Eni_P
|
Postuar mė 10-2-2004 nė 11:37 |
|
|
Ne GKA u perurua salla e portretit te vitit
Keto dite ne Galerine Kombetare te Arteve pati mbi 200 punime te ekspozuara ne gjinine e portretit. Keto vepra flasin per nje pune te kualifikuar ne
penelin e mjaft piktoreve te mirenjohur si Sali Shijaku, Agim Zajmi, Abdurrahim Buza, Kel Kodheli, Guri Madhi etj. Eshte per te thene se punimet jane
realizuar ne menyre teper te kualifikuar. Portreti laik ne artin shqiptar shfaqet nga fundi i viteve 1800 dhe perbehet nga nje numer i kufizuar
artistesh laik te piktures se kavaletit.Artiste si Kol Idromeno, Spiro Xega, Ndoc Martini e me vone Vangjush Mio, Simon Rrota, Andrea Kushi vinin nga
formime dhe kultura te ndryshme. E me tej e vazhduan kete rruge artistet Abdurrahim Buza, Foto Stamo, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi. Cdo kohe ka
paraqitur artin e vet, njeriun e vet. Portreti historik po synon nje komunikim te drejtperdrejte me publikun. Shfaqet nje pikture realiste madje e
trajtuar ne menyre analitike. Portrete te tille si Ismail Qemali, Qemal Stafa, Kajo Karafili, Kel Marubi, Gjon Buzuku,Vasil Laci, Memo Meto, synohet
qe veprimtaria e tyre te zbulohet permes simbolikes.
Portreti Intim
Ne numrin e madh te portreteve qe ndodhen ne fondin e Galerise se arteve dallon nje lloj portreti mjaft interesant qe eshte ne numer te vogel, por
eshte pjesa me me vlere. Portrete te tilla jane nje fare etydi. Keta portrete reflektojne intimitet, dashuri, konfirmojne nje personalitet te
thjeshte. Ky portret eshte i tille qe artistet kerkojne nje thellim ne boten e brendshme, madje tentohet per te zbuluar nje mendim, nje atmosfere te
ngrohte. Ky lloj portreti eshte thjeshte realist e i drejtperdrejte. Vecori e ketij portreti eshte se jane teper individuale ne tip, karaktere, frymen
qe reflektojne. Ndihet qe ne te nuk ndihet trysni por nje analize individuale e artit. Kjo vjen se ky portret u perket me shume viteve te para pas
1945 ky realizem nuk kishte rene nen influencat totale te metodes dhe doktrines se socrealizmit. Nje nga artistet qe ka trajtuar shume portretin
Nexhmedin Zajmi, nderton nje lloj pikture ku portreti eshte pjese e ngacmimeve emocionale dhe tenton me shume se nje relacion te jashtem. Tek portreti
"Nena Labe" e piktorit Rakip Shabani, merr persiper nje angazhim shoqeror pasi eshte perseri nene qe mbarte dhemshuri, dashuri, vuajtje,
jete plot ngjarje por qe mbetet vazhdimisht mjaft intim dhe me nje relacion mjaft te ngrohte.Duke i referuar ketij lloji portreti piktori Sali Shijaku
me nje menyre personale, pikturon njerez te ndryshem duke avancuar format e shprehjes. Keshtu nga nje realizem natyral me tej ai rishfaq portretin si
nje ekspresivitet emocional ku format e piktures se re vjen si nje tendence per te eksperimentuar nje pikture narative me penelata te ngjeeshura ne
portrete si "Pleqeri te bardhe", "Trimja", "Portret gruaje" etj. Portreti qe kane trajtuar artistet shqiptare eshte nje
forme e konfirmimit te shkollave dhe eksperiencave qe jane fituar. Potenciale ne vlere te portretit te kesaj periudhe jane nga shkolla klasike.
Shkolla ne B.S. ben te dallosh portrete te periudhes se Guri Madhit, Jakup Kerajt, Sali Shijakut. Ndersa shkolla ceke e dallon Danish Jukniun. Kurse
shkolla italiane dallon Zajmin, Mion, Buzen, Kodhelin. Me estetik ne modelim i trajton Vilson Kilica, portrete te cilat ne modelimet e para jane pjese
e etydeve dhe lojes me raportet e ngjyrave. Portrete interesante i kane Abdurrahim Buza, Zef Shoshi, Aristotel Papa, Angjelin Dodmasaj. Po nje grup
portretesh me interes jane dhe te artisteve te nje brezi me te ri ku krijojne ne nje fforme me te rafinuar si Edison Gjergo, Edi Rama, Zini Veshi,
Avenir Sadikaj, Llambi Blido. Ne keto portrete ndihen tendenca progresive per artin e fundviteve '80.
Copeza bisedash te piktoreve per ekspoziten
-Kjo ekspozite eshte me interes se tregon se piktoret pavaresisht nga kufizimet qe kane pasur kane bere dicka nga shpirti i tyre. Keto portrete jane
te bukura por duhesh ekspozuar me pak sepse humbasin dhe vlerat e verteta te puneve te mira, shprehet piktori Ksenofon Dilo.
Zef Shoshi- Eshte pjesa me e mire e tradites se asaj periudhe qe kemi krijuar. Eshte nje periudhe e larte e nivelit profesional.
