Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ndikimi nuk mund te ulet
Anton Ashta

Postuar mė 10-10-2002 nė 21:01 Edit Post Reply With Quote
Ndikimi nuk mund te ulet

Ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit jep argumentet e tij

(per fat te keq nuk e kam me daten dhe burimin e artikullit)

Preçi: Më hoqën tregtarët qeveritarë të karburanteve

TIRANE – Jam shkarkuar, sepse nuk kam pranuar të bëhem pre e klaneve mafioze
në qeveri. Ministri Zef Preçi ka sqaruar dje arsyet e konfliktit me kryeministrin, duke
thënë se nuk ka lejuar zgjatjen e licensës së importimit të karburantve për firmat
‘ANOIL’, të Lazar Angjelit, ‘IAP’, të z. Kuçana, dhe ‘Braka Oil’, të zotit Braka.
Preçi ka folur jo me tone shumë të ashpra kundër kryeministrit, duke shtuar se „në
Shqipëri është bërë traditë të flasësh pas humbjes së kolltukut ministror, dhe unë nuk
dëshiroj të bie në këto pozita". Ai shtoi se nuk bën pjesë në ndonjë parti politike dhe
se nuk kishte ndërmand t’i bashkohej ndonjë partie ose grupimi politik. Preçi tha se
për të tashmë kishte marrë fund marrëdhënia me kryeministrin aktual dhe se nuk i
interesonte më vendimi i presidentit Meidani. „Kryeministri më thirri në zyrën e tij,
dje pasdite, më datën 10 janar 2000, dhe mbështetur mbi një aktkontroll të sajuar
nga vartësit e tij të ngushtë, më komunikoi se „nuk kam respektuar kërkesat e disa
tregtarëve të karburanteve". Fjala është për një ankesë drejtuar atij më datë 5 janar
2000 nga shoqëritë ‘ANOIL’, e zotit Angjeli, ‘IAP’, të zotit Kuçana, dhe ‘BRAKA
OIL’, të zotit Braka. Këto kërkesa, për hir të së vërtetës, kishin të bënin me zgjatjen
e vlefshmërisë së licensave provizore të tyre, për të cilën kishte pengesa ligjore, dhe
çdo hap i imi në favor të tyre do të ishte krejtësisht i paligjshëm dhe me pasoja, në
radhë të parë për mua personalisht", u shpreh ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit.
Sipas tij, kjo është evidentuar edhe nga kontrollorët e kryeministrit, në materialin që i
ishte dhënë prej tij, që janë shprehur se „refuzimi i lejes është i ligjshëm për
mosplotësimin e kapaciteteve të depozitave dhe kapitalin e depozituar". „Pra, zoti
kryeministër nuk kishte patur durimin të lexonte as çfarë kishin shkruar kontrollorët e
tij. Shtoj se vartësit e zellshëm të kryeministrit tentuan të marrin fizikisht dokumentet
origjinale të MEPP, gjë që u dokumentua dhe u refuzua kategorikisht nga MEPP",
shtoi Preçi. Ministri pohoi se dokumentet janë të bllokuara në një kasafortë të
MEPP, dhe çelësat disponohen nga nëpunësit e kryeministrit, gjë që po pegon edhe
përgatitjen e observacionit rreth materialit të paraqitur nga grupi i kontrollit. Preçi
akuzoi kryeministrin se kishte minuar drejtpërdrejt ose tërthorazi përpjekjet e tij për
liberalizimin e tregut të karburanteve, sipas tij, „gjoja në emër të mbrojtjes së
interesave të biznesit që ka investuar miliona dollarë në pajisje dhe depozita". Preçi
tha, gjithashtu, se situata e vështirë në tregun e karburanteve po i faturohet atij,
ndërsa përgjegjësinë e kanë ata që bënë ligjin për të favorizuar „shoqëritë tregtare që
qëndrojnë pas tyre dhe se „përpjekjet e tij ndeshin me rezistencën e qarqeve që iu
preken drejtpërdrejt interesat ekonomikë, si rezultat i hapjes së tregjeve". Sipas
ministrit të shkarkuar, në Shqipëri nuk ka rregulla të qarta loje dhe ku institucionet
shndërrohen në instrumente të intersave ekonomike të ushtruesve të funksioneve
publike. „Përpjekja për të qenë konstitucional dhe besimi i verbër tek institucionet e
shtetit, më bëjnë të jem viktimë e idealizmit tim, se po kontribuoja në të mirë të
ndërtimit të shtetit dhe se në ndërtimin e shtetit duhet idealizëm", u shpreh dje ministri
Preçi. Ministri tha se hapi i tij „fatal" kishte qenë një shkresë zyrtare drejtuar
Ministrisë së Rendit Publik dhe Drejtorisë së Doganave, ku ishin shënuar me emër
shoqëritë e mbetura ligjërisht importuese të karburanteve , të pajisura me licensa të
përhershme. „Mendoj se hoqa de jure mundësinë e ngritjes së traut të doganave
edhe përtej afatit ligjor të skadencës së licensave provizore", u shpreh ministri. „Kam
punuar vetëm 36 ditë në Shqipëri dhe 18 ditë jashtë shtetit", tha Preçi, duke u bërë
thirrje organeve të prokurorisë që të hetojnë gjithë veprimtarinë e tij si ministër.





Pra nga ana institucionale ne nuk mund te bejme asgje.

Mbetetet vetem nje rruge ajo e organizimit privat.

tjeter fakt

"Para disa ditesh Roma zyrtare nepermjet perfaqesise se saj ne Shqiperi i ka dorezuar nje "Pro - Memorie" qeverise se Tiranes neprmjet te ciles akuzon perfaqesues te saj qe, me veprimtarine e tyre administrative po pengojne ecurine e punimeve ne segmentet e korridorit tete qe konsiderohet edhe si me i rendesishmi persa i perket strategjise se zhvillimit, jo vetem ballkanik. "

Kjo eshte nje pjese e marre nga nje artikull te Klan.


Ky eshte nje fakt tjeter i tmerrshmen.

Shqiperija duhet te kishte realizu me kohe rruget e ketij korridori,por cfare ndodh...

Nje tjeter projekt strategjik me rendesi te pamatshme eshte rruga e shkurter Durres-Kukes sepse po te forcohen lidhjet RSH me Kosoven automatikisht ulet ndikimi grek ,por cfare ndodh...



Eshte fakt tmerrues qe shqiptaret nga Kosova jane te detyruar te marrin tragetin nga italija ne greqi neper maqedoni per te shkuar ne Kosove ose kalojne nga Serbia.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-10-2002 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
nga Deutsche Welle

10.10.2002


Telekomi grek ekspandon në Evropën Juglindore për t´i shpëtuar gllabërimit në tregjet ndërkombëtare
Kaki Bali


Ndërsa tregjet ndërkombëtare ndodheshin nën ethet e fuzioneve dhe ndërmarrjet e mëdha investonin nën presionin e fitimit të aksioneve për të gëlltitur ndërmarrje të tjera, ndërmarrjet e vogla u përpoqën me mënyrën e tyre për të zënë vend në tregun e vogël. Këtë strategji ndoqi edhe telekomi i Greqisë, OTE, i cili e ndjeu se monopoli i tij në tregun grek nisi të zbehet në sfondin e liberalizimit të tregjeve. Strategjia e telekomit grek ishte ekspandimi në Ballkan. Megjithatë ky proces rezikon të mbetet në vendnumëro.

