Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gjergj Fishta
Eni_P

Postuar mė 7-8-2003 nė 15:20 Edit Post Reply With Quote
Gjergj Fishta

Nga Lekë Sokoli

Në gjykimin tim hyn edhe rehabilitimi zyrtar i Gjergj Fishtës, kësaj figure që u vlerësua “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikës, titull që kaloi pa jehonën e merituar dhe, siç duket, studiuesit socialë e përfaqësuesit e sotëm të kulturës nuk janë çliruar plotësisht nga njëfarë kompleksi mbi veprën e tij.


Hipotezat

Gjergj Fishta kreu studimet e larta për filozofi e teologji. Ai e filloi veprimtarinë studimore në Gomsiqe ku, siç rezulton, shkoi i nxitur edhe nga interesa hulumtuese, shkencore. Në këtë zonë përfaqësuese, nga pikëpamja historike dhe etnokulturore, ai njohu “shpirtin e racës”, mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës, gojëdhënat, doket, zakonet, normat juridike etj., të cilat do t’i shfrytëzonte mjeshtërisht për veprat e tij. Ai dhe Shtjefën Gjeçovi bënë që Kisha e Gomsiqes të shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor.
Fishta kryesoi Komisionin për Hartimin e Alfabetit, të cilin Kongresi i Manastirit (1908), e miratoi si alfabet të vetëm të shqipes. Shkencëtari i gjuhësisë, Gjergj Fishta, dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe të njësuar. Ai ishte i bindur se gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve, por nga zgjedhja e një dialekti. “Alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer, thotë Kadareja, dhe po ju kujtoj se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu, po ka qenë një nga shkrimtarët më të shquar nga Veriu”.
Fishta është një personalitet profetik i kulturës shqiptare, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, estet, filozof etj. Të huajt e kanë cilësuar atë, siç vëren A. Plasari, themelues të një shkolle filozofike shqiptare sepse krijimtaria e tij, pavarësisht formës, vjen e ngarkohet me peshë filozofike. Për disa studiues, Fishta filozof është quajtur më së shumti si një përfaqësues i filozofisë kristiane. Të tjerë, përkundrazi, kanë vënë në dukje faktin se ai është ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të lashtë, nga idealizmi gjerman i Hegelit etj.
Nuk ishte vetëm njeri me vullnet politik, por politikan, madje edhe politolog. Ai, në stilin e Makiavelit të disa shekujve para tij, vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të shek. XX dhe fshikulloi, siç dinte ai, mediokritetin e qeverive të kohës, politikat e mbrapshta etj. Një mendimtar si ai, aktiv në politikë e diplomaci (deputet i Shkodrës, anëtar i Parlamentit të parë Shqiptar dhe nënkryetar i tij, përfaqësues në konferenca ndërkombëtare etj.), nuk mund të mos ishte edhe politolog.
Si studiues i sociologjisë, jam i prirur të pohoj se Fishta ka arsye të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare, në mos sociolog. Dihet se, si çdo shkencë shoqërore, edhe sociologjia nuk lindi në një boshllëk historik. Nga kjo formë latente zhvillimi, nuk mund të përjashtohet edhe sociologjia shqiptare. Fishta ka trajtuar një problematikë e cila është, gjithsesi, në fokus të sociologjisë bashkëkohore: të sociologjisë religjoze, të kulturës, artit e komunikimit, të moralit e të edukimit, të sociologjisë së familjes (kompleksi i marrëdhënieve familjare, martesa, familja, divorci etj.). Pra mund të pohojmë se ai ka vendosur një gur themeli në godinën sociologjike shqiptare.
Me “Lahuta e Malcis”, Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. Por Homeri ishte edhe një eksplorator i madh, që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe, në këtë vështrim, ai është quajtur si një ndër etnologët e parë. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë.
Pohimi se Fishta është edhe shkencëtar social mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të veçanta mbi filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale, siç shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. Në Francë, për shembull, Monteskje quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë, megjithse hibridi latino-grek, sociologji, do të përmendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij “Mbi frymën e ligjeve”. Kur gjykojmë për filozofinë e Fishtës apo për Fishtën filozof, mund të përmendim faktin se edhe Aleni, një filozof francez i shek.XX, nga filozofët më të lexuar, në të vërtetë është vetëm autor esesh. Por “filozofi e Alenit” është quajtur tërësia e ideve të tij, ide të shprehura në vepra jo të mirëfillta filozofike e të vendosura në një sistem. Makiaveli, gjithashtu, nuk është një studiues “i pastër” i shkencave sociale. Por ai trajtoi dhe vuri themele mbi një varg çështjesh që janë në fokusin e shkencave sociale bashkëkohore, sidomos të sociologjisë politike e politologjisë. Ne kemi të drejtë të përdorim të njëjtën logjikë për Fishtën.
Unë bashkohem me mendimin e disa studiuesve, A. Plasari etj., që e quajnë si të papranueshëm faktin që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave apo të filozofisë, të mungojnë studimet fishtjane; se një kurs i tillë do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist; se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bëhet sot i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë.


Rivlerësime e (mos)vlerësime

Deri më 1940, Gjergj Fishta u nderua me çmime e tituj, u bë anëtar i Akademisë Italiane, u propozua për çmimin Nobel etj. Më pas u denigrua nga regjimit komunist. Eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin, në përpjekjen për të varrosur një herë e mirë veprën e tij, për të ardhur te ”Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). Edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më parë (Alfred Moisiu është presidenti i katërt i periudhës paskomuniste dhe jo i pari), edhe pse ai përfaqëson një akt dinjitoz që nderon shtetin e shoqërinë shqiptare, ky rivlerësim duhej paraprirë nga rivlerësimi i veprës së tij, të paktën prej disa institucioneve shtetërore, duke filluar nga Akademia e Shkencave, e cila ka dhënë “vlerësimin zyrtar” (ende në fuqi) për Fishtën, të formuluar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Them “ende në fuqi”, sepse deri më sot ai nuk është zëvendësuar nga një i ri, ndonëse kanë kaluar 12-13 vjet nga fillimi i proceseve demokratike, pra rivlerësuese.
Në këtë botim për Gjergj Fishtën është shkruar, si vëllim, sa 1/20 e asaj që është shkruar për E. Hoxhën, 2-5 herë më pak se për B. Currin, L. Gurakuqin, D. Agollin, M. Asllanin, L. Çukon, H. Çelikun... (!). Por më tepër rëndësi ka cilësia e (mos)vlerësimit të Fishtës (fq. 270-71): “Fishta, Gjergj. Shkrimtar dhe publicist reaksionar, përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike, mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik..., drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga tribunat më aktive të reaksionit klerikal…, luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare, përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane...”
Iu referova këtij fjalori, sepse ai përfaqëson veprën më të madhe e më voluminozë të hartuar te ne, si për nga vëllimi (1250 faqe), sikurse nga numri dhe cilësitë akademike të njerëzve të angazhuar në hartimin e tij. Hartimi i tij u drejtua nga një redaksi e përgjithshme, e përbërë nga 34 akademikë e shkencëtarë, për të ka funksionuar një sektor i veçantë (Sektori i Encilopedisë Shqiptare), njëzet redaksi të fushave të shkencave, mbi 800 studiues, autorë të zërave të Enciklopedisë, pa përmendur rreth 30 grupe të mëdha të punës për qendrat e banuara sipas rretheve, për Shqipërinë e Kosovën.
Të bën përshtypje zelli i regjimit politik të para viteve ’90-të, për t’u dhënë një veshje shkencore vendimeve e vlerësimeve të paravendosura politikisht. Por si për inerci, gjurmë të një (mos)vlerësimi të tillë për Fishtën vazhduan edhe në vitet e paskomunizmit. Ndoshta një reagim më realist mund të bëhet për të kapërcyer një herë e mirë logjikën “bardhë e zi”, për vlerësimin e gjithanshëm të Fishtës, këtij sovrani të letrave shqipe, këtij dijetari, eruditi të gjithanshëm, publicisti, polemisti, përkthyesi e shkencëtari të disa fushave të shkencave sociale. Nëse Fishta ka shkruar: “Dhe ta dijë bota mbar/se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”, këto vargje kanë shprehur, siç vëren prof. Hamit Beqja, zemërimin e tij ndaj bashkatdhetarëve., sikurse edhe Noli (Skllevër, bij skllevërish/s’e meritoni, se liri s’doni), Pashko Vasa, Konica etj. etj. Kur ishte fjala për Shqipërinë, Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët, por as Evropën (Moj Evropë, moj kurv’ e motit…), madje as vetë Perëndinë. “O Perendi a ndjeve/tradhtarët na lanë pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/lisat nëpër male kot”. Ky ishte “reaksionari” dhe “antishqiptari” Gjergj Fishta.





marre nga Alb-Forum





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 9-8-2003 nė 08:25 Edit Post Reply With Quote
Nese Kombin Shqiptar do ta perfytyronim si trupin e nje njeriu,Fishta patjeter qe eshte shtylla kurizore.
Nnje njeri shume dimensional.Klerik e poet bashke,gjuhetar e politikan.
Sa tmerr!
Gjoksin e Tij e kishin mbushur me dekorata akademite e huaja,ndersa ne bashkekombasit e Tij i hodhem eshtrat ne lume.
E imagjinoj Fishten qe shikonte ata qe kryen aktin mizot kur i zhduken varrin,tek qendronte ne kryqin "armik i popullit" qe i varem pa te drejte mbi supe dhe fliste si Krishti:
"Fali o Zot se nuk dine c'bejne"

