Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: PETICIONI PĖR PĖRKRAHJEN E BASHKIMIT SHQIPĖRI-KOSOVĖ
Shqiptar

Postuar mė 26-12-2003 nė 03:36 Edit Post Reply With Quote
PETICIONI PĖR PĖRKRAHJEN E BASHKIMIT SHQIPĖRI-KOSOVĖ

Përshendetje të gjithë forumistave,
ju ftoj ta vizitoni adresën e mëposhtme dhe ta përkraheni!

www.unionishqiperikosove.com

Jepni edhe Ju mbështetjen Tuaj, duke firmosur elektronikisht Letrën e Hapur, përmes së cilës konfirmoni mbështetjen Tuaj për krijimin e Bashkimit Shqipëri-Kosovë. Letra do ti dërgohet autoriteteve më të larta në Shqipëri e Kosovë. Ju lutemi, që për hir të interesave më të larta kombëtare, për hir të korrigjimit të padrejtësive shekullore, në emër të aktit më të lartë juridik të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në hyrje të së cilës theksohet qartë aspirata shekullore e popullit shqiptar për bashkim kombëtar, në emër të lirisë, drejtësisë, fjalës së lirë dhe demokracisë, në emër dhe për llogari të zgjidhjes së çështjës kombëtare, ju lutem e firmoseni këtë Peticion Elektronik.

LETËR E HAPUR

[ NISMA PËR NJË PROJEKT MBARËKOMBËTAR ]
Parlamentit të Republikës së Shqipërisë

Parlamentit të Republikës së Kosovës

Të nderuar përfaqësues të lartë të popullit shqiptar,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,


Ne që po Ju shkruajmë, jemi shqiptarë, nga Shqipëria administrative apo nga trojet e saj të ndara padrejtësisht, me banim në atdhe apo në diasporë, që përmes kësaj LETRE dëshirojmë të shprehim përkrahjen tonë për nismën për krijimin e Bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Ju drejtohemi Juve, përfaqësues të lartë të popullit shqiptar, me një vetëdije të madhe kombëtare, dhe kërkojmë nga Ju që të punoni në mënyrë shtetrore për arritjen e këtij qëllimi madhor, si hap drejtë zgjidhjes së çështjës kombëtare shqiptare.

Ju drejtohemi përfaqësuesve më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe parlamenteve, që për hir të interesave më të larta kombëtare, për hir të korrigjimit të padrejtësive shekullore, në emër të aktit më të lartë juridik të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në hyrje të së cilës theksohet qartë aspirata shekullore e popullit shqiptar për bashkim kombëtar, në emër të lirisë, drejtësisë, fjalës së lirë dhe demokracisë, në emër dhe për llogari të zgjidhjes së çështjës kombëtare, të marrin masat e duhura për të ndihmuar krijimin e Bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Me shpresën të madhe se letra jonë do kuptohet drejtë dhe se ndihma Juaj nuk do mungojë dhe së do filloni punën drejtë krijimit të Bashkimit Shqipëri-Kosovë,

Ju përshendesim,


SHOQATA ATDHETARE PËR PËRKRAHJEN E BASHKIMIT SHQIPËRI-KOSOVË

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 26-12-2003 nė 13:57 Edit Post Reply With Quote
Mos jeni gje ndonje ushtar i ish-prokurorit politik Idajet Beqiri ?
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 26-12-2003 nė 19:58 Edit Post Reply With Quote
Pa njohjen reale te pavarsise se Kosoves,nuk mund te luhet me metodat leniniste te bashkim c'bashkimit.Duhet hequr dore nga lojrat e rrezikshme te LPK-isteve enveriste,sepse rrezikojme seriozisht te ardhmen e Kosoves.Banditet dhe trafikantet nuk jane dhe nuk kane per te qene kurre shqiptare.Ata mbeten vegla qorre te tripodit antishqiptar Beograd-Moske-Athine.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-12-2003 nė 11:23 Edit Post Reply With Quote
E vizitova faqen dhe pashe qe nuk kishte asnje emer, asnje person.

PSE?

Nuk punohet me anonime.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-12-2003 nė 11:27 Edit Post Reply With Quote
Ne kete faqe jane me dhjetra ide e projekte permbi Bashkimin:

http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=9

Sigurisht qe jam per Bashkimin RSH dhe Kosove dhe peticionin megjithese mesa di e kane shkrujte komunistet e nenshkruaj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Alidems

Postuar mė 4-8-2004 nė 04:36 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi kombetar i te gjitha trojeve Shqitare,detyre e rendesishme.Nuk e di si mund te ndihmoj.Na lajmeroni per te holla apo por cfare mendoni tjeter.Une kam lindur ne tirane,kam mbaruar liceun e tiranes,me vone kam studjuar ne Malajzi per juridik,por nuk jam i aktivizuar me ndonji organizate apo parti.Me pelqen partia e Legalitetit dhe te Ballit,por do te deshiroja qe te mbetet loja politike midis partive vecse per avancim jo per shkaterrim,se dhe me nji Shqiperi etnike prape jemi nji grusht.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 16-5-2005 nė 18:31 Edit Post Reply With Quote
bashkimi

Une kurrsesi nuk jam per bashkimin e Kosoves me RSH. Kjo ide ne vete eshte idiotike.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-5-2005 nė 22:21 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi eshte gjeja me e natyrshme per Kombin Shqiptar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 17-5-2005 nė 02:13 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi eshte forma me njerezore e unifikimit te shpirteror dhe tokesor te shqiptareve.Por kur grupe enveristesh dhe marksistesh te panjohur apo dhe te njohur,qe hiqen si nacionaliste,ky eshte nje fakt qe duhet te ndalemi.Enveri dhe ndjekesit e tij jane antishqiptare qe kerkojne te plotesojne deshirat sllavo-ortodokse me aktrimin gjoja nacionalist.Turpi enverist nuk mund te punoje kurre per Shqiperi dhe shqiptare.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-5-2005 nė 06:45 Edit Post Reply With Quote
Ke te drejte,

une mendoj per Bashkimin mendoj:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=779





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-5-2005 nė 06:46 Edit Post Reply With Quote
http://www.anton-ashta.de/mendime/perse.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 18-5-2005 nė 21:29 Edit Post Reply With Quote
Idea e bashkimit duhet ti lihet qarqeve akademike ta qemtojne deri sa te marre mevetesine Kosova. Qarqet e figurat politike shqiptare, ne te dy anet e kufirit, duhet ti meshojne pavarsise se Kosoves.

Ngritja e ketij problemi tani vetem sa e nderlikon perspektiven kosovare, shton "anatemat" prosllave. Duhet te ruhemi nga konfederatat "ala-balkanse", ashtu dhe ato gadafiste.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2005 nė 06:39 Edit Post Reply With Quote
Une mendoj se nuk duhet te kemi aspak frige qe te argumentojme e te mbrojme idese se Bashkimi i RSH me Kosoven eshte nje gje e natyrshme dhe e drejte e Kombit Shqiptar.

Sic e kam thene tek tema perkatese:

Per te arritur Bashkimin ne duhet te punojme shume dhe duhet te plotesojme disa kushte.

Une jam i mendimit se ne te djathtet shqiptare duhet te punojme per Bashkimin e jo te flasim per te.

psh

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2311





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7950370 sekonda, 37 pyetje