Kryetari i kryesisë së Telekomit të Greqisë, OTE, Lefteris Antonakopoulos, thotë: "Sot ne nuk duhet të kemi frikë nga gllabërimi prej ndonjë koncerni të madh, tashmë kohët kanë ndryshuar. Por duke u nisur nga fakti që megjithatë nuk mund të përjashtohet një rezik i tillë, ne e kemi zgjeruar aktivitetin tonë në Ballkan dhe në këtë mënyrë kemi një treg me 65 deri në 70 milionë klientë, nga 10 milionë që kemi pasur fillimisht. Në Maqedoni në fund të këtij viti ne do të nisim projektin e telefonisë mobile, në Bullgari tashmë e kemi reziluar këtë projekt, i cili deri tani ka ecur me ritme të kënaqshme. Ndërsa në Shqipëri sistemi i telefonisë mobile funksionon mjaft mirë."

Sa u përket investimeve të OTE-së në Serbi dhe në Rumani procesi është disi më i komplikuar. Në një kohë që Telekomi i Greqisë mendonte, se brenda tetorit me angazhimin e Telekomit te Rumanisë, Rom Telekom, do të sqaroheshin të gjitha problemet, gjatë javës së shkuar bisedimet hasën në disa vështirësi e si rjedhojë ato kanë mbetutr në qorrsokak, thekson zoti Antonakopoulos.

Plani i biznesit parashikon që rreth 450 milionë euro të investohen në Rom Telekom për ta bërë të aftë atë për liberalizimin e tregut më 1 janar të vitit 2003. Por duke u nisur që investimi i OTE-së do të ishte rreth 200 milionë euro dhe 250 milionë të tjerat do të mbuloheshin me kredi bankare, OTE pretendon të zotërojë një kuotë më të madhe të tregut nga 34% që janë parashikuar aktualisht, në mënyrë që të sigurojë kontrollin ndaj ndërmarrjes rumune.

Javën e shkuar qeveria rumune vuri në dukje synimin e saj pë rfutjen e Rom Telekomit në bursën e Bukureshtit- Por kjo automatikisht do të presupzonte uljen e kuotës së OTE në Rom Telekom. Ndërmarrja e konsulencës Schroder Salomon Smith Barney, e cila është ngarkuar nga qeveria rumune për këtë qëllim, prezantoi ditët e fundit një sërë alternativash për të kapërcyer dobësitë financiare të Rom Telekomit. Futja në bursë duket si një nga alternativat me koston më të ulët politike.

"Ne e përshëndesim faktin, që Rom Telekomi shtetëror të jetë ndërmarrja e parë e telekomunikacionti që mund të hyjë në bursën e Bukureshtit", thotë ministri rumun i telekomunikacionit Dan Nika në një intervsitë me revistën ekonomike rumune Ziarul Financiar. Në të njëjtën kohë kryetari i kryesisë së OTE-së në Athinë theksoi interesin e vazhdueshëm të koncernit për Rom Telekom: "Interesi ynë në tregun rumun është konseguent, dhe biseidmet midis dy aksionerëve kryesorë vazhdojnë mbi bazën e marrëveshjes së qershorit të këtij viti."

Edhe në Serbi procesi ka mbetur në vendnumëro. Aktualisht vëmendja ëhstë përqëndruar në ndërmarrjen serbe të telekomunikacionit në një kryesi treshe: qeveria serbe, OTE-ja dhe Telekomi italian do ta drejtojnë bashkë këtë ndërmarrje. Kryetari i kryesisë së OTE-së, Antonakopoulos ka bërë të qartë megjithatë, se një strategji e tillë është në kundërshtim me përfytyrimin e palës greke: "Një kryesi e përbashkët nuk është receta më e mirë për një menazhim të sukseshëm të ndërmarrjes. Ndoshta italianët do të tërhiqen. Në një rats të tillë ne do të marrim kontrollin ose të rrjetit të telefonisë fikse ose të saj mobile", thekson zoti Antonakopoulos.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2003 nė 11:42 Edit Post Reply With Quote
Ndikimi nuk mund te ulet

Emigrantët ndihmojnë ngritjen ekonomike


Emigrantët ndihmojnë në rritjen ekonomike të Greqisë


Robert Goro
Korrespondenti i BBC-së në Athinë



Numri i lartë i emigrantëve të huaj në Greqi nuk ndikon në rritjen e papunësisë, por, përkundrazi, ka ndihmuar në ngritjen ekonomike të vendit.

Sipas një studimi të Bankës Kombëtare të Greqisë, njeri prej institucioneve më teknokratike dhe më të besueshme të Greqisë, "emigrantët e rritën me rreth një milion banorë popullsinë dhe me punën e tyre kontribuan që Greqia të pranohej në zonën e euros, Bashkimin Monetar Europian".

Studimi thotë se të ardhurat mesatare vjetore të familjeve emigrante përllogariten në 12 000 euro në vit.



90 përqind e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë llogari bankare në bankat vendase.

Banka Kombëtare e Greqisë
"Emigrantët bëjnë kryesisht punët që nuk preferohen nga vendasit, kështu që në të vërtetë nuk u marrin vendet e punës grekëve, ndërsa ndikojnë në rritjen e produktit të përgjithshëm kombëtar dhe në krijimin e vendeve të reja të punës," thuhet në studim.

Po ashtu, procedura e legalizimit të emigrantëve dhe kontributet që ata derdhin për sigurimet shoqërore, "frenoi rrugën e përkeqësimit të sistemit të siguracioneve", thotë ai.

Emigrantë me llogari bankare

Nga të dhënat që ka shqyrtuar studimi, rezulton se në Greqi ndodhen në mënyrë të ligjshme rreth një milion emigrantë. Nga këta, 65 përqind janë shqiptarë, 20 përqind janë polakë, ukrainas, gjeorgjianë, bullgarë dhe rumunë, ndërsa pjesa që mbetet përbëhet nga emigrantë të kombësive të tjera.

Sipas bankës greke, 90 përqind e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë llogari bankare në bankat vendase.

Kohët e fundit emigrantët kanë filluar të përfitojnë edhe kredi, kryesisht për blerje banesash dhe automjetesh.

Ndonëse numri i kredimarrësve emigrantë nuk është veçanërisht i madh, ai paraqet, megjithatë, tendenca konstante rritjeje.

Sipas Bankës Kombëtare të Greqisë, depozitat e emigrantëve të huaj në bankat vendase kapin shifrën 3 miliardë euro, shumë e barabartë me 60 përqind të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë.



BBC

Nuk po e marr 3 po po e marr 1 miliard.

Pra ne shqiptaret kemi 1 miliard euro ne Bankat e Greqise.

Ne jemi koloni greke!

