Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Partite politike
Eni_P

Postuar mė 10-2-2004 nė 18:41 Edit Post Reply With Quote
Partite politike

Parti politike quajmë "grupin e qytetarëve me qëndrime të njejta, qëllimi i të cilëve është realizimi i pikëpamjeve politike". [Rainer-Olaf Schultze; nga: Pipers Wörterbuch zur Politik]

"Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njejta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike, bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë atje në praktikë programin e tyre." [Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie, Bonn BpB 1990]


"Partitë politike janë lidhje të qytetarëve, të cilat pandërprerë apo për një kohë të gjatë (...) ndikojnë në formimin e vullnetit politik, dhe të cilat synojnë të ndikojnë në përfaqësimin e popullit (...), nëse ato, duke u bazuar në formën e përgjithshme të rrethanave ekzistuese, posaçërisht në vëllimin dhe qëndrueshmërinë e organizimit të tyre, në numrin e anëtarëve dhe në paraqitjen e tyre në opinion, ofrojnë garanci të mjaftueshme për seriozitetin e angazhimit për arritjen e këtyre qëllimeve (...)." [Deutsches Parteiengesetz von 1967, § 2 Abs. 1]


Çfarë e bën një organizatë në parti politike?

Kriteret


Partia politike duhet të ndikoj në formimin e vullnetit politik. Ajo pretendon ndikimin e përgjithshëm politik. Bashkëformimi i vullnetit politik organizohet për një kohë të gjatë dhe fushë të gjërë. Nuk mjafton nëse një bashkim politik angazhohet vetëm në sektorin komunal (...).

Partia politike duhet të bëjë të qartë vullnetin e pjesëmarrjes së rregullt në përfaqësimin politik të popullit. Në këtë mënyrë ajo dallohet p.sh. nga bashkësitë, të cilat nuk bartin përgjegjësi politike për të gjitha fushat, apo nga iniciativat qytetare, pjesëmarrja e të cilave nuk është e rregullt dhe të cilat nuk synojnë poste politike. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se partitë politike fitojnë mandate në parlament (...).

Me rëndësi është organizimi i pavarur, si në aspektin e vëllimit ashtu edhe në atë të qëndrueshmërisë. Organizatat të cilat formohen vetëm për shkak të zgjedhjes nuk posedojnë statusin e partisë politike (...). E njejta vlenë edhe për grupet, të cilat i shërbejnë aparateve organizatorike të bashkësive tjera.

Partitë politike janë bashkësi të qytetarëve. Parimi i anëtarësimit individual synon pengimin e infiltrimit të partisë politike nga bashkësia. Numri i përgjithshëm i anëtarëve nuk guxon të kaloj një kufi të caktuar, në mënyrë që serioziteti i qëllimeve dhe i gjasave të suksesit të mbetet i qartë.

Bashkësia politike e cila dëshiron njohjen si parti politike duhet të synoj paraqitjen në opinion publik. Organizatat të cilat ngurrojnë të paraqiten në opinion publik dhe veprojnë në mënyrë të fshehtë nuk i përmbushin kriteret e të qenit parti politike.
[Uwe Backes/Eckhard Jesse; nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, BpB 1996]





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 11-2-2004 nė 18:13 Edit Post Reply With Quote
Zhvillimi i partive politike nė Evropė qė nga shek. XVIII

Tabela në vijim përpiqet të paraqes zhvillimin e partive politike në Evropë nga shek. XVIII. Në të përshkruhen fazat e ndryshme të zhvillimit të partive dhe paraqiten llojet përkatëse përfaqësuese për secilën fazë.

