Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ndarja Administrative?
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2003 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
Ndarja Administrative?

A e di kush si eshte ndarja administrative e RSH sot?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2003 nė 09:20 Edit Post Reply With Quote
Diku ne Internet gjeta:

"Ndarja administrativo-territoriale bazohet ne komunat, bashkite dhe qarqet. Shqiperia ndahet ne 12 qarqe, 65 bashki dhe 309 komuna. Secila komune ose bashki dhe qark ka organet e veta te qeverisjes vendore. Organi ekzekutiv i bashkise ose komunes eshte kryetari, i cili zgjidhet me votim te fshehte, drejtperdrejt nga populli. Po ne kete menyre zgjidhet edhe keshilli, qe eshte organi perfaqesues i njesise se qeverisjes vendore. Perfaqesues i qeverise ne qarqe eshte prefekti. "

Por ne vitin 2001

A mundet dikush qe te na sjelle info aktuale?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2003 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
Faqja e CIA:

12 counties (qarqe, singular - qark); Qarku i Beratit, Qarku i Dibres, Qarku i Durresit, Qarku i Elbasanit, Qarku i Fierit, Qarku i Gjirokastres, Qarku i Korces, Qarku i Kukesit, Qarku i Lezhes, Qarku i Shkodres, Qarku i Tiranes, Qarku i Vlores





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2003 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
"Zgjedhjet u zhvilluan për anëtarë të këshillave dhe kryetarë bashkie në 65 bashki, 308 komuna dhe 11 njësi bashkiake të Tiranës."

http://www.osce.org/documents/odihr/2003/10/730_sq.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 19:34 Edit Post Reply With Quote
Nje cudi e vertete:

Akoma nuk orientohem dot hic.

Qarku ndahet ne Bashki dhe komuna?

Po rreth ka me kuptim?

Ku ndryshon Bashkia me Komunen?

Tek faqja e KQZ lexova prape "rreth" si nendarje te qarkut?

Nje rremuje e vertete.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 19:37 Edit Post Reply With Quote
psh

http://www.cec.org.al/2004/zgjedhvendorefiles/2003/Partite/shkodra.htm

Qarku Shkoder

Po ato Malesi e Madhe, Shkoder, Puke cfare jane?

Rrethe?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 19:39 Edit Post Reply With Quote
Rremuja behet e plote kur lexoj:

FSHATI TAMARE QENDRA E KOMUNES. NENPREFEKTURA MALESI E MADHE

Po prefektura e nenprefektura cfare jane?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-11-2004 nė 14:40 Edit Post Reply With Quote
Ndarja territoriale

