat janë flakur larg?! A e ndihmon stabilizimin e rendit apo nxit vetëgjygjësinë, hakmarrjen, destabilizimin shoku Ardian Veliu, oficer i lartë i ish- Ministrit Luan Rama? Mandati i ngritjes në detyrë apo shkatërrimit nga ajo detyrë nuk është si mandati i Kryekomunarit me vota nga popullit, por me një urdhër dite të komunikuar me shkrim, telefon apo celular?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-11-2003 nė 19:05 Edit Post Reply With Quote
E di une si e duan komunistat, por

o te djathte a po kuptoni apo dru me pre!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2004 nė 06:16 Edit Post Reply With Quote
Fatmir Lamaj: Ja si më masakroi policia


"Dhuna e sotme policore tregon grahmat e fundit të një shteti që nuk ka zgjedhur rrugë tjetër për të mbijetuar, sepse nuk është në natyrën e tij, veçse rruga e represionit e dhunës, është shprehur dje, Fatmir Lamaj, njëri prej të përdjekurve e të burgosurve politikë, i cili u masakrua në mënyrën më barbare nga ana e policisë. I burgosur që në moshën 22-vjeçare, Fatmir Lamaj, tashmë 47 vjeç, tregon se 8 vitet e burgut të tij, janë një pjesëz e 157 viteve të tjera burg, që kanë vuajtur të afërmit e familjarët e tij para viteve '90. Këtyre viteve të burgut u shtohen edhe dhjetra vite të tjerë internimesh të familjes së tij. Duket pas këtyre viteve vuajtjeje në burgje e internime, vuajtjet e Fatmir Lamajt nuk kanë të mbaruar përderisa policia, në mënyrën më barbare e masakroi atë gjatë protestës së të përndjekurve politikë para godinës së Parlamentit shqiptar.


- Cili është qëllimi i protestës suaj dhe si e vlerësoni ecurinë e saj sot?


Qëllimi i kësaj proteste është ai që tashmë është bërë publik, realizimi i kërkesave tona, nëpërmjet aprovimit të ligjit për dëmshpërblimin e shtresës sonë, përballë indiferentizmit dhe zvarritjes së pafundme nga ana e qeverisë. Lidhur me vlerësimin për këtë, protesta si element i ligjshëm demokratik, ishte dhe u zhvillua si e tillë nga ana jonë. Përkundër kësaj, reagimi i policisë ishte më se barbar, ndoshta për shkak se policia punon me standarte të dyfishta; kur shikon se numri i protestuesve është modest, sillet në mënyrë shtazarake, ndërsa kur konstaton se ky numër është i përballueshëm prej saj, përulet deri në shpërfytyrim. Pavarësisht sjelljes së policisë, protesta jonë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta.


- Gjatë protestës suaj ishte prezente dhuna fizike e policisë. Sipas jush, kush ishte arsyeja e kësaj dhune?


Protesta jonë nisur nga qëllimi i saj, ishte një protestë paqësore dhe si e tillë kështu edhe nisi e vazhdoi. Por, në këto momente, ndërsa në sallën e Parlamentit mazhoranca refuzonte diskutimin dhe aprovimin e projektligjit për dëmshpërblimin tonë. Policia për t'iu dhënë një arsye deputetëve të mazhorancës në qëndrimin e tyre, e përforcuar provokoi protestuesit, duke i dhunuar deri edhe fizikisht, megjithëse protesta jonë vazhdonte të ishte paqësore.


- Ndër të dhunuarit, ishit edhe ju. Si ndodhi që ju u plagosët?


Ishte momenti kur filloi provokimi i policisë dhe sjellja e saj e dhunshme. Unë ndodhesha në reshtin e parë të protestuesve, kur një polic i forcave speciale, me skafandër në kokë, nga reshti i dytë i kordonëve të uniformave blu ku ai ndodhej, pa asnjë shkak më goditi me shkopin e gomës në kokë, me një egërsi shtazarake, me sa fuqi që kishte. Befas pashë që më mbuloi gjaku.


- A u drejtuat për të marrë ndihmë mjeksore dhe kush ju ndihmoi?


Duke më parë të gjakosur, disa bashkëvuajtës të mi më dërguan në ambulancën e Tiranës së Re, ku një mjek me emrin Besnik, pasi më pastroi plagën ma mjekoi atë pas një vizite për disa dyshime të tijat për një hemoragji të brendshme.


