Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Instituti i Integrimit tė tė Pėrndjekurve (\"IIP\")
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Instituti i Integrimit tė tė Pėrndjekurve ("IIP")

E Merkure, 05 Nentor 2003


INSTITUT I TE PERSEKUTUARVE APO I PERSEKUTOREVE

Nga Zyhdi Morava

Behet fjale per Institutin e Integrimit te te Perndjekurve Politike, me seli atje ku dikur, si per ironi te fatit, ka qene Komiteti Qendror i Partise famekeqe te punes. Atje pra, ne katin e pare te asaj godine hijerende, i kryen funksionet(?!) ky fare instituti, drejtuesit aktuale te te cilit, ne vend qe ta vinin ne sherbim te shtreses qe mjerisht dhe per fat te keq te tyre e perfaqsojne, e kane shnderruar thjesht ne nje paterice politike ku, here pas here mbeshtet qeveria e sotme shqiptare sa here asaj i duhet te luaje karten e te perndjekurve politike. Asnje institucion tjeter, se paku prej nje viti e kendej, nuk ka luajtur rol me demprures dhe me denigrues per shtresen e te perndjekurve politike, se sa ky institut gjoja i krijuar per t’i ardhur ne ndihme kesaj shtrese e cila, prej nje dekade, perplaset sa andej kendej-kendej ne detin e hidhur te halleve, pa iu hapur as me i vogli shteg per integrim ne shoqerine e sotme demokratike. Dhe kjo ka shkaqet e veta, ashtu sic ka edhe shpejgimet e veta. Por, per te hedhur drite mbi kete lloj erresire, fillimisht, duhet te shohim shkurt se si ka shkuar ky institut me gjasme integrimi, gjersa u kandis ne gjendjen ku ndodhet sot, i shnderruar pra, nga institut te persekutuarish, ne institut persekutoresh.

***

U krijua fillimisht ne qeverisjen e Partise Demokratike si Komitet i te Perndjekurve Politike, me drejtor zotin Eduard Ypi i cili, me natyren e tij punetore dhe talentin si drejtues, u erdhi ne ndihme sa e sa te perndjekurve, duke i sistemuar ata ne punera te ndryshme, duke u dhene strehim, te drejta studimi e sa e sa mundesira te tjera. Me pas, ne krye te atij komiteti u vu zoti Sherif Kaloshi, nje individ me natyre as mish e as peshk dhe, per pasoje, ashtu vane punet gjate qendrimit te tij si drejtor deri sa per shqiptaret erdhi viti i mallkuar, viti 1997. Me porosi te Fatos Nanos, i sapoardhur ne pushtet nepermjet atij revolucioni te llahtarshem qe do mbetet gjate dhe hidhur ne kujtesen e shqiptarve, Komitetit ne fjale iu nderrua emri, u quajt me ate emer qe mban edhe sot. Dhe kesisoj, Nano beri nje levizje mjaft te zgjuar duke vendosur ne krye te ketij instituti z.Kurt Kola, kryetarin e Shoqates Mbarekombetare te te Perndjekurve Politike. Duke e "shtetezuar" kryetarin e kesaj shoqate, kryeministri i ri, e bente ate pjese integrale te qeverisjes se tij dhe, per pasoje, e vinte ne gjume turmen e madhe e te vuajtur e cila, kerkonte te drejtat e saj legjitime. Dhe Kurti qe kurre nuk e kishte pare veten ne nje rang kaq te larte, ne menyre te pavullnetshme beri nje shkeputje te dukshme nga interesat e bashkvuajtesve te vet. Ai u muar me teper me interesat e veta dhe te nje rrethi te ngushte ne vend qe seriozisht dhe nepermjet ligjeve ta shpinte kete shtrese drejt zgjidhjes se halleve te veta. Per me teper, ngaqe ashtu i interesonte, apo thjesht nga natyra e tij altruiste, vec disa te perndjekurve, ai pun`soi atje edhe persona qe nuk kishin te benin me persekutimin komunist, ne nje kohe kur mjaft ish te burgosur politike vuanin gjendjen e te pa punit..Shhume shpejt, nendrejtor te vetin beri miku i tij, ate qe me pas do te behej kundershtari i tij me i eger, zotin Besim Ndregjoni. Gjithesesi, punet nuk shkonin edhe aq keq deri kohes kur, mes ketyre drejtueseve hyrri sherri, thjesht per motive perfitimi vetiak. Sepse, sic thote populli, qenka gjynah t’i kesh gishtat mes mjalti e te mos i lepish ata. Por, oreksi u hapka duke ngrene. Lepirje pas lepirje e gisht pas gishti me embelsine e fitimit, te ziut njeri i mbushet mendja ta haje krejt dhe i vetem mjaltin e bollshem qe rasti dhe rrethanat ia vune perpara.

Po ata qe vuajten?

