Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NĖ SHBA
Tali

Postuar mė 25-9-2003 nė 18:51 Edit Post Reply With Quote
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NĖ SHBA

Wesley Clark hyn në garën presidenciale



Gara për Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara po bëhet edhe më interesante me vendimin e demokratit të dhjetë për të konkurruar. Kandidati i ri është Wesley Clark, i cili shpalli kandidaturën në Little Rock të shtetit Arkansas. Por, sa shanse ka gjenerali në pension mes kandidatëve të tjerë, që kanë kohë që kanë filluar fushatën?


Përkrahësit e Wesley Clarkut thonë se ai do të ishte një president i mrekullueshëm dhe shumë democrat dhe një kandidat më i fortë kundër Presidentit Bush në zgjedhje.


Duke filluar që me shpalljen e kandidaturës, gjenerali Clark shpreson që të jetë një kandidat ndryshe. Ai nuk ka bërë ende fushatë, nuk ka mbledhur para nga përkrahësit për këtë fushatë dhe nuk ka përvojën politike që kanë kandidatët e tjerë dhe që zakonisht përcakton se kush do të emërohet si kandidat i një partie.


Shumë gjeneralë kanë qenë presidentë më parë, por siç u shpreh një analist, Wesley Clark nuk është George Washington dhe nuk është shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara.


Wesley Clark e ka kundërshtuar luftën në Irak dhe është shprehur hapur për çështje të tjera ushtarake dhe të politikës së jashtme. “Mendoj se ky vend po kalon momente mjaft të vështira, si brenda dhe jashtë kufijve dhe mendoj se ka nevojë për një udhëheqje të fortë dhe largpamëse që ta çojë përpara dhe kjo më bëri që të marr këtë vendim”, tha ai.


Megjithëse qëndrimet e tij në politikën e brendshme janë ende një mister për shumë votues, në një fushatë “jozyrtare” përmes intervistave në stacione televizive, gjenerali në pension foli për ekonominë dhe çështje të tjera shoqërore. “Kemi humbur 2.7 milionë vende pune këto dy vjet e gjysmë. Duhet të hapim vende të reja pune. Duhet të hapim 125 mijë vende pune në muaj”, tha ai, ndërsa u shpreh se i njeh mirë problemet e sistemit shëndetësor, sigurimet shoqërore dhe të tjera që mund të jenë çështjet që tërheqin votuesit.


Ja ç’thotë për të Stuart Rothenberg, analist politik: “Ai di të flasë shumë mirë, është karizmatik. Por, në fund të fundit ajo që ka rëndësi, është a do të jetë kandidat i mirë?”, tha ai.


Shumë njerëz mendojnë se me përvojën e tij në çështje ushtarake dhe ndërkombëtare, gjenerali do të ishte një kundërshtar i fortë për Presidentin Bush. Si ushtarak, Wesley Clark ka edhe një të veçantë tjetër. Në Shtetet e Bashkuara, zakonisht ushtarakët e karrierës nëse hyjnë në politikë, hyjnë në emër të Partisë Republikane, ndërsa ish-gjenerali është rreshtuar me demokratët.


Zoti Clark ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Akademinë prestigjioze Ushtarake, West Point në Shtetet e Bashkuara. Ka diploma pasuniversitare në filozofi, politikë dhe ekonomi. Ai është i martuar dhe ka një djalë.


Për publikun shqiptar, sigurisht që Wesley Clark është shumë i njohur dhe i respektuar për rolin e tij si personi që udhëhoqi fushatën e goditjeve ajrore në krye të NATO-s në vitin 1999 në Kosovë.

Tali ka atashuar kėtė imazh:






Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 27-9-2003 nė 07:28 Edit Post Reply With Quote
Wesly Clark ne sfiden e pare

Debati mes kandidateve demokrate, prova e pare per gjeneralin Clark



Ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark, doli të enjten për herë të parë në një debat presidencial, së bashku me 9 kandidatët e tjerë demokratë. Zoti Clark e kritikoi ashpër Presidentin Bush për një politikë të pakujdesshme në uljen e taksave dhe luftën në Irak.
Analistët e konsideruan debatin si provën e parë të vërtetë për gjeneralin në pension, për të cilin hyrja në garën presidenciale këtë muaj, ishte edhe hyrja e tij për herë të parë në politikë.

Vetëm nëntë ditë pasi shpalli kandidaturën si demokrat, gjenerali në pension, Wesely Clark, gjatë debatit me kandidatët e tjerë në debatin televiziv, i përqendroi kritikat tek presidenti Bush:

“Ne zgjodhëm një president për të cilin mendonim që ishte një konservator i dhimbsur. Por në fakt nuk pamë as konservatorizëm, as dhimbsuri. Ne pamë një njeri që i shkurtoi taksat fare pa kujdes, që na çoi në luftë në Irak pa e vrarë mendjen”.

Gjenerali Clark që para disa ditësh u kritikua nga rivalët John Kerry dhe Howard Dean pasi kishte votuar pro republikanëve Ronald Reagan dhe Richard Nixon, i qëndroi besnik qëndrimit të tij. “Unë jam pro së drejtës së gruas për të zgjedhur abortin, pro favorizimit të pakicave, pro mjedisit, pro shëndetit. Unë besoj se Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me aleatët dhe të jenë lojtarë të mirë në komunitetin ndërkombëtar. Ne duhet ta përdorim forcën vetëm si zgjidhje të fundit. Prandaj jam krenar që jam demokrat”, tha ai.

Debati i tretë demokrat brenda këtij muaji ishte i pari ku gjenerali në pension Clark u paraqit para gjithë vendit, që hyri në garë javën e kaluar i shoqëruar nga një publicitet i madh mediash, por me shpejtësi u ngjit në krye të listës në sondazhet e fundit kombëtare, megjithëse qëndrimet e tij për ekonominë dhe çështje të brendshme janë ende pothuajse të panjohura. Karriera ushtarake e zotit Clark u konsiderua si avantazh që do të bënte që ai ta sfidonte drejtpërdrejt Presidentin Bush në fushën e sigurisë kombëtare. Ndërsa në debat dolën në pah mosmarrëveshje të thella mes kandidatëve përsa u takon taksave dhe tregëtisë, ish-komandanti i NATO-s kërkoi falje disa herë që nuk kishte përgatitur një plan të plotë për këto çështje. Megjithatë zoti Clark qe në gjendje të përgjigjej për disa prej tyre. “Për tetë ditë unë kam bërë një plan më të mirë për hapjen e vendeve të punës, sesa Presidenti Bush në tre vjet në këtë vend. Dhe do të funksionojë, është një plan i mirë dhe ne duhet të përqendrohemi në krijimin e vendeve të punës”, tha ai.