- Si e vlerësoi mjeku gjendjen tuaj?


Për mjekun, gjendja ime ishte e rëndë. Këtë e shprehu edhe kur më kërkoi të qepja plagën në kokë, bashkë edhe me sugjerimin për të qëndruar nën kujdesin e mjekëve, ndoshta edhe duke u shtruar në spital.


- Si e vlerësoni dhunën e sotme policore ndaj shtresës suaj?


Dhuna e sotme policore tregon grahmat e fundit të një shteti që nuk ka zgjedhur rrugë tjetër për të mbijetuar, sepse nuk është në natyrën e tij, veçse rruga e represionit dhe e dhunës. Natyrisht fëmijët do të ruajnë trashëgiminë gjenetike nga prindërit e tyre. Kjo është arsyeja që sot policia e Ministria e Rendit Publik, ka në krye të saj, birin e një krimineli, birin e një ish-shefi hetuesie në rrethet e Jugut të Shqipërisë, i njohur për bëmat e tij makabre, lidhur me futjen në burgje politike të dhjetra apo qindra personave të pafajshëm.

Bisedoi: Artur BEGA

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2004 nė 06:33 Edit Post Reply With Quote
KUVENDI PERGJAKET SERISH

Oli Xhilaga

Ish-te burgosurit e ndergjegjes protestuan dje para parlamentit, ne kerkim te se drejtes se tyre. Shkak i kesaj proteste, e cila perfundoi deri ne perleshje te dhunshme, duke shenuar te demtuar nga radhet e protestuesve, u be shtyrja e projektligjit per demshperblimin e kesaj shtrese te shoqerise. Fillimisht protesta ishte mjaft e qete dhe paqesore, por shume shpejt punimet brenda Kuvendit filluan te shoqerohen me protesta te ashpra, kjo per shkak te vendimit te mazhorances parlamentare. Keshtu, pak minuta pasi parlamenti ishte mbledhur per te diskutuar statusin e ish-te perndjekurve politike, jashte selise se tij protesta e organizuar nga ish-te perndjekurit u shnderrua ne nje konfrontim te ashper me policine. Qindra anetare te kesaj shoqate kane tentuar te futen ne parlament, por jane perballur me gardhin e pare te policise se rendit, e cila shume shpejt eshte perforcuar edhe me skuadra te forcave speciale. Keshtu, forcat te shumta te rendit jane vene ne levizje dhe shume shpejt kane mundur qe te bllokojne hyrjen e parlamentit nepermjet telave me gjemba. Ne vendngjarje qene te menjehershme forcat speciale dhe ato te RENEA-s. Turma e madhe e protestuesve arriti te spostoje gardhin qe kishin krijuar forcat speciale, por forcat e RENEA-s dhe garda e armatosur, te ndodhur perpara kesaj turme, kane mundur ta ndalojne ate vetem nepermjet nje bllokade me gardh telash me gjemba. Gjate ketyre konfrontimeve midis protestuesve dhe forcave te rendit, pati dhe te demtuar, por te demtuarit ishin nga radhet e protestuesve. Nderkohe furgonet e policise kane shoqeruar per ne komisariate dhjetera protestues. Keshtu te ndodhur dhe perpara nje padrejtesie tjeter drejtuesit e protestes kane bere thirrje qe te mos shperndahen por te vazhdojne te protestojne deri ne lirimin e te gjithe personave qe jane ndaluar nga policia. Madje drejtues te protestues por dhe vete protestantet te cilet jane ish te perndjekur politike kane deklaruar se do te vazhdojne tubimet deri ne veteflijim ne mbrojtje te te drejtes kushtetuese te demshperblimit. Gjithashtu ish te perndjekurit kane paralajmeruar se ato shume shpejt do te nisin greven e urise nese nuk do t'i jepet zgjidhje ketij problemi. Pritet qe mbledhja e byrose parlamentare qe do te zhvillohet javes qe vjen te marre nje vendim konkret persa i perket statusit te te perndjekurve politike.

