Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Pėrvjetor - Kongresi i Manastirit
Eni_P

Postuar mė 15-9-2003 nė 09:10 Edit Post Reply With Quote
Pėrvjetor - Kongresi i Manastirit

Zyrtarizohet festa e gjuhes shqipe

Perkujtimi zyrtar i Kongresit te Manastirit do te zhvillohet me 14 nentor, njoftoi sot zyra e shtypit e zevendeskryeministrit, Musa Xhaferi, i cili eshte edhe kryetar i keshillit organizator per perkujtimin e kesaj date. Kjo eshte hera e pare qe shenohet zyrtarisht ne Maqedoni pervjetori i mbajtjes se kongresit te gjuhes shqipe, qe u zhvillua ne nentor te vitit 1908 ne qytetin e Manastirit, atehere nen sundimin e Perandorise Otomane, tani ne Maqedonine jugperendimore. Anetare te keshillit organizator jane edhe ministri i Arsimit, Azis Pollozhani, ministri i Kultures, Bllagoja Stefanovski, shkrimtaret Meto Jovanovski dhe Ali Aliu, akademik Luan Starova dhe profesori i historise Reshat Nexhipi. Kongresi i Manastirit u organizua nga klubi shqiptar Bashkimi i ketij qyteti nga 14-22 nentor 1908 dhe ishte kurorezim i perpjekjeve te rilindasve shqiptare per afirmimin e gjuhes shqipe, ndersa Perandoria Otomane po shperbehej. Kongresi u drejtuar nga Mit'hat Frasheri. Komisioni i krijimit te alfabetit, apo abecese, i drejtuar nga At Gjergj Fishta diskutoi tre variante alfabetesh te paraqitura nga klube te ndryshme - alfabeti i Stambollit, ai i shoqates Bashkimi, dhe ai i shoqates Agimi. Ne fund, u arrit ne konkluzionin kompromis qe per mesimin e shqipes te perdoreshin njekohesisht nje alfabet i ri me 25 shkronja latine, plus bashkime shkronjash, qe perfaqesojne tingujt e shqipes - i ngjashem me alfabetin qe perdoret edhe sot - si dhe alfabeti i ashtuquajtur i Stambollit, qe mbeshtetej nga personalitete shqiptare me aktivitet ne kryeqytetin e Perandorise Otomane.

-----------------------------------------------------------------------------

Kongresi i Manastirit, perkujtim zyrtar

Ne Shkup u mbajt seanca e pare e Keshillit te krijuar per te organizuar festimin e 95-vjetorit te Kongresit te Manastirit. Ne nje njoftim te kabinetit te zv/Kryeministrit te Maqedonise, Musa Xhaferi, behet e ditur se anetaret e Keshillit diskutuan per veprimtarite qe duhet te zhvillohen ne dy muajt e ardhshem dhe arriten ne perfundimin se per festimin e kesaj ngjarjeje te rendesishme historike duhet te hartojne nje program konkret. Me 14 nentor behen 95 vjet nga mbajtja e Kongresit te Manastirit, ku me 1908 u percaktua alfabeti i gjuhes shqipe, theksohet ne njoftim. Sipas vendimit te Qeverise se Maqedonise, kryetar i Keshillit eshte emeruar zv/kryeministri Xhaferi, ndersa anetare te Keshillit jane emeruar Ministri i Kultures, Bllagoj Stefanovski, Ministri i Arsimit dhe i Shkences, Azis Pollozhani, shkrimtaret Meto Jovanovski dhe Ali Aliu, akademiku Luan Starova dhe historiani Reshat Nexhipi.



Korrieri





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 15-9-2003 nė 09:13 Edit Post Reply With Quote
Pas rrahjeve dhe shkatërrimit të ditëve të fundit, sot priten protesta të reja të dhunshme në qytet

Manastir, kërcënime me djegie

Ish-zëvendësministri shqiptar: Duan të djegin e godinën e Kongresit të shkronjave shqipe

