Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: A e kupton e djathta te sotmen?
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2003 nė 18:09 Edit Post Reply With Quote
A e kupton e djathta te sotmen?

Pensionet greke dhe celularët shqiptarë


GJERGJ BUXHUKU

Ulërimat e politikës shqiptare për të mbrojtur dinjitetin e shtetit të nëpërkëmbur në mënyrë të përsëritur dhe të turpshme në Himarë, duke ia ngarkuar fajin si gjithmonë vetëm të tjerëve, janë të pafuqishme për të shpjeguar dhe aq më pak për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Nëse do të vazhdojë vetëm ekstaza mediatike pseudopatriotike në mbrojtje të flamurit dhe nuk do t’ia lerë vendin logjikës për të kuptuar dhe vullnetin për të luftuar shkaqet, se përse punët në Himarën e gjakut të kulluar shqiptar të stërnipërve të mbrojtësve të Krujës së Skënderbeut kanë shkuar kaq larg, të jemi të sigurtë se nuk kemi bërë asgjë.
Synime të qarta antishqiptare historikisht kanë dashur të ngulin në Himarë pykën ku t’i mëshojnë vazhdimisht çekiçit, sa herë shikojnë se kombi shqiptar po ringrihet dhe po zhvillohet. Nëse në fillimet e shekullit të kaluar, Himarën e mbanin si peng minimalisht të mbylljes së gojës së shtetit shqiptar për Çamërinë, Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare të grabitura në vitin 1913 dhe maksimalisht për të pushtuar fizikisht pjesë të tjera të tij, tashmë situata është ndryshe. Tashmë, arsyet janë sa politike dhe gjeostrategjike, aq edhe ekonomike. Jo vetëm kaq, por janë shumë më tepër ekonomike nëse do të kemi parasysh se vetëm 1 ditë e të ardhurave prej 300 milionë dollarësh në vit të kompanive greke të celularëve shqiptarë, mjafton dhe tepron për të paguar të gjitha pensionet greke në Himarë. Sepse, të gjithë e kanë të qartë se janë pikërisht pensionet e paguara, që detyrojnë shqiptarët e zonës të qetësojnë ndërgjegjen e vrarë me argumente pseudohistorike të shpikura, për mohimin e gjakun të tyre.
Krijimi i një rrethi të mbyllur ku paratë shqiptare, shërbejnë për të financuar nguljen e thikës në trupin e shtetit kombëtar, janë një rast i pashembullt paaftësisë sonë dhe aftësisë së kundërshtarëve tanë. Duke shfrytëzuar varfërinë dhe më shumë se kaq të mungesës së plotë të eksperiencës së shqiptarëve për të ndërtuar shtetin demokratik, si dhe duke u mbështetur në fuqinë relative ekonomike të tyre, grupet oligarke të fuqishme financiare të shtetit fqinj në hapat e parë të ndryshimeve të viteve ‘90 hodhën themelet e robërimit modern të Shqipërisë: pushtimin ekonomik. Pasi siguruan zbatimin e ligjit të pronave të dhëna minoritarëve grekë duke ua marrë pronarëve legjitimë vendas, grupet ekspansioniste të vendit fqinj hap pas hapi filluan të zbatojnë planin për kapjen ekonomike të Shqipërisë, si çelësin e suksesit për ta kontrolluar në afatgjatë. Personazhe të zgjedhur me kujdes, kryesisht nga minoriteti grek, të pajisur me burime financiare dhe përfaqësime tregtare hodhën themelet e kolonizimit ekonomik. Hapja e pakontrolluar e tregjeve kombëtare nga politika vendase u shfrytëzua mjeshtërisht. Në fare pak kohë u kapën degë të rëndësishme si nafta, bujqësia, çimentoja, etj. Me qindra e qindra milionë dollarë shqiptarë filluan të largohen sistematikisht nga vendi, që kishte dhe ka aq shumë nevojë për burime financiare. Kulmi arriti kur edhe sektorë strategjikë si telekomunikacioni ranë në duart e operatorëve grekë. Privatizimi i pashembullt i AMC dhe më pas edhe dhënia e licencës së dytë celulare, bëri që praktikisht ekonomia shqiptare të bllokohej dhe bashkë me të edhe shpresat për zhvillimin e vendit, si pasojë e mungesës së burimeve financiare. Pushtimi i tregut kombëtar në kushtet e sotme është e barabartë, për të mos thënë edhe më e rëndë sesa pushtimet primitive të kohëve të kaluara. Përgjegjësia e faljes së tregut kombëtar është e barabartë me kapitullimin tradicional.
Pikërisht, kjo është edhe arsyeja se nëse vendimmarrësit shqiptarë dëshirojnë të ndalojnë përsëritjen e ngjarjeve të Himarës duhet detyrimisht të fillojnë çlirimin e ekonomisë së vendit të tyre dhe rikthimin e tregut kombëtar kapitalit dhe biznesit të qytetarëve të këtij vendi. Paratë shqiptare detyrimisht duhet të qëndrojnë në Shqipëri, për të ndërtuar shkolla, spitale, rrugë, për të punësuar, rritur nivelin e jetesës së shqiptarëve dhe mbështetur në kapitalin shqiptar. Pas kësaj çdo gjë do të jetë shumë e lehtë.
Se cili është vullneti i vërtetë i shqiptarëve për të qenë dinjitozë në vendin e tyre dhe të barabartë me kombet e tjerë të Evropës së Bashkuar, u tregua edhe në rastin e fundit në Himarë dhe Vlorë. Politika shqiptare duhet vetëm të plotësojë vullnetin e shqiptarëve.



18/10/2003


Nje artikull kuptim plote!

Jemi shume vone!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 18-10-2003 nė 23:34 Edit Post Reply With Quote
A e dinte Doktori PD-se keto drama shqiptare,apo i mesoi pas zgjedhjeve te 12-Tetorit......?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2003 nė 05:03 Edit Post Reply With Quote
Doktori merr mbi 30% te votave te shqiptareve, por nuk eshte kjo tema.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-10-2003 nė 06:26 Edit Post Reply With Quote
NANO PRAPE KUNDER EDI RAMES

Kryeministri Fatos Nano eshte sot me teper i shqetesuar per fatin e tij ne kongresin e dhjetorit, se sa per rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, e aq me teper per ato ne Tirane. Nano po kalon me shume ore pa gjume si algjebrist i synimeve te veta, se sa si kalkulator i interesave te socialisteve qe i udheheq.

Ndaj dhe fatin e dekreteve presidenciale per emerimin e Dokles dhe te Xhafes ne postet ministrore, e lidh pazgjidhshmerisht me sigurine per te vazhduar ne postin e Kryeministrit dhe per te shkuar me nje pushtet ekzekutiv mbi supe ne kongresin e PS-se, nga ku lehtesisht do te zgjidhej serish kryetar. Dihet tashme, dhe ka qene nje formule qe ka funksionuar ne traditen socilaiste, me perjashtim te rastit fatkeq Majko. Te shkosh si Kryeminister ne forumin me te larte partiak, do te thote te kesh mundesine e perzgjedhjes dhe te rekrutimit te delegateve qe do te caktohen ne nentor ne konferencat e PS-se ne rrethe. Te jesh Kryeminister ne keto kushte, do te thote te kesh doganat, tatimet, tenderat, privatizimet, etj. Me keto favore ne duar, mund te miklosh kryetaret e degeve te PS-se ne rrethe per te sjelle delegate nanoiste, por socialiste, dhe kesisoj rezultati i votimit dihet qe diten e pare te zhvillimit te punimeve. Konkurimi dhe perplasja e alternativave eshte me pas vecse nje farse.

Por, qe te konkurosh, duhet te kesh alternative dhe te sigurosh barazi ne gare, duke mos shfrytezuar pushtetin, ndaj i bie qe Nano s'duhet vete ta pranoje qe te jete me ne krye te Ekzekutivit ose e perkthyer me qarte te jete ne "kembe", pra shtruar, ne kongres per t'u ngjitur, nese e fiton, ne podium si nje delegat nga salla qe behet kryetar i te barabarteve.

Perkundrazi, sic po deshmon gjithe keto dite, Nano, i frikesuar dhe i traumatizuar, po perpiqet te perdore arrogancen, hilete, blerjet e deputeteve, presionet dhe gjithcka tjeter larg moralit te socialisteve te thjeshte. Edhe dekretet e derguara me nxitim tek Presidenti Moisiu per t'i miratuar dhe me per t'i cuar me pas ne parlament, kryetari i selise roze i ka bere me nje qellim te paracaktuar: qe te beje presion e njekohesisht te testoje vetveten per kongresin e dhjetorit.

Gjithashtu, ne menyre perfide, Nano vete po kerkon te deshtoje edhe nje here ne parlament, ne menyre qe me nje gure te vrase dy zogj. E para te veteviktimizohet, nje rol qe i ka siguruar gjithnje audience maksimale ne ambjentet socialiste, dhe e dyta qe te tregoje edhe nje here se kush jane "armiqte e brendshem" ne parti, ne menyre qe militantet t'i kene parasysh per ne kongres.

Goditja e "bezdisesit"

Por ka edhe elemente qe duhen goditur drejt e ne koke. Edhe per kete lideri i PS-se ka planifikuar dicka. Pershembull, eshte Edi Rama qe perben per te nje bezdi konstante. Ne kete vorbull socialiste, e ila perhere ka shperthyer para evinimenteve te rendesishme, ajo cka te ben me teper pershtypje, eshte loja perfekte qe Nano po ben me KZQV-ne e Tiranes. Behet e ditur nga burime te sakta, qe Edi Rama nuk do te jete ne Kongres pro tij, por ne krahun reformator te PS. Keshtu qe, kryeministri po ben nje loje masakruese ndaj kryebashkiakut, ne menyre qe ta "plagose" politikisht dhe ne momentin qe te hyje ne sallen e Kongresit, ai, pra Edi Rama, te vije i demtuar dhe sic ka thene vete Nano tek Restorant "Piaza" duke darkuar me nanoistet-drejtore qe: "Edi Rama duhet pergjysmuar jo vetem ne gjatesine fizike, por dhe ne ate politike". Ideja eshte qe fitorja e Rames te cungohet shume dhe diferenca e tij me Ngjelen te jete e mezidukshme. Kjo do t'i heqe atij aureolen heroike te cilen ia njohin socialistet.

