Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Korca
Olsi Baze

Postuar mė 30-1-2004 nė 17:03 Edit Post Reply With Quote
Korca

SERENATAT KORÇARE

Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë Naum Veqilharxhin, Themistokli Gërmenjin

Serenatat korçare, si lindën në vitet '30 dhe kush i këndoi


--------------------------------------------------------------------------------

Donika Anxhaku

Zenel Anxhaku


Gjithkush e ka një dritare
Nga e mban kokën prapa përjetë
Një siluetë del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prap shfaqet si margaritar në det.

Kush nuk këndoi njëherë një serenatë
Kush nuk dashuroi njëherë me çmenduri
Për të jeta është një mandat

Eshtë thjesht një epitaf i zi…


Serenata mori krahë në vitet tridhjetë dhe pikërisht në Korçë. Përfytyroni ju lutemi Korçën e viteve tridhjetë. Me rrugë të pastra me kalldrëme me ato kangjellat plot dritë të pashterur me trëndafilat në pranverë, me studentet e liceut të ardhur nga gjithë Shqipëria, me festat e zhurmshme të Karnavaleve… Lëndina e Lotëve ishte atje, në fund… Natyrisht kishte edhe shumë shumë lotë por kjo lëndinë e kurbetllinjve korçarë që rrihnin tërë botën ishte edhe një port i madh i hapur për kulturat, për këngët, për qytetërimet, për fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte e hapur për qytetërimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur për qytetërimin e vet. Ajo kishte për vete një qytetërim të formuar me burimin ndoshta që tek Voskopoja e famshme dhe më tej nëpër shekujt. Mos harroni ju lutem për asnjë moment: Jemi në Korçën e viteve tridhjetë. Në Korçë do të hapej kinema "Majestik" dhe tregëtarët korçarë nëpërmjet aksioneve do të ngrinin një ndërtesë të bukur sipas shembullit të largët të Skalës. Jo më kot në ato vite Prefekt ishte Hil Mosi, ai do ti kushtonte një rëndësi të veçantë kulturës. Banda "Vatra" e kishte burimin në Korçë e shumë e shumë evenimente të tilla. Korça ka qenë dhe mbetet zemra e urtësisë shqiptare. Korça është për Shqipërinë ashtu si Firence për Italinë, Parisi për Francën dhe Athina për Greqinë. Shumë qytete të tjera të Shqipërisë kanë avantazhe natyrore. Por përsëri Korça ka një epërsi të dukshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, apo dhe të huaj kur përmendin emrin e Korçës ndjejnë një respekt të natyrshëm. Siç thotë një studiues, ka qytete që edhe emri ju tingëllon në mënyrë të magjishme. E tillë është Korça. Në Korçë në ato vite hapeshin shtypshkronja private dhe gazeta të paanshme siç quheshin me të drejtë. Në Korçë në ato kohëra e kishin për nder të zhvillonin fushatate tyre elektorale personalitete të tilla kombëtare si Fan Noli, Ali Këlcyra, Medi Frashëri. Ishte ndoshta i vetmi qytet që i kuptonte dhe i shpallte qytetarë nderi. Në ato kohë kishin filluar të spikasnin në qytet disa familje të mëdha të cilat i sollën qytetit begati, zhvillim kulturor dhe tregtar. Por si në çdo qytet të madh edhe këtu intelektualët e mëdhenj duke filluar që nga Themistokli Gërmenji nuk e mbështetën veprimtarinë vetëm tek këto familje. Ata si demokratë të mëdhenj që ishin u mbështetën tek shtresat e gjera të shoqërisë të atëhershme korçare. Dhe jo më kot në gazetën e tij "Koha" Mihal Grameno në okelio do të shpallte veten të paanshëm nga partitë dhe do të shkruante si diçiturë "Mbron interesat e popullit". Kur apostulli shqiptar Naim Frashëri do të shkruante "Lumja ti Korçë o lule" këtë nuk e jepte vetëm se aty u krijua shkolla e parë shqiptare. Jo, Naimi kishte gjithmonë një vizion më të gjerë se diçka konkrete. Korça për të ishte një pararojë e kombit, një evanpost i shoqërisë shqiptare, një ambasadore e përhershme dhe e jashtëzakonshme Shqipërisë nëpër botën e qytetëruar. E tillë ishte dhe e tillë mbeti në vitet tridhjetë Korça e bukur shqiptare. Gjithmonë mund ti bën pyetjen veten: Pse pikërisht Korça? Ku i ka rrënjët prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e këtij qyteti. Ne mendojmë, tek humanizmi korçar dhe dashuria e korçarëve për lirinë. Një poet amerikan është shprehur se madhësia e një qyteti nuk varen nga madhësia e sipërfaqës së tij për kilometra katrorë apo nga numri i banorëve, por nga madhësia e vetë qytetarëve. Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë këtu Naum Veqilharxhin, le të kujtojmë këtu Themistokli Gërmenjin. Ky i fundit është një hero i përmasave antike. Çdo qytet i botës do ti vendoste ata me krenari në panteonin e vet. Dhe pikërisht në një qytet të tillë, në një atmosferë të tillë të ndezur do të lindnin dhe serenatat. … Në fillim të vitit 1925 në gazetën e tij të paanshme "Koha" plaku i penës dhe i pushkës Mihal Grameno shkruan për ardhjen e Ahmet Zogut një shkrim me të vërtetë sensacional dhe spektakolar "Katastrofë apo shpëtim"? Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shënuar këtë shkrim të xha Mihalit si një lajthitje, si një kompromis, si një hutim i çastit. Por fakti nuk qëndron kështu. E vërteta është ndryshe. Xha Mihali e mbështet dhe e quan shpëtim ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet sepse plaku i mençur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndërtonte konstruktin e shtetit të ri shqiptar. Xha Mihali në shkrim shpallte se atë e njihnin të gjithë në Korçë, se ai nuk ishte servil dhe trimërinë kur ishte dashur e kishte rrëfyer aty ku duhej. Atë që thoshte për Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe këtë e tregon edhe më vonë edhe një fakt tjetër: Kur do të botonte librin e tij të dëgjuar "Kryengritje shqiptare" ai do t'ja dedikonte këtë libër Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisë së shtypit një status solid për kohën dhe shembull inspirimi për të ardhmen. Gazetat dhe revistat në atë periudhë lulëzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi përveç më vonë familjes mbretërore. Me këtë liri, me këtë hapësirë lulëzoi së pari shtypi korçar me një traditë të hershme që i kishte rrënjët deri në shtypin e diasporës ku shumica ishin korçarë. Liria e shtypit në Amerikë u bë shembull për lirinë e shtypit në Korçë. Shumica e gazetarëve korçarë që shkruanin në ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur në Amerikë. Shoun e parë publicistik e bëri me të vërtetë revista "Rilindja" me drejtor juristin Pandi Frashëri. Deri më tani është studiuar me imtësi "Bota e Re" dhe nuk na duket e drejtë që është lënë në hije kjo revistë cilësore dhe moderne për kohën. Avokati i ri Pandi Frashëri do ti jepte revistës së tij një mbështetje demokratike në mbrojtje të interesave të popullit, por pa lënë mënjanë edhe prirjet aristokratike të një shtrese të caktuar apo penat e shkolluara të borgjezisë korçare. Ja kjo është atmosfera kur do të lindin dhe lindën serenatat e famshme korçare…

Po serenata si lindi? Pse lindi?
Kush është ajo tharmë jetike plot klorofile që do ta krijonte nga hiçi, mbretë-reshën e zemrës, atë mbretëreshë që do ta pushtonte me thesaret e bukurisë së saj të shpirtit dhe të hirit, zemrën e djaloshit korçar.

Ishte një eklips i Zotit apo një Eklips i Diellit?
Vemi, ah vemi
Në mes të pyllit thellë
Ku nuk hyn dielli
Dhe bota nuk na sheh…

Përse kështu? Mos kërkonin vallë në mes të pyllit atë lule magjike që del sipas këngës njëherë në njëqind vjet dhe të bën të lumtur?
O moj ti që rri tek porta
Mos dëgjo se ç'thonë bota…
Bota… Ah, bota. Ka mbretëresha të zemrës, por ka edhe një botë. Dhe për djalin bota është tjetër, për vajzën ka një botë tjetër. Ajo është mbyllur në shtëpi, qëndis pajën, ul sytë mbi gjergjef dhe aty me molinetë e mallit ngre një Mbretëri të vetën, me zogj me lule, me gonxhe në shpërthim dhe me shpresa… Eshtë ndoshta tetëmbëdhjetë vjeçare… Trupi i rritet shpejt, gjinjtë i kanë kërcyer si dy shegë, bleta kërkon lulen për nektarin e magjishëm…
Si do të vijë princi i ëndrrave të saj? Ajo ka ëndërruar një djalë të bukur që s'pi verën dhe rakinë dhe mendon për shtëpinë". Por si do të vijë ai? Mos vallë me shkuesi, mos vallë me mblesëri? Jo, jo. Korçarja e qyretëruar nuk mund ta pranojë për jetën e saj një alternativë të tillë. Por atëhere mbetet dashuria… Por ajo del rrallë nga shtëpia për të bërë një Pazar ose nëpër farefis, edhe atëhere e shoqëruar nga njerëzit e shtëpisë. E shoqëruar është edhe kur bën një xhiro në bulevard…
Eh, bulevardi… Bulevardi është një pistë fluturimesh të ëndrrave, një port i vërtetë i anijeve të udhëtimeve të largëta të shpresave vajzërore dhe djaloshare, një lëndinë romancash, arjesh dashurie dhe së fundi duete të heshtura premtuese:

O moj korçare e bukur si pupë
Me ato naze shumë si
nuse e re
E kur më shkoje ti në bulevard
Zemrat tona digjen flakë dhe zjarr…

