Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: S.O.S. Ikonografia
Eni_P

Postuar mė 17-10-2003 nė 08:22 Edit Post Reply With Quote
S.O.S. Ikonografia



Onufri-Lindja e Jezu Krishtit*




Ikonat, bota moderne e perandorisë mesjetare


Kristaq Balli
Ing. – Restaurator pranë MKAM

Revolucioni teknologjik në restaurimin e ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, ndodhet përballë një situate të pafavorshme dhe shkatërruese. Ashtu si gjithë rrjeti i muzeve në Shqipëri, mungojnë kushtet e mikroklimës të cilat mund të çojnë drejt një degradimi të pakthyeshëm

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, veç eksponatëve të tjerë, mbron edhe një prej koleksioneve ikonografike më të mëdhenj e më interesantë të vendeve të ish- Perandorisë Bizantine. Një numër më i madh se ato, ndoshta, janë shkatërruar, zhdukur a tjetërsuar përgjatë periudhave të ndryshme, veçanërisht gjatë represionit komunist, sidoqoftë, edhe ato që kanë mbijetuar paraprijnë historinë moderne të Shqipërisë me atribute shpirtërore, kulturore, e shoqërore të integruara në tërësinë e vlerave dhe antivlerave, avanskenave paqësore dhe prapaskenave makabre, qytetërimit e primitivizmit, progresit e obskurantizmit, siç paraqitej në spektrin më kompleks bizantinist perandoria ekzotike mesjetare.
Duke përzgjedhur nëpër filtrin e saj trashëgiminë e përkryer të artit fresko dhe ikonografik, do të konstatonim se në to ka vlera të pallogaritshme historike, religjioze e universale, që e bëjnë këtë art të jetë një pasuri e pakontestueshme shqiptare. Eshtë midis këtyre mijëra ikonave ekzistenca e kryeveprave dhe kryemjeshtrave, e shkollave dhe drejtimeve, e paraprirësve dhe pasuesve të tillë, që fillojnë nga arti simbolik, arkaik kristian, që kalojnë nëpër të gjitha etapat e atelietë e tij të ndërmjetme, siç janë periudha paleokristiane, shkollat kretase, maqedonase, kretoveneciane, athinjote, etj., e që përfundojnë me degëzimet e manierat artistike të influencuara nga rilindja perëndimore. Midis tyre rrezatojnë me një ndriçim të thellë spiritual e artistik ikonat anonime juglindore të shekujve të 13-14-të, për të vijuar me testamente të mrekullueshme piktorike nga Onufri dhe biri i tij Nikolla, Onufër Qiprioti, Kostandin Jeremonaku, Kostandin Shpataraku, Mësues Konstandini, David Selenicasi, vëllezërit Konstandin dhe Athanas Zografi e bijtë e tyre, Mihal Anagnosti, Nikolla Guga, pinjollët e familjes Katro, si dhe të gjeneratave të piktorëve dardharë, si ata të familjes Zengo apo Kere e shumë të tjerë të cilët krijojnë tablo të jashtëzakonshme imazhesh figurative që, herë me fantazmagorinë e tyre, herë me skrupulozitetin kanunor bizantin, herë me shpërthimet e mandorlave rrezëlluese, herë me vezullimin alegorik të ngjyrave, diku tepër të buta e të përmbajtura, apo diku fluoreshente e plot kontraste tonesh e dritëhijesh e herë me miniaturën e tyre monumentale, të mbërthejnë në një gjendje ndiesish virtuale.
Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë janë instaluar e funksionojnë disa laboratorë ku aplikohen thuajse të gjitha arritjet e shkencave natyrore me “alkiminë” mesjetare dhe parimet estetike ikonografike, të sintetizuara në traktatin kanunor “Ermenija” të Dionisit të Furnës, për të ruajtur të paprekur origjinalitetin, identitetin dhe ekuilibrin teknologjik, si dhe për të paraprirë e siguruar ardhmërinë fizike e morale të tyre. Një ekip restauratorësh, konservuesish, studiuesish shkencorë kundrejt paradoksit të shpërblimit të papërfillshëm material e moral të potencialit të tyre intelektual e shkencor, bën të mundur mbijetesën ndaj barrierave degraduese dhe shkatërruese. Kjo është arsyeja kryesore që përforcon domosdoshmërinë e mbrojtjes, restaurimit e konservimit me mënyrat e teknologjitë shkencore sa më të garantuara, adekuate ndaj faktorëve negativë fizikë, kimikë e