Me kete, kreu momental i selise roze nenkupton qe gjithsesi Edi duhet te fitoje bashkine e Tiranes, pasi eshte njekohesisht dhe kosto politike per PS-ne dhe per ate personalisht ne Kongres, por le te vije me "breke neper kembe", sic shprehen nanoistet tek Grand Hotel, kur pine kafene e mengjezit. E gjithe strategjia e Nanos per kongresin eshte qe te mbaje kete qeveri, me arnimet qe ka kerkuar me Doklen dhe Xhafen, te shkoje kaluar ne kalin e kryeministrit, te brohoritet ne menyre hoxhiste sapo te dale ne tribune me zerin e delegateve te blere nga doganat e tatimet e miqve te tij dhe te ndryshoje krejt KPD-ne, duke futur eministet, xhoanistet, zhejistet dhe doganoro-tatimoret, qe mbushin arken e Albacopter dhe te filialeve turistiko-xhoaniste. Pas kesaj, Nano mendon qe hierarkine nepotike ne administrate ta shtrije dhe ne PS, duke synuar nje kryesi te re, ku te kete ne dore te perzgjedhe per deputete miqte e tij te restorant "Piaza". Natyrisht qe, dhe Ruci iken per t'u zevendesuar nga eministo-nanoisto-xhoanistet! Pra nje PS pa Meten dhe Edi Ramen dhe me nje Sekretar te Pergjithshem me te perkulshem se aktuali, qe ta ndjeke vete me hunde humorin dhe busullen e kryetarit.

Por qe te vije tek formula e shumedeshiruar, kreu i selise roze po ben te gjitha kalkulimet politike qe Edi Ramen ta "perdhunoje politikisht", duke ia bere fitoren te hidhur dhe qe te mos i shkoje ne mendje te flase ne kongres si delegat i Tiranes, por as qe te rrije drejt ne karriken e ngushte te delegatit roze. Eliminimi i kandidatures plebishitare socialiste te Edi Rames eshte lajtmotivi kryesor i Nanos ne keto dite qe kane mbetur. Natyrisht, futja e sterkembezit nuk behet duke e sulmuar hapur, por fshehur. Mund te dale me te publikisht, por kjo eshte nje pamje e rrejshme "me gishtin nga pas!). Mund ta lavderoje, por ama KZQV-ne e Tiranes, atje ku del rezultati final, Nano ia ka bere Edit nje ferr nga ku dilet vecse i gjakosur. Nese i kujtohet lexuesit edhe ne maj-qershor te ketij viti komisioni parlamentar per hetimin e Edi Rames u krijua me inisiativen e Berishes, por dhe me mirekuptimin e Nanos. Dihet nga te gjithe se shumica e grupit parlamentar te PS-se dhe vete Gramoz Ruci ishin kunder kesaj inisiative parlamentare per te hetuar ose me sakte per te masakruar politikisht Edi Ramen. Por Nano vendosi me forcen e Kryeministrit dhe te tenderave qe u jepte lobeve parlamentare. Ndodhi ajo qe dihet nga te gjithe. Edi u fut ne zgjedhje i "plagosur" nga te tijte, dhe sidomos nga kryetari Nano. Edhe daljet ne fushate perkrah Nanos i kishte te detyruara dhe te llogaritur matematikisht. I druhej nje afrimi me te ne fushate, aqsa i frikesohej shitjes nga ana e tij tek Berisha ne kembim te mbajtjes te pushtetit ekzekutiv. Nderkohe, perballe Kryeministrit eshte shkundur nga "gjumi disamujor" edhe ish-kryeministri Meta, i cili kerkon nje qeveri te re , te kompozuar, me elemente te progresit, me ministra praktike qe bejne pune dhe jo qe rrine me nje kembe ne zyre dhe tjetren ne Itali, apo qe shpirterisht jane te lidhur me bizneset e tyre te fshehta. Meta njihet per oponencen ndaj Nanos dhe si Kryeminister i punes. Forca e tij ne grupin parlamentar do te duket sot ne mbledhjen e ores 12.00, ku do te jete perballe Nanos per te debatuar rreth dekreteve qe ai ka nisur me arrogance dhe pa konsulte me gjithe faktoret politike ne PS. Frika e madhe e kreut te Ekzekutivit eshte se bashkimi i perditshem i Metes me Edi Ramen, jo vetem miqesisht, por edhe si filozofi, do te coje ne ardhjen ne pushtet te nje fryme te re ne politiken e PS dhe natyrisht dhe ne ate shqiptare, duke hedhur perfundimisht mbrapa kohen e politikaneve bizantino-otoman, qe kaq pak i nevojiten vendit.


kj


Ky asht nje artikull shume interesant.

Une nuk besoj se Nano do te humbase kontrollin e PS, por ne rast se edi dhe meta e marrin ne kontroll ps ne te djathtet keshtu sic veprojme sot me siguri nuk marrim pushtet sot e 50 vjet.


Tani kemi nje moment ku komunistat jane ne krize komandimi, heret a vone nanos do ti jepet urdher nga klani hoxha te terhiqet sepse eshte ne interes te pushtetit klanor qe ai te dale nga skena.

Sikur te djathtet te kemi mend ne koke dhe te bashkohemi kemi nje mundesi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-10-2003 nė 00:44 Edit Post Reply With Quote
Pazare ne kurriz te integritetit,mund te bejne vetem antishqiptaret,besoj se tashme Berisha ka hyre triumfalisht ne taborin e tyre.E vetmja fitore qe korri lideri PD-se eshte miqesia me greket.T'a gezoi dhe me shendet...
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2003 nė 06:28 Edit Post Reply With Quote
Degjo,

Valter

tema eshte permbi a e ka kuptuar e djathta te sotmen.

Per Berishen dhe PD kemi tema te hapura te tjera.

Berisha u be mik me greket, Berisha shiti Shqypnine, Berisha fondamentalist islamik, Berisha fondamentalist katolik, Berisha komunist, Berisha fashist.

Epo lum miku secili nuk la pa i thane gja ketij Berishes.

Bersha lum miku punon, ban gabime sa te dush deri faje, por as ka shit Shqypnine, as asht fondamentalist islamik, as katolik, as komunist, as fashist.

Tani te djathtet qe kujtojne se duke sulmuar Berishen do te marrin pushtetin e kane krejt kot, thjeshe sepse ato 30% qe ja japin voten komunistave nuk i votojne kurre, KURRE ata te djathte, (kjo nuk diskutohet) e dyta ata qe votojne gjithmone Berishen pra 20% ( pa asnje diskutim) nuk i votojne kurre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2003 nė 06:30 Edit Post Reply With Quote
Le te mbetemi tek realiteti i sotem dhe tek gjendja e te djathtes.

Berisha me gjithe gabimin ne Himare i ka perforcuar pozitat e veta me keto zgjedhje.

Te gjithe te partite e djathta te tjera kane humbur pike.

Por me vjedhjen e Tiranes dhe Durresit dhe Vlores, mafia i ruajti pozitat themelore ne pushtetin vendor.

Keto tre qytete kryeqyteti dhe dy portet e RSH jane burim fitimiesh kolosale te mafies dhe ata do te persosin sistemin edi ne kuptimin, tashme ata kane aq shume para sa te mund te investojne ne projekte publike. Zonat qe nuk kane fituar per to do ti lene te pazhvilluara dhe keshtu te djathtet atje nuk do te jene te zot te realizojne shume projekte dhe perpara bukes se gojes shume shqiptare do te thyen zgjedhjet e ardhshme.

Tjeter problem qe kemi eshte kontrolli i tyre permbi medien, eshte shume i dukshem dhe i frigshem.

Te djathtet duhet patjeter te mobilizohen e te krijojne nje gazete kombetare te sakte dhe nje televizion kombetar te sakte, te pakten nje.

Rendesia e mediave ne formimin e opinionit publik vec do te rritet me kalimin e kohes.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 23-10-2003 nė 02:10 Edit Post Reply With Quote
Shpresoj se ndjenjat e tifozllekut nuk duhet te n'a erresojne arsyen.Qysh nga 1997-ta kemi me teper se 6-vjet qe presim te fitoje e djathta,rezultati ne te gjitha zgjedhjet eshte negativ.Arsyetimi i Berishes deri me tani ka ngelur i njejte,kunderveprimi po i njejte,perfundimi asgje.E sotmja duhet kuptuar drejte,dhe jo me gjykime hiperbolike apo me arsyetime alamarksisteshe.E djathta vazhdon te pozicionohet ne nje opozite te gjate,por faji nuk gjendet ende.Lidershipi qe pretendon te drejtoje kete spekter,gjithmon nuk ka faje per humbjet.Atehere kush eshte arsyeja qe mbetemi ne <klase>........!?Elektorati i djathte eshte velur se tepermi me moralizimet bajate te ketij lidershipi,kerkohet dicka tjeter,por individet e ombrellosur nen Berishen,nuk kane te drejten ,moralin dhe karakterin per te fituar.Sepse jane lidhur pazgjithshmerisht me metastazat e obskurantizmit mesjetar Ramizist.A e kuptojme ne te djathtet te sotmen............?Mendoj se kemi humbur kordinatat e kuptimit real, te asaj cfare jemi duke provuar.Jemi larg te pritshmes.Deri kur...!?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 06:22 Edit Post Reply With Quote
Shume bukur:

Ja zotni ti drejtohemi fakteve.

Kush ka ardhur ne rritje PD apo partite e tjera?

Megjithe gabimet e fajet e Berishes qe sic dihet une ja kam permendur hapur dhe sic dihet une mendoj se ai duhet te ishte terhequr qe ne 1996 nga numri 1 i PD megjithe keto:

ASNJE parti tjeter e djathte nuk perben as dhe rrezikun enderror kunder komunisteve pervec PD me ne krye Berishen.

KY ESHTE FAKT

Megjithe marrinat e Berishes,

ASNJE, njeri i djathte tjeter SHQIPTAR nuk ka qene i zoti as te krijoje parti qe te kete me shume se 3% as te udheheqe ndonje parti tjeter mbi kufirin 3%.

KY ESHTE FAKT

Pra lum miku:

Ky eshte realiteti.

Per ta kuptuar realitetin duhet nje here ta shohim apo jo?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 06:34 Edit Post Reply With Quote
Ja marrim psh Partine Levizja e Legalitetit:

Sa perqind mori ne keto zgjedhje?

2.5%

Pse mor lum miku me 2.5% i merret pushteti komunistave dhe kthehet Mbretnia?

Kryetari i partise duhet te jape menjehere doreheqjen, por mesa e kuptoj une realitetin, me gjithe ardhjen e Leka Zogut asgje pozitive per partine nuk ka.

Tani lum miku a vertet e ka fajin Berisha qe nuk merr vota legaliteti?

JO

Keshtu mund te vazhdoj per te gjitha partite.

Le te marrim Ballin?

