Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: TOB
Eni_P

Postuar mė 24-9-2003 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
TOB

Opera shqiptare do të festojë 50 vjetorin e saj. Me këtë rast, me kalendarin artistik do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të tjera që do të krijojnë një klimë të mirë koncertore në qendër të Tiranës. Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do ta përurojë me shfaqjen e parë skenike në atdhe artistja me famë botërore Inva Mula

Zhani Ciko: Fillon sezoni, kthehuni në shtëpinë e operas

Inva Mula promovon operan kombëtare

Opera shqiptare do të festojë 50 vjetorin e saj. Me këtë rast, me kalendarin artistik do të jenë edhe një sërë aktivitesh të tjera që do të krijojnë një klimë të mirë koncertore në qendër të Tiranës. Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do ta përurojë me shfaqjen e parë skenike në atdhe artistja me famë botërore Inva Mula, mësojmë në konferencën e radhës për shtyp të drejtorit Zhani Ciko. Për një opera cilësore dhe për një kthim në shtëpinë e operas janë nismat që ka përkrahur dhe zbatuar Zhani Ciko, menjëherë pas marrjes së detyrës. Ditët e verës nuk kanë qenë pushim për të, por një radhë bashkëpunimesh, të cilat sollën suksesin e një fillimi të mbarë në Teatrin Kombëtar të operas dhe baletit. Menjëherë kanë nisur nga puna të shtunën sopranot Mariana Leka dhe Etleva Golemi duke bërë provat për shfaqjen e parë të sezonit artistik. Më shumë artistë se vitin e kaluar gumëzhinin shkallëve të Teatrit të Operas dhe Baletit. Ansambli i Këngëve edhe Valleve tashmë i shkëputur prej kësaj drejtorie po merrej me punët e veta. Kthehuni në shtëpinë e operas, thotë drejtori Zhani Ciko. Për cilët bëhet fjalë. Nuk janë vetëm artistët e emëruar në këtë institucion, por të gjithë ata artistët dhe pedagogët e Akademisë së Arteve që përgatiten për një të ardhme të shkëlqyer, të cilët duhet të mësohen që tani me operan sipas Cikos. Janë artistët dhe krijuesit e vjetër veprat e të cilëve do të rivihen në skenë herë pas here. Me sa duket që me ardhjen në krye të detyrës, Zhani Cikos duket sikur i ka rënë një peshë më e rëndë. Me një vendim të Këshillit të Ministrave në kohën që ai mori detyrën, Teatri i Operas dhe Baletit fiton statusin e institucionit kombëtar. Pra, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të bëhet një nga kolonat kryesore të institucioneve kulturore.



Ciko larg kalendarit rutinë

Drejtori i Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, ka prezantuar ditën e premte kalendarin artistik që shënon dhe kalendarin e parë që nga koha e marrjes së detyrës. Zhani Ciko në një intervistë për 'TemA' ndërmjet shumë premtimesh për të gjallëruar jetën artistike në këtë institucion, nënvizoi se gjatë drejtimit të Teatrit të Operas dhe Baletit mungesën e zërave artistikë në TOB do ta kompensonte me ftesat që do t'u bëhen artistëve shqiptarë të mërguar jashtë për arsye të karrierës së tyre artistike. Tashmë me kalendarin e ri dalin në dritë projekte të tjera pozitive për jetën artistike në këtë institucion. Në konferencën e dhënë për shtyp pikërisht shfaqja e parë e kalendarit do të realizohet me njërin nga zërat më të fuqishëm, të famshmen Inva Mula. Opera e parë e kalendarit është "Traviata", triologjia e famshme verdiane. "Traviata" është realizuar në sezonin e kaluar me një bashkëpunim me Operan Kombëtare të Romës, ndërsa këtë herë do të dominojnë bashkëpunime me artistët e mërguar dhe ata të diasporave. Artistja e famshme Inva Mula ka shkëlqer me rolin e Violetës në operan e famshme La Scala. Por edhe në skenën tonë janë shquar me këtë rol sopranot e tjera shqiptare Mariana Leka dhe Etleva Golemi, të cilat do të prezantohen sërish në netët e tjera të shfaqjeve. Për "Traviatën" do të ketë edhe artistë të ardhur nga Sarajeva, Bukureshti dhe nga Sofia. Do të jenë datat 1, 2, 3 dhe 5 tetor ku do të shfaqet opera e Verdit, ndërsa po në këtë muaj, por me rastin e një jubilari të madh, 50 vjetorit të operas shqiptare do të jepet edhe shfaqja e parë e baletit shqiptar "Halili dhe Hajria". Kjo opera do të vijë në skenë si premierë me rastin e këtij përvjetori më 26, 28, 29 dhe 31 tetor data që përkojnë edhe me 40 vjetorin e shfaqjes së operas së parë shqiptare. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zhani Ciko ka bashkëpunuar në këtë program edhe me drejtorin e Institutit Italian të Kulturës Atilio de Gasperis. Këtë ndryshim në statusin e tij drejtues për marrëdhënie dhe bashkëpunim më të ngushtë me institucionet e kulturës, Zhani Ciko e quajti shumë të rëndësishëm. Bashkëpunimi do të fillojë menjëherë me mbajtjen e koncertit Allegretto Albania. Ky koncert në bashkëpunim edhe me artistët e pedagogët e Akademisë së Arteve do të shfaqet në mjediset e teatrit të operas, tha në konferencën për shtyp drejtori Ciko. Me rastin e jubileut të teatrit të operas do të jetë rasti që të interpretohen edhe mjaft krijime muzikore shqiptare, krijimtari të zgjedhura në vite. Stina koncertore tetor - dhjetor do të mbyllet në 30 dhjetor në koncertin vallëzim në opera. Vallëzim me 30 çifte të ardhura nga Vjena në ditët e ndërrimit të viteve, të cilët do të shoqërohen nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operave në Tiranë.



Historia dhe vazhdimësia e Teatrit të Operas

Teatri i Operas dhe Baletit është promovuar me shfaqjen e parë "Rusallka" në vitin 1953. Artistë të njohur i kanë dhënë publikut shqiptar ndër vite një kulturë të lartë muzikore. Ata kanë mbetur të paharruar në kujtesën e publikut. Për të pasur më shumë publik dhe që ky publik të jetë vazhdues i adhurimit të kulturës muzikore, Ciko ka lidhur kontrata bashkëpunimi me vlerë. Kështu që për tre muaj përveç operas 'Traviata', Teatri kombëtar i Operas do të ngrejë edhe prestigjin e koncerteve të njohura si "Allegretto Albania" dhe "Vjeshta e Tiranës". Stina "Allegreto Albania" do të promovohet më 16 tetor me një recital të aktorit Moni Ovadia dhe violinistit Pavël Vernikov i shoqëruar nga ansambli i virtuozëve italianë. Stina koncertore "Allegreto Albania" ka patur, - para se ai të emërohej në teatrin e Operas dhe Baletit, - një nga bashkëpunëtorët më të mirë, mjeshtrin Zhani Ciko. Si ideator të saj e ka njohur edhe stina tjetër koncertore "Vjeshta e Tiranës". Pra këto koncerte "vijnë në Teatrin e Operas, jo vetëm si qirramarrëse, por në radhë të parë si bashkëpunëtore me ne", pohon drejtori i Operas Kombëtare, Zhani Ciko.



