Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Arsimi shqip ne Mal te Zi
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2003 nė 07:35 Edit Post Reply With Quote
Arsimi shqip ne Mal te Zi

Po per arsimin shqip ne Mal te Zi a mundet kush te na jape ndonje informacion?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2004 nė 08:28 Edit Post Reply With Quote
KERKOHET ZHVENDOSJA E QENDRES SE GJUHES SHQIPE

Nga Gjeke Gjonaj, Uqlin

Rektori i Universitetit te Malit te Zi prof.dr. Lubisha Stankoviq ka paralajmeruar mundesin- qe studentet shqiptare nga viti i ardhshem shkollor do te mund te regjistrohen ne Fakultetin e Mesuesise ne gjuhen shqipe ne Podgorice e jo ne Nikshiq, si dy vitet e fundit, ku nuk ka pasur asnje te interesuar. Sipas Stankoviqit per transferimin e Deges se Mesusesise ne shqip nga Nikshiqi ne Podgorice, eshte arritur pelqimi i plote politik dhe ekziston vullneti ne Universitet, por duhet pritur qe kete vendim ta miratojne strukturat drejtuese te ketij institucioni. Kjo oferte e re e Universitetit dhe e shtetit malazez per perfaqesuesit e OJQ "Illyricum" nga Tuzi, eshte e papranueshme, sepse nuk eshte ne perputhje me projektin e saj te hartuar bashke me organizatat nderkombetare, i cili studimet e mesuesise ne shqip i parasheh ne Tuz, per shkak se, sic thone ata, kjo qyteze eshte qender gjeografike e trevave ku flitet gjuha shqipe ne Mal te Zi. Gjon Sinishtaj, anetar i Keshillit te Seksionit Juridik te "Illyricum" ka deklaruar se cdo zgjidhje tjeter e ketij problemi pervec asaj qe kemi projektuar ne do te thote refuzim i kerkesave tona dhe mosnjohje e zgjidhjeve juridike e optimale. Ai ka thene se transferimin e Deges se Mesuesise ne shqip nga Nikshiqi ne Podgorice, e kupton si lehtesim, por edhe si kompromis midis atyre te cilet drejtperdrejt nuk jane te interesuar per jetesimin e kesaj dege. "Nuk eshte mire te mos pranohet interesi i shumices qe jane te interesuar per keto studime. Tuzi ne kete kuptim eshte zgjidhja e vetme e pranueshme, sepse 57 per qind e mesuesve qe japin mesim ne gjuhen shqipe dhe 60 per qind e nxenesve te tyre jetojne ne Malesi. Dhe, mbi 91 per qind te qytetareve te anketuar nga kjo treve eshte deklaruar se vendi me i pershtashem per themelimin e kesaj dege eshte Tuzi", thote Sinishtaj. Ai po ashtu nuk i kupton arsyet perse shteti refuzon qe studimet e mesuesise te jene ne Tuz, kur dihet se ne treven e Malesise jetojne nje numer i madh i atyre qe jane te interesuar per keto studime. Ai vlereson se sikur kjo dege te ekzistonte ne Tuz, studimet do te kushtonin jo shume me teper se shkolla e mesme.

Vec kesaj, ne kete menyre, do te zgjidhej edhe problemi mjaft i shprehur i barrieres gjuhesore, kurse njerezve do t'u lejhtesohej jeta e perditshme, thote Sinishtaj dhe pyet sa shqiptare, posacersisht vajza, nga veriu i Malit te Zi do te vendosin te regjistrohen ne kete dege nese ajo nuk eshte ne Tuz. Ai po ashtu vuri ne dukje se mosnjohja e gjuhes serbe do te jete problem serioz per ata te rinj nese studiojne ne nje mjedis ku praktikisht vetem aty perdoret ajo gjuhe.