Kush eshte realiteti: ( po e quaj partia ime, sepse per te kam votuar e jo se jam anetar; une e urrej percarjen)

Po pse more te djathte keshtu merret pushteti me 2% e duke u qare i ka fajet Berisha dhe sigurimi na mori partine?

Per Ballin realiteti eshte shume i thjeshte:

O bashkohet dhe reformohet o zhduket.

Ne fakt partite qe nuk marrin mbi 3% kane vetem vlera kozmetike.

A ka me skandal me te madhe per te djathtet pervec PD kuptohet qe me shume vota te marre xhuveli apo ata greket sesa Balli?

Ju thoni ja dha celibashi.

Une ju them kur nuk jemi te zot te mbrojme voten, do te jemi te zot te marrim pushtetin?

Nuk ka degjuar une qe Balli psh te hedhi ne gjygj celibashin se i vodhi votat, por kete po e ben Spartak Ngjela?

Te dashur vllazen,

jam absolutisht i sigurte qe vetem BASHKIMI asht shpetimi.

Ju lutem shifni realitetin hapur, pa paragjykime.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 23-10-2003 nė 17:43 Edit Post Reply With Quote
Une ju them kur nuk jeni te zot te mbrojme voten,do te jemi te zot te marrim pushtetin? (Anton Ashta)

Voten nuk po e <mbron> dot PD-ja,dhe jo me t'a ruajne te tjerat.Nga '97,sipas deklarimeve nga zyrat e PD-se,ne te gjitha zgjedhjet PS-ja ka manipuluar votimet.Pse kaq e paafte qenka forca me e madhe <opozitare>,saqe nuk mbrojtka votat e saj.......!?Atehere cfare pushteti kerkon.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 18:30 Edit Post Reply With Quote
Degjo,

e di si i thone kesaj.

Futja kot.


PD e me sakte Bersha shkon ne Bruksel dhe e mbrojti voten

PD e me sakte Bersha po hedh ne gjygj celibashin

PD dhe Berisha po i mbledh emrat e njerezve qe nuk votuan etj, etj

Kjo eshte mbrojta e votes.

Dhe mbi te gjitha:

PD merr vota


Te tjeret vec llap

Mor zotni pse nuk don me e pa realitetin?

Mos kujton se realiteti ndryshohet duke e mohu?

Perkundrazi.

Pse mor zotni Balli merr 1% Legaliteti 2.4 ?

PSE

Vec mos thuaj se i ka fajet Berisha, se Berisha po ben gabime kaq shume sa te tjeret duhet te perfitonin?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 23-10-2003 nė 20:18 Edit Post Reply With Quote
Kur i pyes!

Në Zvicër shumë herë hasim në padrejtësi,dhe natyrisht se kërkojmë spjegim. Jemi të huaj ska fjalë!Por kemi sado pak të drejtë të kërkojmë spjegim se pse na bëhen kaq padrejtësi,pse kërkohet nga ne trefish më tepër se vendasit?

Përgjigja është e thjeshtë:Sepse ashtu është!Smund të bëhet ndryshe.

Nga ky realitet jemi mësuar dhe kemi filluar të mbyllim gojën,sepse ashtu është dhe smund të bëhet ndryshe.

Në Shqipëri për deri sa PD me Berishën në krye është parti më e madhe e djathtë,të gjitha partitë e djathta që janë më të vogla duhet t'a përkrahin ate që t'i mundin socialistët.Pra,realitet është se PD është parti më e madhe dhe ashtu është deri sa të bëhet ndryshe.

Për të mundur taborin rozë,duhet lënë patjetër cicmicet politike.

Ky krahasim ka kuptim,pse? Sepse na mëson që të rrespektojmë hierarkinë,na mëson si të disciplinohemi.Nëse na mungon disciplina dhe rrespektimi i hierarkisë,do të mbesim ku jemi dhe nuk do të mësohemi asnjëherë.

Personalisht mendoj se PD ka korrur sukses të madh në këto zgjedhje,që do të thotë se po qe se jemi më syçelë në zgjedhjet parlamentare,do të marim pushtetin.

Shëndet





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-10-2003 nė 00:55 Edit Post Reply With Quote
Sa ecejake neper Europe ka bere pas '97-es,Berisha?Sa tentativa per gjyqe?Sa denoncime zgjedhjesh?Sa padi direkte dhe indirekte?Dhe perfundimisht kemi serish qeverisje roze.Presim qe te <medhejte> e se djathtes te fitojne,por nuk kemi kuptuar se celesi fitores gjendet tek dicka e <vogel>,qe ne Bullgari beri te fitonte e djathta.Kemi harruar faktin se shpetimin e se djathtes nuk mund t'a sjellin te majtet,qofshin keta dhe liberal-demokrate.Vizioni se djathtes nuk mund te perputhet me diktatin stalinist te isheve PP-iste,te konvertuar me urdher, ne te djathte shumengjyreshe.Ylberi Berishian kerkon te shuaj,ata qe enderrojne nje te djathte ndryshe.Ndryshe nga programacionet Katoviciane.Sepse deri tani kemi vuajtur tragjikisht kolapsin dhe copetimin e se djathtes,sipas udhezimeve apo direktivave te <liderit absolut>,qe kerkon te perjetesohet aty ku nuk i takon.Kemi humbur 6-vjet se prituri ne mrekullite e Doktorit,por tashme kemi kuptuar se nje mjek qe nuk sheron veten,nuk mund te sheroje te tjeret.Tragjedia ende vazhdon,dhe ende cuditerisht ka njerez qe enderrojne ne mrekullite e Berishes,duke harruar cdo luhatje negative te Olimpit te tyre. Keto harresa jo njerezore te bejne te dyshosh per pazare apo pakte aspak te ndershme,sepse e djathta qe synojme apo qe presim nuk mund te jete kjo qe eshte.Sado vota te lumturuarish, nga qeverisja e meparshme blu,te marre.Dihen se te qenurit ne pushtet te krijon komoditetin e te pasurit,te nje grupi apo elektorati qe kane perfituar nga qeverisja.A nuk ka PS-ja 30%-in e saj besnik,e njejta gje dhe me PD-ne,po 30%-in qe ka krijuar fale lashimeve te bera ndaj besnikeve te saj.Perfundimisht dalim ne konkluzionin se rezultatet e cdo votimi nuk jane realisht ato qe priten,por jane perfundime te privilegjuarish nga pushteti i djeshem dhe i sotem.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2003 nė 06:31 Edit Post Reply With Quote
Shume bukur zotni:

percarja katoviciane:

Viktima ma klasike eshte Balli!

Ideja themelore per ti shpetu planit ramizjan eshte BASHKIMI.

Kaq e thjeshte asht.

Partite 1% e 2% e 4% nuk kane asnje vlere, pervec se kozmetike.

Kur shkrihen keto parti e behen nje parti 10% atehere po kane nje vlere!

Kane nje force, kane mundesi veprimi etj.

Si duket anetaret e dhe mbi te gjitha kryetaret e ketyre partive akoma enderrojne.

Dalngadale po bindem dhe per kete:

Te gjitha partite jane nen kontrollin e sigurimit, pervec PD. Nuk ka asnje mundesi racionale qe keto partite e kryetaret te mos kuptojne realitetin, e vetmja mundesi mbetet o jane lujt menc o jane te shitun.

Ne kete rast nje te djathti te ndershem nuk i mbetet asgje tjeter ose te bashkohet me PD ose te beje parti te re te djathte.

Une nuk e pranoj akoma kete hipoteze, por duke pare sjelljen e ketyre partive mbas zgjedhjeve ku gjinushi merr 6% po me afrohet dalngadale kjo bindje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2003 nė 06:38 Edit Post Reply With Quote
Ja opozita djathash PD?!

Bilanci I opozitës: Një i aksidentuar, katër të humbur

Para fillimit të votimit krisjen më të madhe e ka pësuar grupi i legalistëve. Dy deputetëve të këtij grupi nuk iu është lokalizuar vendndodhja, ndërsa një është aksidentur. Një deputet i grupit të Reformatorëve nuk është parë, edhe pse kishte deklaruar votën pro qeverisë, ndërsa Roqi dhe Shehi kanë "fluturuar" nga rryshfetet

Votimi vinte pas akuzave të shumta që ishin bërë në shtypin e përditshëm për blerje të deputetëve nga ana e kryeministrit Nano për të arritur kuorumin e votave. Në fillim të seancës është vënë re që në sallë mungonin një numër i konsiderueshëm deputetësh të opozitës. Shpëtim Roqi ndodhej në Romë, kurse Dashamir Shehi ndodhej në Beograd, edhe pse ishin në dijeni të rëndësisë së votës së tyre. Por rrjedhja e votave të opozitës është bërë shqetësuese kur është vërejtur se tre nga deputetët e grupit të Partisë Lëvizja e Legalitetit nuk kanë qenë të pranishëm. Et'hem Fejzollari ishte aksidentuar në Qafë-Thanë, kurse Bahri Kollçakut dhe Sadedin Ballës nuk u dihej destinacioni. Për Kollçakun është deklaruar se ai është marrë peng, kurse për të dytin nuk është vërtetuar vendndodhja e tij. Ndërkohë që Qazim Tepshi, anëtari i partisë së Pollos, ka abstenuar për Doklen ndërsa ka votuar pro Xhafës.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha doli para deputetëve dhe deklaroi se kryeministri po përpiqet që të marrë peng opozitën shqiptare. Ai tha se Kollçaku është rrëmbyer sapo ka dalë nga shtëpia dhe nuk i dihet vendndodhja, kurse Fejzollari është aksidentuar me qëllim për të mos u lejuar që të vijë në seancë. Pas fjalës së Berishës ka reaguar dhe kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, i cili ka kërkuar një helikopter për të sjellë në sallën e Kuvendit, Fejzollarin dhe kohë të mjaftueshme për të gjetur Bahri Kollçakun e Sadedin Ballën. Pas kësaj kërkese kryetari i Kuvendit ka dhënë gjysëm ore pushim. Por edhe pas kësaj kohe, në sallën e parlamentit kanë qenë po ato deputetë. Në kampin socialist ka munguar Taulant Dedja.


