Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Rruga Durres- Prishtinė
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 02 Prill 2005


MUNGOJNE FONDET, RREZIKOHEN PUNIMET NE AUTOSTRADEN DURRES-PRISHTINE

Mirdite- Mungesa e fondeve per vitin 2005 dhe mosakordimi nga qeveria rrezikon punimet ne autostraden Durres-Prishtine. Ndersa punetoret dhe reparti i xhenios prej dy muajsh nuk paguhen me rroge, ka nisur futja ne kazerma e makinerive kineze te repartit xhenio per shkak te mosderdhjes se parave. Puna ne trasene e autostrades vijon pa nderprere, ndonese me ritme teper te ulta. Brigada e xhenios pasi ka perfunduar punen e saj ne segmentin Milot-Rubik, eshte zhvendosur ne segmentin tjeter Rubik-Rreshen. Ne 10 dite ata kane pershkuar rreth 900 metra deri ne afersi te nje tuneli te improvizuar per te ruajtur trenin nga rreshqitjet e malit anesor. Distanca e pershkuar ne 10 dite eshte pothuaj e barabarte me distancen ne segmenin e kaluar, e cila ka kerkuar rreth nje vit e gjysme pune dhe rreth 900 milione leke shpenzime. Specialistet thone se volumi i punimeve qe kerkoi kaq shume kohe ka qene teper i madh. Ndersa punimet ne segmentin e tanishem jane tejet te lehta. Te pakten ne pjese te vecanta te saj. Toka eshte teresisht e bute dhe mjetet e renda vetem sa zhvendosin dheun, duke dyfishuar trasene ekzistuese qe dikur i sherbente trenit. "Nese nuk do te pengohemi per mjete financiare deri ne muajin shtator te ketij viti, traseja do te mberrije ne Rreshen", shprehen disa prej punetoreve qe rrine prane makinerive kineze. Dy punonjes te ketij reparti ndodhen te pergjumur ne majen e nje kodre anes trasese ne te cilen germojne dy-tri mjete te ushtrise. Pervecse te pergjumur, ata jane edhe teper te demoralizuar. Vijne cdo dite nga Tirana, e madje harxhojne per udhetimin vajtje-ardhje deri ne 500 leke te reja ne dite. Por ato kane dy muaj qe nuk jane paguar, si gjithe te tjeret. Per shkak te mosceljes se fondit nga qeveria, edhe mjetet jane kazermuar pothuajse te gjitha. "Edhe sot kemi kazermuar 10 mjete te tjera te renda", thote njeri prej tyre, i cili nuk lejon t'i permendesh emrin ne gazete. "Me keto ritme nuk mund te bejme asgje dhe nuk e kuptojme se si eshte e mundur qe qeveria nuk e cel fondin per kete vit", ankohen ata. Edhe komandantet gjenden ne te njejtat pozita per sa i perket pageses. "Te ankohemi tek shefat eshte e kote, pasi edhe ata i genjejne", e perfundojne bised`n punonjesit qe vijne nga Tirana per t'u ngrohur ne diellin perbri lumit Fan i Vogel, ku thuhet se ketu mund te kaloje autostrada qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven.

Aleksander Ndoja

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-5-2005 nė 12:56 Edit Post Reply With Quote
Opozita, e vendosur të zbardhë skandalin

Qeveria fsheh 60 milionë Euro të rrugës Durrës -Kukës

Komisioni Hetimor parlamentar që do ngrihet për të zbardhur skandalin e vjedhjes së 60 milionë Euro të Taksës së rrugës Durrës-Kukës do të ketë në përbërje të tij 9 anëtarë: pesë nga opozita dhe katër nga mazhoranca.

Deputeti Preç Zogaj, një prej iniciatorëve të ngritjes së këtij komisioni tha dje për "RD"-në se, mandati dy deri tre javë për funksionimin e tij është i mjaftueshëm për të hetuar dhe kontrolluar të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë.

"Shqiptarët duhet të dijnë se ku kanë përfunduar 60 milionë Euro të mbledhura nga ata nëpërmjet taksës për Rrugën Durrës-Kukës, pasi ende nuk po shihen segmentet e shtruara", shprehet Zogaj. Sipas tij, në këtë rrugë punon paksa një repart ushtarak afër Rubikut, por ajo është krejt tjetër dhe s'ka të bëjë me vetë tenderimin ose prokurimin e fondeve. Është më tepër një shenjë për të thënë se do bëhet rruga, por paratë nuk janë përdorur për rrugën. Në këto kushte deputeti Zogaj e konsideron si mjaft pozitive nismën e disa deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë që përpara se të mbyllet kjo legjislaturë dhe për të dhënë shpjegime para zgjedhësve të zbardhet e vërteta e këtyre fondeve të grumbulluara.

Ndërkohë, ministri i Financave, Arben Malaj, është përpjekur sërish dje të krijojë një mjegullnajë të re rreth këtyre fondeve. Ai nuk dha shifra për fondin e mbledhur. Gjithsesi, Malaj nuk qe në gjendje të kundërshtojë ngritjen e komisionit, por u mjaftua me deklarimin se çdo gjë do t'i lihet debatit në Komisionin Hetimor parlamentar dhe në seancën plenare.

Pas kërkesës të një grupi deputetësh të opozitës Kuvendi miratoi të enjten ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për të hetuar rreth mënyrës se si është menaxhuar fondi i mbledhur nga vjelja e taksës së rrugës Durrës-Kukës.

