Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan
Anton Ashta

Postuar mė 1-4-2003 nė 14:02 Edit Post Reply With Quote
KKSHA

Përfaqësues të KKSHA-së diskutojnë me senatorin Lieberman për çështjet
shqiptare

Washington, DC, 31 Mars 2003: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)
leshoi kete deklarate per shtyp ne lidhje me takimin qe u mbajt ne New York
me Senatorin Joe Liberman diten e Diele, me daten 30 Mars, 2003.

Udhëheqës të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Këshillit
Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) u takuan më 30 mars 2003 me senatorin e
Shteteve të Bashkuara Joseph Lieberman për të marrë mbështjetjen e tij për
një sërë çështjesh shqiptare, sidomos pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin
e Shqipërisë në NATO dhe strukturat euro-atlantike. Senatori Lieberman, një
përkrahës i flaktë i ndërhyrjes së SHBA-ve në Kosovë, është njëri prej
kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit
2004.

Duke deklaruar përkrahje për “shpresat dhe aspiratat e popullit shqiptar”,
senatori Lieberman nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të përfshirjes së SHBA-ve
në Ballkan, sidomos në Kosovë. Ai shprehu mirënjohje për mbështjetjen e
madhe që shqiptarët kanë dëshmuar ndaj përpjekjes së kryesuar nga Amerika
për rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit.

“Më gëzon shumë fakti që demokracitë e reja që po formohen në Evropë janë në
anën tonë dhe se Republika e Shqipërisë ofroi trupa për të luftuar përkrah
forcave amerikane dhe atyre britanike”, tha senatori, duke iu referuar
Konferences së 39-të mbi Politikën e Sigurimit në Munih te Gjermanisë, ku
ministri i Mbrojtjes së Shqiërisë, Pandeli Majko, i bëri atij të ditur
përkrahjen e patundshme të vendit të shqiponjave.

Kryetari i KKSHA-së Richard S. Lukaj theksoi se populli shqiptar në
Shqipëri, Kosovë e kudo në botë do të mbetet gjithnjë një aleat besnik e i
patundur i SHBA-ve. Lukaj po ashtu nënvizoi rëndësinë e territorive
shqiptare ndërkohë që SHBA-të kanë nisur të shqyrtojnë hapjen e bazave të
tjera afatgjata për operacionet e tyre ushtarake, që aktualisht ndodhen në
Gjermani dhe Lindjen e Mesme. Lukaj i rikujtoi senatorit se shqiptarët i
kanë bërë një ftesë të hapur SHBA-ve për të konsideruar veprime ushtarake më
afatgjata në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryetari i KKSHA-së njëkohësisht kërkoi mbështjetjen e Lieberman-it edhe për
investime konkrete në rajon nga SHBA-të dhe Izrali, për të ndihmuar me
zhvillimin e aftësive të intelegjencës ushtarake të forcave shqiptrare të
sigurimit si dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Një përgatitje e madhe së
bashku me zhvillimin e kompetencave të sipërpërmendura nevojiten në rajon
për të mbrojtur siç duhet ligjin dhe rregullin.

Këto investime do të ishin tepër të vlefshme dhe do t’i mundësonin
shqiptarët që të çrrënjosnin krimin e organizuar, do të luftonin trafikantët
e kondrabandës, të armëve, etj. Njëkohësisht, ndihmat në fjalë do të ishin
tepër të vlefshme për të luftuar mijërat e veprimtarëve të rrezikshëm që
vazhdojnë të destabilozojnë rajonin, si dhe do të dekurajonin aktivitetet
terroriste që mund të nxiteshin në rajon për shkak të kontrollit të dobët
policor.

Senatori Lieberman shprehu mirënjohje për përkrahjen që votuesit
shqiptaro-amerikanë i dhanë në të kaluarën kur ai ishte kandidat për
zevendespresident në fushatën elektorale të Al Gore-it. Ai shtoi se priste
një përkrahje të ngjashme nga shqiptarët në fushatën e ardhshme elektorale.
Nëse ai shpallet fitues në garën presidenciale të vitit 2004, senatori nga
shteti i Connecticut-it do të jetë presidenti i parë me origjinë çifute në
historinë e SHBA-ve.

Hebrenjtë dhe shqiptarët “kanë kaluar kaq shumë sfida të vështira së bashku
dhe historitë e tyre janë aq të përbashkëta saqë unë ndiehem tepër i lidhur
me popullin shqiptar, ëndrrat dhe aspiratat e tyre”, tha Lieberman. Ai
shtoi se edhe pse të ndeshur me pengesa të mëdha gjatë historisë së tyre të
lashtë, si shqiptarët ashtu dhe hebrenjtë gjithnjë kanë ditur të mbijetojnë
dhe triumfojnë.

Drejtori ekzekutiv i KKSHA-së, Martin Vulaj, paraqiti çështjen e Kosovës,
duke argumentuar se ajo përbën një sukses të madh në politikën e jashtme
amerikane. Ai njëkohësisht vuri në dukje se vetëm një Kosovë e pavarur do
të bëjë të mundur që progresi i arritur atje të shfrytëzohet siç duhet dhe
që Kosova t’i kapërcejë të gjitha sfidat me sukses e të bëhet faktor
stabiliteti në rajon. “Pavarësia e Kosovës është rruga më e sigurt drejtë
një Ballkani në paqe, stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik”, tha
Vulaj.

Ai më pas bëri thirrje që SHBA-të të mbeten të angazhuara në këtë çështje
dhe ta çojnë punën deri në fund, duke argumentuar se Kosova nuk duhet lënë
në duart e evropianëve që vazhdojnë të demonstrojnë se nuk janë në gjendje
të udhëheqin dhe të ndërmarrin iniciativa.

Drejtori ekzekutiv i KKSHA-së gjithashtu nënvizoi se vazhdimi i ndihmës së
SHBA-ve do të jetë i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Vulaj
vuri në dukje rëndësinë e pajisjes së qeveritarëve të Kosovës me më tepër
pushtet fiskal dhe autoritet në shpërndarjen e ndihmave të huaja. Në këtë
aspekt, Vulaj theksoi rëndësinë e përshpejtimit të transferimit të pushtetit
nga UNMiK-u te autoritet qeverisëse të Kosovës. Gjithashtu, ai vuri në
dukje problemet ekonomike që po përjeton Kosova dhe nënvizoi faktin se rreth
80 për qind e vendit është pa punë.