Parimet e dekoncentrimit europian dhe realiteti shqiptar



Nga Besnik Aliaj



Duke kaluar në një vështrim të shkurtër historik mbi dekoncentrimin per ndarjen territoriale nga koha e Perandorisë Otomane e deri më sot, shohim që ka një ndryshim thelbësor me ndarjen territoriale të Shqipërisë që ne propozojmë se duhet ndërruar. Në Perandorinë Otomane, në reformat e vitit 1830 dhe në disa reforma të mëpasme të saj, Shqipëria është ndarë në 9 pashallaqe që, në thelb, ishin 9 rajone. Këto janë 9 rajone që përfshijnë territore të banuara nga shqiptarë, por edhe të përkatësive të tjera, minoritete, etj, por shqiptarët, në këto territore, përbënin 61% të popullsisë në atë kohë. Pra, ishin 9 rajone për të qeverisur më mirë dhe për të qenë në kontakt me qytetarin. Më tej, sërish, në Perandorinë Otomane kemi reformat e Tanzimatit, të cilat, deri në periudhën e shpalljes së pavarësisë, bënë një riorganizim të vendit në katër vilajete, që përseri janë rajone, Shkodra, Manastiri, Kosova dhe Janina, 16 sanxhaqe që janë qarqet e sotme në thelb dhe 89 kaza, që janë rrethet e sotme. Periudha e Mbretit Zog, në reformat e viteve 1920-30 shënon ndarjen në 9 prefektura, që janë përsëri rajonet, 9 prefekturat kishin përsëri funksionin e qarkut brenda prefekturave dhe bashkitë e komunat, në të cilat përfshiheshin edhe fshatrat. Gjatë ekonomisë së centralizuar, nga viti '48 në '92, kemi në fillim një korrigjim të ndarjes, që ka qenë një huazim të periudhës nga koha e Mbretit Zog, por që u përshtet me 9 qarqe, rrethet lokalitete dhe këshillat e fshatrave. Më vonë, në emër të centralizimit është zhdukur koncepti i rajonit dhe janë lënë vetëm 25 rrethe, këshillat e bashkuara që ishin të gjera dhe përfshinin disa komuna dhe këshillat që ishin ato të fshatrave. Nga viti '93 deri në '98-ën, ka ndodhur një reformim në tërësi i strukturës se si administrohet pushteti vendor, janë krijuar 12 prefektura, përsëri 36 rrethet dhe komunat dhe bashkitë që ishin. Në vitin '98, me kushtetutën e re, kemi kaluar në 12 prefektura, 12 qarqe dhe komunat e bashkitë. Analiza jonë që bëhet, nxjerr në pah se mungon lidhja me territorin, në aspektin e ekosistemeve, mungon disforia ndaj efekteve dhe pasojave sekondare të planifikimit dhe zhvillimit, mungon lidhja organike me potencialet e burimet e pellgut ujëmbledhës dhe kjo ka ndikuar të krijohet një situatë dramatike dhe kaotike në administrimin e territorit dhe në atë që ne e quajmë urbanistikë në Shqipëri. Ajo që ne propozojmë është se, duhet të shkojmë drejt konceptit të BE-së në administrimin e territorit dhe decentralizimit, pra duhet të trajtohet çështja e rajoneve, urgjentisht. Është i panevojshëm krijimi i disa rajoneve mbi bazën e disa kritereve, të cilat duhet të pranohen me konsensus. Përafrimi me konceptin europian, ku një rajon të ketë të paktën 800 mijë banorë dhe që, në këtë mënyrë, kur të jemi të integruar në BE, të jemi kompetitivë me rajonet e tjera europiane, përfshirë fushën financiare; një variant i ndarjes mund të jetë problematika e zhvillimit, niveli social ekonomik dhe faktorë të tjerë. Mund të ketë me përafërsi 3-4 rajone në këtë drejtim. Ne mendojmë se, rajoni duhet t'i përshtatet konceptit të dekoncentrimit. Nga ana tjetër, kemi një moment tjetër për qarkun, ku duhet të sqarohet ky problem që nuk e dimë se është i qëllimshëm, apo jo, por mosrregullimi i statusit të qarkut dhe problemit të tij, ka krijuar probleme të mëdha në qeverisje. Duke shfletuar literaturën dhe duke u mbështetur edhe në të dhëna të INSTAT-it, ekziston edhe një mendim tjetër, që lidhet me dallimin e katër rajoneve në vend. Rajoni verilindor, ai jugor, rajoni qendror dhe bregdetar dhe ka përjashtuar Tiranën dhe Durrësin, që e konsideron si një rajon më vete. Por ndoshta, mendimi për përcaktimin e tre rajoneve me popullsi rreth 800 mijë banorë, në veri, në qendër dhe në jug, duke respektuar edhe kufijtë e pellgjeve ujëmbledhëse, do të ishte një mënyrë më e mirë. Në thelb, skema që propozohet nuk është se shton ndonjë hallkë tjetër në qeverisje. Ne mbështetsim një organizim horizontal më të mirë të skemës ekzistuese. Sigurisht që, ajo që duhet të bëhet është hapja e një debati sa më të gjerë në këtë pikë, për të marrë një vendim sa më konsensual dhe sa më të qëndrueshëm për këtë çështje.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-5-2005 nė 07:49 Edit Post Reply With Quote
E Enjte, 12 Maj 2005