Po ata, te tjeret, bashkevuajtesit? Ne djall te vene! Secili per vete, Zoti per te gjithe! Prej lakmise se madhe te secilit, ndodhi ajo qe ndodhi. Mes tyre filloi lufta. Lufta per te qene i pare, lufta per pushtet, lufta kush e kush ta perlaje sa me shume. Ne kete perplasje vezesh, ndodhi ajo qe shume pak pritej, u thye veza me e madhe e me e forte, u thye Kur Kola. E theu zullumi i tij. Ndregjoni hyri ne instiut triumfator. U kapardis ne kolltukun e bute dhe autoritar te kryetarit, mendjefjetur se, do e mbante gjate ate kolltuk prej nga, ne mos do te rridhte si me pare, pa tjeter do te pikonte.. Dhe, nder gabimet e tjere, me arsyen erresuar prej inatesh qe paten lindur qe me pare ne ate institut, ai beri gabimin fatal. Nee menyre harbute dhe te eger, pa iu referuar asnje llogjike administrative, i pushoi prej pune perkrahesit e Kur Koles, njera prej te cileve ishte edhe Eva Bllaci. Duke menduar se keshtu, po hakmerrej per te shkuaren jo aq te larget kur, Eva dhe disa te tjere, ne perplasjen Kola-Ndregjoni e paten luftuar kete te fundit. Me ate veprim te pamatur, Ndregjini e tronditi fuqishem bazamentin e vet, beri autogol. Ai nuk llogariti se perballe pales kundershtare, ishte me inferior. Inferior persa u perket raporteve te tij me disa persona ne Kryeministri prej nga varet instituti yne, inferior ne fushen e intrigave dhe ryshfeteve dy leva te fuqishme keto qe te ngrene ne pushtet dhe befas te shembin prej andej, po aq inferior edhe per sa u perket parave te cilat, atij i mungonin, ne nje kohe kur kundershtaret e rrezuar i kishin me bollek. Po tu shtosh ketyre edhe mungesen e tij te talentit per ta riorganizuar me mencuri ate institut, per ta drejtuar me devotshmeri ne dobi te mijra te perndjekurve, shihej qarte se beteja e tij qe e humbur, packa se i gezohej kolltukut te drejtorit. Per me teper, lidhur me drejtimin, ai e imitoi shume keq para ardhesin e tij Kola qe, mjaft gjera i bente duke vendosur veton dhe duke bertitur. Si pasoje e ketyre qe thame, rezultati ishte shume i hidhur per Ndregjonin. Pas gjashte muajsh, nen presionin e vazhdueshem te Koles, Ndregjonit iu desh ta linte shume shpejt kenaqesine qe i jepte ai kolltuk drejtues, jo dhe aq pa pushtet. Dhe, ngaqe Kurti nuk mund t’ia lejonte vetes te kthehej perseri aty prej nga e kishin larguar thuajse perdhunshem, duke ndejtur vazhdimisht drejtor ne hije, ai nxorri ne drite njeriun me te pershtatshem, i cili do te shpinte uje vazhdimisht ne mullirin e Kurtit. Nje individ krejt pa personalitet, sherbetor i bindur perpara cdo zoterie, pavarsisht se c’ngjyra politike mund kete zoteria, boll t’ia jape atij nje krrodhe. Nxorri praservilin e puthadorin, anonimin Simon Miraka per te cilin thone se, kur paska qene ne internim, i paska sherbyer me zell e perunjesi te patreguarSigurimit te Shtetit. E thene ndryshe, paska qene varrmihes i bashkevuajtesve te tij. Harram e paste, ne qofte e vertete! Harram jeten qe paska bere dhe ate qe po ben!

Keshtu qe, nje dite te bukur te shtatorit te vjetshem, ky liliput i mendimit dhe i kultures, me ate koke te shoget qe nuk ka brenda gje tjeter vecse friken nga jeta dhe ligesine njerezore, i prire prej nje perfaqesuesi te kryeministrise qe do e prezantonte si drejtor te sapo emeruar, u fut ne ate institut me pamjen e tij komike. I shkurter e i thate ( tani eshte shendoshur goxha) si te ishte karikature e keqe e Viktor Emanuelit, mundohej fatziu t’ia jepte vetes ate rendesi qe as nuk e ka patur dhe as do ta kete, i shoqeruar nga Eva Bllaci e cila, sic tregoi koha me pas, pavaresisht nga pozicioni i shefes se kuadrit, do te ishte ajo qe do ta drejtonte ate institut, ajo qe do te bente emerimet dhe largimet nga puna, dhe jo Simon Miraka te cilin ajo, nuk do ta perfillte asnjehere per asgje. Do te ishte Eva ajo qe do e bente te rrinte sus kete fare burri i cili, prej asaj dite te emerimit si drejtor e deri sot, pret qe Eva t’i hedhe ndonje kocke, ashtu si bente me te Sigurimi dikur, kohes se turpit te tij. Dhe shume shpejt, synimit per t’ia erdhur ne ndihme te perndjekurve te shumte, iu vu kazma. Tehu i koses, u kthye tashme kundrejt atyre qe ishin punesuar aty ne periudhen e Ndregjonit, kunder gjithkujt qe nuk i bindej synimeve fitimprurese te Eves dhe, kundrejt te gjithe atyre qe nuk i nenshtroheshin tekave te saja, apo qe nuk i serviloseshin. Ne menyre te pandergjegjeshme, me ate grimez pushteti fituar ne menyra qe edhe ajo edhe ne i dime, asaj filloi ti dukej vetja e gjithpushtetshme. Kerkonte nenshtrim dhe zullum. Zullumin per vete, nenshtrim nga te tjeret. I qe mbushur mendja se ish te burgosurit qe punonin atje, ata qe kane me prioritete nga te perndjekurit e tjere politike per punesim, vecanerisht ne ate institut, do t’i prishnin pune, do t’ia zinin shtigjet e synimeve te saja fitimprurese. I behej se e rrezikonin kudo e ne gjithcka. Ndaj, filloi kunder tyre nje lufte te papare, duke i larguar nga puna me arsye nga me idiotet e nga me te papranueshme, duke perfshire ketu edhe mungesen e diplomes, ne nje kohe qe ajo vete nuk ka mbaruar asnje shkolle te larte, edhe se, vend e pa vend, trumbeton me te madhe se na paska mbaruar dy fakultete! Si pasoje e kesaj lufte, sot, ne ate Institut, ka mbetur vetem nje ish i burgosur, Qani Sadiku, njeri i mire e i ndershem, te cilit iu desh te linte 18 vite te jetes se tij neper burgjet komuniste, qe te bejne qejf e te majmen Eva Bllaci, ai damllaja, Simon Miraka, dhe nje bicim nendrejtori me emrin Hysen Mushketa te cilet, kurre nuk e vuajten qofte edhe nje dite burgu ashtu si Qaniu. Por, nga dhe si na mbiu ky Hysen Mushketa ne kete institut, ne rolin e nendrejtorit, ky biznesmen me banim ne Durres, ky individ qe ka bere kokrren e palles kohes se diktatures e sot na ze vendet kyce ne Institutin e te Persekutuarve, tashme i kthyer ne institut persekutoresh? Pergjigjen e kesaj pyetjeve dhe shume te tjerave te ngjashme, do t’i gjeni ne shkrimin pasues, se shpejti.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-11-2003 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
ATA QE FSHIHEN PAS GJYSHERVE

