Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Partia e tė Drejtave tė Mohuara
Eni_P

Postuar mė 18-12-2003 nė 09:45 Edit Post Reply With Quote
Partia e tė Drejtave tė Mohuara

Një grup prej 12 personash nga shtresa e ish të përndjekurve politikë kanë inicuar krijimin e një partie politike të quajtur Partia e të Drejtave të Mohuara (PDM). Ky formacion politik që pret ligjërimin e gjykatës, do t'i përkasë spektrit të qendrës së djathtë dhe do të ketë si synim mbrojtjen e të drejtave dhe grupeve të caktuara të njerëzve.

Sipas Eduard Ypit ajo do të jetë e mbështetur në një bazë të sigurt të përfaqësimit të 117 mijë personave që në Shqipëri i përkasin shtresës së ish të përndjekurve dhe ish të dënuarve politikë. "Partia jonë do të jetë një parti e hapur për të gjithë ish-të përndjekurit me status ose jo, ish-pronarët, ish-kulakët, për të gjithë popullsinë çame, kosovarët, shqiptarët që aspirojnë për një atdhe të vërtetë demokratik, të paprekur dhe paqësor me një të ardhme evropiane. Partia jonë nuk do të jetë e hapur për të gjithë ata që nuk janë pjesë e statutit të ish të përndjekurve politikë dhe që me punën dhe veprën e tyre kanë ndihmuar apo kanë ndikuar direkt në persekutimin e popullit shqiptar apo në mohimin e të drejtave madhore që kanë të bëjnë me pavarësinë, fenë dhe lirinë e shqiptarëve," thuhet në deklaratën e këtij grupimi.


Tema





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 19-12-2003 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
Kush eshte Eduard Ypit ?

Ish drejtues i shoqatres se te perndjekurve politike, ish-minister dhe ish drejtor banke, pasi i mbushi mire xhepat e tij dhe nuk i ra ndermend per bshkevuajtesit e tij, tani do te krijoje nje parti tjeter duke ndare akoma me shume votat e djathta.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 19-12-2003 nė 21:17 Edit Post Reply With Quote
Me sa kujtoj disa vjet perpara,Shane Muda,nje sekretare e Kurt Koles,krijoi Partine Aleanca Kombetare.Tashme kjo parti nuk ndihet me.Te njetin fat do te kete dhe partia e Ypeve.Jam i sigurte qe pehlivanet e ketij lloji,nuk mund te bejne gjate karriere politike ne asnje parti,sepse ndihen inferiore per te shkuaren e erret te tyre.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 23-12-2003 nė 01:31 Edit Post Reply With Quote
Mos i paragjykoni njerezit, ashtu dhe fenomenet. Eduard Ypi mund te jete idealist, por jo hajdut, kriminel, gjakpires, mashtrues, mesalle me dy faqe ...

Te shohim programin, e cfare do te arrije.

Eshte fakt se pronaret e ligjshem te shpronesuar 50 vjet me pare e deri ne ditet tona nuk kane perfaqesim - ashtu dhe te perndjekurit per bindjet politike, fetare etj. - nuk kane perfaqsim, ose jane te braktisur, te zhgenjyer ...

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-12-2003 nė 19:00 Edit Post Reply With Quote
Fakte?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-12-2003 nė 19:05 Edit Post Reply With Quote
O albo pse po e shan kaq shume Ypin?

Apo se berisha voton per kryetaren e gjykateses se shkodres?

U skandalizova krejtesisht!

"Ishin dy kandidatura të propozuara nga Presidenti i Republikës: Eduard Ypi dhe Fatmira Laskaj. I pari ishte një kuadër i njohur i së djathtës, ish-i burgosur politik i viteve ‘80, ish-drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare në periudhën e kabinetit “Meksi”, ish-ministër i kabinetit “Fino”, i palakuar kurrë për vepra korruptive apo të dyshimta përvetësuese dhe i vetmi ish-pushtetar i lartë që nuk ka një shtëpi me tapi në emrin e tij. E dyta, ishte një zonjë e panjohur për opinionin shqiptar, por me përkatësi të majtë. Çudia ndodhi në parlament. Gjatë votimit, partitë e vogla të djathta dhe gjysma e PS-së votuan për z. Ypi, kurse gjysma tjetër e socialistëve dhe i gjithë grupi parlamentar i PD-së, votuan për zonjën Laskaj. Si rrjedhojë, z. Ypi humbi."

