Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Rruga Durres- Prishtinė
Anton Ashta

Postuar mė 20-6-2003 nė 11:53 Edit Post Reply With Quote
Fillon lëvrimi i fondeve për Durrës –Morinë

Qeveria i jep zgjidhje hartimit të projektit të zbatimit për rrugën
Milot-Rrëshen, segment i aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Në
mbledhjen e djeshme, kabineti qeveritar miratoi vendimin “Për lejimin
e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve që të përdorë procedurën
“Prokurim i Drejtpërdrejtë” për hartimin e projektit në fjalë.
Studimi i fizibilitetit për këtë aks, i financuar nga Banka Botërore,
është përfunduar dhe kompania konsulente “Mott Mac Donald &
Tecnic Consulting Engineers”, ka paraqitur raportin përfundimtar.
Konkluzionet paraprake të këtij raporti përkojnë plotësisht me
variantin më të shkurtër, ku gjurma e rrugës kalon nëpër Luginën e
Fanit të Vogël. Gjatësia e rrugës është rreth 180 km dhe koha e
udhëtimit rreth 2 orë. Aktualisht me kushtet e krijuara, kur pas
përfundimit të studimit të fizibilitetit, gjurma e rrugës është e qartë, si
dhe duke pasur në konsideratë rëndësinë që ka ndërtimi sa më parë
i këtij aksi rrugor, mendohet se është me shumë interes që punimet
për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Rrëshen të fillojnë paralel
hapave të tjerë që po ndërmerren për këtë objekt. Ky do të ishte një
kontribut i rëndësishëm jo vetëm për shkurtimin e afateve të
përfundimit të të gjithë aksit rrugor, por do të kishte edhe një impakt
pozitiv në përpjekjet për sigurimin e financimeve të nevojshme për
ndërtimin e segmenteve të tjerë përbërës të këtij aksi. Duke pasur
parasysh kohën e shfrytëzimit shumëvjeçar të kësaj rruge, projekti i
zbatimit do të jetë sipas kushteve teknike dhe standardeve
bashkëkohore të projektimit, si dhe konform të gjithë parametrave të
përcaktuara në studimin e fizibilitetit të aksit Durrës – Kukës –
Morinë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2003 nė 08:37 Edit Post Reply With Quote
Akordohet fondi për hartimin e projektit të rrugës Milot-Rrëshen

Mbarimi i studimit të mundshmërisë për njërin prej segmenteve të rrugës së Kukësit ajo Milot-Rrëshen ka dhënë shtysën qeverisë të hapë rrugën për hartimin e projektit të zbatimit të rrugës Milot-Rrëshen nëpërmjet një fondi që kap shifrën prej 39 milion lekësh. Sipas vendimit do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve që do të fillojë punën për hartimin e projektit të zbatimit të rrugës Milot-Rrëshen, segment i aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Kjo drejtori do të kryejë këtë punë në bashkëpunim me shoqërinë konsulente shqiptare "Infratransproject". Studimi i fizibilitetit për këtë aks, i financuar nga Banka Botërore, është përfunduar dhe kompania konsulente "Mott Mac Donald and Tecnic Consulting Engineers", që tashmë ka paraqitur Raportin Përfundimtar.

Rruga e Kukësit apo ajo Durrës Kukës doli në plan të parë pas vitit 1999 ku mbarimi i Luftës së Kosovës nxorri në plan të parë ndërtimin e një rrugë që t'i përgjigjej jo vetëm fluksit të lëvizjes së njerëzve, por dhe situatës së re ekonomike dhe politike. Ka qenë një propozim i kryeministrit të asaj kohe Pandeli Majko për kontribute vullnetare që do të shërbenin për fillimin e punimeve për këtë rrugë. Dy vjet më vonë jo vetëm që nuk ishte bërë gjë, por dhe në numrin e llogarisë figuronte vetëm shuma e vënë nga ish kryeministri. Ideja e kësaj rruge doli edhe gati një vit më parë ku financimi i saj u diskutua të ishte si pjesë e buxhetit të shtetit apo si një buxhet me vete. Përveç këtij diskutimi ekonomik mbi rrugën pati dhe një diskutim tjetër teknik që kishte të bënte me variantet e mundshme të kalimit të saj. Duket ashtu sikundër dhe është pranuar jo vetëm nga specialistët shqiptarë, por dhe nga të huajt, madje që 150 vjet më parë, nga studimi i akademisë mbretërore austrohungareze, varianti më i mirë është ai i luginës së Fanit jo vetëm për koston e ulët, por dhe mundësite e mira të zhvillimit për këtë zonë. Në se ndërtohet kjo do të jetë rruga e parë e një cilësie të mirë që do të ndërtohet në verilindje të vendit, që përveç burimeve ekonomike të pakta, vuan dhe mungesën e rrugëve të mira. Në të gjithë këtë zonë banojnë afro 40 për qind e popullsisë. Burimet shumë të kufizuara ekonomike dhe niveli mjaft i ulët i jetesës kanë deytyruar popullsinë e kesaj zone të ketë fluksin e imigracionit më të lartë në vend. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, konkluzionet paraprake të këtij raporti përkojnë plotësisht me variantin më të shkurtër, ku gjurma e rrugës kalon nëpër Luginën e Fanit të Vogël. Gjatësia totale e rrugës është rreth 180 km dhe koha e udhëtimit rreth 2 orë. Aktualisht me kushtet e krijuara, kur pas përfundimit të Studimit të Fizibilitetit gjurma e rrugës është e qartë, si dhe duke pasur në konsideratë rëndësinë që ka ndërtimi sa më parë i këtij aksi rrugor, mendohet sipas specialisteve që punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Rrëshen të fillojnë paralel hapave të tjerë që po ndërmerren për këtë objekt. Sipas burimeve të mësipërme, ky do të ishte një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për shkurtimin e afateve të përfundimit të të gjithë aksit rrugor, por do të kishte edhe një impakt pozitiv në përpjekjet për sigurimin e financimeve të nevojshme për ndërtimin e segmenteve të tjerë përbërës të këtij aksi. Duke pasur parasysh kohën e shfrytëzimit shumëvjeçar të kësaj rruge, projekti i zbatimit do të jetë sipas kushteve teknike dhe standardeve bashkëkohore të projektimit, si dhe konform të gjithë parametrave të përcaktuara në Studimin e Fizibilitetit të aksit Durrës-Kukës-Morinë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-7-2003 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
BB: Durrës-Morinë, projekti në mes të gushtit

Koçi: Të zbatohet varianti i tretë i studimit, sigurohet rruga në dimër

TIRANË-Deputetët e Kuvendit i kërkojnë Bankës Botërore që të miratojnë projektin e tretë të studimit të fizibilitetit për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Në mbledhje të zhvilluar dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë, socialisti Petro Koçi, përfaqësues i lobit parlamentar për këtë rrugë kaq të rëndësishme kërkoi që të aplikohet varianti numër tre që parashikon një shkurtim në distancë dhe në kohë. “Qeveria shqiptare dhe politika shqiptare do të ishte e interesuar që projekti të bazohej në variantin më të shkurtër të mundshëm, në distancë dhe në kohë, si dhe në garancinë e kalueshmërisë së saj edhe gjatë dimrit, gjë që alternativa e tretë e garanton”,-tha dje Koçi. Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Eguenio Skantie tha dje përpara deputetëve se “për këtë aks rrugor, drafti kryesor përfundon në mesin e muajit gusht”. Ndërsa nënkryetarja e PD-së, Topalli nuk e ka mbështetur idenë e Koçit për të bërë një shkurtim të rrugës, duke u shprehur se duhej parë zhvillimi i zonave të veriut, të cilat janë në një varfëri të madhe. Por deputetët kanë kërkuar që Banka Botërore t’i kushtojë një vëmendje të madhe projektit që garanton një distancë kohore të shkurtër dhe më afër parametrave cilësorë të punimeve. Ndërsa deputeti i PD-së, Ridvan Bode theksoi se taksat e mbledhura nga shteti mund të sigurojnë financimin e kësaj rruge. “Në fundin e vitit 2003 ne do të kemi në dispozicion të rrugës më shumë se gjysmën e fondeve që kërkojnë për variantin numër një. Pra janë rreth 30 milionë të mbledhur vitin e kaluar dhe dyfishi i kësaj takse do të mblidhet në vitin në vijim. Kjo do të thotë se do të kemi të gjithë fondin e nevojshëm për këtë rrugë”,-u shpreh Bode. Varianti i mbështetur nga deputeti Koçi, u paraqit edhe në një takim të veçantë që u zhvillua me një grup përfaqësuesish për studimin e projektimin e Durrës-Morinë me deputetin e lobit pro kësaj rruge. Varianti i tretë parashikon që rruga të nisë nga Durrësi-Ura e Milotit-Rrëshen-Orosh (Reps)-Klos-Thirrë (tunel)-Fushë Dukagjin-Kukës-Morinë-Prizren. Kjo rrugë parashikohet të ketë 2+2 kalime, si dhe kërkohet që në të realizohet ndërtimi i 7650 ml tunele, ku më i gjati do të jetë në Qafë Kumbull. Kushtimi i kësaj rruge ka një vlerë 522 milionë USD.
B.Hoti

shek

Topalli e ka jashtezakonisht gabim.

Rruga duhet bere me e shkurterta, varferia e rretheve te Veriut duhet te luftohet ndryshe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-7-2003 nė 10:25 Edit Post Reply With Quote
Durres-Kukes, sherr mes deputeteve
Per rrugen qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven, jane paraqitur tre variante te ndryshme, per te cilat deputetet kane shprehur mendime te kunderta dhe shpesh here konfliktuale. Ne nje takim te zhvilluar ndermjet komisionereve te Ekonomise, Transporteve, nje misioni te Bankes Boterore dhe lobit te deputeteve per rrugen Durres-Morine, perplasja u shfaq mbi itinerarin qe do te pershkoje kjo rruge. Tre jane variantet qe debatohen dhe mbi te cilat do te vendoset se nga do te kaloje rruga qe eshte cilesuar si shume e rendesishme. Deputeti i Partise Socialiste, Petro Koci, ka theksuar se rruga me e shkurter, eshte me e mira. Por, sipas llogaritjeve kjo alternative ka koston me te larte. Kunder ketij gjykimi ka qene nenkryetarja e Kuvendit dhe deputete e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, sipas se ciles duhet pare impakti qe do te kete ky korridor mbi popullesine e Shqiperise. Gje e cila, per Topallin, do te ndikoje ne uljen e nivelit te varferise. Nenkryetarja e Kuvendit, eshte ne favor te variantit te pare, atij me te gjate dhe qe kalon prane Shkodres. Ne kete pikpamje, Koci eshte shprehur se, "nuk duhet te nisemi nga interesa personale, por nga ato rajonale dhe cilesoj se rruga me e shkurter eshte me e mira". Nderkohe, perfaqesuesit e BB-se, kane shpjeguar se ne mes te muajit gusht, qeverise shqiptare do t'i paraqitet drafti i pare i studimit te fizibilitetit. Duke diskutuar mbi te gjitha alternativat nga mund te kaloje kjo rruge, perfaqesuesit nderkombetare kane pohuar se "perfitimet jane te medha". Sipas perfaqesuesit te Bankes Boterore ne Tirane, Euxhen Skanteie, "eshte bere shume pune, por per tani studimi i fizibilitetit ende nuk ka perfunduar".

Nderkohe, komisioneret e Politikes se Jashtme u njohen me nje projekt-studimi te fizibilitetit te rruges Durres-Morine, te perpiluar nga nje grup inxhinieresh dhe studiuesish. Ata e kane cilesuar kete projekt si "me te pershtatshmin". Ne kete variant, teknicienet theksuan se jane marre parasysh disa kritere si, gjatesia e rruges, shpejtesia mesatare e pershkrimit te saj, parametrat teknike, kushtetueshmeria e ndertimit per secilin variant, klima dhe mbrojtja e ekologjise. Sipas inxhiniereve, "grupi i studimit ka arritur ne perfundimin se ne kete studim, me variantin e rruges me 2+2 kalime, shpejtesia llogaritet te jete deri ne 110 km ne ore" dhe do te kete nje tunel te gjate mbi kater mije metra. Ky segment eshte cilesuar jo thjesht si nje rruge nacionale qe lidh zonen verilindore me Durresin dhe zonen qendrore te vendit, por si "nje rruge ballkanike me interesa te medha si per lidhjen me te shpejte te Shqiperise me Kosoven, por dhe me gjithe rajonin".

Tre variantet e rruges Durres-Kukes

Varianti I: Durres-Shkoder-Kukes, 252 km me kosto 163 milione dollare

Varianti II: Durres-Fushe Arrez-Kukes, 228 km, 185 milione dollare

Varianti III: Durres-Kalimash-Kukes, 173 km, 236 milione dollare

Thane

Jozefina Topalli, Nenkryetare e Kuvendit:

"E dime qe projekti i trete, edhe pse me i shkurter dhe i mire, eshte i pamundur. Me ndertimin e kesaj rruge duhet te shihet se sa shqiptare perfitojne. Duhet marre parasysh se rruga duke kaluar nga Shkodra kap nje pjese te madhe te popullsise. Kjo do te ndikoje edhe ne mbarevajtien e programit per uljen e varferise. Nuk e besoj se kemi luksin qe te kemi rrugen me te shkurter. Duhet pare si primar impakti mbi popullsine".

Petro Koci, Deputet i PS:

"Nuk duhet te nisemi nga interesa personale, por nga ato rajonale dhe cilesoj se rruga me e shkurter eshte me e mira. Ky projekt nuk eshte thjesht nacional, ku ne kemi interesat tona, por nje projekt rajonal qe do t'u sherbeje vlerave te ndersjellta te pjeses verilindore. Duke u zbatuar, do te behet nje revolucion ne marredheniet me Kosoven, por dhe me Serbine, qe tradita nuk ka qene aq e mire ne te kaluaren. Kemi vleresuar qeverine "Majko", kur ka filluar te zbatohet projekti dhe kemi pare qe ka nje gatishmeri te madhe nga taksapaguesit shqiptare per kete rruge".