biologjikë. Ndaj, për t’i paraprirë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, veçanërisht gjatë 10- vjeçarit të fundit janë shënuar stade të reja progresive në aspektin shkencor restaurues e konservues. Të gjitha këto janë fryt i rritjes e zgjerimit të përvojave, hapjes e thellimit të komunikimit profesional e shkencor kombëtar e ndërkombëtar. Nëpërmjet bashkëpunimit tekniko-shkencor me laboratorë e qendra potenciale diagnostikuese, konservuese e studimore të pikturës së kavaletit bizantin e pasbizantin gjejnë zgjidhje probleme të komplikuara të teknologjive, materialeve e estetikës të konservimit të ikonave. Kështu, p.sh., një program bashkëpunimi disavjeçar është duke u zbatuar prej disa kohësh praktikisht midis këtij muzeu, Qendrës Europiane të Monumenteve Bizantine e Pasbizantine dhe Muzeut të Kulturës Bizantinë në Selanik. Nën një vështrim tjetër teknologjik e shkencor është konceptuar programi i kooperimit midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Muzeut Etnologjik të Mynihut, Ambasadës së Republikës Gjermane e dy kompanive gjermane të specializuara në fushën për mbrojtjen e trajtimin e ikonave. Me vlerë është gjithashtu projekti “Studimi i Ikonave me Metoda e Analiza jo Dëmtuese”, iniciuar nga Qendra Europiane e Monumenteve të Kulturës Bizantine e Pasbizantine. Ky projekt, që ka në substancë një proces të posaçëm hulumtues të ikonave të shek.XIV-XIX duke vënë theksin në ikonografinë e Ballkanit Jugperëndimor, synon realizimin e studimit dhe botimit që lidhet me perfeksionimin e metodave jo dëmtuese për diagnostikimin e teknologjisë të përdorur në shtresat e padukshme të 40 ikonave, që i përkasin fondit shqiptar në Muzeun e Artit Mesjetar. Janë në rrugë e sipër marrëveshjet për bashkëpunim midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Institutit të Artit “Rjepin” e Akademisë së Arteve të Bukura të Shën Peterburgut dhe Institutit të Artit “EVTEK” të Finlandës.
Por, nga ana tjetër, për të qenë realistë, ne nuk mund të anashkalojmë në heshtje disa probleme në lidhje me gjendjen fizike të objekteve muzeore, ashtu si edhe në të gjithë muzeumet e tjerë shqiptarë. Thuajse, në të gjitha institucionet ekspozuese të trashëgimisë kulturore mungojnë kushtet e përshtatshme mikroklimaterike, si rezultat i të cilave, çdo vit, pasurisë materiale muzeore, bibliotekave, arkivave, galerive apo objekteve të kultit iu humbasin përgjithmonë vlera të pakthyeshme vlerash.
Ka ardhur koha që të gjitha institucionet shtetërore, akademike, shkencore, administrative e profesionale të formulojnë një pozicion e këndvështrim bashkëkohor e paralel me zhvillimet ndërkombëtare muzeore të strategjisë interpretuese të mbrojtjes dhe përçimit në kulturën europiane të pjesëve identifikuese, përfaqësuese e diverse të saj ku, në veçanti, arti ynë bizantin e pasbizantin është përfaqësues e rrezatues në gjithë universin gjeografik e kohor.
Në këtë kontekst edhe pinakoteka ikonografike e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar përballet me një mori anomalish: në pamjaftueshmërinë e funksioneve të mjediseve mbrojtës e ekspozues, në rreziqet potenciale nga dukuri sizmike apo fenomenet e tjerë madhorë natyrorë, në mungesën e sistemeve të kondicionimit mjedisor e mikroklimatikë, rreziqe që janë remineshencë e përvojave të mangëta profesionale e shkencore të kaluara, apo të specifikës se si është konceptuar e përshtatur ky muze. Ka ardhur koha e ndërmarrjes të një lëvizjeje të re muzeologjike që të mos zihemi papritur në befasitë e paradokseve absurde shkatërruese, të mundshme në një të ardhme të afërt. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, i pacënuar deri sot nga ndonjë pasojë e ngjarjeve të dhimbshme të dekadës së fundit paraqet nevojën e ndërhyrjeve rinovuese, përmirësuese, mbrojtëse, siguruese, që i meriton, pa pritur ditën që të themi se u vonuam.




