Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Dekomunizmi (prof Repishti) Dekomunistifikimi ( Ashta)
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 18:40 Edit Post Reply With Quote
Dekomunizmi (prof Repishti) Dekomunistifikimi ( Ashta)

Te nderuar le te diskutojme rreth ketij artikulli:

http://www.edsh.org/kombi/repshqiperise/leterdekomunizmi.htm

Dhe rreth atij procesi qe une e quaj te domosdoshem per Kombin:

Dekomunistifikimin e shoqerise shqiptare





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 18:48 Edit Post Reply With Quote
Nuk diskutohet qe une e perkrah idene e z. Repishti dhe sic e kam shprehur hapur jam i gatshem qe te ndihmoj ma aq sa mundem ne reallizimin e projektit per dokumentimin e krimeve komuniste.

z. Repishti flet per dekomunizmin une kam shkruar per dekomunistifikimin dhe me sakte kam shkruar:

" Qendrimi i im ndaj komunizmit dhe komunisteve

Une jam per ate qe e quaj Dekomunistifikimi i Shqiperise, me poshte do te mundohem qe te qastesoj se cfare kuptoj une me kete term.
Per kedo qe ka jetuar ne RSH eshte e qarte se komunizmi dhe diktatura djallezore e enver hoxhes kane bere shume krime ne ate vend dhe kane shkaterruar aq shume duke filluar nga shpirti e deri tek baza ekonomike elementare.
Per te arritur nje zhvillim normal duhet patjeter qe shkaktaret te saktesohen, kriminelet te denohen , pergjegjesit te mbajne pergjegjesine dhe te vuajturit te demshperblehen.


Kjo arrihet me ate qe une e quaj:

Dekomunistifikimi i shoqërisë shqiptare

Me kete une nuk kuptoj ne asnje menyre hakmarrjen ne modelin:
te gjithe komunistet te cohen ne kampe perqendrimi apo vrasje pa gjygj e barbarizma te tjera si keto. Keto i kane bere komunistet e une e urrej barbarine.

Dekomunistifikimi i shoqerise shqiptare fillon me diferencimin me analizen e komunizmit dhe krimeve te tij, pra me diferencimin themelor:

Kriminelet komuniste dhe jo kriminelet komuniste

Kriminelet komuniste jane
te gjithe ata qe vrane shoket e tyre mbas shpine
te gjithe ata te vrane pa gjygj
te gjitha ata te torturuan ne burgje

Te gjitha krimet komuniste duhet te hetohen, te gjykohen, krimineli te denohet viktima te rehabilitohet e te demshperblehet.

Diferencimi i dyte themelor qe duhet te behet eshte:

Elita komuniste dhe jo elita komuniste

Nuk ka pergjegjesi njesoj komunisti i thjeshte kooperativist me operativin sigurimit.

Ne eliten komuniste une fus:

Te gjithe anetaret e byrose
Te gjithe anetaret e komiteti qendror
Te gjithe sekretaret e pare te rretheve
Te gjithe kryetaret dhe nenkryetaret e degeve te brendeshme
Te gjithe sigurimsat
Te gjithe komisaret politike te ushtrise
Te gjithe ministrat e brenshem
Te gjithe komantantet e komisaret e kampeve te perqendrimit komunist
Te gjithe hetuesit
Te gjithe gjykatesit
deri me 1991


Keta persona jane per mua pergjegjesit e komunizmit ne Shqiperi dhe keta persona duhet qe ne te mire te Shqiperise:

1. Te mos perfshihen ne procesin e privatizimit, si komuniste te devotshem ti mohohet e drejta e prones private. E gjithe prona e tyre ti kaloje shtetit dhe te perdoret per demshperblimin e te denuarve pa faj
2. Te gjithe e dime se kupola komuniste ka pasur llogari bankare jashte shtetit e me siguri dhe pasuri, e gjitha kjo pasuri duhet te konfiksohet e ti kaloje ne prone shtetit dhe te perdoret per demshperblimin e te denuarve pa faj.

3. Te mos lejohen te punojne ne administraten shteterore shqiptare ( pergjykatesit e hetuesit pat qene pak veshtire por ne nje periudhe kohore 10 vjecare kjo eshte e mundur)
4. Pensionet e tyre te jene jo sipas titullit apo profesionit por te jene pensionet minimale te parashikuara me ligj diferenca te perdoret per demshperblimin e te denuarve pa faj


Pjese themelore e dekomunistifikimit te shoqerise eshte demshperblimi i te denuarve politike shqiptare.

1. Duhet patjeter te analizohet sakte cdo denim politik dhe te rehabilitohet cdo i denuar politik
2. Duhet patjeter qe shteti te demshperbleje te denuarit te pakten ashtu sic shperblehet nje i denuar pa faj.

Gjithashtu duhet te ndalohet me ligj partia komuniste.


Dhe me themelorja nga te gjitha

eshte reformimi teresor i sistemit arsimor edukativ shqiptar

ne radhe te pare te gjitha fakultetet e lendeve shoqerore dhe mesimdhenia e tyre ne te gjitha nivelet. "





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 10-10-2003 nė 00:29 Edit Post Reply With Quote
Dakort,por Moisiu nuk te ngrihet ndaj vetvetes....!Ne vitet '81 ka qene zevendes minister i mbrojtjes.......!
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-10-2003 nė 06:58 Edit Post Reply With Quote
Dhe une nuk kam asnje shprese tek moisiu ( por ai eshte presidenti dhe atij duhet ti drejtohen peticionet e ti kerkohet qe pervec fjaleve te bukra vepra),

une mendoj se ish- te burgosurit dhe te djathtet ne pergjithesi duhet te realizojve vete kete projekt:

"Dokumentimin e Krimeve Politike të kryera gjatë viteve të tiranisë komuniste në Shqipëri (1944 - 1991)"

Une per vete jam i gatshem qe te ndihmoj sa mundem.

Kush ka interes qe te punoje per kete projekt le te me kontaktoje.

A ka ndokush nje adrese mail te z. Repishti?

Ne jemi perpjekur e kemi mbledhur materiale permbi krimet, por jane pak.

Gjithashtu pervec dokumentimit duhet te qe bij e bija te ish- te burgosurve qe kane mbaruar juridikun te fillojne e te te pergatiten per tu marre me ndjekjen ligjore te krimineleve.

Nuk duhet te presim prej shtetit!

Vete duhet te punojme.

Nje tjeter gje qe dueht te bejme eshte te kerkojme qe ne librat e historise te shkruhet e verteta.

Si psh kerkon z. Mergim Korca:

http://www.edsh.org/histori/kryengritja01.htm

Por te nderuar themelorja eshte qe keto projekte nuk realizohen individualisht.

Kete duhet ta kuptojme te gjithe.

Nje ide tjeter eshte qe ne ne faqe t´ju mundesojme te gjithe autoreve te djathte qe te prezantojne librat e tyre dhe pse jo te ndermjetesojme qe publiku i gjere te mund ti bleje ato libra.

Sot do te publikoj nje liste me te plote permbi literaturen qe eshte botuar deri tani permbi krimet komuniste:
http://www.edsh.org/krimet/literature.htm

Pune kemi shume.

Kam kaq kohe qe kerkoj kontakt me shoqatat e te ish-burgosurve qe ti leme nje hapesire te vecante ne faqe, nuk gjenden.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-10-2003 nė 07:14 Edit Post Reply With Quote
Nuk duhet te harrojme krimet mbas 1990.


Duhet te bejme nje hapesire e vecante per ato.

Disa materiale jane mbledhur:

http://www.edsh.org/krimet/artikuj/koliqi.htm

http://www.edsh.org/krimet/artikuj/emraengjarje.htm

http://www.edsh.org/krimet/artikuj/jakushika.htm

http://barbariakomuniste.tripod.com/

( jam munduar te kontaktoj me krijuesit, asnje pergjigje, ne faqe te pare e vura lidhjen)

Per Azem Hajdarin kemi mbledhur material,
por mbetet shume pune per te bere.


Pa ndihmen e te djathteve nuk realizohen keto projekte.

PD na ka nisur disa materiale eprmbi dhune ne vitin 2000 qe akoma nuk kam mundur ti hedh online.

Por nje projekt tjeter eshte:



Per te vraret ne Kufi

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2197

Nuk pergjigjet askush.

Ne kemi botuar kete:

http://www.edsh.org/krimet/shoqatat.htm

E jemi munduar qe te kontaktojme, por asnje reagim.

Duhet pune te nderuar pune.

Kush di duhet te kontaktoje, duhet te njoftoje.

Pra pune ka shume e keto pune nuk na i ben as moisu, as kerkush:

DUHET ti bejme VETE.


Dhe nje here une jam i gatshem te bej sa mundem dhe me shume se mundem.

Kush deshiron te punoje le te me kontaktoje:

anton1as@web.de





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-4-2004 nė 09:47 Edit Post Reply With Quote
"Gjithsesi, Lary Post gjykohet gjate Gjyqit te Deputeteve dhe denohet me 10 vjet burg, nga te cilat 8 vjet, si askush ndoshta ne shembujt reale te njerezimit, i vuajti ne biruce i vetem, dhe vetem dy vjetet e fundit i kaloi me te denuarit e tjere ne burgun e Tiranes."

Av.Rudolf Papa

kj 08.04.2004


Keto krime kunder qenies njerezore nuk duhet te mbeten pa u ndeshkuar.

Kombi Shqiptar nuk ka te ardhme pa pastruar qenien e tij nga krimet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 11:55 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
Ismail Kadare *

1

Pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së komunizmit, një mjegull e helmuar vazhdon të rrijë pezull mbi ish-perandorinë e përmbysur. Ajo nuk gjen qetësi dhe, me sa duket, s’ka për të gjetur, pa kryer një operacion të dhimbshëm, por të domosdoshëm: spastrimin moral të saj. Thënë ndryshe njohjen dhe dënimin e krimit.
Pikërisht për pengimin e kësaj njohjeje e sidomos e këtij dënimi është ngritur sot në këmbë një armatë e tërë. Me trysni, me kërcënim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh, shkurt me të gjitha mënyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur në shërbim po përpiqet të mbulojë të vërtetën.
Në fillim të viteve ’90 u duk se bashkë me përmbysjen e tiranisë do të shuhej edhe urrejtja që ajo prodhonte ditë e natë, burimi i parë energjitik i saj. Në një klimë besimi e mirësie u duk e natyrshme mëdyshja: të hapeshin bodrumet e errëta të së kaluarës, apo më mirë të mbylleshin?
Mëdyshja ishte e përligjur. Shumë njerëz menduan kështu me sinqeritet. Dhe jo vetëm njerëz, por edhe shumë institucione, madje disa qeveri demokratike, si ajo e Republikës Federale Gjermane, e para që u gjend përpara këtij problemi. Dihet se në atë kohë Boni i propozoi Gjermanisë Lindore shkatërrimin e arkivave të fshehta, që lidheshin me spiunimin.
Më pas, shumë shpejt u pa se iluzioni ishte i bukur, por megjithatë mbetej iluzion. Bota e përmbysur kishte qenë aq e egër dhe e pabesë saqë asnjë qokë e saj nuk i përshtatej lirisë. Ajo botë s’kishte njohur kurrë as falje e as mëshirë, ndaj si e tillë s’i meritonte ato.
Ngërçi u ndie shumë shpejt. Diçka themelore nuk ecte në demokraci. Diçka pengohej gjithkund. Prishej, shpërbëhej, fironte. Atëherë u kuptua se ç’gabim fatal ishe harrimi i asaj që s’duhej harruar. U krijua kështu paradoksi më i madh: e para që më së shumti fitoi nga demokracia ishte diktatura e rrëzuar. E inkurajuar kështu nga mosdënimi i krimeve, ajo përherë e më tepër nisi të përkëdhelë shpresën e kthimit në pushtet. Kishte pasuri brenda dhe jashtë vendit, kishte ende një pjesë të kulturës e të medias me vete, kishte sidomos dy armata të fshehta: atë të spiunëve, dhe tjetrën, atë për të cilën ende flitet pak, por që është, ndoshta, më e rëndësishmja, armatën e njerëzve që, pa qenë në listat spiunore, kanë qenë të përlyer më shumë se vetë spiunët.
Në klimën e demokracisë të gjitha këto forca, duke u fërkuar nëpër gjysmëterr, duke nuhatur njëra-tjetrën, u afruan e u forcuan. Ato shtinë në dorë një pjesë të jetës publike, të diplomacisë, të shërbimeve të fshehta e sidomos të ekonomisë. Ato arritën të infektonin opozitën e djathtë, një pjesë të së cilës e kishin patur në dorë qysh në krijimin e saj. Një marrëveshje e heshtur u krijua midis të dy krahëve të politikës për të mos prekur ish-agjentët e fshehtë ngaqë secila palë kishte pjesën e vet në këtë thesar të zi.
Mishmashi moral që u krijua nga kjo gjendje ishte humbja e plotë e qokave (referencave) morale. Gjithçka po kthehej kokëposhtë, njerëzit si në një ëndërr të keqe po mësoheshin me të keqen. Gjendje më të favorshme as që mund të ëndërronin xhelatët e djeshëm.
Pjellë e drejtpërdrejtë e këtij mishmashi ishte një korrupsion i paparë ndonjëherë në fytyrë të dheut. Historia jepte shumë pak ose aspak raste të ngjashme. Të shumtë ishin ata që mbeteshin gojëhapur nga kjo, por të paktë qenë të tjerët, ata që duhej të gjenin shkaqet dhe udhën e daljes.

shek

Nje pjese themelore e dekomunistifikimit eshte nxjerrja ne drite e se vertetes





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-9-2005 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
E Hene, 26 Shtator 2005


PDR, NISME PARLAMENTARE PER "ZBARDHJEN" E ISH-SPIUNEVE

Markel Bejdo

Projektligji i propozuar nga deputeti i Partise Demokrate te Re Nard Ndoka per kontrollin e figures se personave zyrtare te zgjedhur ose te emeruar ne organe te rendesishme te shtetit pritet te shqyrtohet serish gjate punimeve te Kuvendit. Sipas deputetit reformator, nje nisme e tille ligjore eshte e domosdoshme per te pasur nje administrate dhe perfaqesues te politikes se paster moralisht para shtetasve te tyre. "Kam pershtypjen qe eshte nje ligj i domosdoshem per pastrimin e administrates se larte shqiptare dhe politikes nga ish-spiunet e sigurimit te shtetit. Cdo njeri qe do te votoje kunder ketij projektligji do te marre nje kosto politike dhe morale. Kjo eshte ajo qe une gjykoj, gjithsesi do te kontaktoj me te gjitha grupet parlamentare", tha Ndoka.