H.R

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2005 nė 10:21 Edit Post Reply With Quote
Edhe një herë për rrugën Durrës-Morinë
Altin Ylli
Është e tepërt tashmë të përmendësh rëndësinë strategjike që ka kjo rrugë për shqiptarët, siç është ndikimi pozitiv qe do të sillte në zhvillimin e zonës verilindore të vendit, krijimin kushteve për integrimin ekonomik të Shqipërisë, Kosove e trojeve të tjera, si dhe lehtësimin dhe rritjen e numrit të turistëve, nga këto vise, në bregdetin shqiptar. Për këtë qëllim, inisiativa e ndërmarrë nga kryeministri i asaj kohe, zoti Pandeli Majko, në muajt e parë të vitit 2002, u përkrah nga të gjithë partitë politike, shoqëria, biznesi etj., duke e kthyer këtë inisiativë, në një ligj të posaçëm të Parlamentit, e cila vendosi të ashtuquajturën "taksën Majko".
Në atë kohë, si zoti Majko, ashtu edhe qeveria e Parlamenti, kanë qenë në dijeni, se në Shqipëri ekziston edhe prezenca e FMN-së. Me përfundimin e mandatit të perkohshëm të zotit Majko si kryeministër, një qeveri po socialiste, në të cilin zoti Majko është akoma ministër, pas mëse 1 viti, zbuloi se FMN-ja nuk ish dakord me mënyrën e aplikimit të kësaj takse.
Siç rezulton, deri në fund të vitit 2003, nga kjo taksë jane arkëtuar në buxhetin e shtetit rreth 45 milion dollarë. Kjo shumë, natyrisht nuk mjafton për të perfunduar ndërtimin e këtij aksi rrugor, por është e konsiderueshme, që ato të përdoreshin për fillimin intensiv të punimeve në një nga segmente e kësaj rruge. Për të sensibilizuar dhe nxitur institucionet, partitë politike dhe opinionin publik, për këtë temë, në verën e vitit 2004, perveç të tjerash, kemi organizuar edhe një tryezë debati, me pjesëmarrjen e deputetëve të Parlamentit (pozitarë e opozitarë). Fakt është se shqetësimi i ngritur në atë debat të parë, për mosfillimin punimeve të rrugës dhe ndryshimin e destinacionit ose abuzimin me këto fonde, me së fundi është berë i qarte për të gjithë. Por problemi dhe shqetësimi nuk është vetëm për taksën Majko, të mbledhur nga shqiptaret deri në fund të vitit 2003. Është për të sqaruar, se pas sugjerimit të FMN-së (për formën dhe jo për mosmbledhjen e fondeve për këtë rrugë, duke e mbajtur si zë të veçantë në buxhet), qeveria, në paketën fiskale për vitin 2004 (miratuar nga Parlamenti në dhjetor të vitit 2003), taksën Majko, në funksion të vazhdimit të mbledhjes së fondeve për rrugën Durrës-Morinë, e zëvendësoi me dy taksa të reja. Dhe konkretisht, rriti akcizën e karburanteve 15 përqind, si dhe vendosi një taksë të re për automjetet. Pra fondi për taksën e rrugës ne fjalë vazhdon të mblidhet edhe sot e kësaj dite, dhe do të vazhdojë të mblidhet edhe në vitet e ardhshme. Qeveria nuk mund ta mohojë këtë fakt (as ministrat t’ia lënë topin njëri-tjetrit), pasi në relacionet shoqërues të projekt ligjit për Akcizat dhe atë për Taksat në Republikën e Shqipërisë, paraqitur dhe miratuar në Parlament në dhjetor të vitit 2003, është shprehur qartë për vazhdimin e mbledhjes së fondeve për rrugën në fjalë, dhe konkretisht:
-Në relacionin për projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.8977 në pikën 2 (vendosja e taksës së qarkullimit rrugor), shprehimisht thuhet: "Efekti financiar në rritjen e të ardhurave është rreth 1.45 miliard lekë, duke kompensuar po në këtë masë humbjen e të ardhurave nga shfuqizimi i taksës së rrugës (taksa Majko)".
-Në relacionin për projekt ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8976, për "akcizat", në pikën 1 thuhet: "rritja e përgjithshme e nivelit të akcizës së benzinës, është bërë për kompensimin e të ardhurave nga heqja e taksës se rrugës Durrës-Kukës (taksa Majko) dhe thuajsë nuk ka efekte negative për tatimpaguesin (pra në vend të pagimit të akcizës plus taksën e rrugës Durrës-Kukës, do të paguhet vetëm akciza)".
-Në pikën 2 të po këtij relacioni për ligjin e akcizave thuhet: "rritja e akcizës së naftës, nga 50 përqind në 65 përqind është bërë për të kompensuar uljen e të ardhurave nga heqja e taksës së rrugës Durrës-Kukës (taksa Majko)".
Pa llogaritur taksën e re të qarkullimit rrugor për automjetet, vetëm nga rritja 15 përqind e akcizës së karburanteve, buxheti i shtetit (për llogari dhe arsye të shprehur qartë të grumbullimit të fondeve për rrugën Durrës-Kukës, duke i mbajtur ne llogari të veçantë në buxhet, sipas sugjerimit të FMN-së), vitin e kaluar, ka arkëtuar mesatarisht 10 lekë (të reja) për çdo litër karburant. Për vitin 2004, shifra e arkëtuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim arrin në rreth 6 miliard lekë (rreth 60 milion dollarë). E njëjta vlerë parashikohet edhe për vitin 2005. Këto vlejnë të theksohen, pasi abuzimi me fondet e kësaj rruge, nuk është 45 milion dollarë të paguara nga qytetarët deri në fund të vitit 2003, por duke shtuar edhe ato të grumbulluara në vitin 2004 dhe ato që do të grumbullohen deri në fund të vitit 2005, bëhen plot 165 milion dollarë (pa përfshirë taksën e qarkullimit të automjeteve).
Në këtë situatë, janë mjaft qesharake justifikimet e Ministrit të Transportit, sipas të cilit, duhet të pritet grumbullimi i të gjithë fondit që kërkon rruga, pastaj të fillojnë punimet. Gjithashtu, po spekullohet me synimet e qeverisë për ndërtimin e kësaj rruge me koncesion, nga kompani të huaja. Se pasi, nuk është publikuar asnjë kompani që të jetë interesuar ose paraqitur projekte konkrete për këtë rrugë (po bëhen gati 2 vjet nga hedhja e kësaj ideje) dhe së fundi, kur rrugën do ta ndërtojmë me koncesion, përse duhet të vendoseshin taksa të posaçme për ndërtimin e saj.
Dyshimet për spekullimin me këtë taksë bëhen më evidente, kur fondet nga buxheti për infrastrukturën rrugore, në vitin 2003- 2004, kanë qenë dukshëm më të ulta se ato të akorduara në periudhën 2000-2002, në të cilat vite, nuk mblidheshin taksa të reja specifike për rrugët.
Së fundi, është detyrë e qeverisë dhe parlamentit të ardhshëm që të sqarojë dhe bëjë publike, nëse këto para të mbledhura jenë në ndonjë llogari të veçantë (siç ka deklaruar Ministri i Financave). Në rast se nuk janë ose janë përdorur për qëllime të tjera, të përcaktojë se kush mban përgjegjësi për shkeljen e ligjit të miratuar nga Parlamenti dhe zvarritjen, në këtë rast të qëllimshme, të ndërtimit të këtij aksi rrugor me rëndësi strategjike për gjithë shqiptarët.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
EDHE NJË HERË PËR RRUGËN DURRËS-MORINË