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Eni_P

Postuar mė 29-9-2003 nė 13:31 Edit Post Reply With Quote
SHKUROREZIMI I POETIT KOMBETAR DHE MBETJA E TIJ FISHTE

NGA MIHALLAQ QILLERI

Maska politizuese qe shkurorezoi Fishten nga Poet kombetar

Hyrja ne universin fishtian eshte aq e veshtire sa edhe kerkimet astronomike ne galaktikat e largeta. Kjo ndodh nga fakti se vepra e tij eshte komplekse dhe e pazakonte ne letersine shqipe te shekullit qe sapo kaloi. Zbulimet ne kete qerthull verior here varferohen nga kundershtite e vet kohes kur jetoi poeti, here pasurohen me mendesi te reja qe rilevohen sa here e sheh imet kete univers. Keshtu kjo nebuloze here ngjan si mjegull e here si grumbull margaritaresh. E zakonshmja dhe e jashtezakonshmja, e aferta dhe e largeta, e zbehta dhe e shndritshmja, epizmi dhe lirizmi, jetesorja dhe jashtetokesorja, e verteta dhe miti, te gjitha keto e bejne lexuesin, ca me shume studiuesin, te dyshoje ende ne dimensionet e galaktikes fishtane. Ajo qe e veshtireson teper shikimin ne kete nebuloze eshte arkaizmi i gjuhes veriore te asaj kohe, poema e stergjatur e kapercyer ne kohe, folklorizmi i skajshem, zbehja e interesave imediate te shoqerise shqiptare per ngjarjet e fundshekullit te XIX, maska politizuese e cila e ka shkurrorezuar nje here Fishten nga froni i poetit kombetar, tendencat e sotme per ta rikurorezuar, - madje duke shkelur mbi mbreter te tjere te kurores se letrave shqipe, - zhurma hakmarrese e perkrahesve te tij veriore, kryesisht jo letrare, te cilet ne emer te permbysjes se gjitheckaje te kaluar, neperkembin vleresimet shkencore, kufizimet mesjetare te tipit veri-jug, e te tjera si keto e bejne Fishten teper interesant per magjine e letrave shqipe. Keto kundershti po te latoheshin disi, do te na jepnin rastin ta shihnim poetin vecmas si krijues, vecmas si politikan, vecmas si njeri duke e vendosur ne pjedestalin e vet pa mbuluar me hije as Naimin, as De Raden, as Nolin e as Lasgush Poradecin...

Studimi i pambaruar

Studimi i vepres e Fishtes nuk ka mbaruar. Heshtja, pothuajse e plote 45 vjecare per te, do te nxiti lakmine per zberthime me te holla ne filozofine e saj, sidomos po te ribotohet i gjithe korpusi i vepres se tij, i cili nese dikur ishte i ndaluar per masen e lexuesve, sot copezohet ngjethshem duke e minimizuar ate. Ne tridhjete vitet e para te shekullit te kaluar e, sidomos, pak kohe pas vdekjes se tij, studimet, vleresimet shkollareske, artikujt propagandistike, etj., i gjejme te shumta. Por te gjitha keto jane me teper veshtrime te njohurish, miqsh, apo dashamires te vepres se tij dhe midis tyre ka pak studiues te vertete. Megjithese ne keto flete ne do te permendim opinionet e disa figurave te njohura studjuesish te letersise shqipe, ne te vertete theniet e tyre jane botuar ne formen e artikujve perkujtimore e ka ende pak studime te mirefillta. Vecanerisht gjate viteve ’40 te shek.XX per poetin e porsa vdekur u shprehen shume krijues, politikane, njerez te medhenj brenda dhe jashte vendit, bashkekohes e bashkepunetore, jerarke te fashizmit, albanologe, etj. Sic permendem, megjithate, ne thelb ende nuk kemi nje mendim teresor...

Fishta jetoi ne koherat me dramatike te historise se vendit. Pjekuria e tij poetike perkoi me kulme te historise kombetare ne te cilat ai mori pjese intesivisht si intelektual dhe poet. Duke qene shqiptar ne gen, - aq sa shpesh eshte akuzuar si nacionalist i skajshem, - ai beri te gjitha perpjekjet per ta lartesuar emrin e Shqiperise pikerisht kur ai rrezikohej te shuhej. Burri dhe frati, intelektuali dhe poeti dinte t’i terhiqte njerezit me fjalime frymeplote duke i treguar kombit te vet vlerat e medha qe zoteronte.

Fuqia atdhetare e "Lahutes", e cila u shumekopjua si Bibla dhe Kurani

"Lahuta e Malcise", vepra me e gjere e tij, eshte sot, por ka qene edhe me pare, qerthulli ku vertiten opinionet pro dhe kunder kurorezimit te Fishtes si poet kombetar". "Lahuta" here eshte quajtur nje "Iliade" shqiptare, here nje imitacion sllav, e here nje grumbull poemash te Eposit te Veriut te qepura si me pe te bardhe. Keto kundershti, megjithate, sic do te shohim, nuk e zbehim fuqine atdhetare te "Lahutes" e cila ne kohe te caktuara te historise shqiptare te shekullit te XX eshte mesuar permendesh e recituar si ungjilli. Te gjendur ne tehun e gremines serbo-sllave shume kosovare e dine sot thuajse permendesh "Lahuten", ndersa ente botuese ne Kosove, Maqedoni e gjetke ne diaspore e kane shumekopjuar si edhe Biblen apo Kuranin.

Shumica e studjuesve jane te mendimit se shtysa e pare per krijimin e "Lahutes se Malcise" jane veprat homologe te disa poeteve te medhenj te Dalmacise e Kroacise si ato te Ndre Kacicit, te kryevepres se letersise kroate "Vdekja e Smajl Age engicit" te Ivan Mazhurinicit te cilin Fishta e dinte permendesh. Edhe ndikimi i boshnjakut Gege Martiniqi ishte po aq i madh. Ballafaqimi i Eposit tone te Veriut me ate sllav ka qene i vazhdueshem e dramatik. Ca me teper n-_herat kritike te historise dhe formimit te shteteve te reja pas perandorise osmane. Gjithmone ka pasur perpjekje te shumeanshme per ta pervetesuar kete gjerdan perlash te krijimtarise popullore. Nder shqiptaret Fishta ka qene i pari qe iu vu punes per te vertetuar poetikisht shqiptarine e Eposit, sikunder Kadareja, 40 vjete pas tij do te perpiqej te shtrinte gjeresine e krijimtarise popullore drejt krahinave te jugut ne vepren e tij "Autobiografia e popullit ne vargje". Fishta me "Lahuten" krijoi nje forme letrare vertete te perkohshme, por ajo qe nje trashegimi e shkruar tanime qe perbente thelbin e races shqiptare, pa te cilin nuk ka jete as historia, as gjeografia dhe as virtytet morale. Te ndermerrje nje hap te tille ne kushtet e tronditjeve te fillimit te shekullit te XX ishte pa dyshim nje kontribut i dores se pare, por edhe nje sprove letrare e guximshme.

Personazhi real i kryevepres

Me vlere njohese per ne eshte ndoshta casti i lindjes se idese per te hyre ne kete univers te madh sic eshte "Lahuta". Permendem inspirimet e poeteve dalmate e kroate, por shtysa perfundimtare, me sa shihet, do te ishin vete njerezit qe e rrethonin poetin-frat. Ne vitin 1920 Gjergj Fishta emerohet zevendesfamulltar, per pak dite, ne katundin Rapesh te Hotit. Aty ka rastin te njihet me malesorin Marash Uci, nje nga personazhet e vepres se tij te ardhshme, i futur ne "Lahute" me emrin e vertete. Malsorit i pelqeu menjehere frati i ri dhe nisi ta vizitonte tri here ne dite.Bisedat e tyre silleshin kryesisht ne kujtimet e luftrave te fundit, sidomos per betejen e ures se Rzhanices ne te cilen Marashi kishte marre pjese.Tregimet e ngjeshura te atij malesori i forcuan Fishtes idene per te shkruar kenget e para te "Lahutes se Malcise" veper qe do te ngjallte aq debate e kundershti qe ne gjallje te poetit, por sidomos pas vdekjes se tij.

Faik Konica sponsor i Fishtes

Ja se si u botua edhe vjersha e pare, ajo me titull "Te Ura e Rzhanices".