Enderrat le tia leme enderrimtareve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2004 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
Vazhdojme,

ndikimi nuk mund te ulet se greket duke patur mbi 400 000 shqiptare ne Greqi shumica ilegale, kane nje mundesi presioni te pashembullt.

ndikimi nuk mund te ulet se duke qene se jane anetare te BE, kane shume mundesi qe te na pengojne per tu bere anetare.



mbi te gjitha,

ndikimi nuk mund te ulet perderisa ne pushtet te jene komunistet, te cilet me ndihmen e grekerve bene grushtin e shtetit me 1997





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-11-2004 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria rekord, 31 degë të bankave greke


F.Papadhimitri

TIRANË-Vendi ynë është shteti i dytë në Ballkan që ka numrin më të madh të bankave greke që operojnë në të. Kështu në një raport të shoqatës së eksportuesve në Greqinë e Veriut bëhet e ditur se pas Rumanisë me 36 degë të bankave greke vjen Shqipëria që ka 31 degë të bankave greke që operojnë në territorin e saj. Po sipas statistikave të fundit të shoqatës së eksportuesve të Greqisë së Veriut me qendër në Selanik bëhet e ditur se gjithsej, në të gjithë botën bankat greke hapur kanë 650 degë. Prej tyre, 36 janë të hapura në Rumani dhe 31 në Shqipëri. Grekët kanë gjithashtu prani të konsiderueshme edhe në SHBA, Bullgari dhe Britani. Të dhënat e publikuara gjatë ditës së djeshme tregojnë se qytetet që numërojnë më shumë degë të bankave greke janë Londra me 19 degë e ndjekur nga Bukureshti me 15 dhe Tirana me 10 degë. Tre bankat kryesore greke, të cilat kanë numrin më të madh të degëve nëpër botë janë “National Bank of Greece” me 110 degë, Banka e Pireut me 102 degë dhe “Alpha Bank” që ka arritur të hapë 64 degë. Përsa i përket vendit tonë, bankat më të rëndësishme të këtij ekspansioni janë Banka Kombëtare e Greqisë (ose National Bank of Greece) Banka e Pireut dhe “Alpha Banka” të cilat kanë degë pothuajse në të gjitha qytetet kryesore. Ajo çka bie në sy është fakti që bankat greke që operojnë në Shqipëri dhe degët që kanë hapur janë në raport shumë të lartë krahasuar me nurmin e popullsisë dhe sipërfaqen, parë kjo në krahasim me shtetet e tjera. Kështu Rumania me një popullsi prej mbi 40 milionë banorë ka vetëm 5 degë të bankave greke më shumë se ne. Përveç bankave greke specialistë të ekonomisë dhe analistë shqiptarë kanë vënë në dukje faktin se janë shumë kompani greke që operojnë në vend, kompani të cilat zotërojnë sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Shtetet Numri i degëve
Rumania 36
Shqipëria 31
SHBA 31
Bullgaria 25
ANGLIA 23



26/11/2004
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2005 nė 02:15 Edit Post Reply With Quote
ANTIMORALI I PRIVATIZIMEVE ZGJEDHORE


Gjergj Buxhuku

Ndërkohë, që jemi në parafushatën zgjedhore me sulme të të gjithave palëve politike kundër njëra -tjetrës për të gjitha çështjet, si për çudi dëgjohet shumë pak për të mos thënë aspak për valën e pandërprerë të privatizimeve strategjike. Nuk dëgjon për këtë çështje kaq të rëndësishme të sotme dhe të nesërme për të gjithë ne, askënd nga politika shqiptare, që nuk fal as vetë Zotin kur vjen fjala për akuza. As nga pozita dhe ajo që është më tepër e dhimbshme as nga ata që quhen ose vetëquhen opozitarë. Se si është e vërteta për këtë fakt të dhimbshëm dhe të frikshëm njëkohësisht, nuk dihet. Vetë eteri shqiptar i medias së blerë në shumicë prej aleancës politiko-monopoliste të huaj dhe vendase është orientuar ta mbajë vëmendjen e shqiptarëve drejt politikës së numrave të të zgjedhurve parlamentarë. Ndërkohë, që nga ana tjetër po bëhet kërdia në ekonomi, troje, licenca deri edhe borxhe në shpinë dhe në dëm të brezave të shqiptarëve të thjeshtë. Vetëm pak zëra mediatikë guxojnë të trajtojnë çka po ndodh me ekonominë shqiptare në pragun zgjedhor të 2005. Zëra, që mesa duket pikërisht për faktin se nuk ndjekin këngën mediatike me motive qeveritare, dëshirohet të mbyten. Nuk mund të rrish pa u rrëqethur kur për një çast guxon të bësh përmbledhjen e asaj që po ndodh brenda një kohe shumë të shkurtër me paratë dhe pasuritë strategjike të shqiptarëve. Të erren sytë kur kalon në mendje si në një film me xhirim të shpejtë vendimmarrjet e fundit të privatizimeve, shitjeve dhe privatizimit të trojeve, koncesionet dhe qiradhëniet dhe kur mendon pasojat, që ato do të kenë për vendin në afatgjatë. Fillon rrëqethja për çka po ndodh p.sh. me marrjen e parave borxh në emër të qytetarëve të varfër të këtij vendi dhe në shpinën e brezave të ardhshëm, të dhjetëra milionë euro kredi në përfitim të një biznesi privat, që merr në koncesion aeroportin e Rinasit me kushte, që edhe vetë ai t’i kishte vendosur nuk do të ishin më të favorshme. Të vjen të vësh duart në kokë kur mendon se huamarrja në përfitim të një privati të huaj bëhet me garanci shtetërore nga shteti ynë, ndërkohë që borxhi i jashtëm shtetëror i Shqipërisë është jashtëzakonisht i kufizuar. Kufizimi i marrjes së borxheve është i shkallës së tillë, sa përdoret si justifikim i pacënueshëm nga vendimmarrësit kur është fjala për të ndërtuar rrugën Durrës-Kukës. Rrugë që më e pakta nuk do të kishte lënë në shkretëtirën e borës me qindra mijëra banorë, siç po ndodh në ditët e sotme me veriun e Shqipërisë. Absurditeti shqiptar i ngjashëm vetëm në filma vazhdon me padurimin për të shitur me të gjitha mënyrat dhe sa më shpejt, që të jetë e mundur, kompaninë publike të telefonit “Albtelekom”, naftës “Armo”, transportit ajror dhe detar. Shpejtësia e shitjes është e shkallës së tillë sa të shpie në mend vetëm shpejtësinë e minjve kur e ndiejnë se anija po mbytet. Askush nuk kërkon llogari se shteti shqiptar i zhveshur krejtësisht nga mekanizmat e rregullimit të tregut nëpërmjet operatorëve publikë, është i detyruar vetëm t’u lutet monopolistëve të huaj zotërues të sektorëve strategjikë shqiptarë. Siç ka bërë edhe kohët e fundit me krizën e naftës, padyshim nëse nuk e ka bërë edhe xhestin e lutjes vetëm formal dhe me lot krokodili. Një shteti, rubinetat e parave të të cilit kontrollohen krejtësisht nga të huajt, nuk i mbetet vetëm të ekzistojë për diferencë të të tjerëve në hartën gjeografike të botës. E tillë është logjika e tregut dhe duam apo s’duam jemi të detyruar, që tani të shikojmë me mëshirë kur fqinjët tanë padronë të këtij vendi ngrenë dorën për të na rrahur, poshtëruar dhe vrarë.
Të duket se përveç mafias së grabitjes së parave shqiptare askush nuk bën llogari se janë me qindra dhe qindra milionë euro, që pa asnjë arsye, çdo vit i shkëputen shqiptarëve nga xhepi për t’u arkëtuar në Athinë. Janë qindra milionë të parave të naftës, telefonave, çimentos, etj., që u zhvaten çdo vit shqiptarëve, për të na detyruar të jemi gjithmonë në rolin e lypësit edhe brenda vendit tonë. Puna ka arritur deri aty sa edhe kur duhet të gëzojmë ose të qajmë duhet ta përcaktojë hajduti i tyre! Sa më sipër e kemi fjalën vetëm për shifra parash me rezervë, sepse e vërteta e zhvatjes së parave shqiptare mund të jetë shumë më e madhe. Një pjesë shumë e madhe e përgjegjësisë politike për gjendjen e krijuar vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga privatizimet që janë bërë me mënyrën dhe kohën e gabuar. Ashtu sikurse po ndodh edhe në kohën që po flasim.Vazhdohet t’i bihet burisë së privatizimit të sforcuar, pamenduar aspak se tregu ka nevojë për liberalizim dhe institucione rregullatore. Aq më shumë tregu i vogël shqiptar ku kalimi monopolist publik kthehet automatikisht në monopol privat. Pa përmendur faktin tragjik shqiptar se monopolet strategjike janë dhe rrezikojnë të bien ashtu si deri më tani në duart e fqinjëve tanë të jugut.
Ka edhe një shkak tjetër që e bën valën e sotme të privatizimeve strategjike të fundit të ekonomisë publike. Ai është pikërisht morali qeverisës. Në kohë krizash politike dhe në përfundim mandatesh qeverisëse nuk mund të merren vendime kaq të rëndësishme, që prekin dhe rëndojnë mbi brezat. Të paktën fushata zgjedhore ndikojnë në çmimin e aseteve që shiten. Kuptohet që ka kuptim të flitet për moral qeverisës në vendimmarrje strategjike atëherë kur ai ekziston. Në Shqipëri kjo gjë vihet seriozisht në dyshim. Në fakt kemi një shembull të mirë në këtë drejtim. Nuk mund të lihet pa përmendur, se në kohën e fillimit të krizës së piramidave dhe para saj, vendimmarrësit e kohës pavarësisht gabimeve të rënda në politikat ekonomike nuk i prekën sektorët strategjikë, ndonëse i kishin të gjitha mundësitë ligjore për ta bërë. Sepse, politika duhet të ketë edhe moral dhe përgjegjshmëri para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit. Por, sot çuditërisht edhe pozita e djeshme dhe opozita e sotme nuk po gjen kohën për t’u marrë me një çështje të tillë kaq të rëndësishme në gjithë lumin e parreshtur të akt-akuzave të saj zgjedhore ndaj kundërshtarit politik. Përsëri askush nuk është në gjendje të thotë me siguri nëse sa më sipër është paaftësi, taktikë politike ose kompromis i heshtur nën presionin e frikës ose të bekimit nga fqinjët oligarkë të jugut. Nëse është kjo e fundit, situata është tragjike. Duke uruar të mos jetë kështu dhe gjendja të ndreqet, atëherë na mbetet të pranojmë se e vërteta e gjithçka prej asaj, që po ndodh në të vërtetë në Shqipëri i ngjan shumë teorisë së tokës djegur në ikje e sipër. Ky është edhe morali shqiptar i privatizimeve strategjike zgjedhore!