Lukaj bëri të ditur qëllimin e KKSHA-së për krijimin e Fondit Kosovar të
Ndërmarrjes me një vlerë prej 100 milionë dollarësh amerikanë dhe kërkoi
mëbshtetjen e senatorit, duke kërkuar kështu që të përsëritet suksesi i madh
i Fondit Shqiptar të Ndërmarrjes. Më tutje, Lukaj e informoi senatorin mbi
rreth 20 milionë dollarët amerikanë që diaspora shqiptare ka premtuar për
krijimin e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe me këtë rast kërkoi
mbështjetjen e tij në gjetjen e fondeve shtesë për kompletimin e projektit
që parashikohet të kushtojë 65 milionë dollarë amerikanë.

Zëvendëskryetari i KKSHA-së, Ilirjan Rusi, parashtroi nevojën e vazhdimit të
përfshirejs amerikane në rajon, si në Maqedoni, Serbi, Malin të Zi dhe
Greqi, ku ekzistojnë një sërë çështjesh të rëndësishme për të gjithë
shqiptarët. Përfaqësuesit e KKSHA-së cituan një sërë abuzimesh të të
drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve nëpër rajon, marrëveshje tepër të
rëndësishme, si ajo e Ohrit, që ende nuk është zbatuar plotësisht, si dhe
mbeturina lufte që kanë të bëjnë me konflikte të shkuara në rajon por që
gjithsesi vazhdojnë të përdoren për të diskriminuar shqiptarët, etj. Të
gjitha këto çështje kanë nevojë për një zë objektiv, që përsa i përket
rajonit ballkanik vetëm SHBA-të kanë ditur ta dëshmojnë siç duhet deri tani.

Aktivisti i komunitetit Rexh Xhakli shprehu shqetësim në lidhje me shfaqjen
e ekstremizmave fetare në Ballkan dhe theksoi rëndësinë e investimeve që
propozoi Lukaj, për të mbrojtur rajonin nga aktivitete të mundshme të
rrezikshme dhe për të ruajtur stabilitetin. Ai po ashtu vuri në dukje
natyrën e qetë të muslimanëve shqiptarë dhe bashkezistencën jashtëzakonisht
të mirë që shqiptarët e çdo feje, muslimane, ortodokse, katolike dhe çifute,
kanë patur gjatë historisë sonë.

Lukaj më pas i dorëzoi senatorit shkrime që dokumentojnë rolin pozitiv që
shqitarët luajtën në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore dhe
se një sërë individësh, përfshi edhe Albert Einstein-in, erdhën në Amerikë
me dokumente shqiptare. Ai gjithashtu vuri në dukje se si Shqipëria shpëtoi
100 për qind të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërorë dhe se ishte i vetmi
vend në Evropë në të cilin kishte më tepër hebrenjë pas luftës se sa para
saj. Dukumentet që iu dorëzuan senatorit ishin dhuratë e Rrjetit Informativ
Frosina (www.frosina.org).

Takimi përfundoi me një axhendë të rëndësishme për bisedime të vazhdueshme
dhe premtime për bashkëpunim në arritjen e qëllimeve të diskutuara.

Pas takimit, Rusi e identifikoi rastin në fjalë si një indikator i rritjes
së partneritet të komunitetit shqiptaro-amerikan me institucionet e SHBA-ve
dhe me politikanët kryesorë amerikanë. “Senatori Lieberman ka qenë një mik
i vjetër i shqiptarëve. Takimi ynë me një kandidat për president ishte një
dëshmi e rritjes së pjekurisë së komunitetit shqiptaro-amerikan. KKSHA-ja
është krenare për faktin se po e drejton këtë process të rëndësishëm”, tha
Rusi.

KKSHA-ja është një organizatë jo-përfituese e përkushtuar ndaj çështjeve
shqiptare dhe promovimit të paqes dhe prosperitetit ekonomik në Ballkan
nëpërmjet nxitjes së politikave demokratike, respektit për të drejtat e
njeriut dhe ofrimit të programeve edukative dhe të zhvillimit.

I njohur si kandidati i Partisë Demokratike për zëvendëspresident në
zgjedhjet e vitit 2000, senatori Lieberman është zgjedhur tri herë në
Senatin amerikan. Ai është një figurë influenciale në çështjet
ndërkombëtare, sidomos përsa i përket sigurisë, dhe ka fituar reputacionin e
një ligjvënësi efikas që bashkëpunon mirë edhe me kundërshtarët politikë.

Një shembull i mirë i bashkëpunimit të tij edhe me ligjvënës të partive
opozitare është “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës”, një paketë ligjore e
propozuar prej tij në bashkëpunim me senatorin republikan nga Arizona, John
MaCcain. Ligji i propozuar në prill të vitit 1999 i bënte thirrje qeverisë
amerikane që të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Senatori e mbrojti qëndrimin e tij të fortë pro-shqiptar edhe në një
intervistë dhënë gazetës angleze “The Guardian” më 9 prill 1999, për të
cilën tha: “Nëse, pas një sulmi ajror të gjatë, duket qartë se Millosheviçi
do të vazhdojë luftën e tij të agresionit, ne duhet të kemi një përgjigje
për pyetjen se çduhet bërë më tutje? Ligji që ne po propozojmë (Akti i
Vetmbrojtjes së Kosovës) na pajis ne me përgjigjen e duhur dhe me një
mundësi për të t’i dhënë Millosheviçit një mesazh të pakompromentuar: ne nuk
do të qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë atë që të vazhdojë të brutalizojë
popullin e Kosovës”.

Disa javë më vonë, Senatori Lieberman përsëriti të njëjtin mesazh në të
përditshmen amerikane “The Washington Post”. Në edicionin e 28 marsit 1999
të kësaj gazete prestigjioze senatori Lieberman tha se, “Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë të njëjtan vlera njerëzre
dhe principe … Të luftosh për UÇK-në do të thotë të luftosh për të drejtat
njerëzore dhe për vlerat amerikane”.

Senatori Lieberman është një nga anëtarët më aktivë dhe ish-kryetar i
Komitetit të Senatit për Çëshjtet Qeveritare. Ai po ashtu është edhe anëtar
i Komitetit të Forcave të Armatosura, i Komitetit të Biznesit të Vogël dhe i
Komitetit për Mjedisin dhe Punët Publike.

National Albanian American Council





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2004 nė 19:35 Edit Post Reply With Quote
Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan

http://www.naac.org/index.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
vlonjatja

Postuar mė 12-1-2004 nė 23:52 Edit Post Reply With Quote
1/9

Diaspora duhet te organizohet te ndihmoje viktimat e 1/9.






