Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: A e dinit mbi Shkodrėn?
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 21:36 Edit Post Reply With Quote
A e dinit mbi Shkodrėn?

"Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht."

A e dinit qe vepra e tij eshte perkthyer ne shqip vetem ne shekullin e xx?

PSE?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 22:38 Edit Post Reply With Quote
Barleti, ikonografia dhe poezitë e para për Skënderbeun

Moikom Zeqo

Kryevepra e Marin Barletit, për historinë dhe jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, është ngjarja më e madhe kulturore jo vetëm për humanizmin shqiptar, por përgjithësisht edhe për kulturën dhe kujtesën e kombit tonë në shekullin XVI. Kjo kryevepër u përkthye gati në të gjithë gjuhët evropiane me shpejtësi.



Eshtë përkthyer dhe në gjuhën shqipe nga latinisti i madh Stefan Prifti. Mund të themi se Stefan Prifti i kushtoi jetën e tij shqipërimit të kryeveprës Barletiane.



Rëndësia e aktit letrar dhe historik të Marin Barletit është e shumëfishtë. Përfshin disa rrafshe të karakterit intelektual të mirëfilltë. Duke bazuar te botimi i parë i kësaj kryevepre të pashembullt dua t'u tërheq vëmendjen lexuesve në disa aspekte, që e kapërcejnë, ose janë në funksion të tekstit të mirëfilltë shkrimor.


Libri i Barletit u botua në Romë në tipografinë e vëllezërve Vitabulis, të mbiquajtur si Albanozotë. Shumë dijetarë dhe historianë janë të mendimit se këta tipografë janë shqiptarë. Mbiemrimi i tyre si "Albanozoti" ndoshta nuk ka nevojë për koment. Libri shoqërohet me disa gravura, të cilat spikasin për stilin humanist gotik. Ikonografia e këtyre ilustrimeve grafike deri më sot nuk është realizuar. Studimet janë koncentruar në përmbajtjen e librit dhe jo në anën e tij pikturike. Ka ardhur koha që të thellohemi edhe në këtë aspekt. Përpjekja ime është e para e këtij lloji për të bërë publike një analizë dhe një sintezë të ikonografisë së librit të Barletit në lidhje të drejtëpërdrejtë me kulturën dhe shpirtin kombëtar të shqiptarëve në epokën passkënderbejane.


Libri i Marin Barletit nuk ka shumë ilustrime. Kështu faqja në frontespic, ku është titulli "HISTORIA DE VITA ET HESTIS SCANDERBEGI EPIROTARUM PRINCIPIS", ("Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut Princit të Epirotëve") është e kornizuar me një numër grafikash që përmbajnë kompozime dhe subjekte të çuditëshme historike dhe mitologjike.


Çfarë tregojnë më konkretisht këto subjekte? Çfarë simbolizon ikono-grafia e tyre e miniaturës? A janë të rastësishme dhe formale këto ilustrime? A është konsultuar me piktorin grafist apo ndërsjelltas? A i ka marrë artisti figurativ mendimet dhe idetë e Marin Barletit? Kjo është një çështje e madhe hulumtimi tepër e dobishme. Duke vëzhguar dhe interpretuar miniaturat unë dal në konkluzionin se artisti figurativ dhe autori i librit Barleti ynë kanë bashkëpunuar shumë ngushtë, se disa nga miniaturat janë të lidhura në mënyrë konkrete me motivet e skënderbejadës së lavdishme të shekullit XV. Gravurat e frontespicit përbëhen konkretisht nga 10 kompozime, që qëndrojnë më vehte, madje janë dhe të kornizuara qartë. Gravura e sipërme tregon një betejë luftarake me kalorës përballë njëri-tjetrit. Nga njëra anë janë shqiptarët që sulmojnë dhe nga ana tjetër janë kundërshtarët e tyre, të cilët bëjnë një jetë për jetë a vdekje. Figura kryesore mbi kalë e kësaj gravure në anën e majtë përfaqëson me sa duket Gjergj Kastriot Skënderbeun, ose një figurë kalorësi simbol i shqiptarëve. Prapa kalorësit janë dy këmbësorë që mbajnë armë të ngritura në duar.

Një gravurë tjetër më poshtë paraqet në mes një qënie mitologjike me krahë, që është qartësisht një sfinks me gjoks gruaje me krahë shqiponjë dhe me trup luani. Fytyra e Sfinksit ka mbi kokë një diademë të hapur. Në anën e djathtë janë 5 figura, dhe një figurë martiri që rrëzohet i goditur me sa duket me shpatë. Nuk mund ta përcaktojmë domethënien e kësaj skene, mbase kemi të bëjmë me ndonjë martir të kishës, që lidhet me shekullin e XVI ose fundin e shekullit XV. Në anën tjetër të grifonit është një mbret i ulur në fron i cili ka një kurorë të dallushme, anash tij janë tre ushtarë me heshta ndër duar ndërsa përballë është një njeri, i cili ka ngritur duart përballë një flakadani. Mbreti është në pozën e njeriut që po dëgjon, kurse njeriu para fladakanit është ai që rrëfen. Eshtë pra kështu simboli i autorit, që tregon bëmat e të tjerëve, që shpalos heroizmin e shekujve.


Kompozimet e tjera të miniaturave janë dy rreshta gjatësorë anash faqeve. Një skenë paraqet një mbret mbi kalë me kurorë, që ka anash dy kalorës dhe të gjynjëzuar para tij një figurë murgu. Një skenë tjetër paraqet 6 persona më saktë 5 prej tyre i janë të mbështjellë rreth e qark një njeriu me nderim. Ka shumë mundësi që ky është një mbret, mbase bëhet fjalë për vetë Skënderbeun. Një skenë e tretë është akoma më interesante, një grua mban në dorë një enë dhe blaton diçka përpara dy burrave që rrijnë në këmbë mbi një piedestal. Sipër këtij kompozimi është një shqiponjë dykrenare e cila paraqet një interes shumë të madh shkencor. Interesi është se për herë të parë ne kemi dëshminë e simbolit të flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, pra të shqiponjës dykrenore, të pranuar dhe të aprovuar nga vetë Marin Barleti. Një kompozim tjetër në miniaturë tregon tri vetë që masakroi me shpatë një grua martire. Kush është kjo martire? Mos kemi të bëjmë me figurën e Shën Luçisë, martires së famshme të krishtërimit, që ka patur një ndikim shumë të madh në trojet shqiptare sidomos në qytetin e Durrësit? Mos vallë masakrimi i kësaj gruaje simbolizon masakrimin e vetë figurës së Shqipërisë në formë të femërorizuar?


Një kompozim më vehte paraqet dy djem që mbajnë në duar pishtarë dhe ecin në drejtime të kundërta me njëri-tjetrin, mbi kokat e tyre fluturojnë tre pëllumba. Këta simbolizojnë shpërndarësit e lajmeve të mira, pra të famës së heronjve. Në një tjetër kompozim, i cili është luftarak tregohet një hero i rrëzuar përtokë me mburojë në krahun e djathtë dhe shpatë dhe mbi të dy luftëtarë me armë. Në këtë simbolikë betejash është një simbol tipik i Romës, figura simbolike e ulkonjës dhe dy foshnjet, Romin dhe Romulin, që pijnë qumësht nga gjinjtë e ulkonjës. Në këtë kompozim është figura e një gruaje të ulur me dorën e djathtë në gjoks dhe para saj figura e një burri që diçka tregon me një kapele të shekullit XVI.


Por ikonografia e librit përmban dhe dy gravura, njëra tregon vetë figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në profil, me mjekër të gjatë, me një kapelë pa strehë dhe me flokë të rruar. Ky portret sipas studjuesve është gravura më autentike që paraqet Heroin shqiptar. Siç e kemi thënë edhe në ndonjë shkrim tjetër, libri i Barletit ka edhe gravurën e një burri të ri që mban në dorën e djathtë një libër, kurse dorën e majtë e ka të ngritur pak sipër, mbas shpinës së tij është muri i një kështjelle dhe një kullë e ngritur. Ai nuk ka mjekër dhe portreti i tij inteligjent është mjaft shprehës. Ky portret i përket vetë Marin Barletit. Grafika në fjalë është e një rëndësie kolosale. Kjo do të thotë që edhe miniaturat e tjera por edhe portreti i Skënderbeut janë bërë në bashkëpunim me artistin figurativ. Cikël më vete janë edhe gërmat gravura.


Dua të kumtoj se grafikat miniaturiste për të cilat folëm më lart kanë rrethuar në mes të tyre dhe dy poezi në latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit, me sa duket miq të tij, që vlerësojnë shumë lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut por dhe vetë nismën e pavdekshme të shkrimtarit dhe dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar në distikë, kanë karakter kushtimor, apologjik. Njëra është shkruar nga poeti Pjetër Reguli nga Viçensa, kurse tjetra nga Domeniko Alcenjano. Këta dy poetë kanë një rëndësi shumë të madhe për ne shqiptarët sepse ata janë të parët poetë në botë, që i kanë kushtuar poezi Gjergj Kastriot Skënderbeut. Të dy këta bëjnë kështu paraardhësit e traditës shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë. Le të kujtojmë pas tyre emrat e shumë poetëve të mëdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.
Unë i kam përkthyer poezitë nga latinishtja në shqip si më poshtë:



Pjetër Reguli i Viçencës, (Shekulli XVI)
***
Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejat
e kapedanëve të famshëm heroikë.
Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës,
sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të!
Prijës i madh, trim e shpirt hero,
kërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë!
Se emri i tij do të thotë "Aleksandër i madh"
mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë!



Domeniko de Alcenjano i Padovës, (Shekulli XVI)
***
Në qoftë se ti lexues do të tejshohësh
me aftësinë tënde në këtë vepër madhështore,
ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith,
se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë.
Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbër
që asnjë mangut nuk i le Kamilit të madh.
I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulm
ushtritë pafund të perandorëve sulltanë.
Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe,
le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet.

Gazeta Shqiptare
22 Mars 2001





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2004 nė 19:52 Edit Post Reply With Quote
Po kete?

http://www.pasqyra.com/arkivi/2003/24122003/faqe/meshkollaepareishteneshkoder.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2004 nė 20:19 Edit Post Reply With Quote
"Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. "


"Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.

Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.

Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale."

Mehmet Elezi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 29-1-2004 nė 10:06 Edit Post Reply With Quote
Homeri ka qenė nė Shkodėr

