Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Gage
AGRON RUMI

Postuar mė 10-5-2003 nė 00:09 Edit Post Reply With Quote
Shefi i organizatave shoviniste greke me viziten etij te fundit ,vulos tradhtite ne vazhdim te qeverise se Nanos si dhe penalizon qarte qetesine mikpritese te BF-se.Mendoj se shqiptaret duhet te zgjohen nga gjumi letargjik ku kane rene,per te prere perfundimisht paktet qe synojne copetimin perfundimtar te vendit te shqiponjave.Presidenca,qeveria dhe parlamenti shqiptar kane humbur te drejten per te perfaqsuar kombin,Gage i ka privatizuar keto institucione duke krijuar premisat per te realizuar endrrat helene.Nese nuk ndalim tani histerizmat antishqiptare te Moisiut-Berishes-Nanos si dhe mikut te tyre Gage,neser do te pendohemi, sepse me indiferencen tone kemi ndihmuar ne fundin tone tragjik.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2003 nė 07:00 Edit Post Reply With Quote
Bishti i Pallës, Gejxh në Tiranë
Shefi i lobit grek takon kryeministrin Nano


--------------------------------------------------------------------------------



TIRANE

Vizita e shefit të lobit grek në SHBA, Nikolas Gejxh në Tiranë erdhi në një moment kur vlon debati mbi vendimin e presidentit për të kthyer në parlament, marrëveshjen për bazën detare të Bisht-Pallës. Kjo marrëveshje mes ministrisë së Mbrojtjes greke dhe shqiptare do të rivotohet nga deputetët në seancë gjatë dy javëve të ardhshme. Ish-gazetari i "New York Times", Nikolas Gejxh u takua dy net më parë në shtëpinë e kryeministrit Nano dhe bisedoi me të për disa çështje mes të cilave edhe rreth marrëveshjes për rikonstruksionin e bazës së Bisht-Pallës. Gejxh i ka kërkuar kryeministrit Nano që të përdorë autoritetin e tij gjatë shqyrtimit nga Kuvendi të kthimit të marrëveshjes dypalëshe me Greqinë. Ai ka sugjeruar që miratimi i saj nga Parlamenti do të ishte një shenjë pozitive se Shqipëria ka vullnetin e mirë për bashkëpunim dhe partneritet me palën greke. Gejxh i ka kërkuar takim edhe kryeministrit Meta, i cili ndodhet në Bruksel.

Vizita
Megjithëse ambasadori i Greqisë u shpreh i pashqetësuar nga kthimi i marrëveshjes së Bisht-Pallës në Parlamentin shqiptar, lobi grek u vu menjëherë në lëvizje. Nikolas Gejxh ka mbërritur për të bindur palën shqiptare mbi rëndësinë e miratimit të saj. Gejxh i ka kujtuar kryeministrit Nano samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në muajin qershor në Selanik, ku pritet të analizohen hapat e hedhur deri tani nga Shqipëria për procesin e stabilizim-asocimit. Sipas Gejxhit, nëse marrëveshja e Bisht-Pallës do të miratohej pa probleme nga Kuvendi, atëherë kjo do të ndikonte në klimën e mirë midis dy qeverive dhe dy vendeve. Përveç marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, Gejxh dhe Nano kanë biseduar rreth privatizimit të disa kompanive në sektorët strategjikë, procesi i të cilave do të fillojë muajt e ardhshëm. Ish-gazetari i "New York Times" ishte tre muaj më parë në Shqipëri, ku pati takime me kreun demokrat, Berisha, dhe kryeministrin Nano. Ashtu si në vizitën e fundit, ai shoqërohet gjatë lëvizjes së tij në Tiranë, nga ambasadori amerikan, Xhejms Xhefri.

Marrëveshja
Parlamenti do të votojë dy javët e ardhshme dekretin e presidentit për kthimin e marrëveshjes mbi rikonstruksionin e bazës detare të Bisht-Pallës. Nëse 84 deputetë do të votojnë pro këtij dekreti, atëherë marrëveshja Shqipëri-Greqi do të miratohet në bazë të përmirësimeve që ka sugjeruar presidenti i Republikës. Në të kundërt, pra, nëse dekreti rrëzohet, atëherë marrëveshja mes dy qeverive hyn menjëherë në fuqi pa kaluar nga Presidenca. Moisiu e ktheu në Kuvend marrëveshjen për rikonstruksionin e bazës ushtarake në Bisht-Pallë, pasi konstatoi në të disa pasaktësi në formulimet juridike. Sipas tij, nuk ka pse të parashikohet një marrëveshje që të zgjasë 5 vjet, në një kohë kur për ndërtimin e godinës së bazës mund të duhet më pak kohë. Edhe opozita e ka kontestuar marrëveshjen, por ka paraqitur arsye politike. Abrogimi i Ligjit të luftës nga Parlamenti grek ishte kushti që shumica e deputetëve të opozitës të votojnë kundër marrëveshjes.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 31-7-2003 nė 00:41 Edit Post Reply With Quote
Cage & Janullatos

In this week’s PARADE, "http://www.parade.com/current/coverstory/statement.html" , Nicholas Gage profiles Archbishop Anastasios Yannoulatos, the inspiring leader of the Orthodox Church of Albania.

Since coming to Albania 12 years ago, Anastasios has worked tirelessly to improve the lives of all Albanians, regardless of their religion. Get a closer look at his work in our interactive slide show. Also, read a statement from Anastasios about how you can help his cause.

A Statement From Archbishop Anastasios

We shall be grateful for any assistance from Americans to support our pilot social programs in health, education, culture and agricultural development. We depend entirely on donations to finance these programs and, unlike in most countries, we are not exempt from paying taxes for any of our charitable works. So we badly need funds for our schools, child care centers, camps, cultural centers, agricultural programs and especially our medical facilities, which require expensive diagnostic equipment to provide adequate service to patients. (Right now, for example, our medical clinic in Tirana desperately needs a CT scanner, but at $135,000, it is beyond our reach.)

Many of the pilot projects we have started are the only social programs in existence in the country. We would like to strengthen and expand them, but our resources are quite limited, so any assistance we receive will be welcomed and put to great use.

Contributions may be sent to:

The Orthodox Church of Albania
Kavaja Road 151
Tirana, Albania

We can also be reached by fax at: 011 355 42 32109
E-mail may be sent to: orthchal@orthodoxalbania.org

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Adrian

Postuar mė 6-1-2004 nė 20:40 Edit Post Reply With Quote
Nickolas Gage ne Shqiperi per formimin e qeverise se re

Letër ambasadorit James Jeffrey
22 Dhjetor 2003
Ambasadorit të Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri
Zoti Ambasador!
Përsëri kam parë shokun tuaj të ngushtë, Nickolas Gage në Shqipëri. Dhe çuditërisht kjo po ndodh pikërisht kur është duke u formuar qeveria e re. Edhe këtë herë ju keni mbështetur këtë “surprizë” të Gage-it në Shqipëri duke shkelur në këtë mënyrë premtimin që i keni dhënë Shqiptaro-Amerikanëve në muajin janar.
Por kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe pasi ju akoma nuk keni dhënë sqarime rreth veprimeve tuaja në lidhje me mbështetjen që i dhatë Gage-it në vizitën e tij të fundit në Shqipëri dhe as keni reaguar për të sqaruar pozicionin tuaj dhe qëllimin e asaj vizite. Ju gjithashtu i detyroheni komunitetit Shqiptaro-Amerikan një përgjigjie në lidhje me natyrën e kontakteve tuaja me Nickolas Gage dhe rreth emërimit tuaj si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Dhe gjthashtu mbetet për t’u zbuluar se çfarë dini ju rreth ndonjë përpjekjeje të Nano-s për të pasur akses tek presidenti Bush.
Me shpresën se fjalët e mia nuk do të keqinterpretoheshin nga askush do të konkludoja se: sipas opinionit tim, ju jeni një person me dyfytyrësi, një gënjeshtar, dhe një person i cili me veprimet e tija ka treguar se vlerëson më shumë marrëdhëniet me Gage-in në kurriz të marrëdhënieve me shqiptarët, ju jeni një armik i shqiptarëve.
Gjëja më e mirë që mund të ndodhë për të mirën e Shqipërisë dhe interesave të SHBA-ve, është që largoheni nga posti juaj sa më shpejtë të jetë e mundur.
Gary Kokalari
Nga Biznesi
www.biznesi.com.al date 25 Djetor

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 09:37 Edit Post Reply With Quote
Si e mendoj une kete pune:

Kemi disa tema te hapura permbi gage dhe sot mendova qe ti permbledh ne nje teme te vecante per ti pasur te gjitha materialet ne nje vend.