Projektligji u propozua dhe gjate legjislatures se kaluar por nuk u mor ne shqyrtim. Propozimi i cili u be nga kreu i grupit parlamentar te PDR-se, Nard Ndoka, hasi ne mjaft veshtiresi per kalimin e tij pasi shumica e deputeteve socialiste dhe te tjere iu tremben verifikimit te figurave. Projektligji eshte nje model hungarez qe eshte perdorur ne te gjitha vendet ish-komuniste per te siguruar mbarevajtjen ne zhvillimin e vendit dhe ka si qellim kryesor te tij informimin e publikut nese personat zyrtare te zgjedhur kane qene apo jo bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit. Vetem per personat qe jane ose deshirojne te zgjidhen deputete ne Kuvendin e Shqiperise projekti nuk parashikon masa perjashtuese ose per t'iu hequr mandatin nese vertetohet se ata kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit ndersa per zyrtaret e larte qe jane objekt i ketij ligj, ato do shkarkohen si dhe do konsiderohet si kusht perjashtues per t'u emeruar ne strukturat shteterore ne rast se personi ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit. Sipas hartuesve te ketij projektligji ky perjashtim nuk ka perse te konsiderohet si shkelje e te drejtave dhe lirive te njeriut, per arsye se kemi te bejme me nje kufizim qe behet me qellim mbrojtjen e interesave te publikut. Qellimi i ketij ligji eshte kontrolli i pastertise se figures se personit zyrtar, te emeruar apo te zgjedhur ne funksione drejtuese e organeve te rendesise se vecante, per te siguruar efektivitetin e organeve shteterore, mbi bazen e respektimit te dispozitave kushtetuese dhe te ligjeve nepermjet kontrollit per marredhenie me ish organet e Sigurimit te Shteti. Sipas projektligjit te paraqitur ketij kontrolli do t'i nenshtrohen te gjitha strukturat shteterore duke filluar nga Presidenti i Republikes dhe deri tek nepunesit ne administraten shteterore. Keshtu, per te bere te mundur verifikimin e kontrollit te pastertise se figures se personit zyrtar do te krijohet nje komision i posacem prane Sherbimit Informativ Shteteror. Gjithashtu, sipas ligjit, SHISH-i detyrohet qe brenda 10 diteve nga fillimi i punes se komisionit te kaloje te gjithe dokumentacionin ne lidhje me veprimtarine e Sigurimit te Shtetit ne dispozicion te ketij komisioni. Po keshtu, projektligji parashikon qe Komisioni per kontrollin e pastertise se figures se personave zyrtare do te perbehet nga inspektori i pergjithshem i deklarimit te pasurive, me cilesine e kryetarit, si dhe nga 4 anetare te emeruar nga Presidenti i Republikes per nje mandat 5 vjecar, nga te cilet 2 do te propozohen nga pozita dhe 2 nga opozita, nga kater parti politike parlamentare.

Subjektet qe i nenshtrohen kontrollit

-Presidenti i Republikes, deputetet e Kuvendit, Kryeministri, Zevendeskryeministri, ministrat e zevendesministrat;

-Nepunesit civile te nivelit te larte dhe te mesem drejtues sipas percaktimit te nenit 11, te ligjit nr.8549

-Prefektet, kryetaret e keshillave te qarqeve, kryetaret e bashkive, te njesive bashkiake, komunave si dhe anetaret e keshillit bashkiak

-Drejtoret e drejtorive dhe komandantet e Forcave te Armatosura ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ne Sherbimin Informativ shteteror

-Personat qe punojne si keshilltare ne Presidence, Kuvend, Kryeministri, Ministri

-Gjyqtaret dhe prokuroret e te gjitha niveleve

-Drejtuesit e institucioneve te pavarura publike

-Zyrtaret qe zgjidhen dhe emerohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikes, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta

-Drejtoret e pergjithshem, drejtoret e drejtorive dhe shefat e sektoreve, "komisariateve) ne qender, rrethe e rajone, te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe asaj te Doganave.

-Te gjithe personat qe kane ose kerkojne te kene poste drejtuese ne partite politike

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 28-9-2005 nė 12:56 Edit Post Reply With Quote
trepca.net

29 shtator 2005 /TN

Te dashtun kolege te QSHRT, Tirane, Shqiperi

Ju falnderoj perzemersisht per materialin qe me derguat me rastin e 26 qershorit Dites Nderkombetare te OKB Kunder Tortures. Deklarata e juej ashte e kompozueme mire, dhe permbledh esencen e kerkesave tona ne lidhje me kete subjekt te dhimbshem, dhe njikohesisht esencial per rimbekambjen morale te popullit tone.

Une e kam reklamue formimin e nji Komisioni te Hetimeve te Krimeve Komuniste ne Shqiperi me goje, me shtyp, dhe me peticione dergue autoriteteve shqiptare, por pa ndonji efekt. Krijimi i nji Komisioni te ketille te pavarun dhe jashte politikes se dites do te ishte shperblimi ma i mire qe u bahet viktimave te terrorit te kuq ne rradhe te pare, si dhe nji paralajmerim per aktet qe vijne akoma ose mund te vijne ne vendin tone.

Dokumentimi i krimeve nuk ashte nji akt hakmarrje. Ai dokumentim ashte nji akt drejtesie, dhe nji preventive, njikohesisht. Ketu, ne SHBA, javen e kalueme, u denue nji burr tetedhjete vjecar me 60 vjet burgim sepse ne l964 kishte vra tre aktiviste per te drejtat civile ne Jugun racist te vendit. Denimi i tij ashte prite me brohoritje kudo ne SHBA, dhe ka dergue sinjalin se drejtesia mund te vonoje, por nuk harron, as nuk fale krimet e pafalshme.

Ne qofte se Qeveria Shqiptare nuk u pergjigjet pozitivisht kerkesave tueja, une ju sugjeroj qe te studjoni mundesine e krijimit te nji Komisioni Hetimor nga ju, ne menyre te pavarun, dhe me nji program si ai i Commission on Truth and Reconciliation qe veproi ne mjaft vende te botes ku krimi kaloi kufijt e mosbesimit, si ne Shqiperine e diktatures se proletariatit.


Edhe nji here, urimet e mia, dhe pershendetjet ma te perzemerta.

Sami Repishti
ish i burgosun politik (1946-56)




Dekomunizmi i shoqërisë shqiptare
27 shtator 2005 /TN

Adrian Kati

Në vazhdën e botimeve sociologjike, QSHRT prezanton këtu revistën e gjashtë të titulluar “Requiem për njeriun e ri komunist”. Është kjo një përpjekje jona, për të përfshirë në këtë botim dhe në këtë kolanë, zëra të njohur të publicistikës e sociologjisë botërore e kombëtare, përvoja dhe kujtime të personave të ndryshëm të cilët u prekën nga regjimi komunist dhe vuajtën peshën e rëndë të diktaturës gjysmëshekullore.

Proçesi i ngjitjes në pushtet dhe konsolidimit të enverizmit në Shqipëri ishte pa dyshim mjaft i përgjakshëm. Lufta e klasave, projektuar dhe dirigjuar nga Enver Hoxha, ishte në fakt një luftë civile krejt e paprinciptë, stisur mbi bazën e një propagande totalitare dhe fallsifikimesh të pashoq, me synim kryesor lavazhin e trurit.

Në fillimet e saj të zymta diktatura piketoi armiqtë potencialë (intelektualët e vërtetë, ushtarakët,

tregtarët) të cilët iu nënshtruan eleminimit të sigurtë ashtu si edhe ç’iu nënshtruan genocidit familjet përkatëse. Enverizmi inicioi kështu dëmtimin e tërësisë gjenetike të kombit, duke hapur rrugën e kobshme të krijimit të njeriut të ri komunist.

Përgjatë kësaj karriere të gjakosur, diktatura mbërriti në momentin kur dhuna dhe padrejtësia u kthyen në faktorin thelbësor të zhvillimit social të Shqipërisë. Regjimi përzgjodhi si mënyra nënshtrimi torturën, masakrën, burgimet e padrejta, internimet, punën e detyruar, sekuestrimet...

Diktatura druhej gjerësisht nga qyteti (ca më shumë nga intelektualët brenda tij), për çka fshati u konsiderua si baza e vërtetë ‘sociale’ e saj. Rreth

2/3 e popullatës shqiptare që asokohe jetonte në fshat u kthye në gjendjen mjerane të skllavit, pas një shpronësimi të plotë. Si i tillë, fshati ‘socialist’ u kthye në hambar burimesh njerëzore për diktaturën: aty instruktorët e komiteteve të partisë, me orientim nga lart, ‘gjuanin’ për njerëzit e duhur – shërbëtorët e ardhshëm të Partisë së Punës.

Si natyrë konstante e tragjikomedisë shqiptare spikat mekanizmi i frikës, e cila duket se mbetet në fuqi edhe në post-diktaturë përmes lojës me dosjet dhe gjithë materialet të cilat diktatura prodhoi për post-diktaturën. Diskutimi mbi dosjet gjatë 15 viteve të fundit angazhoi edhe disa prej arkitektuesve të këtyre materialeve, të cilët rast-pas-rasti referuan edhe emra, numra, pseudonime... Armata qindramijëshe e personazheve të dosjeve është një nga krijimet më djallëzore të diktaturës komuniste. Qëllimi i këtyre arkave me dokumenta të mykura është i dyfishtë:

mbajtja e njerëzve nën frikë dhe presion; si edhe faturimi i fajit të vërtetë diku tjetër, diku larg – larg prej kriminelëve të vërtetë.

Dosjet tek ne janë iniciuar përmes dy platformave të byrosë politike për sigurimin e shtetit. Në fillim, sipas rekomandimeve jugosllave për funksionarët; më vonë sipas rekomandimeve sovjetike për të gjithë pa

përjashtim: funksionarë e komunistë. Vetëkuptohet që ato filluan të përdoreshin si pjesë e mekanizmit të terrorit dhe frikës, në shërbim të strategjisë së mbajtjes sa më gjatë të pushtetit enverist. Në vetvete këto dosje janë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Shteti merrte informacion duke përdorur metoda shtrënguese, e këtë informacion e përdorte si material për të dënuar e ndëshkuar qytetarët e tjerë.

Ndoshta një nga gabimet më të rënda për drejtuesit e post-totalitarizmit në Shqipëri, ishte pranimi i materialeve të ‘dosjeve’ dhe dëshmive të këtilla të servirura nga pushteti.

Një tjetër mekanizëm i papërsëritshëm dhe krejt origjinal, të cilin diktatura enveriste e vuri gjerësisht në shërbim për të mbytur fjalën e lirë dhe çdo mendim ndryshe, ishin edhe ridënimet brenda burgjeve, çpronësimet, sekuestrimet, akte të pashoq çnjerëzore që paraqisnin rreziqe serioze për shëndetin fizik e mendor të disidencës, nderin e dinjitetin e personave (si psh. rekrutimi i detyruar për t’i shërbyer regjimit). Mohimi i të drejtave elementare si besimit fetar, pronës, arsimimit, punësimit, ishin të tjera forma të egra genocidi, i cili gjerësisht e tejkaloi edhe ashpërsinë e regjimit stalinist (të mos harrojmë se ishte Stalini që propozon rreth viteve ’30 që fëmijët e disidentëve duhen arsimuar: regjimi enverist ua mohoi edhe këtë të drejtë homologëve shqiptarë).

Kjo katrahurë njerëzore preku afro 10% të popullsisë shqiptare, për të cilën të jetuarit jashtë mureve të burgut por brenda vendeve të internimit, përbënte privilegjin e vetëm. Pesha e vuajtjeve, mosha e thyer, shëndeti i dobët, pamjaftueshmëria e mjeteve të jetesës, lufta 15 vjeçare me burokracinë për të rimarrë pronat dhe shtëpitë e sekuestruara, e kanë pozicionuar shtresën e ish-të përndjekurve politikë në një pozicion të ri persekutimi. Frika e administratave se mos ata iu ‘marrin’ pushtetin, ika kthyer në elemente të padëshiruar për çdo pushtet të periudhës tranzicionale post-totalitare.

E gjitha kjo ndodh kur kuadri ligjor ndërkombëtar fare qartësisht është krejt në favor të shtresës së ish-të përndjekurve politikë: konventat ndërkombëtare, rekomandimet, ligjet që vetë shteti shqiptar i ka nxjerrë – por kurrë nuk i ka zbatuar.

Por krimi dhe padrejtësia duhen dënuar: konventat ndërkombëtare pohojnë që ai nuk parashkruhet, padrejtësitë e komunizmit nuk mund të arshivohen e ca më pak të falen. Aktualisht Shqipëria është i vetmi vend i Europës lindore ku mungon një monument publik për të nderuar viktimat e luftës civile. Në këtë kuadër platforma për një dekomunizim të shoqërisë shqiptare, bëhet imperative.

Kujtesa e terrorit të të shkuarës nuk mund të rrezikojë të shuhet. Sot vëmë re tendencën e harresës, ashtu si edhe praninë e bashkëkohëshme të dy brezave:

brezit që u influencua drejtpërdrejt nga diktatura, si edhe brezit që nuk e përjetoi atë. Curriculat shkollore, posaçërisht lënda e historisë, e këtij brezi përmbajnë fare pak të dhëna mbi vitet e diktaturës si edhe atë çka përfaqësoi ky regjim gjakatar për shqiptarin e thjeshtë.

Procesi i ngjitjes në pushtet dhe konsolidimit të komunizmit në Shqipëri ishte me të vërtetë i përgjakshëm, sa ç’mund të jetë një proces që titullohet si ‘luftë’. E ashtuquajtura ‘luftë klasash’

ishte një luftë civile e paprincip, pa rregulla, pa mëshirë, pa ligje ose jashtë-ligjore, luftë e cila u stis dhe u realizua përmes një propagande dhe falsifikimesh famëkëqinj të cilët i servireshin popullatës së gjerë. Për ‘armiqtë potencialë’ (më së pari intelektualët e vërtetë) diktatura siguroi asgjësimin fizik të vazhdueshëm. Ndoshta këtu diktatura komuniste përfitoi edhe nga fakti që elementi intelektual – djathtist – atdhetar e gjerësisht antikomunist, nuk arriti të organizohej e të krijonte një platformë unike politike gjatë dhe pas Luftës së II Botërore; çka ua sheshoi rrugën drejt pushtetit komunisto-enveristëve.

Përmasat kriminale të regjimit komunisto-enverist nuk ishin asfare – sikundër pretendohet nga apologjetët e tij – rezultat i rrethanave. Në të vërtetë, ato përbënin një kod rregullash të vendosura nga vetë diktatori dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Një sy i vëmendshëm mund të pikasë tek regjimi komunisto-enverist një tendencë evolucioni, një lloj ndryshimi psh., nga viti 1950 deri tek viti 1980, të cilat ndryshime i dedikoheshin dinamikave të veta të sistemit, më shumë se sa reflektonin adaptimet e verifikuara në rrethanat ndërkombëtare.

Është e vërtetë, mjerisht, që frika e ‘persekutimit potencial’, edhe tani pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së diktaturës, është akoma e pranishme në kujtesën e njerëzve të brezit të influencuar drejtpërdrejt nga diktatura. Kjo frikë me sa duket i komunikohet – ndoshta jo verbalisht, ndoshta jo qëllimisht, ndoshta as edhe në mënyrë të vetëdijshme – brezit që nuk e përjetoi diktaturën.

Frika lindi dhe depërtoi në qelizat e jetës shqiptare:

trauma psikologjike që e pasoi atë ishte e rëndë, shumë e rëndë. Sot gjykimi i diktaturës realizohet me mjaft mprehtësi, por zbërthimi i mekanizmave të brendshëm të funksionimit të saj është në nivel primitiv. Në fakt, diktatura komunisto-enveriste ka lënë gjurmët e saj edhe ndër ata persona, të cilët do të duhej të bëheshin palë gjykuese. Është ky ingranazh shtypës kriminal, i cili duhet detajuar, studiuar dhe kaluar në sitë. ǒrol kishin organet e partisë në hierarkinë e dhunës; ç’rol kishte sigurimi i shtetit, ç’pozitë zinin në hierarkinë e dhunës organizmat dhe levat e partisë, organizatat bazë, organizata e rinisë.

