Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]

Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KRONIKA KULTURORE
Tali

Postuar mė 10-9-2003 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
KRONIKA KULTURORE

Së shprejti me materiale të reja kulturore.Kërkojmë ndjesë nga lexuesit për temat e humbura! Habitem si mundet të humbin temat? Bile edhe kryetema të tëra!!

Anton çka po ndodh?

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-9-2003 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
STUDIM

KULTI I GURIT NDËR SHQIPTARËT E MAQEDONISË

Në viset ku banojnë shqiptarët etnik të Maqedonisë një vend të veçantë zë dhe kulti i gurit. Në këtë punim të shkurtër përshkruhen besimet e njerëzve në cilësinë magjike të gurit, ritet që kryhen me gurë si dhe atributet e tjera që i përshkruhen gurit. Disa na duken se gjer më sot nuk janë vënë re në qenësinë e tyre dhe mund të paraqesin risi dhe nxitje për kërkime të tjera shkencore. Këtë punim “Lobi” do ta botojë në dy vazhdime.

Edibe SELIMI – OSMANI

Me gurin është e lidhur tërë jeta e shqiptarëve, nga lindja deri në vdekje. Guri në mitologji të shumë popujve është element i rëndësishëm dhe shumë arkaik. Te shqiptarët fjala shqipe gur dokumentohet në tekstet biblike, në një lashtësi marramendëse 29 shekullore, pra përpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe që ekziston deri më sot. (Moikom Zeqo, “Mes Laokontit dhe Krishtit”, Onufri, Tiranë 2000,f.35-37).

Petro Zhej fjalën gur e konsideron një nga fjalët më të lashta të njerëzimit. Është një fjalë që e kanë patur pellazgët, që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm te një popull në botë, te shqiptarët. Madje, fjala gur, fjalë njërrokëshe, hyn te fjalët e para të njerëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet edhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe gruas të tij Pyrras që, për të krijuar njerëzimin, hodhën prapa shpine eshtrat e tokës, pra gurët. Nga gurët që hodhi burri lindën burra dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. (Petro Zhej, ”Shqipja dhe sanskrishtja” ,Tiranë 1996, f.27).

GURI SIMBOL I FORCËS, QËNDRUESHMËRISË, I PANDRYSHUESHMËRISË

Edhe në fetë monoteiste guri respektohet për arsye të prejardhjes së tij nga qielli sidomos në biblën hebraike, në Dhiatën e vjetër dhe në besimin islamik-guri i zi i Qabes në Mekë. Sipas Biblës, vetë Perëndia i ka shkruar në dy rrasa guri dhjetë urdhrat e tij, që ia ka dhënë Moisiut, kurse atyre duhet t’u përmbahet njerëzimi. (Mark Krasniqi “Aspekte mitologjike besime e bestytni”. Prishtinë, 1997, f.225).

Disa autorë dhe studiues të tjerë shkruajnë se çështja e kultit apo e mitologjisë është çështje shumë komplekse. Sipas shpjegimit mitologjik edhe Mitro lindi nga shkëmbi. Kur ritet vijnë në kundërshtim me gjarpërin Mitra e vret demin e shenjtë dhe nga trupi dhe gjaku i tij lindën kafshët dhe bimët e dobishme.

Bindja e nderimi i shqiptarëve ndaj gurit është i përhapur edhe në traditën pagane në trojet shqiptare të Maqedonisë. Një studim të veçantë kultit të Gurit i kushtoi edhe Dr. Qemal Murati, i cili shkruan: “Në traditën pagane të truallit shqiptar në Maqedoni një vend me rëndësi të veçantë zë dhe kulti i gurit për të cilin dëshmojnë po kështu një varg emërtimesh dhe ceremonish që lidhen me gurë të shenjtë në truallin e këtyre lakadredhave gjeografike. Guri përdoret shpeshherë edhe si emër personal,khs.Guri Madhi - piktor i shquar shqiptar, dhe si mbiemër familjar Pëllumb Guri “Gjur xhaku” gurë i goditur nga rrufeja apo lloj guri tjetër me ngjyrë si në të përhimtë. Lëngu i fërkuar me ujë nga ky gur, u jepet kafshëve kur marrin plagë të rënda. “Gratë e pafat që nuk kishin fëmijë, në fshatin Tuhin të Kërçovës shkonin t’i luten me anë të magjive - shkojnë edhe sot te Gjuri i Gjepit, si dhe te Guri i Panaxhyrit, te Gjuri i Elbnojve…” (Dr.Qemal Murtati, “Kërçova në traditat e saj të vjetra” botoi Asdreni,Shkup 1966,f.96.)

Bestytnitë e këtilla që lidhen me gurin paraqesin një element të trashëguar, të lashtë, të ngritur në kult te popullsia shqiptare vendëse, të ruajtur edhe sot e kësaj dite. Një dëshmi të tillë na sjell edhe Mr. Izaim Murtezani nga treva e Dervenit të Shkupit. Ai shkruan se ritet me gurin bëjnë pjesën qëndrore të manifestimeve të verës. Një javë para Ditës së Verës të gjithë fëmijët e fshatrave dalin në vendet e tyre të caktuara. Grumbullojnë gurëzit në formë të vezës për t’i vendosur nëpër degët e thanave. Numri i gurëzve të tubuar duhet të jetë në proporcion me numrin e anëtarëve të familjes. Gurëzit gjatë grumbullimit nuk duhet të qëndrojnë me ndonjë pjesë të tyre në brendi të tokës, por lirshëm mbi të. Çdo gur i futur me një pjesë të tij në brendi të tokës paraqet mundësi latente të vendosjes së kontaktit me forcat tektonike dhe në këtë mënyrë ekziston mundësi potenciale e prishjes së efektit magjik. Duhet theksuar se ky rit në esencën e tij ngërthen në mënyrë më tipike botëkuptimin animist që ka arritur i padëmtuar deri në ditët e sotme dhe ka ruajtur në mënyrë autentike vlerat themelore të tij. (Mr.Izaim Murtezani “Simbolika e riteve të Ditës së Verës”, “Flaka” 15 maj 1996 f. 11.)

Duke patur një funksion mbrojtës magjik në fatin,shëndetin dhe jetën e njeriut, guri përdoret shpesherë në disa veprime magjike në shumë ceremoni ku populli beson se do të gjejë shërim, se do ta largojë të keqen, sëmundjen, syrin e keq, shpreson që do t’i sigurohet shëndeti, trashëgimia e të tjera.

Pafuqia e njeriut përballë fuqive të natyrës dhe prej këndej besimet e kota bënë që të lindin një sërë ritesh me anë të të cilave njeriu përpiqet të ndikojë mbi forcat misterioze, që këta gjatë vitit t’ia sjellin mbarë punën dhe shtimin e pasurisë në shtëpi.

Zonat e thella malore e kanë mitologjinë dhe etnologjinë më të pasur e më të freskët, traditën më të ruajtur prandaj materiali është shënuar më shumë në këto vise. Me të drejtë zonja Edith Durham thotë se guri në besimet e malësorëve është më i rëndësishëm dhe vjen i pari. (EdithDurham Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët f.144.)

DISA RITUALE QË KRYHEN ME GURIN

Në stinën e pranverës kur fshatarët dëgjojnë për të parën here qyqen, shpejtojnë të gjejnë një rrasë guri.Gurin e venë mbi kokë duke shqiptuar fjalët “Kreja ime gjur, kreja jote çull, t’munda”. Një rit të ngjajshëm e hasim në fshatin Kalisht të Gostivarit, ku njerëzit posa dëgjojnë qyqen bërtasin duke kënduar: “Mi marsh dhejmtat/ mërzijat ç’i kom”. Gurin e hudhin mbas shpine. Sapo dëgjojnë bubullimën e parë në pranverë, malësorët shpejtojnë ta mbështetin shpinën për murin e ndërtuar me gurë. I zoti i shtëpisë, në stinën e pranverës, kur i sosën drithërat, ai rrokullis një gur sa grushti në hambar ose kosh dhe thotë: “N’mot ma shaum bereqet Zoti dhashtë “.

Këto rite që ndërlidhen me gurin janë të shumta dhe s’mund të përfshihen në një punim të këtillë.

Për vajzën që bëhet nuse, vajzat e fshatit mbushin ujë në kroin e fshatit, ndërkohë që në krua tentojnë që të gjejnë një gur, të cilin e fusin në kuti, kurse me këtë ujë lahet vajza. Konsiderohet se është keq të humbasë ky gur, i cili ruhet në fund të arkës (çekmexhes), e cila shfrytëzohet për ruajtjen e gjësendeve me vlerë. Besohet se ky gur nusen do ta mbroje nga të ligat dhe magjitë eventuale.

Në Malësinë e Tetovës dhe të Gostivarit është zakon që fëmijët disa herë të hudhin me gurë pas vajza-nuse që del nga shtëpia dhe që niset me krushqit, njëherit duke ia përmenduar asaj emrin. Besohet se në të ardhmen bija e tyre do të ketë shëndet dhe jetë të mbarë familjare.

Në fshatin Gurgurnicë dhe Sallarevë të Tetovës kur dhëndrit i hiqen flokët ai ulet mbi një gur që jeta t’i shkojë mirë dhe fortë. Edhe kurbetçiu kur niset për të parën herë në kurbet të afërmit e përcjellin deri te shkëmbi i caktuar i fshatit. P.sh në fshatin Novo Sellë deri te “Kepi i Grave”. Kur personi vazhdon rrugën, të afërmit ulen mbi gurë. Pasi ai bën disa hapa pas kurbetçiut hudhet me gurë duke pëshpëritur fjalët: “Tët shkoje oudha, gurbeti, mbar,t’kesh shëndet”.(Edibe Selimi Osmani, »Disa këngë e rite të Ditës së Verës në fshatin Gurgurnicë të Tetovës«, Vlera Tetovë,nr.2,1995, f.31.)

Kur femrat shkojnë për të parën herë të korrin të lashtat ato marrin gjatë rrugës një gur, të cilin e lidhin në shami. Sa fillojnë me korrjen ato e lidhin shaminë për beli duke pëshpëritur tri herë fjalët: “Mjedisi jot çull, mjedisi im gur. Mjedisi im u boft gur, gruni n’çull”. Besimtarët japin dy shpjegime: për të lehtësuar lodhjen; në rastin tjetër të jenë të fortë e të shëndetshëm gjatë vitit dhe mos ndjejnë dhembje beli. (Po aty)

GURI ME BIRË QË KRYEN VEPRIME MAGJIKE

Gurët e Kultit të veçuar në natyrë populli i quan “Guri i xhallë”. Në disa gur me birë kryhen rite të veçanta për shërim për mbarësi, për fat në jetë. Në këto gurë kryhen veprime magjike nga femra moshash të ndryshme dhe janë të rrallë rastet kur te këta pelegrinazhe i takojmë edhe meshkujt, të cilët, gjatë veprimeve magjike, kalojnë nëpër zgavra. Në zgavrat dalëse i gjithë trupi i personit bie në kontakt me gurin. Veprimet kryhen tri të enjtet para Shën Gjegjit. Besimtarët i drejtohen gurit të shenjtë përmes lutjeve, dhuratave e riteve të ndryshme. Gratë, sterile apo shtatëzëna, kërkojnë ndihmë dhe besojnë se nëpërmjet veprimeve magjike do të gjejnë shërim, respektivisht do të mbeten shtatzëna. Të tjerat luten që të kenë fëmijë jetëgjatë, ndërsa vajzat dhe djemtë beqarë fat në martesë.

