Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gjėma e komunizmit nė Shqipėri
Eni_P

Postuar mė 5-11-2002 nė 10:53 Edit Post Reply With Quote
Gjėma e komunizmit nė Shqipėri

e ka njeri kete liber ?





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2002 nė 22:13 Edit Post Reply With Quote
Eni,

kush eshte autori?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 7-11-2002 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
Agim Musta

mua ma dhane hua kete liber per pak dite per ta lexuar.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-1-2003 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
Eni,

e ke akoma kete liber?

A mund ti besh nje fotokopim?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 28-1-2003 nė 13:36 Edit Post Reply With Quote
Fatmiresisht e kam.

Ok, po e fotokopjoj e ta dergoj 1 kopje e ty.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 10-2-2003 nė 16:47 Edit Post Reply With Quote
Ata qe kryen terrorin komunist

“U trondita kur zbrita ne Shqiperi.
Pashe nje vend ku pasojat e diktatures
mund te krahasohen vetem me Kamboxhian”

Jevtushenko

Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:

1. Funksionare te larte te Ministrise se Puneve te Brendshme si: Koçi Xoxe, Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu, Kadri Hasbiu, Feqor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Vaskë Koleci, Mihallaq Ziçishti etj.

2. Prokurore dhe gjykates, qe kane gjykuar per motive politike si: Bedri Spahiu, Aranit Çela, Faik Minarolli, Ago Çela, Mithat Goskova, Llazi Polena, Dhori Panariti, Sotir Qirjaqi etj.

3. Hetues per çeshtje politike, qe kane ushtruar torturen gjate proçesit hetimor si: Nevzat Haznedari, Avram Koja, Myftar Tare, Dilaver Bregasi, Muço Saliu etj.

4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si: Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.

5. Komandante burgjesh dhe kampesh me pune te detyruar me te burgosur politike, qe kane ushtruar dhune dhe tortura, gjate ushtrimit te detyres si: Tasi Marko, Besnik Çomo, Beqir Baja, Çelo Arrza, Bajram Korvafaj, Janaq Karapataqi, Vangjel Rrëmbeci, Niko Kolitari, Qamil Mane, Haxhi Pela, Haxhi Gora, Beqir Liço, Hazbi Lamçe, Burhan Beqari, etj.


Ne vijim po japim listen e emrave, te botuar ne gazeten “Ringjallja” te muajit mars 1993, organ i Shoqates se ish te perndjekurve politike te Tiranes, qe jane nxjerre nga kallezimet e ish te perndjekurve politike prane Shoqates Kombetare dhe ne ate te Tiranes. I bashkangjisim kesaj liste edhe emra te tjere, te denoncuar ne gazeten “Liria” dhe ne shtypin demokratik te kohes.




Lista e personave qe jane denoncuar se kane ushtruar terror, dhune, tortura dhe kane dhene denime oplitike ne kohen e Diktatures Komuniste ne Shqiperi


1. Aranit Çela,
2. Arzem Leskoviku,
3. Avram Koja,
4. Azbi Lamçe,
5. Ali Kubati,
6. Angji Faberi,
7. Angji Lubonja,
8. Anastas Dushku,
9. Ali Korbi,
10. Ago Çela,
11. Abedin Topi,
12. Agim Shkupi,
13. Ali Shtino,
14. Arben Meço,
15. Agron Tafa,
16. Aleksander Nakolli,
17. Adil Prishtina,
18. Agim Alimeta,
19. Ali Xhunga
20. Asllan Liçi,
21. Anastas Koroveshi,
22. Aleksander Shundi,
23. Asaf Kondi,
24. Arqile Lole,



25. Besnik Çomo,
26. Bexhet Mema,
27. Beqir Baja,
28. Banush Goxho,
29. Bujar Jazexhiu,
30. Behar Xheka,
31. Besim Selita,
32. Bajram Tresova,
33. Bedri Spahiu,
34. Bajram Korvafa,
35. Bejtash Kore,
36. Burhan Beqari,
37. Bilo Bregu,


38. Çelo Arrëza,
39. Çome Simaqi,
40. Çome Vodica,



41. Delo Balili,
42. Dilaver Bregasi,
43. Demir Prodani,
44. Dusho Dushaj,
45. Dulaq Lekiqi,
46. Dyl Rrjolli,


47. Dhosi Mborja,
48. Dhosi Progri,
49. Dhimiter Bonata,
50. Dhori Panariti,
51. Dhimiter Shahini,
52. Dhimiter Shkodrani,
53. Dhimiter Berati,
54. Dhimo Sinani,


55. Enrike Bilbili,
56. Engjëll Backa,
57. Edmond Caja,
58. Qerem Anxhaku,
59. Eleni Hado,
60. Edmond Vodica,
61. Qerem Xhafa,
62. Esad Mane,


63. Faik Minarolli,
64. Florian Kolaneci,
65. Ferhat Matohiti,
66. Fadil Pineti,
67. Fadil Kapisyzi,
68. Flamur xhemali,
69. Fuat Brinja,
70. Fatos Trebeshina,
71. Fejzo aloci,
72. Frederik Nosi,
73. Farudin Poçari,
74. Faredin Jaho,
75. Feçor Shehu,
76. Feti Smokthina,
77. Filat Muço,



78. Gole Boshari,
79. Gani Vajza,
80. Gaqo Meçi,
81. Galip Sojli,
82. Gaqo Progri,
83. Gani Kodra



84. Gjolek Gërbi,
85. Gjolek aliu,
86. Gjon Banushi,
87. Gjeli Argjiri,
88. Gjysh Tafili,
89. Gjovalin Ndoi,



90. Halim Xhelo,
91. Hasaf Kondi,
92. Hilmi Seiti,
93. Hajdar Aranitasi,
94. Hysen Hoxhati,
95. Haki Dule,
96. Hava Bekteshi,
97. Haki Keta,
98. Haki Vinçani,
99. Hilmi Telegrafi,
100. Hadër Isaj,
101. Hamdi Meta,
102. Hasan Ulqinaku,
103. Harun Ismaili,
104. Him Kolli,
105. Haxhi Pela,
106. Haxhi Gora,
107. Hodo Habibi (toger Baba),
108. Hazbi Lamçe,
109. Hysni Ndoja,
110. Hekuran Pobrati,



111. Irakli Kocani,
112. Irakli Bozo,
113. Isuf Keçi,
114. Ilo Vera,
115. Ismail Qineti,
116. Irfan Devolli,
117. Ilo Qafa,
118. Irfan Shaqiri,
119. Isuf Çobani,
120. Ilia Gaqo,
121. Ilo Bodeci,
122. Ilo Pano,
123. Isamedin Resmja,
124. Isa Halili,
125. Idris Çoba,



126. Janq Karapataqi,
127. Jani Naska,
128. Josif Gjika,
129. Josif Gjipali,
130. Josif Gegprifti,
131. Jorgo Sulioti,
132. Jaho Gjoliku,
133. Janaq Syko,



134. Koçi Xoxe,
135. Kadri Hasbiu,
136. Kadri Ismailati,
137. Ksenofon Nushi,
138. Koli Rrëmbeci,
139. Koço Josifi,
140. Kristo Mushi,
141. Koço Konstandini,
142. Kasem Kaçi,
143. Kristofor Mërtiri,
144. Kadri Bojaxhi,
145. Kiço Caja,
146. Kosta Prela,
147. Kiço Gjonçi,
148. Kapllan Sako,
149. Kapo Kapaj,
150. Kiço Proko,
151. Kasem Troshani,
152. Kamber Lipeshani,
153. Kopi Niko,



154. Lefter Lakrori,
155. Lake Devolli,
156. Luki Misha,
157. Lola Mano,
158. Lilo Zeneli,
159. Laudin Bardhi,
160. Lefter Kasneci,
161. Luan Avdia,
162. Lufter Hoxha,
163. Leo Baba,
164. Loni Dimoshi,



165. Llambi Peçini,
166. Llazi Stratobërdha,
167. Llazi Polena,
168. Llambi Titani,
169. Llazi Petro,



170. Mehmet Shehu,
171. Mihallaq Ziçishti,
172. Manush Myftiu,
173. Muço Saliu,
174. Myftar Tare,
175. Memisha Stepa,
176. Mustafa Iljazi,
177. Manol Milo,
178. Maqo Pecani,
179. Mexhit Metohu,
180. Mane Sevrani,
181. Muharrem Shehu,
182. Mynyr Tirana,
183. Muharrem Vasjari,
184. Mine Bejko,
185. Mehdi Bushati,
186. Meço Ahmeti,
187. Mustafa Rrapushi,
188. Mustafa Beqo,
189. Mëhill Doçi,
190. Mark Dodani,
191. Mehmet Jaho,
192. Mustafa Qilimi,



193. Nevzat Hazdenari,
194. Nesti Kerenxhi,
195. Niko Ceta,
196. Nexhat Hyseni,
197. Naum Bezhani,
198. Niko Paskali,
199. Nysret Dautaj,
200. Nuri Çakerri,
201. Nasi Poloska,
202. Niko Popllo,
203. Nesti Saraçi,
204. Ndreçi Plasari,
205. Niko Kolitari,
206. Nazmi Brinja,
207. Nuçi Tira,
208. Njazi Zjarri,
209. Namik Cakrani,
210. Namik Veizi,
211. Nuredin Dobrusha,
212. Nuri Luçi,
213. Nazmi Biçoku,
214. Namik Qemali,
215. Nuçi Tira,



216. Petrit Hakani,
217. Pilo Shanto,
218. Paskal Andoni,
219. Petrit Arbana,
220. Peçi Kalluci,
221. Petrit Çakerri,
222. Piro Laska,
223. Petrika Mushi,
224. Pelivan Luci,
225. Pëllumb Kokona,
226. Pëllumb Karkanaqe,
227. Pandi Prifti,



228. Qemal Bulluku,
229. Qamil Mane,
230. Qazim Myftiu,
231. Qamil Gavoçi,
232. Qemal Nallbani,
233. Qatip Dervishi,
234. Qazim Kondi,
235. Qamil Lamaj,
236. Qamil Meçe,
237. Qazim Mysliu,



238. Rexhep Kolli,
239. Rasim Deda,
240. Riza Lubonja,
241. Raqi Iftica,
242. Raqi Zavalani,
243. Rexho Hyseni,
244. Rustem Çipi,
245. Ramazan Hoxha,



246. Rrapi Dhima,
247. Rrapi Mino,


248. Stavri Xhara,
249. Stefo Grabocka,
250. Skënder Konica,
251. Skënder Kosova,
252. Sali Hoxha,
253. Stavri Madhi,
254. Sabri Bebeti,
255. Skënder Backa,
256. Skënder Baftjari,
257. Sabri Hoti,
258. Sylejman Maloku,
259. Serafin Meçe,
260. Sotir Vullkani,
261. Stavri Naçi,
262. Selman Vishocica,
263. Stefi Trebicka,
264. Siri Çarçani,
265. Sotir Xheka,
266. Spiro Xhai,
267. Subi Bakiri,
268. Sotir Mero,
269. Salo Petroshati,
270. Sotir Spiro,
271. Selim Alimerko,
272. Sami abazi,
273. Spiro Lame,
274. Sali Bundo,
275. Skënder Myftari,
276. simon Stefani,
277. Sulo Gradeci,
278. Skënder Tashollari,
279. Skënder Breca,



280. Shefqet Peçi,
281. Shemsi Totozani,
282. Shim Kolli,
283. Shuap Panariti,
284. Shyqyri Kusi,
285. Shkëlzen Bajraktari,
286. Shkëlqim Zaloshnja,



287. Tasi Marko,
288. Tamaz Beqari,
289. Tamaz Nepravishta,



290. Thoma Karamelo,
291. Thoma Fisniku,
292. Thoma Nako,
293. Thoma Napo,
294. Thanas Caku,



295. Vaske Koleci,
296. Veli Hoxha,
297. Vasil Milo,
298. Vaskë Afezolli,
299. Vangjo Mitrojorgji,
300. Vangjel Pecani,
301. Vilson Pecani,
302. Vaniamin Martini,
303. Veli Bakiri,
304. Vaskë Dimoshi,



305. Xhule Ciraku,
306. Xhevdet Gavoci,
307. Xhavit Struga,
308. Xahvit Miloti,
309. Xhafer Ramadani,
310. Xhemal Selimi,
311. Xhafer Pogaçe,
312. Xhako Bubësi,



313. Zoi Themeli,
314. Zylfi Saliu,
315. Zyhdi Aga,
316. Zajë Hysa,
317. Zihni Muço,
318. Zef Lokja,
319. Zoi Shkurti


Shenim:
Keta emra u moren nga “arkivat e gjalla”, nga kujtesa e disa ish te burgosurve politike. Ata qe kane qene ne “ferrin komunist” dhe kane mbijetuar, le t’i bejne te njohur emrat e xhelateve, te torturuesve dhe te shkaktareve te vuajtjeve fizike e shpirterore te ytre dhe te shokeve qe nuk jetojne me.
Ne kete liste, nuk jane pasqyruar te gjithe personat qe kane punuar ne organet e diktatures, qe kane marre pjese ne perndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime per motive politike dhe qe gjate detyres se tyre, kane ushtruar dhune dhe tortura. Sigurisht, numri i tyre, gjate diktatures komuniste 45-vejçare, ka qene disa mijra dhe jo sa botohen ne kete liber. Koha e vdekja e nje pjese temadhe te te persekutuarve politike, ka bere qe shume emra persekutoresh, t’i mbuloje pluhuri i harreses.

Marre nga “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-2-2003 nė 17:20 Edit Post Reply With Quote
Ja komunisti!

Plotësisht i besoj kësaj skrese të autorit sepse e di që komunistët (tani socialistët)shqiptarë kanë bërë gjëmën.Edhe në ish jugosllavi komunostët shqiptarë kanë bërë gjëmën.

Dy vëllezër të mi kanë vuajtur burgun për shkak se komunistët shqiptar ishin ato që ishin agjentët më të devotshëm të regjimit sllav.

Zot o Zot kur do të zhduket kjo farë e fëlliqur?





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:36 Edit Post Reply With Quote
Kjo fare nuk zhduket,

kjo fare duhet ta


ZHDUKIM





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 11-2-2003 nė 17:08 Edit Post Reply With Quote
Terror dhe Torture