Altin Ylli

Eshte e tepert tashme te permendesh rendesine strategjike qe ka kjo rruge per shqiptaret, siç eshte ndikimi pozitiv qe do te sillte ne zhvillimin e zones verilindore te vendit, krijimin kushteve per integrimin ekonomik te Shqiperise, Kosove e trojeve te
tjera, si dhe lehtesimin dhe rritjen e numrit te turisteve, nga keto vise, ne bregdetin shqiptar. Per kete qellim, iniciativa e ndermarre nga kryeministri i asaj kohe, zoti Pandeli Majko, ne muajt e pare te vitit 2002, u perkrah nga te gjithe partite politike, shoqeria, biznesi etj., duke e kthyer kete iniciative, ne nje ligj te posacem te Parlamentit, e cila vendosi te ashtuquajturen "taksen Majko".
Ne ate kohe, si zoti Majko, ashtu edhe qeveria e Parlamenti, kane qene ne dijeni, se ne Shqiperi ekzistonte edhe prezenca e FMN-se. Me perfundmin e mandatit te perkohshem te zotit Majko si kryeminister, nje qeveri po socialiste, ne te cilin zoti Majko qendroi deri ne fund minister, pas mese 1 viti, zbuloi se FMN-ja nuk ish dakord me menyren e aplikimit te kesaj takse.
Sic rezulton, nga hetimi i Komisionit Parlamentar te para disa muajve, deri ne fund te vitit 2003, nga kjo takse ishin arketuar ne buxhetin e shtetit rreth 45 milionë dollare. Kjo shume, natyrisht nuk mjaftonte per te perfunduar ndertimin e ketij aksi rrugor, por ishte e konsiderueshme, qe ato te perdoreshin per fillimin intensiv te punimeve.
Per te sensibilizuar dhe nxitur institucionet, partite politike dhe opinionin publik, per kete teme, ne veren e vitit 2004, pervec te tjerash, kemi organizuar edhe nje tryeze debati, me pjesemarrjen e deputeteve te Parlamentit (pozitare e opozitare). Fakt eshte se, shqetesimi i ngritur ne ate debat te pare, per mosfillimin punimeve te rruges dhe ndryshimin e destinacionit ose abuzimin me keto fonde, me se fundi eshte i qarte per te gjithe. Patriotizmi i qeverise se zotit Majko u kthye ne nje tallje cinike per te (dhe te gjithe shqiptaret qe kontribuan per kete takse), kur ky aks strategjik rrugor, iu ngarkua, si nje pune angari, nje batalioni xhenjer te zotit Majko, duke dhene disa fonde qesharake, ne raport me shumen e mbledhur prej 45 milion dollare deri ne fund te vitit 2003.
Por problemi dhe shqetesimi nuk eshte vetem per taksen Majko, te mbledhur nga shqiptaret deri ne fund te vitit 2003. Eshte per te sqaruar, se pas sugjerimit te FMN-se per formen dhe jo per mos mbledhjen e fondeve per kete rruge, duke e mbajtur si ze te vecante ne buxhet), qeveria, ne paketen fiskale per vitin 2004 (miratuar nga Parlamenti ne dhjetor te vitit 2003), taksen Majko, ne funksion te vazhdimit te mbledhjes se fondeve per rrugen Durres-Morine, e zevendesoi me dy taksa te reja. Dhe konkretisht, rriti akcizen e karburanteve 15 per qind, si dhe vendosi nje takse te re per automjetet. Pra, fondi per taksen e rruges ne fjale ka vazhduar te mblidhet edhe deri sot e kesaj dite.
Ne relacionet shoqerues te projekt ligjit per "Akcizat" dhe ate per "Taksat ne Republiken e Shqiperise", paraqitur dhe miratuar ne Parlament ne dhjetor te vitit 2003, eshte shprehur qarte per vazhdimin e mbledhjes se fondeve per rrugen ne fjale, dhe konkretisht:
-Ne relacionin per projektligjin per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr 8 977 ne piken 2 (vendosja e takses se qarkullimit rrugor), shprehimisht thuhet:" Efekti financiar ne rritjen e te ardhurave eshte rreth 1 45 miliardë leke, duke kompensuar po ne kete mase humbjen e te ardhurave nga shfuqizimi i takses se rruges (taksa Majko)"
-Ne relacionin per projekt ligjin per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr. 8 976, per "akcizat", ne piken 1 thuhet: "rritja e pergjithshme e nivelit te akcizes se benzines eshte bere per kompensimin e te ardhurave nga heqja e takses se rruges Durres-Kukes (taksa Majko) dhe thuajse nuk ka efekte negative per tatimpaguesin (pra ne vend te pagimit te akcizes plus taksen e rruges Durres-Kukes, do te paguhet vetem akciza)".
-Ne piken 2 te po ketij relacioni per ligjin e akcizave thuhet:"rritja e akcizes se naftes, nga 50 per qind ne 65 per qind eshte bere per te kompensuar uljen e te ardhurave nga heqja e takses se rruges Durres-Kukes(taksa Majko)".
Pa llogaritur taksen e re te qarkullimit rrugor per automjetet, vetem nga rritja 15 per qind e akcizes se karburanteve, buxheti i shtetit (per llogari dhe arsye te shprehur qarte te grumbullimit te fondeve per rrugen Durres-Kukes, duke i mbajtur ne llogari te vecante ne buxhet, sipas sugjerimit te FMN-se ), vitin e kaluar, ka arketuar mesatarisht 10 leke (te reja) per cdo liter karburant. Per vitin 2004, shifra e arketuar ne buxhetin e shtetit per kete qellim arrin ne rreth 6 miliardë leke (rreth 60 milionë dollare). E njejta vlere parashikohet edhe per vitin 2005. Keto vlejne te theksohen, pasi abuzimi me fondet e kesaj rruge, nuk eshte 45 milion dollare te paguara nga qytetaret deri ne fund te vitit 2003, por duke shtuar edhe ato te grumbulluara ne vitin 2004 dhe ato qe do te grumbullohen deri ne fund te vitit 2005, behen plot 165 milionë dollare (pa perfshire taksen e qarkullimit automjeteve).
Ne kete situate, kane qene mjaft qesharake justifikimet e ish-ministrit te transportit, sipas te cilit, duhej te pritej grumbullimi i te gjithe fondit qe kerkon rruga, pastaj te fillonin punimet. Gjithashtu, qeveria ka spekulluar me pretendimet per ndertimin e kesaj rruge me koncension, nga kompani te huaja. Se pari, nuk eshte publikuar asnje kompani qe te jete interesuar ose paraqitur projekte konkrete per kete rruge (po behen gati 2 vjet nga hedhja e kesaj ideje) dhe se fundi, kur rruga do te ndertohej me koncesion, perse duhet te vendoseshin taksa te posacme per ndertimin e saj.
Dyshimet per spekullimin me kete takse behen me evidente, kur fondet nga buxheti per infrastrukturen rrugore, ne vitin 2003- 2004, kane qene dukshem me te uleta se ato te akorduara ne periudhen 2000-2002, ne te cilat vite, nuk mblidheshin taksa te reja specifike per rruget.
Se fundi, eshte detyre e qeverise dhe parlamentit aktual qe te sqaroje dhe beje publike, nese keto para te mbledhura jene ne ndonje llogari te vecante (sic ka deklaruar ish-Ministri i Financave). Ne rast se nuk jane, ose jane perdorur per qellime te tjera, te percaktoje se kush mban pergjegjesi per shkeljen e ligjit te miratuar nga Parlamenti dhe zvarritjen, ne kete rast te qellimshme, te ndertimit te ketij aksi rrugor me rendesi strategjike per gjithe shqiptaret. Kete fakt ndoshta do te kemi mundesi qe ta mesojme ne ditet e ardhshme, me rastin e dorezimit te premtuar te zyrave dhe dosjeve te financave publike ne Ministrine e Financave. Ne kete ceremoni, dosja e rruges Durres-Morine nuk duhet te mungoje.





15/09/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 18:33 Edit Post Reply With Quote
Kur isha ne Tirane kam takuar nje specialist ndertimi dhe me ka treguar se jemi duke gabuar rende me kemenguljen ne ndertimin e rruges ne variantin Durres- Kukes- Morine.

Rruga e lidhjes se bregdetit me Kosoven duhet te jete ajo natyrale e lugines se Drinit.

Per fat te keq nuk kam hollesi, krahasuese, me lart ne teme jane.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 16-9-2005 nė 02:38 Edit Post Reply With Quote
Me sa di, eshte bere studimi i fizibilitetit, rruga eshte percaktuar pergjate lugines se Fanit, fillimisht ajo e Matit.

Pa qene specialist, do te thoja se ndertimi i rruges pergjate Drinit eshte teper e gjate, ka liqenet artificiale, e nuk eshte e tepert te thuhet se eshte i mbyllur zinxhiri i hidrocentraleve.

Edhe dicka tjeter. Rruga deri ne Puke (Fushe Arrez) eshte sipas asaj qe ka bere Italia, e atje ku ata e kane ngulur nivelin, aty i ka qendruar kohes sot e mot.

Por problemi nuk qendron ne kete faze tek itenerari i rruges - eshte ndertimi i saj. Per kete duhen gjetur doemos parate, financimi i saj.

Ne muajin Maj, u ra dakord e u ngrit nje komision i perbashket hetimi ne Kuvendin Popullor per menaxhimin e takses Majko ...

Ai Kuvend na e la shendene, si i thone fjales. Tani i takon qeverise se re, Kuvendit te ri qe te jape drejtim ketij problemi. LLoqet e tjera jane te teperta.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-9-2005 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
Prit te mos nxitohemi.

Nuk kam kohe keto dite, por jam i sigurte qe krahasimi i projekteve ka shume rendesi.

Kush ka kohe le ti hedhe nje sy shkrimeve ne kete teme dhe te informohet.

Per fat te keq nuk arrita te marr kontakt me ideatoret shkodrane.