(Perseri per Institutin e te Persekutuarve)

Nga Zyhdi Morava

Nder te keqiat e shumta qe na ka lene e kaluara e sistemit komunist, eshte edhe ai i biografive. Nje e keqe qe, edhe se sistemi politik ka ndryshuar prej 12 vjetesh, vazhdon t’i ndjeke dhe, do t’ ndjeke kushedi edhe sa kohe te shkretet shqiptare. Ndoshta jemi i vetmi vend nga ata te ish Lindjes qe, vlerat e individit ende vazhdojme t’i shohim, jo me realisht dhe konkretisht te cilesite dhe talenti i personit, por te cilesite, meritat apo vepra e te pareve te tyre, si babai, dajat, xhaxhallaret, gjyshi apo stergjyshi. Rasti me absurd eshte ai i partise ne pushtet e cila, per te patur sa me teper mbeshtetes, ka filluar te njohe si veterane te Luftes Nacional - Clirimtare, niper, mbesa e stermbesa te atyre qe dhane jeten apo kontribuan direkt ose indirekt ne kete lufte. I njejti fenomen, por ne kah te kundert politik, ndodhi edhe me te perndjekurit politike, ne rradhet e te cileve u dynden niper e mbesa te atyre qe paten fatin e hidhur te vriten prej duarve vrastare te diktatures, apo te linin vitet e shumte e me te mire te jetes, ne burgjet e kampet komuniste ku, terrori dhe mundimi qene shume me te eger e me te rende se sa ne kampet shfarrosese te nazizmit. Ishin keta niper e sterniper te cilet, edhe se nuk i paten njohur gjysherit, perfshi ketu dhe rastet kur i kishin njohur po i mohuan si armiq te Pushtetit Popullor e te Partise qe, me te ardhur Demokracia, u turren duke rrahur gjoksin e duke u cjerre me te madhe se ishin te persekutuar nga ai sistem. Packa se atij sistemi, ia paten vjelur te mirat e mundeshme sic ishin e drejta e studimeve te larta, apo vende pune te favorizuar. Njeri prej tyre eshte edhe Hysen Myshketa ( i dyti) aktualisht dhe, krejt padrejtesisht, zv.drejtor ne Institutin e te Perndjekurve Politike. Kur themi padrejtesisht, kemi parasysh faktin kokeforte se ai, nuk ka patur asnje lloj perndjekje reale politike per te qene i punesuar ne ate institut ku, si e kemi thene, prioritet per punesim kane ish te burgosurit politike. Ketij Myshkete, gjate regjimit diktatorial, nuk i hyri gjemb ne kembe. Perkundrazi, asokohe, atij iu dha e drejta te mbaronte studimet e larta, dega inxhinieri(!) ne nje kohe kur shume djem e vajza te perndjekur e mjaft me te zotet nga ai, flakeshin jashte dyrve te fakulteteve. Si e pse ndodhi, me mire nga kushdo, e di vete Hyseni. Ne nuk e kemi as inat e as zili per aftesite e tij tregetare, aftesi nepermjet te cilave, arriti te behej pronar i nje hoteli me tre yje ne Durres, i nje shoqerie qe tregeton ujera minerale e kushedi c’gjeje tjeter. Perkundrazi, na vjen mire per faktin se, sa me teper njerez te fuqishem ekonomikisht te kete nje shoqeri, aq me mire behet per vendin ku ata kontribuojne. Por, nuk mundim t’i mbyllim syte e ta qepim goj-n, kete goje qe s’mundi te na e qepte dot as diktatura, kur shohim se, tipa te tille, i jane qepur si kepusha deles per t’ia thithur gjakun, vendeve drejtuese ne Instituin e lartpermendur, jo per t’u ardhur ne ndihme ish te perndjekurve, po per te perfituar sa te munden ne emer te tyre. E vlersojme dhe e nderojme vepren dinjitoze te avokatit Hysen Myshketa (i pari) gjysh i te dytit, protogonistit te ketij shkrimi. Por, nuk mund te jemi indiferente ndaj bemave te Hysenit te sotem, i cili prej vitesh, ka abuzuar ne emer te te perndjekurve politike.