nga Agim Musta



“Lejen per terrorin komunist
e ka firmosur Lenini
”
Gorbaçov



Terrori komunist eshte unikal ne historine e njerezimit. Ai filloi ne Rusi, me Revolucionin bolshevik te Tetorit dhe gjate shek.XX, u perhap ne Europe, Azi, Afrike dhe Ameriken Latine. Rusia dhe kombet e tjera nen sundimin e ish perandorise cariste, iu nenshtrua nje terrori me permasa biblike, qe vazhdoi per trecerek shekulli. Pergjegjesine e drejtperdrejt per terror, e mban tartaro-çifuti, Vladimir Iliç Iljanov (Lenin). Lenini u zgjodh nga historia, qe mesimin tragjik ta çonte deri ne absurditet duke nenshkruar lejen per terror. Si gjeni i se keqes, Lenini sifilitik, perpunoi komunizmin praktik, si nje perzierje te tiranise se lashte greke, me despotizmin oriental, duke huazuar shume gjera nga inkuzicioni mesjetar dhe bizantinizmi greko-sllav. Lenini kishte si idhull, Fransua Babëfin, i quajtur “popullvrases”, gjate Revolucionit Francez. Lenini, mjeshter i terrorit shpalli boterisht se: “Himni i klases punetore le te jete kenga e urrejtjes dhe e hakmarrjes. Pas çdo rezistence, qofte dhe te vogel, te kalohet ne ekzekutime masive...”.
Komunistet shqiptare kete porosi te Leninit, e zbatuan me zell ne shume krahina te Shqiperise, si ne Libohove, Gjirokaster, Kurvelesh, Pogradec (Dunicë), Martanesh, Lushnje, Kukes, Mirdite, Tirane, Postribe, Malesi e Madhe, etj. Koçi Xoxe, zv.Kryeminister dhe Minister i Puneve te Brendshme gjate periudhes 1945-1948, urdheronte shefat e sigurimit dhe repartet e M.P. te Brendshme, qe vepronin ne Veri te Shqiperise: “Vrisni, prisni, dhe beni çfare te doni, vetem zhdukni reaksionaret”. Terrorin masiv, te ushtruar nga komunistet shqiptare, e pohon edhe vete Enver Hoxha ne mbledhjen e K.Q. PPSH date 17.12.1981. kur i drejtohet anetareve te pleniumit me keto fjale: “Shoket e rinj duhet te dine, se gjate kohes se luftes Mehmeti, ka kryer veprime te denueshme anarkiste dhe terroriste. Ai ka vrare ne mase fshatare te pafajshem...”.
Persa i perket moralit dhe etikes komuniste, shefi boteror i tyre, Lenini, pyetjes se dy gazetareve angleze, ne vitin 1918, i pergjigjet keshtu: “Kush u ka treguar te tilla perralla? Une nuk njoh as moral dhe as etike. Morali dhe etika ime eshte revolucioni dhe per te, une perdor çdo mjet” (Libri i zi i komunizmit).
Terrori i kuq ne Rusi ka ekzekutuar brenda nje muaji aq njerez, sa regjimi carist ekzekutoi per nje shekull. Asnje krahasim nuk mund te behet mes terrorit komunist dhe çdo diktature tjeter ne bote. Holokausti nazist u mori jeten 6 milione njerezve, kurse terrori komunist, gjate shek.XX, asgjesoi 100 milion njerez. Rudolf Hess, krahu i djathte i Adolf Hitlerit, ne kujtimet e tij pohon, se Gestapo naziste mesoi shume nga pervoja e G.P.U.-se sovjetike. Edhe kampet e shfarrosjes ne mase, te ndertuara ne Gjermani, u projektuan simbas modeleve te kampeve ruse te Siberise.
Ne mars te vitit 1919, ne Moske, u themelua Komiteri (Internacionalja Komuniste), nen drejtimin e Leninit, qe kishte per qellim, nderhyrjen nderkombetare per vendosjen e pushtetit komunist, ne vende te ndryshme te botes. Mjetet kryesore te Komiternit ishin terrori dhe propaganda komuniste. Me nderhyrjen e drejteperdrejte te Komiternit, u organizua ne vitin 1919, kryengritja e Bela Kumit ne Hungari, ajo e Hamburgut ne Gjermani (23 dhjetor, 1919) e shume levizje e kryengritje te tjera, ne Europe e ne vende te ndryshme te botes. Komiterni, grumbulloi ne Moske disa qindra terroriste profesioniste nga shume vende te botes, qe i perdorte per qellimet e tij te mbrapshta. Ai krijoi lidhje dhe i financonte me para, flori, shume organizata te majta ne Europe dhe ne Azi. Midis te cileve edhe organizaten e emigranteve fanoliste shqiptare, me emrin KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar).
Moska u be qendra e terrorizmit boteror. Prej andej dergoheshin direktiva dhe niseshin agjentet e Komiternit, neper vende te ndryshme te botes. Midis ketyre agjenteve ka pasur e shqiptare, qe Moska niste me sherbime speciale si: Ali Kelmendi, Riza Cerova, etj., qe jane derguar si korriere deri ne Kine dhe Indi. Nje tjeter shqiptar, qe ka punuar per disa vite prane Sekretariatit e Komiternit ne Moske, ishte Zai Fundo, duke punuar ne “folene e grerezave” ne poste te rendesishme, e njohu mire komunizmin dhe u nda perfundimishte prej tij, duke u arratisur ne France, ne vitin 1937. Midis te tjerash, Zai Fundo ka pohuar: “Komunizmi qe ne e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligesite”. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Zai Fundo, u strehua ne Kosove te vellezrit Kryeziu. Me urdher te Enver Hoxhes, ai u arrestua ne shtator te 1944 dhe mbasi e torturuan mizorisht, u ekzekutua nga forcat e Brigades 18 S., me komandant Petrit Dumen, ne rrethin e Kukesit.
Vendin e Zai Fundos ne Komitern, e zuri pasaniku korçar, Koço Tashko, i cili u caktua ne vitin 1937, perfaqesues i Komiternit per Shqiperine. Me vone, Koço Tashko do te shlyeje nje pjese te gynaheve ndaj popullit, duke vuajtur shume vite ne kampet dhe burgjet e diktatures enveriste.
Ne dhjetor, 1917, Lenini urdheroi polakun Feliks Edmundoviç Xherxhinskin, per te themeluar ÇEKA (Policia Politike Ruse), me qellim per t’i dhene fund iniciatives se masave per terror. Terrorin tash e tutje, do ta kryente ÇEKA. Nga nje efektiv prej 100 vetash, qe kishte ne çastin e themelimit, ne janar 1921, d.m.th. pas 3 vjetesh, ÇEKA do te kishte nje efektiv prej 280.000 vetesh. Siç shihet, efektivi i policise politike ruse, brenda 3 vjetesh, u rrit 280 here.
Nje gje e tille ndodhi edhe ne Shqiperine e Vogel, me nje popullsi rreth 1 milion banore. Ne vitin 1945, efektivat e M.P.Brendshme nuk i kalonin 4.000 vetet, kurse ne vitin 1950, efektivat e atij dikasteri, numeronin rreth 20.000 vete. Ne kete drejtim Shqiperia komuniste, ia kishte kaluar shume me teper Rusise bolshevike, po te krahasohet me numrin e popullsise dhe te siperfaqes tokesore.
Xherxhinksi, ne 1921, porosiste kryetaret e ÇEKA-s qe te merrnin ne efektivat e tyre, njerez te vendosur, qe te futnin plumbin pa hezitim, per te bere te heshte nje njeri.
Edhe Partia-Shtet ne Shqiperi, fliste me superlativa per Sigurimin e Shtetit, duke e quajtur ate “Maja e mprehte e shpates se diktatures se proletariatit”. Sigurimi shqiptar, ashtu si edhe çekistet ruse, te dehur nga dhuna e gjaku, ishin te pakontrolluar dhe te padenuar nga askush.
Gazeta e ÇEKA-s “Krasni Metç” (Shpata e Kuqe), botonte me mburrje ne faqet e saj masakrat qe ÇEKA kryente ne Ukrahine gjate viteve 1920-1930. Ne Shqiperi, kete pune e kryente gazeta e Partise-Shtet, “Zeri i Popullit”
Komisari i Drejtesise sovjetike, gjate viteve 1918-1928, Kurshev, u thoshte gjyqtareve: “Gjykatat e diktatures te proletariatit jane me te predispozuara per te eleminuar, sesa per te gjykuar”. Shteti komunist shqiptar shkoi edhe me larg se Rusia bolshevike. Ai, ne vitn 1966, suprimoi Ministrine e Drejtesise dhe hoqi te drejten e ushtrimit te avokatures. Famekeqi, Aranit Çela, ish kryetar i Gjykates se Larte dhe Prokuror i Pergjithshem per shume vite ne kohen e diktatures komuniste, urdheronte gjykatesit shqiptare: “Kodet ne sirtare, veprat e Enverit mbi tavoline!”. Historiani rus, Melgunov, autor i librit “Terror i kuq ne Rusi”, botuar ne Berlin 1924, citon Latcin, nenpresidentin e ÇEKA-s qe porosit kryetaret e ÇEKA-s neper Republikat Sovjetike: Mos kerkoni gjate hetimeve dokumente dhe prova per te akuzuarit. Pyetni vetem ciles klase i perkasin, cila eshte origjina e tyre, shkolla qe kane mbaruar, etj. Nuk bejme lufte kunder nje njeriu, por do te zhdukim borgjezine si klase. Kjo duhet t’iu udheheqe ne punen tuaj”.
Te njejtat porosi merrnin edhe sigurimsat, hetuesit, prokuroret e gjyqtaret shqiptare nga shefat e tyre: Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Simon Stefani, Hekuran Isai, Aranit Çela e te tjere, simbas direktivave te Partise-shtet.
Klima e terrorit ne Shqiperi u kultivua qysh me krijimin e PKSH, me 8 nentor 1941. Ne ceremonine e inagurimit te Brigades I. Sulmuese, me 17 gusht 1943 ne Vithkuq te Korçes, emisari jugosllav Dushan Mugosha, qe fshihej mbas emrit Sali Murati ne fjalen e tij nder te tjera tha: “Edhe nje dyfek te shtihet kunder Brigades se I-re do te zhdukim jo vetem burrat dhe grate e atij fshati, por edhe femijet...” (Gazeta Shqiptare dt. 29/06/2001. Intervista e Idriz Selitit).
Ne fillim te vitit 1922, presidenti i G.P.U.se (ne 6 shkurt 1922 ÇEKA ishte shnderruar ne G.P.U.), Xherxhinski, urdheron ndimesin e tij, Unshlihtin, qe te hape nje dosje per te gjithe intelektualet e B.S.
Shqiperia komuniste, ishte me e avancuar ne kete drejtim. Dosjet ne Shqiperi, u hapen ne fillim te 1945 dhe nga mesi i viteve ‘60-te, simbas thenieve te gjeneralit te Sigurimit, Halim Xhelo, ne raftet e zyrave te dikasterit kobzi, kishte 400.000 dosje ne perpunim. Duke llogaritur se popullsia shqiptare ne ate kohe ishte rreth 1,6 milione banore, i bie qe ne çdo 4 shqiptare, duke perfshire edhe femijet e porsalindur, njeri te kishte dosje tehapur. Asnje nga vendet komuniste te Europes Lindore, nuk kishte nje survejim dhe pergjim aq te persosur sa Shqiperia komuniste.
Ne vitin 1926, Xherxhinski vdiq dhe u zevendesua nga Menxhski, i cili u perdor si mashe nga Stalini, per eleminimin ne mase brenda radheve te Partise Bolshevike, te elementeve kundershtare te Stalini.
Keshtu u veprua edhe ne Shqiperi. Enver hoxha, mbas eleminimit te Koçi Xoxes, vendosi Minister te P.B., xhelatin Mehmet Shehu, i mirenjohur per masakrat e tij ne kohen e luftes. Perveç pastrimit brenda radheve te Partise, te elementeve “koçiste”, Mehmet Shehu, projektoi dhe zbatoi Masakren e Mirdites (Gusht 1949) dhe te Tiranes (Shkurt 1951), me rastin e “incidentit” ne ambasaden sovjetike ne Tirane.
Me urdher te Xherxhinskit ne 1922 u krijuan gjykatat levizese te ÇEKA-s qe benin kerdine me denime kapitale, duke shkuar nga nje krahine ne tjetren.
Ne Shqiperi, me urdher te Partise-Shtet, ne 1946, u krijua ne fshehtei, gjykata e Sigurimit, qe ka dhene qindra denime me vdekje dhe burgime te renda. Vendimet e gjykates se Sigurimit ishin te paapelueshme dhe jepeshin ne qelite e burgjeve, ne fshehtesine me te madhe. Keto gjykata vazhduan te vepronin deri ne 1956.
Çdo vit nga Shqiperia dhe nga te ashtequajturat Republika Demokratike te Europes Lindore, udheheqes te partive komuniste te ketyre vendeve, vizitonin Mosken, per te marre pervojen bolshevike ne fushe e terrorit. Jas se ç’thote udheheqesi komunist çekosllovak, Klement Godvald ne parlament ne vitin 1947, duke iu drejtuar grupt te opozites: Ne shkojme ne Moske per te mesuar nga bolsheviket, se si t’ua perdredhim qafen juve. Ju e dini mire, se bolsheviket ruse, jane mjeshter ne kete pune”.
Ish B.S. kishte prane M.P. Brendshme shqiptare, 40 “keshilltare”, specialiste te terrorit dhe te torturave. Ata ishin te plotfuqishem dhe benin ligjin ne Sigurimin e Shtetit shqiptar dhe ne te gjitha efektivat e M.P.B.
Pas shembjes se komunizmit ne Europen Lindore kane dale ne driten e diellit, mijra fakte e argumenta,qe vertetojne se Komunizmi eshte nje univers me dhune ekstreme, deri ne eleminimin fizik te njeriut gje qe tregon se ai eshte i paafte per t’i zgjidhur ndryshe konfliktet e shoqerise njerezore. Komunizmi ka kryer krime te renda te panumerta kunder njerezimit, kultures universale dhe kultures kombetare te popujve, qe paten fatin tragjik te provonin ne vendet e tyre regjimet komuniste. Nje nga popujt me te goditur nga sistemi komunist ne Ballkan eshte kombi shqiptar. Populli shqiptar, i varfer, u genjye lehte nga ideologjia demagogjike komuniste. Ata besuan se do te beheshin te gjithe te pasur dhe do te hanin me luge te florinjte, por komunizmi i beri shume me te varfer se ç’ishin dhe i ktheu ne skllever, per nje krodhe buke. Ata qe s’bene pushtuesit e huaj e bene tradhetaret tane. Shqiperia u shnderrua ne trishtim te botes, nga diktatori Hoxha.
Komunistet jane terroriste te terrorizuar thote Francesko Niti, ne librin e tij “Shperberja dhe rindertimi i Europes”. Ky postulat i Nitit, u vertetua katerciperisht ne Shqiperi, ku shumica e komunisteve terroriste u asgjesua nga vete shoket e tyre komuniste. Me shume komniste shqiptare jane vrare nga shoket e tyre komuniste mbrapa kraheve, ose te denoncuar te pushtuesit, sesa ne te ashtequajturen “Lufte Nacionalçlirimtare”.
Po permendim disa prej tyre: Qemal Stafa, Mustafa Gjinishi, Ramize Gjebrea, Anastas Lula, Neki Ymeri, Mynir Xhindi, Tomor Sinani, vellezerit Bajraktari e shume te tjere.
Pas vendosjes se diktatures komuniste, lufta brenda llojit u ashpersua akoma me teper. U ekzekutuan 4 ministra te brendshem: Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu. Me dhjetra ministra, gjenerale dhe deputete u ekzekutuan ose vdiqen neper burgje si: Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Dali Ndreu, Beqir Balluku, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Petrit Dume, Hito Çako, Abaz Fejzo, Vaskë Gjini, Halim Xhelo, Teme Sejko, Hilmi Seiti, Sipro Shalësi e te tjere. Shume prej tyre kane ushtruar terror dhe u asgjesuan nga diktatura, jo per krimet qe kishin bere, por per te terrorizuar shoket e tyre, qe kishin mbetur jashte hekurave te burgjeve. Vete Enver Hoxha, perdorte shpesh shprehjen e preferuar te Mao Ce Dunit se: "ushteti buron nga gryka e pushkes"” E thene ndryshe, kjo shprehje do te thote, se pushteti mbahet me pushke, duke vrare kundershtaret e diktatures komuniste.
Ne fakt, shumica e atyre qe asgjesoheshin nga diktatori Hoxha, nuk ishin aspak kundershtare, por i kishin sherbyer me devotshmeri diktatures komuniste dhe as qe u kish shkuar kurre ndermend, te kryenin ndonje “veprimtari armiqesore”. Ky eshte nje nga paradokset me te çuditshme te diktatures komuniste.
Per here te pare, krimet e komunizmit ne ish B.S. i denoncoi me 24 shkurt 1956, Sekretari i Pare i PKBS, Nikita Sergejeviç Hrushovi. Krimet iu faturuan Stalinit, megjithese edhe vete Hrushovi, kishte qene autor i shume krimeve mostruoze, te bera ne Ukrahine ne vitin 1927
E njejta gje ndodhi edhe ne Shqiperi, ku Enver Hoxha, ia ngarkoi ne shpine Koçi Xoxes te gjitha krimet qe kishte bere PKSH deri ne qershor te 1948.
Ne Shqiperi deri me sot, megjithese kane kaluar 11 vjet pluralizem, nuk eshte bere asnje analize dhe denoncim zyrtar per krimet e kryera nga PKSH, qysh nga formimi i saj. “Harresa” ka per qellim shkuljen nga kujtesa e popullit shqiptar, te krimeve te diktatures komuniste, qe u kryen ne Shqiperi per gjysme shekulli. Per krime te tilla, duhet te alarmohet jo vetem kombi shqiptar, por e gjithe bota. Te mos harrojme kurren e kurres, se vendosja e komunizmit ne Shqiperi, derisa ndodhi nje here, mund te ndodhe perseri, jo ne te njejten forme dhe nga te njejtet njerez, por nga persona te tjere dhe me forma te tjera, me te sterholluara dhe me te rafinuara. Kete s’duhet ta harroje asnje shqiptar. Eshte per te vene kujen dhe te vendosim duart ne koke, se nga gjithe ajo likuni kriminelesh, qe i kane lare duart deri ne supe me gjak shqipari, nuk doli nje njeri te pendohej dhe te kerkonte falje per krimet e kryera. Vetem njeri prej tyre z:Istref Mustafaraj, nga Vlora, ka pasur burrerine e ndershme te denoncoje krimet e PKSH, anetar i se ciles ai ka qene qe nga viti 1943. Z. Mustafaraj, i renduar ne ndergjegje qe i ka sherbyer verberisht qelllimeve djallezore te PKSH, duke u njohur me realitetin historik, gjate kohes se pluralizmit, kerkon falje per vrasjet e bera nga njesiti gueril i Vlores, pjesetar i te cilit ka qene e ai vete. Ai ka botuar nje deklarate ne gazeten “Balli Kombetar”, date 05.11.1992, me titull “Kerkoj falje” ku midis te tjerash shkruan: “PKSH dhe Enver Hoxha” e organizuan dhe e zhvilluan me paramendim luften vellavrasese, duke na perdorur ne, si ushtare te verber. Ne vrame pafajesine, mireqenien, besen, virtytet e popullit tone martir, duke i zevendesuar ato me pushtetin e krimit, te vesit, te mjerimit material, per krijimin e njeriut te ri enverian. Ne jemi plotesisht pergjegjes per gjithcka qe ndodhi ne Atdheun tone fatkeq. Ne jemi fajtore, prandaj te ulim koken para se vertetes dhe te mos bejme deklarata mashtruese...”.
Sa lehtesime do te sillte ne ndergjegjen e popullit shqiptar dhe sa shume do te ndihmonte ne pajtimin kombetar, po te ndiqej shembulli i Z. Mustafaraj nga 100 dhe 1000 pergjegjes, per ate det me krime qe i kryen ne vendin tone. Pendimi do t’ua lehtesonte shpirtin.

Si perfundim mund te themi, se terrori komunist e ka zanafillen e tij, bashke me formimin e PKSH. Gjate kohes se luftes se Dyte Boterore, ai u ushtrua nga formacione partizane, dhe njesitet guerile dhe skuadrat e vdekjes. Mbas vendosjes se diktatures komuniste, terrori e dhuna fizike ne Shqiperi u ushtruan nga Sigurimi i Shtetit, “Divizioni i Mbrojtjes se Popullit” (D.M.B.) Policia Popullore, repartet e ndjekjes, repartet e kufirit, repartet qe kishin ne varesi burgjet, kampet me pune te detyruar dhe kampet e internimit. Terror e dhune kane ushtruar hetuesit, prokuroret dhe gjyqtaret, qe kane dhene denime politike.

Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta
Tirane, 2001.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 26-2-2003 nė 05:25 Edit Post Reply With Quote
*Më mirë vrarë nga fashistët se të jeshë fashist.
Më mirë vrarë nga komunistet se të jeshë komunist*. Herman Hesse

BISHA
*Bolshevizmi! Një grumbull i fëlliqtë balte që ka për babë pabesimin dhe për nanë korrupsionin. Asht të mishnuemit e ateizmit ma të rafinuem të Prendimit me egërsinë ma të ftohtë të Lindjes. Përbahet nga materja dhe terri. Asht anmik i shpirtit dhe i dritës. Ka në ballë të shkruem - REVOLUCION -. Mban në duer këmesën e vdekjës dhe çekiçin e shkatrrimit. Ka për program asgjasimin e të kaluemes dhe krijimin e nji grumbulli rrenimesh për të ardhmen. Bolshevikët janë ata që mbyten Carët, zotnuesit e tokës dhe po të mundënin do ti hidhshin dinamit edhe qiellit, për me zhdukë Zotin e gjithsisë. Hakmarrin në kët tokë si të munden dhe sa të munden, rrenojn Kisha, djegin fugure, kryqëzojnë meshtarë, coptojnë murgesha, përdhunojnë të vdekun, mbysin mija e mija besimtarësh të pafuqishëm, prishin djelmëninë. Tue mos mujtë me i dhanë zjarmin Qiellës, bajnë tokën Ferr.*
Don Pal Gjini
në *Kumbona e së dielës*,
vjeta 1939, numer 10

P.s. Sa fatzi jemi si Komb, që kjo murtajë shkatrrimtare hyri ndër ne!
Sa mirë kishim qenë sikur të mos kishte ndodhur kjo!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 19-3-2003 nė 12:39 Edit Post Reply With Quote
"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Faqja 12/13 - SPECIALE Mars 19, 2003

Ish-anëtari i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e rregjimit komunist, Agim Musta tregon tmerret e Burrelit e Spaçit dhe, ecejaket e familjarëve që kërkojnë ende eshtrat

Si u shkrinë me gëlqere të pashuar eshtrat e 400 ish-të burgosurve politikë
"Ne në vitin 2001 ishim në Spaç dhe, sipas dëshmitarëve që ne takuam, këto varreza janë prishur nga komanda e Spaçit më 1989-n dhe vërshimet e përroit kanë zhdukur gjithçka. Nga viti 1968 deri në 1990 vetëm në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta
Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes. Pikërisht kjo qershi e frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar "Qershia"

--------------------------------------------------------------------------------

Rezarta Delisula

E kanë zhdukur një pjesë të historisë së tyre, edhe pse ecejaket për t'i gjetur nuk kanë shterrur. Eshtra... eshtra... Mes kujtimeve që i mundojnë dhe shpresës së largët, qindra familjarë duhet të përballen me godinat e vuajtjes-vdekje: Spaç, Burrel. Dikush kërkon vëllain, bashkëshortin, babain... Pjesa më e madhe e jetës së tyre ka kaluar në kampet e internimit apo të punës së detyruar. Mjaftonte një akuzë për agjitacion e propagandë, tentativë arratisjeje apo grup armiqësor dhe mijra familje hipnin në Ziz-at e tmerrit, ndërsa të akuzuarit degdiseshin në burgje. Familje të tjera që kishin lidhje gjaku më të largëta me "tradhtarin", nuk internoheshin, por edhe nuk shpëtonin lehtë nga kthetrat e terrorit.

Jeta e tyre endej me vështirësinë e një peri të trashë, që vegjët me zorr e kalonin. Viti '90. Familjet e internuara nisën të ktheheshin. Disa gjetën shtëpitë dhe i rimorën, disa të tjerë banonin me qira, pasi nuk quheshin më pronarë. Kur busti i diktatorit Enver Hoxha u tërhoq zvarrë në rrugët e kryeqytetit dhe fjalorit të përditshëm iu shtua termi "pluralizëm", të lodhur nga punët e vështira dhe dhuna psikologjike, shumë familje nisën të kërkonin pjesët e humbura të vetes, eshtrat e të afërmve të shuar në akullsinë e burgjeve. Në Spaç dhe në Burrel familjarët e ish-të burgosurve politikë përpiqen ende që, nëpërmjet njerëzve që banojnë rrotull apo ndonjë roje të vjetër, të gjejnë pas shumë vitesh eshtrat. Agim Musta, i dënuar me 13 vjet burg për anëtarësi në Partinë Socialdemokrate të krijuar nga Pjetër Arbnori e Petrit Kalakula, tregon tmerret e burgjeve të komunizmit dhe zhdukjen e "gjurmëve të vdekjes" - eshtrat e rreth 400 të burgosurve politikë.

Burreli

Burgu i Burrelit nisi të ndërtohet në vitin 1938 dhe përfundoi më 1940. Për një kohë të shkurtër u përdor si burg, por, me ardhjen e italianëve, u kthye në kazermë e një batalioni kavalerie. Pas vendosjes së diktaturës më 1944-n, godina nisi të riparohej dhe vetëm pas dy vjetësh u hap si burg i sigurisë së lartë. Aty u dërguan intelektualët dhe antikomunistët nga të gjithë burgjet e vendit. Me flokët e bardhë e sytë që i lotojnë, revolta brenda 70- vjeçarit bërtet. Ka qenë viti 1962, kur Gjykata Ushtarake e Tiranës me në krye Llazi Polenën dënon me vdekje Pjetër Arbnorin e Petrit Kalakulën, ndërsa Agim Musta degdiset në Burrel. Burg shfarosës. Kështu e emërton ish-i burgosuri politik godinën e tmerrit, ku, sipas tij, nga viti 1946 deri më 1948 kanë vdekur mbi 200 intelektualë, mes tyre ish-kryeministri Koço Kote; ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korça; ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjergj Kokoshi; Xhavit Leskoviku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Arqile Tase, që kishte kryer studimet në Harvard... "Merrnim në ditë 500 gramë bukë misri të thatë; s'kishim trajtim mjekësor, s'lejohej takimi e marrja e pakove nga familjarët. Në vitin 1949 Partia Komuniste Shqiptare, duke ia faturuar të gjitha krimet Koçi Xoxes, në burgun e Burrelit u bënë disa lehtësira, duke u dhënë të dënuarve 600 gramë bukë gruri, supë në drekë dhe çaj pa sheqer në darkë. Po kështu, u lejua dërgimi i pakove dhe takimi me familjarët", thotë Agim Musta.

