Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Rruga Durres- Prishtinė
Anton Ashta

Postuar mė 5-9-2002 nė 06:31 Edit Post Reply With Quote
Rruga Durres-Kukes-Morine pret pergjigje nga Uashingtoni
Teuta Shamku/ Studimi i fizibilitetit per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine pritet te marre "OK" nga Banka Boterore. Institucioni Financiar me i rendesishme nderkombetar, i cili eshte edhe financuesi i projektit te Studimit te Fizibilitetit per kete segment te rendesishem, vlereson ofertat teknike per firmat pretendente ne gare. Burimet zyrtare te Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacioneve thane dje se prane Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, eshte bere vleresimi i ofertave teknike te firmave qe kerkojne te fitojne tenderin per projektin e Studimit te Fizibilitetit te rruges Durres-Kukes-Morine. "Ne kemi bere vleresimin e ofertave teknike per secilin firme pjesemarrese, por keto nuk mund te behen publike per efekt konkurimi", thane dje burimet zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve. Keto burime thone se i takon Bankes Boterore te jape mendimet e saj per vleresimet e ofertave teknike. "Une di se jane nisur per ne Banken Boterore i gjithe dokumentacioni i duhur nga DPR-ja, dhe pritet pergjijgje prej tyre", eshte shprehur per "KJ", Shkelqim Zeqo, koordinator dhe menaxher i dy firmave private te huaja, pjesemarrese ne tender.

Banka Boterore do te shohe dhe vleresoje metodologjine, tekniken, teknologjite dhe ofertat per studimin e fizibilitetit dhe me pas do te jape ne "objection" mendimet e saj.

Sipas burimeve nga DPR-ja oferta teknike ne kete gare ka 80 pike, ndersa oferta financiare vleresohet me 20 pike.

Banka Boterore do te shohe dhe studioje me imtesi vleresimet e bera nga DPR-ja per ofertat teknike dhe ne baze te tyre do te jape edhe vleresimet e saj. "Brenda shtatorit pritet pergjigje nga Uashingtoni", eshte shprehur Zeqo.

Studimin e Fizibilitetit do ta bejne firmat e huaja

Firmat shqiptare e kane humbur te drejten per te bere studimin e fizibilitetit per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine.

Ndonese eshte tenderuar dy here per te bere studimin e fizibilitetit nga firmat shqiptare, keto studime jane hedhur poshte nga BB, sepse ato nuk i pershtateshin standardeve qe ata parashikojne. Pas perjashtimit te firmave shqiptare nga ky studim, ai i eshte lene ne duar vetem firmave te huaja. Jane gjashte firma qe kane tenderuar per te bere studimin e fizibilitetit, nje italiane, gjermane, spanjolle, franceze dhe amerikane. Keto firma kane ne fillim te muajit shtator kane paraqitur prane Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve. Me daten 1 shtator pritet te dalin rezultatet dhe te shpallet firma fituese per studimin e fizibilitet per ndertimin e rruges Durres-Kukes Morine", eshte shprehur specialisti Zeqo.

Variantet per ndertimin e rruges

Variantet per ndertimin e rruges kane qene disa, por me te rendesishmet jane ato qe u diskutuan ne konferencen mbarekombetare p`r ndertimin e kesaj rrgue. Varianti i pare parashikon shtrirjen nga Durresi-Fushe-Kruje-Milot-Reshen-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia e rruges sipas ketij varianti do te jete 180 km dhe udhetimi nga Kukesi ne Durres do te zgjase gati 2 ore. Ndersa kostoja qe kerkon ndertimi rruges sipas ketij varianti te hartuar paraprakisht nga specialiste eshte 247 milione dollare. Por, sipas diskutanteve te specialisteve ky variant, edhe pse eshte me i kushtueshmi eshte me i pranueshem pasi shkurtimet ne gjatesine e rruges dhe lugina ku do te shtrihet do te zbusin edhe afatin e perfundimit te ketij projekti. Varianti i dyte eshte me gjatesi 254 km me shtrirje Dures-Fushe-Kruje-Milot-Mjede-Puke-Kukes dhe shpenzimet shkojne ne 202 milione dollare. Ne variantin e trete gjatesia e rruges 233 km dhe shpenzimet shkojne ne 224 milione dollare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Goni

Postuar mė 7-9-2002 nė 02:26 Edit Post Reply With Quote
Nje artikull nga Balkan Crisis Report:

http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr2/bcr2_20020904_3_eng.txt

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-9-2002 nė 10:26 Edit Post Reply With Quote
Zbulohet mashtrimi me planet qeveritare për rrugën "Durrës-Prishtinë"

"Durrës-Prishtinë" nuk është paraqitur asnjëherë për financim në "Paktin e Stabilitetit"

Retorika socialiste e 3 viteve të fundit për përpjekjet e pafundme të kabineteve socialiste, për gjetjen e investimeve nga "Pakti i Stabilitetit" apo organizma të rëndësishme financiare, ka marrë goditje me njoftimin se, asnjëherë projekti "Durrës&#8209;Prishtinë" s'është dorëzuar në sirtaret e "Paktit të Stabilitetit". "Projekti i shumëpërfolur i rrugës "Prishtinë&#8209;Durrës" nuk është dorëzuar kurrë në "Paktin e Stabilitetit", është shprehur dje zëdhënësi i "Paktit të Stabilitetit", Roland Bles në përfundim të konferencës dyditore "Kosova dhe Pakti i Stabilitetit". Sipas Bles, po pritet që të përcaktohet statusi i Kosovës dhe më pas të diskutohet edhe integrimi i vendit në këtë pakt. Projekti është artikuluar shpesh nga ish-ministrja Ermelinda Meksi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, por tashmë duket se gjithçka ka qenë retorikë, pasi asnjë projekt konkret nuk është ndërmarrë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Disi e preku tabunë e rrugës, ish-kryeministri Meta, kur denoncoi djegien e fondit prej 600 mijë dollarësh për fizibilitetin e projektit, por tashmë qeverisë së Nanos i duhet të japë një përgjigje të prerë, se deri ku i ka çuar projektet e rrugës që lidh të gjitha trevat shqiptare. Koordinatori i Kosovës në "Paktin e Stabilitetit", Besim Beqaj u shpreh dje se rruga "Prishtinë&#8209;Durrës" paraqet projektin më madhor për zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare, ndërtimi i së cilës paraqet interes edhe për shtetet e tjera të rajonit. Sqarimi i pozicionit të vajtueshëm të projektit kërkon përgjigjen e ish-ministres Ermelinda Meksi, por edhe një bilanc të efektivitetit të taksës "Majko", që është miratuar për të lehtësuar ndërtimin e rrugës.

Re.po.
55
nuk kam asnje koment!

Une nuk kam mundesi se e di si e duan komunistat!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-9-2002 nė 12:12 Edit Post Reply With Quote
Durrës-Prishtinë, nuk është dorëzuar kurrë në Paktin e Stabilitetit


PRISHTINE- Projekti i shumëpërfolur i rrugës Prishtinë-Durrës nuk është dorëzuar kurrë në Paktin e Stabilitetit". Kështu është shprehur dje zëdhënësi i Paktit të Stabilitetit, Roland Bles në përfundim të konferencës dyditore "Kosova dhe Pakti i Stabilitetit". Sipas Bles po pritet që të përcaktohet statusi i Kosovës dhe më pas të diskutohet edhe integrimi i vendit në këtë pakt. Ndërkohë koordinatori kosovar në Paktin e Stabilitetit Besim Beqaj është shprehur se rruga Prishtinë - Durrës paraqet projektin më madhor për zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare, ndërtimi i së cilës paraqet interes edhe për shtetet e tjera të rajonit. Sinjali i djeshëm i dhënë nga organizata europiane e Paktit të Stabilitetit vjen pas një promovimi të fuqishëm të këtij projekti nga kryeministri Majko, i cili para dy muajsh kur ishte në qeveri vendosi një taksë për fillimin e ndërtimit të aksit shumë të rëndësishëm. Taksa që mori emrin taksa e Kosovës gjeti një përkrahje në radhët e biznesit vendas. Nisma u përshëndet edhe nga kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, i cili në Tiranë tha se edhe qeveria e Kosovës do të gjejë mundësi për krijimin e fondit që do të përdoret për pjesën Prishtinë- Morinë. Por në të njëjtën kohë zëra të ndryshëm folën për mosekzistencën e një projekti të mirëfilltë, të zbatueshëm dhe aq më pak të financueshëm nga organizmat ndërkombëtare. Por Majko në një emision televiziv u shpreh se projekti është por ai është i përbërë nga tre variante që përcaktojnë se ku do të kalojë rruga. Përfaqësues të Bankës Botërore në Tiranë janë shprehur se fondi që nevojitet për të është shumë i madh prandaj më parë duhet të zhvillohen bisedime mes palëve. Qeveria "Majko" e shpalli ndërtimin e rrugës si një nga prioritetet e saj, ndërsa pasardhësi Nano e renditi atë disa shkallë më poshtë në programin e tij. Gjithsesi Nano u shpreh se në kuadër të integrimit të vendit tonë më parë në rajon dhe më pas në Europë, ky projekt është i një rëndësie të veçantë.

Sesa i vecante eshte po e marrim vesh?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2002 nė 19:42 Edit Post Reply With Quote
Poci me FMN: Durres-Kukes, po grumbullohen fondet
Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci ne nje takim me perfaqesues te Fondit Monetar Nderkombetar, tha se rruga Durres - Kukes mbetet prioritet i qeverise shqiptare dhe per realizimin e tij ka filluar grumbullimi i fondeve. Per segmentin Milot -Rreshen puna fillon ne tremujorin e pare te vitit 2003

Ndertimi i rruges Durres -Kukes, mbetet prioritet i qeverise shqiptare. Keshtu eshte shprehur Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci ne nje takim me perfaqesues te Fondit Monetar Nderkombetar. Fondi e ka vleresuar inisiativen e qeverise shqiptare ne kete drejtim dhe gjithashtu ka kerkuar administrimin korrekt dhe transparent te perdorimit te takses shtese te vene ndaj biznesit vendas posacerisht per ndertimin e ketij korridori te ri rrugor. Poci nga ana e tij ka pohuar se eshte ne kontakt te vazhdueshem me Ministrine e Financave per te ndjekur ecurine e realizimit te te ardhurave per ndertimin e rruges. Po keshtu ne vijim te realizimit te ketij projekti, ministri i Transportit tha se ne buxhetin e vitit 2003 eshte parashikuar qe te filloje nga ndertimi 26 kilometrave te rruges se re Durres -Kukes, ne segmentin Milot-rreshen. Studimi i i fizibilitetit per kete segment po realizohet nga inxhinire shqiptare dhe punimet pritet te fillojne vitin tjeter. Po keshtu Banka Boterore ka me shume se dy vite qe ka hedhur financimet per projektin e fizibilitetit, porse ende jane ne proces tenderimi, pa arritur te kualifikojne nje kompani fituese. Sakaq, ministri Poci ka informuar ekspertet e FMN, se ka filluar bisedime edhe me institucione dhe organazita te tjera per te gjetur financime shtese me qellim sigurimin e fondeve te mjaftueshme per ndertimin e rruges Durres-Kukes. Inisiativa serioze qe u kurorezua me venjen e takses shtese ndaj biznesit vendas u mor disa muaj me pare kur ne krye te qeverise ishte ish kryeministri Majko. Qeveria dhe Shoqata e Ndertuesve, nxitese e ketij projekti, mendojne se zbatimi i projektit do te filloje ne tre mujorin e pare te vitit 2003, me segmentin Milot -Rreshen. Gjate takimit, ministri Poci u ka kerkuar eksperteve te FMN-se, qe te kene parasysh gjate konsultimeve per projektbuxhetin e vitit 2003 qe te percaktohen me shume fonde per infrastrukturen duke pasur parasysh nevojat e medha qe Shqiperia ka ne kete sektor. FMN eshte ne Shqiperi qe prej dates 10 tetor me qellim ekspertimin e treguesve ekonomike dhe dhenjen e konsulences per projektbuxhetin 2003. Gjithashtu fondi keshillon edhe struktura te tjera te qeverise, kryesisht te sektorit ekonomik ne lidhje me reformat qe duhen te ndiqen ne keto sektore.




