Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Zgjedhjet ne Shqiperi dhe Tregetia me Himaren
Adrian

Postuar mė 15-10-2003 nė 14:19 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhjet ne Shqiperi dhe Tregetia me Himaren

Zgjedhjet dhe tregëtia që u bë me Himarën
Edhe pse nuk munda të marr pjesë në votime sepse jetoj në Athinë, interesimi për zhvillimin e tyre ishte shumë i madh si nga unë dhe nga të gjithë shqiptarët këtu.
Mëndoj se populli shqiptar ka treguar se di të vlerësojë njerëzit dhe jo vetëm partitë. Kështu që lumturohem që vit pas viti po tregojmë gjithnjë e më tepër një përpjekje politike dhe po fillojmë të shohim e të ndajmë me qartë të përparuarën nga konservatorja.Gjithnjë e më të qartë e të ndergjegjshëm janë tashmë shqiptarët në zgjedhjet që bejnë për të ardhmen e tyre. Kjo është dhe rezultat i jo me pak se 12 vjet përvoje.
Por, nga ana tjetër më vjen shumë keq për ato zona ku numri i njerëzve që bojkotuan votimet ishte i konsiderueshëm. Do të doja t'i bëja një pyetje kësaj kategorie "indiferente": a duhet të kenë të drejtë nesër e tutje të ngrenë zërin e të kërkojnë "dorën e shtetit"? Nëse po, si? Ata nuk votuan për ndonjë udheheqës të pushtetit të këtij shteti. Atëherë...?!
Sidoqoftë ky shqetësim është shumë i vogël në krahasim me atë që m'u shkaktua kur pashë lajmet e kanaleve greke ketu në Athinë: pamjet nga Himara. Me erdhi vertetë ndot! Nuk e kuptoj se cilët janë ata njerëz që organizojnë këto gjëra dhe që pëlqejnë këto shovinizma. Më vjen shumë keq që shumë shqiptarë, për arsye të ngushta ekonomike, kanë shitur votën e tyre. Me vjen shumë keq për ata shqiptarë të Himarës që kanë fatin të jenë zotër të asaj perle, por që me qëndrimin dhe më përulesinë e tyre ndaj disa klaneve e qarqeve shoviniste greke, po e kthejnë këtë perlë në një objekt shfrimi ndjenjash nacionaliste tashmë të demoduara. Nuk e kuptoj se si këta njerëz pretendojnë gjëra të tilla kur sot të gjitha vendet e Europës janë në garë për t'u bashkuar e për t'u çliruar nga fobitë e "kufinjve"!
Do të doja të shihja këtu qëndrimin e të dyja shteteve, si të qeverisë shqiptare ashtu dhe të asaj greke nëse kjo e fundit vërtetë do të dojë të quhet një anëtare e denjë e Bashkimit Europian! Shumë herë ndihem e ngatërruar. Nga njëra anë trumbetohet së janë një vend që e meritojnë të qenurit në BE,e nga ana tjetër shoh sesi po kjo qeveri "mbyll sytë" para publikimeve e propagandimeve pothuajse në të gjithë median, të një fryme ekstremisht shoviniste.
Nga ana e vet Qeveria shqiptare a ka pyetur ndonjëherë se : cili është qëllimi i gjithë kësaj tendence? Po ashtu kam një pyetje për keta të vetëquajturit "greko-himariotët"(në fakt suliotët e lashtë): a janë të sigurtë se c'kërkojnë? A e dinë mirë ata vetë se c'janë duke bërë? Se c'janë duke i bërë tokës së tyre, Himarës? A e kuptojnë se pasuria e tyre natyrore është më e madhe se sa rroga që me përulësi i jep pronari grek sot?
Jo jam e sigurt që këta nuk dinë asgjë! Po të dinin nuk do të bëheshin ashtu qesharakë para kamerave greke. Për mua këta janë kthyer në vegla kollaj të përdorshme dhe që aktualisht po i përdorin ekstremistë të vjetër grekë që akoma nuk i zë gjumi për "Vorio Epirin" dhe për të shkatërruar vetë Himarën, për të ngatërruar dhe çoroditur një popull punëtor e të zgjuar si ai i Himarës!
Me respekt për të gjithë shqiptarët e vertetë, Egla
Biznesi