Kaushët

Kështu i quanin të burgosurit politikë në Burrel qelitë e vogla, të cilat kishin vetëm një dritare të vogël nga ku dielli e kishte të vështirë të hynte. Në banjë të burgosurit shkonin dy herë në ditë dhe thuajse çdo kaush qelbej nga era e rëndë e amonjakut. Në librin "Dosjet e Gjalla", i shkruar nga Agim Musta, kemi shkëputur një pjesë të vizitës së Aranit Çelës në Burrel. Të veshur me rroba doku e kapele sipas modës kineze, prokurori i përgjithshëm, Aranit Çela, dhe sekretari i parë i partisë për rrethin, Mustafa Pajenga, kishin arritur në Burrel. Sipas kujtimeve të Mustës, Araniti ishte prezantuar me shprehjen arabe "Alekum Selam", ndërsa u drejtonin pyetje të burgosurve, të cilët nuk guxonin t'u kthenin përgjigje. "Porosia e atij varrmihësi të drejtësisë shqiptare, sa herë që takonte vartësit e tij, ishte: Kodet në sirtar, veprat e Enver Hoxhës mbi tryeza", shkruan Agim Musta.

"Qershia" dhe gëlqerja

Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes. Pikërisht kjo qershi e frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar "Qershia". Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur. Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit - gëlqerja. "Për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burreli hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila kufamat shkriheshin. Rreth viteve '80 sërish, me qëllimin për të humbur gjurmët, me preteksin se u krijua ferma e Burrelit, një buldozer i shtypi kufomat, ndërsa bashkë me thërmimin e tyre u zhduk edhe shpresa e familjarëve", vijon rrëfimin e tij 70-vjeçari. Në Tiranë, ata që dënoheshin me vdekje, pushkatoheshin te bregu i Lumit, pranë ish-frigoriferit, në Sharkë pranë Vorës, si dhe Farkë. Edhe në kryeqytet shumë familje nuk kanë mundur të gjejnë eshtrat e njërëzve të afërm, të pushkatuar me akuza të ndryshme. Burgu i Burrelit u mbyll në vitin 1990 gjatë kohës së vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndërsa aktualisht shërben si burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin shumë kriminelë.

Revolta e Spaçit

Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968-n. Ndërtimin e tij Ministria e Punëve të Brendshme e bëri me të burgosur ordinerë, ku u rrethua një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh dhe u hapën galeritë e bakrit dhe piritit (rërë e trashë nga ku del acidi sulfurik). Me përfundimin e burgut, 600 të burgosur politikë i shpërndulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit për në Spaç. "Në Fushë-Krujë na takuan qëllimisht me të burgosurit ordinerë që ndërtuan Spaçin, të cilët nisën të bërtisnin: Jua bëmë varrin", thotë Agim Musta, duke rikthyer edhe një herë ndër mend pamjen e kampit të tmerrshëm. Sipas tij, kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n, ndërsa qielli pa kufij nga Spaçi dukej sa një tepsi. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë për dy të burgosur e, ai që s'e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. "Ngritëm në kamp flamurin e kuq me shqiponjë, por pa yll, që u përgatit nga piktori Mërsin Vlashi dhe po kështu hodhëm parulla kundër diktaturës. Kishim shtënë kështu në dorë kampin e brendshëm", vijon ish-i burgosuri politik. Agim Musta na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisë ishte mjaft i madh dhe si pasojë ata urdhëruan korpusin e Burrelit për rrethimin e kampit të Spaçit me forca të shumta e tanke. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. Pas tri ditësh revolta u mposht mes përdorimit të shufrave të hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndërsa 100 prej tyre u dënuan me 1700 vjet burg.

Zhdukja e eshtrave

Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pasha u dënuan nga gjykata speciale me vdekje dhe vetëm pas disa ditësh u ekzekutuan po në Spaç. Të katër të dënuarit ishin nën moshën 30 vjeç. "Sipas hulumtimeve të mia, revolta e Spaçit është më e madhja në të gjitha kampet e vendeve të Lindjes, me përjashtim të revoltës së vitit 1957 në Karaganda", thotë Agim Musta. Varrezat e Spaçit ishin përtej përroit. "Ne në vitin 2001 ishim në Spaç dhe, sipas dëshmitarëve që ne takuam, këto varreza janë prishur nga komanda e Spaçit më 1989-n dhe vërshimet e përroit kanë zhdukur gjithçka. Nga viti 1968 deri në 1990 në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta. Kur takuam rojet e Spaçit që është shkatërruar tërësisht, ata na thanë se shpesh aty mbërrijnë familjarë për të kërkuar varret apo eshtrat e të afërmve, por pa mundur të gjejnë gjë", vijon 70-vjeçari Agim Musta. Burgu-minierë u mbyll më 1990-n, ndërsa të burgosurit u shpërngulën në burgun e Përparimit, që ndodhet në katundin e Shën Vasit në Sarandë. Aktualisht kampi i Spaçit është shkatërruar krejtësisht.

Liria e frikshme

Në fletën e hollë të letrës të burgosurit politik mbanin në dorë lirinë. Dikush kishte vuajtur 5 vjet, një tjetër 10 e disa të tjerë më shumë. Çfarë i priste pas izolimit? Kjo ishte pyetja që e tmerronte cilindo të burgosur që lirohej. Shumë prej tyre ndiheshin të braktisur. Nën presionin e madh të partisë, gratë ndanë burrat, për të mos u internuar, vëllai mohoi vëllanë. Shyqo Zagomerau, pasi u lirua nga burgu, vrau veten; Met Mezini u var në një hotel të Durrësit, pasi nuk u pranua nga familja; Balil Hadëri u mbyt në Vjosë, sepse nuk kishte me se të jetonte. Shumë të tjerë ishin vrarë gjatë tentativave për arratisje, ndërsa të tjerë binin përsëri në burg. Më 19 nëntor të vitit 1972 Agim Musta lirohet nga kampi i ferrit. Nën presionin se ç'do të ndodhte me të, tmerri nuk e linte ta shijonte lirinë e fituar. "Kur e kujtoj atë ditë, edhe sot ndihem keq. Nuk e dija se ç'më priste, a do të më pranonte familja apo jo, si do të reagonit të afërmit. Megjithatë, kur takova motrat dhe nënën, u lehtësova. Isha mbi 40 vjeç, por flokët i kisha më të bardhë se të nënës sime", kujton teksa i dridhen ritmikisht duart ish-i burgosuri politik. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, këta njerëz e kanë të vështirë t'i largojnë nga kujtesa e tyre vuajtjet në burgjet e vdekjes.

30 vjet nga revolta

Më 21 maj të këtij viti ish-të burgosurit politikë do të përkujtojnë 30-vjetorin e revoltës së Spaçit, që u zhvillua më 1973-in. Me organizimin do të merret fondacioni kulturor i të përndjekurve politikë "Musine Kokalari", kryetar i së cilit është Agim Musta. Shqipëria, në krahasim me popullatën, duke përjashtuar republikat Balltike dhe Bashkimin Sovjetik, zë vendin e parë për sa u përket të dënuarve politikë. Ky konstatim ka dalë nga kongresi i Vilniusit në Lituani, kongres i cili u zhvillua në vitin 2001, ku pjesëmarrës ishin edhe të burgosur politikë shqiptarë. Në këtë kongres personazhi ynë mbajti referatin "Burgjet e shtetit-burg", duke u paraqitur të pranishmëve edhe hartën e burgjeve në vendin tonë. Mes këtyre rreshtave jemi përpjekur të japim një informacion të përmbledhur të dy burgjeve më të tmerrshme gjatë rregjimit komunist dhe njeriu që rrëfen për "Gazetën" është pjesë e historive të Burrelit e të Spaçit.

Edhe pse kanë kaluar thuajse 13 vjet nga lirimi i të burgosurve politikë, shumë prej tyre vuajnë ende pasojat e burgjeve të vdekjes. E, krahas tyre, qëndrojnë qindra familje të cilat vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e të afërmve në Spaç e Burrel, ndërsa mundohen të rrëmojnë mes së shkuarës kujtimet që i kanë zhdukur me kohë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 17-9-2003 nė 08:09 Edit Post Reply With Quote
Torturat ne qelite dhe ne burgjet shqiptare gjate periudhes se diktatures komuniste (1945-1990)

“ne gjak kane per te perfunduar ata,
qe gjithe jeten e kaluan ne gjaksira”
Bajron



Tortura eshte perdorur qysh ne fillimet e shoqerise njerezore. Ne Evrope, ajo arriti kulmin, ne periudhen e inkuizicionit. Tortura u perdor si mjet kryesor terrori ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjera komuniste te Evropes Lindore. Sipas konventes se OKB-se, date 26 Qershor 1987, tortura percaktohet: “Torture quhet çdo veprim, me anen e te cilit nje personi i jane shkaktuar me dashje dhimbje ose vuatje te renda fizike ose mendore, me synimin per te marre informata ose pohime, per ta ndeshkuar per nje veprim qe ai ka kryer ose dyshohet e e ka kryer, per te frikesuar ose per te bere presion, ose per çdo motiv tjeter”. Ne ish BS, torturat ishin bere te zakonshme dhe masive, gje qe e detyroi shkrimtarin e madhe rus, Mihail Shollohov, t’i drejtohej Stalinit. Me 1 prill te 1933, me nje leter, ku midis te tjerash i shkruan: “Policet ne Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lene per ore te tera midis nje te ftohti te padurueshem” (“Libri i zi i komunizmit”).
Diktaturat komuniste perdoren tortura nga me te llahtarshmet, te nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, te vendeve te lashta aziatike dhe bizantit grek.
Ne Shqiperine “socialiste”, per demagogji thuhej, qe ushtrimi i tortures ne hetusi dhe ne burg ndalohej me ligj. Kjo ishte nje hipokrizi cinike, qe perdorej per konsum propagandistik. Ne realitet, tortura perdorej kudo, ne qelite e hetusise dhe ne vendet e vuajtjes se denimit. Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nenshtrohej tortures. Ne shumicen e rasteve, te arrestuarit i vendosej nje thes i zi ne koke dhe duart i lidheshin nga mbrapa, te shtrenguara ne maksimum. Torturat ishin te shumellojshme, qe nga me primitivet, deri te me modernet. Aty ndryshonin sipas personit ku perdoreshin dhe vendit ku ushtroheshin. Nga deshmitare okulare, eshte deklaruar se qysh ne kohen e Luftes Antifashiste, misionaret jugosllave prane njesive ushtarake partizane shqiptare perdornin torturen ndaj “armiqve” te kauzes komuniste. Ne shtator 1943, ne katundin Surel te Tiranes, Dushan Mugosha rropi nje njeri te gjalle dhe gjakun e thikes e fshinte ne buzen e tij. Ai u bente thirrje kuadrove partizane te pranishem, qe te vepronin si ai kundrejt çdo “armiku” te komunizmit. Ne Devoll te Korçes, nje partizani 15-vjeçar, qe ishte larguar pa leje per disa dite nga njesiti luftarak, Dushan Mugosha urdheroi qe t’i lidhnin kembe e duar dhe ta shtrinin pertoke. Me nje shufer hekuri filloi ta godiste me gjithe fuqine e tij, duke i thyer gjymtyret. Partizani 15-vjeçar dha shpirt nen dhimbjet e tmerrshme, te shkaktuara nga goditjet. Ne katundin Shipcke te Korçes, jane gjetur kufoma te shumta njerezish te torturuar nga forcat komuniste, duke patur patkonj te gozhduar ne kembet e ne duart e tyre.
Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, ne pavionin e gjenocidit komunist, ne nje tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, qe perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane. Ato ishin:

1. Jeleku i tortures.
2. Demtimi i organeve gjenitale.
3. Kamxhiku e druri.
4. Lenia pa buke, pa uje, pa gjume ne kembe per dite te tera.
5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rende.
7. Varje prej krahesh, te lidhur mbrapa ne nje dritare ose ne çengel ne lartesi te tilla qe vetem gishterinjte e kembeve te preknin token.
8. Mbushja e gojes me kripe.
9. Dergimi gjoja per pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes.
10. Futje me koke poshte ne fuçi me uje.
11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
12. Hedhja e alkoholit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij.
13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa uje.
15. Futje ne uje te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer.
16. Pakesim graual i ushqimit, per te shkaktar vdekjen pas njekohe te caktuar.
17. Perdorimi i lendeve kimike per ngacmim, apo demtimin e sistemit nervor.
18. Helmeta te posaçme ne koke, qe i burgosuri te mos vetvritej.
19. Lidhja me pranga duar e kembe, per nje kohe te pacaktuar.
20. Perdorimi i zgjojve te bletes ndaj te burgosurve te zhveshur.

Ne kete tabele jane “harruar” te renditen edhe torturat e poshteshenuara:

- Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbjen e te folurit.
- Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
- Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture eshte perdorur ne kampet e bonifikimit).
- Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara ne diell, deri ne vdekje.
- Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizen e duarve.
- Perdhunimi i pjesetareve te familjes ne syte e te ndaluarit.
- Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare)
- Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht)
- Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop per t’i demtuar organet gjenitale dhe pjset e tjera te trupit.
- Fryerja me pompe nepermjet anusit.
- Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje).
- Hedhja ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
- Vendosja e vezeve te zjerra nen sqetulla.
- Heqja e thonjve me pinca.
- Thyerje arrash, ne koken e viktimes.
- Çarje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
- Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
- Futje neper vena me anen e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundjen e hembolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme derine vdekje.
- Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne perpjekje).


Perveç torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, per te shkaterruar personalitetin e viktimes.
Po permendim disa nga torturat psikologjike qe perdoreshin rendome ne qelite dhe burgjet e diktatures.

1. Privimi. Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja (dushi) si dhe per kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe haluçinacione.
2. Kercenimi. Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij.
3. Poshterimi. Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur, share me fjale me te renda, jo vetem ate, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta.

Torturat fizike dhe psikologjike te permendura me lart, jane vetem nje pjese e torturave qe jane perdorur ndaj viktimave gjate 45-vjeteve te diktatures komuniste. Gjate hetuesise viktimat i torturonin jo vetem per te marre informacionin e duhur prej tyre, por dhe per t’i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, per t’i shpetuar tortures pranonin “faje”, qe s’i kishin bere kurre. Me dhjetra te tjere, kur kishin mundesi, benin vetevrasje per t’u shpetuar torturave. Me qindra te ndalaur, kane dhene shpirt gjate torturave, ose kane humbur aftesine mendore per gjithe jeten. Po permendim dias prej tyre: Taho Sejko, Hajri Mane, Sule Domi, Mitat Ciu, etj, kane bere vetevrasje, per t’ju shpetuar torturave. Myzafer Pipa, Pal Zefi, Hiqmet Roshi, Arif Kazazi, Dede Pjetri, etj, kane gjetur vdekjen gjate torturave. Ali Goxhaj, Qemal Gega, Petro Rondo, Kujtim Çuni, Fadil Kokomani, Hajri Pasha, e te tjere, mbeten te çmendur perjete. Duhet theksuar se Fadil Kokomanin dhe Hajri Pashen i pushkatuan mbas disa vjeteve, duke qene te çmendur.
Tortura kishte per qellim jo vetem te shkaterronte viktimen fizikisht dhe shpirterisht, por t’i perdorte viktimat per te terrorizuar pjesen tjeter te shoqerise shqiptare, qe jetonte jashte hekurave te burgut, pasi veprime te tilla ushtroheshin ne 26 rrethe administrative te Shqiperise, ku kishte 26 dege te Puneve te Brendshme. Ne Tirane, Korçe dhe Shkoder, ato ishin ne nje rang me te larte dhe quheshin Drejtori te Puneve te Brendshme. Ne çdo dege te çdo rrethi, kishte nje sasi qelish me dimensione 2m x 1,20m. Po krahas ketyre, kishte dhe qeli “speciale” me dimensione 1m x 0,5m x 1m, ku i arrestuari, as mund te shtrihej, as mund te rrinte me kembe, por vetem ulur, kembekryq. Numri i qelive ishte nga 30 deri ne 100 per çdo dege, ndersa ne ato te Shkodres dhe Korçes, kishte mbi 100 qeli., Tirana perveç qelive qe kishte prane Drejtorise ne “Rrugen e Dibres”, “Te Selvia” kishte qeli dhe ne kater rajonet e policise, ne katin perdhes te Ministrise se Puneve te Brendshme, ne bodrumet e Pallatit te Brigadave; ne Burgun e ri dhe te vjeter dhe te ashtequajturat “Qelite e Koçi Xoxes”. Po keshtu, ne Tirane dhe ne shume qytete te Shqiperise, kishte shtepi “sekrete” me qeli, qe perdoreshin per punet misterioze te Sigurimit te Shtetit. Sipas thenieve te ish-gjenralit te organeve te Sigurimit te shtetit, Halim Xhelos qe vdiq ne menyre misterioze ne burg, vetem ne Tirane ishin mbi 500 qeli, ku jane torturuar me mijra te arrestuar. Si kryemjeshter i tortures permendet gjenerali Nevzat Haznedari, drejtor i deges se hetusise prane Min. P. Brendshme, per nje periudhe 20 vjeçare.

Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” - Agim Musta





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 1-10-2003 nė 12:16 Edit Post Reply With Quote
Masakra e 18 Gushtit 1949 ne Mirdite

Nga Agim Musta

Mirdita, me nje terren te thyer malor, pa rruge komunikacioni, plot me pyje, perrenj dhe shkembinj, u be qendra e rezistences me e spikatur antikomuniste ne Shqiperi, ne vitet e para, mbas vendosjes se diktatures komuniste. E ndare ne 12 bajraqe, te lidhur ngushte me familjen e Kapedanit Markagjoni, mirditasit nuk iu nenshtruan ne heshtje dhunes komuniste. Gjer ne fund te vitit 1949, Mirdita gumezhinte nga grupet e te arratisurve, qe u kallnin daten qeveritareve te kuq. Ajo ishte shpallur nje krahine rebele, qe duhej te nenshtrohej me plumb dhe me zjarr.
Nje batalion special i M.P.B. me nje efektiv prej 500 vetash, komanduar nga sadisti Hodo Habibi, qe njihej ne popull me nofken "Toger Baba”, i binte Mirdites kryq e terthor duke mbjellur zi dhe tmerr. Çfare nuk beri Toger Baba! Arrestoi, torturoi, perdhunoi, pushkatoi pa i dhene llogari askujt. Qe nga femijet e djepit gjer te pleqte me nje kembe ne varr, dridheshin si purteka kur degjonin fjalet: “Ja mberrini Toger Baba!” Thika u kishte shkuar mirditoreve ne asht dhe ishin bere gati te ngriheshin me cfurqe dhe sopata per t’u vrare duke luftuar, sesa te prosvaleshin nga sadisti Toger Baba. Fjala shkoi ne vesh te udheheqesve te partise-shtet dhe ata vendosen te “sakrifikonin” Toger Baben, per te mashtruar popullin e Mirdites. Per hir te se vertetes, vlen te theksohet, roli pozitiv i Tuk Jakoves, anetar i Byrose Politike ne ate kohe qe kembenguli ne asgjesimin e perbindeshit, Hodo Habibi. Ne fillim te vitit 1947, komunistet mblodhen popullin e Mirdites e te Zadrimes ne katundin Hejmel dhe mbas nje gjykimi teatral, Toger Baba u denua me vdekje ne litar.
Simbas deshmitarit okular, Ndue Gjoni, Toger Baba para se ta varnin deklaroi: “Çdo gje qe kam bere ne Mirdite e kam bere me urdherin e Partise dhe te Komandantit te Pergjithshem”. Mashtrimi doli ne driten e diellit, kur femiljes se Toger Babes i lidhen pensionin e Heroit te Popullit.


