Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Si Rritet Ndikimi Grek Ne RSH
burimuji

Postuar mė 9-8-2003 nė 18:53 Edit Post Reply With Quote
Si Rritet Ndikimi Grek Ne RSH

Gazeta Shqiptare, Faqja 5 - POLITIKE Gusht 9, 2003

Krerët e opozitës akuza ndaj Berishës: "Kryetari demokrat donte të na bënte aneks të PD"
...
PD-ja aleancat lokale i ka realisht më të gjëra sesa aleancat kombëtare. PBDNJ-ja është e gatshme të realizojë një bashkëpunim të ngushtë me demokratët për zonat dhe për bashkitë që i interesojnë asaj. Dule nuk foli dje për zona konkrete, por vuri në dukje se PBDNJ-ja në Himarë ka mbështetjen e 50 për qind të elektoratit, kështu që nuk e mohoi faktin se aleancën lokale me PD-në e bën për këtë bashki. Sipas tij, kjo aleancë është ende e pakonfirmuar nga baza dhe se një gjë e tillë do të mësohet pas datës 15 gusht, kur do të bëhet edhe mbledhja përfundimtare për të analizuar aleancat e arritura me partitë e tjera.
...


Koha Jone, E Shtune, 09 Gusht 2003

HIMARA SJELL PERCARJE NE PD
Edlira Prenga

Bashkia e Himares eshte kthyer ne nje "molle sherri" ne seline e PD-se. Diskutimet dhe pretendimet per te lene kete bashki ne duar te PBDNJ-se, kane shkaktuar pakenaqesi jo vetem ne baze po dhe ne kryesine e PD-se.

Ne mbledhjet maratone te kryesise se selise se PD-se ka patur mjaft debate lidhur me kete bashki. Burime nga mbledhja bejne te ditur se nje pjese e mire e anetaresise se kesaj partie kane kerkuar me insistim te kene zone te tyren Himaren, duke dashur te propozojne ne kete menyre kandidatin e tyre per bashkine e shumeperfolur.

Por kryetari demokrat Sali Berisha ka kembengulur me insistim qe bashkia e Himares te lihet zone e lire per PBDNJ-ne. Duke pare reagimin e anetaresise se kryesise si dhe te bazes, kreu demokrat e ka lene te hapur akoma ceshtjen per kete bashki. Madje ka zera ne PD se per kete zone do te ishte me mire te bashkepunohej me PS-ne se sa te kalohej per PBDNJ-ne. Kjo sipas tyre ka te beje me faktin e kombetarizimit, pasi nese kjo bashki do te lihej ne dore te PBDNJ-s-_o te thote qe ajo u perket grekeve. Himara ka mbetur gjithmone nje ceshtje problematike sa here afrojne zgjedhjet lokale apo qofte dhe ato te pergjithshme. Ne kete pike demokratet kerkojne qe zgjidhja e vetme ishte te kishin kandidatin e tyre ne kete zone, qofte dhe me humbje.

Jo para shume kohesh, Besnik Mustafaj, sekretari i Marredhenieve me jashte pati deklaruar se do te ishte me mire te kishte bashkepunim me PS-ne per zonen e Himares se sa ajo te kalonte per llogari te grekeve. Ky eshte qendrimi qe demokratet kane mbajtur dhe ne mbledhjet e kryesise se PD-se, duke kerkuar me insistim qe Himara te mbetet zone ku te ndeshen dy forcat politike PS dhe PD, duke mbetur gara brenda tyre. Burime prane kesaj selia bejne te ditur se kryetari demokrat insiston qe Himara te mbetet per PBDNJ-ne duke kerkuar te fitoje simpatine e shtetit fqinj Greqise. Megjithe argumentin zyrtar te te dy partive PD dhe PBDNJ se jane strukturat lokale ato qe do te vendosin ku do te perkrahin kandidatet e paleve, ceshtja pret te marre zgjidhje ne qender.

