Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Greket na vrane perseri
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2003 nė 12:35 Edit Post Reply With Quote
Greket na vrane perseri

Vullneti, vrasje me paramenim


Jorgjeta Gjançi

KAPSHTICË - Takimi i vonuar i palës greke me palën shqiptare për vrasjen e emigrantit shqiptar në kufirin greko-shqiptar në pasditen e së martës është zhvilluar dje, por ai ka zgjatur vetëm 15 minuta. Burime të policisë së Devollit thanë për gazetën se dje, në orën 09:30, në doganën shqiptare të Kapshticës ka mbërritur pa lajmëruar komandanti i policisë kufitare të Kosturit dhe ka zhvilluar një takim të rrufeshëm me drejtuesit e policisë kufitare shqiptare, që zgjati vetëm 15 minuta. “Pala greke nuk ka pranuar të hyjë në debat, por thjesht ka përsëritur atë që kishte shkruar dhe në komunikatën që oficeri i informacionit i dorëzoi një ditë më parë komisionit që shkoi për të biseduar në Kostur”,- thanë për gazetën të njëjtat burime. Në takimin e djeshëm, komandanti i policisë kufitare të Kosturit dhe vartësit që e shoqëronin janë takuar me palën shqiptare që drejtohej nga shefi i policisë kufitare në Komisariatin e Policisë të Devollit, Besnik Demçe. Burime nga takimi thanë për gazetën se në takimin e djeshëm, komandanti i policisë greke i ka qëndruar besnik versionit të fundit, sipas të cilit Vullnet Bytyçi, 18-vjeçari nga Hasi, I vrarë nga ushtarët grekë në pasditen e së martës, ishte anëtar i një grupi kontrabandistësh që kishte hyrë ilegalisht në tokën greke. Ai ka bërë të ditur se hetimet kanë filluar dhe se ato po zhvillohen nga Prokuroria e Kosturit. Nga ana e tij, thanë për gazetën burimet, përfaqësuesi i palës shqiptare ka kërkuar prova konkrete që vërtetojnë se Vullneti dhe shokët e tij ishin kontrabandistë, ashtu siç i deklaron policia greke. Por nga pala greke ka ardhur përgjigjja se “Provat do t’ua japim kur të mbarojmë hetimet”. Gjithë ky informacion është përcjellë nga drejtuesi i policisë greke brenda 15 minutave dhe më pas ai është larguar. Ditën e enjte në komisariatin e policisë së Devollit ka qënë dhe një komision i Institucionit të Avokatit të Popullit. Burimet thanë se komisioni në fjalë pasi është njohur me informacionin që policia shqiptare kishte për këtë ngjarje ka shkëmbyer mendime me drejtues të Komisariatit dhe të policisë kufitare të pranishëm në këtë takim.

Sot vjen trupi i emigrantit të vrarë
Kërkesës së palës shqiptare për të dorëzuar trupin e emigrantit të vrarë në kufi pala greke iu përgjigj pozitivisht. Sipas tyre të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë qëllim janë dorëzuar në konsullatën shqiptare në Selanik dhe se kur të doni mund të vini të merrni trupin e të vrarit. Drejtues të policisë në Devollit kanë bërë të ditur për gazetën se trupi i pajetë i Vullnet Bytyçit, i vrarë në pasditën e së martës nga ushtarët grekë, në afërsi të Kosturit, do të mbërrijë sot paradite. Dje rreth orës 18:00, në pikën e kalimit të kufirit në Kapshticë kanë mbërritur familjarët e tij për të marrë kufomën e djalit të vdekur. Familja e viktimës që banon në fshatin Myç- Has jeton në gjendje të vështirë ekonomike. Babai i 18-vjeçarit nuk ka pranuar kurrsesi versionin e policisë se djali i tij ishte kontrabandist. “Vullneti ishte një bari bjeshkësh që nuk kishte parë asnjëherë as qytetin e Kukësit”,- deklaroi ai dy ditë më parë për gazetën. Po sipas babait, familja prej shumë anëtarësh jetonte vetëm me pensionin e tij




27/09/2003


shek

O shqiptare, deri kur do duroni!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2003 nė 12:45 Edit Post Reply With Quote
Grekët s’pranojnë të takohen me palën shqiptare

Një delegacion i policisë së drejtorisë së Korçës shkoi dje në Kostur, por nuk u prit nga askush

Jorgjeta Gjançi

KORÇË - Vrasja e emigrantit shqiptar, dy ditë më parë në afërsi të Kosturit ka bërë që një delagacioni i drejtorisë së policisë së Devollit, i drejtuar nga Dodë Dukaj të shkojë në Kostur për t’u takuar me homologët grekë por ata nuk janë pritur nga askush. Lajmin e bëri të ditur për gazetën drejtori i policisë së qarkut të Korçës, Vehbi Bushati, i cili theksoi se pala greke nuk iu përgjigj kërkesës se policisë shqiptarë për një takim, në qendër të të cilit do të ishin rastet e përsëritura të incidenteve në kufirin greko shqiptar. Pala shqiptare që dje shkoi në Kostur drejtohej nga shefi i komisariatit të policisë të Devollit, Dodë Dukaj, ekspertë të kufirit dhe të policisë kriminale. Në takimin e shumëkërkuar ata do të kërkonin sqarime dhe provat konkrete që gjeti policia greke në vendngjarje lidhur me vrasjen e emigrantit nga rrethi i Hasit, Vullnet Bytyçi.


Ngjarja
Në pasditen e së martës gjashtë shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në tokën greke në orët e vona të së martës u qëlluan nga rojet kufitare greke, mbasi nuk iu bindën urdhrit të tyre për të ndaluar. Si rezultat mbeti i vrarë 18-vjeçari Vullnet Mehdi Bytyçi. Pala greke pas ngjarjes ka arrestuar katër nga emigrantët shqiptarë si dhe policin që qëlloi mbi emigrantin shqiptar, ndërsa njëri prej shqiptarëve mundi të shpëtonte. Menjëherë pas informacioneve që mbërritën në Shqipëri, drejtues të policisë së rrethit të Devollit dhe të Drejtorisë së policisë së Korçë kanë përsëritur kërkesën për t’u takuar me homologët grekë. Drejtori i Policisë së Korçës, Bushati, ka deklaruar për gazetën se deri dje në mbrëmje nuk ishte zhvilluar asnjë takim, por është dhënë vetëm një komunikatë me shkrim nga oficeri i informacionit të policisë së Kosturit. Për ngjarjen e cilësuar makabër pala greke ka rujatur një konspiracion të madh. Burimet e policisë shqiptare thanë për gazetën se në deklaratën që pala greke i dorëzoi palës shqiptare nuk bëhet i ditur as emri i policit. Ai merret në mbrojtje, thanë për gazetën burimet e policisë së Korçës, pasi në deklaratë theksohet se “ai ka qënë në pritë për t’u përballur dhe arrestuar kontrabandistët”. Në po këtë deklaratë nuk thuhet asnjë fjalë për katër shqiptarët e tjerë që janë arrestuar, nuk bëhet i ditur as identiteti, duke bërë me makth dhjetëra familje shqiptare që këto ditë kanë nisur djemtë dhe burrat e tyre drejt Greqisë të mbahen peng dhe të jetojnë në ankth me mendimin e keq se mund të jenë arrestuar nga policia greke. Në deklaratën e policisë greke thuhet vetëm versioni i saj rreth ngjarjes. Policia greke shkruan në deklaratë se shqiptari i vrarë ka qënë një kontrabandist. “Po fakti që policia greke nuk pranon të takohet me palën shqiptare edhe kur këta të fundit u shkojnë tek dera e shtëpisë flet shumë”,- vlerësuan drejtuesit e policisë. Ata nuk kanë prova për të vërtetuar se vërtet një djalë i ri, vetëm 18 vjet, që kishte me vete vetëm një copë bukë për të shuar urinë, është kontrabandist. Burimet e policisë së Korçës thanë për gazetën se edhe dy vjet më parë ka ndodhur një ngjarje analoge, kur një 16- vjeçar nga fshati Bitinckë i Korçës u vra teksa hyri në territorin grek. Policia greke edhe atë e quajti trafikant, nuk pranoi që në hetim të merrte pjesë pala shqiptare dhe me gjithë kërkesat e përsëritura për takim dypalësh nuk pranoi të ulej për të biseduar.




26/09/2003
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2003 nė 12:48 Edit Post Reply With Quote
Familja: "U nis për Greqi që të lanim borxhet"

Revolta e familjarëve: Kontrabandist? Vullneti s'kish parë as Kukësin

Bashkim Shala

KUKËS - Sapo kemi lënë qytetin e Kukësit dhe kemi kaluar urën e Drinit të Bardhë, futemi në territorin e rrethit të Hasit. Pasi kemi përshkuar disa kilometra rrugë, mbërrijmë në fshatin Myç-Has. Ky fshat me rreth 300 banorë, është ndër më të varfërit e rrethit të Hasit, me shumë pak tokë, edhe kjo mbi ujë. E vetmja mundësi jetese për këtë fshat është blegtoria. Në dyqanin e vetëm të fshatit, pyesim për familjen e Vullnet Bytyçit, emigrantit të vrarë në mbrëmjen e së martës nga ushtarët grekë. Menjëherë, njëri nga të rinjtë duke kuptuar qëllimin e ardhjes na shoqëron për në shtëpinë e 18-vjeçarit të vrarë në kufi nga policia greke, e cila gjendej në krye të fshatit. Sapo futemi në oborrin e shtëpisë dykatëshe bashkë me një grup gazetarësh të mediave elektronike të afërmit e shumtë që kishin ardhur pas marrjes së lajmit për vrasjen e Vullnetit na ftojnë të futemi brenda në dhomën e burrave. Heshtja mbretëronte në shtëpinë e Mehdi Bytyçit pas lajmit për vrasjen e djalit të tij 18-vjeçar Vullnetit. Babai i Vullnetit, Mehdiu, tregon se si mësoi lajmin për vdekjen e djalit. “Dje e kishin marrë vesh shumë të afërm të mi, përmes televizionit, pasi tek ne këtu në Myç-Has nuk ka sinjal televizv, por në të shumtën e rasteve nuk kemi as drita. Sot në mëngjes duke pirë kafe me djalin e tezes time, Nazmi Cenën ai më pyet për Vullnetin. Menjëherë mendja më shkoi për të keq. E kuptova se diçka kishte ndodhur. Nazmi! Më trego drejt, i thashë, se çfarë ka bërë vaki. Nazmiu më tha “Mehdi mbahu burrë, se Vullnetin e kanë vrarë në kufi grekët”. Menjëherë kam shkuar në shtëpi dhe iu kam treguar vëllezërve se Vullneti ka vdekur, pasi e kanë vrarë në kufi. Gruas dhe vajzave nuk doja me ju tregue. Por telefonat kërcisnin vazhdimisht dhe ata diçka kuptuan. I thashë vajzës: “O babë mos u mërzit, se Vullneti na la, ndërsa vetë jam duke bërë gajret”,- thotë babai i Vullnetit Mehdiu. “Ju kam thënë vajzave që të mos qajnë sa të përcjellim njerëzit që kanë ardhur për të na ngushëlluar”,- thotë Mehdiu. Babai i Vullnet Bytyçit dhe të afërmit e tij janë tepër të indinjuar me indiferencën e shtetit, lidhur me informacionet për vrasjen e djalit të tyre. “Interesimi i shtetit për këtë rast ka qenë zero. Jemi sorollatur rreth 4-5 orë sa në polici, sa në prefekturë dhe askush nuk kishte informacion për këtë ngjarje. Lajmin për vdekjen e Vullnetit e kemi marrë vesh vetëm përmes mediave”, - thotë i revoltuar Avdyl Bytyçi, kushëriri i parë i viktimës.
Vullneti, bari i bjeshkëve
“Shqiptari i vrarë në tokën greke ishte anëtar i një grupi kontrabandistësh të përbërë prej 6 vetësh. Ai u qëllua nga roja i kufirit, i cili së bashku me dy roje të tjera në kuadër të kryerjes së detyrës së tyre kishin ngritur pusi për të përballuar dhe arrestuar kontrabandistët.” Kështu thuhej në deklaratën e policisë greke dorëzuar dje palës shqiptare nga një oficer informacioni në rajonin e policisë Kostur. Ajo nuk i ngjan asnjë dokumenti zyrtar për faktin se nuk shkruhet se kujt i drejtohet ndërsa në fund shkruhet se është hartuar nga nëndrejtori i sigurimit të policisë të Kosturit dhe drejtori i kësaj policie. Familjarët e Vullnetit përkundër kësaj deklarate ngrejnë pyetjen “Kush ishte “kontrabandisti” i armëve, Vullneti që kishte shkuar vetëm në mal me dhi dhe asnjëherë nuk kishte vizituar as qytetin e Kukësit. Familja e Mehdi Bytyçit në fshatin Myç-Has të rrethit të Hasit përbëhej prej shtatë anëtarësh, ku si të ardhur të vetme kishin pensionin e Mehdiut prej 8000 lekësh. Djali i madh i shtëpisë, Dritani, ishte emigrant në Angli, por ai nuk kishte zënë ende ndonjë punë që të dërgonte para në familje. “Babë, nuk mund të jetohet vetëm me 8000 lek pension tëndin, prandaj unë do ta provoj të iki në Greqi”,- i kishte thënë Vullneti. “Mos u ngut bre babë, të lajmë njëherë borxhet e Dritanit, pastaj shohim dhe bëjmë”, i është përgjigjur ai djalit. Mehdiu tregon se kishin paguar 4 mijë euro për të dërguar Dritanin në Angli. Por Vullneti ka qenë i vendosur për të emigruar. “Unë e kisha me shumë merak se ai ishte i ri dhe i pa dalë. Ai nuk kishte zbritur as në qytet”,- vazhdon rrëfimin e tij Mehdiu. Por duke qenë djalë me sedër ai e kishte vendosur që të mos ushqehej më nga prindërit. Hyra borxh për t’i nxjerrë pasaportën. Ditën që u nis i dhashë pak para. E përqafova dhe më shpërthyen dy pika lot. Ishte shumë i ri”,- tregon me lot në sy babai i 18-vjeçarit. Të hënën Vullneti kishte qëndruar tek daja i tij Osman Vata në Tiranë, ndërsa të martën bashkë me pesë persona të tjerë nga fshati Metaliaj i Hasit janë nisur në drejtim të Korçës për në Greqi. Që nga dita e marte, familja nuk kishte lidhje me djalin. “Deri sa shteti nuk iu krijon mundësi punësimi të rinjve, ata kështu do të vazhdojnë të vriten. Kërkojmë nga shteti që të ndërhyjë për të sjellë sa më shpejt kufomën e djalit në shtëpi”,- thotë Mehdiu.
Familjarët të revoltuar
Xhaxhai i viktimës, Ramiz Bytyçi, tregon për gazetën se Vullneti mori rrugën për në Greqi për të ndihmuar familjen pasi ishin shtatë veta vetëm me një pension. “Ai nuk kishte me vehte as drogë, as armë, por vetëm një pasaportë. Ishte fëmijë me sedër. Nuk e shihje njëherë në rrugë apo bilardo”,- thotë Ramizi, duke shprehur indinjatë lidhur me faktin se lajmin e kanë marrë vetëm përmes mediave, pa u njoftuar zyrtarisht, as nga Ambasada, as nga Ministria e Jashtme, policia apo prefektura. “Kërkojmë nga autoritetet shqiptare që të ndërhyhet vendosmërisht për dënimin e autorit të vrasjes së djalit tonë 18-vjeçar, duke mos lënë që të spekullohet dhe të hidhet baltë mbi Vullnetin që mori rrugën e kurbetit vetëm për bukën e gojës”. Ndërsa xhaxhai tjetër i viktimës, Mal Bytyçi, thotë për gazetën se familja jeton në një gjendje të mjeruar ekonomike. “Kemi 15 vjet që jemi ndarë me Mehdiun dhe ende jetojmë në një kulm, pasi nuk kemi asnjë lloj mundësie financiare për të ndërtuar shtëpinë. Jam vetë i 10-ti në familje vetëm me një përkrahje sociale. Djali i vëllait, Vullneti, kërkoi që të ikte në Greqi për të ndihmuar sadopak familjen, por u vra në moshën më të dhimbshme”,- thotë ai. Por më i revoltuar nga të gjithë ishte kushëriri i Vullnetit, Selman Bytyçi.“Kur të vras pesë pushtetarë dhe pesë grekë, vetëm atëhere do të shfryhet dufi për vrasjen e Vullnetit. Kërkojmë nga qeveria që të mbajë qëndrim të ashpër për këtë rast”. Largohemi nga shtëpia e Mehdi Bytyçit, duke e ngushëlluar si zakonisht për të tilla raste. “Ju ardhshim për gëzime herë tjetër”. I kemi bërë kërkesë Mehdiut për të filmuar në dhomën e grave, por ai ka refuzuar. Këtë mos ma kërkoni. Ju kam thënë që të bëjnë gajret. Por kur do t’ju shohin ju, do të fillojë kuja dhe vaji”. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Në momentin që me aparatin fotografik po filmonim shtëpinë e Vullnet Bytyçit, një vajtim me ligje është dëgjuar nga brenda.




