Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: In Memoriam 2 Prill 1991
Eni_P

Postuar mė 2-4-2004 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
In Memoriam 2 Prill 1991

13 vjet pa Brocin, apo 13 vjet me Ruçin?

Nga Mero Baze

Nëse do të pyesje një gazetar shqiptar ose qytetar të thjeshtë në pranverën e vitit 1991, se kujt do t'i përkiste e ardhmja e politikës shqiptare, Gramoz Ruçit, që ishte Ministri i fundit i Brendshëm i qeverisë komuniste, apo Arben Brocit, që ishte anëtari më i ri i kryesisë së Partisë Demokratike të sapothemeluar, të gjithë, natyrisht, do të drejtonin gishtin drejt këtij të fundit. Dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste, revolta në Shkodër, e provokuar nga policia, i mori jetën, mes katër të rinjve shkodranë, edhe Arben Brocit. Dhe nëse pajtohemi për një moment me fatkeqësinë, dhe përpiqemi të provojmë ç'ndryshuan në politikën shqiptare vrasësit dhe të vrarët, 13 vite më pas, kemi një bilanc të pabesueshëm, për asnjë rend botëror. 13 vjet më pas, protokolli politik i Shqipërisë është identik me vitin 1991. Njeriu i parë i vendit është sërish Fatos Nano, po kryeministër. Njeriu i dytë më i fortë politik i partisë në pushtet, është po Gramoz Ruçi. Të gjithë ministrat e kabinetit Nano në vitin 1991 janë sërish në kabinet.

Por dhe ky nuk është zhvillimi më negativ. Më e keqja nga gjithçka është fakti se shoqëria shqiptare po përpiqet të mësohet me faktin se këta janë sundues dhe kanë të drejtë të vrasin, ndërsa pjesa tjetër është e sunduar dhe nuk ka asnjë rëndësi edhe kur vritet si më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër. Zhvillimet politike të 13 viteve në Shqipëri, pavarësisht luhatjeve, kanë një bilanc tragjik. Ato kanë ngecur orën e historisë tek 2 prilli i vitit 1991. Protokolli i mbledhjes së qeverisë më 3 prill 1991 dhe 3 prill 2004, është thuajse i njëjtë. Për këtë arsye, Shqipëria nuk u ka borxh vetëm jetën fizike katër të vrarëve në Shkodër në vitin 1991. Jeta e tyre fizike mori fund nën breshëri plumbash të regjimit të egërsuar që po shembej, dhe ne nuk mund t'ua kthejmë. Por ne kemi vdekur të gjithë aspiratën politike të atyre që ranë më 2 prill të vitit 1991, u kemi borxh cinizmin, që sot vret më shumë se plumbat e prillit të vitit 1991.

Në këto 13 vite që kaluan, asnjëherë nuk kam menduar me kaq dhimbje për atë që ka ndodhur, pasi asnjëherë gjatë këtyre 13 viteve, nuk ka qëlluar që dy emrat përgjegjës kryesorë në atë masakër, të kishin kaq shumë pushtet dhe përgjegjësi sa atëherë. Sot nuk ia vlen të kujtojmë Arben Brocin, pasi jemi të gjithë të turpëruar para tij. Sot ia vlen t'i japim shans vetes të kujtojmë Arben Brocin, duke ia bërë më të lehtë baltën e varrit, duke larguar peshën e turpit që mbajmë mbi vete, duke qenë sërish qytetarë të qeverisur nga Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi.


TemA





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2004 nė 12:01 Edit Post Reply With Quote
Sapo pashe RD

Asnje artikull te vecante, vec kete lajm:

Shkodra në këmbë, "Nano, ik!"


Lëvizja "Nano, ik!" mbërrin sot në qytetin e Shkodrës. Ky është një nga stacionet më të rëndësishme të lëvizjes opozitare, e cila ka ngritur në këmbë të gjithë vendin. Kjo për arsye se, Shkodra si djep i kulturës dhe qytetërimit tonë ka qenë dhe mbetet në krye të ndryshimeve progresiste që kanë ndodhur në këtë vend. Shkodra ka shumë arsye për të qenë sot e gjitha në këmbë. Ajo do të përkujtojë masakrën e 2 prillit. 13 vjet më parë, Shkodra ishte e gjitha në këmbë dhe kërkonte ndryshimin e sistemit, rënien e diktaturës komuniste. Për ata mijëra e mijëra protestues do të mbeten të pashlyer nga memoria e atyre ditëve fytyrat e katër martirëve të demokracisë. Ata u vranë, por diktatura nuk mundi të mbahej në këmbë me gjakun e atyre djelmoshave të rinj, për të cilët e gjithë Shqipëria sot, përulet me nderimin më të madh. Ashtu sikurse 13 vjet më parë edhe sot, Shkodra është në këmbë sërish në emër të ndryshimit dhe me të njëjtin motiv rrëzimin e një sistemi kleptokratësh që e ka zhytur Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë në një mjerim të skajshëm. Qyteti që deri gjysëm shekulli më parë ishte një qendër e fuqishme që rrezatonte kulturë, biznes dhe qytetërim, sot është mbështjellë nga velloja e mjerimit. Ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve të socialistëve në pushtet, një hakmarrje të verbër ndaj shpirtit demokrat të Shkodrës, një hakmarrje, e cila vazhdon duke lënë qytetin e krenarisë sonë kombëtare në errësirë për më shumë se 17 orë në ditë. Sot, është dita e Shkodrës për t'i përcjellë Fatos Nanos, mesazhe të qarta të një largimi nga pushteti, të njëjtët mesazhe që Shkodra i dha 13 vjet më parë edhe Ramiz Alisë.