Regjimi komunist kishte si karakteristikë të tij përqëndrimin e pushtetit në një grup të vogël drejtuesish të Partisë, të cilët me përkufizim, nuk janë të detyruar t’iu nënshtrohen ligjit: Partia qëndron mbi gjithçka, pra edhe mbi ligjin. Partia kontrollon shtetin deri në një nivel të tillë, sa që kufinjtë midis tyre në periudhën e diktaturës komunisto-enveriste janë mjaft të mjegullta. Kontrolli i Partisë puniste mbi popullsinë përfshin çdo aspekt të jetës së përditshme, si nuk kishte ndodhur kurrë ndonjëherë në territoret shqipfolëse. Rrjetat e informatorëve kalonin në sitë gjithçka thuhej e nuk thuhej; denoncimi inkurajohej gjerësisht, censura aplikohej si rregull. Mënyra komuniste e drejtimit dhe organizimit të shtetit ka në themel të saj një rregull të padiskutueshëm dhe mizor: dhunimin sistematik, masiv e të pakundërshtueshëm të të drejtave të njeriut.

Jo më pak me rëndësi, sidomos nga ana juridike, është edhe vënia në vend e drejtësisë: dënimi i të gjitha krimeve të komunizmit në Shqipëri, edhe atyre të realizuara në emër të ideologjisë. Ky proces ratifikimi juridik do të ndërgjegjësojë njëkohësisht edhe brezat e rinj, të cilët pohuam të mos kenë përvoja personale të drejtpërdrejta nga periudha e zezë e diktaturës. Kjo gjë duhet bërë duke dënuar paralelisht e njëkohësisht, si edhe pa asnjë lloj mëdyshjeje, ideologjinë dhe krimin që ajo polli.

Lidhur me dënimin e ideologjisë dhe të promotorëve të saj, çështjet duken mjaft më të thjeshta se sa në aspektin praktik të dënimit të krimit dhe dhunuesve që realizuan ditë pas dite katrahurën e komunizmit shqiptar. Konfuzioni i pafund i krijuar lidhur me termat dhe emërtimet e përdorura do të duhet të sqarohet dhe zgjidhet njëherë e mirë: të dallohet bashkëpunëtori i regjimit prej bashkëfajtorit, njeriut që heshti përpara padrejtësive; dhe që këta të dy të dallohen qartësisht nga bashkëvuajtësi, njeriu që provoi mbi kurrizin e tij ose të familjes së tij padrejtësitë e pafundme.

Ky botim përpiqet të hedhë dritë mbi një spektër të gjerë situatash, ngjarjesh e perspektivash: botimet që do të pasojnë sigurisht do të plotësojnë çështjet të cilat, edhe për mungesë hapësire, nuk janë diskutuar gjerësisht këtu.

_______________
*Ky material është editorial i botimit të QSHRT-së dhe autori është drejtor ekzekutiv i kësaj qendre

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 5-3-2006 nė 00:51 Edit Post Reply With Quote
Koha Jone, E Diele, 05 Mars 2006


TE NDALOHET VAZHDIMI I KRIMEVE KOMUNISTE
NGA DR. TEODOR KARECO*

Ndonese me vonese, ishte ne fund te fundit detyre qytetare e njerezore thirrja e Komunitetit Europian dhe Parlamentit te Evropes per denimin e krimeve te komunizmit. Shume here i kisha bere pyetje vetes pse ky indiferentizem i komunitetit boteror ndaj atyre krimeve monstruoze qe kreu komunizmi ne ato vende ku ushtroi diktaturen.

Historia tregoi se si u bashkua bota demokratike per shpartallimin e nazizmit hitlerian. Kjo bote mbeti po kaq e bashkuar edhe ne denimin e krimeve dhe te krimineleve. Njeheresh ky bashkim ishte teper i dukshem dhe mjaft efektiv dhe ne riparimin e zhdukjen e krimeve naziste, te Holokaustit e te tjera te kesaj natyre. Madje ndermori dhe te famshmin plan Marshall qe ndihmoi qe shume vende nen thundren e Gjermanise naziste duke perfshire dhe vete Gjermanine te ecnin shpejt ne rrugen e demokracise.

Per fat te keq nuk u vertetua e njejta praktike per denimin e krimeve te komunizmit. Bota demokratike duke dhene nje ndihmese me vlere te pacmueshme ne udheheqjen e luftes se ftohte qe coi llogjikisht ne kolapsin e diktaturave komuniste, sikur u kenaq me kaq, u mjaftua me renien e murit te Berlinit, me nderrimin e sistemit, me zhdukjen e organizmave kriminale shteterore.

Kriminelet qe ishin “ushtrues” te krimeve te diktaturave komuniste, ne emer te parimeve sa naive dhe te pakuptueshme te demokracise, te te drejtave te njeriut u lane te lire, shume prej tyre vetem sa nderruan emertimet partiake, mbeten dhe nje pjese vazhdojne te jene presidente, kryeministra, ministra dhe ne rangje te tjera teper te larta. Disa, qe quheshin “bllokmene” sa per t’u hedhur hi syve atyre qe vuajten me dhjetra vjet krimet e komunizmit, u denuan ironikisht per “kafet” e pira. Pra nuk u prek as maja e majes se aisbergut te krimeve komuniste.

Me kete une gjykoj se, te pakten ne Shqiperi, krimet komuniste nuk u denuan. Apo thene me thjesht u denua per aq sa historia i permbysi si nje rend te ngritur mbi themele kartoni, u hoqi pushtetin dhe menyrat e metodat e drejtperdrejta te ushtrimit te krimit, nderroi stafet e tyre.

Natyrisht ne mbeshtetje te thirrjes se komunitetit evropian dhe te disa parlamentareve shqiptare, gjithe forcat demokratike ne Shqiperi do te duhet te mobilizohen per te denuar ne rrenje krimet e komunizmit, shfarosjen ne mase te atyre mijra shqiptareve qe u quajten armiq te klases duke nenkuptuar klasat e permbysura, por dhe brenda klases se komunisteve.

Krim i komunizmit natyrisht nuk jane vetem vrasjet, burgimet, internimet, survejimet, presionet, torturat. Atyre u shtohet krimi qe nje popull i tere u mbajt i burgosur, i shtypur, i uritur, ne kufirin e varferise dhe mjerimit te skajshem, kur fshatari ne mungese te nje pike qumeshti, nje therimegjize, shkonte perballonte punen e rende ne ato qe u quajten kooperativat e ferrit komunist me nje cope buke te ngjyer ne uje me pak sheqer.

* * *

Natyrisht as e kam per objekt dhe as qe mund te formuloj krimet e komunizmit shqiptar. Une vetem gjykoj se krimet e ketij lloji original te komunizmit ishin shume me te renda e te skajshme se te te gjithe llojeve te krimeve fashiste, naziste e komuniste te marra sebashku.

Mua si qytetar me shqeteson nje problem tjeter. Per deri sa denimi i krimeve te komunizmit u shtrua, kjo eshte nje detyre qe do te zgjidhet. Ketu natyrisht do ushtruar me shume presion nga organizmat nderkombetare.

E shoh te udhes qe te kerkoj qe edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te impenjohen me shume me kete problem. Une e kuptoj se ky shtet i fuqishem eshte i zene me problemet e luftes kunder terrorizmit. Megjithate kam bindjen se po u be mire lufta kunder krimeve te komunizmit, ngushtohet me tej terreni i veprimeve terroriste e fondamentaliste.

E kam fjalen qe denimi i krimeve komuniste me shume ka te beje me te kaluaren. Une gjykoj se perparesi merr ndalimi i vazhdimit te te njejtave krime komuniste me forma te ndryshme ne kohen e sotme dhe marrja e masave te palekundshme per parandalimin qe ato te mos rikthehen ne te ardhmen.

Ne kete shkrim nder problemet e shumta qe do te duhet te merren ne konsiderate do te ndalem vetem ne nje problem me natyre ideologjiko?politike. Kur te me jepet rasti me pas do te ndalem ne parandalimin e vazhdimit te krimeve komuniste ne fushen e ekonomise, vecanerisht per vazhdimin e grabitjes se pronareve legjitime.
Sikunder permenda mbartesit e krimeve komuniste, madje edhe ata me shkalle te larte pergjegjesie qe kane ushtruar diktaturen kriminale si diktatore apo bashkediktatore jane ende jo vetem te lire, pas lirimit nga burgu per “kafet e pira” jo per krimet e kryera por ushtrojne propagande komuniste.

Pra, kemi nje kontradikte te forte shoqerore: ndersa bota perparimtare, demokratike, liridashese, mbrojtese e te drejtave dhe lirive te njeriut kerkon denimin pa kompromis te krimeve te shoqerise komuniste, ish?kriminelet komuniste, te inkurajuar nga “falja e krimeve te kryera”, jo vetem qe nuk nxjerrin mesime por, ne te kunderten vazhdojne te propagandojne drejtesine e sistemit komunist, sa te drejte dhe njerezore ishin ata qe kryen ato krime monstruoze.

Une kam nje dyshim te madh nese u “falen” apo e arriten “faljen” nepermjet organizimit te pucit kryengrites te shoqeruar me krime akoma me te renda deri ne shkaterrimin e shtetit, ushtrise, policise, ne vitin 1997.

Kam vite qe jetoj ne nje vend me te vertete demokratik dhe nuk kuptoj sesi ato qe populli i quajti pantera e zeze, zonja e zeze, kucedra e te tjera te kesaj natyre, per mendimin tim te palekundur bashkediktatore, lejohen te shkruajne si ne ato vite kur drejtonin institutet marksiste?leniniste.


Ne shtypin e perditshem shqiptar ish?diktatori me kriminel e gjakpires trajtohet nga e veja si nje “engjell i ferrit komunist”. Te njejten gje, me ndonje modifikim ben skilja e vjeter Alia, ne vend te pergjigjet per krimet e kryera per vrasjet ne kufij, per burgosjet dhe torturat monstruoze te intelektualeve te kalibrit si te shkencetarit te naftes Petraq Xhacka me shoke, per perdorimin deri ne gramin e fundit te rezervave te shtetit, per perdorimin e arit shqiptar dhe pse jo per vjedhjen e shperdorimin e ij e te tjera te kesaj natyre.

Te njejtat histori lexon ne shtypin shqiptar per kriminele ordinere si Shehu, Peci e te tjere ne kompanine e tyre te mbretekocave.

Cinizmi arrin deri aty sa me nostalgji ndonje kokebosh i nomenkatures komuniste si nje fare Gjyzari deklaron se kur ne Shqiperi gjithcka kishte mbaruar, kur ekonomia kishte rene kokeposhte e pa asnje rezerve asnje “nuk hangri bar” sic i kishte porositur kryekrimineli i tyre Hoxha. Nuk shtrohet problemi se kur nuk kishte asnje rezerve, asnje mundesi, kur ekonomia qe me emer quhej socialiste se, ne fakt ajo te pakten ne Shqiperi nuk kishte asnje shenje socialiste, pesoi kolaps e nuk kishte asnje shenje e mundesi permiresimi, pse ata nuk e dorezuan me kohe pushtetin? Jo vetem qe nuk e bene por e mbajten si kriminele te regjur ate vend e ate popull ne mjerimin me te madh, me dyqanet bosh. Arriti dita qe as buke nuk kishte per te mbajtur nje popull gjalle. U detyrua komuniteti nderkombetar te ndihmonte ne momentin me kritik.

Mendoj se kjo eshte nje kundervenie e botes se permbysur per te riabilituar kriminelet komuniste. Dhe, kur ata te reabilitohen do te kerkohet qe ne nje menyre a ne nje tjeter te rivine ne pushtet. Te kemi parasysh paralajmerimet e bera nga historia: popuj jini vigjilente.

Vigjilence. Nuk eshte i rastit ribotimi ne shtypin e majte i porosive te ish?diktatorit te fundit komunist Alia me grupin e tij me te besuar byroiste ne momentin e kolapsit te regjimit komunist. Ai garanton se pas nje fare kohe klasa kapitaliste e krijuar nga klasa komuniste “do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes” se “per kete kemi derdhur gjak dhe do te derdhim perseri po te jete nevoja”, “Shqiperine do ta gezojme Ne dhe pasardhesit tane”, “kemi dhe organet tona te dhunes”.

Keto e shume te tjera te kesaj natyre ndersa shqetesojne forcat demokratike te vendit, jane njeheresh thirrje per veprim per klasen e permbysur komuniste, qe te vazhdojne hapat e hedhur, te ndreqin ndonje gabim, te persosin metodat per marrjen e pushtetit. E ketyre thirrjeve ka ardhur koha t’i thuhet ? NDAL.
Shtroj problemin qe tani qe shoqeria eshte ne procesin e ngritur te denimit te krimeve te komunizmit do te duhet se pari te ndaloje me ligj propaganden komuniste, riabilitimin e mbartesve te ketyre krimeve. Puna arrin deri aty sa te kerkohet pension per ish?diktatorin kriminel Hoxha.

A mund te mendohej nje gje e tille per Hitlerin apo per Stalinin? Pse lejohet te behet kjo per Hoxhen qe ishte shumefishi i dy krimineleve ne perpjestim me popullsine ku ushtroi diktaturen? Ky eshte nje problem urgjent nese forcat demokratike nuk deshirojne konfrontime me te forta ne te ardhmen.

Mos manipulohet me me formulimet standard te organizmave te te drejtave te njeriut, te te drejtes se fjales e te tjera te kesaj natyre. Kam mendimin qe per nje afat, te themi 50 vjet, te mos lejohet propagande komuniste ne Shqiperi, qe pasi te jene denuar krimet e komunizmit mbartesit e tyre te vleresohen si kriminele qe i sollen ato deme te medha qe ende populli shqiptar nuk eshte ne gjendje t’i rikuperoje.
Arsyeja qe po shkruaj jane shenjat shqetesuese qe verej ne politiken shqiptare kohet e fundit. Te dy grupimet kryesore ne pozite dhe opozite bejne nje lufte intolerante, agresive, keqdashese, shkaterruese per te mbajtur apo marre pushtetin.
Te dy grupimet ne thelb te veshura me petkun demokracise, lirise, ekonomise se tregut kane te njejten prejardhje ? ate komuniste. Te gjithe u shnderruan ne nje dite te bukur nga komuniste “te thekur”, “besnike te partise”, ne “demokrate”, “socialiste” etj.

Si ndodhi kjo? Anija komuniste mori tatepjeten, ishte i sigurte kolapsi i atij rendi qe solli kaq gjak, dhune, vuajtje e krime.

Komunistet e “mencur” te orientuar nga lidershipi i tyre u organizuan qe te rimbanin ne rruge te tjera pushtetin e humbur. Natyrisht shume komuniste kishin vite qe nuk ishin dakord me vijen qe ndiqej, ata kerkonin revizionimin e programeve dhe praktikave.