Indro Montanelli


Lukë Prela më çoi fjalë se, meqë për atë burrë unë isha burrë i veçantë, mik i zemrës dhe jo i barkut, të shkoja ta takoja në shtëpinë e tij. Dhe unë i çova fjalë se, duke qenë për të burrë i veçantë, mik i zemrës dhe jo i barkut, do të shkoja ta takoja të nesërmen.
Lukë Prela më përgatiti një drekë të mirë.
Por para drekës, shtruan mezen, si të thuash antipastën; e qe një e papritur e madhe për mua që nuk dija asgjë për këtë institucion; na patën vënë përpara një pulë të pjekur dhe unë, që e pata marrë për drekën e vërtetë, hëngra aq shumë saqë, kur shtruan drekën e vërtetë, nuk dija më si t’i pajtoja detyrat e mikut me të drejtat e stomakut. Isha dhe pak i trullosur nga rakia, aperitivi lubrifikant, shoqëruesi i ngrënive shqiptare që nuk e di se si e bëjnë atë shqiptarët, por tashmë dija se çfarë bën ajo në trurin tim, një liker me ngjyrë të papërcaktuar e me dukje të pafajshme, i shërbyer në një gotë të vogël, një gotë e ashpër që të ftuarit e kalojnë dorë më dorë me një përkulje të ëmbël, por që qarkullon vrullshëm, e mbushur herë pas here nga shërbëtori, kështu që në çdo fund minuti të vjen përpara e pakundërshtueshme si një urdhër kategorik që ndaj teje, të qëndron si një shok në pritje. E gjitha kjo zgjat më tepër se gjysmë ore, e matur me akrepat e kësaj gote që vjen, shkon e kthehet, gjithnjë po ajo, gjithmonë plot, gjithnjë zhuritëse. Pula e pjekur është atje mbi një pjatë druri ngjyrë kafe, e tymtë dhe e lyrosur, në mes të hasrës që zëvendësoi tavolinën. Nuk ka mjete për ta copëtuar, as thika, as gërshërë. Secili e kap me dorë duke e gozhduar në pjatë dhe me tjetrën e tërheq, i shkyen krahun ose kofshën, por ngadalë, me një delikatesë prej të dituri, duke i zhbërë tejzat me gjallëri bindëse, duke i thyer eshtrat me një lëvizje të prerë e të saktë: më shumë se ta pëkulësh, duket se të ndjell. Pastaj i vënë në gojë majat e dhjetë gishtërinjve të ngjyer në lyrë dhe një nga një, në mënyrë të ndërgjegjshme, i lëpijnë. E gjitha kjo bëhet me elegancë të përkorë, me një hir disi solemn. I vetmi ngathalaq dhei pagdhendur në atë mes isha unë, por Lukë Prela dhe miqtë e tij nuk ma vinin re dhe bënë ç’është e mundur të më largonin çdo siklet. Ndërkaq, bisedohej ulur këmbëkryq. Më dhimbnin kyçet e këmbëve dhe peshën e trupit e lëshoja në mënyrë alternative, duke u tundur herë mbi njërën e herë mbi tjetrën, si një buf në degë të pemës; kush rrinte përballë meje, duhej të ndihej si ta zinte deti.
Pas mezes, filloi dreka, një drekë e thjeshtë dhe e fortë për njerëz të thjeshtë e të fortë, që fillonte me djathë e mbaronte me djathë, por midis këtyre dy djathrave shtronin gjithçka tjetër; çorba tradicionale, ragu me erëza, lakrori. Shërbëtori i kishte sjellë të gjitha bashkë, në tabaka të mëdha prej druri dhe i kishtë vënë në mes të hasrës, dhe secili merrte në mënyrë evangjelike herë pas here me duar. Buka ishte e çastit: e pjekur enkas për miqtë; një galetë e rrumbullakët dhe e sheshtë, që i zoti i shtëpisë e thyente me dorën e tij dhe pastaj t’i vinte copat përpara. Edhe ky gjest ishte i përkorë e i bukur, kur merrja copën që ma kishin vënë përpara, ndihesha gati i druajtur, si të bëhej fjalë për një naforë të shuguruar. “Me nderim të madh “, thoshte Lukë Prela. “Me nderim të madh” , përsërisja unë. Dhe që të dy përnderoheshim.
Lukë Prela ishtë një poeti i këtij vendi. Kjo nuk do të thotë asgjë; të qenët poet nuk është një titull, sepse në Shqipëri poetë janë të gjithë nga pak. Dua të them se Lukë Prela është një profesionist i poezisë, një industrialist i vargut, një krijues vargu tetërrokësh: njëri prej më të famshmëve; dhe në fakt, fama e tij është e madhe nga Alpet gjer në Adriatik, dhe vepra e tij është e kërkuar në çdo rast: në ceremoni vdekjesh e martesash nga njerëz që duan të nderojnë emrin dhe namin e shtëpisë, nder ose nam që vuloset me këngë vaji ose këngë dashme të Lukës.
Dhe është e nevojshme që ta rezervosh me kohë, gjithashtu të mos jesh kurnac për çmimin, nëse do me të vëretë të sigurosh vargjet i tij. Por duhet dhe t’ia vlejë barra qeranë, sepse Luka, nëse për të vdekurin apo dhëndrrin s’ka ndonjë gjë për të thënë, nuk thotë asgjë. Ai e di se himnet e tij fluturojnë në gjithë vendin nga fisi në fis, nga Shkodra në Korçë e Gjirokastër, dhe menjëherë shndërrohen në këngë popullore që të gjithë e mësojnë përmendësh dhe e përsërisin: e tij është firma që garanton kambialin e pavdekësisë dhe konsakron pasaportën për historinë. Kjo pasuri duhet administruar me nikoqirllëk dhe duhet ruajtur mirë nga inflacioni.
“Lukë Prela”, i thashë në një çast të caktuar, “më kishin thënë për ty se ishe qorr dhe po e shoh se paska qenë gënjeshtër. Por më kishin thënë edhe se je poet. Edhe kjo është gënjeshtër? ”
Lukë Prela më vështroi ashtu si shikohet një fëmijë i pafajshëm dhe m’u përgjigj:
“Asgjë s’është e gënjeshtërt për sa të kanë thënë. Qorr nuk jam dhe miqtë e mi e dinë, madje e dinë edhe armiqtë e mi. Por në vendin tonë poetët thirren qorra, sepse i pari dhe më i madhi i tyre, Homeri, ka qenë qorr. E dije ti këtë?”
U përgjigja i turpëruar se nuk e dija.
“Përsa i përket tjetrës, është e sigurt që unë jam poet. E mësova artin në dyqanin e poezisë së qorrave të Kolgecajve, e që kur munda të blej një lahutë, gjithnjë kam kompozuar këngë në nder të heronjve”.
“Vetëm në nder të heronjve?”, pyeta i zhgënjyer.
“Asnjëherë në nder të gruas dhe të dashurisë?”
Më vështroi rreptë e m’u gjegj:
“Këto nuk janë këngë, janë kange të leuta.”
Isha gati ta pyesja se ç’mund të jenë Kange të leuta, por u përmbajta: përreth kishte rënë një heshtje e madhe, duhet të kisha ofenduar njeri.
Djali që i vinte hasrës qark dhe që para drekës na kishte sjellë ibrikun e ujit për të larë duart, tani shërbente kafen dhe vetëm mua më vuri përpara një nga dy gotat prej druri, tjetra shërbente për të gjithë. Edhe sheqeri ishte vetëm për mua, të tjerët e pinin sade. Dreka kishte zgjatur plot katër orë dhe jashtë shihej se po binte nata.
“Meqënëse ma ke kërkuar dhe një miku asgjë nuk mund t’i mohohet”, tha Luka, “do të të tregoj historinë e kalasë së Shkodrës”.
Tashmë miqtë kishin shkuar. Luka dhe unë kishim ngelur vetëm, jashtë kishte zbritur nata e e thellë e malësisë së madhe ghega-e. Nga dy oxhaqe të ndezura arrinte fërfëllima e kërcurit që digjej dhe një erë e këndshme rrëshire; dhoma ndriçohej nën flakën e lartë të zjarrit. Ishte e vetmja dhomë përdhese e kula-së, por që e ndarë nga një mur i hollë, formonte në fund një vend misterioz, prej ku arrinin zhurma të mbytura, si të njerëzve që flisnin me zë të ulët e të druajtur: ishte gruaja Lukës dhe shërbëtorët e saj, që nuk i kisha parë. Luka mori lahuta-në dhe, duke shoqëruar vetveten me kordën e vetme të saj, tha me një rezitim pa emfazë: “Kjo është historia e kalasë së Shkodrës. Një nënë e ve kishte tre djem jetimë. I rriti derisa u bënë njëzet vjeç dhe i martoi me tre gra të bukura. Ata filluan të ndërtojnë një kala, duke vënë në punë tridhjetë mjeshtra. Por, me dëshirë të Zotit, kalaja nuk mund të përfunohej: çdo ditë mjeshtrat punonin dhe çdo natë muret shëmbeshin. Atëherë vëllezërit shkuan te një i ditur dhe i thanë: “Kemi filluar të ndërtojmë një kala. Gjithë ditën punojmë, por natën ajo shembet.” I dituri u tha: “Sakrifikoni një krijesë njerëzore në kala dhe atëherë ajo do të forcohet.” Tre vëllezërit zbritën në pyll dhe lidhen këtë besa-ë. “Atë që nesër do të na sjellë mëngjesin, atë do të murosim në kala.” Dy vëllezërit e mëdhenj e thyen besa-ën duke ua treguar sekretin grave të tyre. Vetëm i vogli i mbajti besa-ën. Kur Zoti zbardhi ditën, tre vëllezërit shkuan të punojnë në kala. Kur erdhi vakti i ngrënies së mëngjesit, vjehrra u tha nuseve: “Ku je, nusja ime e parë, që t’u çosh bukën mjeshtrave? Jam e sëmurë dhe më dhembin gjinjtë.” “Ku je, nusja ime e dytë që t’u çosh bukën, mjeshtrave?” “Jam e sëmurë dhe më dhemb koka.” “Ku je nusja ime e vogël që t’u çosh bukën mjeshtrave?” “Jam duke larë e lidhur foshnjën.” “Laje, lidhe dhe vëre në djep, se do ta përkund gjyshja e vet. Të jesh e lumtur, nusja ime e vogël, sepse sot trupi yt do të shërbejnë për të ndërtuar kalanë eShkodrës.” Nusja u nis për t’u çuar bukën punëtorëve. Duke u ngjitur drejt kalasë, lotët i mbulonin faqet: “Lamtumirë shoqe dhe komshinj. Lamtumirë shtëpia e burrit tim dhe e babës tim. Lamtumirë, o njerëzit e mi, lamtumirë , biri im. Kurrë nëna s’do të të mbajë më në prehër.” Por me të mbërritur midis punëtorëve, tha: “Puna e mbarë ju, mjeshtra.” “Fat të mirë ty, o vajzë e bardhë.” “Çfarë ka imzot që duket i nervozuar?” “Eshtë zemëruar se ka humbur unazën.” “Por me unaza është plot pazari.” “Ditë e zezë është kjo, se ty i duhet të të flijojë në mur.” “Për mua mos u shqetësoni aspak. Vetëm më bëni një kamare prej guri, kur unë të jem në themelet e murit. Sisën e djathtë ma lini jashtë dhe ditën e tretë silleni këtu tim bir që të thithë këtë gji. Që trupi im të shndërrohet në gur dhe kalaja të bëhet e fortë. Im bir të jetë krenar, të bëhet mbret dhe ta mbrojë kalanë. Por ditën kur ai do ta braktisë dhe do të vijë turku që ta pushtojë, ferrat e drizat le të mbijnë në të, rrufeja le ta godasë dhe ta shkatërrojë.” Kjo është historia e kalasë së Shkodrës.
“Një histori e bukur”, thashë. “E ke shkruar ti, Lukë?”
Luka qeshi:
“Jo. Ajo është më e vjetër se unë dhe se babai im dhe gjyshi im. Por, me thënë të vërtetën dyshoj që të ketë qenë vetë Homeri që e ka shpikur. E dije ti që Homeri ka qenë në Shkodër?
“Jo”, u përgjigja, “nuk e dija” .
“E mirë, ta them unë. Homeri ka qenë në Shkodër. Madje, besoj se ka lindur këtu.”
“Mundet”, thashë, “mundet të jetë ashtu siç thua ti. Por çfarë ndodhi pastaj me nusen e re dhe me birin e saj?”
“Ndodhi që e murosën në kala dhe ajo u shdnërrua në gur si muret, me përjashtim të gjirit të djathtë që vazhdoi t’i japë qumësht dhe forcë të birit. Por ditën që i biri qe mundur, dhe erdhën turqit për të marrë kalanë, ferrat mbinë dhe e mbuluan, rrufeja e goditi dhe e shkatërroi. Tani siç e keni parë, kanë mbetur rrënojat dhe mbi ato rrënoja një lug pa ujë që është gjiri i nuses më të re i shndërruar edhe ai në gur.
“Një histori rrënqethëse”, thashë, “por sigurisht këtë nuk e ka shpikur Homeri.”
“Jo”, tha, “këtë e ka shpikur djalli, sepse është një histori e vërtetë.”
Tashmë ishte bërë vonë, shumë vonë dhe shërbëtori erdhi që të sillte për mikun rrogozin, me jastëkët e mbulesat prej leshi, një lesh i butë, shumë i bardhë, i thurur nga gratë e shtëpisë . Ndihesha në siklet të madh që të flija në rrogoz pranë Lukë Prelës, cili vetë do të flinte përtokë dhe kisha frikë mos e shqetësoja me gërhitjet e mia.
“Lukë Prela”, i thashë “pse nuk i mbledh këngët e tua më të bukura dhe nuk i shkruan? Do të më pëlqente t’i përktheja në gjuhën time dhe ti të bëheshe i famshëm edhe në Italinë e madhe.”
“Po unë”, tha, “nuk di të shkruaj. As dhe mjeshtrat e mi, qorrat e Kolgecajve, nuk dinin të shkruanin. Dhe as Homeri s’ka ditur.”
Ndihesha i turpëruar që unë dija të shkruaja. Heshtëm gjatë. Ai vazhdonte të qëndronte i ulur përgjysmë përballë oxhakut që, me flakën e tij përshkëndritëse i nxirrte në pah fytyrën e tretur dhe unë mendoja se ndoshta flinte kështu, pothuaj më këmbë, e se ndoshta edhe Homeri po kështu flinte.

Scutari, 1939



29/01/2004
shekulli





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 6-2-2004 nė 10:36 Edit Post Reply With Quote
Rruga drejt Shkodres

Udhetimi nga Durresi ne Shkoder
Nje pershkrim plot ngjyra i nje peripecie te gjate. Me pas qyteti i lavdise i dikurshem dhe shenjat e renies se tij. Ja si e pershkruan gjithcka gazetari i madh italian Indro Montanelli ne librin e tij per Shqiperine : "Albania nje dhe njemije"
- Qe tani se fundi eshte botuar edhe ne shqip



Nga Indro Montanelli


Princi ne shqip

Nje princ i gazetarise italiane ironik, theres, i pameshirshem dhe pothuajse i pagabueshem, Indro Montaneli njeriu qe librin e pare te jetes se tij e ka shkruar me 1935 dhe te fundit me 2001, pra nje nga deshmitaret e shekullit XX, idhtar e me pas kundershtar i Duces, pjesmarres ne luften e Spanjes, ne pushtimin e Finlandes, ne revolucionin Hungarez te 1996 dhe se fundi teper i lidhur me fitoren e Berluskonit, ka shkruar dikur edhe per Shqiperine. Ne nje dossier te meparshem, Klan, ka folur per librin ¡§Shqiperia, nje dhe njemije¡¨ i cili tani po vjen i perkthyer nga Shtepia Uegen. Eshte udhetimi i pare i Montanelit ne vendin tone ne vitin 1938. Dikur para pushtimit italian, ai udheton nga veriu ne Jug, ne Shqiperine e mesme dhe ne Tirane. Shpeshhere eshte vezhgues i mprehte e realist, here te tjera disi ne glorifikues per rolin e vendit te tij ndaj Shqiperise. Megjithate ky liber i rralle i Montarelit lexohet me nje fryme. Ashtu si pjesa e tij e pare, ajo e udhetimit drejt Shkodres qe Klan po e boton kete numer.


***

Shoferi qe me shoqeronte quhej Ahmet, por, ndryshe nga cmund te te shtynte per te hamendesuar emri ƒ² sic ndodh rendom ne Shqiperi, ai ishte katolik: katolik dhe malesor, me origjine nga Mirdita, me pas i shperngulur nga fshati ne qytet ku ishte bere mekanik, nje djalosh i bukur, tip i paster shqiptari, i gjate, zeshkan, me floke te shndritshem, hundeshkabe, i veshur me kostumin kombetar ngjyra-ngjyra qe binte ne sy: qeleshe e bardhe, jelek i zi, kemishe e kuqe, ca larime te cuditshme me ngjyre te hapur ne fund te pantallonave te zeza dhe te gjata. Ky, njefaresoj, eshte kostumi i te gjithe shqiptareve te veriut, qe quhen gege. Ahmeti ishte i heshtur dhe ky tipar bente pjese ne nje linje te tijen te vecante qe ishte plot dinjitet dhe e perkore, e denje per nje ish nxenes te Oksfordit apo te Kembrixhit qe kishte humbur vesin e te dehurit. E pranoj qe me frikesonte pak ajo shkeputje e tij nga gjerat e perditesise, ai te sherbyerit e tij pa servilizem. Kishte qene per disa vjet ne Rome dhe fliste nje italishte te ashper dhe te persosur, pa ndotje dialektore. Teksa vezhgoja nga skela punimet e molit, Ahmeti me beri te mendohesha se, ne se doja te isha ne Shkoder para mbremjes, ishte me mire te nxitonim. U cudita pak duke pasur parasysh rrugen e shkurter, por pastaj mu desh te bindesha se Ahmeti kishte pasur te drejte.

Rruga qe morem ishte ajo ƒ² e vetmja ƒ² qe e pershkon per se gjati Shqiperine nga kufiri grek i Veriatit ne ate jugosllav te Hanit te Hotit, mbi fushen e lemuar e te shkrete qe ndan detin nga malet: nje rruge, qe, nese qe e veshtire te ndertohej ashtu sic eshte e veshtire te rrihet, duhet tu kete kushtuar mund shume inxhiniereve dhe punetoreve. Shtrihet me nje gjatesi te pergjitheshme prej treqind e pesedhjete kilometrash dhe ne trungun e saj ngerthehen rruget anesore qe shpien ne perendim drejt detit dhe ne lindje drejt maleve. Ne Vore, ku mberritem pas nja njezet kilometrash dhe nja pesedhjete minutash, degezon rruga per ne Tirane qe eshte dhjete milje larg.

Nga Durresi ne Vore pata mundesine [por, ndoshta mundesi eshte shume te thuash; te themi: pata kohen], te vezhgoja lejtmotivin gjeologjik qe qendron ne baze te gjeografise, te historise, te ekonomise shqiptare: lufta per token midis shkembit dhe ujit. Toka del mbi uje ngadale dhe fillimisht eshte amfibe: nje balte e llurbet, pa bimesi, qe neperduket, shfaqet, rishfaqet, dhe kjo pavendosmeri zgjat per disa kilometra para se e ngurta te diferencohet nga e lengeta. Mjeshtrat e zanatit e quajne kete si nje fenomen rinie gjeologjike. Lumenjte, te shumte dhe tekanjoze, qe zbresin nga lindja, duke ardhur me vrull ne fushe pas shtrengimit te pesuar neper grykat e ngushta malore, e terheqin me vete te ngurten, ne forme masash te medha aluvionale drejt grykederdhjes dhe aty e depozitojne. Keshtu qe i gjithe rripi bregdetar qe qendis Shqiperine nga Shengjini ne Vlore nuk eshte vecse nje shkarkim dherishteje te grumbulluar aty nga keto rrjedha te padisiplinuara uji ende shume te reja per tu shtruar te qeta ne shtreterit e tyre.

Pamja e peisazhit permiresohet dora-dores qe braktis bregun per ne brendesi: behet me i larmishem, me i pasur, me i hareshem. Bimesia shfaqet, fillimisht rakitike dhe e padiferencuar ƒ² ferra dhe kacuba te thata, - pastaj rritet ne ton, ne trung, ne ngjyra, livadhe te bute, mocalore dhe elastike, sherbejne si kullote per tufa dhe kope bagetish ne shtegtim: nga larg duken si ca bilardo te medha me shume bila prej fildishi te bardhe. Kur bie shi ƒ² sic ndodhi ate dite, por fatmiresisht vetem per pak kohe ƒ² uji e qull token e pasigurt dhe rri amull aty pa mundesi kullimi. Nga kjo lind malaria qe ben kerdine ne ate zone. Gjynah i madh, sepse keto vende jo te gjitha, por pjesa me e madhe, - po te mos rrezikoheshin nga ethet, do te perbenin nje rezervuar prodhimi ne gjendje te kenaqe nevojat bujqesore te te gjithe vendit. Por, per kete mundesi dhe per projektet e realizimit te saj qe jane nderkaq ne studim e siper ne Tirane, do te flasim me tej. Kaluam Prezen, kaluam Xhazen, kaluam Mamurrasin dhe Milotin. Ne Milot u ndala per te krijuar nje ide mbi fshatin fushor shqiptar. Ska shume per te thene: jane fshatra te mbyllura, te nyjezuara pergjate rruges, me nje kishe apo xhami si qender. Por nga Preza e tutje filluam te kishim kontakt me kodren dhe me pyllin, nje pyll i dendur lisash qe, duke u rrokullisur nga lart, rreshqisnin deri brenda mocaleve te amullt ndermjet Ishmit dhe Drinit. Mbi secilin prej ketyre lumenjve ka ura te shkelqyera. Shume e bukur ajo mbi Matin. Derisa mberritem ne Lezhe, ku respekti ndaj historise me detyroi te ndaloja.

Ne Lezhe, me 18 janar 1468, ka vdekur Skenderbeu, ky poet i madh i politikes shqiptare. Si te mos ndalesh te varri? Por varri i tij eshte zhdukur, nuk dihet si dhe as perse. Ishte, duhet te jete varrosur ne kishen e Shen Kollit, prane pazarit ne bregun e majte te Drinit. Ekziston Drini, ekziston pazari, ekziston kisha, por sa per varrin, mister. Por ndoshta ka me shume poezi ne kete mister se ne cfaredolloj monumenti qe pasardhesit kishin mundur te ngrinin ne kujtim te heroit: Skenderbeu eshte ushtari i panjohur i Shqiperise.

U kacavara ƒ² dhe eshte nje ndermarrje aspak e thjeshte ƒ² neper kodrat ku kane mbetur grumbull rrenojat e keshtjelles venedikase, qe qe e papushtueshme. Ajo bente roje ne lashtesi dhe ne mesjete, ne kalimin e detyruar midis fushes se Matit dhe Zadrimes. Sot qendra e ka humbur rendesine si dhe banore, qe jane pak me shume se nje mije. Pergjumet ne hijen e keshtjelles se saj te zymte e te rrenuar, ne nje vend te pashendetshem. Edhe pse rruget e komunikimit nuk i mungojne ƒ² ne gjysme te rruges mes Shkodres dhe Durresit dhe pikenisje e nje rruge te terthorte qe pas shtate kilometrash arrin Shengjinin ƒ² nuk me duket te kete te ardhme te ndritur. Por eshte interesante ta shetisesh si ekzemplar tipik i nje lagjeje te madhe shqiptare, jo me fshati po as edhe qyteti, me jeten e saj te plogesht te permbledhur ne pazarin e larme ku ne shesh te hapur zhvillohet tregtia e artikujve ushqimore dhe te nevojes se pare.