Nuk eshte hera e pare qe te ish te perndjekurit politike gjenden perballe telave te Kuvendit. Qe prej dy vjetesh ata kane ngritur zerin kohe pas kohe me protesta para dyerve te Kuvendit, me rezoluta drejtuar ligjvenesve shqiptare, por pa mundur te marrin pergjigje lidhur me kete te drejte te tyren. Kishin shpresuar kete radhe, pasi rezoluta e paraqitur prej tyre kishte mjaft lehtesime ne amendimet e paraqitura qeverise, por dhe kete radhe mazhoranca i ka thene jo miratimit te tij. Kjo beri qe turma e djeshme te acarohej deri ne ekstrem, duke shenuar brenda pak kohesh pergjakjen e dyte para dyerve te kuvendit, pas atyre te popullsise came.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-4-2004 nė 18:53 Edit Post Reply With Quote
Qe kuvendi te mos pergjakej nga shtresa me e vuajtur,qe "armiqte" e diktatures te mos vuanin serish,qe disidentet reale te integroheshin ne shoqerine shqiptare duhet se pari te kerkoi falje publike Sali Berisha dhe partia qe ai ka ne pronesi.Gjate qeverisjes(sundimit) Berishian ishin dhe ekzistonin te gjitha premisat qe te vuajturit nga diktatura te fitonin realisht te drejtat.Keto mundesi ju krijuan vetem ithtareve apo servileve te Berishes,pse....!?Nga pjellat gjakatare te PP-se nuk duhet pritur shpetimi,sepse ata nuk kane dalllim ngqa eterit.Atehere, te perndjekur politike, komunistet,ish-komunistet,socialistet,social-demokratet,liberal-demokratet,republikanet dhe tere taboret e Ramiz Alise nuk mund t'u kthejne te drejten e mohuar.Largoni perfundimisht idene qe jini bashkefajtore,largoni idene qe anetaret e PP-se mund te jene shpetimtaret tuaj.Pa kuptuar mire skenaret qe jane luajtur deri me sot,nuk mund te krijoni idene per te ardhmen tuaj.Shkeputuni nga prangezimi ideologjik,mitik apo pseudodjathtist.Shpresa juaj eshte shprese per kombin,por krimi pandeshkuar eshte serish eminent.Duhen ndeshkuar si kriminelet dhe ata qe inskenuan gjyqet per llokume ndaj ideusve te terrorit te kuq.Indiferenca ndaj krimit,vret njesoj si krimi.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 28-11-2004 nė 03:22 Edit Post Reply With Quote
KOMUNISTET NUK HARROJNE NJERI-TJETRIN

Kryeministri shpërndan dekorata për veteranët e LANÇ-it dhe familjet e dëshmorëve

Nano, mbështetje për veteranët e luftës

TIRANË – Kryeministri Fatos Nano premton ndihmë materiale dhe shpirtërore për të gjithë veteranët e luftës Antifashiste Çlirimtare si dhe familjarë të dëshmorëve të atdheut. Në kuadër të 60-vjetorit të çlirimit të Atdheut kreu i qeverisë dhe kryeministri i vendit, shpërndau dje dekorata për anëtarët e Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, familjarë të dëshmorëve të atdheut, duke i uruar për kontributin e tyre në çlirimin e vendit. “Unë jam i informuar se midis jush ka ende shokë dhe familje që jetojnë me probleme jetike të pazgjidhura, edhe pse këmi hyrë në një mijëvjecar tjetër. Më lejoni si Kryeministër dhe djalë partizanësh, t’ju garantoj se do të vazhdoj, ashtu si deri më tani, të kryej gjithë investimin politik dhe shtetërorë për t’ju kthyer juve në vend gjithë dinjitetin shpirtëror dhe material që meritoni”,- siguroi kryeministri. Po kështu Nano vlerësoi gjatë takimit dhe kontributin e dëshmorëve të rënë, duke theksuar se veçanërisht me ndihmën e tyre u çlirua vendi, u fitua beteja dhe u ndihmuan fqinjët. “Shqipëria mbetet nga të rrallët vende në Evropë që u çlirua nga nazifashizmi pa ndihmën e ushtarëve apo të ushtrive të huaja. Merita është e juaja dhe e gjithë luftëtarëve të lirisë, që edhe pse nuk janë më midis jush, janë në altarin e historisë dhe të luftës për liri të të gjithë atdheut”,- theksoi ai.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Savra, atje ku të internuarit kanë ngelur sërish të tillë…
IRENA MëRTIRI
28 Mars Reportazh nga fshati më i madh i të persekutuarve dhe

burgosurve politikë…

“Kur duam të mallkojmë me gjithë shpirt një njeri, i themi: “Jetofsh në Savër!”