--------------------------------------------------------------------------------
16/10/2002

[Edituar më 16-10-2002 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-12-2002 nė 22:59 Edit Post Reply With Quote
Pjesa kosovare e korridorit Durres-Prishtine-Nish


Drejtoria e Rrugeve te Kosoves ka perfunduar studimin per rrugen Vermic-Merdare, qe do te lidh Durresin dhe Prishtinen me Nishin dhe Europen Qendrore. Sipas studimit, rruga 111 km do te jete autostrade e nivelit me te larte, me gjashte korsi dhe e gjere 28 metra

Altin AHMETI



PRISHTINE - Drejtoria e Rrugeve te Kosoves, ne bashkepunim me eksperte vendore, ka perfunduar studimin per pjesen kosovare te Korridorit Durres-Prishine-Nish, nga Vermica deri ne Merdare, pas nje pune trevjecare. Studimi i perfunduar, qe gjate javes se kaluar i eshte derguar Presidentit te Kosoves, Kryeministrit dhe Ministrise se Transporteve, sipas perllogaritjeve te ketij grupi, do te kushtoje rreth 600 milione euro, ose me saktesisht rreth 5,7 milione euro per cdo kilometer. "Kemi kryer studimin per pjesen e rruges qe kalon neper Kosove. Ne studim jane propozuar tre variante te mundshme nga do te kaloje ajo, por varianti me ekonomik dhe me me pak probleme per t'u ndertuar, kap nje gjatesi prej 111 kiometrash, duke filluar ne Vermice dhe perfundon ne Merdare", thote drejtoresha e Drejtorise se Rrugeve, Kaqusha Jashari. Ajo shton se rruga e gjate prej 111 kilometrash, parashikohet te jete autostrade e nivelit me te larte, 28 metra e gjere, me gjashte korsi dhe me nje vije ndarese prej nje meter, njekohesisht duke perfshire te gjitha parametrat bashkohore, deri te mbrojtja e mjedisit. Arsyeja qe ka shtyre ekspertet, qe te percaktohen per nje rruge te cilesise me te larte, ka qene konkurrenca me korridoret e tjera per mallrat e transportit.

"Duke marre per baze interesat per t'iu afruar sa me shume vendeve europiane dhe atyre mesdhetare, destinimi i rruges do te ishte para se gjithash transporti i mallrave dhe i udhetareve. Duke u nisur nga ky fakt, eshte e domosdoshme qe kjo rruge te ndertohet ne nivel te kategorise se autostrades ne tere gjatesine e saj. Vetem keshtu do te terhiqte transportin e mallrave", thuhet ne studimin per arsyeshmerine e rruges.

Studimi per kete pjese te korridorit Durres-Prishtine-Nish, filloi para tre vjetesh, me nje iniciative te drejtoreshes se rrugeve, Kaqusha Jashari dhe disa inxhiniereve te tjere. "Studimin e kemi filluar para tre vjetesh dhe e kemi perfunduar keto dite. Ne fillim, punes ishim kater veta nga Drejtoria e Rrugeve, ndersa me vone na jane bashkangjitur dhe shume inxhiniere dhe eksperte te ndryshem, te cilet kane dashur te japin kontribut per kryerjen e studimit te kesaj rruge. E gjithe puna e grupit prej rreth 15 ekspertesh ka qene vullnetare", thote drejtoresha e Drejtorise se Rrugeve te Kosoves, Kaqusha Jashari.



Tre varianet e rruges



Ne studimin qe i eshte dorezuar Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrise se Transporteve jane dhene tri variante te mundshme nga mund te kaloje traseja e kesaj rruge.

Varianti i pare nis nga Morina-Vermica-Prizren-Therande-Prishtine-Merdare. Grupi e eksperteve qe ka kryer studimin, pas konsultimeve ka rene dakord qe ky variant eshte vleresuar si me e pershtatshmi, sepse i ploteson te gjitha kushtet teknike. "Traseja e re eshte me e shkurter, rreth 111,65 kilomtera, kalon ne terren fushor stabel dhe jashte vendbanimeve. Permes ketij varianti mundesohen lidhjet optimale te rajoneve, kryeqytetit dhe aeroportit, si dhe lidhja me e shkurter me Korridorin e Tete", thuhet ne studimin e rruges.

Varianti i dyte, pikenisjen e ka te njejte me variantin e pare: Morine-Vermice-Prizren- Carraleve-Komoran-Prilluzhe-Luzhan-Merdare. "Edhe ky varijant eshte gjithashtu rruge e re me te gjitha kushtet teknike dhe cilesi te autostrades, ne gjatesine prej 120 kilometra. Kalon neper terren fushor, por eshte i diskutueshem, sepse pershkon edhe pjesen ku planifikohet zhvillimi i KEK-ut. Ky terren eshte jo aq stabel dhe eshte me larg kryeqytetit", thuhet ne studim per variantin e dyte.

Ndersa, varianti i trete kalon neper rrugen ekzistuese, perfshin zgjerimin dhe rikonstruksionin ne baze te kushteve dhe elementeve teknike per autostrade. Nisjen e ka nga Vermica, kalon ne Prizren - Prishtine dhe perfundon ne Merdare. "Eshte analizuar zgjerimi i rruges ekzistuese, por ajo kalon neper shume vende te banuara ne nje gjatesi prej 130,50 kilometra dhe nevojitet te plotesohen edhe kushte te reja teknike qe te zhvillohet prej 120 kilometra ne ore", pohohet ne studim per variantin e trete.

Grupi i punes, i udhehequr nga Drejtoria e Rrugeve te Kosoves, eshte shprehur "se jemi percaktuar per variantin e pare, sepse i mundeson Kosoves te inkuadrohet ne rrjetin e rrugeve Trans-Europiane te Transportit, ndersa rruga ekzistuese duhet te mbetet alternative e autostraden se re".



Rruga do te ndertohet me koncesion



Studimi per pjesen kosovare te korridorit Durres-Prishtine-Merdare-Nish, i eshte dorezuar institucioneve me te larta te Kosoves, te cilat kane vleresuar punen e grupit projektues. "E vleresojme shume studimin e kryer nga ekspertet vendas, sepse ne iu besojme atyre", eshte shprehur keshilltari i Kryeministrit Bajram Rexhepi, Ramadan Avdiu. Ai tha se eshte i bafasuar nga ky studim, te cilin dhe Kryeministri e ka pritur shume mire dhe brenda nje kohe te shkurte do ta beje publik. "Momentalisht nuk kemi asnje vrejtje. Kryeministri do ta prezantoj projektin ne Kosove dhe do te diskutohet edhe me institucionet nderkombetare", tha Ramadan Avdiu.

Edhe ne Ministrine e Transporteve thane se vleresojne projektin e kryer nga ekperte te Drejtorise se Rrugeve dhe eksperte te pavarur. "Studimi eshte shume i mire dhe ai do te perfshihet ne studimin qe eshte duke kryer Ministria e Transporteve. Presim qe studimi i fizibilitetit per kete rruge te kryhet deri ne fund te vitit dhe ky studim te perfshihet", tha zedhenesi i Ministrise e Telekomunikacioneve dhe Transporteve, Kurtesh Devaja. Lidhur me gjetjen e mjeteve per ndertimin e kesaj rruge, drejtoresha e Drejtorise se Rrugeve Kaqusha Jashari, eshte shprehur se ajo mund te ndertohet vetem me koncension. "Besojme se kjo rruge mund te ndertohet vetem me koncension. Arsyeshmeria ekonomike dhe teknike ekziston. Ne baze te matjeve qe kemi bere, rruga eshte shume e frekuentueshme me nje mesatare prej 8600 automjetesh ne dite", shprehet Jashari, duke perjashtuar mundesine e ndertimit te rruges permes donacioneve, apo kredive te ndryshme per shkak te efikasitetit me te dobet.

Ndersa keshilltari i Kryeministrit tha se per gjetjen e fondeve per ndertimin e kesaj rruge do te diskutohen menyrat. "Nje menyre per ndertimin e rruges eshte edhe dhenia me koncension, por vendimi per menyren se si do te ndertohet rruga eshte nje vendim politik dhe ai do te diskutohet", u shpreh Avdiu.






--------------------------------------------------------------------------------
12/12/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-12-2002 nė 08:22 Edit Post Reply With Quote
Bode: Qeveria devijon taksën e rrugës Durrës-Prishtinë

"Propozimet tona synojnë garantimin e përdorimit qëllimor dhe sipas ligjit të të ardhurave nga taksa Durrës-Kukës. Në projektin e paraqitur nga qeveria, kjo taksë përdoret për të financuar defiçitin buxhetor dhe nuk bartet ndër vite siç e përcakton ligji"

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka bërë dje publike amendamentet që grupi parlamentar i kësaj partie ka propozuar lidhur me projektligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2003. Zoti Bode u tha gazetarëve gjatë një konference shtypi të dhënë dje në selinë e PD në Tiranë se, «Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në bazë të analizave të detajuara, të bëra deri më sot dhe pas një pune në departamentet e PD, del me një paketë propozimesh dhe amendamentesh për projektbuxhetin e vitit 2003. Bode, i njohur në vend si një nga ekspertët më të mirë të ekonomisë, bëri të ditur se vlerësimet e Partisë Demokratike konsistojnë «në rritjen e të ardhurave fiskale në një vlerë prej rreth 9 miliard lekësh ose 7,8% të të ardhurave fiskale. Rritja e propozuar e të ardhurave fiskale vjen në një shumë të propozuar prej rreth 4 miliard lekësh, që do të thotë pjesërisht ndryshimet që ndodhen në sistemin fiskal për shkak të paketës, janë ndryshime që çojnë në rritjen e akcizës.