Kultin pagan në gur e hasim edhe në disa fshtra të Shkupit si “Guri i Xhallë” në fshatin Moranë të Karshiakës (Shkup) dhe “Gjuri Vërtakicës” 2-3 kilometra mbi fshatin Studeniçan (Shkup). Aty shkojnë gratë që nuk u rrojnë fëmijët, për çka flet dhe atributi “ i gjallë” që mban ky gur. Pastaj, në viset e Tetovës dhe të Gostivarit te “Guri i Grave” dhe “Gurra Llapoush” (Simnicë, Gostivar) fillohet me rite, duke përfunduar gjithçka mbi rrënojat e manastirit “Manastiri ka Panjat”. Gjithashtu kemi edhe emërtime të tjera sikurse “Gjuri i Shpuem” (Leshnicë e Epërme, Tetovë). “Guri i Sokolecit” (Kalisht, Gostivar). Të moshuarit e këtij fshati thonë se në afërsi të vendit të pelegrinazhit ka ekzistuar një manastir, ku ende shihen shenja të gurëve të themelit të këtij objekti kulti, por nuk mbahet mend emërtimi i manastirit. Ka mundësi që guri i kultit aty, me ato atribute, të jetë shumë më i lashtë nga koha kur qenë bërë kishat. Kishat do të jenë ndërtuar pikërisht pranë këtyre gurëve të shenjtë të kohës së paganizmit. Këta gurëz-pelegrinazhi, duhet të jenë me zanafillë shumë të lashtë, nga kulti pagan, që me kalimin e kohës janë krishterizuar apo islamizuar. (Edibe Selimi-Osmani, “Rite e besime popullore në viset eTetovës dhe të Gostivarit”,Shkup,1997,f.109-121)

Me këtë konstatim janë analoge edhe të dhënat e G.Frejzerit, M.Eliade, E-Z Isambert etj. Në vise të ndryshme të Europës ka pasur gurë e shkëmbinj të kultit pagan e pranë tyre janë vënë kisha, diku altarë ose kryqe duke i krishterizuar ato.( Mark Tirta, “Kulti i gurit ndër shqiptarët”, Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe etnologji, Prishtinë 2001 f.7-22)

Mendojmë se kështu ka ndodhur edhe në viset ku jetojnë shqiptarët e Maqedonisë. Kësi lloj pelegrinazhesh në viset shqiptare të Maqedonisë e më gjërë gjenden edhe në shumë vende të tjera. Në të arrdhmen shpresojmë se duhet të jenë objekt studimi brezash të ardhshëm.

P.sh. në fshatin Cërnilisht të Prilepit ndodhet guri me birë që quhet “Guri i Rushitit”, në fshatin Çafë të Gostivarit, gjithashtu një vend i njohur pelegrinazhi, gjendet “Guri i Çafës”. Vendasit thonë se është vend kulti ku nëpërmjet vrimës bariu shikon delet, me bindjen se do të pllenohen në të ardhmen.Përdoren edhe disa veprime magjike që kanë për qëllim plleshmërinë e kafshëve shtëpiake.

LEGJENDA DHE GOJËDHËNA PËR GURIN

Ekzistojnë edhe shumë legjenda për gurin. Në fshatin Kalisht afër Gurit të Shën Gjergjit ndodhet Guri i Vajzës (ose Guri i Deviçit). Thuhet se aty në një kohë të vjetër po kalonin motër e vëlla. Vëllai aty paska dashur të kapë motrën. Motra ka thënë: “Or Allah, loçka, ma mejr bonëm gur”. Pas çka ka ndodhur gurëzimi i të dyve. Sot shkëmbi ka formën e dy njerëzve, ndarë nga njëri tjetri me një të çarë. (Edibe Selimi-Osmani,vepër e cituar f.124)

Në fshatin Nerasht të Tetovës është e përhapur një gojëdhanë tjetër. Është fjala për takimin e dy palë krushqve që nuk lëshonin rrugën dhe u vranë ndërmjet vete, përfshirë edhe nuset. Sipas legjendës, nusja fituese është gurëzuar pasi ka thënë: “U bofshim gurë” (si guri) prandaj dhe quhet Gjuri i Nauses. Në afërsi gjendet guri me formën e arkës, i quajtur “Gjuri i Çekmexhes”, kurse afër është “Gjuri i Sofrës”, me formë të rrumbullakët. Janë gurëz që duket sikur mbijnë nga toka, në formë shtyllash të mëdha, fare të pa gdhendur, me lartësi gati një metër. Ndoshta aty janë varrosur njerëz para kushedi sa vjetësh.

Studjuesit e mitologjisë thonë se guri nuk është i shenjtë në vetvete, por ka diçka të veçantë, një forcë të fshehtë, një frymë që e bën të tillë, një forcë të ardhur nuk e di prej nga, në mënyrë të pakuptueshme, në rrugë hyjnore. (Mark Tirta, “Kulti i gurit ndër shqiptarët”,Prishtinë 2001, f.8.)

Në viset shqiptare në Maqedoni është e përhapur edhe legjenda e quajtur “Ka dal pjaka n’ston”, që flet për një plakë e cila niset drejt stanit e bindur se ka ikur dimri. Ajo shau marsin, por ndërkohë fillon të ftohet koha dhe të bjerrë borë e shi. E hipur përmbi kep ajo ka thënë: “Vili,vili roskopili,/vet jëm,/kërkujt dertin nuk ja këm”. Muaji shkurt pasi e ka dëgjuar ka thënë: “Mars he vlla,/ gjem tre ditë uha/ sa ta majti pqakën/ me xhith xhi ka”. Kështu plaka ngriu në bjeshkë me gjithë djemt, nuset, dhent e lopët. Të gjithë janë bë gurëz të bardhë. Këto gurëz gjenden përmbi fshatin Lisec të Tetovës, kurse vendi quhet “Te gjurzit e bardhë”. Të njetin emërtim e hasim edhe në shumë fshatra tjera malore . (Edibe Selimi Osmani “Nga mitologjia në trevat e Tetovës dhe të Gostivarit”, “Flaka” 9.12.1996,f.12)

Në fshatin Sërbinovë të Gostivarit gjendet shkëmbi karakteristik që vendasit e quajnë “Guri ke Vra Njerzit”. Është kep i madh me skepa, me formën e ballkonit. Kur hypim mbi këtë gurë poshtë duket vetëm mjegull. Në popull ekzistojnë legjenda të shumta. Pleqtë e fshatit thonë se prej thellësisë së gurit kanë dalë tollosuna. Kur janë afruar tollosunat fshatarët i kanë larguar me fjalë të buta “nouk u ngas mëm ngitni”. Thuhet se të gjithë personat që kanë hyrë brenda në vrimën e gurit nuk kanë dalë më jashtë, janë zhdukur”. (Shënuam nga Hasije Aliu, 80 vjeçare dhe Azize Mirtezani 91 vjeçare nga fshati Sërbinovë e Gostivarit).

Në raste të tjera gurë me elemente kulti, te të cilët zhvillohen apo nuk zhvillohen rite, janë objekte legjendash të ndryshme, kanë emra nga qënie të ndryshme mitike të panteonit shqiptar. Ndoshta këto vende kulti kanë lindur edhe në mesjetë, por gjithsesi se janë tepër të lashta

Etnologu i njohur shqiptar Mark Tirtja, eksplorues i shquar në kërkim të rrënjëve e të dëshmive të etnokulturës shqiptare, ndër të tjera shkruan se në disa raste besohet se gurëzit e veçuar me atribute kulti janë të mbirë nga toka apo të ardhur aty, pa ditur se prej nga kanë ardhur. Sipas këtyre besimeve në një kohë nuk kanë qenë aty e më vonë janë dukur. Pra, kanë në vetvete dhe diçka të veçantë. Nuk janë si gurët e tjerë të zakonshëm që gjenden në atë vend, në ato afërsi. (Bota shqiptare,botim i Ministrisë s’Arsimit,Tiranë,Nikaj 1843)

(Ky punim botohet në formë të shkurtuar. Referencat plotësuese janë menjanuar për shkak të natyrës së revistës)

LOBI- Shkup

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 22-9-2003 nė 12:11 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARJA AUSTRALIANE KONCERT NË VENDLINDJE

Këngëtarja austrialiane me origjinë shqiptare, Tania Emilia Doko, ka mbërritur në qytetin e saj të origjinës Pogradec për një vizitë dyjavore nëpër Shqipëri, për të shkelur dhe njohur nga afër këtë vend. Këngëtarja Doko, prej 10 vjetësh pjesëtare e bandës muzikore “Bachelor girl” është një emër mjaft i njohur i muzikës austrialiane. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ajo do të prezantojë karrierën artistike, ndërsa do të vendosë për dhënien e një koncerti të madh ‘live’ në vendin e origjinës. Banda në të cilën ajo këndon, “Bachelor girl” u krijua 10 vjet më parë kur kompozitori James Roche dëgjoi 18 vjeçaren Doko duke kënduar në një ‘pub’ të Melburnit. Krijimet e tyre ata i përmblodhën në albumin “Waiting for the day” ku fituan çmimin “ARIA” më 1999 për Produksionin më të mirë. Muzika ‘pop’ e tyre u rregjistrua në albumin e dytë “Dysfunctional”, një regjistrim në studion e bandës së Melburnit.

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-9-2003 nė 18:59 Edit Post Reply With Quote
SKICË PËR PORTRET

KALORËS NË SHKRETËTIRË

Por, kalorësi i kësaj “shkretëtire kulturore”, siç e quan Kim Mehmeti vendin ku vepron, siç duket vepron sipas parimit: bëje atë që mundesh dhe aq sa mundesh e të tjerët le të vlerësojnë ashtu si dinë dhe aq sa dinë. Apo, vepro dhe bëj gjëra nga të cilat, nëse nuk ke pse të mburresh, mjafton të mos kesh pse të turpërohesh . Mbase kjo është ajo që e mban “mbi kalë” edhe në rrethana kur të gjithë mendojnë se e ka “tejkaluar vijën e kuqe” me kritikat e veta.

Ali ALIU

I pyetur në një takim në Tiranë se si e ndjen vehten aty ku vepron, Kim Mehmeti u përgjigj shkurt: Si në mes të shkretëtirës! Në pyetjen e mëtutjeshme se si e përballon këtë kalërim nëpër atë shkrertëtirë, ai shtoi: “Kam mësuar të shijoj bukurinë e kaktusëve dhe të gjej prehje në oazat e pakta që kam – dy-tre miq që janë shumë më të mirë se unë dhe më durojnë të këtillë çfarë jam dhe fëmijët e mi që i dua më shumë se veten!” Këtë e thotë për veten shkrimtari i shkallës kombëtare dhe personaliteti i shquar i kulturës shqiptare. Me mbi dhjetë librat në prozë – tregime dhe romane – ai zë vend reprezentativ në letërsinë bashkohore shqiptare. Është i përkthyer edhe në disa gjuhë botërore. Botimi i romanit të tij “Fshati i fëmijëve të mallkuar” dhe i tregimeve në hapsirën e gjuhës gjermane, pati jehonë pozitive ndër faqet e shtypit letrar më prestigjioz të kësaj gjuhe. Në qarqet letrare dhe intelektuale të Tiranës dhe Prishtinës, i ardhuri nga “shkretëtira” gëzon reputacion të krijuesit të dorës së parë, është gjithmonë i mirëpritur. “Vetëm në Prishtinë dhe Tiranë ndjehem ai që jam – shkrimtar!” – thotë Kim Mehmeti. Ndërkaq, në Maqedoni, në Shkupin ku ka lindur dhe ku jeton, me që fatkeqësisht nuk eksiston opinioni letrar kulturor shqiptar, Kim Mehmeti shkrimtar është gati i panjohur. Njësoj si kallaballëku i Lidhjes në regjistrin e dhjetra, në mos qindra emrash. Por, ai, Kim Mehmeti, në këtë hapsirë është i njohur si kolumnist i talentuar, i rreptë dhe, sidomos i guximshëm: në çaste dhe situata kur rrallëkush e çel gojën, në çaste krizash dhe rreziqesh, ai është në ballë – në mbrojtje të kauzës shqiptare, në Maqedoni dhe në tërë hapësirën shqiptare.