LUSHNJE - Jo më larg se 3 km larg qytetit të Lushnjës, në kthesën majtas kur shkon për në Fier, të shfaqet para syve një fshat në dukje i zakonshëm, por që në të vërtetë mbart një peshë të madhe dhimbjeje, me gjithë kalimin e viteve. Edhe pse është fshat, në ndarjen administrative është lagje e qytetit të Lushnjës, mbetur kjo që nga koha e demokracisë. Është Savra.

Shfaqet fillimisht në të dy anët e një rruge jo të asfaltuar me një grumbull pallatesh të vjetër, ndërsa në rrugicat e brendshme të saj, duken ende gjurmët e barakave dhe kapanoneve të të internuarve dhe të burgosurve politikë. Këtu fillon dhe Savra e vërtetë, emri famëkeq i së cilës, ende shqiptohet nga ata që kanë ndjerë në shpatullat e tyre dhimbjen e një jete të shkuar dëm…

Ardhacakët e Savrës, bujq të varfër

Savra ka rreth 2300 frymë dhe pothuajse i gjithë fshati është i papunë.”Nuk ka më vendas- thonë banorët, por të ardhur nga fshatrat më të thella të Gramshit,Skraparit, Dibrës etj., kështu që duke ardhur nga vende të varfra, vazhdojnë të bëjnë një jetë të tillë.”

Në Savër nevojat jetike si uji dhe energjia elektrike, vijnë me pikatore. Amvisat ankohen se uji vjen vetëm 2 orë në ditë, por ka ditë që nuk vjen fare, ndërsa energjia elektrike vjen vetëm në orët e vona të pasdites.

”Ne mbushim ujë në Lushnjë ngarkuar me kafshë si në mesjetë-tregon njëra nga ato. Janë shumë të varfër, nuk shikon makina, nuk sheh njerëz të blejnë. Shikoni dhe kanalet ujitëse, krejtësisht të bllokuara. Askujt nuk i shkon ndër mend për to. Në tokat tona nuk mbjellim kultura si grurë apo misër, pale të mendosh për zarzavate, sepse fitimi është shuëm i vogël, për shkak të mbytjes së tregut me prodhimet e huaja dhe çmimet e shërbimit të tokës dhe kimikatet tepër të larta”, thonë ish-bujqit.

Pak foragjere duket se sjell jetë për ta. Nuk ka sera, e buka nxirret me veshtirësi.

Shtëpitë e braktisura

Banesat në Savër janë tipike të vjetra dhe rrallë të zë syri ndonjë të re në ndërtim e sipër. Shumë prej tyre janë të braktisura. Ato janë barakat e ish të internuarve dhe të përndjekurve politikë. Tek sheh këto ndërtesa dhe gjurmët e shkatërrimit të lëna në ish-zyrat, apo në ish-kinemanë, në muret e të cilave dallon lehtë gjurmët e parrullave të monizmit, të duket sikur koha në Savër ka ndalur dhe qytetërimi e mirëqënia janë me vite drite larg…

Në Savër kanë ngelur vetëm 4 familje të përndjekurish, qysh nga vitit 1950 e deri më sot.

Pothuajse në të vetmin dyqan ku blerësit numërohen me gishta pyetëm për familjet e të përndjekurve. Na drejtuan tek njëri prej tyre, Sofo Kuqeshi.

”Ai ka ngelur qysh nga vitet e persekutimit në Savër, na thanë. Janë familje e mirë. Sofo është nga Leskoviku. Ja, atje e ka shtëpinë!”

Mallkimi: Jetofsh në Savër

Një shtëpi ende në ndërtim e sipër, ku dallohej se kishte vite që ishte ngritur, dhe tashmë ndërtimi kishte bërë stop-ishte shtëpia e Sofos, ngritur me shumë mund e sakrifica, me lekët e emigracionit të djalit të madh të tij. Sofo, një burrë fisnik, merrej me bujqësi. Pothuajse të gjithë siç na shikon-thotë ai, jemi të papunë dhe rrimë kot. Këtu nuk mund të bësh dot asgjë, sepse nuk ke asnjë mundësi. Banorët mbijetojnë me emigracion. Kush ka djem, kush ka vajza, janë të varfër fare…”

Sofo është kryetar i seksionit të PD në Savër dhe një nga të përndjekurit më të vjetër politikë këtu. Familja e tij ka përjetuar një ferr të vërtetë, ashtu si gjithë familjet e tjera të persekutuara dhe të përndjekura.

