Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Tė djathtėt e majtė dhe tė majtėt e djathtė
kalemi

Postuar mė 29-8-2003 nė 18:27 Edit Post Reply With Quote
Tė djathtėt e majtė dhe tė majtėt e djathtė

Fillimi shekullit

nga VETON SURROI


1.
Ditët e para të multipartizmit në Shqipëri zhvilloja një bisedë të gjatë me njërin prej liderëve të ndryshimeve, dhe më thoshte se lëvizja së cilës i përkiste ishte e djathtë, konservatore, “sikur në Angli”. Ndonëse kuptohej që në Shqipëri, sikur edhe në tërë botën ish-komuniste, figura e për shembull, e Margaret Thatcherit, me bindjet e saj të qarta anti-komuniste, ishte shndërruar në idhull, po ashtu kuptohej që në shumë vende të transicionit, pozicionimi i djathtë ishte thjesht formë e të kudërshtuarit të asaj që ishte diktaturë komuniste, e majtë. Fjala konservatore, e aplikuar në domethënien e vet burimore, në lëvizjen politike në Shqipëri do të merrte një kuptim krejt tjetër prej atij që dëshirohej: pra lëvizja do të angazhohej për konservimin e gjendjes ekzistuese, si në marrëdhëniet pronësore, ashtu edhe në ato politike. Kështu, ata që do të angazhoheshin për një lëvizje të djathtë, do të bënin gabimin semantik të të angazhuarit për gjendjen ekzistuese, të prodhuar nga ekstremi i majtë i Shqipërisë së enverhoxhizmit.

2.
Paradokset semantike do ta përcillnin tërë zhvillimin e Shqipërisë së transicionit, dhe sot e kësaj dite do ta kesh vështirë, si njeri jashtë rrjedhave partiake të kuptosh se përse një parti është e majtë e përse e djathtë. Diskursi i Partisë Demokratike, gjatë dhjetëvjetëshit të kaluar i është afruar më tepër diskursit të revolucionaritetit të së majtës sesa fjalimit të një anëtari të Partisë Konservatore Britanike, e Bathorja apo ndonjë lagje tjetër, përbuzësisht e quajtur “çeçene” në kryeqytetin e Tiranës, që janë tipike për rekrutim të lëvizjeve të majta, janë baza reale e elektoratit demokrat - të papronë, të varfër, jo rrallë edhe të pashpresë. Kostumografia e socialistëve, ndërkaq, është e krejt një natyre tjetër; në mesin e figurave të shquara të kësaj partie ekziston një garë për shprehje të rekuizitave të pasurisë, të identifikimit të tyre me afaristë të suksesshëm perëndimorë. ǒështë e vërteta, momenti diferencues i partive, qasja ndaj komunizmit ka pasur evolucionin e vet, kështu që Socialistët gjatë dhjetë viteve të kaluara janë distancuar nga komunizmi i së kaluarës, ndërsa Demokratët e kanë zbutur diskursin e vet antikomunist. Që të dy partitë, të lindura nga një bark i vorbullës së shembjes së Murit të Berlinit, i janë afruar Qendrës. Këtu lindin dy probleme themelore: saktësimi se çka është Qendra në Shqipëri, dhe në përgjithësi, çka është Qendra në Evropë?

3.
Definimi i Qendrës, apo i poleve në Evropë është një gjë që meriton analizë të veçantë, por emërtues i procesit është përpjekja e të dy poleve që të thithin koncepte të suksesshme nga kundërshtari. Laburisti Blair ka treguar sukses të jashtëzakonshëm me politikën pro-biznes, konservatori Aznar në Spanjë ka treguar sukses me zgjerimin e shërbimeve publike. Ndërkaq, definimi i çkadogjëje politike në Shqipëri do të jetë vështirë përderisa vendi ecën prej maoizmit, varfërisë totale të sistemit enverist drejt një shoqërie prone të definuar. Ky proces, i vrazhdë dhe i rëndë, i cili kaloi edhe nëpër një tragjedi të jashtëzakonshme me krizat piramidale, tashmë ravijëzon konturat e së ardhmes, pikën zero, ku do të definohet prona themelore: shtëpia, dyqani, toka dhe e drejta që nëpërmjet të hipotekimit të kësaj prone të krijohet kapital avancues. Qytetarët dhe politika, këtu, kanë ecur rrugë paralele. Ashtu siç kanë dashur pronësimin e tyre qytetarët, ashtu kanë bërë edhe politikanët. Dhjetë vitet e fundit, në një masë, për jetën politike kanë qenë formë e pronësimit të politikanëve: të ndërtimit të shtëpisë, apo në raste më ekstreme, të krijimit të një pasurie që do të trashëgohet edhe nga brezat që vijnë. Rrugët paralele do të puçen. Shqipëria, e cila gjallon pak a shumë me infuzionin e përhershëm që ia dërgon çereku i popullatës së saj që jeton e punon jashtë vendit, duhet të ballafaqohet me momentin kur ky çerek kërkon shtet që do të garantojë për këtë pasuri. Diaspora, e cila fillimisht qe analfabete politikisht edhe për vendin nga i cili doli, edhe në vendin ku është, pos infuzionit ekonomik sjell edhe një dozë infuzioni politik. Ndonëse nuk kanë jetuar në vende shembullore për nga kultura politike, si p.sh. Italia apo Greqia, shqiptarët megjithatë kanë përjetuar funksionimin e shtetit të së drejtës. Ndërkohë, vit pas viti, është edukuar një brez i gjerë i elitës së re shqiptare në Perëndim. Qendra e re, pozicioni dallues mes dy poleve, tash duhet të jetë Shteti: thënë në formë të thjeshtësuar, çfarë duhet të jetë natyra e shtetit për ta mbrojtur pasurinë e krijuar të qytetarëve dhe çfarë duhet të jetë për ta avancuar atë?

4.
Në zgjedhjet lokale të tetorit, Shqipërisë sërish do t’i thuhet se ka të majtë dhe të djathtë. Nuk besoj që elektorati do të ketë rast të shohë elaborime ideologjike që do t’i bëjë të shohë dallime. Gjykuar sipas diskursit që po zhvillohet në këtë fazë të hershme parazgjedhore, besoj se edhe me këto zgjedhje do të përjetohet parapolitika shqiptare.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0881319 sekonda, 24 pyetje