Pastaj rreth e rrotull sheshit, nje gjarperim rrugicash, njefare getoje me gjeometri te cuditshme ku grumbullohen dyqanet e palevizshme, per aq sa mund te jete i palevizshem nje cardak i dale nga nje dyqan i ngushte ku rrasen ne nje rremuje piktoreske objekte nga me te ndryshmet.

Ka dicka orientale ne gjithe kete: si edhe ne pazarin e gjate, te nderlikuar nga nje ceremonial i hollesishem, me fjale dhe gjeste rituale. Por nje orientale e zhveshur nga cdo kembengulje e merzitshme, nga cdo perkulje servile. Shqiptari, kur ka te beje me klientin, ruan nje ton dinjitoz dhe korrekt dhe kam pasur pershtypjen se hileja dhe mashtrimi jane te huaja per zakonet e ketyre njerezve. Per te blere nje qilim te vogel mirditor, lashe te merrej Ahmeti: ndenjem ulur, une, ai dhe tregtari, nje gjysme ore te mire. Ata flisnin qete, me pauza te gjata mes nje replike dhe nje pergjigjeje, une tymosja dhe pija kafene qe me kishte ofruar pronari. Ndonje kalimtar ndalej, por nuk merrte pjese ne diskutim pervecse me ftese te njerit prej dy kontraktuesve. Mua nuk me drejtoheshin pothuajse kurre, por, edhe kur ndodhte, e benin kete me nje miresjellje pa nderime te tepruara dhe te sikletshme. I permbaheshin nje etikete rituale, nje etikete e perkore dhe me shije. As milanezet nuk do te ishin ndjere ne siklet. Kur pazari i mundimshem perfundoi, tregtari u ngrit, me shtrengoi doren, me tha faleminderit, zoteri ne italisht dhe me shoqeroi deri te caku i cardakut.

Ahmeti dhe une vazhduam te ecnim midis rrugicave te ngushta. Me gjithe pamjen time perendimore ƒ² qe papritmas, kushedi perse, mu duk qesharake ƒ² nuk vura re te isha bere objekt i asnje kurejshtjeje te merzitshme, gje qe perben, perpos te tjereve, sistemin me bindes te edukates se nje populli, madje do te guxoja te thosha te qyteterimit te tij. Une po digjesha te eksploroja nje mjedis te brendshem, por nuk kishte me kohe per kete. Mberritem ne hanin ku kishim lene makinen, dhe qe eshte nje faktor tjeter i detyrueshem i qendres urbane shqiptare: nje ndertese pergjithsesisht me e madhe se kulla, me nje oborr ne qender qe sherben si stalle per kafshet dhe perreth te cilit hapen dhoma te vogla ku udhetaret mund te kalojne naten ne rast nevoje. Hyra ne njeren prej ketyre dhomave: skishte vecse nje qilim te shtruar mbi nje dyshek kashte dhe, te cepi lart, nje fener.

Pak me vone u nisem, duke pasur ne te djathte, Drinin dhe ne te majte nje liqen te perzgjatur, mbeturine ƒ² nga cdukej ƒ² e ndonje zhytjeje te koheve te fundit. Por, tek e fundit, i gjithe peisazhi perreth ishte liqenor. Liqenor dhe i begatshem, i pasur me miasma tharmetuese, i sheshte nen nje kube qiellore te ulet, te rende dhe te bute si nje fushe plehrash.

Kjo eshte Zadrima, qe shtrihet per me shume se njezet kilometra nga njera dhe tjetra ane e rruges, Zadrima e pasur me token e zeze me te cmuar se ari. Kur mberritem ne Shkoder, kishte rene nderkaq erresira.


Ne Shkoder u ndala. Me interesonte jo dhe aq qyteti qe sot eshte ne renie, sesa krahina, qender dhe kryeqytet i se ciles eshte.

Qyteti ka pamjen e nje fjalekryqi te qendisur sipas drejtimeve te Bunes, te Drinit dhe te Kirit, i dallueshem mire ne kohe dhe ne hapesire: lagjia e vjeter nga ajo e re, lagjia e krishtere nga ajo myslimane. E kaluara i shkullon rrenojat e saj ne pjerresine veriore te kodres se Rozafatit qe ngrihet mbi Drinin pothuajse si ta ndaloje te pushtoje fushen perreth: nje koder-ledh, e mbushur me fortifikime dhe mure rrethues me shtresa qyteterimi te mbivena: ajo bizantine, pastaj ajo venedikase, te moterzuara per ti dhene shah mat turkut pushtues qe u ngul aty per dhjete muaj me radhe ne vitin 1479. Nga kjo lufte mbeten germadha dhe rrenoja kullash, portash, muresh rrethues te nje kalaje te ndertuar gjithashtu nga venedikasit.

Natyrisht, ky qytet i vjeter eshte me interesanti, me i parehatshmi dhe me piktoresku me lagjen e tij te lekureregjesve me xhamine e tij te plumbit, me pazarin e tij kumbues dhe shumengjyresh. Orientalizmi i kesaj lagjeje duket i vene aty enkas per te nxjerre me mire ne pah oksidentalizmin e shndritshem dhe paksa metues te qytetit te ri, modern ne ndertesa dhe ne rruge, te ajruar nga lulishte te mirembajtura. Dhe pikerisht per oksidentalizmin e kesaj lagjeje, shkodranet jane krenare dhe nuk e kane gabim. A e dini, - me tha njeri. ƒ² se te gjithe te huajt jane te nje mendjeje kur thone se qyteti i vjeter u intereson me shume, por te gjithe jane gjithashtu te nje mendjeje te jetojne ne ate te riun. A nuk ju duket se dashuria per piktoresken eshte gjithnje njefare shenje percmimi? Nuk guxova te mos i jepja te drejte.

Bera nje hetim per hesapin tim. Qe Shkodra eshte ne renie, shihet me sy te lire dhe askush ska se cte beje asgje, sepse arsyet e nje renieje te tille jane gjeografike. Mali i Zi, qe dikur rendonte nga ana tregtare rreth Shkodres, e kanalizon sot tregetine e tij drejt Danubit nepermjet hekurudhes se Vardarit. Pastaj kemi dhe shpikjen e Tiranes. Shpikje e quajne shkodranet. Tirana ben si te gjitha kryeqytetet, sidomos si te gjitha kryeqytetet e reja te vendeve te reja: eshte qyteti parveny, borgjezi i pafytyre dhe pareli ne kerkim te privilegjeve te aristokratit: komandon dhe gllaberon, con uje ne mullirin e tij, i shtyp rivalet, i shtrydh me taksa, i izolon duke bere te rendojne rreth vetes rrjetet rrugore, i prish pak nga pak autonomite vendore.

Shkodranet shtojne te zemeruar edhe se : po na merr frymen. Keshtu eshte. Po a do te mund te ishte ndryshe? Mjaft te mendohet per historine shqiptare: krejt e derrmuar dhe e sfilitur, e ndare dhe e ndryshme, cdo krahine, cdo fshat, cdo fis kane historine e tyre. Te keqijat, ketij populli plot plage, i kane ardhur te gjitha nga kjo percarje e dhembezuar, nga kjo percarje jo vetem krahinore, por edhe shoqerore, psikologjike. Shume e rrezikshme edhe sot. Dhe me e veshtire nga cpandehet per tu luftuar, me e veshtire se mocali dhe se malaria: me pasuri te ndara keq, me ca cifligare bjerradite shaluar mbi kurrizin e duruar [por deri kur?] te nje vegjelie te derrmuar, pa nje klase te mesme qe ti zbuse perplasjet mes te pareve dhe te dyteve.

Brenda Mbreterise, kundervenie krahinash, brenda krahines kundervenie fis me fis, brenda fisit dhe brenda qytetit kundervenie familje me familje. Duke u vertitur neper Shqiperi, kudo qe te ndodhesha, kjo ndarje me ka bere gjithnje pershtypje njelloj. Shenja e qendrueshme e Shqiperise eshte dallimi.

Jam ndodhur ne qytete ku mbanin meri familja me familjen, vegjelia e gjere me ata pak [shpesh nje i vetem] zoterinj, qyteti lart me qytetin poshte. Ne secilin prej ketyre qyteteve degjova te me perserisnin te njejtin avaz: Perse duhet te jete Tirana kryeqyteti, dhe jo Shkodra qe ka qene ne historine e Shqiperise, qe ka qene qendra me e populluar dhe e zhvilluar me shume? Pse jo Vlora, port natyror, qytet bregdetar, mol per anijet qe mberrijne nga perendimi, vend i kendshem plazhi? Pse jo Duresi? Pse jo Korca, qyteti me i perparuar? Pse jo Berati, qender mijevjecare, e pajisur me dyzet kisha [kjo, ne Shqiperi ka rendesine e saj], qe as Skenderbeu nuk mundi ta merrte? Pse jo Elbasani, qender kryesore intelektuale? Pse jo Kruja, vendi ku lindi Skenderbeu? Pse jo Lezha, vendi ku ai u varros? Pse jo Gjirokastra?

Tani, dora-dores qe i rikopjoj dhe i shtjelloj shenimet e marra gjate rruges, gjej deri dhe fraza qe cdo qytetar i hidhte ne peshoren e gjykimit tim per te me bindur se Tirana e kishte gabim dhe se kjo duhej thene e duhej shkruar ƒ² madje njeri me sugjeroi tia them apo tia shkruaj edhe Musolinit.

Tirana na kushton ƒ² thoshin, - vetem merr pa dhene asgje. Miliona per sheshet e saj, per rruget e saj, per miliona per ujesjellesin e saj. Gjithcka duhet bere ne Tirane, sepse nuk kishte asgje.

Dhe per carsye, kur Shqiperia ka shume qytete qe, historikisht, kishin me shume te drejte se Tirana te emeroheshin [keshtu me tha njeri] kryeqytete dhe me pak ose aspak shpenzime do te kishin mundur ta kryenin detyren e tyre?

Por le te kthjehemi ne Shkoder. Ne Shkoder qendrova tri dite, qe qene shume. Mora me zor disa shenime qe nuk i shtjellova per shkak te klimes qe me shkurajonte. I gjej ne bllokun e shenimeve dhe i hedh ne te paster ashtu sic jane fjale per fjale: Shkodra pati periudhen e saj te madhe te lulezimit nen mbreterine e Stefan Dushanit, serb, dhe nen venedikasit; pastaj qe keshtjelle e katolicizmit dhe e tille eshte edhe sot, jo si qytet ne vetvete, por per krahinen, qender e se ciles eshte. Ne kohen e luftes numeronte pesedhjete mije banore, sot numeron pak me shume se njezet mije, duke ia kaluar jo vetem Tirana, por edhe Korca. Pashe lagjen e ciganeve: me e vogel se ce prisja.

Anen e vertete te Shkodres, ate madheshtine e saj nuk e kuptova vecse me pas, pasi lashe pas kraheve qytetin dhe fillova te kacavaresha pergjate shpateve te maleve qe e sundojne ne veri dhe ne lindje. Atehere e kuptova paradoksin shkodran, kontradikten e saj piktoreske, kuptimin e saj prej Thule te fundit: kjo keshtjelle e perendimit, kjo kokrrize Evrope e ngulur aty per te perfaqesuar krahinen shqiptare me mesjetare dhe me antievropiane.

O udhetar qe shkon ne Shkoder, mos ndalo aty, vazhdo te ecesh me lart dhe vetem atehere do ta kuptosh se cfare eshte Shkodra.



Klan





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 9-2-2004 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Urbanistikė, traditė e individualizėm

