Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: BALLKANI PERENDIMOR APO EUROPA ADRIATIKE
Eni_P

Postuar mė 21-8-2003 nė 07:37 Edit Post Reply With Quote
BALLKANI PERENDIMOR APO EUROPA ADRIATIKE

Agron Alibali

Kur Perfaqesuesit e Perhershem te vendeve ballkanike ne OKB-se filluan te mblidheshin ne takime te rregullta ne Nju Jork ne fillim te viteve 90, Ambasadori slloven me miresjellje i refuzoi ftesat dhe nuk mori pjese ne to. Arsyeja? Sllovenia nuk e quante veten vend "ballkanik".

Ne vitin 2004 Sllovenia do te jete pjesetari i pare i ish-Federates Jugosllave qe do te anetaresohet ne BE. Nderkohe Shqiperia ende po pengohet per te nenshkruar nje Marreveshje Stabilizim-Asocimi [MS-A]. Sikur kjo te mos mjaftonte, ajo tashme eshte detyruar te beje pjese ne nje grupim te ri gjeopolitik te quajtur "Ballkani Perendimor".

BE-ja ka qene e hapur dhe e gatshme per anetaresimin ne te te vendeve te lindjes. Ne vitin 1993 madje u percaktuan edhe kriteret minimale te anetaresimit, apo Kriteret e Kopenhages, si dhe u konturuan edhe Marreveshjet e Europes [Europa Agreements], qe permbanin modelet, procedurat dhe kerkesat uniforme ndaj shteteve kandidate. Keto Marreveshje sherbyen si rrugetim (road-map) per anetaresimin e vendeve te Europes Lindore.

Por, sa i takon anetaresimit te vendeve te Europes Juglindore, burokracia e Brukselit mund te thuhet se ndoqi nje politike mirefilli diskriminuese. Pa mohuar pergjegjesine e faktoreve te brendshem ne Jugosllavi, Brukseli fillimisht neglizhoi detyrimet e veta per zgjidhjen e problemeve ne Federate, perfshire edhe nje anetaresim te pershpejtuar te saj qysh ne fund te viteve 80.

Me tej, Brukseli projektoi per vendet e Europes Juglindore te ashtuquajturin Proces Stabilizim-Asocimi [PSA], duke vendosur ne thelb kushte mjaft me te rrepta dhe standarde mjaft me te larta per keto vende ne krahasim me vendet e tjera ish-kandidate, perfshire Greqine.

Se fundi, Brukseli krijoi edhe nje emertim te ri gjeopolitik, por me rrjedhime te theksuara diplomatike-juridike, dhe pikerisht rajonin e ashtuquajtur te "Ballkanit Perendimor".

Dy fjale per gjeografine e Ballkanit "Perendimor"

Disa burime ia meveshin ish-Presidentit maqedonas Kiro Gligorov meriten e shpjegimit te ketj termi absurd me ekuacionin: Ballkan Perendimor baraz Jugosllavi minus Slloveni plus Shqiperi.

Rendesi ka megjithate, fakti se po t'i hedhesh nje veshtrim hartes, ky term nuk ka kurrfare kuptimi gjeografik, qofte duke u mbeshtetur ne meridianin 20 grade gjatesi lindore, qofte duke iu referuar thjesht atyre vendeve qe lagen prej deteve Jon dhe Adriatik bashke me hinterlandin deri ne 250-300 milje ne lindje.

Mbetet, pra thjesht, interpretimi sipas te cilit, ne thelb Brukseli e ka zhvendosur ish-Jugosllavine paksa me ne jug, dhe me konkretisht, e ka shkurtuar ne Lubiane dhe e ka zgjatuar deri ne Konispol!

Nuk dihet se e kujt ishte ideja absurde per te krijuar emertesa apo krijesa te tilla rajonale, por mund te thuhet me siguri se emertimi "Ballkan Perendimor" po perdoret gjithnje e me shume ne Bruksel.

hshte per t'u theksuar, nga ana tjeter, qe ky term nuk para perdoret ne mjaft kancelari te rendesishme. Keshtu, ai thuajse nuk perdoret fare nga Uashington (shih p.sh. Karten e saponenshkruar "te Adriatikut"), ndersa Ministria e Jashtme Britanike ka nje Departament te Adriatikut Lindor, dhe jo pra te "Ballkanit Perendimor". Edhe vete Ministri i Jashtem francez. Z. D. de Villepin, e shmangu perdorimin e termit ne artikullin e tij te dates 22 qershor 2003 e te botuar ne disa gazeta te rajonit. Sidoqofte, eshte e habitshme se si kohet e fundit ky term shterpe po fillon te perqafohet edhe nga ndonje politikan shqiptar.

