Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: ARTi
Eni_P

Postuar mė 16-9-2003 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
ARTi

Qëndron e hapur në bar-restorant "Piaca" ekspozita me vepra të skulptorëve Edmond Rira, Genci Treska, Thoma Thomai, Valmir Hajdari, Emanuel Sali Koko, Genc Tavanxhi, Edmond Trela dhe Pjerin Kolnikaj.

Skulptorë të mirënjohur për disa ditë me radhë paraqesin veprat e tyre në galerinë XXI


Ora e skulpturës moderne në "Piaca"

Dhurata Hamzai

Argjilë e pjekur, alabastër, dru, mermer, hekur janë lëndët e para me të cilat paraardhësit tanë të hershëm, sikurse dëshmojnë zbulimet arkeologjike, qëlluan të jenë ndër popujt e parë që i kanë shndërruar në vepra arti. Kjo është përshtypja që u krijohet edhe vizitorëve kur shëtisin në galerinë XXI. Aty mund të hysh pa ceremoni, ndoshta edhe sa për të pushuar, ndërsa syrit tënd i ofrohen gjithfarë imazhesh të gdhendura e të latuara me kujdes. Kafe restorant dhe galeri është luksi që ka patur prej disa vitesh bar restoranat Piaca. Galeria XXI, e vogël por dinjtoze, rri gjithmonë pas shpinës së klientëve duke u veshur herë pas here me ekspozita të pikturave moderne, skulpturave dhe gjinive të ndryshme të artit figurativ. Ka pak ditë që është çelur ekspozita e tetë skulptorëve më të mirë. Për një art që lulëzon i sigurt përmbi imagjinatën e jashtëzakonshme popullore zonja Donika Bardha bashkëpronare e lokalit "Piaca" ka kontribuar që disa nga skulptorët më me emër të vijnë në këtë mjedis me punimet e tyre. Do të qëndrojë e hapur ekspozita gjithë këto ditë me veprat e firmosura nga dora e Edmond Rirës, Genci Treskës, Thoma Thomait, Valmir Hajdarit, Emanuel Sali Kokos, Genc Tavanxhiut, Edmond Trelës dhe Pjerin Kolnikajt.



Edmond Rira dhe Genci Treska, argjil

Duke ndjekur hap pas hapi me busullën tënde shëtitëse disa nga punimet më të zgjedhura të mjeshtrave të skulpturës sytë prekin dy punimet e para të skulptorit Edmond Rira. Të dy punimet janë ndërtuar vetëm me baltë, me të cilat janë formuar një kaos objektesh artistike të përsosura që të japin në plan të parë imazhin e një jete të gjallë urbane. Kjo funksionon vetëm si përshtypje e parë, por pastaj gjithë kjo lëndë e organizuar me sistem të përpiktë fillon e fsheh parreshtur misteret mbi qëllimin e prezantimit të këtyre objekteve. Ndërtesa të vogla të vizatuara sikur të jenë të gurta ose të drunjta, një pyll madhështor kërpudhash derisa pushton sendet dhe objektet më të vogla, si dhe imitacione shkallinash druri ose trungjesh të prera nën kupola kërpudhash ndërtojnë një mikro qytetërim intim sipas imazhit të një arkitekture shumë perfekte. Në veprën e dytë punimi është instaluar mbi bazën e një druri me ngjyrën e djegies në të cilën është po e njëjta simetri e vendosjes së objekteve, por tek këto objekte të mbivendosur në skulpturë, simetria është më e rregullt, më e sofistikuar, gdhendjet janë më të ngrohta, jo me atë kaos. Pak hapa më tej na çojnë pranë veprave të Genci Treskës që është prezantuar me statujat e qeramikës ku dëshmohet një mbivendosje e idesë nëpër torse klasike. Pikërisht një tors gruaje vetëm me njërin gji ndërsa tjetrin e ka të prerë, lë një enigmë të dukshme mbi argjilën e pjekur. Përsëri me argjil është punuar një nudo, e cila futet në kornizë druri e duket sikur rrezaton ngrohtësi pranë atij trupi të zhveshur e të ngurosur në argjil. Punime të tjera të Rirës kanë një pamje mjaft primitive ku në disa prej tyre jepet imazhi në baltë të pjekur i një liqeni që vjen gjithmonë e duke u tharë. Në punime të tjera të kësaj natyre Rira ka shtuar më tepër emocione duke përdorur koloritin e materialeve si gurët me ngjyrë, zajet dhe copëza mermeri duke e përpunuar enën e argjilit brenda të cilave servir këto "gjellë të çuditshme". Ndërsa më tej sheh një vajzë nudo, një reliev etj..



Thoma Thomai dhe Valmir Hajdari, metal

Metalet si hekuri e bronzi në ekspozitën e skulpturës janë lëndët që duket sikur e përjetësojnë veprën e autorëve. Pikërisht një statujëz e vogël bronzi me ngjyrë disi të gëzueshme që duket si e mbrojtur nga hija e kapelës së vet është punuar me mjeshtëri nga skulptori Thomai Thomai. Autori i ka dhënë mjaft ekspresivizëm portretit të piktorit të madh Van Gog. Në pamje të parë duket sikur dialogon me dikë. Në mjekër janë lënë disa mbeturina të imëta që të kujton rëndom një nga harrakatët e këndshëm të botës së artit. Pas kësaj vështrimin ta tërheqin disa fletë të mëdha hekuri me ngjyrë të kafejtë ku janë formatuar gjymtyrët kryesore të njerëzve. Shqisat e tua mund të kapin në zbrazëtirën e pamatë të së pabërës emocionin për secilin nga detajet. Teknika e mrekullueshme dhe ruajtja e ciklit tematik i ka bërë këto punime mjaft interesante. Këto janë punët e Valmir Hajdarit njërën prej të cilave e titullon "Pronë private".



Emanuel (Sali) Koko, Genti Tavanxhi, Edmond Trela

Emanuel (Sali) Koko të befason menjëherë me veprat "Grupi project jon", "Eva dhe Adami dhe pema". Ja më në fund ka zbritur dashuria përmbi drurin, i cili ka patur fatin për t'u përkëdhelur. Janë ende aty shenjat e latimit të ëmbël bërë nga dora e një mjeshtri. Fantastike do të ish një vepër ku pas një lëmimi pa kufi luksi e shkëlqimi, të nxjerrë dhëmbët diçka e ashpër futur në "mishin" e tij, e cila vetëm sa e vë në pah delikatesën dhe ngrohtësinë prekëse të drurit të veshur më në fund me një ngjyrë mjalti. Vazhdon të duket firma e Kokos edhe pasi e ka latuar e lyer drurin, edhe pasi i ka dhënë ngjyrat më të ëmbla derisa preken detaje artistike. Akoma më befasuese është gjetja spontane që ai ka bërë duke ndjekur gjurmët e gungave të një trungu peme "bruto". Pikërisht duke hequr me thikën e mprehtë pjesët e buta të drurit në gjurmë të këtyre gungave natyrale janë ngritur format e trupit të vajzës, gjinjtë në harmoni me rrathët moshorë. Këtë krijim interesant Koko e ka përjetësuar duke e futur në një kornizë qarkuese po me dru. Sipas rathëve moshorë, është kërkuar edhe në gjurmët e spërdredhjes natyrale të trungut të përdorur si lëndë fillestare për të aritur kulmin deri në prekjen e një trupi shumë të bukur femëror. Genti Tavaxhi endet i qetë nëpër vizione moderne i dashuruar me një femër moderne. Në një nga punimet e tij vajza e futur në një kullë të ngrohtë të drunjtë, ka lakuar lehtë trupin për t'u dukur si e përkëdhelur në këtë kornizë. Ndërsa detajet në 5 punimet e Edmond Trelës janë më lehtë të shihen se të përshkruhen, së pari prej tyre përfton kënaqësi.



Pjerin Kolnikaj i dashuruar me alabastrën

Ai ka bërë një mollë të madhe e të bardhë mermeri. Prej saj buron dritë dhe pastaj prapë Kolnikaj ka gdhendur në alabastër një objekt mjaft interesant ku lakohen hijet natyrale të këtij guri të çmuar saqë ngjallet papritmas një gjuhë e veçantë dhe lind një vlerë mandej një dëshirë për ta pasur një skulpturë të tillë. Për Pjerin Kolnikaj do të thosha se ai ka një akitekturë të bardhë ekstravagante, e denjë për mermerin dhe e virtytshme për alabastrën.



Copyright © Media Enter 2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-9-2003 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
Sefedin Agolli

Ali Oseku: Sefedin Agolli është piktor romantik i lirisë. Piktura e tij zë një vend nderi në pikturën kombëtare

Një ditë në studion e Sefedin Agollit

Dhurata Hamzai

Kushdo që ka dëshirë, mund ta vizitojë studion "Agolli" pranë shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë", qoftë sa për të vështruar herë pas here pikturat. "Sefedini gjithë ditën rri në studio, duke filluar që nga ora 10.00 e deri në mbrëmje" thonë fqinjët aty pranë. Për mua nuk ishte hera e parë që shihja veprat e piktorit të njohur Sefedin Agollit, por ishte një nga ditët e para të punës sime që jetova mes impulseve intensive artistike, saqë prekja zbulime pas zbulimesh pas çdo impresioni. Po më ndodhte si tek të gjitha ato vepra universale ku artisti s'ka nevojë të jetë aty, sepse ai tashmë është bërë krijues. Kështu ka ndodhur edhe me piktorin e njohur Sefedin Agolli, lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1938. Sot piktori është 61 vjeç dhe vazhdon të pikturojë pandërprerje, si përherë në llojin e kavaletit e mjeshtërinë e spatulës. Më 1969 pas mbarimit të studimeve ai nuk iu nda për asnjë çast pikturës. Bëhet shpejt një piktor me zë në qytetin e tij të lindjes. Në vitet 1977-1980 dha ekspozitat e para vetiake. Më 1984 Sefedini la penelin dhe filloi të merrej me spatulën. Kjo e dalloi atë menjëherë nga piktorët e tjerë. I vlerësuar mjaft që nga viti 1989 e deri më sot më 2003, po pa ndërprerje, Sefedin Agolli ka hapur 15 ekspozita të teknikës së vajit me nga 50 deri në 60 punime. Është pjesëmarrës në ekspozitat "Onufri", përveç atyre të hapura në Galerinë Kombëtare të Arteve ku ekspozitën më të fundit e dha më 15 -26 tetor 2002. Sefedin Agolli di të shprehet me teknikën e tij si askush. Orën kur ndërruan nocionet për një shprehje sa më individuale Sefedin Agolli e përshkruan në këtë mënyrë: "Unë u shkëputa nga tradita dhe kolegët e mi, duke lënë mënjanë penelin dhe fillova të punoj me spatulën, dhe ajo u bë zotëruese në çastin kur unë doja të isha i veçantë, që piktor të isha unë Sefedin Agolli, aq sa po t'i hiqnin këto iniciale unë të isha prapë aty. Mendoj se mënyra se si e përdor unë spatulën do të ishte shenja dalluese për pikturën time".

Sefedin Agolli ka hapur vetëm në Tiranë 15 ekspozita vetiake. "Në Elbasan janë të tjera ekspozita, rreth 20" thotë ai, ndërsa i pëlqen të pohojë se "Unë jam një piktor i Elbasanit, i atij qyteti ku piktura, muzika, artet, jo vetëm punohen, por edhe këndohen". Peisazhi i tij është karakteristik në dallim me peizazhet e kolegëve, sepse spatula e veçon atë. Për përdorimin e saj është vlerësuar edhe nga kolegët e mjeshtërit e pikturës.



Një bisedë në studio

Janë të rrallë ata që e përdorin këtë teknikë dhe në shumicën e rasteve e përdorin pjesërisht. Ju e punoni krejt pikturën vetëm me spatul?

Unë vetëm me spatul i bëj të gjitha pikturat, kur nuk është spatula nuk është piktura. Unë punoj me penel, por unë nuk e ndjej materien, trungun e veprës sime, ndërsa spatula më lë sasira boje e ngjyrash në raport të kombinuar me dritën dhe hijen, të tilla që si peisazhi, toka, trungu, atmosfera, i gjithë universi është konceptim për pikturën time.



Çfarë ju bën ju ta zotëroni kaq mirë volumin e bojës me spatul, kur edhe me penel ka piktorë që e derdhin pak bojën?

Spatula tek unë është bërë një mjet pune. Një mjet pune i kërkueshëm. Unë di tani gjithë elasticitetin e pjesës mekanike që ka spatula, e përkul atë majtas, djathtas, në qendër.



A thua se e keni bërë dhe spatulën me nerv?

Ajo ndoshta nuk e ndjen se nuk është qenie e gjallë, por përdorimi i spatulës tek unë është bërë e konceptuar tërësisht në të gjitha lëvizjet dhe gjurmët që lë dhe unë me të vërtetë jam bërë mjeshtër i përdorimit të saj.



Është thënë për pikturën tuaj se sot për sot ajo nuk mund të përsëritet nga një piktor tjetër, gjë që më bën t'ju pyes, a i riprodhoni ju pikturat tuaja?

Një pikturë që unë e kam bërë nuk e bëj dot përsëri, mund ta bëj si linjë grafike, por ai moment i hedhur nuk përsëritet më, kjo është piktura ime origjinale, e veçantë.



Meqë ju nuk veproni dot ndryshe, ju ka marë malli për ndonjë nga pikturat tuaja të shitura?

Oh, është vërtet e dhimbshme, madje më vjen keq, sidomos në ato vitet e para kur ne ndiheshim shumë keq për nevoja materiale. Perlat e punës tonë i kemi shitur për hiçgjë, dhe e keqja e madhe është se nuk kanë rënë në dorë të atij që ndjen artin, por kanë shkuar për inerci "-dua edhe unë një pikturë nga filani".



Gjurmë të pashlyera në librin e përshtypjeve

Fletë të zverdhura nga librat e përshtypjeve në ekspozitat e dhëna në vite po degjeneronin ndaj mungesës së vëmendjes. Vetë piktori nuk do ta kishte menduar kurrë se pikërisht aty jetonin kronikat e papërsëritshme të historisë së pikturës së Sefedin Agollit. Tashmë ato janë një dokument shpirtëror i qindra vizitorëve që kanë mbetur të mrekulluar:

"Pikturën e sodita nga afër dhe nga larg, nga larg kishte një efekt interesant, të fuste në një botë tjetër, gjërat profesionale që vërejta stili i formuar, formati i zotëruar, lirizmi i natyrës dhe i shpirtit dhe një bujari e pazakontë. Piktori Njazi Ruka i shkruan "Je i vetmi artist që ke pikturuar poezinë e natyrës shqiptare, në veçanti pyjet tona madhështore, peisazhet tuaja s'më kujtojnë asnjë piktor tjetër".

Ndërsa poeti Agim Pepa është shprehur "Kur puqen bashkë talenti me mjeshtërinë e spatulës vjen mrekullia".

Peisazhi i piktorit të njohur Sefedin Agolli soditet me kënaqësi, edhe për optimizmin që të zgjon dhe është i pranueshëm në çdo ambjent, larg kërkesave komercialë me të cilën shumë piktorë kanë gjetur mënyrën e tyre të të pikturuarit. Shumë të tjerë e urojnë zotin Agolli për shfaqjen e papërsëritshme të bukurive shqiptare "të cilat gjithmonë e më pak pasqyrohen në artet tona". Dikush në ekspozitën e tij të 13-të shkruan se sheh atë kolorit të freskët, atë lëvizje brenda peisazhit shqiptar, e cila çuditërisht kontraston me qetësinë. Për novacioni në ngjyra për stilin e tij plot kolorit dhe gjetjet interesante, për natyrën që lulëzon bukur në prehrin e magjisë së çuditshme të pafund të natyrës.

Të tilla thënie gjenden shumë në librat e përshtypjeve të mbajtura nëpër ekspozita. Ndërsa piktori Ndini Bardhi i thotë me entuziazëm "vazhdo të këndosh këngën tënde, kjo është më e rëndësishmja për një artist. Ky është një sukses i bukur dhe i gëzueshëm duke përfundur me fjalët se arti i madh kurrë nuk shuhet e nuk zbehet". Njeriu që ka parë i mrekulluar momentin kur sapo feks një mëngjes do ta gjejë përsëri këtë ndjesi në pikturën e Sefedin Agollit. Në librin e përshtypjeve një nga vizitorët do t'i shkruajë poetikisht: Ndërkohë që nata po bie, karakteristika e saj do të shkrijë në zemrën e yllit Afërditë, kurse brenda ekspozitës ka diçka tjetër një natyrë e bukur që lind në telajo me mendimin e piktorit e përcillet deri në një ëndërr të qetë. Artistë, modern dhe jo modern, por sidomos edhe shumë të moshuar kanë gjetur shumë fjalë për t'i thënë pikërisht përballë një ekspozite të Sefedin Agollit. Një e moshuar thotë: "Jam e moshuar, pashë ekspozitën e punimeve tuaja, jam mahnitur nga bukuria e përsosmëria e tyre. Gëzoj me gjithë zemër, kuptova fare mirë se puna juaj nuk ka shkue kot. Ju e doni shumë Shqipërinë, vendin e shtrenjtë tonin dhe nuk shkëputeni prej saj. Pra kjo më ka kënaq pa masë dhe më ka naltësue shpirtënisht, tue më shtue dashuninë për vendin që ju e keni qit ashtu të gjallë siç asht në të vërtetë.

Pra flasin për të amatorë dhe njerëz të zakonshëm, është shumë prekëse një nga emocionet e shrehura nga një vizitore. "Pashë një ndjenjë arti të hedhur në mënyrë të rrallë në pikturë. Kur të vras varfërinë të jeni i sigurt se një nga tablotë tuaja do të jetë pranë shtratit tim".



Kanë thënë për Sefedin Agollin

Ka piktura klasike, reale, moderne...

Ali Oseku: Arti i tij është universal, me ujë, toka, pyje e gjithë jeta, i ndjesuar përditë sikur përshëndet veten e tij, ne të tjerët. Bëhet ëndërrimtar, optimist, përrallë, rendit momente, emocione, thjesht përkundet, krijon lëvizje, strukturon, modelon dhe herë pas here i këndojnë pyjet, burimet, ujërat dhe tregojnë ngashërimin e shpirtit. Dhe ne mendojmë, ëndërrojmë dhe bëhemi personazhe në peisazhet pastore, në lëng dhe në substancë vitale, në dritën mesdhetare gati të një parajse... Sefedin Agolli është piktor romantik i lirisë. Piktura e tij zë vend nderi në pikturën kombëtare.

Hasan Albani, piktor: Me teknikat e vajit dhe me përdorimim mjeshtëror të spatulës, piktura e tij është e veçantë dhe me vlera të spikatura artistike pse jo dhe psikologjike.

Jashar Demiri: Natyra më e bukur nga ç'është në realitet është pasqyruar në këtë ekzpozitë.

Koço Kosta: Shumë peisazhe të zotit Sefedin Agolli vinë nga shpirti i autorit. Aty fillon arti, ndaj ne ndihemi të ngrohtë.





Copyright © Media Enter 2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-9-2003 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
Ekspozita "Afërdita e Milotit " e Alfred Mirashit ne Napoli

Përurimi bëhet më 4 shtator 2003, ora 18:30. Ekspozita qëndron e hapur nga e hëna deri të shtunën, ora 9:00 - 19:00. Të dielën në orën 9:00 - 14:00. Kanë hartuar kritikat për katalogun: Eduardo Cycelin, Francesco Poli, Enzo Battarra, Mimo Sgroi, Paolo Thea and Mimo Guastella.

Hapet ekspozita personale e artistit Alfred Mirashi "Milot" në Napoli

Afërdita e Milotit mes legjendave të dy popujve

Dhurata Hamzai

Pavarësisht nga aktet diplomatike dhe vendimmarrjet historike, dy popujt, ai italian e ai shqiptar, në rrethana të ndryshme kohore, lidhen shpesh e më shpesh me kulturën e njëri-tjetrit. Kur Marin Barleti shkruante "Historinë e Skënderbeut" ishte plot dije për kulturën italiane, sepse diku në parathënie të veprës shkruan se për ta bërë si duhet një vepër kaq të lartë, duhet një penë më e ndritur, duke përmendur në këtë rast poetët e famshëm italianë Petrarkën dhe Danten, për të cilët flet me respekt të madh. Pikërisht në këtë vend ku ngërthehen kulturat mesdhetare, përsëri njerëzit afrohen në mënyrë miqësore për të shpalosur vlerat e kulturave bashkëkohore.