Willy Kamsi



Zhvillimi i nji qyteti supozon ndërrimin dhe zavendësimin harmonik të ndërtesave dhe të objekteve në përgjithësi, tue iu përshtatë jo vetëm ndryshimeve social-kulturore, por edhe kërkesave në rritje të popullsisë që banon aty, madjè të individit, i cili zen vendin e parë në ketë kontekst, tue ruejtë kështu njiheri edhe ata elementa të traditës, që përfaqësojnë tiparet dalluese të vetë qytetit dhe që domosdoshmënisht duhen ruejtë.
Se sa i âsht përshtatë dhe ndêjë besnik këtij koncepti, mjaft të thjeshtësuem të zhvillimit urbanistik, qyteti i Shkodrës ketë nuk mund ta thomi. Asht e qartë se nji qytet me shumë premisa orientale, spontane në përbamjen e tyne, nuk mund të shndërrohet në nji qytet krejt modern, si edhe nuk mund të pësojë ato ndryshime me futjen e elementave të rij, të marrun dhe të shartuem ose të zbatuem në mënyrë të dhunshme me ndërtime ose me projekte të huazueme nga qytete të vendeve të tjera.
Shkodra tue pasë qenë zhvillue mbi nji rrezatim rrugësh që niseshin prej pazarit në drejtim të pjesës së thellë të territorit, iu nënshtrue detyrimisht kësaj shtrimjeje mjaft spontane të qytetit pa një shestim të studjuem. Vetë shpërndamja e objekteve, fillimisht ndërtesa banimi, me çardak, me kullë sane e të tjera ndërtime që i shërbejshin ekonomisë së mbyllun familjare qytetse, mâ fort pranë nji ekonomie fshatare se sa të nji qyteti të mirëfilltë, sollën për arsye të ndryshme edhe largimin e qytetit prej nji bërthame të lashtë mesjetare që shtrihej përreth kodrës së kështjellës. Ishte e pashmangshme që nji ndërtim i tillë i komplekseve banimi të kërkonte hapësina të mëdha, hapësina që ishin mjaft të kufizueme në qytetin mesjetar, për arsye të kërkesës vendimtare të nji mprojtjeje të përbashkët, tue qenë se edhe mjetet e gjallnimit gjindeshin në fushat pranë qytetit, e në ndonji rasë edhe larg tij.
Asht e qartë se, në pasigurinë e plotë që sundonte në perandorinë osmane, ishte i detyrueshëm ndërtimi i mureve rrethuese të nalta përreth shtëpíve, me nji naltësi që mbërrinte deri në 5m. Këto mure qenë në kambë deri në gjysmën e viteve '40 dhe, mbas vendosjes se diktaturës komuniste, për arsye të qarta të nji kontrolli kapilar të popullsisë, bashkë me depërtimin në familjet shkodrane të elementave të huej, këto mure, prá, u shembën me urdhën dhe u ulën në pak metra, tue humbë atë veçantí që e bante Shkodrën të dallueshme në kontekstin urbanistik shqiptar, dhe që bashkë me pazar do të kishte mujtë me u përfshî, me qytete si Berati e Gjinokastra, në planet e organizmave ndërkombëtarë për ta shpallë qytet-muzé. Po të kemi parasysh se edhe pazari pat qenë mâ i madhi dhe me nji bezisten, ndër të vetmit që kishin teprue në Ballkan.
Veprime të gjashme me ato të vjetëve të para mbas lufte, janë krye ose ka pasë përpjekje të kryhen edhe mâ vonë. Ndër këto mund të kujtojmë hapjen e nji rruge, që ishte parapá në kohët e fundit, e që do të lidhte Institutin pedagogjik me stacionin hekurudhor. Ky ishte nji projekt që do të kishte lëkundë krejt ekuilibrin e qytetit, tue krijue probleme jo vetëm në planin ekonomik, por edhe, e kryesisht, në planin urbanistik e të ruejtjes së vlerave ndërtimore të qytetit, si dhe në planin shoqnor. Ishte nji projekt që kishte nji karakter thellësisht politik dhe aspak urbanistik.
Iniciativa të këtij karakteri kemi pasë plot dhe kishin në vetvete si qëllim zhdukjen e nji kulture e të nji qytetnimi, atê të Shkodrës. Thotë Gaetano Frosini, tue trajtue problemet që lindin në zhvillimin e qyteteve, "pa qytetin, historia me sigurí ka me qenë mâ e vorfën e ndoshta në njifarë pikëpamjeje, nuk do të ishte fare". Pra, qytetet përcjellin në vetvete, për të gjatë shekujve e brezave, ngjarjet historike të të cilave kanë qenë aktore e dishmuese. Ato ruejnë vlera të përhershme të kombit gjâ që e ban të patjetërsueshëm rolin e tyne.
Në qoftë se përshkojmë historinë qytetse të këtij fundshekulli do të vrejmë se vlera të shqueme që e dallojshin Shkodrën nga qytetet e tjera të Shqipnisë, jo vetëm u shkatrruen, por qenë një humbje për kulturën e saj shumëshekullore. Ishte nji fatkeqësí në qoftë se disa ndërtesa kishin në derë shenjin dallues të Monumentit të kulturës, me anën e të cilit do të mprohej prej shtetit, por që në të vërtetë, si për pemët që damkoseshin në pyll, ishte një shenj për me e rrëzue përdhé.
Edhe ato përpjekje gjysmake, për krijimin e ruejtjen e disa rrugëve-muzé, nuk patën rezultatet që priteshin. U kufizue krejt qendra historike në dy rrugë. Kurse nji kompleks rrugësh e rrugëzash ishte dashtë të pasqyronte e të përfaqësonte vetë qendrën historike të qytetit e njiheri edhe traditën ndërtimore e urbanistike në nji fazë të caktueme. Ndërsa, kah fundi i shekullit të kaluem e fillimi i shekullit tonë, u banë ndërtime të nji karakteri eklektik me synim europianizimin e jetës së qytetit edhe në pamjen e jashtme, sikur kishte fillue me kohë në atë të mbrendshmen, si rrjedhim i marrëdhanieve të denduna tregtare e kulturore me qytete e vende të Europës Prendimore e Qendrore.
Kaloi nji periudhë dhe erdhi nji tjetër, ajo e demokracisë që endè bár në vetvete mentalitete e mënyra veprimi të kohës së diktaturës, sepse âsht e vështirë që të ndrrohet me nji të rame ajo që âsht ngulitë për nji periudhë aq të gjatë në trunin e njerëzve. Marrëdhaniet e qytetarit me qytetin, marrëdhaniet e urbanistëve me qytetin, morën nji kthesë e cila nuk ruente kurrsesi parimet dhe kërkesat e vlerësimit e të zhvillimit të mâtejshëm të nji qyteti si âsht Shkodra, e që në nji çast po rimerrte në dorë vetveten dhe atê që i ishte mohue për nji kohë shumë të gjatë.
Megjithatê nuk duhet të murmurojmë për çka ndodhi. Në këto situata zakonisht reagohet në mënyrë negative, sepse mosrealizimi i asaj që duhet të jetë na shqetëson. Por, sidoqoftë, gjendja në të cilën gjindet qyteti i Shkodrës nuk na lejon të mendojmë në nji kthim të mundshëm mbrapa. Nji kthim mbrapa, si në këtë rasë si në të tjera, âsht thjesht i pamundun.
Atëherë duhet përballue ky realitet, duhen marrë masa që të ndalohet ky proces në vijim dhe të kalohet në shëndoshjen e tij tue veprue në mënyrë kapilare, me mënjanimin e të gjitha ndërhymjeve që kanë damtue veçantitë dalluese. Ndërhymje për të cilat janë përgjegjës individë të veçantë si dhe urbanistët: të parët me iniciativat e tyne të egra e të pakontrollueme, në dam jo vetëm të pronës së përbashkët, por edhe të asaj private; të dytët me korrupcionin e tyne, tue dhanë leje ndërtimi ku nuk duhej, ose tue i pranue në mënyrë të heshtun këto ndërhyrje, në dam të qytetit, madjè kundër vetë etikës profesionale e cila i caktonte të ishin mprojtës të vlerave qytetëse.
Nuk janë ruejtë edhe ato hapsina të blerta, që janë të domosdoshme për gjallnimin e pastrimin e ajrit, që janë mushknia e qytetit, frymëmarrja e tij. Nuk janë ruejtë as ato pak qendra që shërbejshin si pika takimi e marrëdhaniesh harmonike në mes palëve banuese të qytetit tonë, si ishin lulishtat.
Dam i âsht bâ Shkodrës në këto vjetët e fundit, jo për faj të demokracisë, si po duen me thanë disa, por të kuptimit të shtrembëruem të demokracisë si mundësi për veprime arbitrarë, jashtë normave e rregullave që e përcaktojnë nji sistem demokratik, që âsht liria e mendimit dhe e veprimit, në pajtim me ligjët e me të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve në tanësi, dhe kurrsesi në kundërshtim me to ose mâ keq kundër tyne.
Individualizmi âsht dukë me iniciativat që kanë marrë disa për me bâ ndërtime pa leje, ose me leje të rrejshme, në prona të hueja, tue i përvetësue, pa pasë dokumenta pronësie, ose tue i falsifikue, tue zanë kudo trotuaret dhe vendet e përbashkëta të qytetarëve, tue pengue rrugët e kalimit, tue zanë lulishtat, e sa parregullsí të tjera që kanë damtue, në mënyrë të pakthyeshme, në disa rasa, zhvillimin normal urbanistik të qytetit.
Nji fenomen që ka ndikue së tepërmi në vijueshmëninë e procesit të degradimit ka qenë urbanizmi i nji numri të randësishëm njerëzish e berthamash familjare. Këto të fundit, tue dalë prej vendbanimeve te tyne tradicionale, dhe tue ardhë tashmâ lirisht në qytete - fenomen që nuk i përket vetëm Shkodrës - tue mos mujtë administrata vendore, shteti, të plotësonte në mënyrë të denjë dhe të shpejtë kërkesat e tyne për të hy në kontekstin qytetar, e që për ta ishte nji mënyrë e ré jetese, kanë veprue tue marrë iniciativa të pavaruna. Kuptojmë me iniciativa të pavaruna: pushtimin e çdo hapësine e të çdo toke për ndërtim banesash. Këtu ndikoi edhe puna në emigracion që u dha mundësí financiare për realizim.
Në qoftë se bajmë fjalë për të drejtën e pronës private, e cila duhet të jetë e paprekshme, ky si koncept ishte zhdukë gjatë të gjitha vjetëve të ideologjizimit të dhunshëm komunist, kur prona private ishte e huej për atë lloj sistemi, dhe vetëm prona kolektive ishte sunduese dhe e pëlqyeshme. Tue u nisë nga këto premisa, dhe tue rá në qytet këto masa njerëzish që po ikshin prej jetës së mjerueshme të maleve, pa të ardhuna, pa mundësí përmirësimi, ashtu si ua kishte lanë komunizmi, synuen te përvetësimi pa gjâ të keq i të gjitha atyne pronave që paraqiteshin "të lira" në qytet. Kështu endè pa marrë në dorë pronën e vet pronarët e ligjshëm, kjo rá në duer të hueja. Këtu hyjnë edhe të ashtuquejtunit "pronarë të rij" të dyqaneve e jo vetëm të këtyne.
Kjo shpërngulje solli gjithashtu edhe nji shkëputje nga ambjenti fillestar, mënjanimin në kontekstin e rí, humbjen e identitetit të parë. Kjo i përket edhe përvojës së të gjitha kombeve e të të gjitha gjanësive gjeografike.
Kalimi prej jetës fshatare në atë qytetse, përfaqëson dy çaste të randësishme dhe krejt të ndryshme në jetën e njerëzve e të familjeve. Ndërsa në gjendjen e parë njerëzit njihen në mes tyne, janë në gjendje të vëllaznohen, t'i kenë të përbashkëta momentet e gëzimit e të idhnimit, flasin të njajtën gjuhë dhe kanë nji kod të përbashkët moral, tue ardhë në qytet kanë psue humbjen e këtyne vlerave. Kështu që edhe qëndrimi i qytetarëve të tjerë kundrejt tyne u ka prû nji veçim mbrenda kontekstit qytetës, tue shkaktue rrjedhimisht iniciativa prej anë së tyne në kundërshtim të hapët me sisteme qeverisjeje e jete qytetare.
Këtu na mendojmë se nuk duhet të ndalemi te dënimi i thjeshtë i kësaj dukunie, por kjo të jetë nji thirrje përgjegjësimit të kolektivitetit, të grupeve e të individëve që e përbajnë, në drejtim të nji pune të cilësueme me këta të ardhun, për t'i mësue që të jenë pjesë e denjë përbâse e qytetit. Vetëm kështu âsht e mundun të vêhet në hullí vetë përmirësimi i strukturave të qytetit dhe zhvillimi i tij në harmoní me kërkesat e kohës sonë.
Dihet se âsht e pamundun me u kthye mbrapa, të gjitha proceset historike kanë nji veçantí, se janë të pakthyeshme. Por kjo nuk përjashton ndërhymjen mbi strukturat, që këto të bahen mâ të afërta në jetën e njeriut, si dhe nji ndërhymje te vetë njeriu, që t'i kalojë ato momente të vështira dhe të bahet i aftë me depërtue në strukturat e bashkësisë.
Përveç kësaj, sot, mbas ndërhymjeve edhe të vetë pronarëve në ndërtesat me vlerë tradicionale, artistike e historike, në elementat e tyne arkitektonikë, shtrohet me ngut detyra e rilevimit dhe e rregjistrimit, do të thoshim kadastral, të ndërhymjeve abuzive në to, si dhe të ndërtesave që endè ruejnë elementa arkitektonikë dhe tipare të traditës ndërtimore të Shkodrës.
Asht e nevojshme, mbas mâ se 50 vjetësh shkatrrimesh që ka psue Shkodra, të zbulohen e të rregjistrohen ato gjana të bukura që duhen ruejtë, ndonse sot të pakta, për vlerën e tyne historike e artistike e për një rivlerësim të Shkodrës në të gjitha pamjet e veta.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-2-2004 nė 12:15 Edit Post Reply With Quote
Nga "Ishkodra" tek "Fjala e Shkodrės"

Nga "Ishkodra" tek "Fjala e Shkodrës"*
Gjithë historiku i gazetarisë në Shkodër. Drejtuesit, epokat e ndritura dhe faqet e errëta