--------------------------------------------------------------------------------
17/07/2003

korrieri

Hajde merre vesh se kush thote te sakten?

Tre variantet e rruges Durres-Kukes

Varianti I: Durres-Shkoder-Kukes, 252 km me kosto 163 milione dollare

Varianti II: Durres-Fushe Arrez-Kukes, 228 km, 185 milione dollare

Varianti III: Durres-Kalimash-Kukes, 173 km, 236 milione dollare


Apo ai tek shek me 510 milion?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-7-2003 nė 08:57 Edit Post Reply With Quote
Koçi: 91deputetë për variantin 3 të Durrës-Morinë
TIRANË- Në një promemorje, 91 deputetë të forcave të ndryshme të pozitës dhe opozitës kërkojnë zbatimin e variantit numër tre të projektit për ndërtimin e rrugës Durrrës-Morinë. Kryetari i lobit parlamentar për rrugën Durrës-Morinë, socialisti Petro Koçi paraqiti dje përpara medias një promemorje të firmosur nga 91 deputetët e Kuvendit, të cilët kërkojnë zbatimin e variantit numër tre, më të shkurtrin për nga gjatësia për rrugën e re Durrës-Morinë. Gjatë një deklarate për shtyp, Koçi vlerësoi angazhimin e partive politike për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti, duke nënshkruar në këtë drejtim dhe një promemorje parlamentare. “Lobi parlamentar i rrugës Durrës-Morinë, shpreh mirënjohjen për 91 deputetët e Kuvendit, të cilët ditët e fundit nënshkruan promemorjen parlamentare, ku shprehet vendosmëria për të garantuar ndërtimin e kësaj rruge me rëndësi strategjike rajonale, sipas variantit më të shkurtër, më të sigurt e me kalueshmëri të garantuar në të gjitha stinët e vitit. Ky është varianti i 3-të në draftin paraprak të studimit të fizibilitetit, të kryer nga shoqëria e caktuar prej qeverisë”,-tha dje Koçi. Promemorja e vlerëson rrugën Durrës-Morinë, një aks me rëndësi strategjike rajonale. Ky dokument, bazohet në studimet e ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë që shprehin bindjen se kjo rrugë e ndërtuar sipas standardeve europiane do të lidhë thellësinë tokësore me bregdetin dhe kapacitetet portuale dhe do të lehtësojë dhe dendësojë qarkullimin e brendshëm me gjithë zonën verilindore të Shqipërisë. Për këtë, deputetët e Kuvendit, firmëtarë të kësaj promemorjeje, duke konstatuar se ka vonesa në përfundimin e projektit të fizibilitetit të këtij aksi rrugor, thekson se qeveria duhet të fillojë sa më shpejt punimet e zbatimit të ndërtimit të rrugës. Gjithashtu, promemorja gjykon se kjo rrugë shërben edhe në interesin e vendeve fqinjë për transport udhëtarësh, mjetesh e mallrash, si dhe do të sjellë të ardhura për vendin, duke shprehur nevojën që Banka Botërore të mos tolerojë vonesat në përfundimin e studimit të plotë të kësaj rruge në parametrat e një korridori rajonal, që do të lidhë me kosto të ulët vendet e rajonit. Promemorja thekson se duhet të garantohet ndërtimi i këtij aksi, sipas variantit më të shkurtër, më të sigurt për t'u kaluar në të gjitha stinët e vitit. Promemorja e bërë publike sot, sipas deklarimit të përfaqësuesve të lobit parlamentar për këtë çështje, do t'i paraqitet qeverisë, Bankës Botërore në Tiranë, si dhe disa komisioneve parlamentare.
B.Hoti
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-7-2003 nė 08:57 Edit Post Reply With Quote
Durrës- Kukës- Morinë, Banka Botërore pritet të japë 30 milionë euro
KUKËS- Ministri i Transporteve e Telekomunikacionit, Spartak Poçi, e ka konsideruar si një çështje të mbyllur dhe të përfunduar projektin e rrugës Durrës-Kukës-Morin, pavarësisht nga debatet e kohëve të fundit nga disa parlamentarë. Ministri Poçi që ishte dje në Durrës për të inspektuar punimet në Aeroportin e Kukësit, tha në një prononcim për shtypin se Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin e kësaj rruge ka përfunduar, ndërkohë që qeveria shqiptare ka bërë vërejtjet e saj, që sipas Poçit, kanë gjetur miratim edhe nga Banka Botërore. “Me datë 10 gusht do të mblidhet këshilli Teknik në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, që do të vendosë përfundimisht për miratimin e këtij studimi dhe pas 10 ditësh do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rrugëve që do të përcaktojë përfundimisht variantin përfundimtar për ndërtimin e kësaj rruge”,- tha ministri i Transporteve. Por sipas tij, pavarësisht nga diskutimet, është fiksuar që varianti të jetë ai që kemi parashikuar, pikërisht i një rruge të shkurtër përmes Luginës së Fanit të Vogël dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë vendimin që me prokurim të drejtpërdrejtë të ngarkojë kompaninë shqiptare “INFRATRANSPROJECT” për të bërë projektin e zbatimit të pjesës së parë të segmentit të kësaj rruge, atë Milot-Rrëshen. Sipas ministrit, ky projekt do të përfundojë së shpejti dhe në fund të shtatorit do të shpallet tenderi për fillimin e punimeve në segmentin Milot-Rrëshen. Ndërkaq ministri i Transporteve e Telekomunikacionit ka bërë të ditur se Banka Botërore brenda muajit gusht, do të miratojë një fond me një vlerë prej 30 milionë EURO për financimin e njërit prej segmenteve të rrugës Durrës-Kukës-Morin. Ministri Poçi ka folur dhe për një Konferencë Donatorësh që do të mbahet në fund të shtatorit në Tiranë, ku përveç Bankës Botërore do të jenë të ftuar edhe donatorë kryesore që veprojnë në Shqipëri, por edhe donatorë të tjerë që nuk kanë ardhur asnjëherë tjetër në këtë vend. Kjo konferencë, sipas Poçit, është kërkuar jo vetëm për rrugën Durrës-Kukës-Morin, por edhe për disa objekte të tjera prioritare. Ministri i Transporteve ka pranuar mundësinë e dhënies të disa segmenteve të rrugës Durrës-Kukës-Morin, apo të gjithë gjatësisë së saj me koncensione siç është vepruar tani së fundmi me segmentin Thumanë-Rrogozhinë, 53 km të gjatë. Lidhur me vërejtjet e qeverisë shqiptare për Studimin e Fizibilitetit nga kompania MOTT-MACDONALD, Poçi veçoi dy më kryesoret. E para, ka të bëjë me gjërësinë e rrugës që sipas kompanisë që ka kryer studimin do të jetë 6.5 metër, pra me dy kalime të ngushta, ndërkohë që qeveria shqiptare kërkon që kjo rrugë të jetë tip autostrade me katër kalime, dy vajtje dy ardhje. Vërejtja e dytë, sipas ministrit, është se një pjesë e kësaj rruge, në bazë të studimit, është parashikuar të kalojë në një lartësi 600 metër mbi nivelin e detit, me një gjatësi 8-9 km, në lartësi të Shpalit të Mirditës, shoqëruar me dëborë e ngrica në kohën e dimrit. Qeveria shqiptare sipas ministrit të Transporteve, ka paraqitur variantin që kalon nga zona e ulët e Ndërfushazit për të dalë më pas në Reps dhe për të vijuar Luginës së Fanit të Vogël. “Vërejtjet tona kanë gjetur mbështetje nga Banka Botërore”, përfundoi ministri i Transporteve Spartak Poçi. Bashkim Shala

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2003 nė 05:19 Edit Post Reply With Quote
2 ORE E GJYSME NGA DURRESI NE KUKES

Eglantina Nasi

Ekspertet perfundojne hartimin e studimit te fizibilitetit per aksin rrugor Durres-Kukes-Morine. Studimi u arrit qe te perfundohej pas nje viti te plote pune dhe kerkimesh ne saje te financimeve te Bankes Boterore. Behet e ditur se eshte kompania konsulente "Mott Mac Donald & Tecnic Consulting Engineers" ajo qe ka paraqitur raportin perfundimtar. Konkluzionet paraprake te ketij raporti perkojne plotesisht me variantin me te shkurter nga tre te paraqiturit nje vit me pare per studim nga ana e eksperteve. Sipas ketij varianti, rruga kalon neper Luginen e Fanit te Vogel. ai perfshin segmentet rrugore Milot-Rreshen-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia e rruges eshte rreth 180 kilometra. Koha e udhetimit gjate pershkimit te ketij aksi do te jete rreth 2 ore e gjysme.

POCI: "KEMI 300 MILIONE EURO NGA BB-JA!"

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci pershendeti dje perfundimin e studimit te fizibilitetit te segmentit Durrres-Kukes. Sipas tij, ekspertet arriten qe te zgjidhnin variantin e pershtatshem. "Nder te tjera, ky segment do te kete edhe pjese tuneli te cilat kapin gjatesine prej 5.2 kilometrash" pohoi ministri Poci lidhur me variantin. Ai dha edhe te dhena mbi burimet financiare te cilat do te vihen ne perdorim per ndertimin e ketij aksi rrugor. "Fondi i pare qe do te jepet nga Banka Boterore per ndertimin e ketij segmenti rrugor do te jete 30 milione euro, shume qe i bashkangjitet edhe fina cimeve te tjera te institucioneve financiare nderkombetare si Banka Evropiane e Rindertimit dhe Zhvillimit BERZH, Komisionit Evropian etj" deklaroi ministri Poci. Nga ana tjeter, sipas te dhenave te ministrit Poci shuma e mbledhur deri tani prej akordimit te takses Durres-Morine eshte 300 milione leke. Te gjitha keto fonde do te vihen fillimisht ne perdorim per punimet e segmentit rrugor Durres-Kukes. Sipas te dhenave nga ministri i Transporteve, brenda dates 15 gusht 2003, kohe e cila do i lihet shqyrtimit te ketij studimi, drejtoria e Pergjithsnme e Rrugeve ka te drejte te parashtroje verejtjet dhe kritikmat e saj duke nbere ne kete menyre te mundur edhe miratimin perfundimtar te studimit.

39 MILIONE LEKE "INFRATRANSPROJECT" PER MILOT-RRESHEN

Ne daten 1 korrik qeveria miratoi fillimin e zbatimit te projektit ne pjesen e pare te segmentit te rendesishem Durres-Kukes-Morine. Behet fjale per rrugen Milot-Rreshen e cila eshte pjese e akseve rrugore ne pjesen veriore te vendit tone. Qeveria duke pare rendesine qe paraqet ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine, miratoi nje vendim te posacem sipas te cilit ajo e lejon nga ana ligjore drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve qe te filloje punen per hartimin e projektit te rehabilitimit per kete segment te veriut te vendit. Per nje akt te tille, qeveria ne mbledhjen e saj miratoi edhe nj` fond te posacem i cili i akordohet drejtorise se pergjithshme te Rrugeve per hartimin e projektit te zbatimit e rruges Milot-Rreshen. Jane 39 milione leke qe iu akorduan ketij projekti ne dobi te fillimit te ndertimit te krejt aksit rrugor Durres-Kukes-Morine. Parate per kete projekt do t'i marre shoqeria

konsulente shqiptare "Infratransproject" e cila ne te njejten kohe ka marre persiper edhe hartimin e projektit te ketij segmenti.

Vendimi perkates i Keshillit te Ministrave percakton qe segmenti Milot-Rreshen te perfundoje brenda 110 diteve nga data e nenshkrimit te kontrates. "Aktualisht me kushtet e krijuara, kur pas perfundimit te studimit te fizibilitetit gjurma e rruges eshte e qarte, si dhe duke pasur ne konsiderate rendesine qe ka ndertimi sa me pare i ketij aksi rrugor, mendohet se eshte me shume interes qe punimet per ndertimin e segmentit rrugor Milot-Rreshen te fillojne paralel hapave te tjere qe po ndermerren per kete objekt" thone burimet zyrtare te qeverise lidhur me nje fakt te tille.

Sipas tyre, ky fakt do te ishte nje kontribut i rendesishem jo vetem per shkurtimin e afateve te perfundimit te te gjithe aksit rrugor, por do te kishte edhe nje impakt pozitiv ne perpjekjet per sigurimin e financimeve te nevojshme per ndertimin e segmenteve te tjere perberes te ketij aksi. Duke pasur parasysh kohen e shfrytezimit shumevjecar te kesaj rruge, projekti i zbatimit do te jete sipas kushteve teknike dhe standarteve bashkekohore te projektimit, si dhe konform te gjithe parametrave te percaktuara ne studimin e fizibilitetit te aksit Durres-Kukes-Morine.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-8-2003 nė 07:24 Edit Post Reply With Quote
DURRES-PRISHTINE DO INTEGROJE SHQIPTARET

Ndertimi i Korridorit 10 dhe rendesia e tij. Hapja e rruges Autostrada Durres-Rreshen-Fan-Kukes-Prishtine eshte me leverdi te madhe ekonomike-tregtare-e turistike dhe fitimprurese per tere rajonin juglindor te Europes. Kjo rruge lidh me afer lindjen me perendimin, lidh shume shtete lindore me portin e Durresit, me portin e Shengjinit dhe ate te Vlores me rruge tokesore me keto porte tregtare; si per levizjen e mallrave me mjetet dhe qarkullimin e lire te njerezve per mbare Rajonin. Lidh shtetin e ndare pergjysem Shqiperine me Kosoven (lidh te gjithe Dardanin). Lidh Nishin e Serbise-Beogradin-Budapestin dhe Varshaven; pra lidh me afer Kosove-Serbi-Maqedoni-Bullgari, Hungari-Rumani-Poloni. Lidh madje dhe shtetet e Balltikut si Letoni-Lituani dhe Estoni si dhe ata me te largeta sic jane Finlanda Suedi-Norvegji si dhe Ukraina e Biellorusia qe keto shtete kane dimra te tejzgjatura me 7-8 muaj ne vit me temperature te uleta -18grade Celcius deri ne minus 15 grade Celcius (30 grade C minus). Kurse ne ne Shqiperi kemi nje klim- mesdhetare shume te pershtatshme dhe se kemi nje vije bregdetare prej 480 km, qe shtrihet Deti Adriatik dhe Deti Jon, qe shtrihen qe nga Shkodra deri ne Sarande. Plazhet tona shfrytezohen dhe shijohen qe me 1 maj, qershor, korrik, gusht e shtator 5 muaj barazi me 150 dite per cdo vit qe behet plazhe per mrekulli ne vendin tone.