Së dyti, Bode tha se Grupi parlamentar i PD-së propozon që, «shuma prej 5 miliard lekësh (ose 4.5%) duhet të shtohet për të reflektuar, të paktën pjesërisht, rritjen e të ardhurave në TVSH dhe taksa doganore që vijnë prej rritjes ekonomike (6%), rritjes së vëllimit të importeve (prej 10%), zhvleftësimit monetar për shkak të inflacionit (4%) dhe me të cilin lidhet drejtpërdrejtë 100% e taksës doganore dhe afro 70% e TVSH, sikurse dhe për të reflektuar objektivat për luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës. Projekti i qeverisë paraqit këto dy taksa baraz ose nën nivelin e planifikuar për vitin 2002».

Propozimet e tjera, siç u shpreh zoti Bode, konsistojnë «në uljen e shpenzimeve korrente për shumën prej 4 miliard lekësh, në rritjen e fondit që destinohet për investime themelore publike për 5 miliard lekë (në shëndetësi, arsim dhe shërbime publike si ujësjellësa, etj., në garantimin e përdorimit qëllimor dhe sipas ligjit të të ardhurave nga taksa Durrës-Kukës. Në projektin e paraqitur nga qeveria, kjo taksë përdoret për të financuar defiçitin buxhetor dhe nuk bartet ndër vite siç e përcakton ligji. Në parashikimin e një shume prej 5 miliard lekësh, si pjesë e fondit të kontigjencës së Këshillit të Ministrave me destinacion për fillimin e vënies në efiçiencë të dy projektligjeve në diskutim dhe që mund të miratohen, që kanë të bëjnë me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe kompensimit të ish-pronarëve. Në projektin e qeverisë nuk është parashikuar një gjë e tillë dhe në rast të miratimit të ligjeve ato nuk mund të bëhen efektivë për vitin 2003. Në forcimin e disiplinës në zbatim të buxhetit, në disiplinimin e përdorimit të fondit rezervë të KM dhe në ndalimin e përdorimit të tij elektoral dhe jashtë destinacionit. Në sanksionimin ligjor të detyrimit të deklaruar në relacionin e projektbuxhetit për rritjen e pagave dhe pensioneve, dhe për korrigjimin e inflacionit të ndodhur për periudhën 2003-2002. I pyetur për të komentuar rastet kur ministrat kanë përdorur buxhetin e shtetit për zonat e tyre elektorale, duke diskriminuar të tjerat si dhe prioritetet e zhvillimit të vendit, Bode tha se kjo është shumë e dukshme në këtë projektbuxhet. Rasti më flagrant, sipas Bodes, është ai i ministres së Kulturës, e cila 20% të të gjithë fondit të Ministrisë që drejton, ia jep zonës së vet elektorale. «Është shumë e rëndë që një fshat si Repsi merr me shumë fonde për kulturën se sa Teatri i Shkodrës», tha Bode.

M.Buçpapaj

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2003 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Durres-Prishtine, specialistet nisin punen per studimin e fisibilitetit
Eshte rritur interesimi per ndertimin e aksit rrugor Durres-Kukes-Prishtine. Perfaqesues te firmes "MC Donald", qe ka fituar tenderin per kryerjen e studimit te fisibilitetit per ndertimin e ketij aksi rrugor dhe te Bankes Boterore (BB) kane mberritur ne Kukes me synimin e njohjes nga afer te situates. Ata jane takuar me prefektin Shaqir Shehu, me te cilin kane diskutuar per variantin me te mire te ndertimit te ketij aksi rrugor. Menaxheri i BB-se qe financon kryerjen e studimit te fisibilitetit Patrik Majlone, theksoi se "specialistet qe do te kryejne studimin e fisibilitetit jane njohur me 3 variantet e pergatitura, por me i mundshem per t'u zbatuar eshte varianti i pare. Me prefektin Shehu eshte diskutuar per avantazhet qe paraqet ky variant, per zbatimin e te cilit duhen kryer edhe studime te tjera gjeodezike. Dje, specialistet e BB-se e te firmes "MC Donald" kane inspektuar edhe aksin rrugor Kukes-Morin dhe ne doganen e Morinit jane interesuar vecanerisht per fluksin e levizjes se njerezve, automjeteve e mallrave ne te dy anet e kufirit Shqiperi-Kosove. Studimi i fisibilitetit mundeson pershpejtimin e punes per fillimin e ndertimit te ketij aksi rrugor me shume rendesi per lidhjen e Shqiperise me Kosoven e me gjere. Vetem 3 muaj me pare ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci, pohoi ne Kukes se, "ndertimi i ketij aksi rrugor do te nise me segmente te vecanta te tij ne 6 mujorin e dyte te ketij viti". Sipas tij, Banka Boterore ka pranuar financimin e nje segmenti te ketij aksi rrugor, ndersa nje segment tjeter do te nise me fondet e mbledhura nga taksa per kete rruge. Edhe nga organizmat nderkombetare eshte pranuar rendesia qe ka per zhvillimin e Shqiperise e te Kosoves ndertimi i ketij aksi rugor. Ndertimi i aksit te ri rrugor u be i domosdoshem, pasi ai ekzistues, qe kalon neper nje terren te thyer malor, me shtimin e levizjes se automjeteve e mallrave mes Shqiperise dhe Kosoves, krijon mjaft veshtiresi sidomos per levizjen e automjeteve te renda. Varianti i pare per ndertimin e ketij aksi rrugor i parapelqyer nga specialistet ka lartesine me te madhe 850 metra mbi nivelin e detit, gjatesine e aksit Kukes-Durres 186 kilometra, kalon ne nje terren kryesisht kodrinor e fushor dhe eliminon kthesat e shumta deri ne Kukes permes ndertimit te nje tuneli me nje gjatesi prej 5,1 kilometra te gjate. Sipas specialisteve, vetem ndertimi i tunelit ka nje kosto prej rreth 90 milione dollaresh, ndersa ndertimi i te gjithe aksit rrugor ka nje kosto prej rreth 300 milione dollare.




--------------------------------------------------------------------------------
30/01/2003

A do marrim ne si te djathte ndonje nisme per te ndihmuar materialisht nderitimin e kesaj Rruge qe une deshiroj ta pagezoj Rruga e Bashkimit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 30-1-2003 nė 17:01 Edit Post Reply With Quote
30.01.2003
Projektuesi i La Manshit bën studimin për “autostradën shqiptare”

Zyrtarisht fillon studimi i fizibilitetit për rrugën Durrës - Kukës - Prishtinë

BASHKIM SHALA KUKËS, 29 JANAR - Fillon zyrtarisht studimi i fizibilitetit për rrugën Durrës - Kukës (Morin) - Prishtinë. Kollosi botëror në fushën e projektimeve, kompania britanike MOTT MACDONALD, e cila ka projektuar tunelin e La Manshit, në bashkëpunim me kompaninë italiane TECNIC Consulting Engineers, do të kryejë këtë studim për variantet e kësaj rruge. Për këtë qëllim, menaxheri i kompanisë, britaniku Patrick Malone si dhe specialisti Konrad Grossey, si dhe koordinatori i projektit të Bankës Botërore Shkëlqim Zeqo, të mërkurën vizituan Kukësin. Në takim me prefektin e qytetit, Shaqir Shehu, ata kanë publikuar fillimin e punës në studimin e fizibilitetit. Shkëlqim Zeqo, në fillim ka prezentuar kompaninë fituese. “Konsorciumi MOTT MACDONALD është kollosi botëror i kompanive në fushën e projektimit. Ajo ka rreth 4300 projektues dhe ka bërë projekte në të gjithë botën dhe projekti i saj i fundit është tuneli në La Mansh. Ndërkohë që edhe kompania italiane e projektimit TECNIC Consulting Engineers për këtë punë është e njohur në tërë botën”.

Tri variantet e rrugës

Në vijim, koordinatori i Bankës Botërore ka bërë prezente variantet që do të studiojë kompania fituese për rrugën Durrës -Kukës - Prishtinë. “Përfundimisht studimi për rrugën e re Durrës - Kukës - Prishtinë do të bëhet në tri varinte dhe konkretisht: Milot-Mjedë-Pukë-Fushë-Arrëz- Kukës-Morin; Milot-Rrëshen-Shpal- Gjegjan (Pukë)-Fushë-Arrëz-Kukës- Morin; Milot-Rrëshen-Reps-Klos (Fanë)-Thirrë (tunel)-Kalimash- Kukës-Morin”, ka deklaruar Shkëlqim Zeqo. Në këtë takim është përjashtuar çdo lloj varianti tjetër për t’u studiuar, përfshirë këtu edhe variantin Qafë- Morinë-Gjakovë. Ky grup ka zhvilluar një takim edhe me drejtues të doganave të qarkullimit rrugor, të drejtorisë së rrugëve. Atyre u janë shpërndarë formularët me pyetjet që kanë të bëjnë me levërdinë e ndërtimit të kësaj rruge. Formularë të tillë në Kosovë do të shpërndahen gjatë muajit shkurt, kur delegacioni vjen në Prishtinë. Prefekti Shaqir Shehu do të bëjë koordinimin e të gjitha këtyre punëve, përkatësisht Kukësi do të shërbejë si urë lidhjeje për bashkëpunim të specialistëve me komunitetin në Kosovë. Patrick Malone ka bërë të ditur se specialistë të kompanisë deri tani në kuadër të këtij studimi kanë kryer fotografimin e të gjithë zonës, ka përfunduar digjitalizimi i të gjithë hartave të zonës për të tri variantet, ka përfunduar studimi topografik i të tria varianteve, ndërkohë që është në proces studimi gjeologjik.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 31-1-2003 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Rruga Durres-Kukes

I nderuari z.Anton,
Ndërtimin e rrugës (me sa mund të të kujtohet) mendoj se duhet ta fillojmë sa më parë.
Unë me të vërtetë nuk po mund t'i kuptoj qeveritarët si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, se si po mund ta heshtin.
Të falemnderit shumë për këto të reja, që ndodhen nga prapa atyre që i dimë ne.
Unë, të them të drejtën, deri sot nuk e kam ditur se kjo çështje nuk iu paska parashtruar Paktit të Stabilitetit. Ndoshta është diskutuar mbi projektin, por asgjë serioze nuk ka patur.
Me të vërtetë mjerim.
Së dyti nuk po mund t'i kuptoj se si nuk e marrin më me seriozitet këtë projekt, i cili edhe nëse nuk do të dëshironin të ndërtohet për të kontribuar në Bashkimin Kombëtar, do të ketë funksionin e saj ekonomik, do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë të tregut të Kosovës me portin e Durrësit.

Edhe njëherë të falemnderit për këto të reja.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 3-2-2003 nė 18:54 Edit Post Reply With Quote
Ishalla e kan me te vertet?