Irhan Jubica

Do të duheshin 31 vjet, që nga 23 shkurti i vitit 1848 kur De Rada botoi në Napoli të parën gazetë shqiptare "L'albanese d'Italia" për të ardhur te 24 qershori i 1879 -ës, që në Shkodër të botohej e para gazetë shqip brenda territoreve shqiptare dhe në të njëjtën kohë, e gjashta në renditjen kronologjike të shtypit të vonuar shqiptar. Brenda atyre 31 viteve, personalitete të shquara shqiptare të kohës, kryesisht emigrantë, kishin hapur disa gazeta në vende të ndryshme, por pak prej tyre mundën të flasin shqip. Edhe "Prizren" (2 gusht 1871), ndonëse ishte e para gazetë e botuar brenda kufijve shqiptarë, nuk u botua shqip, por turqisht dhe serbisht. Gjithashtu, edhe vetë "Ishkodra", e para gazetë shqip brenda Shqipërisë, në të vërtetë, shqipen e kishte "gjuhë të dytë", pasi pjesa dërrmuese e saj ishte turqisht, gjë që justifikohet në kuadër të segmentit kohor kur nisi jetën dhe që i përgjigjet periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shërbim të së cilës, "Ishkodra" do të vihej që prej themelimit të degës së Shkodrës së kësaj Lidhjeje (1880), duke ndryshuar edhe kursin e gjuhës. Në 24 vitet e jetës së saj, "Ishkodra" u pozicionua nga fryma zyrtare e fillimit (si organ i Vilajetit të Shkodrës) në një përmbajtje thellësisht kombëtare shqiptare.
Dhe ditën kur "Ishkodra" do të mbushte 2 vjeç, po në Shkodër lind e para gazetë vetëm shqip, që ndonëse u botua për 22 vjet si organ i kolegjit jezuit të qytetit tonë (derisa më 1924 ndërron emrin nga "Elcija i Zemers s'Jezu Krisctit" në "Lajmtari i Zemres s'Jezu Krishtit"), arriti jo vetëm të ishte gazeta (pastaj revista) më jetëgjatë e botuar ndonjëherë nga shqiptarët deri më 1944, por dhe të bëhej një tribunë e shqiptarizmës. Mjafton të kujtojmë disa nga emrat që e drejtuan këtë gazetë ndër vite, për t'u bindur në konstatimin e thjeshtë të sipërpërmendur (shih tabelën).
Rreth këtyre viteve, në Shqipëri filluan të botohen, krahas gazetave në gjuhën shqipe, edhe organe tjera shtypi, por që gjuhë të vetme kishin turqishten, greqishten, serbishten, italishten, etj. Kësaj vale nuk i shpëtoi as dhe Shkodra, e cila do ta mbyllte këtë kapitull të nisur me botimin e "I kodranin Vilayet Sâlnâmesidir" (1894) me "Seda - I - Millet" (1914), ndërkohë që në Shqipëri, kjo "sëmundje" vazhdoi edhe më.
Bie në sy gjithashtu, sidomos në 30 vjetshin e parë të gazetarisë shkodrane, fakti që, thuajse çdonjëra prej tyre botohej, në të paktën dy gjuhë, por duke pasur gjuhë të parë shqipen. Kështu, "Bashkimi" (si vazhdim i "Kohës" - të dyja me nga një numër) botohej shqip dhe turqisht, "Dilli" - shqip, italisht, turqisht, ""Besa shqyptare" - shqip, italisht, gjermanisht, "Populli" - shqip, frëngjisht, "Zani i Shkodrës" - shqip, serbisht, italisht, "Fletorja zyrtare e klerit katolik të Shqypnisë" - shqip, latinisht. "Hylli i Dritës", rekordmenja shkodrane në shumë aspekte botohej në shqip, italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe latinisht. Tjetër e veçantë që vërehet është edhe futja jashtëzakonisht e vonë e anglishtes në shtypin shkodran, që me sa na rezulton, është praktikuar për herë të parë në revistën letrare "Orana", vetëm në numrin e parë të saj (mars 1996), i cili gjithashtu, veç shqipes, përmbante përmbledhje materialesh edhe në italisht e frëngjisht.
Teksa deri në vitin 1910 kemi vetëm gazeta a revista që botohen si organe të kolegjeve, shoqatave e lidhjeve të ndryshme, të parën gazetë private e botoi një nga njerëzit që do bënte emër në ato vite e më pas, si me shtypshkronjën, po ashtu dhe duke botuar gjithsej 4 gazeta. Fjala është për Ndoc Nikai (D. Ndoc Nikaj), botues i "Koha", "Bashkimi", "Besa shqyptare" e "Zani i Shkodërs" dhe shtypshkronjën e tij "Nikaj" që në dhjetëvjeçarin e dytë të këtij shekulli e gjejmë edhe në Tiranë.
Duhet theksuar se shtypi më jetëgjatë në Shkodër ka qenë ai fetar (sidomos i klerit katolik), që me sa kuptohet, ka pasur dhe financimin më të sigurt, duke mos e ndjerë asfare krizën e çerekut të parë të shekullit. Kështu, që me "Elcija..." dhe deri me botimet e viteve të fundit, kleri katolik i Shkodrës ka botuar rregullisht rreth 30 gazeta e revista, ose afro ¼ e numrit të përgjithshëm të botimeve të Shkodrës në këto 120 vjet të jetës gazetareske. Nga ana tjetër, edhe kleri muhamedan zë vend të rëndësishëm në median e shkruar shkodrane me rreth 12 botime periodike, ose afro 10% e numrit total.
Këtu përmendim "Udha e s'vërtetës", "Dilli", "Hana", "Triumfi islam", etj., si dhe disa kalendarë vjetorë. Në këtë kontekst, "Elcija i Zemërs t'Jezu Krisctit" (më vonë "Lajmtari i zemërs t'Jezu Krishtit") është gazeta më jetëgjatë në krejt historikun e shtypit shqiptar të botuar brenda territoreve shqiptare. Ndërsa, nëse flasim për shtypin shqiptar të botuar jashtë Shqipërisë apo dhe për krejt shtypin shqiptar në përgjithësi, gazeta më jetëgjatë është "Dielli", organ i Federatës Panshqiptare "Vatra", gazetë që në fillimet e veta u drejtua nga Noli, Konica, Floqi, etj..
"Taraboshi" ka hyrë në historikun e shtypit shkodran si e para gazetë e përditshme. Paradoksi ndërmjet kohëve kuptohet lehtë, mjaft që të theksojmë se numri i parë i kësaj gazete doli më 19 nëntor 1913, kur dihet se teknika e atëhershme ishte çmendurisht larg modernes mbizotëruese sot. E megjithatë, Shkodra e viteve 2000, e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, e profesorëve dhe akademikëve, ende nuk ka një gazetë të përditshme.
Pozicionuar si politike e shoqërore, "Taraboshi" u botua rregullisht për afro 3 vjet, ndërkohë që për 5 vite nuk doli asnjë numër. Megjithatë, me 283 numrat e botuar gjithsej nga drejtuesi i saj T. Tocci, ajo gazetë do t'i hapte udhën "Populli"-t, së dytës gazetë të përditshme shkodrane, të cilën do ta niste, fillimisht në Vlorë e më pas në Shkodër Mustafa Qulli, një potencial i kohës së vet.
Organet e shtypit që mbodhën rreth vetes personalitetet më të shquara të kohës, janë: "Zâni i Shna Ndout", "Lajmtari i zemrës s'Jezu Krishtit", "Ora e maleve", "Republika" e ndonjë tjetër, por sidomos "Hylli i Dritës", themelues i së cilës është At Gjergj Fishta (1 tetor 1913) dhe që pa frikën e gabimit mund të quhet "më e madhja revistë shqiptare e botuar ndonjëherë". Krahas Fishtës (emrin e të cilit e hasim në mjaft botime të kohës, si themelues a drejtues), "Hyllin e dritës" e drejtuan edhe Dr. A. Gjon Shllaku, Benedikt Dema, A. Anton Harapi, A. Vincens Prennushi, etj.. Ndërkohë, nga shtypi laik, emrat i përkasin po kësaj kategorie sipërore dhe ndër to janë Hil Mosi e Karlo Sima me "Shqypnia e re", Sali Nivica me "Populli" (1919-1920) dhe "Kombi", Dr. Kristo Floqi e Karl Gurakuqi me "Agimi", Luigj Mjeda me "Ora e maleve", Av. Myzafer Pipa me "Fryma", e plot të tjerë.
Shkodra, veç meritave tjera të padiskutueshme në aspekte të shumta të jetës, kulturës e civilizimit, ka gjithashtu, meritën për botimin e së parës gazetë për vajzat dhe gratë. Themeluar dhe drejtuar për dy vjet (nëntor 1920-1921) nga Marka Pllana, "Grueja shqyptare" doli si organ i Komitetit "Grueja shqyptare" me qendër në Shkodër dhe prej saj u botuan rregullisht 9 numra me nga 8 faqe.
Veç gazetave dhe revistave, në këtë historik të shkurtër të shtypit në Shkodër janë trajtuar edhe broshurat dhe kalendarët. Kështu, në Shkodër, deri më 1944 janë botuar, me ndërprerje, gjithsej rreth 15 kalendarë të natyrave të ndryshme, fetare (të një dhe dyanshëm), meteorologjik, shkollor, zyrtar, etj..
Numrin më të madh të gazetave dhe revistave në Shkodër e përbëjnë botimet "organ i...". Kështu, që me të parën gazetë të qytetit (organ zyrtar i Vilajetit) dhe për të vazhduar deri te e përdyjavshmja më profesionale dhe më e suksesshme (ku ky shkrim është botuar për herë të parë, më 16 qershor të vitit 1999) "Fjala e Shkodrës", mbi 70 gazeta kanë marrë jetë si botime të pushtetit lokal, të shoqërive, partive, lidhjeve e organizatave të ndryshme atdhetare, politike, kulturore, sociale e sportive. Të tilla kanë qenë "Shqyptari" - organ i shoqërisë "Bashkimi", "Lidhja Kombëtare" - organ i Klubit Lidhja Kombëtare, "Lajmet e Komisis letrare shqipe" - organ i Komisisë Letrare Shqipe, "Agimi" - organ i Shoqërisë letrare "Vëllazënija", "Cirka" - organ i shoqërisë me të njëjtin emër, "Buletini jeshil" - organ i grupit komunist të Shkodrës, "Liri" - organ i Rinisë Antifashiste, "Jehona e rinis" - organ i Lëvizjes së Legalitetit, "Jeta e re" - organ i Komitetit të Partisë së Rrethit, "Shtigje të çeluna" - organ i Klubit të Rinisë "Heronjtë e Vigut", "Besa" - organ i Shoqatës "Kosova", "Shkodra" e "Gazeta e Shkodrës" - organ i pushtetit lokal, revista "Orana", por edhe “Fjala e Shkodrës” - si botime të Penclub "Orana", "Pishtari" - organ i shoqatës së të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë, "Kumtari" - organ i Muzeut Historik të Qytetit, "Universal", "Identitet", "Informacion", e plot të tjera.
Përgjithësisht (edhe për faktorin pronësi), gazetat e Shkodrës janë karakterizuar nga një përmbajtje thellësisht fetare, por në mjaft raste ka dhe përjashtime të fuqishme, që shkojnë dhe në antipodin e të parave. Shembulli më "i mirë" i këtij antipodi është "Jeta e re" (1967 - 1991). Nga ana tjetër, në tendencën për t'u barazpeshuar me botimet fetare (që gjithësesi kishin hapësira të konsiderueshme për kulturën, filozofinë, moralin e letërsinë), qëndrojnë organet e forcave politike (shoqëri, parti, organizata), kulturore e atdhetare, të cilat nëpërmjet edhe periodicitetit më të shpeshtë, e trajtuan çështjen kombëtare shqiptare në të gjithë aspektet. Po kështu, një numër jo i vogël gazetash kanë shkruar thjesht për politikën, duke mos mbajtur anën e askujt, sikurse dhe mjaft të tjera kanë pasë për objekt kulturën, sportin, letërsinë, tregtinë, bujqësinë, etj..
Gazetat e Shkodrës, përgjitësisht kanë qenë përbërë prej një numri faqesh të konsiderueshëm për kohën: "Elcija..." nis me 4, vazhdon me 8 e pastaj 12, 16 faqe, "Zâni i Shna Ndout" nis me 2 dhe njëherësh kalon në 32 faqe, "Hylli i Dritës" nis me 48 dhe vazhdon me 68, "Përparimi" 16 faqe, "Drita e popullit" 16 faqe, "Posta e Shqypniës" nis me 4 e më pas 6 - 8 faqe, "Zoja e Shkodërs Drita e Shqypniës" nga 8 - 12 faqe, "Udha e s'vërtetës" me 32 faqe, "Shqypnia e ilustrueme" me 118 - 120 faqe, e kështu në vazhdim. Ndër më të fundit, “Fjala e Shkodrës” ka dalë rregullit çdo dy javë me 24 faqe. Por krahas kësaj larmie dhe këtij numri të madh faqesh, u publikuan në Shkodër edhe gazeta të vogla, si në format ashtu dhe në numër faqesh. E tillë ishte "Hana" me 2 faqe, "Zani i Atdheut" e "Buletini i lajmevet" po me 2 faqe. Po kaq (2 faqe) kanë në fillimet e tyre disa gazeta, që më vonë u zgjeruan në 4 e më shumë faqe.
Sa i përket shtypit shqiptar në përgjithësi, duhet theksuar se boom-i parë ka qenë gjatë vitit 1944. Gjatë këtij viti janë botuar rregullisht mbi 35 tituj të ndryshëm gazetash, revistash, politike, fetare e kulturore, por që pjesa më e madhe e tyre ishin buletine të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, në më të shumtën e tyre edhe trakte prej 2 - 4 faqesh. Madje dhe 1 faqe. Menjëherë pas këtij viti, pra pas çlirimit të vendit, vjen një mbyllje e detyruar e thuajse të gjitha botimeve, si të pavarura kulturore, politike e sportive, dhe sidomos atyre fetare. Nevojat e shqiptarëve për gazeta, për afro 20 vjet do të përmbusheshin vetëm me traktet komuniste, e me ndoca fletushka të vogla (që duke qenë monopol u fuqizuan përbindshëm) si "Zëri i Popullit", "Bashkimi" e të tjera, që s'bënë tjetër, veçse u thurën lavde të neveritshme miqësisë e vëllazërimit, fillimisht me Jugosllavinë e më pas me Bashkimin Sovjetik, nuk patën mision tjetër.
Ai që mund të konsiderohet shpërthim i dytë i gazetarisë shqiptare, erdhi nga mesi i viteve '60 dhe që zgjati jo pak (rreth 15 vjet) dhe që u karakterizua nga hapja e një numri të konsiderueshëm gazetash e revistash, gjithësesi, jo jetëgjata. Dhe pas kësaj periudhe, për 20 e ca vjet të tjera, vjen një blockout informativ që zgjat deri në fillim të dekadës së fundit të shekullit.
Vetëm viti '91 do të sillte në Shqipëri një numër gazetash të reja gati të barabartë me numrin e përgjithshëm të gazetave e revistave të botuara për pesë vitet e fundit të diktaturës. Kështu, ndërsa në Tiranë do të merrte jetë lavdishkurta "Rilindja Demokratike" (që më pas do të kthehej në një gazetë mëse të zakonshme), në Shkodër do të lindnin gazeta, kryesisht esktremiste, të krahëve të kundërt, si "Besa", "Shkodra", "Lajmëtari", "Pishtari", etj..
Kjo periudhë përkon edhe me rilindjen e shtypit fetar në Shkodër, dhe sidomos atij të klerit katolik, e më pas, edhe musliman.
Të këtij pesëvjeçari të parë janë edhe një numër i madh gazetash, revistash e botimesh tjera, që tashmë po e largonin publikun nga politika, a së paku, po tentonin një gjë të tillë. "Thyerje", "Arti dhe jeta", "Humor shkodran", "Vllaznimi sportiv", e të tjera si këto, me karakter kulturor, social, sportiv e argëtues, sollën në gazetarinë shkodrane, pavarësisht nga periudha relativisht e shkurtër e botimit jo të rregullt, një mënyrë të re konceptimi dhe realizimi të medias së shkruar. Një shtyp, që ndonëse nuk e ksihte përvojën e domosdoshme (dhe sidomos nuk kishte përvojën bashkëkohore), arriti të përmbushte më së miri kërkesat e lexuesit të vet.
Dhe ndoshta, këto janë vitet e arta të gazetarisë shkodrane, pas atyre të mesit të gjysmës së parë të këtij shekulli, të atyre viteve kur Fishta, Nivica, Mosi, Gurakuqi, Prenushi, Ivanaj e të tjerë shpalosnin idetë e tyre patriotike dhe moderne në harmoni të plotë me kohën. Por në ndryshim nga vitet '20, fryma kombëtare në këto vite të para të '90 -ës nuk është në nivelin e dikurshëm, dhe kjo natyrisht që ka shkaqet e veta, shkaqe që mund të përbëjnë objektin e një shkrimi të ardhshëm. Megjithatë, në këto gazeta u shkrua shqip dhe kjo ishte më e rëndësishme. U shkrua shqip, jo në kuptimin e alfabetit e të gjuhës, porse në kuptimin e shqetësimit shqiptar, të natyrës, aktualitetit e së kaluarës 50 vjeçare, aq të pashembullt në krejt historinë e shqiptarëve.
Demokracia solli - si në gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, - veç lirisë së fjalës e të mendimit, edhe mundësitë e shumta për zhvillimin e biznesit të shtypit. Kështu, në qytetin e Rozafës u ngritën njëra pas tjetrës disa shtypshkronja, ku ndër më cilësoret vazhdon të jetë "Volaj", ndonëse tepër e shtrenjtë për shkodranët e varfër. Por shtypi i pas '90 -ës në Shkodër nuk ka asfare lidhje me numrin gjithnjë e në rritje të shtypshkronjave në këtë qytet, pasi pjesa më e madhe e gazetave e revistave të botuara në Shkodër janë shtypur gjetkë. Kështu, nëse "Shkodra", "Besa", "Lajmëtari" e ndonjë tjetër u shtypën në shtypshkronjën "migjeni", të tjerat si "Thyerje", "Universal", "Orana", "Humor shkodran", "Identitet", “Fjala e Shkodrës” e me radhë, u shtypën në Tiranë e Lezhë.
Karakteristike për shtypin shkodran të këtyre viteve është mungesa e theksuar e rregullsisë në botim, në respektimin e afatit të botimit, e kjo gjë vërehet që me "Lajmëtari" -n, me "Gazeta e Shkodrës" (më vonë, "Shkodra"), me "Thyerje" -n, "Pishtari" -n, "Humori shkodran" e plot të tjera. Këto organe shtypi shpallnin në faqet e para një periodicitet të caktuar botimi, të cilin në shumicën e rasteve nuk e respektuan. Por kjo mungesë serioziteti, nuk vjen dhe aq nga kriza për materiale të botueshme, apo si konkretizim i shprehjes se "gazetat janë si martesa", porse si pasqyrë realiste e gjendjes së përgjithshme ekonomiko - financiare të qytetit në përgjithësi, dhe të botuesve në rastin konkret. Këtu duhet theksuar se financuesit kryesorë të shtypit shkodran të kësaj dekade janë kryesisht fondacionme e donatorë të tjerë të huaj që kanë për objekt median e shkruar. Vetëm një pjesë fare e vogël e gjithë atij numri të madh gazetash e revistash të botuara në Shkodër kanë pasur financime tjera, të cilat ndahen në: fetare, sponsorizime të firmave vendase dhe financimet private. Gazetat që janë botuar me fondet e kategorisë së dytë e të tretë e kanë pasur jetën "në fijen e perit"... që këputej shumë shpejt.
Sa i takon shpërndarjes dhe shitjes së gazetave të Shkodrës në këtë periudhë, duhet përmendur se gazeta më e shitur ka qenë “Lajmëtari”, e cila shpërndahej në qytetet kryesore të vendit dhe “Fjala e Shkodrës” e cila gjithashtu shpërndahej në të gjithë Shqipërinë. Ndër gazetat e revistat e tjera të shpërndara në disa qytete është edhe “Humori shkodran” - që për nga vetë natyra e kishte të garantuar njëfarë shitjeje, revista e parë letrare private e pas ’90-ës “Orana”, që shitjen e kishte të kushtëzuar nga karakteri i botimit, si dhe aktualisht gazeta “Shkodra”, e cila shpërndahet gjithashtu në disa qytete si Lezha, Tirana e ndonjë tjetër.
Po cila është situata e gazetave shkodrane sot?
Aktualisht botohen prej vitesh disa revista të klerit katolik dhe herë pas here gazeta e revista të klerit musliman. Gjithashtu, po prej vitesh botohen (ndonëse me ndërprerje) disa revista e gazeta të specializuara, por me numër të kufizuar lexuesish. Duhet pranuar se që prej qershorit të 1997-ës (periudhës para dhe pas fushatës elektorale), gazetat e Shkodrës e kanë humbur lexuesin e vet. Çka do të thotë se, pavarësisht nga tirazhi relativisht i lartë i botimit, gazetat nuk i lexon njeri.
Nëse shpinojmë shitjen e pazakontë të shtypit shkodran në mesin e vitit 1997, vërejmë se dy ishin gazetat kryesore: "Universal" dhe "Fakt". Gazeta, që sikurse në çdo aspekt të jetës shqiptare, qenë pozicionuar në llogore kundërshtare (me raste dhe armiqësore). Ndonëse të dyja këto gazeta ishin vetëshpallur si të pavarura, mendja e çdokujt e shihte qartë se nga anonte kandari i secilës. Ndaj, pavarësisht nga ndonjë përpjekje e mëvonshme, gazetat e Shkodrës, që prej asaj kohe, lexuesit kryesorë i kanë në rethe miqsh të botuesve. Kjo mosshitje, padyshim që vjen edhe nga mungesa e profesionalizmit në këto gazeta. Sigurisht që askush nuk mund t'i quajë "Universal" -in e "Fakt" -in gazeta profesioniste, por gjithashtu, askush s'mund të mohojë bagazhin profesional (sidoqë modest) të drejtuesve dhe disa gazetarëve të këtyre gazetave. Dhe në raport me gazetat tjera (dhe sidomos me gazetat), këto kanë qenë më profesionalet botuar në Shkodër këto vitet e fundit.
E krejt ndryshe nga kjo panoramë me gazetat që aktualisht botohen në Shkodër, të cilat lënë shumë për të dëshiruar. Në më të shumtën e herëve të botuara për qëllime aspak profesionale (rast skandaloze përbën sidomos “Shqipëria etnike”, por edhe “Shkodra” tek të cilat, në mënyrë të vazhdueshme dhe të ekzagjeruar, botohen shkrime me pagesë për llogari të azilkërkuesve të shumtë në vendet e perëndimit), por edhe të distancuara si gazeta ekstremisht të djathta, këto gazeta nuk mund të përfaqësojnë realisht të gjitha shtresar e shoqërisë shkodrane. Natyrisht, botimi i shkrimeve të sipërpërmendura dhe fotove të azilkërkuesve kundrejt një çmimi të paravendosur më parë nuk është një zgjedhje e redaksive sesa një detyrim i kushtëzuar prej mbijetesës së këtyre mediave, por në aspekt të profesionalizmit, kjo është një praktikë e rrezikshme. Në disa raste, ndonjë gazetë është bërë përçuese e ideve të mbrapshta të përçarjes - sidomos fetare - duke lejuar botimit e artikujve dashakëqinj ndaj përkatësive religjioze të një pjese të caktuar të popullsisë. Nga ana tjetër, sigurisht që nuk është “një fjalë goje” të botosh një gazetë në Shkodrën dyshuese, në qytetin me varfërinë më të skajshme në Shqipëri e të paimagjinueshme për botën; duhen zgjuar njerëzit, duhen kritikuar e luftuar madje, politikat antipopullore e diskriminuese tradiocionaliste të qeverisë shqiptare ndaj këtij qyteti (pa harruar se janë shkodranë edhe ata që votojnë për qeverinë). Por duhen dhënë rrugëzgjidhje, alternativa qytetare. Duhet që shkodranët të gjejnë shqetësimet e veta të shkruara “e zeza mbi të bardhë”, e jo vetëm sulme të shfrenuara ndaj njërës palë e lavde për palën tjetër të politikës shqiptare, duke harruar kështu, se Shkodra nuk ka qenë më mirë as në vitet e qeverisjes së mëparshme. Padyshim që ndjekja e një politike të tillë botuese, që krahas glorifikimit të traditave t’i tregojë kohës edhe gjendjen aktuale të qytetit, do të përmbushte misionin e dëshirueshëm prej çdo botuesi.
Ndërsa me revistat ka ndodhur tjetër gjë. Pavarësisht nga shitja ose jo e tyre, ato revista janë lexuar dhe vazhdojnë të lexohen nga një publik gjithnjë e në rritje. Ndikim negativ në shitjen e revistave duket se ka pasë, veç cilësisë së dobët të botimit (disa nga to kanë qenë fotokopje), edhe çmimi relativisht i lartë i shitjes.
Një përjashtim nga kjo sa u tha për revistat në Shkodër ka qenë dhe është, padyshim, revista letrare shqiptare “ars”, që ndonëse botohet në Tiranë, në Shkodër është vazhdimisht e kërkuar, e lexuar. Ndër qytetet universitare të Shqipërisë, - duke përjashtuar kryeqytetin - Shkodra ka lexuesit e bashkpunëtorët më të shumtë të revistës “ars”.
Gjithsesi, duke përfunduar, konstatojmë me kënaqësi, se në Shkodër, pavarësisht "grushteve" të herëpashershme që kanë ngrënë drejtuesit, botuesit e gazetarët, gazetat kanë mundur të mbijetojnë. Dhe disa prej tyre kanë hyrë plot nder në historikun e shtypit shkodran.
Në këtë 125 vjetor të shtypit shkodran (24 qershor 1879 - 24 qershor 1999), Shkodra vjen me një faqe të ndritur në historikun e gazetarisë shkodrane. Me mbi 130 titujt e gazetave e revistave të botuara këto 125 vjet të jetës së saj gazetareske, Shkodra është numri 1 në vend (përjashto Tiranën).
Dhe kjo, sigurisht që nuk është pak për qytetin më të varfër në Shqipëri.