-Jeni nje brez qe keni mbaruar ne shkollat e lindjes e vecanerisht ne Rusi, c'mund te thoni per kete shkolle?...
-Secili vlereson shkollen e tij. Une vleresoj shkollen ruse aty jam formuar me profesionalizmin e kesaj shkolle. Eshte nje shkolle jo vetem realiste
por dhe e artit modern.
Rakip Shabani-Puna ime ne kete ekspozite eshte portreti "Nena Labe" eshte portret real i Nene Duzes ku ju vrane te tre djemte dhe me vone ju
vra dhe i shoqi ne lufte. Gjate gjithe kohes kjo mbante zi i mbante shamine poshte ballit, por kur u clirua Shqiperia sahmine e ngriti larte ku zbulon
ballin.
Sali Shijaku-Kjo eshte nje pune shume e mire. Ka vepra qe mund te rrine ne cdo galeri te botes.
-A flasin keto pune?!
-Vepra e artit po pati vlera ajo gjithmone flet...flasin vlerat...
Baxhul Merkaj
KJ
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 24-2-2004 nė 13:11 |
|
|
Nisin pėrgatitjet e 50-vjetorit tė GKA
Nisin përgatitjet e 50-vjetorit të krijimit të Galerisë së Arteve
Të mëdhenjtë e pikturës nga një javë në Galeri
Tiranë
Ekspozime dhe dekorata për artistët më të mirë të artit pamor shqiptarë. Në 50-vjetorin e Galerisë
Kombëtare të Arteve programohen një sërë ekspozitash me veprat më të zgjedhura të artistëve
shqiptarë.
Tablotë e Kol Idromenos, Vangjush Mios, Guri Madhit, e shumë artistëve të tjerë të mëdhenj, do të
pushtojnë muret e Galerisë Kombëtare në këtë vit jubile. Drejtori i kësaj Galerie, Abaz Hado, thotë se,
janë programuar një varg aktivitetesh me këtë rast gjatë këtij viti, i cili përkon me 50-vjetorin e krijimit
të kësaj Galerie. Sipas tij, në kuadrin e vitit jubile të GKA-së, janë programuar që, përveç hapjes
së një sërë ekspozitash të artistëve që kanë kontribuar për 50 vjet në artin pamor, do të
dekorohen edhe më të mirët nga këta artistë.
Kësisoj viti jubile do të sjellë për artdashësit javët e artistëve. Pra nga një javë për secilin
prej tyre, duke nisur që me themeluesit e këtij arti e deri te më të vonët. Por në ciklin e ekspozitave të
programuara do të jetë edhe arti modern i shekullit të XX-të dhe arti i grafikave kineze, i cili do të vijë për
publikun shqiptar, në këtë vit jubile, nëpërmjet punëve të artistëve francezë dhe kinezë, që
mendohet të ekspozohen gjatë muajve në vazhdim. Po ashtu, sipas Hados, është programuar që artistët shqiptarë
në Amerikë të hapin një ekspozitë historike, që, sipas tij, do të titullohet Historia Shqiptare
nëpërmjet artit. Kjo ekspozitë mendohet të çelet në Nju Jork dhe do të qëndrojë e hapur për
një vit e gjysëm. Ndërkohë, Galeria Kombëtare e Arteve, në kuadër të vitit jubile, ka marrë
përsipër që të promovojë artin tonë edhe në vende të tjera. Është menduar që të
çelet një ekspozitë në Kinë, me grafika të autorëve shqiptarë, e pas saj edhe ekspozita të tjera
që nuk janë konfirmuar ende plotësisht.
© 2003 Gazeta Panorama
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 27-2-2004 nė 11:57 |
|
|
True Colors: Meditations on the American Spirit
Një ekspozitë udhëtimi e quajtur "Ngjyrat e vërteta: Meditime mbi frymën amerikane" u hap në galerinë
kombëtare të arteve në Tiranë. Ekspozita u organizua nga Meridian International Centre në Uashington si një reagim
artistik i tragjedisë të 11 shtatorit. Ajo ekspozon punët e 68 artistëve nga gjithë Shtetet e Bashkuara. Ekspozita mbyllet
në 18 mars dhe pastaj lëviz në Bratislavë, Sllovaki.
©Southeast European Times
Eni_P ka atashuar kėtė imazh:
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 15-3-2004 nė 10:46 |
|
|
Ndoc Martini
Ne Shqiperi, Shkodra ishte nje nga qytetet e pakta me ze, ne fund te shekullit XIX dhe Miss. Edit Durham e quajti qyteti i ngjyres, i jetes dhe i
artit. Eshte periudha, kur ky qytet vazhdonte te ishte nen pushtimin e Perandorise Osmane, ndikimi i se ciles ne boten shqiptare ishte tejet i
dukshem.
Shkodra paraqitet si qyteti i dy besimeve kryesore fetare, musliman dhe katolik. Andon Martini ose Ndoc Martini, sic njihet, u lind ne nje familje
katolike dhe shume te njohur per kohen.
