Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Rreziku Islamist
Olsi Baze

Postuar mė 4-1-2004 nė 18:29 Edit Post
Rreziku Islamist

STUDENTET E FESE

Shqiptarët që studiojnë në Riad të Arabisë Saudite: Do kthehemi në Shqipëri, të rinjtë do zgjidhin problemet e komunitetit. Ne s'jemi terroristë, por besimtarë

"Ne, studentët shqiptarë në Arabinë Saudite"


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Arabia Saudite, Altin Kreka


RIAD

Shtëpia e Muratit Bashës është rreth 15 minuta larg qendrës së Riadit. Në një lagje gjysëm në ndërtim me vila të të mëdha. Ai na ka ftuar që ta vizitojmë familjen e tij dhe ku na presin edhe studentë të tjerë shqiptarë në Arabinë Saudite. Murat Basha, ish-imam i një xhamie në Tiranë jeton prej disa vjetësh në Riad. Bashkëshortja e tij Suzana është studente dhe familja është shpërngulur nga Tirana në Riad bashkë me tre fëmijët për ti dhënë mundësi Suzanës që të përfudojë studimet. Me profesion është mekanik, "marr vesh edhe nga elektriciteti", thotë Murati, i cili aktualisht nuk punon, statusi me të cilin ndodhet në Riad të Arabisë Saudite nuk e lejon të punojë. Në Riad ndodhen mbi 20 studentë në Media janë akoma më shumë, dhe të gjithë studiojnë për teologji, ndryshe nga Riadi ku ka edhe studentë për informatikë, gazetari apo mjekësi. Shtëpia e Muratit, një ndërtesë dy katëshe është e rrethuar me mure të larta mbi dy metër ashtu siç është çdo vilë në këtë qytet. Duket se arabët kujdesen që vështrimet e te huajve të mos hyjnë në shtëpitë e tyre. Dritaret janë të vogla dhe të mbuluara me perde të trasha në të gjitha shtëpitë vila. Në palate jetojnë vetëm emigrantët dhe të varfërit.
Pranë familjes mikpritëse të Muratit në atë shtëpi të madhe jetojnë edhe disa familje të tjera shqiptare pothuajse të gjithë studentë nga Shqipëria dhe Maqedonia. Në hyrje të shtëpisë është ndalur makina e Abdullah El-Muhjedib, saudit përfaqësues dhe një nga drejtuesit e organizatës së rinisë botërore islamike me qendër në Riad. Ai thotë se ka qenë shpesh në Tiranë dhe ka qëndruar në një shtëpi në Sauk. Studentët shprehen se Abdullah është pro shqiptar dhe vetë ai nuk e fsheh këtë fakt. Abdullahi tregon për ditët e tij në Shqipëri si dhe për shumë të njohur. Ai shton se nuk ka patur asnjëherë probleme me shtetin apo policinë. Abdullahi qëndron pranë 20 studentëve shqiptarë që janë në Riad. Ai rri ulur në krye të dhomës dhe duket se është shumë i respektuar nga të gjithë shqiptarët në Riad, por jo vetëm prej tyre. Ai ka udhëtuar shumë në fillim të viteteve 90 në të gjithë vendet europiano lindore. Qëllimi duket se ka qenë organizimi i rinisë islamike.
Darka e mirëseardhjes në shtëpinë e Muratit serviret siç thotë ai "shqiptarçe". "S'kemi tavolinë tani dhe kështu që do qëndrojmë ulur në gjunjë". Të gjithë rinë këmbëkryq dhe ndjehen shumë komodë, ndërsa serviren ushqimet me bukën tradicionale arabe. Traditat arabe dhe shqiptare janë përzierë. E zonja e shtëpisë është kujdesur për gjithçka por ajo nuk duket në dhomën e modeluar me shije orientale. Mënyra e jetesës sipas Kuranit dhe traditave të reja bën që gratë e shtëpisë të mos duken asnjë moment në ambjentet ku rrinë meshkujt. Ky rregull ishte absolut në Arabinë Saudite dhe vetëm në disa vende të rralla publike si femrat dhe burrat përziheshin me njëri-tjetrin. Vetëm fëmijët janë aty, Murati kujdeset për gjithçka që ka të bëjë me shtrimin e darkës apo mikpritjen. Ylli Buraliçi nga Shkodra, 28 vjeç i martuar dhe me dy fëmijë, (djem binjakë), thotë se në Medina janë mbi 50 studentë shqiptarë. Ai vetë studion për teologji. "Ka studentë për gjuhë arabe, teologji, informatikë, ekonomi e gazetari", tregon Ylli. "Në Universitetin e Tiranës nuk kemi vetëm teologjinë, pse duhet të vijmë këtu për informatikë apo ekonomi kur këto degë janë edhe në Shqipëri", shton ai duke buzëqeshur dhe duke rregulluar mjekrën e zezë e të gjatë që i rrethon fytyrën. Ai ndodhet prej 6 vjetësh në Riad bashkë me bashkëshorten e tij shqiptare. "Do kthehem në Shkodër, të jap mësoj nxënësit atje me mësimet e Kuranit"-Ylli- flet me pasion për mësimet e Kuranit dhe e krahason atë me librat e tjerë të shenjtë duke thënë se "Kurani është i vetmi që s'ka ndryshuar, ndërsa bibla ka ndryshuar. Muhamedi është profeti i përjetshëm ndërsa Isai (Jezusi) dhe profetët e tjerë ishin të përkohshëm". Preferenca e tyre është debati për fenë. Ylli është në gjendje që të përmendë vargje të tëra nga Kurani për të shpjeguar edhe fenomene shkencore. Ai është në vitin e fundit të studimeve për teologji dhe tregon se ka ndërmend të kthehet në Shkodër për të dhënë mësim në Medresenë e qytetit. "Ne duhet të zëmë vendin tonë, të vjetërit që drejtojnë komunitetin musliman janë të parsimuar. Njerëzit me dije duhet të drejtojnë këtë komunitet", thotë Ylli.
Ata janë të shqetësuar sepse shpesh kanë dëgjuar që ti quajnë terroristë. "Thonë se stërvitemi në kampe ushtarake. Kjo s'është e vërtetë, ju na shikoni vetë. Ne jemi në shkollë dhe studjojmë shumë", thotë Redin Latollari, korçar. Shumë nga studentët shqiptarë që jetojnë në Riad banojnë në konvikte ndërsa familjarët nëpër shtëpi të veçanta me trajtohen shumë mirë.
Redini mban mjekër të gjatë dhe veshje europiane ashtu si gjithë studentët shqiptarë në Arabinë Saudite. Eshtë i interesuar të mësojë për jetën e hebrenjve në Izrael, pyet nëse ndokush ka qenë atje. Ylli me humor thotë se ka dëgjuar se hebrenjtë ushtrimet matematikore në shkollë për fëmijë. I kanë pak të ndryshme, "Kam dëgjuar se u thonë fëmijëve në shkollë: Kemi 10 muslimanë vrasim 3. Sa muslimanë mbeten? Dhe pastaj qesh.
"Ne kemi patur probleme", thotë ai. Sa herë ktheheshim nga Riadi policët e Rinasit silleshin keq me ne. Bëmë protestë pranë ambasadorit tonë në Arabinë Saudite dhe tani situata ka ndryshuar. Së fundi në Rinas janë sjellë shumë mirë. Pasi u ktheva nga Riadi, një oficer i policisë kriminale në Tiranë më kërkoi që ta shoqëroja dhe më pyeti për shumë gjëra që lidheshin me Arabinë Saudite dhe se çfarë bëja unë këtu. Pastaj më la të lirë duke më thënë me mirësjellje nëse kisha ndonjë shqetësim". Murati, nuk pranon që të ketë patur ndonjë problem kur është kthyer në Tiranë. "Unë vij shpesh e s'më ka ndaluar njeri. Ylli thotë me shaka se shpesh herë e kanë quajtur terrorist, "ne s'jemi terroristë por besimtarë. Na shohin me mjekra, por jo s'tregon terrorizëm. Besimtar i mirë nuk është ai që mban kuranin në xhep dhe bombat në brez". Studentët shqiptarë të Riadit janë të pakënaqur me mënyrën se si trajtohen në Shqipëri, jo vetëm nga autoritetet por edhe nga njerëzit. Redini tregon se në Korçë ka patur probleme me një gazetare që shkruante keq për komunitetin e tyre. Ai tregon edhe për një incident në qytetin e tij kur një nga të rinjtë e bashkësisë islamike kishte goditur me një shihe plastike disa misionarë kristianë, mbase evangjelistë, që po kalonin pranë xhamisë së tyre. "Ata na u kthyen dhe na thanë terroristë. Ne i sqaruam", tregon Redini duke thënë se ishte një keqluptim nga një njëri i pamatur. Murati tregon se në xhaminë ku ai kishte qenë imam për disa vjet, pranë Oxhakut në Tiranë, kishin patur probleme me një nga të rinjtë i cili i fyente dhe ata e zgjidhën duke i dhënë një mësim të mirë.
Studentët e Riadit nuk janë shumë të gatshëm të flasin për çëshjet që lidhen me terrorizmin apo për mënyrën e jetesës në Arabinë Saudite dhe më pas në Shqipëri. "Kjo s'është traditë, Kurani na mëson…." shpjegon Ylli kur biseda bëhet rreth grave, mbulimit të tyre me veshjen e quajtur abaja, një fustan I zi dhe një shami e zezë me të cilën mbulohej tërësisht fytyra.
"Gruaja ime është shkodrane, ka qenë studente në Siri e më pas u martuam, që kur u martova ajo rrinte e mbuluar", tregon Ylli. Ai shton se tani është 28 vjeç dhe është martuar 22 vjeç. Tani ka dy djem binjakë, Zejdin dhe Ahmedin, të cilët flasin shqip dhe arabisht.
"Kur të rinjtë studentë të kthehen në Shqipëri shumë gjëra do të ndryshojnë", thotë Murati. Ai shpjegon se zjarr se ata s'kanë lidhje me terroristët dhe se Kurani i mëson që të respektojnë të tjerët. Sipas Yllit në Tiranë ka shumë probleme sepse shumë drejtues të fesë nuk kanë shkollimin e duhur. Këta në përgjithësi janë të vjetrit. Ylli thotë se të rinjtë që po studjojnë në vendet arabe për teologji do të zënë vendin e tyre në komunitetin musliman në Tiranë për të mos lejuar më sherre dhe përplasje si ato që po bëhen tani për çështje pronash apo edhe të tjera. Do zgjidhen me kohë. "Ne do kthehemi të gjithë në Shqipëri", thotë Ylli. Ai ka edhe një vit studime dhe më pas do të kthehet pranë familjes së tij në Shkodër. Ylli para se të niste studimet për teologjinë e gjuhën arabe ka qenë shumë i njohur në Shkodër sepse ishte kitarist dhe pjestar i një orkestre që luante nëpër dasma. "Tani kam gjetur rrugën e drejtë", thotë Ylli. Marrdhëniet e komunitetit të vogël shqiptar janë shumë të mira mes tyre. Ata përmendin shpesh herë se festën e pavarësisë e kaluan të gjithë së bashku në hotel Sheraton në një pritje të organizuar nga ambasada shqiptare ku kishin ardhur edhe përfaqësues të familjes mbretërore atje.