Shekulli
17/10/2003


*Fotografi e marre nga Albanova





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-12-2003 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Nė kėrkim tė ngjyrave misterioze tė Onufrit

Alma Mile

Një grup studiuesish shqiptarë dhe grekë, ka nisur studimin e pigmenteve dhe teknikave të përdorura në pikturat e mjeshtrit të ikonografisë, Onufrit, në kishat e Beratit. Qëllimi i këtij studimi, i pari i këtij lloji në vendin tonë, është të ndihmojë në mbrojtjen dhe restaurimin e ikonave

Nuk janë të paktë ata që kanë parë pikturat murale të Onufrit, e që kanë mbetur të mahnitur, jo vetëm nga format, por edhe nga ngjyrat e teknikat e përdorura në to. Madje ka pasur shumë syresh, mes të cilëve edhe studiues, që kanë bërë pyetjen se nga buron ajo ngjyrë e kuqe misterioze, e pakrahasueshme me nuanca të tjera të përdorura ndonjëherë. Pikërisht këto ngjyra dhe teknika, të përdorura nga mjeshtri i madh Onufri, janë vënë në qendër të një studimi të përbashkët shqiptaro-grek, i cili prej disa ditësh ka filluar të punojë në njërën prej kishave të Beratit. Sipas njërit prej studiuesve të palës shqiptare, Frederik Stamati, përgjegjës i Laboratorit Arkeometrik të Institutit të Arkeologjisë, ky studim po realizohet në bashkëpunim me studiues të Universitetit të Selanikut, të cilët prej kohësh kishin shprehur interesin e tyre për studimin e pikturës murale shqiptare. “Ky është jo vetëm i pari bashkëpunim mes shkencëtarëve shqiptarë dhe atyre grekë në fushën e studimit shkencor të afreskeve, por në të njëjtën kohë, është hera e parë që në vendin tonë kryhet një studim i këtij lloji, mbështetur në metodologji dhe teknika moderne”, - shpjegon Stamati, pa harruar të përmendë studiuesit shqiptarë, të Institutit të Fizikës Bërthamore, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, apo Institutit të Monumenteve, që po marrin pjesë në këtë projekt arkeometrik: prof. doc, Niko Civici, prof.doc. Teuta Dilo, piktori restaurator Mustafa Arapi dhe fizikanten Ornela Cenko. Sipas Stamatit, ka qënë pala shqiptare që ka propozuar studimin e afreskeve të dy kishave karakteristike, të cilat përfaqësojnë dy periudha të ndryshme të ikonografisë shqiptare. Të dyja këto monumente ndodhen në qytetin e Beratit, ku gjatë shekullit XVI, ikonografi i shquar, Onufri, ka themeluar një shkollë piktorësh, të njohur si “Shkolla e Beratit”. Njëra prej këtyre kishave është ajo e “Shën Triadhës”, e cila ndodhet brenda mureve rrethuese të Beratit, e zbukuruar me piktura murale nga një piktor anonim, ndërsa tjetra është ajo e “Shën Todhrit”, pranë hyrjes kryesore të kalasë. Faqja lindore e kësaj kishe është e pikturuar nga Onufri, ndërsa faqet e tjera nga një piktor anonim. Puna studimore ka nisur pikërisht nga kjo e fundit, vetëm para 2-3 ditësh me marrjen e disa kampioneve nga ngjyrat dhe suvaja, mbi të cilën ka pikturuar Onufri. “Qëllimi ynë është të zbulojmë natyrën kimike dhe mineralogjike, origjinën e mundshme dhe teknikën e përgatitjes së pigmenteve të përdorura në pikturat e mjeshtrit”, - shpjegon Stamati. “Mendojmë që me përfundimet e këtij studimi të ndihmojmë historinë e teknologjisë së pikturës murale shqiptare, si dhe të ndihmojmë restauratorët, për të njohur më thellësisht veprën ku duhet të ndërhyjnë”, - vazhdon ai, duke shtuar gjithashtu që këto përfundime mund të përdoren edhe për krahasimin mes teknikave të përdorura në periudha dhe vende të ndryshme. Ky studim do të zgjasë për një periudhë 2 vjeçare. Një pjesë e analizave të kampioneve të marra do të kryhet në Shqipëri, kurse të tjerat në Selanik. Do të kryhen edhe analiza paralele, për të siguruar saktësinë e tyre, por edhe për të shkëmbyer eksperienca. Stamati është i mendimit që ky lloj studimi duhet të bëhet për të gjitha pikturat murale në vendin tonë, për ta pasur më të lehtë konservimin e këtyre pasurive monumentale. Madje ai është i mendimit që një gjë e tillë duhet të kryhet nga vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës. “Eshtë shumë vonë për të thënë që ka ardhur koha që Instituti i Monumenteve të Kulturës të kryejë studime mbi pikturat murale. Ato duhet të kryhen brenda përbrenda institucionit, në një laborator qendror, i cili momentalisht mungon dhe është i kushtueshëm. Ndërkohë që në vendin tonë ka një numër të madh afreskesh, që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, të cilat më parë duhen studiuar”, - shpjegon përgjegjësi i Laboratorit Arkeometrik, Frederik Stamati, duke shtuar se ky studim përfshin vetëm disa aspekte të pikturës murale, rreth së cilës duhet të kryhen edhe studime të tjera, si ai i lagështirës, i temperaturës së kishave, i kripërave që depërtojnë në to nëpërmjet murit, apo tokës.


