Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Te vraret ne KUFI?
Anton Ashta

Postuar mė 13-8-2003 nė 16:24 Edit Post Reply With Quote
Te vraret ne KUFI?

Duke lexuar kete artikull mu kujtua fakti i dhimbshem dhe i tmerrshem qe askush nuk interesohet per te vraret ne kufinjte e RSH.

Mehr Mauertote als bisher bekannt

Von Matthias Lohre

Fast 14 Jahre nach dem Zusammenbruch der DDR gibt es jetzt neue Erkenntnisse über die Zahl der Toten an den Grenzen der Deutschen Demokratischen Republik. Nach neuen Berechnungen hat das Mauer-Regime der DDR 1008 Menschenleben gefordert - deutlich mehr als bislang angenommen.


DPA

Ein Jahr nach Mauerbau: DDR-Grenzer schaffen den verblutenden Flüchtling Peter Fechter fort


Berlin - Wenige Worte skizzieren das Ende eines Lebens. Neben den Namen, Geburts- und Sterbe-Daten findet sich in der Liste mit den 1008 Toten die Spalte "Art des Todesfalls". "Erschossen" steht dort oft. Manchmal ist die Identität unklar, und die Zeile hält nur fest: "Wasserleiche geborgen". 1987 starb ein Opfer an der Berliner Mauer durch "Selbstmord nach Entdeckung".

Die private Arbeitsgemeinschaft "13. August" präsentierte am Dienstag im Berliner Mauermuseum am Checkpoint Charlie ihre Liste mit 1008 Toten der deutschen Teilung. 2002 zählten sie noch 985 Todesopfer. Tiefere Recherchen, Mitteilungen von Hinterbliebenen und Zeugen führten immer noch zu neuen Erkenntnissen über die Zeit von 1946 bis zum Mauerfall 1989. Allein seit dem Mauerbau am 13. August 1961 sollen demnach 645 Menschen getötet worden sein. Auch 14 Jahre nach dem Ende der Mauer sind die Untersuchungen damit noch nicht abgeschlossen.

Zwei Säuglinge erstickten

Unter den Toten befinden sich mehr als 40 Kinder. Die jüngsten Opfer waren zwei Säuglinge, die 1973 bei einer Schleusung in den Westen erstickten. Das älteste Opfer war 86 Jahre alt. Dietmar Pommer war das letzte Todesopfer. Seine Leiche wurde noch Ende Oktober 1989 von polnischen Behörden aus der Oder geborgen. Auch 37 DDR-Soldaten tauchen in der Liste der Arbeitsgemeinschaft auf.

Die von Vorstands-Mitglied Alexandra Hildebrandt geleiteten Untersuchungen umfassen "alle Todesopfer, die im Zusammenhang mit Flucht und/oder dem Grenzregime ums Leben gekommen sind". Dazu gehören neben den Opfern von Mord und Totschlag auch Unfall-Tote, Suizide und Hinrichtungen nach der Ergreifung. In der Statistik erscheinen auch DDR-Bürger, die über Drittländer in den Westen fliehen wollten, etwa von Bulgarien nach Griechenland.


DPA

Berliner Mauer 1984: DDR-Bürger suchten andere Fluchtwege


Damit beziehen die Macher von "13. August" mehr Menschen ein als etwa die mittlerweile aufgelöste Zentrale Ermittlungsstelle Regierungs- und Vereinigungs-Kriminalität (ZERV). Die Ermittlungs-Behörde weist nur Fälle aus, bei denen zumindest der Verdacht von Fremdverschulden vorliegt - beispielsweise durch Erschießung oder Minen.

Noch nach ihrem Tod wurden viele Grenz-Opfer wie Aussätzige behandelt. Stasi-Mitarbeiter verbrannten oder beerdigten die Toten oft anonym. Anderen wurden verfälschte Totenscheine ausgestellt. Darin standen Bezeichnungen wie "unbekannt" oder "Anatomie-Material".


Une jam i gatshem qe te ndihmoj ne krijimin e nje shoqate qe te pakten lista e emrave te ekzistoje.

Kush ka interes le te me shkruaje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-8-2003 nė 16:26 Edit Post Reply With Quote
Kush ka dijeni per vrasjet ne kufi apo eshte deshmitar, apo ka familjare te vrare ne kufi i lutem te me shkruaje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2008 nė 16:23 Edit Post Reply With Quote
Raporti sekret i 23 majit 1990: Si i asgjësuam shkelësit e kufirit
» Vendosur: 28/10/2008 - 07:56
•

