Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ndihme Bashkive dhe komunave te djathta
Anton Ashta

Postuar mė 31-12-2003 nė 18:05 Edit Post Reply With Quote
Ndihme Bashkive dhe komunave te djathta

Ideja e fundit per kete vit:

Duke ditur qe ne disa Bashki dhe
Komuna kemi fituar.

Si mendoni a nuk do te ishte me vend qe te ndihmonim financiarisht dhe jo vetem financiarisht per te realizuar projekte te ndryshme konkrete me kryetaret e Bashkive dhe te komunave?

Te paren mendoj duhet te mundohemi te ndihmoje Kryetarin e Bashkise se Shkodres.

Si mendoni?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-1-2004 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
A vertet vetem per fjale jemi ketu?

Une them ta fillojme nga mbledhja e informacionit.

Ne cilat bashki kemi fituar?

Si quhet kryetari?

Si e ka adresen?


Kush jeton ne Tirane dhe ka kontakt me partite e djathta te na ndihmoje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 07:53 Edit Post Reply With Quote
Deri tani di:

Bashkia e Shkodres

Bashkia e Korces

Bashkia e Sarandes





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2005 nė 11:22 Edit Post Reply With Quote
Raporti i Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim dhe i USAID


“Qeveria mbështet me fonde vetëm bastionet socialiste”




Voto për ne që të përfitosh rrugë, kanalizime, shkolla, spitale. Fondet buxhetore të këtij viti kanë shkuar në zonat ku partia në pushtet ka kandiduar figurat kryesore.

Vlora, Tirana dhe Durrësi janë zonat më të privilegjuara, ndërsa Shkodra më e diskriminuara. Shifrat e publikuara dje flasin për diferenca të frikshme të përfitimit të investimeve nga qeveria. Studimi është bërë nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe është mbështetur nga USAID. Qendra ka bërë “monitorimin e shpërndarjes së fondeve buxhetore për investime në zonat elektorale të Tiranës, Durrësit Vlorës dhe Shkodrës”. Ministria më e politizuar në ndarjen e fondeve është ajo e Transporteve. Sipas raportit: Ministria e Transporteve është ministria që përdor më shumë kriteret politike në shpërndarjen e fondeve buxhetore në krahasim me ministritë e tjera. Në studim është përfshirë edhe zona ku kandidon kryeministri. Sipas raportit, “rastësisht” investimet në zonën 99 të Sarandës nga Ministria e Transporteve janë shtuar me rreth 10 herë më shumë se një vit më parë, duke thyer kështu rekordin e rritjes së investimeve nga njëri vit në tjetrin. Gjatë vitit 2004 investimet e qeverisë në Sarandë u rritën me rreth 65 milionë lekë, ndërsa në vitin 2005 me rreth 280 milionë lekë. Diferenca e shifrave flet më shumë se të gjitha komentet

Prefekturat
Raporti i QKZH-së ka monitoruar shpërndarjen e fondeve publike në 45 zona elektorale. Fondet e monitoruara janë ato të shpërndara nga Ministria e Arsimit, Bujqësisë, Pushtetit Vendor, Turizmit, Transportit dhe Shëndetësisë. “Ndikimi politik në shpërndarjen e fondeve, sipas zonave elektorale diktohet në rast se ndryshimi në rritje i fondeve për një zonë të caktuar elektorale në vitin 2005 është 50 për qind më i lartë se mesatarja e viteve 2003-2004, dhe mesatarja në nivel prefekture për vitin 2005”. Garën mes prefekturave duket se e ka fituar Vlora. Në prefekturën e Vlorës përfshihet edhe qyteti i Sarandës. Raporti thekson se gjatë vitit 2005, deviacionet në shpërndarjen e fondeve janë më të theksuara. Qeveria ka mbajtur me “hatër” zonat ku fitojnë kandidatët e saj. Prefekturat më të favorizuara në drejtim të shpërndarjes së fondeve për investime në vitin 2005, janë prefekturat e Vlorës dhe Tiranës. Shkodra mbetet e fundit në listë.

