Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Libri shqip
Eni_P

Postuar mė 7-10-2003 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
Libri shqip

Greta Garbo, Historia e saj
Autori: Antony Gronowicz
Botoi: MESONJTORJA
ISBN: 99927-46-02-5
nr. i faqeve: 401




Probleme të mjeshtërisë së regjizorit
Autori: Esat Oktrova
Botoi: Afërdita
ISBN: 99927-37-80-8
nr. i faqeve: 254




Një jetë mbi tastierë
Autori: Hamide Stringa
Botoi: Toena
ISBN: 99927-1-579-2







Kënga lirike qytetare në vitet 30
Autori: Eno Koço
Botoi: Toena
ISBN: 99927-1-595-2







Enciklopedi e kinematografisë shqiptare
Autori: Abaz T. Hoxha
Botoi: Toena
ISBN: 99927-1-555-







Piktorë mesjetarë korçarë në malin e shenjtë Atos
Autori: Koço Zhegu
Botoi: Toena
ISBN: 99927-1-561-8







Historia e muzikës botërore
Autori: Hamide Stringa
Botoi: SHBLU
ISBN: 99927-0-181-1
nr. i faqeve: 202






Folklori muzikor - Polifonia shqiptare
Autori: Vasil Tole
Botoi: SHBLU
ISBN: 99927-0-176-5
nr. i faqeve: 198






Album pianistik
Autori: Sabrie Nushi
Botoi: Mokra
ISBN: 99927-781-2-1
nr. i faqeve: 61






Album pianistik
Autori: Sabrie Nushi
Botoi: Drier
ISBN: 99927-781-2-1
nr. i faqeve: 61




marrë nga: babel.com.al





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 21-10-2003 nė 07:30 Edit Post Reply With Quote
Antologji e mendimit shqiptar

“Antologji e mendimit shqiptar”, vepra që kurorëzon serinë e mendimit shqiptar nga periudha e shtetformimit tek përpjekja për oksidentalizimin e plotë të Shqipërisë. Ideuar dhe realizuar nga Ndriçim Kulla, antologjia përfshin mendimin brilant ndërmjet viteve 1870-1945, për një Shqipëri shpirtërore

Mendimi shqiptar, busulla e tribuve


Elsa Demo

“Jeta imponohet. E kapërthyer dhe e ndërlikuar ashtu siç është ajo imponohet. Njeriu kërkon të shtrihet, të bëjë për vete, po të ishte e mundur të gjithë botën.” A po kuptohemi? Gjon Shllaku, një nga përfaqësuesit e shkollës së Klerit të Veriut hyn në historinë e mendimin shqiptar me përpjekjen “A po kuptohemi” ku shpalos kredon e tij për oksidentalizimin e plotë të Shqipërisë, gjë të cilën e kërkon tek rrënjosja e një psikologjie të re, tek përtëritja e jetës. I ekzekutuar nga regjimi komunist në moshën 41- vjeçare si njeri dhe mendimtar që e shihte të ardhmen e Shqipërisë vetëm si një demokraci liberale, ai kritikon në këtë “traktat” shtrirjen në ekstrem të idealizmit, duke mohuar ekzistencën reale të gjërave. Në të vërtetë Gjon Shllaku mbyll rrethin ku takohen gjithë intelektualët e mendimit e shqiptar në një antologji që lexuesi ynë prej disa ditësh e ka në duar. “Antologjia e mendimit shqiptar-1870-1945”, një botim i shumëpritur për të gjithë ata që duan të dinë për të ashtuquajturit “donkishotët” e neoshqiptarizmës, për klerin katolik të veriut për të cilët kishim vetëm dëgjuar përgojimin me të keq duke i identifikuar me rasën e religjonit, por që më pas do t’i kishim zili si elitën e papërsëritshme shqiptare. Për këta të fundit admirimi i një brezi më të ri, prej sugjestionit apriori shkonte deri aty sa thuhej se këta njerëz njihnin që nga kozmogonia deri tek pianoja.
Fakti që kjo elitë e ka rikonfirmuar më së shumti në ditët sot rolin e padiskutueshëm në një kohë që vendi ngrysej në mizerje dhe injorancë që u ndalua dhe u burgos më pas vetëm sepse të vërtetat e saj ishin antidot i dogmës së regjimit komunist që kishte për guidë manipulimin dhe verbimin e vetëdijes kombëtare, është shtrëngesë, një ngutje për ta kërkuar, botuar e njohur këtë histori mendimi, që ishte shprehur më shumë nëpër gazeta apo revista të kohës.
Kjo vepër është kurorëzimi i serisë së mendimit shqiptar të ideuar, realizuar dhe botuar nga studiuesi Ndriçim Kulla me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. “Eshtë edhe punë e disa botuesve dhe studiuesve të tjerë shqiptarë, për ta konceptuar këtë antologji si një libër më vete. Jo vetëm për arsye praktike, por edhe pse nuk ekzistonte një antologji e mendimit shqiptar në asnjë trevë shqiptarë”,- thotë Kulla, aventurieri që pas gati 10 vjet pune intensive po shkon drejt zhbërjes së harresës mbi publicistikën dhe protagonistët e saj në këtë periudhë. “Kishim pasur një mendim tonin filozofik, politik, sociologjik i cili për fat të keq nuk ishte shprehur në një mënyrë të organizuar, në trajtë librash. Më tepër kishte mbetur në trajtë doracakësh të rrallë që ishin botuar që nga shpallja e pavarësisë deri në vitet ’40.”
Studiuesi Kulla thotë se botimi i këtij “mendimi shqiptar” vjen edhe për një arsye që ndoshta është më themelore se vetë njohja që na vjen prej andej. Sipas Kullës, ekzistojnë opinione të gabuara se “populli shqiptar udhën e tij nuk e ka krijuar vetë, duke e quajtur Shqipërinë si një vend tribush, si një vend që s’ka pasur mendim.
Shqiptarët kanë pasur busullën e tyre që është shprehje e një mendimi politik, filozofik prej një shekulli.”
Vangjel Koça, teksa citon Konicën se “..është nevojë t’i japim një shpirt Kombit Shqiptar. Ky është problemi më i madh i Shqipëris녔, definon se një komb s’mund të përbëhet kurrë nga faktorë materialë dhe elementë fizikë siç janë raca, gjuha, toka, por edhe nga faktorët spiritualë, nga elementet psikike, që zotërojnë përmbi to dhe i japin kombit një tërësi organike dhe harmonike.
Vepra më e rëndësishme e Koçës, i pari që “futi në kurth” pas viteve ‘90-të studiuesin Ndriçim Kulla, është “Në udhën e shqiptarizmës”, e cila do të botohej vetëm më 1996 nga “Phoenix”. Ai merret me fenomenin e dualizmit tragjik të shpirtit të intelektualit shqiptar, adhurimin e tij të verbër ndaj ngjarjeve, adhurimin për çdo gjë të jashtme dhe pa vlerë dhe robërimin pas pasioneve më të dobëta.

“Zotërinj!
Jemi idealistë, por a e dimë me të vërtetë se çfarë kërkojmë? Jemi intelektualë por ku do të përfundojmë më në fund.Duam të jemi dhe të mbahemi njerëz të lartë, po më në fund nuk duam të dimë as ne vetë se çka jemi… E vërteta është në rrezik të bëjë bankarrotë, dashurisë i hyri krimbi, religjioni u dëbua…”
Ky ishte Branko Merxhani, ylli i gazetarisë shqiptare mes viteve ‘20-’40, i cili me “Formula të neo-shqiptarizmës”, botuar më 96, hodhi konceptet për Shqipërinë e ndryshimit, për reforma rrënjësore pasi identifikon problemet madhore të politikës dhe shoqërisë shqiptare.
Neo-shqiptarizma është një nga dy shkollat apo rrymat e mendimi shqiptar, krahas shkollës së klerit katolik të veriut. E para drejtohej nga Branko Merxhani dhe shprehu mendimin e saj në tribuna siç ishin “Përpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Demokratia” etj dhe në libra të veçantë dhe shkolla e klerikëve të veriut që kishte si liderë Anton Harapin, Zef Valentin, At Gjon Shllakun etj.
Por kjo është periudha më e konsoliduar e historisë së mendimit, para të cilës është Rilindja Kombëtare me idealizimin e çështjes shqiptare. “Qëllimi i tyre ishte qëllim kombëtar, të ndërtohej Shqipëria. Ky mendim nisi të bëhej më praktik në vitet ‘30-’40 që janë vitet kur mendimi shqiptar arrin kulmin e tij. Ky mendim u orientua nga detyrat që kishte ndaj shoqërisë shqiptare për ndërtimin e Shqipërisë së brendshme, asaj shpirtërore e cila duhej të ishte e gatshme për detyrat e mëdha shoqërore, ekonomike dhe kulturore”, -shpjegon Kulla, i cili me botimin e kësaj antologjie e çon në 12 numrin e veprave të botuara në kolanën e “mendimi shqiptar” në shtëpitë botuese “Phoenix” e “Plejad”.
Sipas Kullës ajo që i bashkonte këto shkolla është pikërisht përpjekja për Shqipërinë shpirtërore, ndërsa i ndanin konceptet kulturore dhe mënyrat e organizmit të sistemit ekonomik-shoqëror të vendit. Neoshqiptarizma ishte për përkrahjen e monarkisë, pasi Shqipëria për kohën që po kalonte kishte nevojë për një dorë të fortë, ndërsa shkolla e klerikëve të veriut nuk ishte shumë entuaziaste për këtë, se sa për një sistem demokratiko-liberal.
“Më fort se asgjë tjetër ajo çka e sqaron suksesin e një ideje në opinion publik është toni bindës me të cilin duhet jetërsuar përpara e vërteta në personin e atij që merr përsipër të ndriçojë të tjerët.” E pakta e kësaj sentence të at Gjon Shllakut të krijon idenë se në çfarë nivelesh ka qenë polemika e kësaj elite me problematikën e kohës, atë politike në veçanti. Por a ishte kjo elitë në një hap me elitat fqinje, qoftë edhe oksidentale, në kontekstin e nivelit të zhvillimit social-kulturor të vendit në tërësi? Apo përfaqësonte elitën idealiste, utopike dhe donkishotizmin në një Shqipëri që nuk mund të thuhej deri atëherë se kishte zgjidhur përfundimisht çështjen kombëtare dhe varësinë nga pokeri i të mëdhenjve të Evropës?
“Eshtë e kuptueshme që mendimi shqiptar nuk ka qenë në një hap me këto elita, por ky mendim është një mendim autentik shqiptar, pasi kemi qenë populli më i mbramë, më i vonuar i Ballkanit. Gjithsesi i parapriu lëvizjeve politike përpjekjeve për të krijuar Shqipërinë shpirtërore që do të bënte të mundur jo vetëm krjimin e institucioneve, por edhe administrimin e tyre”,- shprehet Kulla. “Ky ishte terreni për një
shtrat të mendimit filozofik shqiptar. Këta ishin themeluesit e mendimit filozofik shqiptar. Forma se si është shprehur ky mendim është shumë moderne, pavarësisht nga marrëdhëniet e prapambetura dhe zhvillimit shoqëror i vendit. Ishte në thelb një mendim filozofik e politik i emancipuar, sepse guxonte që jo vetëm t’i njihte problemet shqiptare dhe t’i pasqyronte ato, por të jepte zgjidhje për to, gjëra të cilat na mungojnë sot, kur ende nuk kemi arritur të marrim në shqyrtim problemet e sotme të shoqërisë shqiptare. Eshtë një shembull për t’u pasur zili ajo kthjelltësi e tyre. Të gjithë jemi bartës të një fryme, të një kulture gjysmake, e ideologjie që u përpunua në laboratorët e komunizmit. Dhe ka arsye që mendimi intelektual sot të jetë kaotik. Kjo është njëra anë përse mendimi shqiptar i asaj periudhe na duket kaq aktual dhe ky aktualiteti i tyre sot do të thotë se koha e ka rivlerësuar atë të ashtuqujaturin donkishotizëm të tyre.”
Vaso Pasha, Sami Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Eqrem Bej Vlora, Branko Merxhani, Mehdi Frashëri, Anton Harapi, Xhuzepe (Zef) Valentini, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Stavro Skëndi, Nebil Çika, Zef Mala, Arshi Pipa, At Gjon Shllaku. Këta njerëz, një pjesë e tyre patën një fund dramatik, një fund fatal. Regjimi bëri atë që bën zemërimi dhe demostrimi i epërsisë së më të dobëtit. Pas për gati gjysmë shekulli i shohim të kthehen. Veç nesh, të paktën nuk janë humbësit.



