Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Vrasja, hetohet pafundesisht!
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2004 nė 11:30 Edit Post Reply With Quote
Vrasja, hetohet pafundesisht!

1. Major Besnik Hidri


Ishte vetem 31 vjeç.

2. Kapiten Leke Qoku

Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997.
Ishte vetem 36 vjeç kur e vrane.

3. Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti

Gazeta "55" date 8.4.2000 ka akuzuar për vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili për kete vepër makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poçi.

Ishte vetem 35 vjeç kur e vrane dhe e dogjen komunistet.

4. Kapiten i pare Spiro Toli Toshi

Ishte 45 vjeç kur ra deshmor!

5. N/oficer Gezim Haxhi Shabani

Ishte vetem 47 vjeç kur ra deshmor.

6. Besim Zano Manoli

Ishte vetem 40 vjeç kur ra deshmor.

7. Shezai Jashar Zanaj

Ishte vetem 34 vjeç.

8. Albert Troqe


9. N/oficer Valter Dilaver Harizaj



10. Edi Hasanaliaj

Ne kujtesen e shqiptareve po dhe te gjithe botes se qyteteruar, ka mbetur skena makabre ne Sarande. Nje n/oficer i shtetit shqiptar i lidhur për nje shtylle me litar torturohej, goditej, peshtyhej publikisht. Skena kaq makabre nuk ka mundur ti pershkruaj as Viktor Hygo ne mesjeten e hereshme. Keta qe torturonin qe dhunonin, qe poshteronin ishin anëtaret e "Komitetet e Shpetimit" me ne krye keshilltarin e Spartak Poçit, Shpetim Idrizin nga Kuçi.


11. Kapiten i pare Viron Lutfi Rrapi



12.Major Shkelqim Agolli.

Pasi u dogj SHIK-u erdhi ne Tirane dhe ne gusht 1997 shkoi si emigrant ne Greqi për te nxjerre buken e gojes. Ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" dhe nje dite u gjend i vrare me thike ne dhomen e tij Athine!

13. Andrea Asim Kanani u vra me 22 janar 1998 ne ora 24 ne fushen e aviacionit.


13. Bashkim Bita u vra me 8 mars 1998 ne ora 21 tek udha e Sodes. ishte nga Dukati, vetem 36 vjeç.

14. Alket Muço u vra me 2 janar 1998 ne Vlore

15. Alfred Kanani u vra ne prill 1998

Emrat dhe faktet jane marre nga:

http://www.edsh.org/krimet/artikuj/jakushika.htm


Te nderuar miq, lexues, armiq,


te gjithe keta Heronj te Kombit Shqiptar nuk jane vrare ne lufte me ushtrite e huaja, por jane vrare ne token shqiptare dhe nga dore shqiptare.

Te gjithe keta Heronj jane vrare duke mbrojtur shtetin ose sepse mbrojten shtetin.

Asnje kriminel nuk eshte denuar sot per keto vrasje.

Mire shteti hesht per heronjte e vet,

NE te djathtet nuk duhet te heshtim.

Ne duhet :

1. Te kerkojme drejtesi, vrasja eshte nje krim qe nuk lehtesohet as nuk mund te harrohet nga drejtesia me kalimin e kohes.