Ylber Lili

MANASTIR - Ndërsa në rajonin e Likovës në 22 fshatra shqiptare vazhdon situata e rënduar, orë të vështira dhune po kalojnë edhe shqiptarët në qytetin e Manastirit. Në qytetin e njohur si qyteti i shkronjave shqipe, ditët e fundit është rikthyer huliganizmi i vitit 2001.
Nxënësit shqiptarë të Manastirit, Prilepit dhe Prespës po tentojnë të luftojnë analfabetizmin, rreziku prej të cilit vjen si rezultat i mungesës së objekteve për mësim në gjuhën shqipe. Por bashkëmoshatarët e tyre maqedonas kanë vërshuar rrugëve në tentativë për të ndalur çdo përpjekje të tillë. Edhe Ministria e Arsimit ka hasur të rezistencë të fuqishme nga nacionalizmi verbal maqedonas, që kundërshton hapjen e një paraleleje në gjuhën shqipe në Manastir.
Gjimnazistët shqiptarë të Manastirit, Prilepit dhe Prespës u përgatitën që këtë vit shkollor ta nisin mbarë në gjuhën amë. Por disa ditë pas fillimit të shkollës, rrugët e Manastirit janë mbushur me parulla antishqiptare. Nxënësit maqedonas të ndihmuar dhe nga ekstremistë të këtij nacionaliteti kanë përdorur të gjitha mënyrat për të penguar uljen në bankat e shkollës të nxënësve shqiptarë në gjimnazin e Manastirit.
Protestat e dhunshme që kanë shënuar thellimin e antagonizmave mes dy etniteteve, pritet të përshkallëzohen gjatë ditës së sotme. “Sot maqedonasit kanë paralajmëruar një tjetër grevë, ne i frikësohemi se mund të ndodhë më e keqja, shkatërrimi nga ana e maqedonasve i godinës së Kongresit, kemi të dhëna se duan t’i venë zjarrin - u shpreh dje pasdite në një prononcim për “Shekullin” Muharrem Nexhipi, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë së vendit nga ky qytet.

Z.Nexhipi shtoi se situata është vërtet alarmante pas dhunës së ditëve të fundit, ku u plagosën dy nxënës shqiptarë, disa prindër, si dhe u thyen dyert dhe xhamat e godinës së Kongresit të Shkronjave Shqipe. Kërcënimet për shkatërrim të godinës kanë ardhur nga shoqata të ndryshme me përkatësi maqedone që veprojnë në qytet.
Shqiptarët e Manastirit përjetojnë në mënyrë të përsëritur të tilla trauma. Nxënësit shqiptarë janë privuar që të mësojnë në gjuhën e tyre në një shkollë me maqedonasit. Nuk ka mjaftuar kjo. Nuk dëshirohet as hapja e një paraleleje në gjuhën shqipe në gjimnazin e Manastirit. Rrugëdalja e vetme për nxënësit që kanë dashur të studiojnë në gjuhën shqipe ishte sigurimi i një ambienti më vete me kushte elementare për të zhvilluar mësim. Godina e Kongresit ka qenë më e përshtatshmja. Por dy ditë më parë turma të rinjsh dhe ekstremistësh maqedonas kanë dalë nëpër rrugët e qytetit dhe kanë sulmuar godinën duke nxjerrë jashtë nxënësit shqiptarë.


Shqiptarët të privuar të mësojnë në gjuhën amë

“Thjesht dëshiroj që fëmija im të arsimohet në gjuhën e tij, në gjuhën shqipe, - i tha dje “Shekullit” Arifi, veteriner nga Prilepi, prind i një nxënësi në shkollën e Manastirit. Duke vazhduar, ai shprehet se “kjo që po ndodh me fëmijët tanë është një dëshmi reale që maqedonasit as që duan t’ia dinë për bashkëjetëse”. “Këta nuk duan në asnjë mënyrë që ne të ulemi në bankat e shkollës për të mësuar në gjuhën shqipe”, - thotë një tjetër prind.
Ka 15 vjet që komuniteti shqiptar në këtë qytet kërkon një strehë për të mësuar fëmijët e vet në gjuhën shqipe. Mohimi i fundit u është bërë pikërisht në godinën-simbol të alfabetit shqip, në ndërtesën historike të Kongresit të Manastirit.
Fillimisht ekstremistët maqedonas kanë demonstruar nëpër rrugë duke mbajtur në duar flamujt maqedonas dhe duke hedhur parulla antishqiptare. Ndjekja e mësimit në godinën e Kongresit është konform ligjeve dhe rregullave të këtij shteti. Një vendim i Ministrisë së Arsimit i lejon nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në ndërtesën historike.
Drejtori i Arsimit të Mesëm në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë, Agim Fazliu, rreth kësaj ngjarje është shprehur para gazetarëve: “Ne si Ministri Arsimi kërkojmë zbatimin e vendimit të arsimit të mesëm të gjuhës shqipe jo vetëm në Manastir, por edhe në Shkup. Këtë ne e shohim si një nevojë immediate dhe kemi menduar për të gjetur zgjidhje racionale…. Maqedonasit duhet të heqin dorë nga emocionet e paragjykimet. Vendosja e nxënësve shqiptarë në ndërtesën e Kongresit të Manastirit është zyrtarizuar nga ana jonë.