Martini, fillimisht, do te paraqese punime te karakterit pershkrues me ndikime te theksuara biblike. Zejtaria ishte shume e zhvilluar dhe kishte
ndikime te fuqishme pothuajse ne te gjithe krijimtarine artistike te kohes. Ajo realizonte objekte utilitare me zbukurim ornamentale e popullore, mbi
te gjitha jane dalluar "arkat e nuseve". Kjo lloj veprimtarie perfshiu dhe nje pjese te krijimtarise se Martinit, deri ne vitin 1902, kur u
largua drejt Italise.
Gjate qendrimit ne Itali, ai ka lene krijimtari ne tekniken e afreskut. E deshmojne kete 14 afreske qe gjenden ne kolegjin e Shen Adrianit ne zonat
arbereshe te Italise se Jugut. Me vone, ai vizatoi figura atdhetare qe i botoi here pas here ne shtypin francez dhe italian te kohes. Kjo rezultoi si
nje ndikim i pashmangshem i frymes kombetare, qe ishte e fuqishme ne mjediset arbereshe e shqiptare. Jane vitet qe vihej ne diskutim Pavaresia e
Shqiperise. Pas 1913-s, Ndoc Martini u semur rende prej turbekulozit, semundjes me te eger te kohes. Ai vendoset ne France dhe punon ne studion e
piktorit Pensi. Pas tre vitesh, ne 1916, vdes ne sanatoriumin e Parisit.
Ndoc Martini ka shume pak krijimtari. Ai punoi pak dhe vdiq shume i ri. Ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane, ruhen disa punime, por eshte fat i
madh qe ne fondin e saj gjendet vepra e tij e quajtur "Doktor Prela" e realizuar ne vaj mbi sargji. Eshte nje veper nje veper e niveleve te
larta artistike. Ajo e vendos Martinin ne historine e artit shqiptar si nje nga perfaqesuesit e qendrueshem te saj. Piktura paraqet figuren e nje
intelektuali te kohes. Eshte portret psikologjik ne meditim, ne pritje dhe i terhequr ne "qetesine" e vetes. Vepra, me te drejte mund te
quhet, nje nga veprat e denja te artit realist me fryme te theksuar romantike. Imazhi i pergjithshem paraqitet ne tonalitetet e kromatizmit te
theksuar qe koha dhe atmosfera e mjedisit e ka kthyer ne nje kromatizem te ashper. Shume pak e bardhe eshte perdorur. Ajo eshte element i burimit te
drites. Ajo godet ne qender duke ndihmuar shfaqjen e fytyres se pikturuar me mjeshteri. Ky portret e shkeput teresisht artin e tij nga skenat
monumentale te artit klasik e romantik te krijuara nder afreskat, ku subjektet ishin peisazhe te qyteteve shqiptare, skena nga historia e Skenderbeut
ose meditime figurative mbi Danten, Galileun, Verdin e Rafaelin. Punimi i tij eshte shprehje e qarte e nje pikture me vlere dhe deshmi e nje arti
europian. Krejt i ndryshem nga e gjithe pjesa tjeter e artit shqiptar te zhvilluar deri ne fillim te shekullit XX. Nje nga vetite e saj eshte trajtimi
i faktit dhe pjesemarrja e artistit ne te. Ne qofte se piktura realiste e Gustave Courbet (1819-1877) u shkeput prej romantizmit ne fillim te
shekullit XIX, duke u bazuar rigorozisht mbi aspektet e jetes reale qe rrethonin artistin, piktura figurative shqiptare ishte ngarkuar me rendesine,
qe artistet e saj ne fillim te shekullit XX i jepnin thjesht ilustrimit te veprimeve njerezore dhe mjedisit te tij, duke shkaktuar vetem nje mdjesi
romantike, plot ngjyra dhe pothuajse pa probleme.
Me portretin "Doktor Prela" ndodh ndryshe. Tek ai mdjehet qarte qendrimi i artistit dhe i intelektualit. Kemi te bejme me nje portret te
kompozuar qe i dedikohet nje njeriu ne dileme. Figura e doktorit eshte aktori i jetes se tij dhe aktori kryesor i piktures, ndersa artisti eshte
dhenesi dhe njohesi i informacionit figurativ te shkakesive emocionale te aktorit te piktures. Ne krijimtarine e Ndoc Martinit, "Doktor
Prela" eshte portreti me i vecante dhe me me vlere i krijuar ne kete periudhe. Ai nuk lejon askend qe ta quaje autorin e vet nje piktor
"autodidakt" edhe pse Ndoc Martini eshte nje i tille.
S. V. Kuka
KJ
_________________________________
Martini, Ndoc (Andon)
(b Shkodër, 14 June 1871; d Paris, 6 Dec 1916). Albanian painter. After studying at the School of Arts and Crafts in Shkodër he worked in
his familys atelier as a designer of bridal outfits and accessories. He later graduated from the Arbëreshi College at S Demetrio Corone in
Calàbria, where he painted frescoes in one of the halls. He finished his studies at the Académie des Beaux-Arts in Paris (19049), where
he painted the portrait of President Loubet and frescoes for the Chambre des Députés in the Palais Bourbon. In Paris Martini also
continued to depict Albanian subjects, for example Skanderbeg (1912; Istanbul, International Trade Exhibition; destr. 1913). He was noted for the
psychological depth of his portraiture. On the whole Martini adhered to traditional realist style and composition, but his work was gradually
influenced by French Impressionism, as in Dr Prela (1916; Tiranë, A.G.).
www.artnet.com
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 1-4-2004 nė 13:29 |
|
|
Interviste me Gjelosh Gjokajn
Piktori i madh rrëfen sekretet e artit të tij
Admirina Peçi
Gjelosh Gjokaj, një paradite të ngrohtë në Tiranë mund të flasë për shumë detaje që
mësyjnë çdo ditë në artin e tij.