Shekulli
21/10/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 21-10-2003 nė 07:33 Edit Post Reply With Quote
I pari fjalor Shqip-Rumanisht nga pedagogėt shqiptarė nė Rumani

Botohet i pari fjalor shqip-rumanisht, i autorëve Luan e Renata Topçiu dhe Ana Melonashi, pedagogë shqiptarë në Bukuresht. I përgatitur në një nga shtëpitë botuese më të mëdha atje, fjalori përmban 40 mijë fjalë dhe 55 mijë shprehje, idioma e proverba

Bardhyl Berberi

Fondi leksikor shqiptar e rumun është pasuruar së fundmi në botimin e të parit fjalor shqip-rumanisht. Pas një pune disa vjeçare të pedagogëve Luan Topçiu, Renata Topçiu dhe Ana Melonashi, ka dalë këto ditë prej botimit fjalori akademik “Dictionar Albanez-Roman/Fjalor shqip-rumanisht”. Kjo vepër voluminoze, e cila ka në përbërje të saj 44 mijë fjalë-tituj dhe 55 mijë shprehje, idioma e proverba, është botuar prej Shtëpisë Botuese “POLIROM”, një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet aktualisht në Rumani. Ndonëse mes Shqipërisë dhe Rumanisë ekzistojnë marrëdhënie të hershme ndërkulturore, ka munguar një punim i tillë, ndërkohë që nevoja për të është ndier prej kohësh nga komuniteti shqiptar i Rumanisë, nga gjuhëtarët rumunë e shqiptarë, nga studentët shqiptarë që nuk janë të paktë në numër, nga hulumtuesit që merren me marrëdhëniet shqiptaro-rumune në fushën e historisë, folklorit, etnografisë, me gjuhësi ballkanike etj, por dhe për ata që merren me veprimtari ekonomike, arsim e veprimtari të tjera në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe europian. Ky fjalor është hartuar nga Renata Topçiu, profesore universitare e gjuhës shqipe prej dhjetë vjetësh pranë Universitetit Shtetëror “Ovidius” të Konstancës, Ana Melonashi, e diplomuar për gjuhësi rumune dhe letërsi frënge në Universitetin e Bukureshtit dhe bashkautore për pjesën e rumanishtes e “Fjalorit frazeologjik ballkanik”, botuar në Tiranë, si dhe nga dr.Luan Topçiu, profesor bashkëpunëtor pranë Universitetit të Bukureshtit dhe një studiues e përkthyes i mirënjohur tashmë i letërsisë shqipe në Rumani.
Fjalori i nivelit akademik, është ndërtuar në mënyrë të tillë që në paragrafin e çdo fjale-titull të përfshihet në mënyrë shteruese fusha semantike e saj, duke filluar me kuptimet e drejtpërdrejta, si dhe me kuptimet e figurshme apo nuanca kuptimore të mundshme (që mund të ndeshen rrallë në situata të posaçme), duke vazhduar me shprehje frazeologjike, por edhe me formula urimi, mallkimi, proverba, fjalë të urta dhe shprehje që bëjnë pjesë në regjistra të ndryshëm stilistikorë e ligjërimorë. Fjalori Shqip-Rumanisht ofron një gamë të gjërë termash nga pothuaj të gjitha fushat e dijes apo të veprimtarisë njerëzore, fjalë të vjetra, që ndeshen ende në letërsinë orale, krahinarizma, arkaizma që hasen në veprat e shkrimtarëve klasikë shqiptarë, neologjizma që kanë depërtuar në dhjetëvjeçarin e fundit në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën familjare apo atë thjesht ligjërimore. Në këtë kuptim, fitojnë një vlerë të posaçme fjalë që emërtojnë objekte, zakone, rite, mentalitete të vjetra, një pjesë e të cilave kanë dalë nga përdorimi i gjuhës dhe jetës së sotme, por, që janë konsideruar dhe konsiderohen nga autorët që hulumtojnë këto gjuhë, të një rëndësie themeltare, gjegjësisht studiuesit e interesuar mbi fenomene folklorike, etnografike, antropologjike, gjuhësore, të arealit ballkanik, për substratin ilirodak, për gjuhët indo-europiane etj. Autorët janë përkujdesur, gjithashtu, të japin qartë trajtat gramatikore bazë të fjalëve-tituj, kategorinë gramatikore të fjalës-bazë si dhe trajtat themelore morfologjike të saj. Gjërësia dhe kompleksiteti i këtij punimi ambicioz dhe profesional, bën që ai të jetë një instrument pune i domosdoshëm për një kategori të gjërë përdoruesish duke filluar nga studiuesit e specializuar, deri tek studentët shqiptarë që studiojnë në Rumani. Në faqen katër botuesi ka lënë këtë shënim: “Fjalori dallon për përpunimin dhe gjërësinë e përmasave e të tij, rezultati i punës së autorëve jo vetëm që është gjithëpërfshirës i leksikut të shqipes, sepse në të janë rreth 40 mijë fjalë, por dhe rrokja e pasurisë dhe variushmërisë së shprehjeve të gjuhës shqipe. Fjalori iu drejtohet të gjithë të interesuarve që mësojnë gjuhën shqipe, duke qenë një instrument i domosdoshëm për studimin e thelluar të kësaj gjuhe.” Një vit më parë, po kjo shtëpi botuese ka nxjerrë në qarkullim: “Guidë bashkëbisedimesh shqip-rumanisht” të hartuar nga Renata Topçiu dhe Luan Topçiu. Shtëpia Botuese “POLIROM”, kohëve të fundit ka treguar një vemendje të posaçme ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe manifeston një interesim të vazhdueshëm. Kështu mund të përmenden botimet e fundit të dy romaneve të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Lulet e ftohta të marsit” si dhe botimin në pranverë të këtij viti romanin “Shkopi” të Agim Isakut.



Shekulli
21/10/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 23-10-2003 nė 07:57 Edit Post Reply With Quote
botohet ne gjermanisht "Pallati i Endrrave"

"TE MBETESH NORMAL NE MES TE CMENDURISE..."

( Interviste e Ismail Kadarese dhene gazetes javore gjermane "Die Zeit" )


- Die Zeit: Kur doli libri juaj "Nepunesi i pallatit te endrrave", ne vitin
1981, perpak sa nuk iu kushtoi koken. Si ndodhi?

Ismail Kadare: Te gjithe shkrimtaret e vendit u thirren ne nje plenium, ne te
cilin u vendos, ndalimi i menjehershem i romanit. U tha se libri gelonte nga
nenkuptimet armiqesore, nga aludimet mbi izolimin e Shqiperise dhe kontrollin e
njerezve nga shteti. Cka nuk ishte krejt e gabuar. Ne vecanti, faqet e para m'u
interpretuan negativisht. Ne to dallohet qarte kryeqyteti, Tirana. Me kujtohet,
qe ime shoqe, ne diten kur doja t'a nisja romanin, m'u lut, te pakten te
rishkruaja fillimin: Banken Qendrore si edhe Kullen e sahatit me Minarene t'i
hiqja. Atehere shkova ne nje kafene dhe fillova ripunimin. Por nuk donte te
ecte. Thjesht, nuk me vinin fjalite. Dhe keshtu vendosa, ta lija sic ishte, duke
shpresuar se arti do te bente nje mrekulli dhe do me mbronte. Ne te vertete kam
pasur nje fat te madh, sepse shtypi nderkombetar dhe ne vecanti ai francez,
nderhyne. Dhe kjo me shpetoi jeten. Sepse Enver Hoxha, i cili ishte paksa me i
mencur se te tjeret, donte t'a shmangte nje skandal
nderkombetar. Qe nga ky moment, libri nuk duhej te permendej me.

- Si arriti libri te mbrrinte ne opinionin publik nderkombetar?

Ismail Kadare: Kjo gje kishte te bente me fatin e tij te pazakonte. Kur
ndaloheshin libra ne Shqiperi, zakonisht, heshtej mbi arsyet e verteta perpara
publikut, nga frika se e keqja, pra kritika ndaj regjimit, mund te perhapej.
Shpikej thjesht dicka per t'a denuar te akuzuarin... per shembull qe ai na qenka
homoseksual. Nje makineri e djallit. Por ne rastin tim ishte ndryshe. Libri u
damkos, keshtu qe te gjithe shqiptaret, te cilet e kishin lexuar tashme - romani
ishte shitur i gjithi, - e moren per here te dyte ne dore. Cdo rresht analizohej
imtesisht. Disa lexues arriten deri atje, sa te zbulonin nenkuptime dhe atje ku
nuk kishte. Une beja nje analogji midis perandorise Osmane dhe sistemit komunist
dhe pershkruaja nje shtet qe udhehiqej nga terrori. Por une nuk isha aq i
cmendur sa te fshihja ne cdo rresht nje kritike.