Te arrestuarit e Mirdites, mbasi kishin pesuar shume humbje dhe familjet e tyre ishin internuar ne kampin famekeq te Tepelenes, vendosen te arrastiseshin jashte Shqiperise, duke lene ne Mirdite disa grupe te vogla, te pazbuluara nga Sigurimi i Shtetit shqiptar. Me 6 gusht 1949, me urdher te Komitetit Kombetar te Maleve, u mblodhen 53 luftetare ne vendin e quajtur Shqopa e Munegjës, ku percaktuan rrugen qe do te ndiqnin per te dale ne Jugosllavi, e cila kishte nje vit qe ishte shkeputur nga i ashtequajturi, Kampi Socialist. Atje u erdhi lajmi se Bardhok Biba, sekretari i pare i Komitetit te Partise Komuniste per Mirditen dhe deputet i Kuvendit Popullor, kishte dale per propagande neper fshatrat e Mirdites dhe te nesermen do te kalonte, nga katundi Simon, per ne Shënpal. Ne çast u vendos, qe Bardhok Biba, te vritej si shpagim per te gjitha gjemat, qe komunistet kishin bere ne Mirdite. Prita u ngrit ne perroin e Valmirit dhe Bardhok Bibes se vrare iu vendos mbi trup, vendimi per vrasjen e tij, nga Komiteti i Maleve te Mirdites. Lajmi mori dhène dhe udheheqja e partise-shtet, vendosi njezeri, fillimin e nje operacioni ndeshkimor, qe Mirdita s’e kish perjetuar asnjehere ne historine e saj qindravjeçare. Operacionin e drejtonte ministri i Puneve te Brendshme, xhelati, Mehmet Shehu, se bashu me gjeneralin mirditas, Gjin Marku. Si keshilltare ishin kolonelet ruse: Sokolov dhe Baloskin.
Me 18 gusht 1949, mbi 2000 mirditore, burra e gra, u derguan me perdhune ne vendin ku u vra Bardho Biba 11 dite me pare. Para turmes sollen 14 burra mirditore, qe do t’i benin kurban, pa i pyetur dhe pa i gjykuar.
Mbas fjales se Mehmet Shehut, nen kercenimin se do t’i nxirrte uje te zi Mirdites dhe lumi Fan do te behej i kuq nga gjaku i mirditoreve, u ekzekuatuan: Llesh Mëlyshi, Nikollë Bajraktari, Bardhok Lleshaj, Gjergj Beleshi, Dod Biba, Ded Gjonmarkaj, Nikollë Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaçi, Ndoc Palaj, Frrok Mataj, Mark Marku, Dod Paloka, Zef Vila.
“Kufomat e viktimave, -sipas studiuesit Mërgim Korça, -u qelluan me nga nje plumb ne balle nga komunisti mirditor Mëhill Doçi. Pastaj u hodhen ne nje grope te perbashket, ku u leshuan per t’i ngrene nje tufe derrash te uritur”. (Gazeta “Shkodra”, 20.01.2001)
Edhe mbas ketij ekzekutimi masiv, operacioni vazhdoi me terbim. Simbas autorit, Nikollë Mëlyshit, ne librin e tij “Ngjarje historike”, botuar ne Detroit ne SHBA me 1976, te pushkatuarit pa gjyq gjate ketij operacioni, numerohen ne 37 veta. U denuan me burgime te renda 80 persona dhe u internuan ne kampin e Tepelenes, 100 familje. Operacioni do te vazhdonte gjate, por desh i madhi Zot, qe ushtria greke sulmoi ato dite disa pika furnizimi te komunisteve greke, qe ndodheshin ne token shqiptare dhe qeveria komuniste e Enver Hoxhes, e kapur nga paniku prej nderhyrjes greke, urdheroi, nderprerjen e operacionit dhe nisjen menjehere te trupave ushtarake nga Mirdita, per ne zonen e Korçes.


Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta-s
Tirane, 2001.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 27-10-2003 nė 09:20 Edit Post Reply With Quote
Intervistė me Vera S*

Vera S. u arrestua me 1945 në moshën 14 vjeçare. Pasi ati i saj u pushkatua nën akuzën e të qënit “aktivist nacionalist”, e tërë familja e saj u internua. Vera, motrat e vëllezrit e saj së bashku me nënën jetuan deri më 1991 në kampe të ndryshme internimi dhe në burgje.


Internimi i familjes dhe paraburgimi


Vera: Tani do të flas mbi jetën gjatë kohës së diktaturës.

Ne ishim një familje nacionaliste. Im atë kishte studiuar në Austri dhe ishte në shërbim të shtetit deri më 1944. Më 13 mars 1945 e tërë familja jonë u internua. Në fillim shkuam në një kamp në Berat. Atëherë sapo kisha mbushur të 14 vjetët. Në dhjetor të vitit 1946 më arrestuan, megjithëse isha në internim dhe s’kisha mbushur akoma 16 vjeç. Kalova 8 muaj në paraburgim dhe më pas më dënuan me dy vjet burgim. Por gjatë kësaj kohe unë isha akoma minorene dhe sipas ligjit nuk duhet të dënohesha, kështu më ndryshuan moshën, në mënnyrë që vendimi gjyqsor të kishte vlerë ligjore. Gjatë tetë muajve paraburgim më torturuan si të isha burrë, Më kyçën në një qeli, e cila ishte nën ujë. Më torturuan me elektroshok dhe më rrihnin përditë, në mënyrë që të pohoja kundra një shoku. Por nuk thashë asgjë. Kjo më çudit paksa sot, pasi po të isha sot në atë gjëndje, do pranojë gjithçka.


Kampi i Beratit dhe i Tepelenës

Pasi më liruan nga burgu erdha sërisht në kampin e Beratit. Familja ime ishte internuar në një kamp pune. Për të ngrënë më jepnin bukë thatë, ndoshta gjysëm kile. Nganjëherë, disa miq më dhuronin pak lugë nga e ngrëna e tyre. Nga fundi i 1949-s më transferuan në një kamp tjetër, në Tepelenë. Torturat, qëndrimi në burg, të gjitha, çfarë unë kisha pësuar apo kaluar deri atëherë, ishin asgjë, në krahasim me gjëndjen në kampin e Tepelenës. Gjithnjë këtë kamp e kemi krahasuar me kampin e përqëndrimit të Mathausen-it.


G., A.: Dëshironi të na tregoni, sesi rrodhën gjërat në këtë kamp?

Vera: Na zgjonin në ora 3. Megjithëse çdo gjë në këtë kamp kontrollohej imtësisht, mëngjeseve duhet të paraqiteshim për apel, secili nga ne thirrej në emër, në mënyrë që të kontrollonin se të gjithë ishim prezentë. Flinim në krevate dërrase. Në këtë kamp jetonin kryesisht gra dhe fëmijë dhe pak burra të moshuar. Shumica e burrave ishin internuar në kampet e tjera. Për çdo person ishte në dispozicion rreth 30 cm vend për të fjetur. Duhet të punonim, kuptohet, pa pagesë, dhe ishin gjithnjë nën kontroll. 1 m³ dru në ditë ishte atëherë norma jonë. Nëse dikush nuk e plotësonte dot normën, duhet të qëndronin aty dhe të tjerët derisa norma të plotësohej nga personi në fjalë, qoftë kjo dhe deri natën vonë. Ne gratë duhet të sillnim drutë në kamp, ku ato përdoreshin për të gatuar. Unë s’mundja dot të plotësoja normën. Kështu gardianët më lidhnin pas shpine duart, dhe më ngarkonin me aq ngarkese drush, sa parashikonte dhe rregullorja. Drunjtë m’i lidhnin mirë në shpinë, kështu e ngarkuar me to më duhej të zvarritesha deri.në kamp.


Kështjella e Portopalermos

Disa familje u zhvendosën nga kampi i Tepelenës në një kamp tjetër, atë të Portopalermos. Në fakt, ky nuk ishte një kamp i rregullt, por një kështjellë mbi një ishull. Aty na mbajtën të burgosur një vit e gjysëm. Kur u përhap supozimi se në ishull mund të ndaleshin dy nëndetëse me qëllim që të lironin dhe të merrnin familjet e internuara, ne u transferuam brënda 24 orëve serisht në Tepelenë.
Në ishull na jepnin për të ngrënë vetëm dy vakte ushqimi, mëngjesin dhe darkën. Hanim kokrra gruri, grurë me krimba, e çfarë krimash të mëdhenj se! Me to gatuam një qull. Po të pastronim grurin nga krimbat, nuk do të na mbetej gjë, pasi racionet tona ishin kokrra gruri me krimba. Ato i përzienim dhe me barishte. Kjo ishte e ngrëna jonë, tjetër gje nuk kishte, përveç bukës, rreth gjysëm kile, bukë thatë.
Megjithëse ishim të izoluar komplet në këtë kështjellë në mes të detit, duhet të paraqiteshim tre here në ditë për apel, në mëngjes, në drekë dhe në darkë.
Na kishin strehuar në disa gërmadha të gurta të këshjtellës, ku kishte dritare dhe dyer, por ne nuk kishim asgje për t’i mbyllur në mënyrë që të ngroheshim disi në dimër nga i ftohti.


Kthimi në Tepelenë

Në Tepelenë duhet të kryenim të njëjtën punë si më parë, mbartnim dru prej maleve teposhtë. Kushtet e jetesës ndërkohë ishin vështirësuar më shumë. Njerëz, të cilët kishin vuajtur dënimin në burgje të tjera, si p.sh në Burgun e Burrelit, nuk nxirreshin në gjëndje të lirë, por internoheshin në kampin e Tepelenës. Atje ishte shumë keq. “O Zot ku na ke shpënë?” pyetnin. Ishim gjithnjë nën presion psiqik. Në çdo moment mund të vinte një roje, askush nuk e dinte se kur, për të na goditur, kështu kot, pa asnjë motiv, më pas zhdukej serisht. Të internuarit mund të arrestoheshin dhe të burgoseshin nën akuzën se gjoja kishin tentuar të arratiseshin nga kampi apo se kishin vjedhur. Kjo ndihej që në ajër, dhe bëhej me qëllim për të na trembur dhe mërzitur.
Ka aq shumë për t’u treguar. Mund të kalojmë së bashku një vit të tërë, derisa unë të tregoj gjithçka.
Me të afërmit tanë kishim shumë pak kontakte. Njerëzit madje kishin frikë të na dërgonin qoftë dhe një kartolinë me raste ditëlindjesh apo vdekjesh. Shumë njerëz për shkakun tonë kaluan vështirësi, pasi me në nuk duhet të fliste njeri. Ata kishin frikë, të dërgonin postë në kamp, pasi mund të arrestoheshin.
Tani dua tju tregoj një histori, e cila është tepër e dhimbshme për mua. – këtë histori e tregoj dhe në një film, të cilin mund të shikoni dhe ju. Nëna ime ishte e sëmurë – nga veshkat. Fytyra e saj ishte shumë e enjtur. Prej dorës i ra një gotë uji në tokë. Një nga rojet e kishte parë dhe e thirri menjëherë. E prangosi. Më pas e lidhi përpara portës në një shtyllë. E lanë aty të qëndronte nën të ftohtë për dy ditë të tëra. Ishte mars, në Tepelenë në këtë muaj është shumë ftohtë. Unë e pashë të gjithë skenën dhe nuk duhet të shkoja tek nëna, pasi më keq do ishte për të, do e kishin torturuar më keq. Pasi e zgjidhën i ra të fikët. Për tre javë të tëra nuk i hapi dot sytë. Pas kësaj torture nuk e mori më veten, deri ditën e vdekjes ishte e sëmurë.
Na zgjonin çdo ditë përmes sirenës në 3 të mëngjesit dhe duhet të paraqiteshim në apel. Emri im ishte i peseqindshi, kështu që, nganjëherë qëndroja nën shtroja dhe për nja çerek ore më shumë. Por nëse më zinte ndonjë roje, atëherë më hiqte kuvertën dhe më godiste.
Njëherë, kur unë tok me tre vajza të tjera u ngritën natën për të shkuar në banjë – e cila ishte nja 300 m larg kazermës – ne bashkë më një grua nga Shkodra, na pa një roje. Vuri alarmin dhe besonte se na kishte kapur teksa po tentonim të vidhnim bashkë me atë gruan. Në fakt ne po shkonim vetëm në banjë, por...
Erdhën më pas gardianë të tjerë dhe arrestuan shkodranen. I lidhën duart dhe i varën në qafë një kovë të mbushur me jashtëqitje dhe urinë. Më pas i ranë këmbanave, d.m.th. duhet të zgjoheshin dhe të paraqiteshin të gjithë, dhe të sëmurët dhe fëmijët për të parë gruan, e cila rrinte e lidhur me kovën në qafë. Që prej asaj nate gardianët mua dhe shoqet e mija na kishin nën shenjestër. Gjithnjë, po të ndodhte diçka në kamp, mundoheshin të bënin lidhjen me ne. Një nga shoqet e mia i tha komandantit se sa të ishim gjallë nuk do i lejonim të na e lidhnin atë kovë në qafë.


Kampi i Lushnjës

Pasi na transferuan prej Tepelenës në një kamp tjetër, ishim të gëzuar që më në fund po iknim nga ai vend i mallkuar. Na çuan në kampin e Lushnjës. Streha jonë përbëhej vetëm prej një dhome, në të cilën u strehuan dy, tre familje. Dhoma ishte 4x4. Nuk e kuptuam që në fillim se në këtë vend na prisnin më shumë vuajtje se sa ato që kishim hequr.
Para Lushjnës punonim pa pagesë. Vetëm këtu na u dha e drejta për të marrë para, d.m.th. merrnim 80 lek në ditë, gjithnjë nëse plotësonim normën. Na vunë të punonim në punët për pastrimin e kanaleve. Duhet të punonim tokën, të hiqnim gurët dhe rrënjët e bimëve, në mënyrë që të që të lirohej më shumë tokë e lirë. Punonim fushave deri në kohën e korrjes. Ishte i njëjti sistem si në Jugosllavi. Të dy vendet, Shqipëria e Jugosllavia ishin në këtë kohë komuniste dhe bashkëpunonin. Punonim shumë dhe për një kohë tëpër të gjatë, kishim nevojë për tesha, për të ngrënë kështu dhe punonim shumë për të fituar sa më shumë të qe e mundur para. Më pas na erdhi një roje për të kontrolluar punën dhe tha se, “keni punuar keq!” përfundimi – nuk na paguan.
Dy herë në ditë duhet të paraqiteshim në apel. Nëse dikush vinte me pak minuta vonesë, do të rrasej brënda për tre ditë.
Kështu rinisi presioni serisht. Një roje na rrinte afër dhe na kqyrrte për gjithçka që bënim. Nëqoftëse donim të shkonim në qytet për të blerë ndonjë gjë apo për të vajtur tek mjeku, kjo na mohohej dhe nuk na jepej leja. Shpejt e kuptuam sesi rridhnin gjerat dhe këtu, kështu që nuk pyesnim më për leje, madje as për leje për të vizituar mjekun, kur ishim shumë të sëmurë. Kjo do të keqësonte më tej gjëndjen tonë në kamp. Përpiqeshim të duronim.


Martesa në kamp

Nuk na lejohej as të martoheshim. Ishim të rinj atokohë. Nëse rojet e vinin re se një vajzë i hidhte shikimin ndonjë djali – apo e kundërta – kështu ajo, apo ai, sipas rastit, do të shahej e injorohej para të gjithëve.
Kur isha 29 vjeç ndalesa për t’u martuar u hoq. Nga ndërhyrja e një burri prej një fshati fqinj me tonin, i cili i kishte mbushur mëndjen kmandantit të kampit tonë se, do të ishte më mirë nëse i lejonte gratë të martoheshin, në mënyrë që të mos vdisnin pa familje. Kështu u shpërndanë lejet e martesës. Unë u fejova me një burrë, i cili në këtë kohë nuk jetonte në kamp. Ishte i liruar nga burgu. Ndejtëm të fejuar për katër vjet. Unë nuk duhet të shkoja në shtëpinë e tij, siç është zakon në Shqipëri, përndryshe ai do të vinte në kamp.

G., A. : Ai erdhi në kamp me vullnetin e tij?

Vera: Jo, jo! Policia e solli në kamp. Ai ishte i verbër. Që kur ishte në burg, një prej shokëve të tij u torturua nga policia. I fejuari im, shkoi tek ai për t’i çuar një gotë ujë. Më pas e kapën e rrahën derisa trupi iu gjakos i tëri. E lidhën në një kryq dhe e lanë aty për tre ditë – në diell, ishte korrik. Trupi i tij u mbulua i tëri nga mizat. Aty dhe u verbua. Ishte i dënuar me 15 vjet burgim. Në kohën që u torturua, i kishte tetë vjet pas shpine. Më pas u lirua nga burgu, meqënëse nuk i hynte njeriu në punë si i verbuar që ishte.
Më vonë, pasi na lanë të lirë nga kampi, i erdhën sytë sërisht – me ndihmën e Zotit, jo prej ndonjë mjekimi.


Lindja e djalit

Solla në jetë një djal. Sapo u rrit paksa, i binin në qafë fëmijët e komunistëve. Ata e rrihnin, i merrnin rrobat apo ushqimin. Unë dhe burri im tërë ditën e ditës ishin në punë dhe na duhej ta linim djalin vetëm në shtëpi. Ai mbante në qafë një çelës. Një ditë, pasi u kthyem nga puna, çelësi nuk gjëndej dhe streha jonë ishte vjedhur.
Jetonim nën një presion të vazhdueshëm. Kishte aq shumë arrestime. Në vitet e para pas arrestimit tim kjo nuk përbënte ndonjë problem për mua, isha e re, por tani kisha një fëmi të vogël, dhe kisha frikë për tim bir. Mbaja gjithnjë gojën. Kur shkonim në ndonjë dyqan për të blerë, na shërbehej gjithnjë në fund. Shitësja na jepte gjithnjë ushqimet më të këqia, por na duhej të mbanim gojën, nuk mund të thonim gjë. Shpesh ushqimet që kishim blerë, po atë ditë na duhej t’i flaknim tutje, pasi ishin të gjitha të prishura. (...)


Kthimi në Tiranë

Në vitin 1991 tok me familje të tjera erdhëm në Tiranë. Atëherë na ndihmoi shteti, na dha lirinë tonë. Disa familje morën shtëpi. Për disa të tjerë që nuk kishin shtëpi apo banesë, kujdeset shoqata këtu dhe mundohet t’u vije në ndihmë. (...)
Shteti megjithatë kujdeset më shumë për komunistët sesa për ne. – Tani do të vij në pjesën politike. – Gabimi më i madh i Sali Berishës ka qenë, mbajtja e komunistëve pranë vetes. Sali Berisha dhe disa prej shokëve të tij nuk janë kriminela, hajduta, ata nuk e vodhën popullin. Fatos Nano është një hajdut. Dhe tani ai është kryeministër i Shqipërisë. Po ashtu dhe Bashkim Fino, ishte kryeministër kur këtu shpërtheu anarkia, ata i vodhën paratë e popullit, jo Sali Berisha. Tani që në Shqipëri qeveris Fatos Nano, populli nuk është i kënaqur, por ama, ai është i pafuqishëm, pasi këtu kanë ndodhur aq shumë gjëra të paimagjinueshme. Fajtor nuk është populli, që zgjodhi atë, por Amerika, Europa... Ata kontrolluan zgjedhjet këtu. Fatkeqësisht nuk e takoj dot Vranitzky-n, do t’i thosha nja dy fjalë. Zgjedhjet këtu u manipuluan. Pati dhe një referendum, disa dëshironin prapë një mbret, Shqipëria duhet të ishte një mbretëri. Por Lekës në zgjedhje iu manipuluan votat. Në këtë vend kriminela janë politikanët, ata, të cilët në kohën e Sali Berishës qeverisën njësoj si këta që kanë tashmë qeverinë në dorë. Baballarët e tyre gjatë kohës së diktaturës ishin përgjegjës për vdekjet e shumë njerëzve. (...)
Sot nuk po shkojmë përpara, por mbrapa. Fëmijët tanë, të cilët nën Sali Berishën patën punë, sot pushohen nga puna. A ju duket e drejtë kjo? A e keni kuptuar situatën në Shqipëri?



“Askush nuk shpresonte mbi jetën”

G., A. : Sa vite kaluat në burg? A patët gjatë kësaj kohe shpresë, se një ditë do të liroheshit, apo mendonit se do të vdisnit në burg? A ka patur shumë njerëz që bënë vetëvrasje?

Vera: Që prej vitit 1945 deri më 1991 kam kaluar internimeve. Nuk kam patur asnjë shpresë për të mbijetuar. Prej këtyre 45 vjetëve kam kaluar 2 vjet dhe 8 muaj në burg dhe 43 vjet në kamp internimi. Asnjë nuk kishte shpresë mbi jetën, ne llogaritnim se të gjithë do të vdisnim kampeve, apo burgjeve. Pati gjithashtu dhe shumë që vranë veten.
Unë nuk kam përjetuar rini. Nuk kam kuptuar kurrë se çfarë do të thotë të jesh e re. Nganjëherë lexonim në kampe romane, histori të vogla, p.sh. mbi gra, të cilat martoheshin, mbi veshjet e tyre, mbi këpucët. Ëndërronim gjithnjë më pas dhe imagjinonim vetet tona me rrobat e tyre, që do të na shkonin për bukuri, këpucët e tyre...
Tani që kam gjithçka pas shpine, tani jam plakë. Por zemra ime ka qëndruar 20 vjet më e re. Unë dëshiroj të vesh fustane me lule, por nuk më shkojnë më. Megjithatë, kjo nuk është dhe aq e rëndësishme. Kur u martova bera makjazh. Vura të kuq mbi buzë, por u leva disi trashë. Nuk dija se si vihej buzëkuqi.
Një orë të tërë qëndrova para pasqyrës për t’u lyer. Pranë kisha një gotë uji për të hequr të kuqin. Ndejta një orë para pasqyrës, dhe u lyva keq, kështu që, e fshiva të kuqin...
Tani e di se si bëhet makjazh, por tani buzët e mija janë shumë të holla... ne qëndrojmë gjithnjë në zjarr. Shqipëria është në fund.