Faik Konica dergoi te At Pashko Bardhi ne Shkoder 200 franga te cilat ai kishte mundur t’i mblidhte nga dashamirres austriake per te botuar disa vjersha te Filip Shirokes, i cili ate kohe ishte ngushte ekonomikisht. Por me qe poeti, edhe perpos ndihmes, nuk i kishte gati vjershat, At Pashk Bardhi nuk e la rastin te humbiste. Ai e dinte se Fishta po ate kohe kishte nisur te shkruante dhe ia mori krijimet. Ne paranteze duhet te pohojne se vargezimet e para te Fishtes ishin ca vjersha humoristike te cilat ai i sajonte aty per aty. Me kete perkrahje, pra, "Te Ura e Rzhanices" `shte botuar nga Vitalini ne qytetin Zare te Dalmacise. Rreth botimit te kenges se pare te "Lahutes" ka kontradikta. Lasgush Poradeci thoshte se ajo e ka pare driten rreth vitit 1900, c’ka e pergenjeshtron At Bardhi, kurse Eqerem abej e tregon ate te botuar ne vitin 1905. Kohe e trazuar...Sidoqofte ajo pati jehone te menjehershme, aq sa kur e pyeten vet Marash Ucin ne se ngjarjet e kenges "Te Ura e Rzhanices" ishin te verteta, malesori i perlavderuar atje tha: "Dicka ka shtuar..." Dicka ka shtuar...dote thoshte se qe lufta, historia, bemat e shqiptareve qene aty. Kjo kishte rendesi te madhe per poetin e ri Fishte dhe per opinionin letrar te kohes, sikunder ka rendesi per cdo krijues mendimi se vepra e tij ngjeth e lexuesi e mendon ate per te vertete. Mendojme tani per te padjallezuarin Marash Uci, i cili veshtire ta dinte se ku mbaron historia e ku fillon letersia!...

Ne qoftese Naimi e De Rada ishin perpjekur ta ringjallnin Shqiperine permes bemave te Gjergj Kastriotit, Fishta nuk mund t’i rihynte me kesaj ndermarrjeje. Nje epos i ri per Skenderbeun a’priori do te deshtonte jo vetem per riperseritje te ideve, por edhe nga qe plasa e hapur nga levizjet e reja te shqiptareve kunder pushtimit turk e kishin ndare shtatin e heroit nga epoka e re e fillimit te shekullit. Ishte ndoshta kjo arsyeja perse Fishta zgjodhi si lende letrare luftrat e gjalla te clirimit, jehona e te cilave ishte ende e fresket dhe duheshin perseritur...Poeti i nis ngjarjet e "Lahutes" ne mesin e shekullit XIX, do t’i sillte ato te Kongresi i Berlinit e deri te famkeqja Konference e Londres qe i copetoi shtatin Shqiperise.

"Poeti, - thote abej- pati per truall ate treve, ne dukje te ngushte, qe quhet Malsia e Veriut me qender simbolike Shkodren, ate qytet te lashte, i cili dikur kishte qene kryeqender i nje mbreterie ilire. Grumbullin epik te poemes e perbejne banoret dinarike, te vrazhde e plot nerva, nga te cilet dalin dalengadale trimat kryesore. Themelin shoqeror e formon fisi me jeten e tij te perditshme, sic na shfaqet te Kanuni i Leke Dukagjinit; kjo eshte jeta e familjes se madhe te pandare, me pushtetin ateror "patrias protestas); jeta e ndarjes se puneve, e prerjes se flokeve femijes, e mikpritjes dhe vllamise se shenjte, e nderimit te pleqve, jeta e beses, bese-burri dhe bese-fisi.Eshte nje jete-lufte me armet perhere ne brez per t’u ruajtur nga armiku; me marrje gjaku, ose me gjak te blere a te falur bujarisht..."

Ndonese treva e ngjarjeve te "Lahutes" nga ky perkufizim ngjan teper e ngushte,- Malesi e Shkodres-Mali i Zi,-bota shqiptare e pershkruar ne te eshte shume e madhe; aq e madhe sa te perbashketa ka ne universin e malesoreve te Verilindjes, "Kosova), te Lindjes, "Diber), e te Jugperendimit "Laberi). Gjithkund ketu zoteronte, ku me shume e ku me pak, Kanuni i shkruar e i pashkruar...Eshte njesia shqiptare e shperbere, e coptuar, qe i sjell poetit dhe keqkuptime me lexuesin e sotem. Por Fishta e dinte se kjo njesi e vogel e fisit mbaronte te njesia e madhe e kombit. Krejt toni qe pershkon poemen, pasqyrimi i gjalle i jetes se perditshme te popullit i jep "Lahutes" vleren e nje eposi.Vertete Fishta ia fillon me bariun e mocem Marash Uci, por mberrin te burri i madh Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Keshtu vepra e Fishtes ka marre karakter mbare kombetar aq sa e kaluara dhe e ardhmja ngjan aty sikur te jene pjekur fatalisht ne nje pike simbolike me njera-tjetren.

Per trimt e mocem e te forte shqiptare, por edhe malazeze, poeti kendon se paskan lindur me shtate zemra. Nje lufte mbaron keq sepse u fillua nje te premte ne vend te se martes. Te paarmet nuk vriten.Te rinjte e te rejat qe vdesin te pamartuar u behet "dasma e te vdekurve", perhapja e se ciles nder popujt ballkanike ka qene e gjere.Keshtu te "Lahuta" Tringen e vdekur zanat e veshin me rrobat me te bukura, e nisin nuse dhe vene keshtu ne varr. Edhe besimi popullor na paraqitet teper i pasur. Neper livadhe e male, nder gryka e nden dh jetojne Zana, Ora, e bukura e Dheut, Shtojzovallat lodruese; dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere, neper ujevara levizin Flocka; shtrigat shkojne kaluar mbi breshka te stermedha. Bota e lashte, e zbehte, tronditese per nga pluhuri qe i ka rene persiper ringjallet keshtu rishtas duke na sjelle nje jete si prej magjie te poetit te vertete.

Elementet madhore moderne te Fishtes

Letersia e sotme moderne, "ose moderniste, sic e kemi quajtur me percmim dikur), i ka te vetat keto kontrapunte hipnotizuese e kalime befasuese nga realja te irealja, nga toksorja te qiellorja qe nga "Komedia Hyjnore" e Dantes, te rusi Bulgakov me romanin e tij disident "Maestro dhe Margarita", qe nga Kamy te "Murtaja", e deri te Ernesto Sabato e romani i tij madhor "Mbi heronjte e varrezat". Ky i fundit njohes i shkelqyer i psikologjise e folklorit te popujve latinoamerikane, por me sa duket, njohes edhe i perrallave dhe epeve te shqiptareve, nga qe e konsideron veten gjysmearberesh e gjysmeitalian, te gjitha keto, kane forma te tilla letrare te cilat mund t’i quajme fishtiane... POr kjo eshte nje teme tjeter e cila do te kerkonte nje trajtim te vecante. Sidoqofte arkaizmi i Fishtes ka elemente madhore te modernes...

Thame qe ne fillim se ndikimet e poezise popullore te Fishta jane aq te pranishme sa disa here populli nuk e di se ku nis folklori dhe ku mbaron poeti. Krahasime te shumta ne "Lahute. .." jane marre nga folklori ose jane mbrujtur me frymen e tij. Ketej shpjegohet edhe enthuziazmi i madh qe zgjoi vepra ne popull. Po Fishta ka vjelur nga kjo gurre jo vetem krahasime, por edhe kenge te tera dhe i ka perlidhur ne vepren e vet.Ato strofa mallkimi te oso Kukes kunder knjaz Nikolles te Matit te Zi te kulla e Vranices jane marre besnikerisht nga nje kenge popullore shkodrane. Prej nje kenge te vjeter ushtaresh jane marre edhe vargjet me te cilat u falet Miran Leka i vrare shokeve te tij.

Le te bejme nje krahasim...Shumekush e njeh te famshmen "Kenga e Ures se Qabese" "Mbece, more shoke mbece/Pertej uren e Qabese/ Te m’i fale nenese/ Te dy qete te m’i shese/ T’ia ape nigja se rese/ Nde pjete nena per mua/ T’i thoi se u martua/ Nde thote se c’nuse muarr/Tre plumba nde kraharuar/Gjashte nde kembe e nde duar/Nde thente se c’krushq i vane/ Sorrat e korbat e hajne..."

Le te shohim tani "Lahuten", kenga e 18:

"Amanet o shoke te mi/Neper Darde kur te kaloni/Armet e mia barre t’i coni/ N’oborr te kulles dhe t’mi lshoni/Nanes as tates mos m’u kallxoni/ Pse jane te vjeter e i verboni...Ne pervetet nana per mues/Thoni djali t’asht martue!/ Ne pervetet se c’nuse muer/Muerr nji plume ne krhanuer/ Ne u pervetet se c’dasmore pat/ Pat tre korba ndoje per ngiat/Ne u pervetet se c’zoja knojshin/Orrla e sorra m’te rrmojshin!

Sipas albanologut te shquar austriak Hahn kjo kenge e mocme ka qene teper e perhapur ne Shqiperi. Por, shton abej, rreth ketij mendimi,- duke iu referuar librit te Furielit "Kenge popullore te Greqise" eshte edhe nje kenge kleftesh, "kusaresh). Varianti grek, "perkthimi im, M.Q.) eshte pak a shume keshtu:

"Po te pyesi shoqeria gje per mua,/Mos trego se si humba, se si vdiqa i shkreti/Por thuaj vetem se u martova me shkretetiren e huaj/ Pata pllaken e zeze per vjehre, dheun e zi per grua/ Dhe ato guricka ishin kuneterit..."