AFRIM IMAJ

Kur përballja me shkelësit ka marrë fund, komisari i postës së Starejes ka urdhëruar drejtuesin e operacionit për të hedhur në letër dinamikën e ngjarjes. Pastaj raporti sekret është ripunuar edhe një herë prej tij dhe është përcjellë për në komandën e Batalionit të kufirit. Aty është studiuar imtësisht, janë bërë korrigjimet përkatëse dhe menjëherë është adresuar në Degën e Punëve të Brendshme të Ersekës. Prej aty me siglën urgjent do të përfundonte brenda ditës në Ministrinë e linjës në Tiranë. Funksionarët e sigurimit, pasi e kanë arkivuar me korrektësi, kanë telefonuar sërish protagonistët e operacionit dhe, përveç disa detajeve të tjera, kanë kërkuar një skemë grafike për ta qarësuar saktësisht dinamikën e ngjarjes që përfundoi me sukses me asgjësimin e dy shkelësve të rrezikshëm(!). Sakaq, përgjigjja nuk ka vonuar dhe ekspertët e Tiranës vetëm pas disa orëve kanë patur në dorë hartën me veprimet përmbyllëse të operacionit të mbrëmjes së 23 majit të vitit ‘90. Gazeta “Panorama” njëherazi me njoftimin e komandës së kufirit ka mundur të zbulojë skemën treguese me të dhënat e hollësishme për reagimin e njësitit kufitar ndaj dy shkelësve, që ende nuk i kishin mbushur 17 vjeç. Dosja sekrete bashkë me informacionin përkatës, përmban qëndrimin zyrtar ndaj ngjarjes, ku fund e krye nuk rreshtin epitetet bandit e kriminel për viktimat e radhës, që tentuan të kalonin kufirin shtetëror mbrëmjen e 23 majit. Në raportet e autoriteteve lokale tërheq vëmendjen përkujdesja për të nënvizuar rrethanat e vështira të operacionit, ku shkelësit kanë bërë rezistencë disa orë ndaj forcave të kufirit dhe në asnjë rast nuk u janë bindur thirrjes së tyre. “As terreni i thyer, as kushtet e errësirës, nënvizohet në dokumentin sekret, nuk i penguan kufitarët trima të postës së Starjes për të asgjësuar këtë bandë kriminelësh”. Në shpjegimet e mëtejshme sqarohen rrethanat në të cilat shkëlqeu heroizmi dhe shpirti i lartë i sakrificës i kufitarëve trima e vigjilentë (!).
Pavarësisht të vërtetës, rrethanave në të cilat u gjendën dy 17-vjeçarët në vijën e kufirit dhe si u qëlluan mizorisht aty, kjo mbetej gjuha zyrtare dhe mënyra e perceptimit nga shteti dhe organet e tij të diktaturës për ngjarjen e jashtëzakonshme. Gjithsesi, ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk kishte si të mbetej vetëm në burgun e shkresave mjerane...
Operacioni nisi pasditen e 23 majit
I mbyllur në orët e vona të mbrëmjes së 23 majit, operacioni për të sfiduar aventurën e 17-vjeçarëve Sokol Lika e Besim Qosja për të kaluar kufirin, mësohet se ka filluar në orët e para të pasdites. Të nisur fshehtazi nga qyteti i Korçës, ata janë futur në zonën e klonit dhe duke përfituar nga arat e mbjella me grurë janë avitur drejt brezit kufitar. Por rrugëtimi i maskuar nuk ka mbetur pa i shpëtuar syrit vigjilent të banorëve të fshatrave përreth, të cilët kanë bërë detyrën si dhe herë të tjera. Ka mjaftuar një telefonatë në Degën e Punëve të Brendshme dhe menjëherë ka nisur reagimi gjurmues. “Njoftimi i parë mbërriti nga një fshatar i Kreshovës, i cili kishte parë dy të panjohur duke ecur fshehtazi në drejtim të brezit kufirit. Menjëherë u dha sinjali i kushtrimit dhe u ndërtua operacioni për kapjen e tyre”. Sakaq në rreshtat e mëtejmë të raportit të postës së Starjes, bëhet e ditur mënyra e organizimit të veprimeve me grupin e vëzhguesve në pikat dominuese dhe dinamika e njësiteve speciale.
Emra kufitarësh, komandantë njësitesh, pjesëtarë të grupeve vullnetare të ruajtjes së kufirit, rreshtohen njëri pas tjetrit në faqet e tij. “Të gjithë pa përjashtim u përfshinë në detyra të veçanta. Me guxim e heroizëm përballuan situatën e krijuar. Gjashtë orë në kërkim, në ndjekje në pyje e boriga, në kodra e rrëpira deri sa u përballën fyt-a-fyt me bandën kriminale. Pastaj...”.
Në aq sa shkruan në vijim raportuesi, gati sa nuk shpreh haptas një lloj euforie që ka bërë gjak e ka qëndisur me plumba trupat e brishtë të dy adoleshentëve. Besnik i traditës së hershme për të tilla raste, me sa duket, ka menduar se i është afruar dekorimit të radhës. Së paku, një vendi më të privilegjuar në strukturat e sigurimit të shtetit, i cili i kishte nga kontingjentet më të preferuara oficerët që shkëlqenin në kufi...
Epilogu: Një i vrarë, një i plagosur
“Më në fund, një e vramë dhe tjetrin e kapëm të gjallë për t’ia dhënë drejtësisë”. Me këtë lloj bilanci mbyllet raporti i postës së kufirit të Starjes për operacionin e mbrëmjes së 23 majit ‘90. E gjitha kjo në përmbyllje të një përshkrimi të gjatë të veprimeve në terren. Mënyra si zbërthehet dinamika dhe vendosen ngjarjet të krijon përshtypjen e një beteje frontale, kur përballja ka qenë vetëm me dy adoleshentë të paarmatosur, të cilët sa kanë dëgjuar thirrjen e parë kanë ngritur duart lart. Sidoqoftë, shkruesit i ka interesuar ta hedhë situatën sipas variantit të vet. “Rreth orës 20:30, në afërsinë 200 metra nga vija e kufirit në malin e Gramozit, njësiti i postës së Starjes ka diktuar dy shkelës dhe fillimisht i ka paralajmëruar për t’u dorëzuar, duke qëlluar dhe në ajër. Përgjigjja nga ana e tyre ka qenë negative. Ata jo vetëm nuk u dorëzuan, por u larguan me shpejtësi për t’u fshehur nëpër shkëmbinjtë dhe blindazhet përreth. Rojet kufitare i ndoqën këmba-këmbës dhe pas kërkesave të përsëritura për t’u dorëzuar ndeshen në qëndresën e tyre. Në përpjekje për të çarë rrethimin mbeti i vrarë shkelësi Sokol Lika nga fshati Goskovë dhe u kap i plagosur Besim Qosja, po nga ky fshat. Pas kësaj shkelësi tjetër Besim Qosja, në panik e sipër u thërret rojeve dhe dorëzohet i plagosur. Në orën 23:00 raportuam komandën eprore se banda e shkelësve u asgjësua...”. Pikërisht me këtë mbyllet njoftimi zyrtar për ngjarjen. Po sa i përgjigjet të vërtetës? Dëshmitarët okularë e kujtojnë në rrethana krejt të tjera atë që ndodhi në Gramoz atë natë maji ‘90...
E vërteta e tjetërsuar
“Askush nuk na thirri, po menjëherë pas urdhrit ‘Ndal’ na mbuluan me breshëri plumbash”. Kështu i kujton i mbijetuari Besim Qosja çastet fatale në përpjekjen me forcat e kufirit. Më tej u kthehet veprimeve barbare pas këtij momenti. Ka provuar egërsinë e tmerrshme të njësitit, që e ka tërhequr zvarrë prej aty deri te posta e kufirit. Në të njëjtën linjë vijon edhe rrëfimi i një dëshmitari tjetër, i cili ka qenë i pranishëm me cilësinë e anëtarit të grupeve vullnetare për ruajtjen e kufirit. “Prapësia nuk mbaronte këtu, dëshmon ai. Qysh të nesërmen nga posta e kufirit u hapën fjalë se të vrarët e Gramozit kishin qenë të armatosur. Bile kishin bërë edhe rezistencë me armë ndaj ushtarëve. Unë i pashë vetë kur ranë. Vetëm një qese me bukë e djathë kishin në shpinë”. Për njeriun që ka ndjekur operacionin në krahë të kufitarëve ka qenë e panevojshme përleshja me ta, pasi me thirrjen e parë janë dorëzuar duke ngritur duart lart...