04/02/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 18-2-2005 nė 00:30 Edit Post Reply With Quote
=================================================

Woodrow Wilson International Center for Scholars
East European Studies

Life under Communism in Albania: The Domestic Fiction of Ismail Kadare
Wednesday, February 23 2005, 12:00 - 1:00 pm
John Cox, Associate Professor of History, Wheeling Jesuit University

==========================================================


shenim:

Ne East European Studies, John Sitilides, autori i letres per qendrimin
e Bin Laden ne Shqiperi, eshte Drejtor i Bordit Drejtues (i Drejtoreve).
Gjithashtu, po nga East European Studies, nje politikan me ne ze i opozites
eshte ftuar para dy javesh te mbaje fjale per zgjedhjet ...

Per te mesuar me shume, lexoni, iu lutem, si vijon:

Western Policy Center to Merge with the Woodrow Wilson Center
with Establishment of a New Southeast Europe Project

Washington, D.C. – Lee H. Hamilton, President and Director of the Woodrow Wilson International Center for Scholars, today announced that the Western Policy Center, a foreign policy institute researching and analyzing U.S. political, economic, and security issues in the eastern Mediterranean and southern Balkan regions since 1998, will be merged into the Wilson Center and be part of the Center’s European programs, which include the West European and East European studies programs, as the multi-year Southeast Europe Project. The merger plan also provides for the eventual endowment of a permanent entity for Southeast Europe, expected to be fully operational by 2008.

“This important new initiative gives the Wilson Center an extraordinary opportunity to play a leadership role in key foreign policy issues in Europe that affect the U.S. national interest,” said Hamilton. “The expertise and focus of the Western Policy Center will enhance the Wilson Center’s work on Europe and the Center’s scholarship on a key region of the world. I am confident a Southeast Europe Project can make significant contributions to our work and the quality of the dialogue at the Woodrow Wilson Center.”

"This unique partnership will secure the furtherance of the Western Policy Center’s mission at the global level, and benefit from the Wilson Center’s reputation of excellence among scholars and policy planners in Washington, D.C. and throughout the world, strengthened by the superb leadership of Lee Hamilton,” said Angelo Tsakopoulos, founding board member and leading patron of the Western Policy Center. “We would not be here today if not for the hard work of Western Policy Center director John Sitilides, who will be staying on, Chairman James Regas, and all the distinguished members of the Center’s Board of Directors through the years. Markos Kounalakis was central to this development and will continue to monitor its progress for me as we move forward.”

Sitilides, executive director of the Western Policy Center since he established the Washington, D.C. office in 1998, will serve as chairman of the Board of Advisors of the Southeast Europe Project.

Kounalakis, Western Policy Center board member and President and Publisher of Washington Monthly magazine, said, "Successful international scholarship can play a key role in helping to shape our foreign policy debates here in Washington, D.C. The Wilson Center is home to passionate scholars with dispassionate research skills who will now further focus on southeast Europe. My family is actively supportive and proud of the role it played in the evolution and merger of the Western Policy Center into the Woodrow Wilson Center."

The Western Policy Center was incorporated in California in 1994, and commenced full operations in Washington, D.C. in March 1998. Since that time, the Center has initiated and sponsored an extensive program of innovative conferences, lectures, speaker’s series, and scholarly articles on southeastern Europe. Given the momentous changes in the international political, economic, and security environments of recent years, the Center's board of directors determined that its goals and purposes would be more effectively served by being sponsored under the aegis of a scholarly regional program with a superior institutional platform and broader national and global reach, and concluded that the Wilson Center would be the proper entity through which to conduct these activities.

The Woodrow Wilson International Center for Scholars is the living, national memorial to President Wilson established by Congress in 1968 and headquartered in Washington, D.C. The Center establishes and maintains a neutral forum for free, open, and informed dialogue. It is a nonpartisan institution, supported by public and private funds and engaged in the study of national and world affairs.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-1-2009 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
Marrëveshja