Me Sofon hymë në lagjen e të përndjekurve. Gjurmët e vuajtjeve janë ende të freskëta. Barakat e braktisura të ngjallin dhimbjen e atyre njerëzve që lanë aty gjithë rininë dhe jetën e tyre.

Të gjithë kanë ikur, hyzmeqarë të botës në emigracion, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Vetëm ata që nuk mundën, ngelën këtu. Është familja e Sofos, Ahmet Canes, Vehat Iljazi dhe Vashe Kabës. Të gjithë të varfër dhe të mjerë, të harruar nga të gjithë. Vehat Iljazi është plak. Ai jeton me gruan, djalin, nusen dhe nipin në varfëri të plotë. Djali, nusja dhe nipi vuajnë në shtrat me probleme të rënda shëndetësore.

Vasha, nga Dibra, jeton me djalin e martuar dhe nusen me fëmijë. Të gjithë të papunë. Ajo jeton ende në barakë si e përndjekur e përjetshme… Kasollja e varfër dhe muret gjysmë të rëna, flasin qartë për mjerimin dhe zhgënjimin e madh.

Ndaj, me të drejtë një grua nga Savra në tha: “Kur duam të mallkojmë me gjithë shpirt një njeri i themi: “Jetofsh në Savër!”

Në shtëpinë e të përndjekurit Sofo Kuqeshi…

“U harruam ne, u bënë “të përndjekur”

batakçinjtë dhe politikanët”

”Babain tim, pohon me dhimbje ai, Kiçon, i cili ka qënë tregëtari më i madh i fshatit Pobickë të Leskovikut, e pushkatuan më 1958. Akuzat ishin shumë të rënda, agjitacion e propogandë, krim ndaj Atdheut e shumë të tjera. Atëherë unë isha 8 vjeç. Që atëherë

filloi edhe ferri i familjes sime. Na sollën në Savër. Xhaxhain tim, Llazarin, e dënuan me 25 vjet burg, ku i ndjeri vdiq në burgun e Ballshit. Edhe nga nëna kam qënë i përndjekur. Madje edhe gruas sime Elenit, i kanë pushkatuar babain më 1946. Mirë ne ishim tregëtarë të mëdhenj sepse kishim manifaktura, furra, por

njerëzit e gruas ishin të varfër dhe babai i saj ishte partizan. Luftoi deri në Vishegrad. Aty e kanë pushkatuar. Savra për të gjithë ne ishte ferri i Dantes. Punonim në punët më të rënda në bujqësi, pa asnjë ditë pushim, nga mëngjesi deri në darkë. As 15

ditëshin në vit pushim nuk na jepnin. Paga ishte 210 lekë në 15 ditësh, ndërsa norma tepër e lartë. Në barakën ku jetonim ishim nëna, 5 vëllezërti e mi dhe 3 motrat. Edhe kur u martuan vëllezërit nuk na lejohej të bënim asnjë dhomë për tu zgjeruar. Improvizuam barakën në mënyrë që vëllezërit e martuar të dilnin nga dritarja, ndërsa të tjerët nga dera. Përbuzeshim dhe nuk na afrohej kush. Krushqitë i bënim me njëri-tjetrin, sepse nuk na jepte askush vajzën ne. Por edhe ne nuk afroheshim tek vendasit, sepse nuk donim të shkatërronim familjet. Në qoftëse do të ndodhte kjo, askush nga familja dhe fisi nuk do të bëhej me vajzën. Me hapjen e rrugëve ne demokraci, ne ishim të parët që

ikëm nga ferri Savër. Por zhgënjimi ishte shumë i madh. Në botë ishim të harruar. Edhe demokracia nuk solli asgjë të mirë për ne. Unë nuk kam marrë ende një copë strehë për nënën që u përndoq aq shumë nga regjimi. Asnjë përfitim, asnjë mundësi shkollimi, apo

punë. U bënë “të përndjekur” batakçinjtë dhe politikanët. Ne të përndjekurit e vërtetë, ngelëm përjetësisht të till녔, rrefen i lodhur Sofo.