Një artist i talentuar shqiptar Alfred Mirashi, në një vend jo të rastësishëm, por bash aty ku prijësi Gjergj Kastrioti Skënderbeu dialogonte me princërit italianë, do të hapë një nga ekspozitat më të rëndësishme gjatë karrierës së tij. Në Castel Nuovo më 4 shtator në Napoli (Itali) në orën 18.30 do të përurohet ekspozita e artistit shqiptar 'Milot' - Alfred Mirashi. Kjo ekspozitë është mundësuar nga shoqëria "Arteinvest S.p.a.", dhe organizatori i saj është z.Mimo De Simone. Ekspozita e shqiptarit emigrant do të realizohet falë një bashkëpunimi të mirë me disa institucione. Për këtë ka kontribuar komuna e Napolit, kompania "Canty" dhe më tej ekspozita është sponsorizuar nga Ambasada shqiptare në Itali.



"Miloti", kërkues mes modernitetit europian dhe vlerave kombëtare

Ekspozita e artistit të ri me tipare mesdhetare, - e cila është titulluar në mënyrë simbolike "Afërdita e Milotit", - përcaktohet nga kërkime stilistike dhe konceptuale të shfaqura në serinë e kanavacave të mëdha, që emërtohen "Engjëlli i Mesdheut", një përzierje mes kulturës popullore shqiptare (pjesërisht motivet e kostumeve tona tradicionale dhe pjesërisht motive të ruajtura në memorien historike të Mesdheut, të interpretuar shpesh me skulptura ironike, konsoliduar me vizionet artistike të Europës Jugore, duke filluar që nga përmasat e statujave greke dhe ilire, romane dhe të Rilindjes. Me këtë mënyrë artisti "Miloti" do të përmbledhë një seri të instalacioneve që përfaqësojnë kulturën mesdhetare. Pjesa më e madhe e punimeve të tij përfaqësohet nga ekspozita e titulluar "Afërdita e Milotit". Ajo është prezantuar në formën e shtatë vezëve të mëdha, imazhet e të cilave janë në shembullin e disa figurave historike që kanë hyrë në imagjinatën kolektive; si të Nënë Terezës së Kalkutës, Skënderbeut, Dante Alighieri, Caravaggio, Bruno Giordano, Aleksandri i Madh dhe Diego Armando Maradona.

Simbolika e instalacioneve vështrohet sipas rolit të miteve në shekuj, por duke iu referuar kulturës bashkëkohore. Në të tjera linja konceptuale janë tre instalacionet e tjera: "Tracce di Mare-Gjurmët e Detit", "Il ritorno di Ulisse - Rikthimi i Ulisit", "I Miei Giocattoli Proibitti - Lodrat e mia të ndaluara" dhe "L'inganno di Zeus - Mashtrimi i Zeusit". Këto punë janë një kombinim perfekt i ngjyrave me përmbajtjen ideore me pjesë të pikturuara në ekspozitën e tij.

Në hyrje të ekspozitës së "Milotit" evidentohet jeta e popullit shqiptar, konceptet e tij për artin dhe për historinë. Është interesante të shohësh se si kanë ardhur ato që nga kultura e stërgjyshërve ilirë... Mund të shohësh format e vezëve në instalacionin që u referohet ngjyrave të shallit të Nënë Terezës, simbolit të vërtetë të mirësisë. Të tjera detaje piktorike dhe modele instalacionesh i referohen fuqisë së figurës së Skënderbeut, shembullit më të lartë rezistencës që nuk lejoi pushtimin e Europës. Sipas imazhit të artistit "Miloti", Skënderbeu bëhet një metaforë e vërtetë e mbretit luftëtar që mundi ushtritë e një fuqie të madhe. Kërkimi në thelb i tradicionales përjetohet me detaje e figura konkrete origjinale nga trashëgimia figurative dhe shpirtërore.

Derisa u referohen vlerave të kostumeve tradicionale shqiptare, janë ato në ndikimin e kërkimit të së vërtetës artistike për konceptimin e simboleve historike dhe kulturore, pa të cilat bashkohorësia do të ishte e destinuar që të bëhej vetëm objekt i një kënaqësie konkrete.

Është bukuria e artit dhe pastërtisë së origjinës që përbën thelbin e së vërtetës në ekspozitën e "Milotit", sepse ai është një artist që nuk ka frikë të sensibilizojë në art jetën e një populli që është shumë i rëndësishëm në historinë e Ballkanit, një vend që është i vendosur për integrimin në Europë.

Katalogu i artistit shqiptar Alfred Mirashi "Miloti" do të prezantohet gjatë përurimit të ekspozitës ku përveç prezantimit të disa punëve të tjera do të përbëhet me shënime nga kritikët e njohur si Enzo Battarra, Eduardo Cycelin, Mimo Guastella, Francesco Poli, Mimo Sgroi and Paolo Thea.



Copyright © Media Enter 2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-9-2003 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
Poezia e Spahiut & Fotot e Tashos ne Lecce

Poezia e Xh.Spahiut & Fotot e R. Tashos ne Leçe te Italise

Arti shqiptar, hap rrugen per "Mesdhe"

Shqiperia, protagoniste ne jeten kulturore te Leces me poezine e Spahiut dhe ne fotot e Tashos

Eshte e mundur te gjesh nje fije lidhese kulturore mes popujve te Mesdheut? Ose me mire ekziston nje fill kulturor, artistik, qe te bashkoje te gjitha vendet, qe lagen nga ujrat e Adriatikut. Nese ekziston, -cileson media italiane-nuk ja vlen te nisesh kerkimin, apo te ndertosh nje rruge, e cila nuk eshte kurre statike, lineare dhe gjithnje problematike. Shume pergjigje te ketyre hamendjeve mund t'i jape arti dhe mbi te gjitha ai letrar. Kane qene vargjet e poetit shqiptar Xhevahir Spahiu dhe fotot e Roland Tashos, ato qe treguan ne nje fare sensi Shqiperine ndryshe ne evenimentin kulturor te mbajtur pak dite me pare ne Lece "Percorso Mediterraneo". Ne recitalin e poeteve, krijimtaria e artistit shqiptar Xhevahir Spahia eshte pritur me mjaft interes dhe kuriozitet per mesazhin, qe trasmetonin vargjet e poetit per vendlindjen e tij. Nderkohe, qe fotografit Roland Tasho eshte prezantuar me nje ekspozite fotografike me titull "Shqiperia, shqiptaret". Zona e Mesdheut ka qene gjithnje djepi i kultures dhe i shfaqjes artistike, e lidhur me jeten dhe me besimet e popujve ne momente te ndryshme historike. Takimi yne me "vendin e shqiponjave" perbehet edhe nga nje deshmi vizive te realitetit dhe te qytetareve te saj. Keshtu shprehet fotografi Roland Tasho, te cilit i ishte besuar detyra per te pasqyruar nga ana vizive vendin e tij. Pasioni i tij dhe dedikimi i plote per fotografine ka nisur ne vitin 1982, duke marre nje sere cmimesh dhe vleresimesh per punet e tij. Fotot e tij jane shfaqur ne qytete te ndryshme te Shqiperise, ne Itali dhe me pas ne te gjithe Europen. Konkursi per veprat poetike, ne te cilin merr pjese dhe shkrimtari Xhevahir Spahia, ka nisur keto dite, per te perfunduar ne fund te muajit shtator. "Cmimet jane me te vertete te shumta. Me shume se per disa vleresime ne leter behet fjale per nje rast me shume dhe per nje motiv dhe nje tentative per te kryer nje rreth te qendrueshem te shprehjes se lire", thote Xhovani Rizzo, president i Keshillit te qytetareve te Leces. A.N




--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri 04/09/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-9-2003 nė 08:36 Edit Post Reply With Quote
LASGUSHI DHE ENGJEJT E PIKTURES

Dr.Moikom Zeqo

Patriarku i lirikes shqiptare Lasgush Poradeci ka atributin e plotfuqishmerise, duke bere inkandeshente kujtesat tona intime. Mendoj se Dashuria eshte nje Kushtetute per engjejt qe synojne te shnderrohen ne jete. Kete liriku i perjetshem e dinte shkelqyeshem, por naivisht dhe i paepur kishte zbuluar mistiken e arte, per te shpirtezuar fjalet, per te gjalluar brigjet, liqenin, shekujt. Si ne nje xhamllek gotik ai futi universet e tij rebele, imazhet delikate dhe diellperhapese, kengezimet e ujrave dhe ererave, trupezoi muzgjet dhe perendimet ne skulptura levizese.

C’enigme e pabesueshme, absolutisht e pashpjegueshme nga gjenetistet qe klasifikojne gjithcka nga ADN-ja, qe lindja e nje djali, qe jo rastesisht e pagezuan me emrin Llazar. Parabola ungjillore e Krishtit qe ngjalli Llazarin e vdekur duhet perkthyer ne parabolen shqiptare se Llazari i vdekur ringjall tere ungjijte e poezise shqipe pambarimisht. Kete ben ne gjithe kohesine e pamatshme Lasgush Poradeci.

Jane shkruar libra dhe shkrime hulumtuesish per te, nuk i kane kursyer apologjite. Cuditerisht keto kane bere lemime te siperfaqeve, por thelbin, ate qe Kanti e quante "sendet ne vetvete" pak vete e kane arritur. Dalim keshtu tek ideja e cuditshme e pamjeve te brendshme. Kam lexuar dikur nje studim per imazhet qe burojne nga fjalet e Bibles se Shenjte: "mijera piktore kane ilustruar Biblen e Shenjte". Gravurat dhe pikturat me ngjyra, tere ikonografia krishtere e perbotshme marrin shkas nga fjalet. S’i ka mundesi qe fjalet te burojne kaq shume botera figurative? E njejta ceshtje mund te trajtohet per krijimtarine Lasgushiane. Te tera poezite e tij kane fjale te pavdekshme qe ftillezojne imazhe te pabesueshme. Nje poet eshte vetvetiu edhe piktor, edhe nese nuk ben kurre pikture.

Pikturat e brendshme tek Lasgushi na shpalosin mrekullite fabuleske te liqenit, levizjen ne shtrengate, urine boticeliane te te dashuruarve, sakrificat biblike te pelikaneve, qe Lasgushi i mbiquan Nosite. Kjo ekspozite figurative e pashpallur do te mbetet pergjithmone tek fjala.

Piktori...

Por ju lutem, Lasgushi ishte dhe piktor. Ai nisi te vizatoje ne femijeri. Ne vizatimet e para jane: nje vetportret i tij i bere ne moshen 16-vjecare ne Pogradec, nje portret i vellait te tij Pandeli Gusho dhe motres se tij Aspasia. Ne nje leter qe i shkruan vellait te tij ne Bukuresht ne vitin 1963, Vangjel Gusho-s, ai i thote: "Dhimitraqi (Dhimiter Pasko) nuk m’i solli dot ahere (pikturat). Dergomi medoemos, dua te cmallem tashi me to, te cmallem edhe me shume me autoportretin qe bera ne Pogradec me 1916 dhe me portretin e Pacies (Aspasia) kur ishte cupe e pamartuar". Pra e nisi pikturen si utodidakt .

Ne vitin 1916 niset ne Greqi per te perfunduar Liceun (Lycee Leonin, Saint Denis par les freres Maristes). Befas u semur dhe u shtrua ne Senatoriumin "Sotiria", ne nje pyll me boriga dy ore larg Athines. E cuditeshme, por gruaja e arkeologut te famshem Schliemann, zbuluesit te Trojes bisedoi me Lasgushin dhe ajo e shtroi pa shpenzime ne Senatorium. Lasgushi e perjetoi boten spitalore jo me ankth si Franc Kafka. Ai kishte shprese. Nga ky syth kohor kemi vizatime te Lasgushit per pacientet, infermieret etj. Nje lloj ditari. Me vone jo rastesisht, Lasgushi do te regjistrohej ne Akademine e Arteve te Bukura ne Rumani. Ne konkursin e proves, vizatoi skulpturen e perendeshes Aferdita. Kur u dhane rezultatet, Lasgushi doli i pari, kurse nje vajze rumune e quajtur Micka nuk e fitoi konkursin. Ajo ju lut djaloshit shqiptar t’i mesonte sektrete e piktures. Ajo erdhi ne dhomen e tij dhe ky delikat madh i tha: xhvishu! Por nuk e ngau me dore. E vizatoi nudo. Mbas nje viti ajo e fitoi konkursin. Ishin vitet 1922-1923. Ne 1 tetor 1922 Lasgushi eshte anetar i Shoqerise se Studenteve te Shkolles se Arteve te Bukura te Bukureshtit. Kryetar: J. Condoiu. Pikturat me ngjyra vaji Lasgushi i ka bere ne kete etape. Por ne 1924, Lasgushi niset ne Berlin sepse emerohet student bursist nga qeveria e Nolit per te studiuar albanologji. Por katedra e albanologjise qe ne Graz dhe ai shkon atje, per t’u diplomuar per filologji romano-gjermanike. Koleksionin e pikturave nuk e merr me vete, por ja le te vellait ne Rumani. Shume here i kerkoi, me kot. Ai nuk ja ketheu kurre. Ne letren qe i shkruan Mitrush Kutelit me 21 dhjetor 1931 nga Grazi ai i thote: "Te Vagjeli te lutem te marrish keto gjera: 1) Nje tabllua e madhe me titull "Magdalena ne shpellen e shenjte", 2) Nje tabllua e madhe me titull "Sgjimi i dashurise", 3) Nje tabllua me te vogel me titull "Miq te mire", 4) Nje baulle me libra. Ne nje leter tjeter te derguar po Mitrush Kutelit tregon qe permasat e tabllove qene 2m x 2 ½ dhe 1m x 1 ½ .

Ne 9 maj 1931 skulptori Odhise Pakali i dergon leter poetit per te marre pjese me krijimet e tij ne nje Ekspozite Kombetare. Ne zarfin e kesaj letre Lasgushi ka shkruar se: "per fat te keq Kutelit nuk ja dhane pikturat ne Bukuresht" dhe se: "Zemren e kam te plasur per kete humbje te jetes sime te pare".

* * *

Ne 1 dhjetor 1934, Lasgushi emerohet Profesor i Vizatimit dhe Bukurshkrimit ne Liceun Shteteror te Tiranes. Me 2 dhjetor me dekret te Mbretit Zog I, emerohet profesor i Gjuhes Shqipe.

Ne nendor 1937, me rastin e kremtimeve te 25-vjetorit te Pavaresise ne komisioni pergatites te kremtimeve Lasgushi qe anetar, se bashku me albanologun e famshem Norbert Jokli-n, per organizimin e ekspozites se skulptures dhe dokumentave te Rilindjes.

Keto rrjeshta jane nje pengu im i njohjes se hershme me Lasgush Poradecin, me gruan e tij Nafijen dhe me vajzat e tij Kostandina e Maria. Lasgushi me bente pershtypje si poet, por rralle here me ka tronditur ne jete nje grua kaq inteligjente dhe e engjellte si Nafija. E bukur, e mire, vete poete, me titullin "Mesuese e Merituar", mikpritese e madhe, sakrifikuese si askush. I jam mirenjohes vajzave Kostandina e Maria, por ne menyre te vecante Maries, qe m’i kane hapur te tera te fshehtat e arkivit te famshem lasgushian. Tharmi i ketyre enigmave jane pikturat dhe vizatimet e poetit. Vendosem ta bejme publike per here te pare kete trashegimi qe i kalon kufijte e kuriozittit.

Maria i nxorri nga arkat telajot ne forme ruli, tufen me letra dhe vizatime, njesoj sikur po bente nje kerkim arkeologjik. Mua me dukej sikur po nxirrja nga llampa e Aladinit, disa perralla te mocme, por qe nuk mund te quheshin kurresesi fantazira, te sajuara apo te stisura. Te fundmet piktura Maria m’i tregoi atehere kur une gati e kisha humbur shpresen. Qene dy portrete me ngjyra, nje portret i Krishtit, me kurore me gjemba ne koke, dhe nje portet tjeter akoma me i cuditshem, gati surrealist, qe kishte ne pjesen e siperme, nje profil burri me mustaqe te ngritura perpjete, kurse poshte tij, fytyren e lene pergjysem te Krishtit. U trondita. Portreti i burrit, me stilin e tij te mustaqeve, ngjante cuditerisht me piktorin skandaloz dhe te hatashem spanjollin Salvator Dali. A eshte vertet portreti i Salvador Dalise? Ngjashmeria eshte hutuese, ngacmuese. Pse valle Lasgushi ka nisur Krishtin dhe ne pozicion te kundert vendos kete portret enigmatik, qe ka per te na shqetesuar perhere? Kjo gje nuk do te kuptohet asnjehere shterueshem.

Arti pikturik

Dua te jap disa mendime per artin pikturik te Lasgushit. Vite me pare kam shkruar nje artikull per gravurat bardh e zi qe kane ilustruar dy librat "Ylli i zemres" dhe "Vallja e yjeve". Jane te dores se poetit. Kam ribotuar edhe nje here portret me pene te Asdrenit bere po nga Lasgushi. Por tani koleksioni ma mpreh gjykimin dhe me shton guximin. Krijimtaria pikturike e Lasgushit ndahet ne dy rrafshe: ne pikturat me ngjyra vaji, qe jane kryesisht portrete femrash, nje ngjizje erotike e poezive te tija te perveluara. Nje femer nudo e Lasgushit eshte emertuar me shaka nga ne si "Dy cicat qe tronditen boten". Megjithate duhet kuptuar sharmi i shakase. Ne asnje vend Lasgushi nuk eshte as frojdian, as njeri i skajimeve te bujshme. Perkundrazi delikatesa e tij eshte apolloniate. Ai ka kult simetrine, ndonese ne disa poezi eshte dionisian. Nje portret me ngjyra i Bethovenit flet per nje perendi te muzikes. Lasgushi e ka njohur edhe Vagnerin, edhe Moxartin. Ai e di qe harmonia e muzikes eshte dioskure me ate te poezise. Por femrat e pikturuara prej tij te kujtojne artin rilindas italian, nje lloj embelsie te shkolles veneciane te piktures. Rrafshi i dyte lidhet me vizatimet e tij qe jane kryesisht portrete ne miniature. Kuptimplote jane vizatimet per Mitrush Kutelin dhe sidomos per Eqrem Cabej-ne. Ky portet i fundit eshte realizuar ne nje nga fletet e pasaportes se Cabejt. Kjo pasaporte e Albanalogut me te madh te gjithe koherave eshte nje relike e dyfishte historike, eshte edhe e Cabejt edhe e Lasgushit. Me nje pasaporte te vetme ata mund te kapercejne te gjithe kufijte. Vizatimet e tjera pervec portreteve te njerezve qe i ka njohur intimisht lidhen me peisazhe, kryesisht qytetesh, te manastireve te qemotshme, te xhamijave shqiptare, etj. Ky mjedis eshte gjithashtu nje tipologji shpirterore.



KOLEKSIONI I PIKTURAVE TE LASGUSH PORADECIT:

1. "Dy cicat qe tronditen boten", telajo, permasa 70x50cm, nenshkruar. Llazar Gusho.

2. "Portret femre, dy vargje rumanisht", telajo, permasa 54x35cm, nenshkruar Llazar Gusho.

3. "Vajza me syte me gjak", telajo, permasa 54x35cm.

4. "Portret i Stanisllaves" me mbishkrimin "Stanisllava kur e putha ne llere", Tirane maj 1937, me laps, permasa 54x46cm, nenshkruar Lasgsh P.

5. "Portret i Bethovenit", telajo, permasa 52x46cm, nenshkruar Llazar Gusho.

6. "Portret vajze me floke te mbledhur", telajo, permasa 64x48cm.

7. "Dielli mbi liqen", telajo, permasa 20x16cm.

8. "Pylli", telajo, permasa 23x17cm.

9. "Portret i Aleks Cacit", me pene, permasa 22,5x17,5cm, nenshkruar Lasgush.

10. "Portret i Pandelit (i vellai)", me laps, permasa 40x27cm, nenshkruar Llazar Gusho.

11. "Portret i Sotir Nices, i kunati", me laps, permasa 17x10cm, nenshkruar Llazar Gusho.

12. "Mitrush Kuteli, ulur mbi arke", me laps, permasa 38x14cm.

13. "Portret burri, profil", me laps, permasa 42,5x30cm, nenshkruar Llazar Gusho.