Kritikat ndaj presidentit Bush dhe administratës së tij ishin e vetmja gjë e përbashkët mes kandidatëve dhe sulmet më të ashpra u drejtuan kundër tij.

“Ka një mungesë besimi në ekonominë amerikane, dhe pjesërisht kjo ndodh nga kultura e grykësisë dhe papërgjegjshmërisë dhe fakeqësisht në krye qëndron Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai po e fut qeverinë tonë në një borxh të tmerrshëm. Administrata e tij u ka bërë favoreve, disa kontratabe të posaçme”, tha Senatori Joseph Lieberman duke iu referuar skandaleve në botën e biznesit.

Debati që ishte organizuar për t’u përqendruar kryesisht tek çështjet ekonomike u mbajt në Manhattenin e poshtëm, pranë distriktit financiar dhe vendit ku ishin më parë Kullat Binjake.//






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 20-1-2004 nė 19:41 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhje presidenciale në SHBA


Zgjedhjet amerikane gjithmonë kanë qenë të rëndësishme dhe me plot të drejtë. Në to zgjidhet njeriu më i fuqishëm i vendit. Këto zgjedhje do të jenë njëfarë referendumi për Bushin dhe politikën e tij në tentimin që ta fitojë mandatin e dytë


Zgjedhjet amerikane gjithmonë kanë qenë të rëndësishme dhe me plot të drejtë. Në to zgjidhet njeriu më i fuqishëm i vendit. Këto zgjedhje do të jenë njëfarë referendumi për Bushin dhe politikën e tij në tentimin që ta fitojë mandatin e dytë, por ato janë veçanërisht të rëndësishme për ata që nuk pajtohen me administratën e Bushit. Në skenën e brendshme zgjedhjet janë rasti i fundit për demokratët që t`i pengojnë republikanët në ndryshimin e vendit, përderisa për partnerët e jashtëm kryetari demokrat do të thotë partner më kolegial dhe më ekipor.


Bushi doemos duhet të dëshmojë se politika e tij ndaj Irakut jep rezultate, dhe se nuk është detyrë aq e vështirë siç fitohet përshtypje. Anketimi i mendimit publik tregon se amerikanët janë të gatshëm që të pranojnë viktima në ndonjë vend të largët, përderisa mund të shikojnë ndonjë formë të fitores në fund të gjithë asaj.


Sfidë shumë e madhe për kryetarin në zgjedhjet me siguri do të jetë ekonomia dhe fakti që gjatë mandatit të tij të parë mbi 2.5 milionë amerikanë mbetën pa punë, ndërsa pritjet nga raporti i fundit për rritjen e punësimeve nuk u realizuan. Po ashtu, ai do të ketë detyrë edhe më të vështirë që t`ua shpjegojë amerikanëve arsyet për deficitin e madh buxhetor.


Nëse i shikojmë gjërat në këtë mënyrë, demokratët kanë gjasa të mira që të fitojnë në zgjedhjet, por kjo nuk do të jetë detyrë e lehtë. Në vitin 2004, Bushi del me mandat të pastër nga partia e tij dhe veç më dëshmoi se mund të grumbullojë një shumë të madhe të parave.


Vetëm në fushatën e vitit të kaluar Bushi grumbulloi 130 milionë dollarë, për 30 më tepër nga rekordi i tij i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. Në dallim nga ai, demokratët tani kanë filluar një betejë të ashpër lidhur me atë se kush do të jetë i zgjedhuri i partisë. Në garë janë madje tetë kandidatë, ndërsa sipas hulumtimeve të mendimit publik, front-ranerë janë Hauard Din, ish-guvernator i shtetit Vermont, dhe gjenerali Uesli Klark.


Lidhur me paratë, Dini ka mbledhur më së shumti, por 40 milionë dollarët e tij, ndonëse deri tani më së shumti në kampin demokratik, janë larg nën mundësitë që i ka Bushi. Në pjesën e financave demokratëve u ndihmon miliarderi Xhorxh Soros i cili para do kohë deklaroi se këtë vit do t`ia kushtojë asaj që ta shikojë Bushin jashtë Shtëpisë së Bardhë.


"Jam i gatshëm që t`i vendosi paratë në atë që e flas", shprehet Sorosi, i cili prej vetë fillimit është kundërshtar i politikës së Bushit ndaj çështjes së Irakut. Sorosi, tani për tani nuk përkrahë asnjë kandidat demokrat, por shprehet se pikëpamjet e tij janë të afërta me ato të Hauard Dinit, Uesli Klarkut dhe Jon Kelit, senator i Masaçusetsit.


Sipas hulumtimeve të deritanishme të mendimit publik pjesa dërmuese e amerikanëve e aprovojnë politikën e Bushit dhe konsiderojnë se ai i posedon cilësitë e vërteta për kryetar, por gjysma dhe më shumë se gjysma e të anektuarve konsiderojnë se kryetari demokrat do të ishte më i mirë lidhur me çështjet e brendshme.


Republikanët e ruajnë epërsinë lidhur me çështjen e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare. Këto anketime bëjnë të ditur edhe në një gjë - 11 muaj para zgjedhjeve amerikanët nuk tregojnë interesim të madh për ta.


Një e treta e votuesve shprehen se do të presin për të parë se kush do të jetë kandidat i taborit demokrat që të vendosin se për kë do të votojnë. Pasqyra e këtillë e mendimit publik ndoshta do të fillojë të ndërrohet me fillimin e votimeve të para në Ajovë, javën e ardhshme, si dhe në Nju-Hempshir, nga fundi i muajit. Tani për tani, sipas shifrave, Bushi udhëheq sipas përqindjes së ithtarëve të cilët me siguri do të votojnë për të.


Jashtë frontit të brendshëm, çfarë do të thonë këto zgjedhje për Evropën? Për shumë evropianë mandati i dytë i Bushit do t`u duket ende më depresiv. Nga perspektiva e tyre, ai është "banor helmues i Teksasit" i cili e largoi Amerikën nga protokolli i Kjotos (dokument me të cilin shtetet duhet ta zvogëlojnë emisionin e gazeve të cilat e krijojnë efektin e kopshtit të qelqtë dhe kontribuojnë për ngrohjen globale), e quajti Ariel Sharonin "njeri të paqes", refuzoi ta pranojë Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte, dhe e okupoi Irakun pa përkrahjen e Kombeve të Bashkuara.