Udhëtimi në Amerikë

Im vëlla jeton në Amerikë. Ai e la Shqipërinë që përpara se komunistët të vinin në pushtet, shkoi në Amerikë. Punon në Pentagon, në ushtri. Ka luftuar dhe në Kore. Eshtë i guximshëm. Njëherë shkova për vizitë tre muaj tek ai.
Kur isha në Amerikë, im vëlla më vuri të dëgjoja një pllakë me muzikë klasike, diçka nga Verdi. Unë po dëgjoja, kur e shoqja e tij u tha fëmijëve: “Shikoni! Halla!” im vëlla pyeti fëmijët, pse më vështronin ashtu. Fëmijët iu përgjigjën: “ajo po qan!” Nga muzika m’u bë trupi kokrriza-kokrriza. Kisha lotë në sy, ajo muzikë më zgjonte aq shumë ndjenja. Nëse më ndodh diçka e mirë, gjithnjë shpërthej në lot. Pas kësaj ndodhie sjellja e të afërmevë të mi ndryshoi komplet. Që në fillim ishin të mirë me mua, por që nga ai moment u bënë shumë të dashur.
Një ditë e shoqja e vëllait më çoi në opera. Më pëlqeu tej mase. Megjithëse nuk kuptoja asgjë – gjuha e huaj, regjia e huaj, por isha komplet e humbur, me sytë e mi isha brenda skenës, isha brënda shfaqjes. E shoqja e vëllait tha, “Shikojeni...”
Vizitova dhe një muze – mbi indianët. Vështroja çdo gjë me kujdes, çdo gjë më interesonte. Qëndrova një çerek ore përpara një statuje. Nuk mundesha të shkëputesha prej saj. Të tjerët kishin kohë që ishin larguar. Kunata më tha se, “ishte fatkeqësi që isha lindur dhe rritur në Shqipëri dhe që jetoja akoma aty.” Kur e dëgjova nuk u ndjeva mirë.

Nën Sali Berishën dhe tani akoma më keq nën Fatos Nanon ngatërrohen gjithnjë komunistët. Sali Berisha ishte mjeku i Enver Hoxhës. Të gjithë gjyqtarët,të cilët na gjykuan atëherë, janë sot akoma lart, dhe në qeveri. Dhe ne vazhdojmë të jemi të varfër. Unë marr 3500 lek pension, pak a shumë 35 dollarë. Nuk dalin as për të paguar energjine elektrike, ujin dhe telefonin.

G., A. : Si e organizoni jetesën me kaq pak pension?

Vera: Unë marr këtë pension, im shoq po ashtu merr të tijin, dhe im bir punon. Më parë fitonte 12000 lekë, tani merr vetëm 8000. Kaq na del sa për të mbajtur dis veten mbi ujë pa u mbytur.
Nën Sali Berishën morëm prej qeverisë letra me vlerë. Tani ato janë pa vlerë. Ja ku i kam ca në çantë, nuk kanë asnjë vlerë. E gjithë familja, dy motra, dy vëllezër, nëna, të gjithë ne kishim 53 milionë lekë në letra me vlerë. Këto letra fare mirë mund t’i gatuajmë e t’i hamë. Në fillim qeveria na premtoi 2 milionë lekë, morrëm një milion e gjysëm në letra me vlerë, gjysmën tjetër nuk na e dhanë më. Ne nuk blejmë as rroba. Kam ca njerëz në Itali që më dërgojnë hera-herës rroba me anë të Caritas-it, ato veshim. Nëse do t’i blija vetë rrobat, atëherë do të vishesha si njerëzit në xhungël.
Im bir është fejuar dhe unë nuk kam para për t’i financuar dasmën.

G., A.: A mund të na e përshkruani se si jetonit pasi ju liruan nga internimi? Kur mbaroi gjithçka?

Vera: Atëhere filloi koha e demokracisë. Jeta dukej komplet ndryshe, u bëmë përsëri të gjallë. Por shpejt u vumë nën një trysni të re. (...) Sot e dimë se është më mirë të vdesësh sesa të jetosh nën një regjim komunist. Nëse do të gjeja ndonjë vend, as 24 orë nuk do të qëndroja në Shqipëri! Mund të shkoja tek im vëlla, por ai është në Pentagon, aty ka vetëm ushtarakë, unë nuk mund të hyj. Ai është aty shumë i respektuar, është e rëndë për të nëse do të na shikonte në ç’gjëndje jemi... me dëshirë do të punonim, kjo nuk do të ishte problem për ne, por për atë...
Kur isha në Lushnjë, unë dhe shoqet e mija pastronim WC-t-të për të fituar sadopak lekë për roba. Rrobat që më pas blinim i mbanim për 15 vjet me rradhë. Lavduar qoftë Zoti që herë-herë na dërgonin njerëzit tesha, pasi nuk do të kishim ç’të vishnim. Këto këpucët që kam mbathur sot i kam prej Italisë. Për mua janë tepër elegante. Nuk kam para për t’i blerë këtu. Si mua janë dhe të tjerët, të gjithë të njëtin fat ndajmë. – ne blejmë të gjithë tek firma “Gabi”.




*shkëputur nga libri i Anita Niegelhell & Gabriele Ponisch: Wir sind immer im Feuer. Berichte ehemaliger politischer Gefangener im kommunistischen Albanien.[Ne jemi gjithnje ne zjarr. Raporte te ish te burgosurve politike ne Shqiperine komuniste]. Vjenë. 2001.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2003 nė 13:34 Edit Post Reply With Quote
Liber

Wir sind immer im Feuer


von Anita Niegelhell, Gabriele Ponisch

http://www.amazon.de/exec/obidos/ASIN/3205992903/qid=1067434061/sr=1-1/ref=sr_1_0_1/302-9561712-0612069





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 5-10-2004 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
Goditja ndaj deputetėve tė opozitės 1945

Historia e epokës komuniste në vendin tonë ka njohur si rrallë here opozitën e tij më të fuqishme e cila ka dalë hapur, madje si grup i organizuar, në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore.Kjo ka ndodhur që në parlamen tin e parë të Shqipërisë së pasluftës, i dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të 1945-s dhe që filloi funksionimin në 12 dhjetor të po atij viti. Aftësitë organizuese dhe intelektin interpretues grupi që do të bënte opozitën e parë, i shfaqi që në momentet e para të punimeve, pikërisht kur po zgjidhej Kryesia e Asamblesë Kushtetuese, në të cilin ata desh bënë të mundur zgjedhjen e njerëzve të tyre. Por nuk do të kalonin veç tre muaj veprimtari dhe ata do të binin menjëherë në syrin e Enver Hoxhës, i cili i denoncoi nëpërmjet fjalës së njërit prej njerëzve të tij të afërt të asaj kohe, Nako Spirut. Ka qenë pikërisht momenti kur ky grup kishte marrë iniciativën për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste. Iniciativa e tyre për të ndalur revanshin komunist do t'u kushtonte jetën jo vetëm 17 deputetëve që kishin mundur të hynin në parlament, por edhe shumë bashkëpunëtorëve, duke arritur numrin e 40 vetave.

Gjithçka mësohet pikërisht në shkrimin e mëposhtëm, të mundësuar nëpërmjet faktesh të grumbulluara nga dosja përkatëse që i përket procesit hetimor të "Grupit të deputetëve", që gjenden në AQSH, si dhe dokumentet që u përkasin punimeve të parlamentit të viteve 1946-1947, të ndodhura po në këtë arkivë.

Si do ti kundërviheshin Enver Hoxhës

Ishte fillimi i prillit të vitit 1946, kur në një mbledhje tjetër të bërë në shtëpinë e Hysen Shehut, nga "Grupi i deputetëve", siç u vetemërua, madje edhe u konsiderua nga opinioni i mëvonshëm grupi që po merrte përsipër të bënte opozitën në parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste, është deklaruar se planet e tyre për të rrëzuar Enver Hoxhën së shpejti do të gjenin zbatim. Për këtë, disa anëtarë të grupit, si Riza Dani, Selman Ndreu, Kolë Kuqali etj., pak orë para se të fillonte mbledhja në fjalë, ishin takuar me misionarët e përfaqësisë amerikane në Tiranë. Kështu, sa u mblodhën të gjithë, ata njoftuan për çka kishin biseduar me misionarët e huaj dhe për porositë që kishin marrë prej tyre. Njoftuan se prej tyre u ishin dhënë detyrat që duhej të zgjeronin organizimin e çetave, të fillonin nga aksionet e të përgatiteshin për kryengritje, pasi ata së shpejti do të zbarkonin me forca ushtarake. Konkretisht, gjatë fjalës së tij Riza Dani mësohet të ketë thënë: "Në bisedimin që kemi pasur me misionin amerikan dhe me gjeneralin Hodgson, kemi marrë premtimet se ata së shpejti do të merrnim masa për atë çka kërkonim, vetëm se kërkonin nga ne që të mos zhgënjeheshin".

Pas shumë orë diskutimesh dhe sugjerimesh, në fund ka folur dhe njeriu me më shumë ndikim i grupit, Shefqet Beja, i cili, si edhe parafolësit e tij, është shprehur: "Zgjerimin e veprimtarisë së çetave dhe udhëzimet që morëm nga anglo-amerikanët për një zbarkim, me të shkuar nëpër qarqe do t'ua thoni shokëve dhe të fillojë një propagandë e gjerë, duke filluar me parrulla të ndryshme". Pas tij ka ndërhyrë deputeti Selaudin Toto, i cili duket se ka pasur një besim të padiskutueshëm te aleatët e tyre antikomunistë të Perëndimit, pasi është shprehur: "Duhet të kemi besim në premtimet që na kanë dhënë anglo-amerikanët, sepse patjetër së shpejti do të kemi një zbarkim dhe do të ndryshojë situata këtu". Pas kësaj mbledhjeje, ku sipas procesverbaleve hetimore të mbajtura nga dëshmitë e vetë personave vetëm pak kohë para daljes së tyre në gjyq, është vendosur edhe për masat konkrete që do të merrnin në interes të një kryengritjeje të pritshme të armatosur, pothuaj të gjithë krerët e "Grupit të deputetëve" shkuan në rrethe për t'u marrë me organizimin.

Detyrat konkrete

Ishte korriku i 1946-s kur u mblodhën sërish krerët e organizatës së deputetëve në një takim të planifikuar për realizimin e platformës së tyre politike. Aty u ngarkuan Riza Dani, Faik Shehu dhe Jup Kazazi me detyra konkrete organizuese për të përgatitur ndërhyrjen e aleatëve. Në këtë nismë u vendos që të jepej një vrull i përgjithshëm për të krijuar turbullira në vend. Gjithsesi, më pas ata do të deklaronin për mosbesimin që kishin pasur në iniciativat e veta. Kështu, njëri prej tyre, i njohur me emrin Tefik Deliallisi, gjatë procesit të tij gjyqësor para trupit gjykues do të deklaronte: "Ne dyshonim që me forcat tona të mund t'i futeshim kryengritjes, por vetëm kishim besim në ndihmën e anglo-amerikanëve. Fillimi i kryengritjes ishte vetëm sa për të gjetur pretekst për të ndërhyrë me armë, në mënyrë që të paraqisnim në botën e jashtme se në Shqipëri gjendja është e turbullt…".

Shënimet e dorës së Enver Hoxhës

Nuk kaloi as një vit nga koha kur ky grup kishte filluar nga veprimi konkret dhe kur Enver Hoxha konstatoi personalisht, që në muajin e tretë të parlamentit, se diçka po lëvizte pas personit të Riza Danit dhe misionarëve amerikanë. Ky moment kishte qenë diskutimi i bujshëm i Danit, i cili në emër të grupit po kundërshtonte me gjithëfarëlloj argumentesh projektkushtetutën e parë. Pas kësaj, do të vinte mbikëqyrja e deputetëve në mënyrën më të sofistikuar dhe më të rreptë, derisa së fundmi të vinte arrestimi i tyre. Një letër disi e zverdhur dhe e vjetruar nga dhjetëra vitet që kanë rënduar mbi të, qëndron në një nga stendat e Muzeut Historik Kombëtar, në pavionin e gjenocidit komunist, pikërisht në seksionin që u kushtohet deputetëve të opozitës së parë të Shqipërisë komuniste. Mbi të është një shkrim dore më se i zakonshëm, madje pa i respektuar as rregullat elementare të drejtshkrimit. Ajo jep mbylljen e një historie të gjatë të nisur me shumë vrull dhe pasion nga disa intelektualë të njohur të Shqipërisë së atyre viteve. Është pikërisht urdhri pothuajse verbal që vendoste përfundimisht fatin e një pjese të deputetëve të parlamentit të parë shqiptar. Konkretisht në të shkruhet:

"Rendi i ditës: - Sot, më 14.05.1947, shqyrtimi i çështjes së arrestimit të disa të burgosurve. U muar vendim për arrestimin e 10 deputetëve dhe gjithashtu u muar vendim për arrestimin e Kadri Hoxhës, meqenëse ishte ngjarje urgjente dhe kjo çështje do t'i paraqitej Komitetit Qëndror të PKSh. Partia do të skjarohet në lidhje me këtë për luftën që duhet bërë kundra reaksioneve dhe gjithë elementëve nacionalistë. Duhet të kuptohet se ata që punojnë shtrembër, do të dënohen, ndërsa ata që punojnë drejt
ndershëm duhet të veçohen. Partia e jonë kërkon të sqarohet proçesi".
(Poshtë janë firmat e nënshkruara nga Enver Hoxha, Shefqet Peçi, Hysni Kapo dhe Nako Spiru.)

Gjyqi i opozitës 30 gusht 1947

Trupi gjykues i caktuar nga Komiteti Qendror i PKSh-së përbëhej:

Kryetar i tij ishte kolonel Niko Çeta, ish-komunist me formimin e Partisë, kuadër në luftë dhe pas çlirimit ka qenë në organet e punëve të brendshme e të Sigurimit, me arsim fillor dhe me profesion furrxhi.

Prokuror i çështjes së tyre ishte nënkolonel Josif Pashko, ish-komisar gjatë luftës, ndërsa pas çlirimit me funksione të larta partiake dhe në organet e punëve të brendshme, me profesion arsimtar.

Anëtarët e trupit gjykues ishin të gjithë besnikë dhe me garanci të larta politike, ish-pjesëtarë e kuadro të luftës.

Duke shfletuar dosjen hetimore, mes shumë shënimesh me vlerë të madhe historike, në të cilat jepet edhe momenti i zhvillimit të procesit gjyqësor zhvilluar për ta, nëpërmjet pyetjeve të prokurorit dhe deklarimeve që ata kanë bërë para tij, hidhet dritë më shumë për atë të vërtetë historike se iniciativat e para për demokratizim në Shqipëri janë qysh herët. Ja çfarë dëshmon në një nga ato seanca pyetësore të gjyqit që zhvillohet kundër "Grupit të deputetëve", njëri nga përfaqësuesit e këtij grupi i njohur si intelektual i mirëfilltë, që ishte edhe ndër kryesorët, Shefqet Beja.

Prokurori: - Çfarë pushteti predikonit ju?
Shefqet Beja: - Ne donim një pushtet me parimet demokratike të Perëndimit.
(. . . Vijon. . .)

Kryetari: - Politikën e amerikanëve?
Shefqet Beja: - Po. Të pëlciste një konflikt ndërkombëtar!
Prokurori i përgjithshëm Josif Pashko, në fjalën e tij drejtuar trupit gjykues në këtë gjyq të zhvilluar ndaj deputetëve të legjislaturës së parë të Kuvendit Popullor më 30.08 1947, ndër të tjera thekson me forcë: "… Dënimi që ju duhet t'u jepni këtyre, duhet të jetë i rëndë, se të rënda kanë qenë veprat e tyre kriminale, se e madhe ka qenë tradhtia që këta i kanë bërë popullit. Populli ynë e urren tradhtinë dhe prandaj kërkoj nga ju dënimin pa mëshirë...".

Vendimi

Më së fundmi pas shumë akuzash dhe kundërakuzash Gjykata e Lartë nxori vendimin nr. 187, datë 27. 9 1947: "…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik Shqiptar…"

Dënohen:

Me vdekje me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agothokli Zhitoni, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Sogioti, Tefik Delialliasi, Pertef Karagjozi, Shefqet Beja etj., duke përfunduar kjo në shtatëmbëdhjetë të dënuar. Në fund numri i të ekzekutuarve arriti deri në 40 persona, pasi më mbrapa në këtë akuzë u përfshinë dhe ata që u konsideruan "bashkëpunëtorë të deputetëve".

Ekzekutimi

Plot një muaj të lidhur në një mënyrë të tillë që nuk mund të lëviznin fare kanë ndenjur të gjithë deputetët e dënuar me vdekje në qelitë e burgut të sigurisë së lartë Nr/313 në kryeqytet në pritje të zbatimit të vendimit të ekzekutimit të tyre. Brenda atij muaji ata u munduan të bëjnë dhe përpjekjet e fundit për të shpëtuar jetën. Kështu sejcili dërgoi në organet më të larta të shtetit dhe kryesisht në Kryesinë e Asamblesë Kushtetuese, antërë të së cilës deri pak kohë më parë se të dënoheshin kishin qenë edhe ata vetë, kërkesat për falje të tyre. Mësohet se ata deri në momentet e fundit nuk i kishin humbur shpresat për falje nga ish kolegët e tyre paralmentarë. Megjithatë ajo nuk u realizua kurrë. Ka qenë një shkresë e nisur në drejtorinë e burgut ku ata ishin të izoluar, e firmosur nga Sekretari i Presidiumit, Sami Baholli e cila u bënte të diutur refuzimin e lutjeve të tyre për tu dhënë mundësinë për të jetuar. Konkretisht ajo shkresë ka mbajtur datën 9 tetor 1947 dhe ka qenë rregjistruar në numrin 180 të rregjistrit të parlamentit të atij viti. Pas kësaj do vinin orët e para të mesnatës së 10 tetorit, kur skuadra e pushkatimit do t'i merrte për t'i çuar në zonën e Malit me Gropa, ku do të ekzekutoheshin që të gjithë. Kështu u mbyll kjo histori e këtij grupi të lindur me shumë bujë dhe që pati një jehonë të jashtëzakonshme, për vetë faktin se mori përsipër të hapte siparin e mendimit ndryshe në pushtetin komunist të painstaluar akoma mirë në Shqipëri.

PROCES-VERBALI

Dokumenti sekret, Prokurori Pashko: Si u ekzekutuan deputetët rebelë

PROÇES - VERBAL – EKZEKUTIMI

Sot më datën 10. X. 947 0ra 3 para-dite, unë Josif Pashko, i ngarkuar me cilësi Prokuror, i shoqëruar dhe nga ndihmësi Harito Nashi dhe Dr. Major Ibrahim Dervishi, shkuam në burg dhe muarmë në dorëzim të pandehurit të dënuar me vdekje: Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agathokli Xhitoni, Abdyl Kokoshi, Salim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Saggioti, Tefik Deliallisi dhe Pertef Karagjozi dhe mbasi u siguruam për identitetin e tyre të shoqëruar dhe nga rojet, shkuam në vendin e caktuar për ekzekutimin e të pandehurave. Mbasi u kënduam vendimin e gjykatës së Naltë Nr/ 187 dt 27. IX. 1947 që dënon të gjithë të pandehurit e naltë-përmendur me vdekje, mbasi u kënduam shkresën e Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr/ 180 të Regj. Dt 9. X. ,947 që refuzon lutjet e tyre për falje dhe mbasi u pyetën dhe thanë flaën e fundit, në bazë të vendimit të naltpërmendur u ekzekutuan.