Une mendoj se eshte ne nderin dhe eshte detyre e te djathteve shqiptare qe :

1. Te njohin sa me mire armiqte e tyre

2. Te mbledhim materiale, ku argumentohet bindshem se pse dikush eshte armik
E gjitha kjo duhet te behet ne menyre shkencore dhe jo amatorce. Per cdo material duhet te permendet burimi ei sakte i tij.

Ne te djathtet shqiptare duhet te jemi ne gjendje qe te argumentojme para cdo njeriu te botes:

Pse gage eshte armik i joni?

Kush e argumenton kete?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 11:12 Edit Post Reply With Quote
Pyetja e pare dueht te jete:

Kush eshte gage?

Nje biografi e tij.

Me pas:

A dihet se anetar i kujt organizatave greke eshte?

Cfare ka shkruar ai permbi vorio-epirin?

Cfare ka shkruar ai permbi Shqiperine, ne pergjithesi?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 11:48 Edit Post Reply With Quote
http://www.naac.org/pr/2002/12-05-02a.html

Pyetje elementare:

Si e ka emrin?

Nikolas Gaixh (Nikos Gatzoyiannis)

Nicholas Gage





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 12:10 Edit Post Reply With Quote
"In July 1996, she testified on behalf of the State of Albania before the House Committee on International Relations and exposed the role of Nicholas Gage of the Panepirotic Federation and the Albanian Communists in attempting to overthrow the democratically elected government of Sali Berisha."

http://www.aacl.com/shirley2.html

Kush mundet te kontaktoje me Shirley Cloyes dhe ti kerkoje te na japi raportin e tij?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-1-2004 nė 11:25 Edit Post Reply With Quote
Dje duke bere permbledhjen e materialeve, kam fshire nje material te sjelle nga Agron Rumi, kush ishte dhe linku nga ishte marre.

A e ka kush ate material?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 12-3-2004 nė 14:04 Edit Post Reply With Quote
KARAMELO ZBARDH PLANIN "GEIXH"

KARAMELO ZBARDH PLANIN "GEIXH"

Deputeti Karamelo: "PBDNJ ka per palce minoritetin grek.Ekziston deklarata e lobit...Ka te vertete!"

Edlira Prenga

Raporti i lobi grek ne Amerike, i cili flet per nje fushate spastruese ndaj minoritet grek ne Shqiperi, konfirmohet si I tille edhe nga deputeti i PBDNJ-se Ligoraq Karamelo. Ne debatin e mbremshem televiziv "Shqip" ne Top Chanel, kreu I PBDNJ_se zoti vangjel Dule u gjend ngushte para pohimeve pohuese te deputetit te Partise se vet Karamelo i cili po behet oponent I ashper I zotit Dule pro opozites dhe kunder pozites. Deputeti karamelo mbeshteti ne parim perfundimet e ketij raporti duke i cilesuar ato si te verteta te pakundershtueshme. "Realiteti tregon se minoritaret ne jug te Shqiperise vazhdimisht kane qene nen presion. Konkretisht shihni Saranden. Atje sipas statistikave vetem nje per qind e grekeve minoritare kane magazina dhe hotele ndersa 99% e pronave jane ne duart e te ardhurve, sqaroi Karamelo. Sipas tij pretendimet e ngritura prej lobit grek ne Amerike pasqyrojne nje te vertete te fshehur qellimisht. "PBDNJ-ja eshte parti e minoritetit grek, ky minoritet ka qene palca e partise sone. Na takon ne te pareve te paraqesim keto fakte te paret, jo te heshtim e te fshehim dhunen e gjithanshme te ushtruar ndaj tyre, theksoi deputeti Karamelo. I menjehershem ishte reagimi i kryetarit te PBDNJ-se, i cili hodhi poshte pretendimet e deputetit Karamelo. Dule i quajti keto deklarata si jo te verteta, dhe spekulime te qarqeve te caktuara, te cilat abuzojne me problemet reale qe kane minoritaret. "Do t'i cilesoja thjesht spekulime deklarime te tilla. S'duhet te bejme me faj askend por t'u kushtojme rendesi proceseve integruese, perfundoi Dule. Deklaratat e Karamelos zbulojne aktualisht planin e lobit greko-amerikan dhe shtyjne zbardhjen e nje skandali I cili mesa duket synon trazimin e problemeve greko-shqiptare duke perdorur pakicen greke ne disa rrethe te jugut te vendit. Deputeti karamelo ne kete pike ndahet edhe me tej me kryetarin e partise se vet Dule, duke u vetdeklaruar se mbeshtet kalimin e kesaj partie ne koalicion me opoziten dhe ndarjen me socialistet. Nga ana e tij kreu i PBDNJ-se u shpreh se partia e tij po orientohet drejt politikash integruese dhe se motivi I tij eshte ta zgjeroje perfaqesimin e subjektit te vet politik ne jeten politike te vendit.

kj






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-3-2004 nė 21:25 Edit Post Reply With Quote
Karamelo, vazhdon te beje kthesa te shpeshta,qe dhe me naivi i kupton.Llogjika e ketij sherbetori anemik,bazohet ne dinakerine helene qe tashme ka dale boje.Ky antishqiptar nuk ka dallime prej Dules dhe stanit te tij,sepse skenaret e Gage nuk nund te zbulohen kollaj.Rruga e vetme, per te nderprere veprimtarite e antishqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise,eshte dalja jashte ligjit e PBDNJ-shit.Sepse tashme ka kohe qe njihet si parti e minoritetit grek(absurdi shqiptar i rradhes).Sipas standarteve te vendeve te zhvilluara,nuk mundet qe nje minoritet(ne numer minimal)te kete partine e vet.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Nikolas Gejxh, plan minoritarëve për greqizimin e Sarandës
Me posht lajm i Balkanweb.com
Lajmi i ores 9:30 AM
TIRANE (5 Prill) - Vazhdon interesimi i publicistit amerikan me orogjinë greke Nikolas Gejxh për Shqipërinë. Gazeta "Albania" ka publikuar një mbledhje që greku i njohur për tendencat antishqiptare ka zhvilluar një muaj me parë në Sarandë me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Gejxh ka dhënë direktiva për grekëzimin e qytetit dhe detyra që të ndiqen nga minoriteti. Një qytetar i Sarandës, sipas gazetës, ka regjistruar mbledhjen dhe së shpejti ajo do të publikohet në media. 6 rekomandimet e dhëna nga Gejxh janë:të hapen bankat greke që të stimulojnë në kredi deri në falje të kuadrove minoritarë; të punohet duke blerë vendet e punës në drejtimet kryesore të ekonomisë, si gjykata, dogana, banka e tatime; të krijohet opinioni se Saranda është krijuar nga grekët dhe shqiptarët t'u nënshtrohen minoriteteve edhe nga ana ekonomike; sa më shumë emra e simbole minoritare e të ndërtohen kisha që të krijohet përshtypja se minoritarët janë dëbuar nga Shqipëria; intelektualët minoritarë të organizohen e të zgjedhin drejtuesit e tyre që t'u japin paga e shpërblime për festa, siç ndodhi më 7 e 8 mars, ku mësuesit u paguan me 800 euro; të stimulohen minoritarët të blejnë toka nga shqiptarët. ro/ro (News24/BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
"Katarsisi patriotik" i Nikolas Geixhit

Nga Mero Baze

Udhëheqësi i veprimtarëve grekë në SHBA, Nikolas Geixh është rikthyer në faqet e shtypit shqiptar, pas një takimi që ai ka pasur me përfaqësues të pakicës greke në Sarandë, në të cilën ka inkurajuar përfaqësuesit e pakicës greke për kërkesa që kalojnë limitet e respektimit të statusit të një pakice në një vend demokratik. Kur i referohesh biografisë së Nikolas Geixhit për deklarata të tilla, nuk ia vlen që takimi i tij i fundit në Sarandë të quhet lajm.

Po pse u bë lajm dhe pse me kaq shumë bujë, nga redaksi që flirtojnë natë e ditë me Kryeministrin shqiptar, që ishte bashkë me Nikolas Geixhin në Uashington?

Ka një shpjegim të thjeshtë që po i shmangemi.

Nikolas Geixh është një qytetar me interesa në tre shtete. Në SHBA, ku ka karrierën dhe jetën e tij; në Greqi ku ka bazën e biznesit të tij si trafikant influencash; dhe në Shqipëri ku ka "selinë" e biznesit të tij nacionalisto patriotik. Interesi themelor i tij është të mbetet njeri i rëndësishëm për grekët e SHBA-së, të cilët janë financues të mirë të ëndrrave të vjetra në Ballkan. Interesi i tij i dytë është të jetë faktor në politikën e re greke pas ardhjes së të djathtës në pushtet, me të cilën ka një orientim të përbashkët politik. Por kryeinteresi i tij është të mbetet gjallë në politikën shqiptare.