Copyright © Media Enter 2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 25-9-2003 nė 08:34 Edit Post Reply With Quote
Artistët, konkurs për t’u kthyer në shtëpinë e operës


Alma Mile



“Come back in the opera’s house”, është projekti afatgjatë që do të sjellë në skenë artistë të njohur shqiptarë që punojnë jashtë vendit, Mula, Kerni, Lufi, Xhema. Pavarësisht dëshirës për të interpretuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, këta artistë do t’i nënshtrohen konkurrimit




“Come back in the opera’s house”, do të jetë projekti i madh i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, i cili do të sjellë në skenën shqiptare, emra të njohur artistësh, të cilët prej vitesh janë larguar jashtë vendit. Inva Mula, Ilir Kerni, Josif Gjipali, Ilir Shaqiri, Frano Lufi, Adrian Xhema, do të jenë vetëm disa nga artistët, të cilët janë treguar të interesuar për të marrë pjesë në sezonin e ri koncertor të TKOB-it. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Zhani Ciko, ky do të jetë projekti më interesant dhe afatgjatë, që do të ndikojë dukshëm në gjallërimin e jetës kulturore dhe ngritjen e nivelit profesional. Por jo të gjithë ata artistë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit, do të kenë mundësi të interpretojnë në skenën e TKOB-it. Të gjithë të interesuarit, do të kalojnë nëpër një sitë vlerësimi, e cila do t’u japë ose jo mundësinë për t’u angazhuar. “Përveç artistëve që kanë zgjedhur të zhvillojnë karrierën e tyre artistike në vendin tonë, është një tjetër kategori, po kaq e interesuar, ajo e artistëve bashkëkombas, të cilët në sajë të talentit të tyre, kanë arritur të ngjiten në skenat e huaja, ose janë hedhur në aventurën e provës së aftësive. Sot, të gjithë këta artsitë janë të interesuar për ecurinë e jetës kulturore dhe artistike shqiptare”, - thotë Ciko, duke shtuar se gjatë një periudhe 2- mujore, ka pasur shumë kontakte me këta artistë, të cilët gjatë ditëve që kanë kaluar pranë familjeve të tyre, e kanë parë të arsyeshme të vizitojnë Teatrin e Operës dhe Baletit, për të pyetur për projektet dhe për të ofruar kontributin e tyre. “Krahas artistëve të njohur, të cilët më parë kanë qenë pjesë e TOB-it, apo që janë bërë të njohur nëpërmjet mediave, kam konstatuar se ka edhe shumë artistë të mirë, shumë të përgatitur, të cilët ende nuk njihen tek ne, por kanë filluar të bëjnë emër në skena të rëndësishme të botës. Të interesuarit për të interpretuar në skenën e TOB janë të shumtë dhe detyra jonë është të shfrytëzojmë sa më mirë këto energji dhe talente, në shërbim të artit shqiptar”, - sqaron Zhani Ciko, duke theksuar se më parë duhet të bëhet e qartë se pjesëmarrësit do të përzgjidhen.
“Ne duhet t’i besojmë forcës së realizimit artistik, dëgjimeve të ndryshme, audicioneve të gjalla, vlerësimit të videove, CD-ve dhe materialeve të tjera prezantuese, që ata do të sjellin, që padyshim do të jetë edhe baza e konkurimit artistik. Për të arritur cilësinë që kërkohet, gjithçka duhet ta vendosë niveli artistik, i cili i hap dyert, ose i mbyll ato. Duhet të bëhet e qartë për të gjithë që Teatri i Operës dhe Baletit, nuk është një skenë, ku kushdo mund të sjellë kontributin e vet, pavarësisht nga niveli i tij. Teatri ka nevojë për ata artistë që do të sjellin këtu praktikën më të mirë të punës në institucionet evropiane. Në Evropë ka një lëvizje të gjerë artistike, ka artistë që janë në ballë të profesionit dhe kanë ndërtuar një emër, ka nga ata që ushtrojnë një jetë profesionale modeste, ka edhe nga ata që vetëm mbijetojnë. Artistët nëpër Evropë mund t’i gjesh që nga shkallët e metrove, tek skenat më të njohura. Të gjithë janë artistë, të gjithë konsumojnë talentin e tyre, por rezultatet janë të ndryshme”- thotë Ciko. Sipas tij, një institucion si TKOB-i do të ketë preferencat e tij, për cilësinë artistike. “Nga njëra anë ky projekt është ambicioz dhe zemërgjerë, por nga ana tjetër, ai do të jetë po aq rigoroz përsa i përket përzgjedhjeve dhe angazhimeve, me qëllim që në skenën tonë të vijnë sa më shumë vlera, që do të rrisin nivelin e TOB, si simotrat e veta në Evropë”, - vazhdon ai.


Një projekt multikulturor

Sipas drejtorit Ciko, projekti “Come back in the opera’s house”, do të jetë afatgjatë dhe do të hapë dyert për kultura dhe stile të epokave të ndryshme, për një krijimtari më të zgjeruar, pa u kufizuar vetëm brenda një vendi të caktuar. “Artistët që do të vijnë janë të lidhur me kulturat dhe repertoret e vendeve ku punojnë, kështu që mënyra më e mirë për të vënë në skenë një opera gjermane, është të ftojmë artistë që punojnë aktualisht në Gjermani, njohin gjuhën dhe karakteristikat e kësaj krijimtarie. E njëjta gjë edhe për vende të tjera si Franca, SHBA, deri në Australi, ku ka artistë shqiptarë”. Sipas Cikos ky projekt nuk do të kufizohet në kuadrin e një shfaqjeje më vete, ai do të jetë i integruar. Disa nga këta artistë do të vijnë që në shfaqjen e parë, “La Boheme”, ku do të interpretojë basi Frano Lufi, i cili ndonëse jeton në Itali, do të vijë nga Moska, vetëm për të marë pjesë në provat dhe një nga shfaqjet e kësaj vepre. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në shfaqje të tjera, si “Halili dhe Hajria”, e shumë të tjera. “Ky projekt, do të shërbejë për të stimuluar artistët që momentalisht punojnë tek ne dhe në veçanti të rinjtë që aspirojnë të afrohen në institucionin tonë. Ne kemi planifikuar që t’i afrojmë ata, duke u dhënë mundësinë që të marrin pjesë nëpër shfaqje, t’i përfshijmë nëpër projekte të ndryshme, apo edhe t’i punësojmë, por kjo sipas mundësive administrtive që do të krijohen”, - vazhdon Ciko. Në këtë projekt një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe atyre personaliteteve, që nuk janë thjesht artistë, por që kanë pozicione drejtuese, si në rastin e dirigjentëve, apo koreografëve. Një e re e këtij projekti është edhe vëmendja që do t’iu kushtohet atyre aspekteve që nuk janë thjesht muzikore, apo koreografike, por i takojnë artit të madh skenik, si skenografisë, ndriçimit, regjisë, kostumografisë, etj. Kështu që do t’u krijohet mundësi bashkëpunimi edhe atyre artistëve që i takojnë fushave të artit skenik, figurativ, teatrit dhe që punojnë jashtë vendit. Kështu, në këtë sezon artistik, TKOB-i do të mbledhë vlerat më të mira artistike, brenda dhe jashtë vendit, për të krijuar një imazh të ri, për një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të vendit.

“Nga njëra anë ky projekt është ambicioz dhe zemërgjerë, por nga ana tjetër, ai do të jetë po aq rigoroz përsa i përket përzgjedhjeve dhe angazhimeve, me qëllim që në skenën tonë të vijnë sa më shumë vlera, që do të rrisin nivelin e TOB, si simotrat e veta në Evropë”



Shekulli
24/09/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 26-9-2003 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
Toptanasi i Brerės, arkitekt i skenės sė operės

Elsa Demo

Shadan Toptani, një ndër të parët skenografë të operës shqiptare dhe hartuesi i pullës së parë shqiptare pas Çlirimit, në 100- vjetorin e heshtur të lindjes. Rrëfimi i të bijës, Najada Petrela