Gramoz, 70 plumba për të ndaluar arratinë e 17-vjeçarit

Rrëfimi i Besim Qoses, njeriut që ka mundur të mbijetojë gjatë pritës të kufitarëve në Gramoz në verën e vitit ‘90, është tmerrësisht rrëqethës. Ai përshkruan me detaje çastet fatale kur është ndarë përjetë me shokun e tij të ngushtë... “Në fillim u dëgjua një “Ndal!” i kumbueshëm, pastaj disa të tilla rresht “Ndal!”, “Ndal!”. Mbajtëm këmbët. Na u duk sikur na u mbajt fryma. Ashtu siç ishim u hodhëm pas një guri aty pranë. Kthyem shpinën andej nga erdhi zëri urdhërues. Ndodhi ajo që i frigoheshim. Ëndrra për të ikur matanë merrte fund këtu. Vetëm pak hapa larg vijës së kufirit. Për një moment provuam të çoheshim, por ishte e pamundur. Breshëritë e para ia befën sakaq. I pari ra në tokë Sokoli. Unë vrapova për t’u futur në një gëmushë. Dëgjova “Of”-in e tij dhe breshëritë e tjera që ndezën malin. Ndjeva një cimbim të lehtë në këmbën e majtë. Pastaj një kërcitje në gjurin tjetër. Rashë përdhe dhe mbylla sytë për mos të vrojtuar atë që do të ndodhte më tej. Po edhe kështu nuk mund të rrija gjatë. Në errësirën përreth shquhej një dritë e fortë. Pas saj silueta e komandantit të njësitit që ecte në drejtim të trupit të Sokolit me një prozhektor në dorë. Me sa duket e kishte shquar vendin ku ra. Mbajti këmbët aty dhe u përkul paksa mbi trupin e tij. I rrëmbeu egërsisht flokët e gjatë dhe i ktheu fytyrën nga vetja. Pastaj filloi ta godasë me këmbë sa kishte fuqi në sy, në ballë, në faqe, duke shqiptuar urrejtshëm “kriminel”, “spiun”, “zagar”. Si nxori dufin me viktimën, ua bëri me shenjë ushtarëve që kishte në krahë për ta çuar te posta e kufirit. Çfarë ndodhi më tej nuk munda ta ndjek, se mbeta pa ndjenja. Kur u përmenda e pashë veten në dhomat e izolimit të Degës së Brendshme. Aty mora vesh se Sokolin e kishin vrarë. Vetë kisha marrë dy plagë. Hataja kishte ndodhur në pak çaste, kur muzgu i mbrëmjes së 23 majit ’90 i avitej faqeve të Gramozit…”