Edhe per ta, ashtu si per gjithe popullin e shumevuajtur kishte mberritur “thika ne kocke”, jeta ishte bere jo vetem e paperballueshme por edhe e padurueshme. Te tjere ishin xheloze qe pushteti komunist mbahej nga karrociere, brigadiere e gjithfare kukullash byroiste te paafte. Me besniket ? fondamentalistet komuniste u corientuan kohet e para.

Koha beri grupimet dhe rigrupimet komuniste. Aktualisht behet lufte e hapur dhe e fshehte per pushtet midis grupimeve ish?komuniste te transformuara.

* * *
Ne pamje te pare duket se sistemi i ri i ekonomise se tregut, i lirise, demokracise, i te drejtave te njeriut eshte i pakthyeshem.

Une jam disi pesimist. Komunistet shqiptare dicka po pergatisin, ata jane mjeshtra ne “shpikjen” e shoqerive te reja, “origjinale”, sikunder bene me eksperimentin kriminal te ndertimit te socializmit me “modelin shqiptar”. Shembuj kane Kinen, Kuben. Ata po perpiqen te gjejne dicka “te re”.

Veprimet ditet e fundit te parlamentareve socialiste me bilbila, vershellima, te bertitura, grushtime nuk jane thjesht akte te deshperuara rrugacerie. Ata po tregojne sa agresore jane dhe se nen rrogoz po pergatisin nje grusht “revolucionar” sikunder bene ne vitin 1977. Kete here goditja do te jete shume me e forte.

Protesta ndaj menyres se votimit eshte vetem pretekst si ai qe perdori Italia fashiste per t’i shpallur lufte Greqise ? vrasja ne kufi e Daut Hoxhes. Te tjera qellime fshihen, ato ndjehen ne cdo hap, ne cdo veprim apo mosveprim te tyre.
Akti i rrugacerise ndodhi pikerisht kur diskutohej raporti per pronat, per te drejten me themelore te qytetareve per te gezuar realisht demokracine, lirine, te drejtat e njeriut. Te gjitha keto te mohuara jo vetem ne sistemin kriminal komunist por edhe ne te njejtin sistem kriminal lidhur me pronen ne shoqerine postkomuniste.

Fishkellimat e grushtat ishin pikerisht per t’i mbyllur gojen pronareve, te persekutuarve, ish?te burgosurve politike qe vuajten kaq shume ne regjimin kriminal komunist. Me kete ata demonstrojne se “shume ju kemi dhene”, “gjithcka na perket ne komunisteve”.

Goditja mund te vije edhe nga krahu i ish?komunisteve qe u emertuan “demokrate”. Shenjat u dhane ne vitin 1994 per instalimin e nje shteti diktatorial kur diskutohej per Kushtetuten. Ato verehen sot ne perpjekjet qe nepermjet te ashtuquajturave “Reforma” te shkaterrojne institucionet. Me menyren sesi zhvillohen ngjarjet, konfrontimet, debatet, aktet e rrugacerise, bllokimi i veprimeve normale parlamentare, duken shenjat se nje dite do te rivendoset diktatura. A jane te inskenuara menyrat e luftes ne te dy krahet nga nje regjizor ne prapaskene? Une besoj se po. Koha do ta tregoje. Te dy polet e politikes shqiptare kane rolin e tyre.

Problemi shtrohet qe forcat e verteta demokratike, populli liridashes te angazhohet t’i vere fre vazhdimit te krimeve komuniste, t’i ndaloje ato dhe mbi te gjitha te parandaloje ndonje tragjedi qe i sillet si fantazme Shqiperise dhe shqiptareve. Dhe fantazma sikunder predikonte Marksi nje shekull e gjysem me pare u be realitet atehere kur cdo gje dukej e pamundur, kur caret, mbreterit, milioneret, njerezit naive talleshin me te.

Te djathte, njerez me prirje vertet demokratike mesoni nga historia. Kolera komuniste u la te sundoje e te kryje ato krime monstruoze per gjysem shekulli, nisur qe ne kohen e Luftes se Dyte Boterore. Mos lejojme ne ditet e sotme te riperseritet historia. Vigjilence dhe kunderveprim.

*Autori ka qene sekretar i pergjithshem i Keshillit te Ministrave, ne qeverine e Stabilitetit

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2006 nė 16:21 Edit Post Reply With Quote
Trysni kufomash për kohën e vdekur


Ismail KADARE


Për respekt të publikut shqiptar po i përgjigjem Paskal Milos.

Më datën 11 tetor, në emisionin shqip të "Zërit të Amerikës", pyetjes lidhur me dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe hapjes së arkivave të fshehta, i jam përgjigjur, ashtu si shumica e shqiptarëve, në formë pohuese. Lidhur me këtë, kam shtuar se është monstruoze kërkesa për nderimin e diktatorit komunist.

Ndonëse për këtë të fundit nuk kam përmendur ndonjë emër, kryetari i Partisë të Demokracisë Sociale, Paskal Milo, ka shpërthyer kundër meje një fushatë histerike, duke kapërcyer çdo masë të asaj që quhet përgjigje proporcionale.

Personazhi është i njohur. Në rastin e një anketimi për vrasjen ose vetvrasjen e ish- kryeministrit shqiptar më 1981, e kemi parë të gjithë kur ka dalë në ekran të TV-së me një letër kinse origjinale të viktimës, për të çorientuar publikun shqiptar dhe për të mbrojtur tezën zyrtare se ish-kryeministri nuk është vrarë prej shokëve të vet të Byrosë Politike. Është e qartë se sa herë që familjes Hoxha i duhet një ndërhyrje e shpejtë për diçka, ky personazh është i pamunguar. Por kjo është punë e tij.

Ajo që nuk është vetëm punë e tij, por ka të bëjë me gjithë shoqërinë shqiptare, është se ky njeri paraqitet si historian. Ai bën pjesë në ekipin që ka mbrojtur e vazhdon të mbrojë falsifikimet e rënda të historisë, ato që, ashtu si në krejt ish-perandorinë komuniste, kanë ndodhur, por në mënyrë të shumëfishuar në Shqipëri. Do të mjaftonte vetëm një shembull, për të kuptuar se sa larg shkon ky falsifikim. Është fjala për aktin më të turpshëm të historisë shqiptare, e ndoshta të krejt Europës, propozimi që udhëheqja e këtij vendi i bëri Titos më 1947 për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. I trembur prej shantazheve të jugosllavëve, të cilët e kanë letrën origjinale, Enver Hoxha në librin "Titistët", shkruar e botuar pak para vdekjes, është i detyruar ta pohojë këtë propozim. Justifikimet e tij, se udhëheqja shqiptare donte të provonte se sa i poshtër ishte Titoja nëse e pranonte, janë për të qeshur. Gjer më sot nuk është njohur në botë ndonjë rast kur një qeveri i bën dhuratë vendin e vet një tjetër qeverie, për të provuar se sa e keqe është kjo qeveri e dytë. Historianët e tipit Milo jo vetëm nuk merren kurrë me kësi të vërtetash, por përgjojnë e vigjëlojnë që askush të mos i zbulojë ato.

Të kthehemi tek pohimi që kam bërë në "Zërin e Amerikës". Është pohimi i zakonshëm, i shqiptuar këto ditë nga, së paku, treçereku i shqiptarëve. Nisur nga kjo vetvetiu del pyetja: përse ky tërbim kundër një shkrimtari, i cili, në këtë rast, nuk ka thënë ndonjë gjë fort origjinale? Nga vjen ky përqendrim i goditjes tek një njeri, në kohën kur çështja e shtruar ka lidhje me gjithë shoqërinë shqiptare?

Shumë vite më parë kam propozuar publikisht hapjen e arkivave të fshehta dhe dënimin e krimeve, por në asnjë rast nuk kam kërkuar të jap përshtypjen e një nismëtari, ngaqë kam menduar se një proces i tillë do të ishte i thellë, atëherë kur të vinte si nevojë e ndërgjegjësimit të krejt shoqërisë. Në intervistën e "Zërit të Amerikës" nuk ka gjithashtu ndonjë zell të tepruar, përkundrazi, është theksuar disa herë se ky proces jo i gëzueshëm, përveçse duhet të jetë i kufizuar vetëm tek njerëzit publikë, duhet bërë me seriozitet, pa nervozizëm e pa ndjenjë revanshi. Përsëri del pyetja, përse atëherë ky acarim kaq i pakontrolluar? Është e qartë se kemi të bëjmë me një mllef të grumbulluar, një urrejtje të ftohtë e një hakmarrje që pret të shpërthejë.

Në parathënien e librit "Vilsoni e Genci" të autorit Sadik Bejko, libër që iu kushtohet dy poetëve të pushkatuar më 1977, Vilson Blloshmi e Genc Leka, kam shkruar, midis të tjerash, se sa herë që në Shqipërinë e sotme dikush do të shkelë ca gjëra, që për stalinistët quhen tabu, kundër tij hakmarrja nuk do të vonojë. E ndër dy tabutë kryesore janë përmendur: krimet e diktaturës dhe paratë e grabitura të popullit shqiptar e të depozituara jashtë shtetit prej kupolës së diktaturës. Ndër këto, ndërsa tabuja e parë është duke u thyer, e dyta vazhdon të jetë siç ka qenë. Me sa duket, këtu qëndron kyçi që shpjegon histerinë e papërmbajtur të Milos. Ashtu si herët e tjera, dikush i ka kërkuar të ndërhyjë. Të ndërhyjë për të hedhur baltë mbi një shkrimtar të njohur, vetëm se ka shprehur një mendim që stalinistëve shqiptarë iu prish punë. Me këtë ata duan të bëjnë një provë force, të tregojnë se janë ende në gjendje të mbyllin gojët e njerëzve, si dikur. Ata duan të paralizojnë mendimin e lirë dhe, bashkë me të, procesin e zbulimit të krimeve, që Këshilli i Europës, bashkë me ndërgjegjen shqiptare e kërkojnë sot më fort se kurrë.

Ndërkaq ne e dimë se kjo nuk është veçse një trysni kufomash. Koha e tyre ka vdekur. Të tilla janë edhe shantazhet e tyre, shpifjet e nxjerra nga uzina e ndryshkur e ish-policisë së fshehtë shqiptare, shpifje që në gojën e një kryetari partie tingëllojnë dyfish të neveritshme. Për stalinistët e tipit Milo, s'ka nevojë opozita e sotme shqiptare. Madje për ta s'kanë nevojë as ish-komunistët, ata që dikur sinqerisht besuan në idetë dhe iluzionin e komunizmit. Në fund të fundit, për këta horra pa atdhe të politikës nuk ka nevojë kurrkush.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-2-2007 nė 16:44 Edit Post Reply With Quote
http://www.ipn.gov.pl/

pervoja polake





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-3-2008 nė 12:19 Edit Post Reply With Quote
2008 dhe ne Shqypni jemi po nen sundimin mizor te sigurimit te shtetit.


Deri kur ne te djathtet do jemi kaq te dobet?

Po shifet krejt qarte qe pa dekomunistifikim nuk ka as zhvillimim minimal e jo me mireqenie njerezore.

Te pakten 24 te vrare, nder to dhe femije e gra u vrare perseri nga ajo dore gjakatare qe vret qe me 1941.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
RUMANIA ZBULON KRIMET E KOHËS SË KOMUNIZMIT

Iniciativa e re për të zbardhur abuzimet nga vitet 1945 deri në 1989 kanë nxitur ndjenja të përziera.

Nga Floriana Scanteie në Bukuresht (Balkan Insajt, 19 Jan 06)

Gjashtëmbedhjetë vite pas rrezimit të regjimit komunist, Bukureshti do të krijojë një institucion për të hetuar krimet e kryera gjatë periudhës më të rëndë të historisë së Rumanisë.

Në fund të dhjetorit, kryeministri, Calin Popescu Tariceanu, zbuloi planet për të krijuar Institutin për Hetim të Krimeve Komuniste, synimi i të cilit është hetimi i abuzimeve më të rënda dhe shkeljet e drejtave të njeriut gjatë përiudhës 1945-1989.

“Ka ardhur koha të mos frikohemi të diskutojmë këtë temë sensitive,” tha Zoti tariceanu. Ai shtoi se zbulimet e institutit nuk do të konsiderohen si ndërrim për hetimet e vazhdueshme kriminele.

Qëllimi i institutit është të informojë rumunët më mirë për veprimet dhe pasojat e qeverisjes së ish dy liderëve ekstremist komunist, Gheorghe Gheorghiu-Dej, i cili dominoi Rumaninë gjatë të pesëdhjetave, dhe pasardhësit të tij, Nicolae Ceausescu, i cili ishte në krye të qeverisë për rreth tridhjet vite.

Krimet më të rënda ndodhën nën Gheorghiu-Dej nga viti 1948 deri 1960, ku më shumë se një milion njerëz u arrestuan, torturuan dhe “riedukuan” në kampe. Si rezultat i mungesës së informatave, është e pamundur të vlerësohet sa kanë vdekur, edhe pse historianët pohojnë se dhjetra mijëra ishin vrarë.

Ekspertët kanë uruar iniciativën e qeverisë si hap në drejtim të duhur derisa kanë paralajmëruar se institucioni i ri do të ballafaqohet me pengesat e njejta të cilat ndaluan tentimet e kaluara për të zbuluar faktet, kryesisht mungesën e ligjeve dhe çasjen e dobët në informata.

Stejarel Olaru, një historian, i tha Balkan Insajt se ai dëshiron që rumunët përfundimisht të mësojnë të vërtetën për periudhën në mes të 1945 dhe 1989. “Shpresoj se do të shërojmë plagët e popullit rumun por ne gjithashtu duhet të kujdesemi që njerëzit e punësuar në institut janë ekspertë të vërtetë,” ai tha. “Institucioni i ri ka buxhet, dhe të gjithë mbështetjen e nevojitur për të filluar punën, prandaj çka na nevojitet është vetëm njerëzit e duhur për të filluar hetimet.”

Analistët thonë se në mënyrë që instituti i ri të ketë sukses, qeveria gjithashtu duhet të aprovojë ligje për të deklasifikuar dokumentet.

“Së pari institutit i nevojitet një kornizë e çartë ligjore për të vendosur se si do të punoj, si dhe një buxhet të arsyeshëm për të funksionuar,” tha Stelian Tanase, specialist i kohës së komunizimt. “Me më rëndësi, ligjet e reja duhet të përmirësojnë çasjen në arkivat e nevojitura, si dhe dokumentet që i takojnë institucioneve komuniste duhet të hapen për studime të mëtejshme.”

Nën ligjin e tanishëm të Rumanisë, disa arkiva, si ato të ministrive të drejtësisë dhe të brendshme, janë të klasifikuara, me arsyetim se ato përmbajnë dokumente që i takojnë sigurisë kombëtare.

Rumania ishte një nga diktaturat më represive të Evropës Lindore. Pergjimi i telefonatave, i letrave dhe i shtëpive ishin vetëm disa nga metodat e përdorura për të ndaluar rezistuesit në një vend të varfër nga dëshira megalomane e Ceausescut për pavarësi vendore. Ata që kishin guximin të kritikonin regjimin së paku u vendosën nën kontroll të plotë të përgjuesve.