Flet kryetari i të përndjekurve Zenel Hoxha

“Savra, burgu i madh…”

Kryetari i të përndjekurve në Fier, Zenel Hoxha, në statistikat e tij përmend Savrën, si një nga vendet e para ku ngritën barakat për ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Shtyllas në Fier, Savra, dhe Tërbufi në Lushnjë, kanë qënë pikat e para të

numrit të madh të të përndjekurve. Në Savër kanë qënë qysh në vitin 1946 mbi 4000 frymë të burgosurish dhe të përndjekurish politikë. Shtyllasi ka pasur po aq, Grabiani dhe Tërbufi rreth 3000 frymë. Vendet e të persekutuarve caktoheshin për veprat e mëdha të 5-vjeçarit. Kështu, në Tërbuf duhej të thahej këneta, në

Varibobë të Fierit duhej të ndërtohej kanali i madh ujitës Vjosë-Levan–Fier. Hoxhara e vjetër si pikë e të përndjekurve u ngrit më 1964.

Më parë vendet e ferrit kanë qënë Tepelena, Bedeni i Kavajës dhe më vonë janë caktuar Shtyllasi, Savra, Grabiani, Tërbufi, Hoxhara e vjetër.

Kur e pyet për numrin e anëtarëve të shoqatës, Zenel Hoxha me dhimbje përgjigjet se nuk janë edhe aq shumë sa numri i vërtetë i vuajtësve.

”Janë rreth 1700, thotë ai. Shumica kanë vdekur, janë larguar të zhgënjyer në emigracion. Të gjithë mbartim shumë dhimbje, dhimbje që nuk po shuhet ende…”


metropol





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 14-4-2005 nė 02:33 Edit Post Reply With Quote
YJET PESE CEPESH QE RIVRASIN TE ARDHMEN