Prandaj Ministria e Turizmit si dhe Pushtetet Lokale te cdo zone gjate zones bregdetare, mos t'i zere gjumi per te pergatitur plazhet tona per fluksin e madh te turistave qe dot e vine si nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe shtetet e tjera te Balltikut qe permenda me lart, e qe deshirojne te frekuentojne plazhet tona ne Shqiperi. Domosdo duhet te ndertohen nga firmat e Ndertimit Hotele te bukura si te Turqis dhe te garantohet gjate gjithe sezonit uji i pijshem dhe energjia elektrike 20 kw gjate gjithe bregdetit shqiptar (dhe pasterti).

Variantet e kesaj rruge jane:

1-Varianti i pare eshte Durres-Shkoder-Puke-Kukes-Morine: Kjo rruge eshte 254 km e gjate, rruga ekzistuese e cila ka 32 kthesa te forta nga Shkodra ne Gomsiqe te Pukes 28 kthesat e Lajthizes 86 kthesat e Qafes se Malit e te Shemeris se Kukesit gjithsejt 146 kthesat e berryle te forta dhe rruge qe izolohet shume gjate nga dimrat me debore. Ky variant s'ia vlen barra qerane, thote populli se eshte 174 km, me i gjate se varianti i III-te e cila eshte vetem 180 km gjithsejt.

2-Varianti i dyte eshte Durres-Shenpal-Mirdite-Gjegjan-Fushe ARrezi-Qafa Mali-Kukes-Morine. Kjo rruge eshte e gjate 243 km ose 63 km me e gjate se varianti i III-te qe eshte 180 km. Ne kete variant jane 134 kthesa e berryle te forta e te lodhshme per te kaluar. Edhe ky variant izolohet me shume nga dimerat me debore, ndaj dhe ky variant eshte i papershtatshem dhe anti ekonomik financiarisht.

3-Varianti i trete ndertimi i autostrades Durres-Rreshen-Fan-Kukes-Morine eshte 180 km gjatesi ose nga Miloti-Fan-Kukes-Morine eshte 106.7 km ku parashikohet nga Tirana ne Kukes te shkohet brenda 2 oreve dhe brenda 3 oreve te arrihet nga Tirana ne Prishtine, qe eshte 235 km dhe me Nishin e Serbise 374 km qe lidh lindjen me perendimin.

Me Shkupin eshte 112 km me shkurt se nga Korridori 8. Sofja e Bullgarise dhe Ankaraja e Turqise eshte 50-60 km me afer se nga (korridori i 8-te). Prandaj varianti i III-te eshte me i dosmosdoshem dhe me ekonomik financiarisht per t'u zbatuar pa hezitim e sa me shpejt te fillojne punimet e kesaj Autostrade dobi prurese per Shqiperine-Kosoven e mbare Rajonin Ballkanik-Rruge e cila nuk izolohet gjate dimrave mbasi si kalon 320 m mbi nivelin e detit, duke kaluar nga Miloti-Rreshen-Fan- gjate bregut te lumit te lugines se Fanit te Mirdites.

Vija pershkruese e kesaj autostrade eshte

Nga Miloti ne luginen e Fanit-Marin eshte 106.7 km gjatesia e saj dhe nga Miloti-Rreshen shkon paralel me hekurudhen duke zgjeruar vetem rrugen ekzistuese. Ura e Fanit-Nderfushaz-Nderfan-Peshqeve-shkon gjate bregut te lumit te Fanit-rruge e re me 2 ura 40-50 m, dhe me dy tunele 50-60 m, duke dale ne Repez e cila ka qene piketuar e parashikuar qe ne vitet 1935-1936 nga inxhinieret-italiane dhe hekurrudhe per te lidhur Shqiperine me Kosoven. Nga Repesi kalon ne fshatrat Mashterkor-Shtrungaj-Bisake-Fan-Zoll-Xhugje-Sange dhe Thirre te fanit. Ne Thirre te Fanit parashikohet nje tunel 3.3 km duke pershkuar Qafen e Kumbulles e cila del ne minier te Kalimasht ne rrugen ekzistuese te Kukesit qe dote zgjerohet rruga ekzistuese qe eshte sot deri ne Prizren.

Kjo rruge eshte ne Milot 20 m mbi nivelin e detit, ne Rreshen 100 m, ne Repes 150 m, ne Fan 200 m dhe Sange 280 m, ne Qafe Kumbull 320 m. Prandaj sic shihet nga lartesia gjeografike s'eshte shume e larte. Kjo rruge eshte e drejte, e shkurter dhe nuk izolohet nga dimrat me debore, pothuajse eshte fushore duke kaluar gjate lugines se Fanit. Me parashikimet e studimeve te bera nga Rresheni-Fan-Kosove ne dekaden e ardhshme do te ndertohet edhe hekurudha qe lidh shume shkurt (e me afer), te gjithe Ballkanin, dobiprurese per mbare rajonin, dhe qe eshte jo me shume se 120 km, qe lidhet me portet e Shqiperise-Durresit-Shengjinit dhe te Vlores qe sherben me shkurt, me afer me te gjithe rajonin juglindor te Evropes, dhe te shteteve lindore.

Dobite e medha ekonomike per rajonin

E para: Kjo rruge lidh me afer dhe me shkurt Shqiperine me Kosoven, Shtetet juglindore te Europes me portin e Durresit-Shengjinit dhe Vlores si per tregtimin e mallrave me mjetet dhe levizjen e lire te njerezve. E dyta: Shqiperia ka nje vije bregdetare prej 480 km, ku frekuentohen plazhet tona 5 muaj me 150 dite ne cdo vit ne vendin tone; duke filluar maj, qershor, korrik, gusht, shtator.

E treta: Ndertimi i autostrades Durres-Rreshen-Kukes-Prishtine-fuqizon ekonomikisht gjithe Shqiperine-Verilindore dhe Kosoven e Maqedonine te lena pas dore e pas vemendjes nga qeverite e meparshme. Ngrene ne nivel me te larte mireqenien e gjithe Mirdites gjithe Qarkun e Kukesit dhe mbare Kosoven e Maqedonine si vende keto me te varferat ne bote; e qe nentoka e tyre eshte shume e pasur me baker e flori, vihen ne pune 10-12 minierat e Mirdites e te Kukesit e Kosoves si minierae Rubikut e Kulmes e Perlatit-Prosekut, Kurbneshit, Rreshenit, Repesit, Spacit te Munelles, Qafe-Barit, te Thirres, Fanit te Kalimashit, te Rexhepaj te Kukesit si dhe Trepeqja e Kosoves dhe nga keto miniera nxirret baker e flori dobiprurese si per Shqiperine-Kosoven dhe gjithe rajonin.

Ne keto miniera punesohen 20-30 mije punetore dhe ushqehen qindra e mijera familje dhe gjallerohet jetesa e popullit te ketyre zonave. E katerta: Behet-shfrytezimi e perpunimi i te gjithe pyjeve te Shqiperise Verilindore -Kosoves-Maqedonise si dhe ruajtja e rimekembja e tyre me afer me me pak shpenzime financiare per te ardhmen e tyre. E pesta: Behet ndertimi i hidrocentralit te madh elektrik qe do te ndertohet ne (Skavic) qe do furnizoje me energji elektrike Shqiperine, Kosoven, Serbine, Maqedonine dhe Bullgarine i cili eshte me afer 50 km ne kete autostrade qe per ndertimin e tij (materialet inerte) do te merren ne lumin e Fanit qe jane shume afer. Keto probleme te kihen parasysh per t'u zbatuar ne te ardhmen.

Sensibiliteti i kesaj-autostrade

Eshte se varianti i trete eshte 180 km. Durres-Fan-Kukes-Morin-Prizren dhe se Milot-Fan-Kukes-Morine eshte 106.7 km (e gjate distanca). Kjo autostrade qe nga Durresi ne Milot ka perfunduar ne vitin 2000 dhe nga Tirane ne Milot ka perfunduar ne vitin 2002-2003.

Per kete rruge jane parashikuar 3 variante:

1.Me dy kalime 14.60 m e gjere =300 milion dollare

2.me tre kalime 19.50 m e gjere =350 milion euro

3.Me kater kalime 22.50 m e gjere = 530 ilion euro

Per te cilat do t'i shqyrtoje dhe vendose Qeveria shqiptare.

Deri tani nga taksapaguesit shqiptar vetem per naften jane mbledhur ne Banken e Shqiperise vetem 30 milion dollare gjate vitit 2002 dhe po kete vit grumbullohen edhe 30 milion per vitin 2003= 60 milion dollare deri tani. Prandaj del e nevojshme qe per ndertimin e kesaj autostrade duhet te kontribuojne te gjithe shqiptaret si dhe diaspora shqiptare e kosovare-biznesi i madh dhe i vogel per te dhuruar leke ne Nr.----e llogarise te kesaj rruge ne Bankat e Shtetit Shqiptar. Po keshtu behet thirrje organizatave dhe fondacioneve dhe 140 legatave qe jane te akredituara ne Shqiperi. Keto me shtetet e tyre le te kontribuojne sado pak ne ndertimin e kesaj vepre. Gjithashtu F.M.N dhe Banka Boterore le te japin ndihma te medha sipas projektit te kesaj vepre te Rajonit-Ballkanik dhe per gjithe Evropen Juglindore. Kjo autostrade duhet te filloje sa me pare dhe diten e festes se Flamurit me 28 nentor te vitit 2005 te dy Presidentet, ai i Shqiperise dhe i Kosoves le te presin shiritin e perfundimit dhe te filloje shfrytezimi i autostrades se re per gjithe rajonin.

Gjon Gjeci
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-8-2003 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
Lidhjet rrugore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Korridori Durrës - Kukës - Prishtinë, pa alternativë

KAÇUSHA JASHARI
“Koha ditore” u ka dhënë hapësirë debatit që po zhvillohet në Parlamentin e Shqipërisë lidhur me projektin madhor Durrës - Kukës - Morin - Prishtinë - Merdare dhe tentimit të disa individëve që ky projekt të devijojë në drejtimin Milot - Vau i Dejës - Koman - Fierzë - Qafë-Morinë - Ponoshec - Gjakovë. Diskutimet për këto dy drejtime si alternativa të mundshme në opinion krijojnë huti. Së pari, korridori Durrës - Kukës - Prishtinë - Merdare, është projekt i cili Kosovën e inkuadron në rrjetin ndërkombëtar panevropian. Së dyti, për Kosovën dhe Shqipërinë ka rëndësi të madhe, sepse ky korridor transversal mundëson ndërlidhjet efikase ekonomike, politike e kulturore ndërmjet shteteve të Gadishullit Ballkanik. Destinimi i këtij korridori, para së gjithash, është transporti i mallrave dhe i udhëtarëve. Prandaj, në studimin tonë për pjesën e Kosovës jemi përcaktuar për korridorin e nivelit të kategorisë së autostradës dhe vetëm rruga e kësaj kategorie do ta tërhiqte transportin e mallrave. Interesi i Kosovës për autostradën transballkanike është i një rëndësie shumë të madhe. Nëpërmjet kësaj rruge Kosova do t’i afrohej shteteve evropiane, afrikane dhe aziatike, pra do të bëhet lidhshmëria me korridoret VIII dhe X. Përfitime ka edhe Shqipëria. Pos përfitimeve nga transiti i mallrave dhe i pasagjerëve, do të inkuadroheshin edhe portet e Durrësit dhe të Shëngjinit. Traseja e Korridorit Durrës - Kukës - Prishtinë - Merdare, për pjesën e Shqipërisë është zgjedhur në Studimin e Bankës Botërore. Ajo ka këtë drejtim: Milot - Rrëshen - Lugina e Fanit - Thirrë - Tunel - Kalimash - Kukës - Morin. Ndërkaq, në studimin e Drejtorisë të Rrugëve, në Kosovë ajo vazhdon Morin (Vërmicë) - Prizren - Therandë - Prishtinë - Merdare. Në bazë të arsyeshmërisë ekonomike dhe teknike, gjatësia e trasesë Milot - Qafë Morinë (Vërmicë) është 116 kilometra, me tunelin 5 kilometra, ndërsa prej Milotit porta e Shëngjinit ka 13 kilometra, derisa Durrësi 60 kilometra. Prej Vërmicës deri në Prishtinë janë 78 kilometra, ndërsa në tërsi në pjesën e Kosovës, traseja Vërmicë - Merdare është 111 kilometra. Traseja në këto dy studime, si dhe në projektin studimor REBIS të Infrastrukturës së Paktit të Stabilitetit është në pajtueshmëri të plotë për cilësinë e rrugës. Ne, mendojmë se vetëm autostrada mundëson transport bashkëkohor të mallrave; siguri të lartë të transportit; zbret koston; nxit eksportin; siguron zhvillim ekonomik rajonal dhe, për shkak të distancës më të shkurtër, siguron kosto për ton/kilometra më të lirë rreth 50-60 për qind. Në Kosovë frekuenca e automjeteve (12000 vetura për 24 orë) si kusht i parë teknik për autostradë është i plotësuar. Këtë në Shqipëri nuk e kanë, sepse nuk është i zhvilluar rrjeti rrugor prandaj në studimin e Bankës Botërore është propozuar cilësi më e ulët e rrugës - niveli i rrugës magjistrale. Prandaj, traseja - korridori është i definuar dhe për realizimin e këtij projekti, institucionet duhet të zgjedhin grupin e veçantë që do të merret me këtë punë dhe të bëjë koordinimin me institucionet e Shqipërisë. Të punohet në harmonizimin e kushteve teknike të cilësisë të korridorit, pasi ky projekt është një tërësi. Harmonizimi është i nevojshëm dhe për shkak mënyrës së realizimit të projektit, sepse te ne është pajtueshmëria e plotë që autostrada të ndërtohet me koncesion, deri sa në Shqipëri orientimet janë të tjera. Për shkak të cilësisë së korridorit, i cili nuk është i harmonizuar, pasi në studimin e Bankës Botërore përmendet rruga me dy korsi (2x3,75 + 2x1,5), ose superstrada 9,5 + 2x1,5 m, për të cilën disa ekspertë preferojnë për pjesën në Shqipëri, ku përmendet kostoja prej 207 milionë dollarë deri në 440 milionë dollarë. Në Kosovë është marrë autostrada me profilin 28 m, dy drejtime fizikisht të ndara në dy shirita 3,75 + 2,5, shiriti ndihmës, prandaj edhe rruga e kësaj cilësie nuk mund të ndërtohet më pak se 5 milionë dollarë (euro) për kilometër. Çka do të thotë se kostoja e pjesës së Kosovës është 644 milionë dollarë (euro). Janë paraparë 7 hyrje me 2 nivele + 2 hyrje kufitare. Kjo do të thotë se nuk mund të bëhen krahasime të kostove pa harmonizimin e cilësisë të rrugës dhe projekti duhet të konsiderohet si një tërësi. Si i tillë ka kuptim, ku dhe do të përfitojnë si Kosova ashtu edhe Shqipëria. Pra, kanë mbetur punët konkrete të harmonizimit të cilësisë së rrugës (korridorit ndërkombëtar) të projektit si tërësi, për trasenë e preferuar në studimet e punuara nga ekspertë në baza të arsyeshmërisë ekonomike dhe teknike, e jo në baza të interesave grupore apo politike. Tani është momenti i veprimit të institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë për formimin e trupit të përbashkët dhe koordinimin e punëve ekspertëve.