Lugina e Drinit eshte ka disa perparesi ne krahasim me kete rrugen e re me tunel.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2008 nė 17:16 Edit Post Reply With Quote
Si është e mundur që kryeprokurorja vendosi të mos respektojë vendimin e Gjykatës

Shkeljet ligjore që kompromentojnë Prokurorinë

Prokuroria e Përgjithshme ka dëshmuar abuzim me pushtetin ligjor duke shkelur dispozitat kushtetuese, që mbrojnë dhe garantojnë liritë e individit në një proces të rregullt ligjor. Edhe pse Gjykata e Tiranës kishte vendosur pushimin e çështjes për rrugën Durrës-Kukës, Prokuroria e Përgjithshme ka injoruar këtë vendim duke vazhduar hetimet. Sipas përfaqësuesit ligjor të ministrit të Jashtëm, ky veprim i Prokurorisë së Përgjithshme përbën një shpërfillje flagrante të detyrimeve ligjore dhe vendimit të Gjykatës, si dhe demostron qartë prapavijën e pastër dhe prapaskenat politike të trajtimit të kësaj çështjeje dhe përdomit të saj si një mashë politike nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Por duket se Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka marrë një vendim të tillë vetvetiu, por e nxitur nga segmente të caktuara të opozitës. Këtë e vërteton edhe ndryshimi i qëndrimit brenda një kohe të shkurtër i Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, e cila ishte shprehur më parë se organi qëndror i akuzës do të respektojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes."Për shkak të dispozitave ligjore, ne nuk mund të bëjmë veprime hetimore, sepse ka një vendim gjykate. Ne jemi të detyruar të mos bëjmë asnjë veprim hetimor dhe të respektojmë vendimin e Gjykatës", u shpreh kryeprokurorja për median pas vendimit të Gjykatës. Por çuditërisht, ky vendim ndryshoi vetëm pas pak orësh, duke dëshmuar ndërhyrjet dhe presionet që janë ushtruar ndaj Prokurorisë për të ndërmarrë një nismë antiligjore. Avokati Zef Nikaj, përfaqësuesi ligjor i ministrit Basha për këtë çështje, rendit katër arsye të qenësishme, të cilat vërtetojnë shkeljen flagrante të ligjit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Fillimisht, Nikaj vlerëson se me vendim të datës 18 nëntor 2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka anulluar vendimin për zgjatjen e afatit të hetimeve për procedim penal lidhur me çështjen e rrugës Durrës-Kukës dhe, siç argumenton ai, sipas Kodit të Procedurës Penale hetimet nuk mund të vazhdojnë. "Me këtë kërkesë, Prokuroria ka shkelur nenin 34 të Kodit të Procedurës Penale në pikën 1 të tij, sipas të cilit, në rastet kur bëhet një njoftim i tillë së bashku me aktin e letërthirrjes, duhet të bëhet e ditur edhe akti i akuzës konkrete, në të cilin duhet të tregohen të dhëna të mjaftueshme për marrjen si të pandehur", vlerëson Nikaj në reagimin e tij. Pra, vijon më tej ai, duhet të tregohen prova dhe fakte në ngarkim të personit të cilit duhet t'i atribuohet akuza dhe të tregohet dispozita penale konkrete, me qëllim për të vendosur të pandehurin në kushtet e mbrojtjes ligjore. "Kjo letërthirrje nuk është shoqëruar me asnjë dokument të tillë, çka përbën një shkelje të rëndë ligjore", saktëson më tej avokati Nikaj. Kërkesat e Prokurorisë të parashtruara në letërthirrje, sipas avokatit Nikaj, janë shkelje të hapura ligjore, pasi siç shprehet ai, klienti i tij në cilësinë e personit nën hetim nuk mund të detyrohet të paraqitet në Prokurori, për të kryer ndonjë veprim procedurial, përveçse kur ai e sheh të arsyeshme, që me dëshirë të kryejë diçka të tillë. Gjithashtu, ai sqaron se kërkesa e Prokurorisë për të pyetur klientin e tij në cilësinë e të pandehurit është tërësisht në shkelje flagrante ligjore, pasi bie në kundërshtim të hapur me vendimin e Gjykatës. Më tej, avokati Zef Nikaj sqaron se letërthirrja e Prokurorisë mbart edhe një shkelje ligjore tjetër të rëndë, pasi sipas nenit 34 të Kodit të Procedurës Penale, organi i Prokurorisë në rast të një akuze eventuale duhet domosdoshmërisht t'ia komunikojë edhe mbrojtësit të tij ligjor. Në rastin konkret, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë një gjë të tillë, duke dëshmuar edhe njëherë prapaskenat politike që po përdor lidhur me këtë çështje. Nikaj thekson se, të gjitha këto akte dhe veprime proceduriale janë absolutisht të pavlefshme në kuptim të nenit 128 dhe të papërdorëshme në bazë të nenit 151 pika 4 të Kodit të Procedures Penale. Ai paralajmëroi se, për të gjitha këto veprime arbitrare në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjin dhe Kushtetutën do të ndiqet rruga ligjore.

Katër shkeljet ligjore të akuzës

Këto dy shkresa, si avokat mbrojtës, i vlerësoj si shkelje flagrante të ligjit për këto arsye:

1. Me Vendim të datës 18 nëntor 2008 Gjykata e Shkallës së Parë - Tiranë ka vendosur të pranojë kërkesën për anullim të vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve për procedimin penal nr. 1 të vitit 2007. Sipas këtij vendimi, i marrë në bazë të nenit 325 të Kodit të Procedurës Penale dhe bazuar në nenin 325 pika 3 të Kodit të Procedures Penale .. "hetimet nuk mund të vazhdojnë…". Pra pas datës 06-11-2008 nuk mund të kryhet asnjë veprim hetimor për llogari të kësaj çështjeje, përndryshe çdo veprim është absolutisht i pavlefshëm dhe i papërdorshëm.

2. Është shkelur neni 34 i Kodit të Procedurës Penale në pikën 1 të tij, sipas të cilit në rastet kur bëhet një njoftim i tillë së bashku me aktin e letërthirrjes, duhet të të bëhet e ditur edhe akti i akuzës konkrete, në të cilin duhet të tregohen .." të dhëna të mjaftueshme për marrjen si të pandehur.". Pra duhet të tregohen prova dhe fakte në ngarkim të personit të cilit duhet t'i atribuohet akuza dhe të tregohet dispozita penale konkrete, me qëllim për të vendosur të pandehurin në kushtet e mbrojtjes ligjore. Kjo letërthirrje nuk është shoqëruar me asnjë dokument të tillë çka përbën një shkelje të rëndë ligjore.

3. Në përmbajtjen e letërthirrjes klientit tim i kërkohet që :

a. Të paraqitet në Prokurori në datë 27-11-2008 ora 14, si dhe

b. Kërkohet të pyetet në cilësinë e të pandehurit

Të dyja këto kërkesa të Prokurorisë së Përgjithshme, si organ që hetoi çështjen konkrete, janë shkelje ligjore, sepse klienti im në cilësinë e personit nën hetim nuk mund të detyrohet të paraqitet në Prokurori, për të kryer ndonjë veprim procedurial, përveçse kur ai e sheh të arsyeshme, që me deshirë të kryeje diçka të tillë.

Po kështu edhe kërkesa e Prokurorisë për të realizuar pyetjen e klientit tim në cilësinë e të pandehurit është tërësisht në shkelje flagrante ligjore, sepse ky është një veprim i pastër dhe klasik hetimor, i cili i ndalohet Prokurorisë sipas Vendimit të datës 18 nëntor 2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë - Tiranë.

4. Letërthirrja që i është komunikuar klientit tim mbart edhe një shkelje ligjore tjetër të rëndë, pasi sipas nenit 34 të Kodit të Procedures Penale, një njoftim i një akuze eventuale duhet domosdoshmërisht t'i komunikohej edhe mbrojtësit të tij, me qëllim garantimin e së drejtës së mbrojtjes. Në këtë rast, unë si avokat mbrojtës, nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar.