Një studim me perspektivë

Kryerja e një studimi mbi pigmentet dhe teknikat e përdorura në pikturat e Onufrit, nuk është thjesht shuarja e kureshtjes së shumëkujt që ka parë ikonat e mjeshtrit të madh të penelit. Së pari, përfundimet e këtij studimi synojnë të ndihmojnë krijimin e një panorame të plotë të historisë së teknologjisë së përdorur në pikturat murale në Shqipëri. Këto përfundime do t’iu vijnë në ndihmë historianëve të artit, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me kohën, vendin dhe rrethanat e krijimit të veprave të ndryshme.
Ky lloj studimi, i cili përpiqet të bëjë anatominë e një pikture murale, është i domosdoshëm për mbrojtjen nga dëmtimet dhe ruajtjen e tyre. Duke ditur përbërjen e pikturës, restauratorët do ta kenë më të lehtë për të ndërhyrë në të, në raste dëmtimesh dhe për të krijuar kushtet e duhura atmosferike, për ta mbrojtur atë nga degradimi.
Përfundimet e studimit mund të përdoren edhe për qëllime krahasimore. Duke ditur elementët përbërës të një vepre, mund të bëhen krahasime me të tjera vepra të së njëjtës periudhë, por të krijuara në vende të tjera, nga të tjerë autorë, për të zbuluar të përbashkëtat, të veçantat, apo ndikimet e artit Bizantin, apo të ndonjë rryme tjetër.

Eshtë shumë vonë për të thënë që ka ardhur koha, që Instituti i Monumenteve të Kulturës të kryejë studime mbi pikturat murale. Ato duhet të kryhen brenda përbrenda institucionit, në një laborator qendror, i cili momentalisht mungon dhe është i kushtueshëm. Ndërkohë që në vendin tonë ka një numër të madh afreskesh, që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, të cilat më parë duhen studiuar


Shekulli
12/12/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 20-1-2004 nė 10:30 Edit Post Reply With Quote
Dy ikona te Selenices e Shapatarakut ne Muzeun Kombetar

DY KRYEVEPRA IKONOGRAFIKE TE DAVID SELENICES E KONSTANDIN SHPATARAKUT

Dr. Moikom ZEQO

Ne arkivin e Muzeut Historik Kombetar jane dy ikona qe u takojne mjeshtrave te piktures shqiptare, David Selenices e Konstandin Shpatarakut ne shek. XVIII. Dihet qe ikonografia e Shqiperise ka patur nje shkelqim marramendes ne shek. XIV me afreskat e Trapezerise se Apolonise te stilit paleolog, nje shkelqim te dyte te jashtezakonshem ne shek. XVI me pikturen postbizantine te Onufrit gjenial dhe shkelqimin e trete, qe mund te quhet Kenga e fundit e Mjellmes ne shek. XVIII me David Selenices dhe Konstandin Shpatarakun, nder piktoret me te medhenj te Ballkanit.