26/09/2003
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2003 nė 12:51 Edit Post Reply With Quote
NJE VDEKJE GREKE NGA NJE JETE SHQIPTARI

Nga Martin Leka

Vetem nje iluzionist do ta besonte ate fabul te sajuar ne menyren me mediokre te mundshme, ne menyren me feminore te mundshme, po aq dhe ne menyren me te pacipe te mundshme: nje polic grek qellon ne ajer me nje plumb dhe ky i bie ne koke shqiptarit. Prove me te mire se kjo per fajin e policise greke nuk mund te gjendet. Me pas, u tha, gjithnje nga pala greke, se shqiptari i vrare me nje plumb ne koke, ishte nje kontrabandist. Duken krejt qarte perpjekjet groteske te policise greke per te fshehur nje krim. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte grek. Krimineli ka nje emer dhe ai nuk eshte vetem polici grek qe shkrepi pistoleten. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte nje emer i keq: Ksenofobi Greke. Te ishte ky nje rast i shkeputur, do te mundoheshim te gjithe te pershpirteshim perpara trupit te pajete te emigrantit fatkeq e te falnim fisnikerisht, sic e kemi per rrenje ne shqiptaret. Por, qe me ndryshimet e medha demokratike te hapjes, jemi perballur periodikisht me dhunen e strukturave policore e shteterore greke ndaj emigranteve shqiptare. Greket vazhdimisht kane menduar e vazhdojne te mendojne gabim, duke fantazuar me superioritetin e nje vendi perendimor, anetar te BE e NATO-s. Greket ne pjese te madhe te tyre, mendojne shume gabim, madje abuzojne, me faktin se kane "ca lefta" me shume se shqiptaret. Ata duhet te dine te lexojne mire historine, ate histori kur vete ata vinin bregdetit shqiptar per te punuar toka, per te mbjelle ullinj e ndertuar mure me gure. Dhe per te marre me vete ca leke per familjet e tyre. Tamam sic bejne sot shqiptaret. Histori qe perseritet, ose per tu treguar grekerve se teoria e Galileit eshte universale ne kohe e hapesire. Problemi eshte akoma me i thjeshte, nese policet greke nuk jane analfabete: kemi qene vertete nje vend i varfer, shume i varfer. Madje jemi akoma nder vendet e varfera, por duhet te shikoni mire ndryshimet ekonomike progresive ne vetem nje dekade demokraci.

Atehere pse? Pse kaq urrejtje ndaj shqiptareve? Po politika shteterore?

Sikur te ndodhte nje ngjarje e tille makabre ne Shqiperi, a mund te imagjinohet se si do te sillej shteti grek?! Cdo te ndodhte me kufirin, me emigrantet, me politikat apo marredheniet bilaterale nese nje polic shqiptar do te vriste me nje plumb ne koke nje shtetas grek me duar ne xhepa?! Ne s’kemi pse te heshtim per nje njeri qe na e kane derguar ne qiell ne menyren me te padrejte njerezore. A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin ’93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik. Natyrisht evokimi jo gjithmone eshte i vyeshem. Por ne rastin e emigrantit te njome shqiptar, te vrare ne kufi nga policia kufitare greke, kemite bejme me nje mungese shpirti, me nje krim te shemtuar te cilin natyrshem mund ta quajme te pashembellt. Eshte dinjitoz reagimi i Komitetit grek te Helsinkit, por eshte cinik deklarimi zyrtar "per vrasjen e nje kontrabandisti". Ndergjegjia shteterore greke ne kete rast, ka perfituar nje ngjolle, nje zezim te cilin s’mund ta fshehe as prezenca europarlamentare e as perkedhelia europiane. Perballe kesaj vrasjeje shteterore gjithe greket dhe shtetaret e ketij vendi "ndiejne nje meditatio mortis kur duhet te ndienin nje meditatio vitae".

kj

Kjo shkruhet tek kj?

"A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin ’93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik."





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-10-2003 nė 08:17 Edit Post Reply With Quote
Si shpëtuam nga plumbat e grekëve”
Kthehen në familje tre shokët e Vullnetit të vrarë

Jonuz Hallaçi

KUKËS

Të rinjtë nga Hasi, të cilët ishin nisur për në emigrim në Greqi bashkë me Vullnet Bytyçin, janë kthyer dy netë më parë në familjet e tyre, por pa 18-vjeçarin.

Ata ende nuk i kanë harruar orët e tmerrit të mbrëmjes së 23 shtatorit, kur Vullneti mbeti i vdekur, njëri u deklarua i zhdukur, ndërsa 4 të tjerët u arrestuan nga policët grekë.

Për të depërtuar në thellësi të fshatit, në kohë me shi, nevojiten vetëm makina tip “Fuoristradë”. Në të hyrë të fshatit, në një gropë buzë liqenit duken shtëpitë e pakta dhe të vjetra. Një banor i fshatit, Brahimi, e kupton menjëherë interesin, kur i themi se duam të takojmë tre emigrantët e kthyer. “Po shqyr zotit janë kthyer, - thotë ai në gjuhën vendase, - se boll në merak na kanë vënë”. Në fakt është kthyer Luani, Bilbili dhe Emri Metalia. Alfredi dhe Beqiri janë ndalur në Tiranë. Janë të gjithë djem të moshës 18-22 vjeçare. “Halli i detyroi të largoheshin, por u kthyen pa dëm, megjithëse vdekja e djalit të Bytyçit na ka hidhëruar”, thotë një grua e vjetër, e ëma e njërit prej djemve. Luani ka përjetuar një dramë më të madhe nga të mbijetuarit. Ai konsiderohej i zhdukur dhe babai i tij, Skënderi, kujton se tre ditë nuk kishin asnjë njoftim se ku ndodhej, ndërkohë që të tjerët njoftuan me telefon nga burgu. Luani kujton se ka qenë udhërrëfyesi i grupit. “Unë e kisha thyer kufirin grek 8 herë dhe sapo e kaluam atë, unë shkova për të parë nja 300 metra në thellësi nëse ka roje”, tregon Luan Metalia. “Duke u kthyer për të lajmëruar grupin e shokëve me vrap, filluan të shtënat me automatikë pa paralajmërim, pasi tre policë kufitarë na diktuan. Shokët ikën andej, unë në mal. Më vonë mora vesh se dhe Vullneti më kishte ndjekur nga pas, ndoshta nga që kujtonte se unë e dija më mirë rrugën”. Luani thotë se është larguar me shpejtësi pa e parë Vullnetin, ndërkohë që policët kanë qëlluar pa ndërprerje ndaj tij. “Kam vrapuar derisa rashë në një humnerë, ku qëndrova qëndrova disa orë. Nuk kam ditur se çfarë ishte bërë me shokët e mi. Kur jam kthyer më pas në një fshat të Korçës, kam marrë vesh se është vrarë një emigrant atë ditë. Ishte Vullneti”.

Emigrantët tregojnë se ata janë lënë në burg të Kastorias gjatë gjithë kohës pa bukë. Me vështirësi kanë siguaruar një telefon fshehurazi nga grekë të burgut dhe kanë lajmëruar shtëpitë se ku ndodhen. “Gjykata na ka dënuar me katër muaj burg,- tregojnë ata, madje na kanë vënë dhe nga 1500 euro gjobë për kalim të paligjshëm të kufirit. Por ne u thamë se nuk kemi se çfarë të paguajmë. Nuk kishim asnjë lek e jo më euro”. Sipas të mbijetuarve, ata kanë mësuar se kanë ndërhyrë përfaqësuesit e ambasadës dhe të qeverisë që janë liruar. Osmani, babai e Emriut. është ende i tronditur, kur ridëgjon këtë aventurë. Ai tund kokën dhe thotë se varfëria të bën që të shkelësh tokën e huaj, ndërsa i huaji tallet edhe kur të vret.


Flet Bilbili
“Identifikova Vullnetin”

Bilbili e ka dhe më të rëndë rrëfimin. Ai bashkë me të tjerët janë kapur nga patrullat dhe janë burgosur për disa ditë në Kastoria. “Kemi qëndruar disa ditë në kushte të rënda. Por tmerri ka ardhur më pas. Policia më mori mua nga burgu dhe më dërgoi në morgun e spitalit për të identifikuar të vdekurin. Jam tmerruar kur kam parë Vullnetin të larë në gjak. Plumbi i ka hyrë nga prapa kokës dhe i ka dalë në ballë. Ishte i masakruar”, tregon Bilbili.


Flet Emriu
“U vetëdorëzuam në polici”

Emri Metalia, i treti, tregon se ai ishte dorëzuar shpejt bashkë me grupin tjetër, duke përjashtuar Luanin dhe Vullnetin. “Na shtrinë përtokë dhe na vunë revolet prapa koke, duke na pyetur se pse ikën ata të dy dhe çfarë kishin në çantë. U thamë se kishin vetëm bukë. Por ata nuk besonin dhe qëllonin në drejtim të tyre, derisa kanë vrarë Vullnetin”.