Po. Një shikim i hedhur në kalim, një buzëqeshje, një prekje e gërshetit enkas, një kthim koke vetvetiu ishin postjerët e parë të Kupidonit. Por si do të bëhej më tej?
Shkëndija e dashurisë a kishte rënë në zemër? A digjte dhe përvëlonte dhe përhapej si një zjarr në pyll? Si do të vazhdonte ajo arie, ajo arjozë e lindur në bulevard? Romeot dhe Zhuljetat korçare do të nxirrnin një shpikje të mrekullueshme të shpirtit të tyre: Serenatën. Serenata do të ishte pëllumbi postjer, pëllumbi i bardhë që do të bridhte zemër më zemër, do të ishte bleta që do të rendte lule më lule për të mbledhur nektarin e perëndishëm të dashurisë. Fuqia e artit do të shfaqej përsëri me përmasat e veta kozmike: Ajo do të krijonte atë poemë brezash, ku zemrat bashkëbisedojnë, filozofojnë, dhe farkëtojnë ndjenjat për dashurinë:

Perëndeshë e bukur je
Unë për ty do të pëlcas
Dashurinë që kam
shtënë me ty
U bu bu si do t'ja ngasë.
… Ilaçet nuk më bëjnë gjë
S'më shërojnë plagët
Përveç se syrit tënd të zi
Që më dogji zemrën…

Në çdo shtëpi korçare në përgjithësi është një kitarë apo një mandolinë. Ajo është "arma e dashurisë së përjetshme". Kush ishte ai korçar i parë që për të shprehur zjarrin që i dogji zemrën kuturisi dhe rrëmbeu kitarën me vendosmëri dhe me pasion dhe pse jo edhe me shpirtin rinor të aventurës, u ngrit dhe "në mes të natës në qetësi" aty nën një ballkon ja morri një kënge dashurie të improvizuar aty për aty nga zemra e përvëluar. Ishte vetëm ky Romeo korçar apo me vete për çdo eventualitet kishte marrë dy - tre shokë, të cilët ishin edhe garda e tij mbretërore, por edhe korri i dashurisë. Po Zhuljeta e parë korçare kush ishte "që rrinte nën ballkon dhe dëgjonte"? Cila këngë u këndua e para? Nuk e dimë, por patjetër do të ketë qenë siç thamë një këngë e improvizuar ku Romeo i parë korçar do të ketë përshkruar me fjalë zemre të dashurën e tij, dashurinë që ndjente në zemër, do ti ketë premtuar të adhuruarës se do ta dashuronte përjetë do ta ketë quajtur "mbretëreshë e zemrës sime…" Dhe në orët e vona të natës është larguar. Zhuljeta korçare me zemër të dridhëruar ka hedhur sytë larg në qiell nga yjet që digjeshin dhe nga kometat që binin… Çfarë ylli ishte djegur dhe ç'kometë kishte rënë në zemrën e saj? Ajo, pasi i dashuri i këngës ishte larguar ka shkuar para pasqyrës dhe ka mbetur e kënaqur kur ka parë se është e bukur dhe e re si një pupë… Dhe ka krehur leshtrat…

Krihmi leshtrat, leshtrat krimi
Bini shkallë, shkallë të ngjitemi
Të puthë nishanin e ballit
Edhe gushën mgushënë
e miturë…

O Zot: Çfarë krahasimi! Ajo nuk e do të dashurin e këngën thjesht aty poshtë në oborr nën dritën e zbehtë të fenerëve të Bashkisë por ja kishte dëshiruar zemra që të vinte aty në dhomë, të ledhatonte… Dhe që të ngjitej i dashuri në ballkon ishte gati që të falte edhe gërshetat që ai ti përdorte si shkallë. Pastaj ajo kishte parë edhe njëherë pajën e bukur dhe atë natë mbi gjergjef ka thurrur një lule të mrekullueshme. Ndërsa të nesërmen siç shprehet diku me të drejtë një kritik ka marë fshesën dhe siç bëjnë nikoqiret e mira korçare ka pastruar oborrin dhe rrugën.
Ja… aty ishte ai që këndonte këngën. A do të vinte përsëri nesër? Do të ishte në një ankth të vërtetë deri në mbrëmje, prelud madhështor i dashurisë…

Që në mëngjes ke dalë
Që të më shikoje mua
Zemrën ma ke marrë
Me syçkat e tua…

Ai që kishte kënduar serenatën mund të ishte student, mund të ishte mjeshtër, por mund të ishte edhe ndonjë shergert apo mërgimtar i sapoardhur… Pas punës së mundimshme po të ishte çirak dhe pas mësimeve po të ishte student ai kishte shkuar andaj nga Panda bashkë me shokët. Aty në Panda mes trëndafilave dhe karafilëve mes pemëve të larta dhe plot fresk, kërkonte bashkë me shokët një birra Korça dhe… bashkë me shokët dhe madje edhe me të zotin e kafenesë ja merrte këngës. Aty kishte si një parlament i problemeve të dashurisë dhe i punëve të shpirtit, secili thoshte fjalën e vet dhe jepte mendimet e veta. Kishte aty edhe polemika. Dikush atje madje ishte i martuar për pasuri dhe mbronte idetë e veta megjithëse thellë në shpirt i ndjente ato vargjet e këngës që shokët këndonin me vlagë dhe zjarr:

S'kam ç'e dua pasurinë
Por s'ma deshi zemra sot
Nuk e ble dot dashurinë
Me të holla nuk blihet dot.
… Harrojnë se paraja harxhohet fët fët
Dhe zonjën e tyre e
marrin për zët…

Jo, jo. Ai Romeo që kishte dalë dje me kitarë për ti kënduar zemrës Xhuljetës së tij nuk do të vepronte kurrë ashtu sikur ti falnin "gjithë arin e botës. "Në djall "meteliku" dhe në djall "çifligu". Me asgjë nuk do ta ndërronte të dashurën e tij. Në darkë do të dilte përsëri me kitarë të këndonte këngën e tij të shpirtit. Ndërsa ajo priste dhe priste si një lule e hapur bletën e saj që do ti merrte polenin… E pra, serenata ishte një Esperanto e veçantë e zemrave korçare me një kod të paharueshëm ndjenjash dhe mendimesh fisnike. E në këtë Esperanto që fillonte me dy zemra si enë komunikuese, ishte një qytet i tërë që e bëri gjehen e vetëtë të zemrës dhe të shpirtit. Shpirti… Liri shpirtit, liri ndjenjës, liri gëzimit dhe mirësisë. Sa dashuri për jetën dhe sa fisnikëri. Sa drama dhe sa tragjedi ka në këto senenata. Na duket se nëpërmjet tyre flet vetë Korça, Korça e viteve tridhjetë që niset në kurbet me dashurinë dhe mallin mu në zemër.

Ika larg në mërgim
O ëngjëll i dashurisë
Më lë të vuaj si jetim
Të qaj papushim…

Në këto serenata do të na flasin flokët e dëborët që bien mbi çatitë e shtëpive dhe zbardhin tërë qyetin si një vello e madhe nusërie plot em lule bajamesh:

Dëbora zbardhi mallet
Dhe fushat tatëpjetë
Se njerëzia nuk dalin dot
Se rruga është e shkretë

Në këto serenata flasin çobankat që shkojnë zallit për inat të QirDhaskalit ato që aq lezet u kanë fustanetë, ato balukeprerat.
E mbi të gjitha në këto serenata është zëri i pranverës, zëri i ujrave pranverore, e zogjve ëngjëj, zëri i dallëndysheve.

Çelni lule se erdhi pranvera
Shihni sa zbukuron kjo erë
Lindi djalli i dashurisë…

Dhe si rrjedh në këtë serenatë ai burimi i pakrahasueshëm i Cardhukut. "Në gji tënd dua të shtrihem" dhe buçet në të kënga e jetës, kënga e Mullirit.… Dhe ja tek rodhën mbi 85 vjet të këngëtarit të shquar të serenatës korçare, Tole Adhami. Megjithatë kujtesën ai e ka të fortë dhe teksa afron manjetofonin për të dëgjuar serenatat ai thotë:
- Të dëgjojmë në fillim "Këngën e Mullirit".

Dhe kënga ushton:
Dielli vërtitet, bota rrotullohet
Mbi jetën tonë koha po kalon
Vitet dhe shekujt shkojnë dhe s'kuptohen
Mjerisht edhe njerëzit harrohen…

Kënga sikur gurgullon, fashitet diku në një liman të qëtë, shpërthen diku si një rrëkezë e qeshur malore dhe shtrihet më tej një lumë në fushë që ikën drejt detit. -Eh, thotë mjeshtri- të gjithë kanë vdekur, vetëm unë kam mbetur, si një dëshmi e gjallë si një i "Fundit i Mohikanëve". Tole Adhami përmend gjithë shokët e tij të paharuar të këngës të korit karakteristik "Lira" Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashëri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçiu, Andon Bitri, Teli Mele…

Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon.
Ushton kënga e mullirit nëpër dhomë dhe
përhapet tej

Kam lindur në vitin 1913 në qytetin e Korçës. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vëllezër dhe një motër. Them ishim se njëri Vangjeli u vra që i ri. U nis për në luftë partizan kundër fashizmit dhe nuk u kthye më… Mua që në vitin 1928 shoku im Vaskë Xherahu më foli për korin "Lira": Jemi të gjithë zanatçinj dhe bij zanatçinjsh- më tha Vaska këndojmë pas punës… Vajta dhe aty filloi një jetë e re për mua, bota e madhe e këngës dhe e serenatës. Unë bëra edhe dy vjet liceun francez në Korçë dhe isha një çikë më I shkolluar se shokët e tjerë, por në drejtimin tonë artistic ishin personalitete të tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel të lartë kulturor. Me këngën e tyre të mrekullueshme ata ju kushtuan popullit të tyre dhe sidomos të varfërve. Me këta njerëz të paharuar të korit "Lira" ne kemi kënduar këngë të tilla si "Kënga e mullirit", "Dua më shumë Shqipërinë" në "Drenovares", "O moj korçare…" dhe dhjetra serenata. Ishim 12 në fillim të punës sonë, tani kam mbetur vetëm unë o Zot. Më duket se edhe unë më shumë jam nën tokë sesa mbi tokë. Por ata jetojnë nëpërmjet këngës. A mund të vdesë Gaqo Jorganxhiu, Vaskë Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart që i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nëpër dhomë, nga dritarja e hapur ushton kënga e famshme:

Dua mëngjeset e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Dhe qarku është i skuqur.
Dhe lulet e fushës
Në mëngjes kur janë
plot me vesë
Doçkat e bardha të çupës
Që vetë me mall ti presë
Por nga gjithë këto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Dua ti vejë puna mbarë
Dhe përjetë të ketë lirinë…

(vijon numrin e ardhshëm)

Gazeta Shqipetare






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2004 nė 18:08 Edit Post Reply With Quote
Me ngjalle nje mall.

