Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Publiku pasiv ndaj poshtėrimit Grek !
Adrian

Postuar mė 7-10-2003 nė 19:58 Edit Post Reply With Quote
Publiku pasiv ndaj poshtėrimit Grek !

Të ndalim racizmin grek!
Besjan Pesha
“Të ndalim racizmin grek”, kjo ishte motoja e protestës të zhvilluar dje pas ambasadës greke nga një grumbull të rinjsh gjimnazistë e studentë, e mbështetur edhe nga pedagogë, mësues, prindër e intelektualë.
Vrasja e emigrantit nga policia greke ishte shkëndija e kësaj proteste, por jo motivimi i saj i plotë. Motivimi i plotë vinte nga një zemërim qytetar, nga një fyerje e identitetit dhe krenarisë kombëtare, e cila ka vite që nëpërkëmbet nga policia greke dhe qeveria e saj.
Vrasësit grekë harruan shpejt se janë pikërisht shqiptarët që japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë greke, duke ofruar shërbime dhe krah pune shumë më të lirë sesa ai lokal. Shqiptarët pranojnë të punojnë të pasiguruar, në kushte të vështira, ndoshta edhe duke humbur identitetin e tyre, dhe gjithë kjo për të siguruar jetesën, me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë. Janë shqiptarët që pranojnë të punojnë në shërbimet e turizmit grek me paga superminimale, ndërkohë që çmimet dhe përfitimet nga ky biznes janë kolosale. Dhe, si u është shpërblyer kjo: me pengesa nga më qesharaket në kufi për ato pak ditë që këta kanë tentuar të kalojnë në Shqipëri. Por kjo eshte vetem fillimi. Kohet e fundit fqinji yne ka intesifikuar veprimet qe merrahjet, plagosjet e deri tek vrasjet ne kufi.
Të gjitha këto harrohen nga qeveria dhe policia greke, ndoshta me qëllim, dhe qëllimi mund të jetë vetëm nënshtrimi dhe përulja - humbja e identitetit kombëtar. Harresa si një sëmundje duket se ka zënë edhe qeverinë shqiptare, e cila nuk prononcohet dhe nuk lëviz asnjë muskul për të ndryshuar diçka nga ky realitet i dhimbshëm, ndaj mandati i ndryshimit të kësaj dukurie i mbetet qytetarisë aktive shqiptare, e cila duhet të organizohet më shumë në protesta të këtij lloji, për t’u treguar jo vetëm politikanëve shqiptarë e grekë, por gjithë bashkësisë ndërkombëtare, se ne interesohemi dhe kujdesemi për vendin tonë.

Autori është koordinator i studentëve i lëvizjes “Mjaft”
Nga gazeta Biznesi

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 06:27 Edit Post Reply With Quote
I lumte levizjes "mjaft"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2003 nė 19:04 Edit Post Reply With Quote
Levizja Mjaft po punon

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2334





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 15-10-2003 nė 19:49 Edit Post Reply With Quote
Ministria e Jashtme greke: Do këmbëngulim ta kthejmë Himarën minoritet




TIRANE (15 Tetor) - Ministria e Jashtme greke njoftoi sot se suksesi në zgjedhjet lokale në Shqipëri i kandidatit të minoritetit grek në Himarë do ta ndihmojë të bindë Tiranën t'i japë kësaj krahine statusin e zonës minoritare. Zëdhënësi i Ministrisë, Panos Beglitis theksoi se Athina këmbëngul dhe do të vazhdojë të këmbëngulë si për cilësimin e kësaj zone si zonë minoritare, ashtu edhe për funksionimin e një shkolle për këtë minoritet. Ndërkaq, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një prononcim për televizionin Neës 24 u shpreh se distancohet plotësisht prej saj dhe se nuk është në dijeni të ndonjë plani të qeverisë greke për ta shpallur Himarën minoritet. Dule u deklarua edhe për incidentin e ditës së zgjedhjeve në Himarë, kur një grup protestuesish valëviznin flamuj grekë e këndonin himnin kombëtar Helen. Dule e cilësoi këtë si një akt të turpshëm, që është skenar i disa qarqeve të caktuara. Dule shtoi se asnjë nga protestuesit nuk ka qenë militant i PBDNJ-së, se ishte Partia Socialiste ajo që kërkoi incidente dhe se pozicioni i PS-së është i paqartë. ro/ro (BalkanWeb)