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Greke, më poshtë të quajtura "Palët",
duke mbajtur parasysh Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Sigurisë dhe Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, nënshkruar në Tiranë, më 21 Mars 1996, duke njohur dimensionin humanitar dhe rëndësinë morale të varrimit të përshtatshëm dhe me nderime të ushtarakëve Grekë të rënë në luftë në tokën shqiptare, në luftë greko- italiane, gjatë Luftës së Dytë Botërore të viteve 1940-1941,
Janë marrë vesh si më poshtë:
Neni 1
1. Në nderim të ushtarakëve dhe shtetasve të tjerë grekë që kanë shoqëruar ushtrinë me status të veçantë (anëtarë të Kryqit të Kuq, personel mjekësor dhe priftërinj), të rënë në luftë gjatë Luftës Greko- Italiane të viteve 1940- 1941, të ndërtohet vendprehja në Shqipëri, me shpenzimet e Qeverisë së Republikës Greke. Personat e përmendur më sipër, më poshtë, do të quhen 'persona të rënë në luftë'.
2. Vendprehjet e sipërpërmendura do të ndërtohen:
a) në një shesh, 4 km përpara qytetit të Këlcyrës, në rrugën kryesore Lekli- Këlcyrë që qeveria shqiptare do ta vërë në dispozicion për këtë qëllim (shih shtojcën me hartën dhe koordinatat e vendndodhjes),
b) në një shesh, në hyrje të fshatit Bularat (shih shtojcën me hartën dhe koordinatat e vendndodhjes).
3. Në rast se, për shkaqe të detyrueshme publike, sheshi i caktuar për vendprehje do të nevojitet për një qëllim tjetër, atëherë qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion të qeverisë greke një shesh tjetër të përshtatshëm, në afërsi të infrastrukturës së ndërtimit të varrezës, do të mbulojë shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemimin e varreve të reja. Përzgjedhja e sheshit të ri, përshtatja e tij, lëvizja dhe rivarrimi i eshtrave do të bëhet me pëlqimin e të dyja palëve.
4. Të gjithë eshtrat e personave të rënë në luftë, gjatë luftës Greko-Italiane të viteve 1940- 1941, që ekzistojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, do të vendosen në këto vendprehje.
5. Kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi i eshtrave do të bëhet nga një komitet i përbashkët me ekspertë shqiptarë dhe grekë. Në mbledhjen e tij të parë, ky Komitet do të hartojë rregullat procedurale të veprimtarisë së tij.
6. Kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi do të bëhet mbi bazën e arkivave ekzistuese dhe dëshmive të asaj kohe, mbështetur mbi hartat e miratuara nga Komiteti i Përbashkët.
7. Pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin. Veç kësaj, pala greke do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike.
8. Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor. Në këtë ceremoni mund do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të të afërmve dhe miqve të të rënëve.
Neni 2
Memoriali kushtuar "Personave të rënë në luftë", do të përbëhet nga një pllakë mermeri, me mbishkrimin e mëposhtëm, të gdhendur në gjuhët shqip dhe greqisht: "NË KUJTIM TË USHTARAKËVE GREKË TË RËNË NË LUFTË GJATË LUFTËS GREKO- ITALIANE TË VITEVE 1940-1941".
Neni 3
Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, pala greke merr përsipër si më poshtë:
a. të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të marrin pjesë në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, staf mbështetës si dhe personel tjetër, materialet dhe mjetet e nevojshme për kërkimin, nxjerrjen dhe mbledhjen e eshtrave të personave të rënë në luftë.
b. Për të lehtësuar në përgjithësi kërkimet, të sigurojë çdolloj materiali arkivor lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çdo të dhënë të disponueshme (skica tipografike, harta ose çdo burim tjetër që mund të shërbejë si dëshmi).
c. Të sigurojë personelin e nevojshëm, i cili do të hyjë në Shqipëri për të bërë transportin e materialeve dhe të mjeteve të nevojshme për ndërtimin e varrezave.
d. Të sigurojë realizimin e të gjitha kërkesave higjienike dhe shëndetësore lidhur me procesin e zhvarrimit, identifikimit dhe varrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar.
e. Të mbulojë të gjitha shpenzimet e mëposhtme:
1) shpenzimet për transportin e personelit, mjeteve dhe materialeve nga Greqia në Shqipëri, për mbledhjen e eshtrave dhe ndërtimin e varrezave.
2) Furnizimin me ujë, energji elektrike, lidhjen telefonike me varrezat si dhe
3) Ndërtimin e një pike parkimi aty pranë dhe lidhjen ndërmjet tyre me rrugët më të afërme.
f) Të sigurojë pas përfundimit të ndërtimit, mirëmbajtjen e vendprehjes të sipërpërmendur, duke dhënë fondet e nevojshme për shpenzimet operative dhe të pajisë personelin e punësuar me ekspertizën e nevojshme të mirëmbajtjes.
Neni 4
Në zbatim të kësaj marrëveshje, pala shqiptare merr përsipër si më poshtë:
a) të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të marrin pjesë në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndihmuar dhe lehtësuar detyrat e Komitetit në fjalë.
b) Për të lehtësuar në përgjithësi kërkimet, të sigurojë çdolloj materiali arkivor lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çdo lloj të dhënash të disponueshme (skica tipografike, harta ose çdo burim tjetër që mund të shërbejë si dëshmi).
c) Të marrë të gjitha masat për të siguruar, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e personelit grek në Shqipëri si dhe transportin e materialeve dhe mjeteve në sheshet e miratuara më parë.
d) Pajisjet dhe mjetet e transportit të importuara përkohësisht, gjatë momentit të hyrjes së tyre në territorin shqiptar nuk do t'i nënshtrohej ç'doganimit, me kusht që kur të mbarojnë punimet, ato të kthehen në vendin e tyre të origjinës.
e) Materialet dhe pajisjet e destinuara për procesin e identifikimit dhe ndërtimin e varrezave nuk do t'i nënshtrohen detyrimeve doganore apo taksave të tjera, me kusht që, krahas deklaratave të rregullta doganore, autoriteteve shqiptare do t'u dorëzohet një listë e saktë e mallrave të importuara dhe një deklaratë nga personi i autorizuar nga qeveria greke, i cili të konfirmojë zyrtarisht se mallrat e deklaruara do të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë marrëveshje,
f) Të ndihmojë pa shpërblim në realizimin e punimeve të përmendura në nenin 3, paragrafi e (2) i kësaj marrëveshje.
g) Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore të përmendura në nenin 1, paragrafi 8 i kësaj marrëveshje në gjuhët: shqip dhe greqisht.
h) Të njohë palën greke me kërkesat e legjislacionit shqiptar lidhur me procedurën e zhvarrimit dhe procesin e rivarrimit të përmendur në nenin 3, paragrafi d i kësaj marrëveshje.
Neni 5
1. Lidhur me procesin e kërkimit, zhvarrimit, identifikimit dhe rivarrimit të të rënëve në luftë, Komiteti i Përbashkët Shqiptaro- Grek i Ekspertëve, do të mbajë evidenca me të dhëna të sakta, duke regjistruar varret ekzistuese, ato të reja, si dhe të dhënat vetjake e shenjat e identifikimit që nga lindja.
2. Për zhvendosjen e eshtrave të personave të rënë në luftë nga Republika e Shqipërisë në Republikën Greke, pala greke duhet të bëjë kërkesë me shkrim. Autoritetet shqiptare do të japin leje për zhvendosjen në fjalë, vetëm pasi të jetë paraqitur kërkesa zyrtare përkatëse.
3. Për të gjitha kërkesat që i drejtohen Palës Shqiptare lidhur me çdo transferim të mundshëm të eshtrave të personave të rënë në luftë në një vend të tretë, nevojitet konfirmimi zyrtar nga Pala Greke.
4. Pala shqiptare nuk do të mbulojë asnjë shpenzim financiar për zhvarrimin, identifikimin dhe transferimin në vende të tjera të eshtrave të të rënëve.
5. Në rast se në varret ekzistuese të luftës greko- italiane, do të gjendjen eshtra të personave të tjerë, që nuk janë të rënë në detyrë, atëherë kjo çështje do të trajtohet në pajtim me vendimin e marrë mbi mbajtjen dhe ruajtjen e tyre, në bazë të vendimit të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve. Shpenzimet e rivarrimit të tyre do të mbulohen nga pala greke.
Neni 6
1. Kjo marrëveshje do të zbatohet në pajtim me legjislacionin shqiptar.
2. Secila palë ka të drejtë të propozojë ndryshime për çdo dispozitë të kësaj marrëveshje. Çdo ndryshim i tillë do të hyjë në fuqi, pasi të jetë dhënë edhe pëlqimi me shkrim i Palës tjetër, në pajtim me dispozitat e nenit 7.
3. Çdo mospajtim ndërmjet palëve lidhur me interpretimin ose zbatimin e kësaj marrëveshje do të zgjidhet me bisedime të drejtpërdrejta nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Neni 7
1. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas shkëmbimit të notave me shkrim ndërmjet palëve, duke informuar njëra tjetrën mbi përfundimin e procedurave të tyre të brendshme.
2. Bërë në.... më....., në dy kopje, në gjuhën shqipe, greke dhe angleze, duke pasur të gjitha tekstet fuqi të barabartë. Në rast të ndryshimeve në interpretim, do të mbizotërojë teksti në anglisht.
Duke dëshmuar sa më sipër, nënshkruesit e pajisur me plotfuqishmërinë e duhur kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

panorama


Une dihet se ca jam. Si nuk pati nje te rene grek ne territorin shqiptar gjate qendrimin gjerman ne Shqypni!