Por, këta evropiane doemos duhet t`i parashtrojnë pyetje vetëvetes, vallë kryetari demokrat do ta kishte ndryshuar situatën në mënyrë dramatike. Në numrin më të madh të rasteve alternativa demokratike e Bushit do të ofrojë ton më të butë, por jo edhe ndryshime esenciale.


Cilido që të fitojë ka gjasa që të vazhdojë të marrë vendime unilaterale për dy arsye: së pari, epërsia ushtarake amerikane ua lejon këtë; dhe së dyti, Amerika ende shikon në luftën kundër terrorizmit në mënyrë shumë më logjike sesa Evropa. Druajtjet prej sulmeve të reja terroriste në truallin amerikan mund të jenë të mjaftueshme që amerikanët të përcaktohen për Bushin.

LOBI





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 2-10-2004 nė 14:08 Edit Post Reply With Quote
KERRY FITOI DEBATIN E PARË KUNDREJT BUSHIT!


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, John Kerry, iu rikthyen fushatës presidenciale, pas debatit të së enjtes.
Në hapje të një takimi në Pensilvani, një nga shtetet që mund të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, Presidenti Bush la mënjanë fjalimet e tij standard të fushatës, duke i zëvendësuar me një analizë pas debatit.

Zoti Bush vazhdoi të sulmonte kundërshtarin e tij si të pavendosur, duke u thënë përkrahësve republikanë se Senatori Kerry vazhdon të ndryshojë qëndrim.

“Senatori Kerry nuk bëri tjetër veçse vazhdoi vargun e kontradiktave çorientuese. Pasi votoi në favor të luftës, pasi tha se vendimi im për të hequr Saddam Husseinin ishte i drejtë, tani thotë se gjithçka ishte një gabim. Por kur iu bë pyetja e arsyeshme ‘nëse kjo do të thoshte se trupat tona po vriteshin në emër të një gabimi?’, ai u përgjigj ‘Jo’. Nuk mund të jesh nga të dyja anët. Nuk mund të thuash edhe ishte gabim, edhe nuk ishte”.

Duke bërë fushatë në një universitet të shtetit Florida, Senatori Kerry u tha simpatizantëve demokratë se Presidenti Bush u nxitua për luftën në Irak, pa një koalicion të gjerë sa të mund të ndante koston e luftës.

“Ky president i largoi aleatët në Kombet e Bashkuara. Ata ofruan ndihmën e tyre, por ai nuk e donte një gjë të tillë. Ai nuk donte as t’i lejonte ata të bashkëpunonin për rindërtimin, sepse donte t’ia jepte kontratat Halliburtonit dhe miqve të tij të tjerë. Unë kam hartuar një plan dhe do të mbaj një takim të nivelit të lartë, ku do të marr pjesë dhe do ta drejtoj. Ne do të shkojmë në atë rajon dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për t’i ulur njerëzit në një tryezë për t’i ndarë përgjegjësitë”, tha senatori.

Presidenti Bush e hedh poshtë planin e senatorit për një takim të nivelit të lartë për të zgjeruar koalicionin në Irak, duke thënë se është shumë larg asaj që duhet për të fituar luftën.

“Në themel të planit të senatorit Kerry për Irakun është thirrja e një takimi të nivelit të lartë. Unë kam marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë. Nuk di ndonjë takim që të mund të rrëzojë një tiran, ose të sjellë ndonjë terrorist para drejtësisë”.

Senatori Kerry thotë se do të bëjë një luftë më të zgjuar dhe efektive kundër terrorizmit dhe kritikoi presidentin Bush, që shtron pikëpyetje për mënyrën sesi di t’i përballojë vendi shpenzimet e larta për sigurinë kombëtare. “Ai thotë: ‘Nuk e di sesi ke ndër mend të paguash për gjithë këto gjëra. Do të krijohet një hendek taksash’. Miqtë e mi, ky është presidenti që krijoi një hendek taksash duke shkurtuar taksat për amerikanët më të pasur, në vend që të investonte në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë debatit, Senatori Kerry tha se lufta parandaluese duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të kalojë atë që ai e quajti “provë globale”, ku presidenti mund ta vërtetojë para botës se një gjë e tillë u bë për arsye të përligjura.

Presidenti Bush thotë se një gjë e tillë do të thoshte që t’u jepej vendeve si Franca vetoja për të vendosur nëse trupat amerikane duhet ta mbronin Amerikën.

“Senator Kerry tha se Amerika duhet të kalojë një si farë prove globale para se ne të mund të përdorim trupat amerikane për t’u vetëmbrojtur. Ai do që vendimet për sigurinë tonë kombëtare t’i nënshtrohen miratimit të një qeverie të huaj. Unë do të vazhdoj të punoj me aleatët tanë dhe komunitetin ndërkombëtar, por unë kurrë nuk do ta bëj sigurinë kombëtare një objekt të një prove ndërkombëtare”.

Zoti Bush thotë se presidenti nuk ka për detyrë t’i nënshtrohet një sondazhi të opinionit publik ndërkombëtar, por të mbrojë Amerikën.

Përsa u takon anketave të opinionit publik këtu në Shtetet e Bashkuara, para se të fillonte debati Presidenti Bush kryesonte ndaj senatorit Kerry, ndërkohë që ka mbetur vetëm një muaj deri në ditën e votimeve. Është ende shumë herët të thuhet nëse debati i ka ndryshuar këto raporte, por të dy kandidatët po thonë se kanë dalë fitimtarë në debatin e parë.

Zëri i Amerikës - VOA

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2004 nė 19:32 Edit Post Reply With Quote
BUSH URIME





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-11-2004 nė 23:07 Edit Post Reply With Quote
BUSH NE MANDATIN E DYTE ME POPULLARITET TE RRITUR

Bushi i ri i afrohet rekordit të babait për popullaritet. Xhon Kerri pranon humbjen

Xhorxh W. Bush, edhe një herë President

Kandidati i Partisë Demokrate për president, Xhon Kerri, pranoi humbjen ne zgjedhjet presidenciale, duke i dhënë Presidentit Bush edhe një mandat të dytë, pas një gare tepër të ngushtë.

Këshilltarët e Xhon Kerrit njoftuan dje se ai i telefonoi Presidentit rreth 12 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Ky vendim i jep fund shqetësimit se mund të perseritej situata e 4 vjetëve më parë, kur rezultatet u vonuan, por i dhanë Presidentit Bush mandatin e tij të pare. Rezultatet pothuajse përfundimtare të votimeve të djeshme tregojnë se Bush ishte përpara Kerrit në 3,5 milionë vota. Presidenti Bush është kandiati i parë që fiton shumicën e votave popullore, pas babait të tij në vitin 1988.