Nënshkruar sot më 10. X. ,947
Prokuror Ndihmës Prokurori Mjeku ligjorë
Ibrahim Dervishi Josif Pashko Major Ibrahim Dervishi

GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-10-2004 nė 04:43 Edit Post Reply With Quote
Liria fatkeqe e Spaēit

Burgjet dhe kampet e punës së detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri


Në 21-23 maj të vitit 1973 në burg-kamp të punës së detyruar në miniera Spaç shpërtheu revolta e të burgosurve. Në historinë e regjimit të Enver Hoxhës kjo revoltë kujtohet si dita kur u ngrit flamuri kombëtar pa yllin simbol të komunizmit.
Në ekspozitën e “Të kujtojmë për hir të së ardhmes”, ku pjesa shqiptare prezantohet me temën “Të eksplorojmë të shkuarën - të ndërtojmë të ardhmen: Burgu i Spaçit”, me anë të një harte pasqyrohen burgjet dhe kampet e punës në Shqipëri nën regjimin komunist. Gjeografia e kampeve dhe burgjeve nis me Qafë Barin, vazhdon me kampin e Spaçit, të Rrepsit, Rubikut, me burgun e Burrelit, me kampin e Krujës, të Bulqizës, Valiasit, me burgun e vjetër e të ri të Tiranës me burgun e artizanatit, burgun e grave, kampin e Elbasanit, Bishqemit, Tërbufit, Lushnjës, Maliqit, burgun e Korçës, Tepelenës dhe mbyllet burgun e Gjirokastrës. Kjo hartë shoqërohet me të dhëna për të ekzekutuarit, burra apo gra qofshin, për të dënuarit politikë, për të vdekurit në burgje dhe për të dënuarit e huaj.
Ky informacion është vjelë nga Shoqata e ish- të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, numri i të cilëve arrin në 26788 vetë. Për hir të së vërteteës, asnjëherë nuk është botuar një listë e saktë ku të bëhet identifikimi i plotë i personave. Gjithsesi organizatorët e ekspozitës “Të kujtojmë për hir të së ardhmes”, të cilët janë kujdesur dhe për prezantimin e Shqipërisë në këtë panoramë historike të Ballkanit, e kanë marrë këtë informacion të mirëqënë dhe thonë se janë përpjekur të nxjerrin të dhëna edhe nga Arkivi i Shtetit.
Kampi-burg i Spaçit në këtë ekspozitë zë vendin kryesor. Historia e tij nis në vitin 1968, kur u ndërtua nga të burgosur ordinerë në një gropë të një shpati mali, të zhveshur, të rrethuar nga të gjitha anët nga male. Të burgosurit e parë politikë u vendosën këtu në maj të vitit 1968 pasi i kishin sjellë nga kampi-burg i Elbasanit. Si fillim ishin 600 dhe në një kohë të shkurtër u bënë 1000 të dënuar që jetonin në godinën trekatëshe. Duke iu rikthyer revoltës së të burgosurve, përbri hartës së Shqipërisë është ekspozuar edhe aktakuza sipas dokumenteve të Sigurimit të shtetit. Mes të tjerash ajo thotë: “Armiqtë e popullit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë kanë organizuar e marrë pjesë në një revoltë të hapur armiqësore në repartin e riedukimit në Spaç e cila synonte minimin e pushtetit popullor.” Sipas kësaj aktakuze shprehje të tilla “Na keni dënuar kot”, “Ju s’keni gjak shqiptari”, që kanë hedhur të rebeluarit cilësohen si “armiqësore”. “Të pandehurit akuzohen se kanë krijuar organizatë kundër pushtetit popullor për të kryer krimin e sabotimit ekonomik, krimin e agjitacionit dhe propagandës dhe krimin e terrorit.”
Mbi bazë të këtyre akuzave u dënuan me vdekje: Skënder Daja, Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko. Shumë të tjerë u ridënuan.
Historia e këtij burgu-ferr ilustrohet me foto të Osman Kazazit, Patër Pjetër Mëshkallës, Astrit Delvinës, Hafiz Sabri Koçit dënuar me 20 vjet e të tjerë. Burgu u mbyll në vitin 1990 dhe sot është i shkatërruar. Shkurtimisht jepen të dhëna kryesisht me foto, rikthimi në jetën normale i të mbijetuarve. Njëri prej tyre, Mikel Koliqi, i dënuar me 7 vjet burg dhe i internuar për 35 vjet. Papa Gjon Pali II e shpalli në ditët e demokracisë Kardinalin e parë shqiptar.
Përbri fotove të të dënuarve të sapodalë nga burgu ekspozohen edhe libra të ish- të përndjekurve, ese të studentëve dhe një film mbi këtë temë. I shohim disa syresh edhe në grevë urie. E fundit ishte në vitin 2004, kundër miratimit të ligjit të dëmshpërblimit.

Të dhëna Burra Gra
Të ekzekutuar 5037 450
Të dënuar politikë 26788 7367
Të vdekur në burgje 988 7
Të dënuar të huaj 1215 38


SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 9-12-2004 nė 03:42 Edit Post Reply With Quote
"Amnistia” komuniste ēon nė gijotinė katėrqind kundėrshtarė tė regjimit

Pas ardhjes në pushtet në vitin 1944 të komunistëve në Shqipëri, pjesa e njohur politike kundërshtare e pushtetit u arratis në Perëndim. Por ikja e tyre nuk i fashiti urrejtjen, ëndrrat, hakmarrjen e as përpjekjet e disidencës politike, për përmbysjen e pushtetit të komunistëve. Në funksion të këtij synimi, individë dhe grupe të njohur anti-komunistësh, të ikur nga Shqipëria pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shumë krerë të lartë të ish-opozitës së asaj kohe u rikthyen në Shqipëri, si “luftëtarë kundër pushtetit komunist”. Por, siç dëshmojnë arikvat anglo-amerikane dhe informacionet agjenturore të Kim Filbit në vitet 1949-1950, si dhe përçarja e krerëve dhe e grupeve të emigracionit politik shqiptar, financuar prej pushtetit komunist shqiptar, krijuan mundësinë e veprimit të Radio-Lojës së famëshme të ish-Sigurimit Shqiptar me desantët antikomunistë që dërgoheshin në Shqipëri, duke i asgjësuar.
Në bashkëveprim me pjesën e mbetur nacionaliste në Shqipëri, ekzilantët politikë shqiptarë të ikur në Perëndim, organizuan projektin e madh të luftës kundër diktaturës komuniste të instaluar prej Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ishin emra të njohur, ishin djem të familjeve të mëdha e të fisme të vendit. Sipas shtypit të kohës në ekzil, ata kanë deklaruar se “ikëm, mbasi nuk mund të pranonim përuljen nëpërmjet dhunës, nuk mund të pranonim jetën nën thundrën e komandimit prej synimeve antishqiptare të 30 njerëzve sllavo-komunistë të ardhur në udhëheqje, të cilët nisën të vepronin nën emrin, “drejtues të PKSH dhe fitimtarë të luftës”. Njerëzve të ish-opozitës të para e të pas vitit 1944, nuk ua lejonte bashkëjetesën me komunistët, morali i familjeve të tyre fisnike e patriote, demokrate e nacionaliste. Ndaj projektuan përmbysjen, duke u rikthyer dhe vepruar me të gjithë mjetet e mënyrat.

Portreti desantëve antikomunistë
Veprimi kundër pushtetit popullor të pas vitit 1944, kishte si autorë shumë njerëz të larguar nga vendi, por veçanërisht desantë (të cilët quheshin diversantë), të kalibrit botëror, si Hamit Matjani, Alush Lleshanaku, Adem Gjura etj. Të gjithë së bashku ishin krerët e radhës së parë, të kundërshtimit me armë në dorë ndaj diktaturës, instaluar në vitin 1945. Këta janë harakirët dhe “kamikazët shqiptarë”, të periudhës së ëndrrës për luftë kundër pushtetit absolut të Enver Hoxhës. Të tillë ishin desantët ajrorë, detarë, tokësorë, jeta, aftësia dhe trimëria e të cilëve, mjerisht nuk u vlerësuan, nuk u trajtuan dhe ende nuk po trajtohen me humanizëm e profesionalizëm nga ana e dy shërbimeve të Fshehtë Informativë të (ish)Aleatëve tanë Anglo-Amerikanë (SIS, CIA), subvecionues të misionit desantues shqiptar, në periudhën 1949-1953.
Desantët shqiptarë po linin botën e lirë, të veshur me jetë luksi në Perëndim dhe vendosën të luftonin si emisarë në tokën shqiptare, të bunkerizuar me ideologji e veprime të dhunshme. Gjatë luftës, desantonin në vendin tonë misionarë ushtarakë anglo-amerikanë pranë shtabit partizan të Enver Hoxhës dhe degëve të tij, madje, në ndonjë rast edhe pranë forcave nacionaliste. Por, jeta e këtyre misionarëve ushtarakë desantë aleatë ishte 99% e siguruar, ndërsa jeta e desantëve shqiptarë gjatë veprimit kundër diktaturës, ishte 99.99% e rrezikuar dhe e humbur. Po kush i shtynte këta të ndërmerrnin vullnetarisht aksionin e vetësakrifikimit dhe të vetmohimit, të cilët u rikthyen në Shqipëri, duke pasur një jetë shumë të mirë në botën e lirë?!

Ekzilantë politikë të përçarë, mision i tradhtuar
Opinioni shqiptar i interesuar, padyshim që e ka lexuar librin e vyer historiogarfik “Tradhtia e madhe”, me autor Lordin Konservator Anglez, zotin Nicholas Bethel, libër i cili dëshmon dhe vlerëson veprimtarinë e e emigrantëve politikë shqiptarë, të ikur nga atdheu prej frikës së hakmarrjes së paralajmëruar komuniste, më pas të bashkuar në qëllimin e vetëm e final, për ta përmbysur qeverisjen komuniste, si dhe fakte për subvenbcionimin anglez të kësaj veprimtarie të përqëndruar politike gjatë viteve 1949-1953. Në këtë libër, autori përshkruan me saktësi, hollësi e mjeshtëri ndërtimin dhe evoluimin e ngjarjeve mbi ecurinë e emigracionit politikë shqiptarë gjatë peridhës në fjalë, por edhe për jetën e figurave të këtij emigracioni, pjesa më e madhe e të cilëve u hodhën si desantë në malet e Shqipërisë, në përpjekje për të luftuar e përmbysur pushtetin e Enver Hoxhës. Në pjesën ilustrative të librit, bien në sy fotografitë e katër heronjve të parë të desantimit, nga të cilët, dy kushërinjtë, Hysen Lepenica, Sami Lepenica dhe Zagoll Sheno, u vranë në vitin 1949 në brigjet e Karaburunit, pak orë pas zbarkimit me anije, të tradhtuar nga misionet e paguara prej ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar. Ndërsa i katërti, mundi të shpëtonte prej asgjësimit e të kthehej në bazën e dasantimit në Itali. Sipas dokumenteve të paraqitu


BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 21-2-2005 nė 20:02 Edit Post Reply With Quote
Alarmi i qeverisė komuniste pėr literaturėn klandestine

Alarmimi i shtetit shqiptar për hyrjen dhe shfrytëzimin e librave të huaj në Shqipëri gjatë viteve shtatëdhjetë. Botohet i plotë dokumenti që flet për liberalizimin aksidental të hyrjes dhe shfrytëzimit të librave të huaj dhe të ndaluar në Shqipëri si edhe urdhri për kufizimin dhe asgjësimin e tyre në 20 qershor 1973

TIRANË – E lehtë të lexoje libra të huaj apo autorë të ndaluar në Shqipërinë komuniste?! Megjithëse ka nga ata e pohojnë sot një gjë të tillë, duke e justifikuar madje si liberalizëm ose neglizhencë me dashje e Enver Hoxhës dashamirës ndaj librave, një dokument i klasifikuar sekret, i ruajtur më vonë në arkivën e shtetit, zbulon një situatë krejt tjetër. Dokumenti ka të bëjë me një urdhër të Këshillit të Ministrave, të nënshkruar nga zv/kryetari i qeverisë së asaj kohe Adil Çarçani për kufizimin në ekstrem të kontaktit të shqiptarëve me literaturën e huaj, urdhër që i përket datës 20.06.1973. Shkresa alarmante që shoqëron këtë urdhër drejtuar gjithë ministrive e disa institucioneve të tjera të asaj kohe e shtron çështjen e disiplinimit të porosive, ardhjes dhe administrimit të literaturës së huaj si tepër urgjente dhe saktësohet se urdhri hyn në fuqi menjëherë. I ashtuquajturi “liberalizëm” nuk ishte gjë tjetër veçse situatë e dalë përkohësisht nga kontrolli, kur ishin konstatuar disa shkelje në kriteret e porosive, të shpërndarjes dhe administrimit të kësaj literature. Dhe që pas këtij urdhri të prerë vështirë të ketë vijuar më tej.
Përmbajtja e dokumentit
“Për të njohur specialistët e degëve të ndryshme të ekonomisë, kulturës me zhvillimet e shkencës, teknikës, letërsisë dhe artit botëror ne sjellim litetarurë të huaj nga shumë vende të botës. Në bazë të vendimit të sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë, nr 37, datë 20.01.1962, janë përcaktuar kriteret e porosive, të shpërndarjes dhe administrimit të kësaj literature. Por vitet e fundit këto kritere në mjaft raste janë shkelur, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk ka ushtruar kontrollin e nevojshëm në rrugë shtetërore për këtë çështje”, - kështu nis shkresa që shoqëron urdhrin drejtuar një sërë ministrive dhe institucioneve për ndalimin urgjent të lëshimeve dhe neglizhencës së mëtejshme. “Janë bërë porosi edhe për gazeta, revista dhe libra të dëmshme, kanë ardhur edhe organe shtypi, edhe vepra letrare artistike me përmbajtje reaksionare, është zgjeruar jashtë kritereve shpërndarja e literaturës për individë”, - vijon më tej dokumenti duke shtuar se në bërjen e porosive nuk është mbajtur ndonjëherë parasysh e të sillej literatura më e domosdoshme dhe të shpërndahej sipas profileve të specialistëve, por se kishin mbërritur edhe vepra me karakter thjesht divulgativ e zbavitës, që nuk paraqisnin ndonjë interes të veçantë shkencor e kulturor. “Ka patur tendenca për të marrë sa më shumë dhe nuk është bërë punë e studiuar në zgjedhjen e literaturës. Në komisionin e caktuar për shqyrtimin e porosive janë mbajtur qëndrime liberale, ka patur subjektivizma dhe hatëre. Shpërndarja e literaturës së huaj në individë dhe në shumë biblioteka të vogla, institucione, qendra pune dhe ndërmarrje ekonomike, ka dobësuar edhe shfrytëzimin e administrimin e saj në mënyrë të kontrolluar. Organet shtetërore nuk kanë ushtruar kontroll të rreptë për zbatimin e kritereve si në porosi dhe në shpërndarje ashtu edhe në shfrytëzimin e shtypit dhe të librit të huaj, gjë që tregon se kjo literaturë nuk është vlerësuar si një ndër kanalet e rrezikshme të depërtimit të ideologjisë së huaj borgjeze e revizioniste në vendin tonë”, - vijon dokumenti arkivor. Sipas konstatimeve të Këshillit të Ministrave, këto lëshime u kishin hapur rrugën ndikimeve të huaja që në një formë apo në një tjetër mund të manifestoheshin në fushën e artit dhe të kulturës, në shijet artistike, në qëndrime liberale dhe etiko-morale të njerëzve, etj. Prandaj urdhri vazhdon: “Në frymën e fjalimeve të shokut Enver mbi luftën kundër ideologjisë së huaj borgjeze dhe revizioniste, organet shtetërore në qendër e në rrethe të analizojnë me sy kritik dhe autokritik qëndrimet liberale që janë mbajtur në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e literaturës së huaj dhe të marrin masa përkatëse për t’u prerë rrugën ndikimeve të huaja që vijnë nëpërmjet saj”.
Kufizime të reja
“Me qëllim që të vihen më mirë nën kontroll porositë, shpërndarja dhe administrimi i literaturës së huaj që hyn në vendin tonë dhe duke u mbështetur në vendimin e Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë (20.01 1962) urdhërojmë që në të ardhmen të shtohen kritere të reja”, - vazhdon dokumenti. Kufizimi i parë i shtuar ka të bëjë me porositjen vetëm të literaturës së domosdoshme për sektorët e ndryshëm të ekonomisë, shkencës dhe kulturës, letërsisë e arteve, duke patur parasysh që sasinë dërrmuese ta zënë botime tekniko-shkencore të cilat konsideroheshin më pak problematiket. Për organet e shtetit dhe librat me karakter politik, ideologjik dhe teorik, e drejta e porosive do t’u njihej vetëm ministrive, organizatave dhe institucioneve qendrore në përshtatje me profilet e tyre. Kriteri i dytë kufizues kishte të bënte me porositë për shtypin dhe librin tekniko- shkencor dhe që ky të bëhej sipas profileve nga institucione përkatëse si edhe nga bibliotekat qendrore e të rretheve ku do të përqendroheshin kërkesat e specialistëve të degëve të ndryshme të shkencës, të ekonomisë dhe të kulturës. Porositë për fjalorë, enciklopedi, atlase, harta e guida do të bëheshin si ta gjykonte të arsyeshme titullari i ministrisë, organizatës ose institucionit qendror.
Kriteri i tretë kufizues lidhej me botimet letrare dhe artistike të cilat gjykoheshin si më problematikët e të rrezikshmit. “Për botimet letrare dhe artistike të pranohen porosi shumë të kufizuara dhe kur janë të domosdoshme, duke patur parasysh që të sillen vetëm vepra të klasikëve dhe të autorëve të njohur bashkëkohorë me tendenca përparimtare”, - vijon shkresa ku “tendencat përparimtare” mbeten të papërcaktuara.
Kufizimi i tretë që bën urdhri lidhet me literaturën tekniko-shkencore. Edhe në këtë fushë, sado që konsiderohej më pak e rrezikshme, të drejtën e porosive nuk e kishte kushdo. Porositë bëheshin vetëm me propozimin e ministrive ose institucioneve të tjera qendrore përkatëse. Përjashtim nga rregulli, pra që mund të bënin porosi individuale sipas profileve (por që gjithsesi do të kontrolloheshin) vetëm personalitetet kryesore të shkencës, ekonomisë dhe kulturës në bazë të kritereve që aprovon Ministria e Arsimit dhe Kulturës.
Sigurisht gjithçka ishte me kuota. Ekzistonte një kriter që detyronte MAK që brenda qershorit të çdo viti ministrive, organeve dhe institucioneve qendrore dhe komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve, t’u dërgonte kuotat për abonime në shtypin dhe botime të huaja për vitin e ardhshëm, të cilat ndaheshin ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve dhe bibliotekave vartëse. “Mbi bazën e kuotave të aprovuara, këto të fundit bëjnë porositë përkatëse për shtypin tonë dhe brenda muajit gusht ua dërgojnë ato përkatësisht ministrive, institucioneve qendrore dhe komiteteve ekzekutive dhe këshillave popullore të rretheve përkatëse”.


SHEKULLI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-8-2005 nė 22:16 Edit Post Reply With Quote
Si projektonim dënimet me vdekje”

Në vitin 1977 Byroja Politike miratoi 33 ligje fatale


Fatos Veliu
Pas miratimit të Kushtetutës së re në vitin 1976, në Shqipëri ndryshoi edhe Kodi Penal, mbi të cilin do të mbështetej gjithë struktura e re e drejtësisë, e cila pas vitit 1965 ishte rikompozuar tërësisht.

Në atë Kod të ri Penal ishin parashikuar jo pak, por plot 33 lloje dënimesh me vdekje, duke shënuar kështu një nga rastet më unikale të këtyre dënimeve në tërë historinë e shtetit të rregullt shqiptar. Gjithçka rreth asaj periudhe kur hyri në fuqi Kushtetuta e tejpolitizuar, e cila viktimizonte kryesisht të gabuarit e fushës politike, e tregon sot për “Panorama” profesori i njohur dhe shefi që drejtoi për 20 vjet Drejtorinë Juridike të qeverisë komuniste, Ismet Elezi. Në këtë cikël intervistash, zoti Elezi tregon pikërisht se si u përçudnua drejtësia shqiptare pas shkatërrimit të strukturave të domosdoshme të saj siç ishin, Ministria e Drejtësisë dhe partneret e saj juridike, duke u mbështetur verbërisht mbi modelin kinez për revolucionarizimin e jetës së vendit. Vakumi juridik i krijuar pas shfuqizimit të dhjetëra e dhjetëra ligjeve e vendimeve deri në arritjen e krijimit të Kushtetutës së re të vitit 1976. Dënimet me vdekje që ishin parashikuar kryesisht për njerëzit me influencë politike dhe kërkesat e vazhdueshme të hierarkisë së lartë shtetërore për të shtuar ligjet e këtij lloji.
Zoti Elezi, në numrin e kaluar folët për periudhën e revolucionarizimit në vend kur drejtësia filloi regresin e përshpejtuar. Kur ndodhi ky “aksion” dhe kur e arriti kulmin e tij?
Periudha e revolucionarizimit ka ndodhur në vitet 1966-1967. Kulmi i paradoksit të tij ishte suprimimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Kishte ideator iniciativa e eliminimit të Ministrisë së Drejtësisë?
Një nga ideatorët kryesorë të prishjes së Ministrisë së Drejtësisë, të arbitrazhit shtetëror dhe të avokatisë, ishte Haki Toska, i cili vepronte sipas udhëzimeve që kishte marrë drejtpërdrejt nga Enver Hoxha.

Çfarë synonin këto masa?
Kuptohet qartë se këto masa synonin shkatërrimin e sistemit të drejtësisë e të ligjshmërisë, gjë që u realizua.

Cili ishte qëndrimi i Byrosë Juridike për të frenuar këtë revansh në drejtësi?
Ne jemi shprehur kundër këtyre masave shkatërruese, por siç thotë populli “Foli Dhimo Kaloi, foli por fjala s’i shkoi”.