Zullume me teprice

Ai ka livadhisur mes tyre, duke u fshehur pas gjyshit te tij, njeri i respektuar, "Qytetar Nderi i qytetit te Durresit". Njeheresh, edhe i vleresuar nga Presidenti Berisha me motivacionin: "Martir i Demokracise." Vetvetiu te vijne nder ment disa pyetje, per te cilat ka vetem nje pergjigje: Perse nje njeri paralli si Hyseni i sotem, iu ngjit me kaq pasion punesimit ne kete instiut vite e vite te shkuar si inspektor apo kryeinspektor te ketij instituti ne Durres, kur paga qe merrte si i tille ishte teper simbolike ne raport me fitimet e tija si tregtar? A ja vlente te humbiste aq kohe per kaq pak para? Perse kohes kur institutin e drejtionte Kurt Kola, u pushua Myshketa nga puna per t’u rimarre e pushuar serish? Perse ai iu ngjit me aq vullnenet e kembengulje dyshes luftarake anti Kurt, Besim Ndregjonit dhe Fatmir Hoxhes qe punuan aq shume dhe e realizuan heqjen e Kurtit si drejtor? Perse, fill pas kesaj, ai kerkoi dhe e mori si shperblim per sulmet qe i pat bere Kurt Koles, postin e kryeinspektorit ne Durres? C’i nevojitej? Perse ai, nga mik i Agronit, Kryetar i Shoqates Kombetare te te Perndjekurve Politike Dega e Durresit, u be me te armik per vdekje? Ne c’llum pazaresh, mbeti i pakenaqur? Perse hodhi ryshfete sa majtas- djathtas, per ta marre ate vend pune qe ka sot, si nendrejtor i pergjithshem te instituti ne fjale? Perse? Thjesht per te perfituar dhe, vetem per te perfituar. Sa para moren prej tij ata qe e propozuan? Sa para moren nga ai ata qe e aprovuan? Ata dhe ai, ata dhe Zoti lart ne qiell, e dine se sa. Ndryshe, ai nuk mund te behej nendrejtor. Jo vetem se nuk ka persekutimin e duhur per ate vend pune, por koha e paket ne ate post tregoi se, ishte teresisht i pa afte si drejtues dhe organizator. Por, ai kishte nje talent te dukshem. Talentin qe e hasim te deficentet: Te intrigojne, te perfitojne, te hane pas shpine te tjeret. Atij dhe shume te tjereve te kallepit te tij, ku ben pjese edhe eprori i vet Simon Miraka, ia vrasin syte dhe i krijojne paranoja njerezit me dinjitet e te afte per pune. Pikerisht ketu qendron dhe antipatia e tij dhe lufta qe ben, ndaj njerezve ndryshe. Ndaj atyre qe burrerisht i qendruan diktatures. Ndaj cilido qe rri nje shuplake me lart kundrejt kesaj kategorie, qofte si karakter e qofte si intelekt. Ndaj personave qe as jane fshehur e as fshihen pas shpines se gjysherve. Keshtuqe, mendoj se ata qe jane lart, ne Kryeministri, ata qe merren me emrimet dhe cemerimet e drejtueseve te ketij instituti, jane ne kohe te heqin prej supesh dyshimet e hamendjet se kane marre ryshfete prej te tille tipash, duke larguar prej andej sa me pare, jo vetem Hysenin i cili nuk ka asnje te drejte morale dhe administrative per te drejtuar ish te burgosurit politike, por te gjithe ate klike drejtuese qe, me menyra te uleta, e kane uzurpuar drejtimin e ketij instituti. Ka burra shume me te zot, shume me me merita dhe te perkushtuar qe mud ta bejne ku e ku me mire ate pune. Njeri prej tyre, eshte edhe Visar Zhiti, i njohur prej te gjitheve, ish i burgosur politik, me nje begraund teper cilesor qe, per fatin e tij te keq, si shume e shume te tjere, endet i pa pune.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-7-2004 nė 07:40 Edit Post Reply With Quote
Disa nga ish- te burgosurit nuk kane kuptuar asgje

Sapo lexova kete artikull:

Instituti Integrimit të të Përndjekurve Politikë, demagogji dhe mjet represioni barbar i qeverisë, ndaj të burgosurve politikë

Socialistët kanë trashëguar nga të parët e tyre një mjet shumë fin për të sunduar; demagogjinë, të përpunuar në persosmëri.

Një shfaqje e dukshme e kësaj demagogjie, është edhe krijimi Institutit të të Përndjekurve Politikë, me 16 gusht '97, ndërmjet Fatos Nanos dhe Kurt Kolës.

Në pikën 1 të kësaj marrëveshjeje, është parashikuar:

"Shoqata Kombëtare e ish-të Përndjekurve Politikë angazhohet të bashkëpunojë me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit, në kushtet e partneritetit, të mbështesë programin e kësaj qeverie dhe realizimin e tij".

Kështu pra, ish-komunistët shpërblyen një bandë të burgosurish politikë të grupuar në "Forumin për Demokraci", duke i punësuar ata në një Institut me paga shumë të larta.

"Forumi për demokraci", duke u bashkuar me bandën e Nanos, Gjinushit dhe Cekës, shkelen mbi vuajtjet e tyre, mbi gjakun e njerëzve të tyre të pushkatuar nga etërit e bandës Nano-Gjinushi, shkelin mbi moralin dhe besën shqiptare dhe ngritën armët kundër qeverisë së ligjshme dhe demokratike të vendit të tyre.

Ata shitën nderin për një rrogë dhe një institut. Edhe sot, ky institut, vazhdon të punojë sipas marrëveshjes së 16 gushtit 1997. Nëpunësit e tij të zgjedhur me kujdes nga Sigurimi Shtetit, të ristrukturuar me emrin e ri SHISH, janë bërë shërbëtorë servilë dhe të pamoralshëm të qeverisë së plehrave.

Në ligjin nr.8246, datë 1.10.1997, "Për Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politike", është parashikuar shprehimisht se, emërimi kuadrit të këtij instituti, bëhet me propozim të shoqatave të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Ky ligj, është shkelur haptazi nga Fatos Nanua dhe dy këshilltarët e tij, Eva Bllaci dhe Merita Ndreko.