Nga shek

Skender Shkupi


http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2138

Per mua pd e berishes eshte parti e sigurimit te shtetit se vec dreqi i mallkume voton per kryetaren e gjykates qe ka la me gjak Shkodren.

Boll ma!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-12-2003 nė 19:07 Edit Post Reply With Quote
"dhe i gjithë grupi parlamentar i PD-së, votuan për zonjën Laskaj. Si rrjedhojë, z. Ypi humbi."

kush ka votu per ate gjakataren komuniste asht i sigurimit e mjaft ma.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-12-2003 nė 19:10 Edit Post Reply With Quote
A ka me qarte se kaq?

PD voton per kryetaren e gjykates te shkodres me 1981?!

Nejse,

kush di me shume per kete parti?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-4-2004 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
Deklarate



Me Nr. Akti 2295 dhe Nr. Vendimi 892 dt. 4.03.2004, Gjykata e Tiranes e ka shpallur, tashme, ne forme te prere Vendimin e krijimit te partise, “Partia e të Drejtave të Mohuara” ose shkurt, “PDM”. Themeluesit nismëtarë të partisë janë një grup ish të dënuarish dhe të përndjekurish politikë.
PDM e konsideron krijimin e sajë një kontribut të rëndësishëm pluralist në favor të permiresimit dhe riorientimit politik te poleve të politikës shqiptare për të ndihmuar në kapërximin e stanjacionit të përgjithshëm. Nevoja e krijimit të kësaj partie të djathtë, buron nga mungesa e kompatibilitetit politik ndërmjet pretendimit të përfaqsimit të së djathtës dhe mentalitetit të majtë veprues të lidërshipit të saj aktual. Ri-rreshtimi i opozitës sipas kritereve të përjetimeve personale me bazë të gjërë historike dhe të gjëndjes së sotme ekonomike – sociale me të njëjtën ide dhe perspektivë zgjidhje, sipas nesh, do të ishte një veprim i efektshëm për realizimin e rotacionit pluralist të pushteteve dhe shpërbërjen e “kompleksit të PD” që ka zaptuar mëndjet e të gjithëve dhe po mban në opozitë të tejzgjatur të djathtën shqiptare
PDM është një parti që garanton maksimumin e mundshëm të demokracisë së brëndëshme dhe të ndershmërisë politike në të gjithë hapësirën e institucioneve të politikës shqiptare; dokumentat e saj bazë garantojnë parimin “një antar një votë”, ligjërojnë fraksionet brënda partisë dhe nuk e lejojnë kryetarin në asnjë rast të zgjidhet dy herë rradhazi.
Emri i partisë është simbolik dhe ka si qëllim të japë një ide mbi identitetin e antarëve të saj dhe zgjedhësve të ardhshëm. Emërtimi nuk ka për qëllim të jetë “negativ” dhe kufizues, përkundrazi, PDM do të luftojë që rreth saj të grumbullojë sa më shumë shqiptarë që e kanë pësuar nga politikat shtypëse të diktaturës komuniste ashtu dhe të gjithë ata të cilët e kanë ndjerë dhe nuk kanë qënë dakord me teori dhe praktika të tilla.
PDM e konsideron veten që në këto momente në opozitë dhe do të kërkojë pa hezitim ndryshime politike në favor të së djathtës shqiptare që, sipas saj, mbetet për tu konfiguruar mbi koncepte të reja.
Partia jonë përkrah inisiativën e lirë, mbështet biznesin e vogël, do të luftojë monopolet por, do të stimulojë krijimin e kapitalit të madh vëndas në financë, ndërtim dhe degë të tjera të rëndësishme të ekonomisë si bazë për influencë dhe lobingje ndërkombëtare.
PDM do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe do ta ketë qëllim kryesor të përhershëm të veprimtarisë së saj, përmirësimin e vazhdueshëm të jetesës të popullit në përgjithësi dhe realizimin sa më të shpejtë dhe të drejtë të dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë në veçanti.
PDM i kushton një rëndësi të veçantë zgjidhjes të problemit të pronës së vjetër dhe kthimit të saj fizik, ajo beson se tranzicioni i tejzgjatur dhe i vështirë, ndër të tjera, i ka rrënjët edhe tek moskuptimi dhe moszgjidhja realiste e problemit të pronës. PDM i konsideron ish pronarët, krahas me ish të përndjekurit dhe kulakët, si pjestarë dhe aleatë natyralë të sajë.
PDM përkrah pa rezerva përpjekjet e ligjshme për demokraci dhe vetvendosje të vëllezërve tanë në trojet etnike në Kosovë, Maqedoni, apo kudo qoftë. PDM Mendon se e ardhmja europiane e vëndit tonë nuk duhet të çojë në mohimin e “Interesave shqiptare” në rajon. Partia jonë e përkrah si të ligjëshme lëvizjen e popullatës çame me të drejta të mohuara që banon në Shqipëri dhe e fton atë të jetë pjesë integrale e saj nëpërmjet një fraksioni brënda Partisë për të siguruar pjesmarrjen e tyre direkte në jetën politike të vëmdit.
PDM mendon se ka vënd për një rishikim të çështjes së referendumit për monarkinë dhe mund ta pranojë atë si zgjidhje për shumë probleme të karakterit kombëtar dhe historik.
PDM, në pikpamje organizative të brëndëshme, ka për qëllim të mbulojë me degë, n/degë dhe seksione të gjithë territorin e vëndit brënda vitit 2004, të organizojë Kongresin e saj të parë në periudhën Janar-Shkurt 2005 dhe të jetë e gatëshme të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2005 me kandidatët e sajë në të gjithë territorin, duke përjashtuar në mënyrë taksative ç`do koalicion parazgjedhor.
PDM ka si synim afatmesëm kthimin e saj në një forcë qeverisëse.