14. "Eqrem Cabej duke pire cigare", Graz 1927, pasaporte date 12.7.1925 ne emer te shtetit shqiptar, me laps, permasa 14,5x10cm, nenshkruar Lasgush.

15. "Portret vjershetori Zef Serembe", me laps, permasa 17,5x12, nenshkruar Lasgush P.

16. "Autoportret", me laps, permasa 18x12, nenshkruar Lasgush.

17. "Taqo Progri", me laps, permasa 17x12cm, me shume dashuri vellazerore Lasgush P.

18. "Student Gjergj Ashta", laps, permasa 18x12cm, neshkruar Lasgush 1931.

19. "Ing Gjergj Tashko", me laps, permasa 18x12, nenshkruar Lasgush 1931

20. "Neki Shgaba", me laps, permasa 18x12 , nenshkruar Lasgush.

21. "Dr Loni Naci", me laps, permasa 17,5x12, nenshkruar Lasgush.

22. "Anton Kamsi, student ne filozofi", me laps, permasa 20x12, nenshkruar "Nje nga studentet idealiste te Grazit" Lasgush P. 1926.

23. "Arkimandriti Visarion Xhuvani", me laps, permasa 13x9cm, ka kete shenim nga Xhuvani "Portreti me shembellen fort" Lasgush 1921.

24. "C. K. Spiri", me laps, permasa 26,5x18,5, ka kete shenim "paraushtark elev (nxenes) ne shkollen tregetare te Selanikut. Poradec 1930.

25. "Portret i pambaruar i Maries", me laps, permasa 18x12cm, viti 1982.

26. "Naim Frasheri", me laps, permasa 7,7x7cm, neshkruar Lasgush 1924.

27. "Prof Martiniak" me laps, permasa 10x5,5cm neshkruar Lasgush Graz.

28. "Prof.Dr Radakovic udheheqes i lendes se filozofise", me laps, permasa 14x9cm, Graz 1925.

29. "Portret femre nga Greqia", me laps, permasa 10,5x8cm.

30. "Femer infermiere", me laps, permasa 14x8,5cm, nenshkruar Llazar Gusho 1920.

31. "Portret femre", me laps, permasa 14x8,5cm, nenshkruar Llazar Gusho.

32. "Portret femre", me laps, permasa 16x10cm, nenshkruar Llazar Gusho, Athine.

33. "Portret pacienti me mjeker", me laps, permasa 12x17,5cm, Llazar Gusho.Athine.

34. "Portret burri me kapele, korrieri i senatoriumit", me laps ngjyre kafe, viti 1920 permasa 11,5x7,5cm.

35. "Porteret infermieres", me laps, permasa 10,5x17cm.

36. "Portret i Taqi Mihos" 1923 Bukuresht, me laps, permasa 13,5x10cm Lasgush.

37. "Portret i Asdrenit", Lasgush P. viti 1923, permasa 10x7,5cm.

38. "Portreti i Zefira Megas (Lula)", me laps, Bukuresht me doren time Str Vespasian, nr 22, permasa 20x30cm.39. "Vjersha te vjetra prej Lasgush Poradecit", kapak libri, Poradec, Manastir, Athine 1914-17 permasa 13x22cm.

40. "Kembanorja e Shen Mitrit Voskopoje", date 12.8.30, me laps, permasa 11x15,5cm, nenshkruar Lasgush Poradeci.

41. "Manastiri i Shen Vlashit, korrik 1940, me laps me ngjyra, permasa 17x12cm.

42. "Peisazh me shtepi", me laps te kuq, permasa 9x16cm.

43. "Kembanorja e kishes Shendelli Voskopoje, date 12.8.1930",me laps, permasa 21x15,5cm, nenshkruar Lasgush P.

44. "Strada turke din Manastir 16.7.1915", me laps, , Ll Gusho, permasa 26x18cm.

45. "Peisazh me xhami", me laps, permasa 25,5x18cm.

46. "Peisazh qyteti", me laps, permasa 25,5x18,5cm.

47. "Portret burri", me laps, permasa 12x17cm.

48. "Portret plaku" me pene, permasa 12x9cm.

49. "Portret burri", me laps, permasa 16x11cm.

50. "Portret femre" me laps, permasa 16x11cm.

51. "Portret doktor Spiro Cipi", me laps, permasa 20x15cm, nenshkruar Tirane Lasgush.

52. "Dipllome e Androniqi Zengo 26 korrik 1935", me boje te zeze, permasa 62x43cm, kopjuar nga Lasgush Poradeci.

53. "Portret i Krishtit", telajo me ngjyra 72x56cm.

54. "Portret burri", telajo me ngjyra 64x50cm.



P. S. Per ta bere te plote imazhin tone per Lasgushin piktor duhet t’i drejtohemi edhe ideve te tij te shkruara per pikturen. Ne vitin 1937 Lasgushi shkruan: " Art domethene e vertete artistike, dhe e vertete artistike domethene simplicitet. Ne vijat e shumta plot levizje dhe ngaterrim perbrenda tyre, shpirti artistik rebelon vetem karakteristikat zoteronjese, vetem pamjen qendrore, per te ngjizur me anen e tyre dhe ndermjet jetikes se vetvetes vepren artistike te vertete.Futja e intuicionit artistik te lire brenda kllapes se akademismit, klasicismit, ekspresionismit, dhe shume ismave te tjera qe s’thone asgje, sepse nuk mund te interpretojne asgje nga e verteta e madhe: Arti s’mjeh kondita, shkollat kondiciononjese vdesin "vetvetiu".

Per Lasgushin ky koncepsion nuk eshte pjelle transcedentale, por traspozim i se vertetes artistike ne simplicuitetin e saj. Per Lasgushin subjektet e qeta, te pashkeputura nga realiteti shpirteror i jetes, kompozicioni i drejtperdrejte me vija te medha, efektet e iluminuar prej heshtjes, perputhen harmonikisht, organikisht. Keshtu arrihet ne lidhjen intime te rrobes artistike me idene artistike qe e mbeshtjell si nje drite pershkonjese tejpertej. Ne kete menyre kthejlltesije te ekzekutimit, hyjne njera pas tjetres te gjitha elementet e tjera te artit te piktures. Atmosfera e ngrohte, diafane, e njetratjteshme qe rrethon sendin, drita e perqendruan ne gjithe nuancat e saj, atitudat dhe gjestet plot mase te tabllove, mimika e disiplinuar e portreteve, aspekti i permbajtur ne vetvete i pamjeve, te marra secila nga nje bote qe i pershtatet, duke e plotesuar dhe pasuruar me mire gjendjen shpirterore. Per Lasgushin notat e ngjyrave krijojne nje koncert te shumeanshem dhe harmonik ku hijerita humbet thuajse pa u shquar ne prodhimin e tonalitetit zoterojne syte ngjyre lokale, pa aksidente ashpersonjese te vleres se pergjitheshme te vepres. Drita dhe hija dhe vlera e vecante e seciles ngjyre ne vetvete bashkohen per te dhene jo iluzionin e sintezes, por vete sintezen e pershtypjes, nje pershtypje lendshpirterore, e konceptuar dhe e ekzekutuar thjeshtesisht, e cila eshte arsyeja primotrdiale e qenies se artit.

Lasgushi beson tek shija e perjeteshme e artit sa kohe qe atri ka qene dhe do te jete ndjenje estetike e brendshme, e shfaqur ne formen fisnikerore te thjeshtesise dhe te mases.

Idete e mesiperme jane nje traktat estetik lasgushian. Keto ide spjegojne dhe saktesojne pikturat e tij. Lasgushi eshte bir i harmonise dhe mjeshter i madh. Engjejt e piktures jane vertitur perhere mbi koken e Lasgushit per t’i vene atij me shpesh kurora me gjemba te gjakosur te Krishtit te lirikes. Keto engjej nuk mund te zhduken asnjehere. Amin.



KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 25-9-2003 nė 08:39 Edit Post Reply With Quote
Dekoart nė Korēė

Mendova gjatë si ta formuloj një rrymë, një valë, një fllad i artit modern që u çfaq dhe u zhvillua në qytetin e Korçës në vitet 1920-1940.

Dhe e quajta DEKOART , d.m.th. arti dekorativ ose dekori artistik modern.

Është disi e çuditëshme se si në Korçë reflektoheshin tërë risitë dhe tendencat moderne që mbërthyen Europën. Në fillimet e shekullit dy janë ngjarjet e mëdha në arkitekturë dhe në dekor: "Art nouvea" ose "modern style"në Belgjikë, Francë dhe Angli si dhe Bauhaus në Gjermani.
Ne Shqipëri u duk me dhjetë vjet vonesë në projektimin e disa vilave në Tiranë, të dekoruara me forma të stilizuara në suva.
Por çfaqja më e veçantë dhe e çuditëshme është në Korçë.
Është e veçantë sepse ka një bashkim,shkrirje dhe unifikim me artin popullor dhe e çuditëshme sepse influencoi në tërë dekorin qytetar: në banesat, në dyqanet e pazarit, por gjithashtu në modën e veshjes, në fotografi, në artizanat si dhe në botimin e librave.
Korça e vjetër pati që në fillimet e saj një sens europian dhe këtë e shohim në Gen-planin e qytetit të ndarë në kuadrate me rrugë paralele dhe vertikale.
Qyteti kish dritë dhe korrente ajrore aq të nevojëshme për jetën ekologjike të një qyteti.
Ai, kështu ndau lehtësisht zonën e banimit nga pjesa ku zhvillohej prodhimi, tregëtia dhe pritja e karvaneve (hanet).
Qyteti thithte mëndjen dhe punën e mjeshtrave të shquar të fshatrave që rrethonin fushën.
Ky STIL i ri bëri ndryshime në tipin e banesës qytetare si në planimetri ashtu dhe në dekorin e fasadave.
Elementi kryesor që e përcaktoi këtë fytyrë të re ishin kollonat e gurit.
Kollonat kishin funksione mbajtëse dhe dekorative.
Ishin kollona të jashtme (të murit rrethuës me kangjëlla) ose të brëndëshme, të trupëzuara me banesën.
Nga kollonat e jashtme po sjell kater shëmbuj: foto 1. na tregon siluetin e një kollone të lartë me katër theksime këndore me një prerje katrore, kapiteli është një kompozitë floreale me volume kermillore anash, me një sferë lart.
Ka tendencën e një vepre skulpturale pak sureale.
Foto 2. na jep kollonën e çiftit të hyrjes (dhe në foton 8.) me një parapet më të gjërë të kornizuar me gdhëndje. Edhe kjo kollonë rruan karakteristikat e përgjithëshme të bazës katrore, me një kapitel piramidal që përfundon në sferë.
Kollona e fotos 3. në vila Themistokli, dallohet për një proporcion harmonioz me një sens tejet të thjeshtë dhe modern.
Foto 4. na jep një tip kollone të punuar në shtuf e të degraduar nga erozjoni. Materjali i butë e ka detyruar mjeshtrin të ngrerë një kollonë masive.
Foto 5. na jep pamjen e një seriali kollonash në një rrugicë tipike Korçare.
Kollonat e trupëzuara janë më të përpunuara dhe të aritura artistikisht.
Ato gjithmonë janë punuar me gur të fortë gri ose të rozë.
Këto kollona mbajnë daljet ballore volumore (erkerin) i cili tani kompozohet ndryshe.
Në arkitekturën tradicjonale Korçare (që ka njëkohësisht karakteristika të përbashkëta me disa qytete të Ballkanit perëndimor) erkeri dilte nga volumi kryesor në gjatësi duke vazhduar linjën e rrugës. Kjo bëhej për të përfituar një shtesë sipërfaqeje dhe një shikim dhe ndriçim sa më të mirë. Shëmbuj të tillë kemi në lagjen e vjetër Penço.
Kurse kompozimet volumore të viteve 20-30 janë më të harmonizuara e më të aritura.
Këto volume mbahen nga kollona (foto 6). Janë katër kollona monolite guri gri me seksion rrethor që mbarojnë me një kapitel të thjeshtë, i cili ka sipër dy thellime dhe një volum kërmilli nëpër katër cepat me një shirit të lëshuar në formë harku, me një rozetë gjashtë fletëshe. (Foto 7).
Dhe pse godina u rikonstruktua dhe u ndryshua në ambientet e brëndëshme, nga jashtë ky kompozim volumor, si dhe elementët dekorativë, u rruajtën, çka tregon se qytetarët janë koshientë për vlerat dhe domosdoshmërinë e rruajtjes së tyre.
E njëjta skemë është përdorur edhe në banesa (foto 8) në bulevardi.
Kollonat kanë një formë harmonike perfekte me një bazament paralelpiped me vazhdimin lart të një kollone monolite, dhe kapitel të stilizuar.
Bazamenti hyn pesë herë në lartësija e kollonës gollash.
E gjithë kollona është gati shtatë module, ku pesë i ha kollona e nga një bazamenti dhe kapiteli.
Ajo që vura re, që është e veçantë dhe duhet theksuar, është se në të gjitha rastet mjeshtrit krijojnë dhe gdhëndin forma të reja kompozitash, me volume të repta ose të fryra si foto. 9 me një kapitel të plotë, ku prapë është prezent përdredhja kërmillore, po e mbajtur nga katër gjethe që të habisin për mënyrën si janë gdhëndur.

Maks Velo

55





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 26-9-2003 nė 08:56 Edit Post Reply With Quote
Gjermani nė ndihmė tė artit mesjetar korēar

Qeveria gjermane ka financuar 40 mije euro per ngritjen e nje linje te dezinfektimit te ikonave me gaz inert per fondin prej gati 7 mije ikonash te Muzeut te Artit Mesjetar ne qytetin e Korces.

Drejtori i ketij muzeu, Lorenc Glozheni, thote se, investimi prej 40 mije euro i Qeverise Gjermane, nepermjet ambasades Gjermane ne Tirane, tashme eshte realizuar dhe se shpejti do te filloje funksionimi i linjes se dezinfektimit te ikonave nga puna.

Ne kete projekt me mjaft interes per Muzeun e Artit Mesjetar ne Korce, ka kontribuar edhe Ministria e Kultures me nje fond prej 1.5 milione lekesh, per 4 dhoma te mbyllura hermetikisht te ruajtjes se ikonave te dezinfektuara. (Rreth 100 apo 150 ikona mund te dezinfektohen nepermjet kesaj metode per nje periudhe prej 58 javesh(, thote Glozheni, i cili thekson se kjo metode e ruajtjes se ikonave eshte nga me te perparuarat ne Europe.

Ka qene nje ekspozite ikonografike ne Mynih te Gjermanise, e realizuar disa muaj me pare, qe evidentoi nevojen e ketij financimi si dhe krijoi mundesine e bashkepunimit me Qeverine Gjermane. Perfaqesues nga Ambasada Gjermane jane interesuar dhe vizituan kete muze kombetar, dhe e kane vleresuar ate per fondin e rralle te ikonave mesjetare si nje nga me te cmuarit ne Europe.

Ngritja e kesaj linje per dezinfektimin me gaz inert te ikonave, eshte nga te parat qe funksionon ne Shqiperi, dhe si nje linje e levizshme parashikohet te sherbeje edhe per muze te tjera te vendit si, ai i Beratit etj.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 8-10-2003 nė 15:23 Edit Post Reply With Quote
Arkitekti Qemal Butka

Shqiptari qe projektoj Kullat Binjake të Nju Jorkut

Lindi në Butkë (Kolonjë) më 1908 në familjen patriotike të Selmanit, vëllait të kapedanit të mirënjohur Sali Butka.
Qemal Butka ishte një student i shkëlqyer, një piktor i talentuar dhe një veprimtar i shquar në gjirin e lëvizjes patriotike studentore në Austri.
Studimet i përfundoi me sukses në qershor të vitit 1931. Dhe në Shqipëri e gjejmë me 1932 si projektues me iniciativë dhe pregatitje të gjithanshme, e kësaj periudhe është projekti i Bashkisë së Korçës si dhe dhjetra banesa në Tiranë.
Në fillim të vitit 1936 është caktuar kryetar i bashkisë të kryeqytetit, me premisën për ta bërë kryeqytetin e Atdheut një qytet modern kreu një veprimtari të dendur projektuese.
Me rënien e kësaj qeverie edhe arkitekti Qemal Butka shkarkohet nga detyra e kryetarit të bashkisë për tu marë totalisht me vepritmari projektuese. Krahas objekteve të projektuara prej tij si vila, që janë të shumta në qytetin e Tiranës, ai mer përsipër projektimin e Senatoriumit të Voskopojës, Prokjetoi dhe ndërtoi Varrin Madhështor të Nënës Mbretëreshë (shkatërruar nga komunistët 1945), projekton dhe ndërton Monumentin e Lirisë në qendër të Tiranës (shkatërruar nga italianët 1939).
Mbas 7 prillit 1939 ai largohet për në Greqi dhe më vonë për në Turqi.
Këtu projekton pallatin e Sporteve, zyrat e financës, projektin e rinovimit të plotë të kompleksit Kapali Garshi, planin urbanistik të lagjës taksim pazari e ri “Karcey”
Ndërtesa të ndryshme në bulevardin kryesor Ataturk.
Thirret në Kajro ku i ngarkohet projekti i shtëpisë talmike që është funksionale dhe sot e kësaj dite.
Gjatë punës në Turqi Qemali njihet me Xhelile Berikum, të bijën e Qamilit me origjinë shqiptare, mjekut përsonal të Ataturkut, martohet me të në vitin 1949. Xhelilja kishte mbaruar studimet në shkollën teknike MoToTo Boston. Vendoset për të jetuar fillimisht në qytetin e Detroit dhe mbas disa muajve në qytetin e Nju Jorkut.
Qyteti metropol amerikan i hap një perspektivë të madhe projektuese.
Atij do ti caktohej të projektonte stadiumin olimpik të Athinës, përfundon projektin për të sëmurët mendorë në Nju Jork.
Qemal Butka do të vendoste firmën e tij në projektin gjigand të Kullave Binjake
Krahas shumë arkitektëve që projektuan dy gjigandet Twin Towers Trake Center ose Kullat Binjake, siç jemi mësuar të themi më shpesh, do të jetë, dhe firma e bashkëshortëve Qemal e Xhelile Butka.
Në janar të vitit 1999 ai kthehet përfundimisht në Shqipëri. për të plotësuar dëshirën e nënës së tij Fatime, vitin që dhe do të largohej nga jeta (5 dhjetor).
Në vitin 2000 Bashkia e Tiranës e nderoi pas vdekjes me titullin mirënjohje qytetarit të Tiranës.




Zhani Canco
Arkitekt





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 22-10-2003 nė 07:47 Edit Post Reply With Quote
Njė udhėtim dantesk pėrmes 130 grafikave ne GKA

Lidhja me grafikat, letërsinë dhe mendimin kritik ka si qëllim që të ndihmojë shikuesit që të kenë dëshirë më të motivuar kundrejt arteve figurative. Pas ekspozimit koleksioni me 130 vepra grafike dhe me vargjet e "Komedisë Hyjnore" do të jenë dhuratë e shoqatës "Dante Aligieri" dhe komitetit të saj në Padova për Fondin e Galerisë së Arteve.

Dhurata Hamzai


"Komedia Hyjnore" e shkrimtarit të madh Dante Aligieri pasi është vjelë për të variuar mes interpretimesh të jashtëzakonshme në fushën e letrave, filozofisë, përherë e më tepër shërben si bërthama e ripërtëritjes së subjekteve në forma nga më të larmishmet artistike. "Komedia Hyjnore" ka qenë shpeshherë një burim frymëzimi edhe për piktorët më të shquar, të cilët kanë krijuar tablo rrënqethëse me episodet e saj. Në ditët që po jetojmë interpretimet danteske duket se janë shtuar dhe kanë fituar një këndvështrim të ri. Duke u ngjitur sa herë në majën më të lartë të universalizmit dantesk, mjaft figura poetike dhe klishe filozofike apo letrareske të kujtojnë Dante Aligerin. Nuk ka vonuar as politika, diplomacia, e artet kontemporane që të futen në rrymën e këtyre interpretimeve. Kështu në akord me këtë dukuri "130 Interpretime danteske" do të vijnë me gjuhën e grafikave në Galerinë Kombëtare në Tiranë. 3 artistë do të jenë shqiptarë dhe artistët e tjerë do të jenë italianë e të huaj. Ekspozita me 130 grafikat do të shqërohet për çdo krijim me vargjet përkatëse të veprës madhore "Komedia Hyjnore".