Të gjitha këto akte dhe veprime proceduriale janë absolutisht të pavlefshme në kuptim të nenit 128 dhe të papërdoreshme në bazë të nenit 151 pika 4 të Kodit të Procedurës Penale.

Në thelb, këto veprime në tërësinë e tyre tregojnë abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe shkelje të dispozitave të Kushtetutës së Shqipërisë që mbrojnë dhe garantojnë të drejtat dhe liritë e individit për një proces të rregullt ligjor.

Shpërfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit të Gjykatës demostron qartë prapavijën e pastër dhe prapaskenat politike të trajtimit të kësaj çështjeje dhe përdorimin si një mashë politike të Prokurorisë së Përgjithshme.

rd

Rruga po mbaron dhe eshte shume interesante qe, sipas meje, askush pervec spiuneve serbe ne RSH vazhdojne te pengojne apo te mundohen te denojne ata njerez qe e mundesuan ndertimin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2008 nė 17:25 Edit Post Reply With Quote
Akuza politike me stemën e Prokurorisë

Lulzim BASHA

Edhe njëherë, rruga Durrës-Kukës, arteria kombëtare që bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, është rikthyer në planin e parë të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. Ndërkohë që arteria e kombit çdo ditë i afrohet përfundimit të saj, Edi Rama dhe mercenarët e tij, ata që për 8 vjet me rradhë penguan ndërtimin e saj duke mashtruar për 8 vjet Shqipërinë dhe Kosovën, ata që pas humbjes së pushtetit nisën sulmin e tyre për të nxirë, përbaltur dhe denigruar projektin më të madh në historinë e vendit, sot janë angazhuar në një sulm të egër dhe të paprecedent, në një proces të pastër politik, i cili po kompromenton rëndë detyrimet ligjore të Prokurorisë shqiptare para Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe shtetit ligjor.

Tre vjet më parë, qeveria shqiptare mishëroi në programin e saj qeverisës premtimin elektoral të mazhorancës së djathtë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës si nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare dhe gjeostrategjike.Vullneti politik i qeverise mori formë me nisjen e investimit për segmentet Kalimash- Morinë dhe Milot-Rrëshen që në muajt e parë të kësaj mazhorance. Për segmentin Rrëshen-Kalimash, më të gjatin, më të vështirin dhe më vendimtarin për suksesin e këtij projekti, gjatë 8 viteve qeverisja socialiste nuk pati vullnet as për të përfunduar projektin teknik.

Një projekt i tillë do të kushtonte vetëm 3 apo 4 milion euro, por mungesa e tij do ta bllokonte ndërtimin e rrugës edhe të paktën 4 vjet të tjerë. Mungesa e projektik teknik për segmentin Rrëshen-Kalimash është prova më e qartë e mungeses së vullnetit politik të 8 viteve qeverisje socialiste. Ky është shembulli më kompromentues se përveç mashtrimit 8-vjeçar, qarqe të caktuara brenda ish-mazhorances sot në opozitë sabotuan me vetëdije kriminale projektin e bashkimit.

Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse Kosova nuk duhet të kishte akses të lirë në det dhe në Europë. Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse portet shqiptare nuk duhet të bëheshin portet më të rëndësishme të rajonit. Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse rrugët e Kosovës për në Europë duhet të kalonin nëpër Serbi. Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse tregu i trevave shqiptare nuk duhej të unifikohej.

Ky ishte përcaktimi i armiqve dhe i kundërshtarëve të rrugës.Prandaj dhe rruga për 8 vjet me rradhë të qeverisjes socialiste u kthye në legjendë urbane. Për të flitej gjithë ditën dhe kundër saj punohej gjithë natën. Për të mashtruar shqiptarët dhe Kosovën u vendos edhe një taksë për ndërtimin e rrugës, e cila në total arriti një vlerë prej 300 milion dollaresh, por nuk u përdorën as edhe 4 milon për projektin dhe kjo sepse rruga duhej të bllokohej me çdo kusht dhe me çdo çmim nga ata që me përfundimin e rrugës shohin fundin e tyre apo të planeve të tyre antishqiptare.

Për 8 vjet që rruga nuk u ndërtua Shqipëria humbi mbi 400 milion euro. Ky dëm sot përllogaritet mbi 80 milion euro në vit për çdo vit që rruga nuk është hapur. Disa herë më i madh është ky dëm për Kosovën dhe shqiptarët. Prej 14 vitesh janë përballur me njëra-tjetrën dy politika, njëra kombëtare dhe tjetra anti kombëtare.

Le t'u referohemi fakteve: Të dy forcat kryesore politike e kanë premtuar këtë rrugë.

E premtoi Partia Demokratike dhe në vitin 1994 me VKM ngriti grupin e studimit të fizibilitetit. Por për rrethana të njohura ajo nuk arriti të zbatojë projektin e nisur.

E premtoi partia e Edi Ramës, por çdo ditë, çdo javë, çdo muaj për 8 vjet me rradhë mashtroi dhe gënjeu. Madje me një cinizëm ekstrem u vendosi shqiptarëve edhe një taksë, të cilën edhe e mblodhi, por askush deri sot nuk e di se si e përdori.

Ndërsa forca politike që nisi fizibilitetin me VKM në '94, e premtoi në fushatë dhe sapo erdhi në pushtet e përcaktoi atë si projektin e përparësisë absolute dhe po e bën tani realitet. Ata që rrugën e bllokuan për tetë vjet, pasi e panë se rruga po ndërtohet dhe po bëhet realitet, u vërsulën me akuzat e fabrikuara në zyrën e Edi Ramës kundër rrugës.

Çdo akt, që i hapi rrugë kësaj ngjarjeje madhore, është ndërmarrë si shprehje e vullnetit politik të mazhorancës dhe programit të saj qeverisës. Çdo vendim ligjor që bëri të mundur nisjen e punimeve është sanksionuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet plot pesë Vendime të Këshillit të Ministrave, të marra në një hark kohor disa mujor.

Pak pas fillimit të punimeve, Edi Rama nisi sulmin e egër ndaj këtij projekti të shekullit. I ndërgjegjshëm se përfundimi i rrugës Durrës-Kukës kompromenton rëndë të ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denjë i Dushan Mugoshës dhe Koçi Xoxes, mori stafetën nga ata që për 8 vjet penguan me çdo kusht ndërtimin e rrugës dhe mobilizoi mercenarët e tij për të nxirë dhe përbaltur këtë projekt gjigant.

Me një sulm të pastër politik, mercenarët e Edi Ramës dhe ndokujt tjetër brenda Prokurorisë morën akuzat e fabrikuara nga zyrat e Edi Ramës dhe i riprodhuan ato, tashmë me stemën e Prokurorisë. Duke injoruar tërësisht faktin se për çdo hap të ndërmarrë në drejtim të ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash ka një Vendim të Këshillit të Ministrave me forcën e ligjit, Rama bën kllounin e cirkut duke akuzuar se ministri i Transporteve ka shpërdoruar detyrën, pasi Konsulenti Ndërkombëtar i përzgjedhuar nga një listë e kompanive konsulente të Bankës Botërore të sugjeruara nga Branka Botërore pranë autoriteteve shqiptare dhe të prokuruar me Vendim të Këshillit të Ministrave është një kompani anglo-hollandeze dhe ministri ka kryer studimet në Hollandë.

Edi Rama akuzonte në mënyrën më të paturpshme se në rrugë ka një dëm prej 320 milion euro, në një moment kur në rrugë ishin investuar vetëm 200 milion euro. Edi Rama akuzon se janë shkelur parimet e barazisë në tendera, ndërkohë që Konsulenti i përzgjedhur nga qeveria shqiptare nuk është kompani për projektin, ndërsa dy kompanitë e projektimit, aktualisht nga më të mirat në Europë, janë përzgjedhur sipas procedurave të tenderimit të Bankës Botërore.