Shkodra
Shkodra vazhdon të jetë prefektura më e diskriminuar. Sipas studimit, fondet në këtë prefekturë janë dy herë më të vogla se ato të dhëna për prefekturën e Vlorës dhe Tiranës. Prefektura e Shkodrës ka 9 zona, nga të cilat 7 janë fituar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e kaluar Parlamentare. Shkodra njihet si bastion i djathtë dhe zgjedhjet e kaluara të pushtetit lokal nxorën si fitues kandidatin e PD. Shkodra ka përfituar 4 827 lekë për votues investime gjatë vitit 2005, nga 4 522 që kishte marrë një vit më parë. Sipas raportit, zonat zgjedhore 2,4 dhe 6 janë zonat që kanë përfituar më pak investime gjatë 2005, ndërsa zona numër 9, ka marrë përqindjen më të madhe nga mesatarja e shpërndarë në të gjithë prefekturën. Në zonën numër 9, këtë vit kandidon ministri i Industrisë, Viktor Doda. Fondet në prefekturën e Shkodrës janë dhënë nga Ministria e Arsimit, 30 për qind, e Rregullimit të Territorit 37 për qind dhe e Transporteve 22 për qind.

Durrësi
Në Durrës investimet gjatë vitit 2005 kanë arritur shifrën e 8 376 lekëve për votues. Shifër kjo gati dy herë më e madhe sesa për votuesit e Shkodrës. Sipas studimit të QKZH, zona 27 duket sa ka marrë pjesën më të madhe të parave për investime në këtë prefekturë. Shifrat tregojnë se zona 27 ka marrë dyfishin e parave në krahasim me mesataren e prefekturës. Zonat më të diskriminuara në prefekturën e Durrësit janë zona 29 dhe 30. Sipas raportit në këto dy zona nuk është diskutuar asnjë investim publik. Në prefekturën e Durrësit nga 8 zona, gjatë zgjedhjeve të vitit 2001 PD ka fituar 3 deputetë dhe PS 6 deputetë.

Vlora
Socialistët duket se janë kanë bërë yzmetin bastionit. Qeveria i ka dyfishuar investimet për votuesit e tyre në prefekturën e Vlorës. Një votues në Vlorë ka përfituar 10 185 lekë për frymë gjatë vitit 2005, nga 5 942 lekë që përfitonte një vit më parë, kur nuk kishte zgjedhje. Ministria e Transporteve është kontribuesja më e madhe e investimeve në Vlorë. Rreth 59 për qind e investimeve për prefekturën e Vlorës janë dhënë nga Transportet, ndërsa 19 për qind nga Ministria e Turizmit. Në zonat 96 dhe 99, sipas raportit, gjatë vitit 2005, janë akorduar pothuajse dy herë më shumë fonde sesa mesatarja e prefekturës. Kështu në zonën 99 një vit më parë janë dhënë 10 326 milionë lekë investime, ndërsa këtë vit janë akorduar 22 861 milionë lekë. Rritja është evidente. Në zonën 99 Partia Socialiste këtë vit ka si kandidat për deputetë shefin e ekzekutivit, Faton Nano.

Tirana
Kush fiton kryeqytetin është fituesi moral. Qeveria nuk i ka kursyer paratë për Tiranën, megjithëse një qytetar i kryeqytetit ka marrë më pak investime sesa një qytetar i Vlorës. Në Tiranë investimet janë rreth 8.8 mijë lekë për votues, ndërsa në Vlorë 10.3 mijë lekë. Sidoqoftë në këtë vit votimesh, Tirana ka marrë 2 herë më shumë investime sesa një vit më parë. Në rang prefekture, më e përfituara nga investimet ka qenë Vora, ndërsa zonat e persekutuara nga qeveria, sipas raportit, janë ato 31. 32. 33. 40 dhe 42. Në këto zona qeveria i ka kursyer investimet. Fondet për prefekturën e Tiranës janë dhënë nga Turizmi, 24 për qind, Shëndetësia, 24 për qind dhe Transportet me 32 për qind. r.gj.



Shpërndarja e fondeve sipas Prefekturave*

Viti Shkodër Vlorë Durrës Tiranë
2003 485870 700466 s’ka 1153285
2004 881088 1013507 1386086 1742377
2005 940392 1737151 1585018 4085420


Investimet për votues në Prefekturat kryesore

Shkodra

2003 2.4 mijë lek/frymë
2004 4.5 mijë lek/frymë
2005 4.8 mijë lek/frymë
Vlora

2003 4.1 mijë lek/frymë
2004 5.9 mijë lek/frymë
2005 10.1 mijë lek/frymë
Durrësi

2003 nuk ka të dhen
2004 7.3 mijë lek/frymë
2005 8.3 mijë lek/frymë
Tirana

2003 2.4 mijë lek/frymë
2004 3.7 mijë lek/frymë
2005 8.8 mijë lek/frymë



panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
http://www.shkodra.gov.al/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1690631 sekonda, 29 pyetje