Ballkani "Perendimor" ose Jugosllavia e Re?

Shqiperia duhet ta hedhe poshte perdorimin e termit "Ballkan Perendimor". Ai bart nje kuptim negativ te lidhur me lufterat etnike ne ish-Jugosllavine dhe problemet endemike qe ka hasur rajoni si pasoje e politikave e praktikave shoviniste te zbatuara gjate shekullit XX. Por disa analiste mendojne se ky term mund te nxise edhe rrjedhime te padeshiruara politike e juridike.

Nje analize e botuar paradokohesh ne gazeten konservatore amerikane "The Washington Times" [Another Balkan union, by J. F. Kuhner, 2 korrik 2003], sugjeronte se synimi afatmesem i Brukselit eshte "krijimi i Jugosllavise se Madhe", por kete rradhe pa Sllovenine, por me Shqiperine brenda. Kete projekt analisti amerikan e cileson si "nje politike thellesisht raciste, por qe eshte e destinuar te deshtoje."

Ai me tej thekson se "Brukseli ne thelb po u tregon popujve te rajonit se ata nuk jane ne gjendje te qeverisen vete dhe se mund te hyjne ne BE si nje bllok rajonal, dhe jo mbi baza individuale sikurse vendet e tjera te Europes". Autori konkludon se "kjo eshte njesoj sikur te trajtohesh si europian i kategorise se dyte."

Edhe pse shqetesimet e analistit amerikan mund te mos jene plotesisht te sakta, faktet tregojne se Bukseli, qysh pej Samitit te Zagrebit me 2000, po zbaton nje politike te integrimit te ashtuquajtur "rajonal", dhe jo individual, ku kriteret dhe kushtet jane mjaft me te rrepta dhe me shtrenguese se sa ato qe parashikohen ne Kriteret e Kopenhages.

Plani i Brukselit per "qasje rajonale" doli me tej ne pah gjate takimit te fundit te nivelit te larte ne Porto Carras, Greqi. Aty u pa se dy prej vendeve me pak te interesuara per nje integrim te shpejte europian te vendit jane Franca dhe Gjermania. Ne kete drejtim, edhe deklarimet se nuk mund te kete "Europe a la carte", apo se "asnje vendi nuk do t'i jepet trajtim preferencial per arsye politike", jane sa domethenese aq edhe per te ardhur keq.

Roli i Shqiperise

Dihet se Shqiperia nuk ishte pjese e konfliktit ne ish-Jugosllavi. Perkundrazi, te gjitha qeverite shqiptare, pavaresisht nga kahjet politike, luajten nje rol mjaft te moderuar e ndertues ne rajon. Nga ana tjeter, Shqiperia dha nje kontribut te pacmuar ne perballimin e krizes se shkaktuar nga shperngulja e dhunshme e qindramije kosovareve ne vitin 1999, duke mbajtur nje barre shume te rende ekonomike dhe duke menjanuar nje krize humanitare e sociale per BE-ne qe mund te ishte shkaktuar nga zhvendosja e refugjateve kosovare ne Europe.

Prandaj eshte per te ardhur keq se, jo vetem qe keto qendrime dhe kontribute te vyera nuk u shperblyen nga Brukseli, pavaresisht nga premtimet dhe deklaratat e atehershme per nje integrim te pershpejtuar, por Shqiperi u perfshi, pa deshiren e saj, ne nje grupim gjeopolitik i cili shihet nga kancelarite dhe opinioni publik europian si i lidhur pazgjidhmerisht me krizen e pergjakshme te viteve 90 ne ish-Jugosllavi!