Për Kim Mehmetin shkrimtar, në disa shkrime për veprën letrare të tij, kam shfaqur opinionin publik. Në vlerësimet e këtyre shkrimeve del e qartë bindja se proza tregimtare dhe romanore e Kimit, është një vlerë artistike që do t’i rezistojë kohës dhe se do të mbetet vlerë e përhershme në trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.

Por, Kim Mehmeti si publicist – polemist, është po aq atraktiv dhe origjinal, si edhe shkrimtar. Dhe në këtë fushë, në këtë sferë ai është një Kim tjetër, Kimi që kompleton kaptinën e jetëshkrimit publicistik të vet dhe të guximit të vet qytetar. Nga kjo perspektivë , siç u tha në fillim, Kim Mehmeti, në radhë të parë ka dëshmuar guxm, kurajo intelektuale, gati të vetme dhe të vetmuar më këtë pjesë të hapësirës shqiptare. Përballë oponentëve (gjithnjë kam parasysh shkrimet dhe dialogjet televizive të tij në mediat në gjuhën maqedonisht), Kimi ka rrezatuar refleks dhe shkathtësi të rrallë, dije dhe elokuencë të përsosur.

Në çastet dhe situatat më dramatike nga historia e viteve të fundit në këtë pjesë shqiptare, atëherë kur heshtin pushtetarë e lidershipa, kur nuk u dëgjohet zëri “intelektualëve” që çirren e rahin gjoks publikisht para miletit shesheve e nëpër mitingje, zëri që nuk ka munguar si protestë e revoltë, si akuzë kundër dhunës dhe si përkrahje kërkesës së drejtë të shqiptarëve, ka qenë thuajse vetëm ai i Kim Mehmetit. Le të kujtojmë reagimet e tij – gjithnjë në shtypin maqedonas dhe në atë të huaj, jo në sheshe ku shqiptarët i shesin patriotizëm njëri tjetrit – lidhur me intervenimin e policisë maqedonase në Gostivar, apo shkrimet e botuara gjatë konfliktit të armatosur shqiptaro-maqedonas në vitin 2001. Dhe shumë e shumë shkrime e polemika të tij, vënë përballë të gjithë reagimeve të intelegjencisë shqiptare, lidhur me situatën në fjalë në Maqedoni, janë të paarritshme.

Dihet poashtu se Kim Mehmeti nuk i ka mbetur borxh asnjë kritike apo sulmi publik në mediumet maqedonase, nga cila do ngasje apo motiv që i vjen. Dhe me që parimi dhe perspektiva nga cila i shtron ai çështjet (kryesisht nga sfera e barabarësisë së shqiptarëve në Maqedoni), kryesisht janë të drejta, nga të gjitha duelet e ngjajshme, Kimi del fitues. Në shumicën e këtyre debateve, lexuesi apo dëgjuesi shqiptar, e ndjen sikur ai, Kimi, flet me gjuhën e tyre, sikur e thotë atë që e ndjejnë edhe ata. Por, bie në sy se kjo nuk ndodh – apo më rrallë ndodh – edhe në mediumet në gjuhën shqipe! Pse?

Përkundrazi, në shtypin në gjuhën shqipe në Shkup - ku thuajse kurrë nuk është thënë diçka pozitive për të – herë pas here botohen shkrime që e sulmojnë Kim Mehmetin me reportoar të pasur ofendimesh. Cilët janë këta, pse e bëjnë këtë, nga cilat ngasje dhe nga ç’erëra dhe motivime? Pikërisht ky ishte shkasi që, para disa ditëve, lidhur edhe me një sulm të tillë, e pyeta Kimin pse nuk reagon, në përputhje me stilin dhe temperamentin e tij të njohur, pse hesht. Dhe ja cili ishte afërisht shpjegimi i arsyes së heshtjes së tij ndaj këtyre sulmeve: polemikën me oponentët maqedonas e kam më të lehtë, me që ata kryesisht e ruajnë një vijë që nuk guxon të kalohet. Ata, bie fjala, mund të më akuzojnë si nacionalist, si shovinist, si njeri që nuk e ka kulturën politike, që s’ka gjuhë dhe finesa diplomatike etj. etj. Por ama asnjëri dhe asnjëherë nuk më kanë thënë se nuk jam shkrimtar, përkatësisht se jam i shpikur, se jam pseudoshkrimtar, pseudointelektual, asnjëher nuk më kanë thënë se jam çalaman, se jam me një sy, se kam gërbë apo se nuk mund të më thuhet as tradhtar i kombit se nuk qenkam shqiptar. Se jam shkrimtar i madh apo i vogël e kanë thënë dhe e thonë kompentetet, për këtë se jam pa një sy, apo pa një krah, kjo duket në foto, në ekran. Të gjitha këto, në formë “letrash” lexuesish apo “editorialesh” më janë thënë në shtypin e këtushëm shqiptar, thotë ai. Sepse në këto media mund të thuash ç’të vjen në gojë, atë që të pjell fantazia e sëmurë nga zilia apo urrejtja, për të zbavitur atë shtresë lexuesish që thonë: e lexove, ia kishte shkërdhyer n… ai azgan gazetari Kim Mehmetit. E ky azgan gazetari është një hiç, një zero që ka në dipsozicion faqe gazete të një hiçi tjetër.

Kështu është në provincat e pakulturuara kulturore, thotë Kim Mehmeti. E din çka, vazhdon ai, kam vetëm një zili në vetvete: atë ndaj kolegëve të mi në Tiranë dhe Prishtinë, ku e di që edhe atje ka çmos, por ama gjen katër veta me të cilët mund të bisedosh hapur, ku, në mos më shumë dihet se edhe ai që të kritikon nuk i ka marrë orët letrare në ndonjë çajtore apo në selitë partiake por ka lexuar ndonjë libër. Unë nuk dua t’u bie në qafë atyre që mundohen të dalin nga pozita e inferioritetit shumëdekadësh, atyre që sot si edhe dje, e ndjejnë veten të fortë vetëm me mbulesën e ndonjë amblemi partiak, të cilët duke mos mundur t’u bëjnë ballë të fortëve në politikë u vërsulen të pambrojturve, prandaj edhe nuk më frymëzon e as më kënaq polemika me të tillë krtikë e oponentë në mediumet tona në Maqedoni. Përkundrazi, atyre u lejoj të stërviten, të shërojnë komplekset dhe frustracionet duke e “bërë Kimin copa”, me që janë të baltës dhe të brumit tim: e kuptoj fare mirë se ku u dhemb, cilin dhëmb e kanë të sëmurë, e di se nuk kanë mundur të realizohen të atillë çfarë janë, të zhvillohen në mënyrë të natyrshme njësoi si bashkëqytetarët tanë maqedonas, kritikat e të cilëve më inspirojnë sepse përballem me ata që mendojnë se ne nuk dimë dhe nuk mundemi. Të mos keqëkuptohemi: ka shqiptarë këtu - e lere më në Tiranë e Prishtinë - të cilëve unë u përkulem, të cilët më japin krah dhe guxim, por për fatin tim ata deri tani nuk më kanë kritikuar, me siguri duke e ditur se nuk do të mund t’u përballoja kritikave të tyre, - e përfundon sqarimin e heshtjes Kimi me një buzëqeshje.

Mbase Kim Mehmeti ka të drejtë. E tëra kjo që ndodh me të në mjedisin ku jeton dhe vepron përbën portretin grupor të provincializmit tonë. Përbën panoramën e “shkretëtirës” kulturore dhe mediale në të cilën më vështirë e kanë ata që veprojnë sipas parimit: vlerëso dijen dhe veprat e tjetrit, mirëpo kujdesu për nderin e tjetrit njësoj si për tëndin! Si edhe ata që nuk bëjnë asgjë për t’u stolisur me diademat populiste të thurura me fjalë të mëdha e aspak punë, por duke e ditur se njeriu ka vetëm “dy gishta ball”, se mund t’i gënjesh të tjerët, por jo edhe vetveten, se është lehtë të “shqiptarosh” mes çajtoreve dhe shesheve përplot me shqiptarë, por shumë vështirë është të mbrosh dinjitetin vetjak - me atë edhe atë grupor - kur përballesh me ata që mendojnë se ende jemi në fazën e sharaxhinjëve, ku janë aq të kollajshme dhe aq të bollshme ofendimet primitive. Por, kalorësi i kësaj “shkretëtire kulturore”, siç e quan Kim Mehmeti vendin ku vepron, siç duket vepron sipas parimit: bëje atë që mundesh dhe aq sa mundesh e të tjerët le të vlerësojnë ashtu si dinë dhe aq sa dinë. Apo, vepro dhe bëj gjëra nga të cilat, nëse nuk ke pse të mburresh, mjafton të mos kesh pse të turpërohesh. Mbase kjo është ajo që e mban “mbi kalë” edhe në rrethana kur të gjithë mendojnë se e ka “tejkaluar vijën e kuqe” me kritikat e veta. Mbase kjo është ajo që oponentët e tij maqedonas i çon t’u ikin polemizimeve dhe debateve publike me të ndërsa mediumet shqiptare në Shkup t’a heshtin apo përmendin vetëm në kontekst të “askushit”. Ndërkaq ai shpesh di të thotë: të tillë do vazhdojmë t’i kemi oponentët dhe replikuesit publikë - nuk mund t’i kemi më të mirë nga ç’i meritojmë.

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 1-10-2003 nė 13:13 Edit Post Reply With Quote
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT CELET NE PRISHTINE

Eshte celur fundjaven e shkuar ne kinemane ABC ne Prishtine, Festivali i Pare Nderkombetar i Filmit, ne te cilin, gjate dhjete diteve te zhvillimit te tij, do te shfaqen 21 filma artistike nga vende te ndryshme. Festivali nuk ka karakter garues dhe objektivi kryesor i tij eshte ringjallja e kinemase ne Kosove duke inkurajuar rritjen e audiences.

Festivalin e ka celur filmi shqiptar "Yllka", me regji te Ylli Pepos, ne qender te se cilit jane vendosur dy tregime per dy gra, te cilat kerkojne dashuri dhe lumturi ne Shqiperine postkomuniste dhe ne Zvicer. Gjithashtu, keta filma do te shfaqen edhe ne Peje e Mitrovice. Nderkohe filmat e tjere pjesemarres ne festival jane:

"Hinterholz 8" subjekti i te cilit paraqet nje familje austriake qe i tejkalon pengesat financiare, duke e ndjekur endrren e saj qe ta kene shtepine e tyre, "Nordrand", ku tregohet historia e pese te rinjve me prejardhje te ndryshme etnike qe takohen ne Vjene dhe per nje kohe te shkurter nderthuret jeta e tyre, endrrat dhe deshirat,

"Gori vatra", nje komedi e zeze per perpjekjet e renda ne nje qytet boshnjak, per te krijuar demokracine per mbikeqyresit nderkombetar brenda 7 ditesh, "Tito", nje tjeter komedi per nostalgjine ndaj komunizmit si nje atraksion turistik ne nje ishull kroat, "Crvena prashina", nje drame rreth mafias kroate ne prage te luftes

"La Vie Revee des Anges", "Ridicule", "Un monde sans pitie", "Au revoir, les enfants" etj.

KJ

“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-10-2003 nė 18:54 Edit Post Reply With Quote
ELIZA DUSHKU ME SHQIPËRINË NË ZEMËR NË HOLLYVOOD

Eliza vjen nga një familje me baba shqiptar e nënë daneze. E lindur në Boston në 30 Dhjetor 1980 Eliza debutoi për herë të parë në film në moshen 10 vjecare. Nje vit më pas ajo mundi të siguronte një vend përkrah Leonardo Di Caprio dhe Roberto DeNiro në filmin “This Boy’s Life”. Së fundi është prezantuar në një film në të cilin ajo në veshjen e saj e ka edhe shqiponjën.