Studentët marrin shtëpi dhe bursa nga shteti

Një student shqiptar në Riad duket se trajtohet shumë herë më mirë se shumë studentë të tjerë në Shqipëria apo në botë. Familjarët janë të strehuar në shtëpi të veçanta me shumë hapësirë dhe qeratë i paguan shteti. Njerëz të pasur,(në Riad janë të shumtë) ju dërgojnë ushqime, veshje apo edhe ndihmë tjetër duke e lehtësuar shumë jetesën e tyre nëpër këto vila dykatëshe. Veç kësaj ata marrin rreth 250 dollarë për një person në muaj nga shteti. Sipas studentëve kjo shumë përdoret shumë pak sepse ata nuk kanë shpenzime. Riadi nuk ofron ndonjë jetë sociale të konsiderueshme. Në këtë mënyrë edhe vetë studentët nuk shpenzojnë shumë. "Ndonjë gjë të vogël apo dhurata për njerëzit e familjës kur të kthehemi", thotë Ylli Buraliçi nga Shkodra.


Arabia Saudite, zemra e Islamit

MEKA - Qyteti i shenjtë i Mekës duket se është një ëndër për miliona muslimanë që duan të bëjnë periglinazh atje. Meka është edhe zemra e Islamit. Autoritetet e Arabisë Saudite dhe familja mbretëtore kujdesën më së miri që imazhi i vendit të tyre dhe vendeve të shenjta të jetë sa më i mirë. Meka e shenjtë është shumë larg nga Riadi por vetëm pak minuta larg Xhedah, një qytet bregdetar industrial shumë më i hapur se Riadi që është në qendër të shkretëtirës saudite. Periglinët shkojnë pa pushim në këtë vend të shenjtë kur nuk lejohet të filmosh apo fotografosh. Ndjenja e thellë fetare reflektohet kudo. Gjithçka në qytet dhe objektet e kultit duket se është në funksion të Islamit. Rregullat janë tepër strikte në këtë qytet. Femrat s'duhet të zbulohen asnjë çast dhe praktita fetare duhet respektuar. Në të kundër mos shko. Kjo është këshilla që jepet për këtë vend të shenjtë. Por Arabia Saudite nuk është vetëm një vend periglinazhi për muslimanët. Kryeqyteti dhe disa qytete të tjera duket se janë ndërtuar nga njerëz modernë. Nafta është burimi i gjithë pasurisë së madhe të këtij vendi ku ndodhen burimet më të mëdha të arit të zi si dhe kompania më e madhe e botës për nxjerjen dhe përpunimin e naftës, Aramco. Paratë e mbledhura nga nafta kanë bërë që Arabia Saudite të jetë një nga vendet më të zhvilluara të Lindjes së Mesme por edhe më shumë se vendet europiane. Kjo duket gjithkund. Infrastruktura është në standartet më të larta. Në Riad rrugët, ndërrtimet dhe gjithçka tjetër i ngjan një qyteti amerikan ku jetojnë arabët. Vendasit, apo siç duhen ndryshe, sauditët, janë shumë krenarë për etninë e tyre, traditat apo standartin. Pothuajse të gjithë bëjnë punë të lehta. Punëtorët e vertëtë në këtë vend janë emigrantët. Mbi 7 milionë në të gjithë vendin, kryesisht nga vendet islamike si Egjipti, Sudani, Bangladeshi, por ka shumë indianë apo edhe nga vendet afrikane si dhe filipinas. Të huajt mbajnë veshje europiane ndryshe nga arabët që pothuajse gjithë kohës qëndrojnë me shamitë në kokë dhe veshjet e gjata deri në fund të këmbëve. Zemra e Riadit duket se është kulla në mes të qytetit dhjetra metra e lartë dhe që ka kushtuar rreth 18 miliardë dollarë. Kulla me urën e qiellit sundon në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Qyteti me disa milionë banorë është në mes të shkretëtirës. Makinat luksoze, shtëpitë e mëdha, gratë e mbuluara dhe ndarja e shoqërisë në femra e në meshkuj është përshtypja e parë që i lë çdo të huaji ky vend. Vendet ku femrat dhe meshkujt janë tregjet. Festivalet me garat e kuajve apo gamileve bëheshin të ndara. Disa ditë vetëm për burrat dhe disa ditë vetëm për gratë. "Gruaja kështu është e mbrojtur", shprehen vetë arabët. Arabia Saudite kishte përballuar disa sulme rresht të terroristëve ku ishin vrarë shumë njerëz. Institucionet kryesore por edhe vendqëndrimet e të huajve ishin super të ruajtura nga forcat e sigurisë. Autoblindat e ushtrisë dhe njerëz të armatosur qëndronin në çdo rrugë që të çon pranë areoportit, ministrive, televizioneve, gazetave apo ndërtesa të rëndësishme dhe pallateve të familjes mbretërore. Ndërkohë vetë kjo e fundit ndodhej në një situatë kur mbreti ishte sëmurë dhe princi i kurorës dhe komandati i Gardës ishte njeriu më i fortë në vend. Familja mbretërore ka rreth 10 mijë princë e princesha që janë pasardhës së mbretit Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al -Saud që krijoi Arabinë Saudite në fillim të shekullit të kaluar.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 19:24 Edit Post
Rreziku qenka krejt real