Dy këmbë të vogla mbështjellë në njërën pëllëmbë të babait tek i lexon 3-vjeçares përrallat e Vëllezërve Grim. Rrëfimi ndërpritet nga dremitja e të atit që mërmërit se i duhen kaq llamarinë e kaq tunxh, për bokaskenat e operës. Kjo është një tablo familjare e viteve ’60 në shtëpinë e Shadan Toptanit, asokohe skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, të cilën Najada Petrela, vajza e vetme e mbetur nga kjo degë e Toptanasve e kujton sot në 100- vjetorin e lindjes të të atit. “Nuk kam asgjë origjinale, asnjë trofe, për të dëshmuar se si është vlerësuar im atë, një nga skenografët e parë të operës dhe hartuesi i pullës së parë shqiptare, pas Çlirimit, kur nuk i vihej emri i dizenjatorit”,- rrëfen Najada Petrela, bija e artistit Shadan Toptani.
Kur fëmija nuk qan, as nëna nuk i jep për të pirë. Kështu edhe bija e skenografit, ndërsa kishte mbajtur vesh se Teatri i Operës dhe Baletit feston këtë sezon Jubileun e tij të Artë, 50- vjetorin e krijimit, kishte menduar se ishte momenti për t’i telefonuar drejtuesit, Zhani Ciko, që në radhën e atyre që kanë krijuar në fillimet e këtij Teatri, të përmendej edhe Shadan Toptani, kur përkon edhe me 100- vjetorin e tij të lindjes. E bija e këtij artisti Toptanas, që është ndarë nga jeta në vitin 1979 nuk dinte se çfarë burimesh shfrytëzohen në kësi rastesh për të nxjerrë të paktën nga historia e arkivave të fjetuara të Operës, edhe historinë e të atit.
Nuk është hera e parë që heshtet për gjeneratat shartuar mes Toptanasve e Frashërllinjëve. Mes këtyre brezave gjen artistë e intelektualë, që megjithë origjinën e tyre bejlere, dija dhe mënyra e tyre e jetesës e fituar në shumicën e trashëgimtarëve në Perëndim, përkthehej në origjinë aristokrate.
Vonë është mësuar se Murat Toptani, babai i nëntë djemve, mes tyre edhe i quajturi Shadan Toptani, jo vetëm ishte një patriot, por edhe një nga artistët e parë të Rilindjes Kombëtare. E megjithatë studiuesit Ferid Hudhri, kur përgatiste monografinë e tij në vitet ’70, rrathët përqark e pyesnin me dyshim nëse kishte arsye që merrej me të. Kohë pas kohe duke u gërvishur lëkura e gjenealogjisë ku janë kryqëzuar Toptanas e Frashërllinj, e cila i ngjan një palimpsesti, kupton se sa të vështirë do ta kenë në të ardhmen ta marrin veten në kujtesën historike familjet e mëdha. Dikur ishin muret politikë, pasi në njërën degë ishte Murat Toptani, i internuar në Anadoll nga vetë Perandoria dhe i lënë mënjanë në atdhe në vitet e regjimit, dhe nga dega tjetër, Mehdi e Mithat Frashëri, të quajtur sipas regjimit kolaboracionist të orëve të para.
Do ishin fëmijët e këtyre familjeve të mëdha që studiuan në Perëndim dhe kur disa nga ata krijuan familje, e pakta që nuk pësuan ishte internimi. Kjo ndodhi edhe me familjen e Shadan Toptanit. I kthyer nga studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, Milano, viti 1935 e gjen në atdhe si nënpunës dizenjator në Drejtorinë e Turizmit. Pas Çlirimit hap dy ekspozita pikture, një në Zagreb dhe një tjetër në Plovdiv të Bullgarisë. Arrestohet menjëherë pas kthimit nga Zagrebi në vitin ’47 dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë e asaj e kohë ia shkurton ditët e burgut. Del i lirë, por jo “i pafajshëm”. Deri në vitin ’53 Toptan punon në Drejtorinë e Postave si piktor dhe është dizenjatori i 15 edicioneve të filatelisë shqiptare. Një seri prej tyre, por pa emrin e autorit e bija, Najada i ruan ende.
Pas kësaj ai është skenografi i Operës dhe Baletit. Në këtë front punon me një tjetër artist të njohur të skenografisë, Hysen Devollin. Në atë kohë skenografitë përgatiteshin në atelierët gjigantë të Teatrit Popullor.
Kishte studiuar në Brera, në Milano, shtëpi e operës. Najada Petrela rrëfen se në profesionin e tij si arkitekt skenograf ai trashëgonte prej të atit, Murat Toptani, i cili kishte një zë baritoni, dashurinë për operën. Kur realizonte skenografitë e “Cavaleria Rusticana”, “Berberi i Seviljes”, “Don Pasquale” apo “Pagliaci”, “Romeo e Zhulieta”, Shadani kishte në kokë muzikën, dritat dhe gjithë ngjyrat e realizimit të tyre, parë në “La Scala”, në kohën e studimeve. Por sipas Najadës, asnjë prej këtyre skicave të këtyre realizimeve nuk ruhet në arkivin e Operës. Ajo vetë nuk di të japë një shpjegim përse kjo fshirje nga kujtesa, megjithë modestinë e tepruar të të atit që në minutat pas premierës preferonte të rrinte të hije, edhe kur e kërkonin t’i shtrëgonin dorën për ç’kishte bërë. Ishte nga ata që humbiste pas turmës së artistëve pas kuintave dhe po të kishte ndonjë brimë mund të hynte edhe prapa murit.
Para se ta harronin të tjerët kishte zgjedhur i pari ta bënte këtë. Për të mbrojtur të drejtën e tij si qytetar edhe pse qytetar në një vend ku shkeleshin me këmbë të drejtat dhe liritë e individit, Shadan Toptani i drejtohet me një kërkesë Këshillit të Frontit të lagjes për atë triskën e uruar të frontit. E bija Najada tregon se triskat e frontit dëshmonin se ishe qytetar i barabartë mes qytetarësh dhe se deri vonë familja e Shadan Toptanit ishte e detyruar të blinte në treg të zi.
Najada nuk i kujton këto fakte as për të prekur sedrën e asaj kohe, as për të hapur plag të vjetra. I kujton si fakte që kanë ndodhur në jetën e njeriu, në ditën kur do bënte 100 vjeç. “Do më pëlqente më tepër një përvjetor lindjeje, se vdekjeje, për tim atë”,- thotë ajo. “Vdekja është gjithmonë e trishtueshme.” Ndoshta do thoshte ajo se edhe më e rëndë se vdekja është harrimi. Dëshira e tij pak kohë para se të vdqiste ishte të hapte një ekspozitë me akuarelet ku ishin fiksuar imazhet e monumenteve të kulturës në qytetet ku kishte punuar. Disa prej tyre sot janë në koleksionin e objekteve që ruan e bija. Asaj i bën përshtypje një fakt në to. Mungon firma e autorit. Ajo që mund të bëjë një piktor me veprën e tij pasi e ka kryer atë, është të firmosë. Nuk mund të thuhet me siguri se kishte harruar. Pati bërë një kompromis me veten për të fundit të herë, për të heshtur.


Biografi

Shadan Topatani lindi më 25 shtator 1903 në Konjë, Turqi. Ishte një nga 9 djemtë e patriotit të shquar, Murat Toptani, dhe nip i dy patriotëve të tjerë të shquar Said Sermedin Toptani dhe Naim Frashërit, vajza e të cilit, Asija, ishte nëna e Shadanit. Në Turqi lindën pjesa më e madhe e fëmijëve të Muratit, i internuar asokohe në Anadoll nga Turqia për shkak të aktivitetit të tij patriotik.
Shadani kreu shkollën fillore në vendlindje, shkoi në kolegj në Austri dhe për 13 vjet në Itali, së pari në San Demetrio Korona të Kozencës dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në “Brera” në Milano, ku studio arkitekturë dhe dy vjet specializim për skenografi pranë kësaj akademie. Para se të fillonte punë në TOB ai bashkë me të vëllanë, Enver Toptanin, ka realizuar dekoret e filmit “Skënderbeu”. Pas daljes në pension në vitin 1967, vite më vonë kthehet në punë për realizimin e bokaskenave në disa shtëpi kulture në qytetet e Përmetit, Pogradecit, Shkodrës, Peshkopisë, Tiranës, Bajram Currit, ku ka qenë edhe puna e tij e fundit, pas së cilës u sëmur dhe u shtrua në spital. Vdes më 10 tetor 1979.



Shekulli
26/09/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 1-10-2003 nė 13:23 Edit Post Reply With Quote
Frano Lufi rikthehet tek TOB me "La Boheme"

Frano Lufi, filozofi bohem rikthehet

Pas “Normës” në skenën ruse të Shën Petërburgut, basi shqiptar, me banim në Itali, Frano Lufi, është kthyer në Tiranë, për të interpretuar në “La Boheme”. Rikthimi në skenën shqiptare, është i dyti në një hark kohor prej 11 vjetësh