Rreziku që i vjen Nikolas Geixhit nga miqësia me Fatos Nanon

Udhëtimi i tij i fundit në Uashigton së bashku me kryeministrin Fatos Nano, dobësoi ndjeshëm pozitat e tij tek "grekët e sinqertë", të cilët besojnë te historitë e tij se ai është një armik i shtetit shqiptar. Udhëtimet e tij me Fatos Nanon, lidhjet e ngushta që shkojnë deri tek femra më e afërt e tij në Shqipëri, Kostandina Bezhani, të cilës Kryeministri i bëri si dhuratë një dikaster, dhe më tej akoma implikimet e tij, më shumë se miqësore, me zotin Nano në politikat e brendshme të Shqipërisë, e kanë bërë atë dita-ditës një figurë në rrënim për lobin grek. Shumë lobistë të çështjes greke në SHBA, nuk e kuptojnë dot se si do të kërkojnë në Kongres një "Hearing" për të drejtat e shkelura të grekëve në Shqipëri, ndërkohë që Nikolas Geixh është mik i ngushtë i Kryeministrit shqiptar. Kjo kontradiktë dhe, mbi të gjitha, kjo "hile e zbuluar" nga grekët e tjerë që paguajnë për të, ka dëmtuar seriozisht "patriotin grek" Nikolas Geixh. Ai, tani, për shumë grekë është një biznesmen që ka aktivitet në "fushën e patriotizmit", duke marrë sa të mundë parà prej grekëve që besojnë te përrallat e vjetra të VorioEpirit; dhe nga qeveritarë shqiptarë, që besojnë tek magjia e tij në Uashington. "Kaseta e Sarandës" është në të vërtetë një kasetë më e vjetër se vizita e Fatos Nanos në Uashington dhe mund të ishte publikuar qysh të nesërmen e takimit, pasi ka qenë takim i hapur dhe ka pasur plot gazetarë. Në të nuk ka asgjë sekrete dhe asgjë më të rrezikshme se, fjala vjen, emërimi i Bezhanit në krye të një Komiteti për Minoritetet. Por zhurma u bë tani që mbaroi vizita e zotit Nano në Uashington, pasi i duhet Nikolas Geixhit. Kredencialet e tronditura të tij kanë nevojë të rigjenerohen nga "nacionalistët" shqiptarë. Dhe projekti duket se po ecën. Gazetat e gatshme për t'i shërbyer Kryeministrit, kanë zbuluar armikun! Geixh dhe njerëzit e tij kanë filluar të fotokopjojnë gazetat dhe t'ua tregojnë veprimtarëve të tyre në SHBA dhe Greqi se në ç'kushte të vështira punojnë në atë të mallkuar vend që quhet Shqipëri. Pas kësaj janë më të lehta për t'u quajtur gënjeshtra takimet me Fatos Nanon, miqësitë me të, dhe, mbi të gjitha, lidhjet e biznesit që Nikolas Geixh ka me të majtën shqiptare në pushtet. Ky është katarsisi i vërtetë patriotik i Nikolas Geixhit, i cili ka ende arsye të mos quhet "një renegat" i VorioEpirit, pasi ka probleme me shtetin shqiptar. "Kaseta e Sarandës" është një detaj qesharak, jo i rrezikut që i vjen Shqipërisë nga Nikolas Geixh, por rrezikut që i vjen Nikolas Geixhit nga miqësia e trashur me kryeministrin shqiptar.

Karamanlisi ende nuk ka pyetur për Nikolas Geixhin

Kaseta e Sarandës, veç të tjerash po shfaqet që të shikohet dhe në Athinë. Ardhja e së djathtës greke në pushtet, ka ringjallur shpresat tek Nikolas Geixh se do të jetë një njeri i pranuar në Athinë. I mbajtur larg nga politika e kryeministrit Simitis, Nikolas Geixh shpreson të rikthehet si njeri influent në Athinë, si në fillim të viteve '90-të, kur ishte këshilltar i jashtëm i kryeministrit Micotaqis. Duke i bërë një provokim të tillë me leje, "patriotizmit grek" në Sarandë, Nikolas Geixh shpreson se do të tërheqë vëmendjen e Athinës dhe do të dëgjohet atje. Kryeministri Karamanlis, një përfaqësues i moderuar i së djathtës greke, duket se nuk ka pyetur ende për të. I afishuar si njeri "shumë i afërt i Fatos Nanos", Nikolas Geixh ka arsye të krijojë lajme që e mbajnë në distancë atë nga qeveria shqiptare. Dhe për ironi për këtë nuk ka kush ta ndihmojë tjetër, përveç qeverisë shqiptare dhe shtypit pro saj. Por, mbi të gjitha, njolla e rëndë që nxin në biografinë "patriotike" të Nikolas Geixhit, janë zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. Duke qenë njeri influent pranë qeverisë shqiptare dhe duke qenë i lidhur ngushtë me të, ai arriti të rrethojë disa hektarë tokë për hesap të vet në Ksamil të Sarandës nën emrin e Kostandina Bezhanit, por nuk arriti dot t'i jepte pakicës greke asnjë deputet në Jug të Shqipërisë, në zonat ku grekët janë homogjene demografikisht. Ai heshti për uzurpimin që Stefan Çipa u bëri votave të grekëve në Livadhja dhe zona të tjera minoritare, heshti për manipulimet në Vurg dhe Dropull, ku po ashtu fituan socialistët, për shkak se "fitimtarët" nuk përbënin rrezik personal për të. Përkundrazi ata kishin filluar të majmnin hipotekat e tij dhe financat e tij. Grekët e sinqertë të SHBA-së dhe ata të sillogjeve të VorioEpirit, besojnë ende se Nikolas Geixh është duke luftuar për lirinë e tyre. Në të vërtetë ai është një "patriot sharlatan" që lufton për t'u pasuruar duke gënjyer grekët dhe duke bërë krushqi me shqiptarët. Ai është një greko amerikan, që pasurohet duke trembur shqiptarët me SHBA-në, grekët me Shqipërinë, dhe SHBA-në me Greqinë. Nuk di nëse ka mundur të fitojë parà me këto dy të fundit, por di që me qeverinë shqiptare ka fituar goxha. Shpresoj se kaseta e fundit do t'ia rrisë fitimet Nikolas Geixhit, por nuk do të shtojë asnjë rrezik për Shqipërinë. E dimë të gjithë që nuk e ka seriozisht. Kanë ngelur vetëm pak grekë që e besojnë.

tema

Partia Demokratike thekson se nuk mund të japë asnjë deklaratë për gjëra të paverifikuara

Dyshime pse hesht SHISH për “Kasetën Geixh”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha dje se nuk mund të bëjë komente në lidhje me njoftimet në media, mbi një plan të greqizimit të Sarandës, pa patur një verifikim më parë. "Për gjëra të paverifikuara nuk preferoj të komentoj. Në rast se provohen të vërteta, do të kem komentet dhe qëndrimet e mia," tha Berisha. Ai shtoi se nuk është e vërtetë që e ka takuar Gejxhin para një muaji, por para disa muajsh, dhe se me të kishte biseduar lidhur me pikëpamjet mbi pakicat në rajon. "Nuk është e vërtetë që e kam takuar një muaj më parë, por shumë muaj më parë. Më ka ardhur në zyrën time së bashku edhe me ambasadorin e SHBA, Xhefri. Natyrisht kemi shprehur pikëpamjet tona, ai të tijat dhe unë të mijat për çështjet e pakicave në Ballkan," theksoi Berisha. Ndërsa për Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë në Partië Demokratike, Besnik Mustafaj, deklarimet e Gejxh nuk përbëjnë ndonjë gjë të re, pasi sipas tij janë brenda veprimit të tij publik. "Në deklarimet dhe qëndrimet e Gejxh nuk ka ndonjë suprizë për mua. Ai është brenda veprimit të tij publik, lidhur me Shqipërinë," tha Mustafaj. Ai shtoi se janë organet e specializuara që duhet të mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë. "Për të mbajtur qëndrim ndaj rasteve të tilla, janë organet e specializuara të shtetit shqiptar të ngarkuara nga Kushtetuta, për të mbrojtur sovranitetin e këtij vendi dhe interesat e tij," tha Mustafaj.