Ekonomi
02.02.2003
Fillon ndërtimi i Aeroportit në Kukës, njëkohësisht edhe i autostradës për në Prizren

Zhvillohet ceremonia e fillimit të ndërtimeve për Aeroportin e Kukësit

BASHKIM SHALA
KUKËS, 1 SHKURT - Në qytetin e Kukësit, është zhvilluar ceremonia e paraqitjes së projektit të Aeroportit të Kukësit, që do të pasohet me fillimin e punimeve të financuara nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Transporteve e Telekomunikacioneve të Shqipërisë, Spartak Poçi, drejtoresha e Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë, Merita Xhafa, drejtori i Projektit të Menaxhimit të Fluturimeve Ajrore të Kompanisë Amerikane LOKHED MARTIN, zoti Batt Backley, projektuesi dhe supervizori i aeroportit, Faruk Kaba, drejtori i Kompanisë Mak- Albania, fituese e tenderit për ndërtimin e Aeroportit Mynyr Hamit, si dhe specialistë të tjerë që janë marrë me projektin, pushtetarë vendarë të Kukësit, përfaqësues të medias etj. “Me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, rikonstruksionin e Aeroportit të Rinasit, Kukësi do të jetë një pikë e rëndësishme e transicionit të fluturimeve ajrore në mes Rinasit e Prishtinës, por sidomos Prishtinës”, theksoi në vijim ministri i Transporteve”, tha ministri i Transporteve të Shqipërisë, Spartak Poçi, i cili ka bërë të ditur se kompania e njohur amerikane LOKHED MARTIN, e cila ka filluar investimin për modernizimin e autostradave ajrore shqiptare do të bëjë investime edhe në Aeroportin e Kukësit dhe do t’i monitorojë të gjitha fluturimet (navigimet) ajrore në këtë zonë. “Do të finalizojmë me sukses të gjitha projektet që kemi për të lidhur me infrastrukturë veriun e Shqipërisë dhe Kosovën e më gjerë”, ka shtuar ai. “Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit është një projekt që pak qytete në botë kanë fatin ta kenë” tha projektuesi Kaba. Sipas projektuesit në këtë aeroport do të flutuyrojnë avionë të të gjitha cilësive pa ndonjë kufizim. Aeroporti i Kukësit do të jetë i klasit C sipas standarteve të ICAO, me një kapacitet 100 mijë pasagjerë në vit. Vepra do të kushtojë 15 milionë dollarë, përveç aparaturave të navigacionit të cilat nuk janë të përfshira në këtë vlerë. Terminali i Aeroportit do të jetë 600 metra katrorë, vëllimi i përgjithshëm 3600 metra kubë ndërsa dimensioni i APRON-it (Porta ku ndalojnë avionët që vijnë nga pista e fluturimit) do të jetë 10 mijë metra katrorë. Gjatësia e pistës do të jetë 1800 metra lineare, gjërësia me bankina 60 metra lineare, ndërsa pa bankina 45 metra lineare. Afati i ndërtimit të Aeroportit është 20 muaj. Sipas projektuesit ky aeroport do të jetë i një cilësie shumë të lartë, një kompleks që ka në përbërje të gjithë elementet e një aeroporti cilësor. Krahas ndërtimit të Aeroportit të Kukësit Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe do të financojë edhe ndërtimin e autostradës Kukës-Prizren. “Jemi në fazën finale për të filluar dhe segmentin rrugor nga Morini në Kukës, i cili do të jetë një segment jo i thjeshtë, por një autostradë, pjesë e rrugës së madhe Prishtinë-Kukës-Durrës. Ky segment rrugor do të financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të përfundojë paralelisht me Aeroportin e Kukësit. Ndërkohë që rruga e re Prishtinë-Durrës është vendosur që të fillojë nga Kukësi dhe pikërisht nga Morini”, deklaroi numri një i Transporteve të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë ministri Poçi ka bërë të ditur se tre donatorët e parë, të cilët do të financojnë segmente të ndryshme të kësaj rruge, janë Qeveria shqiptare, Banka Botërore, Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe (rrugën Morin- Kukës-Aeroport).

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 10:56 Edit Post Reply With Quote
Poçi: Në shtator nis Durrës-Morinë

TIRANË-Punimet e rrugës Durrës-Morinë do të nisin në muajin shtator të këtij viti. Ministri i Transportit, Spartak Poçi bëri të ditur dje në Kuvend, se punimet e kësaj rruge do të nisin në muajin shtator. Ai e cilësoi këtë projekt, si një iniciativë e tërë socialiste, e qeverisë së majtë, e cila mori spunto gjatë kohës kur kryeministër ishte Pandeli Majko. Në të njëjtën kohë, Poçi ka paraqitur përpara deputetëve disa variante për projektimin e kësaj rruge, e cila parashikohet të lidhë zonën e Kosovës, Shqipërinë e Veriut me portën e Korridorit Tetë, që është Porti i Durrësit. Një variant parashikon gjithsej 180 km, duke përfshirë një rrugë tuneli në pjesën Rrëshen-Kalimash. Dy projektet e tjera kanë të njëjtën gjatësi rruge rreth 234 km.
B.Hoti

shek

Hajde te poshter jane hajde,

si thote ky:

Ne shtator fillon ndertimi dhe paraqit variantet.

Si mund te filloje ndertimi pa u caktuar varianti?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:08 Edit Post Reply With Quote
220 MILIONE LEKE, VETEM NE 2003

Per ndertimin e rruges Durres-Kukes ende nuk eshte hartuar asnje studim fizibiliteti! Nje fakt te tille e ka raportuar dje ne seance parlamentare ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci Sipas tij, ende nuk eshte arritur ne nje perfundim nga specialistet se cili nga variantet e percaktuara do te jete me i pershtatshmi per rrugen Durres-Kukes. Sipas te dhenave, ekzistojne tre variante per ndertimin e segmentit rrugor, i cili do te lidhe Shqiperine me Kosoven. Variantet jane haruar qe ne kohen e qeverise "Majko" dhe jane publikuar qe atehere. Varianti i pare eshte nje segment me gjatesine me te shkurter nga dy te tjeret, vetem 154 kilometra. Ndersa me i gjati eshte i dyti, prej 233 kilometra. Varianti me i pershtatshem i cilesuar nga specialistet eshte i treti qe parashikon ndertimin e nje segmenti prej 180 kilometrash. Edhe pse me nje gjatesi me te madhe se varianti i pare, ky siguron mundesine per me pak probleme gjate ndertimit te ketij aksi rrugor mjaft te rendesishem. Gjate interpelances se tij ne seancen e djeshme parlamentare, ministri Poci publikoi edhe te dhenat per te ardhurat qe jane grumbulluar deri tani nga mbledhja e takses "Majko" per rrugen Durres-Kukes. Per periudhen e muajve korrik-dhjetor 2002, jane mbledhur rreth 1.3 miliarde leeke. Sipas ministrit, vetem per janarin 2003 jane grumbulluar 220 milione leke. Keto te ardhura pritet qe te shtohen gjate muajve te ardhshem. Nga ana tjeter, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve ka deklaruar se se shpejti do te behet i ditur edhe rezultati mbi studimin e fizibilitetit.

E.Nasi

kj


Si nuk ka turp ky qe quhet minister!

Si nuk dolen nje here e te thone te verteten.

Megjithate mos ma harroni idene time per te bere dicka konkretisht.

Kjo rruge eshte e nje rendesie strategjike te jashtezakonshme per Kombin shqiptar!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:18 Edit Post Reply With Quote
Kuvendi zhvillon dy interpelanca me ministrat Spartak Poçi dhe Besnik Dervishi

Poçi: Jam i kënaqur me ecurinë e punimeve për segmentin Durrës&#8209;Kukës

Dje në Kuvend janë zhvilluar dy interpelanca të ndryshme me ministrat Spartak Poçi e Besnik Dervishi, përkatësisht për çështjen e rrugës Durrës &#8209; Kukës &#8209; Morin dhe për probleme të infrastrukturës. Në interpelancën me ministrin Poçi, janë përmendur hapat e bëra nga kjo ministri në drejtim të përmirësimit të rrugës aktuale dhe është bërë një pasqyrë e plotë e gjendjes së projekteve për autostradën Durrës&#8209;Kukës. Ministri i Transportit dhe Punëve Publike z.Poçi është shprehur optimist rreth këtij projekti gjigant dhe ka paraqitur para parlamentit ecurinë e studimeve të fizibilitetit. Ai tha se deri tani "Janë mbledhur 1,3 miliardë lekë nga taksa për rrugën e quajtur "Taksa Majko". Punimet për fizibilitetin janë mjaft shpresëdhënëse," &#8209; tha ministri Poçi.

Siç dihet deri më sot për rrugën Durrës &#8209; Kukës &#8209; Morin janë janë studiuar e paraqitur tre variante të ndryshme. Problemi në përzgjedhjen e tyre është se varianti i shkurtër kërkon ndërtimin e një tuneli disi të gjatë e të kushtueshëm, për të cilin nuk mund të gjenden kollaj donatorët.

Në favor të ndërtimit të kësaj autostrade janë shprehur edhe institucione financiare ndërkombëtare.

55

Prape nje lajm kontradiktor.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-2-2003 nė 09:09 Edit Post Reply With Quote
Durres-Kukes, si u "zhduken" 10 milione USD
Nje manover financiare gjate miratimit te buxhetit 2003 kaloi rreth 1,3 miliard leke te mbledhura nga ekstrataksa per te plotesuar nevojat per shpenzime. Ministria e Financave: "Ishte rruga me e mire". Lobi i deputeteve: "U plotesuan boshlleqet e buxhetit per shkak te menaxhimit skandaloz te doganave e tatimeve"

Rreth 10 milione dollare te paguara per ndertimin e rruges Durres-Kukes jane "zhdukur". Pagesat e bera nga biznesmenet apo tregtaret per taksen shtese te iniciuar nga ish-Kryeministri Majko, jo vetem nuk jane perdorur gjate vitit 2002, por ato tashme jane shkrire me buxhetin e shtetit. Nje manover financiare, e propozuar nga qeveria "Nano" gjate miratimit te buxhetit te shtetit per vitin 2003, ka mundesuar, qe pagesa e takses se vjele gjate gjashtemujorit te dyte te vitit te shkuar te perfshihet ne buxhetin e shtetit dhe te mos mbetet jashte tij sic ishte parashikuar ne fillim.

"Perfshirja e takses ne buxhet eshte rruga me e mire per te administruar keto te ardhura. Depozitimi i tyre ne banke nuk eshte i keshillueshem, pasi interesat bankare jane te vogla, cka nuk do te sillte nje rritje te ndjeshme te parave", ka argumentuar Ministria e Financave. Sipas drejtueve te buxhetit, rruga me efikase eshte perfshirja e takses ne buxhet. "Ne momentin kur do te duhet qe keto para te futen ne pune, atehere ato do te parashikohen ne buxhet si investim", vijon argumentimi i financiereve, te cilet pranojne se jane vjele prej korrikut 2002 deri ne fund te vitit rreth 1,3 miliarde leke. Ndersa, per vitin 2003 eshte parashikuar te merren nga biznesi edhe 3 miliarde leke te tjera.