- Ndodhi me librin pikerisht ajo qe pershkruani ne "Pallatin e enderrave". Aty
enderrat e pafajshme te qytetareve, ne fillim seleksionohen, per t`i
interpretuar pastaj me nje logjike absurde...

Ismail Kadare: Keshtu ishte. Me kujtohen dy shkrimtare, te cilet kishin
shkruajtur nje poezi per vjeshten. Disa rrjeshta u duken si shume pesimiste dhe
ata u pushkatuan. Pasoje e tmerrshme e nje interpretimi mizerabel: ata kishin
shkruar thjeshte per te ftohtin, rete dhe pemet qe u bien gjethet pak nga pak.

- Tingellon, sikur t'a kishte krijuar regjimi fantastiken dhe irracionalen?

Ismail Kadare: Nuk ka asnje diktator qe te mos jetoje ne nje ankth te perhershem
nga komploti. Keshtu ishte me Stalinin,me Mao Ce Dunin dhe Fidel Kastron. Dhe
keshtu ishte me Enver Hoxhen, i cili shkoi deri aty, sa ministrin e tij, shefin
e ushtrise, vete pasardhesin e tij, e akuzoi per komplot kunder shtetit. Ne
romanin tim komploti del nga hiçi dhe pikerisht keshtu ishte ne Shqiperine
komuniste. Zbuloheshin komplote atje ku nuk kishte. Une besoj se te gjitha
diktaturat kane ne vetevehte diçka tragjikomike. Mua nuk me duhej te trilloja
shume, jeta ishte e tille. Ne librin tim eshte i pranishem vetem ferri dhe jo
parajsa, sepse kur e shkruajta nuk shihja asnje shprese. Isha i bindur, qe une
dhe gjithe te tjeret do te shkaterroheshim nen kete diktature.

- Ju jeni nje autor politik?

Ismail Kadare: Une jam shkrimtar, asgje me shume. Per mua letersia, si e tille,
nuk ka te beje me politiken. Vetem se politika futet ne mes te jetes.

- Permbi kryet e personazhit tuaj ne roman, fati qendron si shpata e Damokleut.

Ismail Kadare: Diktaturat te krijojne gjithmone ndjenjen se regjimit nuk mund
t'i shpetosh dot. Partia eshte nje force e padukshme, prezente, qe nuk mund te
zhduket. Eshte disi si ne mitologjine greke. Ne te ekzistojne Perendite si,
Marksi, Engelsi dhe Lenini, pastaj vijne gjysem-Perendite, heronjte socialiste.
Bile dhe vete zakoni i sakrifikimit verberisht dhe pa meshire i njerezve te
tyre, eshte nje imitim i mitologjise greke. Ashtu si Agamemnoni flijoi bijen e
tij, ashtu Mao Ce Duni beri kurban nje nga bijte e vet kur e dergoi ne Korene e
Veriut. Te njejten gje beri edhe Stalini kur la te birin te vdiste ne duart e
gjermaneve. Eshte nje moment tipik arkaik i diktatorit, te demostroje ne
familjen e tij, se fare eshte ne gjendje te bej pushteti totalitar. Fati
kultivohet dhe bashke me te ndjenja e pafuqise.

- A shkakton kjo ndjenje nje varferim te leterisise?

Ismail Kadare: Nen diktaturat me te keqija kane dalen disa nga librat me te
bukur. Nuk mund te perligjet renia e letersise nepermjet nje sistemi. Une njoh
disa shkrimtare, te cilet jane te mendimit se i ka penguar regjimi. Por une kete
nuk e besoj. Edhe me tre faqe mund te tregohet qe je nje shkrimtar me te vertete
i madh. Letersia mund te denohet dhe te mallkohet, por kurre te tjetersohet. Si
do te kisha mundur une ndryshe te shkruaja "Pallatin e enderrave",pikerisht ne
vitin me te zi te diktatures? Edhe pse per mua nuk ishte e mundur, te veproja
hapur kunder regjimit si nje desident, u perpoqa qe te pakten, te beja nje
letersi normale ne nje vend jo-normal. Kete gje deshiroja dhe une vete: te
mbetesha normal ne mes te çmendurise!




KJ

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 24-10-2003 nė 08:40 Edit Post Reply With Quote
“Motoēikleta e Skėnderbeut” e Karmine Abate ne shqip

“Motoçikleta e Skënderbeut” sjell arbëreshin Abate


Alma Mile

Pas librit të parë “Vallja rrethore”, mbërrin në shqip një tjetër roman i shkrimtarit arbëresh Karmine Abate. “Motoçikleta e Skënderbeut”, një roman ku ndërthuren tri kohë dhe shumë rafshe stilistikore, vjen i shqipëruar nga Klodeta Dibra


Ndonëse jo fort i njohur në Shqipëri, kur librat e tij dalin në qarkullim përtej Adriatikut, është e vështirë që pas disa javësh të gjesh ndonjë kopje nëpër librari. Pas botimit të parë në shqip “Vallja rrethore”, lexuesit tonë i vjen një tjetër roman i shkrimtarit arbëresh Karmine Abate: “Motoçikleta e Skënderbeut”. Ky libër, i cili është pritur mjaft mirë nga kritika italiane është përkthyer nga prof. Klodeta Dibra, i botuar nga “Pegi” me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës. Në kuadrin e javës së gjuhës italiane, por edhe në vitin e De Radës, gjatë ditës së djeshme është bërë prezantimi i romanit me titullin intrigues “Motoçikleta e Skënderbeut”, një libër narrativ, ku thuajse mungon dialogu e ku ndërthuren kohë dhe stile të ndryshme artistike. Në libër ndërthuret periudha e Skënderbeut, ajo e pasluftës së Dytë dhe e sotmja, duke e vënë theksin tek kjo e fundit, sidomos tek problemi i emigracionit. I gjithë narracioni pështillet rreth të riut emigrant, Xhuzepe, i cili prej nënës së tij dëgjon historitë për të atin i ashtuquajtur Skëndërbe, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, i cili ishte po aq trim sa edhe heroi ynë kombëtar. Dhe po ashtu si ai kishte një “kalë” që e shoqëronte në bëmat e tij, motoçikletën. Siç është shprehur dhe vetë Karmine Abate, arsyeja që ai e ka shkruar këtë libër është homazhi për paraardhësit, për rigjetjen e vetvetes dhe për arsyet që çojnë në fenomenin e emigracionit, i cili zhduk identitetin e njerëzve. “Kur e kam lexuar për herë të parë e kuptova që në atë libër gjeta vetveten dhe shumë shpejt u ndieva pjesë e tij. Eshtë e vërtetë që nuk ka qenë i lehtë për t’u përkthyer, pasi narracioni nuk është linear, ka një regjistër të lartë gjuhësor, stilistikor dhe metaforik”, - thotë përkthyesja Klodeta Dibra, duke shtuar se vështirësia shtohej edhe për faktin që, veç të tjerave, aty gërshetohen tre kultura, italiane, arbëreshe dhe gjermane. “Më është dashur t’i kthehem disa herë origjinalit dhe shumë më tepër përkthimit, në mënyrë që ai të jetë sa më i pastër”, - thotë ajo, duke shpjeguar gjithashtu se përveç vlerave të librit, një tjetër shtysë për të përkthyer këtë vepër është origjina arbëreshe e shkrimtarit dhe rëndësia që ai i ka dhënë në libër kulturës arbëreshe. “Shpesh në libër, ai përdor batuta dhe fraza të tëra në gjuhën arbëreshe, duke dhënë një ngjyrim multikulturor që e bën më tërheqës për lexuesin”, - thotë Dibra, përkthyese e të tjera veprave si “Asketika” e Kazanzaqis, “Letër fëmijës së palindur kurrë”, i Oriana Falaçit, “Moshë e trazuar” e Daçia Marainit, etj. “I kam premtuar Karmine Abates se do t’i përkthej edhe librin “Mes dy deteve”, megjithatë le t’ia lëmë më mirë të ardhmes”.
Shkrimtari arbëresh Karmine Abate ka fituar çmimin “Fenice Europa” për vitin 2002, me romanin “Mes dy deteve”. Ka lindur në 1954 në Karfici, një vend në provincën e Krotones. Laureohet në Universitetin e Barit, dhe prej dhjetë vjetësh jeton në Trentino, ku ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton “Biblioteca Emigrazione”. Në vitin 1977 boton të parin libër me poezi “Në labirinthin e jetës”, ndërsa në Gjermani ka botuar një përmbledhje tregimesh. Në vazhdim, boton tregimet “Muri i mureve”, në 1991 del romani i tij i parë “Il ballo tondo”, (Vallja rrethore) përkthyer në disa gjuhë, dhe në shqip. Së shpejti pritet që shkrimtari arbëresh të vijë në Shqipëri dhe mendohet që me këtë rast pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të zhvillohet edhe një ceremoni e thjeshtë.



Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 29-10-2003 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Albanien - Shqiperia, i Christine von Kohl ne librai

NJE AUSTRIAKE FLET PER SHQIPERINE

Keto dite ka dale nga shtypi ribotimi i librit te puplicistes se njohur austriake Kristine fon Kol "Christine von Kohl", "ALBANIA", version i perpunuar dhe i aktualizuar. Kristine fon Kol tashme prej tri dekadash i percjell ngjarjet ne Shqiperi dhe ne mbare popullin shqiptar. Libri eshte i ndare ne gjashte pjese. Fillimisht ajo shkruan per vendin dhe njerezit, si mund te udhetohet per ne Shqiperi, pastaj ne kuader te ketij kapitulli flet edhe per homogjinitetin e Shqiperise etj. Ne pjesen e dyte publicistja, Fon Kol, ne librin e saj te ribotuar flet per historine e Shqiperise dhe identitetin nacional te shqiptareve. Meqe te flitet sot per historine e popullit shqiptar e te mos merren parasysh gjithe shqiptaret ne rajon, pavaresisht se sot ata jetojne te ndare, historia e Shqiperise do te ishte e manget, dhe per kete arsye zonja Kol nuk perqendrohet vetem ne territorin e Shqiperise, por ajo trajton problemin e gjithe shqiptareve, historine ne rajonin e Ballkanit. Autorja si njohese shume e mire e proceseve ne Ballkan dhe si mike e shqiptareve te Kosoves, qe ka dhene kontribut te madh ne sensibilizim e gjendjes se veshtire qe ata kane perjetuar, trajton te kaluaren e shqiptareve duke filluar me mitologjine, arkeologjine, historine e Gjergj Kastriotit, periudhen e Rilindjes, pastaj edhe per prejardhjen ilire te shqiptareve, si populli me i vjeter i Ballkanit, pastaj per ecurine e shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe tragjedine qe kane shkaktuar fuqite e medha te asaj kohe dhe tragjedine e Kosoves, perkatesisht ndarjen e popullit shqiptar. Kristine fon Kol nuk i iken trajtimit te periudhes se regjimit te Enver Hoxhes ku jep te dhena interesante per marredheniet e Enverit me Titon, Stalinin dhe Maon kinez.