I plagosuri në kufi, hetuesve: Mëshirë, më falni jetën!

Ka mbetur i plagosur në shpatet e Gramozit, kur shoku tjetër ka vdekur në vend. E ka privilegjuar fati krejt rastësisht, por e keqja nuk është mbyllur sakaq. Besim Qosja që mundi të dalë i gjallë me dy plagë nga prita e kufitarëve në mbrëmjen e 23 majit ‘90, do t’i nënshtrohej një kaluari të tërë vuajtjesh e persekutimesh. I pamundur për të lëvizur nga plagët në këmbë, fillimisht do të mbetej peng në duart e ushtarëve që do ta tërhiqnin zvarrë nga maja e malit te posta e kufirit. Prej aty në birucat e Degës së Punëve të Brendshme të Ersekës, ku për ditë e muaj me radhë do të ballafaqohej me tortura nga më çnjerëzoret në shpjegim të arsyes pse do të arratisej. Ditët përballë gjykatësve do të vulosnin përfundimisht dënimin për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit. Gazeta “Panorama” ka mundur të sigurojë procesverbalin e procesit, ku siç shprehet në të djaloshi nga Goskova, duhej të ndëshkohej në këtë rast vetëm për faktin se në mendjen e tij ishte shfaqur mendimi kriminal për t’u arratisur(!)...
DOKUMENTI
I pandehuri Besim Qosja, i biri i Hekuranit dhe Shpresës me datëlindje 1972, lindur në Goskovë, Korçë dhe banues po aty, me origjinë shoqërore kooperativist, me gjendje nxënës, i pamartuar, me arsim 10 klasë, akuzohet për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror të RPSSH.
Në përfundim të gjykimit të zhvilluar, ku prokurori kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e tij, i pandehuri Besim Qosja kërkoi mëshirë.
Gjykata pasi shqyrtoi aktet dhe bisedoi në tërësi çështjen,
Vren:
I pandehuri Besim Qose është nga fshati Goskovë i rrethit të Korçës, nxënës në shkollën e mesme gjeologji-miniera Korçë. Të pandehurit së bashku me të quajturin Sokol Lika më datë 23.05.1990 u ka lindur mendimi kriminal për të kaluar kufirin shtetëror e për të vajtur në Greqi. Pasi evidencuan adresat e disa njerëzve farefis jashtë shtetit, u nisën nga fshati i tyre rreth orës 09:00 dhe mbërritën në qytetin e Korçës. Aty blenë disa sende ushqimore, të cilat i paketuan në një çantë polietileni. I pandehuri Besim ka shkuar edhe në shtëpinë e vëllait të tij në Korçë, ku ka marrë një palë pantallona të tijat dhe një palë këpucë. Vëllai i ka thënë që të kthehet në fshat. Mbas kësaj i kanë hypur një makine për në Kolonjë dhe kanë zbritur te rruga që të çon te miniera e qymyrgurit Bezhan.
Rreth orës 13:30 janë nisur për në drejtim të kufirit shtetëror duke ecur nëpër parcelat me grurë dhe duke iu shmangur fshatit Kreshovë.
Rreth orës 20:30, rreth 200 metra afër vijës së kufirit në malin e Gramozit, në postën kufitare të Starjes, ata janë diktuar një njësiti, i cili i ka paralajmëruar për t'u dorëzuar, duke qëlluar dhe në ajër. I pandehuri së bashku me Sokol Likën nuk u dorëzuan që në fillim, por tentuan të fshiheshin nëpër shkëmbinjtë dhe blindazhet. Rojet kufitare i rrethuan dhe duke tentuar të largohej, u vra i quajturi Sokol Lika.
Pas kësaj i pandehuri Besim Qosja, i trembur u thërret rojeve se po dorëzohet, e në këtë mënyrë ai u kap rreth orës 23:00.
I pandehuri si në hetuesi dhe në gjykatë, e pranoi veprën e kryer duke u treguar thellësisht i penduar për këtë akt. Lidhur me motivet e këtij akti ai nxori si shkak një grindje që kishte bërë në datën 22.05.1990 me dëshmitarin Artan Denasi, grindje për të cilën iu tërhoq vëmendja nga Kryetari i Këshillit të fshatit.
Një motiv i tillë jo vetëm që është i dobët, por tregon dhe mbeturinat mikroborgjeze të të pandehurit. Në këtë mënyrë, i pandehuri Besim Qosja ka konsumuar veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufijve shtetërorë, e cila u pranua në seancë jo vetëm nga pohimet e tij, por dhe me dëshmitë e dëshmitarëve Blerim Hallidri, Dritan Çollaku, Altin Mbroqi etj.
Në masën e dënimit trupi gjykues ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës, faktin që në kohën që e kreu ishte 18 vjeç e disa ditë i datëlindjes 15.05.1972, pendimin e tij, përbërjen moralo-politike të familjes, e cila është e mirë dhe gjendjen shëndetësore
Vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Besim Qosja për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufijve të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 127 e 11/2 të Kodit Penal dhe në bazë të tyre dhe të nenit 30 germa "Dh" e dënon me tetë muaj me heqje lirie.
Kundër këtij dënimi mund të bëhet ankim ose protestë 5 ditë duke filluar nga data e ankimit 3 ditë pas shpalljes së vendimit.
Ersekë, më 03.07.90