Në prag të përvjetorit të Kongresit

Manastirasit shqiptarë mendojnë se e gjithë kjo urrejtje nuk është e rastësishme pikërisht gjatë këtyre ditëve. Më 14 nëntor bëhen 95 vjet nga mbajtja e Kongresit të Manastirit, i cili njihet edhe si Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe. Në përgatitjet e jubileut të Kongresit, kryetar komisioni është caktuar numri dy i qeverisë së Maqedonisë Musa Xhaferi. Edhe institucionet zyrtare maqedone nuk ngurojnë të japin vlerësime rreth përgatitjes së manifestimeve, por shqiptarët e Manastirit janë skeptikë lidhur me këto deklarime. “Këta janë mësuar të gënjejnë, tjetër thonë e tjetër veprojnë”, - është mendimi i përgjithshëm ndër shqiptarët e kësaj zone. Askush nga autoritetet maqedone nuk dha një mesazh drejt popullatës së tyre që të ndërpresin sulmet e këtyre ditëve në Manastir. Politikanët lokalë shqiptarë janë të bindur se nxënësit e shkollave janë thjesht mburoja e skenarëve politikë antishqiptarë.


Tri herë sulme kundër pronave të shqiptarëve

Manastiri historikisht i populluar me shqiptarë ka provuar disa herë sakatosje, shpërngulje e rrafshime shtëpish. Shqiptarët nuk i harrojnë shpërnguljet masive të viteve ‘50, ku pas një operacioni të tmerrshëm të maqedonasve ata u detyruan të lënë vatrat e tyre, duke mos e kthyer me kokën prapa. Mbi 30 mijë shqiptarë në atë periudhë u larguan në drejtim të Turqisë si pasojë e brutalitetit sllavo-maqedonas të asaj kohe. Largimi me dhunë i shqiptarëve hapi portat e qytetit, si dhe të zonave të tjera për etnitete joshqiptare ku me shumicë ishin maqedonasit. Kjo mënyrë represioni bëri që shqiptarët të konsiderohen pakice në vendin e tyre të stërgjyshërve. Në vitin 2001, mësymja brutale ndaj shtëpive të shqiptarëve dhe pasurisë së tyre në këtë qytet u përsërit. Prilli dhe qershori i vitit 2001 janë karakterizuar nga një varg ngjarjesh rrëqethëse. Shtëpi dhe dyqane të shqiptarëve u shkatërruan pas protestave antishqiptare. Më 4 qershor, huliganët maqedonas të ndihmuar dhe nga policia i vunë flakën shtëpisë së Muharrem Nexhipit kundërkandidatit të presidentit aktual Boris Trajkovski. Statistikat e asaj periudhe flasin se janë djegur e shkatërruar mbi 110 shtëpi e dyqane të pronarëve, si dhe iu është vënë flaka dy xhamive.


Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
pirust

Postuar mė 12-11-2005 nė 20:47 Edit Post Reply With Quote
E shoh me vend te paraqes ketu nje material per njerin nga figurat kryesore te Kongresit te Manastirit, bashkehartuesit se bashku me Fishten te alfabetit shqip, Imzot Prend Doçi


PREND DOCI
1846-1917
Pikëvështrim nga duhet parë vepra e “munguar”. -nga Ndue Dedaj


Shpesh ka ndodhur që figurat e mëdha të kulturës, të cilët jetën e tyre e kanë gërshetuar me politikën, të mos vlerësohen në kohë. Stinët politike që kanë ardhur më pas nuk kanë lejuar klimën e duhur për ndriçimin e veprës së tyre. Është dashur kohë që të dalin nga terri i harrimit. Si kompensim i dhunimit të gjatë ka ndodhur që ndonjëri të ngjitet në “zenit” nga dishepujt, pas nënçmimit ka ardhur si për çudi mbiçmimi. Kjo luhatje e skajshme ka qenë shërbimi më i keq për disa korifenj të kulturës. Në lidhje me Prend Doçin ka ndodhur vetëm proçesi i nënçmimit. Me sa duket nuk ka për të ndodhur dhe e kundërta. Madje vendosja e tij në vendin që i takon ka për të qenë punë e vështirë. Megjithë njëfarë evokimi e shpalimi të figurës së tij këto vitet e fundit, për shumicën e shqiptarëve ai vazhdon të mbetet gati ashtu si në kohën e tij shumë i përmendun e pak i njohur, sic e ka përcaktuar Shahin Kolonja. Mbase prej domethënies së kësaj sentence duhet nisur hulumtimi e analiza.