Pjesëmarrës në një ekspozitë të përbashkët, me disa piktorë akademikë në Galerinë
Kombëtare të Arteve, ai ka sjellë veç veprave shkëputur nga fondet dhe punimet e tij më të fundit. "Disa nga
këto punime janë fond i Galerisë së Arteve të Prishtinës, e një pjesë i kam sjellë me vete, janë
të reja", thotë ai, ndërsa pohon se do të qëndrojë në Tiranë deri ditënë e shtunë. Do
të ketë kohë të sodisë këtë qytet që i duket se ndryshon shumë dhe shpejt. "Tirana ka marrë
tashmë një fizionomi të re, shumë të bukur dhe po më pëlqejnë takimet e shumta me artistët dhe
kulturën e Shqipërisë. Sepse, Tirana është amza e kulturës shqiptare", thotë ai. Për gazetën
"Panorama", piktori që i ka kapërcyer të 70-at rrëfen detaje, që herë e çojnë në kohën e
fëmijërisë, herë në ditët që kalon në Gjermani, te një shtëpi e bukur në bregdet në Mal
të Zi, për femrat dhe tokën.
Keni sjellë vepra të reja në këtë ekspozitë?
Janë rreth 20 vepra të reja që i kam ekspozuar për 70-vjetorin tim në Haugsburg. Një pjesë e tyre do të
jenë të ekspozuara këtu, mbase 3-4 grafika.
Rexhep Ferri shënon se te pikturat tuaja, në plan të parë janë dhembjet, ndodhitë, edhe ideja e legjendës së
misterit
Punimet e mia shumë kritikë i kanë konsideruar si një nostalgji, ku gjithmonë si duket mbaj atmosferën e vendit të
lindjes, pra kanë një thelb të asaj nostalgjie të hershme, pa marrë parasysh nëse janë figurative apo abstrakte.
Ç'është ajo legjendë?
Është një prej atyre legjendave popullore, prej nga kanë lindur edhe këto vepra artistike, sidomos figurative.
Janë pra, detaje të largëta që vijnë nga fëmijëria juaj?
Po, ata vijnë që prej fëmijërisë sime të largët. Kam qenë gjithmonë i ngarkur me atë nostalgji, me
atë frymë të largët që kurrë nuk arrin të zbehet, e të shuhet.
Prej sa kohësh ju nuk prekni më në këto legjenda, atje në vendin tuaj ku i mësuat?
Jam munduar shumë, gjithmonë, mos tw përterihem, që të hyj në ujëra pak më moderne, jo të kopjoj
Evropën, por të zgjedh prej elementëve të mia, që kam patur herët dhe i kam abstraguar ato. Kjo mund të ketë
qenë një karakteristikë e imja, të cilën e kanë përthithur edhe në Evropë, sidomos në Itali dhe
Gjermani.
Kohët e fundit shpesh hapen ekspozita me një temë të caktuar. Sa e rëndësishme është kjo në
krijimtarinë e dikujt?
Tematika për mua nuk ka shumë rëndësi. Kur vepra është pikturuar bukur, kur autori rri mirë pas saj,
atëherë besoj se vepra ka më shumë rëndësi se tema.
Çfarë është për ty një vepër e mirë?
Mund të marrim historinë që nga veprimtaria e rinashimentit italian e deri më sot. Një vepër e bukur është
edhe e Piaksos, megjithëse është abstrakte. Por është e liruar prej artizanatit dhe është vetëm takimi
shpirtëror me pëlhurën dhe ngjyrën.
Femrat, toka, ëndrrat dhe udhëtimet. Ku ndalon më shumë Gjelosh Gjokaj?
Ato janë gjithmonë elementë që të inspirojnë. Varet si e sheh krijuesi femrën. Për mua trupi i një femre
është gjëja më e bukur që mund të ketë ekzistuar në histori. Është një trup ideal, sidomos
për mashkullin.
Si ndërthuren ditët e sotme, me kujtimet dhe kohët e shkuara?
Është mjaft interesante për mua. Kohët e shkuara doemos kanë pasur një impresion të vetin. Edhe mendimet kanë
qenë në atë mënyrë. Por sot teknika dhe industria kanë përparuar dhe sot janë elemente si video, elektronika,
fotografia moderne, kanë ardhur në konsiderim, edhe ata janë art për mua. Eksperimentet që bëhen sot janë të
domosdoshme.
Ku jetoni momentalisht?
Jetoj në Gjermani.
Keni një shtëpi të bukur me oborr, apo një apartament diku në një ndërtesë të lartë
?
Jo, nuk kam as oborr as ndonjë shtëpi të tillë të bukur. Jetoj me qira si shumë të tjerë. E kam një
shtëpi të bukur në breg të detit në Mal të Zi. Atje shkoj gjithmonë verës dhe pushoj. Është një
shtëpi e ngritur në një kodër, 800 metra larg detit. Ka një pamje magjepsëse. E shoh plazhin para meje si një
çarçaf blu i veshur me gurë. Aty mund të punoj, kam një atelie të bukur atje.