Ekspozita do të çelet ditën e hënë më më 27 shtator ku do të përurohet në kuadrin e një aktiviteti kulturor të titulluar "130 Interpretazioni Danteske" dhe këtë herë do të jetë posaçërisht për publikun shqiptar, pasi kjo lloj ekspozite është prezantuar edhe në disa vende të tjera europiane. Në këtë aktivitet sipas burimeve nga GKA do të jetë kritiku i njohur Giorgio Segato, i cili personalisht do të komunikojë me studentët e Akademisë së Arteve dhe nxënësit e shkollave të mesme artistike, ndërsa ditën e përurimit do të prezantojë për pjesëmarrësit disa mendime rreth kësaj vepre dhe historisë së pikturës që lidhen me subjektet letrare. E gjithë krijimtaria që lidhet me koleksionin e madh të grafikave danteske do të udhëtojë nëpërmjet referateve duke përshkruar edhe njëherë rrathët e Ferrit dhe Purgatorit.

Çdo piktor e vë veten në pozitat e udhëtimit dantesk ku, sipas organizatorëve, do të jetë një itinerar didaktik dhe artistik nëpërmjet veprës "Komedia Hyjnore". Një seri mendimesh e referencash do të jenë edhe një lloj reflektimi mbi zhvillimin e arteve figurative në Shqipëri prodhimi, kritika dhe tregu i saj. Aktualisht kritika zhvillimin e arteve figurative e cilëson si shekullin e skulpturës së motivuar me gjallërimin e hapësirave të jashtme, konstruksioni dhe instalacioni e video. Përqendrimi në teknikën e grafikës, i shprehjeve më të larta letrare, do të jetë një urë lidhëse me historinë e artit modern dhe jetëgjatësinë e tij. Konkretizmi i veprave grafike me gjuhën poetike të Dante Aligerit rrit në një masë të madhe mënyrat e shprehjes. Kuadri filozofik i veprës së Dantes akordon me gjuhën filozofike të piktorëve modernë, të cilët e paraqesin realitetin me gjuhën e shenjave dhe të ngjyrave. Koleksioni i grafikave danteske në të gjithë botën përbëhet nga një vëllim jashtëzakonisht i madh dhe ardhja e një pjese të rëndësishme në Tiranë, është fryt i një bashkëpunimi mes Institutit Italian të Kulturës dhe GKA në Tiranë. Organizatorët shqiptarë të këtij aktiviteti Ardian Isufi dhe Dritan Nasi janë të lidhur me shoqatën Dante Aligieri me Komitetin në Padova ku prej andej kanë ndihmuar Don Mario Manara dhe kritiku Giorgio Segato që do të sjellë në ditën e përurimit edhe mendimet e tij kritike për një nga artistët më në zë, Lucio Fontana. Kjo lidhje me grafikat, letërsinë dhe mendimin kritik ka si qëllim që të ndihmojë shikuesit që të kenë dëshirë më të motivuar kundrejt arteve figurative. Pas ekspozimit, koleksioni me 130 vepra grafike dhe me vargjet e "Komedisë Hyjnore" do të jenë dhuratë e shoqatës "Dante Aligieri" dhe komitetit të saj në Padova për Fondin e Galerisë së Arteve.


TemA





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 27-10-2003 nė 09:42 Edit Post Reply With Quote
Fat Mir Velaj i jepet medalja "Nderi i Republikes se Austrise"

Fat Mir Velaj1

VLONJATI VELAJ NDERI I REPUBLIKES AUSTRIAKE

Para pak kohesh ne Kryeministrine e Austrise( Bundeskanzleramt) u organizua ceremonia e dorezimit te medaljes Nderi i Republikes per zotin Fatmir Velaj, nga ministrja e puneve te jashtme te Austrise zonja. Dr.Benita Ferrero Waldner ne emer te qeverise austriake. Natyrisht kjo veprimtari mbarte nje qellim dhe protagonisti i saj njihet tashme si nje perfaqesues me shume vlera ne kete vend. Ai eshte perfaqesues dinjitoz i komunitetit shqiptar ne Austri dhe vecanerisht i botes se artit.

Fatmir Velaj lindi ne 1963 ne Vlore si femija i trete i Meleq e Aferdita Velaj. U rrit ne nje atmosfere te ngrohte familjare me dashurine per njerezit dhe respektin per traditat kulturore te Shqiperise. Ne vitin 1991 vendosi te largohet nga Shqiperia dhe u rregullua ne Austri. Aty krijoi dhe familjen ku jeton me gruan Klara dhe dy femijet Helena dhe Romel. Ne 12 vjet qendrimi ne Austri, Fatmir Velaj ka prekur si jo njeri tjeter jeten interkulturore te Austrise. Me ekspozita, debate publike rreth artit, kultures dhe politikave kulturore etj., ka arritur te krijoje nje levizje kulturore te papare ndonjehere dhe te fitoje vemendjen e publikut te madh.

Fillesa e jetes kulturore te Velajt

Jeta kulturore e tij fillon qe ne vitin 1992 kur hapi te paren ekspozite me veprat e tij. Pasuan te tjera dhe jo pa qellim ai u vendoste ekspozitave emrin e qytetit te tij, ate te Vlores. Keshtu ishin Nga tscher deri tek Porti i Vlores, Ndjenja Shqipetare & Impresione Europiane, Nga Vlora ne Vjene, etj.
Ne vitin 2001 ai ftohet te hape nje ekspozite personale ne Parlamentin Europian ne Bruksel. Ne kete ekspozite, e cila u hap dhe u vizitua nga shume deputete dhe personalitete te ndryshme, ai shfrytezoi rastin t'i bente nje sherbim te vogel, atdheut te tij dhe sidomos qytetit te tij Vlores. Ai i vendosi ekspozites titullin Vlora-Vienna dhe Brukseli. U shtypen me shume se 1500 ftesa te cilat u shperndane ne te gjithe parlamentin dhe ne institucione te tjera ne Bruksel. Deputete te ndryshem nga Austria, Gjermania, Greqia, Spanja, Italia etj., vizituan ekspziten. Nder te cilet mund te vecojme Claudio Martelli, Jil Robles, Hannes Seoboda, Ursaula Stenzel, et.,j gjithashtu gazetare nga vende te ndryshme mes te cileve dhe italiani Piero Badaloni.
Ne vitin 2001 ai vendos te krijoje ne Austri nje Forum International per shkembime kulturore te cilit i vuri emrin Forum Weltoffen - International Network for Cultural Exchange.
Aktiviteti i pare i ketij forumi u zhvillua ne parlamentin e Austrise ne Vjene nen pranine e presidentit te parlamentit zotit Heinz Fischer. Qe nga ai moment Forum Weltoffen arriti te organizoje ekspozita ne Austri dhe jashte saj,.Gjithashtu organizoi tavolina te rrumbullakta te ashtuquajtura Diskussions Forum ne Austri dhe jashte saj. Per tu vecuar jane: Arti permireson kohen Ekspozite ne bashkine e Vjenes ku morren pjese ne hapje me shume se 1000 veta dhe u hap nga Ministri i Kultures se landit te Vjenes dhe Fatmir Velaj. Ne kete ekspozite u paraqiten artiste nga 25 vende te ndryshme te botes dhe Performance Dancing si dhe Literature.
Kalendarit artistik te Velajt iu shtua me pas: Nga Vjena ne Shkup - Kulturat ne Dialog. Veprimtari e promovuar ne Qendren Kulturore ne Shkup te Maqedonise, nen kujdestarine e ambasadorit te Austrise, Ministria e Kultures se Maqedonise.

... ndermjet Danubit dhe Nilit... ne Galeri te Centre Cairo Opera House, Egjypt eshte nje tjeter ekspozite ku merr pjese vlonjati i madh. Hapjen e kesaj ekspozite e beri Presidenti i National Cultural Centre te Egjyptit, ambasadori i Austrise dhe Fatmir Velaj.
Me tej vijon, Good Morning Balkan, ne Qendren Kulturore te Athines. Hapja u be nga Ministri i Turizmit te Greqise, Shefi i Departamentit te Kultures ne Athine, Ambasadori i Austrise ne Athine dhe Fatmir Velaj.
Natyrisht kalendari artistik i Velajt mbetet i hapur dhe i ngjeshur. Per vitin tjeter ai ka nje ftese te paraqese: Forum Weltoffen per muajin Maj-Qershor ne Muzeumin Kombetar Cotroceni te Rumanise. Aty do te organizoje nje Ekspozite dhe nje Simposium rreth zgjerimit kulturor te Europes se Bashkuar ku do te ftoje personalitete te ndryshme nga vende te EU dhe Ballkanit. Ndersa ne nentor te vitit tjeter eshte i ftuar te paraqese Forum Weltoffen ne Muzeun e arteve moderne ne Beograd.



Artisti qe shpalos flamurin e Atdheut te vet

Ne te gjitha ekspozitat personale ne muzeume dhe galeri te ndryshme, ne vende te Botes, Velaj shfretezon emrin e degjuar dhe te respektuar te tij per t'i bere nje sherbim atdheut te vet, Shqiperise. Nje nga keto aktivitete ishte dhe ai me rastin e festimeve te 1100 vjetorit te qytetit Mdling ku ai organizoi javen e kultures shqiptare dhe ku u paraqiten 25 punime te tij, por edhe u interpretua ne violine nga Ardian Lahi muzika shqiptare por dhe u lexuan nga Ina Arapi poezi shqipe. Gjithashtu per vitin tjeter ka ftesa per hapje ekspozitash personale nga galeri dhe muzeume ne vende te ndryshme si ne Austri, Itali, Angli etj.
Njeheresh Velaj do te paraqese artin, kulturen dhe letersine shqipe ne Austri dhe gjetke, duke ftuar artiste dhe shkrimtare te ndryshem.
Fatmir Velaj eshte nje nga themeluesit dhe Kryetari i pare i Institutit Shqiptar te Kultures Aleksander Moisiu ne Vjene deri ne Shtator 2003 kur dhe dha doreheqjen. Per veprat e ti dhe boten e tij artsitike kane shkruajtur personalitete te ndryshme te artit, kultures dhe politikes.Veprat e tij ndodhen neper Muzeume, Galeri, Bashki, Firma dhe persona private ne vende te ndryshme te botes

KJ


emozioni2



1,2- Fotot e marra nga: http://www.weltoffen.at/velaj.html





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 30-10-2003 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
354 objekte arkeologjike prehistorike, do të ekspozohen në Muzeun "Aspar" të Vjenës

ATSH

TIRANE, 29 Tetor/ATSH-Kristi Pinderi/.

- 354 objekte arkeologjike prehistorike të zbuluara në Shqipëri, do të ekspozohen në Prill të vitit 2004 në Muzeun "Aspar", në periferi të Vjenës (Austri), në një ekspozitë të titulluar "Ilirët, shek. XI-IV para Krishtit".
Sipas drejtorit të Institutit të Arkeologjisë në Tiranë Prof.Dr. Myzafer Korkuti, në këtë ekspozitë në një zonë historike dhe me tradita të Vjenës, do të ekspozohen objekte kryesisht prej qeramike dhe metali, si enë, armë, stoli, objekte kulti, etj. "Ato do të jenë të gjitha origjinale, ndërsa ekspozita do të ketë një karakter tematik ku do të veçohen pavione mbi artizanatin, kultin ilir, etj", pohoi Prof. Korkuti.
Të gjitha objektet që do të ekspozohen, do të jenë
origjinale dhe do të paraqesin aspekte të rëndësishme të kulturës ilire në epokën prehistorike të Hekurit. Aktualisht, 15 nga 354 objektet për ekspozim, ndodhen në Muzeun "Aspar" në Vjenë, për t'iu nënshtruar një proçesi restaurimi paraprak, ndërsa në muajin shkurt të vitit të ardhshëm (2004), do të transportohen drejt Austrisë edhe objektet e tjera, bëri të ditur Prof. Korkuti.
Çelja e kësaj ekspozite do të mundësohet nga një
bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë me Universitetin e
Vjenës dhe me Muzeun "Aspar". Nga muaji Prill deri në Dhjetor, ekspozita do të shoqërohet nga një katalog me objektet më të rëndësishme, ndërsa publiku i huaj do të ketë mundësi të njihet edhe me artikuj të ndryshëm shkencorë të autorëve shqiptarë dhe të huaj mbi kërkimet arkeologjike rreth ilirëve, një popullsi e lashtë e pjesës perëndimore të Ballkanit.
Disa fise të veçanta ilire, si pajonët dhe thesprotët
përmenden edhe në poemat "Iliada" dhe "Odisea". Emri i përbashkët ilir, shfaqet në shek V para Krishtit, si përgjithësim i emrit të një fisi që banonte në shpinë të Dyrrahut (Durrësi i sotëm), ku u krijua bërthama e parë e shtetit ilir, sipas literaturës.
Qendrat kryesore të prodhimit skllavopronar dhe të këmbimit ishin qytetet ilire, disa prej të cilave prenë edhe monedhat e tyre, por pushtimi romak solli rënien e tyre dhe të ekonomisë ilire në shek II-I para Krishtit.


shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 30-10-2003 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
Richard Harden me "Field of Poppies" ne Tirane

Amerikani, “një fushë me lulëkuqe” në Tiranë


Alma Mile

Më 7 nëntor hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita e piktorit amerikan Richard Harden. Në tablotë e tij pasqyrohet realiteti ballkanik dhe dualiteti i së mirës dhe së keqes

Për tri javë rresht, një nga sallat e ekspozimit të Galerisë Kombëtare të Arteve, do të kthehet në një fushë me lulëkuqe. Pas shëtitjes njëvjeçare në të gjitha shtetet e Ballkanit, piktori amerikan Richard Harden do të instalojë ekspozitën e tij në Tiranë. Gjatë rrugëtimit të tij nëpër Ballkan, piktori shëtitës ka mbledhur në çdo vend “lulëkuqe”, lëndë të parë, copëza jete, dhimbjeje dhe gëzimi, për t’i fiksuar më pas në tablo e për të krijuar “Një fushë me lulëkuqe”. Një ekspozitë pikture, e cila do të hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve në datën 7 nëntor. Sipas drejtorit të GKA-së, Abaz Hado, performanca artistike e piktorit amerikan Richard Harden është mbështetur në realitetin ballkanik, në problemet e mëdha që ziejnë në këtë zonë të nxehtë të Evropës Juglindore. Por sipas Hados, ky “film” mbi Ballkanin, nuk na jepet nëpërmjet fragmenteve të shkëputura, por nëpërmjet kontrastit. “E gjithë hapësira e ekspozitës do të jetë e mbushur me tablo pikturash të përmasave të mëdha, nëpërmjet të cilave ai do të zbulojë dy faqet e medaljes, dy fytyrat e Ballkanit, duke bërë të njohur jo vetëm anën e shëmtuar, por edhe atë të bukur të këtij rajoni, si për t’i mëshuar faktit që e mira dhe e keqja bashkëjetojnë”, - thotë drejtori i Galerisë Kombëtare, Abaz Hado, duke shtuar se pranë një tabloje ku paraqitet një shtëpi kosovare e djegur, do të vendoset një tablo ku pasqyrohet një peizazh i bukur, apo diçka tjetër e gëzueshme. Qëllimi i piktorit është të japë sa më shumë mesazhe paqeje në ato vende të Ballkanit, ku luftërat e viteve të fundit kanë shkaktuar qindra të vdekur. Performanca e tij shoqërohet nga muzika e Jacobson, kompozuar për këtë instalacion. Gjithashtu aktiviteti do të shoqërohet edhe nga publikimi i një libri, i cili është botuar në anglisht, shqip dhe serbisht. Në këtë libër është pasqyruar i gjithë projekti i titulluar “Në një fushë me lulëkuqe”, punët që do të paraqiten, si dhe një CD me muzikën që do të shoqërojë aktivitetin. Krahas Galerisë Kombëtare në Tiranë, ky projekt do të paraqitet edhe në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë, Galerinë “Harfa” në Shkup të Maqedonisë dhe në qendrën “Cultural Decontamination” në Beograd. Teknika që piktori parapëlqen të përdorë është ajo e vajit dhe e tablove me përmasa të mëdha. Sipas Hados, Richard Harden, i cili do të paraqesë punët e tij për tri javë rresht para publikut kryeqytetas, është një nga piktorët më të njohur të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas këtij turneu ballkanik, ky projekt do të ekspozohet edhe në galeritë e Nju Jorkut.
Richard Harden, ka lindur në vitin 1956 në Kanton, Nju Jork. Ka ndjekur kolegjin e Artit Vizual dhe performancës dhe është diplomuar në Universitetin “Syracuse” të Nju Jorkut në vitin 1978. Në vitin 1997 ka bërë edhe një master në Universitetin e “Hartford”-it. Gjatë viteve të karrierës së tij, ai ka hapur 17 ekspozita vetjake në Amerikë dhe në Evropën perëndimore, ndërkohë që ka marrë pjesë edhe në ekspozita të tjera me të tjerë artistë. Ai ka fituar 13 çmime në konkurse të ndryshme të artit vizual. Punët e tij janë të ekspozuara në muzeun amerikan dhe gjenden të përfshira në koleksione private. Ai jeton me gruan dhe 6 fëmijët e tij në Barkhamsted, Connecticut, USA dhe jep mësim më “Manchester Community College”.

Performanca e tij shoqërohet nga muzika e Jacobson, kompozuar për këtë instalacion. Gjithashtu aktiviteti do të shoqërohet edhe nga publikimi i një libri, i cili është botuar në anglisht, shqip dhe serbisht. Në këtë libër është pasqyruar i gjithë projekti i titulluar “Në një fushë me lulëkuqe”


Shekulli
30/10/2003


-----------------------------------

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-11-2003 nė 10:14 Edit Post Reply With Quote
Ibrahim Kodra vetetregon




Edhe pse nuk i shkroi kurrë kujtimet e jetës së vet, për herë të parë piktori me origjinë shqiptare, rrëfehet nga Milano që nga fëmijëria e vështirë, deri kur nisi të jetojë me veprat që shiste

Një jetë vetëm për artin

De Grada- kritik i famshëm i artit shkruan: “Ibrahim Kodra është një tip personazhi që nëse nuk do të ishte duhej të krijohej”