Ama me 12 000 varre te ushtareve greke, ata kane nje argument shume te forte qe sot 1 vit ta pretendojne ate toke ku kane eshtrat e ushtareve.



PO NE?

Ja kemi kerku ne te kerkojme dhe te ndertojme varret e shqiptareve te CAMERISE te vrare ne territorin grek?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-9-2009 nė 07:39 Edit Post Reply With Quote
Greqia ishte përfituesi neto më i madh i BE-së më 2008

23/09/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Greqia ishte përfituesi më i madh neto i buxhetit të BE-së më 2008, sipas raportit financiar të Komisionit Europian për 2008 të botuar të martën (22 shtator). Dokumenti tregon se vitin e kaluar, Greqia morri 6.187 miliardë euro neto nga buxheti i BE-së, pjesa më e madhe e të cilit shkoi për fermerët dhe projektet në infrastrukturë. Rumania morri 2.6 miliardë euro dhe pagoi 1.217 miliardë euro. Bullgaria morri gati 1 miliardë euro nga financimet e BE-së vitin e kaluar në kuadër të disa programeve të ndryshme të para-pranimit. Vendi morri gjithashtu kompensim për parat e kontribuara në buxhetin e BE-së para se ai të kishte filluar aktualisht përvetësimin e financimeve nga blloku. (ANA-MPA, BNR, bTV, EC website - 22/09/09)

A eshte e qarte se pse keta na pengojne ne!?

Keta jetojne duke vjedhur akoma vendet e komunitetit e rrine na bejne moral ne.

As vendet me te varfera qe sapo hyne nuk jane aq te pazote se keta.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-2-2011 nė 10:19 Edit Post Reply With Quote
Korçarët: Jemi 100% shqiptarë, por duam të jetojmë
Nga Korça Arbër Zaimi | 23/02/2011 | Arti i te jetuarit | komentet 59 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Korça e mësonjëtores, aty ku pasaporta e fqinjit nënkupton më shumë shkollë, më shumë punë e më shumë dinjitet Korça, vendi i mësonjëtores, dhe një nga fortesat e patriotizmit shqiptar, që nga Rilindja e këtej, u përfshi befasisht në një ciklon sentimentesh nacionale kontradiktore, që u provokuan nga një deklaratë e pasjellshme e tejet tendencioze e ish-konsullit grek në qytet, Theodhoros Ikonomu.


Diplomati, pa u kujdesur shumë për etiketën diplomatike, nuk hezitoi të përmendte ëndrrat e vjetra (që zyrtarisht shpallen të varrosura, edhe nga shteti fqinjë). Ëndrra me "Vorioepir", rikthim në skenë të të famshmit plan "Megalidhea", dhe menjëherë nisën reagimet.


Kush me të drejtë, kush pa të drejtë, kush më butë e kush më ashpër, kush institucionalisht, kush mediatikisht, e kush në tavolinën e zakonshme të kafenesë, pak shqiptarë kanë mbetur pa bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, pra pa komentuar, në lidhje me agresionin verbal të Ikonomut.


Nuk mbeti pa reaguar as qeveria greke, që e tërhoqi Ikonomun aty për aty (edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim për largim të rebelit nga shërbimi diplomatik, atij thjesht i është ndërruar detyra brenda sektorit të punëve të jashtme të Republikës Helene).


Reaguan gjykatës e ligjvënës shqiptarë, politikanë e komentatorë, por përmes angazhimit dhe kërkimeve të gazetarëve, u vu re që një pjesë të mirë të fajit për deklaratat "ambicioze" të zyrtarit të vendit fqinjë, e paskëshim patur vetë...!


Sipas një neni të Kodit të Procedurës Civile, kombësinë (përkatësinë etnike) të një personi e përcakton gjykata. Mirëpo, ligjvënësit nuk janë kujdesur shumë për procedurën e verifikimit të kërkesave që vijnë nga persona të ndryshëm.


Mjafton një certifikatë që tregon se stërgjyshi ka qenë i regjistruar në kohë të Turqisë si grek, apo që një paraardhës ka lindur në ndonjë fshat "minoritar", dhe shpeshherë e fiton "davanë" në gjykatat shqiptare, që të japin mundësinë e të qenit homogjen, pra shtetas shqiptar i etnisë greke.


Pse u është dashur shqiptarëve statusi i homogjenit? Këtë dinë ta sqarojnë më mirë vetë korçarët, një pjesë e të cilëve tashmë kanë edhe pasaporta greke, sajë dyshtetësisë së lejuar nga të dyja palët.


Edhe pse kanë marrë kombësinë, apo dokumentat greke, ata ta shpjegojnë se nuk bëhet fjalë për helenizim, pasi ata ndihen po aq shqiptarë sa më parë, krenarë për traditat e tyre patriotike. Situata, sipas tyre, shkaqet i ka kryesisht ekonomike.


Peleshi: Ndërrimi i kombësisë, fajin e ka ekonomia


Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, nuk e ka fort për zemër debatin që po ngrihet mbi ndërrimin e kombësisë. Ai na thotë se nuk do të qe mirë të hidheshin hije dyshimi mbi shqiptarinë e korçarëve, qofshin këta të cilësdo feje.


Sipas Peleshit, në Korçë ka patur fare pak raste të aplikimeve për ndërrim kombësie që prej 2009 e këtej, rreth 192 të tilla, ndryshe nga ç'ndodh në Gjirokastër e Sarandë, ku të dyja rrethet bashkë shënonin mbi 2000 raste të braktisjes së shqiptarisë në emër të gjetjes të helenizmit. Por gjithsesi Peleshi e pranon problemin dhe analizon: "Është e vërtetë që qytetarë të Korçës kanë ndërruar kombësinë apo qytetarinë, madje një pjesë e tyre kanë marrë dhe shtetësi greke. Kjo ka nisur të ndodhë që prej fillimit të viteve 2000.


Kryesisht janë marrë dokumentat në Greqi, duke pretenduar që kanë jetuar andej mbi dhjetë vjet, e kanë përfituar shtetësinë greke, po ka patur edhe raste që përmes ndërrimit të emrit, e sigurimit të dokumentave ndoshta dhe false, kanë "vërtetuar" që kanë prejardhje greke. Po kjo absolutisht nuk do të thotë që korçarët nuk janë shqiptarë, apo që nuk ndihen të tillë. Ka një abuzim të pandershëm në deklarata të tilla".


Niko Peleshi sqaron se çështja nuk është mirë të përdoret politikisht, dhe sindromës së shfaqur i duhen gjetur rrënjët: "Nuk mjafton të tregojmë me gisht se cili prej nesh ka ndërruar kombësinë, apo cili shtetësinë. Duhen gjetur arsyet që i detyrojnë njerëzit të bëjnë të tilla akte, duke sakrifikuar diçka të shenjtë, siç është kombësia"


Peleshi tregon se korçarët kanë emigruar gjithnjë, e duke bërë shaka na thotë se qyteti ku jetojnë më shumë korçarë sot është Bostoni, e pas tij vjen Çikago në SHBA, duke e lënë Korçën në vend të tretë sa i përket numrit të autoktonëve që e popullojnë.