Ndërsa gjatë seancës së djeshme të parlamentit, kryetari i Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi është shprehur se ai posedon një dokument sipas të cilit para së të votohej projekt-rezoluta për çështjen çame, ambasadori grek në Shqipëri ka kërkuar që kjo rezolutë të anullohet. Sipas Lesit një deklaratë e tillë i është bërë e ditur zëvendësministrit të Jashtëm, Luan Hajdaraga, i cili ua ka bërë të njohur një gjë të tillë kryeministrit Nano dhe presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Lesi gjithashtu shtoi se në tekstin e korrespondecës që ai disponon, kërkesa për mosmiratimin e projektrezolutës çame, ishte e shoqëruar me kërcënimin se nëse miratohet një rezolutë e tillë, atëherë do të ketë pasoja për emigrantët shqiptarë në Greqi deri dhe në dëbimin e plotë të tyre. Duke bërë këtë deklaratë, Lesi ka kërkuar që të shikohet një fakt i tillë, pasi sipas tij kjo përbën një skandal diplomatik për të cilin duhet reaguar nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar.



tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
JA PSE GEIXH ESHTE I RREZIKSHEM PER SHQIPTARET

Nikolas Geixh eshte nje person qe njihet si antishqiptar dhe drejtues i lobit me ekstremist greko-amerikan me qender ne Uashington. Ne vitet e mbreterimit te tij ish-presidenti Berisha e shpalli (person non grata(, pra i padeshirueshem dhe nuk i lejohej hyrja ne Shqiperi. Me pas, me ardhjen e Nanos ne krye te drejtimit te vendit Nikolas Geixh u fut kudo e kurdo, ne te gjitha skutat e Shqiperise, takoi e ngaterroi politiken shqiptare, thuri e po intrigon gjithcka ne menyre qe Saranden dhe Himaren t'i shpalle toka greke, a thua se jeton ne vitet e para te shekullit tjeter. Faktet e botuara , fillimisht nga gazeta (Albania(, e te vijuara me pas nga e gjithe media shqiptare jane alarmante per veprimtarine e tij antishqiptare.Te habit fakti qe eshte ky Nikolas Geixh qe fut hundet ne politiken shqiptare, merr perdore Nanon dhe e con ne SHBA, i jep urdhera kryeministrit tone qe te emeroje kedo ne postet ekzekutive, shkon pa pyetur njeri ne kete shtet dhe organizon minoritetin kunder Shtetit shqiptar.Nikolas Geixh kryen hapur veprimtari antishqiptare dhe per kete as Sherbimi Sekret Shqiptar nuk e survejon, pasi nje nga detyrat e ketij sherbimi eshte te hetoje e te parandaloje veprimtarine antikombetare, bile pergjigjet me ligj. Por, sic duket, ky sherbim sekret shqiptar i varur dhe i tredhur nga Fatos Nano nuk po merr masa per te parandaluar veprimtarine e ketij personi te rrezikshem per Shqiperine. Nje dite te bukur ai me marionetat e tij ne Ekzekutiv e ne politike do te ngreje Himaren per te shpallur autonomine dhe me pas Saranden per ta ngritur kunder shtetit shqiptar. Mire se kryeministri Nano eshte kryekeput nen varesine e tij dhe ndofta te sherbimeve greke, por pyetja lind per Presidentin e Republikes se pse hesht e nuk kerkon shpjegime zyrtare nga SHISH e nga kryeministri. Nikolas Geixh po punon perdite. Ne rrime ne token tone e ai kerkon te na nxjerre token ne Jug si greke. Edhe tabelat ne rrugen nacionale na i vuri greqisht. Bile nje nga kushtet e tij per Nanon qe te hynte ne Shtepine e Bardhe ishte qe te krijonte edhe nje komision shteteror per minoritetet dhe te vinte atje zv/ministren e Punes, Kostandina Bezhani. A thua se ne Shqiperi paska kaq shume minoritete dhe Shqiperia po i diskriminoka! Vetem PBDNJ, e cila ka dale indirekt pro tij ka kaq shume poste ne Ekzekutiv, aq sa nuk ka shqiptari Skender Gjinushi apo intelektuali Neritan Ceka i PAD.

Ndaj Nikolas Geixh ka nevoje per nje pergjigje publike e zyrtare: Te rishpallet person i padeshirueshem per Shqiperine dhe t'i ndalohet hyrja ne territorin tone.

Re.Po.

kj



QENDRIMI I GEIXH NUK ESHTE I RI

Edlira Prenga

Zbardhja e gjashte pikave-propozime te bera para pak kohesh nga politikani me dy shtetesi, greko-amerikani Nikolas Geixh, ka ngjallur reagimin e politikes shqiptare. Pas publikimit te nje fakti te tille, drejtuesit kryesore te opozites e kane cilesuar si nje gje mjaft te rende, nese kjo perpjekje e Geixh eshte e vertete. Lideri demokrat, Sali Berisha, u shpreh dje se nje gje e tille eshte mjaft e rende, megjithese sipas tij eshte e paverifikuar. Ndaj ai per kete nuk ka dashur te beje komente, pa u zbardhur e verteta e takimit te politikanit me dy shtetesi ne Sarande pak kohe me pare. (Per gjera te paverifikuara nuk deshiroj te bej komente(, u shpreh kryetari i selise blu, duke shtuar nga ana tjeter se nese nje gje e tille eshte e vertete atehere mbetet nje veprim shume i rende. Persa u perket takimeve qe ai ka patur me Geixh, Berisha mohoi cdo koment se ne qender te tyre mund te kete qene nje gje e tille. Sipas kryetarit demokrat, takimet jane bere ne prezence te ambasadorit amerikan ne Shqiperi, Xhejms Xhefri dhe ne keto takime jane shkembyer mendime te ndryshme lidhur me problemet qe ka aktualisht Shqiperia. Ndersa per sekretarin e Marredhenieve me Jashte ne PD, Besnik Mustafaj, nje gje e tille nuk perben ndonje surprize. (Nuk ka ndonje surprize ne nje veprim te tille(, u shpreh Mustafaj, por duke shtuar nga ana tjeter se (nese me te vertete ka nje veprim te tille, jane organet e specializuara te prokurorise qe duhet ta verifikojne ate dhe te marrin ne mbrojtje ceshtjen(.

Per deputetin e PBDNJ-se, Ligoraq Karamelo, partia e te cilit eshte e akuzuar si pjese e nje marreveshje te tille, nese ne te vertete ka nje plan Geixh, ai eshte i papranueshem. (Ne nuk mund te pajtohemi me tendenca me biseda apo komente te ketij lloji(, u shpreh Karamelo duke vene ne dukje nga ana tjeter, se minoriteti duhet respektuar ne kuadrin e marreveshjeve te mira midis dy shteteve. (Minoriteti duhet pare ne kuadrin e te drejtave qe duhet te gezojne si nje ure baskepunimi per te ndihmuar ne forcimin e marredhenieve midis dy shteteve(, u shpreh deputeti i te drejtave te njeriut, duke bere te qarte ne kete menyre se nuk duhet te lejohet te ndodhin gjera te tilla. Ndersa per kryetarin e PAD-se, pjesemarres ne koalicionin (Koalicioni per Integrim(, nje fakt i tille eshte i papranueshem, pasi sipas tij kjo eshte nje marrezi e rastit e atyre qe u ka mbetur sahati ne vitin 1912.

Gjashte pikat e greko-amerikanit, Nikolas Geixh

1. Te hapen bankat greke, te cilat te stimulojne me kredi ne falje te kuadrove minoritare ne Sarande

2. Te punohet qofte edhe duke i blere vendet e punes, qe nder drejtimet kryesore te ekonomise, si dogana, tatime, banka, gjykata etj, te vendosen minoritare.

3. Te krijohet opinioni se Saranda ka qene e themeluar nga greket dhe se shqiptaret kane ardhur shume vone dhe si rrjedhim ata (shqiptaret) duhet t'u neshtrohen minoriteteve edhe nga ana ekonomike.

4. Mundesisht te vendosen sa me shume emra dhe simbole te minoritareve, si dhe te ngrihen kisha, mundesisht ne nje menyre qe ne te ardhmen te perdoren faktet para organizmave nderkombetare, sikur gjoja jane ne zona nga ku jane debuar minoritaret, por simbolet kane mbetur.

5. Te gjithe intelektualet minoritare te organizohen sipas drejtimeve, duke zgjedhur drejtuesit e rinj ne krye te cdo grupimi. Keta intelektuale do te marrin paga, te cilat do te depozitohen ne banka ne Janine, si dhe shperblime per te gjitha festat. Keshtu kjo u be realitet ne festat e 7-8 marsit, kur te gjithe mesuesit u shperblyen secili me nga 800 euro.

6. Te stimulohen minoritaret per te blere sa me shume prona nga shqiptaret e tjere.


kj

I lumte!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 09:14 Edit Post Reply With Quote
VEPRIMTARIA ANTIKUSHTETUESE E GEIXH, DENOHET ME LIGJ

Ne nje interviste per (Koha Jone( politikani Sabri Godo komenton veprimtarine e greko-amerikanit Nikolas Geixh ne jug te Shqiperise



Fenomeni Geixh, rrezik per marredheniet Shqiperi-Greqi



Intervistoi: Esmeralda Gjoka



- Z.Godo, cili eshte komenti juaj lidhur me denoncimin qe media shqiptare i beri veprimtarise se greko-amerikanit Nikolas Geixh ne jug te vendit?