Çfarë ka ndryshuar në pikturat tuaja të fundit?
Ndryshimet shkojnë shumë sistematikisht. Edhe shpirti i njeriut ndërrohet, e sipas shpirtit shkon edhe piktura, sipas inspirimit,
pjekurisë.
Keni një vepër të cilën e doni më së shumti nga të tjerat?
Unë në të vërtetë kam një periudhë të krijimtarisë sime, të cilën e dua më së shumti.
Ka lindur në Romë, dhe i përket surrealizmit metafizik. Ka patur një sukses të madh kjo periudhë e krijimtarisë
sime, dhe ato piktura i dua fort. Por janë nëpër koleksione private dhe është shumë e vështirë që
t´i bashkosh. Mund të jenë 10-12 piktura dhe janë zhdukur tashmë nga emocionet e mia.
Po vepra që është shitur më shtrenjtë?
Është një vepër që e ka blerë një koleksionist në një ekspozitë shumë të madhe dhe e
kataloguar në këtë ekspozitë. E ka pasur titullin "Kolgota", një derdhje e ngjyrave në pëlhurë, dy
metra. Ajo më ka mbetur si një vepër që e dua më së shumti. E ka blerë një koleksionist shumë i pasur
gjerman, i cili, tashmë ka vdekur, ndërsa zonja e tij po pregatit një koleksion që do t'ia dhurojë qytetit.
Cili është plani juaj më i afërt pas kësaj ekspozite në Galerinë Kombëtare?
Do të kem një ekspozitë personale, mbase vitin tjetër, me vepra nga fonde të ndryshme. Unë jam kundër
retrospektivave, por do të bëj një zgjidhje të veprave më të mira që kam punuar. Megjithatë është
shumë e vështirë, sepse këto vepra gjenden në koleksione private, nëpër muzeume të ndryshme.
© 2003 Gazeta Panorama
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 1-5-2004 nė 12:58 |
|
|
Anri Sala ekspozon ne Paris
Ekspozita e artistit shqiptar Anri Sala, Ndaj të ngrysur e cila është pritur mjaft mirë nga kritika, vazhdon të
jetë e hapur, deri më 16 maj, në Paris
Vizionet e qarta dhe të errëta të Anri Salës
Le Monde
Genevieve Breerette
Ekspozita në Couvent des Cordeliers në Paris, paraqet krijimet e reja në video të një artisti shqiptar, që përpunon
imazhet duke shfrytëzuar ambiguitetin, duke luajtur me hijen, deri sa të fshikë ëndërrimin.
Anri Sala, tridhjetvjeçar, është artist shqiptar që aplikon videoartin dhe në mënyrë brilante del faqebardhë
nga kjo punë. Mjafton të shohësh listën e ekspozitave të tij në botë, e të bindesh për këtë.
Venecia, Sao Paulo: ai është ftuar në bienalet dhe muzetë më të mëdhenj. Në Nju Jork, është
prezantuar nga një galeri e madhe: Maryan Goodman.
Në Paris i rri besnik Chantal Crouselit, që nisi ta prezantonte punën e Salës prej vitit 2001. Zbulimi i tij në Francë
lidhet me shfaqjen e filmit Intervista (1998) në Muzeun e Artit Modern të Parisit, në vitin 2000. Eshtë një film kompleks, si
gjithçka që prodhohet gjetkë, ku duket se bëhet fjalë për Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës,
nëpërmjet rindërtimit të një interviste të nënës së artistit në vitet 70, atëherë kur ajo
kishte përgjegjësi në gjirin e rinisë komuniste.
Gjatë mbartjes, Anri Sala kishte gjetur imazhe pa zë, dhe i kishte kërkuar një instituti shurdh-memecësh për të
rigjetur tekstin, të cilin më pas ia kishte propozuar nënës së tij. Ajo nuk do ta dallonte çkishte
thënë.
Duket sikur shpesh gënjehemi nga subjekti i flmit, që sipas artistit, nuk është çështje kujtese apo identiteti, por
është çështje gjuhe në lidhjen e saj me shoqërinë. Histori e fjalës së humbur e të rigjetur, me
një tekst që i korrespondon asaj çka gjithë bota i thoshte epokës, politikisht pa mister, por do të tingëllonte e
gabuar sikur shqipja e përdorur të dukej një e folme e keqe, plot gabime gramatikore, atëherë kjo nuk do të
përbënte ngjarje. Ashtu si gjuha ishte ndërtuar për të mbështetur sistemin, ashtu si ideologjia vdes një herë
dhe sistemi shembet, ajo u bë e papërshtatshme, dhe gramatikisht false.