DESHTIMI I REFORMES SE PUSHTETIT VENDOR NE SHQIPERI

Nga Agron Alibali

Gjate nje vizite te disa javeve me pare te presidentit te Kongresit te Autoriteteve Vendore dhe Rajonale [KAVR] te Keshillit te Evropes, z. Xh. Di Stasi, ne Tirane, me se fundi u pranua se ishte bere nje gabim ne Kushtetuten e vitit 1998 ku u vendos qe zgjedhjet vendore ne Shqiperi duheshin bere nje here ne tri vjet (Shih Nenin 109.1). Ishte per t'u pershendetur deklarimi i kryetarit te PD-se pas takimit me z. Di Stasi se, partia kryesore opozitare ishte gati qe te bashkepunonte per ndryshimin e menjehershem te Kushtetutes, qe do te anulonte absurditetin e ngurtesimit ne ligjin themeltar te shtetit te nevojes per te bere zgjedhje vendore ne krye te tri vjeteve, me gjithe pasojat politike, ekonomike, financiare te sjellura prej tij. Por kjo eshte vetem maja e ajsbergut ne problemet e shumta qe ka krijuar arnimi i Kushtetutes i imponuar nga disa pseudo-eksperte te huaj, i cili permbysi strukturen e pushtetit vendor ne Shqiperi te bazuar tek rrethet, bashkite, lagjet e komunat. Keto shtate vjet qysh prej ndryshimit tektonik te struktures se pushtetit vendor dhe imponimi i nje strukture thuajse federaliste, kane vertetuar me se miri se e ashtuquajtura reforme e imponuar nga KAVR eshte nje deshtim i mirefillte. Ardhja ne vend e nje grupi pune te KAVR-se per te pare nga afer "reformen" perben nje rast te mire per te filluar procesin e ngutshem te korrigjimit dhe ndryshimit. Nga ana tjeter, eshte per te ardhur keq qe PD-ja e ka ndryshuar katerciperisht qendrimin e vet kritik dhe ndertues ndaj ndryshimeve kushtetuese te vitit 1998 qe masakruan strukturen e pushtetit vendor, qendrim qe e propagandoi me aq sukses gjate referendumit per miratimin e Kushtetutes.

Rrethi apo qarku?

Nuk ka dyshim qe Kushtetuta e re permbante disa elemente pozitive ashtu sikurse solli edhe mangesi e cene te rendesishme, njera prej te cilave ishte edhe prirja per fragmentarizimin e shtetit. Por kurrkund nuk eshte kjo prirje me e theksuar se sa ne lidhje me pushtetin vendor. Sikurse deri ne vitin 1998, Shqiperia kishte nje strukture vendore te perbere nga rrethet, bashkite dhe komunat e fshatrave. Pas vendosjes se pluralizmit ne Shqiperi, kjo strukture ishte mjaft demokratike, e sillte qeverisjen me prane shtetasve, rriste nivelin e llogaridhenies, i pergjigjej me se miri tradites historike, etj. Le te marrim si shembull Keshillat e Rretheve te cilat ishin gati si kuvende vendore te zgjedhura demokratikisht dhe qe ushtronin me se miri tagret e qeverisjes vendore. Ne keto Keshilla kishte nje perfaqesim te rendesishem te fshatit nepermjet keshilltareve perkates, qe balanconte mjaft mire (mbi) peshen e qytetit ne secilin rreth. Keshilltaret e fshatrave apo komunave, per shembull perfaqesonin rregullisht zonat e tyre ne ceshtje te ndryshme te pushtetit vendor, perfshire buxhetin, sherbimin mjekesor, arsimin, mbrojtjen e pyjeve dhe te mjedisit, etj. Ne qendrat e rretheve, nga ana tjeter, ishin vedosur edhe gjykatat e rrethit, duke lehtesuar mjaft administrimin e drejtesise per popullin. Ndersa, sa u takon qyteteve, bashkite i delegonin mjaft prej kompetencave te tyre tek lagjet, te cilat ishin njesite me kapilare te pushtetit vendor qytetes. A ishte kjo strukture e perkryer? Ndofta jo. Porse ajo ishte demokratike, e pershtatshme, e konsoliduar dhe funksionale.