Kështu pra, nëse paraardhësit e Ramës e përdorën pushtetin për të sabotuar rrugën, tani që rruga po ndërtohet, trashëgimtarit të tyre nuk i mbetet gjë tjetër veçse të formulojë në zyrat e tij aktakuzën politike kundër rrugës. Asnjë rresht, asnjë fjalë, asnjë shkronjë nuk ka të bëjë me mua në këtë proces. Ky është një proces kundër rrugës. Sepse ajo po ndërtohet.

Çdo ditë më shumë rruga po merr formë dhe po i afrohet përfundimit të saj. Çdo ditë më shumë rritet kënaqësia dhe krenaria e qeverisë dhe e imja që po e shndërrojmë në realitet projektin ëndërr të bashkimit, projektin e shekullit për shqiptarët. Edhe 100 herë po të më jepej mundësia, do të përsërisja të njëjtën gjë.

Nuk ekziston në historinë e një vendi të lirë një tmerr dhe frikë nga rruga, si ai që manifeston zoti Rama. Edi Rama është eksponenti i vetëm politik në Shqipëri dhe Kosovë që nuk e ka vizituar rrugën as edhe njëherë të vetme. Këtu ka të drejtë sepse ajo rrugë është fundi i tij, i politikës dhe i interesave që ai mbron.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-7-2009 nė 06:44 Edit Post Reply With Quote
Sejdiu: Per dy vjet do te ndertojme rrugen Morine-Prishtine

E Marte, 21 Korrik 2009

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, ne nje interviste per emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, flet per situaten ne Kosove dhe pergatitjen per zgjedhjet lokale. Kreu i shtetit me te ri te Kosoves, komenton procesin e integrimit te Shqiperise dhe Kosoves, por edhe Serbise per liberalizimin e vizave. Si dhe pranon kontaktet si me kryeministrin Sali Berisha, ashtu edhe kreun e opozites Edi Rama.

Arrini t'ua shpjegoni dot te huajve, realitetin e Kosoves?

Mendoj se po. Te gjitha argumentet tona jane, se kane qene dy perplasje gjithnje. Nje qe mund te quhet lufte per ekzistence, dhe ne "damaret" e asaj lufte, eshte rezistenca per te ecur drejt kesaj dite qe jemi sot. Them gjithashtu se Kosova le te shpjegohet me te gjitha vecantite e saj. Une mund t'ju marr dhe nje shembull interesant. Ne vitet 60 ka qene nje ekspozim i vererave te Kosoves dhe vendeve te tjera. Sipas programeve ne panairin e Beogradit, eshte dashur qe te zgjidhet nga nje importues, vera me e mire e asaj kohe dhe nje kompani gjermane ka bere hulumtimin e seciles. Ne pjesen ku jepej vera e Kosoves, kerkuan ta anashkalonin, i bene dredhi te mos shkonte deri aty. Por ai me pas kerkoi ta shohe edhe kete vere, e zgjodhi. Ajo vere e Kosoves ishte e ekspozuar per nje kohe te gjate ne Republiken Federale Gjermane.

Sa te forta jane reminishencat e ish-Jugosllavise, ne Kosoven e sotme?

Nuk kane mbetur shume. Mund te kete dicka qe lidhet me pjesen e luftes, ate teorike ekzistuese dhe asaj cka eshte vuajtur ne praktike. Per ne ne Kosove, krahas asaj pjeses qe lidhet edhe me periudhen mes dy lufterave boterore dhe asaj pas luftes, jane periudha qe lidhen me etapa te ndryshme te presioneve te shtuara. Them se kjo eshte shfrytezuar shume mire nga intelektualet e Kosoves, per te krijuar bazat e shtetit te ardhshem. Pas kesaj periudhe, jane ndryshuar zhvillimet kushtetuese, Kosova ka pasur nje status tjeter.

Komisioni Evropian mori nje vendim per te liberalizuar vizat me Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine, duke lene ne pritje Shqiperine, Bosnjen dhe ne nje te ardhme te afert Kosoven. Si e gjykoni ju kete?

Shqiperia ka bere levizje ne kete aspekt, pra liberalizimin e vizave. Per Kosoven, paralelisht ne do te ecim. Nese bejme krahasime se, pse i jepet nje favor Serbise, une them se nuk eshte mire kjo qe eshte bere, pasi mund te dalin probleme te ndryshme.

A iu dha kjo e drejte Serbise, kundrejt nje kushtezimi ne raport me Kosoven?

Mendoj se kete te drejte e kane dhene si sinjal. Besoj se duhet te shtohet presioni ndaj Serbise. Une kam kerkuar drejtperdrejt qe ceshtja e levizjes se lire te Serbise edhe ne vendet e tjera, duhet te kushtezohet edhe me pozicionin e saj ndaj Kosoves.

Ju thote dicka fakti qe tre vendet qe iu propozua liberalizimi i vizave, jane me shumice ortodokse, ndersa tre vendet e tjera kane shumice myslimane?

Une nuk dua ta shikoj keshtu problemin. Mbase dikush mund ta kete kete ide, por ne kontekstin tone per shqiptaret, mbase mund te arsyetohet me ndonje zone, qe nuk ka permbushur kriteret e kerkuara. NATO eshte nje avantazh shume i madh per Shqiperine, ndersa per Kosoven nuk dua te mendoj se ka racizem. Eshte nje vend qe ka perjetuar traumat e luftes, nje vend qe ka probleme sociale dhe ka ende nje hezitim te disa prej vendeve te BE, per njohjen e saj. Ndoshta mund te jete dhe ndikim i tyre, qe per Kosoven te mos kete ngutje. Ne do te ecim perpara.

Shqiperia dhe Bosnja pritet te ftohen vitin e ardhshem, a rrezikon kjo ta lere Kosoven te vetmen ne Ballkan, ne procesin e integrimit?

Une mendoj se do te kete levizje me te shpejta. Kerkesa jone drejtuar Bashkimit Evropian dhe zotit Solana, eshte se si do te vijoje procesi, si do te jete oferta per te inkurajuar Kosoven te hyje ne kete proces. Eshte nje periudhe qe Kosova duhet te ece me zhvillime dinamike. Nuk eshte problemi vetem i pasaportave biometrike, por dhe levizjeve te tjera. Duhet te jete nje presion i drejtperdrejt, ne heqjen e pjeses se tensioneve qe ekzistojne ne Kosove. Presione qe inskenohen nga Serbia. Ceshtja e dyte, duhet te jete levizja e pese vendeve te BE qe duhet te kene nje qendrim tjeter ndaj Kosoves.

Si jane raportet mes Kosoves dhe Shqiperise?

Jane te mira, te natyrshme. Jane ne ngritje te vazhdueshme, te intensifikuara dhe lidhen me nje raport te zhvillimeve te tjera. Per mua asnjehere nuk ka qene tabu, te bisedoj lirshem me personalitetet shqiptare.

Duket sikur bashkepunimin politik e kemi me te distancuar?

Politika eshte me e kujdesshme se sa fushat e tjera, ne sensin pozitiv. Raportet ekonomike dhe ato te tjerat, kane levizur me heret. Nuk ka rezerva ne raportet politike.

Endrra e cdo shqiptari para viteve '90, ishte bashkimi i dy vendeve Shqiperi-Kosove. Me pas u krijua nje realitet i ri, pavaresia e Kosoves. Eshte nje thyerje e endrres 100-vjecare?