Jeta ime mund të jetë një nga romanet më të mëdhenj që ekzistojnë mbi tokë. Nuk është vetëm konkluzioni im, kështu kanë shkruar shumë gazetarë dhe kritikë të artit. Natyrisht nuk qe e lehtë. Kam lindur më 22 Prill 1918 në Ishëm. Nëna ime më la kur isha vetëm 3 vjeç gjatë lindjes së vëllait tim Qamil. I dëshpëruar kërkoja mamanë nëpër shtëpi e të gjithë më thoshnin: po fle, është e lodhur. Babai për të më rritur u detyrua të rimartohej. Në fillim njerka sillej mirë, por me lindjen e djalit të saj nuk kujdesej më për mua. Shpeshherë kur dilja për të luajtur me fëmijët e tjerë më rrihnin dhe më trajtonin keq. Isha jetim, pa nënë dhe e ndieja veten të pambrojtur. Një i njohuri i familjes më thotë: “hajde me mua në Mamurras, është një ndërmarrje italiane që quhet Inas e mund të të marrë në punë. Isha vetëm 7 vjeç e megjithatë vendosa të shkoj. Atje u njoha me një familje hungareze që më merrte në shtëpi për të luajtur me vajzat e tyre. Isha me fat që i takova mbasi ndihesha si në shtëpinë time. Ishin njerëz shumë të mirë dhe më inkurajonin në pasionin tim për pikturën e sportin. Mbas disa muajsh një i njohur tjetër më ftoi për të shkuar në Patok ku ishte një firmë tjetër italiane që blinte dru pylli në Mamurras dhe i dërgonte për përpunim në Itali e në Gjermani. Ai ishte pronari i një bari tek firma ku unë u shpërndaja kafe klientëve. Atje u njoha me një punonjës që vinte shpesh herë në bar. Ishte me origjinë boshnjake (emrin e tij Selim Cukaj e kujtoj akoma shumë mirë). Një ditë më pyet “po ti mor çun a shkon në shkollë?.” Shkoja kur isha në Ishëm,iu përgjigja, por edhe këtu më kanë premtuar që do të më çojnë. «Pse nuk vjen në Durrës me mua? Eshtë edhe djali im e mund të shkoni së bashku në shkollë». Pranova të shkoja me të dhe fillova shkollën ku pikturoja dhe mësoja poetët e mëdhenj shqiptare si Naim Frashëri. Atje gjeta me të vërtetë familjen time. Më trajtonin njësoj si djalin e tyre. Gjithçka që blinin për të ishte e njëjtë edhe për mua. Në moshën 8 vjeçare pikturoja shumë mirë. Arrija që të bëja portrete precize të personave që më rrethonin. Një italian që kishte një dyqan mobiljesh i merrte portretet dhe i reklamonte në vitrinë. E kështu me kalimin e kohës në qytet filloi që të përhapej lajmi se pikturoja mirë. Një ditë, një nga përfaqësuesit e shtëpisë mbretërore shkon për t’i bërë vizitë prefektit të Durrësit. Aty sheh portretin e tij të pikturuar nga unë. I habitur e pyet: “Kush ta ka bërë? Të ngjan komplet”. Prefekti i tregon që është një fëmijë jetim pa nënë që i pëlqen shumë të pikturojë. “Eshtë me të vërtetë i talentuar duhet ndihmuar që të shkojë në Itali për të studiuar arte.“ Kur u kthye në pallatin mbretëror i tregon nënës mbretëreshë e cila shprehu dëshirën që të më njohë. Atëherë zotëria u kthye menjëherë e na njoftoi që duhet të bëhesha gati mbasi pas dy ditësh do të më paraqiste tek nëna mbretëreshë. Një italian (mik i familjes boshnjake që kujdesej për mua) më bëri një kostum mëndafshi për t‘u paraqitur në vilën mbretërore të pushimeve në Durrës. Shkova dhe i emocionuar siç isha, mbasi i mora dorën nënës mbretëreshë, u ktheva dhe iu putha dorën të gjithë personave prezentë në sallë. Aty mora vesh që familja mbretërore më kishte akorduar një bursë për të studiuar në Tiranë. Kështu u ndava me familjen time që më kishte ndihmuar aq shumë dhe u nisa për në Tiranë ku fillova studimet. Shkolla ishte e mirë dhe veç artit që për mua ishte ushqim ditor, fillova të ushtroja shumë sport. Arrita të isha kampioni i Shqipërisë në hedhjen e diskut. Më vonë vazhdova studimet në shkollën teknike të Harry Fulz-it dhe ndërkohë prisja bursën e shtëpisë mbretërore për t’u nisur në Itali. Një gazetar që njihja më takon dhe më jep lajmin e arritjes në Tiranë të Maria Denis një artiste italiane shumë e njohur në ato kohë. Më dha një fotografi të sajën dhe unë vendosa t’i bëja një portret me veshjen kombëtare shqiptare. Ditën tjetër shkuam për ta takuar dhe unë që isha shumë i turpshëm, i skuqur dhe gjithë siklet i zgjata pikturën time. Dhurata i pëlqeu shumë dhe më tha që do ta merrte me vete. Mendoni çfarë gëzimi i madh ishte që një artiste e madhe me famë botërore si Maria Denis të pranonte një pikturë të bërë nga unë. Mbas kësaj në takimin që pati me konsullin italian në Tiranë u shpreh me admirim për talentin tim. Mjaftuan këto fjalë dhe mbas dy ditësh u thirra në konsullatën italiane për t’u njoftuar që më ishte dhënë një bursë studimi për arte në Itali. Ishim gjithsej 7 vetë. Në fillim mbërritëm në Bari ku na priti vetë kryetari i bashkisë. Ditën tjetër vazhduam udhëtimin për në Romë. Pastaj në Venecia. E më së fundi në Milano ku fillova të studioja në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës, më e njohura në Itali dhe një nga më të famshmet në Europë. Gjatë këtyre viteve në Shqipëri kishte hyrë Italia fashiste. Në 1941 një grup studentësh, ndërmjet të cilëve edhe unë, u ftua të hynte në Shqipëri për të parë përparimet e bëra nën qeverinë fashiste. Për mendimin tim kishin bërë shumë punë gjatë 2 vjetëve të qëndrimit në vendin tonë. Në Durrës kishin tharë tokat, në Tiranë kishin ndërtuar qendrën me kompleksin e ministrive etj. Kishin filluar edhe rrugën për të lidhur veriun me jugun. Isha i ri, nuk e kuptoja politikën dhe propaganda fashiste theksonte që hyrja në Shqipëri kishte qëllim miqësor, të ndihmonte vëllezërit shqiptarë etj. U ktheva në Milano i kënaqur dhe në vitin 1942 mbarova studimet. E dija që më priste një rrugë e vështirë. Bota e artit nuk hapet menjëherë sapo mbaron akademinë, edhe pse ajo mban emrin e Brerës, karriera ime ishte e vështirë. Për të mbajtur veten, sipas këshillës së një profesoreshës sime, fillova punë si mësues arti. Gjithë kohën e lirë ia kushtoja pikturës. I pari që m’u afrua ishte zoti Scogliamino, pronar i galerisë “Blu di Prusia” më e madhja në Napoli. Njihte pikturat e mia dhe dëshironte që t’i ekspozonte punimet në galerinë e tij. Pastaj u afrua një admirues arti nga Brindisi që drejtonte qëndrën kulturore “Aquila”. Sukses të madh pati në ato kohë ekspozita ime e hapur në Venecia nga galeria më e rëndësishme milaneze e Navigli-t. Në ato vite fitova për herë të parë një çmim prej 150 mijë lireta (një shifër shumë e lartë në ato kohë). Në momentin e shpalljes së rezultateve, i befasuar nuk u besoja veshëve. “Si është e mundur që më ofroni gjithë këtë shumë?”-pyeta drejtuesin e konkursit. “Thjeshtësisht, mbasi rezultove artisti i ri më i mirë i Brerës” - mu përgjigj. Kështu fillova të njihesha nga publiku dhe të pranohesha nga kritikët e artit. I pari çmim i rëndësishëm internacional arriti më 1971 nga Akademia Franceze që më dha çmimin njohur për shkencë, arte dhe literaturë. Gjatë këtyre vjetëve veprat e mia shiteshin rregullisht edhe jashtë Italisë. Mbas prezantimit të ekspozites sime në Shtutgard të Gjermanisë më 1960 ku shkruan shumë gazeta të vendit, veprat e mia më vonë filluan të bëheshin të njohura në shumë vende të tjera. Në 1984 Milano krijon një vëllazërim me Frankfurtin e Gjermanisë; në këtë kuadër u krijua një komision për prezantimin edhe të kulturës së qytetit tonë. Anëtarët e komisionit kërkuan që për prezantimin e simbolit të Milanos të paraqiteshin Muzeumi i Shkencës dhe Teknikës së Leonardo Da Vincit, kështjella e Milanos, Muzeumi i Kostumeve të Teatrit të Scala-s, skulptura “Pieta di Rondanini” të Michelangelo-s dhe si prezencë e artit modern në Milano të mereshin punimet e piktorit Ibrahim Kodra. Isha i ftuar për 20 ditë në Gjermani ku shtypi, kritikët e artit modern dhe shumë galeri bënë të njohur veprat e mija. Më vonë punimet e mia ekspozoheshin në shumë galeri të botës me sukses të madh. Një nga fatet e mëdha të karrierës sime ishte njohja me gjeniun e pikturës Pablo Picaso në 1948. Ma prezantoi Gotuzzo, një artist i madh i cili mbas regjimit fashist kishte hyrë në Partinë Komuniste. Së bashku me të edhe shumë artistë e intelektualë të tjerë. Në ato vite me rënien e monarkisë mbas fitimit të luftës nga rezistenca partizane në Itali mendohej që do të drejtonte Partia Komuniste, e cila vepronte shumë mirë në fushën e artit. Kështu në vend që të bënin Kongresin e Paqes në Paris e zhvilluan në Romë, dhe në vend që të bënin manifestimin e artit dhe kulturës nëpër Europë e bënë në Bolonjë. Për këto arsye edhe unë merrja pjesë në këto grupime ku edhe njoha Piccaso-n. Më ftoi 4 herë në Paris ku diskutonim gjatë për artin. Por këto ishin takime miqësore si artistë pa patur asnjë kontakt pune. Në vitin 1981 u ftova në qytetin e Vatikanit për t’u takuar me Papën e me këtë rast i dhurova muzeut të shenjtë të San Pietros një nga veprat e mia. Janë të shumtë admiruesit e koleksionistët e pikturave të mia; Silvio Berlusconi që e dashuron shumë artin ka 14 copë ndërsa Fininvest, grupi televiziv i tij, zotëron 27 punime që përbëjnë një galeri të tërë. De Grada, kritik i famshëm i artit më ka cilësuar “Ibrahim Kodra është një tip personazhi që nëse nuk do të ishte duhej të krijohej”,ndërsa Sebastiano Grasso firma e njohur e “Corriere Della Sera” për artin shprehej “Robotët dhe perënditë e Kodrës lëvizin akoma në Brera”. Këto ditë shtëpia botuese “Italia cultura” në Bolonjë që po përgatit një libër mbi veprën e Leonardo Da Vinci-t kërkoi për kopertinë një vepër timen me një personazh që mban në dorë një pergamen ku është shkruar Leonardo. Sinjifikimi është i qartë: edhe pse kanë kaluar pesë shekuj vepra e gjeniut italian është akoma moderne siç është vetë arti im. Në gjithë vitet që kishin kaluar edhe pse kisha marrë shtetësinë italiane, Shqipërinë nuk e harrova kurrë. Megjithëse qeveria komuniste nuk më ndalonte hyrjen dhe disa intelektualë ndërmjet të cilëve Ismail Kadare më kishin ftuar, u deshën shumë kohë që të kthehesha në vendin tim. Kur hyra në Tiranë për herë të parë isha plakur, vëllai im kishte vdekur prej kohësh e kishte ngelur vetëm një kushëri i dytë. Më së fundi isha kthyer në atdheun tim që e ëndërroja vazhdimisht e tashmë që isha artist i famshëm e kuptova që Shqipëria për mua ishte dhe ngelej shpirti, nëna e vërtetë, ndërsa Italia që më bëri artist të njohur është nëna e dytë, ajo që më adoptoi.
Përgatiti Angela Vicentini
Milano 30 Tetor 2003



Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 14-11-2003 nė 10:29 Edit Post Reply With Quote
Gjelosh Gokaj

Galeri-“Gjelosh Gjokaj: Unë për të tjerët, të tjerët për mua”. Një përmbledhje opinionesh, shkrimesh dhe intervistash dhënë në media të ndryshme kosovare që na shpalosin botën artistike të piktorit të madh shqiptar, që prej vitesh krijon në Gjermani

Gjelosh Gjokaj, në periskopin e gjymtimit njerëzor






Alma Mile

Kur ishte student është marrë për një kohë të gjatë me përjetimet e gurit. Ka studiuar format, damarët e tij. I dukej magjepsës. Tashmë është 70 vjeç, shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, përveç adhurimit për gurin, ngjyra e hirtë e të cilit është e pranishme në të gjitha pikturat e tij. “Kur arrita të zotëroj teknikën e përjetimit të gurit, mund të them me plot gojën që gjeta vetveten”, - ka thënë dikur Gjelosh Gjokaj, piktori i madh kosovar, mjekrra e fortë, mustaqet sot të thinjura, por mbi të gjitha sytë e thellë, të cilët dëshmojnë se ka marrë diçka prej gurit. Gjelosh Gjokaj, mund të quhet pa frikë përfaqësuesi më i mirë i artit shqiptar në botë. Ka marrë 9 çmime ndërkombëtare, ka hapur 39 ekspozita vetjake në Kosovë, Mali të Zi, Serbi, Itali, Gjermani, Hollandë, etj. dhe 52 kolektive në të katër anët e globit, ku në veçanti spikat talenti i tij si grafist. Me rastin e 70- vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë së tij, gazetari kosovar Shaqir Foniqi, ka botuar librin “Gjelosh Gjokaj: Unë për të tjerët, të tjerët për mua”. Në këtë libër, prej 210 faqesh, botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, janë përmbledhur gjitha opinionet dhe shkrimet kushtuar piktorit, si dhe disa intervista që Gjokaj ka dhënë për media të ndryshme kosovare. Pas përfundimit të Akademisë së Artit në Beograd dhe pak viteve punë në Prishtinë, për 14 vjet me radhë Gjelosh Gjokaj jetoi dhe krijoi në Itali, për t’u vendosur më pas përfundimisht në Gjermani. Gjatë këtyre viteve ai jo vetëm, u formua si artist, por pati mundësi dhe të afirmohej si një nga emrat më të mëdhenj të pikturës. E para gjë që të bie në sy, sapo përballesh me një punë të Gjokajt, është loja e ngjyrave, që siç është shprehur vetë ai, buron që nga fëmijëria e hershme.
“Në fëmijëri unë kam përjetuar luftën: bombardimet, ulërimën dhe jehonën e tyre, kam parë kuajt dhe bagëtitë e vdekura, gjymtimin njerëzor. Më pas, kur fillova së pari të vizatoj, e ndieva se këto përfytyrime, këto lojëra të para të ngjyrave, ishin bërë pjesa më e rëndësishme e përcjelljes së realitetit për mua. Bota ime shpirtërore mban vulën e tyre dhe në çdo formësim konkret timin artistik, ato janë të pranishme. Për mua, kjo zanafillë e hershme mbetet e një rëndësie të padiskutueshme”. Ndonëse ka lindur në Tuz të Malit të Zi, për të vendlindja është Kosova, Prishtina, për të cilën flet më së shumti me dashuri dhe i dedikon një pjesë të madhe të frymëzimit të tij artistik. Madje, siç është shprehur ai në faqet e librit, në Kosovë, ai ka gjetur ngjyrën e katërt, që hedh nëpër telajo dhe gjithmonë kthehet aty, për t’i dhënë jetë dhe dritë asaj. “Përsëri ngjyrat dhe elementet kryesore e kanë përmbajtjen tek folklori ynë. Pasqyra ime ka qenë ky ujë (lumi Cem) që ka ndikuar në ngjyrën e katërt timen, përherë si motiv që e kam mbartur me vete. Për çdo ditë e më tepër më kap një nostalgji e tmerrshme për vendin tim, se edhe këta gurë, edhe këto shpella, që i kam rreth vetes, më duken aq të bukura, forma moderne, lëmashku, që e ka një ngjyrë të posaçme, kanë qenë ngjyrat e mia, të cilat i kam përdorur në pikturën time dhe në artin tim”, - thotë piktori, për të cilin kthimi në Prishtinë, është si kthimi në shtëpi. Në disa prej intervistave që janë përfshirë në librin e Shaqir Foniqit, Gjokaj është shprehur se hershëm e ka kuptuar se është një pjesë e pandarë e vendit të vet dhe një gjë të tillë e ka shprehur edhe në artin e tij. “Nuk do të thotë gjë për një artist, a është, mekanikisht larg vendit të vet, nëse atë gjithmonë e bart me artin e vet, në zemër, në shpirt dhe nuk i largohet kurrë”, -thotë ai.
Tashmë janë mbushur plot 50 vjet që Gjeloshi hedh papushim mbi telajo, ngjyra, ide, ndjesi. Ashtu si edhe çdo krijues tjetër, pavarësisht fushës së artit, të cilës i përket edhe 70-vjeçari Gjokaj, ka “huqet” e veta krijuese. Asnjëherë nuk është i kënaqur me punën e vet dhe ashtu si Penelopa, prish dhe ndreq gjatë gjithë kohës.
“Në atelie shkoj herët. Në të gdhirë. E kam një të mirë se në mëngjes jam i kthjellët. I vë në lëvizje idetë. “Ky “orar” pune zgjat deri në orën 11. Pastaj fillon lodhja, fillon prishja. Atëherë fillon një “luftë” midis prishjes dhe ndreqjes. Kjo është shumë interesante, ndreq e prish, prish e ndreq derisa të vish në një pikë që shënon përfundimin e kësaj loje. Por punoj së paku, pesë-gjashtë orë në ditë dhe kjo më mjafton që ta mbaj kondicionin krijues”, - tregon ai për një ditë të zakonshme pune, në shoqëri me artin e tij.

Piktura shqiptare
Gjelosh Gjokaj e quan veten me fat që ka pasur mundësi të shprehet lirshëm me artin e tij dhe shpreh keqardhjen për censurën që ka munduar për një gjysmë shekulli, kolegët e vet shqiptarë. Në një intervistë dhënë për “Koha ditore”, piktori është shprehur se deri vonë, informacioni i tij rreth artit në Shqipëri ka qenë i pakët, por që në kontaktin e parë me autorët dhe veprat e tyre, mundi të dallonte artin e vërtetë, pavarësisht kornizave të epokës. “Deri vonë unë kam qenë pak i informuar për zhvillimet e pikturës në Shqipëri. Kur me informacionin që kam tani bëj krahasimin me mjedisin ku kam studiuar unë, në Ljubljanë dhe në Beograd, e më pas kur kam punuar në Prishtinë, them që ka një diferencë shumë të madhe. Ky mjedis ku jam formuar unë ka pasur shumë më tepër frymëmarrje dhe liri, në krahasim me atë që kanë pasur kolegët e mi në Shqipëri. Megjithatë, ku përsëpari kam pasur rastin të njihem me pikturën shqiptare atje, jam prirur gjithmonë nga pozitivja, jam përpjekur të gjej artin, detajin edhe brenda asaj pikture të angazhuar, dhe e kam gjetur”, - thotë ai, duke shtuar më tej se e ardhmja e këtij arti, në kushtet e tanishme, sado e brishtë, duket e sigurtë. “Në dhjetor të vitit 1998 isha në Tiranë dhe mora pjesë në jurinë e një konkursi për pikturën ballkanike. Çmimin e parë e fitoi një i ri shqiptar dhe jam kthyer me përshtypje nga më të mirat në lidhje me klimën artistike. Vërej një origjinalitet në konceptimin dhe filozofinë artistike te piktorët e rinj dhe kjo për mua është shumë premtuese”

Pak kronologji
Gjelosh Gjokaj ka lindur në 25 gusht të vitit 1933 në Milesh, në një lokalitet të Tuzit në Mal të Zi. Në vitin 1946, familja Gjokaj u detyrua të emigrojë për 16 vjet në qytezën e vogël Zmajevo, afër Novi Sadit, për tu kthyer sërish në vendlindje në vitin 1960. Shkollën e mesme të artit Gjeloshi e kreu në Pejë dhe më vonë vazhdoi Akademinë e Arteve në Beograd, ku u diplomua në vitin 1963. Gjatë viteve ‘64-’69, punon si profesor dhe themeloi shkollën e pikturës së grafikës në Shkollën e lartë Pedagogjike të Prishtinës. Prej vitit 1969, deri në vitin 1983, ai jeton dhe krijon në Romë dhe më pas do të vendoset përfundimisht në Augsburg të Gjermanisë, ku është bërë mjaft i njohur me artin e tij. Ka dy djem dhe një vajzë, e cila studion në Boston në shkollën e grafikës. Ekspozitën e tij të parë e ka hapur në Zajeçar, në vitin 1962, ku menjëherë spikati talenti i tij dhe e ardhmja e një artsiti të madh në fushën e pikturës dhe në veçanti të grafikës. Jetën e tij artistike, Gjeloshi e ndan në disa faza. E para është ajo e pas studimeve, e cila lidhej me tradicionalen dhe arkaiken, për të kaluar më pas tek simbolizmi dhe surrealizmi, i cili ndihet në pikturën e tij gjatë periudhës që ai jetoi në Romë, nën ndikimin e piktorëve të mëdhenj evropianë. Megjithatë, një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij kanë luajtur edhe figurat historike kombëtare, si dhe portretet e fiksuara gjatë luftës në Kosovë, ku paraqitet gjithë tmerri dhe tragjedia kosovare.