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2003 nė 05:22 Edit Post Reply With Quote
Bollanot, besnike te Atdheut, Greqise
Ne shkrimin e publicistit te vjeter eshte nxjerre nje program i Deges se Vorio-epirit ne Greqi ne fillim te viteve '90, qe evidenton synimin e hapur te Deges se Vorioepirit dhe nje strategji te detajuar per aneksimin e Himares. "Degjoni more te gjore, i drejtohet autori, duke perdorur foklorin. Ujku kur vjen s've kembore", duke iu referuar ngjarjeve te sotme

Mexhit Kokalari*

Si mbledhes i vjeter i folklorit, me kujtohet nje kenge e vjeter popullore, qe e kam mbledhur ne Himare nga te moshuarit e kesaj krahine, prapavije e sigurte e Skenderbeut, ku biri i tij Gjoni, mbas njembedhjete vjetesh nga vdekja e te atit, ne kete krahine bregdetare zbarkoi, si nga vendet me te sigurta dhe atdhetare te Shqiperise.

Himara djepi i trimave me fore

Degjoni more te gjore,

Ujku kur vjen s've kembore,

Leri morait se c'thone, 1)

Dhe dhaskalin me arhone, 2)

Perse ne Himaren tone

Me greqishten kuvendojne?

Po kur qajne e kur kendojne?

Ne vajet kur ligjerojne,

po keto ne c'gjuhe i thone?

Apo s'duan t'i degjojne.

E shtrenjta Himara jone,

Ti je gjaku, renja jone.

Djepi i trimave me fore,

Greqizmat dot s'te mbulojne.

Jemi gjithe shqipetare,

Jemi nje fis e nje fare,

ndaj na shkon dyfeku mbare.

1- Morait - Quheshin greket, mbasi ne More (Peloponezi) u formua shteti i pare grek.

2- Arhon - Pasanik, fjale greke. "Arhond''

Sipas dokumentacionit te terhequr nga arkivat e Vatikanit dhe nga veprat e autoreve te ndryshem si Nilo Borgia, etj, ne trevat qe dikur (ne antikitet) shtrihej Kaonia Ilire, me vone me emra te ndryshem: Arberia. Laberia, pikerisht ne keto treva shtrihej krahina e Himares e perbere nga 50 fshatra. Fillonte nga Gumenica e Vlores dhe shtrihej deri ne Dragot, Bence, Humelise, Karjan etj. Sipas Folklorit:

"Qe ne Gumenic e lart,

Himare quhej cdo fshat,

Ishim regat me fusat, 1) 2)

Osmanlliu me zanat,

Na percau mbeme pak''

1- Fusat - fjale turke: Te forte

2- Regat - fjale latine: Mbreteri.

Por tashti keto ditet e fundit ne Himare, ne vendin e trimave atdhetare, qe vetem qiellin pranojne mbi koke dhe jo flamuj te huaj, ne truallin e anetareve me besnike te gardes se Gjergj Kastriotit (vjehrit te Skenderbeut), te Gjike Thanasit, te Sokrat Lekes, te Spiro Jorgo Kolekes, te Dr. Jami Rexhos, Mitro Dhimertikes, etj. Disa kacilljare te shitur koke e kembe tek shovinistet greke duke perfituar nga grindjet e brendshme te partive shqiptare (lidhur me votimet), arriten te ngrinin flamurin grek ne qytetin e Himares, duke e quajtur toke greke, vendin e tyre, krahinen e Himares. Dihet historikisht qe himariotet jane leber (te mbetur ne fene tone te vjeter) "te krishtere".

Ju bashkengjitim kopjen e programit te deges se organizates se Vorioepirit me qender ne Korfuz, ku ne kete program thuhet: Qe t'i behet i njohur popullit te Himares. Ja nga e kane burimin keto intriga:

PROGRAM I DEGES SE ORGANIZATES SE VORIOEPIRIT ME QENDER NE KORFUZ

Ky program i behet i njohur popullit te Himares.

Te dashur bashkeatdhetare,

Ne qendren e vemendjes sone ju kini qene e do te jini vazhdimisht. Mendojme per ju, per te ardhmen e femijeve tuaj. Pikerisht per kete, kemi krijuar edhe nje organizate te vecante, te ciles i kemi vene emrin: "HIMARA E LIRE VORIOEPIRIOTE DHE MINORITARE GREKE"

Deri ne mbarim te muajit shtator 1992, kemi programuar keto aktivitete:

1. Vizita te perbashketa ne Korfuz, Janine, Arte, Parge, Paramithi, Filat, Himare, Dhermi, Palase, Qeparo, Kudhes, Vuno, Sarande, Konispol, Dropull.