Po në këtë polemikë ka vend t’i kujtoj Mark Bregut fjalët e Ali Khan-kryetar i qeverisë islamike shqiptare në mërgim: Shqiptarët e përqafuan Islamin sepse e panë si fe më të pastër e më të përparuar, më të afërt me Zotin, sikurse bënë bogumilët sllavë për t’u mbrojtur për t’u mbrojtur nga inkuizicioni i krishterë. (“Rimëkëmbja”, 17 korrik 2001, f. 3. shtojcë)


Une kam kujtu se eshte shaka e trashe kjo pune, por sapo lexova qe:

"Qka asht ky government islamic shqiptar n’ mergim, kryetarit t’ s’ cilles i referohet “nationalisti” i madh? Sigurisht qi ky referim asht nji dredhi e ktij diplomati, me e ba t’ njoftun para opinionit shqiptar ket lloj government-i, si dhe kryetarin e saj. Pra, Baleta vepron si zadhans de facto i ktij government-i. Ali Khan, njeriu të cillin Baleta na e paraqet si kryetar t’ government-it islam shqiptar, asht nji afghan i cilli e mban vedin sikur asht me origine shqiptare. Ai ka krijue nji government “shqiptare” n’ exile, qi synon me e ba Shqipnin nji emirat islamic, qi ka me u futë n’ Khalifatin e madh islam qi duhet me u kriju sipas eschatology-s islamice. Qarkullojne zana se Baleta asht ministri i jashtem i ksaj “qeverie islamike shqiptare” n’ exile, e cilla duket se nuk asht krejt n’ exile. "

Kastriot Myftaraj


Si guxon ky qen e bir qeni me ba propogande per qeverine islamike te nje fare qeni afgan te Shqypnise?

A kujton ky qen bir qeni se kane deke shqiptaret a si?

E po dona qeveri nga qente e afganistanit?

Po derisa nuk dalin shqiptaret me pshty ne ftyre kete qen e bir qeni, si duket kane deke.


Rrofte Shqypnia pa qent afgane.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 19:35 Edit Post
Pra baleta deshmoka qarte se paska nje qeveri shqiptare ne mergim qe po punoka per zhdukjene e shtetit shqiptar dhe ky qen bir qeni na tregon ne shqiptareve se cfare udhezon kryetari i kesaj qeverie.

Bile duke na i paraqite si te verteta absolute, theniet e ketij kahn-it.

Dhe kete guxon e shkruan publikisht.






C´ka ban qeveria shqiptare?

Mos don me e ftu per vizite kortezie kete Khan-in?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 19:40 Edit Post
Cdo gja asht krejt e qarte:

baleta eshte i qarte si drita e diellit

Po pse e lejon qeveria shqiptare?



qeveria shqiptare e len te baje cfare te doje se kjo gja i intereson grekerve qe me baleten mund te argumentojne perballe cdo diplomati europian se ndikimi i tyre ne Shqypni asht i domosdoshem.

Hajde mbaje gage sa gezohet kur lexon baleten, rrezik i jep dhe naj lek ma shume.

O te djathte a po kuptoni apo dru me pre?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 13-1-2004 nė 20:08 Edit Post
Rekrute shqipetare ne celulen e londres

"THE OBSERVER"/ FAJTORE PER ATENTATET NE STAMBOLL

Rekrutë shqiptarë në grupin islamik
Anglezët zbulojnë organizatën terroriste


--------------------------------------------------------------------------------

"The Observer"


Londra, Milano, Vjena, Hamburgu, Berlini. Këto janë vetëm disa nga vendet ku janë shtrirë tentakulat e organizatës së re terroriste islamike, e cila mendohet se ka lidhje me Al Kaedën dhe Osama Bin Laden, por vepron e vetme. Objektivat me të fundit të këtij rrjeti kanë qenë Konsullata Britanike në Turqi, filiali i një banke agleze dhe dy sinagogat, në një metro turke, njoftoi pak ditë më parë gazeta britanike "The Observer". Truri drejtues është një jordanez 37-vjeçar Abu Musab Zarqawi, që përveçse është një përfaqësues i terrorizmit saudit, ka edhe lidhje me Bin Ladenin. Ata që zbuluan këtë orgaizatë kanë qenë policia italiane në bashkëpunim me homologët e tyre britanikë. Disa të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në Britaninë e Madhe, ndërsa në kampin amerikan në Guantanamo mbahen peng akoma 9 qytetarë britanikë të kapur në Afganistan. Ndërkohë, të shtunën e kaluar policia angleze ka arrestuar në veri të vendit një algjerian i dyshuar si anëtar i grupit të Al Kaedës. Dokumentet që burri i kishte lënë nënës së tij tregonin se ai ishte në përgatitje për një sulm vetëvrasës në një nga aeroportet londineze. Ky rrjet udhëhiqej nga Abu Musab Zarqawi, aktualisht në Iran dhe Irak. Ndërsa njëri nga drejtuesit në vend ishte një kurd irakien i njohur si Fuad, që stërviste në Siri vullnetarët vetëvrasës, të rekrutuar në vende të ndryshme të Europës dhe të mbledhur në qendra nevralgjike të Londrës. Lidhja e tij me Zarqawin mund të jetë bërë në vitin 2002. Një arab i paidentifikuar, i ardhur nga Gjermania, kishte bërë një vizitë në Milano tek egjiptiani Abu Omar, Imami i Milanos. Në bisedën e regjistruar nga investiguesit italianë arabi ishte shprehur se kishte një inteligjencë të lartë kulturore për të drejtuar grupin "25/26 Korridori". Për të arritur në destiacion terroristët do të kalonin nga Vjena, nëpërmjet Polonisë dhe Bullgarisë. Qëllimi i rekrutimit të terroristëve muslimanë shqiptarë, por edhe britanikë dhe zviceranë, është konfirmuar nga një sërë arrestimesh në Milano prillin e kaluar. Në këtë kohë u ndalua edhe një 29- vjeçar somalez, Abdulla Clise, i ardhur nga kryeqyteti Britanik. Ai u vendos në qeli me një integralist islamik dhe nga bisedimi i tyre është përmendur emri i Fuad, i quajtur si njeriu kyç për kalimin e kufirit siriano-irakien. Rrjeti, sipas investigimeve, i krijuar në Gjermani, i shërbente edhe mafias shqiptare dhe asaj turke në udhëtimet e terroristëve drejt Perëdimit nëpërmjet Rusisë dhe Çeçenisë. Një rrjet kaq i gjerë ka bërë që një nga investiguesit më të mirë anglezë të thotë: "do bëjmë çfarë mundemi, por nuk është e lehtë. Po luftojmë me një diçka që është si një kërpudhë që e pret në një anë dhe rritet në anën tjetër. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Eliza Manigham-Bullet, drejtore e përgjithshme e M5, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mos ulë nivelin e kotrolleve për shkak të kërcënimit të madh terrorist.