panorama


NUK KAM FJALE





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2009 nė 09:01 Edit Post Reply With Quote
Vrasja në Korab në ‘90:Si u martirizua Sokol Hado në kufi
» Vendosur: 22/06/2009 - 07:34
•

AFRIM IMAJ

“Njësiti kufitar u shfaq papritur kur kapërcenim majën e Korabit. Nuk arrita t’i dalloj sa ishin, se hapën zjarr menjëherë.Plumbat e parë shtrinë përdhe Frederikin. Dëgjova rënkimin e tij dhe rrëshqita pavetëdije mbi dëborë. Mbeta në një guvë të thellë i mbytur në gjak. Kujtova se mbarova, por kllapia kishte qenë për pak kohë. Nëna ime ç’kanë parë sytë e mi! Ishte natë, një natë me hënë...”
Ajo që ndodhi natën e 25 shkurtit ‘90 në malin e Korabit, është fiksuar në kujtesën e Enver Malkos, të mbijetuarit të pritës fatale me dramacitetin e atyre çasteve. Njeriu që e privilegjoi fati rastësisht, i është kthyer e rikthyer disa herë asaj historie. Barbarinë e goditjes vrastare e ka ende në sy. I çoi në kurthin e vdekjes ëndrra për lirinë e vërtetë. Ishin tre. Të tre 25-vjeçarë. Mbeti vetëm njëri. Dy të tjerët u gozhduan nga breshëria e plumbave dy hapa larg “Tokës së premtuar”. Ngjarja mori jehonë në mënyrë të rrufeshme. Njerëzit e regjimit e shfrytëzuan si një rast të mirë për të paralajmëruar “të krisurit” që do guxonin të shkelnin vijën e kufirit. Aty në Cërrik, në qytezën e viktimave të afërmit dhe miqtë i lotuan nën zë. Ishte e ndaluar të demonstroje dhimbje për “agresorët” dhe “tradhtarët” e regjimit. Madje, familjarët nuk mund të bënin mort. Represioni i zyrtarëve nuk kursehej për askënd. Sidoqoftë, ritmi i zhvillimeve shpërthyese e fashiti disi dhimbjen e tragjedisë makabre të asaj nate me hënë mbi Korab. Drama u tkurr brenda strehës së martirëve fatkeq, aty ku plagët dhëmbin si qëmoti dhe të dashurit e tyre nuk rreshtin së lotuari.
Korabi postblloku i rrugës së Kanadasë
“E kishim vendosur bashkërisht: Do shkojmë në Kanada! Duhej ta dinim ne të tre dhe askush tjetër. Planin e kishim të fshehtë. Nga mali do kalonim kufirin dhe do vazhdonim për atje. Korabi mbetej postblloku i vetëm. Pikërisht aty morëm goditjen fatale...” Rrëfimin për ngjarjen makabre 44-vjeçari Enver Malko, mundohet të jap përmbledhtas, duke ndaluar në momentet kryesore. E ka të vështirë t’u kthehet me detaje çasteve dramatike, jo se i ka harruar, por nuk mund të përmbahet nga ngashërimi. Sidoqoftë kur e pyet pse kishin zgjedhur rrugën nga Korabi, ta thotë aty për aty. Në Korab njëri prej tyre, Frederik Haruni, kryente shërbimin ushtarak në një postë kufiri. Ideja e të treve për të kaluar andej mbështetej pikërisht në këtë fakt. “Ndodhi që planin e shtymë dhe nuk dolëm gjatë kohës që Fetja (kështu i thërrisnin shkurt Frederikut) ishte me shërbim në kufi”, shton Enveri, duke sqaruar se shkak ishte bërë hezitimi i Sokolit, i cili ato ditë kishte qenë i angazhuar me fejesën e të motrës, Arianës. Megjithatë tre 25-vjeçarët nga Cërriku Sokol Hado, Enver Malko dhe Frederik Haruni për asnjë çast nuk e vunë në diskutim vendimin për të marrë rrugën drejt Kanadasë. Në dhjetëditëshin e dytë të shkurtit të ‘90-ës, u nisën në fshehtësi të plotë. “As njerëzit më të afërm nuk e dinin”, thotë Enveri. Ikën me ëndrrën e Kanadasë, me një copë bukë në çantë dhe një adresë në xhep. “Sokoli, ideatori i aventurës për t’u arratisur, shprehet Enveri, kishte marrë me vete adresën e një mikut të familjes nga Kanadaja. Një mik i hershëm me origjinë herreje, të cilin babai i tij e kishte shpëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore...” I mbijetuari i pritës vrastare kujton se në Korab kanë mbërritur natën vonë...
Nëna: E diela e zezë e 25 shkurtit ‘90
“Nuk rrihet, do iki. Ma kishte thënë disa herë, po nuk më shkonte mëndja se do arrinte deri aty. Kur kujtova se kishte ndërruar mëndje, iku pa më rënë në sy. Ku ta dija unë e gjora ku do shkonte. Ishte e diel atë ditë. E diela e zezë e 25 shkurtit ‘90...” Megjithëse e rënduar nga shëndeti dhe e sfilitur nga jeta, Afërdita, nëna e Sokol Hados, i mban mënd çast pas çasti orët dramatike kur ka përcjellë të birin. “Për herë të parë nuk më tregoi të vërtetën. Më tha se do shkonte në Durrës dhe veshi rrobat shpejt e shpejt. E pyeta me kë ishte po i ra shkurt duke thënë me dy shokë. Më përqafoi si gjithnjë dhe doli te porta pa e kthyer kokën prapa. Ishte herët, ende nuk kishte zbardhur mirë...” Afërdita kujton se atë natë e kanë pritur me zemër të ngrirë. Lajmin e parë e kanë marrë pas dy ditësh kur kanë trokitur në zyrat e policisë. Zyrtari që kanë takuar u ka shpjeguar vrazhdë dhe me shpërfillje se i biri i tyre është arratisur. “Një herë na thoshte se ka ikur dhe po aty kallëzonte se mund të jetë vrarë në kufi”, shton e ëma e Sokolit me zërin e dridhur. Kur akoma s’po sqaroheshin çfarë kishte ndodhur me Sokolin, kanë dëgjuar vajin nga kati i parë ku banonte familja e Frederikit, shokut të ngushtë të tij. Aty për aty kanë mësuar se ai ishte vrarë në kufi. “Ishte vrarë Fetja dhe ishte arratisur Sokoli”! Së paku, deri ato momente nënë Afërdita dhe familjarët e tjerë kaq mund të kuptonin nga ajo që kishte ndodhur. Vonë shumë vonë do të preknin të vërtetën e dhimbshme. “Pas tre muajsh, diku nga fundi i majit të atij viti, kur kishte shkrirë bora në male, kujton Afërdita, i plotfuqishmi i zonës trokiti te porta dhe na njoftoi se kishin gjetur në Korab trupin e pajetë të Sokolit”. Sidoqoftë, kjo nuk e ndryshonte aspak reagimin e shtetit për të cilin si i arratisur, si i vrarë në kufi Sokol Hado mbetej tradhtar...