Vite me pare, megjithese shkodran e lindur e rritur ne Tirane, por me nje shok te ngushte nga Korca, kam shkuar disa here ne ate qytet dhe jam mrekulluar nga kenget korcare, nga atmosfera e qytetit.

Kam kujtime jashtezakonisht te mira nga Korca.

Ne kujtese me ka mbetur dhe nje kor qe kendonte pa shoqerimin e instrumentave.

Ka qene i mahnitshem, e kam degjuar vetem nje here dhe kurre me.

A di dikush gje, se si quheshin, a ekziston, a ka incizime?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 30-1-2004 nė 19:01 Edit Post Reply With Quote
Grupi Karakteristik Lira

Anton se grupi qe ke degjuar quhet grupi "Lira", me sa di une nuk eksiston me, sepse ata qe ishin ne te me kalimin e kohes jane fikur ne kete jete.

Mbaj mend se nje profesor i fiskultures ne shkollen time fillore bente pjese ne te.

Fatekeqesisht mendoj se ka humbur nje tradite shume e bikur.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-2-2004 nė 12:59 Edit Post Reply With Quote
Seranatat korcare, vazhdim

SERENATAT KORÇARE

Rasti i Mis Korçës 1942 është një serenatë e madhe me vete që ndihet në shumë serenata të kënduara pas këtij viti. Zonjusha SH misi i '42 më pas u kthye në mister

Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"


--------------------------------------------------------------------------------

Donika Anxhaku
Zenel Anxhaku


Tole Adhamoi përmend gjithë shokët e tij të paharuar të këngës të korit karakteristik "Lira" Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashëri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçiu, Andon Bitri, Teli Mele…

Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon.

Ushton kënga e mullirit nëpër dhomë dhe përhapet tej. Jam lindur në vitin 1913 në qytetin e Korçës. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vëllezër dhe një motër. Them ishim se njëri, Vangjeli u vra që i ri. U nis për në luftë partizan kundër fashizmit dhe nuk u kthye më… Mua që në vitin 1928 shoku im Vaskë Xherahu më foli për korin "Lira": Jemi të gjithë zanatçinj dhe bij zanatçinjsh- më tha Vaska këndojmë pas punës… Vajta dhe aty filloi një jetë e re për mua, bota e madhe e këngës dhe e serenatës. Unë bëra edhe dy vjet liceun francez në Korçë dhe isha një çikë më i shkolluar se shokët e tjerë, por në drejtimin tonë artistik ishin personalitete të tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel të lartë kulturor. Me këngën e tyre të mrekullueshme ata ju kushtuan popullit të tyre dhe sidomos të varfërve. Me këta njerëz të paharuar të korit "Lira" ne kemi kënduar këngë të tilla si "Kënga e mullirit", "Dua më shumë Shqipërinë" në "Drenovares", "O moj korçare…" dhe dhjetra serenata. Ishim 12 në fillim të punës sonë, tani kam mbetur vetëm unë o Zot. Më duket se edhe unë më shumë jam nën tokë sesa mbi tokë. Por ata jetojnë nëpërmjet këngës. A mund të vdesë Gaqo Jorganxhiu, Vaskë Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart që i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nëpër dhomë dhe nga dritarja e hapur ushton kënga e famshme:

Dua mëngjeset e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Dhe qarku është i skuqur.
Dhe lulet e fushës
Në mëngjes kur
janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupës
Që vetë me mall ti presë
Por nga gjithë këto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Dua ti vejë puna mbarë
Dhe përjetë të ketë lirinë…

… Kënga mbaron dhe në sytë e Tole Adhamit shket një pikë lot si një ortek i vogël dhimbjeje të kujtimeve. Ah, ajo kënga… Edhe pas vdekjes dua ta dëgjoi. Manjetofoni në këngë vazhdon me këngën e Mullirit:
Dielli vëritet, bota rrotullohet
Mbi jetën tonë koha po kalon…
Pa dëgjo… ky është zëri i Gaqos, ky është zëri i Vaskës, ky është zëri i Kolit…
…Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon…
Tole Adhami është një nga gurët e themelit të grupit "Lira". Por ç'është dhe si u formua ky grup i famshëm që u bë i dëgjuar dhe i paharruar edhe për interpretimin madhor të serenatave të Korçës, të shpirtit lirik të qytetit të tyre të dashur? Ja ç'na thotë tani udhëheqësi artistik i këtij grupi Jorgaq Nano: - Faktor kryesor që i dha impuls lindjes së grupit të këngëve karakteristike "Lira" është ardhja e bandës "Vatra" nga Amerika në Korçë me drejtuesin e saj zotin Thoma Nasi. Me impulset e bandës "Vatra" u formua në Korçë shoqëria e Arteve të Bukura dhe midis degëve të shumta kjo shoqëeri krijoi edhe grupin koral të burrave nën drejtimin e të palodhurit dhe të apasionuarit të këngës korçare, zotit Ilo Mosko. Aktiviteti i grupit "Lira" nuk është ndërprerë për asnjë cast. Gjatë gjithë jetës së tij janë të pallogaritshem shfaqjet e shumta që ky grup ka dhënë. Vlen të përmendim edhe koncertin që ky grup ka dhënë për të ndihmuar poetin Lasgush Poradeci, i cili atë vit ishte shtruar në sanatoriumin e Gracit në Austri. Ky koncert u dha më 28 shkurt të vitit 1929 ku kishte të ftuar edhe nga Tirana dhe midis të tjerave edhe princeshat. Me grupin "Lira" kanë punuar personalitete të paharruara në Korçë si përshembull arbëreshi Paskuale Anibali e më tej Mihal Ciko, Gaqo Avrazi etj. Vlen për të përmendur mbajtjen gjallë të këtij grupi, prej drejtuesit të apasionuar Kostaq Osmanlliu i cili e drejtoi këtë grup në vitet 1945-1978, Kostaq Osmanlliu punoi dhe e pasuroi traditën dhe të serenatës korçare… … Në një nga lagjet karakteristike të Korçës është edhe shtëpia e Kostaq Osmanlliut njërit prej këngëtarëve më të vjetër të Korçës. Kostaqi tani nuk jeton më. E bija e tij pianistja Ina Osmanlliu na nxjerr një album të mrekullueshëm. Kostaqi është një nga të parët që mblodhi këngët karakteristike. Ishte një natyrë fisnike dhe njerëzit e donin dhe e respektonin.
Kori në fillim u quajt grupi i këngëve karakteristike dhe më vonë kori i pleqve. Dhe vërtetë, ata që kënduan më bukur serenatat, më me madhështi dhe më me fisniëkri ishte kori i pleqve.
Si ka mundësi që serenatat i këndoi më vonë më bukur ky kor? A thua se ky kor ruante mirë thesaret e viteve tridhjetë dhe i shpërndau në ardhmëri fuqinë kozmike të këtyre këngëve të dashurisë? A thua se ata e kuptuan se serenatat lindën në një kohë të caktuar dhe do të zhdukeshin në një kohë të caktuar? Do të zhdukeshin, por si ata përrenjtë me burimin tek zemrat do të përfundonin në detin e përjetësisë të artit të madh dhe dashurisë së madhe? Ata pleq shtatëdhjetë vjeçarë tetëdhjetë vjeçarë që vinin çdo pasdite për në pallatin e kulturës ju ngjanin më së shumti atyre pleqve trojanë që ishin vënë në rradhë në Iliadën e Homerit për të parë si ekspertë bukurinë e Helenës së Trojës. Dhe këta pleq korçarë vinin çdo pasdite për të parë bukurinë e dhjetra Helenave që ju kënduan serenatë, bukurinë e zmerave dhe i bënë ato të pavdekshme. … Shumë prej atyre njerëzve, djemve që ngritën serenatat tani prehen në varrezat e qytetit. Por shpirti i tyre nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë kurrë. Se shpirti nuk vdes, aq më shumë ky shpirt i madh fisnik dhe njerëzor që buroi dhe shpërtheu nëpër serenatat. Serenatat janë një trashëgimi dashurie dhe mirësie që na lanë prindërit gjyshërit dhe stërgjyshërit. Eshtë një trashëgimi që na ka lënë Korça jonë, kjo nënë e dhimbshur dhe e mirë, kjo flladitëse shpirtërash të lirë që gjithmonë artin e ka parë si një smerald të pazëvendësueshëm të zemrave. Natyrisht që serenatat nuk mund të futen në muze. Ato nuk janë thjesht relike. Ato sjellin një rigjenerim të vazhdueshëm, ato janë një katraris shpirtëror, një ballafaqim i asaj që është më e bukura, më e mira, më fisnikja. Nëse sot mjaft këngëtarë të mrekullueshëm dhe të talentuar korçarë si Mihallaq Andrea, Afërdita Zonja, Eli Fara, Lindita Theodhori etj këndojnë serenata kjo jo rthjehst për një nderim për të kaluarën dhe traditën. Ne kemi nevojë për serenatat. Kemi nevojë për atë ajër të pastër që fryn nga maja e shpirtërave të së kaluarës që vjen nga zemra e madhe e Korçës, nga shpirti fisnik i qytetit. Dhe na vjen të nrgemë një kryesereatë për Korçën tonë, për Shqipërinë, për çdo shqiptar që i bëjmë të kujtojë atë këngën e paharruar të viteve tridhjetë:

Kur ika lashë Shqipërinë
Kur lashë prapa Korçën
Ato male, atë lëndinë
Ku humbet njerëzia mendjen.
… Pashë Morenë dhe Italinë
Shëtita Francën dhe
Gjermaninë
Barita tërë Bullgarinë
Barita fushëne Rusisë
Të Rumelisë, të Serbisë
Pashë malet e Helvetisë
Por s'paska si të Shqipërisë.