Banorët me mbiemrin e përbashkët

Për të hyrë në fshatin Metali, nga ishin dhe emigrantët e tmerruar nga grekët, duhet lënë pas fshati Myçhas. Pasi bën disa kilometra në rrugën nacionale që të çon në Krumë, merr nga rruga që të fut në komunën e Fajzave. Eshtë një rrugë plot gropa e baltë, me pak shtëpi dhe shumë varfëri. Banorët kanë një mbiemër të përbashkët, emrin e fshatit. Përveç mbiemrit kanë të përbashkët dhe fatin, varfërinë, tokën e paktë dhe mbijetesën për ta, që është peshkimi dhe emigracioni.



Edhe një krutan i dhunuar

FUSHË KRUJË - Avokati i Popullit mbledh rastet e dhunës së policisë greke ndaj emigrantëve shqiptarë. Vrasja e 18-vjeçarit Bytyçi si treguesi më i egër i barbarizmit të policisë fqinje ka detyruar përfaqësuesin shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut që të formojë një dosje të veçantë që flasin për këtë dhunë. Një dëshmi tjetër tronditëse që do të hyjë në këtë dosje është dhe ajo e 34-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Gani Ramës. Ai tregon për gazetën, tmerrin e ditëve të majit të këtij viti, kur sapo kishte hyrë në tokën helene. Pa asnjë lloj paralajmërimi ushtarët grekë kanë hapur zjarr me armët e tyre, duke e plagosur në krahun e djathtë, të cilin dhe sot e kësaj dite e ka të paralizuar. Ngjarja është shënuar në 30 maj në Osje, pak metra brenda territorit grek, kur ushtarët kanë hapur zjarr pa paralajmërim ndaj Ramës dhe dy shokëve të tij. “Më pas ushtarët na kanë dhunuar në mënyrë çnjerëzore, duke na goditur në të gjitha pjesët e trupit, me grushta, shqelma dhe tytat e armëve të tyre, pavarësisht se unë isha plagosur”, tregon Rama. Babai i katër fëmijëve, megjithë mjekimet prej muajsh në spitalin e Krujës, tashmë e ka krahun të paralizuar dhe nuk është në gjendje për t´i siguruar ushqim familjes.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2003 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
Policia greke dhunon emigrantin e ligjshem
Arian Torka nga Gramshi, u kthye forcerisht nga autoritetet greke, ne Kapshtice. "Kishte pasaporte false". Policia jone: "Ishte e rregullt". Denoncimi i 28-vjecarit: "Nje nga policet me goditi me grushta ne fytyre dhe shkelma ne pjesen e pasme te trupit"

Denoncohet nje tjeter rast i dhunes se dyshuar greke ne rradhen e emigranteve shqiptare. Arjan Torka, nje 28 vjecar me banim ne qytetin e Gramshit, i ka deklaruar dje policise se Devollit se ai u keqtrajtua pa ndonje motiv ne mjediset e doganes greke te Kristalopigjise. Burime zyrtare te policise rajonale pohuan se, 28 vjecari Arjan Torka ka deshmuar se eshte keqtrajtuar rreth ores 18.00 te se dieles, ndersa ishte duke kryer procedurat e zakonshme te kalimit kufitar ne anen greke te doganes se Kapshtices". Arian Torka, tregon se eshte paraqitur me pasaporte te ligjshme dhe vize te rregullt prane sportelit per te marre vulen hyrese. "Rreth ores 17.00, pasi mora vulen tek dogana shqiptare, iu drejtova doganes greke. Por, pasi jam sorollatur per nje kohe te gjate nga polici grek ky i fundit ka pretenduar se pasaporta nuk ishte e rregullt, duke pretenduar se dokumenti im i identitetit ishte i falsifikuar". Torka ka insistuar ne rregullsine e pasaportes se tij. Por ne kete kohe, ai eshte marre forcerisht ne nje zyre brenda godines se doganes, ku rreth tij jane mbledhur edhe tre police te tjere. Ata i kane kerkuar shqiptarit qe te pranonte se pasaporta e tij ishte e falsifikuar. "Kembengulja ime e drejte, se pasaporten e kisha te rregullt, u pasua me nje reagim te dhunshem por te padrejte, te policeve greke", citohet 28-vjecari gramshiot. "Nje nga policet me goditi me grushta ne fytyre dhe me shkelma ne pjesen e pasme te trupit. Pastaj me dhane nje formular dhe kerkuan qe ta nenshkruaja", ka pohuar ne policine e Devollit 28 vjecari nga Gramshi, duke shtuar se, policet greke i kerkuan te largohej urgjentisht nga territori i shtetit te tyre. Sipas denoncimit, 28-vjecari nuk ka pranuar ne asnje menyre kerkesen e pales helene dhe ka refuzur te firmoste formularin. Menjehere pasi ka hyre ne token tone i rrahur dhe i masakruar, 28-vjecari eshte drejtuar ne policine e Devollit per te denoncuar per aktin e turpshem te policise se shtetit fqinj. Pasi ka mare denoncimin e shtetasit nga Gramshi policia e Devollit beri te ditur dje, se po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes. Nderkohe, mesohet se deri tani nuk eshte bere asnje takim nga dy palet e doganes se Kapshtices, ne lidhje me incidentin e denoncuar. Ky eshte incidenti i trete, ne me pak se nje muaj, me emigrantet shqiptare ne territorin grek. Tre emigrante nga Elbasani, denoncuan dhunen e ushtruar nga policia greke, ndersa ne 23 shtator, ne afersi te qytetit te Kosturit, u vra nga nje roje kufitare greke 18 vjecari Vullnet Bytyci, nga Mychasi ne rrethin e Hasit. Irena Vreto




--------------------------------------------------------------------------------
07/10/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 06:26 Edit Post Reply With Quote
“Qëndrojmë krenarë se jemi shqiptarë”


Kasem Kozmaj, Lazarat, Gjirokastër

Zotit Medi Bytyçit, Myç Has Kukës

Nga larg mora guximin të shkruaj këtë letër duke ju ngushëlluar për fatkeqësinë që ju ndodhi për vrasjen e djalit tuaj Vullnetit nga dora gjakatare e policit grek. Të mos e japim veten. Si ti dhe unë jemi stërnipërit e Skënderit dhe gjithmonë kemi qëndruar si juve me serbin edhe ne me grekun. Ne qëndrojmë krenarë se jemi shqiptarë. Edhe mua më datën 26.11.1998 greku Jorge Makriu nga zona e Janinës në mënyrë të pabesë ashtu siç e kanë zakon ata, më vrau djalin Afrim në moshën 27 -vjeçare dhe plagosi rëndë djalin tjetër Gëzimin në moshë 32 -vjeçare. Në datën e zisë dy djemtë e mi së bashku me dy nuset shkuan në kullotën tonë për të rregulluar stallën e bagëtive në fshatin Aradat ku sa mbërritën gjetën në kullotë 70 krerë lopë të Jorges që kishin dëmtuar kullotën. Lajmëruan Jorgon për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga lopët e tij. Jorgoja erdhi por siç e kanë zakon, në mënyrë të pabesë kishte fshehur çiften nën xhaketë, dhe sa mbërriti nxori çiften dhe fillimisht shtiu karshi Afrimit, i cili vdiq në moment dhe kundër Gëzimit të cilin e plagosi rëndë ku ende ka 12 predha në trup nga të cilat një në kokë mbi membranën e trurit e jeton me ilaçe. Kjo ndodhi 850 metra brenda tokës shqiptare. Afrimi ka lënë nusen me dy fëmijë të vegjël, pa asnjë ndihmë apo pension të dy familjet. gjykata e Janinës e dënoi Jorgo Makrin (në mënyrë qesharake) në tre muaj për të mos u larguar nga shtëpia e tij ku jeton edhe sot në zonën kufitare. Ndërsa gjykata e Gjirokastrës e dënoi në mungesë me 25 vjet burg ku jeton në fshatin e tij në Greqi. Kemi drejtuar 12 kërkesa duke filluar nga Avokati i Popullit, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ambasadës greke në Tiranë e deri te Kosta Simitis, kryeministër i Greqisë. Deri më sot asnjë përgjigje. Dhe njëherë ju dërgoj ngushëllimet familjare.

Kasem Kozmaj
Lazarat Gjirokastër

nga shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 06:32 Edit Post Reply With Quote
Greqia te dergohet ne Gjykaten e Hages


Përparim Kapllani, Toronto

Dje ne rubriken ``letra``te gazetes ``Shekulli``ishte botuar nje informacion rrenqethes rreth vrasjes se djemve te Kasem Kozmajt nga Lazarati. Plaku i nderuar nga Gjirokastra ngushellonte familjen Bytyçi, duke shkruar se edhe atij, më datën 26.11.1998 greku Jorgos Makriu nga zona e Janinës, i vrau djalin, Afrimin, në moshën 27 -vjeçare dhe plagosi rëndë djalin tjetër Gëzimin në moshë 32 -vjeçare, i cili edhe sot jeton me plumba ne trup. Meqe Qeveria Greke as nuk ka ndermend te denoje kriminelet, qe kane lyer duart me gjakun e shqiptareve, i bie barra dhe detyra morale Qeverise Shqiptare, qe te kerkoje ekstradimin e vrasesve. Nese Qeveria Greke perseri do te beje veshin e shurdher, atehere Qeveria Shqiptare t`i drejtohet Interpolit Nderkombetar, Parlamentit te Bashkimit Evropian, ku te kerkoje nje seance te posaçme, si dhe te plotesoje nje dosje per ta çuar ne Gjykaten e Hages.
Meqe personalisht une nuk kam besim se qeveria do ta kete vullnetin ta beje kete pune, une u sugjeroj familjeve te viktimave te terrorit grek, qe t`i drejtohen Parlamentit Shqiptar, ku te mbahet nje seance e posaçme per kete çeshtje. Nese edhe Parlamenti Shqiptar do te jete i paafte ta mbaje kete pergjegjesi karshi qytetareve shqiptare qe i kane dhene voten, atehere te bashkepunohet me Komitetin Shqiptar te Helsinkit, i cili mund te gjeje avokate falas per te plotesuar juridikisht dosjen.




09/10/2003

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-10-2003 nė 10:01 Edit Post Reply With Quote
Vritet në Greqi ish-oficeri i SHIK
Mitat Mersinllari 47-vjeç goditet me makinë në mes të Selanikut

ar.çe

Tiranë

Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë “aksidentalisht” në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij, Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

Ngjarja
Mitat Mersinllari sapo kishte mbraruar punën dhe me një grup shokësh po pinte kafen e zakonshme në një nga lokalet në lagjen “Panorama”, në Selanik. Kjo është një lagje e njohur në Greqi, pasi në të jetojnë kryesisht të pasurit e Selanikut. Rreth orës 19.00, Mitati niset për në shtëpi, ku e priste gruaja dhe djali i tij i vogël. Me një motor, ai ka ecur përgjatë rrugës kryesore si zakonisht. Në orën 19.30, një makinë, tip fuoristradë, e ka goditur rreth 30 metro pasi Mitati kishte kaluar semaforët në një kryqëzim rruge. Makina me targë NZN 2698 e ka goditur jashtë çdo lloj parashikimi, duke e përplasur në bordurën e rrugës. Mitati, ndonëse ka qenë i mbrojtur me kaskën e motorit, është përlasur përtokë, duke humbur ndjenjat, ndërkohë që nga plagët i rridhte shumë gjak. Pranë tij nuk është afruar askush për t’i dhënë ndihmën e parë.

Policia
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e Jakovit. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

Akuza e familjes
Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush. Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se “ne nuk e dinim numrin e telefonit”. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën”, shprehet i revoltuar Mersini. “Unë do të kërkoj hetimin e kësaj ngjarjeje dhe njëkohësisht për këtë do t’i kërkoj ndihmë Avokatit të Popullit. Unë do t’u shkruaj gjithë institucioneve të së drejtës ndërkombëtare. Nëse vëllai im u vra aksidentalisht, përse iku vrasësi? Nëse vëllai im u vra aksidentalisht, përse nuk u dërgua menjëherë në spital, por u la të vdiste? Nëse vëllai im u vra aksidentalisht, përse nuk u lajmërua konsullata shqiptare? Nëse vëllai im u vra aksidentalisht, përse ja ndryshuan rrobat dhe gjurmët e krimit në rrugë? Për këto dhe të tjera çështje unë do të kërkoj drejtësi”, apelon Mersinllari.


Aksidenti
Vdesin në Greqi dy emigrantë

Dy emigrantë korçarë kanë vdekur dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës. Sipas burimeve të mësipërme, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, në autostradën që lidh Athinën me Selanikun. Gjatë udhëtimit të tyre në një motorçikletë, dy qytetarët korçarë, janë përplasur nga një automjet me targa greke, duke pësuar plagë të shumta në trup dhe në kokë. Megjithë ndihmën e dhënë ndaj tyre në repartin më të afërt spitalor, dy emigrantët kanë ndërruar jetë pak orë pas ngjarjes.