Prita e
25 shkurtit ‘90
“I dhamë besën njëri-tjetrit dhe u nisëm. U nisëm me mendjen top. E ndjenim rrezikun?! Patjetër, por ia vlente të sakrifikonim. Në emër të jetës domosdo. Në fund të fundit më mirë nën dhe, se të vdekur të pa kallur...”
Ishin tre. Enver Malko, Frederik Haruni dhe Sokol Hado. Të tre 25-vjeçarë. Të tre nga qyteza e Cërrikut. U nisën herët në mëngjes. U nisën për të kaluar kufirin. Pasmesnate ranë në pritë. Vetëm dy hapa larg vijës ku ndaheshin dy jetë. Dy u vranë në vend. I treti mundi të shpëtojë. Enver Malko, i mbijetuari që pa tmerrin me sy, e ka të vështirë ta çojë rrëfimin deri në fund pa ndaluar disa herë për të fshirë lotët. Gjithsesi tregimi i tij është rrëqethës...
“Ishte mëngjesi i 25 shkurtit ‘90. Morëm linjën e trenit për të mbërritur në Tiranë. Planin e kishim bërë disa ditë më parë. Frederiku kishte marrë përsipër të na orientonte kalimin nga mali i Korabit. Ishte zona që e njihte mirë. Kishte bërë ushtrinë në postën e kufirit aty. Diku nga pasditja mbërritëm në Peshkopi. Ndenjëm në një lokal deri nga ora gjashtë e mbrëmjes. Kur filloi të errësohej morëm rrugën drejt malit. Vazhduam orë të tëra rrugë pa rrugë e shteg pas shtegu. Bënte ftohtë e binte borë pa pushim. Lodhja ishte e jashtëzakonshme. Ndodhi një moment që rrëshqita mbi akull dhe rashë në humnerë, duke u coptuar në trup. Me shumë mundime më nxorën që andej Koli me Fetjen. U preva i tëri dhe vendosa të qëndroja në vend. Ju vazhdoni, u thashë atyre, i bindur në kapitullimin tim. ǒthua, ma priti Sokoli, jemi nisur bashkë e të tre do mbërrijmë, o të vdekur, o të gjallë. Më morën në krahë dhe vazhduam udhën e thepisur mbi akull. Disa orë kështu. Në të zbardhur ramë në pritë. Njësiti kufitar pa mbaruar thirrjen ndal, ja dha me breshëri. I pari ra në tokë Frederiki. Tha diçka para se të rrëzohej. Sokoli u hodh nga krahu tjetër. Unë mbeta poshtë një peme. Njësiti kufitar më gjeti pas disa orësh, ashtu të ngrirë siç isha. Më tërhoqën zvarrë e nuk mbaj mënd çfarë më bënë. Ora të tëra i kalova në gjendje të mjegullt e herë-herë pa ndjenja. Kur u përmenda e kam parë veten në birucën e Degës së Brendshme. Fredin e kisha parë që mbaroi. Me Sokolin nuk e mora vesh çfarë ndodhi. Ndoshta ka shpëtuar, mendoja me vete, por jo. Ah Sokoli i mjerë...”
Më shumë se kaq i mbijetuari i pritës së 25 shkurtit ‘90, nuk mund të rrëfejë gjë tjetër. Pas asaj që ndodhi në Korab, i është nënshtruar hetimeve të tmerrshme dhe një gjyqi të egër. Miqësinë e dikurshme me dy martirët e asaj prite të pabesë, vazhdon ta ruaj me familjarët e tyre. Po nuk harron që sa herë kthehet nga emigracioni, ku ndodhet të vërë nga një tufë me lule mbi varret e tyre...
Motra: Tre muaj as i vdekur as i gjallë
“Frederik Haruni është vrarë, Enver Malko është kapur në kufi” Lajmet e para për ngjarjen e 25 shkurtit ‘90 në Korab, tronditën qytezën e vogël të Cërrikut si rrallë herë. Asgjë tjetër më shumë se kaq nuk flitej ato ditë për ngjarjen e papritur. Veç dhimbjes familjarët e Sokol Hados përjetonin një makth të tmerrshëm. Kur ishte mësuar fati shokëve me të cilët mori aventurën e arratisë, ende nuk dihej gjë për të. Kishte që thoshin se ka shpëtuar dhe është arratisur. Të tjerë mendonin se ka mbetur në dëborë. Sidoqoftë, kujton e motra, Ariana, tre muaj u shkatërruam nga dilema “As i vdekur, as i gjallë!”. Ka rezultuar e kotë çdo përpjekje pranë zyrtarëve të policisë. Në ankth e sipër pastaj janë nisur drejt Korabit për të kërkuar vet në zonën e përpjekjes, por nuk i lejuan kurrsesi. “Aty na maji, thotë i vëllai, Araniti, e thirrën babain në polici dhe i thanë se kishin gjetur trupin e Sokolit. Tanimë çdo gjë mori fund. Nuk kishte ç’të shpresoje më tej...” Plumbat e asaj nate kishin qenë të pamëshirshëm edhe për të. Vetëm kur ishte shkrirë bora në male ishte gjetur trupi i tij. Për muaj me radhë u përpoqën familjarët për të tërhequr eshtrat e Sokolit. Ishte pothuaj e pamundur të komunikoje me zyrtarët e Degës së Peshkopisë, kujton Araniti. Për ta në Korab ishte një tradhtar i vrarë dhe vetëm kaq. Një tradhtar që nuk meritonte as varr sipas tyre. Megjithatë, fal njërit prej të afërmve të familjes Hado, Gaz Demit, i cili shpërfilli pengesat e autoriteteve, u bë e mundur tërheqja e eshtrave të Sokolit dhe përcjellja e tij në banesën e fundit. “I tillë paskej qenë fati i tij”, përmbyll Arianiti, duke kujtuar pengun për trupin e të vëllait të tretur për tre vite mbi shkëmbinj...