Ikona e David Selenices qe ndodhet ne arkiv paraqet subjektin "Zbritja nga kryqi". Kjo ikone eshte e pazakonte se ka ndryshuar dicka nga moduli ikonografik i kesaj teme. Dihet qe David Selenica eshte autori i afreskave ne Voskopoje dhe ne Malin Athos. Pak ikona ruhen prej tij. Kjo ikone eshte e afert me pikturen zhaner dhe te kujton pikturen e stilit barok evropian.

Ikona tjeter e permasave me te medha i takon artistit Konstandin Shpataraku dhe i kushtohet Gjon Pagezorit. Pagezori paraqitet ne kembe me krahe engjelli, rast ky shume i cuditshem sepse pergjithesisht Gjon Pagezori eshte paraqitur pa krahe ne ikonografi. Ne anen e djathte siper eshte figura e Krishtit Pantakrator, kurse poshte ikones ka nje peizazh me peme si dhe 4 medalione me skena nga etja dhe martirizimi i Gjon Pagezorit. Nje skene paraqet lindjen e Gjonit nga nena e tij, Ana kusherire e Shen Marise. Skena tjeter epifanike, tregon aktin e pagezimit te Krishtit nga Gjoni ne lumin Jordan. E treta skene lidhet me kokeprerjen e Gjonit nga Herodi me kerkesen e Solomese, qe e vendos koken e tij te prere ne nje tabaka argjendi. Dhe skena e fundit tregon varrosjen e kokes se Gjonit ne rrenjet e nje peme. Secili nga keto medalione eshte nje kompozim dhe nje pikture me vete.

Nje hollesi tronditese: te dyja keto ikona u vodhen me 1995 se bashku me epitafin e Gllavenices. Per fatin e mire u gjeten nga policia dhe ju dorezuan Muzeut. Grabitesi i kishte hedhur ikonat nga kati i dyte i muzeut dhe ato jane demtuar. Muzeumologet tane vendosen qe te dy ikonat te restaurohen dhe te paraqiten per ekspozim.

Me plot gojen mund te themi qe keto dy kryevepra ikonografike jane nga me perfaqesueset dhe emblematiket e dy piktoreve tane te medhenj, jo vetem per Shqiperine, por edhe ne rrafshin ballkanik.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 6-2-2004 nė 10:25 Edit Post Reply With Quote
Ky ishte arti i mesjetės sė Beratit