Abu Omari në Shqipëri i gjashti i celulës së Tiranës

Imami i Milanos i njohur si Abu Omar ka qëndruar në Shqipëri për rreth 6 vjet, që nga 1991 deri në vitin 1997. Në vendin tonë ai njihej si Osama Nasser Mustafa, që ishte emri i vërtetë i tij. Në vitin 1997 Abu Omar largohet nga vendi ynë, ndërkohë që një vit më vonë policia zbulon celulën e Tiranës të Xhihadit Islamik Egjiptian. Nga hetimet e kryera dyshohet se Abu Omar njihej edhe si i gjashti i celulës së Tiranës. Kjo celulë drejtohej në Tiranë nga Ahmet Al Nagar, ndërsa Xhihadi Islamik Egjiptian drejtohej nga krahu i djathtë i superterroristit Osama Bin Laden, Aiman Al Zavahiri. Qëllimi i celulës së Tiranës ishte që të përgatiste infrastrukturën dhe ngritjen e bazave terroriste, të cilat do të viheshin në shërbim të organizatës më të madhe terroriste në botë, Al Kaedës.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-1-2004 nė 20:32 Edit Post
Der globale Terror -Wie bedroht ist Deutschland?Autoren : Claudia Pils und Tom Neumann

Großaufgebot der Polizei Ende Dezember vergangenen Jahres. Hunderte Polizisten sperren das Gelände um das Bundeswehrkrankenhaus in Hamburg Wandsbek ab. Der amerikanische Geheimdienst CIA hatte zuvor die deutschen Behörden vor einem Bombenanschlag auf die Militäreinrichtung gewarnt. Jeder Passant, jedes Auto wird angehalten und durchsucht. Es wird nichts gefunden. Der Einsatz löst heftigen Streit aus zwischen Innensenator und Bundesinnenminister. Haben Hamburgs Behörden überreagiert? Wie groß ist die Bedrohung wirklich?
Beispiel: Abderrazak Mahdjoub. Der Algerier sitzt in Deutschland in Auslieferungshaft, auf Betreiben der italienischen Behörden. Beim österreichischen Nachrichtenmagazin Profil taucht jetzt ein Abhörprotokoll des italienischen Geheimdienstes auf. Die Italiener belauschen Mahdjoub in einer Mailänder Hinterhof Moschee im Gespräch mit einem Glaubensbruder. Die beiden Terrorverdächtigen, Anhänger des Al Quaida Ablegers „Ansar al Islam“, unterhalten sich über die Verflechtungen des europäischen Terrornetzwerks. In dem Protokoll heißt es:

„Wir brauchen Ausländer. Wir haben Albaner, Schweizer, Briten (...) In Deutschland haben wir Dolmetscher und Buch-Übersetzer (...). Wichtig ist, dass ihr Glaube an den Islam ernsthaft ist.“

http://www.br-online.de/daserste/report/archiv/2004/00101/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-1-2004 nė 21:07 Edit Post
Per here te pare po duket se dyshimet jane te sakta:

Ka terroriste islamike shqiptare

Ky eshte nje rrezik Kombetar.

Baleta duhet te merret me seriozisht sesa mendojne shume vete.

Helmi i tij dhe helmi i propogandes islamike ka bere efekt.

A e kuptoni se ne cfare rreziku shkon Kombi ne rast se diku ne Europe behet nje atentat nga shqiptare?

Mos ardhte kurre ajo dite.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 14-1-2004 nė 18:00 Edit Post
Nje kopil prej Mati eshte ai dhe asgje me shume.
Kush e njeh e blen lire ate.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2004 nė 14:39 Edit Post
O Nardo,

ky "kopili" ka parti ka gazete ka pare etj, etj, etj

Pastaj ai nuk eshte vetem, por ka bashkepunetore.

Ai ka zene temat Nacionaliste duke na u heq si nacionalist i madh, kur ne fakt kerkon ta zhduke Shqiptarin.

Pra aq e thjeshte nuk eshte puna, lum miku.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2004 nė 14:43 Edit Post
Rreziku jo vetem qe eshte real!

Tani une nuk di, por keto shkruhen ne shqip dhe nuk i shpiki une:

"ZERI I XHIHADIT
Guest





Postuar: Sun Dec 14, 2003 3:16 pm Titulli i mesazhit: JU KUPTOJ JUVE , POR JU A E KUPTONI ZERIN E XHIHADIT ?