Nderkaq, ne pjesen e katert ajo ka zgjedhur temen e politikes pas vdekjes se Enver Hoxhes dhe ngjarjet e fundit te viteve te "80-ta e "90-ta, perkatesisht gjashte vitete e para ne "demokracise" ne Shqiperi. Po ashtu edhe problemet qe percjellin Shqiperine, si ajo e mireqenies, sigurise, kriminalitetit dhe mafias. Mepas ajo kalon ne pjesen e kultures shqiptare dhe trajton Kanunin, pasurite kulturore dhe arkeologjike qe ka Shqiperia.

Shqiperia si nje vend i vogel ka terhequr te huajt me kulturen e tyre te vjeter, por megjithekete nuk eshte shkruar sa duhet he njohurite per kete vend, me nje popull qe i takon atyre me te vjeter ne Evrope, eshte folur ende shume pak. Kristine fon Kol trajton veshteriste e Shqiperise drejt demokratizimit, ku mungon tradita e ketij sistemi. Librin e ka botuar Shtepia Botuese C.H.Beck, München 2003.


KJ

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 7-11-2003 nė 11:54 Edit Post Reply With Quote
Coetzee, sot promovimi i Nobelistit ne Panair

Autori i njohur afrikano-jugor, John Maxweell Coetzee, promovohet sot ne auditoret e Panairit te VI shqiptar te librit tek Piramida. "Turpi" i tij, i perkthyer nga Klodian Brici, ka ardhur per publikun nga "Skanderbeg Books" dhe mbahet si nje nga krijimet me te mira te autorit

Pakkush e njihte autorin afrikano-jugor ne publikun shqiptar. Ca me shume u shtua kureshtja, kur emri i autorit afrikanojugor, John Maxweell Coetzee, ka pushtuar te gjitha headline nderkombetare. Ai ka marre Cmimin e Nobelit ne Letersi per vitin 2003 dhe e ka ngjitur keshtu emrin e tij ne zenit. Ndersa, ishte "Skanderbeg Books", qe shume kohe pa ditur asgje per rrjedhimet e Nobelit, kishte marre persiper perkthimin e tij ne shqip. Klodian Bricit i eshte besuar perkthimi i "Turpit", qe eshte konsideruar nga kritika, si nje nga librat me te vleresuar te autorit.

I cilesuar si nje nga romancieret me te mrekullueshem qe ka mbetur gjalle, Coetzee, ka perbere nje sfide te vertete edhe per botuesit shqiptare, qe pas ketij libri kane menduar qe te sjellin ne shqip edhe "Jeta dhe koha e Michael K".

Mjeshteria e autorit eshte se nga gjerat fare rastesore, ai di te nxjerre vazhdimisht pergjithesime. Ishte kjo nje arsye, qe e beri kete veper, qe te vleresohet nga e gjithe kritika e vendit te tij dhe me gjere. "Merita e tij eshte se ai can indirekt nepermjet nje shtrese kinse harrese dhe ambjentimi, boshesie dhe indiference", shprehen botuesit e saj.

I lindur ne Kejp Taun te Afrikes se Jugut ne vitin 1940, ai eshte arsimuar ne Afriken e Jugut dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Veprat e tij me te njohura jane "Ndajnatehere", "Ne zemer te vendit", "Kur dynden barbaret", "Armiku", "Epoka e dhunes", "Mjeshtri i Peterburgut", "Djaleria: Skena te jetes provinciale". Autori eshte profesor i letersise se te gjithe koherave ne Universitetin e Kejp Taunit.

Per "Skanderbeg Books", ky botim, eshte nje nga me prestigjiozet dhe kjo zgjedhje nga me te studjuarat ne tregun e librave ne vend. B.an


Korrieri





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 1-12-2003 nė 11:26 Edit Post Reply With Quote
Jeta ėshtė gjetkė

Nga Milan Kundera

“Jeta është gjetkë” është një referencë e fjalisë së famshme të Rimbaud-it. André Breton-i e citon në përfundim të Manifestit të mbirealizmit. Në Paris, në maj të vitit 1968, studentët e shkruan si një parullë mbi muret e Sorbonës. Por titulli origjinal i romanit ishte Mosha lirike. E ndryshova kur pashë tmerrin në fytyrën e botuesve të mi që dyshonin nëse ndokush do mund të blinte një roman me një titull kaq abstrakt.
Mosha lirike është rinia. Romani im është një epope e rinisë, një analizë e asaj që unë e quaj qëndrim lirik. Qëndrimi lirik është njëra nga mundësitë e gjithkujt, njëra nga kategoritë themelore të ekzistencës njerëzore. Nëse poezia lirike, si nënlloj letrar, ka ekzistuar gjithmonë, kjo ka ndodhur ngaqë gjithmonë qëndrimi lirik është tipik për njeriun. Poeti është mishërimi i qëndrimit lirik.
Poeti është, gjithashtu, duke nisur me Danten, personazhi madhështor që përshkon Historinë e Evropës. Ai është simboli i identitetit kombëtar (Camoes, Goethe, Mickiewicz, Pushkin), zëdhënësi i revolucioneve (Béranger, Petëf, Majakovski, Lorca), zëri me të cilin flet Historia (Hugo, Breton), ai është një mit, objekti i një kulti pothuajse religjioz (Petrarka, Bajroni, Rimbaud, Rilke) dhe, mbi të gjitha, përfaqësuesi i një vlere shumë të shenjtë, emrin e së cilës ne jemi gati ta shkruajmë me gërmë të madhe: Poezisë.
Por, ç’ka ndodhur vallë me poetin europian në rrjedhë të gjysmëshekullit të fundit? Zëri i tij mezi dëgjohet. Pa e vënë re askush, poeti e ka braktisur skenën e madhe dhe të zhurmshme të botës. Për shkak të ironisë djallëzore të Historisë, e fundmja periudhë e shkurtër ku ai luajti sërish rolin e tij të madh publik qe epoka e revolucioneve komuniste në Evropën Qendrore, në vitet që pasuan mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.
Më duket e rëndësishme të theksoj që këto pseudorevolucione të çuditshme, të importuara nga Rusia e të kryera nën mbrojtjen e një ushtrie dhe një policie të huaj, qenë të mbushura me psikologjinë tipike për revolucionet autentikë e të jetuar nga partizanët e tyre me një patos, një entusiazëm, një engjullizëm dhe një besim eskatologjik në ardhjen e një bote krejt të re. Gjatë atyre viteve, për herë të fundit, poetët e gjetën veten në ballë të skenës. Ata kujtuan se po luanin rolin e tyre të zakontë në dramën e famshme të Evropës, pa dyshuar se drejtori i teatrit e kish ndryshuar papritmas programin dhe se ata po ndodheshin në mes të një farse të zezë.
E kam parë nga shumë afër atë epokë ku “poeti mbretëronte së bashku me xhelatin”. Kam dëgjuar atëherë poetin tim të preferuar, Paul Eluard-in, të mohonte, madhërisht e faqe botës, mikun e tij pragez që drejtësia staliniste e kish dënuar me vdekje. Ky episod (për të cilin flas te Libri i të qeshurës dhe harresës) qe për mua një tronditje e thellë: Kur një xhelat vret, kjo është, tek e fundit, brenda rendit të gjërave. Por nëse poeti (për më tepër një poet i madh) bëhet psalt i kësaj vrasjeje, i gjithë sistemi i vlerave, që ishte konsideruar si i paprekshëm, tronditet i tëri. Nuk ka më asnjë siguri, gjithçka bëhet problem, çështje, objekt shqyrtimi dhe dyshimesh: Progresi dhe Revolucioni. Rinia. Amësia. Por edhe Njeriu. Gjithashtu Poezia. Kam parë para vetes botën e vlerave të tronditura dhe, në mendjen time, ngadalësisht, përgjatë vitesh të tërë, si lindte personazhi i Zharomilit dhe bashkë me të nëna e tij dhe vajzat që ai dashuroi.
Mos më thoni që Zharomili është një poet i keq! Ky do ishte një shpjegim që i kushton pak rëndësi historisë së jetës së tij. Zharomili është një poet i pajisur me ndjeshmëri dhe me një përfytyrim të madh. Është një djalë fin. Është gjithashtu një përbindësh. Por monstruoziteti i tij është virtualisht i pranishëm në secilin prej nesh. Është tek unë. Është te ju. Është te Rimbaud-i. Është te Shelley, është tek Hugo-i. Është në çdo djalosh të çdo kohe e të çdo regjimi. Zharomili nuk është një produkt i komunizmit. Komunizmi ka nxjerrë në dritë vetëm aspektet e tij të fshehura, vetëm sa ka çliruar atë që, në rrethana të tjera, do kishte fjetur tek ai, qetësisht.
Ndonëse historia e Zharomilit dhe e nënës së tij ndodh në një moment historik të përcaktuar, të cilin jam përpjekur ta rikthej tëpkë (pa më të voglin synim satirik), nuk kisha si qëllim përshkrimin e epokës. “Nëse ne zgjodhëm ato vite, këtë e bëmë jo sepse deshëm t’u ravijëzonim portretin, por vetëm sepse ato vite na dukeshin se ishin një kurth i pakrahasueshëm i ngritur ndaj Rimbaud-it dhe Lermontovit, një kurth i pakrahasueshëm i ngritur ndaj poezisë dhe rinisë.” Ndryshe thënë: për një romancier, një situatë historike bëhet një laborator antropologjik në të cilin ai studion pyetjen e tij kryesore: ç’është ekzistenca njerëzore? Në rastin e këtij romani, me shumë pyetje vijuese: ç’është qëndrimi lirik? ǒështë rinia? Çfarë roli të fshehtë luan nëna gjatë formimit të universit lirik të një djaloshi? Dhe, nëse rinia është mosha e papjekurisë, cila është marrëdhënia midis papjekurisë dhe etjes për absoluten? Po midis etjes për absoluten dhe entusiazmit revolucionar? Dhe në ç’mënyrë qëndrimi lirik shfaqet te dashuria? A ekzistojnë “format lirike” të dashurisë?, etj., etj.
Të gjitha këtyre pyetjeve, romani, sigurisht, nuk u jep asnjë përgjigje. Përgjigjja, janë vetë pyetjet; sepse, siç e ka thënë Heidegger-i, thelbi i njeriut ka karakterin e një pyetjeje.