Eliza Dushku, me Shqipërinë në zemër në Hollyvood. Tashmë një aktore e mirënjohur dhe e suksesshme në Hollyvood, dhe për këtë padyshim që s’do koment. Ajo ka luajtur disa role dhe ka po kaq suksese të arritura në fushën kinematografike me emrin më të madh botëror. Por së fundi ajo që në fakt bie publikisht në sy të opinionit botëror është “deklarata” e saj publike me fotografinë në filmin e saj të fundit hollyvudian, tek i cili shfaqet me një bluzë me shqiponjën në mes të gjoksit, simbolikën shqiptare të flamurit kombëtar, përkrah partnerit të saj në film, edhe ky me emër të madh në këtë skenë botërore.

Kur e shikon foton e kupton qartë jo vetëm deklaratën pa zë të saj, por edhe do të kuptoni se ku i fle zemra aktores së madhe shqiptare të përmasave Hollyvudiane. Ajo nuk është as rastësi as edhe ndonjë befasi. Ajo është vetë pasqyra reale e së madhes Eliza Dushku. Ndoshta vetë kjo foto është edhe një mesazh më shumë për të gjithë ne që jemi dyerve e strofkave të Perëndimit. Është një mesazh më shumë për të thënë me krenari, se jemi e do të vdesim shqiptarë. Kjo është më shumë se një realitet edhe për të thënë se talenti është talent dhe për të nuk ka asnjë kufi, as edhe në kuadrin e orrigjinës apo, racës e orrigjinës.

Kështu Eliza Dushku edhe në këtë rast është vëmendja e veçantë shqiptare në arenën botërore’ por jo vetëm kaq dhe një emër më shumë në piedestalin e lavdishëm shqiptar, icili është lartësuar nga njërëz të shquar gjithmonë, duke lënë kështu gojëhapur gojërat e këqija për ne shqiptarët.

NJË EMËR QË NA SHTON KRENARINË: ELIZA DUSHKU

Ndonëse pothuajse e panjohur nga auditori shqiptar Eliza ështe tepër e njohur në Amerikë dhe Evropën Perëndimore. Ajo është renditur e pesta në listen e vajzave më të dëshiruara sipas anketes te zhvilluar nga askmen.com duke lënë mbrapa bukuroshen angleze Catherine Zeta Jones dhe këngëtaren amerikane Beyonce Knowle.

Eliza vjen nga një familje me baba shqiptar e nënë daneze. E lindur në Boston në 30 Dhjetor 1080 Eliza debutoi për herë të parë në film në moshen 10 vjecare. Nje vit më pas ajo mundi të siguronte një vend përkrah Leonardo Di Caprio dhe Roberto DeNiro në filmin “This Boy’s Life”.

Ne vitin 1993 deri ne vitin 1996 Eliza u shfaq përseri ne ekranin e televizorit krah aktoreve te njohur Jamie Lee Curtis, Arnold Schwarzenegger , Paul Raiser e Jim Belushi në filmat “True Lies”, Bye Bye Love and “Race The Sun”.

Pas kësaj, gjatë dy viteve të fundit të shkollës së mesme, Eliza u shkeput nga kinematografia per t’ju përkushtuar studimeve. Duke qënë një profesoreshë universiteti e ëma gjithmonë i ka theksuar Elizës rëndësinë e shkollimit. Ne të vërtetë Eliza u regjistrua në Suffolk University për të qenë edhe pranë nënës së saj e cila punon atje. Ajo mori dhomën e konviktit dhe po planifikonte posterat që do të ngjiste ne mur. Madje ajo zgjodhi edhe lëndët që do studionte duke vrarë mendjen nëse do të zgjohej dot që në 9-të të mëngjesit apo jo.

Pikërisht në këto momente një telefonatë nga agjenti i saj i dha lajmin se i kishte ofruar rolin Faith në hitin amerikan “Buffy the Vampire Slayer”. Kështu, pa e filluar ende, Eliza la mbrapa jetën studentore në qytetin e ftohtë të Bostonit për një karrierë në Hollywood.

ELIZA PO VJEN NË SHTËPI

Debutimi i saj tek “Buffy the Vampire Slayer”, nje film tepër i pëlqyer si nga publiku ashtu edhe nga kritikët e kinematografisë e vuri Elizën në listën e aktorëve me të kërkuar të Hollywood-it. Kështu ajo siguroi rolin kryesor tek filmi “Angel” dhe më pas në komedinë “ Bring it On”.

Në një intervistë për Detroit Free Press Eliza bëri të ditur se kohët e fundit asaj i ishte bërë një ftesë për të vizituar Shqipërinë. “Madje presidenti më ftoi të qëndroja në pallat, por mua më duhej të qëndroja këtu për të promovuar filmin tim. Jam e sigurt që do të shkoj”,-thotë ajo dhe më pas shton:”Mos u shqetëso Shqipëri, Eliza po vjen në shtëpi”.

-------------------------------------
Emri i plotë: Eliza Patricia Dushku
Vendlindja: Boston, Massachusettes
Sytë: Kaf
Flokët: Kaf
Filmat më të rëndësishëm ku ka aktruar:
1.) Jay and Silent Bob Strike Back (2001)
2.) True Lines (1994)
3.) Bring it On (2000)
4.) Buffy dhe Vampire Slayer(1999)
5.) Soul Sourvivor (2001)

Tali ka atashuar kėtė imazh:

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 7-10-2003 nė 09:00 Edit Post Reply With Quote
Pėkthimi i letėrsisė shqipe, exodus nė Shkodėr

Edicioni i parë i takimit ndërkombëtar të përkthyesve të huaj të letërsisë shqipe

E.D

Zhvillimet e letërsisë shqipe në dekadën postkomuniste, përkthimi i saj në gjuhët e mëdha të kulturës do të trajtohen gjerësisht në të parin takim “Shtegtimet letrare-Exodus 2003”, organizuar nga Minstria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në qytetin e Shkodrës më 8-12 tetor. Edhe pse pesha më e madhe në takimin që organizatorët synojnë ta bëjnë të përvitshëm, i jepet përkthimit dhe trajtesave mbi letërsinë shqipe nga përkthyesit e huaj, janë një sërë takimesh ku pritet të prezantohet një hartë e zhvillimit të letërsisë edhe nga të ftuarit nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.
Sipas organizatorëve pranë drejtorisë së kulturës së shkruar dhe komunikimit, arsyet që çuan në realizmin e këtij projekti kanë të bëjnë ngushtësisht me fatin e letërsisë shqipe në këto vjet, mënjanësinë prej mungesës së vlerësimit të kritikës dhe nivelit të ulët të informimit e të publikimit. Po në një nivel të tillë të pakënaqshëm mbetet edhe njohja e letërsisë së sotme shqipe dhe integrimi i saj në tregun ndërkombëtar të librit. “Shtegëtimet letrare-Exodus 2003” që nis nesër në Qytetin e Paqes në Shkodër është një ekspoze e krijimeve më të fundit të shkrimtarëve shqiptarë.
Disa lektorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do organizojnë në ditët e takimit ligjërata informative mbi rrjedhat e poezisë, prozës dhe dramaturgjisë shqiptare në trevat ku ajo zhvillohet. Janë ftuar Sabri Hamiti, Migjen Kelmendi e Ali Podrimja të cilët do të flasin për zhvillimet e sotme të letërsisë shqiptare në Kosovë, Kim Mehmeti e Ali Aliu për zhvillimet në Maqedoni. Përkthyesit e huaj do flasin për nivelin e përfaqësimit të letërsisë shqiptare në vendet respektive. Kështu është Odile Daniel që do të referojë për letërsinë shqiptare në gjuhën frënge, përkthyesi Hans Joachim Lankch për letërsinë shqiptare në gjuhën gjermane, Ramon Sanchez për letërsinë shqiptare në gjuhën spanjolle, Ernest Andreës për letërsinë tonë në gjuhën angleze, Dorota Horodiska për letërsinë shqipe në gjuhët sllave, ndërsa studiuesi dhe përkthyesi Robert Elsie do të flasë për "Letërsia shqiptare në tregun ndërkombëtar: ëndrra dhe realiteti". Nuk do të mungojnë leximet publike nga shkrimtarët shqiptarë dhe dy artistët Ema Andrea e Fatos Qerimi do të realizojnë një performancë mbi veprën poetike të Zef Zorbës.

Shekulli
07/10/2003

“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 21-10-2003 nė 07:31 Edit Post Reply With Quote
Poetėt e rajonit nė “Ditėt e Naimit”

Alma Mile

Poeti i madh Naim Frashëri ka mbledhur në Tetovë, poetë dhe shkrimtarë, jo vetëm nga rajoni i Ballkanit, por edhe Italia, Gjermania dhe Anglia. Manifestimi Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit 2002" , nuk ka qenë thjesht një aktivitet për nder të Naim Frashërit, por edhe njohje e ndërsjelltë e krijimtarisë letrare dhe artistike të rajonit. Për Shaip Emërllahun, drejtor i Drejtorisë së Manifestimit Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit 2002", në këtë manifest tradicional ku çdo vit kanë qenë të pranishëm figura të njohura të letrave dhe akademikë shqiptarë dhe të huaj, e veçantë ishte përurimi i shtatores së poetit kombëtar Naim Frashëri. Statuja e tij në bronz është punuar nga vëllezërit Loka, ndërsa është vendosur në sheshin përpara Pallatit të Kulturës, në qytetin e Tetovës. Gjatë ditëve të këtij aktiviteti u hapën edhe ekspozita nga piktorët e trevave shqiptare, ku u shpalos tradita shqiptare, kostumi popullor e deri tek pikat më të njohura turistike. Organizimi e akademisë solemne, orët letrare, ekspozitë pikture me autorë shqiptarë, promovime librash, referate për figurën e Frashërit, leximet nga poetët pjesëmarrës, ekzekutime pjesësh në piano, vizita në monumentet historike - kulturore të Tetovës dhe në qytetet muze të Krujës dhe të Beratit, përbënë panoramën e aktiviteteve kryesore të organizuar me këtë rast. Të pranishmit gjatë këtij aktiviteti hodhën idenë e kthimit në traditë të takimeve me poetë dhe artistë, jo vetëm në Tetovë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, siç ishte takimi i këtij edicioni në qytetin e Krujës dhe të Beratit. Edicioni i parë i Festivalit të Poezisë "Ditët e Naimit" u zhvillua në tetor të vitit 1997, në qytetin e Tetovës.

Shekulli
21/10/2003

“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 22-10-2003 nė 07:45 Edit Post Reply With Quote
Revista "Pro Kultura"

"Pro Kultura" në njëqindvjetorin e vdekjes së De Radës

Këtyre ditëve doli nga shtypi numri më ri i revistës për art, kulturë dhe shoqëri " Pro kultura". Edhe ky numër vjen përpara lexuesit me një përmbajtje të pasur, me emra të njohur të letrave shqipe, me eksplorime moderne mbi temën "Dinamika identitare dhe hapësira publike", si dhe me një prezantim të gjerë mbi figurën e poliedrike të Jeronim De Radës. "Pro kultura" denjësisht shënon njëqindvjetorin e vdekjes së Jeronim De Radës. Në faqet e saj figura e Jeronim De Radës shpalohet në dritën e studimeve më të reja nga autorë të shumtë nga hapësira mbarëshqiptare. Eksplorimet më të reja të autorëve shqiptarë gjithanshëm prekin krijimtarinë e De Radës, biografinë dhe relacionet e tij me figurat të rëndësishme shqiptare dhe europiane të asaj kohe. Studiuesi nga Shqipëria Moikom Zeqo, ekskluzivisht prezantohet me editorialin e tij "Amëshimi i De Radës", me studimin tepër interesant mbi gjenezën e poemës "Këngët e Milosaos" të titulluar "Himara është gjeneza e Milosaos së De Radës", si dhe me një ese mbi figurën dhe krijimtarin e fituesit të sivjetëm të "Mbrëmjeve strugane të poezisë", Tomas Transtromer. Shkrimtari dhe studiusi Luan Starova, sjell përpara lexuesve të "Pro kulturës" konvergjencat gjuhësore ndërmjet De Radës dhe Faik Konicës. Në esenë e tij të titulluar "Kontinuiteti i një paradigme gjuhësore" Luan Starova shpalon gjerësisht pikëtakimet dhe tendencat proeuropiane të gjuhës shqipe, të artikuluara në krijimtarinë e dy kolosëve të romantizmit shqiptar. "Mund të vërehet një kontinuitet mes "aksionit gjuhësor" të De Radës dhe atij të Konicës. Kjo përfaqëson një urë e cila shqiptarët i orienton kah kultura dhe qytetërimi europian", shkruan në esenë e tij, Luan Starova.