Eshte e vertete qe tranzicioni ne Shqiperi nuk ka qene i lehte. Por eshte e padrejte qe vendi te trajtohet njelloj me subjekte ku kane ndodhur konfliktet me te pergjakshme etnike qysh nga Lufta II Boterore, zgjidhja e plote e te cileve do te kerkoje kohe dhe do te vonoje shanset e Shqiperise.

Sigurisht, Shqiperia ka mjaft detyra ne rrugen e anetaresimit, sikurse jane sigurimi i nje tregu ku te mbizoteroje konkurrenca e lire ndaj subjekteve ekonomike, rritja e produktivitetit te ekonomise dhe e te ardhurave per fryme, perqasja e legjislacionit, rritja e standardeve te sherbimeve, permiresimi i infrastruktures, lufta ndaj korrupsionit, trafikut dhe krimit te organizuar, mbrojtja e mjedisit, etj. Ne kete drejtim, me ndonje rezerve te vogel, programi integrues i miratuar ne Selanik permban shume ide, shanse dhe mundesi interesante qe nxisin realisht integrimin europian.

Per nje Pakt te Europes Adriatike

Shqiperia duhet te rrezoje apo negocioje pa hezitim axhenden e Brukselit per "integrimin rajonal te "Ballkanit Perendimor". Ajo mund te ndjeke shembullin e Sllovenise qe hyn ne BE si nje vend i vetem sovran dhe qe ka mbrojtur me force interesat e veta kombetare dhe identitetin kulturor-historik gjate negociatave me Brukselin, sikurse e parashikojne vete Kriteret e Kopenhagenit dhe Traktatet e BE-se.

Me fjale te tjera, Tirana duhet te kete nje vizion te qarte europian, qe duhet te synoje ne deaktivizimin e politikave diskriminuese te integrimit "rajonal", duke synuar ne nje trajtim te barabarte me vendet e tjera ish-kandidate.

Ky vizion ndofta do te shpalosej me se miri sikur Shqiperia te promovonte strategjine e vet integruese te mbeshtetur ne njefare Pakti te Europes Adriatike. Ketu vlen te permendet nisma e Presidentit Moisiu per nje takim te nivelit te larte me BE-ne ne Shqiperi.

Se pari, terminologjia e re e Europes Adriatike do te thyente mosbesimin e opinionit publik europian, si dhe ndrojtjen intuitive qe shkakton emri "Ballkan". Perkundrazi, shumica e qytetareve te Europes, e shikon Adriatikun si nje djep te qyteterimit mesdhetar europian, si dhe nje destinacion te rendesishem turistik veror.

Se dyti, Shqiperia do te duhet t'i tregoje Brukselit se do te beje te paunduren per te permbushur Kriteret e Kopenhagenit, pervec kriterit te zgjidhur te minoriteteve, porse nuk ka asnje detyrim ndaj kushteve e kritereve diskriminuese shtese e te pazbatuara per vende te tjera ish-kandidate. Shqiperia mund te shfrytezoje maksimalisht Kryesine Italiane te BE-se per nenshkrimin e Marreveshjes S-A brenda Kryesise Italiane.

Duket se BE-ja po imponon kushte ndaj Shqiperise edhe lidhur me gjendjen e minoriteteve ne vend. Ndonese organizata te specializuara ne kete fushe, sikurse OSBE-ja dhe Keshilli i Europes, e quajne problemin e minoriteteve tashme te shteruar, Greqia ka arritur, megjithate, te percjelle ne Keshillin dhe Komisionin Europian pikepamjet e veta lidhur me gjendjen e minoriteteve ne Shqiperi. Ekipi negociator shqiptar duhet te mos ngurroje t'i thote kunderpales se BE-se se Shqiperia pret nga BE-ja dhe Greqia qe te sigurojne te njejtin trajtim dhe te drejta te minoriteteve sikurse realizohen ne Shqiperi, dhe se vete BE-ja dhe Greqia duhette ratifikojne Konventen Kuader per Minoritetet te Keshillit te Europes.

Dhe se treti, Shqiperia dhe shqiptaret duhet te perveshin menget, te ngrejne se tepermi nivelin ekonomik si dhe te fillojne thithjen gjeresisht brenda vendit te "acquis communitaire", apo te teresise se traktateve, normave dhe elementeve te tjera te se drejtes europiane, gjithnje duke ruajtur identitetin historik e kulturor te vendit.