Nderkohe PBDNJ-ja akoma nuk ka nxjerre nje liste te kandidateve te saj duke e lene ate per ne kryesine e dates 15 gusht. Gjithashtu ajo nuk ka perjashtuar bashkepunimin e pjesshem me asnje force politike, qofte kjo dhe PD-ja, duke lene te nenkuptohet se per Himaren shpresojne te gjejne mbeshetjen e premtuar nga kryetari demokrat, Sali Berisha.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-10-2004 nė 15:15 Edit Post Reply With Quote
GREKET MBETEN ENDE BARBARE

A mund të quhet partner strategjik Greqia ?!


Vizita zyrtare e presiden tit të Greqisë në Shqipëri, zotit Kostandinos Stefanopulos vërtetoi zyrtarisht dhe publikisht edhe një herë qëndrimin e palëkundshëm të Athinës ndaj çështjes kombëtare shqiptare...

Nga z.Hajro Limaj

...Presidenti grek foli edhe në mes të Tiranës shumë qartë dhe shumë prerë për dy çështje madhore dhe kyç: çështjen Çame dhe atë të Kosovës. Në kundërshtim me deklarimet e politikanëve shqiptarë, presidenti i Greqisë çështjen Çame e deklaroi të mbyllur dhe si një çështje që nuk duhet të diskutohet më. Ky qëndrim i hapur i presidentit grek vërtetoi vasalitetin e pjesës kryesore te politikës shqiptare, duke e sfiduar atë hapur. Servilizmi i shumë politikanëve dhe qeveritarëve tanë u lexua mjaft qartë në shqip edhe në sallën e Parlamentit kur diskutohej rezoluta çame, e cila nuk u miratua.

Po kështu, deklarimet e qeveritarëve shqiptarë se për çështjen çame do të ngriheshin komisione dhe grupe ekspertësh dolën se ishin mallra thjeshtë për konsum propagandistik dhe demagogji, sa për të ulur nivelin e pakënaqësisë dhe protestave të shoqatës “Çamëria” dhe për të zbutur tonet kritike të medias shqiptare. Të gjitha këto qëndrime mund të përkthehen edhe si shfaqje vasaliteti. Por, veçantia e kësaj vizite qëndron se shteti shqiptar nuk foli me të njëjtën gjuhë dhe nuk mbajti të njëjtën qëndrim. Është për t’u përshëndetur qëndrimý i qartë dhe këmbëngulës i presidentit tonë, zotit Moisiu. Ai shprehu më tepër transparencë dhe kurajo vizionet dhe qëndrimin e tij ndaj çështjes çame dhe zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kundërshtitë publike në konferencën e shtypit me homologun e tij grek për këto dy probleme madhore ishin principiale. Presidenti ynë kërkonte zgjidhjen e problemit Çam si një e drejtë e ligjshme e kësaj popullsie, e përzënë me forcë nga trojet e tyre, duke i grabitur edhe pasurinë, të cilën për më se gjysëm shekulli e kanë në përdorim të jashtëligjshëm qytetarë grekë. Për presidentin tonë edhe zgjidhja e statusit të pavarësisë së Kosovës, nuk mund të vazhdohet të ngelet si një njollë e zezë në Ballkan dhe nuk mund të mbahet peng i standarteve, për të cilët nuk ka as vizione dhe as kute të njëjta apo unike. Në kundërshtim me këtë qëndrim të qartë dhe të domosdoshëm të presidentit, si autoriteti kryesor i mbrojtjes së interesave kombëtare u shfaqën qëndrime të paqarta dhe që nuk e vënë në pozita mendimi për zgjidhje Greqinë nga ana e kryeministrit dhe kryetarit të opozitës. Qëndrimet e tyre ishin teje të moderuara, kur presidenti grek ishte krejtësisht i zhveshur nga qëndrimet dhe shprehjet diplomatike dhe meritonte përgjigje gjithashtu jo diplomatike, të pastër shqiptare.