"Pro kultura" sjell për lexuesit e saj edhe studimin e Dr. Robert Elsie-it " Jeronim De Rada dhe letërsia arbëreshe e shekullit të nëntëmbëdhjetë", trajtesën e Dr. Gjovalin Shkurtajt "Gjuha dhe shpirti i arbërit në veprën e Jeronim De Radës" etj..

Përmes temës së zgjedhur në këtë numër "Dinamikat identitare dhe hapësira publike" të autorit Manuel Delgado Ruiz, profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Barcelonës, "Pro kultura" shpërfaq përpara lexuesit trajtimet më moderne mbi identitetet dhe mbi procesin e përbotësimit (globalizimit) të kulturës.

Në rubrikën "Faqe të zgjedhura" - Pro kultura prezanton: Agron Tufën, Lindita Ahmetin, Beqë Cufaj etj..

Galeria e "Prokulturës" në këtë numër prezanton pikturat e krijuesit të dëshmuar tetovar, Nehat Beqiri. Dy tërësitë tematike të kësaj reviste, edhe në këtë numër vërtetojnë konceptin e hapur të saj , gjakimin i revistës për të kuptimësuar trekëndëshin e etnicitetit nëpërmjet pasurimeve dinamike të identitetit kulturor, universales dhe dialogut, gjegjësisht hapjes ndaj sensibiliteteve të ndryshme, ndaj shumëllojshmërisë kuluturore përgjithësisht.

Copyright © Media Enter 2003

“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 22-10-2003 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Shkodra, njė javė me gjuhėn italiane

Anila Dushi

Është hapur në Shkodër java e tretë e gjuhës italiane në botë, gjatë të cilës konsullata italiane në Shkodër do të zhvillojë disa aktivitete. Kjo javë është hapur me inaugurimin e sallës së informatikës, pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër. Salla do t’i përkasë seksionit dygjuhësh italo-shqiptar. Pedagogë italianë së bashku me kolegë të tyre shqiptarë në vitin e katërt të kësaj shkolle do të mund të japin gjysmën e lëndëve drejtpërdrejt në italisht ndërsa diploma e kësaj shkolle njihet edhe në Itali. Kjo lejon regjistrimin e nxënësve shqiptarë në universitetet italiane jashtë kontigjentit të parashikuar për studentët e huaj. Për 160 nxënësit e regjistruar do të dërgohen materiale didaktike dhe janë planifikuar udhëtime në Itali, seminare e fonde për mësuesit. Aktivitetet kanë vazhduar me një koncert në gjuhën italiane të korit polifonik “Prenk Jakova”. Eshtë planifikuar dhe shfaqja e dy pjesëve të filmit “Novecento” pranë departamentit të italianistikës, leksione të profesorëve italianë koncert me muzikë shqiptare etj. Një vend të veçantë zë dhe paraqitja e projektit të restaurimit të fototekës “Marubi”.

shekulli

“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 23-10-2003 nė 20:05 Edit Post Reply With Quote
ZBULOHET MURI ROMAK NË TIRANË

Në një lagje të Tiranës janë zbuluar disa fragmente muresh që i përkasin fillim shekullit të katërt. Specialistët mendojnë se është një sterë (ku depozitohej uji), e cila gjendet shumë pranë gjurmëve të vilës romake. Stera ka dimensionet 1.3 metra me 2.7 metra dhe është e thellë rreth 2 metra e 20 centimetra. Pas nxjerrjes në dritë të këtyre fragmenteve murale, gërmimi ka vijuar edhe më tej në krahun verior, ku kanë dalë edhe tre këmbë shkallë me një teknikë tullash që janë të njëjta me pjesën tjetër të vilës romake. Specialistët nxorën përfundimet se ajo ishte një vilë romake e shekullit të tretë të erës sonë, që më pas në fillim të shekullit të katërt u përshtat dhe u kthye në një shtëpi kristiane (domus eklissia), ku mblidhej komuniteti i kësaj zone. Sipas studimeve të prof.Aleksandër Meksit thuhet se, kjo i përket periudhës parakostandiniane, sepse në kohën e Kostandinit, kishte një tjetër formë, ndërtimi religjoz kristian. Kjo është një formë më e hershme ndërtimi dhe i përket çerekut të parë të shekullit të katërt.

LOBI

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 27-10-2003 nė 20:57 Edit Post Reply With Quote
FILMI KOSOVAR “EXIT” FITON ÇMIM TË PARË NË ZVICËR

Filmi kosovar “EXIT”, i regjisoreve Lendita Zeqiri dhe Blerta Zeqiri, është vlerësuar me çmimin e parë në Festivalin e filmit në Lozanë të Zvicrës, “Lausanne Underground Film & Music Festival”.

Filmi kosovar “EXIT”, i regjisoreve Lendita Zeqiri dhe Blerta Zeqiri, është vlerësuar me çmimin e parë në Festivalin e filmit në Lozanë të Zvicrës, të emërtuar “Lausanne Underground Film & Music Festival”, që u mbajt para disa ditësh. Ky film gjithashtu, u shpall filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër të këtij viti. “Exit” është pikërisht filmi që mori para disa muajsh “Grand prix” në festivalin e filmit në Kanë të Francës. Realizuesit kanë thënë se filmi se “Exit” do të rixhirohet, për të realizuar kështu, një film me metrazh të plotë. Si një produksion i “Paris 8” për filmin “Exit”, (Dalja) po mendohet për rinisjen e xhirimeve. “Exit” është film 30-minutësh, ku jehona e luftës në Kosovë dhe ngjarjet e pazakonta, përplasen keq me njëra-tjetrën. Një situatë e habitshme, që vë përballë botëkuptimet e tre njerëzve në këto rrethana lufte. Ky është thelbi i këtij filmi, i cili ka konkuruar mes shumë filmave të producentëve të njohur në Lozanë.

Gjurmët e luftës së fundit në Kosovë, kanë zënë vend në ngjarjet e këtij filmi. Tre personazhe fshihen në një apartament për të shpëtuar jetët e tyre. Aty mungojnë shumë gjëra, ushqimi dhe informacionet në lidhje me atë se, çfarë po ndodhte jashtë. Kjo e bën situatën edhe më të tendosur. Mes tyre, krijohet një miqësi e ngushtë, të cilën nuk e kanë patur më parë, por në të njëjtën kohë, kjo situatë e pazakontë, i largon ata nga njëri-tjetri si asnjëherë më parë.

LOBI

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-11-2003 nė 20:35 Edit Post Reply With Quote
INVA MULA SUKSES NË PEKIN

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula ka marrë pjesë në një koncert sinfoniko-vokal në kuadër të Festivalit Tradicional të Muzikës Klasike që po zhvillohet në kryeqytetin kinez, Pekin. Përgjatë dy orë e gjysmë, Inva Mula, ka interpretuar në dy pjesët e këtij koncerti operat e njohura “Rigoletto” dhe “Traviata”. Sopranoja shqiptare është shoqëruar gjatë këtij koncerti nga orkestra e njohur “La Fenice” e Venecias, nën dirigjimin e të mirënjohurit Paolo Olmi. Në shfaqje ka marrë pjesë edhe kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe autoritete të larta kineze.
“Jeni një këngëtare e shkëlqyer dhe me një elegancë skenike për t’u admiruar”, i ka thënë kryeministri italian Inva Mulës, e cila ka kënduar disa herë me tenorin e njohur spanjoll Placido Domingo. Festivali Tradicional i Muzikës Klasike organizohet çdo vit në kryeqytetin kinez, nën kujdesin e vajzës së Presidentit të Republikës Popullore të Kinës Deng Xiao Ping dhe bashkëshortit të saj.

Tali ka atashuar kėtė imazh:

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 18-11-2003 nė 21:10 Edit Post Reply With Quote
Franca2 17.11.2003

INVA, TË FALEMINDERIT PËR SPEKTAKLIN

Mbrëmë edhe pse tepër vonë, në tv franca2 pash një reportazh që në organizim të vetë sopranes së madhe shqiptare Inva Mula bëhej në të vërtetë një reklamë e madhe për vetë Shqipërinë.

Inva, soprane, por edhe ambasadore e madhe e tokës shqiptare. Ajo së bashku ma kameramanët françez me plot gëzim tregonte Shqipërinë shikuesve françez realitetin, bukuritë natyrore- Butrintin-qytetin e vjetër Ilir, ku edhe mbajti spektaklin në amfitetrin antik të Butrintit.

Ka kohë që nuk kam ndjerë këso kënaqësie, dhe mua më rrjedhnin lotët kur Inva në gjuhën françeze ju thonte botës mbarë, me theks perfekt françez: C'est n'est pas joli notre mer?(A nuk është i bukur deti ynë)? E sikur të shkonim të lahemi çka do të thonit? Eh! Sikur të kishim pak kohë, do të shkonim, por ja që duhet të punojmë për pregaditjen e koncertit-thoshte ajo plot gëzim dhe buzëqeshje të sinqertë!

Rruga prej 250 km zgjati plot 12 orë (!!!) deri në qytetin antik të Butrintit. Kur arritën atje Inva duke ushtruar zërin shikonte bukuritë e qytetit antik, por edhe thoshte: Këtu ndjej një kënaqësi të madhe. Shikoni çfar bukurie është ky qytet. Në ndërkohë televizioni tregonte Invën duke kënduar...ah! Çfar zëri, të të pushojnë veshët dhe të çlodhesh. Kjo reportazh edhe pse 40 min. më kaloji shumë shpejt, tepër shpejt bile!

Inva të faleminderit

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 20-11-2003 nė 21:42 Edit Post Reply With Quote
“EDENI I BRAKTISUR” NË KIEV, FILMI MË I MIRË SHQIPTAR

Filmi i regjisorit shqiptar Eno Milkani fiton çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në edicionin e 33-të të Festivalit të Kievit në Ukrainë.

“Edeni i braktisur” ende nuk është shfaqur premierë në Tiranë, por këtë mundësi do ta ketë në Festivalin e Filmit në Tiranë .

Në seksionin ku fitoi filmi shqiptar konkurruan 28 filma europian.

“Edeni i braktisur” i Milkanit është një realizim sipas skenarit të Roland Gjozës. Për 20 minuta jemi në fshatin e Qeparosë ku të vjetërit ndjekin vdekjen e njëri-tjetrit. Ardhja e një fëmije pas braktisjes së fshatit nga emigrimi i bijve është për ta ardhja e një ëngjëlli blu, ëngjëll i shpëtimit. Pleqtë e pagëzojnë, i këndojnë, deri ditën kur edhe ai do të shkojë tek të vetët, në emigrim. Ky është filmi i parë i Eno Milkanit që ka për producent shtëpinë filmike “G&G FilmPro” të Besnik Bishës dhe vjen si një bashkëprodhim me Top Chanel.