--------------------------------------------------------------------------------

KETRYRE DITEVE TE FUNDIT , VERTET PO MBERTERON NJE GJENDJE TOTALISHTE AGONIKE NE SKENEN E UDHEHEQJES FETARE TE KESAJ ANE. PO PSE ? DO TE PYETTETE SEJCILI I PADITUR SIC JAM EDHE UNE.
MIREPO NJE PERGJIJGJE TE TILL VESHTIR SE DO TA JEPTE DIKUSH.
ARSYEJA SE JAN SHUM < BIZI> ME PUNET E TYRE NE UDHEHEQJEN E INSTITUCIONEVE TONA TE NJOHURA NGA SHTETI <PUSHTUESI SERB>.
NDERSA KOHEVE TE FUNDIT <KUPTOHET SE JEMI AFER DITES SE QAMETIIT> KAN DAL NE HORIZONTE EDHE ASI KLERIK TE CILTE SIKUR DOJNE TE I BASHKANGJITEN POLITIKANEVE TANE SE MBETEN KEQ E TE FORMOJNE PARTIN E TYRE TE NJOHUR NGA <SHTETI > SERB.
PO VERTET KESHTU ESHTE . ME ARSYETIMIN SE DUHET TE KEMI NJOHJE LEGALE NGA SHTETI. DHE SE RROGAT DUHET TE RRITEN E TE MOS I MARRIN KETA <KOSOVARET> VERTET DICKA QE TE KUJTON DISA HADITHE TE PEJGAMBERIT a.s. I CILI NA TREGON PER SHENJAT E KJAMETITI. PO MIRE BRE TE SUPERNDERUAR KLERIK TAN PO JU A E LEXONI KURANIN FAMELARTE KU ALLAHU NA UREDHRON QE TE MOS PERCAHEMI , PO JU A NUK MERRNI SHEMBULL TE DERGUARIN SHUM TE DASHUR TE ALLAHUT .PO A NUK PO SHIHNI TROJET E HILAFETIIT TE DIKURSHM QE ME GJAKUN E TYRE E NDERTUAN GJENERATAT TE TERA . E QE SOT ESHTE BERE PRE E LOJRAVE DHE PUSHTIMEVE IZRAELITO MASONE , KRISHTERO AMERIKANE , RUSO ATEISTE. A MOS VALL NDOSHTE EDHE JU NE MENYRE TE PA <VETEDIJSHME> PO I NDIHMONI ATYRE. APO MOS NDOSHTA KENI IDEALET E JUAJA . PO CFAR IDEALE JAN KETO BRE VELLEZER ? SOT KUR E TERE BOTA ISLAME PO SULMOHET NGA TE GJITHA ANET E SOT KUR ME SE SHUMTI NA DUHET BASHKIMI JU ME VEPRIMET E JUAJA TEJET KOMPLEKSE VEPRONI PER DIC TE KUNDERT.
NDERSA TE GJITH JEMI DESHMITAR TE ASAJ SE JU NUK ISHIT TE AFTE TE RREGULLONI SIC DUHET XHAMIT TUAJA QE JU SHERBENI SI IMAM PREJ DISA KOHESH.E DONI TASH PER TA REALZUAR IDEALIN TUAJ TEJET TE LARTE QE E KENI. NESE DONI TE JENI NJERZ TE <PUNEVE TE MEDHA> SOT ESHTE KOHA SI KURR ME PAR. SI DUKET JU KENI HUMBUR KALENDARIN DHE NUK E DINI SE NE CILEN KOH PO JETOJME.
SHKONI DHE SHINI , DO TE BINDENI SE KOHA E IMAM MEHDIUT PO AFROHET , KOHA E LUFTRAVE TE MEDHA DHE VENDIMTARE PO TROKET.
DO TE SHIHNI SE QE MOTI ESHTE NESHKRUAR ALEANCA HEBRAIKO KRISHTERE.SE MASONET ARRITEN TE ZHVESHIN MORALIN E POPULLIT TUAJ QE JU ME DESHIR DONI TE I SHERBENI.SE RA BAGDADI QYTETI I DITURIS.SE KIBLA E TRET AL- AKSAJA CDO DITE E ME SHUM PO GJEMON DUKE KERKUAR SHEHID TE RIJ. SE JAN BUTONAT TE GATSHME PER TU SHTYPUR PER REALIZIMIN E PLANEVE TE REJA ANTIISLAME.SE NJE MASON TJETER <RUGOVA> KERKON TE NDERTOJ SHTEPI KU I BEHET SHIRK ALLAHUT NE QENDREN TON SHTETERORE.SE VET TREVA JON SHQIPERIA VERIULINDORE ESHTE E MBERTHYER ME MAKINERIN E EGER PUSHTUESE SLLAVE , TE ATYRE SLLAVEVE QE PARA PAK KOHESH NA PREJTEN E NA DHUNUN NENAT E MOTRAT TONA TE NDERSHME. TE ATYRE SLLAVEVE Q E MASAKRUAN BASHKGJUHETARET E TYRE VETEM SE THONIN ALLAHU ESHTE ZOTI JON BOSHNJAKET.TE ATYRE QE SOT E EKSAJ DITE PA FIJE TURPI KEREKOJNE QE PRAP VIKTIMAT TE KTHEHET TE KASAPI. TE ATYRE QE VRAN NE PABESI KOMANDATETE TAN TE U.C.P.M.B. TE NDERUAR KAM NJE PYETJE PER JU ?
ME CFAR NDERGJEJGJE JU DONI DHE KERKONI DHE E BETE KETE FORMIM TE KESAJ <CAKLLATURE> NE VENDIN TON , KU E MORRET KETE ARGUMENT , NE KURAN APO NE HADITH , A E KENI LEXUAR DR. JUSUF KARDAVIN DHE MENDIMIN E TIJ PER FIKHUN E KRAHASIMEVE DHE FIKHUN E PERPARSIMEVE . A E EKENI DEGJUAR ZERIN E POPULLIT I CILI KA SHFAQUR PAKNAQSIN E TIJ LIDHUR ME KETE INICIATIV DESHPRUESE.
APO NDOSHTA JENI DHENE EDHE JU PAS KARRIGES .
NE REGULL NESE ESHTE KESHTU :
UNE JU KUPTOJ JUVE , POR JU A E KUPTONI ZERIN E XHIHADIT .
I CILI DITA DITES GJITH E ME FUQISHEM PO TROKET , NE VET DYERT E XHAMIAVE DHE SHOQATAVE TE JUAJA DASHTET APO NUK E DASHTET.
MOS HARRONI SE KJO ESHTE SPROV NGA ALLAHU PER TU PAR ATA QE LUFTUAN DHE DURAUAN DHE PER TU PAR ATA QE NDEJTEN DHE U MVESHNE ME PETKUN E HIPOKRIZIS MORALE. E QE INSHALLAH JU NUK JENI PREJ TYRE.
TE NDERUAR ME KAQ DUA QE TA PERFUNDOJ DUKE UA TERHEQUR ASHPER VREJTJEN QE TE DINI SE CFAR PO BENI SEPSE KJO CFAR JU BENI NUK ESHTE NE NATYREN E PASTRE TE NJE MUSLIMANI TE VERTET.
SELAM ALEJKUM ALLAHU JU BEKOFTE E JU SHPERBLEFTE PER VEPRAT E JUAJA TE MIRA TE KQIJAT JUA FALTE INSHALLAH . "


Dhe ne faqe shqiptare!


Nga anonime sigurisht se nuk ka naj burre nder islamiket, aq sa ishin burra talibanet qe ndalonin futbollin apo ata deshmoret qe vrasin gra e femije ne emer te Zotit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2004 nė 14:49 Edit Post
Jo me presidenti Rugova nuk i mjafton ketyne fondamentalistave islamike nder shqipatare , por dhe Hoxhallaret e vet dojne me zhduke.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 24-1-2004 nė 17:48 Edit Post
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Jo me presidenti Rugova nuk i mjafton ketyne kafsheve nder shqipatare , por dhe Hoxhallaret e vet dojne me zhduke.



Kafshëve ndër shqiptar! Mendoj se kjo është një fyerje tepër e rëndë! Do t'ju kisha lutur që mos t'i krahasojmë njerëzit me kafshët.

Ndryshe do t'a shoh veten time të tepërt në këtë forum,sepse edhe unë jam musliman.

Ju përshëndes





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2004 nė 18:12 Edit Post
Po, nuk po flas per myslimanet ne pergjithesi, por per ata qe shkruajne:

SHKONI DHE SHINI , DO TE BINDENI SE KOHA E IMAM MEHDIUT PO AFROHET , KOHA E LUFTRAVE TE MEDHA DHE VENDIMTARE PO TROKET.


Apo ky anonimi zeri i xhihadit eshte njeri?

Per mua jo.

Apo ai tjetri qe citon qeverine islamike ne mergim!

Ne fakt ke te drejte jane shqiptare dhe ate "kafshet" do ta korrigjoj.

Po shqiptare jane!

Prandaj po diskutojme dhe prandaj duhet ti marrim seriozisht.

Cfare mendon ti Alistar per kete fraze:

SHKONI DHE SHINI , DO TE BINDENI SE KOHA E IMAM MEHDIUT PO AFROHET , KOHA E LUFTRAVE TE MEDHA DHE VENDIMTARE PO TROKET.


Ca do te thote kjo?

Si e kupton ti kete?

Une e kuptoj keshtu:

se ka ardhe koha qe mylismanet shqiptare te cohen ne lufte fetare dhe te vrasin presidentin e Kosoves Dr. Rugoven.

Ti si e kupton?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2004 nė 18:18 Edit Post
Po kete:

"UNE JU KUPTOJ JUVE , POR JU A E KUPTONI ZERIN E XHIHADIT .
I CILI DITA DITES GJITH E ME FUQISHEM PO TROKET , NE VET DYERT E XHAMIAVE DHE SHOQATAVE TE JUAJA DASHTET APO NUK E DASHTET. "

Ke kete si e kupton?

Une kete e kuptoj keshtu:

Ju hoxhallare shqiptare qe nuk po na udhehiqni ne luften fetare, ju vjen dita me ju vra, me ju therr si derrat se keni lane fene e vertete.

Ti si e kupton?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 24-1-2004 nė 21:13 Edit Post
Anton!

Nuk e di a do të besosh se të kuptoj unë ty, ama sdi sa do të më kuptosh ti mua!

Këtu unë nuk i dola krah këtij tipi të njeriut i cili bën risi në Islam. Risit në Islam janë prej mëkateve më të rënda dhe ato njerëz që shpikin risi do të kenë dënimin më të rëndë të mundshëm.