View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
DARDAN PEJA

Postuar mė 26-2-2004 nė 04:07 Edit Post Reply With Quote
NANO TAKOHET ME SHQIPTARET E AMERIKES

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi nje takim me nje delegacion te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) te kryesuar nga Martin Vulaj. Kryeministri shqiptar i njohu perfaqesuesit e Keshillit Shqiptaro- Amerikan me zhvillimet me te fundit ne vend, proceset integruese rajonale dhe ato euroatlantike, me takimet e vazhdueshme me homologet e tij ne rajon etj. Nga ana e tij, Vulaj u shpreh se i njohim veshtiresite tuaja si nje shoqeri ne tranzicion, sic njohim edhe arritjet e realizimet ne fusha te ndryshme. "Ne vleresimet tona jemi te zhveshur nacionalisht dhe emocionalisht dhe mbeshtetemi ne gjykime realiste", u shpreh Vulaj ne takim duke bere te itur gjithashtu se jemi te impresionuar nga arritjet dhe mbetemi te angazhuar si gjithmone per te ndihmuar Shqiperine. "Hapat e nderrmarra prej jush dhe qeverise qe ju drejtoni i shohim pozitivisht dhe synimi yne eshte qe te jemi sa me aktiv dhe proaktive, per te intensifikuar marredheniet tona, si dhe per te ndare bashkarisht informacione ne menyre qe te jemi me te afte per te asistuar njeri-tjetrin", vuri ne dukje ai.

Me tej, ai ka vleresuar hapat e hedhura ne fushen e legjislacionit, te cilat, sipas tij, duhet te prodhojne rezultate konkrete. "Lufta e nderrmarre nga qeveria shqiptare kunder trafiqeve eshte impresionuese dhe mendojme se trafikantet duhet te denohen nga drejtesia", u shpreh Vulaj. Me tej Nano ka permendur edhe dy samitet e rendesishme qe do te zhvillohen se shpjeti, ai i Stambollit dhe i Dublinit, qe do te shenojne nje hap perpara per integrimin e Shqiperise ne NATO dhe BE. Ne kuader te strategjise kombetare per uljen e varferise dhe zhviillimin e vendit, qeveria eshte e angazhuar te permiresoje klimen e bashkepunimit mes administrates shteterore dhe komunitetit te biznesit e investitoreve", u shpreh Kryeministri Nano.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
vlonjatja

Postuar mė 26-2-2004 nė 11:28 Edit Post Reply With Quote
Tani u kujtua zoti Vulaj dhe NAAC te flasin? Pas ngjarjes 1/9 dergova e-mail ne shume organizata per te kerkuar ndihme monetare per familjet, duke perfshire dhe NAAC, por NAAC nuk u pergjigj. Dhe tani del Martin Vulaj si ekspert i madh te gjukoj hapat e hedhura ne Shqiperi????? hahahaha
Epo, domosdo, se Martin Vulaj eshte bere milioner nga shqiptaret. Kur shume avokate amerikane kerkonin rreth $2000 per dokumentat amerikane, Martin Vulaj kerkonte $15,000. Dhe tani del e na jep leksione. Me falni, por ka shume njerez me te "thjeshte" ne diaspore qe mund te diskutohen ne kete forum, para Martin Vules ........... dhe NAAC, qe ne fund te fundit, merret vetem me Kosoven (qe e kane te zgjidhur ceshtjen) dhe rajone te tjera, dhe nuk duan t'ia dine per Shqiperine.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Krytha

Postuar mė 27-2-2004 nė 17:13 Edit Post Reply With Quote
Kosova dhe rajonet tjera...

Vlonjate,

e kuptoj revoltin tand ndaj NAAC dhe ndoshta ndaj organizatave tjera "Kosovare" qe nuk te kan perfill as me nje pergjegje. Edhe une personalisht para disa viteve beja te njejten gje dhe ate me kembe jo e-mail dhe pergjigja ishte "sa letra na vijne keshtu..". Pra duhesh ta kesh parasysh se ka shume te poshter qe kan derguar letra te tilla per qellime personale.
Se nje pjes e Shqipetarve ka cfrytezuar tjetren qe te pasurohet kjo eshte e qarte por kjo nuk duhet perdorur qe te fusim percharje rajonale vetem pse ai individ ka prejardhjen prej asaj zone.
Sa i perket cheshtjes se "zgjidhur" te Kosoves dhe rajoneve tjera une nuk shoh ndonji perparim te madh. Ne chdo ane ish-Komunistat po bejne kerrdin dhe shiten si Demokrat/Patriot sikur edhe ne RSH.
Realitet qendron qe te githe po fundosemi ne detin e korrupcionit, krimit e dekadencave te lloj lojshme edhepse nga pamja e jashte dikush eshte ne "deri ne fyte e tjetri derni ne gju"
Mos te lejojm qe unitetin kombtar te naj thejn karieristat , Komunistat dhe quazi patriotet per te qendrojm te bashkuar perball kesaj stuhie.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-3-2004 nė 03:25 Edit Post Reply With Quote
DEKLARATĖ PĖR SHTYP E KKSHA-se

DEKLARATË PËR SHTYP



KKSHA-ja përsërit mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në NATO, bën thirrje për thellimin e reformave



Washington, DC, 29 mars 2004: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lëshoi këtë deklaratë për shtyp në lidhje me mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe thirrjes për thellimin e reformave.



Me ftesë të Shtëpise së Bardhë, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) mori pjesë në një ceremoni të drejtuar nga Presidenti George W. Bush më 29 mars për nder të shteteve që po hyjnë në NATO. Në shenjë përkrahjeje për integrimin e shpejtë në NATO, në ceremoninë që u zhvillua në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë ishin ftuar edhe Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia. Pjesëmarrja e KKSHA-së në këtë kremtim kurrësesi nuk duhet parë si mbështetje ndaj njdonjë individi apo partie politike, por si përkrahje ndaj Shqipërisë.



KKSHA-ja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në NATO dhe, sëbashku me pavarësinë e Kosovës, e konsideron atë parësinë më të madhe të kombit shqiptar. Integrimi në NATO garanton sigurinë e Shqipërisë, është në interesin strategjik të saj dhe do të jetë shenja më e qartë se Shqipëria më së fundi ka arritur të dalë nga e shkuara e saj torturuese dhe iu është bashkuar familjes së shteteve demokratike.



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një interes të madh sigurie në integrimin e Shqipërisë në NATO. Përkrahja e SHBA-ve për këtë proces është jo vetëm e domosdoshme por gjithashtu do të shërbejë edhe në forcimin e marrëdhënieve të veçanta të SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe do të forcojë lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe komunitetit Euro-Atlantike.



Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në reformat ushtarake që janë të nevojshme për hyrjen e saj në NATO. Mirëpo, që të arrihet anëtarësia e plotë e saj Shqipëria duhet që të vendosë pushtetin e ligjit një herë e mirë.