Anri Sala jeton në Paris prej 8 vjetësh. Erdhi atje i nxitur nga një mësues artist në Shkollën e Arteve të Bukura,
Henri Foucault, i cili e kishte parë pikturën e tij gjatë qëndrimit në Tiranë. Ai u lind në Tiranë dhe po atje
nisi studimet e artit. Në momentin kur ndërrohej regjimi, ishte në vitin e katërt. Kishte pak më shumë shans se
studentët e tjerë, sepse nëna e tij ishte drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare, dhe bashkë me disa të
tjerë, kishin akses për tek librat e fondit të zi, për shembull Klee dhe Kandinsky. Gjithashtu, kur artistët iu vunë
punës të bënin gjithçka iu ishte ndaluar deri atëherë, dhe kryesisht nga surrealizmi, Sala nuk ishte dhe aq në
këtë zonë dhe qëndroi në terrenin e tij: piktura që ai adhuronte të praktikonte. Javë e muaj për të
bërë disa centimetra katrorë.
Sala do të kishte jetuar ndryshimin e regjimit, më së shumti me ritëm të ngadalësuar se të nxituar, por jo në
kokën e tij. Para se të vinte në Francë, ai tashmë kishte paraqitur një projekt në video si shfaqje arti. Pa
njohur gjëra të mëdha: turbullt njihte Bill Viola nëpërmjet imazheve fikse. Por kishte plot gjëra që ndodhnin
në nivel social, politik, kulturor e vizual, plot të reja që dilnin rrugës, si pasojë, u interesova për videon, një
medium që e mbështet mirë lëvizjen. Të gjitha këto ndryshime, nuk isha më në gjendje ti ndiqja
nëpërmjet pikturës. Nisa të merrem pak me fotografi. Por as kjo nuk mund të shkonte larg për shkak të mungesës
së mjeteve teknike.
Në Paris, në shkollën e arteve figurative, më pas në Studion e Fresnoyt, ku ishte i rrethuar nga krijues si Kramer deri para
vdekjes së tij, Sarkis dhe Tony Broën, dhe ku nisi të përdorë kamerën. Qëndroi dy vjet në Fresnoy, dhe sishte
shaka, por shumë pozitive. Kishte pasur aq kohë në një vend ku koha nuk rrjedh për të bërë gjëra
që tjetërkund sdo ti bënte. Për shembull, përvoja me tingullin, se si ai shpaloset gjatë gjithë natës.
Në Fresnoy, Sala ka prodhuar Nokturnet, një film për vetminë dhe mbylljen duke vënë në skenë dy figura në
errësirë. Njëra është një përkrenare blu që kujtohet se ka vrarë katër vetë dhe e shtyn
kohën duke luajtur me luftën dhe ngushëllimin e saj. Prej saj nuk duken veç duart që mundohen kur flet për
historinë e saj dhe datën fatale kur ka vrarë për herë të parë. Figura tjetër është një i
pasionuar pas peshqeve të kuq dhe kalon kohën para akuariumit. Sala i lidh njërin dhe tjetrin me natën e tyre, me dyshimin e
hapësirave të brendshme dhe të jashtme të dhomës ku nuk mund të shohim qoshet për shkak të natës ose
për shkak të gjysmëhijes. I lidh me ëndërrimet e tyre.
Këta filma ambigë, gjoja narrativë, që nuk dihet mirë nëse dalin nga dokumentari apo fictioni, janë fakte të
realitetit dhe imazhe flu, peshuar mirë e bukur apo gabime teknike në tërësi, plagë të natës dhe të
jetës.
Janë domethënie të marshimit të artistit, të kurioziteteve të tij, të anktheve të tij ndoshta, të stilit
të tij, tashmë. Sala ka një mënyrë krejtësisht individuale të eksplorimit të botës dhe po ashtu janë
dhe mjetet e artit të tij, puna e imazheve, fjalët, tingulli, drita, lëvizja, për të dalë nga hija e çasteve dhe
grimcave të jetës njerëzore apo shtazore e veçuar dhe që duket e huaj, jo reale, atëherë kur ato ngrihen mbi
banalitetet.
Sala pëlqen ta nisë një skenë nga hiçi, me diçka që është e zbrazët nga kuptimet, nga shpjegimi
a priori, dhe nëse kjo diçka nuk është ende bosh, ai përpiqet ta zbrazë.
Kjo, sipas tij, është e kundërta e një përçapjeje duke përdorur referenca. Ai nuk mund të bëjë
asgjë duke u nisur nga ato që nuk janë të këtushme. Ai nuk mund ti ndajë dhe ta harrojë sepse të ndash
referencat, kjo krijon udhëtime të shkurtra interesante, ndihmon për tu ngritur në një nivel superior.
Sala e ngre veprën e vet ndryshe, në hapjen që ai vendos ndërmjet realiteteve të botës së jashtme dhe imazheve
të saj, duke marrë kudo me vete, një llampë elektrike mbi një koloni gaforresh, ose duke përdorur dritën e fareve
të makinave për të ndriçuar ijen e një kali gati të rrëzohet buzë rrugës. Sala e di se duke u nisur nga
nata, nga hiçi, nga pasiguritë, ai mund të shkojë larg, të hapë borde ku vështrimi mund të zhytet në
ekran dhe refleksioni pjell intrigat e dritës dhe errësirës. Një refleksion i thellë për lojërat e
shoqërisë, kuptimet e jetës dhe format e artit. Me një llogari të madhe të mjeteve, shumë plane fikse që
lejojnë lëvizjen e hijes dhe dritës.