Shume pak, jashtezakonisht pak.

Per 4 martiret e 2 prillit qe dhe emrat nuk ja permendim eshte shume pak.

Nuk di, por ne te djathtet me duket jemi lujt menc.

Me vjen keq qe shkruaj keshtu, ne kete teme, por eshte me te vertete keshtu.

Mire qe nuk jemi te zot te gjejme e te denojme vrasesit, por te pakten te nderojme martiret tane.

Shume mire ben PD qe organizon sot ne Shkoder ne demostrate, po pse nuk jepen informacione dhe ne internet?!

Ne ne kete kuvend te pakten emrat ja kemi publikuar:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2501

Dhe kjo eshte shume pak, krejt deshperuese, por ne jemi larg.

I takon PD te beje me shume.

Ne jemi te gatshem te ndihmojme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 2-4-2005 nė 13:56 Edit Post Reply With Quote
Qingjat u Flijuan, Ujqerit Fituan

Gazeta Shqiptare, Prill 2, 105

Dy prilli, sot kujtohet 14 vjetori i masakrës

SHKODER

Krerë të pushtetit lokalë të Shkodrës, si dhe përfaqësues të shoqatës "2 Prilli", sot do të organizojnë një sërë aktivitetesh në 14-vjetorin e vrasjes së "Martirëve të demokracisë" Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Në kujtim të demonstratës së 2 prillit të vitit 1991, do të vendosen kurora me lule te memoriali dhe në Varrezat e Dëshmorëve, si dhe do të bëhen vizita në familjet e tyre. Gjithashtu, në orën 13 do të jepet një koncert jubilar i titulluar "2 Prill '91, Ditët e Shpresës", në teatrin "Migjeni" të këtij qyteti. Ndërkohë, pritet që në këto aktivitete të marrë pjesë dhe një grup i Partisë Demokratike. Burime nga shoqata "2 Prilli" pohojnë se në ceremoni nuk do të marrë pjesë lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha. Për çdo vit në Shkodër festohet demonstrata e 2 prillit të vitit 1991, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë shkodranë, studentë dhe nxënës shkollash. Gjatë kësaj demonstrate mbetën të vrarë Broci, Bishanaku, Ceka dhe Kryeziu, si dhe u plagosën disa të tjerë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2008 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
Topalli, homazhe në përkujtim të heronjve të demokracisë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë dje në aktivitetet e organizuara në përkujtim të ngjarjeve tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër. Gjatë këtij aktiviteti, kryetarja e Kuvendit ishte e shoqëruar edhe nga deputetë të Shkodrës dhe të zgjedhurit lokalë të këtij qyteti. Kryetarja Topalli bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar 2 prillit 1991, si dhe vendosi kurora në varret e 4 "Dëshmorëve të Demokracisë", Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku e Nazmi Kryeziu, të vrarë në vitin 1991 gjatë protestave popullore në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë. "Monumenti që kemi pranë flet më shumë se askush tjetër, për atë që jo vetëm katër djem të Shkodrës sakrifikuan për atë që do të ishte më vonë pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri, për dashurinë e madhe, integritetin, qëndresën, por dhe për shpirtin e madh të sakrificës, që ky qytet, por dhe gjithë Shqipëria vuri në bazë të demokracisë dhe ekonomisë së lirë në vendin tonë. Sot, pas 17 vitesh jemi këtu për të përkujtuar, për t'u përulur në nderim të Brocit, Cekës, Bishanakut e Kryeziut, të cilët, me sakrificën e tyre bënë të mundur që pas 17 vitesh Shqipëria, të shpresojë të marrë ftesën për anëtarësim në NATO", ka bërë të ditur Topalli në fjalën e saj gjatë homazhit.

rd


Po vrasesit?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1467021 sekonda, 28 pyetje