Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Greket na vrane perseri
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-1-2006 nė 01:32 Edit Post Reply With Quote
Drejtues te Parlamentit Rinor ndezin qirinj perpara Ambasades Greke ne Tirane


Drejtues të parlamentit rinor shqiptar ndezën sot (e Mërkurë) qirinj para selisë së ambasadës greke në Tiranë, në homazh të emigrantit 17-vjeçar shqiptar, Edison Zahaj, i vrarë në Greqi tri ditë më parë.
Gjatë një deklarimi për mediat, kryetari i parlamentit rinor, Endri Shabani, dënoi aktin e vrasjes të të riut shqiptar. "Është e turpshme që në vitin 2006 një njeri të vritet në mënyrë makabre vetëm se ai vesh një bluzë me stemën e flamurit kombëtar shqiptar", tha Shabani. Ai u shpreh për "ndalimin e qëndrimeve të tilla ksenofobe ndaj shqiptarëve në Greqi". Shabani kërkoi nga shteti shqiptar "që të mbajë qëndrime më të ashpra, se sa ato diplomatike".
Mëngjesin e datës 1 Janar, në qytetin Rethimnos, në ishullin e Kretës (Greqi), i riu shqiptar, Edison Zahaj, humbi jetën, i goditur barbarisht me thikë nga një 18-vjeçar grek, pas një grindjeje banale. Ngjarja e rëndë ka provokuar protesta mes emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi, të cilët kërkojnë dënimin shembullor të fajtorëve

24 ORE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-1-2006 nė 19:38 Edit Post Reply With Quote
Shqiptari i mirė, shqiptari i vdekur?!

Nga Irida GJONDEDA

Para pak ditësh u ngrit sërish trau i kufirit tokësor dhe nën të kaloi një arkivol, që me heshtjen e tij ka të drejtë të shurdhojë të gjithë gjindjen anë e mbanë. Një trup 17-vjeçari me po aq thika që i shkaktuan vdekjen. Krimi i tij? Veshi një ti-shërt me simbolet e Shqipërisë. Vdekja i erdhi në një vend europian, jo vetëm gjeografikisht europian, por pjesë e Bashkimit Europian. Në një vend që mbahet si themelia e qytetërimit modern, edhe pse ne shqiptarët e këtushëm dëgjojmë me ëndje këngët e atij populli dhe mbajnë pa asnjë kompleks ti-shërte me flamurin e Eladhës, me pamje nga Athina, Korfuzi apo Rodosi.
Humbjen e jetës së këtij të riu, hidhërimin e familjes së tij, nuk ka asgjë që ta zëvendësojë, nuk ka ngushëllim që ta përmbajë ujëvarën e lotëve që nuk dihet se kur do të shterrojë. Por një gjë nuk duhet anashkaluar, është hera e parë që shteti shqiptar, nëpërmjet MPJ reagon zyrtarisht dhe publikisht në mbrojtje të qytetarëve tanë të shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë. Bravo dhe me gërma kapitale!
Albanocid, albanofobi dhe racizëm antishqiptar. Ky trikëndësh fatal, më i keq se ai i Bermudeve, ka shumë vite që na ndjek.
Por drama jonë, qëndron dhe përmblidhet në një qark të shkurtër gjeografik. Maqedonasit në mënyrë periodike kanë gjuajtur si mbi derra të egër mbi shqiptarët, përfshirë edhe të miturit. Shteti shqiptar ka shkëlqyer me heshtjen dhe mosreagimin e tij, pothuaj në të gjitha rastet. Edhe kur anije luftarake kanë përmbysur rrangalla lundruese shqiptare duke shkaktuar viktima të panumërta.
Pa dashur të shfaqim tendeca ose paranojë viktimizimi ose autoviktimizimi, pas shumë vitesh e dekadash pothuaj anonimë, në shqiptarët jemi kthyer në target të stigmatizimeve, ironizimeve dhe të qitjes “shoot to kill” të kujtdo që i shkrepet në mendje.
Pse ndodh kjo dhe ku ndodh kryesisht?
Duhet ta pranojmë se shqiptarët janë një zbulim relativisht i ri përtej kufijve tanë. Fatkeqësisht u prezantuam fillimisht në mënyrë brutale, për të mos thënë barbare. Të gjitha frustrimet tona i shkarkuam në vendet ku emigruam, duke dëshmuar rrënimin e njeriut të ri dhe iluzionet televizive të parajsës perëndimore.
Ky prezantim i parë na krijoi kosto të rënda, madje edhe autorja e këtyre radhëve e vuan edhe sot e kësaj dite faktin që kur shkeli për herë të parë në perëndim, edhe pse në një mjedis të kultivuar dhe dashamirës, shihej si një specie e rrallë antropologjike!
Natyrisht që nuk mund të komandohen ndjenjat dhe risentimentet e të tjerëve. Por ne, aq të dashuruar dhe të verbuar ndaj botës euro -atlantike, besuam në formulën “të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë”. Por deri tani, fatkeqësisht rezulton si retorikë. Jo nga ana jonë, por përtej detit.
Po ta ftillosh çështjen, racizmi dhe albanofobia është më e pranishme dhe e theksuar në vendet që kanë vuajtur vetë nga eksodet dhe kanë komplekse të identitetit dhe të fuqisë së tyre në këtë botë jo vetëm që nuk i pranon, por i inkurajon si premisa të potencimit dhe të vitalitetit.
Nga ana tjetër, kjo valë albanofobe rrjedh edhe nga shfaqja e faktorit shqiptar në Ballkan, faktor i persekutuar, i denigruar dhe i mbajtur nën heshtje iluzore nga disa vende.
Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Rrota e historisë po lëviz në drejtimin e saj të natyrshëm. Shekulli dhe mileniumi i ri është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve.
“Shqiptari i mirë, është shqiptari i vdekur”, është thënë dhe zbatuar prej shekujsh. Por tani kohërat kanë ndryshuar, për ata që kanë materie gri, sy dhe veshë.
Është mirë ta kesh mirë me shqiptarët, kudo që ndodhen.

EXPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-1-2006 nė 01:36 Edit Post Reply With Quote
Flamuri solli vrasjen e te miturit shqiptar

Policia greke pranoi se shkak per masakren e Rethimnos, naten e nderrimit te viteve, ishte bluza me shqiponjen dykrenore qe mbante 17-vjecari emigrant. Te gjitha hollesite per krimin dhe roli i bullgares, qe rrahu babain e semure te te ndjerit

Ekzekutimi i te riut shqiptar pak pas hyrjes se Vitit te Ri, ne Rethimno te Greqise, perballi dje nje grupi shtetasish greke me akuzen e vrasjes se tij, me paramendim. Djaloshi shqiptar u qellua me thike duke marre 17 goditje, ndersa ndodhej ne shtepine e tij. Pergjegjesine per krimin, e mori nje 18 vjecar grek i cili kishte ardhur me leje nga sherbimi i detyrueshem ushtarak. Por drejtesia vendase ka nen hetim dhe akuze paraprake edhe babain e tij si dhe disa persona te tjere, gjithashtu shtetas greke si dhe nje vajze bullgare. Per shkak te ngjarjes se rende, prej tre ditesh emigrantet shqiptare po zhvillojne ne Krete, protesta paqesore.

Vrasjen e mori persiper 18-vjecari grek, i cili kryente sherbimin ushtarak. Por policia tha se ne krim u implikua jo vetem ushtari por vellai dhe i ati i tyre si dhe pese persona te tjere te cilet ne grindjen e pak oreve me pare kishin qene serish protagoniste. Policia konfirmoi se mes autoreve ndodheshin kater shoke te ushtarit si dhe nje vajze 18 vjecare bullgare. Qe te tete, dje u perballen me akuzen e perbashket, vrasje me paramendim. Gjithashtu mbi ta rendojne akuzat e armembajtjes se paligjshme, dhunimit te baneses, plagosje te nje personi te semure dhe prishje te qetesise publike. Te akuzuarit dolen pas dy oresh nga gjykata, pa u perballur me dhune te mundshme nga shqiptaret qe ndodheshin jashte gjykates te cilet therrisnin per drejtesi. Trupi i pajete i i te riut shqiptar, i mbuluar me flamurin kombetar, u percoll mbremjen e 1 janarit per ne atdhe. Ai u dergua per ne Shqiperi me anijen "Preveli", nga porti i Kretes. Shpenzimet e dergimit te arkivolit ne atdhe, u perballuan nga te hollat qe mblodhen emigrantet e rethimnos per familjen e te ndjerit.

Nderkohe qe rreth 200 emigrante protestonin per vrasjen e tij. Emigrantet me duart lart dhe thirrje antiraciste kerkuan ndeshkimin e vrasesve, bene te ditur burime te cituara ne vendngjarje nga televizionet kryesore dhe rrjetet informative zyrtare te Greqise. Edhe gjate percjelljes se kufomes per ne atdhè, u shenuan incidente raciste. Policia vendase pranoi se disa shtetas helene, tentuan te krijonin tension, por acarimi i situates u neutralizua nga nderhyrja e uniformave blu.

Shefi i policise se Rethimnos, ne nje prononcim publik, tha dje se ishte i trishtuar per ngjarjen dhe ngushellonte familjaret e viktimes. Kryepolici i Rethimnos, beri pergjegjes per ngjarjen, babain e vrasesit, i cili sic tha, ndersa duhej si prind, te sherbente per te shuar zjarrin, ai beri te kunderten", tha Vakolakis. Sipas tij, asnje nga te arrestuarit nuk mund te justifikohet per krimin e kryer.


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 12-1-2006 nė 21:58 Edit Post Reply With Quote
Prej vitit 1991, nė Greqi u vranė 120 shqiptarė

Bashkimi Europian nëpërmjet “Eurobaromentrit” dhe disa organizata të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Greqinë, si vend ku shkelen rëndon të drejtat e emigrantëve dhe ku racizmi dallohet në nivel të lartë. Për këto veprime raciste kundra emigrantëve Greqia nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së opinionit ndërkombëtar, të cilët jçdo vit e kanë kritikuar ashpër. Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Ëatch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...
Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëm
Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve. Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve. Gjatë emigracionit në Greqi popullit shqiptar i janë vrarë mbi 120 njerëz të pafajshëm, ku për çudinë e të gjithë shqiptarëve asnjë nga këta vrasës nuk janë dënuar nga drejtësia vëndase. Po t’i hedhim një sy statistikave të viteve të mëparshëm do të shohim se viktimat shqiptarë nuk kanë qenë vetëm të mekanizmit shtetëror, por më e keqja është se u la të lirë një pjesë të popullit të bëjnë krime.
Në 50 muaj 47 emigrantë të vrarë
Profili i krimeve në këtë vënd ka filluar që në vitet e para të emigracionit ku emigrantët ishin të pa mbrojtur nga askush, si nga vëndi i tyre ashtu edhe nga vëndi prites. Në periudhën nëndor 92 mars 97 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer nga mekanizmi shtetërorë(policia) kundra emigrantëve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me këto vrasje, kryetari i i organizatës antiraciste për Europën, Takis Janopulos është shprehur se “këto shifra nuk mund t’i kundërshtojë dot më asnjë njeri, askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Përse këto vrasje vihen në arshivë dhe nuk gjykohen vrasësit.?...


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1358192 sekonda, 27 pyetje