Prej poezise popullore eshte marre nga Fishta edhe kenga e trimit shqiptar Gjergj Elez Alia, i cili me emrin dhe bemat e tij ka shtegtuar deri ne Bosnje e Maqedoni, ndersa ne "Lahute" ka zene vend te vecante ne Kengen 22 te titulluar "Tringa". A jane keto e te tjera nje plagjiature e Fishtes, apo nje nevoje krijuese per ta bere me te besueshme vepren e tij, per ta bere ate me te pranueshme ne shpirtin e popullit, duke pasur parasysh edhe nivelin kulturor te asaj kohe, si edhe vet femijerine e letersise shqipte?A ka vend per dyshime ne nivelin e tij krijues, sic akuzohet diku?

Poeti eshte vende-vende aq madhor sa te dritheron me vargjet e tij. Edhe ne krahasimin qe beme me larte, me variantin e Fishtes te "Kenges se Ures se Qabese" ka disa nderhyrje te tij me te vertete shekspiriane, me nje dramacitet qe i kalon kufijte e njerezores. Kujtoni vargun..."Pse jane te vjeter e i verboni!", po t’u thoni prinderve sa jam vrare. Ose ne vend te vargut tosk "Sorra e korbat e hajne", kemi "Orrla e sorra m’te po rrmojshin! "Pjesa e dyte e vargut, sidomos, eshte ngjethese. Jo e hane, sic mund te jete perfytyrimi i perditshem. Kuptohet, kufoma e mbetur jashte haet nga korbat. Jo! Fishta na thone se ato rrmojshin! Rrmojshin ne trupin e te vdekurit, apo i hapnin varrin me kthetrat e tyre? Nje metafore e pashoqe!

Po ka edhe vargje te tjera qe flasin per kete gjuhe te bukur.

Tringa: Ardhun shtatit si "breshana"/Syllin hyll, ballin si hana/Dishka bore e dishka bryme/ Si njaj hulli ne ferfellime.

Ky lirizem e vesh kryevepren epike te shkulur nga rrenja, trupi dhe truri i races shqiptare me tisin e mrekullueshem te ndjesise. Ketu qendron edhe gjenia e Fishtes. Ai u mendua t’u shamnget klasikeve greke e romake; pra nuk do te binte as ne kurthin e madheshtise se "Iliades", te Homerit as ne te "Eneides" se Virgjilit.

Dimensioni i madh i shpirtit te fratit

Por studjuesi i viteve ’40, Mark Ndoja, u paraprin paragjykimeve te mevonshme pe Fishten. Kjo ndodh te Fishta, - shkruan Ndoja- jo per arsye te gjendjes se tij shoqerore prej frati, por edhe te gjendjes se tij shpirterore. Fishta lirik nuk e ndjen kurre nevojen te rreket, te meket, te psheretije ne poezi. As ka nevoje te pershkruaj ne Beatrice, apo ne Laure". Dhe vertete, me sa duket bukurrise femerore Fishta i referohet si ide, si shpirt dhe eshte i lumtur qe e zbulon, e trazon, e shkruan. Femra ne vepren e Fishtes eshte perfshire ne totalin shqiptari-armiku dhe atje intriga ka kete dimension te madh.Te libri "Vallja e Parrizit" gjejme poemen e gjate "Jerina" dicka teper e bukur per shpirtin prej frati e murgu te Fishtes.

"Zana Erato: Si pasqyra i ndritka ftyra/Zana e Vizitorit: ’po i ndritka dora porsi bora/Zana Erato: Brye me voes e bryme prej qielle/ Njesh me "Lila" e "Drondafile". Zana Klope: Kqyrrja syrin porsi hyll/ kah e cil e kah e mbyll/ Si ajo hana neper pyll! Ora e Dukagjinit: Kah po qeshka me njat goje/ Si ajo drita kah t’agoje! Zana Euterpe: Kur e thanka kah nji fjale/Si njaj flladi neper hale.

Kurse ne kengen e XXVI te "Lahuta" kemi keto vargje per femren:

"T’rrafte e mira si t’ka ra/ Bjeshke e vrri qe m’ke shkelqa/ ...T’uj m’u la e tuj m’u flladite/ Here n’per hane e here neper drite/ Drue po m’ngirhesh akull-o/Drue po fike mua e vedin-o".

Fishta, frat i zhytur ne boten e tij mistike, se ciles i beson me gjithe fuqine e shpirtit, ndonjehere sikur arrin te clirohet nga kjo letargji dhe ta shohi edhe vet shen Marine, femren e pare te universit kristian, nene e Jesu Krishtit, si qenie njerezore. Por ky eshte vetem nje cast.

"Ate vashe te hyjnueshme/ Te Nazaretit, veshe me rreze dielli/ I bukur si hana e porsi drita e gzueshme/ N’ballkue te qiellit"

Vini re figuren, universin kristiano-fishtan: N’ballkue t’qiellit! Por me gjithe kete kundershtimi ndaj percaktimit kategorik te Kadarese sa e nis duelin, por nuk e fiton deri ne fund. Le te shenojme ketu jo vetem "Vallen e Parrizit", por sidomos "Mrizin e Zanave", te cilin edhe vet Kadareja e ka quajtur vepren me te arrire te Fishtes. Ndersa ne mbetemi te mendimit se femra mbetet nje kornize e bukur, por e painkuadruar sa duhet ne dramen letrare.

Krijesat e Fishtes "eksplozione vullkanike"

Nje tjeter studjues i Fishtes, Pashko Gjeci, shenon se: "personazhet e Fishtes, me teper se krijesa te gjalla duken si eksplozione vullkanike te natyres shqiptare". Idea Shqiperi lartesohet ne te gjithe vepren shume me teper se nocioni Njeri. Kjo prish shume ekuilibra letrare, sidomos kur vepra shihet me kendveshtrimin e sotem. Shfytyrimi i personazheve tej madheshtise njerezore, kurora epike qe u vendos poeti ne koke i bene ata ne shumicen e rasteve jotokesore. "Bini Toske, ju bini Gege/ Si dy rrfe qe shkojne tue djege/" ose "Kur ia behe n’ate fushore/Oso kuka rrfe mizore!" Rrufeja, rrfe, sic thote poeti, si veprimi me dinamik, me shkaterrues, me pervelues, me i shndritshem, nuk ka per Fishten fuqi djallezore, sic haste gjetke ne letersi, por eshte vullneti zoti dhe ky vullnet u falet shqiptareve ne luften e tyre te drejte. "Edhe hana do t’a dije/ Edhe dielli do t’kete pa/ Se per cark ksaj mrekullie/ Si Shqypnija "i vend nuk ka!" Edhe ketu dukurite qiellore si dielli e hena trajtohen si krijesa te zotit, sikunder edhe rrfeja, prandaj poeti i urdheron ato te ndricojne mrekullite shqiptare.

Rastet "kur zbehet" filozofia e tij kristiane

Megjithese i befasuar nga klasiket, sic kemi permendur, Fishta nuk ben ate qe ben Horaci pagan; t’i cmitizoje keto trupa qiellore sepse nuk i ka per hyjni.Por edhe Fishta bie shpesh zhguni i fratit, ashtu si padashur, dhe ai zbulon qarte raportet jete-vdekje. Filozofia e tij kristiane zbehet ndonjehere dhe dhimbja per humbjen behet me e prekshme. Predikimi se njeriu pas vdekjes shkon ne parajse a ne ferr, se vdekja eshte vullnet zoti dhe duhet pritur me qetesi, per poetin eshte disi ndryshe.

"Rektin mbare jeta per nen fyell t’kerricik’e/Te Dekes se shemtueme, t’permnershme, mizore/ Vetem Burrnia- nje burrni celike/ Asa’i rrshet dore!" "Burrnia-"Mrizi i Zanave") Kjo veperr, sic eshte pranuar tanime, eshte vellimi me i arritur i poetit. Ndonese vemendja e lexuesve u perqendrua ne me te shumten e heres te "Lahuta", si verpa me gjigande me vlage popullore, studjuesit paten mendime te tjera. Mjafton te permendim ketu vargjet monumentale per gjuhen shqipe te cilat u recituan ne aq e aq vende, u referuan ne simpoziume e aktivitete albanologesh. "Porsi kanga e zogut t’veres/ Qe vallzon n’blerim t’Prillit/ Porsi i ambli fllad i eres/ Qi lmon gjit e drondafillit/ Porsi vala e bregut t’detit/ Porsi gjama e rrfes-zhgjetare/ Porsi ushtima e nje termeti/ Njashtu a’gjyha jone shqyptare!"

Batuta e Fishtes per shkrimtaren e huaj

Kur nje shkrimtare e huaj e pyeti Fishten se c’kishte per te ndodhur po te humbte Shqiperia, "jemi ne prag te Luftes Ballkanike e asaj Boterore), ai iu versul. "Kishin me plase edhe malet tona!" Thenie me dramatike nuk mund te gjendej.