LOBI

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 24-11-2003 nė 23:12 Edit Post Reply With Quote
NË TIRANË ZBULOHET NJË VENDBANIM ROMAK

Dalin në sipërfaqe zbulime të reja, mbi lashtësinë e kryeqytetit shqiptar. Gërmimet e kryera për zgjerimin e një rruge të Tiranës, kanë nxjerrë objekte të rralla, që dëshmojnë për antikitetin romak të Tiranës, ka bërë të ditur gazeta “Korrieri”. Drejtori i Institutit të Monumenteve Gjerak Karaiskaj ka thënë se është vështirë që të bëhen gërmime që do të saktësonin fillimet reale të Tiranës, për shkak të vështirësive urbane. Janë gjetur tre skulptura të rralla, krejtësisht të paprekura, të cilët i kanë habitur arkeologët e rinj, që njëherit kanë konfirmuar bindjen dhe dyshimet e më të vjetërve për ekzistencën e një vendbanimi antik, sipër së cilit është ndërtuar një bllok i tërë me pallate.

LOBI

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 9-12-2003 nė 20:02 Edit Post Reply With Quote
DY ZBULIME TË MËDHA PËR SKËNDERBEUN

“Fillimi i dy zbulimeve interesante” për heroin kombëtar ka nisur përmes një vëzhgimi të publicistit dhe shkrimtarit Visar Zhiti. Ai ka hulumtuar në Romë në librin e një autori vendas, për pasardhësit reale, që jetojnë, të Skënderbeut dhe një portret të panjohur të Rembrandit për heroin, që pas vjedhjes, tashmë kërkohet nga Interpoli
Libri i fundit i autorit italian Gennaro Francione, “Skën­derbeu një hero modern” (hero multimedial), kushtuar atij, është një sprovë, nga ku fillojnë dhe dy zbulime interesante për shqiptarët. Kjo dëshmi na ka ardhur nga shkrimtari i njohur Visar Zhiti, që është njëkohesisht mik i autorit dhe që ka hulumtuar nga faktet e tij, njofton “Korrieri”.
Thelbi i dëshmisë, që i intereson publikut shqiptar, është se “Lisi i gjakut”, i familjes së Kastriotëve gjallon. Zhiti ka takuar një prej pinjollëve Kastriotas në Romë. Fakti tjetër interesant është që piktori i madh i shekullit të XVII, Rembrand, i ka kushtuar një nga portretet e tij. Deri vonë, pak para se të grabitej, ajo ka qenë pjesë e inventarit privat të pinjollëve Kastriotas në Itali. Për fat të keq, kemi imazhin e Rembrandit, por jo origjinalin, që është grabitur dhe tashmë është në kërkim te Interpolit. Alessandro e Giulio Castriota Scanderbeg D’Albania janë emrat e dy vëllezërve Kastriotas, që e kanë nënshkruar hyrjen e librit dhe që nuk kanë sesi mos të mrekullojnë me titullin e tyre “Castriota Scanderbeg D’Albania”. Të dy pinjollët e sotëm, me profesione njëri mjek dhe tjetri magjistër administrativ përbëjnë sipas autorit italian, pasardhësit e tij të vërtetë.
Vepra është e ndarë në tri pjesë, ku në të parën “Histori e sipërfaqshme e shqiponjës dykrenore” me tetë kapituj jepen të dhëna për familjen e Gjergj Kastriotit, për Lidhjen e Lezhës, betejat, kështjellat, luftëtarët, krushqitë e princave shqiptarë, udhëtimet dhe fitoret e Skënderbeut dhe në Itali, pasardhësit, etj. Kurse në pjesën e dytë: “Histori e thelluar e shqiponjës dykrenore”, autori flet për arbëreshët në Itali, për këngët dhe vallet e tyre, zakonet, për Kanunin e Lekë Dukagjinit, për demokracinë e tij barbare, për Besen dhe Kanunin sot, për bektashizimin, për rapsodët, madje dhe për kafshët dhe përbindshat e Skënderbeut, etj. “Pjesa e tretë e librit është befasia më e bukur, letërsi të mirëfilltë, një dramë e re e autorit Gennaro Francione, ‘Shkalla e Skënderbeut’ me 12 skena dhe një epilog, me konceptim modern duke përngjarë njëkohësisht me dramat e antikitetit, ku shfaqen kori dhe të vdekurit. Personazhet janë historikë, realë, që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Donika e tij, Lek Dukagjini dhe princa të tjerë, mbreti i Napolit”, ka thënë Zhiti.
Duke iu kthyer portretit, Zhiti ka thënë se “është detyrë e specialistëve të përcaktojnë, unë vetëm informoj për herë të parë këtu për një mundësi të tillë: portret i Skenderbeut nga Rembrandi”.

Tali ka atashuar kėtė imazh:

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 14-12-2003 nė 15:29 Edit Post Reply With Quote
Tregim: Shqip dhe Anglisht

LESI

Në orët e vona të asaj mbasdreke Deni u nis me një trastë në dorë për ta gjetur mikun e tij. Në kokë i silleshin një mijë mendime: “Lesi e ka mbijetuar luftën. Lesi është gjallë.
Është e mundur të më ketë harruar? “Po sikur…!” Deni me një ecje të pazakontë kaloi përmes katundit duke mos i vërejtë shtëpitë e djegura e të demoluara, muret e shkruara me grafite banale me alfabet çirilik, as zhurmën e fëmijëve të kthyer në shtëpitë gërmadha prej kampeve pas tre muajëve. Te përroska, aty përtej varrezave të katundit, u ndal. Hapi sytë dhe vërejti përtej rrugës një shirit të kuq, që vazhdimisht e luhatte era. Këtu duhej të ishte vendi ku e kanë parë Lesin. Në bregun pak përmbi përroskë dalloi Lesin që po vinte linkthi drejt tij: Ja ku është, thirri, i entuziazmuar, e hapi trastën me bukë dhe po bëhej gati ta priste. Ashtu i shqetësuar u nis edhe Deni drejt mikut të tij. Lesi iu shmang zonës së shënuar me shirit të kuq dhe në largësi 10-12 hapash u ndal para të zotit, por për sa hapa i afrohej Deni, për aq hapa largohej Lesi dhe dukej sikur i thoshte: Jo, ty s’të njoh. Kam rifilluar një jetë të re. Në mesin e egërsirave e kam më mire. Nuk dua më t’i nënshtrohem atyre torturave, goditjeve. Njerëz të uniformuar në oborrin e shtëpisë, aty te arra e madhe, shtinë me armë zjarri pesë here, vetëm një plumb më qëlloi, këtu, ja shihe në kofshën e majtë, kurse Xhekin e Semit e vranë mu te dera e oborrit. Nuk kishim asnjë faj. Dhe kurrë më, kurrë, nuk u besoj njerëzve.
I zoti iu mbshtet një peme, dhe ndjeu se po djersinte trupit e fytyrës, duke u rrekur të gjente mënyra për ta rikthyer Lesin në shtëpi. U ngrit ngadal, bëri një hap drej Lesit, i hodhi një vështrim hetues, por vërejti se kafsha e mirë nuk do të bindet. Vazhdoi ecjen e kujdeshshme, por Lesi skërmiti dhëmbët, u ngrit me rrëmbim, dhe mori vrapin drejt zonës së minuar duke leh si i tërbuar. Ah, thirri i zoti, kur dëgjoi plasjen e minës, u vetëvra, e vrava, e vranë….
Duke shikuar trupin e coptuar e të gjakosur të Lesit, iu bë sikur po i shihte ata me uniforma, duke thënë me cinizëm: “Edhe kur nuk jemi aty vrasim”.
Sabit Abdyli Ockland-Zelandë

LESS
In that late afternoon Dan left with a bag in his hands to look for his friend. He had one thousand thoughts in his head. “Less has survived the war. Less is alive. Is it possible that he has forgotten me? What if…!” Dan walked through the village, with an unusual pace, not noticing the burned down and ruined houses, nor the walls with their threatening graffiti in the Cyrillic alphabet, nor the noise of the children who had just returned to what was their home after three month in the war camps.
By the stream on the other side of the village graveyard he stopped. On the far bank there was a red tape that waved in the wind. They had told him this was where they had seen Less.
There he was, on the other side of the stream. He was coming shyly toward Dan. “There he is!” shouted Dan, excitement in his voice, and he opened the bag to take out the food. Emotionally Dan walked toward his friend. As Dan got closer to him Less stopped only ten or twenty yards away, behind the red tape. As Dan got closer to him Less moved further back as if he were telling him, ”No. I do not know you. I have started a new life. I find it better among the beasts. I do not want any more of torture. People in uniforms came in our back yard by the old walnut tree, and shot five times…Only one bullet hit me, here in my leg, here … see, my left leg. And they killed Sam’s Jackie in front of her door. We have done nothing. And never ever again will I trust men.”
The master leaned on a tree and felt the could sweat rolling down his forehead, striving to think of a way to get his Less back. He stood up slowly, made another step towards Less, looking at him very carefully, but he realized that the good animal was not going to obey. He continued to walk toward Less with care, but Less bared his teeth, leapt up and ran towards the minefield, barking in fury, ”No!” Dan called when he heard the explosion … “he killed himself, they killed him, I killed him.
Looking at the torn and bloody body of his friend he thought he saw the men in uniform telling him cynically, “We kill even when we are not there!”

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 16-12-2003 nė 16:06 Edit Post Reply With Quote
DENISA KOLA, INTELIGJENTJA E “MISS BOTA 2003”

Irlandezja 19- vjeçare Rossana Davison, e bija e këngëtarit Chris de Burgh, i njohur edhe nga shqiptarët me këngën e tij “Lady in Red” ka fituar në ko­nkursin “Miss Bota 2003”. Ajo është shpallur edhe si “Miss Plazhi”. Kurorën e shoqërueses së parë e ka fituar kanadezja Nazanin Afshin-Jam, ndërsa shoqëruese e dytë, është shpallur një vendase, “Miss Kina”, Qi Guan. Irlandezja ka fituar 100 mijë dollarë dhe gjatë një viti do të përfshihet në aktivitetet publike me qëllim bamirësie për fëmijët.
Bukuroshja shqiptare, Denisa Kola, nuk ka fituar ndonjë çmim për hiret e saj fizike në “Miss Bota 2003”, që u mbajt në Hainan, qendrën e ishullit tropikal kinez, Sanya. Por ajo ka triumfuar si vajza më inteligjente në mesin e bukurosheve nga e gjithë bota. Shallin dhe trofeun ia ka dorëzuar aktori i madh nga Hong Kongu, Jackie Chan. Në këtë edicion të 53-të të bukurisë, kanë marrë pjesë 106 vajza nga vende të ndryshme të botës, ku mes tyre dhe vajza nga veriu i Shqipërisë, Denisa Kola. “Miss Albania 2003”, Kola, ka lindur në Peshkopi, është 20 vjeç, 1.75 e gjatë dhe ndjek studimet në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, për marketing dhe menaxhim.
“Miss Bota” është ndjekur nga rreth dy miliardë shikues në gjithë botën, një audiencë që i afrohet asaj të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike dhe kupës së futbollit.

Tali ka atashuar kėtė imazh:

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-12-2003 nė 13:32 Edit Post Reply With Quote
SKËNDERBEU” I VIVALDIT VJEN NË SHQIPËRI

Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve shfaqi dje paradite në Pallatin e Brigadave në Tiranë një koncert ku u interpretua për herë të parë opera e Vivaldit “Skënderbeu”, në prani të Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të politikës shqiptare. Ky koncert, ku interpretoi edhe violinisti i njohur shqiptar Ibrahim Madhi dhe sopranoja Artemisa Repa, u organizua nga ambasada e Italisë dhe nga krahina e Puljas në Itali, në kuadër të përfundimit të Presidencës Italiane të Bashkimit Evropian. E rizbuluar më 1968, opera kushtuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pas prezantimit të saj të parë të suksesshëm në vitin 1718, rigjeti vlerësimin artistik pas gati 300 vjetëve, nën interpretimin e këngëtarëve shqiptarë.