“Kërkoj ndihmë nga Avokati i Popullit”

I zhytur në dhembjen për të vëllanë, të cilin e ka varrosur tri ditë më parë, Mersin Mersinllari thotë se shumë shpejt do të kërkojë hetim për këtë ngjarje, duke kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit. Pedagog në Shkencat e Natyrës, Mersini ka përjetuar nga afër tragjedinë familjare të Mersinllarëve. Menjëherë pasi është lajmëruar, Mersini ka shkuar në Selanik. Atje ka marrë kontakt me shokët e të vëllait, dhe ka kërkuar ndihmën e konsullatës shqiptare. Më pas ka shkuar në morg, ku ka identifikuar vëllanë e tij dhe përmes dhembjes e lotëve ka përcjellë edhe përbuzjen dhe keqtrajtimin. “Ne u bllokuam për disa orë në kufi, me qëllim që të poshtëroheshim. Policia greke e dinte mirë se ne kishim në arkivol një viktimë të tyren, por për të na ulur moralin dhe për të na bërë të heshtinim na vonuan në doganën e Kakavijës. Mirëpo ne, nuk do të heshtim. Unë aku zoj, sepse gjaku i vëllait tim, që punonte për bukën e gojës, akuzon.


Quhet Jorgo Vasili
“Në morgun e Selanikut një tjetër shqiptar”

“Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili”. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m’u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. “Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Nëse nuk vjen askush, atëherë, sipas ligjit tonë, shteti grek do ta varrosë diku si anonim dhe të panjohur. Nëse keni ndonjë mundësi, lajmëroni, ju lutem”. Kështu i ka thënë Mersinit shefi grek i morgut të Selanikut. “Unë nuk pata mundësi të marr as foto dhe asgjë tjetër, por në fakt ai djali shqiptar ishte aty në morg. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta”, saktëson Mersini. Qeveria shqiptare, ndoshta do të bënte mirë që të krijonte një ekip mjeko-ligjor për identifikimin dhe tërheqjen e këtyre viktimave, të cilat janë detyruar të ndryshojnë edhe emrat e tyre për një vizë pune apo për një leje qëndrimi të përkohshme. Fotot e tyre dhe detajet e tjera do të ndihmonin për gjetjen e atyre shqiptarëve që dergjen në morg.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-10-2003 nė 10:03 Edit Post Reply With Quote
Dueht te protestojme!

Duhet ti ndihmojme familjes!

Te djathte cohuni!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2003 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
Pronari grek vret dy emigrantet
Prinderit e Lulezim Kuqjes e Besnik Pepes ne Belesh te Elbasanit, mesuan dje lajmin e vdekjes se djemve te tyre. Denoncimi: "Jane vrare ne Veria te Greqise nga punedhenesi qe refuzoi t'i paguaje". Policia helene: "I dyshuari u vetedorezua". Deshmi rrenqethese te familjeve te varfera te viktimave. Telefonata qe zbuloi tragjedine dhe rrefimet e mbledhura ne vendngjarje, per minutat e ekzekutimit te dyfishte

Fatos SALLIU

Kane me shume se gjashte jave qe jane varrosur ne dhè te huaj. Historia tronditese i takon dy familjeve te varfera shqiptare ne zonen e Dumrese. Familja Kuqja ne fshatin Shkoze dhe ajo Pepa ne lagjen Hysaj te bashkise Belesh. Prej mese 45 ditesh jane duke perjetuar tmerrin, pasi kane marre lajmin e hidhur te vdekjes se djemve te tyre. Lulzim Petrit Kuqja 26 vjec me banim ne fshatin Shkoze dhe Besnik Rrapush Pepa me banim ne lagjen "Hysaj" Belesh, dyshohet se jane viktima te rradhes, te persekutimit grek. Jane nisur per ne Greqi me 28 maj te ketij viti. Sipas te dhenave mendohet te kene kaluar nga Maqedonia duke paguar nga 700 euro secili. Pas tre ditesh kane arritur ne Kupano nje fshat ne afersi te qytetit te Verias. Atje kane filluar pune si gjithmone dhe kane patur lidhje te vazhdueshme me familjet me telefon.

Pohimet per masakren

Pasi kane punuar per rreth 1.5 muaj, Lulzimi e Besniku, i kane kerkuar parate pronarit per t'u kthyer ne shtepi. Mirepo ketu ze fill dhe tragjedia e tyre. Sipas te afermve, Lulzim Kuqja dhe Besnik Pepa pasi kane punuar per rreth 6 jave tek pronari i tyre i kane kerkuar atij parate per tu rikthyr ne shtepi. Por ketu ze fill perplasja me shtetasin grek emri i te cilit nuk behet i ditur. Sipas xhaxhait te Besnikut, Nevrus Pepa, mendohet se akti makaber ka ndodhur rreth ores 15.00 te 13 korrikut. "Pronari grek i ka ftuar emigrantet shqiptare ne nje vend te vecuar te fshatit. Aty kane qendruar per pak kohe duke debatuar. Ndoshta pronari ka refuzuar t'i jape parate dhe te rinjte shqiptare jane larguar te deshperuar. Greku nxjerr pistoleten dhe i qellon pas shpine te rinjte shqiptare. I pari mendohet te jete qelluar Lulzim Kuqja e me pas Besnik Pepa. Pasi eshte siguruar se i ka vrare dy shqiptaret greku eshte afruar dhe ka qelluar perseri mbi ata me pistolete nga afer. Sipas deshmive te se motres se Lulzim Kuqjes i vellai ishte masakruar me keq. Pasi ishte goditur pas shpine ai eshte qelluar n koke me pistolete dhe eshte masakruar ne fytyre. Ndersa Besnik Pepa ka pesuar vetem nje goditje ne kraharor por ajo ka qene vdekjeprurese per te. Pasi ka kryer ekzekutimin e ftohte greku mendohet se u ka plackitur gjithcka kane pasur me vete te rinjte shqipetare.E motra e Lulzimit Naxhije Kuqja e martuar dhe me qendrim ne Janine ka pohuar se ne trupin e te vellait nuk eshte gjetur asgje nga policia greke. As pasaporta, as te hollat as bizhuterite dhe as ora. Policia e Aoses i ka gjetur te vrare emigrantet shqiptare disa dite me vone. Nderkohe pronari grek per te shpetuar koken e tij dhe per te lehtesuar ndoshta denimin, iu eshte dorezuar vete, autoriteteve greke. Te pakten keshtu kane pohuar ne posten e policise se Aoses. Policia greke ka kryer ekzaminimet e rastit ne vendngjarje dhe me pas i ka vendosur kufomat e shqipetareve ne morg ne pritje te identifikimit te tyre. Behet e ditur se nga frika se mos i debonin grekerit shqiptaret mbanin emra fallco ne fshat. Ky fakt mendohet se i ka hapur shume pune policise greke ne identifikimin e shqipetareve. Keshtu pasi kane deshtuar tentativat per identifikim policia greke i varros emigrantet shqipetare ne varrezat e fshatit duke ju vendosur nje tabele mbi krye "te paidentifikuar".

Telefonata e zbulimit

Familjet e te vrareve dhe motra e Lulzimit ne Janine kishin rreth nje muaj qe nuk flisnin ne telefon. Kjo heshtje i kishte shqetesuar pamase ata. Mirepo me shpresen se kishin nderruar vend as qe u shkonte ndermend se ata kishin vdekur. Ne fund te muajit gusht nje i panjohur telefonon ne shtepi ne Janine motren e Lulzimit. "Nuk te dhimbset vellai, perse nuk e kerkon" kaq ka komunikuar ne Greqisht I panjohuri. Naxhija ka treguar se megjithese ka folur greqisht ain qe I dha lajmin ishte nje shqiptar. Ky lajm e ka tronditur pa mase Naxhijen. Bashke me te shoqin ajo ajo eshte nisur menjehere ne rajonin e policise se Aoses, por aty policet greke jane sjelle teper dhunshem.Madje sapo kane mesuar se kishin te benin me motren e nje te vrari e kane terhequr ate zvarre dhe e kane flakur ne rruge. Nje shqiptar ne fshat i ka ndihmuar me pas duke i njohur me nje polic grek i cili i ka treguar Naxhijes dy fotografite e te vrareve. Besnik Pepen ajo e ka njohur menjehere. Ndersa te vellane e ka patur te veshtire ta identifikoje per shkak te masakrimit ne fytyre. Megjithate e ka identifikuar nga dhembet dhe vetullat. Ky lajm e ka shokuar Naxhijen e cila eshte nisur menjehere drejt familjes per ti treguar gjithcka kishte pare.




--------------------------------------------------------------------------------
17/10/2003

Prinderit e viktimes, flejne bashke me lopen
Skamja eshte e papershkruar ne familjen Pepa. I ati Rrapush Pepa 66 vjec e ka te veshtire te percjelle humbjen e te birit. Ne njeren dhome flene Rrapushi, Faria si dhe dy djemte e tjere te tij Marseli19 vjec dhe Hasimi 17 vjec. Ndersa ne dhomen tjeter qendron lopa per te cilen perkujdesen te gjithe. E ema e Besnikut Faria me lot nder sy pohon se i duket e pabesueshme qe i ka vdekur i biri. "Dua ta di se perse eshte vrare dhe te me sjellin ne shtepi eshtrat e djalit. Ne nuk kemi asnje mundesi te sjellim eshtrat e tij ne shtepi. Na gjeti e zeza qan me vaje Faria. Xhaxhai i Besnikut Nevrus Pepa pohon se e kishim djalin me te mire Besnikun. U nis ne greqi se sic e shikon ne cgjendje jane.Por mesojme se e vrau pronari grek. Ne duam te dime se perse e vrane dhe me keq akoma se perse I varrosen pa marre miratimin e pales shqiptare. Tani kerkojme nga shteti qe te na ndihmoje qe te kthejme kufomat ne shtepi.Sapo e morem vesh lajmin ne shkuam ne varreza dhe vendosem nje perkujtimore per djalin tone. F.Salliu




--------------------------------------------------------------------------------
17/10/2003

"Nese vritej nje grek, do te na shpallnin lufte"
Zia ka pllakosur dhe familjen Kuqja ne fshatin Shkoze. Ketu dhimbja duket se merr permasa me te medha kur meson se Lulzimi ishte djale i vetem dhe sapo ishte martuar. I ati Petrit Kuqja nuk do ta besoje se i ka vdekur djali. "Ndoshta vajza, e ka humbur arsyen dhe se ka pare mire fotografine". Deputeti i zones Ndricim Hysa, njeri i afert me familjen Kuqja, ka premtuar se do te beje te pamunduren per te ndihmuar familjet e emigranteve. Por Shefikati, nena e Lulzimit eshte thellesisht e prekur. "Kam gjashte jave qe djali me rri para syve dite e nate. Eshte kaq e dhimbshme per nenen te dije qe djali i ka vdekur e te mos e kete te varrosur aty prane". "Shteti shqiptar nuk i mbron shtetasit e tij, apelon Petrit Kuqja. "Nese ne Shqiperi do te ishte vrare nje shtetas grek, Greqia do te na shpallte lufte. Ne nuk dime shkaqet e kesaj vrasjeje. Por megjithese nuk e besojme qe djemte tane te kene vepruar gabim, perse duhej t'i vriste greku. T'i denonte sipas ligjit, me burg. Greqia eshte nje shtet i Komunitetit europian dhe nuk eshte i pari rast qe nuk respekton te drejtat dhe lirite e njeriut", shton i indinjuar Petriti. F.Salliu




--------------------------------------------------------------------------------
17/10/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 07:48 Edit Post Reply With Quote
Kthehet trupi i emigrantit të vrarë me plumb pas koke

i.m

Fier

Kthehet për t´u varrosur në vendlindje viktima e fundit shqiptare, shënuar në shtetin grek.

Ramiz Saliaj, 22 vjeç nga Patos Fshat i Fierit, është kthyer nga autoritetet greke, të cilat këtë radhë kanë qenë shumë të shpejta në plotësimin e dokumentacionit. Emigranti fierak është qëlluar për vdekje me një plumb pas koke, në Veria, 350 kilometër në periferi të Athinës. Shkaqet e vdekjes së Ramiz Saliajt kanë qenë tepër të mjegullta, pasi askush nga pala greke nuk ka dhënë një version për këtë. Trupi i tij ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në vendlindje për t´u përcjellë mesditën e së martës për në banesën e fundit. Dy kushërinjtë e tij që e kanë sjellë viktimën nga Greqia, kanë pohuar se Ramizi është gjendur i vrarë të premten me një plumb pas koke. Trupi i pajetë është zbuluar nga një punonjës policie, i cili ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. “Në polici, nuk na dhanë sqarime për motivet e vrasjes. Vetëm na bënë gati procedurat për ta sjellë trupin në atdhe”, pohojnë dy kushërinjtë. Autoritetet greke kanë pohuar se do të hetojnë mbi këtë çështje, duke deklaruar para shqiptarëve me shumë rezerva se mund të ketë qenë një larje hesapesh mes shqiptarëve. Por djemtë e kanë kundërshtuar këtë version, pasi sipas tyre, Ramizi, jo vetëm që ka qënë i urtë dhe shumë i sjellshëm, por nuk ka pasur asnjë armiqësi me askënd. “Nuk jemi në gjendje të besojmë nëse vërtet ka qënë një krim i zakonshëm apo diçka më tepër. Në këtë situatë të trazuar nga zgjedhjet në Himarë, racizmi ndaj shqiptarëve në Greqi është rritur ndjeshëm”, shprehen ata. Ramizi kishte pesë vjet në Greqi. Sipas të afërmëve, ai punonte në bujqësi dhe jetonte me punë të ndershme. Familjarët pohojnë se djali kishte më shumë se dy vjet që nuk kishte ardhur pranë familjes, duke menduar të punonte edhe disa muaj dhe të kthehej për festat e fundit të vitit.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Hakmarresi

Postuar mė 9-1-2004 nė 21:39 Edit Post Reply With Quote
KA ARDUR KOHA TE MARRIM HAK

KA ARDUR KOHA TE MARRIM HAK

PO PO Ka ardhur koha te marrim hak.
Gjakut ti pergjigjemi me GJak !!!!