Pas vitit 1990, u nevojitën dhjetë vite në mënyrë që parlamenti i Rumanisë të aprovoi një ligj për t’i lejuar popullatës çasje në dokumentet e tyre. Por shumë njerëz ende ngurojnë të ballafaqohen me të kaluarën e tyre, duke pohuar se ekspozimi i plotë i faqever të kapitullit më të rëndë në historinë e Rumanisë mund të krijojë çarje në shoqëri. Kjo është pjesërisht sepse shumë ish zyrtar dhe bashkëpunëtorë të policisë sekrete ende mbajnë pozita të rëndësishme në shoqëri, media, politikë dhe biznes.

“Pse të zbulohen gjërat që ndodhën para më shumë se dhjetë viteve?” pyeti Florin Tapalaga, një inxhinier i pensionuar. “Çka na nevojitet tani është më shumë të holla për një jetë të sigurtë dhe jo një atmosferë e kërcënimeve dhe terrorit e cila mund të ndajë shoqërinë.”

Të tjerët insistojnë se duke hapur dokumentët rumunët mund të spastrojnë atmosferën e lëmshit moral në të cilin kanë jetuar deri më sot.

Një ish disident, Grabriel Andreescu, kritikoi tendencën e shumë rumunëve të harrojnë nevojën për tu ballafaquar me ngjarjet e kaluara. “Ne duhet të ballafaqohemi me 45 vjetë të të kaluarës sonë komuniste me të gjitha të mirat dhe kqijat e kësaj kohe,” ai tha.

Andreescu thotë se edhe pse policia sekrete e kaluar, Securitate, që kishte nxitë shumë frikë tek njerëzit, më nuk ekziston, Rumania ende është një shoqëri i mbuluar nga dyshimet, nga dëshira për të falsifikuar historinë dhe obsesioni me konspiracionet e huaja.

Floriana Scanteie është gazetare e pavarur dhe bashkëpunëtore e rregullt e Balkan Insajt.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:17 Edit Post Reply With Quote
http://ok.w3.lt/cgi-bin/2000.pl?En_rezo.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:24 Edit Post Reply With Quote
REZOLUTË



PËR DËNIMIN E KRIMEVE TË KRYERA NGA REGJIMI KOMUNIST NË SHQIPËRI



1. Kuvendi i Shqipërisë u referohet Rezolutave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe konkretisht: Rezolutës 1096 (1996) "Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste"; Rezolutës 1481 (2006) "Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste", si dhe vendimeve të Konventës së Parë Kombëtare të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Përndjekurve Politikë dhe Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës "Për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri", datë 12.5.2006.

2. Regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij, që qeverisi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, u karakterizua nga: dhunimi masiv i të drejtave të njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale e kolektive (me dhe pa gjyq), vdekjet në kampet e përqendrimit, vdekjet nga uria, torturat, dëbimet, puna skllavëruese, terrori fizik dhe psikologjik, gjenocidi për shkak të origjinës politike apo trashëgimisë së pronës, si dhe dhunime të lirisë së ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes, lirisë së shtypit, lirisë së besimit fetar dhe lirisë së pluralizmit politik.

3. Partitë që juridikisht trashëguan strukturat, anëtarësinë dhe pronat e PPSH-së, nuk kanë shprehur deri sot vullnetin për t'u distancuar nga regjimi totalitar komunist, nga "lufta e klasave" dhe "diktatura e proletariatit", si dhe krimet e Enver Hoxhës dhe klikës së tij.

4. Rënia e regjimit komunist në Shqipëri nuk u pasua me një hetim të krimeve të kryera prej tij, aq më tepër që autorët e këtyre krimeve nuk u përballën asnjëherë seriozisht me drejtësinë dhe nuk u kërkuan falje publike viktimave të gjenocidit komunist.

5. Ndërgjegjësimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit të ri, për krimet çnjerëzore të kryera nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës është mjaft i dobët.

6. Kuvendi i Shqipërisë shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste i shërben shmangies së përsëritjes së krimeve të ngjashme në të ardhmen. Ndëshkimi i krimeve të kryera dhe rivlerësimi real i historisë luan një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.

7. Kuvendi i Shqipërisë dënon fuqimisht dhunimin masiv të të drejtave të njeriut të kryer nga regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij.

8. Kuvendi i Shqipërisë dënon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore, që çoi në izolimin dhe varfërimin e tejskajshëm të Shqipërisë dhe kërkon heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave të dhëna atij e bashkëpunëtorëve të tij nga regjimi komunist.

9. Kuvendi i Shqipërisë kërkon rishikimin e datave simbol të sistemit komunist, që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, si dhe heqjen e këtyre datave nga protokollet zyrtare shtetërore.

10. Kuvendi i Shqipërisë kërkon bërjen publike të të gjitha dokumenteve që dëshmojnë krimet e regjimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike, si Sigurimi i Shtetit, prokuroritë, gjykatat dhe komitetet e dëbim-internimeve.

11. Kuvendi i Shqipërisë kërkon hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qendrore e vendore, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara.

12. Kuvendi i Shqipërisë fton partitë komuniste dhe postkomuniste në Shqipëri, që të rikonsiderojnë historinë e komunizmit dhe të kaluarën e tyre, të distancohen qartësisht nga krimet e kryera nga regjimi komunist dhe nga diktatori Enver Hoxha, duke i dënuar ato pa asnjë mëdyshje.

13. Kuvendi i Shqipërisë fton akademikët, historianët dhe ekspertët e pavarur që t'i intensifikojnë kërkimet e tyre për përcaktimin dhe verifikimin objektiv të historisë së Shqipërisë gjatë diktaturës komuniste.

14. Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se viktimat e krimeve të regjimit totalitar komunist, si dhe familjet e tyre, meritojnë respekt dhe mirëkuptim për vuajtjet e tyre, si dhe mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj diktaturës.









15. Kuvendi i Shqipërisë mbështet hartimin e një strategjie kombëtare për eliminimin e pasojave të totalitarizmit gjysmëshekullor në Shqipëri dhe fton institucionet shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë, si dhe akordimin e një fondi për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarëve me apo pa gjyq për arsye politike.

16. Kuvendi i Shqipërisë nxit fillimin e një fushate kombëtare për ndërgjegjësimin rreth krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste, duke përfshirë rishikimin e librave shkollorë, shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, hapjen e muzeve, përfshirë edhe kthimin në muze të burgjeve të tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar.

17. Kuvendi i Shqipërisë mbështet organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamentit, Qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve, si dhe ekspertëve të OJF-ve për krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste.



Tiranë, më 30.10.2006


Kjo eshte rezoluta e kuvendit te Shqiperise





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
Përmendore e re në Uashington për viktimat e komunizmit në botë

12-06-2007


Përmendorja në nderim të viktimave u përura, dje, në 20 vjetorin e fjalimit të njohur të ish Presidentit Regan para Murit të Berlinit, kur i lëshoi një sfidë ish udhëheqësit sovjetik, Mihail Gorbaëov.

“Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkon paqe, nëse kërkon begati për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse kërkon liberalizim, hajde këtu tek kjo portë. Zoti Gorbaçov, hape këtë portë! Zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur.“

Në fjalimin e tij të martën Presidenti Bush e bëri të qartë se ndante të njëjtin qendrim me presidentin Reagan rreth rëndësisë së lirisë.

“Eshtë e përshtatshme që në përvjetorin e atij fjalimi ne të përurojmë një monument që reflekton besimin tonë në fuqinë e lirisë.”

Monumenti, një statujë në bronx, e vendosur pranë ndërtesës së kongresit, është një kopje e monumentit që ngritën studentëve kinezë në sheshin Tienanmen në vitin 1989.

“Ideatorët e këtij monumenti, mund të kishin zgjedhur një imazh shtypjeje, apo një replikë nga muri që dikur ndante Berlinin, apo barakat e ngrira të Gulagut....apo një fushë të mbushur me të vrarë dhe kafka. Por ata zgjodhën një imazh shprese...një grua që mban pishtarin e lirisë. Ajo na kujton ne viktimat e komunizmit dhe në të njëjtën kohë, na kujton fuqinë që e mposhti atë.”

Në fjalën e tij Presidenti Bush tha se disa nga viktimat ishin mjaft të njohura, por shumica vdiqën anonimë në vende si gulagu sovjetik dhe fushat e pushkatimit në Kamboxhia.

“Krimet e regjimeve komuniste nuk morrën thjesht jetë njerëzish, ato synuan t’u rrëmbenin atyre shpirtin human dhe t’u shuanin kujtesën. Me këtë përmendore ne sot po rikthejmë humanizmin dhe kujtesën e tyre. Me këtë monument ne u thmei viktimave anonime të komunizmit se ata nuk do të harrohen.”

Presidenti Bush tha se askush nuk e di me siguri se sa njerëz vdiqën në duart e qeverive komuniste, por disa llogaritje e çojnë numrin deri në 100 milionë. Presidenti theksoi se ndërkohë që komunzimi mund të jetë zbehur, ligësia dhe urrejtja akoma mbeten. Ai tha se ngjarjet e 11 shtatorit 2001 e provojnë këtë gjë.

"Ashtu sikurse komunistët, armiqtë e rinj besojnë se të pafajshmit mund të vriten, për t’i shërbyer vizionit të tyre radikal. Sikurse komunistët, armiqë tanë të rinj janë kundër popujve të lirë, duke pretenduar se ne që jetojmë në liri jemi të dobët dhe na mungon vëndosmëria për të mbrojtur mënyrën e të jetuarit të lirë. Dhe sikurse komunistët, mbështetësit e radikalizmit të dhunshëm islamik janë të destinuar të dështojnë".

Memoriali i Viktimave të Komunizmit u ndërtua nga një fondacion privat që e filloi punën para 17 vjetësh, menjëherë pas rrëzimit të murit të Berlinit. Fondacioni thotë se kjo është përmendorja e vetme e këtij lloji në botë. //ze//





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2008 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
Rrëfim për ish-hetuesin
» Vendosur: 18/10/2008 - 07:34
• Agron TUFA

Një paradite të zakonshme shtatori, unë dhe bashkëshortja ime, po kërkonim përgjatë “Rrugës së Kavajës” një noter për të noterizuar disa dokumente rutinë. Dhe pamë një shigjetë të kuqe me mbishkrimin “Noter” përsipër, e cila udhëzonte të ndiqnim drejtimin. Shigjeta pas dhjetë hapash përsëritej, mandej prapë përsëritej duke i bërë bërryl drejtimit, sa na u krijua ideja se, kështu do të përshkonim gjithë Tiranën duke ndjekur “fillin e kuq të Arianës” ...Midis dy-tre pallatesh, në një rrugicë të ngushtë, m’u pranë një porte që të shpinte në oborrin e brendshëm, fjala “Noter” shënohej për herë të fundit. Shtymë derën dhe brenda oborrit, në të djathtë, në një ndërtesë të vogël si kutizë katërkëndëshe gjendej (kësaj here me të vërtetë), noteria, e madje, nga dera e hapur kanatesh, m’u në kreun e tavolinës përballë, gjendej dhe vetë noteri, një burrë barkmadh tek të gjashtëdhjetë e pestat, fytyrëkuq e kokëshogët, veshur me një këmishë klasike ngjyrë civeje dhe me një kravatë anormalisht të gjatë, që varej poshtë e xixëllonte nga shkëndijimet e një të kuqeje intensive. Burri i kuq kokëshogët osokohe ishte i zënë me klientin përballë tavolinës dhe të cilit ne i shihnim vetëm shpinën dhe i dëgjonim më të rrallë zërin e lartë në dialekt.
Unë dhe ime shoqe e ndiqnim dhe qëndruam ndanë derës, pa vendosur të hyjmë brenda, gjithë në pritje kur të mbaronte punë klienti. Gjatë asaj kohe pata rastin ta kundroj disa herë me vërejtje fytyrën e kuqërreme, rrumbullake e të mirëmbajtur të noterit, e cila të sugjeronte mendime hipotetike mbi “punët dhe ditët” e këtij arketipi burokratik. I thashë time shoqeje me të pëshpëritur se ky farë noteri, e vëmë me bast, ka qenë me siguri një ndër hetuesit e ndonjë Dege të Punëve të Brendshme dhe, gjykuar nga nuanca dialektore me të cilën fliste me klientin – në një nga qytetet e Shqipërisë Veriore. Kështu, me të mbaruar punë klienti para nesh, filluam edhe ne procedurat tona, e ndërkohë që noteri merrej me shqyrtimin e tyre, pata rastin t’i hedh një sy faqes së murit përballë, ku ishin reklamuar të gjitha dokumentet legalë të zyrës noteriale, si fjala vjen, kërkesa e noterit, vendimi i gjykatës së rrethit, shqyrtimi i saj deri te dhënia e licencës për ushtrimin e veprimtarisë private nga Ministria e Drejtësisë, me datën, nr. protokolli, emrin e ministrit, firmën dhe vulën. E gjithë kjo paradë dokumentesh qe vendosur sipas parimit kronologjik, qysh me kërkesën e aplikuesit Faik T. nga nëntori i vitit 1996, deri te miratimi i saj dhe lëshimi i licencës nga MD në tetor të vitit 1998. Pra gjithsej në harkun e dy vjetëve, duhet theksuar, përplot stabilitet në Shqipëri!
U ula dhe zura ta kundroj më me përqendrim fytyrën e kuqe e të mirëmbajtur të noterit, i cili gëzonte një shëndet të freskët djaloshar për moshën. Si duket edhe ai nga ana e vet e ndjeu vështrimin tim, gjykuar nga dy-tre vështrime të shkurtra me bisht të syrit. Në fakt nuk ishte një kuriozitet momental ai që më shtyu ta studioj si arketip noterin tonë. Më saktë isha në njëfarë kërkimi, me nuhatje, instinkt apo tahmin, të një ligjësie që me dilte rregullisht, të një kërkimi që e kisha bërë pjesërisht edhe më parë dhe, prisja që, nëse edhe ky rast vërtetohej, përforcohej ajo ligjësi që hamendësoja. Prandaj është me vend, që, në këtë pikë të rrëfimit tonë, të bëj një digresion të vogël.
Prej tre vitesh kurioziteti, pasioni apo përkushtimi ndaj fatit të të burgosurve politikë, moskokëçarjes, mungesës së ndjeshmërisë politike, shtetërore e qytetare ndaj tyre – të gjitha këto - më patën shtyrë të zbuloj të ashtuquajturën “letërsi burgu”, më saktë memuaret, epistolarët dhe ditarët e tyre. Kështu, së paku, zbardhej një pjesë antropologjike e dëshmive dhe përjetimit individual të terrorit dhe gjenocidit komunist mbi ta. Tashmë dihet se me një pjesë e vogël e kësaj letërsie përbën fillimin e kolanës “Ad memorandum”, e specifikuar posaçërisht për këtë narrativë. Por gjatë leximit të këtyre shënimeve në dorëshkrim apo në botime të humbura mizerabël, përjetuesit e katakombeve komuniste shkruanin për persekutorët e tyre; për hetuesit, gjykatësit, prokurorët, torturuesit, për gjithë mekanizmin shtetëror të torturës, duke shënuar në faqet e memuareve emrat e xhelatëve realë. Edhe unë, edhe ime shoqe na lindi kureshtja për të ditur nëse janë gjallë këta lloj bishash monstruoze dhe, nëse po, atëherë ku janë, ku banojnë, si janë brendashkruar në realitetin postkomunist, çfarë bëjnë e me se merren. Me durim filluam të shënojmë në një listë bajagi të gjatë emrat e veglave të dhunës dhe, me raste, herë pas here pyesnim se ku gjenden. Ajo që mundëm të vjelim nga pyetjet tona tashmë nuk është sekret: një pjesë jo e vogël e tyre kanë emigruar midis viteve 1991-1995 në Amerikë, një pjesë tjetër më e vogël – në shtetet e Evropës – kryesisht në Francë, Zvicër dhe Belgjikë. Ndërsa pjesën tjetër mund t’i gjeni, sikundër i kemi identifikuar tashmë, të gjithë nëpër zyra noteriale – në Tiranë, e më rrallë, nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë.
Por le t’i rikthehemi rrëfimit tonë ku e lamë.
Pasi kishte mbaruar punë me dokumentet, noteri ynë Faik T., ktheu fytyrën nga unë dhe pata përshtypjen se më njohu, ose ndoshta i kujtohesha si fytyrë e parë nga ndonjë telekanalet tona. Pasi shleva pagesën dhe matesha të dal, u ktheva dhe e pyeta beftë e drejtpërdrejtë, madje duke shkërbyer lehtë dialektin e tij:
- Mos keni punuar zotrote mësues?
- Jo... jo, - përforcoi ai. – Kam shërbyer në drejtësi, - shtoi ai.
- Sigurisht, - ia ktheva. – Pyeta kot... si i thonë, i rashë nga Kina. Sepse e di mirë që keni qenë hetues.
- Ashtu... Po ku e dini ju?
- A nuk më njihni a?
Noteri vuri gjyzlykët që kishte mbi tavolinë.
- Nuk e di... nuk më kujtoheni, - tha duke ngritur supet.
- Si nuk të kujtohem zotni, - thashë me të rreptë. Ju më keni torturuar net të tëra me pyetje. Kaq shpejt harruat ju?
Noteri kishte ngrirë, pa m’i shqitur sytë.
- Zotni, - tha, - njerëzit janë të fyer me mua... njerëzit janë të prekshëm, por ju duhet ta dini se unë kam kryer një detyrë në përputhje me ligjet e atëhershme... unë jam gati t’ju kërkoj të falur, nëse e kam tepruar me ju... por, sinqerisht, nuk ju mbaj mend... a ma kujtoni pak? Në... në çfarë rrethanash...?
- Aha, dashke rrethanat! Do t’i dëgjosh rrethanat kur të t’i them unë, por jo këtu, – në Tribunalin e Hagës më mirë... bashkë me shokët e tu!
Pastaj duke ulur zërin, me një përqendrim të madh në fytyrën e tij, bëra një hap fare pranë dhe i thashë, gati si në mirëbesim:
- Mos kujton ti se kisha farë punë me këto dokumente? Jooo zotëri, qëllimi im ishte të gjeja vrimën ku je futur. Tani emrat tuaja, zyrat tuaja, punët tuaja i dimë mirë: nuk keni punë më me komunistët shqiptarë të majtë apo të djathtë. Dora e Europës do t’ju mbledhë dhe – drejt e në Hagë! Për krimet komuniste mbi njerëzimin...! Kujtove zotrote se gjithmonë do të punoni me dosje? Dosje dje, dosje sot! Të gjithë ju prapë me dosjet? As më thua, sa herë ia çon Qendrës informacionet? Kush shiti, kush bleu, kush u martua, kush iku jashtë shtetit, kush hyri në dallavere, kush falsifikoi... etj., etj., - sa herë ia raporton Qendrës ilegale këto të dhëna?
- Po kush jeni more zotni...? Uluni, uluni, - bëri me dorë i hutuar në karrigen përballë.
- Do kemi kohë më ngeshëm, - i thashë. Dhe mandej me një ton paksa mistik: - ju ishit ndër cironkat e fundit; të tjerët janë brenda koordinatave. Dhe a e di pse po ta them këtë informacion të palejueshëm? Sepse dua t’jua bëj me dije se ka edhe një ballafaqim tjetër me dosjen tonë. Gjyqi i tmerrshëm nuk do të jetë vetëm ai atje Lart, por këtu dhe tani, në Tokë.
Ndjeva krahun që ma tërhoqi ime shoqe. E ndërpreva blefimin tim patetik dhe dola qetësisht me të. Pas pak, sërish në “Rrugën e Kavajës”, përpiqesha të shquaj në turbullirën time, ndjesinë e turpit nga patetizmi i panevojshëm i blefimit, apo dhimbjen prej atij hiper-realiteti të sajuar, i cili duhej të kishte qenë i vërtetë, por, ajme! Ja që nuk është i tillë...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2008 nė 19:07 Edit Post Reply With Quote
Kadare: Dosjet, politikanët po mbajnë peng shoqërinë
Dy dekada pas rënies së komunizmit, shqiptarët jetojnë njëherazi me frikën dhe kuriozitetin e hapjes së dosjeve të policisë sekrete mbi jetën e civilëve, të cilat janë mbajtur të mbyllura që nga rënia e regjimit të vjetër.