Ata, shton Sinishtaj, aty nuk do ta ndienin veten te sigurte, prandaj shteti vazhdimisht do te duhej te kujdeset per kete. Nese te gjitha keto fakte merren parasysh, atehere eshte e qarte se hapja e kesaj dege ne Tuz eshte me e lire dhe me e sigurte jo vetem per studentet shqiptare te interesuar per keto studime, por edhe per shtetin e Malit te Zi, pohon Sinishtaj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-4-2005 nė 09:04 Edit Post Reply With Quote
Podgoricë, hapja e degës së gjuhës shqipe, ngjarje historike


Anila Dushi

PODGORICË- Studentët shqiptarë që studiojnë në degën e gjuhës shqipe në universitetin e Podgoricës në Mal të Zi e quajnë një ngjarje historike hapjen e degës së mësuesisë në gjuhën shqipe në këtë universitet . Prej vitesh ishte diskutuar hapja e kësaj dege, pasi në shkollat shqiptare në Mal të Zi kishte nevojë për kuadro, thekson udhëheqësi i programit mësimor për përgatitjen e mësuesve në gjuhën shqipe, në Podgoricë, David Kalaj. Sipas tij, u mendua që kjo degë të hapej aty ku kishte më shumë shqiptarë si në Ulqin apo Nikshiq, por duke qenë se atje nuk ka universitete dhe ambiente të mirëfillta, për vitin akademik 2004-2005, kjo degë u hap pranë universitetit të Podgoricës. Synohet që dega e shqipes të kthehet së shpejti në fakultet. Këtë vit të parë janë 50 studentë nga komuniteti shqiptar që jeton aty, të cilët janë regjistruar dhe ndjekin studimet në degën e mësuesisë në gjuhën shqipe. Komuniteti ka treguar interes dhe kërkon që të hapen degë të tjera, thotë studenti Gjon Berisha. Sipas tij, shkollat shqipe kanë nevojë për mësues. Esmeralda Rajçeviç, nga Tuzi, tregon për gazetën se vjen çdo ditë në Podgoricë me autobus falas për të ndjekur studimet në këtë universitet në degën e mësuesisë së gjuhës shqipe. Ajo shton se në Tuz ka 8 shkolla shqipe fillore dhe 8- vjeçare dhe një të mesme në gjuhën shqipe.Sofija Ivezaj, një tjetër studente shqiptare e kësaj dege, shton se rreth 80% e studentëve që mësojnë në këtë degë janë nga Tuzi, ku ka dhe më shumë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë nga Ulqini, Tivari, Kraja etj. Këtu ata zhvillojnë gjithë lëndët e shkencave shoqërore dhe natyrore dhe psikologji e pedagogji. Ata shprehin mirënjohje dhe për pedagogët shqiptarë të universitetit të Shkodrës që vijnë e japin mësim në këtë degë, pasi ka mungesë të stafit mësimor. Studentët theksojnë se e mira do ishte që më parë të vinin në Shqipëri, apo të shkonin në Kosovë e Maqedoni për të studiuar gjuhën shqipe. Ka studentë që shkojnë atje, por ata ndjekin ato degë që nuk janë këtu. Sipas ministrit të pakicave etnike në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga, janë zhvilluar takime dhe po punohet për të shkuar drejt ekuivalentimit të diplomave të universiteteve shqiptare dhe atij të Podgoricës në Mal të Zi, dhe për këtë janë zhvilluar bisedime mes ministrave përkatës të dy vendeve, Memushi e Baskoviç. Ndërsa është bërë ekuivalentimi i diplomave me universitetin e Prishtinës.Gjuha shqipe është e pranishme në shkollat tona, por tani do të kemi mësues me arsim të lartë që do të japin gjuhë shqipe, tha Hajdinaga. Studentët shqiptarë ndihen mjaft mire dhe e quajnë veten fatlum që mund të studiojnë në Podgoricë në gjuhën shqipe. Kjo degë ka një sallë, presidencën dhe një kabinet.



16/04/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1147819 sekonda, 27 pyetje