Faleminderit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 18-4-2004 nė 21:37 Edit Post Reply With Quote
Te pakten Ypit dhe disa prej ndjekesve te tij ,pas vitit 1990 nuk i jane mohuar te drejtat,vecse u jane hiperbolizuar.Shqiperia nuk ndjen mungesen e instiktit Ypian,ajo ka nevoje per me teper mendim.Mendimi, per nje levizje ndryshe nga Ypet dhe Kedypet,nuk mund te quhet hipokrizi apo insinuate sepse anetaret me te drejta te hiperbolizuara luajne gjithmone loje te dyfishte.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-4-2004 nė 22:37 Edit Post Reply With Quote
Nuk kuptoj,

z. Ypi etj po kerkon te perfaqesoje e te mbroje interesat e ish te burgosurve politike, ish pronareve deri ketu nuk ka asnje te keqe.

Po te shohim pervojen e partive te lagjeve, eshte mese logjike qe te dali dikush nga shtresa e ish te burgosurve e te marre nismen per nje parti te re.

Jane gati mbi 40% te shqiptareve qe nuk votojne.

Partite e lagjeve nuk po kuptojne asgje, eshte e natyrshme qe dikush te provoje dicka te re.

Shume te djathte mendojne qe partite e krijuara mbas 1990 jane te kontrolluara nga sigurimi:
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=462

Apo qe e djathta e vertete nuk perfaqesohet akoma ne RSH:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=373
Por ne dime akoma shume pak permbi kete te re.

Kush di me shume?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2011 nė 19:15 Edit Post Reply With Quote
U shkri kjo?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3155000 sekonda, 36 pyetje