©Irhan Jubica





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 23-2-2004 nė 12:39 Edit Post Reply With Quote
Kultura e Shkodrės pėr Kombin Shqiptar

Willy Kamsi


Në qoftë se bajmë fjalë për nji kulturë shkodrane, ketë do ta marrim në nji veshtrim mâ të gjanë, tue përfshî gjithë Shqipninë e Veriut dhe mâ përtej. Sepse Shkodra ndër shekuj ka qenë nji pikë referimi, si në pikëpamje politike ashtu edhe ekonomike, tregtare e kulturore për arsye edhe të pozicionit qe ka zanë e zen edhe sot me male, me fusha e me ujna që e rrethojnë.
Na ka ndodhë, edhe ne këta vjetët e fundit, që kosovarë të ardhun prej Gjakove, Prizrendi e krahinave të tjera të Kosovës, të na shpreheshin pa mëdyshje dhe me bindje të plotë se kryeqyteti, kryeqendra edhe e Kosovës, gjithmonë ka qenë dhe mbajnë Shkodrën, e cila në të gjitha kohët qe frymëzuese e aspiratave të të gjitha trevave që formojne hinterlandin e saj.
Tue pasë parasysh ketë rol të randësishëm, të luejtun gjatë rrjedhës së shekujve, e pse jo të mijëvjeçarëve, nuk âsht pa vend të theksohet me të madhe se jo vetëm Veriu i Shqipnisë, por edhe krejt Shqipnia, mbrenda kufijve të vet etnikë, i detyron Shkodrës çdo shfaqje të tipareve të veta shpirtnore, e joshpirtnore, që e kanë bâ të njohun në botën e lashtë, të mesme e të soçme.
Detyra e jonë âsht që, tue hy sa mâ thellë në të kaluemen, të krijojmë premisat për ta kuptue mâ mirë ketë njimendësí të historisë sonë.
Qysh në kohën e shfaqjes së krishtenimit në Ilirinë e lashtë, mbas afro dy shekujsh pushtimi romak, në të cilin qenë përndjekë me egërsinë mâ të madhe ndjekësit e kësaj feje,(1) të së mirës, të dashunisë midis njerëzve, Shkodra pati përfaqësuesit e vet në Koncilet e para. Dhe qenë ipeshkvijtë e parë të Shkodrës që, me formimin e tyne filozofik e teologjik, përfaqësuen me aftësí e denjësisht dioçezet e veta në areopage aq të cilësueme. Vetëm kjo na bân të mendojmë se shkalla e zhvillimit të vendeve që përfaqësojshin ishte e atillë sa me përligjë nji shfaqje të tillë personalitetesh me randësí botnore. Për çka kuptohej si botë në atë kohë.
Zhvillimin kulturor të Shkodrës prej mesjetës e këndej mund ta ndajmë në tri periudha, të cilat kanë ndikue në mënyrë të posaçme në jetën e qytetit, të rrethit të tij dhe të viseve përtej. Në qoftë se periudha e parë kufizon, në skajin e saj të fundit, me pushtimin turk, periudhë në të cilën lulëzuen emnat e mëdhaj të humanistëve tonë, kryesisht shkodranë si dhe të viseve që gjindeshin në rrethinën e saj; periudha e dytë pëson befas nji ramje e cila ka me u ndie për nji kohë të gjatë, dhe që mujti të shkapër-cehej, ndonse me vështirësí të mëdha, vetëm prej atdhetarisë e kambënguljes së nji kleri katolik që, tue i ndejë afër popullit të vet, e përkrahte në përpjekjet që bante për të mos iu nënshtrue pushtuesit aziatik. Periudha e tretë përfshin Rilindjen si dhe kohën e Pavarësisë kur, me formimin e Shtetit Shqiptar lulëzuen lirisht gjurmimet, studimet, krijimtaria letrare, kur, me nji fjalë, patëm ringjalljen shpirtnore të shqiptarëve, e cila merr fund me pushtimin e Shqipnisë prej komunizmit internacionalist e antishqiptar.
Tue lanë mënjanë periudhën në të cilën Shkodra shkëlqej politikisht e historikisht, kur ilirët ishin vetsundimtarë të kësaj njimendësie të quejtun Ilirí, para pushtimit romak, gjatë pushtimit romak e mbas vershimit të fiseve barbare, na do të shohim se pak a shumë në ato çaste kur fillojnë të përmenden arbënorët si banorë autoktonë, trashigimtarë të drejtpërdrejtë të ilirëve, por me nji emën të rí, kemi shfaqjen e nji vargu dukunish në jetën mendore me njerëzit e Kishës, me filozofët, me njerëzit e ligjës. Këta u përhapën, tue u nisë prej trevave tona, në krejt bregun dalmatin me përfaqësues të denjë të kulturës humanistike, por edhe me artistë, gdhendës të gurit, ndërtues kishash e ngrehinash të tjera të përdorimit qytetës.
Kah fundi i shekullit XIII nëpër Shkodër kalon e përhapet në thellësi të Ballkanit drejt Kosovës nji stil që, ndërsa në Europën Veriore pat ruejt pastërtinë e vet, e kemi fjalën për stilin gotik, në Shqipní u shartue me atê romanik tue i dhanë shkas ndërtimit të nji vargu kishash të cilat kanë me lanë gjurmë në ndërtimet e kësaj natyre. Në Shkodër njihen mbeturinat e kishës së Shirqit, dhe ndërtuesi i saj shkodrani Abat Pjetër Dochne; në kështjellë kisha katedrale e Shën Shtjefnit e në Vá të Dêjës kisha e Sh' Mërisë, e vetmja e ruejtun e plotë që, fatkeqësisht, qe shembë me dinamit prej «mbrojtësve të monumentëve». Skaji mâ i largët i përhapjes së këtij stili qe në kishat e ashtuquejtuna të Rashës, simbol i të cilave âsht kisha e Deçanit. (2)
Sa na kanë mbetë prej këtyne gjurmëve në trollin tonë, të mbulueme nën dhé, e kemi të vështirë ta thomi. Gjetje të rastit, të pakta, na flasin për nji art të zhvilluem, i cili qe shprehje e atyne zejtarëve që patën shkrî krejt dijen e aftësitë e tyne. Këto objekte të pakta e të rralla gjinden sot në muzé të Shkodrës e në ato të qendrave e të vendeve të tjera mbrenda e jashtë Shqipnie, për me dishmue nji të kalueme në shêj kur, para pushtimit turk, Shqipnia ishte pjesë e vërtetë e Europës, në kuptimin e plotë të fjalës, kur në të gjitha shprehjet e veta europiane barazohej me nderë e dinjitet me të gjithë popujt e përendimit e të lindjes të përparuem, në nji kontekst vlerash të shqueme shpirtnore e morale të elementit themeltar të kësaj kulture, siç ishte krishtenimi te këta popuj.
Tashti, tue u kthye te periudha e parë, mjafton të përshkojmë veprat e plejadës së autorëve humanistë të shekullit XVI. Ndonse këta i botojnë veprat e tyne kur në trojet tona kishte zanë vend pushtuesi turk, krejt i huej për mentalitetin europian të Shqipnisë mesjetare, do të bindemi se me kulturën, dijen, filozofinë e teologjinë e krishtenë, i dhanë nji pështetje të vlefshme brezit të ardhshëm të autorëve tonë. Në qoftë se nji palë, sidomos në periudhën e parë, u formue në nji ambjent kulturor rilindas europian, nuk don me thanë, si âsht pohue, se ata tue përdorë edhe latinishten, që ishte gjuhë universale e kulturës europiane, «nuk patën lidhje të tjera me Shqipërinë përveç atyre të krijuara ndoshta nga rrënjët e tyre etnike».(3) Kjo mënyrë interpretimi nuk mund të pranohet sepse vetë veprat e humanistëve tonë shkodranë, Barleci, Beçikemi, si dhe ata që mund t'i mbajmë të tillë si qe Buzuku, e të tjerë që na kanë mbetë të panjohun prej rrethanave e ngjarjeve që përshkuen vendin tonë, trajtuen krejt hapët e shprehimisht çështje e probleme që kishin të bajshin me Shqipninë e Shqiptarët. Kjo lindi prej nji diçkaje që i kapërcente caqet e nji studjuesi apo humanisti të zakonshëm, pa dyshim me nji nivel të naltë kulturor shqiptar ndonse në veprat e tyne kishin atë tharm që i bashkonte me vargun e humanistëve bashkëkohorë të Europës. Por kurrsesi të shkëputun prej botës së tyne shqiptare.
Në qoftë se historiografia shqiptare e ka fillimin e vet te Marin Barleci, si e kemi thanë mâ sipër, këtij do t'i shtojmë Dhimitër Frangun, drishtjan, kushrinin e Imzot Pal Engjëllit, i cili pat shkrue nji historí të Gjergj Kastriotit-Skanderbegut po aq të randësishme sa ajo e Barlecit, megjithse me nji numër faqesh mâ të vogël.
Në se e kemi fjalën për nji kulturë europiane te këta humanistë, dalluese për të gjitha këto treva që përbajnë Europën, e në të cilat përfshihej edhe Shqipnia, nuk mund ta shkëpusim prej bazës së vet të krishtenë e cila e formoi. Kulturë europiane pa themele të krishtena nuk ka e nuk mund të ketë.
Elementët mâ të spikatun, që e dalluen Shkodrën në kontekstin europian, qenë ata të cilët i dhanë shkas dhe lindën kulturën e humanistëve të mëdhaj, që ndritën në ambjentet e dijtuna të mesjetës e në veçantí të Rilindjes europiane. Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Gazulli, tue folë për ata që i përkitshin trevave tona, ndër të tjera qenë priftën. Nuk âsht pa vend të vêhet në dukje përkatësia e tyne klerit katolik, me gjithë propagandën e shfrenueme kundër tyne nga ana e anmiqve të krishtenimit të të gjitha ngjyrave, i cili kishte në vetvete edhe vlerën e patjetërsueshme të përkatesisë kombtare. Kjo pasqyrohet në të gjitha veprat e veprimet e tij, e përveç atyne të karakterit thjesht fetar, e shprehi veten me gjurmime, me mbledhje të traditës kombtare, me studime, me botime që kurdoherë kishin lidhje me vendlindjen, me Shqipninë. Pra «Fé e Atdhé» nuk âsht nji shpikje e vonë dhe demagogjike, por shprehë nji njimendësí pa të cilën sot nuk do të kishim as Shqipní e as shqiptarë, të shkombtarizuem e të asimiluem si do të ishim prej pushtuesit pesëshekullor.
Atë Zef Valentini shkruen: «Prandej bashkësia katolike kishte nji jetë të veten, të mbledhun në vetvete për sa i përket marrëdhanieve me grupet e tjera qytetare, por kurrsesi të mbyllun. Tregtia e mbante në marrëdhanie të vijueshme me të gjithë botën ballkanike jugore, për arsye nevoje; me skelat e Adriatikut, sidomos Venedikun e Trieshtën, për arsye që do t'i quejshim afërsie zgjedhëse; kleri i saj, për çka na rezulton, ndryshe prej atij të maleve, ishte i gjithë shqiptar, madjè shì shkodran; por, që i përkitte në pjesën mâ të madhe familjeve të mira ose fisnike ose të pasuna, i kishte krye studimet rregullisht ose në Romë, ose në Loret, ose në Fermo, e mund të krenohej për nji kulturë jo mâ të pakët se ajo e klerit italian të asaj kohe».
Populli shqiptar kishte në vetvete traditën e lashtë të nji populli trashigues të nji kulture klasike të veten dhe me vlera të pashoqe, mbasi Shqipnia, në kapërcyell midis Lindjes e Perëndimit, jo vetëm u përshkue prej këtyne kulturave, tue u bâ përçuese e tyne, por edhe ia nënshtroi këto nji përpunimi në pajtim të plotë me mënyrën e vet të të menduemit.
Qytetet bregdetare të Dalmacisë dhe ato qendra të kulturës në Italinë e Rilindjes në shek. XIV-XVII patën plot njerëz të dijtun që përfaqësuen denjësisht Shkodrën, Drishtin e te tjera qytete shqiptare. Kanonikë, noterë, mësues na dalin në nji varg dokumentash të arkivave mesjetare, tue dishmue me përkatësinë e tyne, zhvillimin e naltë kulturor të trevave e të qyteteve prej të cilave vijshin.(4)
Tue ardhë në kohët mâ të vona historiografia kombtare duhet t'ia dijë edhe nji vargu studiuesish shkodranë si Tefë Curani,(5) Dom Ndoc Nikaj (me dy vëllime)(6) dhe botimeve të posaçme te revistës LEKA kushtue ngjarjeve të mëdha kombtare siç ishin Lidhja e Prizrendit, 25 vjetori i Pavarësisë Kombtare,(7) e dokumenta të tjerë të randësishëm nën drejtimin e albanologut të shquem, i cilësuem ndër albanologët mâ të mëdhaj të shek. XX, At Zef Valentinit S.J.
Nji vepër e randësishme, endè sot aktuale për kombin tonë, por që mjerisht mbeti te vëllimi i parë, për ngjarjet që u zhvilluen mbas vitit 1944 me pushtimin komunist të Shqipnisë qe «Të drejtat e Shqipnisë etnike»,(8) vepër e dy viganëve të mendimit shkencor historik shqiptar, jezuitit At Toldo e Fratel Gjon Pantalisë, kosovar, kushrini i Nanë Terezes, i masakruem prej komunistëve. Sasia e panumërt e veprave të konsultueme, mprehtësia e analizës, qëndrimi tejèt atdhetar shqiptar i autorëve, ndër të cilët vetëm njeni shqiptar Kosove, kurse tjetri italian, e bajnë nji vepër të çmueshme dhe që do të ishte tepër e dobishme, sidomos në momentet tragjike që jemi tue jetue (shkrimi âsht përpilue në nëntor 1998, në kohen e zhvillimeve ma të vrudhshme rë Revolucionit Kombëtar në Kosovë. Shën i red "Phoenix") Por si po shohim, historiografia zyrtare, e vetquejtun shqiptare, nuk e njeh ketë vepër, apo nuk don ta njohë, për mos me iu ra ndesh aleatëve të saj ideologjikë antishqiptarë.
E para shtypshkrojë qe themelue në Shkodër me 1870. E prunë jezuitët. Në dukje ajo do të botonte vetëm libra të karakterit fetar, por me zgjuetsí aty qenë botue edhe libra të tjerë të karakterit jofetar, në përkrahje të anës kombtare të lëvizjes për pavarësí, tue i maskue keta libra, qoftë tue u dhanë si vend botimi nji emërtim pak të zakonshëm, si ishte rasa e librit të Tef Curanit,(9) që shënohet i botuem në Skenderye, ashtu si e quejshin turqit Shkodrën, apo «Shahiri elierz»,(10) me vjersha të Dom Ndré Mjedës e të Dom Ndue Bytyqit, i cili doli i lidhun e në fund të nji libri tjetër me përmbajtje fetare. Ishte koha kur çdo libër në gjuhën shqipe ishte i ndaluem, çdo libër me përmbajtje gjuhësore ose historike ishte e sigurtë se përbante nji rrezik të madh për pushtuesin turk dhe për përkrahësit e tij në vend, të cilët me ringjalljen e shqiptarësisë shihshin rrezikun e humbjes së privilegjeve që kishin gëzue ndër shekuj prej pushtuesit. Dhe hymja e këtyne librave dënohej ashpër tue nisë prej çuemjes syrgjyn në Jemenin e largët e deri me vdekje me helmatisje të atdhetarëve.
Nji tjetër lamë, në të cilën u bâ pikë referimi Shkodra, qe lavrimi i gjuhës shqipe. Qysh me 1716, kur botohet gramatika e parë prej Atë Françesk Maria Da Lecce, gegënishtja përban nji pasuní të pazavendsueshme për kulturën kombtare, dhe këtê e ka tregue në të gjitha kohët. Gjuha e mâ se 2/3 e shqiptarëve, që përcakton nji mënyrë së menduemi, nji mënyrë së shprehuni të ndjenjave e të atdhetarsisë kombtare e ka bazën e vet në Shkodër e në krejt Shqipninë Veriore e Qendrore. Dhe Shkodra, si kemi thanë përfaqësonte vendin ku u lavrue dhe pati zhvillim së tepërmi gjuha shqipe. gegënishtja u bâ simbol. Dhe ketë po e vërtetojmë tue bâ nji analogjí në mes nji të madhi italian e nji të madhi shqiptar, dhe ku shqiptari ia kaloi në kohë atij italian: Aleksandër Manzoni, autori i Të fejuemve, dhe Imz. Pjetër Bogdani, autori i Çetës së Profetëve. Ky, kosovar, pra joshkodran, e kaloi nji pjesë të randësishme të jetës së vet në Shkodër, qoftë edhe në shpella për me i shpëtue përndjekjes së turqve e të ndjekësve të tyne.
Si dihet Aleksandër Manzoni, kur i dha fund librit të vet, e pau të udhës të shkonte në Firence, për me e lá, si thonte, veprën e vet në ujnat e lumit Arno (që âsht lumi që përshkon Firencen). Kjo ndodhte në fillim të shekullit XIX. Ishte nji përpjekje pozitive dhe e dobishme për zhvillimin e gjuhës letrare italiane, tue u pështetë në gjuhën që përfaqësonte të folmen simbol të unjisisë së italishtes së pastër e të lavrueme. Ndërsa, gati dy shekuj para Manzonit, Imz. Bogdani kishte bâ të njajtën punë, si shkruen: «Ashtu ende prej meje bukurin'e giuhësë nuk' e ké ndjerë ndanet; përse tue kjanë unë prej Guri ndë Hast', Sangjakijet së Dukagjinit, Dioçezit së Presërendit; m'anshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhé të Shkodersë; e tue kjanë vepëra fort e naltë, e hollë: gjuha jonë qi me Dijet dvuer ende fjalëtë, feshtir mundetë gjithë punëtë ndijerë ndë skanjt me i çtjellë».(11) Vorfëninë e gjuhës së vet erdhi dhe e pasunoi në Shkodër, mbasi ajo kishte humbë bashkë me dijen edhe fjalët, dhe kjo i kishte krijue vështirësí për me shprehë mendimet e nalta që shtjellonte në faqet e së parës vepër originale teologjike e filozofike në gjuhën shqipe.
Te Bogdani, që âsht pararendës kundrejt Manzonit, në vlerësimin pa paragjykime të qendrës mâ të randësishme që përfaqëson djepin e gjuhës së lavrueme shqipe, kemi nji paraprijës të lëvizjes për zhvillimin e kodifikimin e gjuhës shqipe.
Dy shekuj mâ vonë, me 1908, në Monastir, mblidhej Kongresi i Alfabetit, dhe aty u panë edhe delegatët e qytetit të Shkodrës: At Gjergj Fishta, që do të ishte edhe kryetar i Komisionit të alfabetit, D. Ndré Mjedja, Luigj Gurakuqi, i cili ndonse shkodran n'atë rasë përfaqësoi Arbëreshët e Italisë, Mati Logoreci e Hil Mosi. Aty u paraqitën tri alfabete: i Bashkimit, i Agimit dhe i Stambollës. Me ndryshime u pranue i Bashkimit, (12) alfabet latin i përshtatshëm për propagandën kombtare, si alfabeti mâ praktik për botimin e librave kudo në shtypshkrojat e botës, gjâ që nuk mund ta realizonte nji alfabet si ai i Agimit, që, me të vërtetë ishte shkencor, por jo praktik për qëllimin e përhapjes së letërsisë kombtare, po ashtu sikurse ishte edhe alfabeti i Stambollës.
Alfabeti i Stambollës qe pranue, mâ shumë për të mos i prishë qejfin palës që e kishte përdorë për njifarë kohe, por, për të njajtën arsye të mungesës së prakticitetit, humbi rrugës dhe nuk u botue mâ gjâ me tê. Ndërsa për alfabetin turko-arab as nuk bahej fjalë sepse, për ambjentet atdhetare myslimane, ortodokse e katolike ishte antikombtar, sikurse ithtarët e tij, ishte shprehje e nënshtrimit ndaj pushtuesit turk, e gjithashtu nuk përfaqësonte prejardhjen indoeuropiane të gjuhës shqipe.
Nji tjetër fushë e dijes ishte ajo e traditës popullore, e mbledhjes së folklorit dhe në veçantí të ciklit të Kreshnikëve, me bukurinë e vet të posaçme, dhe me pasuninë e spikatun të gjuhës së përdorun. Edhe këtu qe Shkodra ajo që e mblodhi ketë pasuní të madhe të Kombit, me folkloristë të shquem si Frang Bardhi, si mbledhës i parë te fjalëve të urta, apo Imzot Vinçenc Prendushi. Atë Donat Kurti e Atë Bernardin Palaj, Filip Fishta e Karl Gurakuqi (13) qenë mbledhësit e vëllimeve të para të Visareve të Kombit, serí e cila qe nji ngjarje me randësí për kulturën shqiptare, çmue jashtëzakonisht edhe në botën shkencore të huej. Në atë serí qenë përfshi edhe katër vëllimet e botueme prej revistës Leka, dy nga të cilat patën si mbledhës Atë Gjon Karmën e Kolë Kamsin.(14) Me nji vëllim të çmueshëm u paraqit edhe mësuesi Kasem Taipi.(15) Nji vëllim që pati vlerësimin e lexuesve dhe i cili qe prî nga nji parathanie e Ernest Koliqit.
Fatkeqësisht kemi disa «historianë» të cilët po përpiqen të shkruejnë nji historí në të cilën mohohet Shkodra, sidomos ajo katolike. Edhe mâ keq kur këta mendojnë se nuk ka dokumenta që t'u kundërvehen falsifikimeve të tyne.
Ka dokumenta dhe nji letërsí mjaft të pasun për me pohue të kundërtën e për me rivlerësue kulturën shkodrane, me shfaqje të shumta e me vetje që punuen e u përpoqen për rilindjen e saj mbas pushtimit turk, por edhe të atij komunist. Kemi shkapërcye shumë ngjarje e shumë emna për mos me bâ nji rreshtim të randë e të mërzitshëm.
Sidoqoftë kemi bindjen se pa trysní të mendeve e të zemrave e vullnet të mirë nuk ka me marrë epërsinë e të ringjallet kultura e Shkodrës që të ndrisë përsërí në krejt trojet arbnore, ashtu si thotë Fishta ynë i madh: «Për inat të djallit e të anmikut».