E gjejmë këtë lojë të intrigës e të dritë-hijes, në qendër të ekspozitës së filmave
më të fundit të Salës në Couvent des Cordeliers. Ajo quhet pikërisht ndaj të ngrysur, që do të
thotë momenti i mbrëmjes kur nis të mbjerë nata, kur nuk është më ditë, ende natë. Si në shumë
salla muzesh ku shfaqet videoja.
01/05/2004
shekulli
Eni_P ka atashuar kėtė imazh:
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Lilo rrustemi
|
Postuar mė 23-2-2005 nė 20:58 |
|
|
quote: Postuar në fillim nga Eni_P
Galeri-Gjelosh Gjokaj: Unë për të tjerët, të tjerët për mua. Një përmbledhje opinionesh, shkrimesh
dhe intervistash dhënë në media të ndryshme kosovare që na shpalosin botën artistike të piktorit të madh
shqiptar, që prej vitesh krijon në Gjermani
Gjelosh Gjokaj, në periskopin e gjymtimit njerëzor
Alma Mile
Kur ishte student është marrë për një kohë të gjatë me përjetimet e gurit. Ka studiuar format,
damarët e tij. I dukej magjepsës. Tashmë është 70 vjeç, shumë gjëra kanë ndryshuar që
atëherë, përveç adhurimit për gurin, ngjyra e hirtë e të cilit është e pranishme në të gjitha
pikturat e tij. Kur arrita të zotëroj teknikën e përjetimit të gurit, mund të them me plot gojën që gjeta
vetveten, - ka thënë dikur Gjelosh Gjokaj, piktori i madh kosovar, mjekrra e fortë, mustaqet sot të thinjura, por mbi të
gjitha sytë e thellë, të cilët dëshmojnë se ka marrë diçka prej gurit. Gjelosh Gjokaj, mund të quhet pa
frikë përfaqësuesi më i mirë i artit shqiptar në botë. Ka marrë 9 çmime ndërkombëtare, ka
hapur 39 ekspozita vetjake në Kosovë, Mali të Zi, Serbi, Itali, Gjermani, Hollandë, etj. dhe 52 kolektive në të
katër anët e globit, ku në veçanti spikat talenti i tij si grafist. Me rastin e 70- vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit
të krijimtarisë së tij, gazetari kosovar Shaqir Foniqi, ka botuar librin Gjelosh Gjokaj: Unë për të tjerët,
të tjerët për mua. Në këtë libër, prej 210 faqesh, botuar nga Shtëpia Botuese Onufri, janë
përmbledhur gjitha opinionet dhe shkrimet kushtuar piktorit, si dhe disa intervista që Gjokaj ka dhënë për media të
ndryshme kosovare. Pas përfundimit të Akademisë së Artit në Beograd dhe pak viteve punë në Prishtinë, për
14 vjet me radhë Gjelosh Gjokaj jetoi dhe krijoi në Itali, për tu vendosur më pas përfundimisht në Gjermani. Gjatë
këtyre viteve ai jo vetëm, u formua si artist, por pati mundësi dhe të afirmohej si një nga emrat më të
mëdhenj të pikturës. E para gjë që të bie në sy, sapo përballesh me një punë të Gjokajt,
është loja e ngjyrave, që siç është shprehur vetë ai, buron që nga fëmijëria e hershme.
Në fëmijëri unë kam përjetuar luftën: bombardimet, ulërimën dhe jehonën e tyre, kam parë kuajt dhe
bagëtitë e vdekura, gjymtimin njerëzor. Më pas, kur fillova së pari të vizatoj, e ndieva se këto përfytyrime,
këto lojëra të para të ngjyrave, ishin bërë pjesa më e rëndësishme e përcjelljes së realitetit
për mua. Bota ime shpirtërore mban vulën e tyre dhe në çdo formësim konkret timin artistik, ato janë të
pranishme. Për mua, kjo zanafillë e hershme mbetet e një rëndësie të padiskutueshme. Ndonëse ka lindur në Tuz
të Malit të Zi, për të vendlindja është Kosova, Prishtina, për të cilën flet më së shumti me
dashuri dhe i dedikon një pjesë të madhe të frymëzimit të tij artistik. Madje, siç është shprehur ai
në faqet e librit, në Kosovë, ai ka gjetur ngjyrën e katërt, që hedh nëpër telajo dhe gjithmonë kthehet
aty, për ti dhënë jetë dhe dritë asaj. Përsëri ngjyrat dhe elementet kryesore e kanë përmbajtjen tek
folklori ynë. Pasqyra ime ka qenë ky ujë (lumi Cem) që ka ndikuar në ngjyrën e katërt timen, përherë si
motiv që e kam mbartur me vete. Për çdo ditë e më tepër më kap një nostalgji e tmerrshme për vendin
tim, se edhe këta gurë, edhe këto shpella, që i kam rreth vetes, më duken aq të bukura, forma moderne, lëmashku,
që e ka një ngjyrë të posaçme, kanë qenë ngjyrat e mia, të cilat i kam përdorur në pikturën
time dhe në artin tim, - thotë piktori, për të cilin kthimi në Prishtinë, është si kthimi në
shtëpi. Në disa prej intervistave që janë përfshirë në librin e Shaqir Foniqit, Gjokaj është shprehur se
hershëm e ka kuptuar se është një pjesë e pandarë e vendit të vet dhe një gjë të tillë e ka
shprehur edhe në artin e tij. Nuk do të thotë gjë për një artist, a është, mekanikisht larg vendit të
vet, nëse atë gjithmonë e bart me artin e vet, në zemër, në shpirt dhe nuk i largohet kurrë, -thotë ai.