2. Organizimi i nje mbledhje te madhe ne Sheshin "Spiles" te Himares ose ne Potam, ku do te marrin pjese edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, Sekretar i Pergjithshem i Kishes Ortodokse Shqiptare. Aty do te dorezohen edhe 4 prifterinj. Do te behet nje meshe e madhe ne Katredalen e Himares dhe nje ne ate te Dhermiut (Spiridhonis e Harallambis). Do te meshojne dhespotet Sebastianos e Janullatos. Aty do te flase edhe prifti dherminjas Klearkos Savas, i dorezuar ne Athine.

3. Do te nenshkruhet nje marreveshje midis Kishes Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke per t'i pajisur kishat e Vorioepirit ne pergjithesi dhe ato te krahines se Himares ne vecanti me te gjitha sendet e nevojshme. Per palen greke do te firmoset nga hiresite Sebastianos e Janullatos dhe per palen shqiptare nga Aleko Dhima, sekretar i pergjithshem.

4. Meshat ne Himare, Dhermi, Palase, Vuno, Qeparo, Kudhes do te mbahen ne greqisht, sipas marreveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima.

Do te percaktohen administrate e KRAHINES AUTONOME VORIOEPIRIOTE MINORITARE TE HIMARES, ku do te marrin pjese njerezit me te devotshem te familjeve me te shquara si BOLLANOT, MILOT, NERANXET, JOSHET, ILOT, BELERAJT, RONDAJT, ZOTAJT, DHIMOJANAJT, DUNAJT, AGNANOSTAJT, PROTAJT, JANILAJT, PJEROT, DAFLLAJT, BIFSHAJT, GORECAJT, JANIJAT, ZHUPAJT, FOTIADHET...

Do te behen mesha pershpirtjesh per EPO-sin grek 1940-1941 ne Livadhet e SHENGJERGJIT dhe ne SKUTARA, pastaj ne JONOMARINE e SHENTHEODHOR, NE STAVRIDH, NE SHENJAT: ku ndodhen eshtrat e ushtareve oficere greke: Agathoklis, Kostantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoris, Kazmas, etj. Per te cilet do te ngrihet edhe nje permendore.

5. Do te zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, Estrada, cirk, recitime, simpoziume me temen: TRADITAT NUK HARROHEN, POR FORCOHEN, ku do te flasin historiane, poete, muzikante, artiste, etj. Po ashtu do te shperndahen libra ne gjuhen greke ne te cilat flitet per VORIOEPIRIN, MINORITETIN, PER TRADITAT DHE EPOPETE. Do te flitet per ndihmen e madhe, qe i jep Kisha Greke asaj Shqiptare dhe per perpjekjet qe ben ajo Greke per te mos u shkeputur prej asaj Shqiptare, e cila kurdohere ka qene e do te jete e lidhur me ate greke kunder muslimanizmit e katolicizmit.

6. Do te shperndahen librat shkollore greke per shkollen greke, qe do te filloje ne krahinen e Himares dhe do te caktohet grupi i pare i mesuesve greke vullnetare, qe do te vijne atje. Me kete pune do te merret familja BOLLANO, prej gjirit te te cilave do te caktohen pjesteare me detyra me rendesi, ne qeverisjen e Himares, e Bollanot kane dhene prova te medha per besnikerine ndaj atdheut te tyre Greqise.

7. Ne Himare do te instalohet nje radiostacion vorioepiriot-minoritar, qe ne bashkepunim me "OMONIAN-n" do te jape programe te pasura (duke kaluar shume shpejt dhe ne televizive) te kultures, muzikes e filozofise greke per te rrenjosur thelle patriotizimin.

8. Do te perpilohet nje komunikate e perbashket me ane te se ciles do te percaktohet afati tranzit i krahines autonome te Himares deri ne bashkimin me atdheun, Greqine-meme.

9. Do te vendoset nje linje e rregullt detare KORFUZ-HIMARE, si dhe nje tjeter me autobus JANINE-HIMARE. Autobuzet do te jene greke dhe udhetimi i himarjoteve vajtje-ardhje do te jete gratis.