Me shume fjale e pak pune nuk realizojme asnje gje!
Mendoj se duket organizuar nje grup "VEPRIMI".

KUSH MENDON NJESOJ LE TE ME KONTAKTOJE.
Pershendetje HAKMARRESI.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 9-1-2004 nė 22:48 Edit Post Reply With Quote
Veprim ne rruge demokratike

Jam dakort qe te veprojme ne rruge demokratike, jo me dhune sepse dhuna eshte shenje e primitivitetit, sic jane vete greket






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 09:40 Edit Post Reply With Quote
Nje grup " Veprimi" duhet te krijohet patjeter.

Per gjak nuk ka nevoje.

Kam mbi 100 projekte ne koke qe do ti dhimbnin grekut me shume se po ti vrisnim 10000 vete.

Po filloj me te parin:

1. Nje shkolle moderne private shqipe ne Janine. Me pas nje rrjet shkollash private ne te gjithe Greqine.

Ama, duhet pune e jo teori.



Shnet Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 29-8-2004 nė 17:49 Edit Post Reply With Quote
Greket vrasin e vrasin,ne heshtim

Polici grek ekzekuton emigrantin

Luan Berdellima, 36-vjecari nga Gramshi i cili jetonte familjarisht ne Athine te Greqise, me dokumente te rregullta, u qellua per vdekje nga nje polic special. Deshmia e vellait: "Ishim ne lokal duke pare Olipiaden kur disa police hyne duke na bere ne shqiptareve, kontroll te imet". Si viktima u qellua me tyte pistolete ne koke, se shprehu pakenaqesine

GRAMSH/DEVOLL - E kzekutohet ne mes te lokalit ne qender te kryeqytetit grek Athine nje emigrant shqiptar dhe vellai i tij deshmitar okular, akuzon nje polic Helen si autor te krimit. Ngjarja e rende ka ndodhur para 11 ditesh por trupi it e ndjerit ka ardhur vetem dje ne atdhè, i shoqeruar nga vellai. Viktima eshte Luan Berdellima, 36 vjec, lindur dhe banues ne Gramsh, i pamartuar. Denoncimin per vrasjen e te vellait, e beri dje ne media, Lulzim Berdellima.

Vrasja

Ngjarja ka ndodhur para 11 ditesh, ne nje lokal te kryeqytetit grek, Athine. Luani ka qene duke pire nje kafe ne lokal bashke me disa emigrante te tjere, kur i jane nenshtruar nje kontrolli te imtesishem nga strukturat policore Greke. Sipas deshmitareve okolare, emigrantet pervecse i jane nenshtruar nje kontrolli brutal nga policia greke, jane fyer dhe neperkembur si shqiptare. Ky ka qene dhe shkaku qe Luani i ka kthyer pergjigje policit grek duke i thene qe te mos e fyeje ne ate menyre. Por polici grek sakaq ka nxjerre pistoleten dhe me tyten e saj e ka goditur Luanin ne koke. Pjesa metalike e armes se zjarrit e ka goditur aq fort 36 vjecarin sa ky ka rene pa ndjenja ne toke. Pas ketij veprimi uniforma greke eshte larguar me shpejtesi nga lokali, nderkohe emigrante te tjere e kane derguar ne spital bashkeatdhetarin e tyre.

Spitali

Bashke me Luanin ka qene dhe vellai i tij Lulzimi. Sipas mjekeve te spitalit Luani ka pesuar nje traume te forte ne koke. Pjesa metalike e armes i ka demtuar kocken e kokes dhe nje pjese te mire te trurit. Per shkak te hemorragjise cerebrale emigranti nga Gramshi ka rene ne koma. Por me gjithe perpjekjet e mjekeve greke nuk eshte bere e mundur qe ai te rikthehet ne jete. Luan Berdellima vdes pas qendrimit 11 dite ne koma. Pas vdekjes Luani i eshte nenshtruar ekspertimit mjeko-ligjor ne spitalin e Athines. Pas kryerjes se ekspertimit trupi i tij i pajete eshte nisur per ne vendlindje me ndihmen e vellait. emigranti shqiptar eshte percjelle dje per ne banesen e fundit. Familja nuk ka njoftuar Drejtorine e Policise ne Elbasan.

Flet familja

I ati i tij Shefit Berdellima, beri te ditur se ceshtja do te ndiqet nga nje avokat grek pasi dhe ekspertimi i trupit te djalit eshte kryer ne spitalin e Athines. Sipas te dhenave paraprake behet e ditur se ende nuk dihet autori i kesaj ngjarjeje. Uniforma blu greke eshte larguar me shpejtesi nga vendngjarja dhe fakti qe ai nuk ka shtire me arme zjarri i nderlikon hetimet.

Proces ne Greqi

E ema e 36 vjecaritVioleta Berdellima shprehet se e ka ndjere shume humbjen e te birit. "Ai shkoi ne Greqi te punoje si emigrant pasi ketu nuk kishte asnje lloj prespektive. Une kerkoj nga shteti grek drejtesi dhe te ndeshkohet autori". I ati Shefiti shton se "do ta ndjekim ceshtjen ne Greqi me avokat grek pasi ketu e dime se shteti nuk ben gje. Kemi degjuar dhjetra raste te kesaj natyre dhe as ambasada shqiptare dhe as shteti yne nuk kane bere asgje". Fatos Salliu/I.Vreto

FAKTI

Viktima i rradhes

Dje mberriti ne token shqiptare edhe nje tjeter kufome, e nje shtetasi shqiptar te vdekur ne territoret helene. Luan Berdellima ishte nje 36 vjecar nga Gramshi, ende i pamartuar. Vellai i tij Lulzimi, denoncoi vrasjen nga nje polic grek gjate nje kontrolli rutine per dokumentet, ndonese viktima ishte i ligjshem ne Greqi. Luani, eshte viktima e radhes e emigranteve shqiptare qe kane shkuar ne Perendim per te nxjerre buken e gojes. Gjate ketij viti ne Elbasan dhe Gramsh jane kthyer nga emigrimi pese trupa te pajete emigrantesh. Dhe duket se edhe ne te ardhmen askush nuk ka per t'u dale ne ndihme shtetasve shqiptare qe kane marre dhene ne rruget e Evropes, per te mbijetuar.

VIKTIMA TE DHUNES POLICORE GREKE

Te vdekur

RAMIZ SALIAJ

21 vjec, FIER

VULLNET BYTYCI

18 vjec, HAS

Te plagosur

ARJAN TORKA

28 vjec, GRAMSH

SOKOL HALLKA

26 vjec CERRIK

RRAHMAN PASHOLLARI

60 vjec, ELBASAN

MILI HALILI

43 vjec, ELBASAN

LIGOR HALILI

45 vjec, ELBASAN

LEONARD SHIMKA

19 vjec POGRADEC

DASHAMIR BREKOLLI

26 vjec DEVOLL

SHPETIM SHABANI

28 vjec, LUSHNJE

ALBERT PRIFTI

36 vjec, KUCOVE

VETIAK MEMA

34 vjec, LUSHNJE

ORGES OSMANI

19 vjec, KOLONJE

SULEJMAN GJANA

38 vjec, KUKES


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-9-2004 nė 06:59 Edit Post Reply With Quote
“Polici grek vrau vëllanë tim”

Lulëzim Bërdëllima: Hetimet do t´i kërkojmë nga pala greke




KORÇË

“Polici grek qëlloi ndaj vëllait tim, duke i shkaktuar atij vdekjen”. Lulëzim Bërdëllima, nga Gramshi, ka akuzuar dje policinë e shtetit fqinj për vrasjen e vëllait të tij 36-vjeçar, Luanit.

Ai ka hyrë bashkë me trupin e pajetë të të vëllait mbrëmjen e së premtes në pikën e kalimit kufitar të Kapështicës. Sipas deklarimeve të tij, i vëllai që punonte në Greqi me dokumente të rregulla prej 10 vitesh, është vrarë nga një polic grek. Ky i fundit e kishte goditur Luanin në kokë me tytën e pistoletës, duke i shkaktuar goditje të rënda. Si pasojë e dhunës 36-vjeçar ka vdekur në spitalin e Athinës, pas 11 ditësh qëndrimi në gjendje kome. Burime të Policisë së Korçës pohojnë se në bazë të dokumenteve të spitalit të Athinës, i ndjeri e ka humbur jetën nga goditjet në kokë, pa e përcaktuar shkakun e tyre. I vetmi dëshmitar i ngjarjes, i cili jep dhe motivin e saktë të ngjarjes, është vëllai i viktimës. Në bazë të deklarimeve të tij, i vëllai, që qëndronte dhe punonte në kryeqytetin grek me dokumente të rregullta, po pinte në një lokal bashkë me emigrantë të tjerë ditën e 13 gushtit, pikërisht ditën e hapjes së Lojërave Olimpike. Në këto momente ia kanë behur forca të policisë greke, të cilat kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm brenda lokalit. Objekt i këtij kontrolli kanë qenë dhe emigrantët e ulur në tavolinë, ndaj të cilëve Lulëzimi thotë se policia është sjellë në mënyrë shumë të rëndë. “Luani nuk ka duruar dot dhe i ka thënë një polici grek që të mos fliste në atë mënyrë me ta. Por polici, brutalisht ka nxjerrë pistoletën dhe me tytën e saj e ka goditur në kokë”, mësohet të ketë thënë Lulëzimi në deklarimet e tij. Kjo goditje është bërë shkak që 36-vjeçari të bjerë pa ndjenja në tokë, ndërkohë që polici është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Që nga dita kur u qëllua në kokë, emigranti nga Gramshi ka qëndruar në gjendje kome në spitalin e Athinës për rreth 11 ditë; goditja i ka shkaktuar hemoragji cerebrale. Pas vdekjes së tij, autoritetet greke i kanë bërë eskpertizën mjeko-ligjore viktimës dhe menjëherë i vëllai ka bërë transportimin e trupit të pajetë drejt vendlindjes. Familjarët e emigrantit Bërdëllima nuk kanë pranuar që t´i kryhet autopsia viktimës nga ekspertët shqiptarë, duke pohuar se çështjen do ta ndjekin në Greqi deri në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë autorin e krimit. Vdekja e 36-vjeçarit Luan Bërdëllima shënon precedentin më të rëndë të dhunës greke. Në harkun kohor të një viti janë shënuar dhe 4 raste të tjera të keqtrajtimeve, kur njëri prej emigrantëve nga Elbasani u detyrua të hiqte dhe shpretkën e dëmtuar nga goditjet e policëve.

