Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Aksioni MJAFT! nė Arsim
Anton Ashta

Postuar mė 2-1-2004 nė 11:09 Edit Post Reply With Quote
Aksioni MJAFT! nė Arsim

Lëvizja MJAFT!, Rrjeti i OJF-ve të Arsimit Parauniversitar
(shkurt ROA), dhe Instituti i Financave Publike-Private, (IFPP)
kanë bashkuar së fundmi forcat me synim ushtrimin e presionit
pranë parlamentit për rritjen e shpenzimeve publike për arsmin.
Ne besjomë se nëse arsimi është vërtet një prioritet i shtetit
shqipëtar atherë kjo duhet të reflektohet në shpenzimet publike
të vendit.

Më poshtë ju do të gjeni dy dokumenta të cilat ju shfaqin
një pamje të detajuar të problemit dhe arësyet tona të aksionit.
E para është letra drejtuar anëtarëve të parlamentit shqiptar
dhe e dyta është prezantimi i kërkesës sonë në komisionin
parlamentar te ekonomisë.

Gjatë gjithë kësaj jave në varësi të përgjigjeve që do të
marrim nga parlamenti dhe qeveria MJAFT!, ROA dhe IFPP do
organizojnë aktivitete të ndryshme si, programe televizive,
takime me deputetë deri në ushtrimin e presionit nëpërmjet
protesave.

Letra drejtuar Deputeteve te Parlamentit Shqiptar

Të nderuar Deputetë të Parlamentit Shqiptar,

Ne, Rrjeti i OJF-ve të arsimit parauniversitar (shkurt ROA),
Instituti i Financave Publike-Private dhe Lëvizja "MJAFT!",
bashkohemi ne bindjen e thellë se e ardhmja e një kombi
përgatitet në bankat e shkollës dhe se shkalla e emancipimit
të një shoqërie vlerësohet me përkujdesin që ajo ka për
edukimin e popullsisë.

Përshtypja se arsimi ynë është mirë është një keqkuptim i
madh. Ekspertë të huaj dhe, gjithnjë e më shumë, specialistë
shqiptarë pohojnë se në gjendjen e tanishme arsimi nuk krijon
kapacitetet e mjaftueshme profesionale për të modernizuar
ekonominë tonë. Ata pohojnë, gjithashtu, se ky arsimim le shumë
për të dëshiruar në formimin demokratik të krahasueshëm me
standardet perëndimore.Ne rrrezikojmë të vonohemi për
bashkëjetesën europiane aq kohë sa nuk formojmë qytetarin
evropian .

Arsimi në tërësi ka nevojë të domosdoshme për një reformë të
thellë. Suksesi i kësaj reform ka një parakusht themelor:
Më shumë shpenzime.Gjatë një dhjetëvjeçari, kontributi qeveritar
për arsimin luhatet afër shifrës prej 3% të prodhimit të
përgjithshëm bruto (GDP). Mesatarja botërore e GDP është 5%.
Vendet e Bashkimit Evropian shpenzojnë mesatarisht, 5% të GDP e
megjithatë këmbëngulin për një rritje të ndjeshme të saj në
mënyrë që BE të shndërrohet në një ekonomi më kompetitive.
Mesatarja e vendeve me të ardhuar mesatare, ku përfshihet dhe
Shqipëria, është 4,8 % e GDP. Pak më shumë është e vendeve
evropiane në tranzicion. (Për vitin 2000: Bjellorusia 6.0,
Cekia 4.3, Estonia 4.4, Hungaria 7.6, Letonia 4.8, Lituania 6.3,
Slovakia 4.7, Sllovenia 4.4, Ukraina 4.0).

Në listen e vendeve, Shqipëria renditet ne vendin e 93-të për
përqindjen e GDP në arsim.
Me ritmet, që Programi Afatmesëm Qeveritar, parashikon për
përmirësimin e përqindjes së GDP për arsimin përgjatë viteve
2004-2005, ne do mund të arrijmë shifrën e tanishme të
Maqedonisë pas 57 vjetësh. Në strategjinë e qeverisë për
zhvillimin ekonomik dhe social (SKZHES) ku premtohet një rritje
deri në 3,7%, arsimi është shpallur si prioritet, por duket
qartë se deri tani ka mbetur i dekonsideruar në shprehje të
buxhetit.