10. Ne muajin nentor 1992 do te organizohet nje takim i dyte me proporcione te medha (duke u shtrire gjer ne Tepelene).

SEKRETARJA KRYETARI

Eftalias Papadhimitris Rafailidhis Andrikos

Nje fjale e urte popullore thote: "Kur zihen qente, ha ujku dhente".

Natyra cdo populli i ka caktuar trojet e tij. Dielli leshon cdo lloj rreze ne mbare boten. Gjithashtu edhe shiu na vadit te gjitheve me bujari. Ai nuk njeh kufi: as Kakavije as Kapshtice e Morine. Qielli eshte i hapur per te gjithe. Njerezit te gjithe lindin njesoj lakuriq. Nuk lind asnjeri me kemishe. Te gjithe jane te vdekshem, qofte mbret, qofte liparak, qofte me kombesi te ndryshme: shqiptar, grek, sllav, Italian, etj. Te gjithe njerezit mbulohen me te njejten mbulese qe quhet "Balte". Perderisa ka vdekje per te gjithe, perse te mos i kalojme ne paqe e ne miqesi, duke i bere thirrje arsyes se njeri tjetrit? Sidomos me komshinjte (me fqinjet), qe as mund t'i nderrojme dhe po t'i duam. Le te rikujtojme se gjithe njerezimi ne mbare boten, pa dallim rrace, feje, kombesie, ideje, pasurie, jane te denuar me vdekje dhe ky vendim eshte i formes se prere dhe i paapelueshem. Secili popull rrofte e qofte ne shtepine e tij. Mjaft ......... shovene (ne fuqi) fqinjte ndersejne popujt e tyre per te zgjeruar pasurine, ne kurriz te popullit te shume vuajtur shqiptar, qe aq shume i a kane pervetesuar per te vdekur shqiptari. Zoti i ndjefte. Amin

*publicist. Titulli i shkrimit eshte i redaksise




--------------------------------------------------------------------------------
19/10/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 31-10-2003 nė 09:31 Edit Post Reply With Quote
HImara

Me Himarën në zemër
Çfarë ndodhi në zonën bregdetare të Vlorës gjatë 12 tetorit dhe ditët në vazhdim? A pati vërtet dërgata vullnetarësh të financuar nga organizata e Rinisë Vorioepirote dhe a e vë në dyshim fitorja e PBDNJ-së në Himarë sovranitetin e shtetit shqiptar atje? A mund të degjenerojë situata në tensione ndëretnike ndërsa vlonjatët përgatisin procesionet e patriotizmit?
Sokol Shameti