Por ndryshimi qe i eshte bere destinacionit fillestar te takses "Majko" eshte kundershtuar nga opozita. Gjate miratimit te buxhetit per kete vit, demokratet ne opozite kane protestuar per manovren financiare te qeverise "Nano", duke kembengulur qe te ardhurat e kesaj takse te mosperfshihen ne buxhet, por te mblidhen ne nje banke te caktuar dhe te perdoren kur te filloje ndertimi i kesaj rruge. Dhe ndersa vonesat ne hartimin e studimit te fisibilitetit jane pranuar dy dite me pare ne Parlament edhe nga ministri i Transporteve, Spartak Poci, nje grup deputetesh te udhehequr nga katarsisti Petro Koci pritet te startojne nje seri interpelancash. I vetequajtur lobi per rrugen Durres-Kukes thote se fondi i krijuar nga ekstrataksa prej rreth 13 milione dollare gjate vitit 2002 eshte "rrembyer". Duke sherbyer, sipas Kocit, per te plotesuar boshlleqet e buxhetit.

Nderkohe, punimet per rrugen e vleresuar te nje rendesie strategjike, Durres-Kukes-Morine per te shkuar deri ne Prishtine, do te fillojne ne shtator te ketij viti. Kjo eshte pohuar nga ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci. Sipas te cilit, ne total projekti llogaritet te kushtoje 250 milione dollare. Perfundimi brenda qershorit 2003 i studimit te fizibilitetit, te financuar nga Banka Boterore, pritet t'i hape rruge procedurave prokuruese per te vertetuar nese buxheti i shtetit do te jete i afte te ktheje shumen e "rrembyer" per rrugen Durres-Kukes-Morine.

E.Metaj

Taksa per rrugen Durres-Kukes perfshin:

Mbitaksen per importet e taksueshme, qe u caktua ne masen 1 % per gjithe mallrat e importuara dhe te taksueshme

Taksen mbi konsumin e karburanteve, qe u caktua ne masen 3 leke per liter per gazoilin, benzinen dhe benzolin e importuar dhe ate te prodhuar ne vend

Taksen vjetore te perkohshme nga tatimpaguesit e TVSH-se, vetem per ndertimin e rruges Durres - Kukes, qe u caktua ne masen 30 mije leke ne vit, e cila derdhet sipas afateve te percaktuara ne taksen vjetore.




--------------------------------------------------------------------------------
12/02/2003

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-2-2003 nė 09:09 Edit Post Reply With Quote
Koci: Fondi eshte "rrembyer" nga qeveria "Nano"
Rreth 20 deputete, kryesisht te PS, por edhe te forcave te opozites, te udhehequr nga ish-sekretari Organizativ i PS, Petro Koci, kane krijuar nje lob deputetesh per rrugen Durres-Morine. "E kemi konsideruar nje aks infrastrukture, jo thjesht kombetare, por per ne eshte nje ceshtje rajonale, ku natyrisht interesat e Shqiperise jane shume prezente", thote Koci. Sipas tij, lobi u krijua per shkak te identifikimit te zvarritjeve ne ndjekjen qeveritare te studimit te fisibilitetit per kete projekt dhe pastaj per te filluar brenda mundesive financiare edhe realizimin e tij ne segmente te caktuara, fillimisht ne segmentin qe eshte prane Milotit. "Fatkeqesisht, shprehet ish-sekretari socialist, kemi identifikuar gjithashtu "rrembimin" e fondit te krijuar nga ekstrataksa, me nje fond gati 13 milione dollare gjate vitit 2002 dhe duke llogaritur edhe dymujorin e pare te ketij viti, shuma duhet te kete arritur ne rreth 15 milione dollare". Koci vlereson se "te pakten pjesa e vitit te kaluar nuk eshte vene fare ne sherbim te destinacionit dhe ka sherbyer vetem per te plotesuar boshlleqet dhe deficitet buxhetore, te cilat erdhen si pasoje e menaxhimit skandaloz te doganave dhe tatimeve ne gjashtemujorin e dyte te vitit te kaluar". Nga kjo pikepamje, sipas tij, detyrimet e qeverise jane edhe me te medha dhe Lobi do te perpiqemi te detyroje kujdesin dhe vemendjen e qeverise per kete ceshtje, nepermjet interpelancave dhe kontakteve me administraten e Ministrise se Transporteve. Lobi ka rreth 20 deputete, kryesisht te Partise Socialiste, por ka edhe perfaqesues te partive te tjera, si deputetet Lesi, Apostoli, Bejtaj e Tepshi.




--------------------------------------------------------------------------------
12/02/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-2-2003 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
600 milionë dollarë për 111 kilometra rrugë, të gjërë 28 metra

Drejtoria e Rrugëve ofron projektin për pjesën kosovare të korridorit Durrës-Prishtinë-Nish

ALTIN AHMETI PRISHTINË, 11 DHJETOR - Drejtoria e Rrugëve e Kosovës në bashkëpunim me ekspertë vendës, ka përfunduar studimin për pjesën kosovare të Korridorit Durrës-Prishinë-Nish, nga Vërmica deri në Merdare, pas një pune trivjeçare. Studimi i përfunduar, i cili gjatë javës së kaluar i është dërguar kryetarit të Kosovës, kryeministrit dhe Ministrisë së Transporteve, sipas përllogaritjeve të këtij grupi do të kushtojë reth 600 milionë euro, ose më saktësisht reth 5,7 milionë euro për çdo kilometër. “Kemi kryer studimin për pjesën e rrugës që kalon nëpër Kosovë. Në studim janë propozuar tri variante të mundshme nga do të kalojë ajo, por varianti më ekonomik dhe me më pak probleme për t’u ndërtuar, kap një gjatësi prej 111 kiometrash duke filluar në Vërmicë dhe përfundon në Merdare”, thotë drejtoresha e Drejtorisë së Rrugëve, Kaqusha Jashari. Ajo shton se rruga e gjatë prej 111 kilometraash, parashihet të jetë autostradë e nivelit më të lartë, 28 metra e gjërë, me gjashtë korsi dhe me një vijë ndarëse prej një metre, njëkohësisht duke përfshirë të gjitha parametrat bashkëkohorë, deri të mbrojtja e mjedisit. Arsyeja që ka shtyrë ekspertët që të përcaktohen për një rrugë të cilësisë më të lartë, ka qenë kunkurrenca me korridoret e tjera për mallrat e transportit. “Duke marrë për bazë interesat e shteteve gravituese për t’iu afruar sa më shumë vendeve evropiane dhe atyre mesdhetare, destinimi i rrugës do të ishte para së gjithash transporti i mallrave dhe i udhëtarëve. Duke u nisur nga ky fakt është e domosdoshme që kjo rrugë të ndërtohet në nivel të kategorisë së autostradës në tërë gjatësinë e saj. Vetëm kështu do të tërhiqte transportin e mallrave”, thuhet në studim për arsyeshmërinë e rrugës. Studimi për këtë pjesë kosovare të korridorit Durrës-Prishtinë-Nish, filloi para tre vjetësh, me një iniciativë të drejtoreshës së rrugëve, Kaqusha Jashari, dhe disa inxhinierëve të tjerë. “Studimin e kemi filluar para tre vjetësh dhe e kemi përfunduar këto ditë. Në fillim, punës ia kemi nisur katër veta nga Drejtoria e Rrugëve, ndërsa më vonë na janë bashkëngjitur edhe shumë inxhinierë dhe ekspertë të ndryshëm, të cilët kanë dashur të japin kontributin për kryerjen e studimit të kësaj rruge. E gjithë puna e grupit prej reth 15 ekspertëve ka qenë vullnetare”, thotë drejtoresha e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës, Kaqusha Jashari.

Tri varianet e rrugës

Në studimin që i është dorëzuar kryetarit, kryeministrit dhe Ministrisë së Transporteve janë dhënë tri variante të mundshme nga mund të kalojë traseja e kësaj rruge. Varianti i parë nis nga Morinë-Vërmicë- Prizren-Therandë-Prishtinë- - Merdare. Grupi e ekspertëve që ka kryer studimin pas konsultimeve ka rënë dakord që ky variant është vlerësuar si më i përshtatshmi, sepse i plotëson të gjitha kushtet teknike. “Traseja e re është më e shkurtër, reth 111,65 kilomtera, kalon në terren fushor stabil dha jashtë vendbanimeve. Përmes këtij variianti mundësohen lidhjet optimale të rajoneve, kryeqytetit dhe aeroportit si dhe lidhja më e shkurtër me Korridorin e 8-të”, thuhet në studimin e rrugës. Varianti i dytë pikënisjen e ka të njëjtë me variantin e parë: Morinë- Vërmicë-Prizren-Carralevë- Komoran-Prilluzhë-Luzhan-Merdare. “Edhe ky variant është gjithashtu rrugë e re më të gjitha kushtet teknike dhe cilësi të autostradës në gjatësinë prej 120 kilometrash. Kalon nëpër terren fushor, por është diskutabil, sepse përshkon edhe pjesën ku planifikohet zhvillimi i KEK-ut. Ky terren është jo aq stabil dhe është më larg kryeqytetit”, thuhet në sudim për variantin e dytë. Ndërsa varianti i tretë kalon nëpër rrugën ekzistuese, përfshin zgjerimin dhe rikonstruimin në bazë të kushteve dhe elementeve teknike për autostradë. Nisjen e ka nga Vërmica, kalon në Prizren -Prishtinë dhe përfundon në Merdare. “Është analizuar zgjerimi i rrugës ekzistuese, por ajo kalon nëpër shumë vende të banuara në një gjatësi prej 130,50 kilometrash dhe nevojitet të plotësohen edhe kushte të reja teknike që të zhvillohet prej 120 kilometrash në orë”, pohohet në studim për variantin e tretë. Grupi punues i udhëhequr nga Drejtoria e Rrugëve të Kosovës është shprehur “se jemi përcaktuar për variantin e parë sepse i mundëson Kosovës të inkuadrohet në rrjetin e rrugëve transevropiane të komunikacionit, ndërsa rruga ekzistuese duhet të mbetet alternativë e autostradës së re”.