Mendoj se eshte nje zgjidhje racionale e kohes, qe sjell mundesite e prosperimit te Kosoves. Nje zgjedhje qe nuk eshte ne idealin e vet. Kam parasysh qe cdo njeri e di, se c'mund te jete ndarja per nje popull. Nje popull, qe nga ndarja ka perjetuar trauma te renda. Por eshte nje rruge qe percolli nje realitet, qe nuk eshte vetem per Kosoven, por edhe per vende te tjera. Republika e Kosoves eshte nje realitet, Republika e Shqiperise eshte nje realitet tjeter. Une them te krijojme nje ecje te suksesshme ne kuptimin e zhvillimeve dhe mbeshtetjes reciproke. Askush nuk mund t'i thote Kosoves, pse mban anen apo bashkepunon me Shqiperine dhe anasjelltas.

Si do te jete realiteti i neserm, i ketyre dy realiteteve te sotme. Do te jete tolerante per pjesen me te madhe te botes, qe ne Ballkan do te kete dy shtete shqiptare?

Ne nje kohe me pare, ka qene edhe nje teze tjeter. Teza qe te krijohet nje shtet shqiptar, nje Shqiperi e madhe, qe ishte pjelle e kundershtareve te Kosoves. Une mendoj se ata edhe nese kane pasur dicka te sinqerte, kane dashur

ta ndotin realitetin. Per ne eshte e rendesishme qe te kete, nje Shqiperi stabel dhe nje Kosove stabel. Gjithnje them, pa kufizim per bashkepunim ne cdo fushe.

Cili eshte komenti juaj per zgjedhjet ne Shqiperi?

Si proces, zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi ishin te pergjegjshme. Pjesa e dyte, rezultatet qe do te dalin, eshte ceshtje qe duhet te pritet. Une e urova Shqiperine per procesin zgjedhor, po keshtu edhe fituesin, qe per aq sa rezultat ka, i jep mundesine e krijimit te koalicionit.

Cfare raportesh keni me partite politike shqiptare?

Kam raporte korrekte. Nuk kam pasur pozicione qe te kem ndikime te tjera apo anshmeri. Per ne eshte teper e rendesishme te cmojme punen e partive qe kane qene ne pozite dhe opozite, qe kane mbeshtetur pavaresine e vendit tone. Partite politike ne Kosove, mund te kene afinitete te tjera, eshte ceshtje e tyre.

I njihni personalisht, zotin Berisha dhe zotin Rama?

Po i njoh personalisht. Me zotin Berisha, kam pasur dhe kam kontakte me te shpeshta se lidhet edhe me pozicionin. Por kam pasur takime edhe me zotin Rama.

Kosova ka krijuar nje koalicion te gjere, do t'ia sugjeronit edhe Shqiperise te njejten gje?

Nuk mund te them, pasi secili vend ka politikat e veta. Mund te them se Kosova ka pasur nje periudhe tjeter, qe dallon nga ajo ne Shqiperi. Ne kemi rendesi te madhe te deshmojme stabilitetin e vendit. Aktualisht koalicioni yne ka shkuar mire dhe jane bere bashkepunime te medha. Jemi para zgjedhjeve vendore, ka pak nxehje te tensionit politik, por eshte normale.

Cfare do te sjelle rruga Durres-Kukes-Morine, ne bashkepunimin mes dy vendeve?

Eshte "aorta" kryesore qe lidh kombin, qe mund ta quajme rruge te shqiptareve dhe Evropes. Per Kosoven ka rendesi te vecante, sepse shkurton rrugen e gjate edhe te mallit dhe eshte privilegj i vecante te ketyre brezave sot, per te qene per pak ore ne Tirane. Ka simboliken e vecante te te qenit te Kosoves me kete rruge ne Adriatik edhe ne Mesdhe. Pjesa e mbetur nga ana e Kosoves, do te kryet shume shpejt.

Kur do te jete e gatshme Kosova, te kryeje pjesen e saj te rruges nga Morina ne Prishtine?

Parashikohet te kryhet brenda dy viteve. Nuk eshte zgjedhur ende se si do te behet rruga me koncension apo me investime te tjera, por eshte rruge shume e lehte per t'u bere.

Ju i kaluat pushimet vitin e kaluar ne Shqiperi. Si po shkojne pushimet e kosovareve ne Shqiperi?

Vitin e kaluar kane qene rreth 400 mije njerez. Kete vit ndoshta me pak, per shkak te motit. Per kete arsye une kam hedhur idene, qe mes dy vendeve te mos kete pasaporta. Kjo ide duhet te zhvillohet dhe me Maqedonine dhe Malin e Zi.

Cfare mund te mesoje Kosova nga Shqiperia?

Them se ka shume gjera. Do te vecoja, keto vitet e fundit, ato qe ne Shqiperi quhen me te drejte vitet e demokracise. Pavaresisht veshtiresive qe ka pasur, zhvillimi ka qene dinamik. Me ben pershtypje ajo pjese e zhvillimeve qe lidhen jo vetem me kryeqytetin por edhe me pjeset e tjera. Per ne, me rendesi jane investimet ne infrastrukture, reformat e medha ne aspektet e sigurise, sidomos anetaresimi ne NATO dhe ka mundesi te mire, te levize me tej ne proceset integruese.

Po Shqiperia nga Kosova, cfare mund te mesoje?

Shqiperia ne Kosove mund te marre si model, konsensusin politik qe kemi ne ne procese te ndryshme. Ne menyre te vecante ne procesin elektoral. Eshte nje sinjal i mire, se si Kosova e menaxhoi kete periudhe. Ndonese kemi provokacione te ndryshme nga Serbia, ka kriminalitet ekonomik, por eshte kapercyer ne menyre shume te mire, nxitja e protestave te ndryshme. Ka nje konsensus me te dukshem.

Ka pasur zera per nje ribashkim te Lidhjes Demokratike te Kosoves, me Lidhjen Demokratike te Dardanise. Sa realiste jane?

Nuk me lejohet te flase per te tilla pozicione. Nuk parashikoj se cfare do te ndodhe. E di se ka levizje te tilla, por eshte e rendesishme qe subjektet politike ne Kosove, te mbajne formatin e vet. Kjo do te ishte nje kontribut i drejtperdrejt per Kosoven. Kosova ka nje hapesire te vogel dhe nje popullate jo te madhe qe te kete nje numer kaq te madh te partive politike. Jane rreth 18 parti politike qe marrin pjese ne Parlament.

Keni "ngrire" funksionin tuaj ne krye te LDK-se, per shkak te funksionit te kreut te Republikes. Si do te dilni ne fushate?

Une nuk do te dal ne fushate. Do e respektoj kete vendim. Per ne eshte me rendesi qe une te respektoj dispozitat kushtetuese. Une kam per detyre te kujdesem per procesin dhe mbarevajtjen e tij.

Keni menduar te terhiqeni nga partia, jo ta "ngrini" pozicionin tuaj ne krye te saj?

Nuk e kam menduar. Ka pasur edhe ide qe te terhiqem edhe si President i Republikes dhe te marr udheheqjen e LDK-se. Megjithate per kete periudhe mendoj se pjesen e kontributit tim, e jap ne ushtrimin e ketij funksioni.

LDK-ja qe ju keni dhe PDK-ja e Thacit, jane ne koalicion. Si do te perplaseni ne fushate?

Do te jete nje demonstrim interesant. Ka koalicion ne qeverisje te pergjithshme, por ka edhe rivalitet mes partive. Dy forcat kane deklaruar se nuk do te kene aleance para zgjedhjeve.

Ju dhe zoti Thaci jeni ne qeverisje te perbashket, po i jepni me shume pike partise se Ramush Haradinaj?

Do te jene zgjedhesit ata qe do te vendosin se cilin duan. Projektet qe ka secila parti, jane te qarta.

Eshte prekur Kosova nga kriza ekonomike boterore?