Shekulli
Hene, 17 Nentor 2008 09:21:00
Sipas AFP-së, vetëm 30 mijë dosje kanë mbetur në arkivë. Ramiz Alia: Dosjet duhet të hapen, por arkivat janë shkatërruar

Dy dekada pas rënies së komunizmit, shqiptarët jetojnë njëherazi me frikën dhe kuriozitetin e hapjes së dosjeve të policisë sekrete mbi jetën e civilëve, të cilat janë mbajtur të mbyllura që nga rënia e regjimit të vjetër.

Agjencia franceze e Lajmeve, AFP shkruan se megjithëse disa politikanë kanë kërkuar që të vetëdemaskohen dhe të hapen dosjet, rezulton se vetëm aty për aty, pak dosje të personave të njohur janë bërë publike. “Sa herë që përmendet çështja e hapjes së dosjeve, është ndrydhur me shpejtësi me idenë se arkivat janë shkatërruar ose janë manipuluar nga politikanët”, - thotë për AFP-nëBedri Coku, i cili ka vuajtur 34 vite në burgjet dhe kampet e komunizmit.

“Vazhdohet me këtë terror për hapjen e dosjeve”, - thotë me tej Coku në lidhje me Shqipërinë. Sipas burimeve jozyrtare, përmend AFP-ja, rezultojnë se rreth 20 për qind e shqiptarëve kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete komuniste dhe kanë informuar për aktivitetet e “dyshimta” të shokëve, fqinjëve, kolegëve apo edhe të anëtarëve të familjes.

Sigurimi fuqiplotë për shumë kohë i diktatorit Hoxha u vendos që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të zbulonte të gjitha tentativat opozitare apo protestat antikomuniste. Burimet e Shërbimeve Sekrete Perëndimore besojnë se më shumë se 10 mijë vetë kanë punuar në shërbimet e fshehta shqiptare. Pas rënies së regjimit në vitin 1991, gjashtë vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, Sigurimi u shndërrua dhe u zëvendësua nga Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK).

“Mediat shqiptare në mënyrë të rregullt kanë botuar dosje të bashkëpunëtorëve për figura publike, pa u përmendur emrin, por vetëm pseudonimin, të cilët kishin punuar për Sigurimin. Thashethemet vazhdojnë akoma të qarkullojnë për ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, që janë në politikë apo anëtarë të Kuvendit”,- shkruan më tej AFP-ja.

“Ligjet e deritanishme nuk kanë mundur të mbyllin këto spekulime, me disa përjashtime, dhe të përjashtojnë nga jeta publike ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit”, - citohet nga kjo agjenci Kastriot Dervishi, drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme shqiptare. Parlamenti pritet të bëjë një tjetër draft ligjor, për të përjashtuar nga jeta politike ish-funksionarët e policisë sekrete.

Por debati mes qeverisë dhe opozitës ka lënë shumë të pabindur përsa i përket konkretizimit të kësaj nisme. “Në vend që të ndihmojnë të vërtetën që të dalë jashtë, morali i politikanëve ka manipuluar prej vitesh çështjen dhe ka ndihmuar politikanët shqiptarë që të mbajnë shoqërinë peng”, - tha për AFP-në shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare. “Vetëm fundi i këtyre spekulimeve do të bëjë të mundur që politika dhe shoqëria shqiptare të pastrohen nga ethet dhe errësira e dosjeve”, - tha më tej Kadare.

Ramiz Alia, i cili zëvendësoi Hoxhën dhe ishte Presidenti i fundit komunist në Shqipëri, është shprehur në favor të hapjes së dosjeve, por paralajmëron se ky proces: “nuk mund të sjellë ndonjë gjë të dobishme”. “Ka një nevojë të hapen dosjet”, - tha Ramiz Alia, por që këmbëngul se “arkivat janë shkatërruar, selektuar dhe manipuluar nga të gjitha qeveritë pas rënies së komunizmit”.

Burime të pakonfirmuara nga Shërbimi Sekret Shqiptar thonë se zyrtarët komunistë nisën shkatërrimin e arkivave më herët se në vitin 1991, duke dashur të eliminojnë mundësitë e bashkëpunimeve, një praktikë që, sipas burimit, kanë vazhduar në vijim nga të gjitha qeveritë demokratike.

Në vitin 1997, gjatë rebelimit civil të armatosur, pas rënies së piramidave, disa dosje u gjeten lehtësisht të ruajtura afër bodrumeve të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Grupet e armatosura, me shpresën se mund të gjenin rezerva shtetërore të floririt, u dëshpëruan që nuk i gjetën dhe i hodhën dokumentet që gjetën në lumë. “Vetëm rreth 30 mijë dosje kanë mbetur në arkivë, shumë prej të cilave u përkasin vetëm pak njerëzve të njohur apo ish-bashkëpunëtorëve që tashmë kanë vdekur.

Rreth 500 emra nga pjesa më aktive e ish-bashkëpunëtorëve janë fshirë me kujdes nga regjistri i ish-Policisë Sekrete... Ekspertë të huaj e kishin të pamundur të verifikonim më shumë se 20 prej tyre”, - thotë më tej Dervishi. Media shqiptare ka raportuar se mendohet që janë zhdukur midis 27 mijë deri në 60 mijë dosje sekrete në dy dekadat e kaluara. Ekzistenca e dosjeve vazhdon të jetë frika e shumë shqiptarëve dhe tepricat që kanë mbetur mund të përdoren për manipulime apo për shantazhe.

Ismail Kadare

“Në vend që të ndihmojnë të vërtetën që të dalë jashtë, morali i politikanëve ka manipuluar prej vitesh çështjen dhe ka ndihmuar politikanët shqiptarë që të mbajnë shoqërinë peng. Vetëm fundi i këtyre spekulimeve do të bëjë të mundur që politika dhe shoqëria shqiptare të pastrohen nga ethet dhe errësira e dosjeve”

Ramiz Alia

Presidenti i fundit komunist në Shqipëri është shprehur në favor të hapjes së dosjeve, por paralajmëron se ky proces: “nuk mund të sjellë ndonjë gjë të dobishme”. “Ka një nevojë të hapen dosjet, por arkivat janë shkatërruar, selektuar dhe manipuluar nga të gjitha qeveritë pas rënies së komunizmit”-ka thënë Ramiz Alia për AFP-në

Kastriot Dervishi

“Vetëm rreth 30 mijë dosje kanë mbetur në arkivë, shumë prej të cilave u përkasin vetëm pak njerëzve të njohur apo ish-bashkëpunëtorëve që tashmë kanë vdekur. Rreth 500 emra nga pjesa më aktive e ish-bashkëpunëtorëve janë fshirë me kujdes nga regjistri i ish-Policisë Sekrete”


Më shumë sesa një proces vetëpastrimi, hapja e dosjeve është përdorur për presion politik

Zvarritja e hapjes së dosjeve, vullnet i munguar i politikës

TIRANË- Megjithëse ka ngërthyer prej vitesh debatin politik në Shqipëri, hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit duket ende një realitet i largët në këtë vend. Drafti i propozuar nga Partia Demokratike është parashikuar sërish në kalendarin 3-javor të Kuvendit, por s’do të thotë se së shpejti mund të kemi një zgjidhje të kësaj çështjeje të shumëdiskutuar.

Kjo është hera e tretë që Kuvendi parashikon kalimin e draftit për “pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë”, por deri më sot, as Partia Demokratike dhe as ajo Socialiste nuk kanë pasur vullnetin të diskutojnë mbi draftin ekzistues të dorëzuar në Kuvend. Prej vitesh, dy forcat e mëdha politike janë duke shigjetuar njëra-tjetrën për hapjen e dosjeve, pasi këtë çështje, PD e ka shfrytëzuar për të akuzuar publikisht kundërshtarët politikë se janë trashëgimtarë të Partisë së Punës, ndërsa PS e gjen të pavend kohën e zgjedhur për këtë proces, pak muaj larg zgjedhjeve të pritshme të vitit 2009.

E ndërsa ka një reagim të përgjithshëm publik se dosjet e ish-Sigurimit duhet të hapen, ekspertët kanë pohuar shumë herë se një pjesë e mirë e tyre janë asgjësuar, djegur apo zhdukur gjatë viteve të para të demokracisë. E ndërsa debati vazhdon, Shqipëria mbetet i vetmi shtet i ish-Bllokut komunist që nuk i ka hapur dosjet e policisë sekrete, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi klasën politike që ka zëvendësuar komunistët, që pas viteve ’90.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2009 nė 13:09 Edit Post Reply With Quote
Dekomunistizimi, dosjet, dëmshpërblimet
Eugjen Merlika | 19/01/2009 |
(Përsiatje të një-ish të dënuari të diktaturës)


Viti 2009 duket se do t'i japë një goditje rutinës së 18 viteve të shkuara në lidhje me një proces, sa të nevojshëm aq dhe të rëndësishëm, atë të dekomunistizimit të Shqipërisë. Projektligjet dhe vendimet e fundit të qeverisë e të Kuvendit ,duket se shkojnë n'atë drejtim.


Projektligji për "Pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të Administratës publike dhe të zgjedhurve", vendimi për të ngritur një obelisk, kushtuar viktimave të dhunës komuniste, projektvendimi për krijimin e një instituti për hetimin e nxjerrjen në dritë të krimit komunist e fillimi i praktikave për dëmshpërblimin e të dënuarve të diktaturës së proletariatit, përbëjnë një paketë shpresëdhënëse.


Na oshëtijnë ende në veshë thirrjet e studentëve të dhjetorit 1990: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa"; e kemi ende parasysh atë ditë të ftohtë shkurti me diell, kur populli i Tiranës tërhiqte zvarrë nëpër rrugët e saj shtatoren e Enver Hoxhës.


Shumë ujë ka rrjedhur nën urë që atëherë, por Shqipëria "demokraci evropiane" mbeti vetëm një mirazh, një ëndërr idealistësh që u zvenit shpejt, ashtu sikurse frymëzuesit e saj që sot, mbas gati njëzet vitesh, ose janë kthyer në grumbullues barkmëdhenj parash, ose janë zhdukur nga qarkullimi, ose rropaten në ndonjë skutë të botës së madhe, duke luftuar për mbijetesë.