Panorama





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 15-12-2003 nė 10:31 Edit Post Reply With Quote
Shënime nga fletët e ditarit “Jovani në Shqipëri” i studiuesit Ferid Hudhri. Kush është njeriu që jetoi mes dy kufijve, dhe që pas izolimit totalitar Shqipëria mbeti vendi që e rriti

Njeriu në kufi


Elsa Demo

Pondikat-kufi-Jorgucat. Makina ul shpejtësinë. Po kapërcehej dhe peizazhi i parcelave të fundit të fshatit, dhe njeriu që quhej Kristo Jovani ndiente ndarjen nga vendi ku kishte kaluar vitet e fëmijërisë dhe rinisë. Duke ecur ngadalë i tregon studiuesit një mal përtej kufirit: Ja atje në majë të atij mali i kishin masakruar të atin. Murtaja e varfërisë së pasluftës së Parë Botërore e shtrëngoi të ëmën e vetmuar ta përcillte të birin tek fqinjët e saj në Shqipëri. Këtu nis historia shqiptare e fëmijës katërvjeçar Kristo Jovani. Në jetën e tij ai do të njihte shumë kufij ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Vizita e parë dhe e fundit e këtij njeriu në Shqipëri, pas izolimit 45 -vjeçar, është përshkruar në shënimet e udhëtimit që studiuesi dhe historiani i artit, Ferid Hudhri, mbajti në qershor të vitit 1990. Shqipëria vazhdonte të ishte një sistem i zbutur diktatorial, por e vetizoluar nga bota. Fletët e ditarit të Hudhrit janë botuar së fundi në librin “Jovani në Shqipëri”.
Në krye të librit studiuesi Hudhri shpjegon me pak fjalë se kush ishte botuesi grek Kristo Jovani dhe kohët e rrezikshme në prag të furtunës demokratike. Ai erdhi pak kohë pasi “syrit vëzhgues” të shtetit dhe shërbimit sekret i kishte hedhur hi largimi nga Tirana i Claude Durant, botuesit të “Fayard”-it me dorëshkrimet e shkrimtarit Ismail Kadare.
Ardhja e presidentit të shtëpisë botuese “Christos Giovanis AEBE” të Athinës ishte dhe s’ishte një vizitë zyrtare. Ai kaloi pikën e doganës së Kakavijës në kufirin grek duke sjellë me vete librin “Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e piktorëve të huaj”, e para vepër e këtij lloji për artin shqiptar, me autor studiuesin Hudhri.
Ky libër kishte ardhur nga Athina në Tiranë, pikërisht në kohën kur në Evropë ishin shtuar përpjekjet e diplomatëve për një Evropë të bashkuar. Kontributi i parë i Jovanit, një prej botuesve më të njohur të traditës greke ishte sjellja e këtij libri si një urë në mungesën totale të lirisë. I ishte mohuar kjo liri në vitin ’46 kur kishte lënë fshatin e fëmijërisë dhe rinisë, Jorgucat. Ndërsa udhëtonte me ngut drejt Janinës për të shpëtuar vajzën e sëmurë bashkë me të shoqen, la pas dy djemtë që mundi t’i takojë vetëm qershorit të vitit 1990. Kishte botuar veprën e studiuesit shqiptar, ndoshta pa e ditur se i vetmi shpërblim që do të kërkonte ishte pjekja me bijtë pas gati gjysmë shekulli.
I gjeti dy djemtë aty ku i pat lënë, ndërsa prindërit adoptues, minoritarët e Jorgucatit, kishin ndjekur asaj bote njëri-tjetrin 20 vjet të shkuara. Kishte jetuar 20 vjet mes shqiptarësh. Lufta e Dytë Botërore e gjeti Kristo Jovanin, në krye të batalionit “Thanas Ziko” që mbulonte luftimet në zonat e qarkut të Gjirokastrës. Ata pak bashkëkohës të tij si përkthyesi dhe shkrimtari Spiro Xhai, do t’i prekte kujtimet e luftës, kur përkrah shqiptarëve luftonte kundër pushtuesve të përbashkët të ballkanasve, në fillim fashistët italianë, e ata gjermanë më pas. Pritja e këtij njeriu si perëndi nuk ishte e zakontë, duke thyer çdo rregull të burokracisë së kohës e duke përcjellë mesazhe miqësie të Greqisë fqinje, përtej ftohtësisë së zyrtarëve të lartë. Këtë vend e kishte lënë në zgrip të analfalbetizmit dhe tani po e gjente në pragun e një demokracie të rrezikuar. “Ndërsa kapërcente për në tokën greke, shkruan Hudhri, Jovani pohon: Kur do të vijë dita që të hiqen këta lloj kufijsh midis shteteve që edhe ndarja të mos jetë kaq e dhimbshme.” Jeta e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte përshkruar edhe në librin e studiuesit Alfred Uçi “Njeriu në kufi”.
Për një botues në Athinë është sa e lehtë aq edhe e vështirë mbajtja e një shtëpie botuese. Për Kristo Jovanin është e lehtë në një kuptim. Ai ka prekur pikën e dobët të fqinjëve tanë, duke botuar kulturën antike-klasike dhe një kolanë veprash enciklopedike. Shtëpia botuese “Christos Giovanis AEBE” me qendër në Athinë ka botuar në vitet ’90 enciklopedinë greke në 40 vëllime, rezultat i përvojës së punës shumëvjeçare me botime të klasikëve dhe aftësisë për të manaxhuar drejt botimet dhe distribuar në katër kontinentet kudo ku jetojnë grekët. Ka edhe një fakt të kohëve të fundit. Ndërsa një nxënës shqiptar shpallet më i miri në një gjimnaz të Selanikut, Kristo Jovani do t’i dhuronte serinë e enciklopedisë. Quhej Odise Cenaj, djali që pak muaj më parë, ndërsa shpallej për të tretin vit nxënësi më i dalluar, ngriti flamurin shqiptar, duke shkaktuar reagime të mprehta tek vendasit. “Kundërshtarët dhe pengesat që helmojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke, kanë qënë, janë dhe do të jenë shumë”, -do thoshte Jovani.
Në pak faqe ditari studiuesi shqiptar vizaton profilin e njeriu që me kontributin e tij modest ngrihet mbi sherret e politikës, mentaliteteve të dy vendeve fqinjë, varfërisë së njërit e ringritjes fantastike në gjirin e BE-së të tjetrit. Së fundi, nën kujdesin e tij hyn në proces botimi një tjetër vepër, një histori arti mbi Shqipërinë, studim i Ferid Hudhrit, “Shqipëria nëpërmjet artistëve”.


shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-2-2004 nė 12:17 Edit Post Reply With Quote
Identiteti ynė kulturor ėshtė i kėrcėnuar nga mosnjohja si vend