(Autorja është drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-8-2003 nė 08:02 Edit Post Reply With Quote
RRUGA DURRES-KUKES-MORINE NIS NGA MILOTI

Mirdite - Fillimi i punimeve te autostrades Durres-Kukes do te behet ne njerin prej muajve te stines se vjeshtes, pa filluar dimri. Keshtu u shpreh dje ne Rreshen Ministri i Transporteve Spartak Poci ne nje takim me drejtuesit e niveleve vendore te Mirdites. Ministri Poci, i cili shoqerohej nga deputeti Ndre Legisi, presidenti i firmes fituese te tenderit te projekt-zbatimit ing.F.Kaba, specialiste te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, dhe tha se fillimi i punimeve te rruges Durres-Kukes-Morine po shkon drejt finalizimit. "Vij ketu per te disaten here radhazi per te thene se jemi ne progres perndertimin e kesaj rruge, vijme per t'u thene se jemi ne fazen finale te vendimit perfundimtar,i cili do te definohet ne gjysmen e pare te shtatorit nen prezencen e kryeministrit Nano. Kjo rruge do te lulezoje biznesin e do te nxise zhvillimin si ne zonen Tirane-Durres, ku keto qytete po humbin kufirin ndares mes tyre. Ne do te bejme nje rruge 20 m te gjere ne 4 kalime qe t'i sherbejme edhe brezave qe vijne", u shpreh Ministri Poci ne Mirdite. Me tej Poci vijoi duke kritikuar ashper firmat e huaja te cilat ende mendojne se Shqiperia eshte ne faze emergjente duke projektuar rruge si ajo Plepa-Rrogozhine, e cila eshte kthyer rrugen e vdekjes. Ministri Poci siguroi se per segmentin Milot-Rreshen nga taksa "Majko" eshte mbledhur sasia e nevojshme e lekeve, nderkohe qe firmat fituese do te jene shqiptare por me nje monitorim te rrepte. Perfaqesuesi i firmes se projektit ka shpjeguar variantin perfundimtar te rruges ku nga Miloti ne Rrubik do te jete paralel me hekurudhen, ndersa vijimi do te jete ne anen e kundert.

A.Ndoja

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-9-2003 nė 06:11 Edit Post Reply With Quote
DEPUTETET LOBISTE HESHTIN PER DESHTIMET

Ne parlamentin shqiptar lobi me i madh i krijuar eshte ai i rruges DurresMorine. Ne daten 25 korrik te ketij viti, 91 firma deputetesh ne Kuvend, mundesuan nenshkrimin me vullnet te qarte te promemorjes parlamentare per ndertimin e ketij aksi rrugor per vendin tone

Eglantina Nasi

Deputetet e lobit parlamentar mbi Korridorin Tete heshtin para ceshtjes se hapur mbi shtyrjen e financimeve per Korridorin Tete. Pervecse deklarates se nenkryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per kerkimin e sqarimeve mbi nje skandal te tille gjate seances se fundit parlamentare, deri tani nuk eshte marre asnje nisme tjeter nga ana e deputeteve te ketij lobi per zgjidhjen e ceshtjes ne fjale. Madje gjate asaj seance parlamentare ne sallen e Kuvendit mungonte pjesa me e madhe e deputeteve anetare te lobingut, pervecse deputeteve Lesi, Topalli, Koci, Milo e ndonje tjeter. Keto fakte tregojne indiference ndaj qellimeve per te cilin ngrihen keto lobingje, apo flasin per paaftesine e tyre per t’i mbrojtur ato? Kreret e ketij lobi, deputetet Petro Koci dhe Prec Zogaj ende nuk kane ushtruar njekercenim parlamentar lidhur me bllokimin e mundshem te financimeve. Por kjo heshtje vazhdon dhe pertej lobingjeve te krijuara nga deputetet. Edhe komisioni i Jashtem parlamentar nuk ka dhene ende reagimin e Korridorin Tete. Nderkohe qe duhej te kishte ndodhur e kunderta. Ngritja e zerit nga ana e parlamentit shqiptar dhe deputeteve te angazhuar me mbrojtjen e kesaj nisme, duhet te degjohet para se te bien kembanat e humbjes nga Bashkimi Evropian.

91 deputete, lobi i DurresMorine

Sipas te dhenave, ne parlamentin shqiptar lobi me i madh i krijuar eshte ai i rruges DurresMorine. Ne daten 25 korrik te ketij viti, 91 firma deputetesh ne Kuvend, mundesuan nenshkrimin me vullnet te qarte te promemorjes parlamentare per ndertimin e ketij aksi rrugor per vendin tone. Keto 91 firma perbejne votat e mbi 3/5 deputeteve te Kuvendit te cilat garantojne ndertimin e kesaj rruge me rendesi strategjike rajonale sipas variantit me te sigurt dhe me te shkurter. Ne dokumentin zyrtar te kesaj promemorje, kreu i lobit deputeti i mazhorances Petro Koci ben te ditur se ata kane perkrahur opsionin 3 ne draftin paraprak te studimit te fizibilitetit te kryer nga shoqeria e caktuar prej qeverise shqiptare. Kjo promemorje vlereson rrugen DurresKukesMorine si nje aks me rendesi rajonale, komplementar me rrjetin ekzistues rrugor ballkanik qe do t’i siguroje mundesi te reja komunikimi dhe zhvillimi Shqiperise, Kosoves, Serbise dhe Maqedonise permes lehtesimit te lidhjeve me korridoret e njohura paneuropiane.

Qe gjate nenshkrimit te saj, deputetet jane treguar te shqetesuar per vonesat duke i bere thirrje qeverise shqiptare per fillimin sa me te shpejte te punimeve ne kete segment rrugor. Per vete rendesine qe paraqet ky lob, ai perfshin mjaft deputete dhe nga te gjitha forcat politike si PS, PD, PSD, PDK, PDr, PBDNJ etj. Sipas rregullave, promemorja eshte marre persiper qe t’i dergohet qeverise, misionit te Bankes Boterore ne Tirane dhe disa prej komisioneve parlamentare. Qellimi mbetet gjithmone sensibilizimi i ketyre institucioneve me idene se parlamenti eshte teper i interesuar dhe gati per t’i dhene nje nxitje zbatimit te ketyre projekteve te rendesishme. Nderkaq, kreret e ketij lobingu parlamentar bejne te ditur se deri tani lobi ka zhvilluar nje sere takimesh me institucione financiare qe mund te angazhohen ne financimin e ndertimit te rruges DurresKukes. Por megjithate punimet ne kete rruge jane ende larg. Faktet tregojne se kane kaluar me shume se tre vjet dhe pala shqiptare mezi ka arritur te beje gati vetem studimin e fizibilitetit.

kj

Nuk jane deputete, por dallkauke!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 17-9-2003 nė 10:52 Edit Post Reply With Quote
Pse jemi të këtillë dhe ne Shqiptarët.

Të mjerë.

Njëherë na erdhi mundësia që të afrohemi e të rilidhemi, të ribashkohemi, e ne edhe këtë jemi në gjndje ta hudhim si të pafytyrë (ndoshta edhe pa këtë "si").

Po ç'po na nxjerrin për hundësh rrugën Durrës-Prishtinë, është e pabesueshme.

Shpresoj të përshpejtohet dhe për këtë rrugë së paku të mbushen mendë e të punojnë për çka janë.

Këtu kam fjalën pë kompetentët e kësaj rruge.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2003 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Taksa “Majko”, mblidhen vetëm 3.5 miliardë lekë

Taksat e importeve, karburanteve dhe tatimpaguesve të TVSH-së duhet të sjellin 3.5 miliardë lekë në vit

Bledjana Beqiri

Taksat “Majko” grumbullojnë rreth 3.5 miliardë lekë për rrugën që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Burime pranë Ministrisë së Financave pohojnë se gjatë vitit të kaluar nga taksat e kësaj rruge janë mbledhur rreth 1.3 miliardë lekë, ndërsa gjatë 8 muajve të parë të këtij viti janë mbledhur rreth 2.19 miliardë lekë. Pagesa prej 1 për qind më shumë për mallrat e taksueshme të importit, taksa prej 30 mijë lekë në vit që paguan biznesi i madh dhe biznesi i mesëm, taksimi i karburanteve me 3 lekë për litër janë taksat që pritet të ndërtojnë në të ardhmen një pjesë të rrugës që do të sjellë më afër dy vendet shqiptare. Sipas parashikimeve duhet që nga këto taksa të mblidhen rreth 3.5 miliardë lekë në vit, edhe pse gjatë 8 muajve të parë janë mbledhur vetëm rreth 2.2 miliardë lekë dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm në fund të vitit 2003 do të mblidhen vetëm 3.28 miliardë lekë. Sipas ligjit, për taksat e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, efekti i taksës për importet e taksueshme do të jetë rreth 2 miliardë lekë në vit, për taksën e karburanteve efekti do të jetë 1.3 miliardë lekë dhe efekti i taksës vjetore të tatimpaguesve të TVSH-së do të jetë rreth 250 milionë lekë. Qeveria shqiptare nga 3 variantet e mundshme për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë përkrah atë më të shkurtrin, por pas disa vërejtjeve që ka dhënë Banka Botërore dhe specialistë të rrugëve, pritet që të rishikohet sërish ky variant. Kështu, varianti më i shkurtër fillon në Durrës kalon në Fushë Krujë-Milot-Rubik-Rrëshen-Shpal-Gjegjan-Fushë Arrës-Kalimash, më pas në Kukës dhe përfundon në Morinë dhe ka një gjatësi prej 233 kilometra, ndërkohë që kosto parashikohet që të arrijë në 224.5 milionë dollarë.


Variantet
Varianti i parë parashikon shtrirjen nga Durrës-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Fan-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia e rrugës sipas këtij varianti do të jetë 180 kilometra dhe udhëtimi nga Kukësi në Durres do të zgjasë gati 2 orë. Ndërsa kostoja që kërkon ndërtimi i rrugës sipas këtij varianti të hartuar paraprakisht nga specialistët është 247.8 milionë dollarë. Por, sipas diskutimeve të specialisteve ky variant, edhe pse është më i kushtueshmi është më i pranueshëm, pasi shkurtimet në gjatësinë e rrugës dhe lugina ku do të shtrihet do të zbusin edhe afatin e përfundimit të këtij projekti. Varianti i dytë është me gjatësi 254 kilometra me shtrirje Durrës-Fushë Krujë-Milot-Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash-Kukës-Morinë dhe shpenzimet arrijnë në 224 milionë dollarë. Në variantin e tretë, gjatësia e rrugës është 233 kilometra dhe shpenzimet arrijnë në 224.5 milionë dollarë.


Studimi
Studimi i fizibilitetit ka përfunduar që në muajin qershor dhe është financuar nga Banka Botërore me një fond prej 794 mijë e 141 dollarë dhe është kryer nga “Tecnic Constalting Ingeenier” në bashkëpunim me “Mott Mac Donald”. Pritet që pas marrjes parasysh edhe të këshillave të donatorëve dhe specialistëve të miratohet varianti përfundimtar, gjë që do t’i hapë rrugë këtij projekti.