Një shtim që së paku arrin në 3,7% të GDP të shpenzimeve
publike për arsmin, e premtuar kjo në SKZHES, do të dëshmonte
se politikanët po konkretizojnë bindjen e shpallur se edukimi
shkollor mishëron përgjegjësinë tonë ndaj brezit të ardhëm. Një
ritëm i këtillë i përvitshëm do të na përshpejtonte afrimin me
të ngjashmit tanë në rajon dhe në aspirata.

Ne jemi të vendosur tanimë të këmbëngulim fort në rritjen e
interesimit qeveritar dhe publik për cilësinë e arsimit.
Ne besojmë vërtet se do të gjejmë aleatë në Kuvend dhe
mirëpresim një përgjigje pozitive tuajën brenda javës që së
ardhshme 15-20 Dhjetor.
Ju përshëndesim!


Materiali Prezantuar ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise


Zhvillimi Njerëzor

Treguesi i Zhvillimit Njerëzor është sintezë e tri
komponenteve bazë të zhvillimit njerëzor:
 jetëgjatësisë,
 nivelit të shkollimit dhe
 standartit të jetesës.

PROBLEMI
Treguesit arsimorë
 Ne vitin 1989 zgjatja mesatare e shkollimit ishte
11,6 vjet, por deri në vitin 2000 ra në 8,5 vjet, që do të
thotë një humbje mesatarisht tre vjet shkollim në një dekadë!!!
 Niveli i regjistrimit në shkollë ka rënë edhe për
arsimin parashkollor dhe atë të mesëm. Shifrat konstatojnë
ulje të ndjeshme, përkatësisht 37 për qind dhe 36 për qind
(në krahasim me vitin 1990).
 Zonat peri-urbane kanë një ndjekje të shkollës nën
mesataren, pranohet se aksesi dhe cilësia e shkollimit janë
problematike në to.

Pse lihen shkollat???
Shkaqet e braktisjes së shkollës janë të ndryshme për nivele
të ndryshme të arsimit.
 Në arsimin parashkollor braktisja lidhet me mbylljen e
institucioneve publike.
 Përsa i përket arsimit të detyrueshëm, zvogëlimi i
numrit të të rregjistruarve ka ardhur kryesisht prej dy faktorëve:
- 35 për qind e nxënësve që braktisin shkollën, e bëjnë
këtë për arsye ekonomike,
- ndërsa pothuajse një e pesta e tyre e braktisin
shkollën për shkak të nivelit të cilësisë së ulët të arsimimit

Probleme te tjera
 Numri i shkollave të mesme rezulton i zvogëluar me 55
për qind,
 Mbyllja e tyre pati ndikim veçanërisht mbi familjet e
varfëra dhe solli zvogëlimin e nivelit arsimor të tyre.
 Rritja e popullsisë urbane, numri i madh i mësuesve pa
arsimin përkatës sidomos në zonat e largëta, janë faktorë te
tjere që çojnë në zvogëlimin e numrit të nxënësve që ndjekin
shkollat e mesme.
 12-përqind e popullsisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje
të shkruajë dhe të lexojë, pra klasifikohet si "analfabete".
 Egzistojnë shpërpjestime ndërmjet nivelit të
analfabetizmit në zonat urbane (7 për qind) dhe ato rurale
(19 për qind).
 83,5 % e varferisë bien mbi individe pa arsim (4,1%)
apo me arsim fillor (79,4) (burimi INSTAT)
 Shërbimi arsimor publik vuan nga probleme të cilësisë,
që lidhen me mungesat në;
 mjetet mësimore,
 shtimin progresiv të mësuesve pa arsim përkatës,
 mangësive serioze në rikualifikimin e mësuesve,metodave
të vjetëruara apo të ngurtësuara të mësimdhënies,
 probleme të përmbajtjes, etj.
 Cilësia e shkollimit është më e ulët në zonat rurale,
zonat e largëta dhe ato peri-urbane.

Shkaqet
 Gjatë dhjetë viteve të fundit financimi publik për
arsimin ka mbetur në rreth 10 përqind të shpenzimeve buxhetore,
por pesha e tyre ndaj PBB, megjithë disa luhatje, ka ardhur duke
u ulur.
 Nga 3,8 përqind që ishte në vitin 1995, ky tregues ra
në 2,8 përqind në vitin 2002, duke qëndruar shumë më poshtë se
niveli i të njëjtit tregues për vendet e Europës Lindore.