Niko Kolila, i shpallur ne kerkim nga policia e Vlores

Pëllumbat vërtiten me qindra në sheshin përpara Parlamentit të Greqisë në Athinë. Kodrat afër Akropolit sjellin aromë ullinjsh. Sheshi vjen erë paqe. Turistët mbajnë radhë për të fotografuar spektaklin e përditshëm të ndërrimit piktoresk të rojeve para godinës. Dy ushtarë shtatlartë me fustanella të shkurtra dhe me hapat e ndërlikuar të një valleje popullore greke i lënë turnin dy rojeve të tjerë. Skena ngjan idilike si e dërguar direkt e nga teatri antik. Por në sfond qëndron një mur i mermertë, ku me gërma stil i vjetër greqisht, radhiten një numër emrash qytetesh, fshatrash a toponimesh të tjera, që përbëjnë nderin e helenizmit dhe për të cilat thuhet se është derdhur gjak grek. Klisura [Këlcyra], Argjirokastro [Gjirokastra], Korica [Korça], Premeti [Përmeti], Saranda, Tomoros [Tomorri]. E vendosur në qendër, përtej të panjohurës së një iksi - greqisht H-ja shkruhet X - shfaqet Himara.
Emri i qytezës shqiptare ka qenë përherë aty, i shpallur faqeza për sytë e kujtdo. Politikanë, ambasadorë, gazetarë, studiues, vizitorë të rastit. Askush nuk mund të bëjë të habiturin sot sesi mund të na vihet në diskutim papritur shqiptariteti i Himarës dhe sovraniteti i Shqipërisë mbi të. Kur nuk bëhet rezistencë ndaj premisës, smund të shpresosh të kursehesh nga pasojat. Ndonëse askush nuk është ndier, të gjithë kanë patur mundësi ta shohin emrin e saj të shkruar publikisht në të njëjtin rresht me një numër qytetesh e vendbanimesh të tjera shqiptare të cilat përmenden midis disa rivendikimeve territoriale të Athinës, një politikë kjo dikur shtetërore, ndërsa tani e nëndheshme.
Sytë e athiniotëve janë mësuar ta shohin Himarën në murin e parlamentit të tyre gjithmonë, si atëherë kur dy vendet ishin de fakto në gjendje lufte edhe tani që në luftë ato janë vetëm de jure dhe midis tyre është nënshkruar madje edhe një traktat miqësie. Mediat greke, përherë një hap më të avancuara se qeveria, kanë treguar më shumë se një herë zell patriotik në këto vite për ta velur opinionin vendas me realitetet e dhimbshme himariote. Reportazhet nga qyteza përhapin jashtë, vuajtjet e popullit grek të Himarës dhe skenat mbyllen përherë me tingujt e një kambane kishe, që kumbon si një thirrje e largët mallëngjyese për zemrat e miliona grekëve që vetëm ata e dinë sesi durojnë që një pjesë e kombit dhe e ortodoksisë të vuajë nën thundrën e islamit. Për këtë arsye, nuk ishte një shfaqje e pazakontë histerie antishqiptare ajo që u pa në ekranet e natës së 12 tetorit midis mizërisë së flamujve grekë në duart e vullnetarëve të ardhur në eufori e sipër me autobuzë e tragete nga Greqia për ti dhënë votat kandidatit të Omonias nën lëkurën e PBDNJ-së. Himara si një ishull grek përbën një përjashtim midis detit etnik shqiptar në zemër të Labërisë. E përsëritur dalëngadalë vit pas viti në mijëra emisione televizive, artikuj gazetash, histori emigrantësh që shesin të shkuarën për të blerë një të ardhme, priftërinjsh pa famulli dhe deklaratash të paverifikueshme politikanësh, ky përjashtim është bërë tashmë një rregull. Përsëritja e shndërron gjithmonë një përjashtim jo vetëm në rregull, por edhe në një mënyrë të jetuari.
Prej disa vitesh Himara ka nisur të shndërrohet në një skenë ku shfaqet i njëjti repertor. Zgjedhjet politike këtu prej disa vitesh kanë marrë ngjyrat e një kompeticioni midis dy kombësive që përbëjnë popullsinë e kësaj zone. Ishin përsëri një palë zgjedhje sivjet, kësaj radhe ato vendore, të cilat e rikthyen Himarën këtë qytetth me afro 8 mijë banorë shumica e të cilëve në emigracion, të zerë faqet e para të gazetave të Tiranës dhe Athinës, të përbëjë lajm për edicionet qendrore informative në TV dhe të shkaktojë një trazim të tillë në politikë sa të provokojë një numër deklaratash të ashpra e madje të rrezikojë edhe ndryshime në qeveri.