1. Zef MIRDITA, Krishtenizmi ndër shqiptarë. Prizren-Zagreb, 1998, ff. 122-140.
2. Vili KAMSI, Një kishë e stilit romanik-gotik në Shqipërinë e Veriut. Tiranë 1980. Dh. DHAMO, Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës. Në: "Studime historike", 1964, nr. 3, ff. 47-70; Sergio BETTINI, N'arte nella zona del Kossovo. Në: "Le terre albanesi redente. I. Kossovo". Roma 1942, ff. 113 vv..
3. Robert ELSIE, Histori e letërsisë shqiptare. Tiranë-Pejë 1997, f. 22.
4. Shih në kohë të ndryshme: Acta et diplomata res Albaniæ mediæ ætatis illustrantia. Vëll. I-II. Vindobonæ, 1913, 1918, me mbledhës L. THALLÓCZY, C. JIREÇEK, E. SUFFLAY.
5. T'nnollunat e Sccypniis prei gni Gheghet ci don vênnin e vet. Skenderie 1898; N.D.N[IKAJ], Historia è Shcypniis. Brusel 1902; D. Ndoc NIKAJ, Historija e Shqypniës. Shkoder 1917.
6. "Leka", Numer i veçantë. Botim i kujtimit të 60-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Vëll. I, X/1938, nr. 10-12; Vëll. II, XI/1939, nr. 6-12; "Leka", Numer kujtimuer i XXV-vjetorit të pávarsís komtare 28.XI, IX/1937, nr. 8-12, Blêni I; IX/1937, nr. 8-12 e X/1938, nr. 1-3, [Blêni] II.
7. "Leka", XII/1940, Numer i veçantë në vazhdim të numravet kujtimorë të XXV vjetorit të pávarsís komtare. [kryesisht me dokumenta të Pavarësisë prej arkivit të Mustafa Merlika-Krujës], Shkoder 1942.
8. Të drejtat e Shqipnisë Ethnike. Vëll. I Parë. Tagret e Shqipnisë per Pamvarsi politike. Shkoder, «Zoja e Paperlyeme», 1944. xiv-382 ff. Shih edhe: "Leka", XV/1943, nr. 10-12, Bleni I; XVI/1944, nr. 4-8, Bleni II.
9. Shih notën 5.
10. J. JUNK, Kulscedra e Scpirtit zblue t'riive. S.l., s.a.; në fund të këtij libri: Scahiri elierz. Do beita ci kaa cit N.M[JEDJA] i S.J.; D.Nnue BYTYÇI, Do beita.
11. Pjeter BOGDANI, Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi et eius evangelica veritate, italice et epirotice contexta. Paduæ 1685, Të Primitë perpara Letterarit.
12. Tomor OSMANI, Udha e shkronjave shqipe. Histori e alfabetit. Shkodër 1999. ff. 494-498.
13. Mario ROQUES, Le dictionnaire albanais de 1635. Paris 1932. Përkth. Shqip nga Vili KAMSI: Gjurmime mbi tekstet e vjetra shqipe. Në: "Buletin shkencor", I/1964, nr. i pos., ff. 386-409 e 1965, ff. 398-422; V. PRENNUSHI, Visari Komtaar. I. Kângë popullore. Blêe i parë. Kângë popullore gegnishte. Sarajevo 1911; "Visaret e Kombit". Vëll. I. Kângë trimnije dhe kreshnikësh. (Pjesë të folklorës së botueme). Zgjedhë e komentuem nga Prof. Karl GURAKUQI e Prof. Filip FISHTA. Tiranë 1937; Vëll. II. Kângë Kreshnikësh dhe Legenda. Mbledhë e redaktuem nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti. Tiranë 1937; Blêni III. Pjesëtë folklorës së botueme. Zgjedhë e komentuem nga Prof. Karl GURAKUQI e Prof. Filip FISHTA. Tiranë 1937.
14. "Folklorë" I. Zakone e doke. Shkoder 1940; II. Nder male tona. Kerkime t'A. Gjon KARMËS S.J. nder male të Veriut. Shkoder 1940; III. Kangë e vajtime. Shkoder 1940; IV. Goja e popullit tonë (Proverbi). Mbledhë nga Kolë KAMSI. Shkoder 1943.
15. Kasem R. TAIPI, Zâna popullore (Kangë popullore). Vol. I. Shkoder 1933.

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodër





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 1-3-2004 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
Prezantohet monografia e studiuesit të shquar shkodran, prof. As. Dr. Vehbi Hotit

Luigj Gurakuqi, 125 vjet

Prof. Dr. Mahir Hoti

Me rastin e 125 vjetorit të lindjes së Luigj Gurakuqit, “Hero i Popullit”, “Mësues i Popullit”, në sallën e madhe të rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, u organizua një veprimtari jubilare. Me këtë rast u prezantua monografia e studiuesit të shquar shkodran Prof. as. Dr. Vehbi Hoti, - “Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar”. Më poshtë po japim fjalën e plotë të rektorit të universitetit shkodër Prof. Dr. Mahir Hoti për këtë eveniment.

125 vjet më parë lindi Luigj Gurakuqi – një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë patriotike e demokratike, arsimore e kulturore, aty nga fundi i periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe fillimeve të Pavarësisë. Luigj Gurakuqi shfaqet në historinë e kombit si veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare dhe Demokratike shqiptare, pjesëmarrës aktiv në Kongresin e Manastirit, drejtor i Normales së Elbasanit, hartues i memorandumit të Greçës, pjesëmarrës aktiv dhe udhëheqës i shquar i kryengritjeve të mëdha shqiptare në prag të Pavarësisë, ndër organizatorët kryesorë përkrah Ismail Qemalit të Kuvendit të Vlorës, ministër i parë i Arsimit në Shqipëri, drejtor i Përgjithshëm i arsimit në vitet 1916 – 1918, pjesëmarrës aktiv në Kongresin e Durrësit, diplomat në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, deputet demokrat, ministër i financave në qeverinë demokratike të Fan S. Nolit.

Një figurë poliedrike e madhore Luigj Gurakuqi ishte sa politikan e diplomat, burrë i shquar shteti, gjuhëtar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kulturës dhe i shkencës, i fjalës dhe i veprimit, i pendës dhe i pushkës. Mbi të gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flaktë. Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjerë dhe enciklopedike. Ishte njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të popullit të vet dhe i kulturës romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botërore ishin objekt i përhershëm i studimeve të tija. Njihte arkeologjinë dhe shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë arsimore pedagogjike kombëtare dhe evropiane. Gurakuqi ishte poliglot. Përveç shqipes zotëronte në mënyrë të shkëlqyer latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten. Dinte greqisht e gjermanisht.

Noli e cilësonte Gurakuqin pionier të qytetërimit perëndimor në Shqipëri, si një nga shqipëtarët e flakët që thithi me themele kulturën e perëndimit dhe si njeriun që punoi më gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.

Gurakuqi pati meritën dhe fatin që udhëhoqi drejtpërdrejtë luftën për krijimin e shkollës kombëtare shqiptare dhe të sistemit tonë arsimor. Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve. Ai përcaktoi drejt e qartë, më shumë se çdo paraardhës, konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndërtimit të saj.

Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit XX. Ai i dha shkollës shqipe 8 tekste mësimore. Edhe pas vitit 1920, kur ai nuk është në krye të zhvillimeve arsimore të vendit, ai shfaqet si personaliteti politik që u angazhua më shumë se kushdo tjetër në trajtimin e problemeve të shkollës dhe të reformave që duheshin bërë. Arsimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë edhe vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore, ai kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore të individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare.

Kush ishte Luigj Gurakuqi? Cili është tabani nacional dhe kulturor i formimit të personalitetit të tij?

Luigj Gurakuqi u lind dhe u rrit në gjirin e një familjeje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muar veçanërisht i ati. Pjetër Gurakuqi qe tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjerë shokësh e miqsh në mes tregtarëve e intelektualëve të Shkodrës, me një jetë aktive në pazarin e qytetit dhe me marrëdhënie tregtare me Venedikun e Milanon. Shtëpia e tyre gumëzhinte nga hyrjet e daljet e njerëzve që diskutonin hallet e kohës dhe merrnin vesh lajmet e botës. Duke u gjendur përherë pranë të atit Luigji, dëgjonte me vëmendje bisedat në oda për ngjarje të së kaluarës dhe të ditës, për luftërat heroike të popullit kundër pushtuesit osman dhe shovinistëve primitivë ballkanikë dhe për burrat që i udhëhoqën ato. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante: “Më çohet mall me kenë në shtëpi e me ndigjue babën tue kallzue, si përpara në ngjarjet e Pashallarëve të Shkodrës, trimnitë e malcorëve e luftat me Mal të Zi”.

Shkollën fillore e të mesme jo të plotë i ndoqi në kolegjin Saverjan që ishte njëra nga shkollat më e organizuar dhe e kompletuar të Shqipërisë së asaj kohe. Luigji qe një ndër nxënësit më të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13 vjeçare i shfaqen prirjet për letërsi dhe krijimtari letrare. Më pas plotëson arsimin e mesëm në kolegjin arbëresh të Shën Adrianos të Shën Dhimitër Korone. Gurakuqi ka qenë nxënësi i parë shqiptar i këtij kolegji. Për 2 – 3 vjet studion për mjekësi duke vazhduar e diplomuar për shkenca natyrore. Luigj Gurakuqi pati fatin se ra në duart e mësuesve tepër të zotë, atdhetarë e intelektualë të shquar si Anton Xanoni dhe Jeronim de Rada, i cili do të mbetej një figurë që e frymëzoi gjithë jetën. Për Gurakuqin atdheu ishte gjithçka. “Përpara se të jem shkodran, – unë, deklaronte ai – jam shqiptar”. Ai porosiste : “se për çdo shqiptar dita e 28 Nëntorit nuk duhet të jetë vetëm një ditë festimi, gëzimi e dëfrimi por edhe një ditë pendimi e vetëgjygjësimi ku secili duhet të bëjë analizën e jetës së vet dhe me dorë në zemër të pyes vetvehten nëse ka bërë gjithkund e gjithmonë detyrën që kish përpara atdheut.” Ndonëse nuk jetoi asnjë gjysëm shekulli të plotë, Luigj Gurakuqi përjetoi ngjarjet më të mëdha të kohës, disa prej të cilave na i la edhe të fiksuara drejtpërdrejtë me dorën e vet. Gurakuqi qe një luftëtar i vendosur për unitetin kombëtar. Si dhe rilindasit e tjerë, këtë unitet ai e shihte si unitet territorial, krahinor, unitet gjuhësor dhe unitet mirëkuptimi fetar. Ai përmbahet tezës: “Shqipnia e shqiptarët në kufijtë që i ka falë Zoti deri ku flitet gjuha e ambël e zogjve të shqipes.” Gurakuqi ka demaskuar politikën e pastrimit etnik që ndiqnin shovinistët serbë në Kosovë, ku “Gjaku i shqiptarit po rrjedh papra dhe njerëzit po therren si berrat”, “Faji i vetëm i kosovarëve – thonte Gurakuqi – qëndronte vetëm në atë se ato ishin shqiptarë e donin të mbeteshin shqiptarë.” Pikërisht ndër fjalimet më të forta të tij në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës.” Gurakuqi ishte një propogandues i zjarrtë i traditave patriotike e kulturore të popullit tonë, i zakoneve më të mira të tij. Por ai vinte në dukje edhe të metat e gabimet e shqiptarëve dhe bënte thirrje për t’i ndrequr ato. Veçanërisht shqetësohej për zakonin e gjakmarrjes (çka fatkeqësisht është e pranishme edhe sot). Luigj Gurakuqi i ka kushtuar shumë kujdes problemit të fesë dhe të marrëdhënieve mes shqiptarëve me besime të ndryshme fetare, sigurimit të mirëkuptimit e të tolerancës fetare. Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1919, Luigj Gurakuqi “asht kundra që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishterë e myslimanë.”