Bashkangjitje: Zhvill. i partive ne Evrope nga shek XVIII.htm (22.41kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 747 herė






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-2-2004 nė 18:29 Edit Post Reply With Quote
Koncepti i partisë në sistemet liberal-demokratike



Paraqitja grafike ilustron kriterin qendror të partive politike në sistemet liberal-demokratike: Partia politike e lidhë "popullin" me sistemin politik, pra me "shtetin". Kjo lidhje ngjanë në dy drejtime: ajo i artikulon në njërën anë interesat e qytetarëve dhe i bartë ato në qendrën e vendosjes të një shoqërie. Në anën tjetër ajo i informon qytetarët rreth vendimeve të marra nga sistemi politik.
Këtë funksion të ndërmjetësimit mes shoqërisë dhe sistemit politik ajo nuk e kryen vetëm. Përveç saj, në këtë të ashtuquajtur hapësirë ndërmjetësuese, veprojnë edhe një serë organizatash dhe institucionesh të tjera jopartiake politike, si psh. shoqatat, iniciativat qytetare, partitë e tjera politike dhe mediat. Këtë më së miri e pasqyron nocioni i pluralizmit.
Partitë politike dallohen nga këto organizata dhe institucione të mesme në një pikë të rëndësishme: ato synojnë ndikim të drejtëpërdrejtë në vendimet e sistemit politik në kuadër të parlamenteve dhe të organeve të tjera shtetërore. Kjo është edhe arsyeja e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje. Në fakt edhe organizatat e tjera, para së gjithash shoqatat, përpiqen të marrin pjesë në procesin e marrjes së vendimeve, mirëpo kjo pjesëmarrje nuk legjitimohet përmes porosisë së votës së qytetarëve. Si organizata ndërmjetëse, vetëm partitë politike ia dalin të futen në një masë në fushën e "shtetit".
Definicioni mbi partitë në sistemet demokratike liberale do të dukej si vijon:
Partia paraqet bashkimin e qytetarëve, i cili në kuadër të bashkësisë pluraliste e lidhë shoqërinë me sistemin politik. Në këtë mënyrë ajo merr rolin e ndërmjetësuesit. Përveç kësaj ajo ndikon apo synon të ndikoj së bashku edhe në marrjen e vendimeve të sistemit politik. Kjo pjesmarrje e saj legjitimohet me porosinë e votave të qytetarëve.

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 20-2-2004 nė 12:39 Edit Post Reply With Quote
Koncepti mbi partinë në sistemet socialiste