Vangjel Dule, kryetari i ri dhe energjik i cili i ka dhënë një sens mjaft pragmatik Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut [PBDNJ] fill pas vdekjes së liderit të saj historik Vasil Melo, lexon nervoz disa artikuj gazetash. Shesin sensacione për të fituar para, thotë teksa përplas për të fundit herë majën e stilolapsit mbi tavolinë. E ka me shtypin. Gazetat kanë disa ditë që shkruajnë për një miting në qendër të Himarës ku janë valëvitur flamuj grekë dhe ku Shqipëria është sharë mbarë e prapë. Nuk i njoh ata njerëz, por ajo që kanë bërë është e turpshme dhe e dënueshme. Nuk ka qenë PBDNJ ajo që i ka organizuar, siç nuk kemi qenë ne ata që i vumë tritolin një qendre votimi. Vihuni në vendin tonë. Do ta shkatërronit një proces zgjedhor që ju ka nxjerrë fitimtarë?, thotë Dule. Logjika e tij është e ftohtë. Faktet, të nxehta.
Fushata ka mbaruar, votimet gjithashtu, por në lojë është lulja e triumfit të partisë së tij. Bashkia e Himarës, e vetmja e këtij rangu, krahas disa komunave dhe dy bashkive të tjera më të parëndësishme dhe simbolike, ka ngacmuar aq shumë emocione saqë sipas tij dikush të cilit nuk i intereson humbja e subjektit të vet politik atje, po i përdor këto emocione me mjeshtëri. Natën e 12 tetorit për herë të parë në histori në Himarë nuk fitoi asnjë nga partitë e mëdha pastërtisht shqiptare, por PBDNJ, një parti që ndonëse thuhet se mbron të drejtat e njeriut, përfaqëson më shumë se gjithçka interesat e minoritetit grek në Shqipëri, më të madhit në numër dhe më të fortit ekonomikisht. Nuk ka asgjë të keqe, por në politikën midis Shqipërisë dhe Greqisë ky është një fakt domethënës. Me një popullsi tërësisht ortodokse por vetëm pjesërisht shqipfolëse, rajoni i Himarës i përbërë nga shtatë fshatra nga të cilat tri [Himarë, Palasë e Dhërmi] të dominuara nga greqishtfolësit, nuk përfshihet në zonat e njohura të minoritetit grek të përqendruar kryesisht në Dropull dhe Sarandë. Nëse PBDNJ arkëtoi disfata aspak interesante në të gjitha zonat tradicionale të minoritetit, ajo korri një fitore mjaft të bujshme pikërisht në Himarë, zonë e diskutueshme kjo e cila ndonëse rivendikohet prej organizatës Omonia si zonë minoritetit, nuk është pranuar kurrë si e tillë nga qeveritë e Tiranës dhe opinioni vendas, i ndërgjegjshëm për historinë e saj thellësisht shqiptare. Në aleancë qeverisëse me Partinë Socialiste, Vangjel Dule i PBDNJ-së ndjehet i tradhëtuar prej aleatëve në betejën që u zhvillua për Himarën. Ka qëndruar për tre vjet në të njëjtin koalicion me PS, ndonëse asnjëherë nuk ka reshtur së akuzuari kolegët rozë për imponimin me forcë në zgjedhjet vendore të 2000-ës dhe ato parlamentare të 2001-shit. Më 2000 socialistët dhe demokratët krijuan një aleancë tërësisht të papranueshme dhe pasi manipuluan dhe ushtruan dhunë fituan në Himarë. E dinim se edhe kësaj radhe mund të kishte tensione dhe i kërkuam Partisë Socialiste të bënim një moratorium për një fushatë pa tubime masive, pa postera, shpallje dhe mitingje. Ne e respektuam, ata e shkelën, thotë i indinjuar Dule. Ai thotë se ishte i detyruar të bënte aleancë me Partinë Demokratike e njohur për praktikat e saj të dikurshme radikale kundër aspiratave greke në Shqipëri. Në të kundërt, sipas kodit zgjedhor nuk do të kishim asnjë mundësi të mbronim votat në komisione, thotë Dule. E megjithatë ai rreshton një numër incidentesh sipas tij me protagonistë socialistët himariotë të instruktuar për të shkëputur me çdo kusht një fitore mbi PBDNJ-në. Në njërin nga fshatrat e Bregut, aktivistë socialistë kanë plaçkitur vulën, sipas Dules. Pas ankesës së PBDNJ-së, policia ka dorëzuar vulën por jo grabitësin. Në një fshat tjetër me predominancë shqiptare, komisioneri socialist ka marrë kutinë e votimit, i ka shtuar disa fletëvotimi fshehurazi dhe pa i numëruar ka dorëzuar në KZQV një rezultat të rrumbullakosur në favor të PS-së. Në mes të Himarës, një shashkë ka përgjakur një polic pranë qendrës së votimit dhe ka lënduar një qytetar tjetër. Kozma Pelo u akuzua për këtë akt dhe u identifikua menjëherë nga Ministria e Rendit dhe PS si një anëtar i PBDNJ. Unë do të tregohesha më i matur në përcaktimin e tij politik. Në zgjedhjet e vitit 2000 ai ka qenë komisioner socialist, thotë Dule.
Në rezultatin ende jodefinitiv të zgjedhjeve, duket se kanë ndikuar jo pak, disa qindra vota të dërguara me porosi nga Greqia. Jam në dijeni të emigrantëve që u kthyen në Himarë, në qytetin e tyre të lindjes për të votuar, por PBDNJ nuk ka qenë në zanafillë të ndonjë organizimi autobuzësh a tragetesh. Por edhe nëse do të ishte, çtë keqe ka. Mund tju tregoj një rast, sesi vetëm në një fshat të Sarandës PS ka organizuar mbërritjen e tetë autobuzëve me simpatizantë, emigrantë në Greqi, thotë Dule. Ai gjithashtu mohon në mënyrë kategorike ndonjë lidhje midis tij ose partisë së tij me Organizatën e Rinisë Vorioepirote e cila është përfolur si organizatore e vullnetarëve himariotë dhe dërgatës së rreth 15 autobuzëve dhe një trageti për të votuar PBDNJ-në në Himarë. Di se disa prej autobuzëve kishin postera të kandidatit tonë në Himarë, Vasil Bollano, thotë Dule i cili kundërshton që në radhët e emigrantëve të jetë shfaqur qoftë edhe një fotografi e vetme e të përfolurit Karathano, lider i rinisë Vorioepirote.
Si Dule, edhe vetë Bollano, refuzojnë të ketë pasur ndonjë lidhje midis fitores së tyre dhe vullnetarëve të financuar nga Greqia, por ka shumë të ngjarë që një pjesë e madhe e kësaj fitoreje eventuale ti dedikohet pikërisht votave të ithtarëve të Karathanos. PBDNJ mund të mos ketë inkurajuar një gjë të tillë, por sidoqoftë ajo nuk ka kundërshtuar që kjo të ndodhë. Referuar mitingut spontan me flamuj grekë pas shpalljes së rezultatit paraprak që nxirrte fitues Bollanon, Dule thotë se nuk mund të njohë fytyrë për fytyrë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij, por megjithatë ai i beson maturisë së PBDNJ-istëve. Ata nuk do të kryenin kurrë akte të tilla.