Nga Vath Koreshi


Cila është gjendja e librit tonë letrar?
Pasi identiteti i një letërsie nis pikërisht me njohjen e këtij produkti dhe me tendencat e tij të zhvillimit. Libra shkruhen shumë, jashtëzakonisht shumë, por lexohen pak, jashtëzakonisht pak. Pak më mirë proza, shumë më keq poezia. Lexuesi është shumë i shpërndarë, ai preferon kryesisht tituj të letërsisë së huaj, kurse shumë autorë të letërsisë sonë lexohen kryesisht nga shokët e tyre, nga grupe miqsh, që bëjnë edhe reçensione entuziaste, ose nga njerëzit e shtëpisë. Shkohet deri te një lloj letërsie mësuesish, të cilët shkruajnë libra për t'ua shitur nxënësve të tyre dhe i detyrojnë ata t'i lexojnë si detyra klase. Njerëzve që kanë para u lind dëshira t'u lenë fëmijëve si trashëgim edhe një libër me poezi, roman a libër kujtimesh. Krijohet në këtë mënyrë psikoza nga ky produkt jashtëzakonisht i madh dhe pa kurrfarë kontrolli se prapa kopertinave të bojatisura, që të thërresin nga vitrinat, nuk gjen gjë prej gjëje për të qenë. Madje nuk ka kurrfarë vitrinash, por depo të mbushura plot e përplot me pirgje të pafund librash. Në këtë përmbytje lundrojnë vlerat, por duhet ndarë shapi nga sheqeri. Një bari, kur numëron delet, duhet t'i ketë në shtrungë të gjitha dhe t'i shkojë pastaj nëpër duar një e nga një. Gjë që s'e bëjmë dot me letërsinë. Këtu nuk dihet se cilat janë "delet" tona, sepse në Shqipëri mungon lexueshmëria. Domethënë në kuptimin që mungon leximi nga një masë e gjërë lexuesish të atyre librave që përbëjnë vlera. Mund të ndodh që librat e mirë të shkojnë në det, përmes kësaj zhurme të kullës së Babilonit.
Si ta gjykojmë atëherë letërsinë? Duke u nisur nga autorë kryesorë, që vazhdojnë të shkruajnë ende, apo nga veprat e të rinjve, që bien një frymë të re? Mungon një "inventar" i tillë. Të rinjtë e kanë shumë të vështirë të bëhen të njohur, kurse të vjetrit nuk dallojnë shumë nga ata që ishin, në të shumtën e herës përsëritin vetveten. Edhe kur ndërmarrin ndonjë analizë për letërsisnë, që do të shërbente, veç të tjerash, edhe si rekomandim ndaj lexuesit për veprat cilësore, ndodh si rregull që këto punë, nga që specialistët u bëjnë bisht, të mbeten në dorën e ca gjysmëanonimëve e gjysmë a plotësisht të dështuarëve, ca inatçorëve e polemistëve të thekur, që për shkak të dështimeve ose mossukseseve të tyre, e vërtisin kopaçen ku u thotë mendja se e nxjerrin dufin më mirë.
Duke qenë se identiteti i një kulture përbën shenjën esenciale dalluese të vendit nga vjen, del nevoja të theksojmë lidhjet e këtij identiteti me identitetin e vetë vendit. Kjo lloj lidhjeje përcakton edhe letërsinë që krijohet, atë pjesë, së cilës i bie barra ta bëjë të njohur identitetin e vendit të vet. Siç është edhe thënë e stërthënë, por që përsëri duhet përsëritur e përsëritur, sfida në proceset e sotme të integrimit europian qëndron në atë se mund të kemi një Europë të bashkuar, por nuk mund të kemi një Europë pa dallime. Domethënë nuk mund të kemi një Europë pa mozaikun e kulturave europiane dhe për pasojë, ruajtja e identitetit të atyre kulturave, pavarësish nga madhësia ose vendi ku janë të vendosura, është si ruajtja e një guri me ngjyrë të veçantë të këtij mozaiku. Kjo është një kërkesë ndaj letërsisë serioze, e cila ndonjëherë paraqitet e paqartë, ose e paditur, ose e neglizhuar. Sepse letërsia jonë është e detyruar të përballojë një sërë vështirësish të hapjes. Laboratori i saj është nxjerrë nga bodrumet e censurës dhe të monotematikave të djeshme dhe ajo gjendet tashmë mes një numri të madh letërsish e autorësh të ndryshëm nga gjithë bota.
Ka një raport të përcaktuar marrëdhëniesh të letërsive si jona me letërsitë e mëdha, ose të përcaktuara si letërsi të "metropoleve" dhe si letërsi të "barbarëve". Qendrat e metropoleve janë pole të fuqishme rrezatimesh dhe absorbimesh si në ekuacionet revresibël. Sa herë letërsia e metropolit bëhet rrezikshmërisht letrare, atëhere, si në kryqëzimet me gjak të largët, thirren për ta shpëtuar letërsitë "barbare", domethënë letërsitë anësore, të largëta a të afërta, të vogla a të mëdha qofshin. Por jo rrallë ndodh që në këtë mardhënie këto letërsi në periferi, në vend të ruajnë origjinalitetin, përpiqen t'u afrohen shkollave dhe shkollëzave të metropolit, duke nisur kështu të vdirin gjak nga gjaku i tyre i freskët. Humb në këtë mënyrë ajo që ka qenë e veçantë dhe përftohen ato modele, të cilat vetë metropoli kërkon t'i braktis.
Tundimet ndaj letërsisë në rrethana të tilla për ta braktisur vetveten janë të shumta dhe nga më sfidantet. Dhe të mos harrojmë se janë tundime ndaj një letërsie si jona e etur për të parë, e etur për të mësuar, e etur për t'u njohur. Ndër më të dëmshmit e këtyre tundimeve janë ata të karakterit propagandistik, që vijnë prej të interesuarish të kushediçfarshëm, të cilët bëjnë apele për kushediçfarë arsyesh që t'i paraqesim shqiptarët dhe Shqipërinë të deformuar. Zelli për deformime dhe shtrembërime të botës shqiptare vjen nga identifikimi i identitetit me rende të caktuara politike. Me gadishmëri provincialësh dhe me dëshirën për t'u bërë të njohur e të famshëm, rendim nëpër këta lloj editorësh të Europës dhe përpiqemi të denoncojmë para tyre kush e kush më shumë dhe me zell të madh se sa të prapambetur jemi, se sa majmunë dhe se sa pa dinjitet jemi, se sa pa asnjë lloj gjëje për të qenë jemi! Kemi jo pak dëshmi të këtij majmunizimi të letërsisë, për t'iu përshtatur asaj që kërkohet, domethënë kemi nga ato vepra që mallkojnë ose nga ato ku vetëmallkohemi, që demonizojnë ose ku vetëdemonizohemi, që e shëmtojnë njeriun shqiptar ose ku vetëshëmtohemi dhe këtë e bëjmë që të na botojnë, të na japin publicitet dhe pse jo, të na venë edhe në krye të vendit! Kjo kërkesë për shëmti të zeza letërsie, që nuk ndryshojnë nga kronikat e pafundme të zeza të shtypit e të televizioneve, ky konsumizëm propagandistik bën, që si edhe në letërsinë e realizmit socialist, të krijohen vepra të partishme, të një tjetër lloj partishmërie tashmë, një letërsi nën një tjetër censurë, e angazhuar dhe skematike edhe ajo, e cila krijon shtampat e veta pseudoletrare. Krijohet në këtë mënyrë modeli i asaj letërsisë që pëlqehet, kundër asaj që nuk parapëlqehet nga lexuesi perëndimor, i cili gjithashtu është nën trysninë e propagandës së vet politike.
Vazhdon në këtë mënyrë një proces deformimi i letërsisë nga kërkesa jashtëletrare. Letërsia në këtë mënyrë thirret nën armë dhe shndërrohet, siç thoshte Majakovski, në bombë e flamur. Sigurisht ky produkt romanoparrullor nuk i përket letërsisë së vërtetë, por një rutine që i qepet letërsisë dhe që mund ta quajmë shkrimtarì. Shkrimtarìa është grafomani, dëshirë për t'u bërë shkrimtar, dhunti për t'ia përqasur letërsisë atë që shkruan, mundësi për të botuar e për t'u publikuar etj. Kjo shkrimtarì, duke qenë e pambrojtur nga limfa e species së vet, domethënë duke mos qenë letërsi e mirëfilltë, bëhet prè e të gjitha viruseve, e të gjitha modave, kinkalerizmit, imitimeve e plagjiaturave e deri te një letërsi servile në shërbim të çdo oferte. Është një parafabrikat që mund t'i shërbejë çdo qëllimi, siç parodizojnë satiristët Ilfi dhe Petrovi me poemën "Gavriliada", e cila ishte e përshtatshme, ndërro vetëm dy vargjet e parë, edhe për druvarët, edhe për bukpjekësit, edhe për drejtuesit e trenave.
Po t'i analizosh këto vepra të shkrimtarìsë, madje jo vetëm tonat, përfshirë edhe ato që kanë bërë emër, rezulton se shumica janë politika të letrarizuara, histori të letrarizuara ose socilogji të letrarizuara, kurse letërsia përbëhet nga tjetër substancë dhe ka tjetër qëllim, i cili nuk qëndron tek aftësia për të dhënë përmbajtje, në kuptimin klasik të fjalës, por diçka mes të qenit dhe të mosqenit një realitet, të qenit e të mosqenit shfaqje e botës që njohim. Letërsia është produkt i subkoshiencave dhe i labirintheve të qenies njerëzore dhe të historisë së qenies njerëzore. Shkrimtari i madh argjentinas Ernesto Sabato ka qenë nxënës i Kyrive, një ndër fizikantët e shquar të brezit të vet dhe shef i katedrës së fizikës në Universitetin e Buenos Aieresit. Ai e braktisi këtë zanat, braktisi edhe një punë si përfaqësues i UNESCO-s në Paris dhe mbasi iku edhe nga Parisi, u gjend duke udhëtuar me tren për në Milano dhe, me një makinë shkrimi të blerë në Zyrih, nisi të shkruante romanin e tij të parë "Tuneli". I pyetur se përse e braktisi fizikën dhe përse nisi të merrej me letërsi, Sabato u përgjigj se fizika është një dije që ndodhet në pjesën e epërme të trurit të njeriut, në atë që është në dritë, ku gjithçka shihet kthjellët, kurse atij i interesonte të zbulonte se çfarë kishte truri poshtë asaj zone drite, ku niste bota e errësirës. Pra, sipas këtij shembulli, synimi i letërsisë, qëllimi i saj nuk është të pasqyrojë një realitet në kuptimin gazetaresk, por si ai i minatorit të nëntokës, të gërmojë në thellësi të panjohura për të nxjerrë lëndë të re, mineral të ri për të eksploruar botën njerëzore, këtë mikrokozmos, ku, si edhe në makrokozmos, kemi hedhur veç një hap fare të vogël drejt njohjes. Në këtë pikëpamje letërsia është universale, vepra letrare është e papërsëritshme dhe produkt unikal i një njeriu të vetëm. Ky krijim unikal nuk gjykohet nga përmbajtja; përmbajtja është ndoshta pjesa më e parëndësishme. Të gjitha përmbajtjet e veprave të Shekspirit, vetë Fausti i Gëtes, shumë vepra të tjera madhore të letërsisë botërore kanë qenë të njohura e të shkruara nga autorë të tjerë më parë se mjeshtërit e mëdhenj të penës t'i merrnin ato për të shprehur vetveten. Tre ndër monumentet më të mëdha të letërsisë: Epi i Gilgameshit, Odisea e Homerit dhe Uliksi i Xhoisit, i afron pothuaj e njëjta përmbajtje: te Epi i Gelgameshit udhëtimi i Enkidujit drejt shtëpisë së territ, tek Odisea udhëtimi i Odisesë nga Troja në Itakë, tek Uliksi udhëtimet odiseiane të Leopold Blumit nëpër rrugët e nëpër rrethinat e Dublinit. Në të tria vizatohet bota e vjetër e konvencioneve, besimeve dhe ritualëve të mijëvjeçarëve të rrëfimit.
A mund të jetë letërsia në këtë rast dhe në këtë stad e pavëmendëshme ndaj kërkesës për ta bërë të njohur identitetin e vendit të vet? Sigurisht që jo dhe pikërisht për këtë shkak ajo nuk mund t'ia lejojë vetes luksin e të qenit e shkujdesur, siç mund t'ia lejonin vetes këtë luks letërsi të tjera të zhvilluara të vendeve të zhvilluar dhe me histori të njohur botërisht. Aq më keq letërsisë sonë nuk i lejohet të shëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët, me justifikimin se "gjirizët duhen hapur që t'u ik era". Sepse ne shqiptarët jemi ende në dritën e një shqyrtimi të vazhdueshëm në sytë e botës, e cila pret një përgjigje të pyetjes se çfarë jemi ne që rrojmë në këtë skaj të Ballkanit? Ose edhe më keq se sa kaq: çfarë janë këta shqiptarë që nuk e dimë ku rrojnë? Identiteti ynë kulturor është i kërcënuar nga mosnjohja si vend! Shumë pak na dijnë ku rrojmë e kush jemi. Të ushqyer me idenë e të qenit qendra e botës, vendi i Skënderbeut dhe i mbrojtjes së marksizëm-leninizmit në gjithë rruzullin, Shqipëria ka mbetur fatkeqësisht ende pak, ose aspak e njohur. Shembujt për këtë janë të shumtë dhe gjithsecili mund të përmendë me dhjetra për të treguar për këtë oceano nox që na rrethon. Në marsin e viti '97-ës një gazetar i "Corriere dela sera" pyeste se çfarë kërkese kishin shqiptarët ndaj inteligjencës italiane dhe përgjigja qe se kërkesa e parë ishte që intelegjenca e atij vendi të ndihmonte që ta bënte të njohur Shqipërinë në Itali. Duket disi paradoksale, por shumica e italianëve, përfshi dhe intelegjencën, nuk e dinë dhe nuk e njohin Shqipërinë. Më ka qëlluar në një spital të Torinos, që një inxhinier italian, shtruar në një dhomë me mua, të më fliste herë pas here ca fjalë në rusisht. Kur e pyeta se përse më fliste në atë gjuhë, ai hapi sytë i habitur dhe tha: "Pse, shqipja nuk është si rusishtja?!". Malet tona pra, që i ndan një llogaçe uji me atë vend, janë si pirgje të kredhur nëpër mjergulla! Përfytyroni se ç'mund të ndodhë me vende që janë më tej dhe më larg akoma! Atëherë, a ka ndonjë detyrë dhe çfarë detyre ka letërsia për ta bërë të njohur identitetin e këtij vendi dhe portretin e tij real? Rrezikun kryesor unë e shoh pikërisht në atrofizimin e kësaj gjymtyre të letërsisë se sa në mënyrat dhe në modat letrare. Mënyrat dhe modat janë poza që marrin zakonisht fillestarët, ose ata që kërkojnë të bien në sy me shumëngjyrësinë e veshjeve. Çdo letërsi e ka një prodhim të tillë të quajtur i eksperimentit, i cili është si vesa që tretet menjëherë. Janë miliona shkrimtarë që shkruajnë dhe ku çdo autori nuk i mohohet e drejta e kërkimit të diçkaje të re dhe në këtë mënyrë ai kërkon, por i pëlqen të marrë edhe poza, të hiqet i veçantë, të imitojë autorë të preferuar etj. Modat e të shtirurit modern, zakonisht janë sjellje mëndjelehtësh, një mani për ta kthyer letërsinë në një përçartje të pakuptimtë, kinse moderne, kinse të thellë dhe kinse produkt i një mendjeje dhe i një talenti krejt të veçantë. Kjo sëmundje zë shpesh poezinë, e cila humb në këtë mënyrë pothuaj tërësisht sensin komunikativ me lexuesin.
Tema sigurisht është shumë e gjërë dhe unë mendoj se është nga më të dobishmet që ka ndërmarrë revista "ars". Te ky debat mund të kthehemi dhe të rikthehemi disa herë, pasi është më esenciali përsa i përket zhvillimit të letërsisë sonë si një letërsi europiane.