Rruga do të ndërtohet me koncesion

Studimi për pjesën kosovare të korridorit Durrës-Prishtinë-Merdare Nish, i është dorëzuar institucioneve më të larta në Kosovës, të cilat kanë vlerësuar punën e grupit punues. “E vlerësojmë shumë studimin e kryer nga ekspertë vendas, sepse ne iu besojmë atyre”, është shprehur këshilltari i kryeministrit, Bajram Rexhepi, Ramadan Avdiu. Ai tha së është i befasuar nga ky studim, të cilin edhe kryeministri e ka pritur shumë mirë dhe brenda një kohe të shkurtër do ta bëjë publik. “Momentalisht nuk kemi asnjë vërejtje. Kryeministri do ta prezentojë projektin në Kosovë dhe do të diskutohet edhe me institucionet ndërkombëtare”, tha z.Ramadan Avdiu. Edhe në Ministrinë e Transporteve thanë se vlerësojnë projektin e kryer nga ekspertë të Drejtorisë së Rrugëve dhe ekspertë të pavarur. “Studimi është shumë i mirë dhe ai do të inkorporohet në studimin që është duke e kryer Ministria e Transporteve. Presim që studimi i fizibilitetit për këtë rrugë të kryhet deri në fund të vitit dhe ky studim të inkorporohet”, tha zëdhënësi për media në Ministrinë e Telekomunikacioneve dhe Transporteve, Kurtesh Devaja. Lidhur me gjetjen e mjeteve për ndërtimin e kësaj rruge drejtoresha e Drejtorisë së Rrugëve, Kaqusha Jashari, është shprehur se ajo mund të ndërtohet vetëm me konsesion. “Besojmë se kjo rrugë mund të ndërtohet vetëm me koncesion. Arsyeshmëria ekonomike dhe teknike ekziston. Në bazë të matjeve që kemi bërë rruga është shumë e frekuentueshme me një mesatare prej 8.600 automjetesh në ditë”, shprehet znj.Jashari duke përjashtuar mundësinë e ndërtimit të rrugës përmes donacioneve, apo kredive të ndryshme për shkak të efikasitetit më të dobët. Ndërsa këshilltari i kryeministrit tha se për gjetjen e fondeve për ndërtimin e kësaj rruge do të diskutohen mënyrat. “Një mënyrë për ndërtimin e rrugës është edhe dhënia me koncesion, por vendimi për mënyrën sesi do të ndërtohet rruga është një vendim politik dhe ai do të diskutohet”, u shpreh z.Avdiu

koha





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-2-2003 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
Durrës-Kukës dhe interesat shqiptare
Nga Bashkim Muça

Përfundimi i luftës në Kosovë u pasua nga Pakti i Stabilitetit, i cili, përveç dy fushave të tjera, përmbante edhe një program të rëndësishëm për ndërtimin e Ballkanit jugperëndimor. Kosova mund të konsiderohet pa mëdyshje si shkaku kryesor i lindjes së një pakti të tillë. Ndryshimet në Kosovë u vlerësuan nga Perëndimi si një moment që përfundimisht kishte eliminuar përplasjet e mëtejshme ndëretnike në Ballkan. Por, paradoksalisht, është pikërisht Kosova ajo që deri më sot ka përfituar më pak se çdo rajon tjetër nga jetësimi i këtij pakti. Futja në program e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës do të shtonte shpresat në drejtim të integrimit të botës shqiptare në Ballkan e më gjerë. Rruga Durrës-Kukës konsiderohet nga shumica e shqiptarëve si aksi më i rëndësishëm, brenda të cilit përfshihen shumë interesa, jo vetëm ekonomike. Por, deri më sot, përpjekjet për të vënë në jetë këtë nënpikë të paktit kanë qenë tepër të zbehta dhe të vonuara. Intensifikimi i përpjekjeve në planin e brendshëm i përket kohës së ish-kryeministrit Majko, i cili ka qenë shtysa kryesore zyrtare, pavarësisht se mbështetja ka qenë e vakët. I njëjti nivel mbështetjeje ka ekzistuar edhe nga opinioni shqiptar i Kosovës. Më interesante kanë qenë shpjegimet e dhëna në shtyp nga njëri prej ish-ministrave të Transportit (për të trija variantet e hedhura sot në studim), i cili ka pasur idenë që rruga duhet të fillojë të ndërtohet, qoftë edhe në segmente të veçanta të saj.
Çfarë e vonon ndërtimin e kësaj rruge?
Në pamje të parë duket se vonesat në fillimin e punimeve të kësaj rruge kanë të bëjnë thjesht me çështje financiare. Në fakt, problemi shfaqet shumë më i komplikuar. Çështja shtrohet: përse nuk është arritur të sigurohen fondet e mjaftueshme, të paktën për të filluar akse të veçanta të këtij aksi rrugor, siç ka ndodhur me akse të korridoreve të tjera? Për të sqaruar këtë problem, është mirë të vihen në balancë akset kryesore, të cilat kanë si destinacion Kosovën dhe më pas Serbinë. Lidhja e Portit të Durrësit me Kukësin, nëpërmjet një aksi rreth 180 km të gjatë (që përshkohet në më pak se 3 orë), duket se prish shumë interesa dhe ndryshon shumë itinerare lëvizjesh të mallrave. Ky aks do të dobësonte mjaft lëvizje që sot kalojnë nga porti i Selanikut, për të shkuar në Shkup dhe më pas në Kosovë. E njëjta gjë do të ndodhte me lëvizjet në aksin rrugor Durrës-Q. Thanë-Shkup, i cili është më i gjatë se aksi Durrës-Kukës-Shkup. Shmangia e ndjeshme nga akset e sipërpërmendura duket se direkt do të prekte interesa të fuqishme biznesi, që e kanë nisjen më së pari në Greqi dhe që kanë lidhje edhe me biznese brenda Shqipërisë. Interesat greke, të cilat dukshëm kanë gjetur një shtrat të ngrohtë në Shqipëri, duhet të kenë influencuar, të jenë amplifikuar më tej, nga interesa të një pjese të biznesit maqedonas. Këtu nuk është fjala fare për të shprehur ndonjë fobi për fqinjët, por thjesht për të vënë në dukje interesa tregjesh dhe biznesi, të cilat luajnë rol të dorës së parë. Prishja e ekulibrit të tregjeve, mendoj, të ketë qenë shkaku themelor që ka vonuar fillimin e realizimit të punimeve të aksit të integrimit ndërshqiptar. Akoma më evident bëhet ky argumet, kur këtyre interesave u shtohen edhe ato serbe, të cilat, ndonëse më të padukshme, janë më ushtrueset dhe më agresivet, për momentin. Padyshim, ndërtimi i kësaj rruge do të favorizonte ekonomikisht Serbinë, në biznese të veçanta, por problemi qëndron në faktin se ndërtimi i aksit në fjalë do të ndikonte direkt në integrimin e botës shqiptare, pengimi i së cilës, momentalisht, është ai që u intereson më shumë serbëve. Një gjë e tillë është vënë re edhe gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të shtetit Serbi-Mali i Zi, i cili, përkundrejt propozimit të kryeministrit shqiptar për ndërtimin e aksit Durrës-Prishtinë-Nish, ka heshtur. Argumenti i fundit, në linjën e ndryshimit të ekuilibreve të biznesit, ka të bëjë me dyndjet verore të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për në plazhet shqiptare. Sipas një llogaritjeje të përafërt, gjatë një sezoni të plotë veror, vetëm shqiptarët e Kosovës dhe të IRJEM –it mund të fusin në Shqipëri afro 40 milionë euro, gjë që natyrisht nuk u intereson disa vendeve fqinje. Fakti që plazhet e Shqipërisë janë më të preferuarat për shqiptarët jashtë kufijve u provua më së miri gjatë sezonit të kaluar.
Pavarësisht se punimet e rrugës mund të mos fillojnë në vjeshtën e këtij viti, vërehet një lëvizje e opinionit në këtë drejtim. Çështja është të neutralizohen faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në vonesat e sipërpërmendura. Askush më mirë se vetë shqiptarët e Ballkanit nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Duhet vënë në dukje se ndërtimin e rrugës principialisht e kanë mbështetur vetëm italianët, të cilët, para disa kohësh, kanë reaguar nëpërmjet qeverisë së tyre. Por këtë interesim të italianëve duket se nuk e kanë shfrytëzuar si duhet qeveritarët shqiptarë. Reagimet pozitive italiane rreth aksit rrugor Durrës-Kukës nuk janë të rastësishme. Ndonëse të vonuara, ato zbulojnë në fakt disa nga misteret kryesore që kanë qenë pengesë për realizimin e një vepre të tillë madhore. Aktivizimi i italianëve për këtë çështje, përveçse një leverdi direkte e tyre, është edhe në fokusin e konkurrencës së tregjeve në Ballkan ku, padyshim, Porti i Durrësit zë një vend të rëndësishëm. Ndërtimi i një aksi, sipas variantit më të shkurtuar, do të lehtësonte së tepërmi disa linja, deri më sot të pacekura aq sa duhet. Interesat italiane lidhen jo vetëm me komunikimin me Prishtinën dhe Shkupin nëpërmjet Durrësit, por edhe me dobësimin e influencave greke në Shqipëri dhe në tregjet ballkanike.
Avantazhi i padiskutueshëm i variantit të ri
Më duhet të ripërmend edhe njëherë të trija variantet e paraqitura, për të shpjeguar epërsinë e dukshme të variantit të shkurtuar, i cili që në fillim duhej vlerësuar si i vetmi për një investim kaq të madh. Interesat e veçata të grupeve të njerëzve kanë lënë në diskutim akoma dy variantet e vjetra, të cilat vështirë se mund të rindërtohen në standarte ndërkombëtare. Por, edhe nëse do të shpenzohej në këtë drejtim, nuk mendoj se ndonjëri prej tyre do të sillte ndonjë avantazh të madh. Varianti i parë, i vjetri: Durrës-Milot – Bushat - Fushë-Arrëz – Kukës (Morinë), ka një gjatësi prej rreth 250 km. Varianti i dytë, i vjetri: Durrës – Milot – Rubik – Fushë-Arrëz - Kukës e ka gjatësinë rreth 230 km. Ndërsa varianti i ri: Durrës – Milot - lugina e Fanit – Kalimash - Kukës është rreth 180 km. Nëse do të merreshim me rikonstruksionin kapital të ndonjërit prej dy varianteve të para, të cilat nuk do t’i veçoj nga njëri-tjetri, për shkak të ngjashmërisë që kanë, atëhere rruga nuk do të shkurtohej shumë në kohë. Shqiptarët përsëri do ta masnin rrugën me orë dhe jo me kilometra, duke mbetur sërish vendi i vetëm në Evropë që vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Rrezet e kthesave janë të standarteve të papranueshme për një autostradë dhe do të duheshin operacione të tipi kapital për t’i ndryshuar. Në variantin e parë, rruga do të përshkohej në jo më pak se 4,5 orë, për shkak të numrit të madh të kthesave të forta, cilat janë me qindra, por edhe të rrezeve të këtyre kthesave, që nuk mund të anashkaloheshin në shumicën e rasteve. Në këtë variant, do të duhej të kaloheshin disa qafa malesh, të cilat në dimër janë mjaft të rrezikshme, për shkak të bllokimit nga dëbora. Më konkretisht, do të duhej të përshkoheshin kthesat e famshme të Gomsiqes, Qafa e Lufit (ku era fryn shumë në dimër dhe grumbullon shtëllunga të mëdha bore), Qafa e Malit, e cila konsiderohet më e rrezikshmja në Shqipëri në stinën e dimrit, Qafën e Shllakut dhe Qafën e Shtanës. Në variantin e dytë, sipas të cilit, rruga do të përshkohej në jo më pak se 4 orë, përveç kthesave të njohura të Shpalit, do të duhej të kalohej edhe pjesa e Gjegjanit të Pukës, ku shpesh herë, për shkak brishtësisë së relievit, ndodhin shembje të mëdha dheu si dhe pjesa tjetër, e cila është e njëjtë me variantin e parë të vjetër, duke filluar nga Qafa e Malit. Shihet se, në të dyja këto variante ekzistuese, rruga kalon në disa pjesë të pafavorshme, të cilat i kalojnë 100 m mbi nivelin e detit. Të gjitha këto pjesë të pafavorshme të rrugës eliminohen në variantin e tretë, i cili kalon në Luginën e Fanit, një luginë kjo që nuk rrihet shumë nga dëbora dhe ka relativisht një lartësi të ulët mbi nivelin e detit. Nëpërmjet një tuneli, rruga do të përfundonte në Kalimash dhe do të përshkohej në jo më shumë se 3 orë, duke mos pasur rrezikshmëri të lartë në stinën e dimrit.
Bazuar në këto që shpjeguam, përparësia e variantit të ri është evidente. Ai jo vetëm është shumë më i shkurtër, por ka përparësi të tjera tepër të mëdha. Studimi i fizibilitetit do të evidentojë kostot për secilin variant, por më duket se ka qenë shpenzim i tepërt kohe dhe parash futja në diskutim e varianteve ekzistuese. Shpenzimet për ndërtimin e variantit të ri nuk besohet të kenë diferenca të ndjeshme, krahasuar me me variantet e vjetra. Ndërsa meraku për futjen në komunikim të portit të Shëngjinit mund të realizohej pothuajse njëlloj, nëpërmjet lidhjes së tij me variantin e ri. E njëjta gjë do të ndodhte me rajonin e Shkodrës, i cili, në kohë, mund ta përshkonte këtë rrugë njëlloj. Në këtë kuptim, investimi do të ishte strategjik dhe përfundimtar. Problemi nuk shtrohet thjesht për të shkuar nga Durrësi në Kukës, pasi kjo linjë mund të bëhet p.sh. edhe nëpërmjet Peshkopisë; por për të ndërtuar rrugë të pakonkurrueshme. Lëvizjet e fundit, që burojnë në parlament, mund të kenë një efekt mjaft pozitiv për shpejtimin e ndërtimit të këtij aksi strategjik.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 21-2-2003 nė 17:42 Edit Post Reply With Quote
21.02.2003
Rugova: Rruga do të na lidhë me Evropën dhe me SHBA-në