ǒqëndrim ka mbajtur Mehmet Shehu në prishjen e Ministrisë së Drejtësisë?
Mesa di unë, Mehmet Shehu nuk ishte shprehur për prishjen e Ministrisë së Drejtësisë. Në mbledhjen e qeverisë ai propozoi të ristudiohej problemi. Materialet dhe projektet u kthyen për të dhënë mendim “pro” ose “kundër”. Ndërsa në mbledhjen tjetër, kur u shqyrtuan materialet, Mehmet Shehu nuk ishte i pranishëm. Drejtimin e mbledhjes ia la Beqir Ballukut si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes Popullore. Beqiri nuk dinte se ç’të thoshte. Disa ministra ishin “pro” dhe disa “kundër”. Gjithsesi, tonin e mbledhjes e dha Haki Toska, i cili bashkë me Enver Hoxhën kishin kurdisur planet e shkatërrimit të drejtësisë. Më në fund, në atë mbledhje atë e ndihmoi dhe Aranit Çela. Pas kësaj u vendos që materialet t’i dërgoheshin Byrosë Politike, e cila sipas porosisë u vendosi vulën. Në këtë mënyrë, krahas prishjes së legjislacionit në Shqipëri u prishën dhe organet e drejtësisë. Pikërisht kjo gjë shënoi kthesën regresive në drejtësinë shqiptare, që arriti në shembullin më të paprecedent në rang Evrope, duke përjashtuar këtu disa vendeve të lindjes ku sundonin të ashtuquajturat “diktatura të proletariatit”

Cili është qëndrimi që mbajti Byroja Juridike në këtë rast?
Mua dhe shokët e mi të Byrosë Juridike ajo gjendje na ka tronditur shumë. Por s’kishim rrugë tjetër. Së bashku me të tjerët hodhëm nga një lopatë me dhe mbi arkivolin e drejtësisë. Ky ishte akti i parë i tragjedisë që u luajt në kurriz të sistemit të organeve të drejtësisë.

Kur ka ndryshuar saktësisht koncepti i çmendur mbi funksionimin e drejtësisë?
Vetëm në vitet ‘70-‘80 e në vazhdim filloi të ndryshonte koncepti dhe qëndrimi ndaj ligjeve. Vetëm atëherë filloi të kuptohej se pa ligje nuk mund të mbijetonte qeveria dhe shteti.
Ajo kohë mbahet si periudha që ka shënuar kurbën më të lartë të ekzistencës së dënimeve me vdekje. Mund të na e komentoni si jurist kryesor i qeverisë së atëhershme?
Pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1976, kur Shqipëria u shpall Republikë Popullore Socialiste, u përpiluan në mënyrën më urgjente ligje ekstreme, të cilat ndëshkonin deri me heqjen e të drejtës së jetës të akuzuarve. Fjala diktaturë e proletariatit mori konceptin më të gjerë që mund të merrej. Një vit pas miratimit të Kushtetutës, u miratua një Kod i ri Penal, mbi të cilin do të mbështetej drejtësia komuniste për ndëshkimin e shkelësve. Ky Kod Penal që hyri në fuqi në vitin 1977 shtoi ligjet që parashikonin dënimin me vdekje, duke arritur në një shifër rekord, 33 të tillë.

I cilit vit ishte Kodi i mëparshëm që u shfuqizua?
Kodi i parë, që funksionoi deri në vitin 1977, kishte hyrë në fuqi që në vitin 1952. Ndërsa Kodi i dytë Penal, që u përpilua pas miratimit të Kushtetutës siç ju tregova, i shtoi rastet e ekzekutimit të shkelësve të ligjit deri në 33. Në këtë Kod Penal të binte në sy një politizim i jashtëzakonshëm aq sa shumica e ligjeve që parashikonte dënime me vdekje kishin karakter politik. Gjithsesi, pavarësisht se ishte një numër kaq i madh ligjesh që synonin të merrnin jetën e njerëzve që merreshin të pandehur, në autoritetet e larta të shtetit dhe të Partisë vihej re një pakënaqësi për sasinë e ndëshkimeve ekstreme.
Ata e konsideronin të vogël këtë numër ligjesh.

Ku e konstatonit këtë?
Unë, për vetë funksionin që kryeja, isha i pari që përballesha me këtë dëshirë të shtetarëve më të lartë. Ata arrinin deri aty saqë në shumë raste, kur ndesheshin me fenomene të ndryshme, nga dëshira që kishin për të ndëshkuar më kërkonin llogari maksimale. Madje irritoheshin që nuk kishim parashikuar më shumë raste dënimesh me vdekje.

Mund të na e konkretizoni me ndonjë rast?
Për t’ju konkretizuar një rast të tillë, mund ta nis me fenomenin e lindjes së një precedenti penal. Konkretisht mund t’ju përshkruaj historinë e një reparti ushtarak me rezervistë, i cili u bë shkak që të ndodhte përplasja ime më e madhe me Mehmet Shehun. Ajo ngjarje zë fill në fillim të vitit 1979. Asokohe një brigadë rezervistësh ndodhej në stërvitje në Elbasan dhe Gramsh. Në një prej ditëve të stërvitjes, rezervistët braktisën shërbimin dhe shkuan në stadiumin e qytetit të Elbasanit për të parë ndeshjen e futbollit. Pikërisht ky veprim u konsiderua një shthurje e paprecedentë dhe alarmoi udhëheqjen më të lartë të partisë dhe të shtetit, por veçanërisht Mehmet Shehun.

Si e shprehu Mehmet Shehu këtë alarm?
Sapo mësoi për atë rast ai më thirri menjëherë në zyrën e tij. E mbaj mend mirë atë moment sepse siç ju thashë ka qenë përplasja ime më e madhe me Mehmet Shehun. Ka qenë 7 shkurt 1979, ditë e mërkurë. Madje mbaj mend dhe orën, ka qenë fiks 11:00. Sa hyra në zyrë filloi menjëherë suferinë të bërtiturash ndaj meje, duke më thënë: “Përse nuk është parashikuar ligji për dënim me vdekje për rastet kur braktiset reparti nga rezervistët? Përse nuk parashikoni dënimet me vdekje për raste të kësaj natyre”? Revolta e tij kishte arritur kulmin, aq sa e bërtitura dëgjohej deri te hotel “Dajti”.

Si e përballuat një situatë të tillë para kryeministrit?
Në radhë të parë unë ruajta gjakftohtësinë, ndërkohë që me qetësi u mundova ta sqaroja se Kodi Penal nuk mund të parashikojë në veçanti çdo ngjarje që ndodh në botë. Pastaj i kujtova se Kodin Penal për krimet ushtarake, para se të shkonte për miratim në Kuvend, ai e kishte lexuar vetë dhe s’kishte pasur ndonjë vërejtje.
Ndërsa ai filloi të mendohej, unë vijova më tej me argumentet bindëse, duke i përsëritur edhe një herë faktin e mëparshëm. “Shoku kryeministër, -i thashë- ju mund të mendoni se mund të ketë edhe vakum ligji. Por, unë po them mendimin tim se për sa i përket dënimit me vdekje Kodi Penal ndoshta ka parashikuar më tepër se duhet. Mirëpo, – vazhdova sqarimin – jo për çdo gjë që ndodh në jetë duhet parashikuar dënimi me vdekje”!

A e pranoi ai arsyetimin tuaj?
Pas këtyre sqarimeve sikur u zbut disi, por gjithsesi do të kalonte ndonjë orë kur të vinte në qetësinë normale. Vetëm pas kësaj m’u shpreh me sinqeritet, ndoshta edhe për të justifikuar qëndrimin që mbajti ndaj meje pak më parë: “Mbrëmë nuk më ka zënë gjumi gjithë natën për atë që ka ndodhur në Elbasan.

Aq shumë ishte shqetësuar?
Eshtë fakt se Mehmet Shehu ka qenë shumë i preokupuar për punën dhe ishte njeri shumë energjik dhe me sedër. Atij i dhimbsej shumë shthurja apo mungesa e disiplinimit në kolektiv. Ishte njeri i veçantë për sa i përket preokupimit të mbarëvajtjes së punëve në të gjithë sektorët. Megjithatë, pavarësisht se u qetësua më dha urdhër për të hartuar një Kod Penal Ushtarak ku të mos parashikohen kundërvajtjet penale, por të shtoheshin dënimet me vdekje edhe për rastet e përmendura. Për fat të mirë këto porosi nuk u zbatuan asnjëherë.

U mbyll me kaq ai problem?
Mehmet Shehu nuk mundi t’i mbyllte asnjëherë problemet pa i nisur akoma. Ai kishte zakon që në çdo rast t’u shkonte atyre deri në fund. Ashtu bëri dhe për rastin në fjalë. Ndërkohë dha porosi të shikohej nga Byroja Juridike problemi i disiplinës së rezervistëve në reparte. Të nesërmen (data 8 shkurt 1979) mori rrugën personalisht për të shkuar në repartin ku kishte ndodhur fenomeni i thyerjes së disiplinës. Më mori edhe mua me vete. Aty mbajti një fjalim shumë të ashpër, duke folur me egërsi dhe rreptësi të jashtëzakonshme. Në fund urdhëroi masa disiplinore për një pjesë të madhe të tyre. Mes tyre pati dhe ndëshkime ekstreme.

Pati arrestime?
Më mbrapa patjetër që ka pasur. Për atë moment që ne ishim të pranishëm nuk u urdhërua asnjë veprim i tillë. Gjithsesi, në atë rast u shprehën qartë tiparet e diktaturës, qëndrimet e egra të udhëheqjes së partisë e të qeverisë. Edhe sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, Simon Stefani, kishte dhënë miratimin për procedime të tilla penale.

Cilat janë përfundimet tuaja personale pas asaj mbledhjeje, ku diktatura vetëm për një fenomen kërcënoi dhëmbët me ashpërsinë e saj ekstreme?
Unë sigurisht arrita në disa përfundime të miat personale, të cilat i kam shënuar në ditarin tim personal të asaj dite.
- Së pari, pse nuk u analizuan shkaqet e vërteta se përse ndodhën këto ngjarje apo pse u braktis stërvitja ushtarake nga rezervistët.
-Së dyti, diktatura nuk ka mëshirë dhe nuk njeh falje.
-Së treti, udhëheqja e qeverisë dhe e partisë nuk u konsultuan se cilat masa janë të bazuara me ligj dhe cilat jo, por vendosën vetë se kush do të procedohej penalisht, duke e përligjur me
“Situatën e rëndë që ishte krijuar”.
Si përfundim mund të them se rasti i mësipërm që ju solla si shembull është një tregues i qartë që tregon edhe një herë se diktatura nuk pyeste për ligje e për ligjshmëri. Pra të drejtat e njeriut nuk kishin ndonjë peshë...



neser do te lexoni

Ngjarjet që sollën shkatërrimin e fshatit. Historia e ligjit antipopullor të tufëzimit të bagëtive dhe nga kush u stimulua ai
E vërteta e qëndrimit të Mehmet Shehut mbi atë që po inskenohej ndaj fshatit. Pse ai nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë ku do të miratohej ligji shkatërrues.
Si u imponua ligji për sekuestrimin e shtëpive të fshatarëve të larguar. Përplasjet e Byrosë Juridike dhe ngjarjet që çuan në rrëmbimin e pasurive të paluajtshme



© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2009 nė 16:53 Edit Post Reply With Quote
Agjensia e Lajmeve "SOT"
Ja, kush i përcaktonte njerëzit që do të vuanin në burgjet politike!
Nga Bedri ÇOKU
Kohët e fundit kam qenë i përfshirë në ca meremetime brenda shtëpisë time dhe nuk kam pasur mundësi të ndjek disa emisione televizive, sidomos diskutimet e forcave politike në garën paraelektorale që organizon shpesh televizioni “Klan”, në emisionin “Opinion”. Por, gjithsesi, nuk mund të them se kam shpëtuar nga përshtypjet e njerëzve të tjerë, shokëve dhe miqve të mi, rreth këtyre emisioneve. Ai më mbresëlënësi, sipas tyre, paskësh qenë, kohët e fundit, përballja e Ridvan Bodes dhe Majlinda Bregut, me ekonomistët socialistë, Beqen dhe Bushatin, dy figura të reja këto në prurjet e lëvizjes “Përtej së majtës e së djathtës” që promovon lideri i ri i së majtës socialiste. Është e natyrshme që “garistët” të turren me furi ndaj njeri-tjetrit daç në parime, daç për shifrat, daç edhe për arritjet e mosarritjet e maxhorancës, që t’i mbushin mendjen elektoratit për t’i votuar ose jo ... por... kurrsesi nuk mund të “garojnë” lidhur me të kaluarën e tyre biografike, “të mirë” apo “të keqe”, siç i përcaktonte diktatura komuniste njerëzit “pro” dhe kundër tyre, e cila, sido që t’i përcaktonte në këto dy sense, gjithsesi ishte e trishtueshme dhe fatkeqësi e madhe.
E para, sepse “ai me biografi të mirë” ishte i detyruar të zbatonte me besnikëri vendimet e partisë e të pushtetit të diktaturës së proletariatit, pra, me dëshirë apo pa dëshirë ishte i detyruar që të ushtronte diktaturën tek njerëzit me “biografi të keqe” dhe mbi popullin e thjeshtë. Ndryshe e prisnin pasojat e rënda, deri në internime dhe burgosje... Ata që përpiqen sot të thonë se në atë kohë kanë qenë të butë e liberalë, gënjejnë dhe mashtrojnë në mënyrë të paturpshme. Nuk meritojnë t’i dëgjosh apo t’i vlerësosh si njerëz të sinqertë e përparimtarë, të cilët gjoja mendojnë sinqerisht për të ardhmen e shqiptarëve...
Këto të vërteta që do të them, sa të hidhura aq edhe të dhimbshme, më detyroi t’i them në këtë shkrim deklarata e të riut socialist, Bushatit, në emisionin “Opinion” gjoja se, i ati i tij, Sulejman Bushati, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në disa rrethe të vendit, paskësh qenë “njeri i mirë e liberal dhe s’i ka bërë kurrkujt në botë një të keqe”. Unë e kuptoj se kjo është një deklaratë naive, idiote dhe cinike deri në ulërimë, por jo ulërimë për atë që e bënë këtë deklaratë, sepse ai është i biri i Sekretarit të Parë dhe i babait komunist, njëkohësisht, ulërima është e atyre që vuajtën dhe humbën rininë apo jetën nga vendimet e Sekretarëve të Parë të diktaturës komuniste. Pse them nga vendimet e Sekretarëve të Parë, në këtë rast? Ndërsa njëkohësisht, Bushatit riosh i jap të drejtë që thotë ashtu për të atin, edhe pse i ati ka qenë në një pozicion shumë të lartë partiak në diktaturë, sepse për të birin ai ka qenë mu tamam siç do ta dëshironte të ishte edhe sot në demokraci: “I mirë e liberal!”. Pse e thotë kështu? Sepse askush nuk i ka thënë atij se i ati ka internuar e burgosur njerëz të pafajshëm... e me të drejtë ndjehet krenar për babain e vet, me poste të larta në diktaturë e të mira materiale, sepse ai e të tjerë si ai, që u rritën e po jetojnë të lirë në demokraci, nuk kanë dëgjuar të thuhet kurrë se komunistët, sidomos ata që ishin në pozicione të larta partiake kanë qenë organizatorët dhe zbatuesit më të devotshëm të diktaturës së proletariatit, kur, edhe pas 18 vjetësh gjoja në demokraci, krimet e tyre jo vetëm që nuk janë dënuar nga shteti demokratik, përkundrazi, me një strategji të re po kapërcehen për t’u harruar njëherë e përgjithmonë, sapo të triumfojë teoria e bijve dhe nipërve të tyre ...
“Përtej së majtës e së djathtës”... e cila do të sanksiononte përfundimisht që, në diktaturën komuniste, nuk kanë qenë fajtorë ata që e ushtruan atë, por ata që e kundërshtuan diktaturën dhe u flijuan për ta mundur atë. Sepse të thuash sot, pas kaq vitesh në demokraci, se Partia Socialiste na qenka vazhduesja e Partisë së Punës Komuniste dhe e krimeve të kriminelëve, pse në të militojnë ende protagonistët e diktaturës, s’ka sesi të mos quhesh një prapanik i politikës së vjetër që nuk i lë të qetë ata që “vuajtën” shumë për të mposhtur kundërshtarët e regjimit komunist, duke i vrarë, varur dhe grabitur për qëllime madhore: triumfin e komunizmit në botë!...
Nuk e di se pse e sollën dhe e lanë gati dy javë të ndjerin Anton Sheti, eksponentin e lartë të Ministrisë Punëve të Brendshme, në dhomën tonë, në burgun e Burrelit, pasi partia e tij e dënoi si armik e tradhtar të vendit e të partisë. Sepse pastaj ai kaloi tek “Mesi”, siç quhej vendi në atë burg, ku vuanin pikërisht ata që kishin qenë në pozicione të larta në nomenklaturën komuniste. Anton Sheti, për ato pak ditë që ndenji midis nesh, la mbresa të mira dhe u tregua i sinqertë. Na tha disa gjera për të cilat nuk i dinim ose i dinim turbull. Na Tregoi edhe për Enverin që po tretej shumë dhe e kishte humbur toruan kohët e fundit, ndërsa shtetin dhe qeverinë po drejtonte Ramizi me Nexhmien. Aludoi edhe për mundësinë e arrestimeve të tjera dhe eliminimin e disa të tjerëve që mbanin poste të rëndësishme, por pa përmendur emra... Ndërsa pyetjes që i bëri një fakir fukara i cili kishte qenë partizan gjatë Luftës së Dytë botërore dhe vuante në burg pse i kishte thënë Hysni Kapos se udhëheqja e lartë s’duhet të mbante shërbëtore në shtëpi, njëlloj si borgjezët që këta i kishin përmbysur, se cilat ishin kriteret e arrestimeve për njerëzit me “biografi të mirë” kur, pikërisht një pjesë e mirë e tyre që po vuanin nëpër burgje nuk u kishte shkuar kurrë ndërmend t’i kundërviheshin pushtetit popullor, përgjigja ishte vërtet e çuditshme dhe e paimagjinueshme.
- Çdo vit, iu përgjigj Antoni i sinqertë, Ministria e Brendshme i dërgon Sekretarëve të Parë të rretheve shifrën e njerëzve që duhet të arrestohen si armiq. Kjo shifër është e ndryshme, sipas rretheve. Kontigjenti i parë për t’u arrestuar, kuptohet janë nga të klasave të përmbysura dhe kundërshtarë të regjimit; pastaj vijnë njerëzit nga familjet e dorës tonë, por që kanë filluar të ngrenë bishtin, nga mirëqenia apo hardallosja pas televizorit. Numri i të arrestuarve që dërgon për çdo vit nëpër rrethe Ministria e Brendshme është sekret, të cilin e dinë vetëm dy vetë në çdo rreth. Sekretari i Parë i rrethit dhe Kryetari i degës së punëve të brendshme. Këta të dy janë ata që të bëjnë gjëmën, që kanë fatin e njerëzve në dorë. Pikërisht këta të dy vendosin nëse duhet të jetojë një njeri i lirë apo i burgosur. Pavarësisht nëse ka faj apo jo... Nëse duhet të jetë një njeri spiun i Degës së Punëve të Brendshme apo jo... Shifra e të arrestuarve nëpër rrethe jepet në bazë të kërkesës që paraqet Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve për punëtorë në minierat që shfrytëzohen, në këtë rast, nga të burgosurit politikë. Por është edhe kërkesa e Sigurimit të Shtetit për të krijuar në raste të veçanta, situata terrori në rrethe dhe vende të veçanta... Ndoshta kjo qe edhe arsyeja, mendoj unë, që Anton Shetin e larguan urgjentisht nga dhoma e jonë, për ta bashkuar me ata të “Mesit”... me shokët dhe miqtë e tij që dergjeshin atje të ndëshkuar rëndë nga diktatura komuniste pse kishin guxuar të zbusnin luftën e klasave...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-8-2009 nė 16:33 Edit Post Reply With Quote
Kryetarja e Kuvendit tha se ky përvjetor duhet të qëndrojë në një reflektim të thellë dhe në një memorie të fortë për të ardhmen

Topalli: Masakra komuniste e Qafë-Valmirit, masakër terroriste

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me rastin e 60-vjetorit të masakrës së 17 gushtit të vitit 1949, e njohur si masakra e Qafë-Valmirit në Rrëshen. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe deputetët e Qarkut të Lezhës, Edi Paloka dhe Mark Marku, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të shoqatave dhe të institutit të të përndjekurve politikë, e të tjerë.