ANGAZHIMET E SHTETIT SHQIPTAR

Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit Pergjigjja Shqiptare
"ose çfare JU keni marre përsipër"
 Synimi 3: Të sigurohet që brenda vitit 2015, fëmijët,
kudo që janë, si djemtë ashtu edhe vajzat, të kenë mundësi të
kryejnë arsimin e plotë fillor.
Burimi Shqipëria dhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit fq.17

Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit Pergjigjja Shqiptare
"ose çfare JU keni marre përsipër"
Rritja e shkallës së regjistrimit në arsimin tetëvjeçar
- Nga 90 përqind në vitin 2000 në 94 përqind në 2004 dhe në
100 përqind në 2015, ndarë sipas grupeve të popullsisë dhe
zonave.
Shkalla e regjistrimit në arsimin e mesëm synohet të rritet
- Nga rreth 40përqind në vitin 2000 në rreth 50 përqind
në vitin 2004.
Mesatarja e viteve të shkollimit që synohet të rritet
- Nga 8.5 vjet në vitin 2000 në 10 vjet deri në 2004.

Rekomandim i OKB ne lidhje me Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit
 Duhet të krijohen mundësitë për të rritur financimet për
sektorin arsimor në të gjitha nivelet e në të gjitha rajonet.
Në këtë kuptim, rritja e pjesës së shpenzimeve buxhetore për
arsimin, si përqindje e PBB duhet të konsiderohet si një ndër
masat prioritare që duhet ndërmarrë nga qeveria.


PRIORITETET E STRATEGJISË KOMBËTARE E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE SOCIAL (SKZHES)
"ose çfare JU keni premtuar"
Fusha prioritare të aksioneve publike do të jenë:
 Shëndetësia dhe arsimi
 Infrastruktura
 Përmirësimi i qeverisjes
 Rritja ekonomike
 Mbështetja sociale
 Stabiliteti makroekonomik

Qëllime dhe Objektiva nga SKZHES
"ose çfare JU keni premtuar"
Prania dhe mprehtësia e problemeve që po përjeton
sistemi i arsimit, bëjnë të domosdoshme intensifikimin e
reformave në këtë sektor. Synime kryesore të thellimit të
proçesit të reformimit, njëkohësisht dhe objektiva të
strategjisë së arsimit, janë:

 rritja e pjesëmarrjes së popullsisë në shërbimin
arsimor, duke përqëndruar vëmendjen në shtresat e varfra dhe
zonat e thella të vendit;
 përmirësimi i cilësisë së këtij shërbimi dhe
ristrukturimi e përshtatja e sistemit të arsimit ndaj
zhvillimeve dhe nevojave të tregut.

Objektiva specifike të sektorit të arsimit në kuadrin e
strategjisë për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë,
janë
 rritja e pjesëmarrjes në arsimin tetëvjeçar duke
përqëndruar vemendjen në shtresat e varfëra dhe zonat e thella
të vendit si dhe në rritjen e pjesëmarrjes në arsimin e mesëm,
kryesisht profesional,
 përmirësimi i cilësisë së mesimdhënies,
 zgjerimi i arsimit profesional dhe përshtatja më e mirë
e tij ndaj nevojave të tregut,
 rritja e efektivitetit të administrimit dhe eficencës
financiare të sistemit arsimor.

Strategjia e perkthyer ne fonde
Problemet më të mprehta të varfërisë në zonat rurale e të
thella të vendit dhe cilësia relativisht e ulët e shërbimeve
jetësore, sikurse edhe e shërbimeve të shëndetësisë dhe të
arsimit veçanërisht në këto zona, kërkojnë adresimin e më shumë
burimeve në zgjidhjen e këtyre problemeve, që do të thotë të më
pak burimeve në zgjidhjen e problemeve të tjera të zhvillimit.

Prioritetet strategjike në PBA
Prioritetet strategjike per shpenzime publike te identifikuara
ne kuadrin e PBA 2004-06, mbeten ne pjesen me te madhe te
pandryshuara dhe reflektojne propozimet politike dhe programore
te identifikuara ne SKZHES
Keto jane:
 Te rrise pjesen e PBB-se qe alokohet per shendetsine
dhe arsimin qe eshte shume e ulet ne krahasim me standartet
nderkombetare, dhe qe reflektohet ne cilesi te ulet te
sherbimeve publike ne keta sektore;