Në Prishtinë u mbajt konferenca për autostradën Durrës - Prishtinë

ALTIN AHMETI
Prishtinë, 20 shkurt - Konferenca për autostradën Durrës - Prishtinë - Merdare, e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, është mbajtur të enjten në hotelin “Grand” në Prishtinë, por nuk ka sjell diçka të re rreth faktit se si mund të ndërtohet kjo rrugë, veçmas në pjesën e Kosovës. Nga të pranishmit që diskutuan në konferencë u potencuan retorikat e zakonshme se ndërtimi i rrugës nuk do t’i sjell vetëm të mira Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe vendeve të rajonit. Diskutuesit thanë se mundësia më e mirë për ndërtimin e rrugës do të ishte dhënia me koncesion, por nuk u fol se a është punuar strategjia për t’i tërhequr firmat ndërkombëtare në këtë projekt. “Që të sigurojmë ndërtimin e rrugës, mendoj që duhet të shikojmë mundësinë që ndërtimin e saj ta bëjmë përmes koncesionit që mund t’u japim vendeve, apo kompanive ndërkombëtare që janë të interesuara për ta bërë këtë”, tha kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai para të pranishëmve në sallën e hotelit më të madh në Prishtinë tha se kjo rrugë ka ekzistuar që në kohët e lashta dhe ishte degëzim e rrugës së famshme romake Via Egnatia. “Kjo rrugë ka ekzistuar edhe më herët. Ajo ka filluar nga Lisus- Theranda - Ulpiana e deri në Naisus. Rruga ka arsyeshmëri kombëtare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Rugova. Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge do ta lidhë Kosovën me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ali Sadriu, ministër i Ekonomisë dhe Financave, u angazhua për idenë që kjo rrugë të ndërtohet me koncesion. Ai është i bindur se ndërtimi i rrugës do t’i japë një sinjal shumë të fortë ekonomisë së Kosovës. “Ndërtimi i rrugës do t’i japë Kosovës një qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në tregun evropian, do të krijojë lidhje më të ngushta mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ulë papunësinë dhe do të zvogëlojë koston e prodhimit për shkak të transportit më të lirë”, tha ministri i Ekonomisë dhe Financave Ali Sadria. Sipas tij, importet e Kosovës, të cilat gjatë vitit 2002 kanë qenë rreth një miliard euro, do të bëhen në të ardhmen përmes kësaj rruge. Më pas, Kaqusha Jashari, drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve, prezentoi studimin për pjesën kosovare të autostradës që ka bërë Drejtoria... Varianti që ofrohet do të kushtojë mbi 600 milionë euro. Në konferencën për ndërtimin e rrugës Durrës - Prishtinë - Merdare ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Transporteve të Shqipërisë, përfaqësues nga Drejtoria e Rrugëve të Shqipërisë dhe inxhinierë të pavarur. “Shpresojmë se me teknologjitë e reja që kanë depërtuar në kompanitë ndërtimore në Shqipëri dhe Kosovë do të bëhet më i lehtë ndërtimi i kësaj rruge “, tha drejtori i Drejtorisë së Rrugëve të Shqipërisë, Engjëll Caka. Ai sqaroi rrjedhën e punëve në Shqipëri dhe pret që studimi i fizibilitetit të kësaj rruge, që është duke e kryer nga një kompani angleze, të përfundojë deri në fund të muajit maj. “Janë diskutuar variante të ndryshme dhe janë dhënë çmime të ndryshme për koston e rrugës. Ne nuk mund të prononcohemi pa mbaruar studimi i fizibilitetit”, tha zv/drejtoresha e Drejtorisë së Rrugëve të Shqipërisë Majlinda Gopaj. Pas prezentimit të palës kosovare, e cila ka idenë për autostradën e gjerë 28 metra dhe me gjashtë korsi, ajo tha se mund t’i sugjerojnë firmës britanike që ta kryej studimin e fizibilitetit për një autostradë të tillë edhe për pjesën e Shqipërisë. “Na ka pëlqyer ajo që na prezentuan kolegët nga Kosova dhe mund t’i sugjerojmë ministrisë sonë dhe firmës që kryen studimin e fizibiliteti që të bëjë atë për një autostradë të tillë”, pohoi znj. Majlinda.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-4-2003 nė 07:12 Edit Post Reply With Quote
DURRES-KUKES-MORINE, STUDIMI GATI NE KORRIK

Teuta Shamku

Fundi i muajit korrik do t'i "dhuroje" me ne fund Ministrise se Transporteve Studimin e Fizibilitetit per rrugen Durres-Kukes-Morine. Me perfundimin e studimit, punimet per ndertimin e rruges qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven nuk kane pse vonojne. Pas nje zvarritje gati 2-vjecare, Banka Boterore, e cila financon kete studim me nje fond prej 20 mije dollaresh, ka dhene OK-in per dy firma te huaja, per te bere studimin e kesaj rruge sipas 3 varianteve te mundshme. "Pasi studimi i fizibilitetit u zvarrit per gati dy vjet, tashme mund te themi se ai eshte ne rruge te mbare. Ai ka filluar prej disa muajsh dhe besoj se nga vera do te perfundoje", tha dje per "KJ" Eduart Prodani, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Aktualisht, per studimin e fizibilitetit po punojne dy firma te huaja, nje italiane "Teknik Roma" dhe nje angleze "Mak Dolce", te cilat ne bashkepunim me specialiste te Institutit te Studimeve te Transportit, po hartojne projektin per realizimin e rruges Durres-Kukes-Morine. "Punimet per studimin e fizibilitetit kane filluar me 25 nentor 2002. Me hapat qe po vazhdon puna mendoj se ne fund te muajit korrik ky studim te jete gati", tha dje per "KJ" Shkelqim Zeqo, menaxher lokal i projektit dhe specialist ne Institutin e Studimeve te Transportit. Historia e ketij studimi ka filluar dy vjet m- pare, por BB ka anulluar tenderat per shkak te pasaktesive qe ofronin firmat pjesemarrese. Madje, dy here eshte tenderuar nga firmat shqiptare per te bere studimin e fizibilitetit, por ka qene Banka Boterore qe ka hedhur poshte keto variante si joefikase. Pas perjashtimit te firmave shqiptare nga ky studim, ai i eshte lene ne duar vetem firmave te huaja. Me pas kane konkurruar ne kete tender 6 firma te huaja dhe, me ne fund, u perzgjodhen dy prej tyre. Burime zyrtare nga Ministria e Transporteve thane dje per "KJ" se per te pergatitur studimin e fizibilitetit per ndertimin e rruges Kukes-Durres-Morine, Banka Boterore financon 20 mije dollare.

Disa nga variantet per ndertimin e rruges

Variantet per ndertimin e rruges kane qene disa, por me te rendesishmet jane ato qe jane diskutuar edhe ne konferencen mbarekombetare per ndertimin e kesaj rruge. Varianti i pare parashikon shtrirjen nga Durresi-Fushe-Kruje-Milot-Reshen-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia e rruges sipas ketij varianti do te jete 180 km dhe udhetimi nga Kukesi ne Durres do te zgjase gati 2 ore. Ndersa kostoja qe kerkon ndertimi i rruges sipas ketij varianti te hartuar paraprakisht nga specialiste eshte 247 milione dollare. Por sipas diskutanteve te specialisteve, ky variant, edhe pse eshte me i kushtueshmi, eshte me i pranueshem pasi shkurtimet ne gjatesine e rruges dhe lugina ku do te shtrihet qe do te behen zbusin edhe afatin e perfundimit te ketij projekti. Varianti i dyte eshte me gjatesi 254 km me shtrirje Durres-Fushe-Kruje-Milot-Mjede-Puke-Kukes dhe shpenzimet shkojne ne 202 milione dollare. Ne variantin e trete gjatesia e rruges 233 km dhe shpenzimet shkojne ne 224 milione dollare.

Ja variantet qe do te diskutohen gjate studimit:

- Drejtimi Durres-Shkoder-Fushe-Arrez-Kukes

- Drejtimi Milot- Fushe-Arrez-Kukes

- Drejtimi permes lugines se Fanit

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-5-2003 nė 23:48 Edit Post Reply With Quote
A do bejme dicka konkrete ne te djathtit per kete rruge?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 4-6-2003 nė 13:16 Edit Post Reply With Quote
Po ç'të bëjmë o i nderuar Anton?
Është thënë se me fillimin e ndërtimit të Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet edhe një pjesë e autostradës Prishtinë - Durrës, financuar po nga E.B.A.

Do ta kisha ndihmuar gjithsesi.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 15:44 Edit Post Reply With Quote
Ca te bejme:

Une them qe ne te djathtet mund te bejme shume.

Ne duhet te bejme nje gje krejt te thjeshte fare.

Te bashkohemi kush ka interes per te ndihmuar kete projekt dhe te diskutojme se cfare mund te behet.