Po. Ne jemi të dashuruar me këtë qytet. E duam atë dhe do ti thurim serenata…Meqë janë shpirti i këtij q yteti serenatat janë këngë të shenjtëruara, psallme të dashurisë së brezave në faltoren e madhe të zemrës njerëzore. Por serenatat korçare duke qenë njëherësh romantike dhe realiste nuk dinë të fshehin "mëkatin". Por këto "mëkate" nuk sulmohen me fjalë të vrazhda që të lënë shenja plumbi në kujtesë. Jo, ato "qëllojnë" me pambuk duke pranuar se të gjithë njerëzit janë mëkatarë. Një ironi e lehtë si një avull e dalë nga parajsa futet si pakuptuar në purgatorin njerëzor e deri në perandorinë e të vdekurve. Madje këto këngë serenata të "mëkatit" japin një dekor preçiz me interjerë të tyre, madje edhe em emrat e personazheve.

Në dyqan e Tasit karshi Mitropolisë
Mblidhen djemtë e Skolisë
nga sevda e dashurisë
Bëmë moj zonjë dhëndërë
Se jam djalë i ëmbël…

Në këto rreshta jepet një kolorit korçar në dinamik. Po dale: më tej vjen një këngë e çuditshme "Të mori Pali:
Të mori Pali, të shpuri në Rrëmbec
Surat karajane kokë kastravec
Jam, jam e mirë dhe në s'jam e mirë
Jam për veten time…
Kjo këngë këndohet sot nëpër dasma, sepse serenatat përveç se janë të bukura ato kanë edhe natyrën që mësohen lehtë që nga të vegjëlsit deri tek të mëdhenjtë.Ne sot e këndojmë këngën e Tasit apo të Palit por pak kush shtron pyetjen: Se kush ka qenë ky Tasi që ka pasur dyqanin karshi Mitropolisë. Po Pali kush ishte që morri atë çupë "me këpucë vidello, me baltë Pojani" që i thërriste dajos "mbamë dajo mbamë, se më merr shejtani".
Por ama skena erotike del açik në serenatë dhe jepet e plotë:

Nëpër vërkët të gardhit
fshehurazi
Ti moj nuse e Tasit bënje
dashuri
Nëpër vërkë të kyçit fshehurazi
Ti moj nuse e tasit bënje dashuri…

Çdo të thoshte bota? Si do ti binte filli kësaj aventure që këngëtari e "studion" me shaka që nga vërka e gardhit? Kush ishte kjo mëkatare që në vend të skuqet dhe të marr vrapin shpall sfidën ndaj gjithë qytetit dhe si rrjedhojë ndaj gjithë botës:
Jam jam e mirë, dhe në
s'jam e mirë
Jam për veten time…
Një buzëqeshje e lehtë i përshkon këto këngë dhe madje edhe një mëshirë e padukshme kur dramat marrin përmasat që i kalojnë qytetit: Eshtë shumë larg që nga Fieri
Dashurinë që ta kesh
Eshtë shumë larg që nga Fieri
Për në Shkodër që të vesh…
… lamtumirë o moj e dashur
Lamtumirë unë të lë
Eshtë shumë larg që nga Fieri
Për në Korçë që të vesh…
Këtu mëshira bashkohet edhe me një mister, me një "sekret" që këngëtari nuk e jep. Përmend qytete por këtu heshtet për emrat e njerëzve. Diçka tepër aventurore do të ketë ndodhur, madje dhe me tragjizëm. Po pse për emrat këtu heshtet? Mos vallë kemi të bëjmë këtu me Mis Korçën 1942, një personazh real që i donte aq shumë serenatat dhe u dashurua pas një serenate dhe së fundi përfundoi në një qytet tjetër.
Ndoshta… Rasti i Mis Korçës 1942 është një serenatë e madhe me vete që ndihet në shumë serenata të kënduara pas këtij viti. Por a është ajo një "mëkatare"? Jo, jo. Ajo është një shenjtore e dashurisë. Dhe të gjithë duan të dinë rrugën e shenjtorëve…
… Pranvera si një vajzë rebele e ç'burgosur kishte dalë fushave, ishte rritur dhe fustani nuk e nxinte më, kishte shpërthyer nëpër gonxhe dhe nëpër lule. Në kinema "Majestik" shpallej atë mbrëmje "Mis Korça 1942". Komentatori Italian përmendi emrin e saj: Zonjusha Sh… Salla brohoriti… O Zot… Sa lule, puthje dhe duartrokitje u derdhën mbi të. Por ajo nuk lëvizi. Ajo qëndronte si një shtyllë mermeri e një teatri antik. Jo, zemra nuk i gëzonte. Kishte hyrë në atë garë marramendëse pa dëshirën e saj… dhe ja, po merrte kurorën e Mis Korçës 1942. vajzat e tjera qanin se nuk kishin fituar. Ajo qante thellë në zemrën e saj. "Dëgjoni kishte thënë së fundi ai. E ke lexuar vjershën e Hajnes "Asra". Pra, unë jam si ata të fisit Asra që vdesin kur dashurojnë". Komentatori Italian kërkoi që ajo të thoshte diçka. Ndërsa në sytë e saj nuk kishte gëzim, as shpresë, as dëshirë për jetë. Hodhi syë nga ballkohet ku dukej nata e mrekullueshme e pranverës qëndisur me mijëra xixëllonja dhe ju kujtua serenata e parë.
Një ditë ti do të ikësh
do të ikësh larg
Dhe mua zemrën
do ma marrësh pas…
Zonjusha Sh.. juve patjetër duhet të thoni nja dy-tre fjalë, patjetër duhet të thoni.Salla ra në një heshtje të thellë, torturonjëse. Ajo bëri dy-tre hapa përpara. Dhe hapat e saj ishin të rëndë dhe funebër, jo sikur të merrte kurorën e Misit por sikur po shkonte drejt vdekjes. Në qiell nga ballkoni lart ajo pa se u këput një yll. Eshtë ai- tha ajo me zë të lartë.
Salla mbeti pezull nga një zjarrmi torturonjëse. O Zot, mos u çmend nga gëzimi kjo çupa e botës?
Eshtë ai, është ai… Kush pra- ndërhyri komentatori Italian kësaj radhe me një zë të paduruar dhe të egërsuar, pothuajse brutal. Salla priste përgjigjen. A thua të gjitha yjet do të këputen sot në zemrën e saj? Eshtë Ai. Ai ishte prej fisit Asra që vdesin kur dashurojnë. Dhe ajo përmendi me të fortë emrin e tij, emri i një shegerti të varfër që tanimë nuk jetonte. Salla shtangu. Ajo tha përsëri emrin e tij dhe iku me vrap dhe pastaj u dëgjua kërkëllitja e metaltë e derës së madhe të "Majestikut".
Moj vajzë e arratisur ku rend kështu? A mund të gjendet ylli i këputur?
… Të nesërmen Mis Korça hipi në një llandon apo në një kamion dhe nuk u pa më në qytetin e saj. Dhe mbeti aq e bukur sa dhe misterioze ajo natë pranverë e vitit 1942. Zonjusha SH… nuk jeton më, por shumëkush nga të moshuarit në Korçë e përkujtojnë si një mall të valë, dhe përshpërit: Ndoshta ishte nga ata të fisit Asra që vdesin kur dashurojnë. Ndoshta, por serenata ka mbetur për këtë shenjtore të dashurisë… A ka këtu mëkat? Aspak…
Unë do të iki, do iki larg
Por zemrën ti do të ma
marrësh pas…
A keni qenë ndonjëherë për Pashkët në Korçë? A keni parë se si marrin zjarrin me qirinjtë në kishë dhe pastaj e shpërndajnë këtë zjarr hyjnor shtëpi më shtëpi dhe zemër më zemër duke thënë:
- Krishti u ngjall…
Dhe serenatat pra duket se shpërndajnë këtë zjarr të shenjtëruar. Në një intervistë me këngëtaren e mirënjohur Afërdita Zonja ajo na tha: Këngët e serenatës ose "serenata korçare janë pjesë e qytetit të Korçës dhe të korçarit. Nuk duket se është e vështirë të jepni saktësisht një përgjigje: I lindi qyteti këto këngë apo bashkë me to u ndërtua vetë qyteti?
Kjo është një pyetje retorike që ndoshta nuk kërkon përgjigje por që ka në vetvete një të vërtetë të madhe: Korça është shkrirë në këto këngë, merr frymë nëpër vargjet e serenatave jeton dhe dashuron, fisnikëron me to brezat e saj.

