Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: U nda nga jeta Prof. Jup Kastrati
Eni_P

Postuar mė 23-9-2003 nė 08:02 Edit Post Reply With Quote
U nda nga jeta Prof. Jup Kastrati

E Marte, 23 Shtator 2003




Eshte ndare dje nga jeta profesori i nderuar i gjuhes shqipe. Pr.Dr. Jup Kastrati. Ai ka vdekur ne moshen 78-vjecare pas nje semundje te rende. Profesor Kastrati eshte nder emrat me te nderuar te shkences ne Shkoder dhe ne te gjithe Shqiperine. Vepra e tij ka lene gjurme te pashlyera ne historine e Albanalogjise dhe te studimeve gjuhesore. Dy vjet me pare Pr Jup Kastrai eshte perfshire ne listen e shkencetareve me te medhenj te shekullit nga Universiteti i Kembirxhit. Ndersa ka marre mjaft tituj nderi nga shume Universitete ne mbare boten. Mesues i Popullit, Mjeshter i madh i Punes "Akorduar nga Presidenti i Republikes) dhe qytetar nderi i Shkodres jane vetem disa nga titujt qe gezonte profesori i nderuar. Me qindra e qindra breza mesuesish te gjuhesh dhe te letersise shqipe jane diplomuar nga Pr. Jup Kastrati. Vepra e tij me madhore eshte "Studime Albanalogjike" nje veper voluminoze qe eshte edhe studimi i jetes te tij. Ndersa ka nje sere studimesh e monografish per autore te ndryshem, gjuhetare dhe shkrimtare shqiptare nder te cilet spikatin monografite per Faik Konicen, Jeronim De Raden dhe autore te tjere. Megjithese i semure, prof. dr. Jup Kastrati vazhdoi te punoje per perfundimin veprave te tij. Albanologjia nuk mund te kuptohet pa emrin e tij. Ne motivacionin qe shoqerohej titulli "Qytetar Nderi" i Shkodres, i cili iu akordua Profesorit ne fundin e vitit te kaluar,, theksohej qenia e tij si personalitet i shquar i kultures, shkences dhe arsimit, njohes i shkelqyer i veprave te kombit te tij, prezantues dinjitoz i shkences shqiptare ne bote. Sot pritet qe arkivoli me trupin e Profesorit te vendoset ne hollin e Rektoratit te Universitetit te Shkodres , ndersa pritet ardhja e tere Akaademise te Shkenceve per te marre pjese ne ceremonine mortore te Profesorit te nderuar.

Rudina Llazari

Jeta e nje akademiku te madh

Jup Kastrati ka lindur ne Shkoder, me 15 prill 1924. U shkollua ne kete qytet, djep kulturoogjik i Shqiperise. Me 1942 studioi pak kohe ne Liceun Shkencor "Galileo Ferraris" ne Torino. U kthye shpejt ne Shqiperi. Gjate pushtimit italian, si antifashist, ka qene i persekutuar, i burgosur, i internuar ne "Campo Concetramento", ne kodrat e Tepes ne Shkoder, pastaj eshte mbajtur si peng ne Kosove, ne burgun famekeq te Prizrenit gjate muajve korrik-shtator 1943. Pas clirimit ka kryer studimet e larta ne Fakultetin e Filologjise ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Tema e tij e diplomes titullohet: "Kontribute per studiumin e Ndre Mjedes" me 1958. U be Doktor i Shkencave Filologjike me 1982 me dizertacionin "Historia e gramatologjise shqiptare" "1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Me 1987 i eshte akorduar titulli Profesor. Ka sherbyer ne arsim 47 vjet, "1946-1993) nga te cilat 37 vjet ne shkollen e larte. Eshte nje nga themeluesit e Institutit te Larte Pedagogjik te Shkodres, me 2 shtator 1957, dhe ka punuar shume per krijimin e Universitetit te Shkodres. Eshte dekoruar me urdhrat "Mesues i Popullit" si dhe "Mjeshter i Madh i Punes". Ka qene shef i Katedres se gjuhes shqipe ne Institutin e Larte Pedagogjik te Shkodres me 1973-1990. Jup Kastrati ka mbajtur ligjerata shkencore ne universitetet e Tiranes, Prishtines, Shkupit, Tetoves, Kalabrise, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Eshte autor i shume librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra.

KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0588019 sekonda, 25 pyetje