Të burgosurit dhe të përndjekurit politikë janë grupuar në tre shoqata:

1. Shoqata Kombëtare e ish-të dënuarve dhe të persekutuarve politikë me kryetar Kurt Kolën e sekretar Agron Hodri.

2. Shoqata Kombëtare e ish-të dënuarve dhe të persekutuarve politikë antikomunistë, me kryetar Afrim Haçi dhe sekretar Lili Noci.

3. Shoqata Kombëtare për integrim e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, me kryetar Adem Allçi dhe sekretar besim Ndregjoni.

Të tre këto shoqata, janë shprehur kundër emërimit në krye të institutit të Simon Mirakës dhe të Hysen Myshkëtasë, sepse vijnë prej familjeve bashkëpunëtore të fashizmit dhe sot të kthyer në bashkëpunëtorë të komunizmit dhe që kanë tradhëtuar interesat e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

Shoqata e Kurt Kolës e ka paditur Simon Mirakën si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe nëpunësit e tij si vjedhës së djersës dhe gjakut të të burgosurve politikë. Në gazetën e saj "ILIRIA", kjo shoqatë me argumenta ka denoncuar veprimtarinë antiligjore të Simon Mirakës dhe Hysen Myshketasë dhe i ka bërë apel qeverisë për shkarkimin e tyre nga kjo detyrë.

Shoqata e Adem Allçit i ka drejtuar një peticion Fatos Nanos dhe këshilltarëve të tij Eva Bllaçi dhe Merita Ndrekos, që të shkarkohen nga detyra krerët e Institutit dhe të shkrihet fare Instituti, si vegël demagogjike e qeverisë. Qëndrimet e saj, kjo shoqatë i ka bërë publike edhe në faqet e shtypit të përditshëm.

Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur edhe dy shoqata të tjera:

Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë Ekonomike (ish kulakë) dhe

Shoqata e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë me kryetar Petrit Kallçishta dhe sekretar Isa Boletinin.

Kështu pra, kur vet të përndjekurit politikë shprehen kundër drejtuesve të Institutit, Fatos Nano dhe dy këshilltarët e tij të afërta Eva Bllaci dhe Merita Ndreko, menjëherë duhet të kishin zbatuar ligjin dhe t'i kishin shkarkuar këta njerëz që janë bërë kundërshtarë të egër të burgosurve politikë.

Por, Fatos Nanua dhe qeveria e tij, kanë dëshmuar se jo vetëm s'pyesin për ligjin, por Simon Miraka dhe Hysen Myshketa i duhen atij si njerëzit e tij besnikë për të mashtruar dhe shtypur të burgosurit politikë. Këtë detryë çnjerëzore askush më mirë se Simon Mirak dhe Hysen Myshketa, nuk mund ta kryej.

Zëri, shpirti dhe ndjenja e të burgosurve politikë të përfaqësuar prej intelektualëve të kësaj shtrese, me kohë kanë denoncuar ekzistencën e një instituti si demagogji dhe mjet shtypës të qeverisë.

Që në vitin 2000, Pjetër Arbnori denoncoi në parlament shtypjen barbare të qeverisë me anë të veglës së saj që quhet Institut. Ai përfundoi, duke thënë se:"Kur në institut, merret në punë motra e Shane Mudës, kushërira e saj, tezja e saj, atëhere instituti kthehet në instutut mut", ose mu...

Pas një viti, Shane Muda këshilltarja e Fatos Nanos, u denoncua për vjedhje dhe u dënua nga gjykata.

Poeti dhe publicisti i njohur Visar Zhiti, i burgosur politik e ka denoncuar dhe akuzuar këtë institucion të Fatos Nanos me këto fjalë:

"Instituti Integrimit të të Përndjekurve Politikë, i ngjan zyrës teknike të burgjeve komuniste. Në atë zyrë punonin të burgosur politikë, por ata ushtronin mbi të burgosurit e tjerë të njëjtën shtypje, si edhe komanda e burgut" ("Panorama" 24.9.2003).

Një tjetër autoritet i të burgosurve politikë Zyhdi Morava, poet i njohur, publicist e ka cilësuar Institutin e të Përndjekurve Politikë si Institut të Persekutuarve:

"Instituti Integrimit të të Përndjekurve Politikë, gjendet me seli atje ku dikur, si për ironi të fatit, ka qenë Komiteti Qëndror i Partisë famëkeqe të Punës.

Atje pra, në katin e parë të asaj godine hijerëndë, i kryen funksionet (?!) ky farë instituti, drejtuesit aktualë të të cilit, në vend që ta vinin në shërbim të shtresës që mjerisht dhe për fat të keq të tyre e përfaqësojnë, e kanë shndërruar thjesht në një patericë politike ku, herë pas here mbështetet qeveria e sotme shqiptare, sa herë asaj i duhet të luajë kartën e të përndjekurve politikë. Asnjë institucion tjetër, së paku prej një viti e këtej, nuk ka luajtur rol më dëmprurës dhe më denigrues për shtresën e të përndjekurve politikë se sa ky institut, gjoja i krijuar për t'i ardhur në ndihmë kësaj shtrese.... pa ju hapur as më i vogli shteg për integrim në shoqërinë e sotme e demokratike... Ky institut, gjasme integrimi u katandis në gjendjen ku ndodhet sot, i ndërruar pra, nga institut të përsekutuarish, në institut persekutorësh...

Kurt Kola.... duke ndenjur vazhdimisht drejtor në hije, nxorri në dritë njeriun më të përshtatshëm, i cili do të shpinte vazhdimisht ujë në mullirin e Kurtit. Një individ krejt pa personalitet, shërbëtor i bindur përpara çdo zotërie, boll t'i japë atij një krrodhë!