Po për serenatat kemi intervistuar edhe Artistin e Popullit Gaqo Çako. E pyetëm: Kemi dëgjuar se serenatat korçare ishin shkolla juaj e parë artistike. A qëndron kjo pandehmë?
Korça u bë për mua me të vërtetë akademia e parë e Arteve të Bukura. Në rininë time të parë mbaj mend serenatat e paharrueshme korçare kur me grupe shokësh vinim me kitarë pranë dritareve të vajzave që preferonim dhe ju këndonim atyre këngë dashurie.
Çfarë poezie? Çfarë harmonie, çfarë miseri fshihej në ato netë. Ishin netë me të vërtetë të bardha të një rinie të pakthyeshme dhe pa lamtumirë.
Serenatat zgjasnin nga ora dhjetë deri në tre pas mesnate me këngë dashurie nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Secili kishte vajzën e vet. Këngët e dashurisë ishin konkrete dhe organizoheshin në periudhën e verës…
Netë të bardha: Sa shumë i shkojnë Korçës këto netë të bardha…
Ishtë një ikonë e mrekullueshme e Onufrit "Shën Mërija me Krishtin e vogël në krahë". Ç'buzëqeshje e mrekullueshme lexohet në fytyrën e Shën Mërisë? Çfarë buzëqeshje? A nuk flet ajo për dashurinë hyjnore por edhe njerëzore? Ai nuk flet për gëzimin e papërsëritshëm që të sjell fëmija?
E pra vajza korçare dhe djali i dashuruar shkonin në kishë në Mitropoli apo në Shën Gjergj dhe aty shikonin ikonat e pavdekshme. Shën Mëria me Krishtin në krah është dashuria e dashurive, është kënga e këngëve, është serenata e serenatave.
Ne mendojmë se kjo frymë hyjnore ikonat duket dhe ndihet edhe nëpër sereneatat, te këto këngë të dashurisë së shenjtëruar. A nuk ndihet në këngë përveç trokitjes së përvëluar të dashurisë, edhe pritja e fëmijës së parë, edhe belbëzimi i perëndishëm i foshnjës, edhe ngrohtësia në vatrat familjare, edhe bërja e kryqit para bukës dhe bekimi i madh i prindërve. Dhe të gjitha këto përmblidhen në atë buzëqeshjen e Shën Mërisë, në atë buzëqeshje nismëtare të natyrës dhe të jetës, në atë shpërthim të parë kozmik të botës moderne. Dhe kjo buzëqeshje e Shën Mërisë është e përhapur si një bekim i ëmbël nëpër serenatat korçare që pa frikë mund ti quajmë ikona me tinguj. Ndaj edhe tingëllon natyrshëm ai vargu madhështor që duket se ka zbritur direct nga Olimpi:
Perëndeshë e bukurisë ti je…
E tillë është Afërdita e shtëpive korçare e thjeshtë, e ulur mbi avlimend ose mbi gjergjef, e pastërt si pika e vesës e dalë nga shkuma e detit të qelibartë të serenatave… Dhe si dritë të përjetshme ka atë buzëqeshje, buzëqeshjen e Shën Mërisë me Krishtin.
Këngë-Ikona dhe Ikona-këngë…
Në vend të epilogut
Serenatat kanë natyrisht një karakter romantik. Ato zakonisht këndohen nën dritën e praruar të hënës dhe fjalët më të zakonshme për to janë "Bilbil", "hënë", "trëndafil". Ato janë kryefjala e serenatave. Por krahas karakterit romantik, siç thamë ato fshehin në vetvete diku në thellësi një karakter të spikatur realist. Se… kujdes.. Mund të vesh të bësh një serenatë dhe mund të bijesh pa dashur në një dërrasë të kalbur, të papërshtatshme. Të mos harrojmë për asnjë cast se Korça në vitet tridhjetë ishte e ndarë në tre lagje të mëdha në Varosh, Katavarosh dhe lagjen përtej lumit.
Martesat bëheshin brenda "sërës tënde" dhe jo të dilje jashtë kësaj "sëre". Po të veproje ndryshe ose do të bëheshe gazi I botës ose do të ndodhte ndonjë tragjedi si midis Montekëve dhe Kapuletëve.
Ndaj ai që vinte në mbrëmje bashkë me dy-tre shokë ose vetëm e kishte studiuar mirë vajzën e tij në të gjitha drejtimet.
Serenata ishte me objekt, e adresuar, vetëm pas viteve pesëdhjetë serenata u bë pa objekt të caktuar. Madje në këngë I këndohej hollësisht bukurisë shpirtërore dhe fizike të vajzës të cilës mentohej ti fitohej zemra. Ndaj këngët janë me fjalë të zgjedura, fisnike, të zhveshura nga çdo fjalë banale, nga çdo shprehje e rëndomtë. Jo thjesht se në këngët e serenatës përdoren shpesh fjalët "Mbretëreshë e Zemrës", "o mbreti im" "mbretëreshë e mbretëruar" etj por më tepër për faktin se në thellësi të tyre ato kanë një qëllim tejet fisnik ndaj femrës, me fjalët më të zgjedhura të zemrës, me një temp të spikatur kalorsjak, ato, serenatat, dallohen për një shpirt mretëroir, madhështor, sipëror.
Serenatat janë e kundërta e këngëve të mejhaneve dhe të klubeve, ku qejflinjtë me gotën e hedhur njëra pas tjetrës nuk dinë ti kontrollojnë fjalët dhe shpërthejnë në këngë.
Serenatat kanë fjalë të pastra zemre dhe shpirti. Fjalët e tyre kanë vezullimin e yjeve dhe të buzëqeshjeve, freskinë e pikave të vesës dhe mrekullinë e flladit parajsor të pranverës.
Shpirti I tyre mbretëror duket që në misionin, që në objektin dhe në qëllimin e tyre dhe deri në mjetet dhe në arsenalin e përdorur.
Mbretëresha e Zemrës duhet të jetë e denjë për një mbret. Edhe sjelljet edhe fjalët duhet të jenë mbretërore. Madje edhe në qoftë se nuk e arrin objektin tënd duhet të largohesh si një mbret dhe kujtimin e saj ta ruash të shenjtë, si një vajzë të fronësuar përjetësisht në zemrën tënde. Ndaj serenatat na duken kaq të bukura dhe të afërta, edhe sot në një prag shekulli të ri, të një epoke të re. Ato janë Titaniku ynë "i mbytur" nga kujtimet, janë brilantet e gjyshërve të zhytur në thellësitë e tingujve. Ndaj kur i këndojmë na drithërohen zemrat dhe na fisnikërohet dhe zbukurohet shpirti.

Sepse gjithkush e
ka një dritare
Nga e mban kokën prapa
përjetë
Një siluetë del, zhduket
dhe shuhet fare
Dhe prapë shfaqet si një
margaritar në det
Lum ne për margaritarë
të tillë mbretërorë…






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 22-5-2004 nė 20:59 Edit Post Reply With Quote
Emer Password Kontakt Shenoni klanin si faqe fillimi Kartolina on line Forum Reklama ne Kla

Kur u krijua Kor�a franceze
1917-1920. Rivaliteti Italo grek dhe si u vendosen francezet ne Korce? Cilat ishin qellimet strategjike. Kush qene arritjet ne infastrukture, ekonomi e shkollim. Kujtimet e nje ish luftetari francez te luftes se pare, i cili u mor edhe me pas me studime per Shqiperine.
Nga Jacques Bourcart

Repart i k�mb�soris� franc�ze trupat kryesore t� t� cil�s kan� q�n� t� p�rq�ndruara n� Kor��

Jacques Bourcart [1891-1965] oficer i Legjonit te nderit eshte nje nga shkenctaret me te permendur ne france ne fushen e gjeografise dhe gjeologjise. Ky anetar i akademise franceze dhe shef i katedres se gjeologjise ne Sorbone, e kaloi nje pjese te rinise te tij si i mobilizuar ne trojet shqiptare. Ai brodhi pothuajse te gjithe vendin prej nga nxori edhe nje liber me shenime udhetimi Shqiperia dhe shqiptaret te botuar nga shtepia Dituria. Por kete pasion te rinise se tij ku ai studioi shume gjeografine e gjeologjine e vendit Bourcart e kaloi edhe te studentet e tij te cilet vazhduan pas vdekjes se tij studimet e profesorit te tyre per shqiperine. Ne tekstet tona autori francez njihet si themeluesi i gjeografise fizike te Shqiperise Juglindore. Por edhe si nje udhetar i pasionuar pas ketij vendi. Por pjesa e shkeputur per botim nga Klan i perket periudhes kur ai, i perfshire ne armaten e lindjes se ushtrise francezeu vendos ne Shqiperi gjate kohes se luftes se dyte boterore.

***

Kur ne vitin 1916 te papriturat e luftes cuan nje njesi te vogel franceze te pushtonte Korcen, flamuri tringjyresh francez ringjalli aty kujtime te vjetra. Epoka e kryqtareve franke dhe roli i princerve te familjes Anzhu ne Shqiperi, nuk ishin harruar. Por mbi te gjitha ne Shqiperi ishin ende gjalle kujtimet napoleoniane, si nderhyrja ne brigjet e Adriatikut dhe shkaterrimi i Republikes se Venedikut, krijimi i Principatave Iliriane, marredheniet e Ali Pashe Tepelenes me Napoleonin dhe vendosja e francezeve ne Ishujt Joniane. Thuhej se Napoleoni kishte ardhur vete ne Shqiperi per te ringritur Mbreterine e Skenderbeut. Ne kohen e Perandorise se tij kishte sherbyer ne France nje regjiment shqiptar. Kete tradite e perterine me pas shqiptaret e Amerikes qe luftuan ne France gjate Luftes se Pare Boterore. Ne shtegtimet e mija neper malesite e Shqiperise, une kam pare shpesh dekorata, si kryqe lufte, te fituar nga shqiptare edhe ne betejen me te famshme per francezet gjate luftes se pare, Verdyn.

Qellimi qe kishte ushtria franceze per te mbajtur Korcen ishte qe te rrethonin Greqine e mbretit Kostandin dhe te ndalonin agjentet gjermane te lidheshin lirisht me Athinen. Gjithashtu ai do te shqebente edhe per te krijuar lidhjet e francezeve me frontin italian, permes rruges Korce- Sarande. Mirepo qe me largimin e princ Vidit, trupat greke kishin ripushtuar Korcen. Ne fillim ne garnizonin e qytetit kishte madje edhe nje njesi te vogel serbe. Per ta shporrur ate njesi qe prishte pune, guvernatori grek i Korces u dha urdher mulliseve qe te perzienin me miellin disa lende helmuese dhe perhapi fjale se ne qytet kishte rene nje epidemi kolere. Pasi ia arriten qellimit, greket mbeten zoterit e vetem te Korces, e cila, ashtu si e gjithe Shqiperia e Jugut u administrua sikur te ishte thjesht toke greke. Qysh kur u futen ne Shqiperi njesite e ushtrise franceze, qeveria e perkoheshme greke e Selanikut, e kryesuar nga Venizellos, dergoi ne Korce nje prefekt te saj, me porosine qe sido qe te vente puna, ta mbante qytetin per Greqine. Ardhja e ketij prefekti ne Korce nuk beri gje tjeter vecse shtoi trazirat, sepse shperthyen grindjet midis perkrahesve te mbretit Kostandin dhe atyre te Venizellosit. Ketyre trazirave iu shtuan edhe intrigat e italianeve kunder pushtimit grek. Nderkaq u krijuan disa ceta shqiptare, qe u perkrahen dhe u mbushen me njerez nga te gjithe ata qe ishin acaruar nga dhuna e pushtimit grek, si dhe nga shume shqiptare te rrenuar nga lufta epirote, nga vellezer dhe bij te viktimave te andarteve greke. Disa nga keto ceta luftonin vetem per clirimin e trevave shqiptare, si ceta e Themistokli Germenjit. Ceta te tjera, si ajo e Sali Butkes, armik i betuar i Esat Pashes, ishin te manovruara nga Falkenhausen, qe me pare kishte qene atashe ushtarak gjerman ne Athine dhe tani qendronte ne Pogradec, ne brigjet e Liqenit te Ohrit.

Mirepo ne dhjetor 1916 gjenerali Seraj, qe deshironte te siguronte qetesine e prapavijave te frontit dhe ishte njohur me se miri e me hollesi per gjendjen, dergoi ne Korce kolonelin Dekua, i cili kishte si detyre qe te ngrinte nje administrate autonome, nen kontrollin francez.