Tali ka atashuar kėtė imazh:

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 20-1-2004 nė 19:32 Edit Post Reply With Quote
NĖ SHĖNJESTĖR

INSTITUCIONET KULTURORE SHQIPTARE JASHTË RRJETIT

Sipas Vendimit të Qeverisë së Maqedonisë në rrjetin e institucioneve nacionale kulturore, të miratuar më 22 dhjetor të vitit 2003, vetëm Drama Shqipe parashihet të jetë pjesë e rrjetit të institucioneve nacionale.

Halit AJDINI

Qeveria e Maqedonisë ka publikuar Vendimin për rrjetin e institucioneve nacionale në sferën e kulturës, të miratuar më 22 dhjetor të vitit 2003, sipas të cilit vërtetohet se cilët organizata me kapital shoqëror do të jenë institucione nacionale.

Sipas këtij Vendimi është vetëm Drama shqipe që parashihet të jetë si institucion nacional, ndërkohë që vetëm në Shkup janë paraparë të përfshihen në rrjetin e institucioneve nacionale: Biblioteka Universitare “Kliment Ohridski”, “Vardar filmi”, Kinoteka e Maqedonisë, “Opera dhe baleti maqedonas”, Ansambli i valleve dhe këngëve popullore “Tanec”, Teatri i Dramës, “Teatri kombëtar maqedonas”, Teatri për fëmijë dhe të rritur, Galeria “Shkup”, Galeria nacionale, si dhe disa muze.

Disa institucione të tjera, sikurse muzeumet, pallatet e kulturës apo bibliotekat, që përfshihen në rrjetin e institucioneve nacionale i përkasin asaj që e quajmë kulturë e përgjithshme dhe ku nuk afirmohet dhe zhvillohet kultura shqiptare e garantuar me ligj dhe kushtetutë, ndërkohë që, sipas përkufizimit, kultura nënkupton edhe institucionet kulturore.

Sipas vendimit qeveritar në qytetet, ku shumicën e përbëjnë shqiptarët, në rrjetin e institucioneve nacionale janë paraparë pallatet e kulturës dhe bibliotekat, ndërkohë që organet e vetëqerisjes lokale thonë se këto objekte duhet që të decentralizohen.

Ekspertët thonë se vendimi i Qeverisë ka privuar disa komuna nga menaxhimi i pallateve të kulturës, bibliotekave, muzeumeve, me arsyetimin se nuk janë të zhvilluara. Ata e quajnë arsyetimin e Qeverisë të pabazuar.

Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se ky hap ndërmerret sepse “institucionet të cilët me veprimtarinë e tyre më të gjërë në komunat fqinje krijojnë kushte për një zhvillim më të barabartë kulturor, për demetropolizim dhe për ndihmë të komunave më pak të zhvilluara”.

Në kuadrin e komunave të pazhvilluara bëjnë pjesë Manastiri, Prilepi, Gostivari, Dibra, Tetova, Kërçova dhe Kumanova.

Disa ekspertë thonë se një hap i këtillë i Qeverisë ndërmerret për të vënë nën kontroll këto institucione, duke emëruar drejtuesit e tyre, ndërkohë që këtë do të duhej ta bënte vetë komuna.

Sipas vendimit qeveritar në disa qytete tjera p.sh. në Vinicë, Kavadarë, Radovish, Pehçevë, Berovë etj. shtëpitë e kulturës, bibliotekat apo muzeumet përfshihen në rrjetin lokal të institucioneve kulturore.

Sekretarja e Kuvendit komunal të Tetovës dhe eksperte për çështje juridike Ramie Abdyrahimi - Cara thotë se sipas vendimit për përcaktimin e rrjetës së objekteve me karakter nacional tre objekte të rëndësishme kulturore për komunën e Tetovës, sikurse janë Pallati i Kulturës, Biblioteka e Qytetit dhe Muzeu, shndërrohen në institucione nacionale. Kjo pamundëson që komuna e Tetovës të propozojë objekte të tjera kulturore që do të menaxhohen nga komunat. “Cilat objekte tjera do t’i propozojë Tetova?!”, pyet Ramije Cara.

Sipas saj Ligji për finacimin e kulturës përcakton të drejtat, obligimet dhe finansimin e objekteve. Ajo thotë se gjithçka duhet bërë me marrëveshje Qeveri komunë, por përsa kohë që kjo marrëveshje nuk përcaktohet me ligj implikon komplikime të reja.

”Marveshja nuk sqarohet me ligj, por me akte tjera nënligjore të cilët e citojnë ligjin e mëparshëm. Çdo gjë që mbetet për marveshje Qeveri-Komunë dhe nuk konkretizohet me ligj është problematikë shumë e madhe, për qytetarët dhe do të dëmtojë shumë kulturën në përgjithësi dhe veçmas kulturën shqiptare”.

Sipas sekretares komunale së shpejti qytetarët tetovarë do t’i propozjnë qeverisë emrat e objekteve që duhet të përfshihen në rrjetin e institucioneve lokale, ndërkohë që ata më së shumti këmbëngulin në Pallatin e Kulturës, që, sipas saj, është ndërtuar me kontributin e tyre. Ajo thotë se kjo është kërkesë edhe e artistëve, punëtorëve shkencorë dhe qytetarëve të Tetovës, ndërkohë që pakon e ligjeve për decentralizim e konsideron si diçka që nuk përket me decentralizimin.

Nënkryetari i PDSH-së, regjisori Sulejman Rushiti thotë se institucionet kulturore shqiptare nuk janë paraparë të finansohen nga buxheti shtetëror. Sipas tij e keqja do të ishte më e vogël sikur keto institucione t’i mbeteshin pushtetit vendorë. Fundja, thotë ai, Pallatet e Kulturës, i ka të gjitha mundësitë për të kultivuar kulturën në përgjithësi. Kjo, shton ai, do të ishte zgjedhja më e mirë për qytetarët. “Meqë Ministria e Kulturës nuk parasheh mjete për zhvillimin e kulturës shqiptare, nuk mund të pritet që kultura të zhvillohet vetëm me një Teatër gjysmak në Shkup, vetëm për të cilin Ministria parasheh mjete dhe cili ende është teatër i kombësive, ndërkoheë që termi “kombësi” nuk ekziston as në kushtetutë”, thotë ai. Rushiti sqaron se decentarlizimi i mjeteve të buxhetit fiskal, nuk eksiston, dhe me asnjë nen të posaçëm nuk parashihen mjete për kulturën në nivel komunash. Sipas tij, ligji i plotësuar për kulturën fatkeqësisht nuk ka asnjë ndryshim pozitiv. Ai sqaron se pallatet e kulturave ku shqiptarët janë shumicë, nuk janë nën menaxhimin e pushtetit vendorë, dhe as ndonjë objekt tjetër me rëndësi. Sipas tij, nga gjithë institucionet kulturore vetëm Pallati i kulturës në Negotinë mbetet ne kuadër të komunës.

Rushiti pohon se pushteti qendrorë nuk ndanë asnjë denarë për kulturën shqiptare, gjë që sipas tij vjen deri tek shkatërrimi i “Hardverit edhe Softverit” kulturorë. Ai thotë se, kultura shqiptare duhet të marr atë që i takon, d.m.th 25 % nga buxheti I Ministrisë për Kulturë, dhe kjo s’do ndonjë koment.

Ligji për decentralizimin e kulturës, thotë Rushiti, s’ka asnjë progres, ndërsa centralizimi i objekteve kulturore është mbyllje e një porte të re për kulturën në përgjithësi.Këto objekte sipas tij, do të jenë objekte jofunksionale, thjeshtë do të jenë objekte fantazma.Ne kemi kërkuar, thotë ai, që 6% të TVSH-së dhe 6% të akcizave t’iu takojë drejtpërdrejt komunave, në mënyrë që më lehtë të mund të realizohen kërkesat e qytetarëve në të gjithë rafshet e jetës dhe në rafshin kulturorë.

Shoqate e Artistëve të Pavarur “Feniks” në Tetovë është shumë zhgënjyer me vendimin e Qeverisë që objekti i Palltit të Kulturës në Tetovë të jetë akoma Institucion Nacional.Kryeatari i kësaj shoqate, Muzafer Etemi, thotë se, Ministria e Kulturës nuk e ka ndërtuar këtë objekt kulturorë dhe as që ka investuar në mirëmbajtjen e këtij objekti dhe asnjëherë nuk është përkujdesur që numri i të punësuarve të jetë në proporcion me numrin e banorëve të tetovës. Ai sqaron se në këtë pallat s’ka asnjë shqiptar të punësuar, përveç drejtorit dhe dy puntorëve me kontratë, të gjithë të tjërët janë Maqedon dhe Romë.

Muzafer Etemi, thotë se ne jemi kategorik kundër këtijë vendimi, sepse pallati i kulturës në Tetovë duhet patjetër të mbetet e qytetarëve , ndërsa sa i përket decentralizimit, lirisht mund të thuhet se është një lloj centralizim i ri më i theksuar dhe absurd.Ministria e Kulturës, thotë Etemi, deri sotë asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme të ndaj mjete të nevojshme për financimin e këtij institucioni, dhe ne kemi qenë të detyruar të bëhemi lypës nëpër donatorë privat.

Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Mentor QUKU

Postuar mė 15-7-2004 nė 18:58 Edit Post Reply With Quote
Promovohet libri SAFET BUTKA

Mentor QUKU

SAFET BUTKA
DHE AKTIVITETI I TIJ ME INTELEKTUALËT NË GJIMNAZIN E SHKODRËS
KUNDËR PUSHTUESIT ITALIAN

Hyrje: Kemi në dorë librin SAFET BUTKA, kushtuar një prej figurave madhore që u përbaltua nga regjimi komunist. Faik Quku në veprën e tij postume, “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botënore”, shkruan për te:
”Si krijuesin e çetave të Ballit në prefekturën e Korçës e të Dangëllisë, si shtyllën e nacionalizmit Shqiptar në këtë krahinë, si njeri që bante politikë thjeshtë Shqiptare, Safet Butkën, Partia Komuniste e kishte halë në sy dhe prandaj e ka luftue që në fillim, ma tepër se çdo udhëheqës tjetër të çetave të Ballit Kombëtar. Ajo e akuzonte Safetin si fashist, reaksionar, vegël e italianëve, etj. Ali Klisura si politikan dhe Safet Butka si komandant çete, kanë qenë anmiqtë ma të mëdhaj të Partisë Komuniste.”
Komunistët shqiptarë çdo njeri që nuk u shkonte pas atyre e quanin tradhtar, fashist, etj. Safet Butka ishte shembulli i tolerancës dhe kundër vëllavrasjes mes shqiptarëve. Libri Safet Butka verteton se ai qe idealisti i vendosun në rrugën e atdhetarizmit, qe organizatori i protestave si dhe i çetave kundër pushtuesit Italian. Ai u internua tre vjet në Ventotene të Italisë dhe pasi u kthye në atdhe, doli në mal duke krijuar çetat e Ballit Kombëtar në Korçë e Dangëlli.
Në libër tregohet shpirti human e tolerant i Safet Butkës, i cili edhe i internuar porositëte të shoqen që të ndihmonte vëllain e varfër, Muharrem Butkën, pavarësisht se ai ishte komunist. Në të kundërtën komunisti Muharrem Butka, nga fundi i luftës, në një letër që i dërgon gazetës Dielli të Amerikës, nga Napoli i Italisë, shkruan për vëllain e tij, Safet Butkën, se kishte vra veten “Si fashist, tradhtar e si një qen”!