Shekulli
14/11/2003

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 14-11-2003 nė 10:37 Edit Post Reply With Quote
Filozofia e qėndresės





Piktori dhe grarfiku ynë Gjelosh GJOKAJ (1933), i cili artit ia kushtoi tërë qenien dhe jetën në kuptimin më të plotë të fjalës, gjendet në majat më të larta jo vetëm të artit pamor kosovar, por edhe të atij mbarëshqiptar. Kur zihet në gojë emri i këtij krijuesi, duhet ditur se flitet për pishtarin e grarfikës kosovare dhe për njërin nga pedagogët e parë të pikturës sonë. Eshtë i madh, i shumënduarshëm e temëgjerë opusi artistik i Gjelosh Gjokajt. Karrierën krijuese e filloi me grafikën figurative, mirëpo kaloi edhe në mediumin e pikturës, duke u gjendur përherë midis njërës dhe tjetrës. Profesor Gjeloshin e qiti fati, por edhe rrethanat shoqërore që të braktisë Kosovën dhe të vendoset në Itali, ku realizoi cikIin piktural më të fuqishëm në krijimtarinë e tij - cikIin metafIzik. Në punën e tij të gjatë kreative, ky krijues përherë kultivoi të bukurën, madje edhe atëherë kur trajtoi përmbajtje të dhembshme e fytyra të trishtuara. E bukura në imazhet e tij grafike e pikturale është komponente e rëndësishme estetike dhe dëshmi se pa të arti mund të jetë i gjymtë, i varfër, i paqenë. Gjatë shtektimit kreativ, të thuash gjysmëshekullor, ai realizoi numër të madh veprash duke i sistemuar nëpër cikle e tërësi të veçanta tematike. Kështu, simbolizimi sintetik, (grafikat e fazës së parë) metafIzika (robotët, kokat, torzot, gjësendet ndryshme), pastaj ciklet e pikturave ''Ditari nga Roma'', ''Zogjtë'' e deri te pikturat abstrakte, dëshmojnë se kemi të bëjmë me një artist të njëmendtë i cili artin e kuptoi si aventurë, dashuri, si zjarr e sfilisje, në të njëtjën kohë. Në këtë aventurë të rrezikshme, në këtë dashuri të zjarrtë, ai do të vetëmohohet dhe vetëndërtohet, do të bjerë dhe do të ngrihet, sepse vetëm kështu, duke u dëshmuar pareshtur, në dilema e ankthe, ndërtohet arti i vërtetë, i tillë çfarë krijoi dhe krijon artisti nga Mileshi shkëmbor. Veprat e realizuara sipas frymës metafizike, janë ato që më së miri e legjitimojnë identitetin e lartë krijues të Gjelosh Gjokajt, që provojnë se ai është artist senzibil, mendimtar e poet. Metafizika e tij nuk është si ajo e De Kirikos, me busta e arkitekturë antike, të zbraztë dhe pa jetë, por është e sajuar nga peizazhi i gjallë i vendlindjes së piktorit, nga malësorët e paepur, shkëbinj këta me dy këmbë, siç do t'i quante poeti ynë, Migjeni. Qëndrimi i Gjeloshit në Itali (1969-1983), është koha e meditimeve të tij të thella mbi jetën, njeriun në botën e kundërthënieve dhe katandisjeve ndër më të ndryshmet. Në këtë drejtim ai krijon ciklin ''Robotet'', në të cilin njeriu si subjekt trajtues, ka ngjyrën e metalit, ngjyrën e gurit, strukturën e llamarinës. I projektuar kështu, pra në mënyrë metaforike, e si groteskë, njeriu i metalt i Gjeloshit, vete dikah pa qëllim, pa cak, pa kokë e pa gjymtyrë, i përcjellë me muzikëne Vagnerit, gjithashtu të metalt. Ky cikël grafikash, vizatimesh e pikturash, pa dyshim është ndër më të realizuarit dhe më poetikët. lmazhet e pikturuara rrjedhin nga imagjinata e piktorit, por edhe nga vetëdija dhe mbamendja e tij. Të sendëzuara me anë të ngjyrës, formës dhe ritmit linear, ato ngjallen, rrëfejnë, akuzojnë, klithin. Piktori ynë herët e mësoi domethënien e klithjes kuptimin e dhembjes së mbytur në heshtjen e metafizikës shkëmbore. Herët i ra atij të përjetojë peshën e rëndë të migrimit, shpërnguljes së malësorëve të tij, të cilët e morën botën në sy për motive ekonomike e më shumë për shkaqe të politikës shkombëtarizuese që me shekuj u ushtrua ndaj tyre. Këtë tragjikë, e cila shqiptarin po e përcjell që nga Moti i Madh, Gjeloshi e fiksoi në pikturën e tij ''Ekzodi'' (1975). Eshtë kjo vepër arketipore deatdhesimit të qenies shqiptare, është për më tepër monument historik, që në mënyrë dramatike flet për ekzodin e përdhunshëm të njeriut tonë nëpër bulevardet e ftohta të metropoleve botërore, nëpër shkretëtirat e Anadollit. Ndër tërësitë e realizuara, bën pjesë edhe cikli i portreteve, kokat e gozhduara, që rrëfejnë për shumëçka, por më së tepër për katrahurat njerëzore, për martirët e rënë nëpër beteja, për gjeneralët e ushtrive të vdekura.
Pas Italisë, Gjelosh Gjokaj kaloi në Gjermaninë Jugore dhe u vendos në Agshurgun piktoresk, ku edhe sot jeton dhe vepron. Këtë shtektim të oshenarit tonë të vetmuar nuk duhet kuptuar ndryshime veçse si fluturim të shqiponjës nëpër lartësitë e bardha, si reagim të temperamentit të tij të rrëmbyeshëm krijues, si etje e dëshirë për pushtimin e caqeve të reja kreative. Realizimet pikturale që do t'i realizojë këtu, konkretisht ciklin e zogjve, atë të abstraksionit, do të komunikojnë me kërkesat e estetikës të kohës moderne. Erdhi, pra, në Gjermani shqiptari nga Mileshi për të ekspozuar para evropianëve burrërinë e Malësisë së Madhe, bukurinë e surme të vendlindjes së tij me lumin Cem, filozofinë e qënndresës, madje edhe në shkëmbin e thatë.


Mustafa Ferizi


Marre nga Kronika

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 21-11-2003 nė 09:45 Edit Post Reply With Quote
QYTETERIMI I SE BUKURES

Nga Mark Simoni



Shpeshhere eshte thene ajo qe "e bukura estetike e ka derguar perpara njerezimin edhe me shume se shpikja e rrotes". Dhe padyshim qe kesaj ideje i kane meshuar sidomos ato njerez qe jane marre me studimin e arteve pamore ne pergjithesi e arteve figurative ne vecanesi. Ne historine e se bukures jane perfaqesuar emra te medhenj qe kane luajtur nje rol te pazevendesueshem ne edukimin e shijeve te njerezimit. Madje dhe punet e tyre e kane ndihmuar shoqerine njerezore te rregulloje ekuilibrin e vet ne te mire te gjerave dhe duke e larguar nga instinktet dhe fryma e se rendomtes. Civilizimet jo rralle i kane kerkuar ndihme arteve duke u respektuar potencen, gamen, influencen globale dhe aftesine e ndikimit. Sa me e madhe te ishte potenca e arteve, aq me shume jane tkurrur revanshet dhe fryma invazive. Nuk ka qene rastesi qe kryqezatat me te tmerrshme me se pari kane rene mbi veprat e artit si pjese e larte e botes shpirterore te popujve dhe e vetedijes se tyre. Afreske mrekullore, monumente historike, arkitektura te stileve te ndryshme jane sulmuar nga verberia e pushtimeve. Dhe keto sulme kane demtuar jo vetem kujtesen kolektive te kombeve por dhe kane cekuilibruar vlerat dhe shijet e shoqerive te tera. Kalendari mendor i njerezimit padyshim qe nuk ka harruar asnjehere martirizimin ne emer te vlerave unikale qe ka prodhuar shija njerezore.

Ne gjithe kete globalizem te historise boterore te arti, nje vend dinjitoz ka zene edhe vendi yne. Fakti se para disa vitesh u tha se ne Shkoder eshte gjetur nje nga punet me te rendesishme te Rembrandit tregon per predispoziten e njeriut shqiptar per te patur apo per t'u ballafaquar me vlera te larta. Edhe nese asnjehere nuk u vertetua vertetesia e autoresise, ama nje gje eshte e sigurte se nje shqiptar eshte marre me Rembrandin.

Onufri, ky ikonografist i madh shqiptar, e pati famen aq te madhe sa nuk mund ta zinin kufijte tane dhe ai rrezatoi vepren e tij edhe ne hapesira me te medha. Ky ka qene ndoshta fakti qe shume shtete e kane pretenduar per te vetin, ashtu sic paten bere dikur shtate qytetshtetet greke per Homerin e madh. Po te marrim vetem Onufrin ne ballafaqimet me qyteterimet e vendeve te tjera e asgje tjeter, eshte e mjaftueshme qe ne te krenohemi me shkallen e larte te shijeve dhe elementet civile qe ka patur historikisht kombi yne.

Ne e perdorem emrin e Onufrit jo si me te hershmin e piktures sone por se ai nuk pati mbi vete mallkimin e anonimatit.

Speleologet kane sjelle fakte te pakundershtueshme te vizatimeve virtuoze te bera nga njeriu shqiptar qe ne mijevjecarin e dyte para Krishtit. Fakte te tilla kane konfirmuar per te disaten here se ne nuk kemi qene nje popull me predispozita te uleta por elitare, nje popull qe jemi marre me art te madh.

Figurinat ne muret e Ulpianes afer Prishtines jane deshmi te artit tone qe i kane vene kufi invazionit sllav te artit, duke konfirmuar dhe nje here shijet tona te larta.

Padyshim qe e kaluara pikante vazhdon te emetoje vlera te medha ne artin tone pamor kontemporan.

-Mendoni se Galeria e Arteve ka te arkivuara vlerat me te plota dhe unikale te arteve figurative?

-Padyshim qe Galeria Kombetare e Arteve ka ne fondin e saj vlerat me te mira qe jane krijuar gjate historise te artit pamor. Ne kemi rreth 4540 vepra qe jane vepra te piktures, grafikes, vizatimit, karikatures, 703 skulptura, 77 ikona. Pra mund te them, qe Galeria Kombetare me qe jemi institucion i vetem i ketij lloji ne Shqiperi mban ne vetvete vlerat me te rendesishme, me unikale te artit pamor shqiptar.

-Cilat jane disa nga aktivitetet me te spikatura te institucionit tuaj?

-Sigurisht qe ne kemi disa aktivitete permanente qe ka Galeria Kombetare, por ne nuk jemi mjaftuar me keto, por ne menyre te vazhdueshme kemi inicuar projekte, te cilat kane sjelle prane publikut artiste dhe grupe artistesh jo vetem te vendit, por edhe te huaj. Kur them te huaj flas per njerez jo te rastesishem, por njerez me vlera shume te larta te krijimit te vlerave unikale. Nje nga keto aktivitete kryesore eshte konkursi nderkombetar Marubi, konkursin nderkombetar Onufri, Takimi i grave krijuese, Takimi i artisteve te rinj. Ne inicojme thithjen e atyre artisteve qe premtojne per artin shqiptar ne te ardhmen, sic thame dhe Bienalja e Tiranes dhe shume aktivitete te tjera qe ne jemi ne vazhdimesi. Mund te permend nje nga aktivitetet me te rendesishme per vitin sic ishte ekspozita retrospektive e piktorit me fame Ibrahim Kodra ne Galerine Kombetare dhe aktivitete te tjera te ketij lloji, sic eshte edhe rasti qe per momentin qe ne kemi ne Galerine Kombetare edhe nje nga artistet me te mire aktuale amerikane, sic eshte Ricard Harten. Kjo eshte nje ekspozite shume dinjitoze e tij dhe presim ne te ardhmen nje ekspozite shume te madhe te artisteve amerikane, nderkohe sapo konfirmova nje ekspozite te rendesishme te artit modern francez. Mund te them qe jemi ne perfundim e siper te marreveshjes dhe ka te beje me shkembimin e dy aktiviteteve te rendesishme me Galerine e Pekinit sic eshte ekspozita e grafikes retrospektive. Do te vine te dy vendet te paraqesin grafistet e tyre dhe une mund te them qe te gjitha keto aktivitete nuk kane bere gje tjeter por kane realizuar ne praktike keto politika qe parashtron Ministria e Kultures per Galerine Kombetare.

-A keni ekspozita ne transferte dhe si veprohet me galerite e arteve ne qytete te ndryshme te Shqiperise?

-Sigurisht qe ky eshte nje aspekt tjeter, por me e rendesishmja per ne eshte kjo qe, nese ne realizuam ne fazen e pare thithjen e publikut nepermjet aktiviteteve te vazhdueshme ne dinamike, ne tashme kemi synimin aktual qe ta thithim publikun nepermjet sallave te muzeut qe do te pesoje nje ndryshim kulturor sepse ne ne perberje te saj do te shtojme dhe disa pavione te tjera qe do te jene ne interes te publikut dhe mund te them kete qe eshte nje faze e dyte kjo dhe besoj qe shume shpejt publikut do t'i paraqesim sallat tona te rikonceptuara dhe me shume interes per ta. Nderkohe mund te them se ne jemi ne vazhdimesi. Kemi per te promovuar nje ekspozite te artit te skulptures ne France dhe mendojme qe kemi dhe nje kerkese, e cila ka te beje me artin qe eshte krijuar ne historine e artit shqiptar, sic eshte periudha 45-'90, e cila nje muze ne Maqedoni ka shfaqur interes ta kete ne sallat e saj. Ne vazhdimesi kjo eshte nje praktike qe ne po ndjekim, por ajo cka pyesni ju eshte nje nga shqetesimet tona dhe ne mendojme se Galeria Kombetare si e tille do te kete lidhje me galerite e rretheve, por keto jane vetem ne aspektin profesional sepse sic dihet ato tashme jane prone e bashkive dhe ne jemi te brengosur nga kjo pikepamje sepse mendojme qe shume qytete te tilla si Durresi e qytete te tjera te rendesishme dhe qe kane pasur galeri. Sot nuk funksionojne disa prej tyre por disa te tjera funksionojne dhe ne jemi te mendimit qe te kemi lidhje profesionale. Mendimi yne eshte ky qe vertete ato ekzistojne por kushtet ne te cilat ato ekspozojne, mbledhin, grumbullojne vlerat jane kushte te cilat dhe padyshim vene ne dyshim ruajtjen dhe ekspozimin e tyre.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 9-12-2003 nė 11:19 Edit Post Reply With Quote
“Alta moda” shqiptare nė bulevardin Montaigne

e.d

Më 5 dhjetor ishte dita e fundit që tre artistë shqiptarë ekspozojnin në Paris në një galeri përgjatë bulevardit Montaigne. Krijimet e Adrian Çenes, Ervin Hatibit e Artan Shabanit u ekspozuan aty prej 20 nëntorit falë bashkëpunimit të galeristit Eric La Vieille dhe Holta Vrionit. Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishin edhe ambasadori ynë në Francë Ferit Hoxha dhe përfaqësuesja e Shqipërisë pranë UNESCO-s, Tatiana Gjonaj. Ekspozita ka një titull të çuditshëm “Shqipëri: Koleksioni pranverë-përjetësi 2003” që me një shkurtim mes kllapash të titullit në frëngjisht kuptohet më qartë loja e fjalëve që grish vëmendjen e vizitorit: “Albanie: Collection Printemps-E(terni)te 2003”. Ky titull provokues është sajuar nga artistët pjesëmarrës për një arsye të thjeshtë. Me të marrë vesh se galeria ku do të ekspozoheshin punët e tyre ishte fare afër boutique-ut ku shpalosej stili “Versace” në koleksionin pranverë-verë, e panë të udhës se ky titull sado pak do të tërhiqte vëmendjen e kujtdo, edhe klientëve të “alta moda”-s për të hedhur sytë nga “koleksioni shqiptar” që në të vërtetë nuk kishte të bënte me modën. Deri sot në ditën e fundit, shitjet kanë qenë të kënaqshme dhe kjo ka shpjegimin e vet. Adrian Çene është jo pak i rrahur me këto mjedise. U bënë disa vjet që një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij po e realizon në Francë, kësaj here më saktë në Honfleur. Piktura e tij preferohet për qasjen e një shpirti mesdhetar impresionistëve dhe ekspresionistëve francezë. Naiv, pak “fauve”, Çene prezantohet me një cikël të mrekullueshëm peizazhesh fshati. Ndërsa Artan Shabanit që jeton dhe krijon në Itali (vitin e kaluar ekspozoi për herë të parë në Galerinë Kombëtare në Tiranë), Franca e në veçanti Cote d’Azur i ka hapur portat. Një piktor i lidhur me ngjyrat e forta dhe që kapërcimin nga piktura tradicionale tek ajo moderne e jep në një formë të natyrshme. Së fundi dhe së pari është Ervin Hatibi në këtë takim premierë të pikturës së tij me Francën. Në shkurt përfaqësohet me një krijimtari më të larmishme, këtu në Tiranë.

shekulli
05/12/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 9-12-2003 nė 11:34 Edit Post Reply With Quote
DASHURIA E NJE PIKTOREJE - Natasha Bega

Ne ekspoziten e saj "Hapesire dashurie" piktorja Natasha Bega vjen me shtatembedhjete pune te plota. Ne krijimet e saj ndodhet nje nga frymet me engjellore dhe njekohesisht me vitale sic eshte dashuria. Autorja e ka sjelle dashurine ne menyrre krejt te vecante. Larg idilizmit apo dashurise platonike, larg romantikes gati sterile te te trajtuarit te dashurise, Natasha Bega vepron ndryshe.

Aty jane perhere aktoret kryesore te skenave te dashurise, burri dhe gruaja. Ka ne tablote e saj skena plot levizje, dashuri te vena ne kuadrin e nje marredhenie artistike teper intime, portrete nudo qe vibrojne ne tere tablot. Linjat e trupit te personazheve te trajtuara ne kete ekspozite jane te punuara me finese e ne menyre te mrekullueshme. Aty ka levizje e ekstazes, plazmime te gjendjeve te caktuara. Harmonia e linjave trupore eshte mbajtur me teper kujdes deri ne perzierjen e skenave te trajtuara.

Ne kete ekspozite dashuria trajtohet me tere frymen e saj te shenjte, me hiret e saj qe te mrekullojne, me aktin qe sjell kenaqesi dhe lind fryme te tjera. Skenat jane punuar me teper finese, pa rene asnjehere ne kurthin e banalitetit, kurth ky qe eshte shume prane krijimeve te tilla dhe jo rralle here e ka rrezikuar kete teme.

Autorja ka kaluar neper eksperienca te vazhdueshme, duke u plotesuar vazhdimisht, si dhe duke qene nje artiste e vecante, me profil ne vete, ku thekson perhere elementet e gjenezes, elementet vital dhe ato qe e mbajne jo vetem te bukuren por gjithe jeten ne ekuiliber, ne ekuiliber, ne transformim.

Ne ngjyrat e saj mungojne tonet e forta, qellim ky qe ekspozita te ruhet ne gamen sic eshte vete jeta, vete dashuria, dhe gjendja totale qe rrethon cdo gje.

Kjo autore ka hapur afer njezete e pese ekspozita ne pikture, brenda dhe jashte vendit. Kjo e sotmja eshte e treta e ketij viti, dhe ky eshte nje fakt se Natasha Bega eshte vazhdimisht ne rrugen e bukur e te mundimshme jo vetem te prefeksionizmit por dhe te realizimit maksimal te ideve e motiveve te saj. Gjithashtu, jo vetem fakti i 25 ekspozitave te Natasha Beges por dhe mijera ekspozita qe hapen kudo neper galerite e botes, tregon magjine e artit te piktures, pafundesine e tij dhe atmosferen shume trallitese qe piktura krijon aq teper vizitore e shikues rreth artit te vet.

Ne kete ekspozite u dhane dhe librat e fundit te Natasha Beges, titulluar "Nje jete tjeter" dhe "Gabimi", duke dhene keshtu edhe nje fushe tjeter te kesaj krijuesje, fryma e puneve te se ciles do te mbajne gjate vizitorin te mbushur me imazhet e puneve artistike te saj.

Ma.Si.


KJ


Univers





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 1-1-2004 nė 13:10 Edit Post Reply With Quote
ARTE PAMORE

PREZANTIME TË SUKSESSHME TË PIKTORËVE SHQIPTARË...


Artistët shqiptarë të arteve pamore janë prezantuar denjësisht nëpër ekspozita të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.


Artistët shqiptarë të arteve pamore, kanë shënuar mjaft suksese nëpër qendrat kulturore europiane. Një ekspozitë që u shënua nga revista prestigjioze europiane për kulturë ishte ajo e Anri Salës, e hapur në Kunsthalle të Vjenës, më 15 qershor. Video vepra e Anri Salës Ghostgames, paraqiste lëvizjen e gaforreve të vogla të manipuluara nga një reflektor drite në një plazh natën. Konfrontimi i shputave njerëzore thuase gjigante me gaforret subtile në një alternim ritmik të dritës dhe territ na përkujton një atmosferë frikësuese që intensifikohet nga zëri.