Shqipëria eci në rrugën e saj të paracaktuar nga strategji lokale e globale, që synonin jo të përmbysnin plotësisht një rend shoqëror të dështuar e kriminal, por ta çonin në ngrirje, me qëllim që ta kthenin ngadalë në një tjetër rend, pa dhunën e hapur policore e të gjitha pasojat e saj, por në funksion të idesë së shkrimtarit të njohur italian Tomazo de Lampeduza, "të ndryshojmë gjithçka për të mos ndryshuar asgjë".


Kështu, dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, i kërkuar me forcë nga përfaqësues të njohur t'inteligjencës, si shkrimtari Ismail Kadarè e të tjerë, mbeti vetëm një qëllim i bukur e asgjë më tepër.


Sot vihet re një prirje e qeverisë dhe e Kuvendit për të fituar "kohën e humbur" e një breshëri masash e vendimesh, të përmendura më sipër, u paraqiten shqiptarëve për t'i bindur ata se, më së fundi, komunizmi është vënë në bankën e t'akuzuarve pa shpresë shpëtimi.


"Më mirë vonë se kurrë", thotë një proverb universal. Mosbesimi, i mbjellë në këto 18 vite kalese, shumëkënd e bën skeptik para kësaj breshërie që jo rastësisht përkon me vitin e fundit të qeverimit të shumicës në pushtet e, për pasojë, me vitin e zgjedhjeve politike.


Dyshimi bëhet i detyrueshëm: a mos është vetëm një fasadë projektesh që duken e zhduken në vartësi të çastit politik e në funksion të kërkesave të votave brenda e të miratimit të institucioneve ndërkombëtare jashtë? Sa duhet t'i besojmë vullnetit të mirë të ideatorëve të këtyre nismave? Çfarë fshihet mbrapa kësaj fushate të radhës dekomunistizimi?


Janë pyetje të ligjshme, që secili duhet t'i bëjë vetes kur sheh se këto projektligje po krijojnë një dasi të qartë ndërmjet institucioneve kryesore të vendit. Këto masa duhet të ishin marrë në vitet e shkuara 1992-93, kur PD-ja, si forcë e re e opozitës antikomuniste kishte dy të tretat e Kuvendit.


Një kompleks rrethanash e arsyesh, kryesisht mungesa e vullnetit, përcaktuan një gjendje vendqëndrimi që u zgjat plot 18 vite. Ndërkaq, ish-nomenklatura komuniste që u bë kapitaliste, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, e kaloi hendekun, të cilin më 1992-shin e shihte si të pakapërcyeshëm.


Nuk dua të zgjatem mbi këtë pikë, mbasi nuk është objekt i këtij shkrimi, por që shpjegon deri diku zvarritjen 18-vjeçare dhe nismat e tanishme. Për të sqaruar idetë duhet të shohim përmbajtjen e nismave të sipërpërmendura, duke filluar nga projekt0ligji "Për pastërtinë e figurave..."


Neni 2 përcakton: "Objekti i ligjit është përcaktimi i subjekteve dhe funksioneve të larta shtetërore, të cilat janë të papajtueshme me veprimtarinë publike të zyrtarit, për shkak të qenies si anëtar, drejtues, apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 29 nëntor 1944, deri më 8 dhjetor 1990, rastet e papajtueshmërisë dhe procedurat e verifikimit dhe pasojat e këtyre procedurave".


Nuk është shumë i qartë termi "strukturat politikëbërëse", por logjikisht këtu duhet të hyjnë të gjitha forumet dhe institucionet partiake dhe shtetërore të regjimit. Po të ishte kështu do të kishim me të vërtetë një dekomunistizim të plotë dhe një ripërtëritje të klasës politike në të gjitha nivelet, mbasi dhe ish-anëtarët e thjeshtë të partisë do të penalizoheshin.


Kjo gjë nuk më duket as e drejtë dhe as e mundshme, prandaj mendoj se ky ligj, tepër i vonuar, nuk do të ketë pasoja konkrete, pra s'do të ndryshojë asgjë. Jo më kot theksoj vonesën, sepse tashmë janë shumë të paktë ata që do të dëmtoheshin nga ky ligj, mbasi shumica kanë dalë në pension ose janë në prag të tij. Projektligji është një gjethe fiku për të mbuluar mungesën e vullnetit të klasës politike për të dekomunistizuar shoqërinë shqiptare.


Neni 4 i projektligjit: "Pastërtia e figurës morale të funksionarit publik, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, të një prej detyrave/cilësive të mëposhtme: a...), b...), c...), d) I dënuar me vendim penal të formës së prerë për krime kundër njerëzimit ose për veprat penale të shpifjes, të kallëzimit të rremë ose dëshmisë së rreme në procese politike...".


Pa qenë jurist do të mundohem t'analizoj përmbajtjen e kësaj klauzole të nenit. Në rastin më të mirë, të dënuarit për "krime kundër njerëzimit", në mendjen e përpiluesve të projektligjit duhet të jenë njëjtësuar me ata që, gjatë luftës, iu kundërvunë lëvizjes komuniste, që mund t'akuzoheshin nga një drejtësi"proletare" si bashkëpunëtorë të gjermanëve që u dënuan në Nurenberg.


Këta njerëz kanë dhjetëvjeçarë që nuk jetojnë më, por, siç duket, ligjvënësi i trembet ringjalljes së tyre. Në këtë rast kemi të bëjmë me fantaligje që s'kanë asgjë të përbashkët me kohën tonë dhe problemet e saj.


Ndërsa "veprat penale të shpifjes, të kallëzimit të rremë ose dëshmisë së rreme në proceset politike", më sjellin ndërmend gjyqet e panumërta ndaj grupeve kundër pushtetit, agjenturave dhe, madje, ato më të rëndomtat, për agjitacion e propagandë, si shpifjet e nxirjet e "realitetit të ndritur socialist".


Këtu ligjvënësi është treguar i sinqertë, mbasi strategjia e tij në gjithë këta vite ka qenë ndalimi i ish-të dënuarve të diktaturës për të hyrë në ingranazhet e pushtetit. Pika D e nenit 4 e sanksionon plotësisht këtë synim.


Pastaj, projektligji merret me autoritetin që do të ketë detyrën e zbatimit të tij. Është pozitiv fakti që, pesë anëtarët e autoritetit duhet të jenë juristë të diplomuar e me një stazh pune, por më tingëllon jo bindës kur ata duhet të jenë përfaqësues të forcave politike të Kuvendit.


A nuk jemi në gjendje të shkëputemi nga mendësia e plotfuqishmërisë së partitokracisë, të krijojmë institucionet me të vërtetë të pavarura, jashtë ndikimit të politikës? Kur t'ia arrijmë kësaj mund të themi se jemi vënë në rrugën e shtetit ligjor të çfarëdo modeli.


Një tjetër gjë pozitive që parashikon projektligji është e drejta e subjektit të verifikuar për t'u ankuar në Gjykatën e Apelit. Përpilimi i dosjeve dhe përpunimi i tyre në faza të ndryshme mund të sjellin edhe pasaktësi, që mund të penalizojnë njerëz të pafajshëm. Nuk di se deri ku një trup gjykues do të kishte burrërinë të hidhte poshtë një vendim t'autoritetit, por uroj që drejtësia të kryejë funksionin e saj.


Sa i përket kësaj të fundit, besoj se ka shumë për të thënë në lidhje me rolin e saj në procesin e dekomunistizimit.


Cilido gjykatës që do të lexonte dosjen e poetëve martirë, Genc Leka e Vilson Blloshmi, të botuar në "Gazetën 55", do ta ndiente për detyrë karshi profesionit të tij të hapte një proces të rregullt gjyqësor e të vinte para përgjegjësisë gjithë atë lukuni njerëzish, që nga funksionarët e Ministrisë së Brendshme, të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv, e deri tek operativët e sigurimit, spiunët e dëshmitarët që kurdisën nga hiçi një proces që u mori jetën dy shqiptarëve në lulen e moshës.


Nuk di a i ka shkuar kujt ndërmend një gjë e tillë, por nuk më rezulton që ndokush ta ketë sendërtuar. Në një shoqëri të lirë e demokratike, një gjë e tillë quhet "detyrueshmëri e procesit penal".


Duke u rikthyer tek projektligji, që rëndom quhet i "hapjes së dosjeve", dua të ndalem në pikën më të rëndësishme për mua, si ish-i dënuar politik, në nenin 26: "E drejta për t'u njohur me dosjet personale".


Paragrafi 2 formulohet kështu: "Për njohjen e këtyre të dhënave, shtetasi paraqet kërkesë me shkrim në Autoritetin Shtetëror. Autoriteti, brenda 30 ditësh nga paraqitja e kërkesës, është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna ose nëse ka të dhëna të sigurojë mundësinë të njihet me to.


Në çdo rast shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij dhe i ndalohet të njihet me të dhënat apo emrat e personave të tretë që mund të përmbajë dosja e tij".


Nga përvoja vetjake e paraburgimit sjell ndërmend një bisedë me hetuesin i cili më tha: "Ti ke tre dëshmitarë. Njëri është ky i procesit, me të cilin je ballafaquar, dy të tjerët sa të jesh e sa të rrosh nuk do t'i marrësh vesh kurrë".


Profecia e hetuesit djalosh më 1980-n bëhet një realitet i zymtë sot, mbas gati tridhjetë vitesh, kur unë ende vras mendjen për të gjetur ata njerëz që, sadopak, për një arsye a një tjetër, kontribuuan në tragjedinë time.


Sot ligjvënësi i shtetit "demokratik" më mohon përgjithmonë të drejtën e shenjtë timen për të njohur emrat e atyre që, në një farë mënyre, kanë përcaktuar fatkeqësinë time. Cili shtet, cili autoritet i çfarëdo forme i njeh të drejtën vetes t'i mohojë qytetarit një kërkesë të tillë më se të ligjshme?


Cinizmi i kësaj pike të nenit 26 i kalon kufijtë e një demokracie, është shprehje e diktaturës dhe metodave të saj. Në rastin më të mirë është një kujtesë e asaj kohe kur Sigurimi i Shtetit ishte zot i plotfuqishëm i fateve të qytetarëve të Shqipërisë.


Nëse ka ish-të dënuar që miratojnë këtë nen të projektligjit le të protestojnë para Presidencës, unë jam në anën e Kryetarit të shtetit që nuk e firmos atë, mbasi ai nen zhvlerëson gjithë impiantin e ligjit. Atyre që kësaj pikëpamjeje i kundërvënë justifikimin e lindjes së kundërshtive shoqërore me rrezik dhune vetjake, u them që tani se ai rrezik nuk ekziston.


Kur nuk u vërtetuan hakmarrjet ndaj sigurimsave, hetuesve, prokurorëve, gjykatësve, dëshmitarëve të hapur, askush nuk do të hakmerret ndaj shokëve të fatkeqësive, që një sistem barbar e kriminal i degradoi shpirtërisht, duke bërë levë mbi dobësinë e natyrës njerëzorë dhe mjetet e pashembullta të dhunës së ushtruar.


Vërejtjeve për projektligjin e figurave që nuk mund të quhet ai i hapjes së dosjeve, do t'i shtoj disa mendime mbi praktikën e dëmshpërblimeve të viteve të burgut apo internimit. Është e lëvdueshme nisma e qeverisë aktuale për të dhënë, në një farë mase, dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit mbas kaq vitesh sorollatjeje e premtimesh të pambajtura.


Së pari, dua të sqaroj termin "dëmshpërblim" dhe idenë që krijon në publikun e gjerë. Për autoritetet shtetërore, por edhe për publikun e gjerë, ai konceptohet si një shprehje bujarie e zemërgjerësie që shteti dhe shoqëria vënë në jetë në dobi të viktimave të dhunës komuniste.


Nuk është ashtu, shteti dhe shoqëria e sotme lajnë një borxh që homologët e tyre të kaluar e kanë marrë me dhunë e padrejtësisht. Është fjala për punën e papaguar të të dënuarve politikë.


Të dënuarit politikë në Shqipërinë komuniste, simbas modelit të gulagëve stalinianë, që nga kampet e para të tharjes së kënetave, tek veprat industriale, tek minierat kanë derdhur djersën e tyre pa shpërblim, ose si shpërblim kanë patur një garuzhde çaj apo lëng fasulesh e preshësh, së bashku me dhunën e policëve.


Paratë e asaj pune kolosale kanë shkuar në arkën e shtetit socialist. Shteti i sotëm demokratik, trashëgimtar material i homologut komunist, me dëmshpërblimet në të holla nuk lan borxhin moral për jetët e gjymtuara padrejtësisht, por borxhin material të punës së papaguar.


Si në shumë fusha të tjera, dhe në këtë është shumë i vonuar, mbasi ish-të dënuarit e moshuar ikën nga kjo jetë me shpresat e zhgënjyera nga lojërat e politikës.


Të gjithë i dimë vështirësitë financiare të shtetit, por pasuria e tij në banesa e objekte të tjera nuk duhej falur për synime zgjedhore. Ajo duhej shitur me çmime t'arsyeshme e fondi i krijuar të shërbente për të paguar borxhet ish-të dënuarve e, njëkohësisht, për të zgjidhur problemin e pronarëve të shtëpive private, që ende sot nuk kanë mundësi të hyjnë në shtëpitë e tyre.


Kriteret e vendosura për dëmshpërblimet, nëse do të zbatohen ashtu sikurse është njoftuar, lënë shumë për të dëshiruar. Nga shumat e llogaritura sipas kohës së dënimit zbriten "letrat me vlerë" të dhëna 13-14 vite më parë e të pavëna në shfrytëzim, ashtu sikurse kreditë falas që u janë dhënë ish-të dënuarve në mungesë strehimi.


Truket e Ministrisë së Financave synojnë të kufizojnë shpenzimet, por imoraliteti i një vendimi të këtillë i kalon kufijtë e arsyes. "Letrat me vlerë" qenë një gjetje e qeverisë "Meksi" për të bërë ish-të dënuarit bashkëpunëtorë në privatizimet. Si ide nuk ishte për t'u hedhur poshtë, por, në praktikë, për arsye të ndryshme, në shumicën dërmuese të tyre nuk u vunë në punë dhe mbetën "letra pa vlerë".


Madje, shteti i atëhershëm sponsorizoi një shoqëri si Anglo-Adriatica për t'i grumbulluar ato në shkëmbim të dëftesave dhe premtimit të investimeve në fusha të ndryshme. Kështu, shumica e njerëzve i depozitoi aty, ku u shkrinë si kripa n'ujë, nën sytë indiferentë të institucioneve të shtetit.


Zbritja sot nga shuma e dëmshpërblimit, më duket se nuk ka bazë as morale, as ligjore, është thjesht një grabitje arbitrare e ligjësuar e shtetit ndaj qytetarëve, madje ndaj pjesës më fatkeqe të tyre.


Po ashtu nuk më duket e drejtë dhe zbritja e kredive të dhëna për shtëpitë, kur ato në fillim ishin falas. Ato kredi patën fondet e tyre të posaçme, që nuk ishin bazuar në llogaritë e dëmshpërblimit të viteve të burgut.


Ato iu dhanë njerëzve që ishin pa strehim e, si të tilla, edhe nëse do të kthehen, duhet të zbatohet pagesa me këste e jo zbritja e menjëhershme e gjithë shumës nga llogaria e viteve të burgut.