Shqipëria duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin. Megjithëse që shoqëritë në tranzicion bien pre e këtyre dukurive, janë bërë 14 vjet qysh prej ardhjes së demokracisë në Shqipëri, tashmë ka ardhur koha që këto çështje të adresohen drejtpërdrejt. Tepër shqetësues janë raportet që trëgojnë se korrupsioni ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisë. Në këtë drejtim, Shqipëria duhet që menjëherë të çmontojë monopolet ekonomike që drejtohen nga biznesmenë pa etikë, kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar. Korrupsioni jo vetëm që dobëson shpresën, por njëkohësisht grabit begatinë e qytetarit, pengon zhvillimin e shoqërisë dhe mban peng të ardhmen e saj.



Shqipëria duhet të shqyrtojë çështjet e ngritura lidhur me procesin zgjedhor. Qeveria duhet të punojë bashkë me opozitën për të arritur një marrëveshje në lidhje me përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Të dy palët duhet të punojë me OSBE-në dhe entitetet e tjera ndërkombëtare për të mënjanuar defektet që vazhdojnë të pllakosin listën e votuesve. Duke ndërmarrë këto dy hapa, Shqipëria do të marrë masat e duhura që do të sigurojnë se zgjedhjet e radhës do të jenë plotësisht të lira dhe të ndershme.



Për më tepër, Shqipëria gjithashtu duhet të shqyrtojë edhe sistemin gjyqësor jofunksional të saj. Mundësia për të kërkuar kompensim ligjor që nevojitet për mbrojtjen e të drejtës së individit dhe për të hetuar e nxjerrë para gjyqit ata që shkelin ligjin është një prej shtyllave kryesore të një demokracie të ndërtuar mbi rregullin e ligjit. Ndërsa, paaftësia e një shoqërie për të bërë si më lart gërryen kohezonin e saj si dhe besimin e qytetarëve te qeveria. Shqipëria duhet të ç‘rrënjosë dhe ndjekë ligjërisht gjyqtarët e korruptuar që dobësojnë aftësinë e saj për të konsoliduar instituconet dhe për t’i shërbyer qytetarëve.



Duke rregulluar procesin zgjedhor, forcuar sistemin gjyqësor dhe ndjekur ligjërisht zyrtarët e korruptuar Shqipëria jo vetëm që do të ndërtojë institucione të forta që do t’i shërbejnë interesit të qytetarit, por gjithashtu do të sigurojë integrimin e saj në NATO, Bashkimin Europian dhe në familjen e kombeve demokratike si dhe do t’i sigurojë popullit shqiptar të shumëvuajtur të ardhmen që ai meriton.



Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) është një organizatë jo-përfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit të çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të forcuar politikat demokratike, për të inkurajuar respektin për të drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-5-2004 nė 23:03 Edit Post Reply With Quote
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan organizon darkën për ndarjen e çmimeve për Bejkerin, Bardhën dhe Kole

SHBA, lobi shqiptar darkë me liderët e politikës shqiptare


A.Rama

TIRANE- Politikanët dhe figurat kryesore të trevave shqiptare do të jenë si rrallë ndonjëherë të gjithë pjesëmarrës në një darkë të veçantë, organizuar nga diaspora në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Darka organizohet në 18 qershor nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Hotel Plazza New York, për të dekoruar ish Sekretarin e Shtetit James Baker dhe dy shqiptaro-amerikanët e njohur Ekrem Bardha dhe Peter Kole. Çmimet që do të akordojë ky këshill janë për ish Sekretarin Baker, çmimi “Duart e Shpresës”, ndërsa Ekrem Bardha dhe Peter Kole me çmimin “Arritjet gjatë jetës”. Kjo ceremoni organizohet çdo vit duke ndarë çmimet e përcaktuara dhe kjo është hera e tetë që Këshilli planifikon këtë ceremoni.

Pagesa
Organizimi i darkës është shoqëruar edhe me elementë të veçantë sidomos për ata shqiptarë që banojnë në SHBA dhe që do të duan të marrin pjesë në këtë ceremoni kundrejt një pagese të caktuar. Sipas përcaktimit që kanë bërë organizatorët, 10 mijë dollarë kushtojnë 10 bileta, për ata që do të preferojnë të ulen në tavolinën kryesore, ku do të jenë të vendosur të ftuarit e nderit. Përkatësisht në këtë tavolinë do të jenë vendosur të ftuarit kryesorë nga Shqipëria Fatos Nano, Sali Berisha, Presidenti Alfred Moisiu, Presidennti i Kosovës Ibrahim Rugova, Kryeministri Rexhepi si dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm. Ndërsa pagesa për pasur një vend në tavolinat e tjera, vjen duke u ulur. Kështu në tavolinën ku do të vendosen sponsorët e aktivitetit, pagesa për grupin e 10 biletave të tjera shkon në 5000 dollarë, ndërsa në një kënd tjetër të quajtur “tavolina e përkrahësve”, pagesa për 10 bileta është përcaktuar 2 500 dollarë. Organizatorët kanë menduar edhe për ata që e kanë të pamundur të jenë në këtë darkë, edhe pse kanë dëshirë, duke mundësuar që të dërgojnë dhuratë individuale 250 dollarë në adresën ku është vendosur selia e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ndërkohë për të kryer prenotimet është vënë në dipozicion web-site-i i organizatës duke krijuar mundësinë që pagesa të bëhet me kartë krediti. Është parashikuar që në koktejin që do të organizohet në hollin e Hotel Plazza, të zhvillohet edhe një seancë e shkurtër pyetjesh me ish Sekretarin e Shtetit Baker. Nga të ftuarit shqiptarë të Shqipërisë dhe të viseve të tjera shqiptare nuk është dhënë konfirmimi, për të marrë pjesë në këtë aktivitet.



24/05/2004

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 18-6-2004 nė 23:59 Edit Post Reply With Quote
Reagim ndaj veprimeve te KKSHA-SE

Twas the night before the NAAC annual dinner, and just one more reminder about what NAAC represents:


To all concerned,



With the National Albanian American Council (NAAC) annual dinner just around the corner, and having just returned from a visit to Albania, I thought it might be appropriate to offer my “two cents” with regard to NAAC’s activities vis a vis Albania.



First, I think NAAC should be applauded for honoring James Baker as he is one of the most admired personalities among Albanians. Although I realize this is an attempt by NAAC to “play both sides of the fence” in the upcoming presidential election, the facts will paint a rather lopsided picture when Mr. Baker learns that NAAC has thrown most of its support behind John Kerry. I am well acquainted with all of the “inside baseball” that goes on within the Albanian American community in this regard, but based on recent positive news on the economic front, NAAC would be well advised to ponder James Carville’s words, “It’s the economy, stupid!” And if there are no major surprises in Iraq between now and November (not an insignificant “if,” but the tide appears to be turning for the better), then it will be, as they say, “all over but the shouting.”