Anri Sala sivjet sërish është prezantuar në Bienalen e Vendikut, por kësaj rradhe së bashku me piktorin Edi Rama, i njohur më së shumti si kryebashkiaku i Tiranës. Ata u prezantuan me videoartin “Më jepni ngjyrat”, një titull i huazuar nga një arie e operës “Bohema” të Puçinit. Ky projekt paraqiste Tiranën dhe ngjyrimin në funksion të rimëkëmbjes së qytetit. Artisti Anri Sala ka qenë dhe fitues i Çmimit të të Rinjve në një nga edicionet e fundit të Bienales së Venecias, kurse piktori Edi Rama sivjet ishte përzgjedhur edhe në ekspozitën e titulluar “Gjak dhe mjaltë”, e cila u hap në Vjenë, një ekspozitë e avanguardës së sotme ballkanike.


Bienalja e Vendikut u mbajt nën moton “Ëndrrat dhe konfliktet” diktatura e shikuesve”. Sipas jurisë çmimi për vepër jetësore u takoi artistëve Carol Rama dhe Michelangelo Pistolettos, çmimin për vepër më të mirë e fituan zviceranët Peter Fischli dhe David Weiss. Luanin e Artë për artistët deri në moshën 35 vjeçare e fituan anglezët Oliver Payne dhe Mick Relph. Pavioni më i suksesshëm ishte ai i Luksemburgut, gjegjësisht veprat e artistit me prejardhje kineze Su-Mei Tse.


Anri Sala dhe Sislej Xhafa sivjet janë përfshirë edhe në “Cream 3”, një libër ky 448 faqesh, ku ishin përfshirë 100 artistë, 10 kuratorë, 10 artistë burimorë. “Cream 3” është botuar nga Phaidon, (www.phaidon.com)


Piktori tjetër shqiptar Fatmir Velaj fitoi çmimin e artë në Festivalin e 11 ndërkombëtar të Pikturës Bashkëkohore “SanremoArte”, në Itali, ku morrën pjesë 430 artistë nga Italia e nga vende të ndryshme të Europës. Piktori shqiptar, që jeton në Vjenë, u prezantua me punimet “The country house 1”, “The country house 2”, “The testament”. Juria e festivalit nderoi artistin shqiptar si më të mirin në karrierën e gjithë festivalit. Çmimi jepet nga qeveria e Republikës së San Marinos.


Piktori tjetër shqiptar Artan Shabani hapi një ekspozitë personale në Qendrën e Shtypit në Milano, ku prezantoi vlera të veçanta të traditës së arteve vizuale shqiptare që janë prezantuar dendur para artdashësve italian.


E veçantë përsa i përket arteve pamore është edhe hapja e ekspozitës retrospektive të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodrës, në Tiranë, ku janë ekspozuar piktura të tij të krijuara në periudha të ndryshme kohore. Piktori Ibrahim Kodra ka pasur miqësi me piktorë të njohur të botës, sikurse Paul Eluard, Pikason, Chagall, Rouat, Dufu, Matisse, Modigliani, Ernt, Miro, Severini, Birolli etj.


Piktori i ri nga Gostivari Burhan Ahmeti sivjet ka fituar çmimin e dytë në Bienalen Ndërkombëtare të Grafikës që u mbajt në Tetovë. Ai këtë çmim e ka fituar për veprën “Relations”, ndërkaq çmimi i parë i ka takuar një piktori japonez.


Ekspozita të suksesshme për këtë vit kishin dhe piktorë të tjerë shqiptarë nga Maqedonia. Reshat Ahmeti është prezantuar përpara publikut francez, ndërkohë që pikturat e tij janë çmuar lartë nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Vlejnë të përmenden edhe ekspozitat tjera të suksesshme, sikurse ekspozitat në Shkup e Prishtinë të piktorit Nehat Beqiri, pastaj Miftar Memetit, Nevzat Bejtuli - Kicës, Zenun Sherifit, Afërdita Kikit, Ilirian Beqirit etj.

LOBI





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 7-1-2004 nė 16:21 Edit Post Reply With Quote
Art – Galeri, jashtė dhe brenda mureve

Ky vit që përkon me 50-vjetorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, mendohet të jetë sfidë botimesh.



Në 5 vëllime do të pasqyrohen vepra të epokave të ndryshme që ka kaluar arti pamor shqiptar, nga ikonografia tek arti bashkëkohor

Alma Mile

Shumë shpejt, kushdo që do të jetë i interesuar mbi vlerat e artit pamor që ndodhen në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, do të mund ta gjejë këtë informacion në një përmbledhje botimesh 5 + 1. “Një nga sfidat që ne do të përballojmë këtë vit është botimi i korpusit të plotë të artit pamor shqiptar, i ndodhur në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve”, - thotë drejtori i GKA-së, Abaz Hado. Bëhet fjalë për 5 vëllime, në të cilat do të pasqyrohen etapa të ndryshme që ka kaluar arti pamor shqiptar, duke filluar me artin ikonografik, të Pavarësisë, të Rilindjes, Realizmit Socialist nga viti 1945 – ‘90 dhe Artit Bashkëkohor të pas viteve ’90.
“Jashtë këtyre 5 vëllimeve, është menduar që të botohet një tjetër libër për artistët e huaj, veprat e të cilëve janë ekspozuar për publikun dhe ndodhen në një pavion të veçantë të Galerisë Kombëtare”, - vazhdon Hado. “Këto botime, të cilat bëhen për herë të parë, do të realizohen me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Galerisë dhe mendoj që përbën ngjarjen më të rëndësishme të artit pamor”. Sipas Hados, botimet do të kenë një vlerë të qëndrueshme, pasi e gjithë krijimtaria artistike e dhjetëra viteve do të jetë e sistemuar aty, si në të gjitha vendet e botës, ku çdo i interesuar mund të gjejë informacionin që kërkon. Për realizimin e këtyre botimeve janë huazuar eksperiencat nga muzetë e Uashingtonit, Nju Jorkut, Gjermanisë, por edhe Kosovës. Stafi që do të merret me realizimin e këtyre botimeve përbëhet nga Abaz Hado, Ferid Hudhri, Zana Varvarica, Edi Muka, Ylli Drishti, si dhe punonjës të tjerë të GKA-së. Ndërsa përsa i përket mbështetjes financiare, ajo do të sigurohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por sidomos nga kompania e telefonisë celulare “Vodafone”, e cila ka sponsorizuar edhe më parë aktivitete të këtij institucioni. Sipas Hados, në këto vëllime do të përfshihen vetëm ato vepra që janë pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe jo të artit pamor në përgjithësi, duke mos përfshirë këtu monumentet, apo veprat që mund të ruhen në galeritë e rretheve.

Rreziku që vjen nga brenda

Sipas drejtorit të galerisë, Abaz Hado, përveç aktiviteteve si promovimi i artistëve, ekspozitave, rëndësi do t’u jepet investimeve që janë menduar të bëhen në ndryshimin e ambienteve dhe rikonstruksionin e pavioneve të galerisë. Dhe në të vërtetë gjendja që lë për të dëshiruar e pavioneve të galerisë, ku pa dyshim ruhet pjesa më e rëndësishme e artit pamor kombëtar, është një nga problemet që është mbartur deri në këtë 50-vjetor dhe që kërkon zgjidhje emergjente. Por ndërsa diçka do të bëhet shumë shpejt për përmirësimin e ambienteve, nevojë për ndërhyrje ka edhe vetë fondi i veprave që ruhen në galeri. Më të rrezikuarat prej tyre, nga dëmtimi, janë veprat që ruhen në fondin e artistëve të huaj, ku ndodhen tablotë e autorëve të huaj, që drejtori Hado pretendon se iu përkasin edhe Ticianit, Rubensit, Rigaud-it, përkrah piktorëve Grigoresku, Kavalini, Puzanova, etj, si dhe fondi me rreth 1 mijë vepra, kryesisht të realizmit socialist, të cilat ruhen në gjendje jo të mirë në ndërtesën e ish-Ndërmarrjes së Librit Shkollor, pranë “21 dhjetorit”.
Duke qenë se në galeri ruhet një pasuri mjaft e madhe kombëtare, ku përfshihen të gjitha epokat që ka kaluar arti pamor, para disa kohësh është hedhur ideja që Galeria Kombëtare të kthehet në Muze Kombëtar Arti, duke u renditur krah simotrave kudo në botë. Por që gjithsesi, ky 50-vjetor, ende nuk e gjen të realizuar këtë ide.


Rrezatimi “jashtë shtetit”

Krahas ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera që do të zhvillohen në ambientet e institucionit, Galeria Kombëtare e Arteve, ka menduar ta shtrijë veprimtarinë e vet dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Kështu, për këtë vit janë menduar të organizohen disa ekspozita të mëdha, si ajo e grafikave në Kinë, e cila mbështetet mbi një marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve vitin e kaluar. Të tjera ekspozita do të jenë ato mbi artin e realizmit socialist që do të hapen në Maqedoni dhe Danimarkë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo e fundit do të jetë një ekspozitë që do të zgjasë një vit e gjysmë, pasi do të organizohet në formën e një turneu, që do të fillojë me Uashingtonin, për të vazhduar me Nju Jorkun, Detroitin, etj. Sipas drejtorit të Galerisë Kombëtare, Abaz Hado, në të do të ekspozohen vepra të epokave të ndryshme, duke filluar që nga arti shqiptar i Rilindjes, Realizmit Socialist, Artit Bashkëkohor, etj, për të zbuluar Shqipërinë në qytetet amerikane. Por ky aktivitet do të paraprihet nga një ekspozitë amerikane në Tiranë, e cila do të hapet në muajin shkurt. “Ndërkohë jemi në bisedime për organizimin e disa ekspozitave në vende të tjera, të cilat mendojmë se do të realizohen”, - thotë Hado.


Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-1-2004 nė 10:40 Edit Post Reply With Quote
Principata e pikturės sė Leonardo Vocit

Me një emocion të veçantë e vlerësoi ardhjen e pikturës së tij në atdhe, piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. "Më ka gëzuar shumë qëndrimi im i gjatë në Shqipëri, por mbi të gjitha jam i gëzuar që piktura shqiptare ka arritur të nxjerrë talente të tilla si Leonardo Voci"

Si piktor ai është një dëshmi e ngjizjes së padështuar të karakterit me talentin



Dhurata Hamzai

"Mos është Leonardo Voci princi i ngjyrave?!", shtron pyetjen Alois Knoller kritiku i pikturës së gazetës gjermane "Augsburger Allgemanie" pasi përshkruan stilin tepër elegant dhe mënyrën e të pikturuarit të piktorit shqiptar. Për piktorin nga Bajza e Shkodrës, Leonardo Voci është folur jo pak herë në shtypin gjerman; herë me notën e kritikës së pikturës dhe herë me nota spektakolare biografike, ku nuk kanë të sosur batutat për tipin e tij interesant, disa grimca humoristike me bukuroshet gjermane e që janë lidhur herë pas here edhe me tema të pikturës së tij si "Hop hop zonja Rapshtajn".

Kështu Leonardo shumë larg Shqipërisë dhe shkollës shqiptare soc- realiste të pikturës ka sunduar për një kohë të gjatë hapësirën e pikturës moderne europiane. Madje duke ndjekur disa fraza të këtyre gazetave ai i ka befasuar autorët e këtyre shkrimeve për një ndërhyrje krejt të re në pikturë, për stilin "kundër rrymës" ose "ekstravagant" siç do t'i mbetej më pas emërtimi tjetër pas fjalës piktor. Pra, Leonardo është piktor ekstravagant në ndjesi, shije, përgjegjësi e mendim, në latimin e ngjyrave, derdhjen e koncepteve në letër, beze, dru e materiale të tjera, është ekstravagant në stilet e larmishme dhe jo më pak ekstravagant edhe në mënyrën e jetesës, ku s'bëhet fjalë për snobizëm, por për dominimin e energjisë, fleksibilitetit dhe përkushtimit në punë, për paraqitjen e hijshme, mbi të gjitha për një dashuri të përjetshme për të bukurën. Si piktor ai është një dëshmi e ngjizjes së padështuar të karaketrit me talentin. Tashmë sharmi i vlerësimit të kritikës së huaj ka ikur bashkë me qindra pikturat që janë shitur ose janë mbajtur në galeritë gjermane. Ajo kohë duket se për piktorin ka mbetur prapa, sepse kohë pas kohe shumë vepra të tjera dalin nga duart e tij. Vetë Leonardo thotë se nuk ndjen aq shumë keqardhje për veprat që nuk i ka më "madje piktura nuk është bërë për të qëndruar në studio" thotë ai. Para katër muajsh atij iu kthyen rreth 500 vepra në atdhe, një pjesë e të cilave u ekspozuan gjatë në mjediset e Hotel Sheraton Tirana, një pjesë udhëtuan me festivalin e Butrintit në qytetin e Sarandës e dy ekspozita të mëparshme i janë paraqitur publikut me gjithë potpurinë krijuese të Vocit. Ndërkohë nga veprat e shitura ka mbetur vetëm imazhi i tyre që zgjon një mall të largët kur ato qëndrojnë të prodhuara në postera e kartolina gjermane, një mall të atij lloji që shumë nga ato i mungojnë kulturës shqiptare. Meqë ra fjala tek kjo e fundit në këtë mungesë të madhe të madhe të kritikës së sotme në Tiranë rreth pikturës së tij mund të flitet vetëm nga pak autorë të dëgjuar të pikturës moderne. E ka vlerësuar vazhdimisht për frymën e të resë piktori i njohur Ali Oseku, por me një emocion të veçantë e vlerësoi ardhjen e pikturës së tij në atdhe në ditët e ekspozitës në Hotel Sheraton piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. "Më ka gëzuar shumë qëndrimi im i gjatë në Shqipëri, por mbi të gjitha jam i gëzuar që piktura shqiptare ka arritur të nxjerrë talente të tilla si Leonardo Voci" tha piktori i famshëm Kodra. Leonardo Voci piktor ekstravagant, 'German Artist' ka qenë titulli i tij, gjithashtu mbetet edhe emri i artit të tij. Firma e tij ka mbledhur për vite me radhë miq e dashamirës të artit në atelienë e tij në qytetin e Augsburgut. Kjo nuk do të mjaftonte vetëm si dukuri artistike, por edhe si një mahni që do të ndryshonte imazhin e shqiptarëve në një qytet europian. Një gazetare kur përshkruante atelienë e tij është shprehur me këto fjalë: "Një rrëmujë që të kujton diçka mes gjenialitetit dhe kaosit". Por në këtë rast nuk bëhej fjalë për çrregullin, por për faktin se në atelienë "Leonardo" është bërë zakon të ketë shishe të mëdha e të vogla vere për miqtë, kupa prej balte për ta pirë atë. Biseda të ngrohta, ku nervoziteti e grotesku krijojnë oshilacione të çuditshme në humorin e miqve dhe një atmosferë mirëfilli artistike. Shumë skica, piktura, karikatura, zhanre të larmishme piktorike, ngjyra ledhatuese për syrin, e shumë kolorit nga natyra, nga bezet, fotografitë artistike, objekte të vjetra të ruajtura me fanatizmin e një koleksionisti të lindur, mund t'i gjesh me të njëjtin stil si në përshkrimet e mësipërme në atelienë e tij të parë të hapur në atdheun e tij, në Tiranë, në "Bulevardin Zogu i Parë". Ka plot një vit që nga dita e kthimit të tij në atdhe që Leonardo në mënyrë krejt individuale e ka shpalosur vlerën e vërtetë të pikturës para publikut shqiptar. Me një vullnet të sigurt, i cili e ka sjellë pikturën e tij për të depërtuar në sytë e mendjen e publikut, po me atë shpejtësi që mundi të binte në sytë të kritikës gjermane, ndërsa jetonte me shitjen e pikturave të tij atje, këtu ka rënë në sy të dashamirësve të artit që kanë filluar të adhurojnë stilin e tij.



Voci: Shija merr dritën e interferencave të të gjithë vlerave të mëdha artistike

Në nje cep të ateliesë, mbi tavolinë, piktori mban vazhdimisht, për ta rilexuar, një vëllim të madh me veprat e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Në fragmentet letrare atë e mban lidhur vazhdimsht një vlerë e pamohueshme, "shija" me të cilën shkrimtari shkruan veprat e tij. Pas kësaj Leonardo ka rast të rrëfejë se pse skicon aq shumë tema, detaje, çaste, momente nga jeta me të cilat ka mbushur dosje të tëra dhe shumë të tjera renditen në raftet e rënduara me imazhe. Shija për piktorin është majaja në çastin e ngjizjes së një vepre arti.

"Nëse poezia është mbreti i arteve, vetë piktura është një princ elegant, është pikërisht ai moment kur fjala nuk arrin dot t'i thotë të gjitha dhe na duhet të kthehemi tek ngjyra, madje për mua piktura është më e gjerë në shprehje, sepse unë ndikohem shumë nga poezia, muzika, klasike e moderne, nga legjendat, gojëdhënat, të cilat në formën më të tërthortë gjejnë shprehje në pikturën time," thotë Voci. Dhe shprehja e tij piktorike qëllon të jetë e guximshme, sepse sipas Vocit duke punuar me ngjyra të forta, duke ruajtur gjithmonë harmoninë, tolerancën ndërmjet ngjyrës, sapo lind ai shpërthimi i një emocioni, ose i një teme; politike, sociale, historike madje deri në shprehje të një dhune që ushtrohet në politikë ose histori, piktori mundohet që ta shprehë "nëpërmjet kapërthimit të ngjyrave dhe zgjidhjes në mënyrë racionale në harmoni dhe në përshtatje me temën që marr përsipër që ta zgjidh, derisa në koncept unë kërkoj të bukurën dhe të bukurën synoj, mundohem që kur ka edhe një temë me luftë ose përplasje në ndërtimin e veprës, dua gjithmonë të dalë në pah e bukura ose shija e mirë, domethënë që të lihet një shije mirë, jo vetëm për shikuesit, por edhe duke qenë se piktura është një vepër që mbetet për një kohë të gjatë, mundohem që ta transmetoj drejt një përjetësie me qëllim që e bukura dhe shija e mirë të mbijetojë". Kjo që thotë autori është konstatuar gjatë vështrimit të katër ekspozitave të çelura në vend ku të tjerët e kanë quajtur si piktor i shijes. "Është e vetëkuptueshme që në qoftë se një njeri nuk ka shije vetë, nuk ka mundësi të përcjellë shije tek të tjerët, kështu unë mundohem që t'i sjell gjërat e balancuara dhe të zbuloj e të gjej atë shije" thotë piktori. Por në radhë të parë punohet me shije, bëhet dhe kërkohet me shije, pra nuk është një diçka që mund ta ketë çdokush thotë ai. "Bëhet fjalë në këtë rast nëse je i përkëdhelur nga Zoti. Unë e mbaj zgjuar intuitën që kjo shije të transmetohet, por nga ana tjetër është një kërkesë imediate që kjo shije të jepet ashtu siç e mendoj e përpunoj unë dhe t'i jepet shikuesit të artit pamor. Por natyrisht që një shije e tillë përpunohet gjatë dëgjimit të muzikës, leximit të veprave të mëdha e të interferencave të të gjitha vlerave të mëdha artistike në përgjithësi. Dhe për të mos e humbur anjëherë këtë vlerë, ai nuk i numëron pikturat, nuk i mban mend se sa janë, pas kësaj ai është i lidhur gjithnjë e më pak me to, ato i përkasin atij që i shijon më tepër. Për këtë Leonardo thotë se nuk do ta ndjente veten asnjëherë artist, nëse pikturat do t'i riprodhonte ose do t'i thoshin më bëj një pikturë me këtë temë. "Piktura nuk mund të bëhet me urdhër", thotë piktori.