Tashmë janë mbushur plot 50 vjet që Gjeloshi hedh papushim mbi telajo, ngjyra, ide, ndjesi. Ashtu si edhe çdo krijues
tjetër, pavarësisht fushës së artit, të cilës i përket edhe 70-vjeçari Gjokaj, ka huqet e veta krijuese.
Asnjëherë nuk është i kënaqur me punën e vet dhe ashtu si Penelopa, prish dhe ndreq gjatë gjithë kohës.
Në atelie shkoj herët. Në të gdhirë. E kam një të mirë se në mëngjes jam i kthjellët. I
vë në lëvizje idetë. Ky orar pune zgjat deri në orën 11. Pastaj fillon lodhja, fillon prishja. Atëherë
fillon një luftë midis prishjes dhe ndreqjes. Kjo është shumë interesante, ndreq e prish, prish e ndreq derisa të vish
në një pikë që shënon përfundimin e kësaj loje. Por punoj së paku, pesë-gjashtë orë në
ditë dhe kjo më mjafton që ta mbaj kondicionin krijues, - tregon ai për një ditë të zakonshme pune, në
shoqëri me artin e tij.
Piktura shqiptare
Gjelosh Gjokaj e quan veten me fat që ka pasur mundësi të shprehet lirshëm me artin e tij dhe shpreh keqardhjen për
censurën që ka munduar për një gjysmë shekulli, kolegët e vet shqiptarë. Në një intervistë
dhënë për Koha ditore, piktori është shprehur se deri vonë, informacioni i tij rreth artit në Shqipëri ka
qenë i pakët, por që në kontaktin e parë me autorët dhe veprat e tyre, mundi të dallonte artin e vërtetë,
pavarësisht kornizave të epokës. Deri vonë unë kam qenë pak i informuar për zhvillimet e pikturës në
Shqipëri. Kur me informacionin që kam tani bëj krahasimin me mjedisin ku kam studiuar unë, në Ljubljanë dhe në
Beograd, e më pas kur kam punuar në Prishtinë, them që ka një diferencë shumë të madhe. Ky mjedis ku jam
formuar unë ka pasur shumë më tepër frymëmarrje dhe liri, në krahasim me atë që kanë pasur kolegët e
mi në Shqipëri. Megjithatë, ku përsëpari kam pasur rastin të njihem me pikturën shqiptare atje, jam prirur
gjithmonë nga pozitivja, jam përpjekur të gjej artin, detajin edhe brenda asaj pikture të angazhuar, dhe e kam gjetur, -
thotë ai, duke shtuar më tej se e ardhmja e këtij arti, në kushtet e tanishme, sado e brishtë, duket e sigurtë. Në
dhjetor të vitit 1998 isha në Tiranë dhe mora pjesë në jurinë e një konkursi për pikturën ballkanike.
Çmimin e parë e fitoi një i ri shqiptar dhe jam kthyer me përshtypje nga më të mirat në lidhje me klimën
artistike. Vërej një origjinalitet në konceptimin dhe filozofinë artistike te piktorët e rinj dhe kjo për mua
është shumë premtuese
Pak kronologji
Gjelosh Gjokaj ka lindur në 25 gusht të vitit 1933 në Milesh, në një lokalitet të Tuzit në Mal të Zi. Në
vitin 1946, familja Gjokaj u detyrua të emigrojë për 16 vjet në qytezën e vogël Zmajevo, afër Novi Sadit, për
tu kthyer sërish në vendlindje në vitin 1960. Shkollën e mesme të artit Gjeloshi e kreu në Pejë dhe më
vonë vazhdoi Akademinë e Arteve në Beograd, ku u diplomua në vitin 1963. Gjatë viteve 64-69, punon si profesor dhe themeloi
shkollën e pikturës së grafikës në Shkollën e lartë Pedagogjike të Prishtinës. Prej vitit 1969, deri
në vitin 1983, ai jeton dhe krijon në Romë dhe më pas do të vendoset përfundimisht në Augsburg të
Gjermanisë, ku është bërë mjaft i njohur me artin e tij. Ka dy djem dhe një vajzë, e cila studion në Boston
në shkollën e grafikës. Ekspozitën e tij të parë e ka hapur në Zajeçar, në vitin 1962, ku
menjëherë spikati talenti i tij dhe e ardhmja e një artsiti të madh në fushën e pikturës dhe në veçanti
të grafikës. Jetën e tij artistike, Gjeloshi e ndan në disa faza. E para është ajo e pas studimeve, e cila lidhej me
tradicionalen dhe arkaiken, për të kaluar më pas tek simbolizmi dhe surrealizmi, i cili ndihet në pikturën e tij gjatë
periudhës që ai jetoi në Romë, nën ndikimin e piktorëve të mëdhenj evropianë. Megjithatë, një
vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij kanë luajtur edhe figurat historike kombëtare, si dhe portretet e
fiksuara gjatë luftës në Kosovë, ku paraqitet gjithë tmerri dhe tragjedia kosovare.
Shekulli
14/11/2003
|
|
|