Nxori pra servilin e puthadorin anonim Simon Miraka, për të cilin thonë se, kur paska qenë në internim, i paska shërbyer me zell e përunjësi të patreguar Sigurimit të Shtetit. E thënë ndryshe, paska qenë varrmihës i bashkëvuajtësve të tij... Ky liliput i mendimit dhe i kulturës me atë kokë të shogët, që nuk ka brenda gjë tjetër veçse frikën nga jeta dhe ligësitë njerëzore, u fut në atë institut me pamjen e tij komike. I shkurtër, i thatë (tani është dhjamosur goxha?!), si të ishte karrikaturë e keqe e Viktor Manuelit. (Kujtoni xhaxhanë e tij fashistin Kolë Bib Miraka)...

(vijon)

55


Per mua ky artikull eshte nje shembull klasik i nje shkrimi o te nje sigurimsi o te nje pisi.

Interesant eshte se nuk ka autor.

Argumentimi eshte si i nje sekretari partie kampi riedukimi psh Të tre këto shoqata, janë shprehur kundër emërimit në krye të institutit të Simon Mirakës dhe të Hysen Myshkëtasë, sepse vijnë prej familjeve bashkëpunëtore të fashizmit psh Kujtoni xhaxhanë e tij fashistin Kolë Bib Miraka...

Pse more pis i pisave nuk mjaftoi persekutimi qe nga 1945, prape me argumentin ke pase xhaxhan fashist do japim apo heqim poste ne?!

Ne asnje menyre.

Nuk ka asnje rendesi se nipi i kujt eshte kur behet fjale per poste.

Dhe nipi i enver hoxhes nuk do te persekutohet, as nuk mban asnje pergjegjesi per krimet e gjyshit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-7-2004 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
Interesant eshte fakti se nuk tregohet asnje fakt se cfare ka bere instituti qe te konsiderohet si persekutim i ish- te burgosurve.

Asnje fakt vetem fjale kot.

Cfare ka bere zotni Miraka?

Asnje fjale, vec sharje.

Argumenti me i forte eshte:

"thuhet se ka qene i sigurimit"

Pse argument eshte ky?

"thuhet"

Kush ta tha?

Me "thuhet" anonime as ne hale nuk shkoj une, te tjeret nuk di.

Vec komunistet kane denu ne baze te letrave anonime. Per ne te djathtit shqiptar keto metoda te denigrimit te personit jane te urryera.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-7-2004 nė 09:39 Edit Post Reply With Quote
Ja disa akuza me konkrete ndaj Kurt Koles:

http://barbariakomuniste.tripod.com/pjesa3/id4.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2004 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
vijimi


Bëjnë qejf e majmen si Eva Bllaci, si ai damllaja Simon Miraka edhe një biçim nëndrejtori me emrin Hysen Myshketa, të cilët kurrë nuk vuajtën qoftë edhe një ditë burgu...

Hysen Myshketa, është biznesmen në Durrës, ky individ që ka bërë kokrrën e pallës në kohë të diktaturës na zë një vend kyç në Institutin e të Persekutuarve, tashmë i kthyer në institut persekutorësh" ("Koha Jonë" dt.6.11.2003).

Këtu mbaron mendimi dhe denoncimi që z.Zyhdi Morava i bën Institutit të Fatos Nanos dhe Simon Mirakës.

Shkrimtari dhe analisti i njohur Fatos Lubonja, edhe ky i burgosur politik, e ka quajtur Institutin e të Përndjekurve Politikë, institucion të socialistëve, ai thotë:"Partia Socialiste", krijoi Institutin të të të Përndjekurve Politikë... ajo në asnjë çast nuk ka hequr nga vëmendja faktin se, gjithësesi, këta njerëz nuk ishin pjesë e kontigjentit të votuesve të tyre dhe se në të kundërt, kontigjenti votuesve të tyre bënte pjesë në kategorinë e persekutorëve të tyre" ("Korrieri" dt. 21.3.2004).

***



Ky pra, është Instituti Integrimit të të Përndjekurve Politikë, një vepër djallëzore e Fatos Nanos dhe një grupi të pamoralshëm të të burgosurish politikë. Një institucion që me zell dhe në mënyrë të pamoralshme i shërben interesave të qeverisë socialiste dhe politikës antikombëtare që ajo ndjek ndaj të përndjekurve politikë.

Por, nën drejtimin e Simon Mirakës dhe të Hysen Myshketasë ky institucion ka shkelur mbi çdo normë morali njerëzor. Instituti është shndërruar në një çerdhe gjarpërinjsh helmues që kafshojnë të burgosurit politikë, që vjedhin të burgosurit politikë, që dhunojnë të burgosurit politikë.

Së pari, shërbëtori Fatos Nanos, Simon Mirakës u kujdes të largojë nga Instituti njerëzit e ndershëm të aftë dhe me të vërtetë të persekutuar:

Ai pushoi nga puna poetin e burgjeve komuniste Zyhdi Morava, pa asnjë motivacion.

Pas tij, radhën e kishte i burgosuri politik Agron Hadri, gjë të cilën e paska kërkuar këshilltarja e Fatos Nanos, shoqja Eva Bllaci.

Nazmi Bitri, ekonomist i lartë, me babanë të pushkatuar deklaroi në shtyp se ishte pushuar nga puna se nuk kishte paguar rryshfet Merita Ndrekos dhe Eva Bllacit, këshilltare të Fatos Nanos, si edhe Simon Mirakës.

Dolorez Rrapollarit, me nen të dënuar 20 vjet burg, nuk pranoi të falsifikojë dokumentat e financës për vjedhje dhe u pushua nga puna.

Llogaritarja Mirela Velaj, me një persekucion të egër politik u pushua nga puna sepse nuk pranoi të bashkëpunojë në vjedhjen që drejtuesit e institutit ju bënin të burgosurve politikë.