Kishte rënë muri i Berlinit,por jo istikamet e Korabit
Ishte fillimi i ‘90-ës. Kishte rënë Muri i Berlinit dhe evropianët i gëzoheshin klimës së re. Tirana këmbëngulte në të vetën “As Lindje as Perëndim”. “Ra muri i Berlinit, por jo karakollët e Korabit” stigmatizonin dibranët. Korabi ato ditë përcillte lajme me të vrarë e të plagosur. Lajme me fatkeq që guxonin t’u qepeshin shpateve të tij për të ikur matanë, por përfundonin tragjikisht. Vrulli i inkurajuar nga zhvillimet e kohës për “Tokën e premtuar”, ndëshkohej me plumbat e pamëshirshëm. Ëndrra e dhjetëra fatkeqëve mbyllej tragjikisht këtu. Emrat e tyre pastaj futeshin në raporte e shkresa tw cilat brenda ditws nga Korabi përfundonin në Tiranë. Baza njoftonte qendrën për suksesin ndaj goditjes vdekjeprurëse të shkelësve të kufirit. Këtë herë nuk bëhej fjalë për raste të shkëputura, por për një dyndje masive. Korabi mësymej dita ditës nga të rinj të shumtë. Vërshimi duhej ndalur me çdo kusht! Me qëndresë stoike, të rrufeshme e të prerë. Kjo ishte logjika e kohës. Regjimi mblidhte forcat për t’u treguar vendin atyre që dilnin jashtë diktatit të tij. Madje me tërbim. Hakmarrja në këtë rast ishte sfida, përmbushja e së cilës kërkonte zjarrin e armëve luftarake. Breshëritë e tyre nuk kursenin askënd. Një natë, brenda një çasti u përgjakën tre 25-vjeçarë nga Cërriku që zgjodhën rrugën e Korabit drejt lirisë. Ngjarja e 25 shkurtit ‘90, në zonën e kufitare Vrejtë, Dibër, ku mbetën të vrarë Frederik Haruni dhe Sokol Hado është vetëm njëra prej këtyre tragjedive. Dokumentet “tepër sekret” të vitit ‘90 me vulën e degës së Punëve të Brendshme të Dibrës përmbajnë me dhjetëra emra të vrarësh në kufi. Pikërisht atë fillimpranvere kur kishte rënë muri i Berlinit. Atë pranvere kur istikamet e Korabit hapnin zjarr ndaj kujtdo që tentonte të kapërcente matanë…