Alma Mile

Ka ardhur vetëm një natë më parë në Tiranë, prej një udhëtimi të gjatë dhe do të interpretojë natën e fundit të shfaqjes. Ka interpretuar aq herë në operën “La Boheme”, sa që roli i është bërë një pjesë e vetvetes, megjithatë mendon se vetëm një ditë prova është e pamjaftueshme. Të qënit para publikut të vet, por edhe bashkëpunimi me kolegët e dikurshëm, për basin Frano Lufi është një përgjegjësi e madhe. Tashmë ai jeton në Itali, ka një karrierë të shkëlqyer, megjithatë, kthimi në skenën e dikurshme, i jep një tjetër kënaqësi. “Ftesa për të marrë pjesë në operën “La Boheme”, më ka ardhur disa muaj më parë, gjatë një telefonate urimi për drejtorin e ri të Teatrit të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko. Ishte një ftesë, të cilën unë e kam pritur me shumë kënaqësi, aq më tepër, që këtë periudhë e kisha relativisht të lirë. Dy netë më parë jam kthyer nga Shën Petërburgu, në Rusi, ku kemi shfaqur operën “Norma” dhe periudhën e lirë, deri në projektin tjetër, mendova ta shfrytëzoja pikërisht këtu”, - thotë Lufi, duke treguar se këtë opera, e ka kënduar shumë herë në Itali dhe në skena të tjera të huaja, por edhe në Tiranë shumë vjet më parë. Madje është një nga shfaqjet e tij të para. “Fakti që bëhet fjalë për një bashkëpunim me Teatrin e Romës, ishte diçka pozitive, por ajo që më shtyu të vija, ishte kthimi në shtëpi, që na bën të mbushemi me frymë”,- vazhdon ai. Me pjesëmarrjen e tij në operën e Puçinit, e cila do të shfaqet prej ditës së sotme deri në 5 tetor në Teatrin e Operës dhe Baletit, ai është i pari që i jep jetë projektit të madh të këtij institucioni “Kthim në shtëpinë e operës”, i cili ka si synim kthimin e artistëve shqiptarë, që interpretojnë në skenat e huaja. “Kjo është hera e dytë që kthehem në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, gjatë 11 vjetëve, që ndodhem në Itali. Shfaqjen e parë e kam dhënë një vit më parë, i ftuar nga ish-drejtoresha e TOB-it, Zana Çela. Ka qenë opera “Trovatore”, interpretimi im i fundit, para nisjes për në Itali”, - thotë basi Frano Lufi duke shprehur dëshirën e vazhdimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me Teatrin e Operës dhe Baletit, ndoshta me projekte më ambicioze se “Bohema”. “Bëhet fjalë për një tjetër opera, emrin e së cilës do të doja të mos e zbuloja, por flitet për një projekt që do të realizohet pas 1 apo 2 vjetësh”.



Të luash filozofin

Në këtë opera ai interpreton rolin e filozofit Gustavo Kolinit, njërit prej katër shokëve bohemë. Sipas basit Frano Lufi, në shumicën e herëve, Kolini është konceptuar prej regjisorëve të shfaqjeve ku ai ka interpretuar, si një njeri që ka një filozofi të vetën, një karakter i mbyllur, në ndryshim nga shokët e tjerë, të cilët ishin shumë më gazmorë se ai. Herën e fundit që e ka interpretuar këtë rol, në Tokio, ky personazh ishte konceptuar krejt ndryshe, si një njeri hokatar dhe tepër i gjallë. Ndërkohë që në shfaqjen që vjen sot, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ai do t’i kthehet sërisht figurës tradicionale, klasike, pasi e gjithë opera i përmbahet skemës klasike, ndryshe nga një vit më parë, kur regjisori Armand Bora, e kishte konceptuar krejt ndryshe veprën e Puçinit, duke futur në të shumë elementë shqiptarë. “Për mendimin tim, e reja që sjell opera, është konceptimi që i bën regjisori, pasi në një shfaqje të tillë, spektatori shkon kryesisht për të parë dhe jo për të dëgjuar, pasi këtë mund ta bëjë edhe me anë të regjistrimeve në disqe, apo CD”, - shton Lufi, duke theksuar rolin e rëndësishëm që një regjisor luan në shfaqjen e një opere. Përsa i përket premierës së sotme, e cila është mundësuar nëpërmjet një binjakëzimi me Teatrin e Romës dhe pjesëmarrjen e artistëve nga Maqedonia, Italia, Bullgaria, Rumani, Sarajeva, ai shprehet entuziast, madje ndihet komod mes tyre.
“Më vjen mirë që kjo shfaqje, po realizohet në bashkëpunim me artistë të huaj, por ajo që unë dëshiroj, është që po këtë mundësi ta kenë edhe artistët tanë që punojnë këtu në Tiranë. Pra, ata të kenë mundësi të ngjiten në skena të huaja, si në Teatrin maqedonas, të Rumanisë, Bullgarisë, Romës, etj. Pa lënë mënjanë të tjerë artistë shumë të mirë që ne kemi, do të veçoja dy solistet tona, Mariana Leka dhe Etleva Golemi, të cilat janë të mrekullueshme dhe e meritojnë të këndojnë jo vetëm në skenën shqiptare, por edhe në Evropë”, - thotë ai.



Një fillim i vështirë

Sot, basi shkodran ndihet i qetë. Ka një karrierë, që shumë do t’ia kishin zili, por ai nuk i ka harruar vitet e para të përballjes me tokën italiane. Nuk e fsheh që ka kaluar vite të vështira, madje duket i emocionuar kur tregon për 11 vjet më parë.
“Fillimi ishte jashtëzakonisht i vështirë, sidomos gjendja psikologjike. Po ikja nga Shqipëria në Itali, në një sistem tjetër, në një ambient tjetër, ku nuk njeh askënd, gjithashtu edhe ana ekonomike, ishte një tjetër vështirësi e madhe. Çfarë do të bëja, ku do të punoja, me se do të merresha, këto ishin pyetjet që do t’i bënte kushdo në një situatë të tillë. Shqiptarët që shkojnë tani në Itali, mund ta gjejnë një të afërm atje, ku mund të mbështeten, ndërkohë që situata jonë, para 11 vjetëve, ka qenë krejtësisht ndryshe. Ishim tërësisht të huaj”,- thotë ai, duke sqaruar se nuk donte të ishte si gjithë emigrantët shqiptarë. Ambicja e tij, ishte të bëhej dikush. “Meraku im i madh ishte nëse do të mund ta përfaqësoja veten në skenat italiane, pasi vija nga Teatri i Operës dhe Baletit dhe Akademia e Arteve, ku punoja si pedagog kantoje dhe është e natyrshme që kërkesat e mia, nuk mund të ishin të njëjta me këdo emigrant. Më është dashur të tregohem i duruar, të mësoj shumë, kam bërë disa mastera dhe specializime, të cilat më kanë shërbyer, për të njohur njerëz. Kështu kam vazhduar deri sa arrita të hyj në ingranazhin e punës”, - thotë Lufi.



Projektet e fundit

Vetëm pak kohë më parë, ai ka interpretuar në Japoni, pikërisht në “La Boheme”, e cila ka udhëtuar në skenat e qyteteve të ndryshme japoneze, si në Osaka, Tokio, Oçu, Amamaçu, etj. Ndërkohë që vetëm dy netë më parë, është kthyer nga Shën Petërburgu, ku ka interpretuar në operën “Norma” me Teatrin e Operës “Masimo Belini”, të Katanias. “Nëse “Bohemën” e kam interpretuar disa herë, “Norma” ishte premierë për mua dhe kuptohet që emocionet ishin të mëdha, por të them të vërtetën jemi pritur shumë mirë nga publiku rus”. Mendoj se do të kthehem sërish aty në mars, për të kënduar “Berberin e Seviljes”, ndërsa në dhjetor, do të udhëtoj drejt Koresë së Jugut, sërish me “Bohemën”. Mes këtyre shfaqjeve të mëdha, kam disa koncerte të tjera, të përmasave më të vogla, por që kanë edhe ato përgjegjësinë e vet”- tregon artisti, duke shpresuar që edhe shfaqjet në Shqipëri të jenë më të shpeshta.



Shekulli
01/10/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-10-2003 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
La Bohemė”, dialogu i suksesshėm mes ballkanasve