Krahasimi me vendet e tjera te botës
Buxheti per arsimin ne perqindje te PBB

 Ne vednin e I Moldova me 10.3%
 Ne vednin e 24. Congo, 5.9%
 Ne vednin e 39. Macedonia, 4.9%
 Ne vednin e 92. Sri Lanka 2.9%
 Ne vednin e 93. Albania 2.8%
 Ne vednin e 94. Benin 2.7%
 Ne vednin e 95. Ethiopia 2.7%
 Ne vednin e 96. Antigua and Barbuda 2.6%
 Ne vednin e 97. Mozambique 2.6%
 Ne vednin e 98. Nicaragua 2.6%
 Ne vednin e 99. Bhutan 2.4%
 Ne vednin e 100.Uganda 2.4%

 Mesatarja 4.75 %

Prioritetet strategjike te PBA
"ose çfare JU keni premtuar ne Qershor 2003"
Prioritetet strategjike te shpenzimeve publike te
cilat mbeshteten me burime financiare sipas percaktimit te
SKZHSE jane:
 Rritja e burimeve ne terma reale dhe ne raport me
PBB-ne per sektoret e shendetesise dhe arsimit;

Lidhja PBA me SKZHES
 Programi buxhetor per vitin 2004 dhe percaktimi i
tavaneve eshte mbeshtetur ne dokumentin strategjik SKZHES.
 Lidhja dhe vendosja e raporteve te drejta midis
SKZHES, PBA 2004-2006 dhe projektbuxhetit 2004 konsiderohet
si nje proces dhe eshte ne qender te vemendjes

Lidhja PBA me SKZHES
 PBA gjithashtu, siguron mekanizmat e nevojshme,
permes te cilave, objektivat prioritare kryesore te
identifikuara ne Strategjine Kombetare per Zhvillim Ekonomik e
Social (SKZHES), integrohen ne proçesin buxhetor

Percaktimi strategjik i prioriteteve
 Percaktimi strategjik i prioriteteve te shpenzimeve
publike ka filluar te arrihet nepermjet proçesit te PBA.
SKZHES ka theksuar kerkesat strategjike per nje riorientim
relativ te burimeve drejt sektorit te shendetesise dhe arsimit
ne menyre qe te adresohen dhe nivelet relativisht te uleta te
shpenzimit ne keta sektore.

PRIORITETET E (SKZHES)

Fusha prioritare të aksioneve publike do të jenë:
 Shëndetësia dhe arsimi
 Infrastruktura
 Përmirësimi i qeverisjes
 Rritja ekonomike
 Mbështetja sociale
 Stabiliteti makroekonomik

NDERKOHE QË ! ? !

Premtimi SKZHES
 Zhvillimi njerëzor:
Arsimi. Shpenzimet për arsimin si përqindje ndaj PBB
do të rriten nga 3.4 përqind në vitin 2001 në 3.7 përqind e
PBB në vitin 2004.
Premtimi PBA
 Shpenzimet ne arsim parashikohet te rriten nga
3.0% e PBB-se ne 2004 ne 3.1% e PBB-se ne 2006.

Krahasimi me vendet e tjera te botës
Me nivelin e siperpermendur te rritjes prej 0,1%
ne 3 vjet Shqiperia arrin nivelin e sotem te;
 Maqedonise ne 57vjet
 Kongos ne 87vjet
 Moldavise 219vjet

Buxheti 2004
 Shpenzimet ne arsim parashikohet te arrine ne 3.1% te
PBB-se

Çfarë kërkojmë NE
 Njohjen reale te premtimeve duke rritur perqindjen e
arsimit ne buxhetin 2004 nga 3.1% ne 3.7% te PBB-se.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 28-8-2004 nė 03:12 Edit Post Reply With Quote
Kur ne arsim futet racizmi

"MJAFT!" REAGON PER VIZAT E STUDENTEVE NE ITALI

Edhe ne diten e trete te aplikimeve te studenteve shqiptare qe kerkojne te pajisen me viza italiane per t'u bashkuar me universitetet e tyre ne Itali, u jane refuzuar vizat nje numri te madh prej tyre. Numri i tyre i afrohet 250 studenteve te cilet edhe mundesite per te konkurruar prane universiteteve shqiptare i kane te kufizuara. Levizja "Mjaft!" e vlereson te drejte kerkesen e studenteve karshi Ambasades Italiane dhe do te vazhdoje t'i ndihmoje ata ne protesten e tyre te ligjshme. Rreth 120 studente u paraqiten ne zyrat e "MJAFT!"-it dhe kerkuan mbeshtetje per te zgjidhur kete ceshtje. Studentet kishin aplikuar te gjithe prane universiteteve italiane per te vazhduar studimet e larta.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0813811 sekonda, 26 pyetje