Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ne dritehijen e fakteve Zoti Nano
Olsi Baze

Postuar mė 5-10-2003 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Ne dritehijen e fakteve Zoti Nano

Në dritën e ngjarjeve e të fakteve, z.kryeministër!

Një nga ngjarjet e dhimbshme që ka ndier kombi ynë është tragjedia e popullit shqiptar të Çamërisë. Kjo tragjedi që ndodhi me popullsinë çame, ishte refleksi i politikës regresive nacionalshoviniste greke. Nëse i referohemi të kaluarës, akte të tilla janë vërejtur edhe në popullsinë e Shqipërisë së jugut, në luftrat ballkanike, siç janë masakrat në Hormovë dhe në Panarit. Faza më e dhimbshme për popullsinë shqiptare të Çamërisë, qe periudha e viteve 35-40 e shekullit të kaluar, gjatë së cilës kjo krahinë përjetonte privacionet e regjimit fashist të Metaksait, atij regjimi fashisto-nazist të falangave që e zhytën Greqinë në një kaos ekonomiko-politik. Në prag të luftës italo-greke, popullsia e kësaj krahine u internua tërësisht, që nga moshat 14 vjet e lart, nëpër ishujt e Egjeut dhe në krahina të tjera greke, e shoqëruar me një propagandë shumë të egër antishqiptare. Kjo politikë solli si rrjedhojë, ngjarjet e vitit 1944, gjatë së cilit u kryen masakra masive ndaj kësaj popullsie dhe dëbimi i tyre nga vatrat shekullore, pa dalluar dhe fëmijë e të mitur. Për të "justifikuar" aktet e tyre të shëmtuara, u përdor parulla "bashkëpunëtor me pushtuesit, kriminel lufte". Ky arsyetim banal, jashtë çdo logjike, nuk është gjë tjetër, veç një slogan për të errësuar realitetin. Si është e mundur të thuhet dhe të përdoret fjala kriminel, për tërësinë e një populli? Pyesim:

-Çfarë mund të thuhet për qeverinë e gjeneralit grek Collakogllu, që firmosi aktin e kapitullimit me nazistët gjermanë dhe që deklaronte: "Ushtria, përsëri në kazerma", duke aluduar atë përkah nazistëve? Çfarë mund t'u thuhet këtyre zotërinjve për qeverinë e kuislingut Rali, organizuesit të batalioneve të Sigurimit që, përkrah pushtuesve iu kundërvu rezistencës greke të viteve 40-44'?

Ato forca që masakruan rezistencën e popullit të Drapeconës, Distomoj, Farsalla, e kudo gjetkë, të organizuara në drejtimin e EAMI-it, atij froni që gëzonte në të gjithë territorin reputacion dhe mbështetje, ishin po ato bashkëpunëtorët e pushtuesit nën drejtimin e nazistit Llogothetopollos, që iu kundërvunë popullit të Athinës, në të cilin u vra e reja Maria Stratigopullu. Në këtë krahasim, a mund të përgojohet Greqia dhe a mund të thuhet se populli grek është bashkëpunëtor me fashizmin? Absolutisht që jo. Pikërisht nuk mund të thuhet për Francën e De Golit, për shkak se Peteni dhe Lavali me divizionin e Kaltër, morën pjesë përkrah nazistëve në frontin e Lindjes. Më tepër as mund që të thuhet, se populli gjerman dhe ai italian ku qenë vatrat e nazizmit dhe fashizmit, që i shkaktuan kaq dëme të pallogaritshme njerëzimit, janë kriminelë dhe duheshin marrë masa të zhdukjes kolektive dhe më tepër, kur sot në këto vende janë qindra mijëra grekë, etj, që punojnë. Një arsyetim i tillë për popullsinë çame, nuk është gjë tjetër, veçse logjike e njerëzve të sëmurë, që e konsiderojnë këtë çështje të mbyllur, edhe sot e kësaj dite. Duke përshkruar faktet e mësipërme, kurrsesi nuk mund të thuhet për popullin shqiptar të Çamërisë, se qenë kriminelë dhe të ndiqen e persekutohen në mënyrë kolektive, për shkak të disa elementëve që kanë bashkëpunuar me armikun. Ato veprime përbëjnë aktin më të turpshëm e monstruoz që errëson kulturën e qytetërimit grek. Në librat e historianëve bashkëkohorë, si ato të N.Zhanga në librin "Rezistenca greke '40-'45", lexojmë: "Historia që duam ta kemi të bardhë, fsheh fytyrën nga turpi, nga krimet që janë bërë ndaj shqitparëve të Çamërisë". Jo për justifikim, por për të stigmatizuar dhe për të zbuluar realitetin e atyre akteve të zbatuara nga hordhitë e bandave kriminale, të përbëra nga të arratisur të burgjeve dhe fundërrina të shoqërisë greke, nga gjenerali mediokër Napoleon Zerva. Ajo organizatë banditësh, servile me pushtuesit dhe bashkëpunëtore e zellshme e tyre, nënshkroi me ta marrëveshje bashkëpunimi, siç ishte rasti me armatën e 11-të fashiste dhe me atë të dytë naziste të fedmarshallit Lans. Napoleon Zerva shëtiste me shefin e zbulimit Ferlacio në zonën e tij, në një kohë që vëllai i Zervës bënte kontrabandë me ta, kur populli grek vuante për bukën e gojës. Këto marrëveshje bashkëveprimi dhe koordinimi i bekonte Doroteu, mitropoliti i Paramithisë, që kur u ekzekutuan nga nazistët 49 fatkeqë, për të fshehur fytyrën e tij të kompromentuar, ndodhej në Janinë. Historianët grekë, siç e përmenda edhe më lart, kanë përshkruar me ngjyrat më të ndezura krimet që kanë kryer bandat mizore të EDE-sit. Nga tërësia e atyre krimeve që kanë ndodhur, po shkëpusim një shembull karakteristik. Në fshatin Shulaj, banditët e EDE-sit rrëmbyen familjen e Rexhep Lilës, e përbërë nga tre gra dhe fëmijët e tyre 3-4-vjeçarë. Ndaj këtyre fatkeqëve, për tre ditë rresht janë kryer aktet më të pështira të dhunës, karakteristikë kafshësh, kanibalë dhe më së fundi, i ekzekutuan bashkë me fëmijët e tyre në vendin e quajtur Elea, afër fshatit Varfanj (Parapotamus, Sharra, Tesprotia, fq.670), e njëjta gjë ndodhi edhe në qytetin e Paramithisë, ku u masakruan 32 fëmijë në shtëpinë e Sali Hafizit, gjithashtu edhe në fshatin Vrohona, u ekzekutuan 24 pleq dhe plaka, me një moshë mbi 85 vjeç dhe fëmijë 7-8-vjeçarë.