Prijesat shqiptare, te cilet u pyeten lidhur me kete nisme, e pranuan menjehere dhe kesisoj me 10 dhjetor te po ketij viti ne prefekturen e Korces u ngrit flamuri i Skenderbeut, qe kishte ne shtize nje kravate me tri ngjyrat e Frances. Ofiqaret dhe agjentet greke u detyruan te largohen nga qyteti. Nderkaq ata moren me vete arken e finances dhe tere kontabilitetin. U krijua nje administrate shqiptare me nepunes vendas, si dhe nje Keshill i Parise, ne te cilin kishte barabar anetare ortodokse dhe myslimane. U ngrit gjithashtu edhe nje gjykate. Njekohesisht u krijua nje xhandarmeri policie dhe nje xhandarmeri e levizshme, qe perbenin sproven e pare te atij Batalioni Shqiptar, i cili me pas, mori pjese ne mesymjet franceze. Flamuri i ketij batalioni u dekorua me Kryqin francez te Luftes. Te gjitha keto veprime u kodifikuan me nje protokoll, qe u miratua nga perfaqesuesit vendas dhe per te cilin u fol shume.

Keto veprime sollen menjehere si pasoje terbimin e grekeve, te cilet shihnin se Korca po u ikte nga duart, si dhe te italianeve te cileve kjo krijese e re iu prishte ambiciet. Edhe vete ministria e Jashtme Franceze, Ke dOrsej u shqetesua. Mirepo koloneli Dekua gjeti qysh ne fillim bashkepunimin me entuziast ne kete qytet, i cili ishte vatra e atdhedashurise shqiptare. Nga ana tjeter, po qysh ne fillim, ai i dha nje nxitje te madhe organizimit te Kazase autonome te Korces. Politika e tij e clirte dhe guximtare, ecuria mjaft e mire e krijesave te reja administrative, e cila, nga ana tjeter, lehtesohej nga fillimet e organizimit te shqiptareve qysh nga koha e kryengritjeve kunder turqve, si dhe nga arsimimi i mjaft mergimtareve te vjeter, qe ishin kthyer nga Rumania ose SHBA, e bene shume shpejt kolonelin Dekua mjaft popullor. Ky popullaritet i dha mundesi atij qe te largoje nga ndikimi austriak disa ceta, te cilat tani ishin te sigurta kur shihnin flamurin shqiptar qe valevitej ne Korce. Kesisoj ai permiresoi edhe gjendjen ushtarake te trupave franceze, qe kishte nen komande.

Ne shkurt 1917 Divizioni 76 i Kembesorise, qe ishte derguar ne Shqiperi, e shpetoi nga goditjet e artilerise austriake rrugen per ne Sarande dhe beri te mundur lidhjen e forcave franceze me ato italiane. Gjate muajit gusht ne frontin shqiptar u ndermoren veprime te rendesishme luftarake, qe i dhane mundesi njesive franceze te godasin fort armikun, qe kishte bere pak punime mbrojtese. Mesymja franceze solli marrjen e Pogradecit, ne buze te Liqenit te Ohrit.

Pas kesaj vijuan nje sere mesymjesh fitimtare deri ne dorezimin dhe armepushimin e Bullgarise me 30 shtator 1918. Me pas trupat franceze depertuan deri ne Elbasan. Nderkaq, gjate gjithe kesaj kohe, ne prapavije vazhdonte organizimi i administrates. Marreveshjet e arritura pas armepushimit me Gjermanine e lane ne vend pushtimin francez, i cili vazhdoi po ne te njejtat kushte.

Une nuk i di arsyet qe cuan ne kete vendim. Nga sa kishin deklaruar vete qeveritaret e saj, dilte qe Franca nuk kishte asnje interes ne Shqiperi. Madje sipas udhezimeve qe merrte komandanti i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, ai nuk kishte te drejte as qe te shtrinte me tej ndikimin tone tregtar dhe kulturor. Madje u ndalua edhe hapja e nje liceu francez. Ku ishte ceshtja, pra? Qe te kujdeseshim per ambiciet e Venizellosit, i cili vazhdonte te kerkonte gjithnje Korcen dhe Epirin e Veriut? Por kjo detyre ishte e pamundur qe te kryhej, aq me teper se roli qe kishte luajtur pa dashje Administrata Franceze e Trevave Shqiptare ishte kryekeput fare i kundert. Ajo ia ruajti kete treve Shqiperise dhe i dha qeverise se re shqiptare kuadrot e para, per te cilat kishte aq nevoje.

Roli i administratave te perkohshme franceze u ndie edhe

ne Kotor, ne Shkoder, ne Trakine Perendimore.

Studimi i kushteve ne te cilat u krye administrimi i Trevave Shqiptare, pervecse na ben te njohur perfundimet e shkelqyera qe arriten aty nje grusht francezesh, qe per me teper nuk kishin as forca te shumta ushtarake, mund te na tregoje njekohesisht se sa besim mund te kemi tek nje Shqiperi e pavarur.

Organizimi i pergjithshem i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca fillonte me nje hierarki te caktuar. Ne krye ishte nje Komandant i Trevave, i cili e kishte seline ne Korce, me nje administrate qendrore fare te vogel. Nen urdherat e tij ishin tre Administratore Krahinash, cdonjeri nga te cilet kishte nje autonomi te madhe administrative, urdheronte mbi drejtuesit e sherbimeve te ndryshme dhe kishte nje buxhet te vetin. Pas armepushimit detyren e Komandantit te Trevave Shqiptare dhe ate te Administratorit te Krahines se Korces e kryente i njejti oficer.

Krahina e Korces e kishte ruajtur deri diku organizimin qe perligjte dokumenti i pare administrativ i saj, pra protokolli i kolonelit Dekua. Megjithate Ke dOrseit i dukej siku ky dokument kishte nje natyre si teper perfundimtare. Dhe keshtu, me 16 shkurt 1918, duke perfituar edhe nga largimi i gjeneralit Seraj, i cili nuk ishte me aty qe te mbronte vepren e tij, me nje urdher te gjeneralit Sale [Salles] protokolli ne fjale u shfuqizua. Mirepo ne te vertete ndryshuan vetem emertimet e organeve administrative, sepse asgje tjeter nuk ndryshoi. Administratori i Territorit [ose shqip Qeveritari Delegat] ndihmohej nga nje Keshill Konsultativ Parise [qe me pare, sipas protokollit Dekua, ishte Keshilli i Administrimit] si dhe nga disa drejtore te emeruar prej tij per financat, arsimin, policine, punet botore, ndihmen shoqerore. Vec tyre ishin emeruar edhe disa zevendesdrejtore per postat, pyjet, doganat, te cilet vareshin nga Drejtoria e Financave. Prej Qeveritarit Delegat varej edhe Komandanti i Trupave Shqiptare.

Edhe organizimi i Krahines se Pogradecit ishte pak a shume i njejte.

Nderkaq organizimi i krahines se trete, pra i zones asnjanese shqiptaro?greke ne token greke ishte shume me i thjeshte.

Krahinat ishin ndare ne rrethe. Drejtoret e sherbimeve dhe kryetaret e rretheve ishin pa dallim ose oficere franceze, ose civile shqiptare. Keshtu drejtori i financave, qe ishte shqiptar, mbeti ne detyren e tij pa levizur qysh nga fillimi e deri ne perfundimin e administrimit francez. Shihet pra se kishte pak hallka administrative, autonomi te madhe dhe ndarje te vecanta, cdonjera prej te cilave kishte nje shkalle te ndryshme zhvillimi.

Krahina e Pogradecit, ne pjesen me te madhe nuk kishte paguar asnje here taksa gjate pushtimit turk.

Dhe me 22 qershor kur mbaroi detyra e administrimit francez, shihej se aty ishte bere nje pune e madhe. Buxheti nga disa dhjetera mijera franca, kishte kaluar ne tre milione franga. Te gjitha krahinat ishin administruar me rregull dhe paguanin tatime. Administrata kishte bashkepunuar edhe me perpjekjet qe bente Ushtria Franceze per hapjen e rrugeve. Si pasoje Shqiperise i mbeten rruget e medha, ne te cilat mund te kalonin automjetet, si rruga nga Korca deri ne Sarande, qe mirembahej pjeserisht nga italianet, si dhe rruga tjeter nga Korca ne Follorine, e ndertuar teresisht nga francezet dhe qe perdorej per sherbimin postar me automjete. U ndertua edhe rruga automobilistike nga Korca ne Pogradec, pa permendur ketu rruget e ndertuara thjesht per nevojat ushtarake. Vec ketyre u mirembajt edhe nje rrjet i tere udhesh per karvanet e kuajve dhe te mushkave, qe lidhte te tere fshatrat e krahinave. U ngrit edhe sherbimi i ujerave, u ndertuan mjaft ura, u meremetuan ndertesat publike qe ishin lene pas dore.

U ngrit edhe nje rrjet telefonik, qe lidhte me Korcen te gjitha rrethet. Ky rrjet lidhej edhe me rrjetin kryesor telefonik te Vlores. Drejtoria e Puneve Botore mori nga ushtria franceze materiale te shumta per punimet e medha te spastrimit dhe te permiresimit ujor, qe filluan te kryhen.

Gjykatat e Korces dhe te Pogradecit shqyrtonin ceshtje te se drejtes civile dhe penale. Ajo e Korces merrej edhe me ceshtje krimesh, sepse moratoriumi i shpallur me 1912 kishte pushuar se vepruari. Por ketij organizimi gjyqesor i mungonte nje Gjykate Apeli, sepse, per fat te keq nga qendra asnjehere nuk u dha leja per ngritjen e saj. Prane ketyre gjykatave u organizua edhe nje kolegj avokatesh dhe gjate dhenies se vendimeve ishin gjithnje te pranishem oficere frzanceze. Nderkaq puna per pershtatjen e Kodit Civil Francez dhe Kodit Egjiptian me kushtet e vecanta te Shqiperise, kishte bere te mundur qe gjykimet te jene te paanshme dhe te mbeshtetura ne ligj. Dhe kjo gje pelqehej dhe vleresohej shume ne nje vend te tille si Shqiperia, ku njerezit ishin mesuar deri ne ate kohe me gjykime arbitrare.