Kontestimi i rezultatit te zgjedhjeve në Ohaio shkaktoi që Senatori Xhon Kerri ta vononte panimin e humbjes. Presidenti Bush ka fituar 140 mijë vota më shumë në këtë shtet. Por 150 mijë deri në 250 mijë vota në atë shtet nuk ishin numëruar deri vonë dhe stafi i senatorit kishte thënë se donte që çdo votë të numërohej.

Pjesemarrja në votime ishte e madhe pas një fushate tepër konkurruese që u përqendrua në luftën kundër terrorizmit, Irakut dhe ekonomisë. Por rezultatet menjëherë pas zgjedhjeve treguan se mbeshtetësit e zotit Bush vlerësuan qëndrimin e tij ndaj çështjeve morale, duke përfshirë ndalimin e martesave të homoseksualeve dhe kundërshtimin e tij ndaj kërkimeve qelizore. Bush u paraqit më mirë në zonat perëndimroe dhe jugore të vendit. Kerri fitoi në zonat verilindore, qendrore dhe në perëndimin amerikan. (VOA)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-1-2005 nė 06:29 Edit Post Reply With Quote
FJALA E PRESIDENTIT BUSH ME RASTIN E CEREMONISE SE INAGURIMIT,NE MANDATIN E DYTE TE TIJ

Bush: Amerika do t’i qendrojë gjithmonë besnike kauzës së lirisë


Nën president Cheney, zoti Kryetar i Gjykatës së Lartë, President Karter, President Bush, President Clinton, klerikë të nderuar, të ftuar të shquar, bashkëatdhetarët e mi:
Këtë ditë, të parashikuar me ligj dhe të shënuar me ceremoni, ne festojnë mënçurinë e fuqishme të Kushtetutës tonë dhe kujtojnë angazhimet e thella që bashkojnë vendin tonë. Jam tepër mirënjohës për nderin e kësaj ore, dhe i ndërgjegjshëm për zhvillimet e kohës në të cilën jetojnë dhe i vendosur të përmbush betimin që bëra, për të cilin ju jeni dëshmitarë.

Në këtë ceremoni të dytë, detyrat tona nuk përcaktohen nga fjalët që unë përdor, por nga historia që ne kemi jetuar sëbashu. Për një gjysmë shekulli, Amerika ka mbrojtur lirinë tonë duke vrojtuar edhe kufijtë e largët. Pas përmbysjens së komunizmit erdhën vitet e një qetësie relative, vitet e pushimit, vitet e meditimit, por pastaj erdhi një ditë e shpërthimit të zjarrit.

Ne kemi parë pambrojtshmërinë tonë, si dhe burimin e saj të thellë. Për sa kohë që të gjitha rajonet e botës vlojnë në kundërshti dhe tirani, ku mbizotërojnë ideologjitë që nxisin urrejtjen dhe justifikojnë vrasjen, dhuna do të shtohet dhe intensifikohet duke u kthyer në një fuqi destruktive, që kapërcen edhe kufijtë më të mbrojtur duke u bërë një kërcënim moral. Ka vetëm një forcë në histori që mund të godasë mbretërinë e urrejtjes dhe kundërshtisë, që ekspozon pretendimet e tiranëve dhe shpërblen shpresën e njerëzve të mirë dhe tolerantë, dhe kjo është forca e lirisë njerëzore.

Ngjarjet dhe logjika na kanë çuar në një konkluzion: Mijetesa e lirisë në tokën tonë varet gjithnjë e më tepër nga suksesi i lirisë në vende të tjera. Shpresa më e mirë për paqen në botën tonë është shtrirja e lirisë në të gjithë botën.

Interesat vitale të Amerikës dhe bindjet tona të thella janë të mishëruara në një nocion të vetëm. Që nga koha e themeluesve të këtij vendi, ne kemi shpallur se çdo njeri në këtë tokë ka të drejta, dinjitet, dhe vlera të pamata, sepse ato mbartin imazhin e Krijuesit të Parajsës dhe Tokës. Për breza me radhë ne kemi mbrojtur domosdoshmërinë e vetqeverisjes, sepse askush nuk meriton të jetë zot dhe ashkush nuk meriton të jetë skllav. Në thelb të avancimit të këtyre idealeve është misioni që krijoi vendin tonë. Kjo është arritja e nderuar e baballarëve tanë, ndërsa tani është domosdoshmëria për sigurimin e vendit dhe thirrja e kohës tonë. Prandaj, është politika e Shteteve të Bashkuara të kërkojnë mbështetjen dhe zgjerimin e lëvizjeve demokratike dhe institucioneve në çdo vend dhe kulturë, me qëllimin final për t’i dhënë fund tiranisë në gjithë botën.

Kjo nuk është kryesisht një detyrë ushtarake, megjithëse ne do të mbrohemi dhe do të mbrojnë miqtë tanë me forcën e armëve kur të jetë e nevojshme. Për vetë natyrën e saj, liria duhet të jetë zgjedhja dhe ajo të mbrohet nga qytetarët, dhe të ruhet nëpërmjet shtetit ligjor dhe mbrojtjes së pakicave. Dhe kur më në fund shpirti i një vendi flet, institucionet që lindin mund të reflektojnë norma zakonore dhe tradita shumë të ndryshme nga ato tonat. Amerika nuk do të imponojë stilin e saj të qeverisjes ndaj të tjerëve. Qëllimi ynë është në fakt të ndihmojmë të tjerët të kenë zërin e tyre, të kenë lirinë e tyre dhe të hapin rrugën e tyre.

Objektivi i madh i përmbysjes së tiranisë është puna vetmohuese e një sërë brezash. Vështirësia e realizimit të këtij objektivi nuk është justifikim për mosangazhimin ndaj tij. Ndikimi i Amerikës nuk është i pakufizur, por për fat të mirë, për të shtypurit ndikimi i Amerikës është i konsiderueshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë atë me plot besim për kauzën e lirisë.

Detyra ime më solemne është mbrojta e këtij vendi dhe popullit të tij kundër sulmeve të mëtejshme dhe kërcënimve. Disa kanë vepruar pa zgjuarsi për të vënë në provë vendosmërinë e Amerikës, por e kanë gjetuar atë të fortë.

Ne do ta bëjmë të qartë një gjë para çdo sundimtari dhe çdo vendi: Zgjedhjen morale mes shtypjes, që është e gabuar, dhe lirisë, që është një e drejtë e përjetëshme. Amerika nuk do të pretendojë se disidentët e burgosur i preferojnë prangat, ose që gratë e pranojnë poshtërimin dhe nënshtrimin, ose se aspiratat e qënieve njerëzore të jenë në mëshirën e arogantëve.