Ars





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 30-3-2004 nė 11:20 Edit Post Reply With Quote
"FUNDI I ARIANITEVE"

Per here te pare ne shqip, nje liber mbi pinjollin e fundit te familjes se arianiteve. Ne botimin e Franz Babinger "FUNDI I ARIANITEVE" shtjellohet jeta e nje prijesi mercenaresh shqiptare. Kostandin Arianiti eshte nje personalitet, i cili nga te gjithe studiuesit e historise e historise se mesjetes se vone gjermane, si dhe te papatit eshte nenvleresuar ose nuk eshte trajtuar denjesisht. Ai ka nje kenveshtrimin shkencor te studimit te nje subjekti historik.
Eshte perkthyer nga Nestor Nepravishta, botuar nga Plejad.
Kushton 450 leke.
_________________________________

Shtepia botuese Plejad koheve te fundit ka nxjerre botime teper interesante lidhur me kulturen shqiptare e personazhet kryesore te saj.
Ne kete vazhde eshte dhe botimi i ri i librit te Profesorit te njohur gjerman te orientalikes dhe turkologjise Franz Babinger, mik dhe i Ernest Koliqit dhe dashamires i kultures shqiptare.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2004 nė 13:21 Edit Post Reply With Quote
"Libri shqip, në kufi me mushkë"

Hapet sot panairi i 7-të i librit “Tirana 2004”


Alketa Sino

Botimi në gjuhën shqipe prej vitesh është duke mbartur probleme shqetësuese për botuesit dhe lexuesit. Vështirësia e shpërndarjes, pirateria apo taksa e librit në kufi, këput zinxhirin autor- botues-lexues".

Në panairin e shtatë të librit "Tirana 2004", për herë të parë të gjithë botuesit do të jenë të bashkuar, për të prezantuar titujt e rinj dhe problemet e tyre të vjetra.

Pozita e librit
Një nga problemet kryesore është pozita e librit, që mendohet të trajtohet gjatë pjesës së debatit në ditët e panairit. Krahas rezultateve që ka arritur libri, në sajë të mbështetjes së botuesve privatë, shumë pak nga mbështetja e shtetit, ka edhe probleme të cilat ende nuk janë zgjidhur. Për këtë çështje, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Fatmir Toçi, shprehet se "Pas panairit është menduar një mbledhje e menjëhershme, ku do të pranohen si anëtarë të saj vetëm ata botues, të cilët do të respektojnë të drejtën e autorit. Ata që i zbatojnë vendimet e shoqatës, në bashkëpunim më shtetin shqiptar, marrin përsipër të luftojnë botuesit që abuzojnë me të drejtën e autorit", shprehet Toçi.

Sistemi fiskal
Është një luftë e vazhdueshme që ka nisur në vitet 90, kur çdo forcë politike, e cila ndodhet në opozitë, premton në fushata elektorale se do të ulet taksa mbi librin; por ndodh krejt e kundërta, kur vijnë në pushtet. "Të gjithë këta mbrohen me faktin që Fondi Monetar Ndërkombëtar ua ka ndaluar, ua ka hequr të drejtën për të bërë uljet e TVSH-së në të gjitha subjektet, gjë që nuk është aspak e vërtetë", tregon Fatmir Toçi. Sipas tij, ka diferencime, p.sh., shtypit i është hequr TVSH-ja, edhe pse është një sektor më fitimprurës, kurse librit nuk i është hequr kjo taksë, edhe pse është sektori më kulturor. E gjitha kjo, tregon frikën e shtetit ndaj mediave. Të gjitha vendet, që bëjnë pjesë në FMN, taksën mbi vlerën e shtuar e kanë nga katër për qind deri në gjashtë ose zero. "Çfarë mund t´i kërkosh një vendi, si Shqipëria, kur ka këtë nivel ekonomik, me problemet e shumta të varfërisë; pra, taksa është mjaft e rëndë për librin."

Përkthimi i librave në gjuhën shqipe
Një pjesë e botuesve nuk e merr këtë të drejtë. "Ne nuk jemi organ administrativ dhe nuk mund të bëjmë dallime të vlerës së pasurisë kulturore të kësaj natyre". Toçi thotë se "jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të sensibilizojmë organet përkatëse, që t´i informojmë për këtë sëmundje të rëndë të botimeve shqiptare. Kjo është njollë e zezë edhe në pasqyrim apo në përballjen tonë me kolegët ndërkombëtarë, autorë të huaj".

Shpërndarja e librit
Shpërndarja është një problem i madh. Libri, në përgjithësi, shpërndahet në Tiranë, e me një lloj përzgjedhjeje edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë, por nuk shkon fare nëpër komuna e fshatra. Ky është problem, por problemi më i madh është shpërndarja në Kosovë, ku libri shqip po diskriminohet tani nga UMNIK-u; dikur nga Serbia. Libri që hyn nga Serbia, Maqedonia, Kroacia apo vende të tjera, tatohet një për qind, kurse libri që hyn nga Shqipëria tatohet 27 për qind. Ky është diskriminim që bëhet në emër të politikave të barazisë, të bashkëjetesës, bashkekzistencës. "Kur kemi të bëjmë me kulturë, na vjen keq që ngatërrohet politika, e cila vetëm na dëmton në ketë rast. Libri shqip kalon me mushka nga kufiri në Kosovë, si dikur në kohën e "Udhës së shkronjave". Për këtë duhet të merren masa në rrugë institucionale. Kështu, Ministria jonë e Kulturës duhet të bëjë marrëveshje për qarkullimin lirshëm të librit shqip, sepse nga ai vjen vetëm kulturë dhe asnjë rrezik.

Ligji për librin
Ligji për botimet ka nisur të diskutohet që kur Edi Rama ishte ministër i Kulturës. Imagjinoni sa shumë kohë duhet për të bërë një ligj, kur fare mirë mund të merret ligji i një shteti tjetër, i përafërt me Shqipërinë. Drafti i parë është hedhur poshtë nga Shoqata e Botuesve, kur ndërkohë, mësojmë nga ministri Klosi që është bërë një draft i ri, i cili, padyshim do të shihet nga Shoqata e Botuesve, që ata t´i bëjnë vërejtjet e tyre. N.q.s. për probleme të tjera, që dalin në Shqipëri, ka ligje, të cilat nuk zbatohen, për librin nuk shihet asnjë i tillë.




Problemet që shqetësojnë botuesit dhe tregun e librit:

Pozita e librit në Shqipëri, ku përfshihet problemi i ligjit.
Libri shkollor, midis politikave decantralizuese dhe interesave personale
Pengesat e shpërndarjes së librit, në mënyrë të organizuar, por sidomos, pengesat e shpërndarjes midis trojeve shqiptare. Këtu bëhet fjalë për Kosovës, Maqedoninë, si dhe ato institucionale.
Barra e rëndë e sistemit fiskal i librit shqip, që nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi në dogana etj.
Niveli i lartë alarmant i përkthimeve në gjuhën shqipe, pirateria e ribotimeve, botimet klandestine dhe indiferenca ndaj këtyre fenomeneve



Klosi: Gati ligji për librin

Hapjen e edicionit të shtatë të panairit të librit "Tirana 2004" e ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve, Blendi Klosi. Dje, në një konferencë për shtyp, ai ka theksuar se Ministria e Kulturës është e gatshme të mbështesë çdo nismë për transportimin e këtij panairi, edhe në qytete të tjera të vendit, si një mjet efikas i informimit të gjithë qytetarëve". Ministria e Kulturës, ndërkohë, ka hartuar "Ligjin e ri për librin shqip", tashmë ai mbetet të shihet nga botuesit e më pas t'i kalojë Këshillit të Ministrave. "Botuesit shqiptarë janë mbështetur nga Ministia, jo vetëm në organizime të tilla, por edhe me pjesëmarrjen e tyre në panairet ndërkombëtare si ai i Frankfurtit 11".


panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2004 nė 13:07 Edit Post Reply With Quote
Me shkas nga panairi i librit...