Kjo shaka ka disa baza të të vërtetës, dhe historikisht prej Korçës ka patur emigrim. Kudo ku kanë shkuar, korçarët janë integruar dhe e kanë ndihmuar vendin e origjinës, edhe pse mund të kenë marrë shtetësi të vendeve të tjera.


Por rasti me Greqinë është specifik, sidomos në dritën e deklaratave të vazhdueshme nga qarqe të caktuara të vendit fqinj, apo së fundmi edhe të përfaqësuesve zyrtarë, si Ikonomu. Peleshi thotë se situata i faturohet kryesisht gjendjes ekonomike: "Ne si institucion, si bashki, po bëjmë çmos që ta rrisim nivelin e mirëqenies në Korçë, e në fakt Korça është një nga qytetet ku jetohet më mirë.


Por duhet thënë se nuk ka alternativa punësimi, mungojnë investimet nga qendra, mungon vëmendja ekonomike". "Nuk mjafton ndërtimi i rrugëve për t'i mbajtur shqiptarët këtu - thotë Peleshi - përkundrazi, rrugët, në rast se nuk ka punë, e në rast se nuk ka prodhim, thjesht ua lehtësojnë ikjen nga Korça".


Edhe pse nuk e përmend, kryebashkiaku i Korçës lë të nënkuptohet se nevoja për mbijetesë i ka detyruar një pjesë të korçarëve të ndërrojnë kombësinë, në shkëmbim të pensionit që shpërndan Greqia për homogjenët, po edhe në shkëmbim të bursave universitare në Greqi, apo për të lëvizur më lirshëm tej kufijve.


Sipas tij, me liberalizimin e vizave e me përparimin e procesit të integrimit situata mund të përmirësohet, por kjo nuk do të ndodhë pa u përmirësuar sektori i ekonomisë lokale, e pa u hapur vende pune që do të mund t'i mbajnë të rinjtë korçarë në Korçë, e jo t'i degdisin gjetiu.


Prifti i Vllehëve: Greku na ofendoi


Vllehët në Korçë nuk janë pak, e nuk fshihen. Në fakt, ata që pretendohet të jenë "vorioepirotas" nga ish-konsulli Ikonomu, s'janë gjë tjetër veç vllehëve. Kryesisht ata janë bilingualë, gjuhën arumune e kanë gjuhën nëne, po edhe shqipen e flasin pa pengesa, pasi e kanë mësuar që të vegjël, duke u rritur në kopshte e shkolla bashkë me shokë shqiptarë. Si komunitet e kanë rrahur gjithnjë emigracionin, përfshi edhe në 20 vjetët e fundit, kështu që jo rrallë flasin edhe greqisht.


Arumunët, apo vllehët, janë një komunitet etniko-linguistik i shpërndarë në të gjithë Ballkanin jugor, me komunitete të mëdha në Greqi, Shqipëri, Bullgari e Maqedoni. Dikur jetonin edhe në Serbi, Bosnjë e Kroaci, por me kalimin e kohës u ka mbetur veç emri, duke e humbur gjuhën në ato vende.


Gjuha e tyre i përket familjes së gjuhëve latine, degës lindore të saj, kushurirë me rumanishten. Por identiteti i tyre kombëtar nuk është aq i lehtë për t'u përkufizuar, saç është dhe identiteti gjuhësor.


Në Greqi, i quajnë grekë e nuk ua njohin statusin e minoritetit etnik apo linguistik, në Maqedoni kanë disa të drejta më shumë, e në Shqipëri, edhe pse ende nuk i kanë shkollat e institucionet që kërkojnë, janë goxha të integruar.


Të shpërndarë në gjithë Shqipërinë e jugut, ata janë përqendruar në lagjet e krishtera të Korçës (lagjet 1, 2 dhe 3), si dhe në disa fshatra përrreth, Mborje, Drenovë, Boboshticë etj. Shumë prej tyre e kanë marrë shtetësinë greke pas vjetësh mërgimi në Greqi, e megjithatë hezitojnë ta quajnë veten grekë.


Lideri shpirtëror i tyre, prifti i kishës së "Metamorfozës së Shpëtimtarit", At Dhimitër Veriga na tregon se vllehët janë shqiptarë: "Që në fillim të shqiptarisë, që nga Rilindja Kombëtare e këndej, neve vllehët jemi përfshirë e kemi dhënë kontributin tonë.


Veqilharxhi e të tjerë vllehë kanë kontribuar në zhvillimin e shkollës e të gjuhës shqipe, e po ashtu kanë luftuar për këtë vend. Kjo duhet t'u mësojë diçka grekëve, po edhe shqiptarëve që e kanë harruar. Ne kemi lindur këtu, paraardhësit tanë kanë lindur këtu.


Ne kemi jetuar gjithnjë si shqiptarë, me shqiptarët. Vllehët kanë identitetin e tyre, duan shkollat e kishat e tyre, në gjuhën arumune, po kjo nuk na bën grekë. Përkundrazi në Greqi vllehët përballen me presione të mëdha asimilimi.


Unë mund të them me plot gojën, me bindje historike e me bindje aktuale, që ne vllehët, jemi po aq shqiptarë sa shqiptarët e tjerë, duke qenë në të njëjtën kohë krenarë për gjuhën tonë e për traditat tona që duam të respektohen e të zhvillohen".


Prifti arumun shpreh neverinë e tij për deklaratat e ish-konsullit, e ndërkohë komenton ndërrimin e shtetësisë apo atë të kombësisë nga disa anëtarë të komunitetit vllah në Korçë: "Njerëzit janë të varfër, e shpeshherë nevoja për punë i çon në mërgim. Greqia është një nga vendet që ka ofruar mundësi ekonomike, dhe vllehët shpeshherë kanë lënë fshatrat për të shkuar andej.


Po tani edhe Greqia është keq, njerëzit po kthehen". Arsyet ekonomike nuk mund të ngatërrohen me çështjen e kombësisë - thotë prifti grek, që nuk harron të akuzojë grekët për shfrytëzim të vllehve për të ngritur një çështje që nuk ekziston, si ajo e grekëve të Korçës.


Djali me shtetësi greke që proteston për shqiptarinë


Disa ditë më parë, disa qytetarë korçarë protestuan kundër deklaratave të Ikonomut. Të organizuar nga "Lëvizja MJAFT" në Korçë, ata dolën me flamuj e me pankarta, duke deklaruar që Shqipëria është e paprekshme.


Djali që lexoi deklaratën para mediave quhet Janaq Kaça, është një prej shumë ortodoksëve shqiptarë që mban pasaportë greke. Për gazetën "Shekulli" Janaqi tregon se, edhe pse ka marrë shtetësinë greke, ai ndihet shqiptar, dhe është prekur nga deklaratat e konsullit.


Arsyet pse Janaq Kaça ka marrë shtetësinë greke, siç na thotë vetë ai, janë të zakonshmet, mundësia për shkollim më të mirë, mundësia për të lëvizur lirshëm dhe mundësia për të punuar e për të patur disa të ardhura që vendlindja nuk t'i ofron.


Korça, ndërrimet e shtetësisë e të kombësisë, që para ligjit


Nëse në Gjirokastër e në Sarandë ka patur mbi 2000 raste nga 2009 e këtej, që kanë ndërruar kombësinë në gjykata, në Korçë raste të tilla ka patur vetëm 192. Burime nga Gjykata e Korçës tregojnë se shumica e atyre që kanë patur për të përfituar nga programet e Greqisë për homogjenët, i kanë marrë dokumentat, shpeshherë dhe shtetësinë, që më përpara.