Por ketij atdhetarizmi te larte, ketij nacionalizmi te skajshem, i bie ndesh qendrimi i Fishtes ndaj pushtuesve italiane. Jo vetem qe ai nuk e denoi kete pushtim, por punoi per ta forcuar uren permes Adriatikut. Fotografite e kohes qe tregojne procesionin e varrimit te Fishtes jane kuptimplote. Ai percillet per ne banesen e fundit si nje jerark i fashizmit, me pankarta e banderola me figuren e Musolinit, ndersa flamuri shqiptar qe kryqezuar me sopatat e Viktorit. "Ai vdiq ne vitin 1940-shkruan Kadareja, kur vendi ishte ne kulmin e zise se roberise, kurse vet ai e majen e nje lavdie, perndritja e se ciles ngjante ogurzeze ne sfondin mortor fashist.Varrimi i tij i organizuar me madheshti nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri vendas katolik e nga Vatikani i Romes, ishte njekohesisht edhe varrimi i nje epoke ne letersine shqipe". Kjo pike teper e diskutueshme e karakterit te poetit beri ate qe verpa e tij te strukej bibliotekave personale, te grisej nga medioker, te denigrohej dhe ai te zbriste nga pjedestali i atdhetarit dhe poetet.Ai qe ishte armiku me i madh i shkjave sllave, aq sa, sic nenvizon perseri Kadareja, nuk shkoi me tej se konflikti shekullor nderetnik midis shqiptareve dhe sllaveve, ai qe e shpalli kete konflikt gati kozmogonik, ai shpejtoi te pershendeste pushtimin italian. Pretendimi se vepra e Fishtes u perndoq nga qeveria komuniste vetem se aishte prift, nuk duket te jete e sakte, pasi letrat shqipe kane njohur edhe nje prift tjeter poet, Ndre Mjeden, vepra e te cilit u publikua gjeresisht. Per armiqesine e perjetshme qe Fishta shfaq ne verpen e tij ndaj fqinjit sllav kritika letrare, por edhe ajo politike, kane rezervat e veta. Shprehet mendimi se nuk i lejohej nje poeti te shekullit te XX te mos shihte ne kete kob, "armiqesia shqiptaro-sllave,- shenimi im.M.Q.), asnje drite e asnje rruge pajtimi, madje as aq drite sa jepte here-here edhe eposi zemerak i veriut. Perbetimi i tij makaber se..."N’meni t’shoqi-shoqit kemi le!" nuk le shume shtigje kristiane per te dy popujt. Dhe ngjan keshtu se ky percaktim eshte fatalisht i pashmangshem. Por pas ketij rrembimi, Fishta leshon nje drite te ngrohte kur shenon me poshte. "Zoti n’qiell e na mbi toke/ Por gjithnji vllazen e shoke!"

Poeti ishte ai qe ishte

Te jete vetem nje cast reflektimi kristian ky kundershtim i penalitetit te poetit? Si ta shpjegojme ndryshe miratimin qe ai i beri pushtimit italian? Si ishin raportet e Vatikanit me perandorine e II musoliniane dhe sa kishin ndikuar ato ne pushtimin e Shqiperise? Te kete qene nje perkedhelje e forte sedre pranimi i tij anetar i Akademise se Arteve italiane ne prag te pushtimit? Pavaresisht ketyre mendimeve figura dhe vepra e Fishtes jane te pandara nga njera-tjetra, megjithe kundershtite e tyre. Ato duhen pare e studjuar me vemendje e objektivisht sepse veshtiresite jane te shumta. Ketu nuk thame pothuajse asgje per aktivitetin politik, diplomatik e arsimor te Fishtes, sepse nuk synonim aty. Eshte e pamundur qe jeta pertej zhgunit te fratit, por edhe pertej mantelit te poetit, te mos kete lene gjurmet e veta ne te gjithe kete profukt letrar, por edhe steril qe krijoi Fishta. Mund te thuhet se deri sot eshte folur e shkruar shume per te, sikunder eshte bere pak. Duhen eliminuar me pare paragjykimet ideore e fetare, pastaj ndasite veri-jug qe here-here shfaqen si reminishenca te rrezikshme, madje duke luajtur edhe me madheshtine e figurave qe perbejne guret kilometrike te historise kombetare, duhen pare gabimet politike te Fishtes ne raport me kohen, si edhe me vet karakterin e tij si njeri. Por kjo nuk do te thote aspak se koha duhet sjelle ne studime mentalitete konjukturash e rregjimsh. Poeti ishte ai qe ishte.

Le te sjellim ne fund te ketyre opinioneve vleresimin e njerit prej albanologeve me te medhenj te huaj, prof.dr.Norbert Jokl.

"At Fishta, ky gjeni i rrenjosur ne token amtare te popullit shqiptar, njohes i kthjellet i letersise se popujve klasike e jetes shpirterore te kombeve te tanishme te Evropes, arriti deri ne majat e larta te kultures".



KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 17-11-2003 nė 10:43 Edit Post Reply With Quote
Patėr Gjergj Fishta … gjeniu pa varr