Si politikan e burrë shteti, Gurakuqi ishte demokrat i bindur dhe liberal i ndërgjegjshëm. Gurakuqi ishte për zgjidhjen paqësore të problemeve nëpërmes ligjeve. Ai qe partizan i ligjeve të forta e të drejta. Kishte bindjen e plotë se me anën e këtyre ligjeve, të një administrate të fortë dhe nëpunësve të ndershëm e të zotë do të realizoheshin aspiratat e popullit shqiptar. Gurakuqi kishte vlerësim e besim të madh tek parlamenti e vota e lirë e popullit, kështu ai ishte në ballë të përpjekjeve duke lënë një trashëgimi të pasur në historinë e mendimit juridik shqiptar, në historinë institucionale e shtetformuese shqiptare. Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i dalë nga zgjedhjet e 5 Prillit 1921 ndër aktet më të rëndësishme legjislative që miratoi ishte zgjerimi i “Statutit të Lushnjës” që përfaqësonte një akt të plotë kushtetues, dhe komisioni i propozuar nga Gurakuqi prej 12 vetësh u ngarkua për hartimin e projekt – statutit. Gurakuqi, luajti rol aktiv në organizimin e komisionit, hartimin e diskutimin e tij. Gurakuqi ishte armik i shpërdorimit të pushtetit dhe mbrojti me forcë të drejtat dhe liritë themelore të individit. Detyrën e deputetit e quante detyrë të madhe, të rëndë e të shenjtë, kërkonte nga ato të jenë shembull në zbatimin e ligjit. Gurakuqi ishte tepër i rreptë në përdorimin e fondeve. “Një qeveri konstitucionale – thonte ai, - nuk mund të prish asnjë dhjetëshe pa e futun në buxhet e pa aprovimin e parlamentit.” Nga ana tjetër, ai e kishte të qartë se pa ndihma nga jashtë nuk mund të zhvillohej ekonomia e vendit. Ishte për marrjen e huave, dhënien e koncesioneve e krijimin e shoqërive të përbashkëta anonime por kurdoherë duke respektuar pavarësinë politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat edhe në fushën e diplomacisë. Ai qe përfaqësues i Shqipërisë në ballafaqimet diplomatike në qendrat më të mëdha të politikës evropiane në Londër, Romë, Vjenë, Paris e Gjenevë. Gjatë jetës së tij ai pati takime me dhjetëra politikanë e burra shtetesh në mbrojtje të çështjes kombëtare e të fateve të Shqiperisë, e kudo dinjitoz.

Luigj Gurakuqi qe një ndër njohësit dhe propaganduesit më të mirë të traditave të popullit tonë kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit tonë.Thelbin e qëndrimit të tij në këtë fushë e përbën ideja se nuk duhen mohuar të parët, paraardhësit, sepse përndryshe, nuk do të jemi shqiptarë, s’kemi kujt t’i shkojmë mbrapa e prej kujt të frymëzohemi. Gurakuqi dikur do të shkruante: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë por edhe mbi rrasa e me monumente ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njef miradijen e ka dëshir me u sjellun e me e drejtuem mbas shembullit të të Mëdhajvet të vet.” E një ndër të Mëdhenjt e kombit tonë ishte vetë ai si njeri e si qytetar, si atdhetar e si luftëtar, si politikan e si burrë shteti. Sa e lavdërueshme ishte ngritja e shtatores së Luigj Gurakuqit në qytetin tonë aq e palejueshme është gjendja mjerane e shtëpisë muze dhe e varrit të tij, gjendje që nuk duhet të lërë të qetë ndërgjegjen atdhetare të shtetarëve tanë, posaçërisht të atyre lokalë dhe të qytetarëve shkodranë. Trashëgimia Gurakuqiane është një minierë e thellë që sa më shumë ta gërmosh, aq më shumë do të nxjerrësh. Hulumtimi i saj i mëtejshëm, mbledhja dhe botimi i tërë trashëgimisë politike – shoqërore, arsimore – pedagogjike shkencore, letrare e kulturore është një detyrë e institucioneve shkencore dhe organizmave shtetërore, para së gjithave e Shkodrës dhe të Universitetit të saj. Pikërisht një obligim profesional, moral dhe atdhetar kreu edhe një nga studiuesit tanë më në zë Prof.as.Dr. Vehbi Hoti me monografinë e tij “Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe Arsimin kombëtar” që prezantojmë sot në këtë veprimtari jubilare. Shfrytëzoj rastin si koleg, studiues e si rektor ta falenderoj Profesor Hotin për kontributin e dhënë për nxjerrjen në dritë të kësaj vepre dinjitoze por edhe për nderin që i bën Universitetit tonë. Detyra të rëndësishme të Universitetit që mban emrin e nderuar Luigj Gurakuqi, janë në radhë të parë forcimi institucional, rritja e nivelit mësimdhënës e të përgatitjes së studentëve, konfirmimi i vlerave tona në bashkëpunimin ndërkombëtar duke reformuar vazhdimisht Universitetin tonë në përballje me sfidat e kohës. Kështu, do të realizojmë detyrat që kemi përpara dhe njëherit do të mbahet gjithmonë i respektuar e i lartësuar emri i Luigj Gurakuqit dhe amaneti i tij “… për t’i dalur zot atdheut dhe kombit dhe bëjeni sa më të fortë Shqipërinë.”

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”



Copyright © Media Enter 2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 30-3-2004 nė 14:31 Edit Post Reply With Quote
Eqerem Ēabej, Shkodra dhe huazimet venedikase

Institutin e Studimeve Shqiptare, i cili ma vonë, nën presidencën e At Anton Harapit, u kthye në Instituti Shqiptar për Shkenca e Arte, pata punue përkohësisht, në moshë shumë të re, kur shkollat ishin të mbylluna, gati një vjetë (më 1944), nën drejtimin e Prof. Filip Fishtës, në Biblotekën e pasun albanologjike të atij Instituti.
Aty qenë hedhë bazat e institucionit të parë shkencor albanologjik të vendit tonë, i cili qe trashigue prej shtetit komunist.
Këta hapa të parë për lulëzimin e kulturës e të shkencës shqiptare, qenë meritë, dhe nuk duhet mohue, e njenit ndër shkrimtarët ma në za të letërsisë sonë, Ernest Koliqit, i cili e themeloi këtë Institut më 1940. Sikurse duhet kujtue, me ketë rasë, në nji kohë ma të hershme, kontributi i shquem i Luigj Gurakuqit në themelimin e Komisisë Letrare në Shkodër më 1916, e cila do të ishte berthama e nji Akademie të Shkencave Shqiptare, dhe prej bibliotekës të së cilës pati zanafillën e vet Biblioteka Kombtare e Shqipnnisë.
Qenë dy momente në të cilat nji pushtim i huej u shfrytëzue për zhvillimin e kulturës dhe të shkencës shqiptare.
Ishte e natyrshme që në Institut, në nji ambjent të tillë, të njihesha me shkrimtarët, studiuesit e shkencëtarët ma në za të Shqipnisë. Aty qenë Eqrem Çabej, Karl Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Zef Valentini S.J., Kolë Ashta, Dhimiter Berati, Aleks Buda, Nikolla Lako, Et'hem Haxhiademi, Odhise Paskali, për me përmendë vetëm disa. Të gjithë këta, pa diskriminim të forcave të gjalla kombtare në shkencë e dije për sa i perket ideve të tyne vetjake, jepshin kontributin e tyne, madje të mirëpritun, për përparimin e vendit.
Lidhjet e Prof. Dr. Eqrem Çabejt (me doktoratë të fitueme me përfundimin e studimeve në Austri) me Shkodrën e shkodranët nisën qysh kur qe emnue profesor në gjimnazin e Shkodrës, posa u kthye prej studimeve që i kishte krye në Austri. Dhe Shkodra bujare i hapi krahët. Kështu lindi miqesia e tij me Shkodrën e në veçanti me françeskanët, miqtë e tij ma të dashun. Këtë miqësi do ta dishmonte, sa herë vinte në ketë qytet, tue i ba nji vizitë gjuhëtarit të shquem At Justin Rrotës OFM, vizita prej të cilave nuk shmangej as në kohënat ma të vështira e të zymta që ka kalue Shkodra e Shqipnia gjatë periudhës së terrorit komunist. I fundit ndër françeskanë me të cilin pati lidhje qe At Viktor Volaj.
Erdhi në Shqipëninë e atyne viteve ku vetëm në Shkodër mund të gjindej ai rreth i ngrohtë që do t'i përgjegjej kërkesave të tija kulturore e shkencore. Françeskanë e jezuitë përfaqësojshin nji kulturë kombtare dhe njiheri europiane gja që plotësonte dëshirin e nji të riu me ndjenja të thella atdhetare e ditunore.
Fretnit i krijuen mundësi komunikimi, me dijet e tyne, dhe i hapën njikohësisht edhe faqet e së përkohshmes famëmadhe, me jehonë botnore, Hylli i Dritës, në të cilën botoi në disa numra nji varg studimesh të vlefshme që kanë lanë gjurmë në shkencën albanologjike. Dhe studimi ndoqi studimin. Së pari Tekste italo-shqiptare (1935) e mbas këtyne Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut (1938), Për gjenezën e literaturës shqipe (1938-1939), Shqiptarët n'Itali të mesme dhe në Napoli (1939), Diana dhe Zana (1942).
Të gjitha këto banë që ta dashunonte Shkodrën e kulturës e të dijes, e të kujtonte vitet e para të punës në Atdhe mbas studimeve.
Kur po kremtohej 20-vjetori i themelimit të Institutit të Lartë Pedagogjik, në nji moment të lirë, ra fjala në lidhje me huazimet e venetishtes në shqipe e sidomos në gjuhën e folun të Shkodrës. Rrjedhim i asaj bisede qe dërgimi nga ana ime e nji vargu fjalësh shqipe që kishin përgjegjëset e veta në të folmen dalmato-venedikase e që mund t'i hynin në punë për studimet e tija etimologjike.
Po i rreshtoj ato fjalë të burimit venedikas, e që kanë depërtue si rrjedhim i marrëdhanieve të ngushta me Venedikun. Burim të këtyne fjalëve kemi pasë Vitaliano Brunelli: Storia di Zara 1)
BUT-I (buti i venës). Te autori i sipërthanun kemi: bute, buticelle, buteselle. Kurse në nji dokument që fillon: "In Nomine Dni. nri. Jesu Christi, et ejusdem Incarnations anno 908. Ind. 7 men. Decembr ..." në dy vende jepet: "vna butte de vino"2).
Në diskutimin e vet, Prof. Çabej 3) shpreh pavendosmëninë në përcaktimin e prejardhjes së kësaj fjalë nga latinishtja ose italishtja.
GRADELE-A. Brunelli shenon: "si arrostiva sulle graticole, cioe gradilie o gradele".
KALLAFAT-I. Rreshtohen: "calafatus o marangon a barcis, dial. calafa, marangon-calafato, legnaiuolo, falegname".
KOKME. Brunelli: "Cugume o cogme do rame".
MARANGON-I. Marangon a barcis, ndërsa marangon-calafato asht ai që kryen punimet e drunit dhe shtupimin e lyemjen me katran të të çameve të anijes.
PIRI-A. "Pirie (imbuti)", Në Fjalorin e gjuhës shqipe (1954) kemi piri d.m.th. hinkë, kurse në Shkodër fjala piri përdoret me kuptimin e nji pipthi, që e kanë disa enë dhe që kryen funksionin e hinkës, por të lidhun me trupin e enës, në pjesën e sipërme të saj, ose edhe me shtupën.
TI-NI. "Le tine (sempre di gen. fem.)". gegënishtja e ka të gjinisë mashkullore, kurse Fjalori i 1954-s jep tinë-a dhe tirë-a të gjinisë femnore. Do të vrej se italishtja e ka të gjinisë mashkullore, pra tino.
Përveç këtij grupi fjalësh kemi se, simbas dokumentave të mesjetës, krypa barej me anie të quejtuna griparie dhe asht spjegue me fjalën shqipe kripë. Brunelli, tue shenjue griparius, vren "le reti allora si dicevano gripi". Simbas Zingarelli-t gripo = "sorta di rete da pesca" me prejardhje nga greq. gripos grremçak. 4)
E pata njoftue Prof. Çabejn edhe për nji bimë të ngranshme, të kuzhinës së zgjedhun, bimë që zanafillën e vet e ka prej vendeve jugore të Europës. Kështu asparagun (lat. asparagus prej greq. asparagos) që përdorej në familje të vjetra të Shkodrës, me nji analogji e quejshin mbrenda shqipes në mënyrë krejt origjinale, "pipa", në shumës: "Sot kemi pipa". Prof. Çabej ishte kurreshtar të dinte a ekzistonte trajta e njajsit "pip", me ketë kuptim. Nuk isha në gjendje ta pohojshme, sepse gjyshja ime, Nine Shiroka-Darragjati, (e dtl. 1870), nga e cila e kisha pasë njoftimin, i përmendte gjithmonë në shumës.
Tue qëndrue në ketë fushë, jashtë bisedave me Prof. Çabejn, po shtoj edhe angjinaret që në Shkodër njiheshin në familjet e vjetra si artiçoki, pra as angjinare, as karçiofi, si thotë Italia sot. Ky emërtim rrjedhen e ka prej articiocco që, simbas fjalorit Merriam - Webster gjindet në italishten dialektore, ndoshta edhe vendikase. Edhe frengishtja artichaut rrjedh nga italishtja e vjetër. Ndërsa emni bizhi (në Shkodër) me kuptim bizele rrjedh nga venetishtja bisi, (shih për këte fjalinë: risi e bisi (= oriz e bizele).
Tue sjellë në mend takimet me Prof. Çabejn, nuk mund të harroj edhe ndjenjën e keqardhjes që më pat shprehë shkencëtari ynë i ndritun për mosqarkullimin e urdhënuem të veprës së vet madhorre: Meshari i Gjon Buzukut. I kryem me mundim e kambëngulje, qe botue 10 vjet ma vonë (1968) e për arsye të nji urdhëni absurd kishte mbetë i kufizuem (eufemizëm për: i burgosun) në nji dhomë magazinnë të Institutit të Gjuhësisë, për me qitë në shitje të lirë vetëm mbas 1991-shit. Prof Çabejt i vinte keq sidomos për studimin e gjanë në hymje të veprës, që kishte mbetë i panjohun, po përjashtove nji pakicë, nga shumica e studjuesve e lexuesve të veprave të tij.
Këto pak shënime diftojnë disa momente nga jeta e nji shkencëtari të madh, në nji kohë kur puna e dijes nuk varej nga aftësitë e nji studjuesi, si në rasën tonë Eqrem Çabej, por edhe kryesisht nga arbitrariteti e indoktrinimi i disa individëve që, me vendimet e tyne pengojshin zhvillimin normal të këtyne studimeve. Vetëm kush i ka jetue ato momente mund të kuptojë nji realitet kaq mizor për shkencën shqiptare e në veçanti të nji vigani në albanologji, që zor se mund të zavendësohet në nji kohë të shkurtë, si qe Prof. Dr. Eqrem Çabej.



1 "Archivio storico per la Dalmazia, Roma, 1935, Nr. 107 e 110).
2 "Lingua latina e lingue volgari italiana e slava in Dalmazia" nxjerrë prej veprës: Giovanni Lucio, "Memorie Storiche di Tragugurio ora detta Trau", Venetia 1674, Libro IV, Cap. 2, f. 192, 204), botue te "Archivio storico per la Dalmazia", Roma 1926, Anno I, Vol. I, Fasc. I, Aprile, f. 7.
3 Eqrem Çabej, "Studime etimologjike në fushë të shqipes", II, Tiranë, 1976, f. 396.
4 Nicola Zingarelli, "Vocabolario della lingua italiana", Milano, 1930-1931, f. 669.


© Phoenix 07 - Artikulli 09





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2311499 sekonda, 35 pyetje