***

Ne vend qe te permiresohej aty ku duhej, nen trysnine e disa eksperteve te huaj, kjo strukture u rrezua nga Kushtetuta e vitit 1998. Te gjitha tagret dhe kompetencat e rrethit i kaluan pjeserisht qarkut e pjeserisht bashkise, ndersa kjo e fundit mori mjaft edhe nga atributet e lagjeve. Pra, ne thelb, struktura e re zhduku rrethet dhe dobesoi lagjet nga njera ane, kurse nga ana tjeter krijoi qarqet dhe fuqizoi bashkite.

Nuk ka dyshim se ky eksperiment i imponuar, i huajtur nga vende me tradite krejt te ndryshme nga ajo e Shqiperise, eshte krejt i papershtatshem per vendin. Duke perqendruar pushtetin vendor tek qarku dhe bashkia, kjo strukture ne fakt e largoi qytetarin dhe fshatarin nga pushteti vendor. Te gjitha organet e pushtetit vendor ne rreth, tek te cilat nje fshatar i nje zone te thelle malore mund te shkonte e te mbaronte pune brenda dites, sot jane perqendruar ne "qendren rajonale", duke shtuar burokracine, humbjet e kohes, koston e transportit dhe shpenzimet e tjera te lidhura me to. Po ashtu, nje sere sherbimesh te rendesishme, sikurse ishin sistemi shendetesor (spitali i rrethit), ai arsimor, etj, tashme jane inkuadruar si sherbime bashkiake. Se fundi, struktura e re u ka dhene nje goditje te rende marredhenieve ekonomike midis qytetit dhe fshatit brenda rrethit, te cilat ishin materializuar historikisht dhe krejt natyrshem ne tregjet vendore, ku shtetasit shkembenin lirisht produktet dhe sherbimet e tyre. Per kete mjafton te shikosh mungesen e plote te tregut fshatar ne Tirane apo ne qytete te tjera, qe kurrsesi nuk mund te zbutet me nisma te tilla te shartuara sikurse jane "tregjet rajonale" te Bankes Boterore.

***

Edhe nje nga argumentet ne favor te struktures se re - ulja e kostos se administrates ne krahasim me rrethet - nuk qendron. Aparatet e fryra burokratike neper qarqet dhe bashkite e sotme e vertetojne kete. Nga ana tjeter, nder rrjedhimet e shumta negative mund te thuhet se struktura e re ka sjelle edhe nje shpopullim te zonave kodrinore dhe malore, duke nxitur keshtu shpernguljen e popullsise fshatare ne vendet e ulta apo ne qytete, emigrimin e rinise fshatare jashte vendit, shoqeruar kjo me probleme te mprehta shoqerore dhe infrastrukturore per vendet e braktisura dhe ato te shperngulura.

Nje pushtet vendor me tipare federaliste

Nderkohe qe vendit, sidomos pas vitit 1997, i duhej nje qeverisje e forte dhe e autoritetshme, miratimi i dispozitave kushtetuese me karakter federalist ka sjelle de facto ne tehollimin apo shkermoqjen e pushtetit dhe autoritetit ekzekutiv te qeverise.

Pra, ne fakt, pushteti vendor me strukturen e re, del si nje tjeter perberes themelor ne ngrehinen shteterore tre-pushtetese te republikes, gati-gati si njefare pushteti i "katert". Madje sot flitet shpesh me terma te tilla si "devolution", "pavaresi", "autonomi", etj. Disa dispozita kushtetuese permendin "buxhet te pavarur", [Neni 111.1], administrimin "ne menyre te pavarur" te problemeve vendore brenda juridiksionit te vet [Neni 113.1.a], administrimin "ne menyre te pavarur" te te ardhurave te krijuara Neni 113.1.b], etj. Madje, pushteti vendor, sipas Kushtetutes se 1998, mund te mbroje te drejtat e veta edhe ne gjykate, edhe pse nuk thuhet se prej kujt. [Nenit 113.3].