--------------------------------------------------------------------------------

Et'hem Fezollari, "aksidentohet" me kujdes

Deputeti legalist sipas një deklarate të policisë është gërvishtur pak në krah, ndërkohë që ai e ka parë votimin në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore

Ky deputet legalist është shprehur se ka pësuar një aksident dhe se nuk është në gjendjen e duhur për të ardhur në seancën e votimi të ministrave të kabinetit Nano. Nga një deklaratë e shpërndarë nga Ministria e Rendit mësohet se ai ka pësuar një aksident ndërsa ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Tiranës. Makina e tij është goditur në mëngjes nga fundi i nja 'traileri', ndërkohë që Fejzollari është gërvishtur në krah dhe ka marrë mjekimin e duhur. Kështu thuhet në deklaratën e policisë ndërkohë që Fejzollari nuk është paraqitur në seancë për të votuar dhe është deklaruar se ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Bëhet e ditur se ai ka qenë në shtëpi dhe në gjendje shumë të mirë. Fejzollari ka patur të gjitha mundësitë për të qenë i pranishëm në seancën e shumëpërfolur. Për deputetin e legalistëve ka patur akuza për lidhje me qeverinë për shkak të favoreve në biznesin që ushtron ai si dhe për mospagim të taksave.


--------------------------------------------------------------------------------

Bahri Kollçaku ndjek votimin bashkë me Lefter Kokën

Pasi pati shumë hamendje mbi vendndodhjen e tij, në fund u evidentua se ai ishte në Durrës bashkë me kandidatin socialist për Durrësin

Për këtë deputet u hodhën shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e tij. Përfundimisht është mësuar se gjatë votimit ai ndodhej në shoqërinë e Lefter Kokës. Kjo ka hedhur poshtë të gjitha hipotezat se ai mund të ishte rrëmbyer. Kollçaku ka paraqitur dhe një alibi për të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit. Ai është shprehur se ka patur një problem familjar dhe është nisur në drejtim të Durrësit. Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi është shprehur se Kollçaku ka të atin sëmurë. Në fillim të seancës u tha se ai mund të ishte rrëmbyer dhe se po mbahej peng për periudhën që do të votohej. Për vendndodhjen e tij nuk ka patur dijeni as kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahiu, i cili u shpreh se këto njerëz nuk kanë vend në sallë si deputetë të kësaj partie. Edhe për Kollçakun ka patur akuza dhe fakte për lidhjet e tij me pushtetin për favorizime në bursa studimi apo lidhje të dyshimta financiare. Për drekën e djeshme dhe lidhjet e tij me Lefter Kokën, ka zëra që thonë se këtu ka luajtur një rol të rëndësishëm e kaluara e tyre si futbollistë rezervë në ekipet e Durrësit dhe Kavajës.


--------------------------------------------------------------------------------

Sadedin Balla, i palokalizueshëm gjatë votimit

Nga burime të pakonfirmuara mësohet se ai në fillim ka deklaruar se do të jetë në seancë, por më pas gjatë gjithë kësaj kohe ai ka mbyllur celularin dhe askush nuk ka marrë vesh vendndodhjen e tij

Ky deputet ka qenë i palokalizueshëm për të gjithë. Ai ka mbyllur celularin dhe nuk është bërë i gjallë për gjatë gjithë periudhës së votimit. Sipas zërave të ndryshëm ai është shprehur në mëngjes se do të vijë në këtë seancë dhe se është gati për t'u nisur. Por më pas ai ka mbyllur telefonin. Kryetari i Partisë së Legalitetit është shprehur se ka patur një skenar të organizuar për këtë që po ndodhte dhe se do të kërkonte që të merreshin masa ndaj tyre.

Për z.Sadedin Balla ka pasur zëra për lidhje të tërthorta me pushtetarë socialistë dhe për favore të ndryshme nga qeveria e PS-së në njerëz shumë të afërt të familjes së tij. Këto lidhje besohet se janë shkaku i qendrimit të tij proqeveritar në parlament.

Partia Legaliste ka njoftuar se ditën e sotme do të dalë në një konferencë për shtyp në mesditë për të sqaruar se ku kanë qenë deputetët e saj gjatë kohës së votimit të kandidaturave.


--------------------------------------------------------------------------------

Shpëtim Roqi, i ngarkuar me punë nga Duka

Ky deputet është nisur në drejtim të Italisë ditën e djeshme edhe pse kishte deklaruar se ishte në Itali për disa punë të tij. Mësohet se në këtë largim të tij ka gisht ministri i Bujqësisë

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Shpëtim Roqi, është larguar dje pasdite në drejtim të Italisë. Por ndryshe nga se ishte paralajmëruar prej tij, se gjoja ndodhej prej dy ditësh në Itali, ai është nisur pikërisht ditën e djeshme nga aeroporti i Rinasit. Mësohet se në skenarin e largimit të tij ka patur ndikim Ministri i Bujqësisë, Agron Duka. Ai ka bërë në minutat e fundit deklarimin se do të largohet ndërkohë që misioni me të cilin ai është larguar në drejtim të Italisë, nuk është bërë i ditur.

Roqi i bashkangjitet grupit të deputetëve që shkaktuan një rrjedhje në votat e opozitës. Edhe Ilir Meta në prononcimin e tij i pohoi tentativat për të blerë deputetë të opozitës, nga ana e kryeministrit Nano. Megjithatë ai tha se dhe me gjithë këto tentativa, Nano dështoi dhe nuk arriti që të merrte numrin e nevojshëm të votave.


--------------------------------------------------------------------------------

Dashamir Shehi, me sindromën e largimit prej votimit

Ndërkohë Shehi është ndodhur në kryeqyetin e Serbisë dhe Malit të Zi, për motive që nuk janë deklaruar. Mësohet se motivi që ka shtyrë atë për t'u larguar ka qenë sërish ministri Duka

Deputeti i Partisë Demokratike të Rinovuar z.Dashamir Shehi, ka qenë jashtë vendit në kohën që është bërë votimi. Arsyeja ka qenë e njëjta me atë të paraqitur nga Shpëtim Roqi. Ai u është nënshtruar rregullave të ndikimit të rryshfetit, marrë nga ministri i Bujqësisë, Agron Duka.

Drejtues të Partisë Demokratike janë shprehur të shqetësuar për këto tentativa. Ata kanë deklaruar që më përpara për tentativa të Nanos për të blerë procesin e votimit të ministrave. Një deputet i Partisë Demokrate të Re, Qazim Tepshi pati shprehur votën e tij për qeverinë, por më pas në të dy votimet e bëra, ai e dha votën e tij vetëm për Xhafën, kurse për Doklen ai fillimisht abstenoi, por më pas e tërhoqi votën e tij.

nga tema

Po jo keshtu o te shitun, jo.

le te jeni te legalitetit a te dreqit te mallkume.

Ahmet Zogu do te jete rrotullu ne vorr ne rast se jane te verteta keto.


Legaliteti me keto qe po ben as 1% te votave nuk merr heren tjeter.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2003 nė 06:54 Edit Post Reply With Quote
Fshehja e turpshme e minorancave opozitare

Çerçiz Loloçi

Në seancën e djeshme të parlamentit kur do të zhvillohej seanca e veçantë për zëvendësimin e dy ministrave të kabinetit Nano, (përkatësisht të Fatmir Xhafës si ministër Rendi në vend të Luan Ramës dhe të Namik Dokles si ministër të Jashtëm në vend të Ilir Metës), aq sa bëri jehonë humbja e dytë parlamentare e kryeministrit shqiptar, nuk kaloi pa u vënë re edhe "fshehja e turpshme" e disa deputetëve opozitarë, të strehuar përkohësisht në partinë e Lëvizjes së Legalitetit apo duke drejtuar një fraksion të partisë tradicionale të Ballit Kombëtar.

Nuk është hera e parë që po këta deputetë kanë mbajtur qëndrime kundëropozitare si për të vërtetuar dyshimet e kahershme se "nëse nuk janë të implikuar" në probleme të së shkuarës, së paku nuk kanë argumente të besueshme publike për të kundërshtuar lehtëpërdorimin e tyre nga kundërshtarët politikë. Kur një krizë qeveritare nuk kërkohet me ngulm nga opozita, por gjykohet gjakftohtësisht nga krahu kundërshtar brenda të njëjtës parti me synimin "për të shmangur abuzivizmin me pushtetin, për të ndaluar rëniet e treguesve ekonomikë dhe për të hequr dorë nga qeverisjet klanore", asnjë nga argumentet e tjera të minorancave opozitare nuk mund të justifikohen jo më në partitë respektive të tyre, por në asnjë medium dhe forum politik.

Pas këtij akti bojkotues ka pak rëndësi se si do të veprojnë strukturat drejtuese të dy prej partive më të kahershme shqiptare që kanë shumë shembuj të konsekuencës antikomuniste dhe të mirëdobisë kombëtare; më shumë se sjellja e tyre është dukuria e një grupi pasues që ka të njëjtën sjellje politike, edhe me Partinë Demokratike ose opozitën por edhe me Partinë Socialiste dhe koalicionin e shkartisur të shtetit.

Pas trembëdhjetë vjetësh pluralizëm, pas një seri zgjedhjesh të përgjithshme dhe lokale, pas një sërë kanalesh europianoperëndimore, (të cilat kanë dhënë dituritë e mjaftueshme për përcaktueshmërinë politike) shtresa e dyzuar e deputetëve dhe e intelektualëve të paangazhuar, është veçse një rudiment përbuzës që ka gjithmonë një fund përbaltës. "Edhe andej, edhe këtej", të rreshtuar me Berishën, por me votë të hapur dhe të fshehtë pro Nanos, nuk përbëjnë kurrsesi kontigjentin abstenues të elektoratit (çdo popull inteligjent ka kërkesat e veta për subjektet politike dhe një shenjë hakmarrjeje ndaj këtyre subjekteve është abstenimi ose mosshkuarja në kutitë e votimit), por thjesht një element të dalëboje dhe vetëpërjashtues.

tema


Lum miku,

keta te shitun, nuk marrin me kot asnje vote nga shqiptaret.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2003 nė 07:21 Edit Post Reply With Quote
Prapaskenat e rrëzimit të ministrave