18/09/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-10-2003 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
Durres-Kukes, studimi miratohet zyrtarisht
Studimi i fisibilitetit per rrugen e re Durres-Kukes-Morine, sipas variantit me te shkurter 170 kilometer mori miratimin dje ne Keshillin Kombetar te Rrugeve. Punimet ne aksin Milot-Rreshen nisin brenda ketij viti me fondet e buxhetit dhe me ndihmen e forcave te Xhenjos. Ja te dhenat teknike dhe kosto e projektit

Blerina Hoxha

Keshilli Kombetar i Rrugeve nen drejtimin e Kryeministrit, Fatos Nano miratoi dje studimin e fisibilitetit per ndertimin e rruges se re Durres -Kukes-Morine, sipas variantit me te shkurter rreth 170 kilometer dhe qe pershkruhet per dy ore, duke i lene keshtu udhe fillimit te punimeve brenda ketij viti. Ky drejtim u perzgjodh ndermjet tre varianteve, dy prej te cileve jane linjat ekzistuese qe lidhin Durresin me piken kufitare te Morinit, ndersa linja e re ndahet nga dy linjat e tjera ne Milot per te vazhduar pergjate lugines se Fanit sipas drejtimit: Rreshen-Orosh-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine. Gjate prezantimit te projektit, kryeministri Fatos Nano ka premtuar se, "punimet per ndertimin e rruges do te nisin brenda ketij viti me segmentin te pare te saj, Milot-Reshen, me forcat e Qeverise Shqiptare dhe te Xhenjos, duke nisur nje proces qe meriton te mbeshtetet nga te gjithe ne". Ky segment eshte i nje gjatesie rreth 30 kilometra dhe pritet te kushtoje mbi 30 milione dollare. Fondet per fillimin e tij do te jepen nga te ardhurat e grumbulluara deri tani prej vjeljes se takses "Majko", i cila u vendos mbi biznesin qysh vitin e kaluar posacerisht per ndertimin e rruges. E ndersa projekti qe do te realizoje lidhjen me te shkurter ndermjet Shqiperise dhe Kosoves po hyn tashme ne fazen e zbatimit, strukturat e transporteve nuk kane mundur te bejne nje analize te argumentuar me shifra per perfitueshmerine ekonomike qe do te kete ekonomia shiptare nga ndertimi i kesaj linje te re. Dihet vetem se, nga ndertimi i saj do te rriten volumet e transporteve te mallrave dhe te njerezve drejt Europes Qendrore dhe do te integroje edhe me shume sistemin tone rrugor ne ate transeuropian. Ndertimi i saj shoqerohet me nje kosto rreth 300 milione dollare amerikane. Ku pjesa me e madhe e fondeve eshte planifikuar per hapjen e nje tuneli rreth 6 kilometrash ne malin e Kalimashit, i cili pritet te kushtoje me shume se, 111,4 milione dollare. Banka Boterore ka qene donatori i vetem qe ka pranuar te veje ne dispozicion nje kredi rreth 30 milione dollaresh. Ndersa pjesa tjeter e financimeve do te kompletohet prej takses se posacme dhe kredive qe pritet te japin donatoret e tjere. Nderkohe eshte planifikuar paraprakisht qe per ndertimin e disa segmenteve te perdoret edhe forma e dhenies me koncension, qe tashme ka filluar te perdoret si praktike edhe per akse te tjera nacionale. Ne kete menyre pritet te ndertohet edhe vazhdimi i rruges ne pjesen e Kosoves, e cila e ka prezantuar qe prej nje viti studimin e fisibilitetit. Nga realizimi i ketij projekti pritet nje ngritje e nivelit ekonomik dhe social te banoreve te zones verilindore te vendit, duke stimuluar gjithashtu, pjese e infrastruktures, qe zhvillojne turizmin dhe ne pergjithesi qarkullimin ekonomik dhe te resurseve ne kete zone.




--------------------------------------------------------------------------------
08/10/2003
Miratimi i projektit, lihet "shteg" per ndryshime
Te dhena per variantin e ri te rruges Durres-Kukes-Morine

Linja e re ka drejtimin: Durres-Ura e Milotit-Reshen-Orosh-Klos-Thirre (tunel)-Kalimash-Kukes-Morine.

Gjatesia 175 kilometra

Gjeresia 14,4 meter

Gjatesia e tunelit 6,1 kilometer

Kosto e tunelit 111,4

Kosto totale rreth 300 milione dollare

Shpejtesia 80 deri 100 kilometra ne ore

Pershkrimi 2 ore

Keshilli Kombetar i Rrugeve ka lene te hapur mundesite per riparime ne projektin e rruges se re Durres -Kukes, te cilat lejojne shnderrimin e mevonshem te saj ne autostrade te kategorise se pare. Aktualisht eshte parashikuar te ndertohet nje rruge tip superstrade me dy korsi, ku me gjithe bankinat anesore gjeresia e rruges do te jete 14,5 meter. U vendos keshtu pas debateve te gjata me kompanite konsulente, nderkohe qe qeveria shqiptare ka vendosur te lere hapsire ne projekt per riparime te mevonshme. Keshilltari per infrastrukturen rrugore ne Ministrine e Transportit, Faruk Kaba tha se, do te punohet me prespektive duke lene te kuptohet se, veprat e artit dhe projektzbatimet duhen te kene parasysh shtrirjen e gjeresise se rruges gjate nje periudhe te mevonshme ne rreth 20 meter. Ky vendim do te merret ne momentin qe trafiku i levizjeve te kaloje 12 mije makina, nderkohe qe ky parameter nuk plotesohet aktualisht. Kaba thote se, vitet e fundit trafiku i levizjeve te automjeteve eshte rritur me nje shpejtesi te konsiderushme, duke lene te kuptoje se, nuk do te kalojne shume vite dhe nevojat do te kerkojne zgjerimin e rruges dhe berjen e saj me kater korsi, ashtu sic eshte planifikuar edhe ne pjesen kosovare. Sakaq, gjate diskutimit te projektit disa inxhiniere shqiptare i kerkuan kryeministrit, Nano se, ka ardhur koha qe studiot shqiptare te projektimit te perfshihen ne hartimin e projekteve te fisibilitetit, te cilat po vazhdojne te hartohen nga kompani te huaja dhe me shume gabime. Nano i'u ka garantuar atyre perfshirje ne procesin e hartimit te projekteve, nderkohe qe ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Kombetar pritet te miratohen kriteret e reja, te cilat do te klasifikojne edhe kompanite shqiptare per te marre pjese ne garat per hartimin e projekteve.




--------------------------------------------------------------------------------
08/10/2003

2004, taksa "Durres-Kukes" pergjysmohet
Ministria e Financave ka pranuar tashme heqjen e nje pjese te takses qe vilej ne biznesin vendas per ndertimin e rruges se re Durres-Kukes. Duke filluar qe nga 1 janari i vitit te ardhshem taksa nuk do te vilet me ne 1 per qind mbi importet, sic ishte planifikuar ne ligj, pas nje kerkese te Bashkimit Europian per kete qellim. I cili e ka argumentuar qendrimin e tij se, vjelja e saj ishte ne kundershtim te plote me marreveshjet e integrimit. Pasi per shkak te regjimit te tregtise se lire me BE nje pjese e mallrave do te tregtohen me tarife zero, cka ben te papranueshme taksimin e importeve per rrugen. Burimet nga Ministria e Financave jane duke pare opsione te ristrukturimit te takses duke krijuar mundesi per kalimin e asaj pjese qe vilej nga importet ne tatimet e brendshme. Pas takses se solidaritetit qe u vendos per ringritjen e rendit gjate vitit 1997, taksa e rruges Durres-Kukes eshte e dyta qe vihet me vullnetin e qeverise shqiptare ndaj komunitetit te biznesit per ndertimin e nje vepre me rendesi kombetare. Aplikimi i saj filloi ne qershor te vitit 2002, duke perfshire taksimin 1 per qind te importeve, tatimpaguesit e TVSH dhe taksimin me kuota fikse ndaj tatimpaguesve te medhenj. Nga vjelja e kesaj takse parashikohej nje vlere monetare vjetore rreth 30 milione dollare amerikane.




--------------------------------------------------------------------------------
08/10/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 06:19 Edit Post Reply With Quote
Durrës-Kukës, rruga fillon në Nëntor

Rruga do të ketë fillimisht 2 kalime, por me perspektivë që në të ardhmen të bëhet me 4 kalime

Bledjana Beqiri

Shqiptarët dhe kosovarët do të kenë brenda 4 vjetësh një rrugë që do t’i lidhë më shpejt me njëri-tjetrin. Këshilli Kombëtar i Rrugëve ka miratuar dje gjurmën që do të ndjekë korridori Durrës-Kukës-Morinë në territorin shqiptar. Varianti i tretë është përkrahur nga të gjithë specialistët, si dhe nga konsulenti i huaj. Banka Botërore ka financuar studimin e fizibilitetit për tre variantet e mundshme të ndërtimit të kësaj rruge, ku dje Këshilli Kombëtar i Rrugëve nën drejtimin e kryeministrit Nano ka përzgjedhur variantin më ekonomik dhe më të shkurtër. Nga tre variantet e studiuara, dy të parat parashikonin kalimin e rrugës në gjurmët ekzistuese, ndërsa varianti i tretë parashikon një ndërtim të ri në luginën e Fanit të Madh. Varianti i tretë i përkrahur nga të gjithë si drejtimi më i shkurtër, (170 km) përshkohet për rreth dy orë dhe realizon një rrugë të kategorive të larta me shpejtësi projektimi 80 deri në 100 kilometra në orë, ndërkohë që dy variantet kalonin në rrugë tepër malore që nuk lejonin shpejtësi më të mëdha se 50-60 kilometra në orë. Sipas kryeministrit Nano, kjo rrugë është tepër e rëndësishme, ajo do të ndihmojë në zhvillimin afatgjatë të të dy trevave, si dhe në procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe europian të Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë që ministri i Transporteve ka përkrahur alternativën e tretë, duke deklaruar se ky variant afron më shumë Durrësin me Kukësin dhe me Kosovën. Debate në këtë mbledhje pati vetëm për gjerësinë e rrugës, duke parë perspektivat e fluksit më të madh të makinave në të ardhmen. Kështu, Këshilli Kombëtar i Rrugëve pasi diskutoi dhe analizoi të gjitha alternativat e mundshme vendosi që rruga të jetë me katër kalime, të cilat do të bëhen efektive që në momentin e ndërtimit ose në një kohë të mëvonshme, në varësi të zhvillimit të trafikut. Pra, rruga do të projektohet me katër kalime, prej 20 metrash, por në varësi të trafikut do të ndërtohet fillimisht me dy kalime, në mënyrë që në një të ardhme, kur trafiku të justifikojë nevojën e katër kalimeve, të jetë më i thjeshtë zgjerimi i saj. Mbi këtë bazë, konceptimi dhe projektimi i saj do të bëhet për katër kalime, gjë që thjeshton në një masë të konsiderueshme realizimin final të këtij projekti, sipas nevojave dhe koncepteve moderne. Ndërkohë që burime pranë Kryeministrisë sqarojnë se procesi i shpronësimeve dhe ndërtimi i veprave të mëdha do të realizohet për katër kalime, duke e lënë të hapur dhe më të lehtë që në perspektivën kjo rrugë të bëhet me katër kalime.


Nano: Rruga Durrës-Kukës është një vendim historik
“Kjo rrugë është një vendim historik me rëndësi më të madhe se kjo tryezë apo kjo sallë”, -është shprehur kryeministri Fatos Nano për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Sipas tij, kjo rrugë ka të bëjë me zhvillimin afatgjatë të të gjithë shqiptarëve, me procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe europian të trevave ku jetojnë shqiptarët. “Është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e strategjisë së zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe konsolidimin e lëvizjeve të vlerave dhe qytetarëve midis Shqipërisë dhe Kosovës, është i rëndësishëm dhe ne do ta bëjmë akoma më të arritshëm këtë realitet në planin e rajonit”, -është shprehur Nano. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e shanseve dhe oportuniteteve që u jep sipërmarrësve shqiptarë, për të shfaqur aftësitë e tyre konkurruese dhe për të aktivizuar resurset materiale dhe ekonomike që zotërojnë, sqaron kryeministri. “Rruga Durrës-Kukës-Morinë e fut Shqipërinë në një etapë të re të zhvillimit tonë kombëtar dhe integrimit europian për të cilën duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku”,-tha Nano


Intervistë

Poçi: Rruga Durrës-Kukës fillon më 28 nëntor

Kreu i Transporteve pohon se nëse sigurohen financimet, Durrës-Kukës mbaron brenda 4 vjetësh
-Cilët janë hapat e ardhshëm që do të hedhë rruga Durrës-Kukës?
-Sot u miratua varianti më i përshtatshëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Në datën 28 nëntor fillon segmenti i parë Milot-Rrëshen, fillojnë punimet e para, projekti i zbatimit, i cili është pothuajse i përfunduar dhe kjo shënon fillimin e rrugës. Jemi pranë financimit të segmentit Kukës-Morinë, i cili ka mundësi të financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
-A vazhdon Banka Botërore që të mbajë premtimin për të financuar një pjesë të rrugës Durrës -Kukës? Nëse po, cili do të jetë aksi që do të financohet prej saj?
-Financimi i Bankës Botërore është rreth 29 milionë dollarë, por pritet projekti i zbatimit për këtë pjesë, i cili nuk ka filluar akoma dhe pritet projektimi, për këtë do të zhvillojmë një tender siç janë edhe rregullat e prokurimeve.
Ata nuk e kanë përcaktuar, por janë të gatshëm që të marrin përsipër ndërtimin e aksit më të vështirë.
-Cilat janë të veçantat e variantit të përzgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Rrugëve?
-Varianti i tretë është një projekt tërësisht i ri. Edhe nga pikëpamja e vendeve ku kalon, por edhe nga pikëpamja e parametrave gjeometrikë. Varianti i përzgjedhur do të punojë për hapjen e një rruge me katër kalime, paraprakisht në funksion edhe të financimit do të punohet në këtë drejtim, pastaj për finalizimin apo përfundimin, për ndërtimin do të shikohet në të ardhmen.
-Mendoni se firmat shqiptare të ndërtimit janë të afta që të marrin pjesë në tenderat e ndërtimit të kësaj rruge?
-Unë mendoj se firmat shqiptare janë më të mirat dhe këtë nuk e them thjesht për “sedër” ndërkombëtare, por ato janë të mira si për ndërtim, ashtu edhe për projektim rrugësh. Firmat shqiptare edhe deri tani nuk janë përjashtuar nga tenderat e rrugëve. Por ndërtimi i rrugës do të bëhet me tender të hapur kombëtar dhe do të zhvillohet nga qeveria shqiptare, ku firmat shqiptare të ndërtimit do të jenë të parat që do të marrin pjesë.
-Sa mendoni se mund të zgjasë ndërtimi i korridorit Durrës-Kukës-Morinë?
-Kjo varet nga financimi. Sepse ne synojmë që nëpërmjet financimeve të segmenteve të veçanta ta atakojmë rrugën sa më shumë të jetë e mundur në të gjithë distancën e saj dhe po qe se do të bëhet kështu, koha do të jetë shumë e shkurtër. Pra, po u atakua njëherësh në të gjitha segmentet, ajo mund të shkojë rreth 3 deri në 4 vjet.