“Ikonat e Beratit”, një panoramë e plotë e veprës së artit mesjetar



Nga Suzana Varvarica -Kuka



Mendoj se vlera e një botimi përcaktohet nga rëndësia e subjektit që përmban, nga forca tërheqëse e ideve të subjektit ndaj lexuesit dhe nga dëshira e këtij të fundit për të nxënë në vazhdimësi dije.
Një vlerë të tillë përmban edhe botimi më i fundit “Ikona të Beratit” i dy autorëve Ylli Drishti dhe Leon Çika. Ata së bashku, kanë koordinuar punën e tyre për të sjellë një panoramë më të plotë të veprës së artit të quajtur “IKON˔ e shekujve të Mesjetës, që ruhet dhe ekspozohet në qytetin e Beratit. Ky koordinim nuk mbetet i thjeshtë. Nëpërmjet figurës së artit pamor ai është paraqitur si një nga përpjekjet më serioze rreth veprimtarive historike, ndërtimore dhe artistike të këtij qyteti, i cili tashmë në historinë e Shqipërisë zë një nga vendet më kryesore të referimeve dhe krahasimeve ndërballkanike si në fushën e historisë ashtu dhe të kulturës për më shumë se 2000- vjeçare.
Botimi është i ndërtuar në bazën e një kronologjie faktesh artistike dhe historike të cilat ndërthuren dhe i japin hapësirë njohjeje njëra-tjetrës. Kjo ndërthurje bëhet e gjallë dhe e lëvizshme nëpërmjet figurës artistike që serviret prej fotove të cilat sjellin pamjen e dy imazheve. Imazhi i parë i përket faktit historik të fotos bardhë e zi e përdorur mbi ndërtimet dhe pamjet e disa prej objekteve të rëndësishëm të kultit në qytetin e Beratit, dhe imazhi i dytë i përket faktit artistik të fotos me ngjyra e përdorur mbi ikonën dhe objektet e gdhendura metalikë. E gjithë kjo pamje që na vjen në figura si në ndërtime, si në ikona, si në objekte tregon për një histori të zhvilluar dhe të dokumentuar të veprimtarisë kulturore, të veprimtarisë besimtare dhe veprimtarisë artistike ndër disa shekuj në këtë qytet të mrekullueshëm.
Autorët e kanë sjellë Beratin në librin e tyre si një fakt të historisë shqiptare dhe ata kanë përdorur mënyrën shkruese të kronikës, e cila vjen e zgjeruar dhe përmend shumë nga faktet e njohura mbi ndërtimin e Beratit, rreth ndërtimit dhe aranzhimit të banesës së kultit dhe besimit, mirëmbajtjes dhe konstruktimit të vazhdueshëm mbi to, rreth prodhimit të veprës së artit si ikona, ikonostasë, kodikë, objekte metalike dhe qëndisje me metale të ndryshme e të butë, të përdorura gjatë skenave dhe regjisë së riteve të besimit fetar. Mendimi i autorëve thekson edhe një herë rëndësinë, vendin dhe datimin historik të “Shkollës së artit në Beratit”, si një nga shkollat më të veçanta të artit në Mesjetë. Ata respektojnë dhe qartësojnë rolin e figurës më madhore të kësaj shkolle, piktorit Onufri, si dhe kontributit artistik të mjeshtrave të tjerë shqiptarë, të cilët e konsoliduan këtë shkollë dhe i dhanë vazhdimësinë në rritje cilësore realizimit të veprës së artit bizantin dhe pasbizantin, e cila zinte vend çdo ditë e më shumë në muret e në ikonostaset e kishave të Beratit.
Libri ka veçoritë e tij të cilat përcaktohen nga fakte të rëndësishëm që lidhën me konceptin e autorëve për të dhënë Beratin dhe cilësitë e tij, për ta cilësuar atë, burimin kryesor të informacioneve studimore dhe historike. Berati dhe historia e tij janë vlerësuar prej tyre, duke i dhënë arsyen e vërtetë dhe të gjitha shanset që bënë të mundur lindjen e Muzeut të Ikonave, arkivimin e të dhënave historike dhe artistike të krijimtarisë më të njohur të piktorëve Nikolla, i biri i Onufrit, Shpataraku, Qiprioti, Jeramonaku, piktorët Katro, Zografi në këtë qytet të dëgjuar të Mesjetës.
Autorët kanë qenë të vemendshëm rreth përmbajtjes e shkrimit historik të titujve dhe të subjektit të ikonave, duke vendosur të dhëna fizike korrekte rreth tyre. Faktet studimore dhe historike në këtë libër janë një mjet i domosdoshëm komunikimi të publikut me to. Në qoftë se figura zë vendin e parë dhe të menjëhershëm në këtë komunikim, mendimi i shkruar rreth tyre është njohja në vërtetësi me këto figura.
Libri i konceptuar në trajtat e një katalogu, ku ilustrimi zë vendin kryesor, është i përbërë edhe nga dy materiale studimore informuese, përkatësisht me titujt “Piktorë ikonografë shqiptarë” dhe “Fjalor”. Titulli i parë sjell të dhëna të përqendruara dhe informuese rreth vendit që zë krijimtaria e secilit piktor të përmendur dhe veprat kryesore të kësaj krijimtarie, duke mos e përjashtuar kohën dhe vendin kur u realizua ajo. Ndërsa titulli i dytë lidhet me shpjegime rreth çdo termi profesional dhe artistik të përdorur përkatësisht në artin bizantin dhe pasbizantin e të trashëguar nga periudha e Mesjetës. Këto ky kapituj kanë një rëndësi të veçantë, sepse lidhen ngushtësisht me informacionin e domosdoshëm, për të cilin publiku shqiptar dhe i huaj ka nevojë të marrë në lidhje me historinë e artit mesjetar shqiptar. Ky informacion është po aq i nevojshëm edhe për brezin më të ri të këtij publiku.
Ky botim përfaqëson vlera të artit bizantin dhe pasbizantin, që Muzeu i Artit Mesjetar të Beratit ruan në fondet e tij. Gjithashtu ai është një vlerë në fushën e studimeve të kësaj periudhe të autorëve të këtij libri, i cili i përfaqëson denjësisht ata dhe artin pamor kristian në Mesjetën e hershme dhe të vonë.