Ne do të inkurajojmë reformat në qeveritë e tjera duke e bërë të qartë se suksesi i marrëdhënieve tona do të kërkojë trajtimin me respekt të popujve të tyre. Besimi i Amerikës në dinjitetin njerëzor do të udhëheqë politikat tona, dhe të drejtat duhet të qendrojnë mbi koncesionet e papërfillëshme të diktatorëve, ato janë të garantuara nga pranimi i vullnetshëm dhe pjesëmarrja e popujve në qeverisje. Nuk ka drejtësi pa liri dhe nuk ka të drejta të njeriut pa lirinë humane.

Disa njerëz që unë i njoh, e kanë vënë në pikpyetje thirrjen globale të lirisë, por në këtë periudhë të historisë, katër dekada të karakterizuara nga përparimi më i madh i lirisë që ne kemi parë, është një kohë e papërshtatshme për dyshime. Amerikanët, më shumë se çdo popull tjetër, nuk duhet të habiten nga fuqia e idealeve tona. Eventualisht, thirrja e lirisë arrin në çdo mendje dhe në çdo zemër. Ne nuk e pranojmë ekzistencën e tiranisë së përherëshme sepse ne nuk pranojmë mundësinë e skllavërisë së përherëshme. Liria do të mbërrijë tek ata që e duan atë.

Sot, Amerika po u flet përsëri popujve të botës:

Të gjithë ata që jetojnë në tirani dhe pa shpresë duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta shohin me mospërfillje shtypjen që ju bëhet juve dhe as nuk do t’i justifikojë shtypësit tuaj. Kur ju të ngriheni në këmbë për lirinë tuaj, ne do të qendrojmë me ju.

Reformatorët demokratë që përballen me shtypje, burgim ose mërgim duhet ta dinë se Amerika ju sheh juve ashtu siç jeni, udhëheqësit e ardhshëm të vendit tuaj të lirë.

Sunduesit e regjimeve të papërgjegjshëm duhet ta dinë se ne ende besojmë ashtu siç besonte Abraham Lincolni: “Se ata që u mohojnë lirinë të tjerëve, nuk e meritojnë atë për veten e tyre dhe nën sundimin e një Zoti të drejtë nuk mund ta mbajnë gjatë atë.” Udhëheqësit e qeverive me norma të vjetra zakonore të kontrollit duhet ta dinë se për t’i shërbyer popullit, duhet të mësosh t’i besosh atij. Filloni të ecni në këtë rrugë të përparimit dhe drejtësisë dhe Amerika do të ecë krah jush.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara duhet ta dinë se ne e nderojmë miqësinë tuaj, ne mbështetemi te këshillat tuaja dhe varemi nga ndihma juaj. Përçarjet midis vendeve të lira janë një nga objektivat kryesore të armiqve të lirisë. Përpjekjet e bashkuara të vendeve të lira për të nxitur demokracinë janë një prelud i disfatës së armiqve tanë.

Sot, kam gjithashtu rastin që t’u drejtohem përsëri bashkëatdhetarëve të mi:

Nga të gjithë ju, kam kërkuar durim në detyrën e vështirë për ta bërë Amerikën të sigurt, gjë që ju e keni treguar siç duhet. Vendi ynë ka pranuar detyra që janë të vështira për t’u përmbushur dhe që do të ishte e pandershme t’i braktisje. E megjithatë, meqenëse ne kemi vepruar sipas traditave të mëdha çlirimtare të këtij vendi, janë me dhjetra miliona ata që kanë fituar lirinë. Shpresa ndez shpresën, prandaj miliona njerëz të tjerë do ta gjejnë lirinë. Me përpjekjet tona ne kemi ndezur gjithashtu një zjarr - një zjarr në mendjet e njerëzve. Ai ngroh ata të cilët e ndjejnë fuqinë e tij dhe djeg ata që e luftojnë përparimin e tij dhe një ditë, ky zjarr i papërmbajtur i lirisë do të arrijë në skutat më të errta të botës sonë.

Disa amerikanë kanë pranuar detyrat më të vështira në këtë kauzë - në botën e heshtur të zbulimit dhe të diplomacisë... në punën idealiste të ndihmës për të ngritur qeveri të lira... në punën e rrezikshme dhe të nevojshme për të luftuar armiqtë tanë. Disa prej tyre e kanë treguar përkushtimin e tyre ndaj vendit me vdekje e cila ka nderuar krejt jetën e tyre - dhe ne gjithnjë do të nderojmë emratt dhe sakrificën e tyre.

Të gjithë amerikanët janë dëshmitarë të idealizmit të tyre dhe disa janë dëshmitarë të tillë për herë të parë. Unë u kërkoj qytetarëve tanë më të rinj që t’i besojnë dëshmisë që ju shihni me sytë tuaj. Ju keni parë ndjenjën e detyrës dhe të përkushtimit në fytyrat e vendosura të ushtarëve tanë. Ju keni parë se jeta është e brishtë dhe se e keqja është reale dhe se guximi triumfon. Zgjidhni pra alternativën që t’i shërbeni një çështjeje që është më e madhe se sa dëshirat tuaja personale, më e madhe se sa vetja juaj - dhe në jetën tuaj ju do t’i shtoni vendit begati por do të pasuroni edhe karakterin e tij.