Haklaj në gjutmët e legalistit Balla. Nano i ofroi pollos ministrinë e jashtme

Nevila Përndoj

TIRANE - Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar një natë më parë. Kryeministri Fatos Nano ka luftuar fort dje me përfaqësues të partive të vogla të opozitës për të siguruar numrin e nevojshëm për kalimin e dy ministrave. Dhe deri diku ai ka mundur që t’ia arrijë me mungesën e tre deputetëve të PLL, Ethem Fejzullari, Bahri Kollçaku dhe Sadedin Balla. Për këtë, lideri demokrat Sali Berisha hodhi versione nga më të ndryshmet për mungesën e tre deputetëve legalistë, por realisht asnjë prej deputetëve nuk arriti të kuptonte se çfarë kishte ndodhur me 3 deputetët të cilët kishin fikur telefonat. I vetmi që ka njoftuar tepër vonë për mungesën e tij ka qenë deputeti Ethem Fejzullari i cili ishte aksidentuar paradite herët dhe e kishte të pamundur pjesëmarrjen e tij.
Haklaj në kërkim të legalistit
Por ka pasur heshtje nga deputetët Kollçaku dhe Balla. Për këtë arsye pasi kishte njoftuar edhe 30 minuta pushim, kryelegalisti Eqerem Spahia u nis me deputetin e Tropojës, Azgan Haklaj në kërkim të deputetit Balla meqënëse ky i fundit jeton në Tiranë. Por edhe pas mbërritjes në shtëpi, deputeti Balla nuk është përgjigjur. Deputeti Haklaj ka tentuar të kontaktojë edhe me komshinjtë e Ballës të cilët konfirmuan se ai ndodhej në shtëpi. Në të njëjtën kohë, në oborrin e Kuvendit lideri i opozitës Sali Berisha ka kontaktuar në telefon me dy krerët e PD-së, Kavajë dhe Pogradec për të zhvilluar protestë para shtëpisë së deputetit Kollçaku dhe Fejzullari. Atëherë kur loja po ndizej, dhe Spahia po përpiqej që të sillte ndonjë deputet të munguar në Kuvend, njerëz pranë kryeministrit Nano kanë kontaktuar me telefon me deputetët reformatorë dhe republikanë. Në të njëjtën kohë frika e deputetëve të opozitës vinte edhe nga mungesa e dy prej deputetëve të njohur si mbështetës të ish-kryeministrit Ilir Meta. Deri në orën 12:00 të mesditës nuk ishte parë të futej ne seancë, deputeti socialist Flamur Rogu i cili, sipas kolegëve të tij në Kuvend, kishte të ëmën sëmurë, ndërsa për Dizdarin nuk dihej gjë. Telefonat e kundërshtarëve të Nanos bënë që të dy më në fund të shfaqeshin në dyert e Kuvendit. Në këtë mënyrë mungesa e deputetëve legalistë, dy deputetëve Rroqi dhe Shehi që ndodheshin jashtë si dhe vonesa e deputetëve Rogu dhe Dizdari bëri që deputetët e grupit parlamentar të PD, dhe disa prej partive aleate të opozitës të vendosnin për të mos u futur në Kuvend në mënyrë që të mos plotësohej kuorumi i nevojshëm prej 71 votash. Por edhe kjo ide zgjati vetëm pak minuta pas kundërshtimit të fortë të kryetarit të grupit parlamentar të PDR, Nard Ndoka i cili u shpreh se do të merrte pjesë në Kuvend dhe do të votontë kundër. Përballë kësaj situate deputetët kundërshtarë të kryeministrit Nano rritën jo pak kontaktet me deputetët Rogu dhe Dizdari të cilët janë shfaqur në derën e Kuvendit vetëm në mesdite pak minuta para votimit të dy dekreteve të presidentit Moisiu për emërimin e dy ministrave Dokle dhe Xhafa.
Berisha
Jo pak aktiv ka qenë dje edhe kryetari demokrat Sali Berisha. Kësaj here ai është munduar të bindë deputetët e maxhorancës duke provuar të thyejë të pathyeshmit e votës “pro” për dy ministrat, Marko Bellon, emërimi i të cilit u kundërshtua fort nga kryetari demokrat Berisha pak muaj më parë. “Si mund të votosh për Namik Doklen kur ai është kundër integrimit ndërsa tij je njohës i integrimit. Nuk mund të votosh për Namik Doklen kur ky i fundit ka qenë kundër përfshirjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës”, -u shpreh Berisha ndërsa Bello nuk i ka kthyer përgjigje. Por kryetari i demokratëve ka mundur të thyejë edhe heshtjen prej kaq muajsh me reformatorët, vota e të cilëve dje ka qenë determinuese për rrëzimin e dy ministrave. “Z.Ndoka ju përshëndes për luajalitetin që ju ruajtët”, -i tha Berisha pas votimit, kryetarit të grupit parlamentar të PDR, Nard Ndoka.



Berisha, Marko Bellos:
“Si mund të votosh për Namik Doklen kur ai është kundër integrimit ndërsa tij je njohës i integrimit. Nuk mund të votosh për Namik Doklen kur ky i fundit ka qenë kundër përfshirjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës”

Berisha, Nard Ndokës:
“Z.Ndoka ju përshëndes për luajalitetin që ju ruajtët në votim”



Deputeti i PLL-së, Kollçaku: Mungova se kisha babain sëmurë

TIRANE- Deputeti legalist Bahri Kollçaku deklaroi dje për “Shekullin” se mungesa e tij gjatë seancës së djeshme në Kuvend lidhej me arsye familjare. Kollçaku theksoi se ai kishte dite që mungonte ne Kuvend dhe se do të vazhdonte të mos paraqitej deri javës tjetër. “Ka ditë që kam pasur babain sëmurë. Duhet të dihet dhe të kuptohet se nuk kemi pse bëhemi lojë as e Berishës, as e Nanos dhe as e Metës. Ne jemi parti nacionaliste. Unë kam bindjen se do të mblidhemi dhe do të japim një prononcim për këtë çështje”, -tha ai. Kollçaku shtoi se ka parë me indiferentizëm seancën e djeshme të votimit dhe se ajo çka ndodhi dje, sipas tij, ishte thjesht një lëvizje që duhet të ndodhte brenda strukturave të PS. “Ishte një lëvizje që duhet të ndodhte brenda strukturave të PS. Mungesa ime ishte normale dhe shumë familjare. Për këtë arsye unë do të vonoj edhe një javë tjetër”, -tha Kollçaku.


Berisha: Nuk votova për shkak të një defekti teknik

TIRANE- Deputeti demokrat Pëllumb Berisha ishte i vetmi përfaqësues i grupit parlamentar të PD që nuk mori pjesë në votimin e dekretit të presidentit për emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Rendit Publik. Pas votimit, deputeti Berisha u shpreh për “Shekullin” se ai kishte marrë pjesë në votim por për shkak të një problemi teknik ai kishte rezultuar në tabelën elektronike sikur nuk kishte marrë pjesë. “Ka qenë vetëm mungesë teknike. Është shtypur dy herë butoni dhe ka defekte. Pra dua të sqaroj se ka qenë një problem teknik. Nuk kishte asnjë arsye pse unë duhet të mos merrja pjesë në votim”,-përfundoi deputeti demokrat i cili zyrtarisht nuk mori pjesë në votimin për dekretin e Fatmir Xhafës duke ulur numrin e votave pro që i nevojiteshin qeverisë.




Nano i ofron Pollos Ministrinë e Jashtme tek “Ujëvara”
TIRANE- Dy ditë më parë, kryetari i reformatorëve Genc Pollo duket se ka marrë propozimin e dytë për postin e ministrit të Jashtëm, në të njëjtën situatë si dy vjet më parë, por kësaj here nga kryeministri Fatos Nano. Kjo ofertë është bërë e ditur para anëtarëve të kryesisë së PDR dy net më parë nga kryetari i reformatorëve Genc Pollo pas takimit që ai zhvilloi tek “Ujëvara” me kryeministrin Fatos Nano. Menjëherë pas takimit, ku të dy palët ishin tepër të rezervuar për objektin e bisedës, kryetari i PDR, Genc Pollo ka mbledhur kryesinë për të diskutuar rreth takimit të zhvilluar. Sipas anëtarëve të Kryesisë, “kryeministri Nano i ka ofruar Pollos postin e ministrit të Jashtëm madje edhe ndonjë post tjetër zv/ministror në rast se reformatorët do të vërtetonin qëndrimin tyre “pro” qeverisë “Nano””. Oferta në fjalë ishte të bënte me të ardhmen, por duket se bashkëjetesa e reformatorëve me socialistët në një qeveri ka qenë e vështirë për t’u kapërcyer. Mbledhja e Kryesisë ka zgjatur deri në orën 01.30 të natës duke kundërshtuar plotësisht ofertën e mundshme të kryeministrit Fatos Nano.



shek

Nuk ke ca te thuash pervec se i lumte Pollos dhe Berishes dhe turp per Ballin e Legalitetin.

Bindja ime se keto partite e lagjeve jane kot vetem sa po perforcohet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2003 nė 07:35 Edit Post Reply With Quote
Realiteti

Meidani: Nano kokëfortë, po mban zvarrë PS

“Nuk është zgjidhje kokëfortësia e të fortit që do të mbajë zvarrë partinë”