Pastaj, ky njeri që shkruan tani (apo që i është postuar teksti i tij këtu) nuk është i vetmi që flet për këto lloj Mediat e ku dreqin ta di unë. Prej këtij njeriu edhe tjetër kund kam lexuar mesazhe të këtilla, dhe nuk më brengosin aspak. Këto lloj njerëzish nuk janë të rrezikshëm sepse janë prej atyre që tentojnë të zbukurojnë Kur-anin, kurse thamë që Kur-ani as nuk zbukurohet as që mund të zbukurohet, Kur-ani është një dhe secili e ka të ndaluar të bën risi nga ajo.

Xhihadi nuk është vetëm luft me armë, xhihadi ka shumë kuptime. Xhihad dtth: luftë. Tash kuptojeni ju.

Pastaj! Vetë Muhamedi a.s. ka thënë se Islamin do të mundohen ta zbukurojnë, t'a zmadhojnë, të flasin sikur janë prej muslimanëve më të mëdhenj, por ama ato do të jenë prej të humburve sepse do të nxjerrin risi. Do të ketë 73 grupe që do të predikojnë Islamin, por vetëm një prej tyre do të jetë e vërtetë. E tash tregomi ju mua se kush e ka mirë?

Disa herë kam thënë: mos e identifikoni Islamin me njerez të cilët predikojnë se "luftojnë" për Islam. Islami në baza Kur-anore është i garantuar, prandaj nuk ka nevoj askush që t'a mbron ate. Gjithçka çka bëhet në emër të Islamit nga njerez të paditur, dënohet me dënim shumë të keq.

Pra, mos tregoni urrejtje të tepruar kundër Islamit, sepse urrejtja lind urrejtjen, e kjo neve nuk na duhet aspak.

T'ju them të drejtën, unë më shumë jam prekur me temën se që kisha fjaë për tekstin e atij Mediut!

Titulli i temës është ofendues më tepër.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 11:49 Edit Post
Alistar,

qe te jemi te qarte?

A ka fondamentalizem islamik ne pergjithesi?

A ka fondamentalizem islamik shqiptar?

Per mua rreziku islamik eshte real.

Per ty?

Une nuk kam bere teori per xhihadin, te kam pyetur si i kupton ti ato frazat e atij Zeri i Xhihadit?

Si kupton ti?

Si i kuptoj une e kam shkruar.

Une nuk kam pune me urretjen, perkundrazi, une jam kunder urretjes.

Te luftosh fondamentalizimin islamik ne pergjithesi dhe fondamentalizmin islamik shqiptar eshte e drejte dhe detyre e cdo shqiptari, pa dallim.

Jane pikerisht myslimanet shqiptare ata qe duhet ta luftojne te parin fondamentalizmin, se ai eshte rrezik per ta ne radhe te pare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-1-2004 nė 14:56 Edit Post
Pėrgjigje

Kështü:

Fundamentalizëm Islamik nuk ka! Nëse mendoni që ka tregomëni provat.

As fundamentalizëm Islamik shqiptar nuk ka! Ato që thonë se ka, atëherë nuk i duan shqiptarët as Shqipërinë.

Rezik Islamik për mua nuk egziston, as që ka këso lloj rreziku dikund në rruzullin tokësor. Njerëzit të cilët "luftojnë" në emër të Islamit duke marë në qafë njerëz tjerë të pafajshëm nuk mund të jenë musliman, këto lloj njerëzish janë me siguri prej jo muslimanëve, por që kanë studijuar mirë Islamin dhe e praktikojnë ate me të gjitha ritet përpara muslimanëve të vërtetë, me fjalë tjera këto njerëz janë agjent të paguar rëndë, dhe detyrë të vetme kanë si të bëjnë përçarje në mesin e muslimanëve, dhe si të bëjnë Islamin të urrehet nga bota. Siç e shohim në praktikë, ngadal por sigurt edhe janë duke ia aritur qëllimit, por shumë vështirë e kanë, nuk do të korrin
sukses.

Nëse ju intereson do t'ju sjellë material të mjaftueshëm për agjenturat cioniste të cilat kanë pregaditur plane prej kohësh se si të luftojnë Islamin.

Nuk do t'i kisha sugjeruar askujt që të lufton fundamentalitmin Islamik në mesin e shqiptarëve sepse unë nuk shoh që ka. Nëse ka musliman shqiptar nuk dtth se ato janë fundamentalista islamik! Jam i gatshëm edhe për këtë të sjell prova të mjaftueshme.

Për fund: ISLAMI NUK ËSHTË I RREZIKSHËM edhe pse siç thamë dikush mundohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat që t'a tregon Islamin të rrezikshëm.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-1-2004 nė 15:28 Edit Post
JA NJĖ ANALIZĖ MĖ POSHTĖ

Murtaja e heshtjes

Nga: Arlind Boshnjaku


Fundi i vitit është kohë përsiatjesh prapavështruese. Viti 2002 u shënua në përgjithësi nga të njëjtat tregime: lufta e ShBA-së kundër terrorizmit, përgatitjet amerikane për të sulmuar Irakun, konflikti arabo-izraelit, çështja çeçene, ftohja e marrëdhënieve Evropë-Amerikë, etj.

Por në mars të këtij viti agjencitë botërore të lajmeve raportuan edhe për një ngjarje morbide që u zhvillua në qytetin e shenjtë të Mekës. Ajo dëshmon për gjendjen e rëndë shpirtërore dhe intelektuale të botës arabo-islame, të cilën e vërteton edhe Raporti për Zhvillimin Njerëzor Arab i përgatitur nga Fondi Arab për Zhvillimin Ekonomik dhe Social.

Kështu duket përafërsisht lajmi që u dha nga agjencitë botërore:

Sipas raportit nga Reuters, media saudite dhe familjet e viktimave janë të tmerruara dhe të tërbuara me vdekjen e vajzave në zjarrin që kaploi një shkollë në qytetin e Mekës. Shumë nga vajza vdiqën nga shkeljet e turmës që po përpiqej ti ikte zjarrit. Media saudite kanë akuzuar policinë religjioze që penguan përpjekjet për shpëtimin e 15 vajzave që gjeten vdekjen brenda një shkolle të përfshirë nga zjarri, raportonte agjencia e lajmeve Reuters.

CNN raportonte se e përditshmja el-Iktisadiah kishte shkruar se zjarrëfikësit ishin fjalosur me anëtarët e policisë religjioze, të njohur edhe si m*tawin, pasi ata kishin provuar ti mbanin vajzat brenda ndërtesës që digjej, ngase ato nuk kishin vënë shamitë e kokës dhe abajat (rroba të zeza), siç kërkohet nga interpretimi strikt i Islamit në mbretëri.

CNN-i tha se gazeta në gjuhën angleze Saudi Gazette, në një kryeraport, kishte cituar dëshmitarët të thonë se anëtarët e policisë që njihet si Komisioni për Përkrahjen e Virtytit dhe Ndalimin e Vesit, kishin ndaluar njerëzit për tu ndihmuar vajzave, duke u thënë se është mëkat tu afroheni atyre.

Një oficer nga mbrojtja civile i tha el-Iktisadias se kishte parë tre anëtarë të policisë religjioze duke i rrahur vajzat e reja që të mos i lënë ato të dalin nga shkolla, sepse ato nuk i kishin veshur abajat, raporton CNN.

Ne u thamë atyre se situatë ishte tejet kritike dhe se nuk ishte momenti për një sjellje të tillë. Por ata bërtitnin dhe refuzonin të largoheshin nga dyert, citonte gazeta oficerin në një raport dërguar CNN-it. Babai i një prej vajzave të vdekura kishte akuzuar rojat e shkollës që kishin refuzuar madje edhe të hapnin dyert për ti lënë vajzat të dilnin jashtë, raportonte Saudi Gazette.

Në të, gjithashtu, thuhej se: Dikush do të mund të kishte shpëtuar po të mos ishte ndalur nga anëtarët e Komisionit për Përkrahjen e Virtytit dhe Ndalimin e Vesit.