Kryesisht kjo ka ndodhur përmes lëshimit të dokumentave nga pushteti lokal grek, ku korçarët kanë qenë emigrantë në vitet e fundit, po jo rrallë ka patur përdorim të dokumentave të vjetër (të kohës së Turqisë) në gjykatat shqiptare, për të provuar origjinën greke.


Nuk përjashtohet rasti i falsifikimeve, apo i përdorimit të dokumentave të stisur, po gjithsesi Gjykata e Korçës është treguar më e kujdesshme e rigoroze se simotrat e saj në Shqipëri të jugut.


Një pjesë e "homogjenëve" janë ish-muslimanë


Edhe pse pjesa më e madhe e atyre që i kanë mbyllur hesapet me kombësinë shqiptare janë ortodoksë, nuk mungojnë rastet e muslimanëve. Ende pa hyrë mirë në Korçë, takojmë Eqeremin, i njohur zyrtarisht si Jani.


Eqeremi është detyruar të ndërrojë emër e mbiemër të gjithë familjes, madje edhe të gjyshërve të vdekur, duke u lidhur me një trung "grek". I pagëzuar e i bërë synet në të njëjtën kohë, Eqeremi kriptomusliman të kujton fenomenin e dikurshëm, kur nën presionin otoman shumë kristianë ndërronin emra, duke e ruajtur fenë në ambientet intime.


Të tillë ka disa dhjetra në krahinat përreth Korçës, ndër ta edhe nipër familjesh që dikur kanë qenë bejlerë e agallarë.


Vorioepir Korça? Grekët dhe në Selanik kanë ardhur vonë...


Njëri prej gjykatësve që na ndihmon me hulumtimin e arkivave në gjykatën e Korçës, na tregon se zonat e Greqisë veriore, krahina e Maqedonisë greke, është populluar me grekët e ardhur prej Azisë së Vogël, gjatë kohës së shkëmbimeve të popullsisë mes Turqisë e Greqisë.


Fakt historik është që deri më 1920 grekët në Selanik përbënin jo më shumë se 30% të popullsisë, ndërkohë që mazhoranca ishin turq, shqiptarë, bullgarë e hebrej. Qytete si Kosturi e Konica gjithashtu kanë qenë me mazhorancë shqiptare, rrëfen gjykatësi, vetë mysliman me origjinë nga Kosturi.


Por, pasi i përzunë shqiptarët nga trojet e tyre, sot grekët pretendojnë edhe më shumë, pretendojnë Korçën, që kurrë nuk ka patur ndonjë prezencë domethënëse greke.


Nga vjen vërtetë rreziku?


Edhe pse Korça ka shumë më pak raste të ndërrimit të kombësisë nga shqiptare në greke, se sa Gjirokastra apo Saranda, kjo nuk nënkupton mungesën e problemeve. Mungesa e një platforme shtetërore shqiptare sa i përket integrimit dhe rehatimit të kërkesave të komunitetit vllah e bën këtë komunitet tepër të paqëndrueshëm, kur vjen puna për lakminë e paraqitur nga fqinjët grekë, po edhe nga rumunët, të cilët disa kohë më parë kanë kërkuar zyrtarisht që vllehët të njihen si komunitet rumun.


Problem tjetër, në qytetin juglindor, është punësimi. Mungesa e një strategjie të ringjalljes së ekonomisë e së prodhimit ka bërë që qyteti të zbrazet nga të rinjtë, e shumica e tyre kanë shkuar në Europë e ShBA, ndërsa më të pafatët në Greqi, apo Tiranë.
Netët "nacionaliste" korçare


Edhe pse gjithandej përfliten "tradhtarët" që kanë ndërruar shtetësinë e kombësinë në këmbim të pensionit (pra të bukës së gojës), në Korçë nuk mungon nacionalizmi. Ai duket si në emrat e rrugëve, që përkujtojnë heronj të vjetër e të rinj, nga gjithë territoret shqiptare në Ballkan, po ashtu edhe në flamujt e varura nëpër qytet e nëpër shtëpi.


Askund nuk bie në sy flamuri bardheblu, gjithandej mbizotëron kuqeziu me shqiponjë. Gjithsesi, për t'i qetësuar pasionet revanshiste të atyre që ndihen të rrezikuar nga "greqizmi", të shtunën e shkuar qytetin e kishte vizituar këngëtari Klevis Bega, alias Kastro Zizo.


Në klubin ku brohorisnin të rinjtë korçarë, këngëtari flokëgjatë nuk harroi të bënte thirrje për krenarinë shqiptare e për superioritetin ndaj grekëve. Thirrje që u pritën me duartrokitje nga djemtë e vajzat, një pjesë e të cilëve ndoshta kish në xhep një pasaportë helene.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2011 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
Mbi 3800 shqiptarë që jetojnë kryesisht në jug të vendit brenda katër javëve të fundit kanë ndryshuar kombësinë.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu gjatë një takimi me anëtarët e shoqatës “Fan Noli” ka përshëndetur shtyrjen e proçesit të regjistrimit, por ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe të rekomandimeve të fundit të Brukselit përsa i përket vetëdeklarimit të fesë.

Zoti Spahiu ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e ligjit të gjendjes civile dhe kryerjen e regjistrimit të popullsisë duke hequr pyetjet mbi vetdeklarimin e fesë dhe kombësisë.

“Duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila sapo ka caktuar ditën e gjykimit për çështjen dhe kërkesën e kryetarit të Gjykatës së Sarandës dhe Gjykatës së Shkodrës në lidhje me nxjerrjen antikushtetuese të dispozitave për ndryshimin e kombësisë në ligjin për gjendjen civile. Kjo i jep kohë ligjbërësve që në këto muaj deri në tetor-nëntor të 2011-s, të reflektohen të gjitha opinionet e grupeve të interesit apo profesionistëve me qëllim amendimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë”, është shprehur Spahiu.

Ky regjistrim i popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë bie në kundërshtim të plotë me konventat europiane dhe nuk është zbatuar në asnjë vend europian.

Por për zotin Spahiu, ky process kërkon edhe hetimin e plotë të të gjithë nëpunësve në gjendjet civile të cilët në këmbim të favoreve personale, apo rryshfeteve kanë kryer falsifikime.

“Në këto muaj shteti ka detyrim të bëj një hetim dhe verifikim të plotë të gjitha gabimeve apo falsifikimeve që mund të jenë realizuar në ndryshimin e kombësisë, sepse edhe nëse do të realizohet një regjistrim, mbi baza etnie, por jo vetëdeklarimi, të mundet shtetit të vërë në dispozicion regjistra dhe akte të cilat të provojnë përkatësinë etnike të çdo qytetari të këtij vendi”, theksoi Spahiu.

Kreu i shoqatës “Fan Noli” i ka drejtuar një thirrje publike gjithë grupeve të shoqërisë civile, që ditën e shtunë të bëjnë një tubim ku të ndalin regjistrimin e popullisë në bazë të fesë e etnisë.

“Të marrin pjesë në tubimin e ditës së shtunë për të diskutuar rrugët më të mundshme ligjore në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë për të mos lejuar regjistrimin me formularët asgjësues për kombin shqiptar, duke mundësuar një regjistrim normal të popullsisë, siç veprohet në të gjitha vendet e zhvilluara të Evropës, pa deklarim të etnisë dhe të fesë”, deklaroi Nuri Dragoi, kryetar i shoqatës “Fan Noli”.

Gjyqtari i Shkodrës ka saktësuar se ky regjistrim në qytetin e tij mund të jetë burim i tensioneve të larta mes qytetarëve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3226318 sekonda, 35 pyetje