Nga Mërgim Korça*


Shekulli i XIX-të po u avitej grahmave të fundit. Luftrat që i patën shtrirë tentakulat e tyre rrëmbyeshëm mbi Ballkan e qenë afruar deri në Vienë me qëllim paranojak pushtimin e gjithë Europës, ia thithën nga trupi Perandorisë Osmane gjithë gjakun dhe energjinë e saj. Kësisoj truri dhe trupi i perandorisë dikur të përbindëshme u plandosën për tokë e bashkë me to u thanë edhe tentakulat e saj rrenimtare !
Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejtë. Ushtria turke u thye përfundimisht në Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinë ta firmoste traktatin e Shën Stefanit. Si humbëse, Turqisë iu desh t’ua njihte, veç Bullgarisë së madhe me gjithë Maqedoní edhe autonominë Bosnjes e Herzegovinës.
Nga ana tjetër Greqia, për fitimin e pavarësisë të së cilës gurë themeli qenë bërë trimat arvanitas gjysëm shekulli më parë, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufën e çakenjëve sllavë që orvateshin të rrëmbenin sa më shumë toka historikisht të banuara nga shqiptarët.
Pikërisht, në këto kohë të turbullta, Kombit Shqiptar i dilte një mbrojtës i denjë, Patër Gjergji Fishta.
Jeta e tij u shtri mbi kapërcyellin e vështirë të dy shekujve.
Kombi ynë, duke e pasë ruajtur në shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vërtetë, por jo i inkuadruar në atë strukturë shoqërore-ekonomike që quhet shtet. Ky koncept, abstrakt për shumëkënd, madje deri edhe për mëndjet e ndritura shqiptare të asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e përfytyronin shqiptarin në suazën e një protektorati. Të tjerë e mendonin kombin tonë të bashkuar në një kanton. Pikërisht në këto rrethana tejet vendimtare për kombin tonë, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga një mjegullnajë krejtësisht e turbulltë edhe kur Bismarcku Shqipërinë e shihte si “ një shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “... shqiptarët as gjuhë të tyre të shkruar nuk kanë … “, Patër Gjergji, duke i peshuar edhe drejtëpeshuar të gjithë këta faktorë, u bë njeri nga nismëtarët e Kongresit të Manastirit. Ai e kuptoi drejtë se Turqit e Rinj donin përkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë në shkollat fillore si edhe ruzhdijet, ( por shqipe e shkruar me shkronja arabe ). Tek personi i tij u ndërthurën madhështíja e tij parashikuese me patriotizmin e mirëfilltë. Ai e shihte qartë se nuk kishte si të bashkohej kombi ynë në një shtet të mirëfilltë kur gjuha e tij shqipe të shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane që për më se 500 vjet u kishin ngecur në fyt shqiptarëve ! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisísë së Alfabetit Shqip flet qartë për ndikimin e madh bindës që ai pati ndër pjesëmarrësit e Kongresit. Pra, Patër Gjergji, lojti rol kryesor duke u bërë pjesë e rëndësishme e asaj kryeure që lidhi Rilindjen tonë Kombëtare me Pavarësinë e Shqipërisë, në atë kapërcyell shekujsh !
Lidhur me autoritetin e padiskutueshëm patriotik të At Gjergjit, ia vlen që në këtë kontekst, duke iu referuar pikërisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bë një realitet, të sjell edhe një kujtim timin personal që mbresë të pashlyeshme ka lënë tek unë. Ishte viti 1954. Kishim vajtur së bashku me nënën t’i bënim një vizitë Hafëz Ali Korçës. Në bisedë e sipër fillon Hafëz Aliu dhe na flet se ç’fatkeqësi kombëtare ishte përndjekja e dhunëshme që regjimi komunist po i bënte Klerit Katolik të cilit ia kositi kokat më të vyera të tijat. Përmëndi shumë syresh si Dom Ndré Zadêjën, At Vinçens Prendushin dhe të tjerë. E pastaj, mbas një pushimi të shkurtër, mori frymë dhe shtoi ( pak a shumë tekstualisht ) : “ … këta, ( komunistët ), nuk kanë as fé dhe as atdhé. Të kish qenë gjallë Patër Gjergji, as para tij nuk do të stepeshin e do t’a përdhosnin e t’a zhduknin. … ǒpërbindësha që janë …” Pastaj heshti. E pashë se u përlot e nuk fliste dot. Mbas një pushimi shtoi : “ E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e tija të pashterëshme si edhe për atdhetarizmin e tij … Me këmbënguljen e tij gjuha jonë e lashtë gjeti sintetizim të shkruar … Nuk kam si t’a harroj me sa dashuri më përqafoi dhe më përgëzoi, ( kur qemë takuar shumë vite më vonë ), që në demonstratën e madhe të Korçës më 1910 kundër shkruarjes së gjuhës shqipe me shkronja arabe, unë bekova shkronjat latine të abecesë shqipe të Kongresit Manastirit dhe thashë edhe një lutje për to …”
Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patër Gjergjit të qe ndalur në nëntorin e 1908-ës, aq sa kish bërë Ai për kombin e Tij deri atëherë, mjaft do të ishte që emri i Tij të shkruhej me gërma të arta.
“ Gjuha shqipe vojt kah perëndimi” , kish thirrur atëbotë Patër Gjergji … dhe kish pasur të drejtë sepse me veprën e Tij realizoi aspiratat mbarëshqiptare, realizoi edhe ëndrrën e Naimit të madh që kërkonte “diellin që lind andej nga perëndon”.
Por për Të nuk kish të ndalur përkushtimi atdhetar.
Më 1913-ën, në shënjë revolte kundra Fuqive Ndërkombëtare që e mbanin të pushtuar Shkodrën, Patër Gjergji do të ngrinte Flamurin Shqiptar në Kishën e Gjuhadolit. E, në shënjë vëllazërimi dhe solidarizimi mes muslimanëve dhe katolikëve, do të lidhte me një banderollë dritash Kishën me minaren e Xhamisë së Fushë Çelës. Çuan atëherë “qeveritarët e huaj” dërgatën e tyre që mes kërcënimesh frikësuese urdhëruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinë e Tij të guximëshme u tha : “ Flamuri jonë e ka për ndérë të gjuhet prej topash t’huej”.
Më 1919 e shohim delegat në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare, së bashku me Imzot Bumçin, në Konferencën e Paqës në Paris. Dhe ç’është për tu theksuar, jo rastësisht Kryeministri i Qeverisë së Durrësit Turhan Pashai vendosi të largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit në konferencën e njohur si Konferenca e Versailles. “ … Eshtë më e udhës që para Kancelerive Europiane të paraqitet një Prelat Katolik se sa një ish ambasador i Turqisë së vjetër në Shën Peterburg
Në vazhdim, mbas zgjedhjeve të 6 qershorit 1921, deputetë të Shkodrës në Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patër Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patër Gjergji zgjidhet edhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me këtë rast është mjaft domethënëse fjala e analistit të hollë politik, sekretarit të Ambasadës Hungareze në Romë, thënë Patër Pal Dodës “ Ju keni disa deputetë në Parlament që do të lenin nderë edhe në Odën e Komuneve të Londrës”.
Në tetor të vitit 1921 At Gjergji Shkollës Françeskane i shtoi edhe pesë klasa dhe e quejti “Gjimnazi Illyricum”, bërthama e të cilit qe shkolla fretnore e themeluar që më 1861, i së cilës shkollë Pater Gjergjit që më 1902 ishte drejtor dhe me ç’rast ai futi si gjuhë shkollore shqipen duke e kaluar gjuhën italishte si gjuhë të huaj të dytë.
Marr shkas këtu të kujtoj edhe një ndodhí personale.
Tek Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvi i Lezhës i cili banonte në Kallmet, kam shkuar më 1943 me t’im atë të cilin ai e kishte ftuar të kalonin një ditë së bashku. Biseda ndërmjet Imzot Bumçit dhe t’im eti, më së shumti, u zhvillua rreth Patër Gjergjit dhe veprës së Tij. Në pasdreke vonë, para se të largoheshim, Imzot Bumçi drejtohet nga biblioteka e tij shumë e pasur dhe nxjerr Lahutën e Malsisë, merr penën dhe si e ngjyen në bojë me ngadalë duke u menduar, shkruan këtë autograf i cili gjatë viteve, sa herë e lexoja, aq më shumë më prekte : “ Kët dhuratë t’vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagër me t’a pasë dhânë vetë Padër Gjergji qi italishten e hoqi prej nji shkolle e ty për hjekje qi bâne t’gjuhës italiane prej tânë shkollave fillore t’Shqypnisë “.
Në vazhdim, Patër Gjergjin e shohim të ftuar mes poetëve më të shquar të botës më 1922 në New York.
E shohim gjithashtu si kandidati i parë shqiptar i propozuar për çmimin Nobel !
Gjatë udhëtimit transoqeanik Ai shkruan edhe këngën “Lugati” ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollës dhe e nxit … me djegë e lá n’gjak Plavë, Gusí e Malsí.
Dhe patër Gjergji, përgjatë asaj hullije, e mbyll këngën me vargjet e bukura dhe domethënëse :
“ I huptë Zoti përnjimend,
Knjaz Nikollë edhe gjithkênd,
Qi mendon e shorton zí
Për të buk’rën këtë Shqipní !
”
E gjejmë Patër Gjergjin flamurtar të çështjes shqiptare më 1930 në Konferencën Ballkanike të Athinës e fill mbas saj gjatë vitit 1931 në konferencën e Stambollit. Më 1932 vete në Bukuresht ku me pathos të lartë mbron sërish çështjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhëtimet atëhere nuk bëheshin me avjonë Boeing por zgjasnin me javë të tëra dhe angazhonin edhe lodhje jo të papërfillëshme fizike.
Kudo që vente Patër Gjergji një idé fikse kish : Të propagandonte për çështjen tonë kombëtare si edhe ta rriste rrethin e miqve të Shqipërisë. Sa i takon pjesës së dytë të këtij pohimi, pikërisht lidhur me rritjen e rrethit të miqve të Shqipërisë, ai i qëmtonte me kujdes të veçantë dhe i përzgjidhte mirë këta të fundit. Pra, strategjia e tij ishte të siguronte mbështetjen e shteteve, popujt e të cilëve kishin pasë lidhje të lashta e tradicionale miqësije me popullin tonë. Kurse taktika e tij mbështetej në afrimin me njerëz që kishin ndikim ndaj aparatit shtetror të tyre që sa më efektivisht t’i shërbehej çështjes sonë kombëtare ! Dhe rezultatet pozitive jo që nuk munguan por u bënë edhe shumë të prekëshme.
Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane në fushë të albanologjisë, jo rastësisht e përkthen Lahutën në gjermanisht duke e quajtur autorin e saj “Homer shqiptar“ dhe veprën e tij “Iliadë shqiptare“. Ai e sintetizon veprën e Fishtës si vijon :
“ … Lahuta e Malsisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikëpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra , magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve : me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohëve të largëta të iliro – thrakëve .”
Duke e lënë më një anë kompetencën dhe autoritetin e Lambertz-it, rëndësi të jashtëzakonëshme merr ky pohim i tij edhe për vetë kushtet konkrete në të cilat bëhet, duke dalë nga një kathedër universitare e një shteti të diktaturës proletare ndërkohë që në atdhenë e Tij Fishta anatemohej.
Patër Gjergji, me përpjekjet e tija në drejtim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar rreth faktit se ishte i qënësishëm një komb dhe një popull autokton shqiptar i vendosur në trojet e tija Iliro – Thrakase, futi në valle edhe personalitetin tjetër të përmasave ndërkombëtare, Albanologun tjetër të shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh një prej thënjeve të tija me të cilën portretizohet vepra e At Gjergj Fishtës :
“ Fishta, shikjue n’atë kênen e vet, pa dyshim âsht krejtësisht romantik. Rrâjisja e tij mbi kombsín, zgjedhja e lândës, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtjes së veprës së tij kryesore Lahuta e Malcís – me mbishkrimin tërhjekës të dokeve e të zakoneve kombëtare e bâjnë dishmí mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhení e rrânjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, qi për shkak të njohjes së këthellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e mbi jetën shpirtnore të kombeve të tashme të Evropës, u kap në majë mâ të naltat të mâ të haptës kulturë
Gjithashtu arbëreshin albanolog dhe njeriun me rreth të gjerë ndikimi në Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bërë aq për vete sa që ai shprehej :
“ Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për t’a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë “.
Në vijim të kësaj brazde konsideratash e përcaktimesh lidhur me veprën e Fishtës kundruar nga këndvështrimi patriotik e kombëtar, nuk mund të lihen në heshtje pa u përmëndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues në Jugosllavi se :
“ Lahuta e Malcis është enciklopedí e kombit ” ( Rexhep Qosja ), ose “ shqiptarët në Jugosllavi, duke e mësuar përmendësh Lahutën e Malcis, përvetësuan arsimin kombëtar kur ky mungonte “ ( Zekerja Cana ).
Kurse një nga personalitetet, pa asnjë mëdyshje, madhore të kulturës shqiptare, Prof. Eqrem Çabej, i cili për vetë natyrën e tij tejet të matur e të drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues që ishte, veprën e At Gjergjit e përcakton kështu :
“ Fishta qe nga ato natyra, të cilat ngrihen e rriten dalëngadalë prej qarkut të tyre … dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet ai u bë në një tjetër kuptim, më tepër se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë
Të vazhdoj duke cituar ç’është thënë në drejtim vlerësimi madhor patriotik për Patër Gjergjin, e ndjej se do t’i kalonte mbase kufijt e durimit qoftë të ndigjuesit apo edhe të lexuesit. Por besoj se vetë autoriteti i personaliteteve që do të citoj si edhe stili i tyre i përkryer … mbase më nxjerrin të pafajshëm :
Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollë dhe stilisti i përkryer, mbase më eleganti në gjininë e tij, shprehej :
“ … Lexoni nji varg të Lahutës së Malcis. Vênja veshin kumbimit të tij. Vëreni vendosjen e fjalëve në fjali. Menjiherë ju rrëmben magjia e tingullit të posaçëm të gjuhës sonë, të gjuhës qi mësuem në prêhën të nânës dhe ka shijen e qumështit amtar. Ndigjojmë në tetërrokshat e Fishtës jéhin e zanave të tokës shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilësuese qi ndryn në vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer
Ndërsa liriku, ëndërrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtën :
“ … vazhdimtar në vallen e Kombit, Frymëtar i fjalës, i cili solli dhuratën e vet në Adhurimtaren e Atdheut–shpirt, Mendimin e Parathënësve të Shqipes … shkëmb i shpirtit dhe shkëmb i tokës shqiptare
E tashti, në vijim të kronologjisë së viteve, vijmë edhe tek dy vitet e fundit të jetës së Patër Gjergjit.
Mbi Europë dëndësoheshin retë e zeza të stuhísë së II-të botrore.
Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipërinë.
Flamuri u tjetërsua dhe italishtja futet si gjuhë në shkollat fillore.
Filloi të ziejë ndjenja e revoltës kombëtare.
Armiku italian, i vetëdijshëm për këtë, desh t’a kapë demin nga brirët.
Cili qe ai që për dhjetvjeçarë të tërë spikaste si frymëzues i ndjenjës kombëtare duke u kënduar bëmave heroike të të parëve tanë ?
Si t’kshtênë, si muhamedan,
Shqypninë s’bashkut t’gjith e kan,
E prandej t’gjith do t’qindrojmë,
Do t’qindrojm’e do t’luftojmë,
Kem m’u bâ kortarë-kortarë,
Priftën, fretën, hoxhallarë
Për Shqypní !