Amerika ka nevojë për idealizëm dhe kurajo, sepse kemi shumë për të bërë brenda vendit, misionin e pambaruar të lirisë amerikane. Në një botë që ecën drejt lirisë, ne jemi të vendosur të demonstrojmë kuptimin dhe premtimin e lirisë. Tek ideali i lirisë amerikane, qytetarët gjejnë dinjitetin dhe sigurinë e pavarësisë ekonomike, dhe jo të punës thjesht për të siguruar jetesën. Ky është përkufizimi më i zgjeruar i lirisë që nxiti ligjin për strehimin, atë të pensioneve dhe kartën e të drejtave të njeriut. Dhe tani ne do ta thellojmë këtë vizion duke reformuar institucione të rëndësishme që t’u shërbejnë nevojave të kohës tonë. Për t’u dhënë të gjithë amerikanëve të drejtën të kenë pjesën e tyre në premtimin dhe të ardhmen e vendit tonë, ne do t’i ngremë standardet e shkollave tona në nivelin më të lartë dhe do të krijojmë një shoqëri të pronësisë. Ne do të thellojmë privatizimin në strehim dhe biznese, do të rrisim kursimet e pensioneve dhe sigurimet shëndetësore, duke i përgatitur kështu njerëzit tanë që t’i bëjnë ballë sfidave të jetës dhe shoqërisë së lirë. Duke i lënë çdo qytetari të drejtn të ketë në dorë fatin e vet, ne do t’u japim amerikanëve më shumë liri dhe do ta bëjmë shoqërinë tonë më të begatë, të drejtë dhe me shanse të barabarta. Tek ideali i lirisë amerikane, interesi publik varet nga karakteri personal i gjithsecilit, tek integriteti dhe toleranca ndaj të tjerëve dhe tek ndërgjegjia që udhëheq jetën tonë. Vetëqeverisja mbështetet në fund të fundit tek zotërimi i vetvetes. Ky formim i karakterit bëhet në familje, mbështetet nga komuniteti me rregullat e tyre dhe mishërohet në jetën tonë kombëtare përmes së vërtetave të Sinait, Sermonit, të fjalëve të Kuranit dhe besimeve të larmishme të njerëzve tanë. Amerikanët brez pas brezi riafirmojnë gjithçka të mirë dhe të vërtetë të brezave të mëparshëm, idealet e drejtësisë dhe mirësisë që janë sot po ato që kanë qënë dje dhe nuk do të ndryshojnë kurrë. Tek ideali i lirisë amerikane, ushtrimi i të drejtave fisnikërohet nga shërbimi dhe mëshira dhe dashuria për më të dobëtin. Liria për të gjithë nuk nënkupton pavarësi nga njëri-tjetri. Vendi ynë mbështetet tek burrat dhe gratë që kujdesen për fqinjët e tyre dhe i rrethojnë të dobëtit me dashuri. Ne amerikanët, e çmojmë jetën që shohim tek njëri-tjetri dhe duhet të mos harrojmë kurrë se jeta e gjithkujt ka vlerë. Dhe vendi ynë duhet t’i braktisë zakonet e racizmit, sepse është e pamundur që ne të transmetojmë mesazhin e lirisë, nëse mbi ne rëndon fanatizmi.

Po të shohim perspektivën qoftë edhe të një dite të vetme, qoftë edhe të kësaj dite përkushtimi, pikëpyetjet dhe çështjet me të cilat përballet vendi ynë janë të shumta. Nga kënvështrimi shekullor, pikëpyetjet para nesh reduktohen vetëm në disa syresh: A e çoi përpara brezi ynë çështjen e lirisë? Dhe e ndihmoi karakteri ynë përparimin e kësaj kauze?

Këto pyetje nga të cilat ne gjykohemi, na bashkojnë, sepse amerikanët e çfarëdolloj bindjeje dhe prejardhjeje, ata që kanë zgjedhur të bëhen amerikanë dhe që kanë lindur të tillë, lidhen me njëri-tjetrin nga kauza e lirisë. Ne i kemi njohur përçarjet, që duhet të kapërcehen për të ecur përpara në synime madhështore dhe unë do të bëj të gjitha përpjekjet për t’i kapërcyer ato. Por këto përçarje nuk përkufizojnë amerikën. Ne ndjejmë unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë kur liria jonë u sulmua dhe përgjigjia jonë ishte një e vetme, si një dorë e vetme mbi një zemër të madeh. Dhe mund të ndjejmë të njëjtin unitet dhe krenari kurdo Amerika vepron në emër të së mirës dhe viktimave të katastrofave u jepet shpresëm, dhe kur vendoset drejtësia dhe të kapurit lirohen.

Ne ecim përpara me besim të plotë tek triumfi i lirisë. Jo sepse historia është e pashmangshme, janë zgjedhjet e vetë njeriut që i vënë në lëvizje ngjarjet. Jo sepse e shohim veten si një komb të përzgjedhur: zoti vepron dhe zgjedh sipas vullnetit të tij. Ne kemi besim sepse liria është shpresa e përherëshme e njerëzimit, është uria në vende të errëta dhe kërkimi për shpirtin. Kur themeluesit e kombit shpallën një rend të ri, kur ushtarët humbën jetën për një bashkim që ka në themel lirinë, kur qytetarët marshuan paqësisht me parullën “Liri tani”, ata kishin në mendje shpresën e lashtësisë që duhet të realizohet. Në hisori, drejtësia vihet në vend, por historia ka edhe një drejtim të qartë, që përcaktohet nga liria, nga autori i lirisë.

Kur deklarata e pavarësisë u lexua për herë të parë në publik dhe Këmbana e Lirisë tingëlloi mes festimeve, një i pranishëm tha: “Po tingëllon sikur do të thotë diçka”. Në kohën tonë ende ka një kuptim të veçantë. Amerika në këtë shekull të ri, e çon mesazhin e lirisë në gjithë botën dhe për të gjithë qytetarët e botës. Me forcë të ripërtërirë, të vënë në provë por jo të dorëzuar, ne jemi gati për arritjet e mëdha në historinë e lirisë. Zoti ju bekoftë dhe i ruajtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

VOA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 10-2-2005 nė 02:38 Edit Post Reply With Quote
Diskutime per ndryshime ne cėshtjet e imigracionit nė Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara kanë qënë pishtari i shpresës për imigrantët, një vend ku janë vendor më shumë se 66 milionë imigrantë të ligjshëm që nga mesi i shekullit të 19-të dhe ku ndoshta jetojnë 20 milionë imigrantë të paligjshëm. Shërbimi i Shetësisë dhe Imigracionit thotë se në Shtetet e Bashkuara hynë çdo vit 500 mijë imigrantë të paligjshëm, fakt i cili i ka bërë shumë njerëz të komentojnë se politika amerikane e imigracionit nuk funksionon.
Presidenti George Bush e ngriti çështjen e imigracionit në fjalimin për gjendjen e vendit të mërkurën e kaluar, kur tha se sistemi amerikan i imigracionit nuk u përshtatet më nevojave ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe vlerave amerikane. Ai propozon që njerëzit të lejohen të vinë në Shtetet e Bashkuara për të punuar për një farë kohe pa u dhënë atyre të drejtë të qendrojnë.

“Ne nuk duhet të zbatojmë ligje që ndëshkojnë njerëzit punëtorë, që duan vetëm të mbështesin familjet e tyre dhe që pengojnë bizneset të marrin në punë njerëz që duan të punojnë, dhe që i hapin rrugën kaosit në kufijtë tonë. Ka ardhur koha për një politikë imigracioni që lejon pranimin e punëtorëve të përkohëshëm për t’u vendosur në ato vende pune që nuk i preferojnë amerikanët, që nuk lejon amnistinë, që na mban të informuar se kush hyn dhe kush largohet nga vendi unë, dhe që u mbyll kufijtë trafikantëve të narkotikëve dhe terroristëve”.