Nuk e kuptoj se si burokratët e ministrive përkatëse nuk bëhen të vetëdijshëm se, nëpërmjet këtyre veprimeve, japin imazhin e një shteti larg qytetarëve, madje që vret mendjen ditë e natë si t'u a hedhë atyre.


Obelisku i premtuar, padyshim është një hap përpara në procesin e dekomunistizimit që, për sa u përket simboleve dhe rishkrimit të historisë, ka bërë shumë pak ose aspak për t'i ndryshuar faqen vendit. Mjafton t'u hidhet një sy listave të gjata të emrave që mbajnë rrugët, sheshet e institucionet, për të kuptuar qëndresën e fortë të kulturës komuniste ndaj ndryshimeve.


Do t'ishte një detyrë e dorës së parë e institutit të projektuar për t'u marrë me krimet e komunizmit të nxjerrë në pah vlerat e antikomunizmit. A do të jetë në gjendje ta kryejë këtë detyrë madhore ndaj së shkuarës dhe së ardhmes së kombit? Përgjigja është një rrudhje krahësh që luhatet mes shpresës dhe mosbesimit.


Shpresa mbështetet në një rini të shkolluar e në një klasë intelektuale të vetëdijshme e të vendosur të ndryshojë gjërat në drejtim të përparimit, kurse mosbesimi nga fakti se dhe një rezolutë e vetme, e kërkuar nga Parlamenti Evropian, për dënimin e krimit komunist në Shqipëri, i dha shkas gati gjysmës së Kuvendit të largohet nga salla për të mos e votuar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2009 nė 09:21 Edit Post Reply With Quote
"Në kujtesë sjell rastin kur një nënë këmbëngulte që të qëndronte në kamp një ditë të ftohtë dimri, të mos shkonte në punë, se kishte vajzën të sëmurë, por polici e tërhoqi zvarrë dhe e detyroi që të shkonte në punë. Të shkretës i mbeti koka pas. Kur u kthye, vajzën e gjeti të vdekur."

standard


A ka naj njeri qe nuk eshte dakort me mua qe ai polici e ka pak shume pak te mos punoje me per shtetin shqiptar qofte dhe roje!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2009 nė 10:16 Edit Post Reply With Quote
Rëndësia e ndëshkimit të krimeve të komunizmit
ADRIAN KATI*


Nga Adrian Kati*



Domosdoshmëria e një strategjie kombëtare për integrimin e viktimave të torturës komuniste është një nga prioritetet e QSHRT-së si vazhdimësi angazhimi për dekomunistizimin e vendit.

Gjatë 45 viteve të diktaturës jetuam nën një persekutim mizor, me vrasje, tortura, burgosje, internime, dëbime, plaçkitje, denigrim, mohim të të drejtave civile etj, nga një grup njerëzish të vënë në shërbim të së keqes dhe nën vështrimin e një popullate të terrorizuar nga frika dhe e mbikëqyrur nga strukturat hoxhiste.

Në kushtet kur e kaluara totalitare la prapa mbi 200.000 të dhunuar politikë, rreth 48.000 prej tyre zyrtarisht sot quhen të përndjekur politikë, prej vitit 1993. Por as pafajësia e dhënë nga Parlamenti i parë pluralist dhe as një numër aktesh ligjore e nënligjore që shoqëruan statusin e vitit 1993, nuk arritën edhe pas 18 vjetësh të realizonin dekomunistizimin e vendit dhe integrimin e viktimave të komunizmit.

Gjatë këtyre viteve, QSHRT-ja është përpjekur të japë kontributin e saj në këtë poçes, duke ndihmuar me aktivitetet e saj mbi 10.000 të përndjekur. Shërbimet tona kanë afruar asistencë sociale, psikologjike dhe mjekësore. Mbi 100 intervista të dokumentuara në video dhe qindra audio përmbajnë dëshmi dhe fakte për torturën komuniste, ndërkohë që QSHRT-ja u ka dhënë zë këtyre dëshmive në mbi 100 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në rreth 30 tituj librash dhe revistash. 2 filma me metrazh të shkurtër së bashku me një numër ekspozitash kanë paraqitur shkatërrimin gjenetik të kombit në kërkim të njeriut të ri komunist.

Raportet vjetore të QSHRT-së për situatën e torturës në Shqipëri paraqesin mosdënimin e krimit komunist dhe situatën reale të viktimave të torturës. Ne kemi mbështetur propozime të ndryshme nga shoqata dhe individë për aktivitete promovuese dhe përkujtimore. Së fundmi, prej disa muajsh ne jemi duke mbështetur nismën e ish-të burgosurit politik, S. Maloku, dhe një numri qytetarësh të cilët rrëzuan statujën e diktatorit, për ta shpallur 20 shkurtin, duke marrë përkrahje nga individë, shoqata dhe parti si dhe Presidenti i Republikës, Ditën e Rrëzimit të Simboleve Komuniste, duke parë ngurrimin për dënimin e veprës së diktatorit komunist më mizor në Ballkan, siç kërkohet dhe në rezolutën e datës 30.10. 2006 të Parlamentit shqiptar.

QSHRT-ja është e ndërgjegjshme se ngjarje të tjera, shumë të rëndësishme, si kryengritja e Malësisë së Madhe, e para në Evropë kundër sistemit komunist, persekutimi i katolicizmit, kryengritjet e Spaçit dhe të Qafë-Barit etj. meritojnë të jenë në Olimpin e kujtesës sonë kombëtare si dhe vlerave ndërkombëtare të luftës kundër totalitarizmit komunist.

Gjatë këtyre viteve të tranzicionit kuptimi i dekomunistizimit është mjaftuar vetëm duke e konsideruar prioritet lustracionin dhe në 18 vjetet e fundit spiunët ose bashkëpunëtorët kanë qenë tema e preferuar mediatike, ku përgjithësisht krimi komunist u faturohej atyre.

Pak fakte: Diktatori Hoxha e niste ditën e punës me leximin e mbi 20 letrave që i vinin çdo ditë nga e gjithë Shqipëria. Sipas të dhënave, rreth 5000 letra denoncuese sulmonin çdo vit KQPPSH-në. Zoti Nano, në sallën e Kongresit në vitin 2005 prononcohet: “Duan të na e marrin pushtetin një grup pronarësh tokash dhe të persekutuarish politikë - bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit”. Ndërsa zonja diktatore në 2008-n, në fjalën e saj programatike për ish-komunistët etj. rekomandon: “Hapni dosjet e të persekutuarve të gjeni aty krimet”. U bënë tashmë vite që bashkëshortet e operativëve kanë privatizuar dyqanet e qendrave të qyteteve, ndjekur më vonë nga sigurimsat, “strehuesit”, të cilët më vonë privatizuan apartamentet e punës të Sigurimit ku në shumë raste gjykatat nxorën me forcë të përndjekurit politikë duke i lënë në rrugë. Pretendohet se regjimi totalitar mbante dokumentacione të sakta. Pyesim: “Si është e mundur që për kryekriminelin Aranit Çela, i cili çdo ditë vazhdon të na sfidojë i qetë në qendrën e Tiranës, nuk gjendet asnjë dokument për krimet e tij të panumërta në arshiva?! Dhe sipas tij, janë bashkëpunëtorët e persekutuar iniciuesit e krimeve. Për QSHRT-në, dosjet e Sigurimit janë të dala nga makinat e tij të shkrimit, sipas platformës së Sigurimit të Shtetit. Konventa kundër torturës ndalon kategorikisht përdorimin nga autoriteti shtetëror të dhunës për marrjen e informacionit dhe detyrimin e individit për të pohuar çdo manipulim të mundshëm të informacionit. Kjo vepër quhet “torturë”.

Nga rekomandimet e dhëna për Shqipërinë nga z. Kollumberg, Lordi Finseberg dhe z. Rafi në vitin 1996 duhet të kujtojmë:

1. Mundësia e dosjeve të pasakta dhe të falsifikuara nga sigurimi;

2. Mundësia e personave që kanë vepruar të detyruar.

Statusi i të përndjekurit politik më 1993 bazuar mbi ligjin 7748 neni 5(b) përcakton: Nuk e përfitojnë të drejtën e këtij statuti bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, dëshmitarët e gjyqeve politike, aktiviteti i të cilëve ka çuar direkt në krime, si vrasje, burgime, internime, dëbime etj.

Në rekomandimet e asamblesë së KE-së rekomandohen veprimet institucionale me qëllim dhënien e mbështetjes, mirëkuptimit dhe mirënjohjes ndaj të gjithë atyre që preken nga këto krime

Duke parë ngurrimin në dënimin e veprës diktatorit Hoxha,ne mendojmë se dita e rrëzimit të monumentit të Hoxhës nga populli demokrat, gërshetuar me të persekutuarit politikë, të shërbejë si nismë për dënimin e diktatorit komunist më çnjerëzor në Ballkan, siç ka kërkuar dhe rezoluta e Parlamentit shqiptar datë 30.10.2006. Do të dëshiroja për ketë nismë ligjore të kisha dhe mirëkuptimin tuaj.

Disidenti i madh polak, Adam Mishnik, u është drejtuar deputetëve të djathtë: “Si është e mundur që ne të mbështetemi në materialet e policisë sekrete komuniste?!. Ligji i lustracionit dhe krijimi i Institutit për Krimet e Komunizmit duhen zbatuar sipas konventave dhe shtetit ligjor. Ne jemi për hapje të kontrolluar të dosjeve të Sigurimit. Propozimi i socialistëve për hapje totale të dosjeve, siç i ka formatuar Sigurimi i Shtetit është politikë të Institutit të ML-së.

Domosdoshmëria e një strategjie kombëtare për integrimin e viktimave të torturës komuniste është një nga rekomandimet parësore të QSHRT-së, pasi ka mbi 13 vjet angazhim në kërkim të dekomunistizimit të vendit. Në fakt, ky plan nuk është asgjë tjetër veçse një kërkesë legjitime për të garantuar dhe zbatuar të drejtat tona. Latinët shprehen: “Padituria është ligj kur ne nuk njohim të drejtat tona”.

Emergjenca e një strategjie kombëtare për integrimin e viktimave të torturës komuniste është e lidhur ngushtë me gjendjen e tyre mjeko-sociale, ekonomike dhe politike. Ajo ndërtohet mbi korniza ligjore që garantojnë të drejtat dhe mbi angazhime politike që mundësojnë këto të drejta.

Në themel të konventave ndërkombëtare, si evropiane dhe të OKB-së, flitet që viktimat e torturës duhet të kenë gjendjen e tyre të mëparshme, ndërsa në Kushtetutën tonë neni 22 sanksionon: “Kush dëmton, zhdëmton, dhe konkretisht, dëmtimi për ne vjen nga shteti komunist. Shtetit demokratik shqiptar i takon detyra e zhdëmtimit. Kuadri ligjor themelor i Republikës sonë në vija të përgjithshme nuk paraqet ndonjë mospërputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara në instrumentet përkatëse të së drejtës për garantimin e të drejtave të individit.

Një numër i gjatë ligjesh për dekomunistizim dhe lustracion janë aprovuar gjatë këtyre viteve. Lista është e gjatë, por problemi qëndron se sa janë respektuar këto angazhime politike dhe juridike të ligjvënësve tanë? Dukshëm vihet re nevoja e plotësimit dhe rishikimit të legjislacionit parësor me akte ligjore dhe nënligjore. Integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO kërkon progres intensive në vendosjen e standardeve e respektimin e tyre. Prania e znj. Fialkova, ambasadore e Republikës Çeke, vend që aktualisht mban presidencën e BE-së, e konfirmon këtë realitet të ri. Është Republika Çeke e cila rihapi debatin evropian për ndarjen nga e kaluara komuniste dhe dënimin e krimeve respektive. Për një kohë të gjatë ne së bashku i jemi drejtuar opinionit publik dhe institucioneve të shtetit shqiptar, duke kërkuar ndarjen nga e shkuara komuniste dhe dënimin e krimeve sepse vetëm kështu mund t’i japim vendit një të ardhme të sigurt demokratike dhe evropiane. Ne nuk mund të ecim me iniciativa propagandistike dhe vendime që mbeten në letër. Të dhunuarit gjatë regjimit komunist, ish-të përndjekurit apo ish-të persekutuarit politikë, me vendosjen e pluralizmit në vitin 1991 morën pafajësinë, e cila në vitin 1993 u shoqërua me statusin përkatës dhe një numër ligjesh dhe aktesh nënligjore për integrim sa më të shpejtë. Sot realiteti tregon dukshëm se demokracia shqiptare ende nuk është në gjendje të rehabilitojë e integrojë plotësisht viktimat e komunizmit.

Çfarë statusi kanë viktimat e komunizmit në Shqipëri? Kjo pyetje meriton vëmendje, fakte, statistika dhe analizë. Siç duket, topi ka ngelur në fushën tonë, për të propozuar rishikimin e legjislacionit të brendshëm bazuar mbi konventat ndërkombëtare, sidomos ato mbi parandalimin e torturës. Pra, na duhet një status i ri juridik: statusi i të mbijetuarit nga tortura. Askush nuk mund ta vërë në dyshim që goditja e diktaturës mbi ne ishte torturë. Paketa më e rëndësishme e të drejtave përbëhet nga:

a. Rehabilitimi moral: e drejta për të zgjedhur [qytetarë të ndershëm dhe jo me të kaluar të korruptuar politikisht]; e drejta për një proces të drejtë gjyqësor [nga profesionistë dhe jo nga ish-prokurorë të RPSSH-së]; e drejta për t’u përfaqësuar [në struktura vendimmarrëse dhe institucione demokratike që respektojnë të drejtën individuale të shprehjes]; e drejta për mosdiskriminim në arsim.

Evidentimi i plotë i dëmit komunist është detyra emergjente e institutit që do të strukturohet. Protagonistët e krimeve duhet të listohen e botohen sipas parimit: kush ka dëmtuar direkt. Dosjet e gjykatave janë materiale bazë. Ne përshëndesim Shkodrën për iniciativën e tyre të dëshmive.

b. Rehabilitimin material: rinjohje të pronës [së konfiskuar/ sekuestruar], kompensim fizik të pasurisë së paluajtshme të familjes; e drejta për kompensim financiar ndaj kohës në burg sipas standardeve evropiane; e drejta për të përfituar nga skemat financuese shtetërore ose private për shkak të pamundësisë për kualifikim dhe/ose punësim; e drejta për të përfituar ndihmë ligjore; rikthimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të konfiskuara apo sekuestruara gjatë arrestimeve apo vendimeve/dënimeve gjyqësore arbitrare prej vitesh është ndalur. Ne kërkojmë në dobi të zgjidhjes së këtij procesi, krijimin e Regjistrit Kombëtar të Sekuestrimeve dhe Konfiskimeve.

c- Rehabilitim mjekësor: e drejta për të përfituar nga skema të rehabilitimit shëndetësor [psikik dhe fizik] pa pagesë në institucionet përkatëse publike; e drejta për të përfituar nga skema financiare publike/private për rimbursimin e barnave që kurojnë sëmundjet e viktimave të torturës dhe keqtrajtimeve të regjimit komunist.



*Fjala në konventën e dytë kombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6414402 sekonda, 46 pyetje