Aspekti i parë i rëndësishëm të cilin e bën të qartë paraqitja grafike është shtrirja e partisë komuniste në fushat "shtet" dhe "popull". Partia këtu nuk është pjesë e një sistemi ndërmjetës mes qytetarëve dhe sistemit politik, por ajo vetë e përbën këtë sistem. Ajo këtu nuk i artikulon interesat e qytetarëve, por futë interesat e saja në sistemin politik. Partia (e njësuar) në këtë mënyrë e humbë rolin e cekur më lart të ndërmjetësuesit mes shoqërisë dhe sistemit politik.
Numri i aktorëve në dy paraqitjet e mësipërme grafike është i ndryshëm. Në atë të fundit nuk figurojnë iniciativat qytetare, shoqatat dhe mediat dhe është paraqitur vetëm një parti e vetme. Në shtetet socialiste nuk ekzistojnë iniciativat qytetare. Partia komuniste atje ka monopol pushteti të garantuar me kushtetutë, duke përjashtuar në këtë mënyrë ekzistimin e partive të tjera, apo të pakten të partive autonome. Zgjedhjet në vendet socialiste pra nuk janë zgjedhje të lira në kuptimin liberal demokratik, sipas të cilit votuesit kanë mundësinë të "zgjedhin" në mesin e alternativave të ofruara. Roli i partisë në këtë mënyrë nuk legjitimohet nga porosia e votuesve, ndërsa pozita e saj determinohet kryesisht nga ideologjia marksiste-leniniste.
Ndryshe nga sistemet liberale demokratike, shoqatat dhe mediat këtu nuk janë aktorë të pavarur dhe autonom në aspektin partiak. Të dominuara nga partia ato luajnë kryesisht rolin e rripit të transmisionit për zbatimin e politikës partiake. Sindikatat p.sh. në përgjithësi i shërbejnë mobilizimit dhe disiplinimit të klasës punëtore me qëllim të relizimit të planeve ekonomike të partisë. Plotësimi i posteve të rëndësishme brenda sindikatës bëhet nga ana e partisë. Udhëheqësit e sindikatës zakonisht janë njëkohësisht edhe funksionarë të lartë partiak. Ajo që në përgjithësi vlenë për sindikatën mund të bartet edhe në fushat e tjera të shoqërisë. Partia luan rol shumë të rëndësishëm gjatë plotësimit të posteve në të gjitha fushat e shoqërisë. As mediat nuk paraqesin institucione vërtetë të pavarura. Detyra e tyre është edukimi i popullatës në kuptimin e partisë dhe urdhërohen dhe kontrollohen nga ajo. Njëkohësisht ato veprojnë si "zëdhënëse" të partisë dhe janë të censuruara.
Aspekti i katërt tejet i rëndësishëm ka të bëj me "shtrirjen e partisë". Sistemi politik mbulohet plotësisht nga partia. Ndryshe nga partitë politike në demokracitë perëndimore, në të cilat këto organizata vetëm dalin në sistemin politik, partia në shtetet socialiste jo vetëm që ndikon formimin e vullnetit politik dhe marrjen e vendimeve të sistemit politik; ajo dominon edhe proceset e vendosjes brenda sistemit politik dhe atë në aspektin e personelit dhe përmbajtësor. Partia futet edhe më thellë në fushën shoqërore. Kjo bën që partia komuniste të drejtoj dhe kontrolloj shumë fusha të kualifikuara si shoqërore. Ndikimi i saj nuk përfundon në ndërmarrjet ekonomike, por shtrihet edhe në jetën private të njeriut.
Si mund të definohet atëherë koncepti socialist i partisë duke pasur parasysh atë që u tha më lart? Definicioni në vijim përpiqet t`i përmbledhë në një pikë kriteret më të rëndësishme:
Partia komuniste në sistemet socialiste paraqet bashkimin e qytetarëve, bashkim ky i cili drejton dhe sundon tërë bashkësinë shoqërore në mënyrë monopoliste. Këtë rol udhëheqës partia e determinon nga ideologjia marksiste-leniniste.


Roli udhëheqës i partisë

Sipas mësimit partiak të Leninit, revolucioni socialist, të cilin duhet synuar dhe zhvillimi në vijim i socializmit duhet të ngjajë nën udhëheqjen e partisë komuniste. Vetëm ajo sipas tij posedon vetëdije më të zhvilluar shoqërore dhe pikëpamje të drejta për zhvillimin e duhur të shoqërisë. Në këtë mënyrë, roli udhëheqës i partisë komuniste, rol ky i cili shtrihet në të gjitha fushat e jetës politike dhe shoqërore, determinohet nga monopoli i saj i njohurisë.


Centralizmi demokratik

Centralizmi demokratik i konceptuar nga Lenini paraqiste parimin themelor të organizimit të partisë komuniste dhe përbënte pjesën e fortë përbërëse të statujës së të gjitha partive marksiste-leniniste. Ai përfshinte këto elemente:

- zgjedhjen e të gjitha organeve udhëheqëse të partisë nga poshtë në drejtim të kreut;

- dhënien e rregullt të llogarisë të organeve partiake para organizatave të tyre dhe organeve më të larta;

- disiplinën e lartë dhe nënshtrimi i pakicës para shumicës; ndalimin e formimit të fraksioneve dhe grupimeve;

- detyrimin e domosdoshëm të vendimeve të organeve të larta ndaj organeve të ulëta.