Nderkaq, edhe fale hartave te bukura, qe kishte perpiluar Sherbimi Gjeografik i Armates se Lindjes, filloi puna dhe u be e mundur qe te kryhet studimi shkencor i burimeve natyrore dhe i mundesive ekonomike qe kishte Treva Shqiptare e Administruar nga Franca. Se fundi u moren masat e para kunder asaj fatkeqesie te madhe te vendeve ballkanike, qe eshte shpyllezimi. Dhe ashtu sic duhej te behej, vemendja kryesore dhe perpjekjet e administrates franceze u perqendruan te tri veprat qe duheshin kryer pa humbur fare kohe.

Keto ishin: rregjistrimi i popullsise civile, hapja e shkollave dhe ndihma shoqerore. Dhe kryerja e ketyre detyrave u lehtesua pikesepari nga ushtria franceze.

Keshtu Intendenca Ushtarake siguroi faren e nevojshme per mbjelljet e para dhe per shperndarjen e tyre te menjehershme. Sherbimi i Nozullimit regjistroi dhe pajisi me kartat perkatese te tere banoret. Dhe qysh nga viti i dyte i administrimit francez, fale edhe perpjekjeve te palodhura qe u bene per te zhvilluar bujqesine, Treva Shqiptare e Administruar nga Franca mundi te veteushqehej dhe tokat djerre qe punoi ushtria franceze i lejuan te shlyente paradhenien.

Ne Korce u krijuan disa depo, per te shmangur grumbullimin e farerave dhe mandej shitjen e tyre me cmime shume te larta nga spekulatoret, sic kishte ngjare shpesh me pare dhe quhej si dicka e zakonshme ne keto vise.

Qysh nga koha e regjimit xhonturk ne Korce ishin hapur disa shkolla shqipe. Por nga ankesat e vazhdueshme te Patriarkanes Ekumenike te Stambollit, ato u perndoqen qysh ne fillim nga qeveria turke. Dhe sapo greket hyne dhe moren fuqine ne Korce, nje nga veprimet e para te tyre ishte mbyllja e ketyre shkollave.

Ne vendet ballkanike gjithnje ka qene zhvilluar nje lufte e ashper per shkollimin. Dhe perfundimi i pare i saj eshte se shkollat e huaja aty ndiqen nga shume pak nxenes. Treva Shqiptare e Administruar nga Franca, ashtu si tere Shqiperia, kishte mbetur pa arsim fillor shqip. Administrata franceze hapi dyqind shkolla shqipe, pothuajse nje ne cdo fshat. Shkollat e Korces dhe te Pogradecit ishin te nje shkalle me te larte. Ne to mesohej gjuha shqipe, si dhe ajo frengjishte, perdorimi i se ciles ishte perhapur vetvetiu ngapak kudo. Dhe qe te kurorezohej kjo veper duhej te ishte hapur nje Lice ne Korce. Mirepo ministria perkatese franceze, nga frika se mos shkaktonim pakenaqesine e grekeve, nuk e dha lejen, madje edhe per te hapur nje Lice francez.

Ndihma shoqerore u organizua duke patur si shembull Marokun, pra me ndihmen e mjekeve ushtarake. U ngriten spitale, infermieri dhe grupe shendetesore te levizshme qe punonin edhe ne malesite.

Nepunesit e Administrates se Trevave Shqiptare, ishin te gjithe oficere me pervoje qe kishin punuar ne Administraten e Ceshtjeve Vendore ne Marok, ose ne Algjeri dhe prandaj e dinin mire se crendesi kishte puna e tyre. Vec kesaj u be nje regjistrim i plote i vendasve dhe i dokumentave qe duheshin shperndare. Nga ana tjeter u ngriten dispanseri dhe cerdhe femijesh fale punes se Komisionit per Shqiperine te Kryqit te Kuq Amerikan.

Por, perfundimi me i shkelqyer qe u arrit ishte se kur Administrata Franceze u largua nga Trevat Shqiptare, la ne arke dy milione e gjysem franga.

Ky parashtrim i arritjeve mund te duket sikur eshte nje vetlavderim feminor. Por duhet te kemi parasysh se ishte vetem nje grusht administratoresh franceze, qe u ngarkua te drejtoje nje treve prej 150 000 banoresh, te perbere kryesisht nga vise malore, te cilat edhe ne kohen e Turqise nuk qene te nenshtruara plotesisht.

Dhe ne kete treve u vendos rendi dhe mbreteroi siguria e plote. Vec kesaj vepra qe kryen francezet i dha mundesi qeverise se re shqiptare qe ta shfrytezoje dhe ta perhape gjeresisht pervojen e organizimit administrative te Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, si dhe te perdore burimet e para qe ajo kishte grumbulluar. Per me teper, administrata franceze i la qeverise shqiptare mjaft njerez, te cileve tanime u kishte hipur deshira per te mesuar dhe per te vene ne jete menyren e punes dhe te administrimit perendimor. Batalioni shqiptar, qe kishte marre pjese me lavdi ne mesymjet franceze, i dha ushtrise shqiptare disa oficere te shkelqyer, qe ishin formuar ne shkollen franceze. Madje njeri prej tyre ishte nderuar me Legjionin e Nderit .

Shume nga shqiptaret kerkonin nga ne me shume se kaq. Ata e qortojne se tepermi administrimin francez ne Shqiperi qe nuk zbatoi projektin e kolonelit Dekua per te krijuar nje Republike Shqiptare. Por duhet te kemi parasysh veshtiresite e medha qe ndeshte ajo ne veprimtarine e saj.

Pushtimi yne shihej me sy shume te keq nga italianet, te cilet mendonin se ne kishin qellime teper ambicioze dhe se pengonim politiken e tyre te zgjerimit ne Shqiperi. Nderkaq ndodhen disa ngjarje te vogla dhe per te ardhur keq. Dhe autoritetet italiane ne Shqiperi nuk munguan asnjehere qe te na quanin si agjente te thjeshte te grekeve ose te serbeve.

Sidoqofte duhet thene se kryeministri grek Venizellos ishte duke fituar nje ndikim gjithnje e me te madh, si ne Paris, ashtu edhe ne Komanden e Armates Franceze te Lindjes ne Selanik. Te gjitha qarkoret qe vinin na porosisnin qe ne te mbanim nje asnjanesi te rrepte si ndaj grekeve, ashtu edhe ndaj shqiptareve, si dhe te shtypnim shfaqjet nacionaliste. Mirepo ne Korce nuk kishte fare greke. Nderkaq komandanti i Armates Franceze ne Lindje urdheroi rihapjen e shkollave greke te Korces dhe mandej flamuri i Skenderbeut, i cili ishte ngritur me madheshti ne vitin 1916, u ul me urdher.

Dhe ne gusht 1919 komanda greke arriti qe te marre lejen per te zevendesuar trupat franceze ne Korce. Gjithcka ishte gati per kete operacion ushtarak, por ai deshtoi vajtueshem, sepse para se te arrinin greket, qe njiheshin mire se cilet ishin, tere popullsia u shperngul dhe me fshatra te tera u nis drejt Vlores.

Greket u detyruan te hiqnin dore nga ekspedita e tyre, por si hakmarrje vazhduan fushaten e tyre te zakonshme me shpifje dhe lajme te rrema kunder administrates franceze. Ne qershor 1920 u perserit e njejta gjendje, si afro nje vit me pare. Njesia e vogel franceze mori urdher qe te niset per tu kthyer ne atdhe. Nderkaq administratoret do te qendronin ne detyre deri ne nje urdher te dyte. Atehere nga Follorina u nis nje division grek me synimin qe te perpiqej edhe nje here te arrinte perpjekjen e deshtuar te muajit gusht 1919. Por kete radhe trupat greke u gjeten perballe mobilizimit te pergjithshem te shqiptareve. Ne Korce u dynden njesi ushtarake dhe vullnetare nga te kater anet e Shqiperise. Ne qytet u ngrit flamuri kombetar shqiptar, me gjithe kundershtimin e komandantit francez. Gjendja u acarua. Nderkaq disa nga ne, qe kishim arritur tanime te fitonim besimin e shqiptareve dhe qe nuk pengoheshim nga disiplina ushtarake, arritem te merreshim vesh me mbrojtesit e viseve te Korces. Dhe fatmiresisht kjo u be ne kohen e duhur, sepse ndryshe ushtaret e paket franceze qe gjendeshin ne Korce do te kishin rene ne mes te dy zjarreve. Keta ushtare qene te detyruar te nderhynin ne krah te grekeve, per te cilet ata nuk kishin asnje ndjenje shoqerie ushtarake, nga shkaku i kujtimeve te hidhura, qe nuk ishin te pakta. Dhe do tu duhej te perplaseshin me ata shqiptare, te cilet kishin qene bashkepunetoret tane gjate tre vjeteve dhe shoket tane te luftes gjate mesymjeve te ashpra, dhe te cilet kishin arritur te fitonin zemren e cdo francezi qe i njihte.

Kesisoj garnizoni i vockel francez arriti te terhiqej para se te fillonin luftimet. Mirepo ne te vertete gjithcka mbaroi si ne gushtin e nje viti me pare. Pararoja greke zbrazi disa pushke dhe mandej qendroi ne vend. Filluan bisedimet per te cilat u be ndermjetes metropoliti grek i Korces. Palet u moren vesh qe te pranonin vendimin e Fuqive te Medha.

Ne fillim te vitit 1920, ne castet kur po mblidhej Kongresi i Lushnjes, te gjitha shpresat e shqiptareve ishin drejtuar nga Franca, e cila ne kete gjendje mund te kishte fituar nje ndikim mbizoterues ne Shqiperi. Por ne na penguan nevojat e politikes sone te jashtme, si dhe deshira per te ruajtur miqesite e meparshme ballkanike. Dhe ai pak ndikim qe ne arritem te fitonim, tani eshte menjanuar nga tere ndikimet e aferta, qe kane gjetur nje gjuhe te perbashket, te pakten kunder nesh.