Nga ana e tij Vasil Bollano ndonëse nuk shprehet nëse flamurvalëvitësit ishin anëtarë të PBDNJ-së apo jo, thotë se një pjesë e tyre janë banorë të Himarës të ardhur me rastin e zgjedhjeve nga Greqia. Bollano, nënkryetar i OMONIA-s, organizatë politike e minoritetit grek, është njëkohësisht edhe një nga sekretarët e PBDNJ-së dhe një nga figurat e reja të kësaj partie, mjaft i diskutuar që nga viti 2000 kur Melo e pranoi atë si kandidat të PBDNJ-së në Himarë pas presioneve të Athinës zyrtare, shfaq një optimizëm të përmbajtur. Mos më quani kryetar të Bashkisë. Po pres rezultatet zyrtare, thotë ai. Në vitin 2000 kandidati socialist fitoi ndaj tij falë Aleancës për Kombin që u shpall nga të gjitha partitë e spektrit politik shqiptar përkundrejt PBDNJ-së së minoritarëve. Rreth 1200 votave pro Bollanos atë vit, iu kundërvunë 1100 vota socialiste, 600 demokrate, 500 socialdemokrate dhe disa të tjerë më minorë. Dule thotë se ky ishte një rezultat kallp që nuk u njoh as nga kongresi i autoriteteve vendore dhe rajonale. Bollano është ndier edhe më i prekur. E akuzuan për përhapës fryme nacionaliste, se kishte tentuar të blinte vota me premtimin e vizave dhe investimeve greke. A mendon ai kësaj radhe të zëvendësojë një frenim eventual të investimeve nga buxheti i shtetit me investime greke? Nuk kemi ndonjë premtim hë për hë, por sbesoj se qeveria do ti mohojë Himarës atë që i takon vetëm sepse fitoi një kandidat i PBDNJ-së, thotë Bollano. A është Himara sipas tij minoritet? Zoti Bollano shmanget duke thënë se dihet kush bën pjesë në minoritetin grek, ndonëse një shkollë greke e mbyllur në këtë zonë më 1946 duhet të rihapet atje, sipas tij. Fundja a është ai, Vasil Bollano një nacionalist grek? Jo. Përkundrazi në mbledhjet e partisë më kritikojnë pse jam kaq i moderuar, thotë ai.
Nëse kishte në zgjedhjet e fundit të Himarës doza nacionalizmi dhe gara force mes dy komuniteteve të zonës, ngjan në të vërtetë si një fakt dytësor përpara manovrave të forcave politike të Tiranës dhe përpjekjeve të tyre më shumë për ti hequr terrenin nga këmbët njëra tjetrës në rang kombëtar, ku Himara luan një rol përqindjesh. Nga ana tjetër, gjithçka ngjan me një përputhje fatkeqe rrethanash. Në luftë për të theksuar edhe më shumë dobësimin e përgjithshëm të PS-së në këto zgjedhje, PD i blaton PBDNJ-së një aleancë në Himarë. Një dhuratë qiellore kjo, por e paarritshme me shifra nëse do të luhet me telat patriotikë të shqiptarëve të cilët numerikisht mund të dominojnë në qendrat e votimit të Bregut. PS bën pikërisht këtë dhe shkel moratoriumin. PBDNJ rrezikon humbjen e radhës në Himarë kur emigrantë të indoktrinuar dhe të instruktuar himariotë shfaqen me autobuzë të financuar në mënyrë të dyshimtë. PBDNJ fiton, por nuk mundet të frenojë dot diskretitimin e imazhit të saj me anë të pamjeve festive të votuesve- mall importi grek, të cilët me një zell të tepëruar pasi fitoja është siguruar, sfidojnë shqiptarët pikërisht në atë mënyrë siç nuk donte PBDNJ të ndodhte. Në një deklaratë të përgënjeshtruar menjëherë më vonë, ministria e jashtme greke e çon deri në fund sfidën, kur kërkon shpalljen e Himarës si zonë minoritare greke. Zemërata shqiptare merr atëherë në mënyrë të menjëhershme formën e një numri autobuzësh dhe makinash të nisur nga Vlora me flamuj shqiptarë që tentojnë dy ditë rresht Himarën, në një orvatje thuajse të hapur për shpagim. Prokuroria e Vlorës hap një hetim për personat që në mitingun e 12 tetorit fyejnë Shqipërinë duke quajtur fitoren e PBDNJ-së në Himarë një triumf mbi një vend turqish, fashistësh dhe çerdheje të Al Kaidës. A mund të shmangej e gjithë kjo? Eshtë një pyetje që përgjigjen zor se mund ta gjejë thjesht në Himarë, arenën ku u luajt melodrama. Interesa partish, qejfmbetje liderësh, pikëpyetje të vëna mbi karriera politike në Tiranë e Athinë. Secila nga këto ka rrezik të ketë qenë strukur kësaj nën ambalazhin gjakndezës të nacionalizmit. Një mënyrë efikase kjo për të krijuar fitimtarë dhe heronj. Por një mënyrë e rrezikshme ama.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 31-10-2003 nė 09:32 Edit Post Reply With Quote
Historia e Himares