- Une pres qe kjo te konfirmohet. Eshte nje lajm i bujshem dhe me shume rendesi. Ajo qe perben kryesisht shqetesim per mua eshte te di nese Sherbimi Informativ Shqiptar e njeh kete lloj veprimtarie, e ka vertetuar apo jo dhe cka bere me te. Ne rast se SHISH eshte fare jashte kesaj ceshtjeje, atehere krijohet nje problem me te vertete serioz sepse ne te tera vendet sherbimet informative jane organe qe duhet te merren ne radhe te pare me mbrojtjen e interesave te shtetit dhe te kombit. Ketu kemi te bejme me nje ceshtje qe lidhet drejtperdrejte me sovranitetin e vendit, me integritetin e shtetit. Pra, kemi te bejme me veprimtari te hapur antikushtetuese. Ne menyre me te qarte do ta permblidhja pyetjen time keshtu: di apo nuk di informacioni i shtetit mbi kete? Ne rast se nuk di, atehere ky sherbim nuk ekziston dhe mbetet pastaj te themi qe shtetin do ta mbroje masmedia. Ishte nje situate krejt anormale dhe meriton nje debat publik; Duhet te terheqe vemendjen e parlamentit dhe te vere ne detyrim qeverine te jape sqarime publike. Te pergenjeshtrohet ose te gjenden mjetet per ta luftuar nese eshte e vertete. Sic e shikoj une, me duket se gazeta (Albania( qe e denoncoi se pari kete veprimtari ka burime te sigurta dhe mund ta dokumentoje ate qe pretendon.

- Cfare perfaqeson ne vetvete Nikolas Geixh?

- Ky eshte nje personalitet i njohur ne SHBA, ne disa rrethe artistike-kulturore, pra, eshte nje intelektual. Por nuk perfaqeson asnjelloj institucioni. Me sa jam informuar une, ky eshte drejtor i Fondacionit Greko - Amerikan dhe s'ka asnje lidhje me Shqiperine. Megjithate ai ka ardhur disa here ketu. Ajo qe duhet te na interesoje ne eshte fakti qe ky person ka manifestuar haptas tendenca armiqesore ndaj Shqiperise dhe keto nuk i ka pergenjeshtruar asnjehere. Ka nje histori te gjate shumevjecare, d.m.th. ka gjetur terren te lire ne kete lloj veprimtarie qe sikunder thashe, shkon edhe ne dem te marredhenieve te Shqiperise me Greqine. Te dy palet duhet ta ndalojne kete veprimtari te tij, ne dhe Greqia. Kjo eshte nje dukuri qe meriton vemendje. Nuk eshte nga ato lajme qe fryhen dhe zmadhohen per te krijuar probleme ne politike, por eshte nje realitet dhe duhet trajtuar si i tille.

- Si ka mundur ky individ, me tendenca armiqesore ndaj Shqiperise, te gjeje terren te lire ne vendin tone?

- Kjo `shte nje pyetje qe duhet t'u behet qeveritareve. Me sa duket dhe konfirmohet nga e tere veprimtaria e tij nder vite, z.Berisha ne kohen e tij beri mire qe i ndaloi hyrjen ne Shqiperi ketij individi, sic beri gabim qe e priti tani ne shenje pajtimi. Dhe ajo qe nuk kuptoj une eshte se si mundet qe nje individ, sado i shkelqyer qofte si person, te vije dhe te pritet ketu disi ne menyre protokollare, a thua se vjen nje perfaqesues i SHBA-se. Ai kurrsesi nuk e ka nje atribut te tille dhe kjo eshte nje nga ato gjerat absurde dhe budallaqe, qe ndodhin ne politiken shqiptare. T'i jepet nje atribut zyrtar nje njeriu qe nuk ka kurrefare atributi te tille... Kjo nuk mund te shpjegohet vetem me aftesite e tij personale, por kemi te bejme me nje lloj tolerance, nje lloj neglizhence, nje mungese pergjegjesie te plote nga ana e atyre, qe kane dhene e kane marre me kete person brenda dhe jashte Shqiperise. Dihet qe ky ka bere takime me Nanon dhe Meten edhe ne Korfuz. Keto s'jane thene ndonjehere zyrtarisht, por masmedia ka pasur mundesi ta provoje kete. Geixh ka ardhur disa here ne Shqiperi dhe eshte perqendruar gjithnje se si te aktivizoje minoritetin per ta ngritur kunder shtetit shqiptar. Eshte nje veprimtari qe denohet me ligj dhe tani une pres te shikoj se cdo te beje shteti shqiptar. Nese jemi ne nje pergjumje te atille qe s'na bejne pershtypje as veprimtarite antishteterore, atehere me te vertete mund te themi qe jemi ne nje gjendje teper skandaloze.

- Cila mendoni se eshte arsyeja qe qeveria shqiptare po hesht ndaj ketij fenomeni?

- Une pres nje reagim te qarte nga qeveria shqiptare. Nese ajo nuk e ben kete, atehere them se ajo do te marre mbi vete nje akuze te te gjithe shqiptareve. Ne gjithnje kemi qene te perulur ndaj te tjereve, por te pakten kjo ka qene vertetuar ne nivelin e marredhenieve ndermjet shteteve, ndersa ketu perulemi dhe behemi loje e nje individi, i cili perfaqeson veten e tij dhe ata qe mund te jene lobi grek ekstremist ne SHBA. Une jam i sigurt qe greket ne SHBA nuk jane pas tij, jam i sigurt qe edhe ne Greqi ky nuk eshte i mirepritur. Mund te kete gjetur strehe ne disa qarqe te caktuara, por nuk ka ndonje ndikim te madh ne politiken e shtetit grek. Dhe per cudi, ai vjen dhe gjen terren te lire ketu ne Shqiperi. Per kete duhet me te vertete te pergjigjet qeveria. Nese i shmanget, atehere une them se opozita, e cila merret nganjehere edhe me gjera qe nuk kane aq rendesi, kete ceshtje duhet ta vere tani ne plan te pare dhe te luftoje per te.

- Sa i rrezikshem mendoni se eshte per vendin tone (fenomeni Geixh( dhe cfare pasojash mund te sjelle ai?

- Nese lihet i lire te punoje ketu, te shperndaje para, te krijoje rrjete, te krijoje kuadro te se ardhmes ashtu sic e mendon ai, mund te thuhet se do te arrije ndonje dite te vere mbi baza te tjera pretendimin e qarqeve te erreta shoviniste greke te Vorio-Epirit dhe te aneksimit te nje pjese te jugut te Shqiperise ne dobi te Greqise. Keto jane me te vertete endrra qe s'mund te funksionojne ne Europen e sotme, por ja qe ka njerez qe merren me to dhe ne nuk mund te mos jemi te vemendshem ndaj tyre, duke i quajtur keto thjesht si veprimtari te nje aventurieri politik, i cili nuk mund te na demtoje. Nuk eshte aspak keshtu. Kjo perben disa rreziq dhe ne radhe te pare, sikurse thashe edhe me lart, shkon ne dem te marredhenieve tona me Greqine.

- Si e gjykoni pozicionin e partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne ceshtjen Geixh?

- Une mendoj se PBDNJ shpesh humbet ekuilibrin. Kjo u provua edhe me debatin ne parlament lidhur me ceshtjen came. Ne keto raste, njerezit kane edhe te drejte te thone qe kjo parti ka nje qender jashte vendit prej nga merr direktiva ne momente te caktuara. Kjo nuk i ben mire kesaj partie dhe ne rast se ecen ne drejtime te tilla te shtrembera do te shkoje duke e izoluar vetveten. Une e kam shikuar gjithnje miqesisht kete parti sidomos ne kohen kur kryetar i saj ishte i ndjeri Melo. Kjo nuk do te thote qe kam ndonje kundershtim ndaj ketyre qe e drejtojne sot kete force politike, por kisha per t'ju bere kete observacion qe thashe: te mos e ekspozojne veten si nje parti progreke ne Shqiperi, sepse kjo do te conte drejt deshtimit te tyre gradual e me ne fund te plote.

kj

Godo si shume te "djathte" te tjere jane te luajtur menc.

Ndarja e RSH nuk eshte enderr, por nje projekt per te cilin greket po punojne ne menyre te persosur.

Fakte ka aq shume te mbledhura ne kete Kuvend sa te tmerrohesh.

Ne rast se Pavaresia e Kosoves nuk arrihet brenda nje kohe te shkurter dhe ne rast se sulmet islamike ne Europe shtohen ndarja e RSH eshte nje projekt formal, dmth krejt i realizueshem.