Varret e dëshmorëve me yje pesë cepësh

Nga Hiqmet ZANE

Një dhunim i simboleve tona kombëtare po shfaqet dendur nëpër varrezat e dëshmorëve të kombit. Vendosja e yjeve me 5 cepa po rikthehet frikshëm si një rikthim në diktaturë, kur flamuri ynë kombëtar tashmë ka si simbol të vetin shqiponjën dhe një përkrenare të Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar. Ylli, që vihej mbi kokat e shkabave, si simbol i komunizmit, është hequr prej kohësh me vendim të Parlamentit Shqiptar të para 10 vjetëve për të çuar në vend dinjitetin, autoktoninë dhe orgjinën e simboleve tona kombëtare.Por çuditërisht një dorë e kujdesshme dhe me një paramendim të caktuar nuk e heq yllin si simbol që nuk u përket shqiptarëve. Ylli me pesë cepa vendoset në të gjithë pllakat e varreve të dëshmorëve të luftës, por edhe mbi varret e atyre që nuk kanë rënë në Luftën II Botërore, por që janë shpallur dëshmorë. Qytetarët elbasanas dhe ata që kanë vuajtur nga regjimi diktatorial i Partisë Komuniste të konvertuar në Partia e Punës, ndjehen të provokuar dhe të fyer për këto veprime të qëllimshme dhe aspak të mbështetura në protokollin e simboleve kombëtare. Sepse vështroni çfarë ndodh:
***
Në varrezat e dëshmorëve të kombit të Elbasanit “lulishtari” i porositur me dhunë të shumëfishtë bën kujdes që t’u venë një yll të kuq pllakave, ku shkruhet emri i dëshmorit. Bile një ritual i tillë ka vazhduar edhe mbi pllakën e “Mësuesit të Popullit” Salih Çeka, një dëshmor që është vrarë më 1925 nga forcat obskurantiste të kohës. Edhe atij i kanë vendosur yll të kuq. Ylli i kuq është vënë edhe në pllakën e gjuhëtarit, “Mësuesit të Popullit” Aleksandër Xhuvanit, që në fakt nuk është dëshmor. Edhe lapidarët e rikonstruktuar çuditërisht kanë të gjithë yll të kuq në platformat e tyre...
Atëherë lind pyetja : kush e ka në dorë këtë punë? Kush është ai që bën kaq shumë kujdes që deoemos të vendosen yje të kuq kudo? Për këtë gjë vetëm “lulishtari” i yjeve të kuq të thotë se “e dinë ata lart”, por pa thënë se cilët janë ata lart. Edhe drejtues të pushtetit vendor ngrenë supet se nuk e dinë kush i jep këto urdhëra dhe ku gatuhet ajo mendësi që na rikthen në simbolet e komunizmit dhe të një diktature që shqiptarët e vuajnë edhe sot e kësaj dite nga bijtë e baballarëve, që bënë luftën e klasave, shkatërruan pronën private, vranë të gjithë intelektualët që u shkolluan në perëndim, që zhdukën shenjtërinë e shpirtit dhe kultet fetare, që shpërfytyruan gruan dhe ndërtuan njeriun e ri me ideale komuniste në emër të një ylli të kuq, që shkeli mbi shqiponjën e lirisë e të pavarësisë. Më e keqja është se nuk janë në gjendje as të veprojnë për të respektuar simbolet kombëtare dhe jo për të mbajtur ende një simbol që nuk është shqiptar. Ndoshta simbolet kombëtare duhet të jenë eskluzivitet i Presidentit të Republikës, se edhe kryqet që vendosen vend e pa vend kanë një dorë që kërkon të provokojë ndjenjat e shqiptarizmit të një populli që ende po vuan paranojat e kohëve që nuk u përkasin jetës shqiptare.
Më parë se t’i lutemi Zotit që të na ruaj nga nostalgjikët dhe supersticiozët e yjeve të komunizmit, që lulëzojnë ashtu pa dashur dhe me një qëllim dashakeqës për brezat e rinj, është e rëndësishme që të vihet në vend nderi i nëpërkëmbur i shqiptarizmit për të cilën u tretën qindra e mijëra atdhetarë në shekujt që lamë pas.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-6-2007 nė 14:50 Edit Post Reply With Quote
Bravo Jozefinë! PDF Printoje E-mail
Grada e perdoruesve-ve: / 4
I varferI mire
Wednesday, 20 June 2007
Nga Bedri Blloshmi - Ndryshimet e viteve ‘90 u pritën me entuziazëm nga populli shqiptar. Po të dëgjoheshin ato çfarë brohoritej për shërbëtorët fanatikë të sistemit diktatorial, ata duhet të tmerroheshin, të futeshin nën dhe. Por s’ndodhi ashtu.Madje, një pjesë ikën, gjoja morën “arratinë”, duke shfrytëzuar lidhjet e forta me jashtë, ndërsa pjesa tjetër përfituan nga toleranca e pushtetit demokratik dhe “pushtuan” ekonominë. Shtresat e djathta fillimisht u afruan tek partia Demokratike me shpresë se do të bëhej maksimumi për të realizuar ato që premtoheshin në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit për pronat dhe dëmshpërblimin e vuajtjeve dhe punës së papaguar të të burgosurve politikë. Shkurt votat tona shkuan për partinë më të madhe opozitare. Por, në ‘97 këto vota nuk pinë më ujë, se i fitoi kallashi. Pas kallashit