Në 50 vjetorin e krijimit të këtij Teatri -

La Boheme çel sezonin e TOB


Klotilda Harka


TIRANE, 1 Tetor/ATSH-Klotilda Harka/.- Opera tragjike
"La Boheme" e kompozitorit italian Giacomo Puccini, ndër më të
shfaqurat në skenat botërore, çeli të mërkurën në mbrëmje sezonin
artistik 2003-2004 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në
Tiranë, duke përkujtuar dhe 50 vjetorin e krijimit të këtij
Teatri (1953).
Në shfaqjen e kësaj opera, e cila u parapri me ekzekutimin
i himnit kombëtar shqiptar, ishte i pranishëm Presidenti i
Republikës Alfred Moisiu, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve Arta Dade, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë
dhe mjaft personalitete të artit dhe kulturës.
Opera me katër akte "La Boheme", një shfaqje e realizuar me
binjakëzimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Teatrit të Operas
së Romës (Itali), solli emra të njohur të skenave operistike
dinjitoze të Sofies (Bullgari), Bukureshtit (Rumani), Shkupit
(Maqedoni), Sarajevës (Bosnjë-Hercegovinë) dhe Tiranës.
Produksioni i veçantë i kësaj shfaqjeje me katër akte që u
duartrokit vazhdimisht nga publiku, u shfaq në skenë, nën
interpretimin e artistëve Marjana Leka në rolin e Mimisë,
Kostandin Andrejev nga Bullgaria në rolin e Rudolfos, Ventzeslav
Anastasov nga Bullgaria në rolin e Shonarit, Sever Barnea nga
Rumania në rolin e Marcellos, etj.
Nën dirizhimin e mjeshtrit të ardhur nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës Cristopher Franklin, skenografi të Lele
Luzzatit, kostumografi të Santuzza Callit, opera erdhi në
skenën shqiptare nga regjisorja italiane Ariana Salzano, një
rivënie e regjisorit të njohur në botë, italianit Filippo
Crivelli.
Historia e njohur e kësaj opera risolli edhe njëherë
dashurinë me shikim të parë midis Marçelos dhe Mimisë
që më vonë shndërrohet në një dramë të dhimbshme, pasi Mimi
zbulon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Jeta djaloshare e
katër bohemëve, ndërpritet nga hyrja e beftë e Muzetës që sjell
Miminë në gjendje shumë të rëndë. As dashuria e Marçelos dhe as
sakrificat e Muzetës, Kolinit, nuk arrijnë ta mbajnë Miminë në
jetë.
Opera "La Boheme", e shkruar në vitin 1896, me libret të
Giuseppe Giacosas dhe Luigi Illicas, që i takon rrymës së
verizmit (të vërtetës), mbetet një nga operat më të suksesshme
dhe nga më populloret, dhe vazhdon të luhet në të gjithe teatrot
prestigjozë të operas në botë.
Për herë të parë është në vënë në skenën e Teatrit të
Operas në Tiranë në Maj të vitit 1963 me dirigjent M.Krantja dhe
regji të J.Trujas, ku në rolet kryesore kanë interpretuar Gaqo
Çako, Avni Mula, Nina Mula etj. Ajo është rivënë edhe tri herë të
tjera në skenën e Teatrit të Operas, përkatësisht në vitet 1971,
1985, 2002.
Për publikun shqiptar kjo opera do të shfaqet dhe në datat
2, 4 dhe 5 Tetor të këtij sezoni artistik.




02/10/2003




Alma Mile

Opera “La Bohemë”, ka çelur mbrëmjen e së mërkurës, festimet për 50-vjetorin e krijimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nën interpretimin e artistëve nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe drejtimin italian, opera, është mirëpritur nga publiku. Skenografia dhe kostumet e ardhura nga Roma, kanë qenë një tjetër garanci suksesi


"Ajo është e mrekullueshme, edhe ai nuk është aspak keq, por nuk e di nëse orkestra do të mundet të realizojë ashtu si duhet momentin e fundit”,- i thoshte italiania partnerit përkrah, gjatë pushimit mes aktit të parë dhe të dytë. Por kur orkestra e drejtuar nga amerikani Kristofer Frenklin, arriti pikën kulmore, ndërsa shoqëronte klithmën e pashpresë të Rudolfos: “Mimiiiiiii”, ajo u shkreh në lotë. Në të vërtetë, mbrëmjen e shfaqjes së premierës së operës “La Bohemë”, ishin të shumtë ata spektatorë që u përlotën, ndonëse nuk ishte hera e parë që e shihnin veprën e Puçinit. Megjithëse prej kohësh dihej që kjo shfaqje do të realizohej me pjesëmarrjen e artistëve me emër nga vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe me një drejtim dhe organizim “made in Italy”, deri në momentin e ngritjes së perdeve, askush nuk ishte i sigurt se si do të vinte për publikun kjo “Bohemë” ndërkombëtare. Por në skenë nuk mund të dalloje më bullgarë, shqiptarë, italianë, apo rumunë, të gjithë ishin bohemët e një lagjeje të varfër pariziane. Duket se drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, e ka ndier që më parë suksesin dhe jo më kot hapi sezonin e festimeve për 50-vjetorin e krijimit të TOB-it, pikërisht me këtë shfaqje. Ndoshta nuk e kishte pritur që publiku i zgjedhur i natës së premierës, në fund të shfaqjes, do t’i duartrokiste artistët më tepër se gjysmë ore, megjithatë Ciko është shprehur tepër i përmbajtur, duke thënë se e priste suksesin, pasi artistët ishin të gjithë shumë të mirë dhe nga ana organizative u realizua nga specialistë të njërit prej teatrove më të mëdhenj, siç është ai i Romës. Natën e parë, në rolet dy të dashuruarve, Rudolfos dhe Mimisë, kanë interpretuar bullgari Kostandin Andrejev dhe sopranoja jonë, Mariana Leka, paraqitja e të cilëve ka qenë për t’u admiruar. Pas aktit të parë të shfaqjes, sopranoja Leka, për të cilën të gjithë spektatorët janë shprehur të mrekulluar, është shfaqur tepër e emocionuar. “Eshtë hera e dytë që interpretoj rolin e Mimisë në një periudhë jo shumë të gjatë kohe, megjithatë, shfaqja e sotme është krejt ndryshe. Ndoshta për shkak të partnerëve të huaj, ndoshta për shkak të kostumit klasik që kam veshur dhe që më bën të futem më tepër në brendinë e rolit tim…por mendoj se kësaj shfaqjeje, sot i kam dhënë gjithë shpirtin tim”, - është shprehur ajo. Në rolin e Shonarit, muzikantit bohem, ka luajtur bullgari Venzeslav Anastasov, në rolin e piktorit rumuni Sever Barnea, në rolin e filozofit të ngrysur, Kolinit, ka interpretuar Ministri i Kulturës në Sarajevë, basi Ivica Saric, ndërsa Muzeta koketë dhe tekanjoze, është luajtur nga italiania Rosella Bevaqua, e cila më tepër se për vokalin e saj, u shqua për një nivel të lartë interpretativ. Natën e dytë, publiku ka ndjekur të tjerë interpretues. Këtë herë protagonistët ishin sopranoja Etleva Golemi dhe maqedonasi Cvetan Stojanovski. Por suksesin e interpretimit dinjitoz të tenorëve dhe sopranove, ia shtoi dhe skenografia dhe kostumografia, të cilat mbajnë firmat e italianëve Lele Luzzati dhe Santuzza Calli. Të gjithë elementët skenografikë dhe kostumet, duke filluar që nga protagonistët, deri tek figurantët, kanë ardhur nga Roma dhe janë përdorur atje në muajin korrik, gjatë shfaqjes së operës “La Boheme”. Si skenografia, ashtu edhe kostumet, të cilat të krijonin idenë e rrobave të vjetëruara dhe të zbardhura nga përdorimi, sillnin më së miri atmosferën e një lagjeje të vjetër dhe të varfër, ku jetonin artistët bohemë me shumë ëndrra dhe pak para. Meritë në shfaqjen e suksesshme, kishte padyshim dhe regjisorja e re, Ariana Salzano, ndërkohë që një peshë kryesore në të, ka pasur padyshim dirigjenti Kristofer Frenklin, i cili drejtoi orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila në shumicën e saj përbëhet nga artistë fare të rinj. Pavarësisht se në ndonjë rast orkestra e mbyste zërin e këngëtarëve, kjo nuk e zbehu aspak natën premierë. Prej momentit të shkëndijave të para të dashurisë, nën dritën e zbehtë të qiririt, mes Rudolfos dhe Mimisë, në aktin e parë, deri në çastin e vdekjes së protagonistes, në aktin e katërt, shfaqja është ndjekur gjithë interes nga publiku, i cili do të kishte ndjekur pa u mërzitur edhe akte të tjerë, nëse do të kishte qenë e mundur.


shekulli
03/10/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 10-10-2003 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
NE KUJTIM TE THEMELUESIT TE TOB-IT

Eshte perkujtuar dje ne hollin e Teatrit te Operas dhe Baletit, nje nga themeluesit e ketij institucioni, skenografi, arkitekti, piktori dhe filatelisti, Shadan Toptani. Artisti i lindur ne Kostandinopoje te Turqise, qe pavaresisht nga kontributi qe dha ne jeten artistike shqiptare, provoi per shume vite edhe deminim ne burgjet shqiptare eshte nderuar dje nga artistet, miqte e koleget me nje diplome te vecante, dhene me rastin e 50 vjetorit te krijimit te TOB-it. Zhani Ciko, drejtori i ketij Teatri duke folur ne prani te miqve dhe personaliteteve te kultures, e cilesoi Toptanin nje artist qe ben pjese ne grupin e atyre artisteve qe kane bere historine e Teatrit te Operas. Per te eshte folur shume pak(, tha Ciko (edhe pse ai i perket brezit te pare te artisteve qe ishin te gatshem te qendronin dhe te punonin ne Shqiperi, pas Luftes II-te Boterore.( Ciko, ne shenje mirenjohje i dhuroi vajzes se skenografit Toptani, Najades, nje diplome ne 50 vjetorin e krijimit te Teatrit Kombetar te Operas, me motivacionin (nje prej themeluesve te Teatrit qe ka kontriubuar qe nga krijimi i ketij

institucioni(. Ndersa skenografi Agim Zajmi duke folur per vlerat e tij si krijues, e cilesoi Toptanin (si nje artistet qe hyn ne plejaden e artisteve realiste(.