Copyright © Media Enter 2003

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-1-2004 nė 10:52 Edit Post Reply With Quote
ARTISTI QE KRIJON DHE DERDH NE BRONX LEGJENDAT SHQIPTARE

Vladimir Metani eshte nje nder te paktet artiste shqiptare qe punon statujat me rere ne plazh duke shkaktuar kenaqesi te vacante artistike per pushuesit qe preferojne bregdetin. Shumekush prej pushuesve buze detit Adriatik mund te kete pare sesi r`ra vjen e merr forme nga duart dhe shpirti artistik i tij, por arti i Vladimirit nuk mbetet ketu. Krijimi i skulpturave ne rere eshte nje interes i shfaqur se fundmi tek ai. Skulptura dhe derdhja artistike jane mjeshtria e tij per te cilat ndjehet krenar. Mitet, legjendat vijne e pervijohen ne vepren e skulptorit dhe derdhesit artistik Vladimir Metani i cili ndonese eshte nje artist i lene ne hije rrezaton me vepren e vet. Ne katin e peste te nje prej pallateve te reja ne Tirane, legjendat shqiptare dhe figurat e mitologjise shpalosen me te gjithe forcen e tyre duke marre forme teksa dora e artistit i ka fiksuar ne bronx, gur e mermer. Apartamenti i familjes Metani te krijon pershtypjen e nje ekspozite te vogel ne hapesire, por jo ne vlerat artistike qe mbart. Muji, Halili, bajlozi i detit, flockat dhe narcizi shqiptar, Argjiroja gjirokastrite, besa e dhene dhe ngritja e Konstandinit nga varri, drama kosovare e skalitur ne bronxin e derdhur dhe shpata te renda te epokes se Skenderbeut. Nuk jane vetem keto. Te tjera mite jane fiksuar ne artin e Metanit, artistit te cilin e karakterizon dashuria per vepren e vet, por dhe modestia, ndoshta e tepruar prej artisti autodidakt. "Nuk jetoj dot pa to."-shprehet thjesht ai. Nje galeri e tere figurash jetesore qe e kane bazen ne imagjinaten e autorit. Portretet e Vladimirit jane teresisht shqiptare dhe percojne histori dhe drame, mendim dhe force e brenge, rezultat i jetes dhe realiteteve te jetuara, dramave qe bartin. Dora dhe mendja e tij i shperfillin perpjestimet natyrore te njeriut duke theksuar karakteristika te vecanta te portretit te cilat nxjerrin ne pah figuren e shqiptarit. Hunda e gjate, shenje e inteligjences; goja e hapur e malesorit ne britmen e vazhdueshme per te mbijetuar; gruaja fisnike me gojen e mbyllur, pasoje e patriarkalizmit shqiptar dhe gjiri i zbuluar, tipar i nje memesie qe kapercen sakrificat e natyrores te gruaja shqiptare. Veprat e tij kane brenda tyre poezine, dramen dhe ndjeshmerine e shpirtit te artistit. Gjithashtu te vjetren dhe feminoren per te mbajtur origjinalitetin e ketij skulptori dhe derdhesi artistik.

Metani eshte nje artist shqiptar i mbetur ne hije. Ky realitet i tij artistik perthyhet midis deshires vetjake dhe egoizmit te thelle e mbytes qe mbizoteron ne rrethet artistike shqiptare te etura per te krijuar "elita". Ne antiteze me kete realitet, vepra e tij shpaloset fuqishem me klithmen e vet artistike dhe origjinalitetin qe e ben kete artist krejt te vecante. Nuk eshte shume i njohur per artedashesit ne Shqiperi, ndonese e gjithe puna e tij mban vulen shqiptare dhe ndjehet ne cdo detaj te saj. Shume punime te tij ndodhen ne Finlande, Gjermani, Austri, Greqi e ne vende te tjera te Evropes. Ramadan Sokoli e ka renditur ate midis skulptoreve me te njohur ne vendin tone, teksa e ka quajtur "nder krijuesit e mirefillte shqiptare te cilet punojne ne heshtje" per t'u perjetesuar ne veper. "Nje talent i ri plot etje per drite e liri."

Vladimiri gjithmone me modesti deklaron se eshte autodidakt, por dhe i vetmi skulptor ne vend qe i realizon teresisht veprat e veta, qe nga ideja, ne allci dhe deri ne derdhjen perfundimtare. Mitet, legjendat vijne e pervijohen ne vepren artistike te Vladimir Metanit duke i dhene forma jetesore figurave te mitologjise shqiptare. Qeleshja tipike shqiptare eshte element i qendrueshem i puneve te tij te cilat ai i krijon dhe i derdh vete ne bronx. Legjendat, mitet dhe dramat kombetare vijne e zberthehen kendshem ne kujtesen dhe fantazine e perjetimin e tij si njeridhe artist. Motivet realiste shkrihen duke u harmonizuar kendshem ne veprat e Vladimirit me motivet e fantazise popullore dhe ato vetjake duke bere qe veprat e tij te marrin forme ashtu si shfaqen ne imagjinaten e artistit i cili u jep fryme, forme e shpirt legjendave te harruara neper libra folklorike dhe romane shkrimtaresh.

Jam Vladimiri i Elbasanit

Ndonese jeton prej dekadash ne Tirane ndjen shpirtin elbasanas te bucase brenda tij dhe i pelqen ta quajne Vladimiri i Elbasanit. Metani ka lindur ne vitin 1951 ne Elbasan. Ka kaluar nje femijeri te veshtire dhe nje pjese te saj e kaloi ne jetimoret e Korces dhe Durresit. Pengjet e femijerise gjithsesi ia ruajten te paprekur dashurine per familjen dhe ia kthyen ate ne nje vater te shenjte. Pas shkolles 7-vjecare, Vladimiri ndjek shkollen e rezervave te punes dhe me pas vazhdon shkollen e mesme, ne politeknikum, per mekanik, pa shkeputje nga puna. Ne fund te viteve ?60 fillon punen ne fonderine e derdhjes se veprave artistike ne Tirane. Aty vazhdon te punoje dhe sot e kesaj dite. Ndersa derdhte veprat e skulptoreve te mirenjohur shqiptare ne fonderine e veprave artistike ne Tirane zbuloi dhe prirjen e tij drejt krijimtarise artistike. "Une nuk kam shkolle te larte, por di te bej art."- thote Vladimiri. E josh e vjetra, tradicionalja dhe kombetarja. Mitet e intrigojne me subjektet e tyre fantastike dhe vlerat qe transmetojne nder shekuj dhe ne kete dekade te krijimtarise se vet eshte ndalur te to me deshiren per t'i formezuar ne nje tjeter lloj arti. "Eshte bukur te shohesh se si mund te ishin Muji dhe Halili, apo Rozafa e Konstandini. Dhe Vladimiri e ben kete."- thote Lumturia, gruaja e skulptorit dhe derdhesit artistik e cila i ka qendruar gjithmone prane dhe e ka mbeshtetur ne krijimtarine e tij duke i lehtesuar dhe angazhimet familjare. Ata kane dy femije. Nje vajze dhe nje djale. Vajzen e kane te martuar larg, ne Japoni, dhe ndjehen krenar, si cdo prind, teksa flasin per te.

Dy pyetje per Vladimirin

-Vepra juaj bazohet kryesisht ne mitologji. Pse kjo perzgjedhje?

-Eshte e vertete dhe kjo vjen nga ndjesia, krenaria e te qenit shqiptar. Jam gjithmone ne kerkim te njohjes se legjendave, miteve shqiptare per t'i kthyer ato me pas ne art, per t'u dhene jete dhe dashuri. Eshte shume bukur t'i japesh jete personazheve mitologjike te vendit tone. Askush nuk i ka pare Mujin dhe Halilin, apo flockat e lumit, Konstandinin qe ngrihet nga varri per te mbajtur besen e dhene e te tjera figura te ardhura goje me goje ne ditet e sotme. Une nuk jam i dhene pas artit real. Madje ai nuk me frymezon. E vjetra, traditat, legjendat me pelqejne dhe kam lirshmeri ne krijimin e tyre. Ndoshta kjo preference ka te beje dhe me te qenit autodidakt. Kur krijoj dhe realizoj vepren time ndjej se brendshmi se ne kete menyre kane punuar dhe te paret tane. Shpesh ne ekspozitat jashte vendit punimet e mia jane marre si realizime te koheve te vjetra, pikerisht nga natyra qe i karakterizon ato. Eshte po ai gen, po ai truall qe na ushqen. Edhe shqiponjes i vendos qeleshe pasi dua ta shqiptarizoj per ta ndjere tonen, sepse ky shpend perdoret shume si simbol dhe ne vende te tjera.

-Ju krijoni dhe statuja ne rere, nje tradite e njohur arti ne bote, por pak e aplikuar ne Shqiperi. Cfare ju ka shtyre drejt kesaj forme te re te artit?

-Ne i ndjekim me kenaqesi skulpturat me rere qe nderthen ne vende te ndryshme, ndersa vete nuk e shfrytezojme kete mundesi qe na e japin plazhet tona te mrekullueshme. Krijimet ne rere jane shume te bukura dhe ndjellese per turistet vendas dhe te huaj. Do te ishte bukur qe ata qe aplikojne krijime artistike ne rere te mblidhen dhe te krijojne se bashku. Duhet te kesh deshiren e mire dhe te shmangesh materializmin qe e vret artin. Une kam krijuar rreth 17 te tilla me nje lartesi prej 3 metrash dhe diameter deri ne 5 metra. Te krijosh ate qe ndjen dhe mundesisht statujat ne rere te jene shqiptare ne menyre qe te kesh cfare t'u thuash, transmetosh atyre qe i shohin.

Vali Qyrfyci


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 22-1-2004 nė 10:24 Edit Post Reply With Quote
Lin Delija

EKUILIBRI I GJERAVE TE PERBOTSHME

Nga Mark Simoni

Sapo ka kaluar kufirin, madje ndoshta qysh ne hapin e pare, piktori e ka ndjere si nje pushtet te madh artistik boten globale te piktoreve te medhenj, Mark Shagall, Pablo Pikaso, Hanri Matis, Salvatore Dali, Klod Mone, Eduart Monet, e shume te tjereve, duke kuptuar menjehere se prapa ka lene nje metropol te nje permase tjeter. Ky metropol pati qene Shkodra e tij e atyre viteve, ku here pas here qe pershkuar nga korentet e kulturave bizantine, romake e veneciane, otomane e ballkanike. Keto kultura vetem sa paten forcen te fillonin te formimin tek ai ndjesite estetike qe mund te ndjeje nje piktor ne paraformim.

Madje, ky kalim kufiri ne '45 nuk ishte thjesht nje kapercim fizik por nje trandje e madhe e ballafaqimit te volumit te kulturave e shkollave, shijeve e boteve estetike, aq sa e beri fratin Lin Delija te kthehet ne parapiktorin Lin Delija, nje nga vendimet me kapercyese dhe nje nga doreheqjet me te veshtira e sublime qe mund te beje njeriu i angazhuar ne boten e fese.

Bota e madhe me shumedimensionet e saj, pati mundesine qe t'i jape piktorit tone dicka nga drita e saj estetike dhe ketij shqiptari nje formim me te plote se shqiptar.

Ndoshta bash atehere kur ai pati nevoje te krijonte skenat totale te perfytyrimeve madhore e kozmike te tij, qe i angazhuar me boten fetare, bote e cila te furnizon pareshtur me ide mitike e koncepte mistike, dimensione te paana ne te cilen fantazia ka mundesi te levize pa parameter. Ndoshta, ai, me nje intuite teper racionale, diti te marre nga ajo periudhe ate cka ndoshta do t'i duhej me teper se cdo gje.

Bota pikturike e L. Delise ciklon rreth boshtit qe lidh token reale dhe qiellin ireal, pra mes thelbit te njeriut dhe tonusit iluminishent te hyjnores, ndoshta dimensioni me i madh i dhene ne mundesi per te gjithe njerezit e krijimit. Ne pikturen e tij raporti i njeriut te fese me ate te njeriut te artit leviz pareshtur duke i lene pareshtur terren njeri-tjetrit, ashtu sic ndodh vazhdimisht mes tokes e detit ne procesin e madh te batices e zbatices. Ndoshta ky proces i diferences mund te kete qene nje nder situatat me te veshtira dhe te mundimshme qe ka provuar ky krijues, sa religjioz, aq edhe perfaqesues tipik i nje bote krejt reale.

Veprat e tij kane nje ekuiliber te jashtezakonshem figurash deri ne skrupolozitet, ashtu sic dhe deharmonizohen pareshtur per te formuar harmonite e medha.

Nder figurat me totale ku jane shprehur e perthyer te gjitha krijimet e kesaj bote eshte ajo e gruas, e pare ne nje fryme magjie me permasat e te qenit ideale, e tronditur nga shqetesimi estetik i piktorit, e vezhguar si nje raport i vitalitetit dhe spiritualitetit. Femra shikohet si maerja me e perjetshme per te cilen ka nevoje jo vetem arti, por cdo gje e sendertim mbi shpine te tokes. Sepse figura e saj artistike, thelbi i saj shpirteror, aftesia futuriste e vitalitetit, hyjnoresia e saj qiellore dhe mistike jane nder permasat me perfekte qe ka prodhuar natyra e mundesuar nga mendja artistike.

Tema te tjera me periferike si portretet, fetare e religjioze, tabloike e natyralistike e bejne me te plote kalendarin pamor te piktorit L. Delija qe ka kete vit 80-vjetorin e lindjes dhe te dhjetin e vdekjes.

Biografia artistike e piktorit

Lindi ne Shkoder me 1924 dhe qe ne femijeri, kur qe ne kolegjin franceskan, filloi te punoje me pikturen. Ne vitin 1945 largohet nga Shqiperia, dhe studion per Arte te Bukura fillimisht ne Dalmaci te Hercegnovit e me pas ne Zagreb te Kroacise. Punoi pastaj per shume vite ne Rome per t'u terhequr ne provincen e Antrodokos, ku dhe themelon nje Akademi te Arteve te Bukura. Nga admiruesit e piktures se tij eshte vleresuar vazhdimisht duke u quajtur "profesor i profesoreve".


KJ

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 22-1-2004 nė 10:36 Edit Post Reply With Quote
Aromė Ulqini nė grafikat e Rudi Gogės

Alma Mile

Për dhjetë ditë qëndron e hapur në ambientet e Galerisë Kombëtare, ekspozita e piktorit ulqinak, Rudi Goga, fitues i konkursit “Onufri ‘95”. Mbi 100 punime grafike, mes të cilave edhe 50 fotografi, në të cilat piktori ndërhyn dhe krijon një tjetër realitet

Aromë Ulqini do të ndihet nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në njërën prej sallave publiku do të ketë mundësi të shijojë ekspozitën e piktorit ulqinak, Rudi Goga, fitues i “Onufri ‘95”. Janë rreth 110 punime grafike, ndër të cilat 60 monotipe dhe 50 fotografi. Vendin kryesor në tematikat që pasqyrohen në monotipe e zë figura komplekse e gruas, format e saj delikate, bota e pasur shpirtërore me dallgëzimet dhe dritëhijet. Mes galerisë së monotipeve bien në sy grafikat “Monumenti i gruas”, “Gruaja”, “Aktorja”, “Vajza me çantë”, “Gruaja mjellmë”, etj, ndërkohë që të shumta janë edhe punët “Pa titull”, për të cilat, artisti i jep publikut të drejtën për t’i përkufizuar. Karakteristike në punët e tij janë ngjyrat, ku rëndom spikatin e verdha, kafja, e kuqërremta dhe rrallë herë dhe e zeza. Një pjesë të këtyre grafikave, të cilat ai i ka ekspozuar pak muaj më parë, në nëntor 2003, në Galerinë e Arteve të Kosovës, Goga i ka bledhur në katalogun me parathënie të prof.doc.Ruzhdi Ushakut. “Nga kjo ekspozitë mjaft hermetike shpërthejnë nuanca të shpirtit pamor, me lojën paradoksalisht magjike, mes harmonisë dhe disharmonisë së një universi kompleks të shqisave që fiksohen me gjurmët e nuancave të ngjyrave e fleksibilitetet e formave dhe kontureve për sy, toneve dhe tonaliteteve për veshë, drejt përmasës së konceptualitetit si fuqi reminishence, rindërtimi dhe reinkarnimi artistik”,- komenton Ushaku në parathënie. Duke shtuar se në punimet e tij, piktori përcjell filozofinë e jetës individuale dhe kolektive, në kohë dhe hapësirë reale, të bukurën e shëmtuar dhe të shëmtuarën e bukur, një filozofi e tërë e kthyer në art, “prej hiçit kah jeta e prej jetës kah hiçi”. Përsa i përket materialeve fotografike, Rudi Goga parapëlqen t’i paraqesë ato bardhë e zi. Por jo vetëm kaq, për Gogën, fotografia nuk është thjesht një pamje statike. Ai manipulon me fotografitë, ndërhyn në to, i shndërron dhe ravijëzon brenda kontureve të tyre, forma dhe imazhe që vetëm ai mund t’i shohë. Në celuloidin e aparatit fotografik, janë fiksuar copëza përditshmërie, nga puna me kolegët e tij, me pedagogët, të cilat i vendos në një tjetër realitet, të krijuar nga ai vetë. Kjo ekspozitë, e cila do të çelet nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve, e quajtur “Grafika dhe monotipe”, do të qëndrojë e hapur 10 ditë për publikun.


Kush është Rudi Goga

Piktori Rudi Goga, ka lindur në vitin 1948 në qytetin e Ulqinit, në Malin e Zi. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi, në vitin 1979. Ka kryer studimet pasuniversitare në Dyseldorf të Gjermanisë, me profesorët e njohur gjermanë, Rolf Sockhenheim dhe Joseph Beuys. Për tre vjet ai ka drejtuar Muzeun-Galeri të Arteve në Ulqin. Ekspozita e parë vetjake, e titulluar “Kulla e Balshajve”, do të hapej në Ulqin në vitin 1978 dhe do të pasohej nga një numër i madh aktivitetesh, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës artistike, Goga numëron 40 ekspozita personale dhe 60 kolektive, jo vetëm brenda kufijve të Malit të Zi, në Ulqin e Tivar, por edhe në Gjermani, Hollandë, Francë, Nju Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punime të tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 çmimin vjetor të Art Klubit, Ulqin, në 1995 “Onufri ‘95”, Tiranë, në 1998 i SHJMZ, Podgoricë.



shekulli
22/01/2004

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 30-1-2004 nė 10:16 Edit Post Reply With Quote
Ballkani, udhėkryqi drej sė ardhmes

Artistët shqiptarë prezantohen me fqinjët në Panairin e Artit Bashkëkohor në Bolonja





Për pesë ditë Panairi i Artit në Bolonja ka prezantuar artin që vjen nga Ballkani si një udhëtim ndërkombëtar në artin evropian. Nisi vitin e kaluar nga Berlini duke zbuluar rrugës të rejat e kërkimit artistik evropian. Udhëtimi do të vazhdojë gjatë vitit 2004 dhe në fokus ka dy interesa të mëdha: Londrën, një nga metropolet e artit bashkëkohor dhe vendet e Ballkanit, një shtrirje gjeografike kulturore që ndërthuret me vitalitetin ndërmjet protagonistëve të rinj të skenës artistike.
Sërish Panairi i Artit që u mbajt nga 21-26 janar në Bolonja, është parë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Itali, për koleksionistët, artistët, kritikët e artit bashkëkohor. Merrin pjesë rreth 200 galeri italiane dhe të huaja, ekspozita kushtuar shprehjeve më të reja bashkëkohore.
Lulëzimi i shprehjeve artistike në hapësirën ballkanike paraqitet i pasur aq sa mund ta krahasosh me artin që bëhet në hapësira të tjera të Evropës. Ngjyrat dhe format e këtij krijimi të ri që vijnë nga udhëkryqi ballkanas pushtuan për pesë ditë “Arte Fiera 2004” në Bolonja, me logon “The Balkans - A crossroad to the future”. Një ekspozitë me 26 artistë nga vendet e Juglindjes Evropiane të cilët paraqitën 26 projekte posaçërisht për këtë panair. Artistët janë përzgjedhur nga një prej protagonistëve më të spikatur të artit bashkëkohor, Harald Szeemann. Shqipëria është përfaqësuar në këtë “udhëkryq drejt së ardhmes” me artistë që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Ishin Alban Hajdinaj, Sokol Beqiri e Erzen Shkololli nga Kosova, Venera Kastrati, Gentian Shkurti, Ornela Vorpsi, që jeton dhe krijon në Paris dhe Sislej Xhafa, artisti kosovar që krijon në Itali. Nuk është hera e parë që artisti dhe kuratori Harald Szeemann përfshin në projektet e tij artistët shqiptarë. Kujtojmë ekspozitën “Gjak dhe mjaltë-E ardhmja është në Ballkan” mbajtur vitin e kaluar në Vjenë.
“Ballkani-një udhëkryq drejt së ardhmes”, është vetëm hapi i parë i një projekti më të gjerë që do të vijojë në edicionet e ardhshme të “Arte Fiera”-s në Bolonja, një manifestim që vjen si një çast i takimit ndërmjet realiteteve artistike të rajonit ballkanik dhe koleksionistëve evropianë e italianë.

shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8132091 sekonda, 50 pyetje