Cili qe ai që, ndonëse i veshur me zhgunin e Shën Françeskut të Assisit, anatemonte për hir të Atdheut pa u druajtur se po bënte sakrilegj dhe shprehte revoltën e tij me vargje fuqije prometeiane :
O Perendi a ndjeve,
tradhtarët na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n’për male kot !

Cili qe ai që atdhedashurinë e shtynte deri në vetflijim ?
Qe mue tek m’keni, merrni e m’bâni flí,
Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore.
Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë për jetë u trashigoftë !

Pikërisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.
Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri : I akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me dekret mbretnor, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian.
Por përgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerë : E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur : “ Kjo dekoratë nuk âsht për mue !”
Kësisoj Ai i dha udhë tufanit kombëtar me thirrjen fuqiplotë : Shpërthé !
Dhe arrijmë kështu tek ngjarja e parafundit madhore e jetës së Tij, Patër Gjergji anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë.
Akademia Italiane përbëhej nga personalitetet më të shquara të kohës, një pjesë e të cilëve edhe laureatë të çmimit Nobel. Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botrore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij të pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si “Homeri i Ri” i përkthyer në shumë gjuhë të botës.
E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar : Nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel ! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e Italisë u trandën. E njihnin ata për të gjitha ç’u thanë më lart, por nuk e njihnin për madhështínë e karakterit të Tij ! Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën si anëtar të Akademisë Italiane. ( Për t’a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtë i Fishtës ).
Me këtë veprim Akademia e shpërfilli si edhe e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skajshmërisht prestigjin Patër Gjergjit e bashkë me të edhe Shqipërisë. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.
Pritej përgjigja e Fishtës.
Hapin tjetër të priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje edhe inat akoma më të shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar,.
Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi :
Patër Gjergji e kish për nder propozimin që i bëhej dhe falënderonte gjithë anëtarët e Akademisë për vlerësimin që i bënin !
Në konferencën e parë solemne si akademik në Kinema Rozafat, për ta pozicionuar veten e Tij botërisht, duke folur për dukurinë e ngjashme ndërmjet pushtimit romak të Ilirisë me pushtimin fashist të Shqipërisë guxoi e tha :
“ … rezistenca që romakët hasën ndër fiset dhe mbretëritë ilire të gjitha ndodhën sepse ilirët e panë menjëherë se trupat romake po sillnin robërinë në vënd të lirisë …”
Dhe tashti i erdhi radha të përmëndim një datë, 30 dhjetorin e vitit të largët tashmë 1940. Me këtë datë lidhet ngjarja e fundit madhore e jetës së Patër Gjergji Fishtës, vdekja e Tij.
Atë të hënë të acartë dimri Ai s’foli më.
Përcjellja mortore që i bëri Shkodra si edhe dhimbja e madhe që ndjeu e gjithë Shqipëria për të duan një përshkrim të veçantë. E gjithashtu i veçantë i takon përshkrimi edhe Ceremonisë së Meshës Mortore që atëbotë organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtër Perosi dhe akademiku tjetër, kompozitori i famshëm Mascagni u shpreh :
“ …në Vizione t’Lumnueshme e gëzueme Zotin n’ekstazë me shpirtin e kolegut tonë të dashtun At Gjergj Fishta ! ”
At Gjergji nuk kish si t’i këndonte më së dashurës së tij, Shqipërisë, e as nuk kish më si t’i thurte vargje lirizmi të pashoq gjuhës shqipe ! Megjithatë Ai vazhdonte e jetonte nëpërmjet veprës së tij. Në gjithë shkollat e Shqipërisë vargjet e Tija mësoheshin përmëndësh. Ai, që gjithë afshet e zemrës së Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhës shqipe, si prift që ish, u këndoi këtyre të dyjave si askush tjetër dhe rinia veç frymëzim atdhetar gjente në ta.
Veç katër vjet mbas vdekjes së Poetit filluan të bëhen realitet parashikimet dhe thënjet e Tija profetike. Dekada të shkuara ai shkroi se :
“ Shka t’lâjnë kta katër ujq,
Që i kërcnohen shoqishojt,
Thonë do t’dalë nji djall i kuq,
Që fort rreptë do t’ja njisë thojt !
”
Pra, atë që do të linin katër ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do të vinte djalli i kuq që pa shpirt do t’ia zhyste kthetrat !
E që nga ajo ditë e djallit të kuq, ndaj figurës si edhe veprës Poetit veç mllef e baltë u hodh. Ato kohë të para guxoi e na pohoi në klasë Prof. Kostaq Cipua, siç e mbaj mënd tashmë mbas 56 viteve, se “ … tek vepra e Fishtës shkriheshin në një atdhedashuria me mjeshtrinë poetike …” Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavinë, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonëse të rrezikshëm, na pohoi në klasë se “ … në personin e Fishtës duhej të shihnim një kollos të vargëzimit si edhe një atdhetár të pashoq ! ”
Mirëpo këta zëra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturës.
Armik të racës sllave dhe veprimtar kundër interesave kombëtare e anatemuan “ druzhet jugosllavë ” Fishtën.
Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynë “ tovarishët rusë ” mbi të.
Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistët shqiptarë që, nacionalizmin shqiptar e kishin zëvëndësuar me internacionalizmin proletar, donin të provonin se Ai, me gojën e Tij, e kishte pranuar që nuk ishte e nuk donte të qe shqiptar. Nga një perlë satire ku Ai fliste gjithë sarkazëm e dhimbje për fatet e Kombit e Atdheut, ata shkëpusnin gjithënjë me keqdashje vargjet :
T’a dijë Shqipnija
E shekulli mbarë
Se mâ mbas sodit
Nuk jam shqiptar !

Edhe sot e kësaj dite gjen të tillë dashakeqë që nuk lexojnë e as që duan të lexojnë, ose edhe kur u takon të lexojnë nuk kuptojnë, por vazhdojnë dhe e “akuzojnë” për diçka të tillë !
Njerëzore është të gabosh, por këmbëngulja në gabim e bën vërtet djallëzor qëndrimin e atyre që Gjeniun e lanë deri edhe pa varr !
Po kur fatet e Shqipërisë së mjerë u lidhën pazgjidhshmërisht, sipas komunistëve, me “ tunxet kinezë “ të perandorisë së të barabartëve në skamje, atëbotë eshtrat e Mjeshtrit në Dri u hodhën ! Po si u hodhën e kush urdhëroi ? Ish një fjalim që “programatik” e quajtën, e më kobzí nuk kish se si të bëhej për të mjerët shqiptarë ! E ish edhe një natë e thellë shkurti kur u përdhunua varri.
Një palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar. Por si gjithmonë, edhe këtë radhë gabuan rëndë . . . Fishtën e përjetësuan !
E përjetësuan sepse Fishta nuk i përkiste një kishe, as edhe një qyteti. Ai ishte i gjithë Shqipërisë ! Prandaj Ai nuk mund të mbahej në vetëm një varr . . . Varri Tij duhej të ishte e gjithë gjatësia e Drinit, e gjithë Shqipëria !
Po dhunimin kush e urdhëroi ? Si përfaqësues i asaj kategorie që, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germë të vogël e fillonin, dhe me mllefin e trashëguar nga breza të tërë genesh injorantësh, Bilal Parrucën caktuan që urdhërin ta jepte ! Ndërsa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjení që pa varr e lanë, edhe varrshkelësin’e tij do t’a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bërtet me të madhe e hedh në Dri ata, indiferentët ndaj Atdheut, tradhëtarët ndaj flamurit,vetëm ata flak Ai :
Po : rrnoftë Shqypnija ! E porsi krypa n’Dri
E porsi krândja e that n’nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s’brohoritë me zâ,
Kushdo shqyptar qi s’brohoritë me uzdajë :
Oh ! Rrnoftë Shqypnija ! Rrnoftë Flamuri i saj !