Mund te krijojme nje shoqate me nje qellim:

Te ndihmoje kete projekt jetik

Pune ka sa te duash.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-6-2003 nė 00:44 Edit Post Reply With Quote
Dures- Morine, zbatimi i projektit nis ne 2003
Keshilltari i Mstrise se Transporteve per rrugen Durres-Morine, Faruk Kaba shpjegon te rejat me te fundit te projektit te ri. Segmenti Rreshen - Milot pritet te filloje nga zbatimi ne fund te vitit. Fillojne perpjekjet per integrimin e rruges ne kater rrjetet e rendesishme transeuropiane

Blerina Hoxha

Aksi i ri rrugor Durres- Morine pritet te filloje nga ndertimi ne periudhen e fundit te vitit, me aksin Milot-Rreshen, rreth 27 kilometer te gjate. Burimet ne Ministrine e Transporteve thane se, per te shkurtuar kohen per fillimin e punimeve do te tenderohet me prokurim te drejteperdrejte per hartimin e projekt-zbatimit, kompanina shqiptare "Infratransprojekt", e cila eshte edhe ideatorja e pare e variantit te ri te rruges, per te cilen ka hartuar edhe termat e references. Fill pas perfundimit te projektzbatimit do te nise tenderi per te perzgjedhur kompanine qe do te kryeje punimet. Faruk Kaba, keshilltar i qeverise per rrugen Durres-Kukes shprehet per "Korrieri"-n, se gjithcka do te behet e mundur per te filluar punimet brenda ketij viti. Sakaq, sipas tij, ne projektin e fisibilitetit mbetet ende per t'u riparuar. Versioni qe eshte dhene nga kompanite qe e hartuan ate parashikon nje rruge me gjeresi vetem 6 metra te asfaltuar, nderkohe qe minimalja qe do te kerkohet eshte qe rruga mos te jete me pak se 11 metra e gjere dhe 9,5 meter e asfaltuar. Po keshtu pritet te korrigjohet aksi Rreshen - Reps , i cili ne projektin e fisibilitetit eshte parashikuar te kaloje ne nje terren te papershtatshem, nderkohe qe termat fillestare te references parashikonin shtrirjen e tij pergjate lumit. Fillimi i punimeve ne rrugen e re Durres-Kukes, dy vjet para parashikimeve te Bankes Boterore, shprehet Kaba, pritet te eleminoje kohen ne te cilen pritet te funksionoje objekti. Sakaq, jane duke u shqyrtuar mundesite per integrimin e saj ne kater rrjetet krysore rrugore transeuropiane

Si e vleresoni projektin e fisibilitetit per rrugen e re Durres-Morine?

Ne dhjetor te vitit 2002, me se fundi perfundoi tenderi per perzgjedhjen e kompanise qe do te hartonte fisibilitetin e aksit rrugor Durres-Morine dhe u nenshkrua kontrata ndermjet konsulentit, firmes italine "Teknic" dhe asaj angleze "Mot Macdonald". Puna per hartimin e projektit nisi. Fillimisht kompanite paraqiten raportin e pare ne muajin mars dhe me vone sipas afateve te kontrates u paraqit nje raport i ndermjetem, i cili ishte pergjithesisht i dobet pasi nuk merrte ne konsiderate variantin per te cilin ishte prononcuar qeveria shqiptare. Nuk ishin ndjekur termat e references te paraqitura, nga ku ishte edhe interesi i shtetit tone. Ne fakt raporti i ndermjetem i paraqitur prej kompanive ishte medioker. Me nderhyrjen e Ministrise se Transporteve dhe specialisteve, nje pjese e sygjerimeve tona jane marre ne konsiderate dhe jane pasqyruar ne draft- projektin final ne te cilin jane reflektuar pjeserisht verejtjet e raportit te ndermjetem. Ne kete draft final, i cili kuptohet qe do te studiohet serish, ajo qe bie me teper ne sy eshte qe varianti se, rruga nga Rresheni deri ne Reps ndiqet nga nje terren jo i pershtatshem, i cili nuk mund te sherbeje kurre per nje rruge te kategorive te larta. Evenimenti i dyte shume i rendesishem eshte se, rruga ne kete projekt fisibiliteti eshte raportuar 6,5 meter gjeresi, ndersa eshte komplet jashte standartit dhe sigurise. Nga kjo pikepamje ky fisibilitet vuan shume. Shume shpejt Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Pergjithshme te Rrugeve do te marrin te gjitha masat qe raporti final te kete keto dy permiresime, devijimin e rruges Rreshen- Reps nga poshte pergjate lumit dhe klasifikimin e krejt rruges ne rruge te kategorise se pare qe presupozon 11 meter gjeresi totale te rruges, prej ketyre 9,5 meter asflat. Ne menyre qe t'i pergjigjet kerkesave te trafikut dhe te levizjes minimale qe kerkon kjo rruge, pasi ne shpresojme qe ajo te jete e tipit te larte te telekomunikacionit, ne mos autostrade. Sepse ne Kosove ne pjesen prej 110 kilometrash po tentohet ndertimi i nje autostrade 2 here 2 kalimeshe.

Po fillimi i punes ne akset e variantit te ri te rruges kur parashikohet te filloje?

Qeveria jone eshte e interesuar te filloje shume shpejt ndertimin, por perpara kesaj kuptohet qe duhet te pergatitet projekti i zbatimit. Keshtu per pjesen nga Miloti deri ne Rreshen, shume shpjet ne mbledhjen e pare te qeverise do te jepet vendimi per prokurim te drejteperdrejte me firmen "Infratransprojekt" per ndertimin e projektzbatimit, sipas dokumentave te tenderit dhe te gjitha detajeve qe duhen per ndertimin e ketij segmenti 25 deri 27 kilometrash (varet ku do te jete pika fundore ne Rreshen). Kjo do te realizohet ne periudhen me te shkurter te mundshme dhe per kete do te kerkohet edhe bashkepunimi i firmave te tjera qe te realizohet me cilesi sa me te mire dhe me kohen me te shkurter se nuk ka me kohe per debate. Ky studim pritet te perfundoje brenda tre muajsh. Terreni eshte relativisht i veshtire, por do te punojme ne menyre te tille qe nese qeveria shqiptar do t'a perfshije ate ne tendera nderkombetare te jete teresisht e pershtatshme.

Po per pjeset e tjera te rruges?

Me e rendesishme eshte gjetja e burimeve te financimit, per te cilat pergjigjen instancat e qeverise shqiptare. Banka Boterore ka shfaqur deshire te financoje, jo te gjithe aksin, se nevojiten rreth 200 milione dollare. Gjithashtu ministri i Transporteve, eshte duke u interesuar qe pjesen nga Kukesi ne Morin prej 25 kilometrash te kerkoje financime ne formen e granteve ose huave te buta nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila kompleton edhe projektin e Aeroportit te Kukesit. Keshtu po te hiqet pjesa nga Miloti ne Rreshen qe do te ndertohet nga financimet e takses se posacme per rrugen dhe po keshtu po te hiqet edhe pjesa Kukes- Morin behen 50 kilometra. Keshtu nga rreth 100 kilometra mbeten vetem 50 kilometra per t'u financuar, pervec tunelit. Ne pjesen e mbetur po te nderhyje Banka Boterore me 30 -40 kilometra atehere mbetet vetem pjesa e tunelit per te cilen sigurisht mund te gjenden investitore. Ky eshte thjesht nje opinion i imi se keto ceshtje i takojne per zgjidhje Ministrise se Transportit.

A mund te thoni ju nje afat se kur do te perfundoje kjo rruge?

Banka Boterore ka shprehur nje opinon te pergjithshem se, rruga do te filloje ne 2006 dhe do te mbaroje ne 2010, por kur ajo do te shikoje se, ndertimi i saj do te filloje qysh kete vit, atehere te gjitha afatet do te shtyhen me perpara. Dy momente jane te rendesishme qe rruga te kaloje 100 per qind, sipas ideve tona dhe minimalja rruga te jete e kategorise se pare.

A mund te shnderrohet kjo rruge nje pjese e rrjeteve te rendesishme transeuropiane?

Ne Europe jane gjithsej kater qendra te rendesihme te projekteve te medha rrugore. I pari eshte "Trans Europe Moderate" qe eshte me qender ne Varshave dhe mbulon 10 mije kilometra rruge europiane. Projekti i dyte eshte i "Konferences se Helsinkit" qe mbulon te gjitha Korridoret Europiane, projekti i trete eshte "Agree" dhe eshte nje projekt i rrugeve kryesore europiane me qender ne Viene. Por me e rendesishme nga keto qe na intereson ne eshte linja pergjate bregdetit adratiko-jonian qe fillon ne Trieste dhe perfundon ne Igumenice, ne kuadrin e se ciles mund te perfshihet edhe rruga Durres- Morine. Perfshirja e saj mund te realizohet edhe ne kuader te "Konferences se Helsinkit. Eshte mjaft e rendesishme qe projekti i rruges Durres-Morine te perfshihet ne nje nga keto kater projekte te medha.




--------------------------------------------------------------------------------
08/06/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-6-2003 nė 07:53 Edit Post Reply With Quote
DURRES-KUKES-MORINE NE TRE VARIANTE

Kukes-Promovohet studimi i fizibilitetit te projektit te rruges Durres-Kukes. Dje eshte bere diskutimi i fundit i studimit te fizibilitetit te rruges Durres -Kukes. Menaxheri i projektit Patrik Malone dhe kordinatori i projektit pr.dr Shkelqim Zeqo kane paraqitur perpara nje audience te perbere nga intelektuale te fushave te ndryshme ne Kukes, tre variantet perfundimtare te projektit per ndertimin e rruges Durres-Kukes, i cili do te financohet nga Banka Boterore. Sipas tyre ne studimin e ketij projekti marrin pjese 12 inxhiniere nderkombetare si dhe disa nga Shqiperia. Patrik Malone pasi beri prezantimin ne skice te tre varianteve, ka nenvizuar se varianti i trete i ndertimit te rruges eshte me optimist per tu zbatuar pasi te gjitha te dhenat gjeo-teknike te saj flasin pozitivisht."Eshte zgjedhur standarti Nr-6 i rrugeve malore te Britanise se Madhe dhe per koeficientin sizmiologjik eshte marre per baze kodi evropian",-nenvizoi Malone. Varianti i trete i rruges parashikon qe te kaloje nga Miloti dhe ti bashkohet rruges ekzistuese ne Kolsh te Kukesit. Ky variant shkurton rreth 80 kilometer distance dhe parashikon ndertimin e nje tuneli me gjatesi 7.2 kilometer qe kap vleren e 80 milione dollareve. Nderkaq koordinatori i projektit z. Shkelqim Zeqo ka nenvizuar se qellimi i takimit ka te beje edhe me dhenien e ideve rreth ketij projekti qe tashme i eshte bere prezent tek BB, e cila do te jete donatori kryesor qe ben financimin e tij. "Perfundimisht duhet theksuar se duhen shikuar kostoja e ndertimit dhe perfitimet, per te marre OK perfundimtare te zbatimit te projektit per ndertimin e rruges Durres -Kukes ku ne jemi optimist se do te zbatohet varianti i trete",-nenvizoi Zeqo. Me pas te interesuarit e pranishem kane shprehur argumentat dhe deshiren e tyre per variantin e trete te ndertimit te kesaj rruge e cila do te lidhe gjithe Shqiperine me Kosoven dhe rajonin.

M.Halli

kj

Si nuk beri njeri nje pershkrim te sakte te tre varianteve?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8942130 sekonda, 49 pyetje