Rekomandimet e specialistëve për variantin më të përshtatshëm

-Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve
Varianti 3 ka kohën më të shkurtër të udhëtimit e ndjekur nga 2 dhe 1. Ndërkohë që nga impakti ambiental alternativa 1 nuk duhet të konsiderohet si alternativë, sepse kalon nëpër zona të banuara.
Kurse alternativa 3 ka parametrat më të mirë gjeometrikë, ndërsa alternativat 1 dhe 2 shoqërohen nga vështirësi të mëdha në ndërtim, për arsye se do të punohet nën prezencën e trafikut. Nga ana tjetër alternativa 3 ka kosto të ulët mirëmbajtjeje dimërore krahasuar me 1 dhe 2. Prandaj alternativa 3 rekomandohet për të ndërtuar korridorin rrugor Durrës-Morinë
-Konsulentët
Alternativa më e preferuar është alternativa e tretë. Kjo ka rezultuar pas vlerësimit të faktorëve ekonomikë dhe mjedisorë të të tre varianteve. Edhe sipas konsulentëve alternativa e tretë është më e përshtatshme për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
-Autoritetet kosovare
Specialistët kosovarë janë shprehur për variantin e parë, i cili i mundëson Kosovës inkuadrimin në rrjetin rrugor transeuropian të komunikacionit. Sipas kosovarëve, ky variant është më i leverdisshëm për zhvillimin e Kosovës.





08/10/2003
KATEGORIA: Ekonomi


A ka njeri ne bote qe e kupton pse rruga nuk ndertohet nje here e mire pra me 4 kalime?

4 vjet, mbajeni mend kete fjale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 06:31 Edit Post Reply With Quote
“Durrës -Kukës, varianti i miratuar është më i miri”


Sahit Berisha, sait.berisha@msjk.nrë.de

Më në fund në Shqipëri është pranuar zyrtarisht varianti i shkurtuar i rrugës Durrës – Kukës. Pavarësisht se çfarë mendojnë "specialistët kosovarë" lidhur me variantin 1 apo 3, mendimi im është se varianti (3) i përzgjedhur nga specialistët dhe qeveritarët e Shqipërisë është më i miri. Eshtë më i miri pasi ka shumë përparësi. Disa nga përparësitë kryesore që duhen pasur parasysh dhe duhen llogaritur si shumë të leverdisshme për perspektivën e këtij varianti janë se kostoja e këtij varianti është më e ulëta, (dihen mundësitë e pakta të vetëfinancimit nga shteti shqiptar) dhe largësia e variantit të tretë është më e shkurtër në krahasim me dy të parat. Këtu duhet të llogarisim uljen në minimum të shpenzimit të karburantit, e në perspektivë edhe ruajtjen e ambientit nga lirimi i gazrave të makinave. Por ka edhe shumë përparësi të tjera: Pjerrësia e varianteve 1 dhe 2 është shumë me e madhe në krahasim me variantin e pranuar (3), çka do të thotë përsëri ulje shpenzimesh të karburantit dhe ruajtje e makinave nga amortizimi. Lartësia mbidetare e variantit 3 është shumë më e ulët se në rastin e dy varianteve të para, prandaj edhe mirëmbajtja e rrugës (varianti 3) gjatë sezonit të dimrit me siguri se duhet të jetë shumë më e mirë dhe më efikase. Për të gjithë është e njohur se me çfarë vështirësish përballen drejtuesit e makinave si dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit së dimrit në akset rrugore Durrës-Kukës dhe Shkodër-Kukës. Prandaj, sipas mendimit tim po të merren parasysh vetëm këto pak krahasime do të mjaftonte të mos hezitohej në pranimin pa vërejtje të variantit 3 nga të gjitha palët e interesuara. Por një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: "Ai që nuk punon, ai ka edhe fjalë shumë". Kështu që, unë mendoj se nuk duhet ndjerë aspak përgjegjësi apo ndjenjë keqardhjeje nga vërejtjet e atyre që me asgjë nuk e dëshmojnë seriozitetin e tyre në punë, pa çka se thirren në emër të "angazhimit" të tyre në mbrojtje të interesave politike, ekonomike, madje-madje edhe strategjike të popullit shqiptar në përgjithësi. Edhe unë jam shqiptar nga Kosova. Por kur është fjala për rrugën shumë të rëndësishme për gjithë kombin tonë, pra për rrugën Durrës-Kukës-Morinë, ne "kosovarët" e dëshmuam qartë se sa seriozisht jemi të interesuar për këtë projekt. Fjalën e kam për nismën e ish -kryeministrit Pandeli Majko, i cili sa ishte ende kryeministër i Shqipërisë pati hapur një llogari për rrugën në fjalë. Dhe, me sa unë kam njohuri, në atë fond ishin grumbulluar jo më shumë se 1000 $ (njëmijë $ amerikanë). E pra, kush duhej të ishte më i interesuari për financimin e kësaj rruge?! Sigurisht në rend të parë ne kosovarët. A e bëmë një gjë të tillë? Jo! Tani, a kemi të drejtë t’i adresojmë kritika qeverisë dhe specialistëve shqiptarë për përzgjedhjen e variantit të rrugës? Unë e them një JO të madhe.

Ju përshëndes nga Gjermania.



09/10/2003
nga shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2003 nė 06:55 Edit Post Reply With Quote
Sipas këtij projekti, që ndjek në pjesën më të madhe të tij luginën e lumit Fan, në rrugën e re mund të ecet me një shpejtësi prej 80 deri në 100 kilometra. Gjatësia e rrugës është 175 kilometra dhe mund të përshkohet për dy orë

Rruga kushton 300 milionë dollarë. Janë siguruar 32 nga Banka Botërore dhe 30 milionë nga taksa “Majko”


Durrës-Kukës, na duhen 240 milionë USD

Miratohet projekti i fizibilitetit. Gjatësia 175 kilometra

r.gj

Tiranë

Shqiptarët e duruar mund të shkojnë nga Durrësi në pikën kufitare të Morinës për 2 orë. Dje, Kryeministri Nano, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rrugëve, shpalli projektin fitues të fizibilitetit për rrugën e famshme Durrës-Kukës-Morinë.

Sipas këtij projekti, që ndjek në pjesën më të madhe të tij luginën e lumit Fan, në rrugën e re mund të ecet me një shpejtësi prej 80 deri në 100 kilometra. Gjatësia e rrugës është 175 kilometra dhe me një përllogaritje të thjeshtë mund të përshkohet për dy orë. I vetmi problem është se rruga kërkon 300.3 milionë dollarë që të ndërtohet. Deri tani shqiptarët i kanë dhënë buxhetit të shtetit, me anë të taksës Majko, rreth 30 milionë dollarë, ndërsa i vetmi financim i garantuar është ai i Bankës Botërore prej 32 milionë dollarësh. Pra, rruga ka shumë mundësi të nisë këtë vit, ashtu siç premtoi dje Nano, “punimet e këtij aksi rrugor do të fillojnë brenda këtij viti me ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Rrëshen me financim prej rreth 39 milionë lekësh nga Qeveria shqiptare”, por nuk dihet se kur do të përfundojë. Dyshimet për kalimin e disa viteve, deri sa makina e parë të shkojë në Kukës për dy orë, e shtojnë edhe fjalimet e tjera të qeveritarëve, ku theksohet heqja e taksës “Majko” nga paketa fiskale e vitit 2004. Pra, jo vetëm që nuk kemi donatorë, banka që na kreditojnë, por heqim edhe të ardhurat që mbledhim vetë. Sidoqoftë është për t’u vlerësuar se më në fund u arrit të zgjidhej një projekt për rrugën.

Në mbledhjen e djeshme u miratua edhe strategjia dhe objektivat për investime në rrjetin rrugor kombëtar për periudhën 2003-2005. Strategjia e financimit dhe implementimit përfshin përfundimin e dy akseve rrugore kryesore Lindje-Perëndim dhe Veri-Jug. Në aksin Lindje-Perëndim (Korridori 8), është parashikuar ndërtimi i segmentit Elbasan-Librazhd, me një gjatësi totale 30.5 km dhe një vlerë investimesh prej 22.5 milionë dollarë. Punimet e këtij segmenti, të cilat janë financuar nga BERZH, Koperacioni italian dhe qeveria shqiptare, kanë filluar në muajin prill të këtij viti dhe parashikohen të përfundojnë në vitin 2005. Po në aksin Lindje-Perëndim është parashikuar edhe ndërtimi i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë me gjatësi 65 km dhe vlerë 76 milionë euro. Punimet e këtij segmenti pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2005 dhe përfundojnë në vitin 2007. Aktualisht po vazhdon puna për përfundimin e projektit të zbatimit nga konsulenti Scetauroute, i cili mendohet të përfundojë në gusht të vitit 2004.


Durrës-Kukës

Gjatësia e rrugës Durrës-Kukës-Morinë 175 kilometra
Qytetet nga kalon rruga Milot-Rubik-Nderfushë (Rrëshen)-Reps -Thirrë-Kalimash-Morinë
Gjerësia e rrugës në të gjithë gjatësinë 14.5 metra
Shpejtësia mesatare e lëvizjes në rrugë 80-100 km/orë
Kohëzgjatja e udhëtimit nga Durrësi në Kukës 2 orë
Shpenzimet për ndërtimin e autostradës 300.3 milionë USD
Kredia nga Banka Botërore 32 milionë USD
Të ardhura nga taksa “Majko” 30 milionë USD
Shpenzime akoma të pafinancuara 258 milionë USD
Brenda vitit fillon ndërtimi i rrugës Milot-Rrëshen 39 milionë lekë

Lindje - Perëndim

Elbasan Librazhd
30.5 km
22.5 milionë USD
Përfundon në prill 2005
Financuar nga BERZH
Kooperacioni italian dhe Qeveria shqiptare

Qafë Thanë-Pogradec-Korçë
65 kilometra
76 milionë EURO
Përfundon në vitin 2007
Akoma nuk janë gjetur financimet
Veri - Jug

Lezhë-Shkodër
33.9 kilometra
3.91 miliardë lekë
Përfundon në korrik 2004
Financohet nga Buxheti i shtetit

Lushnjë-Fier
21 kilometra
20.5 milionë USD
Përfundon në vitin 2006
Financohet nga Koperacioni italian dhe Buxheti i shtetit

Fier-Vlorë
34 kilometra
38 milionë euro
Përfundon në shtator 2007
Financuar nga BEI

Fier-Tepelenë
82 kilometra
65 milionë EURO
Përfundon në vitin 2007
Financohet nga BEI, BERZH dhe nga Buxheti i shtetit

Tepelenë-Gjirokastër
23 kilometra
20.5 milionë euro
Përfundon në vitin 2005
Financuar nga BEI, Komuniteti Evropian dhe Qeveria
Veri - Jug

Jergucat-Sarandë-Konispol
63.5 kilometra
16.2 milionë EURO
Përfundon në vitin 2007
Akoma nuk janë gjetur financimet
Asetet turistike

Vlorë-Orikum
18 kilometra
500 milionë lekë
Nuk dihet afati i përfundimit
Akoma nuk janë gjetur financimet

Orikum-Ura e Palasës
32 kilometra
787 milionë lekë
Nuk dihet afati i përfundimit
Pritet të financohet nga buxheti

Ura e Palasës-Sarandë
74 kilometra
6 miliardë lekë
Nuk dihet afati i përfundimit
Akoma nuk janë gjetur
financimet
Me investimet e buxhetit

Shkodër-Muriqan 4 300 milionë lekë
Rruga e Divjakës 4 130 milionë lekë
Rruga e Velipojës 4 600 milionë lekë
Rruga e Semanit 4 320 milionë lekë
Përfundojnë në vitin 2004

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
Kompania gjermane GBI angazhohet të ndërtojë autostradën Prishtinë-Durrës

Rugova: Rruga Prishtinë-Durrës, një projekt madhor nacional

Kryetari i Kosovës tha dje se rruga antike shqiptaro-romake, do të lidhë Kosovën me detin, me gadishullin Ilirik, që për fat keq gjatë historisë iu ndërrua emri me Ballkan, emër ky që ka qenë tragjik për shumë popuj të kësaj pjese të Europës

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, të premten në një ceremoni solemne në Prishtinë ia dorëzoi kompanisë gjermane GBI kontratën për Projektin zbatues gjithëkombëtar të autostradës Prishtinë Durrës. Idenë për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Durrës Presideni Rugova e kishte dhënë para mëse një dekade, e cila tani pritet të bëhet realitet.