2. Shumë i përmendur, por pak i njohur



Pse kështu? Për shkak të veprës së “munguar”? Si ka ndodhur? Nuk u shkrua? Humbi më vonë? Apo çështja qëndron krejt ndryshe?

Për Doçin dhe veprën e tij që kur qe gjallë e më pas janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto Sotir Gurra, arbëreshë të shquar si Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe korrespondencën e tij me De Radën; gjuhëtarë si Justin Rrota, Aleksandër Xhuvani, Mahir Domi; politikanë si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi; publicistë si Shahin Kolonja, Sotir Peci e Milo Duçi; dijetarë të njohur bashkëkohës e pasardhës si At Pashk Bardhi, At Pal Dodaj, Dom Nikoll Sahatçia, Pal Dukagjini; studiues të letërsisë si Dhimitër Fullani, Regjep Qosja, Jorgo Bulo, Muhamet Pirraku, Ëngjëll Sedaj, Isak Ahmeti; prijës e krerë të Mirditës si Prengë Bibë Doda, Prengë Marka Prenga; personalitete të Europës si Edit Durham, Franc Nopça e deri Peter Bartl në ditët tona; duke vecuar sidomos kontributin e e biografit të tij Pal Doçi në monografinë “Prend Doçi- Abati i Mirditës (jeta dhe vepra)” shkruar vite më parë e publikuar më 1997. Megjithatë Prend Doçi është në “zbulim” e sipër si shumica e shkrimtarëve katolikë të Veriut, deri më tash si një “brez i humbur”. Kemi të bëjmë me një personalitet të lartë që është folur si për rrallëkënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme, nga vendas e të huaj, nga arbëreshë e kosovarë, nga muslimanë e katolikë, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato të europës. Vlerësimet dhe opinionet për Abatin janë të shumta dhe nga më të larmishmet: nga mirditasit e thjeshtë, nga bashkëpunëtorët –famullitarët e Mirditës e të tjerë, hierarkët e lartë të kishës në Shqipëri, Stamboll, Romë, Austri, konsujt e huaj në Shkodër dhe diplomatë të kancelarive perëndimore (në takime të drejpërdrejta dhe në korrespondencën e tyre diplomatike); shto këtu dhe kronikat e shtypit të kohës, ditarët (si ai i At Pal Dodës), memorialët, epistolarët e autorëve të shumtë, relacionet kishtare drejtuar Vatikanit. Dhjetra e dhjetra dëshmi që përbëjnë një “vepër” më vete për njeriun me vepër të “munguar”. Për njeriun shumë të përmendun, por pak të njohur. Nuk është për t'u çuditur: Doçi që u kujdes për gjithcka të madhe në shërbim të kombit të tij, nuk u kujdes vetëm për një gjë të “vogël”; emrin e tij e aq më pak për kultin e tij. Dhe këtë e bën “një njeri në çdo kuptim i jashtëzakonshëm”, siç do t'a cilësonte Nopça.

3. Poet tribun në nismat e Rilindjes

Doçi publikon pak poezi; Dheu em në përmbledhjen “A Dora d'Istria-gli albanesi” , Livorno më 1870; Nji kushtrim Shqiptarëve e po atij viti dhe Shqypnia në robni botuar në “Mjalt e Bletës”, Bukuresht më 1897. rreth 200 vargje në 42 strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtër i vargut, çka nënkupton se autori e kish ushtruar dorën dhe se këto poezi nuk ishin të vetmet. Përdor distikun, strofën katërshe me rimë të përputhur dhe të alternuar, teksa parapëlqen strofën gjashtëshe dhe dhjetërrokëshin. Vjershat e tij cilësohen si manifeste të para poetike të asaj periudhe. Të shkruara me mjeshtëri e frymëzim me stil energjik e gjuhë të pastër, ato shprehin në mënyrë të ngjeshur disa nga idetë dhe idealet e lëvizjes sonë kombëtare. Ato paralajmërojnë lindjen e një poeti të talentuar, në radhë me Zarishin, Martinon, Bytyçin.