06/02/2004
shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 19-4-2004 nė 03:10 Edit Post Reply With Quote
Eni_P - A ka mundėsi tė shoh/im shumicėn e ikonave tė mrekullueshme tė Kolosit Onufri?

Ju përshënes me gjithë shpirt të gjithëve.
Do doja të shoh përveç punimeve të Onufrit, edhe të Idromenos etj.
Gjithë të mirat e kësaj bote!, nika





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Eni_P

Postuar mė 1-5-2004 nė 12:01 Edit Post Reply With Quote
Nik,

nje permbledhje te bukur te ikonave shqiptare mund t'i shikosh tek faqja www.albanovaonline.com , tek seksioni "gallery ne te majte te faqes.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-5-2004 nė 17:51 Edit Post Reply With Quote
Muzeu, 4 shekuj pasuri kishtare

Mbi 800 ikona dhe objekte kishtare kanë kaluar në pronësi të Muzeut Historik Kombëtar, për t’u ekspozuar javës që vjen në këto ambiente

Alma Mile

Ikona shenjtorësh me fytyra të zbehta, kodikë të artë, kryqe e arkëza me eshtra shenjtorësh. Të gjitha në arkivin e ri, të Muzeut Historik Kombëtar. Janë mbi 800 ikona e objekte kishtare të shek.XVI-XIX, të cilat me një vendim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë kaluar në varësi të Muzeut Historik Kombëtar. “Më parë këto kanë qenë në pronësi të Institutit të Monumenteve të Kulturës, por duke qenë se të drejtën e ekspozimit e ka Muzeu Historik, bëmë një kërkesë, e cila u miratua nga ministria”, - thotë Moikom Zeqo, drejtor i MHK-së, duke theksuar faktin që tanimë këto vlera, nuk do të rrinë më të mbyllura brenda dhomave të errëta, por do të mund të ekspozohen dhe të bëhen të vizitueshme për publikun. “Eshtë një pasuri e jashtëzakonshme, e cila kërkon edhe kushte mjaft të mira ruajtjeje. Në këto rrethana, është e domosdoshme që të ndërtojmë një arkiv, për ruajtjen e tyre. Për këtë qëllim, këto ditë ne kemi shkuar në Muzeun Mesjetar të Korçës, për të parë mënyrën e mbajtjes, pasi për shkak të numrit të madh të objekteve, kërkohet një hapësirë shumë e madhe”, - sqaron Zeqo, duke shtuar që ikonat do të vendosen nëpër panele lëvizëse vertikale. Ndërkohë që ekziston edhe problemi i klimatizimit të ambjentit ku do të ruhen këto objekte dhe sipas Zeqos, është planifikuar që ato të vendosen në një hapësirë ku mungon lagështira dhe kushtet klimatike janë më të mira dhe nuk shkaktojnë dëmtimin e ikonave. Por përveç ikonave, në këtë koleksion ekzistojnë edhe shumë objekte të tjera, që sipas drejtorit të MHK-së, janë perla të artizanatit, si kapakë të artë kodikësh, kryqe, dy arkëza me eshtra shenjtorësh, gota dhe enë të tjera me relieve dhe mbishkrime, etj. Për të shpalosur këto vlera që ruhen në këtë arkiv, Muzeu Kombëtar, duke nisur që nga java që vjen, ka menduar të hapë disa ekspozita ikonash. Kështu e para që do të ngrejë siparin është një ekspozitë me ikona kushtuar Shën Gjergjit, shenjtorit kalorës, tepër të preferuar për shqiptarët, ndër gjithë figurat e tjera të ikonografike. Më pas do të hapet një tjetër ekspozitë, por këtë herë kushtuar Shën Gjergjit të Janinës. “Bëhet fjalë për një shenjtor të ri, për një njeri konkret, që ka jetuar në shek.XIX. Interesant është fakti që ne disponojmë disa ikona, ku Shën Gjergji i Janinës, është i veshur me rroba popullore shqiptare”, - thotë Moikom Zeqo.