E kësisoj mbas 23 vitesh harrese të dhunëshme, duke e zhytur gjithmonë thellë e më thellë Mjeshtrin në dhé, vetëm gjysma e “Via Crucis“ të kalvarit Fishtian ish përshkuar.
Pasojnë tashti vitet e tjera ku brezi i injorantëve dhe i të shkolluarve të dështuar u pasurua me shkrimtarët e realizmit socialist. Ata, si lajkatarë të diktatorit pseudo-letrar, zvetënohen dhe thellë e më thellë mundohen t’a zhysin Zeusin e vargëzimit patriotik. Diktatori na bën hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata : t’i biem mbarë e prapë At Gjergj Fishtës se veç të mira kemi.
Po Patër Gjergji vizionar në “Metamorphosis” për ta e për gjithë ata që pasuan e pasojnë edhe sot, pat shkruar :
Pse ndër ne kjo kohë ka ardhë
Qi nji e zezë me u thirrë e bardhë
. . .
Qe besa or burra / Nuk dij kah t’çajë
Mbasi do t’thirret / Sod derri dajë
Dhe me kulmin e sarkazmës godet me rrufé :
Nuk kam kund átme (atdhé) / As fis as vlla,
Fis kam mâ t’fortin / E vlla bujarin (pasanikun)
Për atme barkun, / Për erz kam arin.


Ironí e fatit. Atë, që mes përpjekjesh titanike gjuhën shqipe të shkruar e kristalizoi dhe luftoi që të folmet e Shqipërisë së mesme të zyrtarizohej, atë që shkroi :
Porsi kânga e zogut t’verës, / Qi vallzon n’blerim të prillit;
Porsi i âmbli fllad i erës, / Qi lmon gjit e drandofillit;
Porsi vala e bregut t’detit, / Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij tërmetit, / Njashtu â’gjûha e jonë shqyptare.

pikërisht atë Gjergj Fishtë e dhunuan, e plandosën edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futën aq thellë sa për të dalje të mos kish.
Kujtojmë tashti së bashku fjalë nga të fundmet të Poetit.
Mjeshtri po përjetonte çastet e spasme të jetës. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, dhe Fishta i thotë :
“ Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por po më vjen e rândë se tânë jetën e kam shkri për të pa nji Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të hueja.”
Lind pyetja : Ku e kemi Patër Gjergjin sot ? Kush ka zemër të ndjejë edhe sy të shohë, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i është bërë Gjok (kalë) dhe rrymës i bije kundra nga grykëderdhja për në burim, tek thërret e na thotë :
“Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata qi harruen atdheun !”
Po detyra jonë cila është ? Duke parafrazuar pohimin tejet të goditur të Prof. Plasarit që : “ Mos t’i japim Fishtës vëndin që i takon, por t’i kthejmë historisë së letërsisë atë çka i mungon “ , do të thoja që tek panteoni i patriotëve dhe intelektualëve tanë më të shquar, të cilin e përfytyroj me trajtën e një kurore të ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurët e vyer janë vendosur dy e nga dy deri sa arrijnë e bashkohen atje ku vetëm një vënd kulmor është bosh, atje i takon të vendoset Margaritari Patër Fishtë!



*marre nga Albanova





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-1-2005 nė 00:11 Edit Post Reply With Quote
Kemi hyre ne nje vit te ri!

Nga At Gjergj Fishta*

Ka ra dymbedhjete sahati! Casti ma i mbrami i vitit 1937 kaloi. Nje vit ma teper asht fshehe ne gjiun e errshem te shekujve; nje vit, qe ka me qene shkrue ne librin damantin te Zotit me germa te pashlyeshme ari per bekim te atyne, qe e kaluen per se mbari, por ne te cilin asht shkrue edhe padia e atyne, qe ditet e ketij viti i kaluen nder kotni, vepra te marra e delikte (krime).

Ka kalue nje vit! Nje vit te cilin na e fali Zoti me e mbushe me vepra te mira, me fjale te nasihatshme(te moralshme), me keshilla te urta e me virtyte. Ne a e kemi mbushe me keso veprash, a por me vepra te perkunderta?...Ah Zot, mos qofte thane, qe emni im te jete shkrue ne librin e gatuem per vepra e keqija te njerezimit, por ne librin e atyne, ku jane shkrue veprimet e te gjitheve, qe e kaluen kete vitin e mbrame, tue veprue mbas ligjit tand hyjnor!...

Ka kalue nje vit! E po ta kishin dite sa e sa te shkrete, se do te ishte i mbrami per ta, a dro se s'do te kishin veprue ndryshe, se vepruen! Sa sendi, qe ndodh vec mbrenda nje viti!

Kemi hy ne nje vit te ri! Vec Zoti e di, se cka do t'i bjere njerezimit viti 1938. Merrreni me shkrim, ai qe ju shkruen ju siguron, se fakte te cuditshme, do te ndodhin ne historine e njerezimit. Sa mbretni kane me u shkaterrue! Sa presidente kane me nderrue jete, sa ministri e parlamente kane me u shndrrue. Sa gezime e sa vaji kane me u shkaktue! Sa virtytet e sa veset kane me u perhape! Sa puna, sa veprimi! Por a kane me ia dale njerezit qellimit? Ndoshta, po te mos ishte vdekja. Ah, ketu po me t'u perqethe shtati, tue mendue, se sa te lemet (lindjet) e sa vdekjet kane me u vertetue rrokull nje viti! Mjaft asht me mendue, se per cdo te rrahme delli, per cdo minute te dyte (sekonde) lene nje njeri e vdes nje tjeter. Jane, pra, ma teper se 30 milione, qe shohin driten e diellit per te paren here mbrenda nje viti e gati kaq, qe kalojne ne jete te perhershme. E ne qytetin tone sa qe e njoftem ne vitin 1937 e sot s'bajne hije mbi dhe. E shi prej shokeve tane, shi prej shoqnise sone!...A thue, se kaq shpejt i kemi qite ne harrese!

Ka kalue nje vit, ndoshta ne gezime, ndoshta nder lot! Ah dhjete her i lum, ai qe qau e s'bani kend me qa.

Gja e cmueme nje vit! Koha, qe s'asht kurrgja e asht gjithshka. Asht qyshku i domosdoshem per te krye gjithcka jemi e kemi. Ne kohe lejme, jetojme, veprojme, ushqehemi, bahemi te pasun, te medhej, te ndershem, te virtytshem, te lum e me kohe i sigurojme vetes lumnine e perhershme. Perpa kohe s'kishim me mujte me qene as me veprue kurrgja.

Fort me vend e thanmja angleze, se koha asht ar e ajo amerikane, se koha asht cmimi i amshimit, te cilat i ploteson ma se mbari fjala e shkrueme mbi deren e ipeshkvit te Ciamberi: "Cdo cast kohe asht nje visar i pacmueshem amshimi".

E c'urim ma te mire munden me prite tash djelmte Antoniane prej fleteve te Zgjimit per vitin e ri, se te kaluemit e saj lumnisht.

Lumni, pra, te gjithe te rinjve Atoniane e familjve te tyne per vitin e ri 1938, pse ne kete fjale, "lumni" mblidhen te gjitha urimet, qe mundemi me i cue, a me prite prej cdokujt per nje vit te ri.

Po e cfare lumnie? Ndoshta pasuni! Jo, ma me pasuni i shohim te mbushun edhe me ma trazime shpirti e te breme zemre e , tek e mbramja, vdesin edhe ata, si te gjithe te tjeret.

Bukuri? Kalon edhe ajo porsi te gjitha sendet e tjera te tokes. S'me hiqet mendjeje cka lexojsha ne vitin 1930 permbi bukurine e madhnine e posacme te amerikanes Kristina Naple e pra sot, ne mos paste vdeke ende, sigure gjendet nder te perhjekunat e mbrame (grahmat e fundit), ndry prej prindve te vet ne burgun e te marreve te Los Anxhelesit! E shkreta mbretneshe e sot shtate vjeteve, se ne c'hall ka mberrite ne kete vitin e ri tonin.

Ndoshta, nje zyre te nalte shtetnore! Jo, aspak! Ne kripten e Vjenes pushojne njeqind e katerdhjete pjesetare te familjes se permendun te Absburgeve, te harruem gati prej gjithkujt! I shkreti Franc Jozef, bamiresi i popujve, mbreti ideal i kombeve e sot qite ne harrese prej njerezimit! Me te marre, pernjimend, vaji!

E ku pra, ku ta bazojme lumnine e vertete, qe u urojme Antonianeve e familjeve te tyne pernjimend te krishtena si motit, ne kete vitin e ri 1938?

Lumnia, qe na urojme, i ka themelet e patrandshme (e paluejtshme) te vetat ne te kryem te detyres, tue e ba mire deri ku mundet me i mberrite takati, pa prite shperblim prej botes, qe, zakonisht, te mirat i shperblen me pamiradie (mosmirenjohje).

Koha kalon si vetetima! Bashke me te tjera, kalon dhe ky vit e ju urojme edhe kalimin e sa te tjereve me ate paqe e lumni zemre, qe s'di me mbarue kurre, me sa vjetet e amshimit, te cilave s'asht kush, qe u shpeton.

*(Botuar ne "Zani i Shna Ndout, 1938/1,f 17-18).

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2005 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Te falenderoj shume per kete shkrim





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1922550 sekonda, 31 pyetje