I ndertuar ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar, qyteti i Himares ka qene gjithmone qender e nje zone qe ka perfshire jo vetem fshatrat e jugut, por edhe laberine e Kuveleshin. Ajo permendet qe ne kohet e lashta, por historia moderne duket se fillon ne 1199, kur ne qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tane veriore nuk munden ta mbenin per shume kohe dhe ne shekullin e XIII zona e Himares u perfshi nga Karli i Anzhuve ne ate qe ai e quajti Mbreteria e Arberise. Zona ka qene gjithmone me nje popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjine nga ajo qe sot njihet si zona e laberise dhe duke filluar qe nga shekulli i XV edhe me te ardhur nga zonat e Mirdites dhe Krujes. Me 1431 Himara u perfshi si nje nahije e Sanxhakut te Shqiperise. Duke filluar qe nga shekulli i XVI, si pasoje e disa kryengritjeve, Himara siguroi nje sere privilegjesh dhe nje lloj autonomie, qe e lejoi te ruante fene dhe flamurin. Fatkeqesisht, mugesa e rrugeve dhe zona malore krijoi veshtiresi ne komunikimin e saj me zonat e brendshme te vendit. Duke shfrytezuar detin ata vendosen lidhje tregtare me Greqine e kryesisht me Korfuzin dhe si pasoje e ketyre lidhjeve sollen ne qytet edhe gjuhen greke. Duke ruajtur sidoqofte kenget dhe vajet qe gjithmone i thone ne shqip. Ne mars te vitit 1914, nje bregdetas i shkolluar ne Greqi, i quajtur Spiro Spiromilo, shpalli Autonomine e Himares, nje akt politik i mbeshtetur nga bajonetat e ushtrise greke qe kishte zbarkuar atje. Por kjo autonomi u kundershtua dhe nuk u njoh kurre nga forcat nacionaliste vendase. Qe me 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavaresise dhe kishte derguar perfaqesine e saj ne Vlore.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3532300 sekonda, 28 pyetje