Presidenti Rugova, duke përshëndetur momentin e përurimit të pjesës së Kosovës të projektit të autostradës Prishtinë-Durrës, tha se ky projekt është një ngjarje me rëndësi për Kosovën dhe për këtë pjesë të Europës, sepse do të fillojë realizimi i një arterieje qendrore për Kosovën.

Ndërtimi autostradës Prishtinë-Durrës do të ketë rëndësi nacionale e ndërkombëtare, tha Presidenti Rugova dhe shtoi se Kosova më në fund do të lidhet me detin Adriatik, siç ka qenë e lidhur gjithmonë. Kjo autostradë do të ketë rëndësi për integrimet ndërshqiptare, shtoi ai, duke shprehur bindjen që një ditë do të lidhet me rrugët e tjera, siç është autostrada që e përshkon detin Adriatik.

"Po përtërijmë rrugën antike shqiptaro-romake që e lidhte Kosovën me detin, me gadishullin ilirik, që për fat keq gjatë historisë iu ndërrua emri me Ballkan, emër ky që ka qenë tragjik për shumë popuj të kësaj pjese të Europës", theksoi Presidenti Rugova.



Ndërkaq, duke folur për vetë rëndësinë e projektit, Presidenti theksoi se ky është një projekt madhor nacional për vendin tonë. Kjo tregon aftësinë dhe potencialin e Kosovës se e meriton njohjen sa më shpejt formale të pavarësisë për t'u integruar në BE në NATO dhe me miqësi me SHBA-të.

"Unë e kam dhënë këtë ide para sa vjetësh, por kjo ishte vetëm ringjallja e një ideje të vjetër, të cilën sot po fillojmë ta bëjmë realitet, pra Kosova me projektet e veta dhe Shqipëria që ka filluar me projektet e saja", tha zoti Rugova duke shprehur bindjen se së shpejti do të vihet guri i themelit në ndërtimin e autostradës dhe uroi firmën gjermane GBI që sa më shpejt ta bëjë këtë. Njëherit bëri thirrje për eliminimin e pengesave administrative e tjera që sot paraqiten si pengesë në projektet e ndryshme.

Ndërkaq, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Zef Morina bëri të ditur se që nga sot do të fillojë zbatimi i projektit për autostradën Prishtinë- Durrës, përkatësisht Merdar - Morinë. Morina tha se ishte ideja e Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova para një dekade për këtë projekt kolosal me rëndësi kombëtare për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe lidhjen e saj me Shqipërinë. Kjo ide, tha Morina, sot po bëhet realitet pas shumë takimeve me përfaqësuesit shtetërorë të Shqipërisë dhe pas konsultimeve me miqtë europianë, u arrit pëlqimi për këtë projekt, që sot po bëhet publik. Ai tha se pas kryerjes së projektit ideor do të shpallet ekzekutimi i projektit që do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri Morina shprehu bindjen që Kosova gjatë kësaj dekade do të ketë autostradën e saj dhe autostradat e tjera me rëndësi kombëtare, që cilat do ta lidhin me Europën, e të cilat, siç tha, do të shtrihen prej Albanikut e deri në Han të Elezit dhe prej Prishtine deri në Pejë e Prizren dhe do ta lidhin Kosovën me tërë rajonin dhe Europën.

Edhe përfaqësuesi i firmës gjermane GBI shprehu kënaqësinë që kompania e tij ka fituar tenderin e këtij projekti dhe u zotua se do të punojë me përkushtim në realizimin e tij.

temA

Nuk eshte e qarte se ke pjese te rruges do te ndertoje GBI?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
Shpallet fituesi i projektit zbatues të autostradës Merdar-Morinë


Faton Osmani

PRISHTINË – Oferta e “BPI Consult GmbH” me vlerën 2.8 milionë euro, është shpallur të premten fituese e tenderit për dizenjimin e projektit zbatues të autostradës Merdar - Morinë, që pritet të përfundojë më 28 tetor të këtij viti.
Realizimi i projektit zbatues i hap rrugën shpalljes së tenderit për fillimin e ndërtimit të kësaj rruge. Rruga Merdar - Morinë është pjesë e planit për autostradën Merdar - Durrës. Përfaqësuesi i “BPI Consult GmbH”, Heinz-Joachim Bauer tha se ishte një befasi për kompaninë kur kuptuan se kishin fituar tenderin. Gjatë ceremonisë së përurimit të këtij projekti, Heinz u zotua se kompania e tij do të bëjë maksimumin për të kryer projektin sa më mirë, në mënyrë që autostrada të ndërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ibrahim Rugova, president i Kosovës, tha gjatë kësaj ceremonie se shpallja e fituesit të këtij projekti është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën, sepse do të fillojë realizimi i një nisme, pra një arterie qendrore për kosovarët. “Edhe me këtë rast solemn, më duhet të them se fillimi i realizimit të këtij projekti madhor nacional për vendin tonë tregon aftësinë dhe potencialin e Kosovës se meriton sa më shpejt njohjen formale të pavarësisë për t'u integruar në BE, në NATO dhe me miqësi me SHBA-të. Jam i bindur se së shpejti do të hedhim gurin e parë të ndërtimit të autostradës dhe unë dëshiroj që sa më shpejt ta bëjmë këtë”,- tha presidenti Rugova. Ministri i Transportit, Zef Morina, tha se kompania që fitoi, ka qenë më e përgatitur teknikisht dhe çmimi ka qenë më i favorshmi. “Bëhet fjalë për projektin zbatues apo ekzekutues siç e quajnë ndërtuesit”,- tha ai. Drejtoria e Rrugëve të Kosovës që është pjesë e ministrisë, në bashkëpunim me disa institucione shkencore kosovare, ka përfunduar vitin e kaluar projektin ideor për tre variantet e mundshme për pjesën kosovare të rrugës Durrës - Merdar. Zyrtarët e ministrisë kanë zgjedhur njërën nga këto mundësi të ndërtimit të rrugës terësisht të re nga Merdari në Vërmicë (Morinë), e gjatë 111 kilometra, ndërtimi i së cilës parashikohet të kushtojë 644 milionë euro. Rruga Durrës - Merdar konsiderohet me karakter strategjik për ekonominë e Kosovës, sepse përmes portit të Durrësit do të bëhet lidhja rrugore me Evropën nëpërmjet Italisë. Edhe Shqipëria është duke punuar në ndërtimin e pjesës së saj të autostradës. Ka përfunduar hartimi i projektit zbatues dhe ka filluar ndërtimi i pjesëve të saj brenda territor shqiptar.




22/05/2004

GBI apo BPI?

Ku ndodhet Merdar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-6-2004 nė 10:48 Edit Post Reply With Quote
Dures-Kukes, oferta italiane per tre vjet
Grupi italian, DE ECCHER i ka dorezuar qeverise shqiptare nje oferte jo koncensionare per ndertimin e rruges Durres -Kukes gjate nje periudhe tre vjet e gjysem. Rreth 240 milione euro jane dhene nga banka gjermane EEST LB. Dje perfaqesuesit e kompanise e kane prezantuar projektin para grupeve te eksperteve dhe lobit te deputeteve. Qeveria shqiptare nuk kthen pergjigje

Blerina Hoxha

Grupi italian DE ECCHER ka ofruar ndertimin e rruges se re Durres-Kukes gjate nje periudhe tre vjet e gjysem me nje kredi te siguruar tashme, rreth 300 milione euro. Dje ata kane shpalosur projektin e tyre ne hotel "Rogner" ne prani te grupeve te eksperteve, lobit te deputeteve te per Rrugen Durres-Kukes dhe Shoqates se Ndertuesve Shqiptare. Drejtori i Pergjithshem i DE ECCHER, Gianfranco Sparvieri i pohoi "Korrieri"-it se, kompania e tij i kishte dorezuar qeverise shqiptare nje projekt qe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar. Oferta e ketij projekti bazohet ne ndertimin e krejt rruges brenda tre viteve e gjysem, nderkohe qe shlyerja e kredise do te filloje 6 muaj muaj pasi rruga te kete perfunduar krejtesisht. Keshtu sipas parashikimeve te kompanise italiane, nese punimet fillojne brenda ketij viti ato parashikohet te perfundojne ne mesin e 2008 dhe kesti i pare i shlyerjes se kredise do te filloje nga fundi i ketij viti. Kredia eshte siguruar nga banka gjermane EEST LB. Nderkohe qe oferta e DE ECCHER garantohet nga SACE. Sparvieri ka sqaruar me tej se, autoritetet shqiptare ende nuk i kane kthyer nje pergjigje kompanise, qofte pozitive apo negative. Mirepo duket se, projekti i kompanise italiane nuk eshte shume atraktiv per palen shqiptare pasi ai parashikon ndertimin e linjes se re rrugore nepermjet kredive tregtare dhe formes koncensionare per te cilen kane rene dakord qeveria dhe Ministria e Transportit. Fondi Monetar Nderkombetar dhe institucionet e tjera financiare nderkombetare e kane keshilluar qeverine shqiptare qe te limitizoje marrjen e kredive me kushtet e tregut per shkak te frenimit te rritjes se borxhit te jashtem. Pikerisht per kete qellim ende nuk eshte miratuar nej projekt i "General Electric" per rikonstruksionin e linjes hekurudhore, Tirane-Durres. Mirepo kompania italiane ka paraqitur argumentat e saj, duke u shprehur se kredia do te shlyhet nga shteti shqiptar me taksen e posacme qe shqiptaret paguajne per ndertimin e kesaj rruge pa qene nevoja per borxh te ri. Nderkohe deri tani vetem oferta e kompanise italine duket se eshte serioze dhe kembengulse per ndertimin e rruges ne nje afat rekord. Per kete qellim ata kane bere edhe nje studim fisibiliteti te tyrin per rrugen ku shpjetesia e pershkrimit te saj nga Durresi ne Morine nuk eshte me shume se 3 ore. Projekti i kompanise italiane pothuajse eshte i njejte me ate qe ka miratuar Keshilli Kombetar i Rrugeve, i cili parashikon kalimin e trasese sipas variantit me te shkurtur, Durres, Milot-Thirre-Kolsh-Kukes-Morine. Nga ana tjeter fondet e grumbulluara nga taksa e rruges Durres-Kukes mesohet te jene rreth 70 milione dollare, nderkohe qe ka filluar ndertimi i segmentit te pare Milot-Rreshen me nje gjatesi rreth 28 kilometer dhe nje gjeresi te rruges rreth 20 meter. Deri tani ne kete segment eshte ndertuar vetem 1 kilometer me forcat vendase te Xhenjos.

Oferta

Vlera e ndertimit rreth 300 milione euro te siguruara

Kohezgjatja e punimeve tre vjet e gjysem

Fillimi i shlyerjes se kredise 6 muaj pas perfundimit te punimeve

Ne vitin e pare shlyerja 25 milione euro

Kesti i dyte po 25 euro e keshtu me rradhe deri ne shlyerjen e plote






--------------------------------------------------------------------------------
13/06/2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-6-2004 nė 10:49 Edit Post Reply With Quote
DE ECCHER: Pse Durres-Kukes nuk ndertohet me koncesion
Grupi italian DE ECCHER mendon se, rruga e re Durres-Kukes nuk mund te ndertohet nepermjet koncensionit per faktin se edhe per shume vite trafiku i levizjeve ne kete aks nuk paraqitet me leverditshmeri. "Ne kemi objekte qe po ndertohen me koncension ne itali dhe ne shume vende te tjera, por trafiku i levizjeve ne keto zona e justifikon kete forme investimi" -tha Drejtori i Pergjithshem i DE ECCHER, Sparvieri. Po keshtu ndertimi i objekti me koncension zgjat shume per shkak te plotesimit te procedurave qe kerkon kjo forme. Nderkohe qe ndertimi nepermjet kredise nuk e sforcon buxhetin e shtetit Shqiptar dhe nuk rrit borxhin e jashtem te saj eshte shprehur ai, duke patur parasysh se, per rrugen Durres-Kukes po paguhet nje takse e posacme nga shtetasit shqiptar. Me kete fonde do te shlyhet ne vitet ne vazhdim edhe kredia, ka sqaruar perfaqesuesi i DE ECCHER.




--------------------------------------------------------------------------------
13/06/2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-6-2004 nė 10:50 Edit Post Reply With Quote
Qeveria t'I ktheje pergjigje kompanise italiane
Oferta qe kompania italiane ka per ndertimin e rruges se re Durres-Kukes eshte me mjaft interes dhe per kete qeveria duhet te ktheje nje pergjigje sa me te shpejte ndaj kompanise, eshte shprehur gjate prezantimit te projektit Kryetari i Lobit te Deputeteve per Rrugen Durres-Kukes, Petro Koci. Sipas tij, grupi i deputeteve qe mbeshtet ndertimin ne fjale gjate nje periudhe sa me te shkurtur ka nderhyre tek organet vendimarrese dhe sidomos tek qeveria per te sqaruar dhe pozicionuar te ardhmen e projektit. Koci eshte shprehur se, do te ishte me mire sikur te perdorej forma e koncensionit pasi FMN i ka limitizuar fondet per investime nepermjet kredive tregtare. Gjithsesi ai ka shprehur gatishmerine ne emer te Lobit te Deputeteve per te mbeshtetur projektin italian ne Kuvend.