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 16-10-2003 nė 02:26 Edit Post Reply With Quote
Sic duket qeveritaret greke jane bere delirante dhenga pozicioni qe u fali Berisha.Te djathte, lideri PD-se shiti dinjitetin tone,pse heshtni.....!
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 06:49 Edit Post Reply With Quote
Te ishte per Rroqin psh apo per Spahiun asnje bashki e vec disa komununa do te kishim marre.

Berisha nuk shiti apo bleu, Berisha beri nje gabim te madh.

Nuk po hesht kush.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 06:51 Edit Post Reply With Quote
Dueht gjetur njoftimi ne origjinal.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 07:21 Edit Post Reply With Quote
GREQIA: "E DUAM HIMAREN!"

Eglantina Nasi

Himara duhet te kthehet patjeter ne zone minoritare greke! Dhe per kete Greqia jo vetem qe kembengul, por do te vazhdoje ta beje edhe ne te ardhmen. Me nje deklarate te tille te hapur per qellimet e saj ndaj Himares, doli dje institucioni i diplomacise greke. Ministria e Jashtme greke deklaron nder te tjera se suksesi i zgjedhjeve lokale ne Himare i kandidatit minoritar, perben nje faktor me teper per ta ndihmuar Tiranen qe t'i jape kesaj zone statusin e zones minoritare. Nje deklarate e tille e qeverise greke vjen menjehere pas fitores se kandidatit te Partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vasil Bollano ne zonen e Himares gjate zgjedhjeve lokale te 12 tetorit. Por edhe pas incidenteve te ndodhura gjate ketyre diteve ne zonen e Himares nga shtetas shqiptare, por te cilet jetojne ne Greqi dhe mbrojne interesat e saj. Ne vend qe Greqia te jepte shembullin e saj duke i denuar keto akte dhune ne Himare, ka dale me nje deklarate te hapur ku shfaq publikisht interesat e saj ndaj Shqiperise. Madje, sipas zedhenesit te ministrise se Jashtme Greke, keto qellime shkojne edhe me larg se kaq. Greqia kerkon qe te ngreje edhe nje shkolle minoritare ne kete zone shqiptare, pikerisht ne territorin shqiptar. "Ne jo vetem qe ngulmojme, por do vazhdojme ta bejme ete per shkollen minoritare ne Himare" tha nder te tjera zedhenesi i institucionit diplomatik grek, Panos Beglitis. Sipas tij, keto do te jene te gjitha ne vazhden e perpjekjeve te shtetit grek per t'i dhene cilesim grek zones ne Himares.

Hesht qeveria shqiptare

Qeveria shqiptare nuk ka reaguar ende pas nje deklarate te tille te leshuar nga qeveria greke per shpalljen e Himares si zone minoritare. Ministria e Puneve te Jashtme nuk ka dhene ende nje deklarate zyrtare per nje fakt te tille. Nje gje e tille ndodh megjithese deklarata e institucionit te diplomacise greke shpreh qarte synimet e Greqise per zonen e Himares. Qeveria shqiptare nuk ka reaguar madje ende zyrtarisht as ne lidhje me incidentet e kryera nga emigrantet dhe greke te cilet i shoqeronin gjate diteve te procesit zgjedhor te zgjedhjeve lokale ne Himare. Nje heshtje e tille e qeverise shqiptare nuk dihet sesi mund te merret, por nje gje eshte e sigurte, qe ajo nuk i sherben aspak mbrojtjes se interesave te vendit dhe territoreve shqiptare.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2482719 sekonda, 32 pyetje