Stefanopulos m’u në mes të Tiranës dhe si grek safi, mohoi çdo lloj mundësie të trajtimit të të drejtave të çamëve dhe Kosovën e trajtoi si një pjesë dhe çështje të brendshme të ish-Jugosllavisë, brenda kornizave te rezolutës 1244, e cila tashmë është kapërcyer. Është e natyrshme dhe tepër e qartë se qëndrimi dhe deklarimet e presidentit grek nuk janë thjeshtë opinione personale. Ato shprehin, siç e deklaroi edhe vetë me gojën e tij, qëndrimin zyrtar dhe të njëmendshëm të Athinës qeveritare dhe partiake. Nga kjo vizitë e presidentit grek u rishpreh edhe një herë se është e kotë dhe e dëmshme të besohet për moderacion dhe ndryshime pozitive të politikës greke ndaj dy çështjeve kryesore te sigurisë sonë kombëtare. Por në këto takime apo deklarime, shpesh presidenti grek marrëdhëniet midis dy vendeve i quajti strategjike. Me këtë frazeologji ai u shpreh edhe në intervistën dhënë kanalit televiziv “Vizion Plus”. Por mbështetur në deklarimet shumë të qarta të presidentit grek Stefanopulos, nuk mund të pranohet se marrëdhëniet e bashkëpunimit tonë me Greqinë mund të futen në kornizat e raporteve strategjike. Është e padyshimtë që për shumë arsye që dihen, të vjetra dhe të reja, Greqia është një fqinjë me interesa dy palëshe, por jo në nivelin e aleatit apo partnerit strategjik, siç e reklamojnë jo për naivitet disa politikanë tanë.

Ajo nuk mund të quhet e tillë, mbasi nuk mbështet zgjidhjen e çështjeve madhore që ka kombi shqiptar dhe që aktualisht janë problemet më kryesore në politikat e sigurisë Kombëtare. Shqipëria në çështjen Kombëtare është e detyruar të zgjidhë tri çështje kryesore: Dhënia e statusit të pavarësisë së Kosovës, rinjohja e çështjes Çame dhe kthimi sipas të drejtës ndërkombëtare i pronave pronarëve të tyre të vërtetë si dhe njohja de facto e de jure e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, aktualisht brenda një shteti demokratik shumë etnik. Për të tria këto probleme, Greqia zyrtare deri tani është e një mendjeje me Serbinë dhe Rusinë. Përveç këtyre, shteti grek vitet e fundit po luan shumë me numrin e pakicave kombëtare greke që jetojnë në Shqipëri, me ndryshimin e fesë, emrit dhe kombësisë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Edhe pse të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, janë disa herë më të avancuara se ato të minoriteteve që jetojnë në Greqi. Qeveria greke nuk rresht së ankuari dhe kërkuari shumë më tepër nëpër sallat politike botërore e në mes të Tiranës.

Këto janë shkaqet kryesore që bëjnë të qartë se Greqia nuk mund të quhet aktualisht aleat apo partner strategjik, por një fqinjë me interesa të nënkuptueshme nënshtrimi të shumanshëm të vendit tonë. Për këtë qëllim, do t’u rekomandoja politikanëve tanë të studiojnë fjalorët terminologjikë të fjalëve “aleat dhe partner” dhe pastaj t’i përdorin ato në vendin e duhur. Edhe në rrugën e gjatë të integrimit tonë për në BE qeveritë greke kanë mbajtur qëndrime evazive, deri në vonuese e penguese. Ndërsa Greqia vetë, në pikëpamje politike dhe ekonomike, Shqipërinë mund ta emërtojë e llogarisë si aleate ose partnere të njëanëshme strategjike, mbasi përfitimet e saj janë shumë më të mëdha se sa ato të Shqipërisë, madje deri në atë shkallë sa mund të flitet për një pushtim ekonomiko-financiar, tregtar e më tepër. Në këtë kuptim mund të mendohet se presidenti grek Stefanopulos, kur të kthehet në Greqi, ka shumë arsye të deklarojë për vizitën e tij në Shqipëri: “Shkova, pashë, fitova”. Por sidoqoftë, sipas principeve të përcaktimit të aleatëve apo partnerëve strategjikë, e cila edhe ajo përbën një shkencë, Greqia aktualisht për Shqipërinë me qëndrimet që mban nuk mund të quhet as aleate as partnere strategjike. Dhe këtë e vërtetoi mjaft qartë edhe vizita e kryetarit të shtetit të Greqisë, transparenca e të cilit është një ndihmesë e madhe për ata që mendojnë realisht për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2101321 sekonda, 25 pyetje