Këta sigurisht kanë qenë njerëz ordinerë të shoqërisë greke. A mund të mendojnë zotërinjtë e sotëm, se problemi i shqiptarëve të Çamërisë është i mbyllur, dhe përse, kur propaganda greke flet për vëllazërimin mes popullit shqiptar dhe atij grek? A nuk është dhe ajo tërësi e gjakut të popullsisë shqiptare zotërinj?

Si rrjedhojë, na jepet e drejta të pyesim personalitetet e larta të pushtetit që drejtojnë sot Greqinë, konkretisht: Ju, zoti kryeministër, që sipas bindjes time u përkon bota shpirtërore e parimeve bashkëkohore, me cilësitë e vazhdimësisë së qytetërimit grek, a mund të pajtoheni me ato që ndodhën e të qëndroni indiferent, pavarësisht nga koha që kaloi, kur Ju nëpër forumet ndërkombëtare keni mbrojtur me të madhe të drejtat e popujve?

Mendoj se jo. Problemi nuk mund të konsiderohet absolutisht i mbyllur, sepse nuk e lejojnë normat e reja që ne përjetojmë. Për këtë çështje, kujtojmë ish-kryeministrin Sofuli, i cili kishte shfaqur mendimin e kthimit të popullsisë shqiptare, por u ndodh përpara agresionit të opozitës konservatore. A mos ndodheni dhe Ju zotëri, në të njëjtat pozita, apo ndodh e kundërta? Kthimi i kësaj popullsie në tokat ndërshekullore, është një e drejtë e ligjshme, brenda një Evrope të bashkuar. Të kthehet ajo popullsi në tokat e uzurpuara nga bandat e kriminelëve, siç janë pandazenjët e Llabanicës, të instaluar në fshatin Parapotamus, ose në vende të tjera që janë instaluar vllehët dhe sarakacanët. Shënojmë se për këtë problem të karakterit kombëtar, duke parë drejt dhe me vendosmëri, në mbështetje të të gjitha normave bashkëkohore, edhe udhëheqja e Republikës, pozitë dhe opozitë duhet të lëvizë. Në Republikën e Shqipërisë, populli i minoritetit grek, me një miqësi vëllazërore me atë shqiptare, ka gëzuar dhe gëzon të gjitha të drejtat në mënyrë të barabartë, nuk ka asnjë dyshim se në të ardhmen do të kthjellohen edhe më tej horizontet nga pengesat dhe mjegullimet, duke mënjanuar çdo primitivitet të së kaluarës, duke ecur me hap të sigurtë drejt rrugës që e dëshirojnë të dy popujt tanë. Koha që kalojmë do të fshijë njëherë e përgjithmonë paragjykimet e keqkuptimet, sepse kjo është e ardhmja jonë. Kjo na forcon bindjen se, edhe popullit shqiptar të krahinës së Çamërisë, do t'i jepet mundësia të përqafojë atë tokë të braktisur, të lagur me gjakun e atyre viktimave të pafajshme. Nga gjiri i këtij populli, sot kanë dalë bij e bija që formojnë rrethet të një kulture të lartë, inxhinierë, mekanikë, profesorë, mjekë, juristë, biznesmenë të suksesshëm, artistë.., që e kuptojnë fort mirë realitetin e kohës, ashtu siç duhet ta kuptojë edhe brezi i ri grek, se ne na lidh e ardhmja koha e re, larg pasioneve dhe urrejtjeve. Por kjo nuk do të thotë se ne jemi sentimentalë me kërkesën, zotërinj, por objektivë dhe konkretë në të drejtën e madhe, të pamohueshme, të këtij populli.

Kastriot Demi.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1448691 sekonda, 25 pyetje