Pushteti vendor, sipas Kushtetutes, merr edhe disa tagre te posacme, qe i takojne ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv qendror, si per shembull ne politiken e jashtme. Keshtu, qarqet lejohet te "bashkepunojne me njesi vendore te shteteve te tjera" si dhe te "perfaqesohen ne organizata nderkombetare te pushtetit vendor" [Neni 109.4].

***

Nje tjeter cen i Kushtetutes eshte emerimi i anetareve te keshillave te Qarkut. Sipas Nenit 110.3, ata nuk zgjidhen drejtperdrejt nga populli i qarkut, por "delegohen" nga bashkite dhe komunat. Me fjale te tjera, nje individ i zgjedhur nga populli per ta perfaqesuar ate ne forumin e bashkise apo komunes, per shembull, delegohet automatikisht ne nje forum tjeter te eperm per te marre vendime e per te nxjerre rregullore qe kane te bejne me zgjedhes te fshatrave, komunave apo qyteteve te tjera. Sipas modelit te ri, per shembull, perfaqesuesi i Leskovikut do te rregulloje edhe interesat krejt te ndryshme te fshatarit te malesise se Mokres ne Pogradec. Por kjo bie ndesh edhe me vete kerkesen e Nenit 109.1, i cili sanksionon zgjedhje "te drejtperdrejta" per pushtetin vendor. Si ka mundesi, atehere, qe anetaret e keshillit te qarkut, apo kantonit, te delegohen?

Atributet thuajse federaliste te Pushtetit Vendor bien ndesh, nder te tjera, me Parimet Themelore te Kushtetutes, qe e perkufizojne Shqiperine si nje "shtet unitar" [Neni 1.2]. Modeli federalist amerikan i veteqeverisjes vendore, apo ai federalist europian i "decentralizimit", synojne dhenien e kompetencave njesive federale, etnikisht e kulturalisht te perziera, dhe te barabarta apo me te medha se Shqiperia. Bie fjala, ato vlejne te zbatohen ne nje land ne Gjermani, nje province ne Itali, apo nje shtet ne SHBA. Kopjimi apo transplantimi mekanik i tyre nuk vlen per nje vend te vogel si Shqiperia.

***

Sigurisht, ky "devolucion" - per te permendur termin e perdorur nga nje minister i Pushtetit Vendor - mund te kete pasoja te mbrapshta jo vetem ne mbareqeverisjen e vendit, por dhe ne ruajtjen e integritetit territorial te tij. Per kujtese te lexuesit, permendim se termi "devolution" perdoret zakonisht per te pershkruar transferimin e funksioneve dhe tagreve te qeverise qendrore tek autoritetet vendore ne shtete federale si ne ish-Jugosllavi, apo ne rastin e Skocise, Uellsit apo Irlandes se Veriut.

Nga ana tjeter, nuk duhen pare si te rastit disa perpjekje te elementeve shoviniste greke per te sjelle ne vemendje Protokollin famekeq te Korfuzit, nje dokument qe edhe pse nga pikepamja e se drejtes nderkombetare nuk ka vlere me shume se sa letra ku eshte shtypur. Nuk mund te harrohen kurre rrethanat dhe kushtet tragjike te vitit 1914, kur pas masakrave, djegieve dhe shkaterrimit te mese 300 fshatrave te Toskerise nga disa renegate shqiptare ne bashkepunim me ushtrine greke dhe udheheqesit e klerit ortodoks grek, ata krijuan maskaraden e te ashtuquajturit "Epir autonom".