* * *

Shadan Toptani lindi ne 25 Shtator te vitit 1903 ne

Kostandinopoje te Turqise ne familjen e patriotit Murat Toptani,

i internuar ne Anadoll nga Turqia per veprimtarine e tij

patriotike ne sherbim te Shqiperise. Ai u kthye ne atdhe ne

Shpalljen e Pvaresise me 1912. Shadani, ishte nipi i poetit te madh Naim Frasheri (nga e ema). Bashkepunimi i tij me regjisoret e operave filloi pas Clirimit, ku numerohen realizimet e tij skenografike si; (Kujdesi i kote( i Hertelit ne 1957 apo dekoret e operave (Kavalieria Rustikana(, (Berberi i Seviljes(, (Don Paskuale(, (Pranvera(, (Palacot(, (Peshkataret e perlave(, (Borebardha(, si dhe dekoret e baleteve (Romeo dhe Zhuljeta(, (Zhurale(, (Fadeta( dhe (Laurencia(. Ne krijimtarine e tij dallohet dhe puna ne arkitekture ku ai punoi per realizimin e disa projekteve ne ndertimin e shtepive te kultures ne qytete te ndryshme te vendit si; ne Permet, Pogradec, Shkoder, Peshkopi, Tirane, Bajram Curri. Por, artisti Toptani provoi dhe diskriminimin e regjimit komunist. Ishte viti 1947 kuar ai u arrestua nga ky regjim dhe u denua per pese vjet si nje intelektual me origjine bejleresh, denim prej te cilit ai vuajti vetem 18 muaj. Pas lirimit nga burgu ai filloi pune si projektues pullash dhe realizoi 15 edicione pullash postare me 31 vizatime me te cilat, mori pjese ne ekspozita filatelie jashte shtetit. Ashtu si Hysen Devolli edhe Shaban Toptani eshte nje nga skenografet me prodhimtare te Teatrit te Operas. Para se te fillonte pune ne kete institucion, Toptani beri zbukurimi e faqeve te sallave, bazorelieveve dhe dekoroacioneve te ndryshme te Kinostudios (Shqiperia e Re(, dekoret e filmit (Skenderbeu(, etj.



KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 10-10-2003 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
mbi Tonin Harapin

MAGJIA E MUZIKES SE HARAPIT

NGA Tonin Cobani

Admirim

Kur degjon romancat e kompozitorit Tonin Harapi, koralet e tij te operas (Zgjimi), suitat orkestrale me motive te kengeve qytetare shkodrane, (Koncertin per piano e orkester) e deri te kenga (Te dua, o det), eshte e pamundur te mos e ndiesh veten ne nje bote tingujsh, prej te ciles nuk mund te ndahesh me lehtesi. Eshte magjia e muzikes qe ka krijuar Tonin Harapi, e cila te pushton me lirizmin e saj, me forcen emocionale te shprehjes e deri te nje tensionim i brishte e kaq delikat, sa te duket sikur nga casti ne cast dicka po kris pa britma diku brenda apo perreth teje. Prandaj kam dashur ta njoh kete kompozitor, te di shume me teper per te, ashtu sic mesonim ne shkolle per kompozitoret e medhenj. Dhe me dukej cudi sesi mesuesit e mi te muzikes ne Shkoder (Hile Shahini dhe Leonard Deda) e kishin pasur shok dhe se bashku me te kishin mesuar muzike. Ata e admironin Tonin Harapin. Keshtu qe, kur m'u dha rasti te bisedoja nje cope here te mire me te, nuk mund te them se e shuajta kureshtjen per te mesuar dic me teper, vecse e admirova nga afer, sepse, ashtu si ne muzike e vet, ishte tejet i kendshem edhe gjate nje bisede te rastesishme me nje amator te muzikes, sic isha une.

E bera kete hyrje te gjate per te treguar se me c'kureshtje e kam pritur monografine (Tonin Harapi), te muzikologut te njohur Spiro Ll. Kalemi (Enti Botues Poligrafik Gjergj Fishta 2003, 272 faqe, cmimi 500 leke), promovimi i te ciles u be para pak ditesh ne hollin e TOB-it, ku folen pervec drejtorit Zhani Ciko edhe e shoqja e Tonin Harapit, Zina, kompozitori Aleksander Lalo, aktorja Roza Xhuxha (Anagnisti), studiuesi Ferdinant Leka, botuesi Frano Kulli, autori i librit etj..


Jeta dhe njeriu

Monografia e Spiro Kalemit eshte jeteshkrimi i Tonin Harapit, strukturuar ne formen klasike te veprave te tilla: epoka, jeta, vepra. Me teper se dy te tretat e librit i ze kapitulli (Jeta dhe njeriu), ndersa pjesen tjeter kapitujt: (Kompozitori), (Pedagogu), (Kritiku dhe publicisti), (Katalogu i veprave te Tonin Harapit), (Bibliografia e shkrimeve te kompozitorit dhe i shkrimeve mbi te). Kjo strukture justifikon edhe synimin e autorit per te paraqitur me teper personalitetin e gjithanshem te kompozitorit Tonin Harapi, sesa vecorite e krijimtarise se tij sipas zhanreve muzikore apo permes veprave me te spikatura. Dhe per te realizuar kete qellim autori ka zgjidhur drejt marredheniet e kompozitorit me mikro dhe makromjedisin qe e ka rrethuar gjate gjithe jetes se tij, jete e mbushur me krijimtari tingujsh muzikore, e ngjeshur me emocione te fuqishme artistike. Ne kete kendveshtrim Spiro Kalemi le te kuptohet se arti dhe, vecanerisht, muzika per Tonin Harapin ka qene nje alter mikro dhe makromjedis. Perse keshtu?!


Tonin Harapi lindi me 1926 (u nda nga jeta me 1992) ne nje familje me tradita kulturore (prinderit te diplomuar ne gjimnazin italian: e ema, Bernardina Marubi, luante edhe ne violine, ndersa i ati, Leci, ishte i apasionuar pas folkorit) dhe patriotike (Zef Harapi, xhaxhai i Toninit, ishte nje nder figurat e permendura ne Luften per Pavaresi Kombetare dhe deshmor, ndersa Kel Marubi, gjyshi i tij nga e ema, e kishte kthyer studion e fotografise ne qender veprimtarish patriotike ne shkalle kombetare).

Femijerine dhe vitet e para te rinise i kaloi ne nje mjedis traditash muzikore, sic ishte qyteti i Shkodres me muzikante te tille si Paloke Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenke Jakova etj. Keta te fundit ishin edhe mesuesit e tij te muzikes dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshem gjate kohes qe studionte ne Seminarin Papnor te jezuiteve ne Shkoder. Por, meqenese pas Luftes se Dyte Boterore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh te ushtrohej ne pianon e tij si autodidakt deri ne vitin 1947 kur rifilloi studimet ne Liceun Artistik te Tirane me pedagoge te tjere te njohur te asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj. Si autodidakt do te vazhdoje te studioje e te krijoje edhe ne Shkoder e Gjirokaster (gjate sherbimit ushtarak) derisa te lejohet me ne fund te shkonte per studime te larta ne Konservatorin (Cajkovski) te Moskes (1959) ku mundi te qendronte vetem per dy vjete.