Në librin antologjik kushtuar Elena Gjikës përfshihen autorët më të spikatur të kohës përfshirë dhe De Radën. Lirika e Doçit cilësohet ndër më të bukurat e librit. Dhjetë strofa gjashtëshe të shkruara në dhjetërrokësh. Jo vetëm himnizim i figurës së Elena Gjikës, por dhe bashkëbisedim intim i poetit me atdheun që “njëher e një kohë pati trima plot... si pyll”. Me figurën e Dorës poeti simbolizon shpresën e ringjalljes. Zana mitologjike nuk mundte të mos jetë e pranishme në këtë poezi dhe për atë se heroina i shëmbellen poetit me një zanë. Duket sikur nis që këtu “Lahuta e Malësisë”. Më 1925 Justin Rrota e riboton në veprën “Literatyrës Shqype” që vjersha të ishte në duart e shkollarve të rinj.

Një kushtrim Shqiptarve siç e thot ë edhe titulli është një nga kumbimet poetike më të forta atdhetare të kohës. Tabloja e atdheut është tepër rrënqethëse, ndaj duhet të shpejtonte dhe kënga për ta rilindur. Shqiptarë trima, zgjedhën lshoni / kputni prangat e luftoni është refreni origjinal. Poeti fut në përdorim leksikun aktiv të ligjërimit atdhetar për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare; si një rapsod i moçëm e si një luftëtar i ri u rrëfen shqiptarve historinë dhe dramën e atdheut. Deviza “Ja dek ja lirë” është kulmi i protestës, i kushtrimit për liri.

Shqypnia në robni (1872) dallohet për theksin marcial të vargut, saktësinë e mjeteve poetike dhe gjuhën e bukur dhe të pastër. Është padyshim një poezi antologjike që të kujton “O moj Shqypni” të Pashko Vasës dhe mund të merret si një program e një kushtrim i kryengritjes së Mirditës (1876-1877), të cilën Prend Doçi e kishte udhëhequr në vend të Preng Bibë Dodës së ri. Për shumë vjet kjo poezi ishte një spiritus movens i vërtetë për shqiptarët dhe për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në të ai kishte ngritur lart kultin e Skënderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik në përgjithësi duke theksuar njëherësh dhe rolin e diplomacisë : “Dheu em Shqypni n'Evrop, ka fol parsia / Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do “ket” Shqypnia”.

Po a ka dhe krijime të tjera Doçi. “Pos këtyre vjershave ka pas në dorëshkrim dhe do të tjera, të cilat m'i ka pas lexue një herë n'Orosh. Shpresoj se ky dorëshkrim do të gjindet në dorë të ndokujt e ndonji prift i Mirditës ka me i qitë në drite”-shkruante At Pashk Bardhi më 1942 në “Hylli i Dritës”

Po bëhen 60 vjet dhe ende dorëshkrimit në fjalë nuk i është rënë në gjurmë. Përsa i përket vlerësimit të veprës së Doçit si shkrimtar, në vendin e vet ai është vënë vetëm në “Shkrimtarë Shqiptarë” (1941) në radhë të autorëve të tjerë të shquar të Rilindjes.



• “Emzot Doçi s'ka shkrue pak, por gjithherë pa emën”.



Prend Do ç i shkroi me pseudonimet “Primo Doçi” , “Një djalë prej Shqypnije” dhe mendohet se dhjetra artikuj janë të tijtë. Ai kishte bashkëpunuar që herët me revistën e De Radës “Flamuri i Arbërit” , bashkëpunëtorë të së cilës ishin shqiptarë dhe arbëreshë si Z. Jubani, Th. Mitko, S. Dine, N. Naço, P. Doçi, G. Dara (I Riu), A. Santori etj. Edhe kur ishte në Indinë Lindore me mision apostolik përsëri bashkëpunon me revistën e De Radës, ku në tetor të vitit 1883 boton artikullin “Topografia e Lezhës në Shqipëri”.