2. Te detyrojme shtetin te nderoje heronjte e tij

3. Te ndihmojme familjet e heronjve.

4. Te mos harrojme KURRE.

Anton Ashta





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2008 nė 20:13 Edit Post Reply With Quote
Universiteti i Vlorës përkujton dëshmorin Lekë Qoku
(29.02.2008) Printo shkrimin
Pas plote 11 vjetesh ne hollin hyres te Universitetit “Ismail Qemali” Vlore nje minute heshtje nga stafi akademik dhe studentet ne kujtim te jetes ne mbrojtje te ligjit. Prefekti i Qarkut Vlore, Xhevahir Rexhepi, Rektori i Universitetit Ismail Qemali Tanush Shaska, si dhe Dekanja e Fakultetit te Ekonomise e Drejtesise Arta Musaraj nepermjet nje ceremonie kujtese bene bashke mendimin dhe deshiren per nje memorie kolektive qe di te mesojë nga historia. Mesazhi i nderimit për te gjithe ata te cilet kane bere primare ligjin dhe institucionet deri ne sakrifice sublime si rasti i ish-punonjesve te Shik, ishte me teper se ato buqeta lulesh vendosura ne kujtim te jetes se dhene ne krye te detyres ne ate vit te mbrapsht ’97, Ky nderim shprehet me kuptimplote ne ate homazh ku shkruhej: “nderim dhe perkulje per jeten dhene ne sherbim te ligjit, shtetit dhe institucioneve”. Perkujtimi ndaj Lek Qokut dhe Besnik Hidrit, ish-punonjes te Sherbimit informativ solli dhe perforcoi ne moralin e te gjitheve vlerat e verteta ku duhet te mbahen te gjithe ata qe besojne ne domosdoshmerine e forcimit dhe respektimit te ligjit dhe institucioneve si shenje e civilizimit dhe zhvillimit te shoqerise


55

Me vjen keq te citoj kete lajm nga gezeta e kontrolluar nga masoviku, por nuk kam cfare te bej, kaq te mjeruar jemi ne te djathtet shqiptare.

Respektin me te madh per Tanushin, se jam i sigurt qe ai e ka organizuar kete perkujtim.

Me vjen shume keq qe nuk e mora vesh se ne Tirane jam dhe do te kisha shkuar patjeter dhe do tia kisha thene ne sy prefektit keto fjale si me poshte:

Me kete rast dua ti drejtohem hapur prefektit te Vlores, qe thuhet se eshte i djathte:


Shko hiqe vete ate pllaken qe eshte akoma para nderteses se shish ne Vlore,

ne do te besh dicka per ti nderuar te masakruarit dhe per te treguar se vertet je prefekt i Vlores.


Ndersa Ina Rames i bej nje pyetje:

Po hetimet kur fillojne?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-3-2008 nė 16:03 Edit Post Reply With Quote
Masakra në Qafë-Gjashtë, bllokohen 7 kaseta filmike