“Sulmuesi i “Turbinës” që kishte për zemër Platininë”

Në Cërrik të thonë se Sokol Hodua e pati të lidhur rininë e tij me sportin e futbollit. Madje, sulmuesin e talentuar të “Turbinës” vazhdojnë ta kujtojnë me respekt edhe sot. Në brengën e të njohurve ka mbetur përjashtimi nga ekipi i zemrës vetëm për arsye biografie. “Sidoqoftë, Sokoli për asnjë çast nuk u shkëput nga futbolli dhe dashuria për të”. Të paktën kështu e mban mënd një nga miqtë e afërt, që e ka çmuar dhe e ka dashur me shpirt. Madje Petrit Çomua, aktualisht gjyqtar i njohur i Tiranës, pasionin e spikatur të tij për sportin e veçon si një ndër arsyet e arratisë së rrezikshme. “Atë vit në Itali bëhej kampionati botëror i futbollit, kujton Çomo dhe bisedonim çdo ditë për zhvillimin e tij. Flisnim orë të tëra hapur e lirshëm, se komunikimi për sportin ishte më i padënueshmi asokohe. Sokoli i njihte mirë ekipet dhe yjet e tyre. Çmonte shumë lojën e Maradonës, Rosit, Van Bastenit, Bonjekunt e sidomos mjeshtërinë e Platinisë që e kishte idhull. E kishte ëndërr t’i shikonte një herë nga afër...” Miku i dikurshëm i Sokol Hodos, djaloshit të martirizuar në kufi, nuk e ka ditur planin e fshehtë të arratisë mbi Korab. Tragjedinë e ka mësuar kur u hap lajmi i kobshëm. “Unë isha djali i Maqo Çomos dhe Liri Belishovës, shton Petriti, dhe si i tillë nuk duhej të lotoja se ndryshe dihej ç’më priste. Regjimi i shpalli tradhtarë si dy prindërit e mi e për ta nuk lejohej mort”. Gjithsesi martirizimin e dy miqve të shtrenjtë e ka përjetuar si një humbje të madhe. Kur s’mund të shkonte për kryeshëndoshë te familjet e tyre, avitej mbrëmjeve te strehëza e dy vëllezërve të verbër Zenel e Halil Alushi me të cilët ndante dhimbjen e jashtëzakonshme.

panoram





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2337089 sekonda, 28 pyetje