In the past, I have exchanged communications with Mr. Baker on various matters, including the role of Albanian Americans in the upcoming election, and I intend to have further dialogue with him in this regard. I also think he should know who his hosts are at NAAC, don’t you?



As for the NAAC awards, in my opinion, the candidates this year are certainly an improvement over last year (I stopped holding my breath waiting for Jim Xhema to honor his original $10,000 pledge to NAAC).



With respect to Peter Kole, I really can’t say much about him as we have only had brief exchanges via telephone and email. From a distance, he seems to be a decent, well intending person. But should he have the desire to make a truly important contribution, I suggest he consider using whatever means he has at his disposal to help clean up Albania’s cesspool of corruption which looks even more distressing to me as a result of my recent trip.



As for Ekrem Bardha, he certainly has made some contributions to Albanian causes, but in accepting his award he should use this opportunity to answer some questions about his more counterproductive actions such as:



1. Why has he published articles in Illyria that were flattering to Fatos Nano while intentionally blocking articles that were critical of Nano?



2. During my recent trip to Albania, I heard gossip (certainly no shortage of this in Tirana) that Ekrem deals with and supports Nano on various levels. Ekrem’s shameless efforts to secure a position as Honorary Consul certainly lend credibility to these allegations. Since it’s not a good policy to react to gossip, it will be helpful if Ekrem can speak in his own defense and answer the question - do you support Nano or not? Use Illyria and your podium at the NAAC dinner to say it loud and clear for all to hear - either say you support Nano or denounce him for intentionally defrauding the people of Albania in partnership with his Greek patrons, plain and simple. Your silence on this issue will speak volumes.



3. If Ekrem has done so many great things for Albanians, and would like to remain a legend in his own mind, I think he needs to give specifics. He should tell everybody what he has done to combat the corrupt government in Albania and going forward, what action he intends to take to prevent Albania from taking a further slide into a black hole while in the hands of the criminals who masquerade as Albania’s leaders.



4. And Ekrem should provide an explanation about why he thinks it’s so important to take every waking opportunity to show his face in support of scum like Nano, just like he did at the White House last March. Nuk ke turp?



And now it’s time to reflect on NAAC’s action, or should we say inaction, with respect to Albania.



Besides issuing a few press releases with little or no follow up, what has NAAC done for Albania? And besides paying courtesy calls on Nano and supporting his visit to the White House, what has NAAC done for Albania? And what specifically is NAAC doing about corruption in Albania? Unfortunately, I think we all know the answer to these questions: NOTHING!



With respect to some of my dealings with NAAC, I asked them to help with the New World Telecom affair, and what did they do? NOTHING! I requested NAAC’s assistance with efforts to pressure the Albanian government to cooperate with a transparent investigation of the Albania’s telecom interconnection agreements (which are responsible for the grand scale rip-off of the people of Albania by forcing the average Albanian to pay more than three times the cost of using a cell phone in the U.S.), and what did they do? NOTHING! I have been working to expose Nano’s financial holdings for two years (and trust me when I say this story is far from over), and despite the fact that a number of NAAC board members have the same information I possess, what has NAAC done? NOTHING!



In my conversations with Congressional offices, including the Senate Foreign Relations committee, it was highly disturbing to learn that NAAC has done nothing to lobby for Washington support in the fight against corruption in Albania, and NAAC has not said one word to Congress about Nano’s corrupt practices. So it should come as no surprise to anyone that NAAC attended the White House ceremony with Nano and decided against supporting the May 20, 2004 letter denouncing Nano that was sent to Congress by the Coalition of Albanian American Organizations -- the true voice of the Americans who speak for Albania.



It is no secret that NAAC has focused most of its efforts on Kosova, and there is nothing wrong with this, it is an important issue, and one on which I have invested much of my own resources over the years – in fact, more than many Kosovars. And certainly more than can be said for any Kosovar as far as Albania is concerned. I would like to remind those preoccupied with Kosova that Albania had its own miserable history and its people also suffered at the hands of a brutal dictator. Yet in the Kosovars’ darkest hour it was their brothers and sisters in Albania who opened their doors and their hearts when the Serbs forced them from their homeland with the words “leave or die.” The people of Albania have every right to break their chains with the past, once and for all, and those who stand in the way should be exposed for all to see. I say this because it has now become apparent that NAAC and some Kosovars are actually undermining the efforts of those who are trying to move Albania forward, and this cannot stand.

So that leaves us with several of the key NAAC members who represent the contingent from Albania within NAAC who try to influence the organization’s direction as it relates to Albania. I have already spoken for Bardha, and given his apparent allegiance to the Nano government, if we were to leave the fate of Albania in his hands the country would sink into a deep, dark abyss.



But then we have the Foundos brothers, the other long term NAAC supporters with roots in Albania. They support Janullatos, they have defended him and they believe he is a great man who has done much good for Albania. They also believe that Orthodox Albanians support Janullatos. Well, this may or may not be true, but just in case the Foundos brothers haven’t noticed, most Albanians are not of the Orthodox faith, and they want this Trojan horse to leave Albania – the sooner the better. This is because Albanians know that Colonel Janullatos is in bed with the Greek chauvinists who seek to Hellenize Albania by any and all means. They also know that one of the biggest supporters of Colonel Janullatos is none other than Nick Gage, one of the greatest enemies of Albanians. As I have said many times in the past, any friend of Gage should be viewed as an enemy of Albania. In the spirit of Fan Noli, the Foundos brothers would be well advised on focusing their efforts on putting the Orthodox Church of Albania in the hands of those who deserve the right to decide its fate – Orthodox Albanians.



In the final analysis, what we have in NAAC is an organization that is primarily focused on Kosova, and to the extent NAAC works on issues concerning Albania, it is from a Kosova-centric perspective. And of the key members of NAAC with lineage in Albania, one faction is aligned with a Trojan horse sent to Albania as an agent of those seeking to Hellenize Albania, while the other appears subservient to an odious “ex-communist” gangster who draws his power from his big brothers in Athens.



For those truly interested in helping Albania move forward politically and economically, in my opinion, you should think very carefully before providing any support to NAAC -- financial or otherwise. Because if helping Albania is your objective, you will accomplish more by throwing your money out the window and hoping it floats to Tirana than you will by giving it to NAAC.



The most constructive thing NAAC can do at its upcoming annual meeting is to formally change its name to more accurately reflect its mission, and to this end, I once again offer two suggestions:



1. The Nano Association for the Advancement of Corruption; or



2. The Nano Athens Albanian Connection.





They both have a certain ring, so take your pick.



