Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Jepni doreheqjen zonja dhe zoterinj
Anton Ashta

Postuar mė 14-2-2004 nė 08:54 Edit Post Reply With Quote
Jepni doreheqjen zonja dhe zoterinj

Peticion drejtuar kryeministrit te qeverisë se Republikës së Shqipërisë zotit Fatos Nano dhe qeverisë së Republikës së Shqiperisë

Zoti kryeministër, zonja dhe zotërinj ministra,


ne, qytetarët shqiptarë në emër të së ardhmes së Atdheut dhe të femijve tanë ju kerkojmë që të jepni dorëheqjen sepse,

nuk keni mbajtur premtimin e dhënë solemnisht për kthimin 100% e parave te humbura ne firmat piramidale.

nuk keni mbajtur premtimin per hapjen e 200 mije vendeve te punes.

nuk keni mbajtur premtimin për uljen e varferise.

nuk keni mbajtur premtimin per uljen e kriminalitetit.

nuk keni mbajtur premtimin per zhdukjen e skafeve arkivole. ("Në Shqipëri skafet i drejtoj vetëm unë" Fatos Nano"Corriere Della Sera" 16.09. 2002)
Skafet që ju vetë drejtoni, çuan në varr 28 shqiptare.

ju cdo dite akuzoni njeri-tjetrin per krime, korrupsion dhe per vrasje.

shqiptarët nuk e meritojnë ti drejtojë ekonomist kooperative.

shqiptaret nuk e meritojnë ti drejtojë një punonjës i institutit të studimeve marksiste-leniniste.

shqiptarët nuk e meritojnë ti drejtojë një njeri që nuk prish rehatinë e tij personale kur ndodhin tragjedi kombëtare

shqiptarët nuk e meritojnë ti drejtojë një njeri që deklaron se Beogradi është kryeqytet i Kosovës

shqiptarët nuk e meritojnë, që mbi 40% e tyre të jetojnë sot me më pak se 2 dollare në ditë.

shqiptarët nuk meritojne një të ardhur vjetore mesatare për frymë prej pothuaj 1500$, që tregon se jane të varfër absolutisht, por edhe relativisht krahasuar me fqinjët tanë.

Shqiperia nuk meriton mbi 42% papunësi.

Shqiperia nuk meriton mbi 25% analfabetë.

Shqiperia nuk e meriton, që të drejtohet nga nje klan që disa pasuri kombëtare ja ka shitur 100% të huajve.

Shqiperia nga vendi i 81-të që kishte në 2002 ajo u rrakapjekth në vendin e 99-të ne 2003 ne nivelin e korrupsionit

Shqiperia nuk e meriton, që në emigracion të ndodhet 41 % e të diplomuarve shqiptarë, 67 % e të diplomuarve të moshave 31- 40 vjeç, e atyre që Fatos Nano i ka quajtur "dështakë"

shqiptarët nuk e meritojnë, që ndërsa para 1990 rrezikonin jetën e tyre dhe internimin e familjeve për tu arratisur nga Atdheu, sot të rrezikojnë “vetëm” jetën e vet, po për të ikur.


Zonja dhe zoterinj,

ju jeni në pushtet që nga 1997 dhe keni patur kohë dhe mundësi mjaft për të punuar, tashmë, nuk e meritoni të jeni as dhe një sekondë më në pushtet,

jepni dorëheqjen zonja dhe zotërinj.



Nënshkruan

1. Anton Ashta
2.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-2-2004 nė 08:58 Edit Post Reply With Quote
Kush ka gje per te shtuar, te shkruaje hapur, ju lutem.

Kush deshiron te punoje per te organizuar punen qe ky peticion te nenshkruhet nga sa me shume qytetare shqiptare le te me kontaktoje.

anton@edsh.org





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2004 nė 19:22 Edit Post Reply With Quote
Ky peticion u botua si artikull tek gazeta 55 ne shkurt.

Por ama vetem me emrin tim.

A nuk ka ardhur koha qe ta nenshkruajne mbi 100 000 000 shqiptare?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 19-10-2004 nė 23:02 Edit Post Reply With Quote
Valter Bejkova,eshte nje tjeter nenshkrues i ketij peticioni.Me te vetmen shtese:Komuniste te cdo ngjyre dhe forme koha juaj ka marre fund.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-10-2004 nė 23:05 Edit Post Reply With Quote
DARDAN PEJA bashkohet me kete peticion kunder imoralitetit qeverises se PS-se me aleatet minore te saj.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 19-10-2004 nė 23:59 Edit Post Reply With Quote
Une Petro Vokopola, pranoj nenshkrimin
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3964939 sekonda, 30 pyetje