Viktimat e dhunës greke në një vit

1 - Vullnet Bytyçi, nga Hasi, i vrarë

Të keqtrajtuar

2 - Ligor Halili, nga Elbasani
3 - Mili Halili, nga Elbasani
4 - Rrahman Pashollari, nga Elbasani
5 - Leonard Shmilka, nga Pogradeci
6 - Dashamir Brekolli, nga Devolli
7 - Sokol Hallka, nga Cërriku
8 - Shpëtim Shabani, nga Fier-Shegani i Lushnjës
9 - Vetiak Mane, nga Plugu i Lushnjës
10 - Albert Prifti, nga Kozara e Kuçovës
11 - Lisian Telhaj nga Plugu i Lushnjës
12 - Shkëlqim Kuqi, nga Plugu i Lushnjës
13 - Fatos Arapi, nga Plugu i Lushnjës
14 - Ditian Hoxha, nga Plugu i Lushnjës
15 - Orgest Osmani, nga Qafëzezë e Kolonjës
16 - Sulejman Gjana, nga Ujmishti i Kukësit
17 - Arjan Torka, nga Gramshi

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-9-2004 nė 12:27 Edit Post Reply With Quote
“Gramozi u vra për flamurin kombëtar”

I ati: Vetëm ambasadori Zeneli më tha se autorët që vranë tim bir do të ndëshkohen nga drejtësia

Lindita Çela

TIRANË- Vdekja ka rënë kobshëm në familjen Palushi. Prej dy ditësh, gra dhe burra janë mbledhur në shtëpinë dykatëshe, duke vajtuar trupin pa jetë që endet rrugëve të Greqisë. Dyert për mort janë hapur, sapo lajmi i zi i vrasjes së Gramoz Palushit ka mbërritur nga ishulli i largët. Megjithëse familja Palushi nuk ka shumë kohë që jeton në lagjen Babrru të Tiranës, thuajse të gjithë janë në dijeni të kësaj vdekjeje të kobshme. Çdokush të tregon se ku gjendet shtëpia e 20-vjeçarit të vrarë nga grekët, me flamurin shqiptar në krah. Heshtja e burrave në ndërtesën dykatëshe të papërfunduar, të tregon se aty ka zi dhe kjo e fundit bëhet më e fortë kur dëgjon vajin e grave. Të afërmit e Palushit flasin me zemër të ngrirë dhe dhimbjen për humbjen e Gramozit e shprehin me urrejtjen karshi grekëve. Thuajse çdonjëri prej atyre burrave ka nga një djalë emigrant në Greqi.
“Im bir vdiq për flamur”
Megjithëse është mort, gjithsecili prej këtyre burrave nis e tregon një rast, ku grekët jo vetëm i kanë përçmuar por edhe keqtrajtuar. Ndaj dhe vdekjen e Gramozit e përjetojnë sikur të kenë humbur djemtë e tyre, emigrantë në Greqi. Babai i Gramozit, Halil Palushi, flet për “Shekullin” me buzët që i dridhen, ndërsa ndez e shuan njëra pas tjetrës cigaret. Flet me zë të ulët dhe herë-herë ul kokën, gati për të shpërthyer në vaj. Por Halil Palushi mbahet. Herë pas here i duhet të ngrihet nga vendi për të respektuar miqtë që i vijnë për ngushëllime. Ai tregon se si e mësoi lajmin për vdekjen e të birit. “Askush nuk është kujdesur për Gramozin kur vdiq, vetëm sepse mbante në krahë flamurin kombëtar”,-thotë Halili për “Shekullin”. I vetmi që i ka telefonuar është ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli. Dje pasdite, ambasadori shqiptar në Greqi e ka siguruar Halilin se autorët e vrasjes së të birit do vendosen përballë drejtësisë. “Janë djemtë dhe të afërmit ata që po kujdesen për të sjellë në shtëpi trupin pa jetë të Gramozit”,-thotë babai i 20-vjeçarit.
Në pritje të trupit
E ndërsa në familjen Palushi pritej trupi pa jetë i 20- vjeçarit, vajtimi i grave në katin e parë të shtëpisë të rrënqeth mishtë. “Të dërgova bir të punoje për të mbajtur familjen, ndërsa ty të vranë për një ndeshje”. Vajtojnë gratë e fisit, e ndërsa zëri i Naxhijes, nënës së emigrantit të vrarë vjen si ngashërim. E veshur korb në të zeza, ajo është ulur në mes të grave, të cilat sapo dëgjojnë vajin e nënës për kurbetin, shpërthejnë në ngashërim. Secila prej tyre ka një ose dy djem emigrantë, pjesa më e madhe në Greqi. Të gjithë mund të kenë vite pa i parë fëmijët që punojnë në emigrim. Por ndërsa të tjerat do të vazhdojnë të presin djemtë e tyre, Naxhija nuk do ta shohë më Gramozin, të cilin nuk e kishte pranë prej dy vjetësh. Vaji i saj nuk ka ngushëllim, teksa pret të birin t’i vijë në një arkivol.



07/09/2004
shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-9-2004 nė 12:38 Edit Post Reply With Quote
KUVENDI REAGON PER DHUNEN GREKE

Edlira Prenga

Legjislatura e 16-te e parlamentit shqiptar ka nisur me nje minute heshtje. Arsyeja e ketij nderimi parlamentar u be vrasja e para dy diteve e emigrantit shqiptar ne Greqi, nga nje shtetas grek. Kryetari i komisionit te jashtem kuvendor, Ilir Zela, lexoi nje deklarate ne emer te ketij komisioni qe kishte te bente me ngjarjet e ndodhura ne Greqi, pas fitores se Kombetares sone ne stadiumin (Qemal Stafa(. Duke shprehur keqardhjen per ngjarjet e ndodhura, Zela theksoi ne deklaraten e tij se Kuvendi shqiptar i d-_ akte te tilla dhune, sidomos vrasjen e emigrantit Gramoz Malushi. (Kuvendi i Shqiperise shpreh keqardhjen e tij te thelle per keto shfaqje qe jane ne kundershtim me frymen e miqesise dhe te bashkepunimit qe duhet te karakterizoje marredheniet mes dy vendeve dhe popujve tane(, thuhej ne deklaraten e ligjvenesve shqiptare. Duke e cilesuar festimin e fitores se kombetares shqiptare si nje akt normal dhe mese te justifikueshem, Zela u shpreh se (ashtu sic festuan greket ne Portugali ashtu edhe ne cdo cep te globit pa asnje pasoje mbi ta me rastin e fitores se Kampionatit Evropian, dhe shqiptaret kudo kane te drejten t'i gezohen fitores se tyre dhe ne cdo rast atyre t'u njihet e drejta per t'u mbledhur, festuar apo protestuar, duke respektuar ligjet e vendit ku ata jetojne e punojne ndershmerisht(. Duke e konsideruar kete akt si jo normal ne deklarate thuhej qarte se ishte Shqiperia ajo qe ndikoi ne mbarevajtjen e Lojerave Olimpike qe u mbajten pak kohe me pare ne shtetin fqinj. (Aktivitetet sportive jane ne kuader te ndertimit te miqesive dhe jo te anktheve, ksenofobise, urrejtjes apo racizmit(, thuhej ne kete deklarate. Ne emer te parlamentit, Zela kerkoi qe strukturat e shtetit grek te ndermarrin akte konkrete ndaj atyre qe ushtruan dhune mbi shqiptaret, ne menyre te vecante nxjerrjen para drejtesise se vrasesit te emigrantit shqiptar Gramoz Palushi.

Pas kesaj deklarate ishte kryetari i PLL-se, Eqrem Spahia, qe kerkoi nje minute heshtje ne nderim te emigrantit shqiptar. Deputeti republikan, Garuli, shkoi me tej ne kerkesen e tij duke kerkuar nga shteti shqiptar qe te mos qendroje indiferent ndaj ngjarjeve te tilla, duke fajesuar njekohesisht shtetin per pamundesine qe ju krijon shtetesve te vet qe te punojne ne atdhe.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-9-2004 nė 12:55 Edit Post Reply With Quote
“Vrasja e Gramozit, para syve të mi”

Rrëfen djali i xhaxhait: Vdiq para dyerve të spitalit


Vladimir Karaj

Në fytyrë e në sy i lexohet vetëm dëshpërimi. Quhet Shyqyri Palushi dhe është djali i xhaxhait të Gramozit, të vrarë para katër ditësh në Greqi.

Ai e ka parë kushëririn t´ia therin para syve dhe më pas të japë shpirt para dyerve që nuk hapeshin të një spitali. Më pas ka duruar burokracinë e shtetit fqinj, që nuk i lejonte të kthenin sa më shpejt trupin e pajetë në shtëpi e duket se tani i kanë shterur lotët. Gjithçka e mban mend me detaje, si ta kishte fotografuar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, tregon se si e qëlloi me thikë në zemër, greku, Panajotis Kladis, kushëririn. Si u kishin zënë pritë tre grekë të rinjve shqiptarë që festonin, edhe pse më parë ata edhe policia i kishin thënë se do t´i lejonin të festonin të qetë, pasi ishte e drejta e tyre. Përse policia nguroi të arrestonte grekun, që sapo kishte ardhur në ishull dhe që ishte i kërkuar nga policia.

Si ndodhi ngjarja në Zakinto?
Ne ishim një grup të rinjsh shqiptarë, pjesa më e madhe 20 vjeçarë e disa më të vegjël, që dolëm të festonim fitoren e kombëtares, me flamurë nëpër rrugë. Kushëriri im, Gramozi dhe disa të tjerë, bënë fillimisht një xhiro me motorra mes përmes fshatit dhe askush nuk i ndaloi, por në momentin që u kthyen në krahun tjetër, u bënë pritë dhe pasi e ndaluan motorrin, një nga grekët i ka qëlluar me thikë, të parin Gramozin e më pas edhe pesë të tjerë së bashku me vëllain tim, që ishin në të njëjtin karvan.

Ju thoni që u kanë bërë pritë, deri më tani ne dinim që i vetmi person që ka qenë, është ai që ka qëlluar?
Jo ishin tre persona, dy të parët u dolën përpara motorrave dhe i kanë ndaluar duke mos i lënë të lëvizin, ndërsa ai tjetri i ka qëlluar me thikë.

Më pas çfarë ka ndodhur?
Më pas Gramozi i ka thënë vëllait tim, “më merr e më dërgo në spital se më mbuloi gjaku”, por vëllai ishte vetë i mbuluar me gjak e nuk ka mundur, atëherë kanë ndaluar makinën e një shqiptari tjetër dhe ai i ka shoqëruar për në spital.

Kur vdiq Gramozi?
Gramozi vdiq ndërsa prisnim në dyert e spitalit të ishullit, të cilat nuk po na i hapnin.

Na thanë se në spitalin e ishullit, nuk kanë pranuar ta mjekojnë?
Nuk di ç´të them, vetëm se dyert nuk na u hapën për të paktën 10 minuta dhe kur na futën brenda, gjithçka kishte marrë fund. Mjekët e atjeshëm thanë se kjo kishte ndodhur ngaqë ishte natë, por ne e kuptuam se derën nuk e hapën ngaqë ishim shqiptarë.

Ju e njihnit personin që qëlloi mbi Gramozin dhe vëllain tuaj?
Jo tamam, ai nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në ishull, dinim vetëm se kishte ikur nga SHBA-ja, ku nuk e di se çfarë kishte bërë dhe e kërkonte policia. Kishte qëndruar për disa kohë në Athinë, por edhe aty ishte larguar, pasi kishte kryer një krim. Në ishull ishte strehuar prej pak kohësh, pasi aty nuk e ndalonte njeri, ngaqë ishte edhe i pasur. Madje edhe pas vrasjes, policia fillimisht nuk e arrestoi edhe pse ai nuk u largua nga vendi i ngjarjes, e arrestuan vetëm kur një grek tjetër u tha: “Përse nuk e ndaloni, a nuk e shikoni që ai ka therur një njeri”. Ndërsa dy grekët e tjerë u ndaluan vetëm pas denoncimeve tona.

Po dy personat e tjerë i njihnit?
Po, ata po dhe nuk e dimë se si e përse e kanë bërë këtë.

Keni patur më parë probleme me ta?
Jo nuk kemi patur, as me ata dhe as me të tjerë grekë që ndodheshin në ishull, madje njëri prej tyre më kishte pyetur nëse do të festonim po të fitonte kombëtarja jonë dhe unë iu përgjigja që po. Gjithashtu dhe policët na kishin thënë se nëse fitonte Shqipëria, ne kishim të drejtë të ngrinim flamurin tonë, ashtu siç kishin bërë edhe grekët, në vendet e tjera, por ja që nuk doli ashtu. Ne menduam se gjithçka do të shkonte si mes miqsh, por ata na e prenë gëzimin në mes.



Mbërrin në shtëpi trupi i emigrantit të vrarë. Sot varrimi
Një karvan përcjell arkivolin e mbuluar me flamur

Fillimisht një makinë e vogël, më pas dy motoçikleta të Policisë Rrugore dhe pas tyre makina e funeraleve. Është errësirë, por është e lehtë të shquash arkivolin e bardhë, të mbuluar me flamur kuqezi, ku prehet trupi i Gramoz Palushit, 20-vjeçari i vrarë para katër ditësh në ishullin Zakinto në Greqi. Pas tij vjen një karvan i tërë makinash, që e kanë shoqëruar që prej futjes në kufirin shqiptar. Makina ndalet para shtëpisë së familjes Palushi dhe po ashtu ndalon i gjithë karvani. Burrat më të fortë e ngrenë arkivolin në krahë dhe shkojnë drejt shtëpisë, ku një grumbull njerëzish tashmë ka filluar të përloten. Por vaji i vërtetë fillon vetëm kur nëna, që e di se djali është i shtruar në një spital grek, sheh arkën e mbuluar me lule e flamur të hyjë në shtëpinë e saj. Gratë që ka afër mundohen ta mbajnë, por ajo u shkëputet nga duart dhe lëshohet mbi arkën e drurit, duke thërritur me zë të lartë të birin. Tani është e vështirë të gjesh një fytyrë pa lot. Burra që mbulojnë sytë e qajnë nën zë dhe gra që ulërasin e qajnë me ligje. Të afërmit mundohen t’i qetësojnë. Trupi i pajetë futet në dhomën e grave ku edhe do të vajtohet deri sa të bëhet varrimi. Halil Palushit, babait të viktimës, që deri atëherë e kishte mbajtur mirë veten, “i priten gjujët” dy burra e mbajnë nga krahët ndërsa një i tretë i thërret të mbledhë veten. E atëherë Halili, përpiqet të bëhet edhe një herë i fortë, “Hajdeni burra”, thotë me zërin që i dridhet, duke u prirë të afërmve e miqve për në shtëpinë që duket më e vogël nga pesha e mortit. Poshtë në dhomën përdhese të shtëpisë është trupi i pajetë, i rrethuar nga nëna e motrat që vajtojnë e nuk reshtin së përkëdheluri arkivolin. Ndërsa sot në orën 10.00, trupi pa jetë do të përcillet për në banesën e fundit.



