Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Art-News
Eni_P

Postuar mė 31-3-2004 nė 11:49 Edit Post Reply With Quote
Art-News

Rembrand, Shile, Klimt, një studiuese austriake boton kërkimin e saj mbi 148 vepra arti që nazistët ua kanë grabitur çifutëve vjenezë. Homazh dhe koleksionistëve të zhdukur

Thesaret e artit vjedhur hebrejve vjenezë


E. Demo


Një nature morte me instrumentë muzikorë, nga Pieter Claeszi, është varur në Luvër: një “vanitet” që vë në dukje kaosin e një tryeze, kënaqësitë e shqisave dhe të shpirtit. Ishte një industrialist çifut austriak, Fritz Unger, i cili solli në vitin 1939 në muzeun francez, bashkë me këtë tablo edhe dy të tjera të shek.XVII. Shtatë muaj para se të bëhej kjo “dhuratë” Ungeri ndodhej në birucat e Gestapos, në Vjenë, dhe vetëm duke iu paguar autoriteteve naziste 100 mijë franga zviceriane do të linte Austrinë. Me të ardhur në Francë dhe pasi kërkoi nënshtetësi franceze ai i dhuroi Luvrit këto tre tablo dhe më vonë në të njëjtën rrugë (duke paguar 100 mijë franga) ai do të nxirrte prej Austrisë të tjera vepra arti. Por ka opinione që dyshojnë mbi këtë “bujari” të kolekionistit çifut vjenez. Një historiane e re austriake, Sophie Lillie, i qaset kësaj historie me një tjetër dritë. “Me të ardhur në Francë Fritz dhe Anna Unger u bënë viktima të një tjetër shantazhi”, shkruan ajo në librin “Regjistri i koleksioneve të artit grabitur në Vjenë”. Leja e qëndrimit në territorin francez për refugjatët austriakë ishte e kufizuar vetëm në tre muaj ose duhej një vit për të marrë mallin në doganë. Autoritet franceze ishin të gatshme të përshpejtonin formalitetet kundrejt “disa kushteve”, gjë për të cilën industrialisti Unger nuk përmend gjëkundi një fakt të tillë.
Në këtë kontekst Luvri u bë pronar i tre tablove në fjalë dhe për këtë autorja e librit Sophie Lillie mbështet në deklaratën që Anna Ungerit (bashkëshortja e industrialistit) ka bërë pranë autoriteteve amerikane më 1944-1945. Megjithatë Ungerët nuk i morën dokumentet që shpresonin, kështu që emigruan po atë vit, 1939, në Amerikë. Koleksioni Arens/Unger, që përmbante më shumë se 130 tablo të mjeshtrave të vjetër deri në shek.XIX, ndërsa në librin e studiueses austriake kjo shifër është 148 vepra sipas listës bazuar në inventaret e asaj kohe, në Vjenë më 1938.
Vepra në fjalë me rreth 1500 faqe, përmban ilustrime dhe të dhëna për 1248 vepra arti regjistruar në kryeqytetin e vjetër të Habsburgëve, ndërsa njerëzit e Rajhut detyronin çifutët të deklaronin pasuritë. Këto koleksione ishin njëlloj në sasi dhe cilësi. Në shtëpinë e Jenny Steinerit, nazistët nuk konfiskuan veç 15 tablo, por katër prej tyre mbanin firmën e Gustav Klimtit, dhe dy të Egon Schieles. Autorja e librit rrëfen se “në ambalazhin e veprës origjinale shënohej jo vetëm numri i inventarit, por edhë një etiketë e verdhë që mbante gërmën J (juif-çifutë)”. Kontakti i historianes me veprat e vjedhura e futi atë në një kërkim ku ajo nuk dyshonte se mund të kishte një përmasë kaq të madhe. Dhe ja ku i shpalos me një densitet, thellësi dhe bukuri, grabitjet në këtë libër. Eshtë një vepër monumentale në kujtim edhe për gjithë ata koleksionistë të zhdukur, duke dhënë për secilin një biografi të shkurtër dhe informacione mbi fatin e veprave.
Sa për 44 vizatimet e Rembrandit, pjesë e koleksionit të baronit Rudolf Gutmann, ato ishin rezervuar për “muzeun e Fyhrerit” që Hitleri mendonte të hapte në Linz, por që sot do të ishte në Rusi, si plaçkë lufte.
Vetëm një pjesë e elitës së borgjezisë çifute vjeneze, e pëlqente artin modern. Për pjesën tjetër mund të thuhet se jetonte rrethuar me madonat dhe kryqet gotike, apo peizazhe rustike. Por interesat e nazistëve ishin gjetkë.
“Pjesa më e madhe e objekteve padyshim që ndodhen në familjet austriake, shpjegon Sophie Lillie. Një prej ligjeve mbi kthimin e objekteve që hyri në fuqi në vitin 1945 i justifikon blerësit, duke injoruar likuidimin e pasurisë çifute.”
Duhej pritur viti 1998 dhe gjetja e dy tablove të Schieles gjatë një ekspozite në Nju Jork, që të miratohej ligji që detyron muzetë nacionalë të rikërkojnë kthimin e veprave. “Në Austri sot është vjedhja e veprave të artit ajo që ka drejtuar vektorin për nga shqyrtimi i ndërgjegjes”, përfundon autorja Sophie Lillie.



Shekulli
31/03/2004





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0651011 sekonda, 25 pyetje