Afreskët e Puzanovës
Krahas marrjes së eksperiencës, arsyeja e vizitës së stafit të Muzeut Kombëtar, në Muzeun Mesjetar të Korçës, ka qenë edhe organizimi i veprimtarive të përbashkëta. Kështu në këtë kuadër, u ra dakord, që në ambientet e MHK-së, së shpejti të hapet një ekspozitë me riprodhime afreskesh të kishave të ndryshme shqiptare, të cilat nuk ekzistojnë më. Sipas drejtorit të MHK-së, Moikom Zeqo, bëhet fjalë për kopje të bëra nga Viktori Puzanova, specialistja ruse në fushën e ikonografisë dhe njohëse e mirë e kulturës bizantine, e cila ka zbuluar ikonat e Onufrit dhe të piktorëve të tjerë mesjetarë. Sipas Zeqos, Puzanova, është e para që ka shkruar disa studime mbi ikonat shqiptare. Kopjet e afreskeve janë kopjuar prej saj, në përmasat reale, në vitet’50, gjatë kohës, kur ajo studionte kishat shqiptare. Sipas tij, mes afreskeve të kopjuara ndodhet një portret i shek.XIII, i perandorit Androniku i II, i cili dikur ndodhej në kishën e “Shën Mërisë” në Apoloni, por që tashmë nuk ekziston më. Një tjetër afresk është “Profeti i panjohur” i Onufrit, i ndodhur në kishën e Vlashit, një afresk i Shënapremtes, në një kishë të Voskopojës, etj. Gjthashtu ndër punët e Puzanovës, ndodhet dhe “Arëmbjellësi” i Selenicasit, në kishën e “Shën Kollit”. Sipas Zeqos, me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, do të zhvillohet edhe një sesion shkencor, për nder të Vitori Puzanovës, kjo ruse që e lidhi jetën me Shqipërinë dhe eshtrat e saj e të bashkëshortit të saj prehen në Tiranë.

Një ekspozitë kushtuar Shën Gjergjit të Janinës. “Bëhet fjalë për një shenjtor të ri, për një njeri konkret, që ka jetuar në shek.XIX. Interesant është fakti që ne disponojmë disa ikona, ku Shën Gjergji i Janinës, është i veshur me rroba popullore shqiptare”, - thotë Moikom Zeqo





12/05/2004
Shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 2-9-2004 nė 15:34 Edit Post Reply With Quote
Bota sllave ka kopjuar ikonografinė shqiptare”

TIRANË-A jo është një historiane bullgare, por që prej disa vitesh është dashuruar me kulturën monumentale të Shqipërisë. Ralitsa Lozanova, doktore e historisë në Muzeun Historik Kombëtar të Sofjes, në Institutin e Arteve dhe në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, pjesëmarrëse në Kongresin e IX-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Europës Juglindore (AIESEE), flet për një pjesë të këtyre monumenteve. Kultura shqiptare dhe ajo bizantine, e parë nën influencën e perëndimit, ishte tema e diskutuar prej saj në një prej sesioneve të djeshme të Kongresit, ku Lozanova foli veçanërisht për monumentet ortodokse të Shqipërisë, projekt i financuar për një shoqëri të hapur, në të cilin ajo punon. “Janë rreth 50 monumente në Shqipëri të kishës ortodokse. Tema ime bënte fjalë për traditën bizantine dhe influencën perëndimore në monumentet e shek. XIII-XVIII dhe prezanton anët e veçanta, pikturat dhe artin e këtyre monumenteve”, thotë Lozanova, e cila ka bërë edhe disa publikime për monumentet e Shqipërisë. “Kam gjetur shumë lidhje mes këtyre monumenteve dhe atyre që gjenden në Perëndim. Këto monumente janë më të hershme në Shqipëri se sa në Bullgari, madje bota sllave ( siodomos përsa i përket anës ikonografike ) ka kopjuar nga këto monumente”, thotë ajo, duke mos harruar të shprehë keqardhjen për vlerat e lëna pas dore. “Këto monumente janë tmerrësisht të dëmtuara, edhe pse janë shumë të rëndësishëm, shteti shqiptar nuk kujdeset si duhet për to. Fatkeqsisht në këto monumente mungon edhe infrastruktura e nevojshme, si dhe orientimet që do të ndihmonin të huajt për t’i njohur ato”, përfundon studiuesja Lozanova.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2789891 sekonda, 35 pyetje