Autori i këtij shkrimi, u pushua nga puna si një "armik" i egër i partisë dhe i pushtetit popullor të Simon Mirakës!

Kështu pra, Simon Miraka me zellin që tregonte duke, ju shërbyer komunistëve në pushtet, po kalonte edhe babën edhe axhën e tij Kolë Bib Mirakën, në zellin që ata i kishin shërbyer fashizmit në Shqipëri.

Dardha nën dardhë do bjerë, thotë populli!

Në vend të njerëzve të persekutuar, të aftë dhe të ndershëm Simon Miraka i drejtuar tani nga Sigurimi Shtetit i ristrukturuar me emrin e ri SHISH, e mbushi institucionin e tij me persekutorët e të burgosurve politikë. Në krye të një drejtorie, u vu bashkëpunëtori pa arsimin përkatës i sigurimit të shtetit me pseudonimin "Kodi i Punës" një vend të rëndësishëm mori edhe bashkëpunëtori me pseudonimin "Lajthia".

Gati gjysma e nëpunësve të këtij Instituti janë ish- bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ose bijë të spiunëve të njohur.

Në këtë mënyrë Simon Miraka, siguronte Fatos Nanon se do t'i shërbente atij, duke dhunuar e persekutuar ata njerëz që tërë jetën kishin qënë të shtypur përjetësisht prej bandës terroriste komuniste.

Me këtë efektiv imoralësh, servilësh e batakçinjsh, Instituti u kthye në një makinë vjedhje dhe plaçkitje.

Gjatë vitit 2002, sipas akt-kontrollit të lartë të shtetit u vodhën nga gjaku dhe djersa e të përndjekurve politikë 79.170.200 lekë, ndërsa po sipas këtij akt kontrolli gjatë vitit 2004 banda vodhi 35.000.000 lekë.

Në vitin 2002, megjithëse u dhanë për ndjekje penale 5 veta, me ndërhyrjen e SHISH-it askujt nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë.

Me porosi të Fatos Klosit, Mustafa Kërçuku u bë avokati vjedhjeve dhe i Simon Mirakës.

Ish-shefi i financës të ketij Instituti Nazmi Batri, në një artikull të gjatë në shtypin e përditshëm, ka denoncuar vjedhjet dhe shpërdorimet që bëhen në mënyrë permanente nga drejtuesit e këtij instituti. Ai ka denoncuar haptazi dy këshilltarët e Fatos Nanos, Merita Ndreko dhe Eva Bllaci, të cilët dirixhojnë vjedhjet dhe shpërdorimet.

Dhe tani le të bëjmë edhe një herë pyetjen e thjeshtë, se çfarë bën dhe kujt i shërben kjo krijesë e frikshme dhe e turpshme me emrin: Instituti Integrimit të të Përndjekurve Politikë?

Ky institucion nuk kryen asnjë detyrë për të përndjekurit politikë dhe nuk asgjë absolutisht në favor të tyre,

Ai i shërben vetëm qeverisë së plehrave, duke persekutuar të persekutuarit politikë.

Atje punojnë ose më saktë vjedhin 50 nëpunës , 25 në qendër ose në katin e parë të ish-KQPPSH dhe 25 të tjerë në rrethe.

Fondi pagave vjetore e kësaj shpure të kotë dhe demagogjike bën 30 milionë lekë të reja.

Drejtuesit e Institutit të pangopur me 30 milionë lekë të reja vjedhin me anë të dietave për shërbime të pa kryera, mjafton vetëm të plotësosh një urdhër shërbimi, si dhe më e çuditshmja për pagimin e orëve jashtë orarit të punës.

Kampion në orët jashtë orarit janë Eva Bllaci, Shefki Çupi, Seit Prishta, etj. Vetëm në një muaj, dhjetor 2003 Eva Bllaci ka përlarë nga arka e shtetit 24.830 për gjoja 130 orë pune jashtë orarit!

Po kështu, vjedhje kryhen në karburant e goma për 5 makina në punë etj, etj.

Ja pra, ky është Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë.


55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2005 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
Sot i lexova dhe nje here keto artikujt dhe u deshperova.