erdhi “marrëveshja”. Ajo që e nxori demokracinë jashtë loje. Diktatori Stalin thoshte: “Populli voton, ne numërojmë.” Mirëpo, kjo “marrëveshje” bëri që pushteti të kalonte përsëri paqësisht në anën tonë. “Paqe nën ullinj”. Paqe që na la nën hije. Kemi të drejtë vetëm të shpresojmë. Ndërsa “gangrena” e popullit, hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të Shtetit, për të cilat është folur e flitet vazhdimisht, por që bie në vesh të shurdhët, me të drejtë Z. Ismail Kadare ironizon kur thotë se “... një deputet i regjistruar i “djathtë” dhe një i majtë kanë qenë kundër”. Tani del se bashkëpunëtorët e sigurimit i përkrahka edhe Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli. Të them të drejtën, kur ajo mori karrigen e Kryeparlamentarit mendova se, të paktën tani, do të kishim njeriun tonë në krah. Vetë me dorën time, në respekt të vuajtjeve të saj dhe familjes nga komunizmi, për dijeni ia kam çuar në zyrë tre akt-ekspertizat e personave që inskenuan gjyqin famëkeq të poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmit nga Bërzeshta, ekzekutuar barbarisht më 17 korrik 1977 tek vendi i quajtur “Përroi i Firarit”. Madje i dhurova edhe librin e titulluar “Vilsoni dhe Genci”, të autorit Sadik Bejko, me parathënien e shkrimtarit Ismail Kadare. Në atë libër është shkruar e bardha në të zezë se për poetin Genc Leka ekspertizën e ka firmosur Diana Çuli. Në atë kohë redaktore e gazetës “Drita”. Si edhe një bashkëpunëtor tjetër i sigurimit, Koçi Petriti. Ndërsa ekspertiza e tretë është firmosur nga sigurimsi i vjetër në “detyrë”, Myzafer Xhaxhiu. U çudita kur në takimin me fëmijët e të persekutuarëve, në sallën e diktatorit Enver Hoxha, në të cilën isha i ftuar me fëmijët e mi, Kryeparlamentarja e jonë shoqërohej nga Diana Çuli. Ndërsa, për koincidencë përballë Dianës, qëndronte djali i Genci Lekës. Jetimi përballë persekutonit, ngaqë i dhashë fjalën znj. Topalli se nuk do të reagoja, nuk durova dot deri në fund, u ngrita, mora djalin për dore dhe ika. Djali qante, nuk donte assesi të dilte pa marrë dhuratën që do t’ia jepte me dorën e saj Diana Çuli. Pas nesh doli edhe djali i Genci Lekës. Ai më tha : “Përse më solle këtu, o xhaxhi Bedriu?” Që nga ajo ditë nuk vjen më as në Tiranë, nga frika se mos vallë e takojë përsëri me censuristen e babait të pushkatuar. Ndërsa para ca ditësh lexova se, Kryeparlamentaria e jonë, kishte propozuar në komisionin e ngritur në parlament apostafat për mirëvajtjen e përpjekjeve për në NATO, deputeten e socialdemokracisë së Gjinushit, si anëtare e këtij komisioni. Bravo Jozefinë! Dhe u gëzova jashtëzakonisht që propozimin e saj e kishin hedhur poshtë deputetët e ndërgjegjshëm të së djathtës. Është për t’u habitur se edhe në një seancë parlamentare, ndërsa deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj replikonte politikisht me Diana Çulin, nga acarimi i madh i tyre, për shkak se Dianës po i tregohej historia e poetëve të pushkatuar, kryetarja e parlamentit ndërpreu seancën. E di, mbi të gjitha, është nënë. Dhe nëna është e ndjeshme për çdo gjë. Nuk dua ta besoj që, duke përfituar nga detyra apo interesi personal të vendosen jetimët përpara persekutorëve. Aq më tepër kur biografikisht e politikisht ndodhesh në anën e viktimave. Mes lotëve të nënave që kërkojnë akoma eshtrat e djemve, të vëllezërve e baballarëve. Kur keni edhe detyrime ndaj klasës suaj. Pa prekur as një interes moral apo material, mendoj se Kryetarja e jonë duhet të veprojë ndryshe. Të veprojë si në Gjermani, me dosjen “Rozenhale”, ku 43 deputetëve të Buntestagut në periudhën 1969-’72, zyra e dosjeve të Stazit u publikoi dosjet. Apo rasti i Kryepeshkopit të Varshavës që dha dorëheqjen një orë para se të zhvillohej ceremonia në këtë post. I gjendur nën trysninë e madhe u tërhoq me fjalët; “Po, isha spiun!” Ndërsa në parlamentin tonë ndodh e kundërta. Mbahet nën sirtarë ligji i ratifikimit të KE për dënimin e krimeve të komunizmit, të cilin shumë vende të lindjes po e zbatojnë. Nëse do të mbetet një ditë në kujtesë, Kryetarja jonë e nderuar të mbetet për mirë. Plagët nuk duhet t’i ngacmojë që të rrjedhin gjak. Viktor Hygo thoshte: “Sado të zbardhen rrobat e zisë nga larja e koha, zemra e një nëne që ka humbur djalin e saj mbetet gjithmonë e zezë dhe është gjithmonë dita e parë e dhimbjes.”

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2090940 sekonda, 34 pyetje