Une them se po. Kosova nuk mund te jete me imunitet, ndryshe nga vendet e tjera. Ka goditje ne sistemet bankare dhe financiare, qe kane origjine nga vendet e tjera. Reflektohen edhe ne vendin tone.

Cili eshte niveli i sigurise ne Kosove?

Ne pergjithesi ka nje stabilitet. Natyrisht qe ka situata, qe shpeshhere edhe tensionohen. Por them se ende ndikojne traumat e luftes dhe problemet e pazgjedhura.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2010 nė 16:28 Edit Post Reply With Quote
Dizajnimi i autostradës “qorre”, një hap i gabuar i qeverisë së Kosovës
NGA GANI TëRSHNJAKU/ PRISHTINë


Autostrada e kombit nga Durrës-Kukës që pritet të vazhdojë nëpër Kosovë, nëse nuk do të lidhej me korridorin dhe autostradën ndërkombëtare në Bujanovc (Evropë), atëherë porti i Durrësit dhe portet të tjera të Shqipërisë do të kenë rëndësi më të vogël në krahasim me portin e Selanikut (Greqi) dhe atë të Tivarit (Mal të Zi). Ndryshimi i trasesë së autostradës, i projektuar së fundi nga Fatmir Limaj - ministër i Transporteve dhe qeveria “Thaçi”, ndër të tjera kuptohet edhe si konspiracion, për ta “tradhtuar” perspektivën ekonomike të autostradës Durrës-Kukës. Dhe kjo bëhet ndoshta pa vetëdije. Kështu, duke i ruajtur interesat ekonomike greke për ruajtjen e monopolit të portit detar të Selanikut. Askush nuk e kupton se ku është sherri?! - Ndoshta janë interesat e ngushta personale të individëve qeveritarë në Kosovë për të përfituar materialisht, sepse autostrada kalon mbi pronat e familjarëve të tyre, e të cilët për këtë shkak po e bëjnë “kurban” këtë interes me përmasa gjeostrategjike, ekonomike dhe kombëtare Kosovë - Shqipëri - Preshevë. Kosovën sa më parë duhet ta përshkojë autostrada e re, që është një parakusht jo vetëm i zhvillimit ekonomik, por edhe për t’u integruar në Evropë. Por, ndërtimi i saj nga Vërmica (Prizreni) nëpër Malishevë e deri në fshatin Besi (afër Prishtinës) do të ishte në kundërshtim me interesat e ardhshme ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse kjo autostradë nga Durrësi nuk do të lidhej me korridorin ndërkombëtar në Bujanovc (Evropë). Dhe për këtë fakt kjo autoudhë nuk do të ketë vlerë ndërkombëtare, por vetëm vlerë kombëtare, brendashqiptare. Ilirët e lashtë kishin rrugën nga Lezha (Lisus) në Nish (Nissus) që komunikonin me botën. Lidhja e vendbanimeve shqiptare në Preshevë, Bujanovc do të ishte dhe interes kombëtar, sepse do të lehtësonte komunikimin e tyre me Prishtinën, duke i nxjerrë ata nga izolimi. Një propozim të tillë e kanë dhënë disa analistë dhe politikanë të Kosovës, sikurse Agim Çeku etj. Devijimi i trasesë së autostradës që do të fillojë nga Vërmica (Prizren) dhe që së fundi parashihet të kaloj kah Malisheva për në Prishtinë (jo përtej fshatit Besi) do t’i mundësonte vazhdimin e avantazhit ekonomik të portit detar të Selanikut, i cili do ta kishte edhe më tej monopolin ekonomik në krahasim me portin e Durrësit. Pra, kjo rrugë nuk do të ishte funksionale ndërkombëtarisht.

Sepse, traseja e autostradës e projektuar nga qeveria “Thaçi” do të arrijë deri në fshatin Besi (Prishtinë) pa pasur mundësi të lidhet me autostradën tjetër ndërkombëtare që kalon kah Nishi apo Bujanovci në Evropë. Është fakt publik se Serbia në këto rrethana qëllimisht kurrë nuk do ta ndërtojë ndonjë autostradë nga Nishi (korridori evropian) që do të lidhte me Kosovën (mbi 100 km), sepse Serbia vazhdimisht, me të gjitha mjetet, është përpjekur dhe po lufton ta izolojë e ta bllokojë Kosovën dhe zhvillimin e saj ekonomik, por edhe Shqipërinë.

Sipas mediave, Serbia ka filluar punët për ndërtimin e infrastrukturës dhe autostradës që e lidh Beogradin me Malin e Zi (portin e Tivarit), rrugë kjo me karakter ndërkombëtar dhe evropian. Ky fakt nënkupton se Serbia është e interesuar ta bëjë autostradën e Kosovës rrugë qorre e të izoluar, pa dalje në korridorin ndërkombëtar dhe evropian.

Nëse autostrada e Kosovës nuk do të lidhej me rrugën ndërkombëtare në Bujanovc (Evropë), atëherë do të ruhej Status Quo-ja dhe do të ruheshin interesat ekonomike greke për ruajtjen e monopolit të portit të Selanikut, si port kryesor detar në Ballkan.

Për të shmangur këto dizavantazhe fatale, para së gjithash ekonomike, për shqiptarët dhe për t’ia rritur vlerën ekonomike si të portit të Durrësit ashtu dhe pjesës tjetër të Shqipërisë dhe Kosovës, traseja e autostradës së Kosovës duhet patjetër të fillojë nga Vërmica (Prizren) të kalojë nëpër Lipjan e më pas për në Preshevë dhe në autostradën ndërkombëtare në Bujanovc, në Evropë. Kjo, pa dyshim, do të kishte rëndësi reale gjeostrategjike, ekonomike dhe kombëtare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Preshevës. Kjo është e vetmja mundësi që autostrada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të ketë vlerë ndërkombëtare e t’i mundësohet perspektiva ekonomike portit të Durrësit dhe të anashkalohen interesat greke për portin e Selanikut dhe ato serbe e malazeze për portin e Tivarit (Mal të Zi).

Në vitin 2005 qeveria e atëhershme e Kosovës kishte përgatitur në letër projektin e autostradës që fillonte nga Vërmica (Prizren) dhe kalonte nëpër Lipjan. Ky dizajnim i projektit atëbotë i kishte kushtuar një shumë të madhe parash qeverisë së atëhershme dhe që ishte kryer nga një firmë gjermane. E sot, për habi, qeveria “Thaçi”, përkatësisht Fatmir Limaj, ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, ka ndryshuar projektin për trasenë e kësaj autostrade, që sipas tij, kjo do të ndërtohet nga Vërmica (Prizren), do të kalojë nëpër vendlindjen e tij Malishevë dhe do të arrijë deri në fshatin Besi (Prishtinë). Autostradë kjo, që sipas të gjitha gjasave, pritet të mbetet rrugë qorre, e izoluar për nga rëndësia ekonomike ndërkombëtare. Kosovën sa më parë duhet ta përshkojë autostrada e re. Por pa lidhjen e saj me korridorin ndërkombëtar në Bujanovc (për në Evropë), të izoluara ekonomikisht dhe pa qasje infrastrukturore ndërkombëtare do të mbeteshin Kosova, Presheva dhe Shqipëria.






08/02/2010





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-12-2010 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
Si po shkon ky projekt ne Kosove?

Un do te thoja qe te ndertohej deri ne Prishtine e pastaj ne varesi te zhvillimeve o te vashzhdonte per ne Beograd ne rast se serbet e njohin Kosoven ose per ne Presheve ne rast se serbet vazhdojne te jene si sot.

Me pas Kosoves i duhet te behet nje autotrade Prishtine -Podgorice. Duke shpresuar qe deri atehere te kete filluar nje autostrade Podgorice- Sarajeve. Ne kete menyre lidhen me Europen pa kaluar per ne Serbi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5993040 sekonda, 36 pyetje