Zimo KRUTAJ

Panairi i shumëpritur i Librit. Atmosferë feste... Festë e një lloji të veçantë, festa e librit. E përligjur, e merituar, e organizuar mirë e bukur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Ministria e Kulturës Rinisë e Sporteve, nën patronazhin (dhe praninë) e lartë të presidentit Alfred Moisiu. Muzikë, flamuj, fjalime, përshëndetje e urime, si edhe vitet e shkuara.Pse jo edhe emocion, veçanërisht te krijuesit që kanë botuar për së pari veprat e tyre. Gjetja më e veçantë: gjatë ceremonisë së çeljes së Panairit, në hyrje të Pallatit të Kongreseve,
Himni ynë Kombëtar u këndua drejtpërdrejt, (“live”), nga një kor modest fëmijësh. Si zakonisht, ata vetëm u duartrokitën, por nuk u shoqëruan dot nga të pranishmit...

“Kush është burrë nuk frigohet...”
Nuk e di për të satën herë më duhet të shënoj një vërejtje të detyruar, të përsëritur, deri në mërzi: Kur do të mësojnë ndonjëherë shqiptarët e rritur ta këndojnë Himnin e tyre Kombëtar ashtu si duhet? Të paktën një strofë dhe refrenin e mirënjohur, le ta këndojmë një herë me gojën plot. Pse u dashka “...të frigohemi”, (tani vonë mora vesh se varianti zyrtar na qenkësh bërë “frikësohet”(?!), ta pëshpërisim e ta mërmërisim, a më keq akoma ta belbëzojmë, edhe kur i dimë fjalët. Të gjithë, zyrtarë, shkrimtarë, botues, lexues a spektatorë, në tribunë apo në shesh, fundja edhe me njërën dorë në xhep e me tjetrën në celular (në vesh), le t’i përsërisim ato të pakta fjalë të vyera të Himnit të shqiptarëve, sidomos në çeljen e një Panairi të Librit Shqip. Dhe, besoj se nuk duhet ta kemi hiç të vështirë, pasi historia e afërt dëshmon se jemi një popull me traditë vërtet të re, por goxha të konsoliduar në punë himnesh. Veçanërisht në të nxënët e himneve nacionale të të tjerëve. Madje, jo vetëm nacionale... E kush nuk e mban mend si “e qanim” “Internacionalen” madhështore, që ushtonte e gjëmonte nga Havana në Lindjen e Largme? Ndoshta prandaj e belbëzojmë këtë Himnin tonë Kombëtar, se është vetëm i yni e na duket i vockël... E di që u zgjata, apo dola nga “tema”, po për këtë nuk më vjen aspak keq. Dhëntë Zoti që fëmijët tanë ta këndojnë Himnin tonë gjithnjë si kësaj here, me gojën plot, me shpirt, emocion, e me dinjitet të pacënuar, nga fillimi në fund.

Në Panair...
Holli i stërmadh i Pallatit të Kongreseve nuk është më i tillë. Për herë të parë, përmasat e tij tkurren dhe vizitori e ndjen veten ngushtë. Jo prej njerëzve të shumtë që ka në krah, por prej librave që e rrethojnë. Është bota e madhe e Librit, të cilën nuk ka sallë që e nxë. Mbi 110 shtëpi botuese, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, shumica shqiptare, por edhe të huaja, në dhjetëra e dhjetëra pavione, vitrina, stenda e tryeza plot e përplot me libra. Libra, libra, e prapë libra të panumërt, të formateve e llojeve nga më të ndryshmet. Botime letrare artistike, filozofike, enciklopedike, fetare, shkencore, gjuhësore, teknike, shkollore, kulturologjike, publicistike, vepra origjinale klasike e bashkëkohore, përkthime, albume, katalogë e deri te librat e xhepit ta vështirësojnë orientimin, përzgjedhjen e ca më shumë blerjen e ndonjërit syresh, nëse nuk e ke ndarë mendjen qysh më parë. Shtëpitë botuese si “Ombra GVG”, “Toena”, “Onufri”, “Dituria”, “Omska”, “Dudaj”, “Fan Noli”, “Plejad”, “Arbëria, “Rilindja”, “Uegen”, “Ideart” etj., kanë rritur para së gjithash, cilësinë e botimeve të tyre të shumëllojshme. Për nga niveli dhe cilësia e paraqitjes, formatit, grafikës, libërlidhjes, teknologjia e botimit dhe e shtypshkrimit, etj, këto botime mund të qëndrojnë denjësisht krahas botimeve bashkëkohore të shtëpive botuese evropiane më në zë. Kënaqësia estetike që shkakton një libër, nis që “me të parë”, me paraqitjen e tij. Nga ana tjetër, shtëpitë tona botuese më serioze, gjithnjë e më të vetëdijshme, jo veç për fitimin, por edhe për misionin e tyre, kanë nisur të bëjnë kujdes si për “formën”, ashtu edhe për “lëndën”, pra për përzgjedhjen e krijimeve që kanë vërtet vlera që e kapërcejnë cakun e botimit për shmangien (deri diku) të grafomanëve, të botimeve komerciale e spekulative. Në këtë Panair të Librit, kjo gjë dëshmohet, veç të tjerash, edhe nga interesimi i shumtë i publikut, sidomos i moshave të reja, nxënës e studentë që nuk blejnë vetëm tekste shkollore, universitare apo akademike, por edhe letërsi artistike, shqipe apo të përkthyer. Siç ka edhe botime, a më mirë shtypshkrime që e çojnë dëm letrën që s’gjendet me çmim dhe aq të lirë...

Mbi Panair...
Të shumta, të lloj-llojshme botimet: të ngjeshura, të shpeshta e gati të njëkohshme, takimet, bisedat, promovimet a përurimet e librave të rinj. Mbi sallën e Panairit, në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve, por edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, apo në Muzeun Historik Kombëtar, autorë, bashkautorë, studiues, kritikë, përkthyes shqiptarë e të huaj, publicistë e gazetarë, lexues e dashamirës të letrave shkëmbejnë mendime, ballafaqojnë përvoja, skicojnë ide krijimi e bashkëpunimi etj. Ideja e organizatorëve është e mirëpritur, por, në thelb, këto lloj veprimtarish, në të shumtën e herës, mbeten një “kopje e keqe” e diskutimeve krijuese të dikurshme, që as diskutime nuk ishin e ca më pak krijuese. Falenderime të përunjura të autorit për botuesin, lavde të këtij të fundit për librin e radhës, ditirambe për autorin dhe botuesin nga miqtë që asesi nuk e kanë lexuar librin e ri me bojën e shtypshkronjës ende të patharë. Pa pretenduar që kritika profesionale e shteruese të bëhet në tryeza të tilla, por edhe pa dashur t’i neglizhojmë, le t’i quajmë thjesht e ndershmërisht, paraqitje botimesh të reja, se në fund të fundit, ashtu janë. Si në rastin e paraqitjes së librit të ri “Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare”, botim i Shtëpisë së Librit “Ombra GVG”. Thjesht e natyrshëm u paraqit libri, u fol shkurtimisht nga botuesi dhe autori për kriteret e ndjekura, u lexuan pjesë të zgjedhura nga Antologjia, të shoqëruara me pasazhe muzikore të luajtuara në violinë. Nga një suvenir simbolik për autorët, një gotë me verë sa për urim dhe kaq... Besoj se një paraqitje e tillë e botimeve të reja do të na linte të gjithëve një shije më të mirë, si atyre që nëpër promovime, rëndom vetëm flasin, si atyre që, zakonisht, bëjnë sikur dëgjojnë.

Brenda dhe jashtë Panairit...
Ditën e dytë të Panairit të Librit, im bir më priste në shtëpi me një letërz në dorë. Edukatorja kishte shënuar aty titullin e librit me përralla që duhej të blija për ta dorëzuar në kopësht. U interesova dhe mora vesh se secilit fëmijë i ishte kërkuar një titull libri i ndryshëm. Në kopësht janë rreth 100 fëmijë, pra 100 libra me përralla gati përnjëherësh do të hyjnë në bibliotekën e kopështit. Përralla nga Anderseni, vëllezërit Grim, përralla popullore shqiptare, e deri te përrallat e Odhise Grillos, Bedri Myftarit e Frederik Rreshpjes. Pa dyshim një punë e përgjegjshme, me vlera edukative, qytetarie e atdhedashurie, që kërkon domosdoshmërisht ndihmesën e komunitetit të prindërve.

Ditën e fundit të Panairit, bashkë me një mikun tim, shkrimtar e poet nga Struga, po udhëtonim me urban. Afër nesh një vajzë me uniformë shkollore e me disa libra në duar. “Më falni, mund t’i shoh pak librat”, i thashë. Ajo m’i zgjati. Libra pa kurrfarë vlere, autorë të panjohur, grafomanë që vargëzojnë bejte ekraneve, mëngjes e mbrëmje. “Ku i bleve”, e pyes vajzën. “Në Panair”, më thotë. “Vetë i zgjodhe”? “Na tha zysha”. “Në ç’klasë je? “Në klasën e tetë”. “Si quhet zysha? (......?!) “Po shokët këto libra blenë?” “Po...”. E falenderoj vajzën e skuqur, pa pasur asnjë faj dhe kthehem nga miku im. “Ky është krim!”, tha ai. “Këta janë për t’i rrasur brenda”! (Miku im shquhet për një shqipe të rrastë, të folur e të shkruar.) Një llogari e thjeshtë: Një klasë ka afërsisht 40 nxënës... Po sa klasa paralele ka një shkollë...Sa shkolla ka... Sa kopje të një libri surrogato shesin (në Panair e në Librari) tregtarët e librit... Llogaria nuk na dilka dhe aq e thjeshtë. Sikur të gjitha “zyshat” e letërsisë të bëjnë të njëjtën gjë... Ruajna Zot (fëmijët) nga “zyshat” menaxhere të zonja, që “i japin një dorë” rrogës së tyre, shkruesve e botuesve, duke i dhënë duart formimit të shijeve, edukimit kulturor e letrar (po atij atdhetar?) të nxënësve. Askush nuk na bind dot se kjo gjë nuk bëhet, në mos nën hyqmin, të paktën nën sehirin e Ministrisë sonë të Arsimit.




© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2889440 sekonda, 38 pyetje