Mallkimi biografik

Eshte pikerisht fakti qe ai kishte qene dikur seminarist ne Shkoder (shkollat qe kishte drejtuar kleri katolike ne Shkoder ishin etiketuar pa perjashtim cerdhe reaksioni), mallkimi qe do ta ndiqte kompozitorin gjate gjithe jetes se tij, prandaj ai do te mbyllej ne krijimtarin e vet muzikore qe do t'i sherbente si keshtjelle per t'u mbrojtur prej valeve egra te luftes klasore, por edhe si nje alter mikro e makromjedis, ne te cilin do te prehej i lumturuar dhe do te realizohej duke e komunikuar imazhin tingellor te lumturise se vet me te tjeret, me miq e me shoke, me studente e kolege, me dashamires te muzikes dhe mbare shoqerine shiptare te kohes se tij. Sepse artisti i vertete e ka te domosdoshme komunikimin. Dhe, pikerisht, sepse nuk donte te humbiste kete komunikim, Tonin Harapi ne krijimet e tij me te mira eshte realizur persosmerisht ne forme, cfare ka qene kushtezuar aq teper dhe per shkak te "mallkimit" te tij biografik. Kerkimet ne forme e afruan Tonin Harapin me poezine tone me te organizuar formalisht, si me vargjet e Ndre Mjedes, Lasgush Poradecit, Asdrenit, Kadarese, Agollit etj; e bene te gjurmoje vazhdimisht motivet muzikore te tradites dhe te jete gjithmone i vemendshem ndaj zhvillimeve te muzikes bashkekohore. Jo i entuziasmuar nga mesuesi dhe me vone kolegu e miku, autori i monograsise, Spiro Kalemi, e cileson krijimtarine e Tonin Harapit thellesisht kombetare, (te ndier dhe elegante), (me melodi te rrjedhshme, me nje shtrim e zhvillim logjik), prej te ciles perftohet (ajo ndjenje e ngrohte lirike qe buron nga gjeresia e thellesia e shpirt te tij). Megjithketo cilesime te merituara e te tjera, qe deshmojne magjine e muzikes se Tonin Harapit ne 40 vjet krijimtari, konkludon autori i monografise, ai shume vone u vleresua me titullin Artist i merituar dhe vetem pas vdekjes me titullin Artist i Popullit.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 14-10-2003 nė 10:15 Edit Post Reply With Quote
Baleti shqiptar "Halili dhe Hajria" ne skenen e TOB-it

Rivënia e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” kthen në skenë koreografin Llaqi Nako, i cili ka interpretuar për 10 vjet rresht rolin e Halilit

Llaqi Nako: Si u rrita me Halilin


Alma Mile

Kur ka interpretuar për herë të parë në atë vepër, ishte vetëm një adoleshent 15-16 vjeçar, ndërsa tani thinjat i kanë mbuluar flokët. Kanë kaluar plot 40 vjet që atëherë, megjithatë mes interpretuesve të baletit “Halili dhe Hajria”, i cili do të rivihet sërish në skenë, me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit, figuron sërish emri i koreografit Llaqi Nako. Eshtë e vërtetë që nuk do të jetë në rolin e Halilit, megjithatë emocionet janë të mëdha. “Eshtë diçka e jashtëzakonshme që ky 50-vjetor po na ribashkon, po na rikthen edhe një herë në skenë. Kuptohet që nuk janë më mundësitë e dikurshme, pasi ky art është shumë specifik, ka të bëjë me moshën, rininë, botën shpirtërore, fizike, etj. Mëgjithatë, pavarësisht moshës, forca shpirtërore nuk ka rënë, kurse fizikja kuptohet, nuk është më ajo e dikurshmja. Prandaj nuk rikthehemi dot më në rolet që kemi interpretuar atëherë”, - thotë Llaqi Nako, duke shpjeguar se për më shumë se 10 vjet rresht, ka interpretuar figurën e Halilit, derisa stafetën ia lëshoi balerinit Ilir Kerni. Tani rikthehet në një rol, që më shumë është aktorial sesa koreografik, në atë të Sulejman Pashës. Kur ka interpretuar për herë të parë rolin e Halilit, adoleshenti i dikurshëm, ishte bërë një balerin i pjekur profesionalisht. “Isha rreth 30 vjeç atëherë, kur Xhemil Simixhiu, që interpretonte Halilin dhe kishte krijuar një imazh gati-gati legjendar, sëmuret dhe duhej një zëvendësues. Më dukej e pamundur që të mund të krahasohesha me të, megjithatë unë punova në heshtje për këtë rol dhe kur u paraqita në një provë, interpretimi u prit shumë mirë dhe ai rol do të ishte i imi për një kohë të gjatë”, -tregon Nako. “Rikthimi në këtë skenë i shumë artistëve që tashmë punojnë jashtë vendit, si Ilir Kerni, apo edhe të tjerëve, do të përbëjë, një tjetër të veçantë të kësaj vepre. Megjithatë, të ringresh një vepër si “Halili e Hajria”, nuk e teproj nëse them se është njësoj si të ngresh një mal. E them këtë, sepse balerinët që do të marrin pjesë në të, janë në përgjithësi balerinë të rinj, të ardhur nga shkolla e baletit që nuk e njohin arkitekturën e kësaj vepre”, - thotë Nako, duke shtuar se në këtë mes vlen të vihet në dukje puna e jashtëzakonshme, e mjeshtrit Agron Alia, i cili me forcën shpirtërore, me vullnet e përkushtim të jashtëzakonshëm ka mundur që ta rikonstruktojë nga e para këtë vepër 40-vjeçare. “Unë them që do të jetë një vepër që do ta përligjë shumë përvjetorin, madje duke e parë atë njeriu mediton, kthehet prapa në kohë. Në ato vite të diktaturës janë ngritur një sërë veprash kombëtare shqiptare dhe do të ishte me të vërtetë shumë mirë, sikur të gjendej mundësia për të zgjedhur mes tyre që brezi i ri të dinte se këtu ka një bazë. Eshtë një fond kulture që ka të bëjë me vlera kombëtare të artit koreografik shqiptar. Le të ngelen në muze që edhe shkollat të dinë që këtu ka një traditë, e mbështetur në atë folklorike kombëtare”, - vazhdon koreografi, duke shpjeguar se të gjitha veprat koreografike që janë bërë në ato kohë, leksikun koreografik e kanë marrë nga arti burimor popullor. Tashmë në rolin e koreografit dhe mësuesit të më të vegjëlve, Nako, duket se ka mall, për vitet kur interpretonte në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, por jo vetëm aty. Me rolin e Halilit, ai ka kërcyer edhe në skena të huaja, si në Greqi, Itali, etj, prej nga ruan kujtime të mrekullueshme. “Të gjithë çuditeshin që në Shqipëri, ekzistonte një trupë baleti, artistë që mund të vinin në skenë vepra të tilla”. Por më të pashlyeshmet për të do të mbeten kujtimet e para, kur ishte ende fëmijë dhe po hidhte hapat e parë në botën e madhe të artit. “Kemi qenë nxënës në shkollën koreografike shqiptare në vitet ’60, kur filloi të ngrihet kjo vepër me profesor Panajot Kanaçin. Kemi qenë pothuajse fëmijë, 15-16 vjeç. Kemi filluar me vallet e trupës ku ne kemi përbërë kuzhinën, lëndën e parë. Nëpërmjet trupit tonë kanë kaluar të gjitha lëvizjet që jepte koreografi, në atë kohë. E filluam me vallet, pastaj me një rol të dytë, episodik, deri sa arritëm të bëjmë rolet e para, si Halili. Eshtë një vepër tek e cila ne nuk njohim vetëm rolet që kemi bërë, por në përgjithësi, që nga vallet apo skenat masive. Vepra u formua bashkë me ne dhe ne u rritëm bashkë me veprën. Ka qenë një periudhë gati 10-vjeçare që kam qëndruar në këtë rol, pastaj ia dorëzova stafetën Ilir Kernit, e më pas Esdalin Goranit”, - tregon Nako, i cili e kishte pritur me shumë dëshirë ftesën e bërë nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, në kuadrin e projektit të madh “Kthim në shtëpinë e Operës”. Një rikthim, jo vetëm për shkak të nostalgjisë që ndien për vitet e dikurshme, por edhe sepse ndien se ka shumë ç’ti mësojë brezit të ri të balerinëve.


“Halili dhe Hajria”, 250 herë në skenë

Për herë të parë në skenën e baletit shqiptar, po vendosej një vepër tërësisht shqiptare. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Interpretusit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Ludmill Çakalli, etj. Më 12.12.1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka patur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi. Me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por edhe të 40-vjetorit të krijimit të kësaj vepre, këtë vit, do të rivihet në skenë “Halili dhe Hajrija”. Ndër interpretuesit kryesorë përmenden emrat e Ilir Kernit, Ezdalin Goranit, Gerdi Vasos, Enada Hoxhës, Dion Gjinikës, etj. Ndër emrat e lakuar janë edhe ata të Ambeta Toromanit, apo të Ilir Shaqirit, megjithatë pjesëmarrja e tyre në këtë shfaqje, ende nuk është konfirmuar.

Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 7-11-2003 nė 11:47 Edit Post Reply With Quote
Opera, kthim pas vitesh nė Shkodėr

Anila Dushi

Skena e teatrit “Migjeni” në Shkodër pret nesër në mbrëmje 2 opera të shkurtra italiane: “Shkalla e Mëndafshtë” e Rosinit dhe opera bashkëkohore “Telefoni” e Menotit. Prezantimi i tyre bëhet i mundur nga konsullata italiane në Shkodër, Instituti Italian i Kulturës, programi “Pasarp” i UNOPS-it. Operat janë një bashkëpunim i artistëve italianë dhe shqiptarë ku regjisor është Nikolin Gurakuqi, dirigjente Silvia Cezarin Rizzolo, soprano Artemisa Pepa, tenor Filippo Lumi etj. Ekzekutimi për herë të parë para publikut shkodran i operave italiane pikërisht në Shkodër ku lindi dhe opera e parë shqiptare pjesëmarrja e artistëve italianë dhe shqiptarë kryesisht shkodranë janë parë nga organizatorët si një përpjekje për rizbulimin dhe kthimin e traditës artistike në këtë qytet. Instituti Italian i Kulturës, përmes stinës koncertore Allegreto Albania ka qënë i pranishëm dhe me aktivitete të tjera në Shkodër. Rishfaqja e operave në Shkodër pritet me interes pasi artdashësit shkodranë kanë rreth 20 vjet që nuk e kanë patur këtë mundësi. Më 1984 në teatrin “Migjeni” u shfaqën në 2 ditë operat “Toka jonë” dhe “Traviata” nga Teatri i Operas dhe Baletit.



07/11/2003
Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-11-2003 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
La Traviata ne TOB

"LA TRAVIATA" NEN KUJDESIN E LA SCALAS

Alida Cenaj

Nuk do te ece sipas parashikimeve premiera e radhes ne skenen e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit ne Tirane. Kryevepra e trilogjise verdiane, "La Traviata", do te vihet ne skenen shqiptare me datat, 16, 18, 19, dhe 21 nentor, por pa interpretimin e sopranos se famshme shqiptare, Inva Mula. Edhe pse, pak muaj me pare, ne kohen e prezantimit te sezonit te ri artistik te TOB-it, Mula premtoi se do te rikthehej me kenaqesi ne skenen shqiptare per te interpretuar edhe nje here debutimin e saj te pare, debutim qe e realizoi me sukses, atehere kur ishte vetem 22 vjec, axhenda e ngjeshur duket se nuk e lejoi artisten e famshme qe te vihej serish ne rolin e Violetes. Por, megjithe pranine e munguar "La Traviata" e Verdit do te vazhdoje te shfaqet ne skenen shqiptare me te tjere artiste te njohur te TOB-it, por edhe emra te medhenj te muzikes klasike ne bote. Krahas artisteve qe kane mbajtur gjalle dhe e kane realizuar operan ne skenen tone me mjeshteri, si sopranoja Mariana Leka, Etleva Golemi etj, per te sjelle atmosferen e kryevepres se Verdit do te vije ne Shqiperi edhe Maestro, Giuseppe Finzi, nje nga mjeshterit e rinj te stafit drejtues te Maestro Riccardo Mutti, i cili do te vije enkas nga teatri prestigjoz milanez per te nisur nje bashkepunim te ri me artistet shqiptare.


Nen kujdesin e La Scalas

Kryevepra e Verdit eshte zgjedhur enkas per skenen shqiptare ne kuader te festimeve te TOB-it per Pervjetorin e Arte te tij. Violeta shqiptare do te interpretohet ne kete shfaqje nga Mariana Leka dhe Etleva Golemi, nderkohe qe perkrah tyre do te vihen edhe emra te medhenj te skenes boterore te angazhuar me teatrin e madh "La Scala". Keshtu, pervec dirigjentit Giuseppe Fizni, Tiranen do ta vizitojne gjate diteve te "Traviates" edhe Cesare Catani. Ai do te vihet ne rolin e Alfredo Germontit dhe Piero Terranova, i cili do te interpretoje rolin e Giorgio Germontit. "Traviata" do te vije nen regjine e Nikolin Gurakuqit, me skenografi te Taulant Pustines dhe me kostumografi te Hysen Devollit. Si gjithnje ne krye te artisteve do te jete koreografi i mirenjohur shqiptar, Agron Aliaj. Nder personazhet e tjere qe do te interpretojne dallohen edhe Vikena Kamenica, e cila do te interpretoje perkrah Enkelejda Zepishtes rolin e Flora Beroix, Artemisa Repa, Valentina Hasani, Silvana Balla, Irida Pojani, Erlind Zeraliu, Rudin Sata, Sidrit Bejleri, Orget Islami, Pandush Koka, Edvin Kastrati, Anvi Shehu etj. Per here te pare "La Traviata" do te vije ne skenen shqiptare si produksion integral.


Historia

"Traviata" i zhvillon ngjarjet ne Francen e shekullit XVIII. Verdi jetoi e krijoi ne kohen kur idete e revolucionit borgjez francez qene perhapur ne tere Evropen, duke i dhene veprave te tij nje fryme patriotike te theksuar. Vete Verdi do te shprehej kur krijoi Traviaten, me 1853, se temat patriotike do te mbeteshin per te burim frymezimi. I cilesuar si "perfaqesuesi me i madh italian i artit te drames per muzike", Verdi do te besonte me pasion tek ideja e operas si drame, ndersa e shihte veten si personazh dominues i operas.

Nderkohe per here te pare opera "La Traviata" eshte vene ne skenen e TOB-it, me 3 dhjetor 1956, me dirigjent Mustafa Krajtjan dhe piktor Hysen Devolli, i cili eshte edhe kostumografi i operas qe do te vihet ne skene se shpejti. Ne rolet kryesore kane interpretuar Marie Kraja, Maliq Herri dhe Kristaq Antoniu. Kjo premiere eshte realizuar me sukses dhe ka qendruar ne repertorin e TOB-it mbi 15 vjet, duke u rishfaqur mbi 100 here. Me pas kane interpretuar edhe Nina e Avni Mula, Gaqo Cako etj. "La Traviata u rivu ne skene ne maj te vitit 1972, me regjisor Mihallaq Luarasi dhe dirigjent Fiqiri Kraja. Kjo shfaqje nuk pati jete te gjate (edhe pse ishte nje nga kryeveprat e realizimeve skenike ne TOB) sepse u godit ashper nga Pleniumi i 4-t i KQP te Republikes se Shqiperise. Pas nje periudhe relativisht prej 11 vjetesh, "La Traviata" u rivu ne skene, ne vitin 1983, me dirigjent Ermir Kantjan e regjisor Dhimiter Pecani. Ne te interpretuan Edit Mihali, Gaqo Cako, Ramiz Kovaci etj. Ky edicion qendroi me sukses per vite me radhe ne skene duke numeruar mbi 50 shfaqje deri ne vitet '90. Opera "Traviata" eshte realizuar me shume sukses jo vetem ne Shqiperi por edhe ne turne te zhvilluara ne Itali, Greqi etj.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 30-3-2004 nė 11:10 Edit Post Reply With Quote
Shuhet pianistja 89-vjeēare, Valeria Drenova

A.Mile


Eshtë shuar në moshën 89-vjeçare, pianistja Valeria Drenova, një nga koncertmaestrot më të njohura të Teatrit të Operës dhe Baletit. Valeria Luixhi Drenova ka lindur në Itali në vitin 1914. Ka studiuar për 10 vjetë në Konservatorin “A Boito” në Parma me pedagogë të njohur si Rio Nardi, Nino Rossi, etj. Gjatë viteve 1937-1940, ajo punon si pedagoge pranë Institutit Femëror “Fraskani Signorini” në Firence, ndërsa gjatë viteve të para të ardhjes në Shqipëri në Institutin Femëror “Nëna Mbretneshë”. Për vite me radhë ka punuar pranë Radio Tiranës dhe në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Me krijimin e Filarmonisë së Shtetit, ajo do të jetë një nga pianistet kryesore të saj. Po kështu edhe pas themelimit të Teatrit të Operës dhe Baletit, madje ajo ka punuar edhe 10 vjet të tjera, pas daljes në pension. Gjatë viteve që ajo ka punuar pranë TOB, në duart e saj kanë kaluar vepra të tilla, si “Rusallka”, “Mrika”, “Traviata”, “Berberi i Seviljes”, “Baterfly”, etj. Për merita të veçanta në fushën e muzikës, ajo mban titullin e lartë “Naim Frashëri”.



shekulli
30/03/2004





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5542309 sekonda, 35 pyetje