Shekulli

TIRANE – Ish-presidenti Meidani shpreh hapur ambicjen e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të PS-së, por e sheh këtë kandidim si një kontribut për bashkimin e së majtës. Meidani thotë se mbështet propozimin e sekretarit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PS, Ilir Zela për shtyrjen e Kongresit. Ish-presidenti analizon edhe rrëzimin e dy ministrave në Parlament si dhe zgjedhjet e fundit lokale.
Si i shikoni zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan më 12 Tetor, të dyja palët e kanë shpallur veten fitimtare, ndërsa duket se PS-ja ka fituar numrin më të madh të bashkive dhe komunave?
Pikërisht në analizat individuale shumë kohë më parë e kisha parashikuar një sjellje të tillë me pohime diametralisht të kundërta, bazuar në një llogaritje absolute apo në një krahasim relativ. Ndërsa lidhur me rezultatin konkret, unë e prisja pak a shumë atë. Madje shumë kohë më parë kam deklaruar një rezultat shumë më të balancuar midis forcave kryesore në krahasim me zgjedhjet vendore të vitit 2000, me një fitore të lehtë të PS-së. Dhe natyrisht kisha disa argumente në këtë parashikim. Në radhë të parë një ulje prej 2-4% e votave socialiste do të lidhej normalisht, në kushtet ekonomike të Shqipërisë, me të ashtuquajturin "konsum" të pushtetit. Së dyti, si rrjedhojë e marrëveshjes konsensuale e "bipartizane" zgjedhjet do të zhvilloheshin me një raund, pra detyrimisht duhet të mbaheshin aleancat e vjetra, madje të mundësoheshin dhe aleanca të reja parazgjedhore. Ndërkohë udhëheqësia e PS-së u shfaq tepër refraktare dhe e pagoi këtë me humbjen e disa bashkive të rëndësishme e komunave, që do të ishin krejtësisht të sigurta së bashku me aleatët, veçanërisht me PSD-në. Së treti, u shfaq njëfarë imponimi në përzgjedhjen e kandidaturave, siç dhe gabimisht u "formatua", jo në pak raste, fushata elektorale si një fushatë zgjedhjesh politike me vetëm një figurë qendrore. Ndoshta, dhe një farë vlerësimi euforik për rezultatin ka dhënë ndikimin e tij, veçanërisht në aspektin e kujdesit e të mobilizimit. Në ndonjë rast mund të kenë lënë gjurma të lodhshmërisë, indiferencës e apatisë dhe përplasjet brenda partisë, ndryshimet e shpeshta, të pajustifikuara në qeverisje, sharjet e fyerjet reciproke, KPD-ja e famshme "tragjiko-komike", etj. Gjithashtu, them se, në përgjithësi, PS-ja, pagoi dhe po paguan politikisht dhe atë që gatoi gjatë këtyre dy vjetëve të fundit. Dhe këtë unë e kam parashikuar që në dhjetor të vitit 2000, kur u bllokua Kuvendi në procesin e miratimit të katër ministrave të rinj…
PD-ja konteston me forcë Tiranën dhe Durrësin për shkak të parregullsive në lista, si e vlerësoni këtë moment dhe a mendoni se parregullsitë në lista kanë qenë politike?
Në radhë të parë duke lexuar kodin bindesh se për këtë situatë ka shumë palë "fajtore" që nga zyrat e gjendjes civile deri tek strukturat zgjedhore, që në nivelin vendor komandohen nga dy partitë e mëdha PD-ja dhe PS-ja, por pjesërisht, besoj, dhe vetë qytetarët me neglizhencën e tyre. Në radhë të dytë, askush në demokraci nuk ka pronësi partiake emrash. Madje në këto zgjedhje pati raste që edhe drejtues forumesh vendorë ndryshuan partitë kur ju ofrua kandidimi nga parti tjetër. P.sh. vetë z. Ngjela, por dhe drejtues kryesorë të stafit të tij e kanë shfaqur këtë zhvendosje me kohë. Ata më parë kishin qenë në parti të tjera ose në një anë tjetër të "barrikadës". Një evolucion të kundërt në këtë tranzicion ka patur z.Rama. I dhashë këto shembuj për të mbështetur pohimin e mësipërm të lirisë së individit për të zgjedhur e ndryshuar me votën e tij të fshehtë zgjedhjen e tij. Pra, mund të ketë patur, siç thuhet e deklarohet edhe nga ODIHR, mangësi e parregullsi serioze në lista, por kjo, edhe po të duash, nuk mund të bëhet me përzgjedhje paraprake politike, përveç për ndonjë grup të mirënjohur fanatikësh. Nga ana tjetër, numri në lista është rritur deri në rreth 2.7 milionë votues, kur nga INSTAT-i , pas regjistrimit fizik, numri i banorëve ka rezultuar rreth 3 milionë. Duke patur parasysh ndarjet e grupmoshave si dhe moshën nga 18-vjeçare të votimit afro dy të tretat e popullsisë kanë të drejtën e votës, që do të thotë që fizikisht të pranishëm me të drejtë vote në Shqipëri nuk mund të jenë më shumë se 2-2.1 milionë votues. Ose anasjelltas nga numri i votuesve prej 2.7 milionë na rezulton një popullsi shqiptare prej 4 milionë apo afro 1 milion shqiptarë të Shqipërisë në emigracion, gjë që mund të pretendohet të jetë afërsisht e vërtetë. Nën këtë optikë, mua më duket se kjo listë është "maksimaliste" lidhur me numrin e deklaruar. Për mendimin tim, ajo që duhet bërë me saktësi e kontroll të drejtpërdrejtë fizik është lista e personave-votues që jetojnë në Shqipëri. Për emigrantët duhet të ketë një listë rezervë nga e cila derivon e drejta e një karte speciale votimi të njëfishtë, e lëshuar nga një strukturë zgjedhore qendrore, për rasten e kthimit në atdhe, madje ndoshta pa kufizim vend-votimi. Sidoqoftë ky problem kërkon një shqyrtim mjaft serioz për t’u korrigjuar dhe përshtatur me standardet demokratike europiane.
Megjithëse ka fituar numrin më të madh të bashkive dhe komunave, vihet re se PS-ja ka humbur në disa bastione të vetat në jug, cilës ia dedikoni këtë rezultat: alternativës së opozitës apo rënies së aksioneve të qeverisjes së PS-së?
Fillimisht mund të them se koncepti i "bastioneve" nuk është aspak një koncept demokratik. Madje ai në sistemin pluralist mund të kthehet në një pengesë serioze për emancipim demokratik e zhvillim të përgjithshëm, madje mund të lejojë ose të gjenerojë lulëzimin e fanatizmave tepër të dëmshme. P.sh. aktualisht këtë e vuan, në një farë mënyre, në trajtë eksplicite ose implicite, qyteti i Kavajës dhe jo pak dhe qyteti i Shkodrës. Pra, rrëzimi i të ashtuquajturave prej jush bastione duhet të konsiderohet si një diçka aspak negative. Parë kjo në dy aspekte, si të pozitës ashtu dhe të opozitës. Sepse, në një bastion, njëra palë mund të shtojë abuzimin, kurse tjetra mund të zbehë deri sa të paralizojë detyrën e kontrollit e korrigjimit, madje mund të pësojë e vuajë "kllonimin". Pra, në këtë prizëm unë nuk i shoh aspak negativisht këto ndryshime apo "humbje bastionesh". Por problemi qëndron nëse fitorja ishte e merituar në kuptimin e përzgjedhjes elektorale apo të profilit më të gjërë elektoral apo ishte thjesht një fitore e taktikës elektorale. Në shumë raste, ishte strategjia dhe taktika e gabuar e PS-së, që shkaktoi humbjen dhe jo rrëshqitja apo pakënaqësia masive e elektoratit. Dhe po të shihni shifrat e krahut të majtë, kjo mund të kuptohet më mirë. Sidoqoftë, në përgjithësi, ka rënie elektorale për PS-në dhe arsyet për këtë duhen gjetur dhe analizuar. Një pjesë e tyre, sipas gjykimit tim, janë rreshtuar në përgjigje të pyetjes së parë.
Si e vlerësoni rolin e presidentit Moisiu në këto zgjedhje, pasi ai në ndryshim nga Ju tha se do të ishte garant i zgjedhjeve të lira në Shqipëri, a mundi ai ta luante këtë rol dhe pse?
Më ka bërë përshtypje pohimi i ambasadorit Berry që në raportin e dytë lidhur me zgjedhjet nëvizoi se: "ky proces zgjedhor ishte dy hapa para dhe një hap prapa" dhe më tej se: "është vepruar në mënyrë jo efektive dhe me paaftësi nga komisionerët, që kanë vepruar sipas orientimeve partiake, madje dhe kanë braktisur punën. Është cënuar paprekshmëria e votës nëpër komisione", ose se: "Vonesa ka ardhur për shkak të ndërhyrjeve të politikës. Sipas vëzhguesve tanë, ka patur probleme të ndërhyrjeve politike përmes komisionerëve,…në disa raste komisionerët treguan paaftësi dhe pakujdesi lidhur me çështjen e listave dhe numërimin e votave…". Mjaftojnë këto pohime për të kuptuar se cilat janë strukturat kushtetueso-ligjore që mund të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, pavarësisht deklarimeve të njërit apo tjetrit individ. Në këtë kuptim në Kodin e ri Zgjedhor janë bërë hapa të gabuar prapa në kuadrin kushtetues, por dhe lidhur me ndërtimin e strukturave efektive e permanente jo partiake në nivelin e KZQV-ve. Vetëm aty, në këto KZQV, do të ishte normale të bëhej hapja e kutive të ardhura nga qendrat e votimit (qoftë dhe me komisione të balancuara partiake në këto qendra) dhe të realizohej numërimi i votave në prani të kandidatëve, të vëzhguesve partiakë, të medias, të vëzhguesve të huaj, etj. Në ushqimin e kësaj fryme, për këtë konceptim ligjoro-kushtetues dhe strukturoro-funksional mund të japë më shumë kontribut kryetari i shtetit, ndërsa pjesa tjetër pavarësisht ndërhyrjeve mbetet vetëm në një nivel deklarativo-moral. Aq më tepër në rastin e këtyre zgjedhjeve, në të cilat me profilizimin e tejtheksuar në duart e dy partive më të mëdha, vetë mbarëvajtja e procesit zgjedhor u kushtëzua apo u bë funksion i vullnetit apo urdhri politik të këtyre dy partive e udhëheqësive të tyre. Në këto kushte, qoftë dhe një KQZ e importuar nga BE-ja apo SHBA do të mund të paralizohej lehtë në zbatimin e rekomandimeve e urdhrave të saj, apo në zbatimin e afateve kohore të fiksuara në Kodin e ri Zgjedhor! Prandaj dhe pyetja që vazhdon të më shqetësojë ende sot është: çfarë "sugjestionoi" OSBE-në apo ODIHR-in që nuk reaguan me kohë në këtë "ecje konsensuale" drejt bipartitizmit politik të strukturave zgjedhore, kur koncepti kushtetues është thjesht e vetëm institucional?…
Si e vlerësoni situatën aktuale në PS? Një nga miqtë tuaj, zoti Dokle u rrëzua dje nga Parlamenti pas propozimit të kryeministrit Nano që ai të ushtronte detyrën e ministrit të Jashtëm, po ashtu ndodhi edhe me zotin Xhafaj për ministër Rendi, ndërsa një grup tjetër deputetësh të PS-së abstenuan pasi kërkojnë rikompozim të qeverisë, si ju duket ky moment përplasjeje përpara kongresit?
Një situatë tepër shqetësuese e delikate, ndoshta një nga më të vështirat e të rrezikshmet për PS-në dhe të ardhmen europiane të saj. Ajo kërkon një reflektim serioz dhe aspak teknologji përjashtimi, madje përkundrazi, një balancim normal forcash në përfaqësimin e çdo niveli. Kjo do të ishte mëse e arsyeshme dhe aspak "kokëfortësia e të fortit" për të mbajtur zvarrë e përkohësisht partinë, për ta dobësuar më tej atë me "eliminimin e grupeve armiqësore" dhe përfundimisht për të humbur qeverisjen, pra dhe pushtetin. Bile, me sinqeritet mund të pohoj se më duket me vend propozimi i z.Zela për të realizuar një riformatim në qeverisje dhe një shtyrje të kongresit, brenda rregullave statutore të partisë. Gjithashtu mendoj se këto përplasje mund të shmangen pjesërisht ose të bëhen më pak të dëmshme nëse, sa më shpejt do të institucionalizohet brenda partisë edhe mendimi ndryshe, që duhet të ketë edhe të drejtë përfaqësimi përpjesëtimor statutor në çdo nivel të strukturave të partisë e të institucioneve të shtetit. Po ashtu gjykoj se Partia Socialiste, duhet të përshtasë e modernizojë statutin, që të arrijë ta theksojë karakterin elektoral të saj. Me fjalë të tjera, në periudhat midis zgjedhjeve veprimtaria thelbësore e angazhimi kryesor i partisë do të duhet të përqëndrohet në institucionet e përfaqësimit në nivel qendror e vendor, d.m.th., kryesisht në Kuvend, këshilla qarqesh, bashkish e komunash, apo organet ekzekutive përkatëse qendrore e vendore, madje programi, ndihma dhe mbikëqyrja e partisë duhet të përçohet pothuajse tërësisht nëpërmjet përfaqësuesve të saj në këto institucione e organe. Parë në këtë prizëm, edhe pse relativisht larg këtyre zhvillimeve të fundit, kam bindjen se votimi i fundit në Kuvend, pavarësisht rezultatit, nuk lidhet aspak me emrat konkretë që vlerësohen mjaft nga vetë partia, por besoj dhe nga ata që votuan kundër ose abstenuan. Madje Namik Dokle është një nga veteranët dhe udhëheqësit kryesorë të PS-së; ai njihet si një nga masovikët karizmatikë në bazën e partisë, me një kontribut tepër të çmuar në drejtimin e saj, por dhe me një reputacion të lartë në popull. Mendoj se shkaku i reagimit duhet kërkuar në arsyetimin e shtjelluar mësipër, ndërkohë që vetë argumenti i unitetit brenda partisë, i identifikuar gabimisht, me qëllim ose pa qëllim, me atë të uniformitetit apo të bindjes pa reagim e me mosmendim, pas bllokimit të katër dekreteve në Kuvend në dhjetorin e vitit 2001, nuk funksionon më sipas skemës së mëparshme disi të huazuar nga e kaluara.
Zoti Meidani, Ju a keni vendosur të kandidoni për kreun e PS-së në Kongresin e 12 Dhjetorit? Si mendoni se mund të sfidohet një kandidaturë si ajo e zotit Nano, aktualisht kryeministër dhe a mendoni se pozitat e tij do të vijnë duke u forcuar apo dobësuar deri në Kongres?
Nëse kongresi nuk shtyhet priten dhe zhvillime të tjera, që kam frikë se në kushte "zbythjeje" mund të fokusohen e konkretizohen gabimisht në përdorimin e forcës dhe jo të ekuilibrit të forcave. Në gjykimin tim dhe në perspektivën e një PS-je si parti e spektrit të majtë, kjo do të ishte mjaft e dëmshme. Megjithatë duket një prirje për ta zhvendosur këtë parti nga spektri i majtë, që do të thotë që në vend të "adxhektivit" "e majtë" apo "socialiste" të futet epiteti tashmë i përdorur gjerësisht "progresiste", duke rritur dhe përfaqësimin e biznesit brenda forumeve të saj apo strukturave të deleguara, të emëruara ose të përfaqësimit. Në analizën time kjo është një mundësi, por nëse ajo thellohet më tej, gradualisht dhe distanca midis forumeve të PS-së dhe bazës së saj do të rritet në mënyrë të tillë që vetë kjo bazë e majtë nuk mund ose nuk do t’i përgjigjet më këtij lloj profilizimi të ri. Ndërkohë gjykoj që strategjia e perspektivës, bazuar dhe në rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duhet të ishte krejt e ndryshme, madje me leitmotiv: bashkimin e të majtës. Për ta illustruar idenë më lejoni të citoj këtu bindjen e Miteranit të shprehur në librin e tij të paravdekjes "Kujtime të pandërprera": "Me çarjen e së majtës, në mungesë të ndonjë prirjeje bashkimi të saj, e djathta mbeti në pushtet. Në atë periudhë e majta jokomuniste rendi drejt centristëve, ndërkohë që qendra nuk ndodhej më atje, ku ajo besonte… Nga kjo përvojë e hidhur ne duhet të nxirrnim këtë leksion të rëndësishëm: nuk ka ndonjë strategji tjetër për socialistët përveç asaj të ankorimit majtas dhe në bashkimin e të majtës. Po të mos pranojmë këtë, kjo është e njëvlershme për të majtën, jo vetëm me humbjen e forcës dhe të identitetit të saj, por dhe një e rendur e pashmangshme drejt humbjes e disfatës. Unë kam besim në fitoren e të majtës, në çdo kohë, qoftë për dje, për sot apo për nesër, me kushtin që ajo të mbetet gjithmonë vetvetja; që ajo të mos harrojë se familja e saj është e gjithë e majta. Pa një bashkim të madh të forcave popullore nuk mund të kemi rezultate të shëndetshme dhe shpëtimtare. Pa atë nuk ka patur kurrë dhe as nuk mund të ketë kurrë një dinamikë të fitores…" Brenda kësaj logjike gjykoj se duhet të kushtëzohet dhe çfarëdo lloj kandidimi në kongres nëse zhvillimet politike do ta mundësojnë një gjë të tillë. Në bazë të kësaj logjike do të përcaktohet dhe pozicioni im konkret…