Regards,

GQK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-10-2004 nė 20:10 Edit Post Reply With Quote
KKSHA-ja thur levdata per veten

Historia, komuniteti dhe rruga qe kemi perpara


Mes ndryshimeve dhe karakteristikave te perbashketa qe kane shqiptaret e te gjitha viseve, jemi disi te cuditur nga ekzistenca e nje anekdote te perbashket. Anekdota flet per dy ushtare te forcave pushtuese te territorit shqiptar, te cilet diskutonin mes njeri-tjetrit se sa e lehte ishte qe te ruanin te burgosurit shqiptare. Ai qe e bente punen e tyre te lehte ishte fakti se sa here qe nje shqiptar tentonte te arratisej, ai pengohej nga te burgosurit e tjere shqiptare.

Komente te kesaj natyre jane bere gjate gjithe historise sone, si nga shqiptare, ashtu edhe nga te huajt. Edit Durham gjate udhetimeve te saj pershkruan mosmarreveshjet mes shqiptareve, ndersa princesha Dora D'Istria ka thene se populli yne nxjerr nga gjiri i tij njerez te medhenj, por nuk mund te behet kurre nje popull i madh persa kohe qe ekzistojne grindje dhe percarje. Fatkeqesisht, keto thenie jane bere profetike pasi kombi yne i ka dhuruar botes njerez te medhenj si Nene Tereza, Ferid Murad, Aleksander Moisiu dhe Karl Gega. Ne kontrast, kontributet kuptimplote per vendin tone kane qene te rralla.

E verteta eshte se ndarjet dhe percarjet na kane ndjekur edhe ne ne diaspore. Atdhetare te medhenj si Fan Noli dhe Faik Konica, megjithese u aktivizuan ne kushte te jashtezakonshme, rane pre e percarjeve. Sot, polarizime te thella ekzistojne ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e deri ne Luginen e Presheves. Kritikat, thashethemet dhe akuzat mbi figurat publike jane tema te perditshme baresh dhe kafenesh, por shume rralle sugjerohen ide konstruktive dhe alternativa pozitive per interesat e pergjithshme shqiptare.

Shumica e anetareve te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) u aktivizuan me kete organizate te shtyre nga dashuria per kombin, si nje mjet per te cuar perpara interesat shqiptare. KKSHA-ja buroi nga organizata lokale te komunitetit, te cilat vazhdojne te jene nje force e rendesishme e aktivitetit shqiptaro - amerikan. Sot, KKSHA-ja ka arritur nje nivel shume te larte influence me qendrat vendimarrese ne Uashington dhe, deri ne nje fare mase, luan rolin e zerit konshient ne kete makineri vendimarrese. Megjithese KKSHA-ja ka transparence fiskale dhe karakterizohet nga procese demokratike, organizata eshte bere shpesh objekt i thashethemeve - karakteristike kjo qe e ka ndjekur popullin tone neper shekuj.

Ne kete shkrim ne vend qe te angazhohemi ne polemika do te ishte me produktive te permendnim disa nga arritjet e KKSHA-se. Ne fund te fundit, fjala e urte thote se puna tregon me shume se fjalet.

- KKSHA-ja ka derguar rreth 3,000,000 dollare ndihma ne rajon dhe parashikon qe kjo shifer te arrije ne 7,000,000 dollare deri ne fund te vitit 2006.

- Ka themeluar programin "Hope Fellowship" per trajnimin e grave kosovare. Trajnimi perfshin te gjithe sektoret e shoqerise, si ne politike, shendetesi, arsim, ligje, aktivitete civile etj. Deri me sot, rreth 100 gra kane kaluar neper kete program dhe ne fund te vitit 2005 ky numer do te arrije ne 200. Se shpejti ne kete program do te perfshihen edhe meshkujt.

- Ka mbledhur udheheqesit kosovar per te diskutuar rreth strategjise dhe metodave praktike qe do te cojne drejte pavaresise se Kosoves.

- Ka propozuar dhe arriti miratimin e nje projektrezolute ne Kongresin Amerikan ne perkrahje te integrimit te Shqiperise ne NATO. Nepermjet influences se KKSHA-s ne Departamentin e Shtetit, Shtepine e Bardhe dhe Kongresin Amerikan dhe fale ndihmes se madhe te Kongresmenit Eliot Engel, rezoluta u kalua pa hezitime. Si rezultat, marredheniet shqiptaro- amerikane u permiresuan edhe me teper.

- Ka derguar eksperte nderkombetar ligjor ne Maqedoni gjate konfliktit ne rajon - eksperte te cilet ndihmuan ne perpilimin e dokumentit qe me vone u kthye ne Marreveshjen e Ohrit.

- Ka dhuruar dhjetera mijera dollare per te luftuar trafikimin e femijeve ne Shqiperi, si dhe ne themelimin e nje qendre pediatrike ne Tirane.

- Me ndihmen e disa organizatave te tjera te komunitetit, organizoi takimin e 26 udheheqesve politike, fetare dhe civil shqiptar nga Mali i Zi per te diskutuar ceshtjet shqetesuese ne kete vend.

- Ka projektuar dhe po punon per zbatimin e nje programi rajonal per te rinjte ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi.

- Ka qene pergjegjese e drejteperdrejte e nderhyrjes se Shteteve te Bashkuara ne negociatat e koheve te fundit rreth decentralizimit ne Maqedoni. Si rezultat, pala maqedonase u detyrua te pranoje oferten e shqiptareve, duke menjanuar keshtu nje rritje te krizes.

- Ka punuar vazhdimisht per te informuar qeverine e Shteteve te Bashkuara per nevojen e themelimit te Komunes se Tuzit ne Mal te Zi. Si rezultat, ne cdo takim te zyrtareve amerikane me ata malazeze kjo ceshtje diskutohet.

- Ka punuar pa pushim dhe eshte ne prag te aprovimit te nje programi per eksportin e mallrave nga Shtetet e Bashkuara ne Shqiperi. Ky program do te forcoj sistemin shqiptar bankar dhe do te menjanoj menyren e vjeter te tregtise me para ne dore. Per me teper, ky program do te shtoje tregtine mes te dy vendeve.

- Ka shprehur vazhdimisht shqetesimet se qeveria shqiptare duhet te luftoje kriminalitetin, korrupsionin dhe trafikimin ne menyre qe t'i hap rruge forcimit te nje demokracie transparente.

- Ka angazhuar disa nga personalitetet me te larta amerikane ne ceshtjet dhe aktivitetet shqiptare si ish-Presidentin Klinton, ish-Sekretaret e Shtetit, Xhejms Bejker dhe Medlin Ollbrajt, senatoret Mekkonell, Klinton dhe Shumer.