Vrasësi plagosi dhe tre shqiptarë të tjerë

I njëjti grek që ka vrarë 20–vjeçarin Gramoz Palushi, ka goditur me thikë duke i lënë të plagosur lehtë edhe tre shqiptarë të tjerë, për të cilët policia greke nuk ka dijeni. Këtë e pohon emigranti Shyqyri Palushi, kushëriri i viktimës. Sipas tij, po atë natë, i njëjti grek, përveç grupit me të cilin po festonte Gramozi, ka sulmuar edhe disa të rinj të tjerë, duke iu shkaktuar plagë të ndryshme në trup. Ata kanë qenë tre të rinj që punonin në atë ishull, por kur janë parë atë natë nga policia me plagë i kanë shmangur policët grekë duke u thënë se plagët i kishin marrë ngaqë ishin rrëzuar nga motori. Ata kishin gënjyer me frikën se mos i dëbonin nga ishulli, pasi u kishin skaduar dokumentet. Ashtu të plagosur janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë ndihmën e parë mjeksore, pa e treguar ngjarjen e vërtetë. Sipas 20-vjeçarit, atë natë të gjithë të rinjtë shqiptarë kishin vendosur të dilnin po qe se kombëtarja jonë do t’u dhuronte një fitore. “Që paradite, kur ne u shkëmbyem në rrugë me vrasësin na pyeti nëse do të dilnim me flamurë, po qe se do fitonim, dhe ne iu përgjigjëm natyrisht që po, dhe se mezi po e prisnim fitoren”, tregoi emigranti. Më tej ai shpjegoi se ishte i bindur që vrasësi në bashkëunim me bandën e tij u kishte ngritur pritë, pasi ata nuk ishin sulmuar në xhirot e para me motor, por vetëm pasi ishin ndarë në grupe të vogla.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 7-9-2004 nė 18:41 Edit Post Reply With Quote
Shqiptari që mundi shtetin fqinj



Greqinë e mundëm në futboll. Por ajo na mund përditë duke shkelur të drejtat e qindra mijërave emigrantëve shqiptarë që punojnë atje. Po ditën e gëzimit të madh kombëtar, më 4 shtator të këtij viti në tokën helene vritet një njëzetvjeçar shqiptar. Një akt i pashembullt dhune dhe barbarizmi në zemër të një shteti që zhvilloi Olimpiadën e fundit dhe është anëtar i Bashkimit Evropian. Një i ri grek arrestohet si ekzekutori, por a do të dënohet vallë ai? Dyshimet ngrihen me të drejtë. Rreth një vit më parë, në nëntor 2003 humbasim një gjyq shumë të rëndësishëm. Vrasja e 19 vjeçarit Gentian Çelniku nga një dhunë pa shkak e oficerit të policisë greke dhe humbja e gjyqit për shpalljen fajtor të oficerit grek në Greqi nxjerr në pah një domosdoshmëri. Bashkëpunimin e strukturave shqiptare dhe të vendeve fqinje që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjyqi ku oficeri grek doli i pafajshëm ndoshta nuk do të kishte qenë kaq i lehtë, po të siguroheshin prova profesionale në ndihmë të emigrantit të vrarë shqiptar. Dhe nëse “Greek Helsinki Monitor” (Monitori Grek i Helsinkit), shoqata greke që mori pjesë në gjyqin ndaj Gentianit, ka deklaruar se deri tani janë humbur me gjykatat greke rreth 30 raste dhune të përdorur ndaj shqiptarëve, ndrit si margaritar një rast i fituar. Është ai i qytetarit Ferhat Ceka. Në vitin 2002, ky qytetar u kap nga një patrullë ushtarësh grekë në kufirin shqiptaro-grek. Dy ushtarë e mbërthyen prej krahësh, ndërsa i treti e qëlloi me pistoletë dhe e plagosi. Qytetari i plagosur ngeli gati i pajetë në kufi. Arriti të tërhiqej dhe të vazhdonte të jetonte në truallin shqiptar. Ai e solli rastin e tij tek organizatat e shoqërisë civile. Të cilat përdorën një formular ndërkombëtar. E mbushën dhe e dërguan rastin, së bashku me ekspertizën e duhur mjekësore, pranë organizatës “Amnesti International” në Londër. Kjo organizatë vlerësoi materialet e dërguara si të shkëlqyera nga pikëpamja profesionale. Duhet që provat të jenë në nivelin më të lartë profesional, për të arritur të sulmohen shtetet që shkelin të drejtat e njeriut. Në Raportin që “Amnesti International” nxjerr çdo vit, për vitin 2002 u përfshi dhe rasti i Ferhat Cekës dhe u fajësua qeveria greke për këtë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, “Amnesti International” materialet e rastit të Ferhat Cekës ia kaloi shoqatës greke për të drejtat e njeriut “Greek Helsinki Monitor”. Kjo shoqatë, së bashku me qytetarin shqiptar Ferhat Ceka, hapi gjyq ndaj shtetit grek. Gjyqi ishte ushtarak(kishim të bënim me ushtarë grekë që dhunuan një emigrant shqiptar). Pra ishte dy herë më e vështirë për t’u fituar. E megjithatë, ai u fitua. Seanca e parë, e zhvilluar në Selanik, nxorri fajtor ushtarin grek që qëlloi dhe plagosi qytetarin shqiptar. Seanca e dytë do të zhvillohet gjatë këtij viti për përcaktimin e masës së dëmshpërblimit në të holla, që i takon qytetarit të plagosur. Ka me qindra raste si rasti i Ferhatit, të cilat u ndodhin emigrantëve tanë në Greqi e Itali. Ndërsa vrasja me thikë e të riut shqiptar në zemër të Greqisë është një psikamë e mirëfilltë për t’i thënë një “Jo!” të vendosur racizmit anti-shqiptar. I cili ka kohë që ushqehet dhe mbahet gjallë në shtetin fqinjë. Shteti ynë dhe ministria jonë e Jashtme duhet të bëjnë detyrën e tyre. Nga ana tjetër, edhe vetë emigrantët tanë duhen nxitur, ndihmuar dhe inkurajuar. Shumë emigrantë shqiptarë të dhunuar preferojnë të gëlltisin fyerjen apo dhunën e pësuar. Ka shumë vështirësi për të marrë vizë nga Ambasada Greke në Tiranë, po të donin këta qytetarë të hapnin një gjyq në shtetin fqinj. Asnjë protokoll në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk parashikon raste të lehtësimit të procedurave të fitimit të vizës, për qytetarë shqiptarë që pretendojnë keqtrajtim nga autoritetet ose shtetas grekë. Sa për organizatat greke të të drejtave të njeriut, ato bëhen të gjalla vetëm kur i kontakton një organizatë prestigjoze, si “Amnesti International”. Ndoshta i takon shtetit tonë ta ngrejë zërin në forume ndërkombëtare, në mënyrë që edhe pala greke të dëgjojë. Ndërkohë, ndoshta rasti i qytetarit Ferhat Ceka meriton të ketë jehonë në gjithë mediat shqiptare dhe në opinionin tonë publik. Këtë rast duhet ta mësojnë edhe 400 mijë emigrantët tanë në Greqi, për të marrë zemër. Pse ka mundësi që e vërteta të dalë në shesh dhe fajtorët e mirëfilltë të dënohen. Atë kërkon i mbarë opinioni ynë publik me rastin e fundit të pak ditëve më parë.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-10-2004 nė 17:55 Edit Post Reply With Quote
Nuk pendohem pėr vrasjen e shqiptarėve”

Dje në Selanik të Greqisë filloi procesi gjyqësor ndaj 34-vjeçarit që ekzekutoi gjashtë persona




SELANIK - Gjykata e Lartë e Selanikut kurrë më parë nuk kishte të ulur në bankën e të akuzuarve një njeri që ka vrarë gjashtë persona. Eshtë një proces i veçantë, sidomos për shqiptarët, pasi tre emigrantë rezultojnë të vrarë nga Janis Baltas.
Dje në këtë gjykatë ka filluar procesi gjyqësor në ngarkim të 34-vjeçarit që ka ekzekutuar tre shqiptarë dhe ka zhdukur dy shtetase bullgare. Por arrestimi i tij u krye pasi ai vrau ish-kunatin e tij dhe plagosi vëllanë tjetër, të cilët e pengonin të martohej me motrën e tyre. Ky proces është cilësuar në shtetin grek si procesi i vitit dhe është shoqëruar me lloj - lloj epitetesh nga media e shtetit fqinj. Përkrah 34-vjeçarit janë ulur për të njëjtën akuzë edhe vëllai i tij, 31-vjeçari Stavros Baltas, si dhe bashkëpunëtori i tij 32-vjeçari Dimitris Savelendis. Dy ditë më parë prokuroria greke bëri publike akuzat ngaj Baltasit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Mbi ta rëndon akuza e vrasjes me paramendim, vrasje me pasojë plagosje të rëndë, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje dhe shkrehje të armëve të zjarrit.
Vrasja e 3 shqiptarëve
Fillimisht Janis Baltas pranoi se kishte kryer vrasjen e Eduart Hakës, i cili u indentifikua më pas se ishte nga Elbasani. Baltas tha se ai ishte grindur me Hakën dhe ai e kishte vrarë atë pasi ai e kishte sharë. Policia e gjeti trupin e viktimës të varrosur në një cep të vathës së deleve. U deshën edhe disa dite hetime intensive, duke punuar edhe me dy të arrestuarit e tjerë, vëllanë e Janis, Stavros Baltas dhe bashkëpunëtorin e tyre Dimitris Savelendis, që Baltas të pranonte edhe dy vrasjet e tjera. Më 21 dhjetor të vitit 1996, tre të arrestuarit kanë ekzekutuar Paulin Legisin dhe Petrit Loshin, të dy nga Mirdita.
Baltas: Pendohem për vrasjen e grekëve
Vrasësi ksenofob dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për ekzekutimin e tre shqiptarëve dhe dy vajzave bullgare, ende të paindentifikuara, si dhe për vrasjen e vëllait të gruas e plagosjen e tjetrit. Ata ishin Dimitris dhe Stavros Kirkinezis, njëri prej të cilëve më pas vdiq në spital, si dhe për rrëmbimin e ish-të fejuarës së tij Theodhora. Ekekutimet e tij shtrihen në afatin kohor prej vitit 1996, ndërkohë që plagosja e dy vëllezërve dhe rrëmbimi i të fejuarës u krye majin e këtij viti. Në seancën e parë, Janis Baltas u kërkoi ndjesë familjes dhe ish-të fejuarës së tij, duke deklaruar përpara trupit gjykues së veprimet e tij ishin kryer në gjendje të dehur dhe gjithçka e kishte bërë në emër të dashurisë që kishte për Theodhorën. Kurse sa u përket vrasjes së tre emigrantëve shqiptarë dhe dy vajzave bullgare, Janis nuk preferoi të flasë, duke shtuar se gjithçka do ta thotë nëpërmjet avokatëve të tij dhe nuk kërkoi falje për vrasjen e shqiptarëve. Janis Baltas është dyshuar nga policia për vrasjen e tre shqiptarëve dhe dy bullgareve, por nuk u bë i mundur arrestimi i tij për shkak të mungesës së provave. U desh që ai të kishte një konflikt të rëndë për motive të dobëta me dy bashkëpatriotët e tij që të arrestohej. Arrestimi i tij, ku u angazhuan helikopterë të policisë greke dhe qindra trupa policie, u krye pasi ai vrau me armë zjarri Dimitris Kirkinezis dhe plagosi rëndë vëllanë e tij Stavros.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-10-2004 nė 01:26 Edit Post Reply With Quote
BARBARIA GREKE "GELLTIT" 300 SHQIPTARE

Zbardhet lista e 300 të zhdukurve në Greqi


ELBASAN - Mbi 300 emigrantë në rrethin e Elbasanit rezultojnë të zhdukur në tokën greke dhe në shtete e tjera. Që nga fillimi i viteve ‘90 dhe deri më tani kjo prefekturë numëron me qindra raste të emigrantëve të zhdukur. Disa vdiqën nga kushtet atmosferike, të tjerë u vranë aksidentalisht, dhe akoma më rëndë, shumë të rinj kanë përfunduar me një plumb pas koke apo fraktura që i kanë shkaktuar vdekje.