1.Monografi alternative: I titulluar Safet Butka, pa asnjë titër tjetër, libri në fakt është vepër e Uran Butkës. E kam parasysh vështirësinë që ka patur autori për të bërë një vepër monografike, duke shkruar për një figurë të tillë të përmasave kombëtare, duke qenë i biri i tij. Në fund të fundit duhej gjetur një zgjidhje mes etikës dhe detyrimit që kishte Uran Butka në këtë rast. Dhe mund të them se ia ka arritur me sukses zgjidhjes së këtij problemi. Vepra ka marrë karakterin e një monografie alternative. Uran Butka është larguar nga moda e monografive, nga mënyra se si janë shkruar deri më sot monografitë kushtuar personaliteteve të shquara. Ai e ka hartuar monografinë e tij në një mënyrë origjinale. Në 280 faqet e para autori flet përmes veprave origjinale, përkthimeve, letërkëmbimit, aforizmave, replikave e mendimeve të Safet Butkës. Në 460 faqet e tjera autori i monografisë flet përmes dokumenteve dhe kronikave të kohës, kujtimeve të bashkëkohësve, studimeve të historianëve dhe së fundi përmes letërsisë e folklorit. Kështu monografia shkruhet nga Safeti, bashkëkohësit, kronikanët, historianët, letrarët e krijuesit popullorë. Pra flet Safet Butka, flasin të gjithë, bile edhe kundërshtarët e tij, por vetëm autori i vërtetë i librit, Uran Butka nuk flet asnjë fjalë. Ai ka preferuar ta hartojë librin në një mënyrë të vetën, origjinale. Dhe ka bërë mirë sepse kështu figura e Safet Butkës është bërë më e arrirë, më e plotë, më interesante dhe më e besueshme.Uran Butka ka treguar klas e finesë, vendosmëri e këmbëngulje me metodën e përdorur, të cilën kritika duhet ta bëjë objekt studimi.
2. Safet Butka, Profesor në Gjimnazin e Shkodrës, organizator i manifestimeve kundër pushtuesit italian. Është një periudhë dhjetëmujore (maj 1939 deri 4 shkurt 1940) kur nga drejtor i Gjimnazit të Tiranës transferohet me ulje ne gjimnazin e Shkodrës, thjesht si profesor. Arsyeja ishte sepse ai kishte organizuar me datat 3 e 4 prill 1939 demostratat antiitaliane në Tiranë. Ja si e përshkruan Faik Quku rolin udhëheqës të Safet Butkës në këto dy ditë:
“Me 3 prill, në mbramje, në kinema Gloria, karshi Gjimnazit të Shtetit, si pjesë e fundit e nji çfaqjeje teatrale, nji çupë qëndisë në gjergjef. Nga mesi i turmës, të përbame kryesisht prej rinisë shkollore, buçet nji za Rroftë Shqipnia, Rroftë Flamuri! Turma fillon të brohorasë njizani. Ma përtej, nji za tjetër Rroftë Pavarësia Shqiptare! Të rinjtë, të entuziasmuem e ndjekin, bërtasin dhe këndojnë kangë patriotike. Salla qe e ngushtë për këta djem, burra e gra, që u ishte ba zemra mal. Dalin jashtë. Në krye asht profesor Safet Butka, nga Kolonja, drejtori i Gjimnazit të Shtetit. Në mes të nji entuziazmi të pafre, turma qi vjen gjithnji tue gufue si një lum i madh manifeston nëpër rrugët e Tiranës, para legatave të hueja, tue brohoritë për Shqipninë, për Flamurin kombëtar dhe kundër Italisë. Në fund xhandarmeria i shpërndanë duke arrestuar 23 prej tyne.
Të nesërmen me 4 prill, Safet Butka, nderlidh shkollat e mesme, Gjimnazin e Shtetit, Shkollën Teknike dhe Gjimnazin Femnuer dhe organizon nji demostratë ma të rregulltë, tue parashikue pengesat e xhandarmerisë, që kishte vue parrulla e roje në të gjitha anët”.
Uran Butka ka sjellë një mori dokumentesh dhe intervistash të ish nxënësve të Gjimnazit të Shtetit të Shkodrës që ndiçojnë këtë periudhe të shkurtë të qëndrimit të Profesor Safet Butkës në qytetin e Shkodrës. Periudhe e shkurtë por shumë e ndritur, e ngarkuar me mesazhe të fuqishme atdhetare. Që këtej mësojmë se profesor Butka u bë menjëherë i dashur për studentët, intelektualët e mbarë popullin e Shkodrës. Me një trimëri të pashoqe ai iu kundërvu forcave pushtuese italiane. Janë një seri dokumentesh të Kuesturës, të Komisionit të Internimeve, si dhe të organizmave të tjera të pushtuesit, që flasin për qëndrimin e Safet Butkës në Shkodër dhe pasojat që pati nga ky qëndrim. Arkivi i Muzeut të Shkodrës ka dokumente që flasin për internimin e Profesor Safet Butkës për shkak se ishte ne krye te demostratave antiitaliane ne Shkodër. Shumë dokumente që sillen në libër e cilësojnë Safet Butkën si organizatorin kryesor të këtyre protestave.
Po citojmë shkurt nga dëshmitë e dy studentëve të Gjimnazit të Shtetit Shkodër:
“Unë isha nxënës i Gjimnazit të Shkodrës, kur erdhi profesor Safet Butka. Flitej nëpër studenta se Safet Butka kishte qenë drejtor i Gjimnazit të Tiranës dhe kishte drejtuar atje demostratat e studentëve kundër pushtimit Italian. Prandaj e kishin pru në Shkodër për me e shkëputë nga studentët e Tiranës dhe për me e mbajtë nën mbikqyrje. Ishte viti shkollor 1939-40...Në klasën tonë e shoqëroi drejtori, i cili na e paraqiti si profesor të shqipes. Profesori ishte tepër serioz...
-A e dini që jemi nji vend i pushtuar?-na pyeti.
-Po!-iu përgjigjën disa.
-A e dini që jemi një popull i robëruar?
-Po.
-A e dini se Shkodërlokja dhe ju nuk jeni të lirë?
-Po.
-Atëherë, ç’prisni?”
Më tej doktor Sitki Bushati tregon për organizimin e demostratës me 28 nëntor 1939, si dhe atë të janarit 1940, në qytetin e Shkodrës. Në krye të demostratave antifashiste ishin profesorët Safet Butka, Preng Kaçinari, Tahir Shkreli e ndonjë tjetër.
Një ish nxënës tjetër shkruan për demostaratën e 28 nëntorit 1939: “Kjo ishte demostrata më e madhe në tërë vendin. Autoritet fashiste nuk e prisnin. Ato bënë arrestime atë natë dhe në ditët e tjera. Shkodra ishte në terror të paparë. Atëherë shpërhteu protesta e janarit 1940 e drejtuar nga profesorët Tahir Shkreli dhe Safet Butka. Mbas kësaj demostrate të fuqishme u burgosën dhe u internuan në Itali mjaft nga profesorët dhe studentët e gjimnazit tonë e të konviuktit, në mes të cilëve edhe Safet Butka e Tahir Shkreli”(Nga kujtimet e Myfit Jukës”). Ndërsa sipas dëshmisë së profesor Besim Dajës, Profesor Safet Butka hynte në klasë pa rregjistër e me Lahutën e Malcis nën sqetull,ndërsa kur u transferua në Shkodër atje u takua për të fundit herë me Gjergj Fishtën.
Ja si e përshkruan Faik Quku rolin e profesor Safet Butkës në demostratën e 28 nëntorit 1939 në Shkodër:
“Në Shkodër, me 28 nanduer, në ceremoninë e ngritjes së flamurit me fashion e liktorit në prefekturë, profesor Butka, i Ballit Kombëtar, profesor i gjimnazit të shtetit u thotë studentëve, që ishin të rreshtuem para prefekturës: Ikni djem, se ky nuk asht flamuri i jonë! Djemnija dhe populli që u bashkue me ta, nën kryesinë e Safetit, fillon manifestimin nëpër rrugët kryesore të qytetit: dugajët e reja, komanda e divizionit ushtarak italian, bashkia, fusha e druve, zyrat e partisë fashiste, që ishin para Lulishtes Popullore, Parrucë e Prefekturë- tue këndue kangë kombëtare dhe sidomos kangën “Largou Italian, këtu s’ke çka ban...”, deri sa shpërndahen prej karabinierisë. Nji pjesë e këtyne manifestuesve, nën kryesinë e Angjelin Saraçit dhe Gaqo Gogës, merr drejtimin e Konsullatës Italiane e të shkollës së Jezuitëve. Profesor Safet Butka arrestohet dhe internohet në ishullin Ventotene të Italisë.”
Nga Ventotene ku qëndroi deri nga fundi i gushtit 1942, Safet Butka del në malet e Korçës ku krijon çetat e Ballit Kombëtar.
3. Safet Butka sipas Kolonel Faik Qukut: në librin e tij “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botënore”shkruan për Safet Butkën:
“Organizues e drejtues i demostratave të para të Tiranës, ne ditët e para të prillit 1939, kundër pushtuesit italian, i internuem prej italianëve, ndër ballistët e parë që ka dalë në mal, krijuesi i çetave të Ballit në prefekturën e Korçës, i ndershëm, idealist, i vendosun në rrugën e shqiptarizmit, trim, i sakrificës, punëtuer i madh, i bindun e modest, Safet Butka shndritë si hyll që në fillim të qëndresës Shqiptare dhe ka qenë njeriu ma i rregulltë dhe ma i vlefshëm ndër të gjithë udhëheqësit e çetave të Ballit. Për gjeneracionet e ardhshme, Safeti do mbetet nji shembull i Shqiptarizmit, i sakrificës në kryemjen e detyrës dhe i modestisë. Humbja e tij qe e madhe për Ballin dhe për gjithë Shqipninë.”
4. Mesazhi i Safet Butkës për rininë shqiptare: Vepra Safet Butka ka vlera dhe karakter shumëdimensional:
Ajo ndihmon për rishikimin e Historisë së hartuar me syze ideologjike nga historianët e Enver Hoxhës. Historia është ajo që shkruhet dhe Uran Butka me librin e tij të ri i ka shërbyer përpjekjeve për të rishkruar historinë e vërtetë, atë historinë e paretushuar të Shqipërisë, për t’i kthyer Panteonit Kombëtar një nga figurat më të ndritura, të nëpërkëmbura nga diktatura komuniste. Libri u rikthehen shqiptarëve faqe nga kujtesa historike, pa të cilën nuk mund të civilizohen e të integrohen në Evropë.
Ishte 24 vjeç kur Safet Butka shkroi veprën Naim Frashëri, një shembull për djalërinë Shqiptare. Këtë e bëri sepse ishte i shqetësuar per të ardhmen e kombit. Sot, vetë Safet Butka është një model për rininë shqiptare. Ai kërkon nga rinia shqiptare trimëri, atdhetarizëm, vetëdije kombëtare të lartë, dinjitet.
Duke lexuar këtë vepër të rinjtë shqiptarë do të mendojnë më shumë për interesat kombëtare, do punojnë më shumë sot për ditët që do vijnë, do heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe fryma e hakmarrjes vëllavrasëse, do heqin dorë nga shprehja e forcës fizike dhe do i përvishen më shumë punës dhe dijes.
Mesazhi i librit Safet Butka është i qartë: pa zgjidhjen e problemit kombëtar nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri e në rajonin e Ballkanit. Balli Kombëtar e humbi një betejë me komunizmin, por ka shumë beteja të tjera, lufta është e gjatë mes këtyre dy të kundërtave dhe se pa tjetër nacionalizmi shqiptar, pa asnjë shenjë shovinizmi, do të triumfojë në një të ardhme të afërme.
I uroj Uran Butkës prodhimtari të mbarë në të ardhmen.
Kjo ligjeratw u mbajt ne Aktivitetin promovues qe u mbajt ne Shkoder me 12 korrik 2004 per librin SAFET BUTKA.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
aalikaj

Postuar mė 6-1-2005 nė 21:31 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Mentor QUKU

Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.1250050 sekonda, 48 pyetje