Shqiperia, nga ana tjeter, duhet te kete nje prani me te zhdervjellet e aktive ne BE. Vete fakti qe Komisioni Europian ndjek nje politike neglizhuese dhe diskriminuese ndaj Shqiperise tregon se Ambasada shqiptare ne Bruksel nuk eshte ne lartesine e detyrave te veta. Nje nder mangesite themelore te saj duket ne rolin thjesht reaktiv, dhe aspak proaktiv, ndaj problemeve qe hasen per dite ne kryeqendren belge. Nje tregues tjeter negativ eshte ndikimi minimal i Ambasades shqiptare ne Bruksel ndaj organizmit themelor vendim-marres te BE-se, d.m.th. COREPER, apo Komisioni i Perfaqesuesve te Perhershem. Sepse eshte pikerisht COREPER qe, gjate takimeve zyrtare dhe jo-zyrtare, perpunon politikat e brendshme dhe te jashtme te BE-se.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-8-2003 nė 08:03 Edit Post Reply With Quote
Autori ka per shume gjera te drejte.

RSH duhet te percaktoje qarte nje strategji e afat per futjen ne BE.

Ai percaktimi Ballkani Perendimor eshte vertet jo i gjetur.

Percaktimi duhet te jete:

Vend i BE ose jo.

Dalngadale po humbasin kuptimin dhe termat Europa Lindore dhe Europa Juglindore.

psh eshte Polonia vend i Europes Lindore?

gjeografikisht po, historikisht dhe ne kuptimin gjeopolitik, por se shpejti Polonia do te jete thjesht nje vend i BE.

Po keshtu Sllovenia psh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2008 nė 16:22 Edit Post Reply With Quote
The Adriatic Peninsula

The Adriatic Peninsula

First to Adriatic Peninsula. Progress in Macedonia, Croatia and Albania has been considerable. Bureaucratic systems have shown a willingness to adapt and improve. Problems remain. Compliance with the rule of law and international obligations is lacking, and the respect for minority rights needs to be improved. Crime is also a problem, especially in Albania and Montenegro.

But despite this it is probably fair to assume that the EU's strategy - of focusing on regional cooperation, conditionality and using country-based plans - is solid. The question is how to speed up progress and insulate these countries from developments in the Central Balkans?

First, the EU should give thee three countries of the Adriatic Region a date when they can expect to join the EU: Croatia's could be 2010, Albania's 2011 and Macedonia's 2012. Though they would only be allowed at these dates if the aquis communitaire has been adopted.

This "reverse conditionality" should give an injection of adrenalin into the countries' reform processes, inter alia, by putting to rest fears that the EU is pre-occupied with its "absorptive capacity" and frets over the links to Turkey's membership bid.

Second, the EU should immediately allow access by the three countries to as many aspects of the EU as possible. This form of "enlargement without the institutions", as my colleague Jose Ignacio Torreblanca calls it, could see the countries join e.g. the European Defence Agency.

Third, the EU should look for ways to tighten regional cooperation within the Adriatic Peninsula. Until now, the EU has made regional cooperation across the whole region a key part of its strategy. But today trade is easier between the EU and the region than between the countries of the region. At the same time, the EU must acknowledge that improved regional ties are unlikely to change dynamics in the Central Balkans. Regional cooperation should therefore shift towards the Adriatic Peninsula.


http://www.ecfr.eu/content/entry/commentary_goodbye_balkans_hello_adriatic_penninsula/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2008 nė 16:33 Edit Post Reply With Quote
Eshte shume kuptimplote se shume gjera qe zoti Alibali i pat shkruar me 2003 dhe me 2008 nuk arrin ti beje RSH, ama hapa te rendesishem jane bere perpara.


Qeveria e PD-s i ka te gjitha mundesite te beje hapa shume me te mire.

Duke filluar nga kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

Adresat

Eshte nje turp qe nuk arriti ti beje per dy vjet.

Me 2007 duhet te kishin perfunduar keto dy projekte elementare.

Po nuk mbaruan deri me 2009 eshte skandal dhe te gjithe ata qe jane pergjegjes duhet te largohen nga politika.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2346470 sekonda, 28 pyetje