- KKSHA-ja eshte organizata e vetme qe ka krijuar marredhenie me te gjitha institucionet dhe faktoret politike ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Presheve.



Arritjet e lartpermendura nuk ndodhin vetvetiu, por jane rezultati i nje pune te gjate dhe te palodhshme nga anetaret e organizates sone. Ata kane dedikuar kohen dhe te ardhurat e tyre per ta cuar perpara ceshtjen shqiptare. Anetaret e KKSHA-se vijne nga profile te ndryshme si sipermarres, doktore, avokate, studente etj. Disa jane nga Shqiperia dhe Kosova, te tjere nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi. Disa kane lindur ne Amerike, disa kane ardhur rishtazi dhe besimet e tyre fetare dhe politike jane po aq te larmishme sa edhe vendet nga te cilat vijne. Emerues i tyre i perbashket eshte deshira per t'i sjelle popullit shqiptar perparimin qe meriton.

Megjithe arritjet dhe punen e saj, KKSHA-ja eshte kritikuar per takimet qe ben me qeverine shqiptare. Kjo organizate ndjek nje politike jopartiake dhe takohet me cdo institucion dhe faktor politik te botes shqiptare. Perfaqesuesit e Kuvendit te Shqiperise dhe zyrtaret qeveritare jane zgjedhur nga shtetasit shqiptare dhe ne e respektojme vullnetin e popullit. Kjo pikepamje nuk eshte shenje naiviteti. KKSHA-ja eshte e vetedijshme se sistemi elektoral ne Shqiperi le shume per te deshiruar dhe kete e ka shprehur vazhdimisht dhe publikisht. Ne bashkepunim me qeverine e Shteteve te Bashkuara, KKSHA-ja i ka kerkuar qeverise shqiptare dhe forcave te opozites nje transparence me te madhe ne proceset elektorale. Ne muajt qe vijojne, kjo organizate do te vazhdoje te ndihmoje qe zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi te jene sa me transparente dhe qe vullneti i popullit te shprehet ne menyre te plote dhe te lirshme.

KKSHA-ja eshte e vetedijshem per korrupsionin qe mbizoteron ne Shqiperi dhe pasojat qe ka ai ne zhvillimin e vendit. Por, eshte e rendesishme te bejme dallimin mes individeve qe perfaqesojne zyrat ne kete moment, nga zyrat qe ata do te duhej te perfaqesonin ne emer te shtetasve shqiptare. Per te adresuar ceshtjen e korrupsionit, KKSHA-ja po punon ne disa drejtime ne forcimin e shtetit ligjor dhe duke ofruar ekpertize teknike per reformimin e ligjeve aktuale. Lufta kunder korrupsionit eshte nje ceshtje akute dhe KKSHA-ja eshte aktive ne kete lufte.

Duke pare drejte se ardhmes

Ne vitin 1899, ne analizen e tij te mrekullueshme, Sami Frasheri ngriti ceshtjen e te kaluares, se tashmes dhe te ardhmes. E kaluara e popullit shqiptar vazhdon te studiohet, shkruhet dhe rishkruhet. Historine e sotme ne nje menyre apo tjeter jemi duke e krijuar dhe jetuar. Vendimet dhe veprimet qe ne ndermarrim sot, do te luajne nje rol vendimtar ne te ardhmen.

Viti 2005 do te jete nje vit percaktues per shqiptaret. Fati i Kosoves do te vendoset. Drejtimi i Shqiperise ne integrimin (ose mos integrimin) ne Europe do te caktohet. Dilema e Maqedonise do te adresohet ne menyre me te perpikte dhe shqiptaret e Malit te Zi do te ballafaqohen me sfida dhe mundesi te reja gjate procesit te shthurrjes se bashkimit Serbi-Mali i Zi. Historia po shkruhet para syve tane. Ne kete moment kritik eshte e rendesishme te ngrihet pyetja per te gjithe shqiptaret kudo ne bote se cfare kemi mesuar nga e kaluara dhe cfare duhet te bejme per te ardhmen e kombit tone.

Ne thjesht kerkojme qe te gjithe pjesetaret e komunitetit shqiptaro-amerikan te punojne se bashku. Eshte e lehte te thuash se komuniteti duhet t'i ndale grindjet e tij, por nje gje e tille arrihet me pune e perkushtim. Ne duhet te jemi te vetedijshem se komuniteti perbehet nga individe dhe nje bashkepunim i suksesshem arrihet vetem kur secili prej nesh merr nje vendim te sinqerte per te punuar se bashku dhe me te njejtin qellim. Cdo hap i yni ose ndihmon ne solidaritetin kombetar ose kontribon ne mosmarreveshjet kombetare. Cdo vendim yni, ose na sjell me afer aspiratave kombetare, ose na largon prej tyre. Demi i vendimeve individuale eshte i rende dhe si rrjedhoje cdo vendim duhet peshuar e marre me vetedije. Le ta kujtojme thenien e Eskilit se: " Dhimbja bie pike-pike ne zemrat tona, derisa perkunder deshperimit dhe deshires sone, dija vjen nga meshira e madhe e zotit."

Pothuajse pa perjashtim, kritikat dhe sulmet ne komunitetin tone shtyhen nga patriotizmi dhe jo nga ndonje arsye tjeter qellimkeqe. Njerezit kane mospajtime me veprimet qe duhen ndermarre dhe jo me principet themelore. Si komunitet, ne duhet ta kthejme energjine qe buron nga patriotizmi ne nje force pozitive, sepse fuqia e individeve te bashkuar eshte shume me e madhe se kontributi i tyre individual.

Robert Kenedi dikur tha: "Vetem disa njerez kane mundesine ta shkruajne historine, por cdonjeri nga ne ka mundesi te kontriuboj pak ne ndryshimin e rrjedhjes se ngjarjeve. Historia e brezit tone do te rezultoje nga bashkimi i veprimeve te cdo individi."

Ne si komunitet duhet t'i largohemi politikave partiake dhe te perqendrohemi ne nje strategji me te gjere. Ne duhet t'i shmangemi perkrahjes apo kundershtimit te politikaneve lokale dhe t'ua leme ate vendim qytetareve shqiptare, te cilet jetojne nen udheheqjen e tyre cdo dite. Por ne duhet te perpiqemi qe te gjithe zerat e qytetareve, qofshin ata te forte apo te dobet, te degjohen dhe te respektohen plotesisht. Ne muajt dhe vitet qe vijne, ne duhet te punojme se bashku per te arritur qellime ambicioze si:

- Rritjen e ndihmave amerikane per Shqiperine me qellim te forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik, ceshtjeve lokale, rrugeve, luftimit te krimit etj. Kjo ndihme menaxhohet nga agjensite qeveritare amerikane dhe jo nga zyrtaret lokale.