Michele Waslin është analiste e politikave të imigracionit në Këshillin Kombëtar të La Razës, organizata më e madhe e popullatës hispanike në Shtetet e Bashkuara. Ajo e mbështet Presidentin lidhur me reformën e imigracionit, por thotë se problemi është më i komplikuar se sa t’u jepet imigrantëve ilegalë leje e përkohëshme pune.

“Për mendimin tim arsyet për imigracionin e padokumentuar janë shumë komplekse dhe është e domdosdoshme që të gjenden rrënjët e këtij problemi, përse njerëzit vinë këtu pa dokumente. Së pari, nuk ka mjaft kanale ligjore që këta punëtorë të vinë këtu me dokumente të rregullta. Prandaj ne duhet të krijojnë një lloj vize të re, disa mekanizma të reja ligjore për imigrantët që janë të nevojshme dhe të pranueshme në këtë vend, megjithatë, ndryshe nga Presidenti, ne nuk besojmë se një program për punëtorë të përkohëshëm do të ishte zgjidhja e vetme e problemit”.

Një tjetër aspekt i reformës së imigracionit është nëse imigrantët pa dokumente apo ilegalë duhet të lejohen të marin patentën e makinës. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kartë identiteti kombëtar, patenta e makinës u shërben njerëzve për të verifikuar identitetin. 11 shtete amerikane japin tani patenta pa kërkuar certifikatën e lindjes apo ndonjë provë tjetër shtetësie. Por një projektligj që iu paraqit kohët e fundit Kongresit dhe që përcakton standarde identifikimi në shkallë vendi do t’i pengonte imigrantët e paligjshëm të merrnin patentën.

Çështja e patentës të makinës u ngrit gjatë hetimeve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Shumë nga 19 terroristët përdorën patentat si dokument identifikimi për të hipur në aeroplan. Jack Martin, i Federatës për Reformën e Imigracionit në Amerikë, thotë se imigrantëve të paligjshëm nuk u duhet dhënë kurrë patenta e makinës.

“Nuk ka asnjë kuptim që çfarë ne përdorim si kartë identiteti të vihet në duart e atyre njerëzve që nuk kanë hyrë në rrugë ligjore në këtë vend, pasi kjo inkurajon imigracionin e paligjshëm dhe ka pasoja për sigurinë, pasi ne nuk dimë se cilët janë këta persona, pasi ata mund të vendosin një farë identiteti me dokumeta falso, dhe kështu mund të shtohet numri i terroristëve”.

Grupe të tilla si Këshilli Kombëtar i La Razës, e kundërshtojnë projekt-ligjin, duke argumentuar se patenta e makinës nuk duhet lidhur me statusin e imigracionit. Si ata që e mbështesin këtë projektligj edhe ata që e kundërshtojnë atë janë ngritur pro dhe kundër guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i cili u zgjodh sepse ai nuk mbështet pajisjen me patentë makine të imigrantëve të paligjshëm. Çështja është në krye të rendit të ditës këtë vit për ligëvënësit e shteteve në gjithë vendin. Reforma për politikën e përgjithëshme

VOA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2008 nė 20:43 Edit Post Reply With Quote
Hillary Clinton kunder John McCain

Zur Präsidentenwahl 2008 werden antreten: Hillary Clinton gegen John McCain. Das lässt sich nach der Urwahl von Florida mit einer erheblichen Gewissheit sagen.


die Welt

Sigurisht qe i jap te drejte, argumentimit te tyre.

Sigurisht qe jam me McCain





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2008 nė 20:47 Edit Post Reply With Quote
http://www.johnmccain.com/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-6-2008 nė 17:16 Edit Post Reply With Quote
03. Juni 2008, 16:23 Uhr
CLINTON UND OBAMA
Hillary soll die Wechselwähler mitbringen

Von Peter Ross Range

Barack Obama wird Präsidentschaftskandidat der Demokraten. Ob er jedoch das Rennen gegen McCain gewinnen kann, wird ausgerechnet seine Konkurrentin entscheiden. Denn die Wechselwähler in den unberechenbaren Swing States lieben Hillary Clinton. Die Hilfe der Rivalin hat ihren Preis.

Washington - Was wir alle schon länger ahnen, ist jetzt Gewissheit: Barack Obama wird der Präsidentschaftskandidat der US-Demokraten. Gleichzeitig ist uns ebenfalls klar, dass seine mittlerweile chancenlose Konkurrentin Hillary Clinton das Wahlergebnis bestimmen wird.

Demokratin Clinton: Obamas Sieg in ihrer Hand
Getty Images

Demokratin Clinton: Obamas Sieg in ihrer Hand

Die Rechnung ist einfach: Obama hat das Rennen um die Kandidatur gewonnen - dank seines Stimmenvorsprungs bei den Delegierten und Superdelegierten. Er wird seinen Sieg verkünden - und zwar unabhängig davon, ob Clinton ihren Ausstieg erklärt.

Die Sache hat nur einen Haken: Obama mag sich zwar beim Rennen um die Kandidatur durchgesetzt haben, aber er kann die Präsidentschaftwahl im November nicht ohne Clinton gewinnen. Denn aus eigener Kraft wird er kaum in der Lage sein, die kritischen Swing States zu erobern - also die Bundesstaaten, in denen traditionell keine klare Mehrheit zu erwarten ist. Florida, Ohio, Pennsylvania, Michigan oder New Hampshire: Obama braucht einen Erfolg in diesen Staaten, um den Republikaner John McCain zu schlagen.

In den Swing States kommt es auf die Arbeiterschaft an

Zur Erinnerung: In den USA entscheidet nicht das Volk direkt über den Präsidenten, sondern die von den Bundesstaaten gestellten Wahlmänner. Wie viele Delegierte ein Staat entsendet, ist von seiner Größe abhängig. Siegt ein Kandidat in einem Bundesstaat, bekommt er auf einen Schlag alle Wahlleute zugeschrieben - auch wenn der Vorsprung hauchdünn ist.

Sollte beispielsweise McCain in Florida mit 51 zu 49 Prozent gegen Obama gewinnen, würden alle 27 Wahlmänner des Bundesstaats auf sein Wahlkonto gehen - inklusive die von Obama eroberten Stimmen.