24/10/2003


Dhe ky eshte nje artiulll shume interesant.


Te dashtun vllazen,

ne rast se nano asht nje mafioz i perkryer dhe ushtar i perfekt i klanit hoxha, por ne thelb tarallak, i trashe.

Rexhep Mejdani asht njeri i ZGJUAR. Kete jua garantoj absolutisht.

Po e mori ai ne dore ps e kemi shume keq punen, kete po jua them hapur.

Po arriten te mbajne qeverine deri ne kongres dhe ne kongres te mos te ndahen, por kontrollin ta marre mejdani ( qe ju siguroj asht nje njeri absolutisht ambicioz dhe absolutisht i besume i sigurimit) do te jete shume veshtire ti shkulim.

Te dashtun vetem BASHKIMI asht SHPETIMI.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-10-2003 nė 23:34 Edit Post Reply With Quote
Shkaterrimi i nje aleance, sic ishte "Bashkimi per Demokraci" dhe ndertimi me te humbur i "Bashkimit per Fitore",eshte nje gabim tjeter i pafalshem i Berishes.E djathta serish ndjen peshen e gabimeve te perseritura te Doktorit te zemres,duke shpresuar se nje dite,ai dhe keshilltaret e tij te keqij, te kerkojne falje publike.Nese vertete do te kene kurajo...!?
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 25-10-2003 nė 01:00 Edit Post Reply With Quote
"http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=2699"

Partitë e vogla dhe rënia e Nanos
MARK MARKU

Parlamenti shqiptar dhe seanca e djeshme për miratimin e dy dekreteve presidenciale për emërimin e ministrit të Rendit dhe ministrit të Jashtëm shënoi jo vetëm fundin e qeverisë së zotit Nano por edhe fundin politik të disa subjekteve minore të spektrit politik shqiptar. Më e humbura prej tyre, Partia Lëvizja e Legalitetit. Pasi kanë luajtur deri në fund lojën e një kryeministri tashmë të dështuar, monarkistët shqiptarë duket se e kanë mbyllur në mënyrën më jodinjitoze të mundshme ciklin e konkurrimit të tyre të gjatë politik prej gati një shekulli.

Paradoksale, por e vërtetë, monarkistët shqiptarë u sakrifikuan jo për mbretin, por për kryeministrin, jo për monarkinë, por për interesa të ngushta të lojës politike të një kryeministri që për të ruajtur qeverinë e tij republikane kërkoi ndihmën e monarkistëve. Monarkistët shqiptarë me siguri janë ndjerë ngushtë tek i kanë parë përfaqësusit e tyre politikë, tek përpëliteshin në rrjetën e premtimeve të Nanos, ashtu siç janë ndjerë ngushtë kohë më parë kur i kanë parë të njëjtët përfaqësues të tyre të votonin zgjatjen e jetës së qeverisë së zotit Nano dhe më pas të justifikoheshin me faktin se këtë e kishin bërë për pronat e mbretit.

Modeli i veprimit politik të përfaqësuesve të Partisë Lëvizja e Legalitetit nxjerr në pah dy dukuri të rëndësishme të jetës politike shqiptare.

E para ka të bëjë me fatin e së djathtës tradicionale shqiptare dhe rolin e saj në jetën politike moderne të Shqipërisë. Po të kemi parasysh se në votimin për rrëzimin e qeverisë “Nano” nuk mori pjesë as ballisti Rroqi, dhe as djathtisti Shehi, kuptohet qartë se e djathta tradicionale shqiptare konfigurohet pikërisht ashtu siç e kemi parë në romanet e realizmit socialist të tipit “Mërgata e qyqeve”, pra sipas atij imazhi që i ka krijuar propaganda komuniste, një e djathtë arkaike, injorante dhe pa intuitë politike, inaktive dhe e pazonja për t’u orientuar në realitetet moderne. Një e djathtë që nuk përfaqëson më shtresat e ndëshkuara nga regjimi komunist, por që ilustron imazhin e krijuar për këto shtresa nga propaganda komuniste. Dhe është për t’u çuditur që pikërisht ata që e përmendin më shumë Katovicën dhe i sulmojnë të tjerët si mishërues të projektit katovician, në momentet më kritike janë në anën e Katovicës.

Nga veprimet politike të përfaqësuesve të së djathtës tradicionale kuptohet se ajo ka vepruar në një krizë përfaqësimi permanente, krizë që është shoqëruar me krizë identiteti. E djathta tradicionale shqiptare jo vetëm nuk ka arritur të gjejë identitetin e vjetër por nuk ka mundur të fitojë as një identitet të ri, modern.

Dukuria e dytë ka të bëjë me rolin dhe funksionin e partive të vogla në jetën politike shqiptare. Më saktë me parazitizmin e tyre. Nga viti 1992 e këtej kemi parë disa parti parazite të vogla cilat kanë funskionuar duke u mbështetur në partitë e mëdha dhe duke marrë vota nga votat e tyre, duke ua shpërblyer këto vota dhe privilegje me shërbime të herëpashershme. Parti të tilla gjithashtu nuk i kanë kushtuar ndonjë rëndësi të madhe krijimit të ndonjë elektorati të vërtetë dhe gjetjes së një identiteti të qartë politik. Janë marrë me pazare të vogla që nuk kanë shkuar tej rregullimit të problemeve të një grupi të ngushtë personash dhe kanë shërbyer si kooperativa fitimprurëse për këtë grup.

Në mungesë të një identiteti dhe elektorati të caktuar, partitë e vogla janë përdorur si garniturë politike për veprimet e të mëdhenjve dhe për diverison të qeverisë dhe pushtetit kundër opozitës. Madje ka parti si PDr që gjatë gjithë periudhës deri në zgjedhjet e fundit është munduar të delegjitimojë partinë më të madhe në vend me idenë e zëvendësimit të saj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me parti të tjera të vogla si. psh. ajo e P.Milos, e krijuar si përpjekje për të shmangur PSD, që kanë shërbyer si struktura diversive të pushtetit kundër partive të tjera të pabindura.