- Sigurimi i perkrahjes per rrugen Durres-Kukes, qe do te rrise tregtine, eksportin ekonomik, turizmin dhe forcoj lidhjen mes Shqiperise dhe Kosoves dhe eventualisht Evropes.

- Perkrahjen per projektin e Korridorit 8, qe eshte projekti me domethenes qe mund te arrihet.

- Te ndihmojme ne krijimin e nje baze ushtarake amerikane ne Vlore, si mase sigurie dhe forcimi te mardhenieve shqiptaro- amerikane.

- Te cojme perpara njohjen e pavaresise se Kosoves dhe perfundimin e misionit te UNMIK-ut.

- Rritjen e investimeve rajonale.

- Sigurimin e perkrahjes se integrimit te plote te shqiptareve ne Maqedoni.

- Sigurimin e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi, perfshire krijimin e komunes se Tuzit dhe qeverisjes lokale te buxhetit, tatimeve dhe arsimit.

- Te influencojme qeverine amerikane dhe te kontribojme ne zgjidhjen e ceshtjes Came.

Pra sic shihet mbetet akoma shume pune per t'u bere. Si ne cdo komunitet, mes nesh do te kete individe dhe politikane plangprishes, qe do te perpiqen te na ndajne. Por ata nuk mund te kene sukses pa ndihmen dhe mbeshtetjen e anetareve te tjere te komunitetit. Dhe nese ne behemi pre e qellimeve te ketyre individeve, ne do te deshmojme forcimin e lobit serb dhe grek, dhe padyshim demtimin e ceshtjes shqiptare.

Asgje nuk eshte me e demshme se percarja. Te ndare, nuk na duhen armiq, sepse nuk na mbetet asgje per te fituar. Te bashkuar, mundesite e popullit tone kufizohen vetem nga imagjinata, kuraja dhe energjia jone. Vendimin final per te ardhmen e merrni ju.

Martin Vulaj

Rudina Seseri

Martin Vulaj eshte Drejtor Ekzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan.

Rudina Seseri eshte Anetare e Kryesise dhe Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Shkrimi eshte shkruar posacerisht per gazeten "Korrieri".

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-3-2005 nė 22:19 Edit Post Reply With Quote
KKSHA-ja NDERON DREJTORIN EKZEKUTIV

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, emëron gazetarin e VOA-s si drejtor ekzekutiv

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, pas dorëheqjes së zotit Martin Vulaj nga detyra e drejtorit ekzekutiv, emëroi në atë funksion zotin Fran Shkreli. Ai ka punuar për 30 vjet në institucione të qeverisë amerikane dhe e fillon detyrën e re me 13 mars, 2005. "Ne jemi shumë të lumtur që zoti Shkreli ka vendosur t’i bashkohet organizatës sonë. Ai ka dëshmuar aftësi udhëheqëse dhe organizative gjatë karrierës së tij dhe ne jemi të bindur se zoti Shkreli do të vazhdojë rrugën e suksesshme të vendosur nga paraardhësit e tij në këtë detyrë”, tha ndër të tjera kryetari i KKSHA‑s, zoti Ilirian Rusi. Fran Shkreli mori detyrën e drejtorit të divizionit evropian në "Zërin e Amerikës" në vitin 1994, pas një përvoje 20-vjeçare në këtë institucion, ku në vitin 1974 kishte filluar punë si gazetar dhe producent. Shumë shpejt, ai u ngrit në rolin e redaktorit dhe në vitin 1984 u emërua shef i shërbimit shqip. Zoti Shkreli ka luajtur një rol të rëndësishëm si drejtor i divizionit evropian edhe gjatë konflikteve ballkanike, kur ky institucion ishte burim i informatave objektive dhe të sakta në kohën kur ky rajon kishte nevojë më së shumti për një burim të tillë.

55

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-5-2005 nė 00:43 Edit Post Reply With Quote
Moisiu pret shqiptaro-amerikanet

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, priti dje ne Durres drejtues te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), Drejtorin Ekzekutiv, Frank Shkreli dhe Presidentin e ketij Keshilli, Dejvid Skoton. Biseda e zhvilluar me kete rast u perqendrua ne zhvillimet aktuale ne vend dhe ne rajon. U vu ne dukje se marredheniet shqiptaro-amerikane jane ne nje nivel shume te larte. Presidenti Moisiu ka vleresuar kontribution qe jep ky Keshill per zhvillimin e marredhenieve mes dy vendeve tona dhe interesin me te cilin ai ndjek zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Perfaqesuesit e NAAC-ut theksuan se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdojne te mbeshtetin vendin tone dhe ne referim te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare thane se Uashingtoni eshte i interesuar per keto zgjedhje qe ato te mbahen sipas standarteve nderkombetare. Presidenti Moisiu u shprehu bashkebiseduesve besimin se puna e tyre do te vije gjithnje ne rritje dhe do te kete mirenjohjen e shqiptareve.


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 4-5-2005 nė 02:22 Edit Post Reply With Quote
NANO THERRET NE NDIHME KKSH-ne.....

NANO: DISPORA LUAN ROL PER IMAZHIN E SHQIPERISE NE BOTE

Kryeministri Nano zhvilloi dje nje takim me presidentin e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, David Scotton, drejtorin Ekzekutiv te ketij keshilli, Frenk Shkreli, dhe Ekrem Bardha, autoritet i NAAC. Ne fillim te takimit, kryeministri i uroi Shkrelit suksese ne detyren e re. Kryeministri u ndal ne rolin shume te rendesishem qe luan diaspora ne formimin e imazhit te Shqiperise dhe falenderoi NAAC per angazhimin e tij ne ceshtjet shqiptare. Nano theksoi se Keshilli Shqiptaro-Amerikan eshte nje ure e rendesishme mes Shqiperise, komunitetit shqiptar qe jeton ne Amerike dhe autoriteteve ne SHBA. Ne takim autoritetet shprehen vullnetin e plote per te bashkepunuar ngushte, edhe ne te ardhmen, ne kete drejtim. Duke diskutuar mbi zhvillimet ne vend, kreu i ekzekutivit vuri ne dukje orientimin prioritar te Shqiperise per integrimin europian dhe euroatlantik, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve te huaja, hapat e ndermarra per goditjen e fenomeneve negative, etj., ndersa ka theksuar rendesine e zgjedhjeve parlamentare dhe standardet e tyre per te ardhmen integruese te vendit. Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim per rolin e rendesishem qe luan Shqiperia ne rajon, vecanerisht ne lidhje me ceshtjen e Kosoves dhe te ardhmes europiane te saj.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5293171 sekonda, 38 pyetje