--------------------------------------------------------------------------------
13/06/2004

Ndertimi i rruges Durres-Kukes, qeveria te shpalle tender
Do te ishte me transparente sikur qeveria shqiptare te organizonte nje tender per ndertimin e rruges Durres-Kukes, ne te cilin te garonin shume firma. Kryetari i Shoqates se Ndertuesve, Artan Dulaku e ka argumentuar mendimin e tij me faktin se ndertimi i kesaj rruge do te behet me fondet e buxhetit te shtetit, te cilat jane duke u mbledhur nepermjet nje takse te posacme. Deri tani eshte shprehur ai, jane grumbulluar rreth 70 milione dollare, te cilat duhet te tenderohen. Ne kete menyre do te ofrohen shume kompani dhe po keshtu mundesia per te zgjedhur oferten me ekonomike dhe qe garanton ndertimin me te shpejte te saj eshte me e madhe.




--------------------------------------------------------------------------------
13/06/2004

Shkrimet nga korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2004 nė 13:09 Edit Post Reply With Quote
MORINA:VITIN E ARDHSHEM, NDERTIMI I AUTOSTRADES PRISHTINE-DURRES

Ministri kosovar i Transportit, Morina, ka deklaruar se vitin e ardhshem do te nise ndertimi i autostrades Prishtine-Durres. Sipas projektit zbatues, pjesa kosovare e rruges do te kaloje nga Merdara, neper Lipjan, Shtime, Therande, Prizren deri ne Vermice. Gjatesia e kesaj pjese te rruges eshte 112 kilometra. Morina beri te ditur gjithashtu, se projekti do te kushtoje rreth 500 milione euro.

top-channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2004 nė 13:13 Edit Post Reply With Quote
Korridori i 5-të, kosovarët tender për ndërtimin e segmentit të tyre

Autostrada e cila është parashikuar të kushtojë 400 deri 500 milionë euro, sipas ministrit të TPT-së, do të ndërtohet me koncesion, meqenëse Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm të saj për të financuar ndërtimin e rrugës, ndërsa statusi i pazgjidhur, gjithashtu, pamundëson marrjen e kredive të jashtme


Të martën në Prishtinë, firma gjermane “BPI-Consult” prezentoi projektin fillestar të fizibilitetit për ndërtimin e pjesës kosovare të rrugës Durrës-Merdar. “Nëse të gjitha punët shkojnë sipas dinamikës së parashikuar, pjesa kosovare e autostradës Prishtinë-Durrës, që përfshinë aksin rrugor Merdar-Vërmicë, do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm”, tha dje ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Zef Morina.
Morina i bëri këto komente me rastin e publikimit paraprak të projektit zbatues të autostradës Prishtinë-Durrës, që i përket anës kosovare. Morina paralajmëroi se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të shpallet tenderi për ndërtimin e kësaj rruge, që ai e quajti jetike për shqiptarët e dy anëve të kufirit.
Autostrada e gjatë 112 kilometra nga Merdari do të kalojë nëpër Besianë, Prishtinë, Lipjan, Shtime, Therandë, Prizren e deri në Vërmicë, për të vazhduar më pas në pjesën e Shqipërisë deri në Durrës. “Rruga do të ketë katër korsi qarkulluese me dy shirita ndihmës të cilët do të shërbejnë për ngadalësimin e shpejtësisë, do të ketë dy tunele, ndërsa shpejtësia në këtë aks do të jetë maksimumi 120 kilometra”, tha ministri Morina. Autostrada e cila është parashikuar të kushtojë prej 400 deri 500 milionë euro, sipas ministrit Morina do të ndërtohet me koncesion, meqenëse Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të financuar ndërtimin e rrugës, ndërsa statusi i pazgjidhur, gjithashtu, pamundëson marrjen e kredive të jashtme. “Ne në ministri parashikojmë që autostrada të ndërtohet me koncesion, sepse besojmë se punimet do të përfundojnë më shpejt dhe më mirë”, u shpreh ministri Morina. Në Ministrinë e Transportit ai tha se kanë ardhur përfaqësuesit e shumë kompanive nga vende të ndryshe europiane dhe SHBA-ja, të cilët kanë shprehur gatishmëri për ndërtimin e rrugës me koncesion.


Projekti zbatues është duke u ndërtuar nga komania gjermane “BPI-Consult”, e cila, sipas minisrit, është duke i kryer të gjitha punët teknike sipas marrëveshjes së parashkuar. Aktualisht, kompanisë gjermane i kanë mbetur edhe disa çështje teknike, por që janë në përfundim e sipër. “Me realizimin e këtij projekti me karakter gjithëkombëtar do të realizohet ëndrra e hershme e shumë brezave që barrierat kufitare ndërmjet shqiptarëve t’i kthejnë në ura lidhëse që mundësojnë bashkëpunim shpirtëror edhe fizik”, konsideron Morina. Po ashtu, ndërtimi i kësaj autostrade, sipas tij, ka edhe rëndësinë ekonomike, por edhe gjeopilitike, sepse krijon si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë lidhje më të mira në korridorin paneuropian.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2004 nė 18:30 Edit Post Reply With Quote
Gjergj Buxhuku - 30/11/2004

Sqarimi i misterit të parave të rrugës

Shifra pothuaj qesharake e 200 milionë lekëve, që janë afro 2 milionë dollarë të sotëm dhe më pak se 1.6 milionë dollarë të kohës kur u grumbulluan këto para, të programuara për t’u harxhar çdo vit, i bie që rruga aq shumë e dëshiruar do të përfundojë pas 150 vjetësh


Projektbuxheti i vitit 2005 e sqaroi përfundimisht misterin e parave të rrugës Durrës –Kukës. Përfoljet e shumta në 3 vitet e vendosjes së taksës për ndërtimin e rrugës se ku kanë shkuar paratë, a janë harxhuar apo janë programuar për t’u përdorur në vitet në vazhdim, tash nuk kanë më kuptim. Fakt është shifra pothuaj qesharake e 200 milione lekëve, që janë afro 2 milione dollarë të sotëm dhe më pak se 1.6 milione dollarë të kohës kur u grumbulluan këto para. Kuptohet me kaq para të programuara për t’u harxhuar cdo vit i bie që rruga aq shumë e dëshiruar do të përfundojë pas 150 vjetësh ose për të mos përdorur ironi: për të mos u ndërtuar kurrë, sepse kaq para nuk mjaftojnë edhe për mirëmbajtjen e saj. Në fakt, nuk është rasti i parë që tregon se vullneti i vërtetë i politikës shqiptare për të ndërtuar rrugën që do të lidhë fizikisht dhe realisht shqiptarët dhe atdheun e vërtetë të tyre të ndarë në pothuaj 100 vjet, nuk ekziston. Nuk ekziston as dëshira për të përfituar nga të ardhurat që rruga jep për shqiptarët pa dallim vendit ku ata jetojnë. Të mos harrojmë se nuk janë as pasuritë nentokësore, as ato sipërfaqësore që janë vlerat e vërteta të vendit të shqiptarëve. Mbi të gjitha është pasuria e paçmuar e pozicionit të saj gjeografik, si rrugë potenciale ku ndërpriten në hartë vijat më të shkurtëra që lidhin portën e madhe të Perëndimit të zhvilluar, Italinë me Ballkanin dhe Lindjen e Afërme në këto kohë ku hapesirat janë zhvilluar kaq shumë.
Por si mund të bëhet fjalë për ta bërë tokën e shqiptarëve një korridor të madh lidhjeje me përfitim të jashtëzakonshëm financiar, politik, social dhe ekonomik kur ne nuk kemi dëshirë të shfrytëzojmë atë që është më e shpejta e mundshmja dhe natyrore: lidhja e trojeve shqiptare. Të mos harrojmë se edhe në kushtet e sotme ku gjendja e rrugës që lidh pjesën perëndimore të Shqipërisë, pra shtetin shqiptar me pjesën verilindore të saj d.m.th. Kosovën, janë në gjëndje mjerane pothuaj 30% e shërbimeve spedicionere janë me destinacion Kosovën. Askush nuk merr parasysh se kjo shifër mund të shumëfishohet nëse rruga që lidh shqiptarët do të bëhet. Por asgjë nuk merret parasysh nga vendimmarrësit e sotëm. Vetëm me fushata dëgjojmë herë pas here ndonjë zë të shkëputur që lëshon ndonjë lajm pa vijëmësi, siç duket sa për të mbajtur gjallë shpresën se diçka do të bëhet. Kuptohet s’ka rëndësi se kur. Shpresa vdes e fundit dhe kjo ka vlerë për të gjithë. Ndërkohë nëse shikohet me vëmendje ka disa lëvizje që në fakt pak shpresë të japin për vullnetin e vërtetë për të bërë rrugën, që jo vetëm do të lidhë pjesët e kombit por do të japi edhe shansin e daljes nga gjendja e komës së vërtetë shumëvjeçare të pjesës verilindore të shteti shqiptar. Rajone të tëra janë në kushtet e pothuaj vdekjes klinike si pasojë e izolimit faktit dhe pamundësisë për të komunikuar me tregjet dhe kapitalin. Vetën ndërtmi i rrugës do të bëjë të mundur lindjen e shpresës për të jetuar atje ku janë dhe për të mos i detyruar të marrin plaçkat në krahë dhe të marrin eksodin e dhimbshëm me pasoja shkatërrimtare për të gjithë kombin. Për të kuptuar se këtyre njerëzve i është hequr e drejta e shpresës mjafton të shikosh se edhe dhuratën dhe faktin e kryer të aeroportit të Kukësit, që sidoqoftë ishte një frymëmarje për zonat verilindore, politika e dënoi me vdekje praktike nëpërmejt dhënies së monopolit të fluturimeve koncesionarit privat të Rinasit.
Sesi mund të shpjegohet një vendim i tillë në kushtet e mësipërme këtë askush nuk mund ta shpjegojë. Megjithëse për të thënë të vërtetën askush nga vendmmarrësit nuk merr edhe mundimin më të vogël për të bërë edhe llogaritë sesa i kushton vendit dhe shqiptarëve një vendim i tillë. Vendimi për aeroportin e Kukësit së bashku me shumën qesharake për rrugën e shqiptarëve Durrës –Prishtinë në fakt tregon se vendi është dënuar nga vendmmarrja e sotme për të qenë i izoluar edhe për një kohë të gjatë. Paratë e grumbulluara prej të paktën 60 milionë dollarësh në emër të rrugës, që shqiptarët kanë paguar me vullnetin e tyre disa vjet më parë dhe vazhdojnë ta paguajnë ende në formën e taksave të ndryshme tashmë mund të thuhet me siguri të plotë që janë bërë rrush e kumbulla. Se ku dhe sesi kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka se përfundimisht u sqarua se ato nuk shkuan në drejtimin dhe për qëllimin për të cilën u mblodhën.
Ndërkohë qeveria e Kosovës megjithë kufizimet që i jep statusi i saj tregon fytyrën tjetër të Tiranës zyrtare. Projekti i rrugës për pjesën e tyre ka mbaruar plotësisht dhe njëkohesisht është marrë edhe vendimi për ta dhënë me koncesion. Jo vetëm kaq, por në çdo mbledhje me donatorë ndërkombëtarë kur i jepet rasti, ndonëse rasti u jepet shumë më pak sesa vendimmarrësve të Tiranës, kërkojnë ndihmë për të ndërtuar gjithë rrugën. Kështu ndodhi edhe në mbledhjen e fundit në Gjermani, ku ministri kosovar si çështje parësore ngriti ndërtimin e rrugës Durrës- Prishtinë. Një gjë e tillë nuk u kërkua nga përfaqësuesit e Tiranës. Siç duket edhe për shumë kohë ne e kemi mbledhur mendjen që nuk mund të bëjmë krimin e heqjes së “bukës së gojës” Greqisë, që fut në xhep paratë e shqiptarëve edhe nëpërmjet shfrytëzimit të korridoreve të saj në kushtet e mungesës së rrugës së shqiptarëve. Veprimi i mësipërm nuk është i izoluar përsa i përket financimit dhe ndërtimit të rrugës Durrës-Morinë. Mjafton të kujtojmë miratimin në parlament të shtesave në buxhetin e vitit 2004 nga paratë e arkëtuara nga shitja e Bankës së Kursimeve. Nuk është vetëm fjala se nuk u gjend asnjë dollar nga 120 milione dollarët e arkëtuar, por mbi të gjitha për seriozitetin e politikës shqiptare në mbajtjen e zotimeve të saj. Fillimi i punimeve të ndërtimit sa më të shpejtë të rrugës Durrës-Prishtinë do të shënonte edhe kryengritjen e vërtetë të shqiptarëve ndaj prangave moderne të kolonizimit ekonomik të tokave të tyre, nëpërmjet zhvatjes së pandërprerë të parave të tyre nga të huajt.
Duhet të kemi të qartë se tashmë shteti shqiptar potencialisht i ka të gjitha mundësitë të financojë vetë ndërtimin e rrugës kombëtare që lidh trojet shqiptare. Mjafton të shikojme se nëse do të kishim filluar grumbullimin e parave të rruges që prej pesë vjetësh, nga koha e çlirimit të Kosovës tashmë dhe t’i kishim shtuar të paktën edhe gjysmën prej 60 milionë dollarësh të shitjes së Bankës së Kursimeve do të kishim siguruar të paktën ¾ e financimit të duhur. Pa marrë parasysh se ekzistojnë edhe mënyrat koncesionare të ndërtimit të pjesëve të veçanta dhe më të kushtueshme të saj. Për të mos përmendur se me një politikë ekonomike normale, ku shqiptarët të ndihen të barabartë të paktën në vendin e tyre dhe paratë shqiptare të mos dalin me kot jashtë vendit, ne mund të ndërtojmë nga një rrugë Durrës-Morinë çdo vit.
Buxheti është politik dhe zgjedhjet janë afër, por politika që nëpërkëmb interesat afatgjata të kombit për interesat e saj afatshkurtër, në rastin më të mirë, është e papërgjegjshme!

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.5728509 sekonda, 49 pyetje