Zgjedhjet e fundit e kanë ndëshkuar edhe këtë prirje. Mjafton të kujtojmë këtu se PDr u ndëshkua pikërisht për shkak të identifikimit të saj. Kjo ndodh sepse parti të tilla sa më shumë njihen nga elektorati, aq më pak votues marrin pikërisht për shkak se elektorati e ka intuitën e dallimit të asaj force politike që e përfaqëson më mirë dhe të asaj force politike që shtiret se e përfaqëson. Lëvizja e fundit e Partisë Lëvizja e Legalitetit shënon pikërisht aktin e fundit kamikaz apo diversionist në politikën shqiptare, akt që natyrisht do të dijë të ndëshkohet nga elektorati.

Duke funksionuar në këtë mënyrë, Partitë e vogla i sjellin një dëm të madh politikës shqiptare pasi e lënë atë pa komponenten pikareske të rrymave, bindjeve dhe interesave të grupeve të vogla shoqërore. Nga ana tjetër, kjo anomali e lë një masë të madhe heterogjene të elektoratit që nuk identifikohet me asnjërën nga dy grupimet e mëdha politike pa përfaqësim politik.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-1-2004 nė 15:32 Edit Post Reply With Quote
"Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, do të dekorojë sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu"

O ZOT

a dekorohet ky njeri me 2004?

A mund te dekorohet gjykatsi katil qe denoi me varje poetin Avzi Nelaj?

O ZOT si te ishte enveri gjalle!

Conju shqiptare!

O te djathte a po kuptoni apo dru me pre!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 09:57 Edit Post Reply With Quote
Cfare thote Mero!

ANALISTI, MERO BAZE FLET PER SITUATEN ME TE FUNDIT TE KRIJUAR PRANE PD-SE

Stabiliteti i rreme si qetesia para furtunes

Zoti Baze, ne fillim te ketij viti eshte hedhur ideja e nje opozite te madhe, duke mos perjashtuar ketu dhe bashkepunimin ne nje grup te madh parlamentar dhe te oponenteve te kryeministrit Nano. A duhet ne te vertete nje rruge e tille? Cili eshte komenti juaj mbi te miren dhe negativen e ketij bashkepunimi?

Ka egzistuar nje shans per nje shumice te re ne kohen qe votbesoheshin ndryshimet ne qeveri, por kjo shumice e re ishte ne dore te kundershatreve te zotit Nano ne PS. Pra varej nga ata nese do te bashkonin votat me opoziten per te rrezur kabinetin e ri te Fatos Nanos. Ata nuk munden te rezistojne dot si nje "pakice e arte" dhe per kete arsye nuk u arrit dot te formohet nje shumice e re. Me formimin e kabinietit te ri Nano, nuk ka kuptim te flitet per nje alence te re parlamentare, mes opozites dhe kundershtareve te zotit Nano. Kjo tani eshte vetem nje deshire e zotit Nano i cili deshiron te shikoje kundershtaret e tij sa me shpejt ne rradhet e opozites, per te cilen ai dhe i ka akuzuar.

Tashme Partia Demokratike eshte ne fazen e konferecave ne rrethe ne perzgjedhjen e kryetareve te degeve. Dy duket se jane pikat me te nxehta, Tirana dhe Durresi, ku pritet dhe shkarkimi i kryetareve ne keto dege. A ka te beje ky fakt me humbjen e zgjedhjeve lokale ne te cilat opozita pretendonte se tepermi sidomos ne keto dy rrethe?

Mendoj se opozita ne Tirane dhe Durres nuk gjendet thjeshte para nje procesi analizash te rendomta politike, por para nje reflektimi te thelle se si duhet te perballoj fenomenin me te rrezkishem qe eshte shfaqur ndonjehere kunder demokracise ne Shqiperi, bllokimi i rotacionit politik permes mafias. Humbja ne Tirane dhe Durres, nuk eshte as ceshtje emrash, as ceshtje ushtaresh, as ceshtje kapidanesh. Ajo eshte ceshtje e nje koncepti te ri me te cilin opozita duhet t'i pergjigjet oligarkise qe po hedh themelet e nje regjimi te ri ne Shqiperi. Tirana dhe Durr-_nuk jane qytete ku ka humbur opozita, por qytete ku opozita nuk eshte lejuar te votoje dhe t'i numerohen votat. Analiza e kesaj humbje, natyrisht qe do te perfundoj me ekipe te reja drejtuesish, por jo si lufte ndaj ekipeve te vjetra, por si nevoje per nje riorganizim energjish opozitare. Ne Dures, fjala vjen, PD eshte lejuar te marre gjysmen e votave qe ka marre me 24 Qershor te 2001 qe po ashtu u vodh. Perfytyroni ne cmase eshte ndalur te perfaqesohet opozita. Goditja eshte aq e madhe, sa nuk mund te korigjohet as sikur te pritet

koka e Kapidanit, as sikur te lincohet Olldashi, as sikur te merret diploma e inxh. Avni Hoxhes dhe t'i jepet Lefter Kokes qe te quhet dhe ai me shkolle. Ne Durres duhet nje refleksion i ri per te organizuar opoziten duke ngritur moralin e nje qyteti qe ndjehet i turperuar. E njeta gje dhe per Tiranen, ku PD ka marre pothuaj gjysmen e qendrave te votimit qe ka fituar me 24 Qershor

te 2001. Nuk behet fjale per renie te PD-se, behet fjale per renie te zgjedhjeve. Ato duhen ringritur dhe ringritja kalon deomos nga nje ringritje e re e strukturave te PD-se. Nuk ka humbur Minarolli ne Tirane. As PD-ja klasike nuk eshte mundur. Ne Tirane ka humbur e drejta per te votuar dhe per t'u numerurar votat. Kjo situate do nje koncept te ri organizimi te opozites, dhe nje transformim te saj drejt strukturash elektorale. Nje lidership i ri dhe nje prioritet gati strategjik drejt komisionereve si baze e strukturave elektorale te opozites, do te ndryshoje operativitetin e kesaj partie ne keto dy rrethe dhe t'i beje strukturat e saj te afta per t'u perballur me mekanzimat qe perjashtojne opoziten nga e drejta per te votuar dhe per t'iu numeruar votat.

Cila mendoni se eshte rruga me e mire qe duhet te ndjeke opozita ne parlament per rrezimin e qeverise Nano dhe a qendrojne sulmet ndaj presidentit te republikes te bera kohet e fundit nga kreret e PD-se?

Fatos Nano nuk rrezohet ne parlament nga opozita. Dhe PD-ja nuk duhet te prese te vije ne pushtet duke i vene sterkembesha Fatos Nanos ne parlament qofte dhe me aleanca fluide. Fatos Nano, rrezohet ose permbyset. Per te rrezuar duhen zgjdhje, per t'u permbysur duhen revolta. Ai praktikisht perfaqeson sot

nje regjim, qe i ka te gjitha tiparet e nje regjimi qe duhet te

permbyset. Ai nuk ka lejuar zgjedhje te lira, ai nuk ka lejuar transparence per korrupsionin dhe mafian qe po sundon shtetin, ai ka tentuar publikisht te bleje opoziten dhe te beje te pavlefshme votat e popullit opozitar. Pra ai ka bere te pamundur funksionimin e rregullave te lojes demokratike. Normalisht regjime te tilla permbysen, nuk rrezohen me zgjedhje. Shanset per t'u rrezuar me zgjdhje i ka vetem Fatos Nano ne duar. Shanset per ta permbysur i kane vlerat opozitare te shoqerise dhe opozita. Stabiliteti i rreme qe ai mendon se ka siguruar eshte si qetesia para furtunes. Keshtu ka qene vjeshta e vitit 1996 ne Shqiperi, por pranvera ishte ndryshe.


kj

Interesant, lexojeni.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2004 nė 10:43 Edit Post Reply With Quote
Një grua i binte njërës kufomë me sopatë, duke e copëtuar në copa të vogla. Një tjetër grua, shumë e shëmtuar në fytyrë ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i përlyente edhe krahët. Shtanga. Të pasnesërmen më vjen informacioni se ajo grua kishte qenë Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar.

http://www.edsh.org/krimet/artikuj/koliqi.htm

Sot prefekte e Beratit!

JO e djathta dhe te djathtit nuk e kuptojne te sotmen.

Se po ta kuptonin nuk do te merreshin me percarje e me lloqe por do te punonin,

si ata ne Atdhe

si ne ne Diaspore

Ka pafundesisht projekte per te cilat mund te bashkepunojme e ti realizojme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2005 nė 20:48 Edit Post Reply With Quote
Posta Shqiptare ndërron kreun


Shekulli

TIRANË - Ndryshimet e fundit në postet e rëndësishme të kompanive shtetërore kanë prekur dje postat shqiptare. Kështu, në mbledhjen e djeshme të Këshillit Mbikëqyrës të Posta Shqiptare është vendosur që të shkarkohet nga detyra e drejtorit të përgjithshëm Luiza Hoxha. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, pas analizës që i është bërë punës së kryer, është marrë vendimi për shkarkimin e zonjës Hoxha dhe emërimin e drejtorit të ri, i cili do të jetë Arqile Gorea. Mbledhja e djeshme është e para e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarët e pranishëm kanë bërë një analizë të hollësishme të punës së deritanishme të kësaj sh.a-je. Drejtoresha e shkarkuar ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese gjatë tetë viteve të fundit. Luiza Hoxha ka hyrë në skenën politike së pari në vitin 1997, ku është zgjedhur deputete në një një prej zonave të qytetit të Vlorës. Pas përfundimit të një mandati si përfaqësuese e Vlorës, Hoxha nuk e rifitoi më këtë status, por u emërua prefekte e Beratit. Ndërkohë prej disa kohësh, ajo ishte drejtoreshë e përgjithshme e Posta Shqiptare. Përsa i përket drejtorit të sapoemëruar, Arqile Gorea, ai njihet si ish-kryebashkiaku i Durrësit. Gorea ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Durrësit që prej 20 tetorit të vitit 1966 e deri në zgjedhjet lokale të vitit 2000, ku ai humbi përballë kandidatit Miri Hoti.




14/10/2005

luiza hoxha, drejtore e postes shqiptare pat qene.

Cmenduri!

Kjo monster ka qene deputete, prefekte, drejtore e postes!

cmenduri

cmenduri kolektive!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4273682 sekonda, 49 pyetje