Ketu eshte vendi per te permendur nje dispozite te Ligjit per Dispozitat Kryesore te Kushtetutes te vitit 1992 te injoruar nga Kushtetuta e sotme. Neni 3, paragrafi 3 i Ligjit Kushtetues per Pushtetin Vendor sanksiononte se "parimet e organizimit dhe funksionimit te pushtetit vendor nuk mund te cenojn` krakterin e unifikuar kombetar te shtetit shqiptar." Per krahasim, Kushtetuta e sotme e Bullgarise, nje vend me pakica te rendesishme etnike dhe qe po ben hapa te suksesshme drejt integrimit europian, sanksionon se Bullgaria "eshte shtet integral me veteqeverisje vendore. Nuk lejohet ekzistenca e formacioneve territoriale autonome." [Neni 2]. Arsyeja e heqjes nga hartuesit e nenit te mesiperm ne Kushtetuten e sotme mbetet mister. Por edhe ky shembull i vetem tregon qarte mangesite serioze te krijuara nga Kushtetuta e 1998-s lidhur me strukturen dhe kompetencat e pushtetit vendor.

***

Perfundimisht, nga menyra se si jane formuluar dispozitat e pjeses se Pushtetit Vendor ne Kushtetuten e Shqiperise, te krijohet pershtypja se vendi po kalon gradualisht drejt nje "kantonizimi" te pandalshem me tipare te qarta autonomiste, duke demtuar rende interesat e shtetit dhe te individit.

Miti i trysnise se huaj

Propozuesit e mbeshtetesit e struktures qark-bashki u perpoqen jo pa sukses ta mbrojne tezen e tyre duke argumentuar gjoja trysnine e ushtruar nga Keshilli i Europes dhe nga Komisioni Europian. Por kjo nuk eshte gje tjeter vetem nje mit. Ne fakt, nje prej organizmave te Keshillit te Europes eshte, sikurse u permend me siper, Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale [KAVR], i cili e mbeshtet punen e vet kryesisht ne Konventen Europiane per Vete-Qeverisjen Vendore [Konventa]. Thelbi i misionit te tij, si dhe parimet themelore te Konventes, nuk jane aspak ne kundershtim me strukturen vendore qe ekzistonte para vitit 1998 me baze rrethet. Aq me pak, Konventa nuk paraqiste ndonje detyrim ndaj shteteve ratifikuese qe veteqeverisjen vendore ta rregullonin sipas modelit te saj, dhe vetem me kushtetute, dhe jo me ligj. Pra, sanksionimi ne Kushtetuten e vitit 1998 i kompetencave te pushtetit vendor nuk ishte aspak i domosdoshem. Kjo mund te behej thjesht me ligj te vecante, gje qe do te lehtesonte kryerjen e permiresimeve apo ndryshimeve te mevonshme. Por, perkrahesit e struktures qarqe-bashki, jo vetem ngurtesuan me kushtetute ndryshimin e kryer, por madje edhe u nguten te nenshkruanin e ratifikonin Konventen me 2000 pa asnje rezervim, duke shpresuar qe ta benin te pakthyeshem procesin e shkaterrimit te struktures me baze rrethi. Jo vetem aq, por ne vitin 2002 zyrtaret shqiptare nxituan te ratifikojne edhe Konventen per Bashkepunimin Nder-Rajonal Kufitar, duke injoruar faktin qe nje vend fqinj ende ruan mbeturinat e Ligjit te Gjendjes se Luftes, dhe madje vazhdon te kete pretendime territoriale ndaj gjysmes jugore te vendit.

***

Eshte e vertete se Shqiperise iu bene "rekomandime" ne vitin 1995, 1997 dhe 1999 nga ana e KAVR-se, qe te ndermerreshin disa reforma ne qeverisjen vendore. Por ato nuk ishin aspak detyruese mund te te kundershtoheshin a arkivoheshin pa ndermarre ndonje veprim. Eksperteve te huaj mund t'u thuhej, per shembull, se ata nuk mund te "eksportonin" apo "transplantonin" ne nje vend si Shqiperia modele qe u takonin vendeve te medha dhe me zhvillime historike dhe tradita krejt te ndryshme, ne mos te pakrahasueshme me te.