Prokuroria shqiptare ua merr disa televizioneve evropiane

Pamjet e vrasjes dhe djegies me napalm të një oficeri policie në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë në Sarandë, janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen e autorëve. Kasetat e transmetuara nga televizionet greke dhe evropiane ndodhen në duart e grupit hetimor, ku janë nxjerrë fotot përkatëse. Janë gjithsej shtatë kaseta me pamje nga masakra e Qafë-Gjashtës. Në sekuencat filmike duken qartë autorët e këtij krimi makabër. Grupi hetimor tha dje se në bazë të këtyre provave është arritur të identifikohen personat përgjegjës. Por një rol të rëndësishëm në evidentimin dhe kapjen e autorëve është realizuar nëpërmjet dëshmive, ku "protagonistët" kryesorë kanë treguar gjithçka para hetuesve të çështjes. Akuza tha se ka prova të pakundërshtueshme për fajësinë e pesë të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e oficerit të policisë, Gjergj Mehmeti. Disa ditë pas ekzekutimit të Mehmetit, televizionet private greke dhe evropiane transmetonin revoltat në qytetin e Sarandës. Në qendër të tyre ishte pengmarrja e disa oficerëve të lartë të policisë shqiptare nga një bandë lokale, në kuadër të revoltës popullore në vitin 1997. Prokuroria e Krimeve të Rënda tha se hetimi për këtë ngjarje ka filluar në vitin 2004 nga ky institucion, ku një i dyshuar u arrestua. Ai u lirua për mungesë provash. Por policia evidentoi disa indicie të rëndësishme për rifillimin e hetimeve. Një prej tyre ishin filmimet. Burimet thanë se në pamje duken qartë se të arrestuarit e fundit, në formë "mburrjeje" tregonin "prenë" e tyre para kamerave. Pa e ditur se gjithçka do të jetë provë kundër tyre, ata kanë arritur deri në djegien e pengut, ndërsa kanë tentuar të ekzekutojnë disa oficerë madhorë të policisë, të cilët u kanë shpëtuar për mrekulli keqbërësve. Gjithçka është e dokumentuar nga grupi hetimor, i cili tha dje se nga sekuencat ka nxjerrë fotot përkatëse, ku duken qartë se janë: Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Eduart Çipa dhe Alqi Paguni. Disa nga protagonistët e ngjarjes të marsit ‘97 kanë treguar "bëmat" e tyre para grupit hetimor, ndërsa deklarimet e tyre hedhin dritë mbi mënyrat dhe arsyet e ekzekutimit të oficerit të policisë, Gjergj Mehmeti. Akuza tha se ka dëshmi të rëndësishme për zbardhjen e masakrës, ndërsa në pyetje janë marrë edhe të mbijetuarit. Njëri prej tyre, Sokol Bizhga, ka deklaruar misionin e Policisë në Sarandë, teksa ka vijuar se një grup personash i kanë sulmuar, ku njërin prej tyre e kanë marrë peng. Oficeri i karrierës, Bizhga, ka vijuar se nuk mund t‘i identifikonte personat që i kanë sulmuar, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ai ka deklaruar para hetuesve se nuk i njihte personat që i kanë sulmuar, pasi misioni i policisë ishte vendosja e rendit në qytetin jugor, pas disa trazirave të krijuara nga një grup personash, të cilët kishin grabitur bankën e qytetit.


Dëshmia e të arrestuarit, Vladimir Sinani, para hetuesve të çështjes


Si u vra oficeri i policisë, Gjergji Mehmeti


Vladimir Sinani, i akuzuari si organizatori i masakrimit të oficerit të policisë, Gjergj Mehmeti, në datën 4 mars 1997 ka treguar para hetuesve ngjarjen e rëndë. Sipas tij, ditën e vrasjes erdhën disa djem të rinj, që ishin rreth 10 veta dhe i thanë të largoheshin nga një pikë karburanti në Sarandë. Sinani qëndronte me të vëllain, Nestorin, dhe një djalë daje. Në atë kohë erdhi Armand Hysi, i cili tha se po vijnë për në Sarandë dy makina pa targa, që më qëlluan kur i parakalova. "Sa erdhën makinat filluan të qëllonin nga 70 metra, ku pasi i qëlluan u larguan. Njëri nga ata tha të mos qëllonin vëllezër se jemi vlonjatë. Makinave të tyre u hodhën edhe granata përveç breshërive të automatikut. Një person iku nga ‘Benzi‘, që më vonë e mora vesh se kishte qenë njëfarë Sokol Bizhga. Ndërsa, një tjetër doli nga makina dhe u përplas në asfalt. Shkova për ta ndihmuar dhe ai më tha nxirri kolegët nga makina se unë jam mirë. Por në makinë ishte vrarë ai tjetri, që morëm vesh më vonë se ishte Gjergji Mehmeti", tregon Sinani. Më pas pohon se ata që qëlluan ishin anëtarë të shtabit të Komitetit të Shpëtimit, nga Tepelena dhe Saranda. Disa djem të tjerë, pasi i qëlluan makinës, filluan ta kontrollonin, duke thënë se duhet kërkuar se kanë armë këta spiunë të Sali Berishës.


shqip





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 16-3-2008 nė 00:47 Edit Post Reply With Quote
Po vrasja e Hajdarit pse nuk hetohet....?Apo mbase edhe Doktori eshte nje nga urdheruesit.....S'eshte cudi sepse komunistet lekuren e nderrojne ndersa zokonin se harrojne.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1670811 sekonda, 28 pyetje