Sidoqofte ky pushtim i shkurter solli si perfundim qe ta beje te njohur dhe te dashur Shqiperine per ata pak franceze, qe i sherbyen asaj. Ai, ne te njejten kohe, na tregoi se po te pranojme te drejten qe ka populli shqiptar per te jetuar dhe jo nevojen per ta quajtur ate si nje popullsi te eger dhe te prapambetur, e cila i behet pengese zhvillimit te kultures ne Gadishullin Ballkanik, atehere Shqiperia ne nje kohe te shkurter dhe me ndihmen miredashese te disa Perendimoreve, mund ta jetoje fare bukur jeten e saj.

klan






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-3-2010 nė 06:40 Edit Post Reply With Quote
Limontía e opinionit korçar si edhe thika pas shpine ...

Qytetit të Korçës

Shkruar nga : Mërgim Korça
Vetë mbiemri im, rrënjët e mia korçare, më detyrojnë të shkruaj.
Do të doja të ulëríja, po nuk kam më zë. Ç’më shtyn që t’ulëria ? Indinjata, rebelimi shpirtëror, pafuqia e ime ! E kush e çan kokën për to ?
Megjithatë po ulem e së paku ... po shkruaj. E bëj këtë me shpresën se kësisoji, në mos tjetër, më duket sikur e laj ndërgjegjen time duke mos qëndruar i mpitë, i mefshët, miratues në heshtje para një krimi qytetar !
I lutem lexuesit të ketë durim e të ma falë edhe një përanësim e pastaj hyjmë drejt’e në temë. Duke e patur fatin e madh t’a kem njohur, ndjekur si edhe të jem miqësuar për vite me radhë me mendimtarin e shquar të bektashizmës shqiptare, Baba Rexhebin, dua t’ua bëj me dije sa më shumë njerëzve një pohim të Tijin sa të posaçëm e gjithashtu edhe kuptimplotë. Baba Rexhebi thosh edhe përsëriste sa her’i vinte rasti : E keqja m’e madhe e njerëzimit, prej së cilës do t’i vij’edhe fundi, është E G O I Z M I !
E lexova me një vëmëndje të posaçme shkrimin gjithë shqetësim si edhe mllef të zotit Lekë Tasi me titull “Një atentat që i bëhet trashëgimisë”. Për autorin e shkrimit, me të cilin njihem që në rininë time të herëshme, ruaj një konsideratë të veçantë. E theksoj këtë fakt se nuk është kjo arësyeja e cila më shtyn t’a vlerësoj lart shkrimin e tij, por shqetësimi qytetar si edhe trishtimi që ai ndjen lidhur me përçapjet që po bëhen për t’a bërë gjoja me ndërtime bashkëkohore pikërisht qendrën e qytetit të Korçës ku “Lulishtja Themistokli Gërmenji” si edhe “Biblioteka Turtulli”, janë simbole të së kaluarës tonë historike sa atdhedashëse deri në vetmohim e po aq edhe bamirëse ! Nuk ka as pllakata përkujtimore e as tituj nderi administrativë të cilët t’i vlerësojnë më lart emrat e atdhetarit luftëtar Themistokli Gërmenji, (q’e pushkatuan forcat franceze mbështetëse të andartëve grekë), si edhe të atdhetarit bamirës Thoma Turtulli. Nderimi ndaj tyre u tregua dhe u ruajt lart për dhjetravjeçarë nga vetë populli korçar ! E sot kur ai egoizëm, që aq sakt’e përcaktonte i ndjeri Baba Rexheb, u a ka lidhur sytë njerëzve edhe e shkëmbejnë interesin e tyre duke shkelur mbi norma të cilat populli korçar i kish të trashëguara që nga mesi i shekullit të XIX-të kur qyteti numëronte mbi dhjetëmijë banorë, mua më lind e drejta të pyes : Pse kjo limontí e opinionit publik korçar? Pse kjo moskokëçarje kur u përdhunohet qyteti?
Me mëndjen time e shikoj qendrën e Korçës ku thuajse janë duke u përgatitur të hidhen themelet e pilotave të betontë ku dy të parët do t’ia nxjerrin sytë qytetit e pastaj me radhë e përfytyroj se çdo të bëjnë të tjerët.
Përgjatë kësaj hullíje ç’pata për të vënë paraprakisht në dukje, i thashë. Tani e ftoj lexuesin të më ndjekë krejtë fluturimthi në një udhëtim timin të tre viteve të shkuara. Së bashku me t’ime shoqe zbritëm në aeroportin Schöenefelde të Berlinit ku na prisnin miqtë tanë çifti Luçi edhe Ylli Rusi. Ata banojnë familjarisht në Berlin e më saktë në njerën prej lagjeve e cila i takonte pjesës perëndimore të Berlinit, kur ky qe i ndarë nga muri famëkeq. Për të vajtur në shtëpi, djali i tyre e zgjati rrugëtimin me automobil që ne të shijonim sa t’ish e mundur sa më shumë pamje nga qyteti. Përshtypjet tona si mysafirë qenë befasuese për ne dhe pothuaj njëkohësisht e fomuluam pyetjen thuajse të njajtë “ ... nuk e prisnim që Berlini të ishte ky që po shohim ... nuk paska ndërtesa të larta këtu ? Nuk paska rrugë të asfaltuara ? Ky është vërtet Berlini ? Ç’ne rrugët e shtruara si dikur Rruga e Dibrës në Tiranë ? Si ka mundësi që ... Po kjo si bën vakí ... E duke u drejtuar këto pyetje mua jo që më kujtoheshin lajmet e fillim vitit 1945 ku jepeshin komunikata se si përgjatë 24 orëve, pa i a ndarë bombardoheshin qytetet kryesore të Gjermanisë ku nuk mbeti gur mbi gur, e bile duke i përshkuar ato rrugë më dukej se nuk kish se si përputheshin faktet që kujtesa e ime i sillte në sipërfaqe krahasuar me çfarë shikonin sytë tanë ! I vetmi shpjegim pak a shumë logjik qé ... ose të pranoja se mbamëndja ime po më bënte një shaká të pakëndëshme, ose ... po përjetonim, së bashku me t’ime shoqe, një mospërputhje periudhash kohe e pra jashtë realitetit objektiv ! Nga kjo përhumbje më nxorri zëri i djalit të mikut tonë, Wili i cili si ciceron po mundohej të na i shuante jo vetëm kureshtjet tona, por edhe të na e qartësonte realitetin që po përjetonim. Kësisoji informacioni që morëm na sqaroi se Berlini Perëndimor ishte rindërtuar, me aq sa kishte qen’e mundur, si kopje e saktë e Berlinit të para Luftës II-të Botërore ! Për këtë qenë shfrytëzuar arkiva të ndryshëme, fototeka profesionale e deri albumet me koleksjone fotografike qytetarësh të veçantë. Ndërkaq arritëm edhe te shtëpia e miqve që na kishin ftuar. Edhe ajo shtëpi nuk bënte hiç përjashtim nga ato të para më parë. Nga rruga, duke kaluar nëpër një harkatë ndërtese tjetër, zinte fill një kopësht i bukur me pemë ku cicërinin me dhjetra a mos qindra zogj. E përshkoje kopështin e pastaj gjëndeshe përpara banesës miqve tanë. Lexoje për anë derës hyrjes përbashkët se shtëpia ishte e ndërtuar në vitin 1926. E vërtetë kjo, por me një ndryshim të vogël. Kjo shtëpi ishte rindërtuar mbas viteve 1949-50 sipas origjinalit të shembur nga themelet gjatë luftës !
Kjo përvoj’e jonë berlineze nuk e mendoja kurrë se do t’i vinte radha jo vetëm të hidhej në letër, por aq më pak edhe të shërbente si një përvojë tejet pozitive e krahasuar me ç’duan të bëjnë me Korçën tonë ! Berlinin e rrafshuar e ringritën gjermanët ... ashtu siç kishte qenë. Hoqën gërmadhat, i pastruan sheshet e ndërtimit dhe e ringritën Berlinin e tyre !
Kurse në Korçë synohet të futen buldozierët, pjesë pjesë t’a rrafshojnë, duke filluar me Lulishten Themistokli Gërmenji dhe me Bibliotekën Turtulli. E cilin shëmbull po marrin ? Tiranën e mbas viteve 90-të ? Dikur, para vendosjes diktaturës, gjallëronin paralelisht Tirana si edhe Tirana e Re. Kjo e dyta shtrihej në drejtimin jugor të së parës. Por planimetria e saj ishte e përbërë nga ngjizja harmonike e dy studimeve, atij urbanistik si edhe atij arkitektonik. Cilat shënjat dalluese të dy sistemeve pasues të njeritjetrit ? Diktatura e shembi Pazarin e Vjetër atë perlë mesjetare aq karakteristike sa edhe artistike në gjinin’e saj, edhe ndërtoi ca ndërtesa stili azerbaixhanas përgjatë Bulevardit drejtë maternitetit si edhe ca pallate, prap stili rus, gjatë Lanës e tek tuk edhe gjetiu. Por Tirana e Re nuk u shkatërrua. Kurse me shkërmoqjen e diktaturës, ajo ndjenj’e mbrapsht’e quajtur egoizëm i pakontrolluar as nga shtet e as nga ligje, u shtri edhe e mbërtheu Tiranën si një oktapodh gjigand ku papritmas e pa u ngrysur, u gdhinë sipërmarrje ndërtimi të cilat të lidhura si me pranga me ata në dorën e të cilëve u lanë lejet e ndërtimit dhe si çifte vëllezërish siamezë të lidhur sup me sup e transformuan Tiranën në një grumbull ndërtimesh pa kriter ku nuk ka postier të dij’e t’i shpërndajë dërgesat !
Ky realiteti tiranas, një shëmtí e pashoqe. Po në vazhdim ? Disa nga këta vëllezër siamezë të përçudnuar dhe egoistë në kulm, shëmbullin kryeqytetas duan t’a sjellin edhe në Korçë, dhe Korça hesht. Pse kjo amullí? Mos kjo qënka e shkaktuar nga fakti se si duket, fatkeqësisht ... në Korçë nuk banuakan më korçarë të mirëfilltë ? Kurse unë nuk dua të më braktisë shpresa që edhe të ardhurit në Korçë, gjersa e zgjedhin këtë të fundit si qytetin e tyre, duhet t’a pranojnë ndërgjegjen historike të qytetit e bashkë me të edhe fytyrën e tij. Përçudnimet nuk mund të emërtohen ndryshe veçse krime !





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3310978 sekonda, 30 pyetje