Edhe arsyetimet se "autonomia" vendore perben nje kusht per integrimin europian nuk qendrojne, per arsyen e thjeshte se anetaresimi ne BE nuk perjashton, madje perkundrazi synon ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit te secilit shtet anetar, pjese e te cilit ishte edhe struktura demokratike e konsoliduar e pushtetit vendor para vitit 1998. Me te vertete, Neni 6.3 (ish NeniF) i Traktatit te Amsterdamit thote shprehimisht se "Bashkimi [Europian] do te respektoje identitetet kombetare te shteteve te veta anetare."

Per nje ndryshim te Kushtetutes se vendit

Kushtetuta e vitit 1998 ka mangesi serioze, nder te cilat shquhen dispozitat federaliste te pushtetit vendor. Eliminimi i struktures se pushtetit vendor me baze rrethet po sjell gradualisht ne njefare "kantonizimi" te vendit. Perqendrimi i pushtetit vendor tek qarqet e bashkite e ka larguar administraten vendore nga qytetari, duke krijuar hallka burokratike te teperta, te kushtueshme e te panevojshme. Mungesa e llogaridhenies vertikale dykaheshe, dhe rritja e praktikave te pandershme e korruptive ne zyrat e qarqeve e bashkive e ka zhvleresuar me tej "reformen" e panevojshme te ndermarre. Por ky "kantonizim" i imponuar, jo vetem qe eshte ne kundershtim me modelin e konsoliduar shqiptar te pushtetit vendor ekzistues para 1998-s, por shkon ndesh me Parimet Themelore te vete Kushtetutes se sotme, si dhe mund te krijoje premisa te padeshirueshme per kercenimin e integritetit territorial te vendit e per paqen e stabilitetin ne rajon.

***

Propozimi i kryetarit te PD-se per ndryshimin e Kushtetutes lidhur me afatin tre-vjecar te zgjedhjeve vendore, edhe pse gjysmak, mundeson lindjen e debatit per domosdoshmerine e masave kryesisht me karakter kushtetues qe do te shmangnin cenet serioze te mesiperme, dhe qe do te rrisnin stabilitetin e vendit si dhe shanset e tij per integrimin europian.

Se pari, ndofta do te ishte me vend miratimi i nje amendamenti kushtetues, i cili do te suprimonte strukturen e sotme te pushtetit vendor me baze qarqet e bashkite, dhe te rivendoste strukturen me baze rrethet. Ky amendament do te eliminonte gjithashtu ato dispozita autonomiste e federaliste te Kushtetutes, duke rivendosur zgjidhjen kushtetuese konsensuale te perparshme. Kompetencat e organeve vendore te caktohen me ligj, duke siguruar ne kete menyre nje procedure me elegante dhe me elastike nese do te nevojiten ndryshime dhe permiresime ne te ardhmen.

Se dyti, duke u mbeshtetur ne frymen e integrimit europian dhe sidomos te Nenit 6.3. te Traktatit te Amsterdamit, Shqiperia do te duhej te shpallte disa derogime nga Konventa Europiane e Vete-Qeverisjes se Pushtetit Vendor si dhe ajo per Bashkepunimin Rajonal Nder-Kufitar, kryesisht per ato dispozita te se pares qe mund te shkojne ndesh me parimet kushtetuese, traditen vendase si dhe parimet e integrimit europian. Derogimi perben nje procedure krejt normale e demokratike, te parashikuar ne te drejten nderkombetare.

Le te shpresojme qe vizita e delegacionit te eksperteve te KAVR do te mundesoje njohjen, pranimin dhe korrigjimin e ketij gabimi shume te madh te imponuar nga jashte, harxhet dhe pasojat e te cilit po i paguajne shtrenjte banoret e ketij vendi.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 09:13 Edit Post Reply With Quote
E gjeta ligjin?