Në realitet dominonin dy elementet centraliste, të cilat e legjitimonin koncentrimin e pushtetit në duart e sekretariatit të partisë dhe të burosë politike.
Për sa i përket elementit demokratik të zgjedhjeve nga poshtë në drejtim të kreut, udhëheqësia e partisë në fakt zgjidhej, mirëpo edhe kandidaturat duhej të merrnin pëlqimin nga instancat më të larta partiake. Kriteri i dytë demokratik, obligimi i raportimit, më tepër i shërbente bartjes më tej të vendimeve apo propagandës, se sa kontrollit dhe korrigjimit nga poshtë në drejtim të kreut partiak.

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 1-3-2004 nė 10:48 Edit Post Reply With Quote
Sistemi partiak i Britanisė sė Madhe




Në Britani të Madhe nuk ekziston ligji mbi partitë politike. Partitë kuptohen si shprehje e iniciativave shoqërore, për të cilat shteti nuk është përgjegjës dhe për financimin e të cilave ai nuk vë mjete financiare në dispozicion. Për këtë shkak edhe nuk ekzistojnë të dhëna të sakta mbi zhvillimin e anëtarësisë në partitë politike apo financimin e tyre resp. mbi identitetin e donatorëve të mëdhenj. Megjithatë mund të thuhet se qytetarët aktiv në Britani të Madhe janë më tepër të organizuar nëpër grupe interesesh të llojeve të ndryshme se sa nëpër parti politike. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të të gjitha partive politike besohet të jetë rreth 600.000 deri 700.000. Shoqata për mbrojtjen e shpezëve (Royal Society for the Protection of Birds) ndërsa numëron në radhët e saja mbi 800.000 anëtarë. Sot të gjitha partitë politike në Britani të Madhe ndodhen në vështirësi financiare. Deficiti i Labour Party p.sh. në vitin 1998 kap shifrën prej 14 milion DM (5 milion pfund) (...).


Sistemi partiak

Sistemi partiak i Britanisë së madhe shpesh quhet edhe sistem dypartiak, për shkak se në periudhën e pasluftës, rolin e pushtetit qeverisës e ushtruan vetë dy parti politike: Partia Konservatore dhe Labour Party. Numri i partive në parlament ndërkaq është më i madh, dhe sot është vështirë të flitet për një konkurrencë të partive politike që funksion në mënyrë të njejtë në tërë Perandorinë e Bashkuar.


Partia Konservatore

Partia Konservatore (Tories) është pasardhëse e Tory Party, partisë së pronarëve fisnik të tokave, gentry. Një datë e saktë formale e themelimit të partisë nuk ekziston. Ajo u formua në vitet e 30-ta të shek. XIX. Benjamin Disraeli (1804-1881) i formoi konservatorët në aspektin organizatorik dhe programatik dhe i shndërroi në një parti patriotike, potenciale për t`u bërë parti e popullit. Në aspektin e politikës së jashtme kombi synohej të bashkohet në qëllimin e përbashkët të ruajtjes dhe lulëzimit të perandorisë botërore angleze (Empire), ndërsa në aspektin e brendshëm synohej zbutja e kundërthënjeve klasore përmes ligjvënies së reformave sociale.

Edhe pse në periudhën pas LDB-së Britania ishte e detyruar të heqë dorë nga perandoria e saj, orientimi fillimisht në mirëqenjen e shtetit i partisë gjeti lidhje të mjaftueshme në traditën e konservatorizmit. Kryeministrat e saj të pasluftës, Winston Churchill (1951-1955), Sir Anthony Eden 1955-1957, Harold Macmillan 1957-1963 dhe Sir Alec Douglas-Home 1953-1964 u gjendën para qeverive pragmatike të mesit të djathtë, të orientuara në disa pak parime ideologjike. Interesimi i tyre orientohej në mbrojtjen e traditës kombëtare dhe të institucioneve (zotit, mbretit dhe mëmëdheut), të lirisë së individit dhe në kufizimin e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Mirëpo liberalizmi ekonomik shpesh përzihej edhe një paternalizëm të motivuar në aspektin social, i cili legjitimonte korrekturat politiko-sociale të ekonomisë së tregut.