Kur ne te djathtit nder shqiptare te ndergjegjesohemi per kete do te jete shume vone.

Cfare duhet te bejme?

1. Te organizohemi ne Diaspore

per te ulur ndikimin grek duhet nje pune profesionale dhe mjete financiare

2. Te bejme te pamunduren qe Kosoves ti njihet Pavaresia


3. Te ndihmojme partite e djathta ne RSH qe te vijne sa me shpjet ne pushtet





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Politika, per planin "Geixh" per Saranden
Disa prej politikaneve shqiptare kane reaguar dje ne lidhje me planin e Nikolas Geixh, te botuar dy dite me pare ne nje nga gazetat e perditshme shqiptare, i cili do te mundesonte greqizimin e qytetit te Sarandes. Keshtu, Kryetari i PD-se, Sali Berisha u shpreh dje se per gjera qe mbeten ende te paverifikuara, kjo ceshtje nuk mund te komentohet, ndersa per deputetin demokrat, Besnik Mustafaj, mbi kete ceshtje duhet te mbajne qendrim organet e specializuara te shtetit, te ngarkuara per mbrojtjen e sovranitetit te Shqiperise. Nderkohe, duket se i te njejtes linje ka qene edhe komenti i deputetit te PBDNJ-se, Ligoraq Karamelo, sipas te cilit, minoritetet jane nje ure bashkepunimi midis Shqiperise dhe Greqise. "Nuk mund te pajtohemi me tendenca, me biseda ose me komente, te cilat nuk i dime se nga vijne dhe ku jane zhvilluar", nenvizoi Karamelo.

THANE:

FATOS NANO, Kryeminister:

"Nuk eshte armik Geixhi. Ai eshte nje lobist. Deklaratat e fundit i ka thene ne mbledhjen e OMONIA-s ne Sarande, ne nje mbledhje publike te nje organizate jo politike.

SALI BERISHA, Kryetar i PD-se:

"Per gjera te paverifikuara nuk preferoj te komentoj. Ne rast se provohen si te verteta, atehere natyrisht qe do te kem qendrimet dhe komentet e mia. Ate (Geixhin) e kam takuar muaj me pare. Me ka ardhur ne zyre sebashku me Ambasadorin e SHBA-se, Xhejms Xhefri dhe natyrisht kemi shprehur pikepamjet tona, ai te tijat dhe une te mijat per ceshtjen e pakicave ne Ballkan".

BESNIK MUSTAFAJ, Deputet i PD-se:

"Ne deklarimet dhe qendrimet e zotit Geixh nuk ka ndonje surprize per mua. Ai eshte brenda veprimit te tij, te pakten ne 10-15 vitet e fundit, lidhur me Shqiperine. Per mua, per te mbajtur qendrim dhe per te gjykuar, jane organet e specializuara te shtetit shqiptar, te ngarkuara nga Kushtetuta per te mbrojtur sovranitetin e ketij vendi, per te mbrojtur interesat e tij".

LIGORAQ KARAMELO, Deputet i PBDNJ-se:

"Nuk mund te pajtohemi me tendenca, biseda ose me komente, te cilat nuk i dime se nga vijne dhe ku jane zhvilluar. Ne insistojme qe minoriteti ne kuadrin e te drejtave qe ai duhet te gezoje ne nje shoqeri demokratike, eshte nje ure bashkepunimi midis Shqiperise dhe Greqise, eshte nje faktor percaktues per te ndihmuar ne integrimin e Shqiperise ne BE".

NERITAN CEKA, Kryetar i PAD-se:

"Cdo perpjekje per ta kthyer historine prapa, i ngjan asaj te Don Kishotit, por qe natyrisht perfundon ne menyren me qesharake. Shpresoj te jene marrezite e rastit te atyre qe u ka mbetur sahati qe ne vitin 1912".






--------------------------------------------------------------------------------
06/04/2004

korrieri

Gage,

nuk ka pse te kete frige me ne RSH.

Kryeministri i thote vazhdo se je lobiist, pavaresisht se ai ben nje veprimtari te paster antikukshtetuese.
Ndersa nje deputet e ish-minister i brendshem i thote, ore i marre pse lodhesh kot.

Eshte jashtezakonisht tragjike se sa poshte kemi rene si Komb.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 09:38 Edit Post Reply With Quote
Nano: Geixhi nuk është armik


Shekulli

“Në Shqipëri ka pak informacion për amiqtë e mëdhenj, s’është kaq i madh, s’është armik Geixhi”
TIRANË – Kryeministri Fatos Nano është shprehur dje, në një emision të hapur me gazetarët në “Top Channel” se nuk e shqetësojnë aspak deklaratat e Nikolas Geixhit, i cili flet për një dominim të Greqisë sidomos në jug të Shqipërisë. Ai pohoi se Geixh nuk “është armik” dhe ai si kryeministër nuk mund ta shpallë person “non grata” siç bëri Berisha në 1996. Ai u bashkua me deklaratën e Berishës, kur tha se edhe ai e kishte pritur Geixhin me të njëjtën arsye se “erdhi me ambasadorin amerikan”. “Nikolas Geixhi është shkrimtar. Nuk është politikan dhe nuk është përfaqësues i ndonjë qeverie apo përfaqësues i ndonjë institucioni që edhe sikur të çmendet fare s’do na bëjë ndonjë dëm. Meqënëse në Shqipëri ka pak informacion për amiqtë e mëdhenj, s’është kaq i madh, s’është armik Geixhi. Nikolas Geixhi e ka çuar Kadarenë dhe e ka paraqitur në Amerikë ku s’po i shitej para se ta njihnin, asnjë sasi si në Evropë e librave të tij të shquar, edhe në Amerikë”, -ka sqaruar Nano. Ai ka pohuar se, “deklaratat e fundit i ka thënë në mbledhjen e fundit të OMONIA-s në Sarandë, gjatë një mbledhje publike, të një organizate jopolitike”. “Edhe mua SHIK-u ndonjëherë më ka patur dërguar disa fotografi që filan deputet minoritar i imi ose i dikujt tjetër ka shkuar në mbledhjen e fshehtë të krerëve të organizatës panepirote ndërkombëtare. Këto janë mbledhje publike. Do njeriu hyn në një sallë, o flet, o dëgjon, o regjistron, edhe boton pastaj. Kemi ikur nga epoka e dhunës verbale”, -tha Nano. Akti i fundit për shpallje minoritarësh apo mbrojtësish amerikanë të minoritetit grek si persona “non grata” ka ndodhur në 1996, në kohën e qeverisë së zotit Berisha dhe ka sjellë dëme tashmë të paguara, shtoi kryeministri. “Pra unë, tha ai më tej, si kryeministër nuk kam asnjë arsye të shqetësohem nga deklarata e cilitdo, sepse në një shtet demokratik duhet ta konsumosh shkeljen e Kushtetutës apo të ligjit dhe dhuna verbale nuk është krim, përndryshe nëse për çdo llaf që hedh cilido kalimtar apo rezident, do të aktivizonim instrumenta penaliteti politik, diplomatik apo ligjor vetë Shqipëria do të kthehej në izolim. Dhe izolimi i Shqipërisë nuk varet nga Nikolas Geixhi”.
I pyetur lidhur me protestat e opozitës të emërtuar tashmë “Nano ik!”, kryeministri Nano u shpreh se nuk ndihet i rrezikuar personalisht për një sjellje të vjetër të konsumuar të opozitës, por ajo që na shqetëson, tha ai më tej është cënimi i klimës politike në vend. “Nuk besoj se opozita po fiton ndonjë mbështetje të madhe me obstruktivitetin e saj. Nga jashtë e ka humbur krejt, prandaj unë dhe maxhoranca nuk po i përgjigjemi duke mbledhur në sheshin “Skënderbej” që e ndërton Edi Rama dhe e shkatërrojnë manifestuesit, të njëjtët simpatizantë nga të katër anët e Shqipërisë të cilët maxhoranca i ka më shumë. Pra nuk është ndonjë politikë konkurruese ”, -deklaroi Nano. Kreu i qeverisë tha se angazhimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, nuk do të ndikonte në proceset për t’u integruar në Bashkimin Europian. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Nano tha se PS ishte një parti e varfër, buxheti i së cilës administrohej nga një kryefinanciere e zgjedhur nga Kongresi. Ai tha se nuk duhet të ngatërroheshin individët socialistë që janë majmur nga pushteti, apo që kanë sipërmarrje private, me PS-në. Kryeministri deklaroi se ai ishte personi më i kontrollueshëm në vend dhe se kishte pasuri që do të bëheshin publike.