Tatsächlich ist der Ausgang der Präsidentschaftswahl in 36 Bundesstaaten von vornherein klar. Kalifornien und New York zum Beispiel wählen mit ziemlicher Sicherheit demokratisch; die eher konservativen Staaten im Süden, wie Texas und North Carolina, stimmen traditionell für die Republikaner. In den übrigen 14 Bundesstaaten hingegen ist das Ergebnis offen. Und weil keine der Parteien hier eine verlässliche Mehrheit hat, wird der Wahlkampf in diesen Staaten besonders heftig geführt.

Ausgerechnet diese Bundesstaaten hatte Hillary Clinton in den Vorwahlen mühelos erobert.

Die Swing States sind geprägt von der vielzitierten "weißen Arbeiterklasse": Meistens Wechselwähler ohne klare Präferenz für eine Partei, mit einem unberechenbaren Abstimmungsverhalten. Viele dieser Wähler dürften vom Republikaner McCain überzeugt sein - dank seiner verlässlichen konservativen Positionen und seinem populären Patriotismus.

Aber auch Clinton kann in dieser Zielgruppe kräftig punkten. Bereits Ehemann Bill gewann bei den Präsidentschaftswahlen von 1992 and 1996 die meisten Stimmen in der "white working class". Seine Frau hat während des Vorwahlkampfs bewiesen, dass auch sie diese Menschen erreichen kann - während der Wahlkampftouren feierten sie Clinton als ihre Lieblingskandidatin.

Klar ist, dass Obama ohne die Unterstützung dieser wichtigen Gruppe nicht ins Weiße Haus kommt. Während sein Image als "Popstar der Politik" und seine mitreißende öffentliche Wirkung die jungen und gut gebildeten Amerikaner mobilisiert, kann er damit allein nicht die Hillary-Anhänger in den Swing States auf seine Seite ziehen.

Die weißen Arbeiter können sich kaum mit Obama identifizieren: Er scheint zu wortgewandt, zu intellektuell, zu charmant - und er ist schwarz. Er kauft Lebensmittel im Whole Foods Market, dem US-Supermarkt der oberen Preisklasse - und nicht im Safeway-Discounter, wie die meisten Amerikaner. Der durchschnittliche amerikanische Arbeiter fühlt sich von Obamas Kernbotschaften nicht angesprochen, seine Reden scheinen abgehoben und alltagsfern.

Obamas Predigten vom Wandel erreichen nicht den Alltag eines Arbeiters, der sich handfeste Lösungen zu Jobfragen und Krankenversicherung, Recht und Ordnung wünscht.

Die ehemalige First Lady steht vor einem schwierigen Schritt

Nur Hillary kann Barack geben, was er braucht. Kein anderer potentieller Vizepräsident - weder Bill Richardson, Gouverneur von New Mexico, noch die Gouverneurin von Kansas, Kathleen Sebelius - kann die Last-Minute-Wähler anziehen wie Clinton. Egal, wie sehr sich diese Politiker anstrengen: Beim entlassenen Stahlarbeiter in Pennsylvania oder dem Rentner in Florida hat Clinton die Nase vorn. Bei ihnen ist Clinton schon jetzt eine Kultfigur.

Wie also wird Clinton Obama zur Wahl verhelfen? Sollte sie, entgegen aller Prophezeiungen, als sein Vize antreten? Die Antwort lautet: irgendwie schon.

Angesichts der acht Jahre heimlicher Vizepräsidentschaft neben Bill und der strapaziösen letzten Wahlkampfwochen ist es eher unwahrscheinlich, dass Clinton offiziell als Obamas Vize antritt. Allerdings muss sie eine Art inoffizielle Zweitkandidatin für Obama werden, wenn er die Wahl gegen McCain gewinnen will. Sie muss ihr oft erklärtes Versprechen, dass sie die Demokraten in jedem Fall unterstützen werde - ganz gleich, wer gegen McCain antritt -, in die Tat umsetzen und es nicht nur bei einem Lippenbekenntnis belassen.

Für die ehemalige First Lady wird das ein schwerer Schritt. Sie wird ein weiteres Mal vor die Menschen treten müssen, die sie während der Vorwahlen von sich überzeugen konnte. Sie wird wieder um ihre Stimme bitten müssen - aber diesmal im Dienste des Rivalen!

Clinton verfügt über gewaltiges politisches Potential in den Swing States. Die Frage ist nur, ob sie dieses in einen möglichen Sieg ihres Nebenbuhlers investieren - oder ob sie Obama haushoch gegen einen ehemaligen Vietnam-Veteranen verlieren lässt.

Zweite Chance bei der nächsten Wahl?

Clintons schmerzhaftes Leugnen der politischen Realität in den vergangenen Wochen bietet genügend Stoff für eine griechische Tragödie. Sie ist der Ikarus der Politik: das strahlende Amt der Präsidentschaft vor Augen. Doch je näher sie dem Platz an der Sonne kam, desto schneller schmolzen ihre Flügel aus Wachs.

Ihre Strategie der "Unvermeidlichkeit" - keine Frage, sie musste einfach gewinnen - war der Gipfel der Hybris und sie begann bereits nach der ersten Vorwahl in Iowa zu bröckeln. Eine kurzsichtige Strategie war es, die darauf abzielte, die Präsidentschaftswahl zu gewinnen, noch bevor die demokratischen Aktivisten erobert waren. Clinton und ihre schlecht gewappneten Berater hatten eines nie wirklich begriffen: Dass Clinton kurz vor dem Ziel der Präsidentschaft, auf die sie 35 Jahre hingearbeitet hat, von einem jungen Polit-Popstar mit gutem Aussehen und großartigem Rednertalent noch abgefangen werden könnte.

Doch weil Clinton trotzig an ihrer Anwärterschaft festhielt, ist ihr immerhin etwas Anderes gelungen: Sie hat jetzt die Macht, das Rennen zu entscheiden, auch wenn sie selbst nicht ins Weiße Haus einziehen kann. Ohne Clinton sind Obamas Aussichten im besten Fall ungewiss; mit Clinton hielte er andererseits ein paar starke Trümpfe in der Hand. Ein Obama-Clinton-Gespann hätte den Schwung eines Schnellzugs, und John McCain stünde hilflos zwischen den Gleisen.

Clinton kann entscheiden, wer Präsident wird. Die Frage ist, welchen Preis sie dafür verlangt. Sollte sie einen Wahlsieg der Demokraten möglich machen, dürfte ihr Einfluss bei den Demokraten im US-Senat erheblich steigen. Das wiederum könnte Clinton den Weg für einen zweiten Anlauf ebnen - für die Präsidentschaftswahl 2016

Sie wäre verrückt, eine solche Chance nicht zu nutzen.


URL:

* http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,557087,00.html



Pra cudia e pare ndodhi

Obama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4020028 sekonda, 36 pyetje