Edward Heath u përpoq pa sukses si kryeministër (1970-1974) t`i japë partisë një profil më të fortë ekonomiko-liberal. Ai qeveriste si evropian i bindur dhe e futi vendin në vitin 1973 në Bashkimin Evropian.

Ishte Margaret Thatcher ajo e cila në vitet e 80-ta i bëri pakicë në parti pjesëtarët e politikës së mirëqenjes së shtetit. Ajo e lidhi partinë në një kurs të ashpër të ekonomisë së tregut dhe skeptik ndaj integrimit evropian. Ndryshe nga shumë pararendës të saj ajo e shihte rolin e saj jo si moderatore mes pozitave të ndryshme të krahëve të partisë, por si dhënëse e impulseve, e cila për shkak të pikëpamjeve të fituara e drejton pa kompromis partinë në një drejtim të caktuar. Margaret Thatcher, njësoj si pararendësi i saj Edward Heath për shkaqe tjera, mishëronte një lloj të ri të Tory-Udhëheqësit. Të dy ishin ngritur gradualisht në aspektin social, e jo siç ishte e rëndomtë më parë për udhëheqësit e Partisë Konservatore, përfaqësues të shtresës së lartë.

Heath ishte udhëheqësi i parë i partisë, i zgjedhur në këtë post në zgjedhjet e fraksionit të Partisë Konservatore. Para vitit 1965, vendimi mbi plotësimin e këtij posti merrej në mënyrë interne.

Shefi partiak William Hague, në këtë post që nga viti 1997, e futi zgjedhjen e kryetarit nga anëtarësia e partisë. Ai përpiqet ta bëj sërish atraktive për votues partinë e tij konservatore, të plakur së tepërmi në fund të viteve të 90-ta dhe ta zgjeroj bazën partiake. Anëtarët e sotëm besnik të Partisë Konservatore janë shkolluar nëpër shkolla private dhe punojnë nëpër firma private. Mbi 90 përqind të pronarëve të shtëpive dhe një e katërta bën pjesë në grupet e personave me të ardhura më të larta (1994 = mbi 30.000 funtë të ardhura vjetore).

Hague e kupton partinë e tij si kështjellë mbrojtëse kundër sulmeve ndaj institucioneve britanike, si nga EU-ja, ashtu edhe nga politika e reformimit të kushtetutës e Labour Party. Në kongresin partiak të konservatorëve në vitin 1998 ai i dha rëndësi publike propozimit për krijimin e një parlamenti të veçantë britanik si kundërpeshë të parlamenteve skoceze dhe uellse përballë parlamentit Westminster. Kjo ide, nga e cila Hague hoqi dorë në dhjetor 1998, sipas mendimit të Partisë Konservatore, ka mundësi të paraqitet kontraproduktive, sepse ajo nxit dezintegrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe zvogëlon legjitimitetin e doktrinës së sovranitetit të parlamentit.

Partia Konservatore u përballua në vitet 90-ta me vështirësi të mëdha gjatë përpjekjes për mobilizimin e qytetarëve në përkrahjen e politikës së saj. Pas pushtimit të linjes kryesore në politikën ekonomike nga ana e Labour Party, konservatorët e kanë vështirë të prezentohen si aternativë ekonomike-politike. Sipas të dhënave vetjake, numri i përgjithshëm i anëtarëve është zvogëluar nga tre milionë në vitin 1950 në rreth 250.000 në vitin 1998. Paartia ballafaqohet me vështirësi financiare për shkak të shpenzimeve të larta për fushatat elektorale dhe donacioneve dhe anëtarësive jo të mjaftueshme. Shumë donatorë tradicional industrial ia kanë kthyer shpinën partisë në fjalë.


Konservatorët në internet: http://www.conservatives.com/





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1911471 sekonda, 30 pyetje