Emrat e të humburve

Fadil Sula (i zhdukur në Greqi)

Viktor Beleku (i zhdukur në Greqi)

Artan Sheshi (i zhdukur në Greqi)

Lefter Beqari (i zhdukur në Greqi)

Sokol Pufi (i zhdukur në Greqi)

Maksim Lika (i zhdukur në Greqi)

Klodian Toska (i zhdukur në Greqi)

Bedri Haka (i zhdukur në Greqi)

Qemal Xhani (i zhdukur në Greqi)

Dilaver Braçe (i zhdukur në Greqi)

Fatos Dane (i zhdukur në Greqi)

Ilir Muho (i zhdukur në Greqi)

Nëse në baladat e shekullit XVI u shkruajtën vargjet “mbeçë, more shokë, mbeçë përtej urës së qabes녔 dhe pati kush t’i transmetonte këto fjalë, tani në shekullin XX shumë prej emigrantëve fatkeqë nuk kanë pasur mundësinë të lënë as amanetin e fundit. Gazeta “Ballkan” ka mundur të sigurojë listën e plotë të të zhdukurve dhe sot botohen 12 prej tyre, ndërsa në vijim edhe pjesa tjetër. Shoqata e të Dëmtuarve në Emigracion prej disa muajsh grumbullon të dhëna për emigrantët e vrarë dhe të zhdukur. Drejtuesi i saj, Artur Shuli, tregon për gazetën se deri më tani janë rreth 395 raste të zhdukurish dhe të vrarësh në prefekturën e Elbasanit. Të gjitha rastet janë të evidentuara dhe me gjeneralitetet përkatëse. Nuk janë raporte të bëra në anketime subjektive, por shifra tronditëse që dalin nga familjarët e të zhdukurve që kanë me dekada që nuk bëhen të gjallë.
Emigrimi
Për Greqinë apo shtetet e tjera fqinje kishin dëgjuar se mund të punonin si emigrantë dhe fitonin të holla. Vetëm kaq dinin, pasi pjesën tjetër të medaljes, fatkeqësisht negative, e zbuluan më vonë. Ashtu të lodhur e të varfër morën çantat në duar me idenë për të fituar të holla pasi gjendja në vendin tonë në fillim të viteve ’90 ishte një katastrofë e vërtetë. Nuk donin të krijonin luks, por thjesht të fitonin ca të para për të mbajtur veten dhe familjen. Por kjo në të shumtën e rasteve mbeti vetëm një dëshirë që kurrë nuk iu realizua. Jeta e tyre u pre në mes. Nga larg për familjarët e emigrantëve erdhi lajmi i keq “fëmija të është vrarë”. Lotët dhe dhimbja pushtoi të afërmit që të dashurin e tyre e nisën të gjallë me çanta në duar dhe me ide të madhe për të fituar në mënyrë të ndershme, por e kthyen në arkivol. Në shumë raste të vrarët apo të zhdukurit kanë qenë të martuar. Prindërit mbetën pa djalin, gruaja pa burrë, fëmija pa baba. Ky ishte emigrimi, që solli edhe pasojat e rënda. Fjala “dokumente të rregullta” në atë periudhë nuk ekzistonte. Me ditë të tëra emigrantët rropateshin rrugëve e shtigjeve për të shkuar në një fshat apo qytet për të kërkuar punë. Por gjatë rrugës apo në destinacionin e fundit ata u përballën me atë që nuk e kishin menduar.
Masakrat
Policia dhe ushtria, kryesisht në Greqi, kishte marrë urdhër që të mos lejonte emigrantët shqiptarë të futeshin në tokën e tyre. Dhe pasojat ishin të rënda, shpesh të rinjtë shqiptarë u keqtrajtuan, të tjerë u vranë dhe shumë u zhdukën. Këto fakte bëhen të njohura edhe në raportin e Qendrës Ndërkombëtare të Luftës kundër Torturës me qendër në Danimarkë. Një vit më parë drejtuesit e kësaj organizate u bënë thirrje krerëve të shtetit grek që të marrin masat e menjëhershme dhe të ndalin dhunën ndaj emigrantëve. Mirëpo edhe pas këtij reagimi pati edhe raste të tjera të keqtrajtimeve, madje edhe të vrasjes së emigrantëve. Por kjo tokë mban me qindra kufoma që kanë mbetur në mëshirën e fatit. Janë të zhdukurit që për ta nuk dihet asgjë. Gjithkush ngre supet, madje edhe drejtuesit e lartë të strukturave të shtetit shqiptar. Por edhe nëse pranojnë të presin familjarët e të zhdukurve, kanë gjetur formulën e zakonshme: “do të interesohemi për të afërmit tuaj dhe kur të kemi të dhëna do t’ju njoftojmë”. Po pritja është vërtet e gjatë. Kanë dhjetëra vite që emigrantët nuk bëhen të gjallë. Të afërmve mendja ku nuk u shkon, madje i konsiderojnë edhe si të humbur. Por megjithatë shpesh pyesin e përplasen sa në një institucion në një tjetër për të marrë një përgjigje. Shpresa vdes e fundit, por edhe kjo nëse nuk u jepet një përgjigje, gati po vdes.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 23:17 Edit Post Reply With Quote
Hetues grekë në Tiranë për Vavilisin

Njeriu më i kërkuar në Greqi ka qenë në Shqipëri, ditën e shpërthimit



Hetues grekë në Tiranë për veprimtarinë e Apostolos Vavilis gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Dyshimi i hedhur në mediat greke për pjesëmarrje të ish-agjentit sekret grek në bombën e vendosur në supermarketin e “VEFA”-s, ka bërë që autoritetet helene të shohin mundësinë e një investimi në kryeqytetin shqiptar.

Një lajm i tillë është publikuar në median greke, e cila edhe ajo prej dy ditësh ndodhet në Tiranë për të njëjtën arsye. Mediat greke në të gjitha edicionet e tyre, duke iu referuar hetuesve që merren me dosjen Vavilis kanë hedhur idenë e një lidhje të tij me këtë akt terrorist të ndodhur në 26 shkurt të 1996-ës. Sipas autoriteteve greke, të cilave iu referohen gazetarët helenë, një nga njerëzit më të lidhur ngushtë me kishën ortodokse mund të ketë qenë një nga njerëzit që ka pasur dorë në këtë veprim, por për këtë ata mendojnë se duhet hetuar edhe në Tiranë. Ende një kërkesë e tillë nuk ka mbërritur zyrtarisht në prokurorinë shqiptare, por, tashmë investigimet e shtetit grek që ka kohë që ndjek Vavilisin kanë filluar.

Hetimi në Shqipëri
Zbulimi i emrit të Vavilisit edhe në aferat me Shqipërinë ka bërë që, tashmë, e gjithë vëmendja e hetimit të prokurorisë dhe antiterrorit grek të përqendrohet në vendin tonë dhe në Izrael, ku mendohet se lidhja e tij me kishën ortodokse në këtë vend ka qenë shumë e madhe, madje edhe me qarqet qeveritare greke të periudhës në vitet ‘95-97. Emri i Vavilisit që në Shqipëri ka hyrë me emrin e rremë, Apostolis Kavalaris, figuron edhe në disa afera të tjera të trafikut të armëve me shumë vende të rajonit, por, sidomos në Shqipëri. Sipas hetuesve grekë, gjatë periudhës për të cilën ai është i akuzuar, mendohet se ka qenë një nga agjentët kryesorë të asfalisë greke, por edhe i policisë. Vetë zëdhënësi i Ministrisë së Rendit të Greqisë, Lefteris Oikonomu është shprehur se Vavilis kishte qenë informator i policisë. Ai është shprehur, se ai ka hyrë në Shqipëri në vitin ‘95 me emrin e dytë që përdorte. Ndërkohë që burimet jozyrtare kanë deklaruar gjatë 24 orëve të fundit, se ai mund të jetë përfshirë në veprimatri kriminale në vendin tonë, duke u kthyer kështu në një çështje hetimore për Greqinë. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë, ende nuk është bërë një deklarim lidhur me këtë emër.

Dyshimet për bombën e “VEFA”-s
Për momentin është thje-sht një hipotezë që po merret seriozisht nga autoritetet greke, e sidomos, nga gazetat dhe televizionet. Shumë prej të dhënave rreth pranisë së Vavilisit në Tiranë përkojnë me kohën kur ka ndodhur ngjarja në fjalë. Ndërkohë që ai, në atë kohë kishte marrëdhënie me kompaninë e Vehbi Alimuçës “VEFA Hollding”. Ideja e hedhur nga mediat greke, të cilat këmbëngulin se agjenti Vavilis ka qenë në Tiranë ditën kur ka ndodhur shpërthimi, në një makinë në qendër të Tiranës. Për këtë autoritetet shqiptare nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment dhe kanë mohuar një fakt të tillë, por mundësia e një hetimi grek mund të ndryshojë rrjedhën e çështje Vavilis. Për këtë mendohet që në Tiranë të vijnë hetues helenë, të cilët do të verifikojnë të gjitha të dhënat që ka aktualisht për bombën e “VEFA”-s në akuzën shqiptare, e cila për këtë ka kaq kohë që ka vënë në bankën e të akuzuarve anëtarët e të ashtuquajturës “Hakmarrja për drejtësi”. Zbulimi i një fakti të tillë mund të fusë në një rrjedhë të re çështjen dhe duke kompromentuar edhe autoritetet e kishës ortodokse, me anë të të cilave Vavilis kishte hyrë në Shqipëri dhe që kishte një marrëdhënie shumë të mirë.



Për shumë kohë ka shërbyer në Patriarkanën e Izraelit
Vavilis, njeriu i kishës ortodokse

I martuar më një izraelite, Vavilis një pjesë të akivitetit të tij e ka kryer në këtë vend, ku ka qenë një nga njerëzit më të afërt të patriarkut të Jeruzalemit, Eirinaos. Sipas autoriteteve greke pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, ai ishte fshehur pikërisht në Izrael dhe në momentin që autoriteteve të këtij vendi i është kërkuar arrestimi, ai është larguar pa lënë asnjë gjurmë. Ai, madje ka qenë edhe një nga njerëzit që ka marrë pjesë edhe në ceremoni zyrtare të kësaj kishe në disa raste. Hyrja në Shqipëri ka qenë e mbuluar pikërisht nga veprimtaria e tij në lidhje me kishën ortodokse dhe afrimiteti i madh që ai kishte me drejtues të lartë të PASOK-ut, partia sot opozitare, por në atë kohë drejtonte qeverinë. Nga hetimet bëra dhe në shumë dokumente emri i dytë i Vavilis, që në shumë dokumente figuron si Kavalaris ka pasur lidhje edhe me autoritetet fetare ortodokse edhe në Shqipëri dhe kjo i jepte mundësinë që të vepronte në vendin tonë i maskuar.



Marrëveshja me “VEFA”-n zbuloi gjithçka

Zbulimi i Vavilisit ndodhi krejt rastësisht. Një hetim që ka filluar pej kohësh rreth aktivitetit të tij, ka bërë që në dritë të dalë edhe një marrëveshje mes tij dhe bosit të “Vefa Hollding”, Vehbi Alimuça me vlerë 80 mijë dollarë. E gjithë kjo zbuloi edhe shumë afera të tjera të njeriut më të kërkuar në Greqi që deri para pak vitesh ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në vendin fqinj. Pas kësaj marrëveshjeje mendohet se ka edhe marrëveshje të tjera, të cilat kanë pasur si objekt pikërisht Shqipërinë.



Kush është Vavilis

Emri i vërtetë: Apostolos Vavilis
Pseudonimi: Apostolis Kavalaris
Ish-agjent i policisë greke
Bashkëpunëtor i patriarkut Eirinaios
I kërkuar në të gjithë botën
Familja e tij jeton në Cholargos


Ish-agjenti, trafik armësh në Shqipëri

Në Greqi njihet si njeriu i fshehtë. Në gjithë jetën e tij gjithçka ka qenë e lidhur me trafikun e armëve, drogës, seksit dhe spiunazhit që ka qenë edhe arma e tij më e fortë. Sipas investgimeve greke, Vavilis që prej vitit 1991 e deri sa humbi nga qarkullimi është marrë me një veprimtari të tillë dhe mendohet se një pjesë të mirë të aktivitetit ta ketë kryer në Shqipëri. Detyra e parë ka qenë trafiku i armëve për të mos lënë pas dore edhe spiunazhin. Njeriu më i kërkuar nga INTERPOL-i në të gjithë botën ka organizuar sipas mediave greke, të cilat i referohen hetimeve të bëra kohët e fundit, disa afera trafiku, armësh e droge. Ndërkohë që për aktivitetin e tij të spiunazhit dihet shumë pak. Aktiviteti i tij antiligjor është i verifikuar edhe në disa vende të tjera pa harruar këtu edhe marrëveshjet tregtare të dyshimta, fjala vjen si ajo me Vehbi Alimuçën që nuk u realizua kurrë. Vavilis mori 800 mijë dollarët nga Vehbi Alimuça, por nuk rezulton që ai të ketë sjellë pajisje në Shqipëri.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-1-2006 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
Greket na vrane perseri!

Edison Jahaj 17 vjec.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6867790 sekonda, 49 pyetje