Bashkangjitje: index.pdf (22.46kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 572 herė






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 09:17 Edit Post Reply With Quote
Funksionimi:

Bashkangjitje: index1.pdf (143.77kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 645 herė






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 09:20 Edit Post Reply With Quote
Po "rrethi" si nendarje e qarkut nuk ka asnje fuksion?

Po prefektura c´ka asht?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 09:22 Edit Post Reply With Quote
E gjeta ligjin:

Bashkangjitje: index2.pdf (28.59kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 1230 herė






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 09:24 Edit Post Reply With Quote
Nje rremuje e vertete!

Sa prefektura ka RSH?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
PJESA E GJASHTË

QEVERISJA VENDORE


Neni 108

1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.

2. Ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e të interesave të përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë me parë mendimi i popullsisë që banon në to.

3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore.

4. Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj në përputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2.

Neni 109

1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilët zgjidhen çdo tre vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.

2. Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.

3. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse.

4. Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të formojnë bashkime dhe institucione të përbashkëta me njëri-tjetrin për përfaqësimin e interesave të tyre, të bashkëpunojnë me njësitë vendore të vendeve të tjera, si dhe të përfaqësohen në organizatat ndërkombëtare të pushteteve vendore.

Neni 110

1. Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkët.

2. Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore.

3. Organi përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Bashkitë dhe komunat delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut në përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar. Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të këshillit të qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista përpjesëtimore ndër këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga këshillat përkatës.

4. Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun.

Neni 111

1. Njësitë e qeverisjes vendore janë persona juridikë.

2. Njësitë e qeverisjes vendore kanë buxhet të pavarur, i cili krijohet në mënyrën e parashikuar me ligj.

Neni 112

1. Njësive të qeverisjes vendore mund t'u delegohen me ligj kompetenca të administratës shtetërore. Shpenzimet që kryhen për ushtrimin e delegimit, përballohen nga shteti.

2. Organeve të qeverisjes vendore mund t'u vihen detyrime vetëm në përputhje me ligjin ose sipas marrëveshjeve që ato lidhin. Shpenzimet që lidhen me detyrimet që u vihen me ligj organeve të qeverisjes vendore përballohen nga buxheti i shtetit.

Neni 113

1. Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:

a) rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre;

b) ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike;

c) kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre;

ç) kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre;

d) caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin;

dh) krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendorë të nderit;

e) ndërmarrin nisma për çështje vendore përpara organeve të caktuara me ligj.

2. Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra.

3. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në gjykatë.

Neni 114

Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësues të tij në çdo qark. Kompetencat e prefektit caktohen me ligj.

Neni 115

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

http://www.parlament.al/dis-kus.html


Pra prefekti caktohet ne cdo qark, po prefektura cfare eshte?

Eshte qarku ku eshte caktuar prefekti?

Nje idiotsi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-2-2009 nė 11:54 Edit Post Reply With Quote
Sa rrethe ka RSH?

36?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-2-2009 nė 11:57 Edit Post Reply With Quote
http://www.ert.gov.al/ert_alb/static_down/Ndarja%20administrative%20ne%20RSH.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-2-2009 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
http://www.ert.gov.al/ert_alb/static_down/Popullsia%20sipas%20njesive%20ne%20RSH.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2009 nė 16:49 Edit Post Reply With Quote
http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj%20Nr%208653%20Dat%C3%AB%2031-07-2000.htm


L I G J

Nr.8653, datë 31.7.2000



PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË



Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1 dhe 108 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,



K U V E N D I



I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:



Neni 1



Ndarja administrativo-territoriale e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë është si më poshtë:

1. Qarqe……………………………. 12

- Nënndarja e qarqeve, rrethe 36, sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij ligji.

2. Komuna………………………309

3. Bashki………………. ……… 65

- Bashkia e Tiranës ka 11 njësi bashkiake.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3984571 sekonda, 43 pyetje