Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shkodra, njė javė me gjuhėn italiane
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2003 nė 07:17 Edit Post Reply With Quote
Shkodra, njė javė me gjuhėn italiane

Shkodra, një javë me gjuhën italiane


Anila Dushi

Është hapur në Shkodër java e tretë e gjuhës italiane në botë, gjatë të cilës konsullata italiane në Shkodër do të zhvillojë disa aktivitete. Kjo javë është hapur me inaugurimin e sallës së informatikës, pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër. Salla do t’i përkasë seksionit dygjuhësh italo-shqiptar. Pedagogë italianë së bashku me kolegë të tyre shqiptarë në vitin e katërt të kësaj shkolle do të mund të japin gjysmën e lëndëve drejtpërdrejt në italisht ndërsa diploma e kësaj shkolle njihet edhe në Itali. Kjo lejon regjistrimin e nxënësve shqiptarë në universitetet italiane jashtë kontigjentit të parashikuar për studentët e huaj. Për 160 nxënësit e regjistruar do të dërgohen materiale didaktike dhe janë planifikuar udhëtime në Itali, seminare e fonde për mësuesit. Aktivitetet kanë vazhduar me një koncert në gjuhën italiane të korit polifonik “Prenk Jakova”. Eshtë planifikuar dhe shfaqja e dy pjesëve të filmit “Novecento” pranë departamentit të italianistikës, leksione të profesorëve italianë koncert me muzikë shqiptare etj. Një vend të veçantë zë dhe paraqitja e projektit të restaurimit të fototekës “Marubi”.



22/10/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1172240 sekonda, 25 pyetje