Ndoshta ky rast nuk mund të krahasohet me vdekjet në Palestinë, ose në Çeçeni, në Nju-Jork, në Bali, në Kosovë, etj, por është tregues dhe shembull simptomatik i një dukurie të rëndësishme që na prek të gjithëvë, është simbol për vrasjen e dinjitetit njerëzor, për vdekjen e ndërgjegjes, dhe për shkatërrimin e të gjitha vlerave mbi të cilat ndërtohet porosia islame. Dhe një ngjarje e tillë të kujton kohën parakuranore të gadishullit arab kur vajzat e porsalindura varroseshin së gjalli. Dhe të kujton inkuizicionet që digjnin së gjalli ata që dyshoheshin për herezi. Por gjëja më e tmerrshme është se kjo ndodh në vendin më të shenjtë islam, në qytetin e Mekës. Aty ku u shpall porosia se ai që vret një person të pafajshëm është sikur të vrasë tërë njerëzimin. Dhe, çështë edhe më tmerruese, kjo bëhet nga policia religjioze, nga Përkrahësit e Virtytit, nga kujdestarët e Vendeve të Shenjta. A nuk është kjo për tu brengosur dhe për tu frikësuar? Si mund ti tregohet botës se Islami është fe e mëshirës, dashurisë, paqes, kur në qendër të qytetit më të shenjtë islam, në një mbretëri islame, nga njerëz myslimanë dhe në emër të Islamit bëhen gjëra që janë normale vetëm për të çmendurit dhe kriminelët më të mëdhenj që nuk kanë fare ndërgjegje? Dhe çfarë bëjnë myslimanët e tjerë anekënd botë? Heshtin.

Heshtin institucionet islame, heshtin komuntitetet islame, sepse Islami është bërë peng i petro-dollarit arab. Islami është bërë peng i militantëve, i diktatorëve, i inkuizitorëve që brumosen nëpër shkollat që mësojnë se parajsa është e rezervuar vetëm për ata që kanë mjekra. Se mëshira e Zotit është privilegj vetëm për ata që bëhen anëtarë të Grupit të Shpëtuar dhe Palës së Ndihmuar (GShPN).

Por Islami është bërë peng edhe i atyre që heshtin. Pjesa dërrmuese e botës islame hesht, derisa fanatikët zemërngushtë shtrembërojnë konceptet më të shenjta të besimit tonë. Myslimanët heshtin ashtu si heshtnin edhe të krishterët kur kryqëzatat bënin plojë në Jerusalem. Errësira që përjetonin atëbotë të krishterët është nata që ka mbuluar edhe botën islame tanimë një kohë të gjatë. Rilindja evropiane ndodhi atëherë kur të krishterët thyen murtajën e heshtjes dhe kuptuan se Zoti nuk është monopol i atyre qe dinë latinisht dhe mbajnë kollare priftërinjsh. Kur kuptuan se kisha nuk është autoritet absolut, por vetëm e Vërteta. Dhe e Vërteta nuk është monopol i askujt. Rëndësia e Humanizmit, dhe e Rilindjes në përgjithësi, qëndron në ndihmën që i dha njeriut të çlirohet nga kufizimet mentale të imponuara nga censorët e mendimit të lirë, nga monopolizuesit e së Vërtetës, nga inkuizitorët e mendjes dhe shpirtit.

Prandaj, edhe myslimanët duhet të kuptojnë se Islami nuk është monopol i askujt, nuk është pronë a atyre që dinë arabisht, e as atyre që mbajnë mjekra, e as atyre që mbajne çallma hoxhallarësh. E Vërteta nuk është as mall i atyre që kundërmojnë nga devocioni artificial dhe puritanizmi hipokrit, por i të gjithë atyre që zemërdëlirë kërkojnë mëshirën dhe dashurinë e Zotit.

Mirëpo, indiferenca e treguar me dhjetëra vjet ndaj zhvillimit të fanatizmit në mesin tonë dhe ideve neoislamike të ekstremistëve që urrejtjen e kanë bërë raison detre, ka bërë që Islami të rrëmbehet dhe të shndërrohet në monopol të atyre që në emër të Allahut vrasin njerëz të pafajshëm gjithandej globit. Prapambeturia e madhe në botën islame dhe aktet e njëpasnjëshme terroriste janë argumente të forta për gjithë ata që parashikonin se përleshja e qytetërimeve është e pashmangshme, se Islami është një kulturë e dobët që do të ndeshet me kulturën më të mirë që mbron demokracinë, lirinë, individualizmin, të drejtat e njeriut dhe barazinë e grupeve dhe gjinive. Tezat se Islami, pas shkatërrimit të bllokut sovjetik, do të shndërrohet në një gogol të ri për botën janë duke grumbulluar gjithnjë e më shumë përkrahës. Por si është e mundshme që Islami, si fe e paqes, e drejtësisë, e mëshirës, të paraqesë rrezik për paqen dhe sigurinë në botë?
Kjo mund të jetë e vërtetë nëse vazhdojmë të heshtim dhe ti mbyllim sytë para rritjes së papenguar të fanatizmit në mesin tonë. Nëse vendosim të shpërfillim arrogancën e atyre që vetëquhen martirë dhe përçudnojnë konceptet themelore islame, do të jemi bashkëpjesëmarrës në mbytjen e të gjitha përpjekjeve për një vetëpërtëritje shpirtërore dhe kulturore të komunitetit global islam. Nëse shumica e heshtur nuk i jep fund këtij vetëposhtërimi, atëherë unë dhe ju do të jemi njësoj fajtor për vdekjen e atyre vajzave në Mekë dhe fajtorë aq sa edhe ai që në emër të Islamit hedh veten në erë duke vrarë fëmijë e njerëz të pafajshëm.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 15:47 Edit Post
Bukur:

Le te mos merremi me gje tjeter pervec se me:

Ka apo nuk ka fondamentalizem islamik?

Une them qe ka:

1. Rregjimi taliban eshte shembulli klasik.

Pse nuk ishte regjimi taliban fondamentalist islamik?

Ne rast se nuk ishte fondamentalist islamik, cfare ishte?

Tjeter:

A jemi dakort qe nje nga kriteret e fondamentalizmit fetar ne pergjithesi te jete:

Nderhyrja e fese dhe ne politike.

Anton

PS

Arabia saudite:

A nuk eshte shembulli klasik i fondamentalizmint islamik ekzistenca e POLICISE FETARE?!

Ca eshte kjo policia fetare?!



Po per mua ky eshte nje shembull klasik dhe i pa kundershuteshem i fondamentalizimit islamik.

Ne 2004 ekziston ne Bote policia fetare?!

Per mua kjo eshte fyerje per njerezimin.
Ne boten e Lirise e te drejtave te njeriut, nuk mund te ekzistoje polici fetare.
Une nuk e pranoj kete.
Tani lind pyetja:

Cfare vendi eshte arabia saudite?

Vend katolik, nuk eshte.

As budist.

Ata thon jane vend islamik.

Une ata do besoj, kur thone se cfare jane.

Pra i dashur Alistar,

cfare eshte arabia?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-1-2004 nė 19:27 Edit Post
Nė vend tė pėrgjigjes!

Aplikimi i ligjit islam tek talibanët është temë tjetër! Si çdo ligj shtetëror kudo në botë edhe ligji islam tek talibanët ka funksionuar. E tani! A është apo a ka qenë i mirë ai ligj është pyetje tjetër, por me rëndësi është që ligji ka funksionuar! Kjo dikujt i ka penguar, dhe ndodhi ajo që ndodhi në Avganistan. Mos harroni, në Avganistan edhe pas invazionit të aleatëve nuk vlen ligji për të drejtat e njeriut, bile as që bëjnë fjalë për të drejtat e njeriut! Të gjithë e dimë pse amerikanët dhe aleatët tjerë janë aty. E sigurt është që ato nuk janë aty që t'i drejtojnë të drejtat e njeriut sepse thjeshtë nuk ju intereson kjo. Mjaft prova të gjalla kam parë në televizion, askush nuk mund të më bindë ndryshe.