A mundet kush qe te beje nje pershkrim te institutit sot?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 08:38 Edit Post Reply With Quote
“Partia jonë gjykon se duhet të
krijohet një Institut për Studimin e
Krimeve të Komunizmit. Duke parë
edhe propagandën e javëve të fundit,
e cila vjen nga grupe ideologjikisht të
inkriminuara, krijimi i këtij instituti
është më i nevojshëm se kurrë. Kalimi
i kohës është dëm ndaj kujtesës
tonë historike”, - tha Artur Roshi për
gazetën “TemA”.
“Ne nuk kemi asnjë tendencë hakmarrjeje
dhe besoj e kemi treguar një
gjë të tillë gjatë këtyre 18 viteve demokraci.
Ne thjesht e vlerësojmë të
rëndësishme që shqiptarët të njihen
me krimet e komunizmit, dhe brezat
e rinj të mos bien pre e ideve komuniste
apo ndonjë ideologjie tjetër të
dëmshme në të ardhmen”, - tha më
tej zoti Roshi.
Zoti Roshi tregohet modest. “Ideja
e institutit nuk është një shpikje e
jona”, - tha ai. “Ne e kemi huazuar
nga vendet e tjera të Lindjes që kanë
pasur thuajse histori të ngjashme me
ne, si Rumania, Hungaria, Polonia,
Çekia etj. Kryeministri, Sali Berisha,
e aprovoi para disa muajsh këtë ide
tonën, tani presim momentin se
kur do të realizohet, pasi kërkohet
kohë dhe infrastrukturë ligjore.”
Duket se zoti Roshi është i përgatitur
edhe në detaje. “Instituti duhet
të varet nga Presidenti i Republikës,
si në Rumani, - tha ai, - sepse nuk duhet
që, sa herë ndërrohen qeveritë, të
ndërrohet edhe kreu i Institutit. Ajo
është një punë që nuk duhet lënë në
mes për asnjë arsye”.
Në lidhje me disa aktivitete të kohëve
të fundit për nderimin e figurës së
Enver Hoxhës, z. Roshi pohoi se,
“nostalgjikët e një sistemi politik,
ekonomik dhe shoqëror kriminal
nuk e ndihmojnë progresin e shoqërisë
shqiptare.”
Nisur nga ceremonia e përvjetorit
të Enver Hoxhës, në Kosovë, zoti Roshi
tha: “Aty ka qenë një nga bashkëpunëtorët
e tij më të ngushtë, Ramiz
Alia, i cili anatemoi edhe një herë, si
dikur, udhëheqësin tonë shpirtëror,
Mid’hat Frashërin. “Revanshistët, -
tha Alia, - duan të ri-ngrenë Mid’hat
Frashërin.”
“Ata që nderojnë Mid’hat Frashërin,
nuk janë revanshistë, - tha
zoti Roshi, - por pjesa më progresive
e kombit”. “Pa Mid’hat Frashërin nuk
mund të hyhet në historinë e Shqipërisë”,
- citoi zoti Roshi një akademik
kosovar.
“Mid’hat Frashëri, me dekorimin
që i bëri Presidenti i Republikës me
Urdhrin “Gjergj Kastrioti”, e zuri vendin
që meriton në historinë e kombit
dhe është një nga figurat më të shquara
të historisë shqiptare. Dy javë
më parë ai u shpall “Qytetar nderi”
nga Bashkia e Përmetit. Shpresoj që
shumë shpejt emri i tij do të përjetësohet
edhe në rrugë dhe mjedise të
tjera publike dhe jo vetëm në Përmet.”
“Ka tetëmbëdhjetë vjet që vendi në
sheshin “Skënderbej”, ku ishte vendi
monumenti i simbolit të diktaturës,
është kthyer në kënd lojërash. Ai
vend duhet të marrë pamje më serioze”,
- tha zoti Roshi. “Aty duhet të
vendoset monumenti i trashëgimtarit
të fundit dhe përfaqësuesit më të
denjë të dinastisë së mendimit shqiptar,
Mid’hat Frashëri.”

tema


Kerkohet institut i ri?

Po jo, nuk ka nevoje!

Ne RSH ka institut te perndjekurish ka shoqata te perndjekurish duhet qe ato te marrin persiper studimin!!!!


Eshte absurde te shpikim gjithmone rroten nga a para!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
Në ligjin nr.8246, datë 1.10.1997, "Për Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politike"

Tani te merremi pak me konkretisht.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
L I G J

Nr. 8246, datë 1.10.1997



PËR INSTITUTIN E INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE



Në mbështetje të nenit 16, pika 2 dhe të nenit 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave



KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË



V E N D O S I:



Neni 1



Pranë Këshillit të Ministrave krijohet Instituti i Integrimit të të Përndjekurve ("IIP"), i cili si një organizëm shtetëror më vete, ka për qëllim të marrë të gjitha masat dhe të ndjekë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.



Neni 2



IIP përpunon dhe trajton çështjet themelore që kanë të bëjnë me të përndjekurit në bashkëpunim me shoqatat e të përndjekurve, duke lidhur për këtë qëllim marrëveshjet përkatëse.



Neni 3



IIP ka strukturën dhe rregulloren e vet, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Drejtori i IIP-së emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, pasi merret mendimi i shoqatave të të përndjekurve.



Neni 4



Për të siguruar veprimtarinë e tij, IIP mbështetet në një fond buxhetor, i cili me propozimin e Këshillit të Ministrave miratohet nga Kuvendi Popullor.

IIP mund të sigurojë burime financiare edhe nëpërmjet donacioneve e projekteve të ndryshme nga donatorë vendas e të huaj ose edhe nga çdo burim tjetër i ligjshëm.

Të gjitha donacionet ose të ardhurat e tjera të ligjshme që i vijnë IIP-së, përdoren vetëm për qëllimet, për të cilat është krijuar ky Institut.

IIP informon dhe raporton në Këshillin e Ministrave për të gjitha të ardhurat financiare që sigurohen nga cilido burim.



Neni 5



Përdorimi i të ardhurave të tjera jobuxhetore do të bëhet përmes programeve e projekteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e IIP, pas konsultimeve me shoqatat e të përndjekurve.

Për kontrollin e veprimtarisë financiare të IIP ndiqen të njëjtat rregulla e procedura si për të gjitha degët e tjera të administratës shtetërore.



Neni 6



Çdo ligj ose dispozitë tjetër që bien në kundërshtim me përmbajtjen e dispozitave të këtij ligji, shfuqizohen.



Neni 7



Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.



Shpallur me dekretin nr.1945, datë 6.10.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 08:55 Edit Post Reply With Quote
Po me tej?

Rregullore te tij ka?

Pra propozimi i im eshte qe mjafton te ndryshohet ky ligj dhe te zgjerohet veprimtaria e tij.

Si konkretisht?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:59 Edit Post Reply With Quote
http://www.stiftung-aufarbeitung.de/

Si gjithmone gjermanet jane me seriozet


Me lart keni fondacionin gjermani permbi "Aufarbeitung von Geschichte und Folgen der SED-Diktatur"

http://www.stiftung-aufarbeitung.de/die_stiftung/errichtungsgesetz.php





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 08:37 Edit Post Reply With Quote
A ka ndonje njeri te me shpjegoje se cfare ben sot ky institut?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3973160 sekonda, 37 pyetje