Shkrimet publicistike dhe relacionet kishtare që dërgon Vatikanit dëshmojnë një stil modern, ndonëse ka munguar deri tani një hulumtim i mirëfilltë i gjithë lëndës së shkruar prej tij, çka do të krijonte mundësinë për një gjykim më të plotë. Jo më kot disa herë është vënë në dukje se “Emzot Doçi s'ka shkrue pak, por gjitherë pa emën”. Doçi përmendet si një gojëtar i spikatur. Një kronikë përkujtimore e Hyllit të Dritës (prill 1914) duke evokuar ditën e flamurit në Shkodër më 1912 në kështjellën e Rozafës evidenton ligjëratën e Abatit të Mirditës me atë rast i cili “foli bukur”. Një panegjirik në kishën katedrale Doçi e pat mbyllur me epifemën “Zoja e Shkodrës” e “Shkodra e Zojës”. Si argument për zotësinë në improvizimin e fjalimeve nga ana e tij sillet dhe ceremonia e përmotshme e Imzot Guerinit, fjalimet e tij në popull e meshat në kishë. Publicisti dhe oratori gjenden të gërshetuar gjatë Rilindjes jo vetëm në personalitetin e Doçit…

Ku tjetër duhet ta kërkojmë veprën e “munguar” të Prend Doçit? Duket se ky ka qenë një preokupacion i gjithë studiuesve dhe dashamirëve të tij. “Edhe me kenë pak veprat e shkrueme prej Abat Doçit, nuk janë pak 32 vepra…të botueme në nandë vjet të Shoqnis “Bashkimi” themelue prej tij, as veprat e botueme me ndihmën financiare që dha për shtyp (Ligjërim në vdekjen e Abat Doçit, “Posta e Shqypnis”,nr 24, shkurt 1917-Gjergj Fishta) ”.

Ka ndodhur diçka disi e rrallë në fushën e letrave. Zë e shuhet autorësia e njeriut që i kishte parametrat e plotë të shkrimtarit, emri tingëllues i fillimeve aq të mbara poetike. Si ndodhi që ai nuk u “bë” dot shkrimtar për vete, kur bëhet “udhërrëfyesi” i Fishtës për kryeveprën e vet epike “Lahuta e Malsisë”?!

Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve të Shqipërisë. Është po ky që përkrah Ndre Mjedën në hapat e parë duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e aftë me dhunti e përkushti për shkencën, gjuhën, kulturën. Akoma më tepër, “humbësi i madh”, i vetvetes nxiton ta presë shekullin e ri me një institucion letrar e gjuhësor brilant në qendrën më të rëndësishme kulturore të vendit që nga antikiteti, në Shkodër, mes ajkës së dijetarëve dhe atdhetarëve rilindas. Pikerisht në këtë kohë ndodh “konvertimi” i shkrimtarit me njeriun e shkencës. Veprën e tij tash e mbrapa duhet ta kërkojmë pikërisht te shoqëria prestigjioze “Bashkimi”, ashtu si një pjesë e të krijimtarisë së Konicës në vetë revistën “ Albania ” si drejtues i saj në radhë të parë. Dihet se Doçi ka qenë një ithtar i rralë i gjuhës shqipe. Si i tillë detyrimin ndaj saj ai nuk e shihte thjesht në pastërtinë e gjuhës së vjershave të tij. Vëzhgimet vetjake për të folurën e krahinave të vecanta, trajtimet modeste të gjuhës gjuhësire në shkrimet publicistike etj.

Ai ishte i ndërgjegjshëm se gjuhës amtare i lipseshin fjalorë, gramatika, tekste shkollore e mbi të gjitha një alfabet modern. Të gjitha këto për të ishin shumë më tepër se “laboratori i tij krijues”. Doçi, më i vjetri i shkrimtarëve dhe dijetarëve të kohës, me një përvojë si rrallëkush në përpjekjet për rilindjen e kombit; për të kryer misionin historik në rrafshin e kulturës dhe identitetit kombëtar, më 1899 në shoqërinë “Bashkimi”, ofron elitën intelektuale të Gegnisë: At Gjergj Fishtën, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dodë Kolecin, At Pashk Bardhin, Imzot Lazër Mjedën, Luigj Gurakuqin e plot të tjerë. Nuk ështe e rastit që shumë famulli të Mirditës në këtë kohë kthehen në qendra të veprimit kulturor e shkencor, me priftërinj dijetarë që krahas funksionit zyrtar hulumtojnë vlera etnokulturore të trevës si tradita, doke, folklore, gjuhësi etj. Një “akademi” perfekte që nuk i rrafshonte individualitetet e punëtorëve të dijes dhe pse shpesh autorësia ishte kolektive. Këtu vec po cekim kontributin e papërsëritshëm të Doçit në drejtimin e saj si ideues i programeve të saj dhe bashkëautor i veprave të publikuara në afro një dhjetëvjecar.

Per me shume lexo Këtu

pirust ka atashuar kėtė imazh:







View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1368120 sekonda, 29 pyetje