Kryetarja Topalli shprehu respektin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë burrat e gratë e Mirditës, të cilët u vranë nga regjimi komunist për shkak të vendosmërisë së tyre në besimin tek liria. Në fjalën e saj Topalli falenderoi organizatorët e këtij evenimenti, të një date shumë të veçantë, të një përvjetori shumë domethënës siç është 60-vjetori i 17 gushtit të vitit 1949 kur u krye një nga masakrat më të egra, më terroriste. Duke folur para të pranishmëve kryeparlamentarja theksoi se ky përvjetor duhet të qëndrojë në një reflektim të thellë, në një memorie të fortë, në një rreze të gjatë edhe për të ardhmen. Kreu i legjislativit përshëndeti familjarët e të pushkatuarve, e të varurve dhe fëmijët e tyre duke kujtuar se disa prej të rënëve ishin në moshën 22-vjeçare. "Unë e di që ju ishit rreth një vjeç apo tre vjeç dhe nuk mjaftoi që t'i varej babai, nuk mjaftoi që t'i pushkatohej babai, por duhet të merreshin edhe këta fëmijë, të porsalindur, të çoheshin në internimin më të largët dhe më të egër për një kohë shumë të gjatë. Unë e kujtoj, kam qenë e vogël kur në familjen time më tregonin për vrasjen e Mark Gjon Markajt. Por, nuk ishte vetëm vrasja, pasvrasja ishte më e egër, më e tmerrshme, më e pashpirt", u shpreh Topalli. Ajo shtoi se të tilla ngjarje fiksohen dhe mbeten për të gjithë jetën dhe në momente të caktuara të bën të ndalesh dhe të meditosh. "Unë gjithmonë kam vlerësuar një edukatë të fortë, një vlerë të madhe: forcën për të falur. Është gjëja më e madhe. I fortë dhe me kurajo është ai që fal dhe që s'mendon kurrë për diçka tjetër dhe ju e keni bërë këtë më shumë se gjithkush tjetër me një fisnikëri të paparë, me një forcë dhe kurajo të jashtëzakonshme. Kjo është gjëja më e mirë", tha Topalli. Duke u ndalur në vëmendjen që qeveria ka treguar për këtë shtresë, kryeparlamentarja Topalli theksoi se nuk ka qenë rastësi që vëmendja, terrori, dhuna më e madhe është ushtruar në Mirditë. Ajo tha se ky qytet ishte zona që qëndroi më fort, më gjatë dhe ndaj së cilës regjimi nuk mundi të gjente zgjidhje tjetër, por veçse të provonte më ekstremen, t'i përçante njerëzit, ta përçante krahinën dhe të tentonte t'i vendoste njërin kundër tjetrit. Duke u ndalur tek dhuna që kanë ushtruar bijtë e diktaturës, Topalli u shpreh se sistemi dhe diktatori kërkonte kufomën, kërkonte të vdekurin, kërkonte të vrarin për të bërë më pas politikën e tij. "Unë dua t'ju shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për forcën, për mençurinë, për zgjuarsinë e kësaj krahine, të grave dhe burrave të saj. Në mënyrë të veçantë të shpreh respektin për të gjithë familjarët e atyre që u vranë, u pushkatuan, u internuan, u burgosën, u dëbuan; atyre që në shumë raste nuk kanë njohur prindërit e tyre; atyre që gjatë 50 viteve nuk gjetën kurrë një mundësi, një shans", theksoi më tej Topalli. Ajo shtoi se brenda gjithë kësaj kategorie kishte një krenari të madhe për qëndresën e babait, qëndresën e familjarëve. Kryeparlamentarja Topalli u shpreh se sot ne ndihemi më krenarë se kurrë, në një Shqipëri që po ecën përpara, po zhvillohet ekonomikisht. Në një Mirditë ku kalon një infrastrukturë moderne e jashtëzakonshme, në një Shqipëri që është anëtare e NATO-s. Kryeparlamentarja theksoi se jetojmë në një Shqipëri që kishte absolutisht nevojë dhe këtu nuk flas si partiake, por pikë së pari si qytetare, që të vazhdonte me qeverisjen e projektit të Shqipërisë europiane. "Ky mandat ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, për shqiptarët, për të rinjtë, të cilët votuan në mënyrën më ekselente projektin e një Shqipërie vërtet perëndimore, evropiane", tha Topalli, ndërsa shtoi se ndihet më mirë se kurrë kur sheh projekte të tjera të mëdha zhvillimi. "Kjo rrugë që kalon këtu është projekti i një Shqipërie europiane, që sfidohet me ambiciet e mëdha për veten e vet, një Shqipëri që beson në fitimin e të gjithë sfidave të saj, një Shqipëri që ka një rritje ekonomike si asnjë vend tjetër rreth nesh, por edhe më larg", tha Topalli. "Është një Shqipëri me projektin e vet, që kryeministri Berisha e quan projekti i bashkimit kombëtar me idealet europiane. Ky është vetëm një element. Elementë të tjerë të shumtë janë vendosur në të ardhmen për t'u zhvilluar. Kjo të bën të ndihesh një komb i ringjallur, një komb që ka një histori jashtëzakonisht të vështirë, por me një energji të paparë, me një popull jashtëzakonisht inteligjent, që hidhet, që beson te liria dhe te mundësitë e veta", u shpreh Topalli në fjalën e saj. Përfaqësuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë vlerësuan vëmendjen që qeveria "Berisha" ka pasur për këtë shtresë.

E.KUÇI





Rreth 4 mijë të pushkatuar të regjimit komunist, ende pa varre

Eshtrat e rreth 4 mijë të pushkatuarve shqiptarë gjatë regjimit komunist janë ende pa një varr të njohur për të afërmit dhe familjarët e tyre. Ish-të burgosurit politikë kanë filluar gërmimet në fshatin Kuç të Shkodrës për gjetjen e eshtrave të 2 ish-të përndjekurve politikë, të cilët në qershroin e vitit 1984 u dënuan me pushkatim. Shoqata e ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë ka qenë iniciatore e këtyre kërkimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë gojore, se dy nga të pushkatuarit e revoltës në burgun e Qafë Barit ishin groposur në brigjet e lumit Kir pranë fshatit Kuç. Megjithë gërmimet e bëra paraditen e djeshme, nuk u arrit që të gjendeshin dot eshtrat e dy të pushkatuarve, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, atëherë vetëm 32 vjeç. Kjo gjë bëri që përfaqësuesit e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë të theksonin se gjetja e eshtrave të të pushkatuarve nuk duhet të mbetet vetëm një iniciativë personale e kësaj shoqate dhe e të afërmve të atyre. Ata theksuan se qeveria shqiptare duhet të bëjë përpjekjen për t'u kthyer të afërmve eshtrat e njerëzve më të dashur, të cilët u masakruan në mënyrë të pamëshirshme nga regjimi i asaj kohe dhe sot akoma nuk kanë një varr ku t'u vendoset një tufë me lule e të kujtohen me respekt për sakrificat e tyre. Dy të pushkatuarit, Sokoli dhe Ndoja, të cilët u varrosën në qershorin e vitit 1984, në brigjet e lumit Kir edhe pse ishin të burgosur, u dënuan me dënim kapital me vdekje, pasi ishin ndër organizatorët e revoltës në burgun e Qafë Barit. Më 22 maj të vitit 1984, rreth 700 të burgosur organizuan një protestë kundër dhunës që ushtrohej çdo ditë mbi ta nga pushteti i asaj kohe. Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dy të rinj nga rrethi i Dukagjinit të Shkodrës, ishin edhe iniciatorët e kësaj revolte, të cilët një muaj më vonë u dënuan me pushkatim. Trupat e tyre u varrosën në një fushë të fshatit Kuç, 5 km larg qytetit të Shkodrës. Familjarët e dy viktimave vendin e varrosjes së eshtrave e kishin mësuar në rrugë private nga persona, të cilët kishin marrë pjesë në groposjen e trupave të tyre. Megjithë përpjekjet e ditës së djeshme, edhe pse nuk u gjetën eshtrat e tyre, shpresa se të paktën është lokalizuar vendi se ku janë varrosur i mban optimistë familjarët e tyre se eshtrat e tyre do të gjenden. Ndërkohë, akoma mbeten të pazbardhura vendet e varrimit të trupave të 4 mijë të pushkatuarve të tjerë me dhe pa gjyq, në shkallë vendi. Shoqata e ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë, ish-të burgosurit dhe familjarët e të pushkatuarve i bëjnë thirrje qeverisë që t'i ndihmojë për gjetjen e eshtrave me qëllim që secili prej tyre të ketë një varr ku t'i qajnë familjarët e tyre.





Qeveria mban premtimet për ish-të përndjekurit

Qeveria shqiptare i ka mbajtur premtimet elektorale për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Dhimbja e tyre në përputhje me vizionin e qeverisë për ta integruar këtë shtresë, e cila luftoi pa rreshtur për demokratizimin e vendit. Vetëm për vitin 2009, në buxhetin e shtetit dhe atë suplementar janë akorduar për këtë shtresë 20 milion dollarë. Projektbuxheti i 2009, ka vënë në dispozicion për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë 2 miliard lekë ose 20 milion dollarë. Fondi është plot 3.2 herë më i lartë se fondi i vënë në dispozicion për kompensimin e ish-pronarëve që llogaritet në vlerën e 6 milion dollarëve për vitin 2009. Fondi për vitin 2009 është llogaritur në këto nivele për shkak se, fondi prej 10 milion dollarësh i vënë në dispozicion të ish-të përndjekurve këtë vit nuk është shpenzuar akoma. Dhënia e parave në formë dëmshpërblimi për ish-të dënuarit, do të bëhet nëpërmjet llogarive bankare, e cila mund të tërhiqet nga vetë ish-të dënuarit. Në rast se përfitusi humb jetën, shuma tërhiqet vetëm nga familjarët e tij si bashkëshorti/ja ose fëmijët. Nëse asnjëri prej familarëve nuk është gjallë atëherë, fondet do t'i kalojnë buxhetit të shtetit.

Statistikat e genocidit komunist

1.- Të pushkatuar: 5548 Nga këto: 91 gra

2.- Të burgosur: 14563 Nga këto: 445 gra

3. Të vdekur në burg: 987 Nga këto: 7 gra

4. Të futur në Psikiatri: 308 Nga këto: 35 gra

5. Të internuar e dëbuar: 21401 Nga këto: 9322 gra

Gjithsej të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit: 6535 viktima

__________________________________________________________

U pushkatuan, burgosën dhe vdiqën nëpër burgje:

Klerikë katolikë 120

Klerikë bektashianë 83

Klerikë myslimanë 60

Klerikë ortodoksë 39

U shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare

Nga këto:

-Xhami 740

-Kisha e manastire ortodokse 608

-Kisha e manastire katolike 157

-Teqe, tyrbe 530

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-9-2009 nė 17:19 Edit Post Reply With Quote
Në kërkim të eshtrave të të ekzekutuarve nga komunizmi
IRGIS HYSENAJ


Eshtrat e gjetura para pak kohësh në Sukth të Durrësit ende janë pa emër, edhe pse thuhet se ato i përkasin një prej mijërave të ekzekutuarve nga regjimi komunist. Sidoqoftë, ato tani mund të konsiderohen më “me fat” se rreth 4 mijë të tjerë të ekzekutuar e të zhdukur nga regjimi në gjithë Shqipërinë. Gati 20 vjet që nga rënia e komunizmit, gjurmët e tij janë të dukshme. Vetëm fakti që regjimi i ka lënë vendit një varr të madh ende të pahapur, e bën atë edhe sot terrorizues. Por duket se familjarët e të gjithë viktimave politike të diktaturës do të kenë mundësinë që të gjejnë “kockat e mbetura” të të afërmve të tyre dhe t’u japin atyre një varrim të denjë.

Prej më shumë se një muaji, nga Ministria e Drejtësisë ka dalë një urdhër, i cili kërkon ngritjen e një grupi pune të përbërë nga disa specialistë, që do të bëjnë të mundur gjetjen dhe identifikimin e të gjitha viktimave dhe kthimin e eshtrave të tyre familjarëve. Ky do të jetë një proces i vështirë, pasi për të arritur në rezultate të mira duhet që të ketë një bashkëpunim të suksesshëm midis disa institucioneve.

Sipas Dr. Prof Besim Ymaj, drejtor i Mjekësisë Ligjore, “procesi për identifikimin e tyre është shumë kompleks. Duhet të kemi parasysh që eshtrat që gjenden janë mbetje kockore. Pra, për të bërë të mundur identifikimin e tyre duhet që të kryhen kërkime konkrete. Më pas të dhënat e mbledhura ballafaqohen dhe mund të çojnë në arritjen e një rezultati. Por i gjithë ky proces kërkon kohë”. Ndërkohë që pjesë e grupit do të jenë edhe mjekët ligjorë, të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e mbetjeve kockore apo eshtrave të gjetura. “Kemi marrë një urdhër nga Ministria e Drejtësisë prej gati një muaji, i cili thotë për krijimin e një grupi pune ku do të ketë edhe doktorë nga mjekësia ligjore, të cilët janë caktuar, që do të merren me gjetjen e eshtrave të të gjithë personave të zhdukur dhe për identifikimin e tyre”, - vazhdoi ai. Në përbërje të grupit do të ketë specialistë nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Brendshme, nga mjekësia ligjore dhe Prokuroria e Përgjithshme. Puna e të gjithë pjesëtarëve të grupit do të bëjë të mundur kryerjen me sukses të këtij misioni.

Gjatë dy dekadave të fundit, përpjekje të mëdha janë bërë, që të gjithë personat e vrarë mizorisht nga sistemi komunist të mund të kenë një varr dhe ku të afërmit e tyre t’i kujtojnë ata dhe veprën e tyre. Por këto kanë qenë individuale dhe shpesh të pasuksesshme dhe zhgënjyese. Kjo, sepse mungojnë shumë të dhëna, për vendndodhjen e varreve masive, si dhe informacione të tjera që bëjnë të mundur identifikimin e tyre. Ndërkohë që problemet janë të shumta. Që nga numri i saktë i të gjithë të ekzekutuarve nga regjimi, për të vazhduar pastaj tek vendndodhja e këtyre varreve masive, informacionet që mund të çojnë në gjetjen e identitetit të viktimës dhe më pas rezultati përfundimtar. Por pikë së pari, duhet informacioni fillestar, ai i cili të tregon se ku janë varret dhe personat e eliminuar, që sipas drejtuesit të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, Adrian Kati, ekziston, por ende nuk është bërë publik. “Gjatë kohës së diktaturës komuniste, procesi i eliminimit të të dënuarve politikë ka qenë shumë i rregullt. Shënoheshin vendi i ekzekutimit, i dënuari, deri edhe tek emrat që morën pjesë në skuadrat e pushkatimit”, - shprehet ai. “Këto të dhëna janë ende të ruajtura në Prokurori”. Por shumë të vrarë të tjerë ka pasur edhe në kufi. Sipas ish-të dënuarit politik, shkrimtarit dhe studiuesit Agim Musta, “të gjithë personat që tentonin të arratiseshin, vriteshin. Trupat e tyre më pas lyheshin me naftë, digjeshin dhe hidheshin në greminë”.

Pyetjes se pse regjimi komunist zhdukte të gjithë trupat e të dënuarve politikë, duke i groposur ata në fshehtësi dhe pa ua dorëzuar familjes, Kati i përgjigjet:

“Qëllimi i regjimit ishte që regjimi të shndërrohej në sytë e njerëzve si një makineri frike. Duke përçuar frikën, ata kishin mundësi që ta kishin popullin në kontroll. Të gjithë personat të cilët dënoheshin me vdekje me pushkatim, kishin një tjetër të dënim, atë të heqjes së të drejtave civile për pesë vjet. Ky është një detaj shumë interesant. Regjimi i pushkatonte të dënuarit dhe i varroste ata në mënyrë të fshehtë, duke i hequr mundësinë familjes që të merre trupin e tyre. Viktimat ishin pa varr dhe familja e tij nuk mund të shkonte në vendin ku ai ishte varrosur për ta kujtuar. Me këtë veprim, regjimi jepte mesazhin që jo vetëm që të vriste, por edhe të zhdukte, që ti mos të kujtoheshe, që vepra jote mos të kujtohej nga të afërmit e njerëzit e tjerë”.





Numri i të vrarëve



Edhe pse kanë kaluar rreth 20 vjet nga rënia e diktaturës, ende nuk ka një numër të saktë të të vrarëve nga diktatura komuniste. Sipas drejtuesit të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, Adrian Kati, duhet të jetë shteti ai që të llogarisë numrin e saktë, pasi shoqatat shpesh herë nuk janë plotësisht të sakta.

“Nëse flasim me shifra, ne nuk kemi një numër të saktë të të gjithë personave që janë vrarë nga diktatura komuniste. Kjo, pasi duhet të jetë shteti ai që të japë një numër të saktë, nëpërmjet arkivave që ai ka. Por ende nuk është hapur asnjë arkivë, kështu që s’ka një shifër konkrete. Nga ana jonë, ne mendojmë se numri i të vrarëve është mbi pesë mijë, por këto nuk janë të sakta, pasi janë të vërtetuara”, - u shpreh ai. Ndërsa shkrimtari dhe studiuesi Agim Musta, i dënuar politik, shprehet se numri i të vrarëve është rreth 6000. Shumë të vrarë e të zhdukur ka pasur në kufi gjatë tentativave për t’u arratisur. “Shumë persona janë vrarë në kufi. Trupat e tyre më pas lyheshin me naftë e u vihej flaka. Më pas ata hidheshin në greminë”, - shprehet ai. Ndërkohë që shumë viktima ka pasur edhe në burgjet dhe në galeritë ku të burgosurit politikë punonin.



Kërkimet nga familjarët



Familjarët e viktimave kanë bërë vetë kërkime për gjetjen e eshtrave të të afërmve të tyre të vrarë. Por kjo ishte tepër e vështirë, pasi përveç shpenzimeve të mëdha, shpesh të dhënat nuk ishin të sakta. Sipas studiuesit Agim Musta, që ka bërë kërkime të shumta në lidhje me vrasjet e kryera nga regjimi, numri i të vrarëve të gjetur është rreth 1200. “Nga rreth 6000 mijë persona të cilët rezultojnë të zhdukur nga diktatura komuniste, numri i familjarëve të cilët kanë arritur që të gjejnë eshtrat e njerëzve të tyre nuk përbëjnë as 20% të kësaj shume. Është shumë e vështirë që të arrish të gjesh këto eshtra”, - u shpreh ai. Ndërkohë që janë edhe rreth 4 mijë persona të tjerë, të cilët janë diku të groposur në territorin shqiptar.



Periudhat e terrorit



Ka pasur disa periudha kur janë ekzekutuar shumë njerëz, për shkak të bindjeve të tyre të ndryshme nga ato që regjimi kërkonte. Sipas drejtuesit të QSHRTT, Adrian Kati, ka tri etapa kohore ku diktatura ka kryer krimet e saj. “Etapa e parë ka qenë kur Enver Hoxha mori pushtetin pas vitit 1943. Ai filloi që të eliminonte që të gjithë personat, të cilët ishin kundër tij, gjatë periudhës së luftës. Kështu nisën eliminimet e të gjithë intelektualëve, ata që ishin shkolluar jashtë, në universitetet perëndimore, ish-administrata e mbretit Zog, si dhe persona të tjerë të cilët paraqisnin rrezik për Hoxhën”, - u shpreh ai. Më pas ai shton se etapa e dytë ka qenë në vitin 1947, kur diktatura me porosi të Titos nisi vrasjet e të gjithë personave, të zbatuar nga Koçi Xoxe, të atyre që ishin kundër komunizmit, kundër ish-Jugosllavisë si dhe armiqtë e tjerë të diktaturës. “Ndërsa etapa e tretë ka qenë ajo e viteve ‘60-‘70, ku filloi goditja e të gjithë intelektualëve shqiptarë, të cilët ishin shkolluar në vendet komuniste të Lindjes. Ndaj tyre u mor masa e fundit nga ana e diktaturës”.





Hapja e dosjeve



Përveç hapjes së varreve masive në territorin shqiptar, ku fshihen rreth 4 mijë skelete të të dënuarve politikë të vrarë nga regjimi, një çështje me rëndësi është edhe hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Brenda tyre ka informacione të plota, të cilat ndihmojnë në marrjen e të dhënave të sakta për të gjithë personat e ekzekutuar. Megjithatë ky proces ka ngelur në vend. Kjo, për shkak të problemeve teknike midis partive politike. Hapja e këtyre dosjeve është me rëndësi për të gjithë të afërmit e të zhdukurve, të cilët më në fund do të kenë mundësi që të gjejnë eshtrat e tyre dhe të kenë një vend ku t’i nderojnë. Por një proces i tillë duket se pengohet nga persona të caktuar, të cilët nuk duan që këto dosje të hapen, pasi mund të preken nga ato çfarë përmbahet aty brenda. Nga kjo duket se penalizohen edhe familjarët e viktimave të diktaturës, të cilët vazhdojnë të kërkojnë në mënyrë individuale, me shumë raste dështimesh, pa pasur një të dhënë konkrete, që mund t’i ndihmojë ata në realizimin e qëllimeve të tyre. Para disa kohësh u diskutua midis përfaqësuesve të partive politike shqiptare në lidhje me këtë çështje, por nuk u arrit që të gjendej një marrëveshje. Ndërkohë që edhe ndërkombëtarët kanë ofruar ndihmën e tyre në lidhje me modelin se si duhet të kryhet ky proces. Por nëse faktorët politikë nuk do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë kjo do të penalizojë edhe familjarët e viktimave të komunizmit, të cilët do të duhet të përballen me shumë zhgënjime nga kërkimet e kryera në mënyrë individuale.


28/09/2009

standard

Nuk duhet pritur nga shteti, duhet vetorganizim





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6893232 sekonda, 47 pyetje