Policia fetare!

Nuk jam i njoftuar për këtë, prandaj nuk mund t'i ja lejoj vetes që të flas për diçka që nuk di. Por edhe nëse egziston, ajo është në suaza të vendit që përmendet( Arabia Saudite pra), dhe kjo nuk duhet të na intereson neve aspak.

As për Arabinë Saudite nuk dua të flas sepse nuk është vendi im, dhe as që më intereson t'i drejtoj ligjet e atij shteti. Nëse popullata e atij shteti nuk është e kënaqur me qeverinë mbretërore, atëherë le t'a luftojnë ate vetë.

Ndërhyrja e fesë në poltikë!?

Unë mendoj se çdo shtet (edhe pse quhet laik) në mënyrë të tërthortë është i përbërë prej fes cilës do qoftë! Bazat e çdo kushtetute në shtetet e kësaj bote janë të mara nga librat e shenjët.

Për fund: Tash unë të pyes diçka!

Përse mendoni se Islami është rrezik për njerzimin?

Përse sot luftohet me të gjitha mjetet Islami?

Çka nuk bën në Islam që të urrehet?

Përse ju pengon mbulesa në Islam? Cili është shkaku kryesor?

Çka do të thotë fjala fudamentalizëm?

Përse mendoni se neve shqiptarëve do të na donin më shumë bota nëse do të ishim me shumicë të një feje tjetër? A nuk ju tregon mjaft shembulli kroat se sa e don bota?

Njerez, nuk kam për qëllim të bind askend për gjërat të cilat të gjithë i njohim, por një jam bindur që prej se kam filluar të dij për vetveten,e ajo është se në rruzullin tokësorë nuk ka askund ligj i cili i mbron të drejtat njerzore në mënyrë parfete! Këto të drejta më së shumti shkilen në SHBA nëse dëshironi t'a dini. Është kjo e rastësishme ju pyes? Jo, cionistët këtë e kanë në gjak, ato nuk njohin asgjë përveç se UNIT të tyre, egoistë të tejskajshëm të cile¨ve gjaku i njeriut ju bën shëndet, kënaqen kur shohin se si vuajnë të tjerët. E po! Kjo është e hidhur por e vërtetë. E këti lloj njerezish në Islam nuk do të kishin vend askun në tokë t'a dini.

Së shpejti do t'ju nxjerr disa versete Kur-anore të cilat flasin për llojin e njerëzve të këtillë, që të shihni të gjithë se muslimani është njoftuar shumë më herët me disa dukuri të sotshme të njerezve të skrupullt, të cilët janë musliman por në fakt ato nuk janë. Ndoshta(!) sado pak do të kuptoni se Kur-ani na ka mësuar që përpara 14 shekujsh për ditët e sotshme e deri në mbarim të kësaj bote.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 26-1-2004 nė 10:44 Edit Post
"Këto të drejta më së shumti shkilen në SHBA nëse dëshironi t'a dini."

Po mos fol marrina more ta marrsha se as vetes tende nuk ja ke mbushe mendjen me ato qe thua.

Do te lutesha qe te mos vesh ne kete faqe se cfare thote kurani apo bibla sepse askush nuk po thote qe ato qe predikohen ne Kuran apo Bibel jane te rrezikshme apo ku di une, por regjimet dhe ideologjite e ngritura gjoja ne mbrojtje te kuranit the islamizmit jane jo te demshme por te rrezikshme.

Nese pyet se nese do te na ndihmonte bota me nje fe tjeter, une mund te them qe bota duhet te na pranoje keshtu sic jemi, por te jesh i bindur se te qenurit musliman e pjeses derrmuese te shqiptareve nuk do ta ndihmoje integrimin e Shqiperise ne BE, por ne duhet te punojme qe te pakten ky fakt te mos perbeje nje pengese ne integrimin e Shqiperise.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 26-1-2004 nė 16:42 Edit Post
Më dhimset populli im shumë, sepse do të vuan edhe shumë kohë. I vetmi shpëtim është që të presim me durim të kalon kohä që t'i kuptojmë disa gjëra tepër të rëndësishme në jetë. Është evidente, pak mësojmë, tepër përzihemi në punë tjera që nuk i njohim. Pse? Sepse kështu thonë ato që vendosin për fatin e këtij Globi!

Shëndet të gjitheve





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2004 nė 09:20 Edit Post
"Si çdo ligj shtetëror kudo në botë edhe ligji islam tek talibanët ka funksionuar. E tani! A është apo a ka qenë i mirë ai ligj është pyetje tjetër, por me rëndësi është që ligji ka funksionuar!"


I dashtun Alistar,

jam shume i tronditur,

si ka mundesi qe te shkruani keshtu:

i mire a i keq asht pune tjeter, por ka funksionuar?!

Cili ligj ka funksionuar, ai qe ndalonte futbollin, qe ndalonte teatrin, muziken qe ja ndalonte grave te ishin mjeke, mesuese?!

Jam krejt i tronditun.

Pra dhe ti e pranon se "ligji islam tek talibanët ka funksionuar. "

ai ishte ligj islam?!

Ne rast se ai asht ligji islam une ja uroj cdo njeriu te botes qe te mos ta provoje kurre ne kurriz ate ligj.


"Mos harroni, në Avganistan edhe pas invazionit të aleatëve nuk vlen ligji për të drejtat e njeriut, bile as që bëjnë fjalë për të drejtat e njeriut! Të gjithë e dimë pse amerikanët dhe aleatët tjerë janë aty.


Po asht e vertete se nuk vlen ligji per te drejtat e njeriut, por jo se nuk duan amerikanet.

Po te gjithe e dime pse amerikanet jane aty:

Per te luftuar terrorizmin islamik

Me kete rast cliruan afganistanin nga nje regjim qe ishte fyerje per njerezimin.

Ne shpi kam nje liber te nje gruaje afgane me titull:

Ne Afganistan Zoti vjen vetem per te Qare

Te lutem shume bleje dhe lexoje.

Autor:

Siba Shakib





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2004 nė 09:28 Edit Post
I dashtun Alistar,

nuk dua te hyj ne diskutime teologjike por

"Ndërhyrja e fesë në poltikë!?

Unë mendoj se çdo shtet (edhe pse quhet laik) në mënyrë të tërthortë është i përbërë prej fes cilës do qoftë! Bazat e çdo kushtetute në shtetet e kësaj bote janë të mara nga librat e shenjët. "

Po eshte e vertete se bazat e vlerave ne shume raste jane te lidhura me fene, por lum miku:

Asht krejt tjeter psh kushtetuta e SHBA dhe ajo e republikes islamike te iranit.

Shtet islamik eshte ai shtet ku si kushtetute vlen Kurani.

Sistemi legjislativ asht Sherihati.

Shtet islamik asht ai ku cdo gja asht e rregulluar sipas interpretimit te i bahet Kuranit.

Mendo Gjemanine me kushtetute Biblen?!

Asht krejt e pa imagjueshme, krejt absurde.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2004 nė 09:36 Edit Post
Por mos te bajme diskutime teorike, le te marrim kushtetuten e RSH:

http://www.parlament.al/dis-kus.html


"1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve. "


Ne baze te ciles fe jane keto parime?

Nga cili "Bazat e çdo kushtetute në shtetet e kësaj bote janë të mara nga librat e shenjët. " liber i shenjte jane marre keto parime?

Jam absolutisht i sigurte se nga ASNJE.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5234270 sekonda, 49 pyetje