06/04/2004

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Tani, sapo lexova analizen e Mero Bazes:

"Katarsisi patriotik" i Nikolas Geixhit


Analize e cuditshme dhe mbi te gjithe perfundimet jane qesharake:

"Shpresoj se kaseta e fundit do t'ia rrisë fitimet Nikolas Geixhit, por nuk do të shtojë asnjë rrezik për Shqipërinë. E dimë të gjithë që nuk e ka seriozisht. Kanë ngelur vetëm pak grekë që e besojnë."


Mero argumenton se Gage ka thjesht interesa financiare ne RSH?

Fakte, nuk jep asnje.

Me shprehje " e dine te gjithe" nuk shkohet larg.

Krejt naiv eshte argumenti se meqe e ka mik nanon gage humb pike tek greket, perkundrazi:

Se ka mik nanon puna e grekerve lehtesohet dhe eshte pikerisht ne interes te grekerve qe te kene mik kryeministrin e RSH e jo kunder interesave te tyre.

Greket jo vetem e kane mik nanon, por e kane ne dore:

E ndihmuan te vinte ne pushtet dhe me siguri kane aq materiale komprementuese sa te bejne me te cfare te duan.


Por dhe sikur te marrim te vertete hipotezene Meros se Gage ka vetem interesa finaciare ne RSH, ato vete perbejne rrezik per RSH.

Dihet se duke qene i forte financiarisht dhe ndikimi politik eshte i forte, sidomos ne rastin e Gage, ku e gjithe veprimtaria ekonomike eshte ilegale.
Qe Gage eshte thjesht nje mashtrues i diaspores greke per ti vjedhur asaj para eshte nje perfundim qesharak kur njeriu di biografine dhe suksesin e gage ne SHBA.

Te jete diaspora greke kaq e trashe?

Une nuk e besoj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 10:14 Edit Post Reply With Quote
"Kur i referohesh biografisë së Nikolas Geixhit për deklarata të tilla, nuk ia vlen që takimi i tij i fundit në Sarandë të quhet lajm. "

Mero Baze

Naive

Une akoma nuk kam pare nje material ku te jene te permbledhura deklaratat e gage me data e burime.

Ka rendesi te jashtezakonshme qe deklaratat te jene te mbledhura diku.

Ama sakte e profesionalisht e jo me ka thene halla.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2004 nė 10:19 Edit Post Reply With Quote
psh

Eshte krejt naive te deklarohen si "kot" "te marra" etj

shkrime e mendime te tilla:

"Now we will present the necessary principles, of the hellenic policy in the Albanian problem:

1) Hellas should promote a small Marshall Plan for the rebuilding and developpment of Albania, especially of North Epeirus.
2) The demanded autonomy of North Epeirus can be legaly claimed, based on the Protocol of Kerkyra (Corfu) of 1914 if the Voreioepeirotes demand it. This does not seem prssible because the great majority of them are in Greece.
3) As it is for the greatest national interest to protect the hellenic national place of North Epeirus, all greek politicians and journalists must refer to south Albania as North Epeirus. Providence must be taken to keep the Greeks, Orthodox and greek-speaking Albanians in North Epeirus, and for the return of those who went to Greece during the 7 last years...
4) The rehellinization of the Tosks (the southern Albanians). "

WHAT SHOULD WE DO
FOR NORTH EPEIRUS ?
By Michael D. Rellos, Attorney at law, Political Scientist, President of Achilles (the Scientific Association for the Study of the National Items)


Keto i kam gjetur une, vetem ulur para komputerit tim:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2468

Merreni me mend si eshte puna reale greke.

Une cuditem shume me analizen e Meros.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 6-4-2004 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
Aristidh Kola

Djema,

besoj se perkthimi ne Anglisht i Librit te Arsitidh Koles dhe promovimi i ketij Libri ketu ne SHBA dot ta zgjonte pak me teper edhe komunitetin Grek dhe opinionin Amerikan ne lidhje me mardhenite Shqipetaro-Greke. Gjithashtu ju ftoj te githve qe ta lexoni vepren e vellait tane Arvanitas dhe ta promovojn librin e tij sa ma shume.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 7-4-2004 nė 02:12 Edit Post Reply With Quote
Edhe te marret e kane kuptuar veprimtarine antishqiptare te Gage,ndersa shpura e Nanos,Berishes,Mustafajt,Karamelos dhe Cekes nuk dine gje akoma.Hajde shqiptare hajde.Madje disa prej tyre mbahen si te djathte.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-4-2004 nė 17:20 Edit Post Reply With Quote
Gejxh, çamët, Kuvendi dhe të tjerët...

Bledar Zaganjori

Një ish-kryeministër shqiptar gjatë një vizite në Greqi vite më parë ka harxhuar një pjesë të mirë të natës, duke shëtitur për shumë kohë sa para mbrapa në dhomën e tij në një hotel të Athinës. Më parë se nga kolegu i tij grek, kur kishte ngritur zërin për çështjen çame, ishte refuzuar dhe e kishte ndjerë veten të tradhtuar nga dy ish-ministrat e vet më të rëndësishëm...

...Të dy këta njerëz vazhdojnë edhe sot të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili prej disa javësh ka nisur një proces politik që i ngjan telenovelave latinoamerikane për miratimin e një rezolute po për çështjen çame.

Seanca kuvendore e refuzimit të votimit për rezolutën në fjalë iu afrua cakut të turpit, kur deputetët e shumicës, edhe pse kishin deklaruar më parë se do të votonin pro këtij dokumenti, ngurruan dhe kërkuan shtyrjen e votimit për një afat tjetër të pacaktuar. Politika e Tiranës jo pak herë ka treguar shenja servilizmi deri në përulje përkarshi Athinës dhe akuzat për ndërhyrje të qeverisë greke për të penguar miratimin e rezolutës, ndonëse nuk kanë gjetur një konfirmim zyrtar, lënë hije të forta dyshimi që rëndojnë mbi drejtuesit e partisë në pushtet. Aq më tepër kur justifikimi se rezoluta nuk mund të miratohej dhe se ajo kishte nevojë për ndryshime, më shumë se sa sqaron misterin hedh të tjera hije mbi këtë veprim të socialistëve, të cilëve nuk duket se u bën më përshtypje të akuzohen në opinion si tregtarë të interesave kombëtare. Anëtarët e Komisionit të Jashtëm kuvendor, të cilët hartuan për javë të tëra dokumentin e kompromisit, të vënë në pozitë të vështirë nga kthesa e papritur e socialistëve, deklaruan se nuk ishin në dijeni të ndonjë ndryshimi në rezolutë.

Në të njëjtën kohë, nën hundën e (pu)shtetit të sotëm, shtetasi amerikan me origjinë greke, Nikolas Gejxh, vjen në Shqipëri dhe vizaton në tabelë 6 detyra se si duhet të punojë minoriteti grek dhe ndërmarrjet greke këtu për të greqizuar, së pari, Sarandën e më pas qytetet e tjera te Vorio Epirit. Pas kësaj ngjarjeje, Berisha ka preferuar heshtjen, ndërsa Nano bëri të paditurin dhe të painteresuarin, duke e maskuar dhe analizuar prapësinë e Gejxhit në konteksin e globalizimit të gjykimeve, qëndrimeve dhe për pasojë edhe reagimeve, sipas mësimeve të nxjerra nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë fjalë për të mos thënë asgjë.

Deputetët e PBDNJ-së deklaruan në Kuvend se miratimi i rezolutës për Çamërinë do të dëmtonte marrëdhëniet me Greqinë, por lanë në heshtje faktin e mësipërm, kur në shtëpinë tonë, një grek me pasaportë amerikane bën hapur dhe në dritë të diellit propagandë për të dëmtuar shtetin shqiptar. Në fakt, ata nuk mund të konsiderohen aspak përgjegjës, kur vetë i zoti i shtëpisë, qeveria dhe institucionet e tjera të larta të shtetit, nuk dijnë dhe nuk janë në gjendje me apo pa dashje të venë rregull brenda oborrit të vet. Në Greqi jetojnë disa herë më shumë shqiptarë se sa minoritarë grekë në Shqipëri. Por asnjëherë nuk kemi dëgjuar nga një ministër apo kryeministër shqiptar të mbrojë me kaq zjarr interesat e tyre sa deputetët e PBDNJ-së mbrojnë interesat e Greqisë në Kuvendin e Shqipërisë.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-1-2005 nė 04:07 Edit Post Reply With Quote
GAGE,PASI ME KOHE KA MBYLLYR GOJEN E NANOS,TANI I MBYLL GOJEN DHE MEDIAS

GEIXH, NANOS: JENI NE DOREN TONE

Kreu i lobit grek ne Amerike, Nikolas Geixh, i ka derguar nje leter kryeministrit Nano ku i kerkon respektim me te madh te te drejtave te minoriteteve ne Shqiperi. Ne kete leter, kreu i Federates Pan-epirotike shprehet se "eshte ne interes te te gjitheve, qe mirekuptimi e bashkepunimi rajonal te mos cenohet nga njerez qe jane armiq te paqes ne Ballkan dhe integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatllantike". Me ane te kesaj fraze, autori i "Zjarrit grek" paralajmeron indirekt Shqiperie se integrimi i saj ne strukturat euro-atllantike varet nga lobi grek ne SHBA dhe nga vete Greqia. Ne fakt, qe Shqiperia ka permiresime ne aspektin e respektimit te pakicave etnike, kete e kane shprehur kohet e fundit edhe ekspertet evropiane ne raportet e tyre. Por duket se minoriteti grek nuk eshte ende i kenaqur me gjendjen reale te respektimit te pakicave ne vendin tone. As me vendosjen e tabelave ne shkruara ne gjuhen greke pergjate rrugeve ku ai banon, apo me hapjen e shkollave ne gjuhen greke. Vete kreu i lobit greko-amerikan, Nikolas Geixh, i ftuar ne 14-vjetorin e OMONIA-s ne Dervican, ka pohuar se Shqiperia nuk mund te pranohet ne Bashkimin Evropian nese nuk respekton te drejtat dhe lirite e minoritetit grek. Sipas tij dhe lobit greko-amerikan qe ai perfaqeson, dyert e Europes do te jene te mbyllura, nese nuk respektohen konventat nderkombetare per te drejtat e minoritetit grek. Sa here qe vjen ne Shqiperi, Geixh leshon deklarata te tilla, sikur nga pala shqiptare te mos kete asnje permiresim ne lidhje me respektimin e te drejtave te minoriteteve. Per me teper, ai e sheh te lidhur integrimin e Shqiperise ne strukturat evropiane domosdoshmerisht me privilegjet qe duhet t'i jepen minoritetit grek. Duke harruar ne kete menyre, se jane mjaft kushte te tjera per t'u plotesuar nga ana e pales shqiptare qe ajo te futet ne listen e vendeve evropiane. Sikur minoriteti grek te ishte ne qendren e te gjitha zhvillimeve te rendesishme shqiptare. Ne kete menyre, Geixh, i permbahet edhe thenies se thene shume here nga ana e perfaqesuesve greke, sipas te cileve rruga e Shqiperise per ne Bashkimit Evropian kalon nga Greqia.

"Mediat, te mos flasin keq"

Nga ana tjeter, kreu i lobit greko-amerikan ka vene ne dukje edhe faktin se mediat nuk duhet te flasin keq per minoritetet dhe se duhet te trajtojne me kujdes ceshtjet qe atyre u perkasin. Ai tha se kjo eshte nje ceshtje mjaft delikate qe ka vend per me shume kujdes dhe vemendje. Mediat shqiptare nga ana e tyre jane perpjekur te tregohen te kujdesshme ne lidhje me ceshtjet e minoriteteve dhe ky eshte nje fakt qe gjithashtu nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga ana e eksperteve evropiane, te cilet edhe per nje gje te tille e kane lavderuar palen shqiptare. Sipas studiuesve shqiptare te ceshtjes mbi marrdheniet shqiptaro-greke, raportet e minoritetit grek me palen shqiptare nuk jane te keqija, madje ato jane permiresuar gjate koheve te fundit kur pala shqiptare miratoi edhe ligjin per vendosjen e tabelave ne gjuhen greke. Nderkaq, nje mase e marre nga qeveria shqiptare eshte edhe krijimi i Komitetit te Minoriteteve, i cili po punon se bashku me perfaqesuesit e tyre per permbushjen e kerkesave te ketij komuniteti.


KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 17-1-2005 nė 19:53 Edit Post Reply With Quote
Panorama, viti IV, Nr:826 E Hënë 17 Janar 2005

Gejxhi dhe heshtjet e politikës, nga Arben Vata

Nikolas Gejxh, greko- amerikani që ka trazuar jo pak politikën shqiptare këto vitet e fundit, është rishfaqur sërish në jug të vendit gjatë një takimi me rastin e 14-vjetorit të themelimit të organizatës “Omonia”, duke bërë politikë antishqiptare dhe shantazh kundër qeverisë për sa i takon integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian Zoti Gejxh, një publicist i njohur dhe me ndikim të madh në lobin grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur për të disatën herë si mbrojtës i flaktë i minoritetit grek në Shqipëri, minoritet që, sipas tij, “dhunohet dhe keqtrajtohet” nga popullsia dhe autoritetet shqiptare.

Si “shpëtimtar” i minoritetit grek, ai u premtoi atyre se do të kenë mbështetjen e qeverisë greke, të amerikanëve e, madje, të gjithë botës në sigurimin e të drejtave të tyre të mohuara, a thua se minoritetet në Shqipëri, në veçanti ai grek, diskriminohen, luftohen e iu mohohen të drejtat kushtetuese .

A thua ka qenë i informuar zoti Gejxh për qindra shkolla greke të niveleve të ndryshme që janë hapur në të gjithë vendin, përpara se të deklaronte që trajtimi i minoriteteve është kushti që Shqipëria të hyjë në Evropë? A thua e ka ditur ai që në Memaliaj, ku asnjëherë nuk ka jetuar këmbë greku, është ngritur një kishë ortodokse, që predikon në gjuhën greke dhe se qindra të tilla ka në mbarë vendin?

Vallë, a ka dijeni zoti Gejxh që në rrugët kombëtare të vendit dhe në vende të dukshme kanë filluar “të mbijnë” kryqe gjigante, të vendosura nga komuniteti ortodoks në Shqipëri? Kë quan diskriminim të grekëve në Shqipëri zotëria, mbajtjen e klasave me 6 apo 10 nxënës të kombësisë greke në minoritet, apo vendosjen e emrave grekë në rrugët kombëtare në disa zona të jugut të vendit? Përpara se të flasë për “keqtrajtim dhe dhunim” të popullsisë greke, zoti Gejxh që vjen nga vendi më demokratik në botë, duhet të japë komentet e tij për rrahjen e shqiptarëve në Athinë, natën e fitores së kombëtares sonë të futbollit dhe vrasjen po atë natë të një emigranti 20-vjeçar që gëzonte fitoren e futbollistëve tanë.

Njeriu i nderuar i letrave dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut duhet më parë të shpjegojë përse qeveria greke nuk mban asnjë përgjegjësi për ata qindra shqiptarë të vrarë në kufirin grek, megjithëse ishin nisur për atje ilegalisht në kërkim të një jete më të mirë. Përse zotit Gejxh nuk i bëjnë përshtypje radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë në pritje për të hyrë në Greqi apo kthimet masive të tyre sa herë që marrëdhëniet mes dy vendeve pësojnë acarime? Aktiviteti i hapur antishqiptar i Gejxhit është i njohur nga opinioni publik në Shqipëri dhe, pikërisht për këtë, ish-presidenti Berisha ia kishte ndaluar atij hyrjen në Shqipëri.

Por zëri i zotit Gejxh duket se nuk është i vetëm. Para pak muajsh në Derviçan dhe zona të tjera të Jugut ishte edhe presidenti grek, i cili foli me të njëjtën gjuhë me të, duke theksuar se integrimi i minoritetit grek do të ishte problemi kryesor për integrimin e Shqipërisë ne familjen evropiane. Por, ashtu si në rastin e presidentit grek, edhe ndaj deklaratave të shpeshta antishqiptare të Gejxhit, qeveria shqiptare mban një qëndrim injorues, për të mos thënë frikacak.

Diplomatët dhe politikanët mund ta dinë më mirë, por në asnjë vend të botës, sado i varur ekonomikisht qoftë ai, nuk ndodh që një qytetar i huaj, kushdo qoftë ky, të vijë e të diktojë rregullat brenda shtëpisë tënde dhe qeveria të heshtë. Për fat të keq, heshtja prej disa vitesh ka përfshirë edhe opozitën, e cila e ka pësuar një herë qëndrimin refuzues ndaj grekëve dhe, sidomos, dëbimin që i ka bërë zotit Gejxh.

Greko-amerikani ka të drejtën e tij të pretendojë dhe të lobojë për respektimin e të drejtave të minoritarëve në të gjithë botën, por asnjë raport ndërkombëtar nuk ka theksuar ndonjëherë se të drejtat e minoritarëve grekë në Shqipëri janë nëpërkëmbur. Të kërkosh të mbrosh diçka është një e drejtë e pamohueshme, por kur kjo e drejtë tejkalohet, ajo është e dëmshme dhe duhet të dënohet, aq më tepër kur cenohet sovraniteti i një vendi.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6161389 sekonda, 49 pyetje