Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kadare: KAM BESIM NĖ LIDERIN IBRAHIM RUGOVA
Sefedin

Postuar mė 17-4-2004 nė 20:45 Edit Post Reply With Quote
Kadare: KAM BESIM NĖ LIDERIN IBRAHIM RUGOVA

BOTA SOT * 17prill2004

INTERVISTË E SHKRIMTARIT TE MADH BOTËROR ISMAIL KADARE DHËNË REVISTËS "GALATEA" NE ZVICËR

KAM BESIM NË LIDERIN IBRAHIM RUGOVA

Me 1997, kur Shqipëria ndodhej ne anarki te plotë, tashmë e përbetuar ne vetëvrasje, ne menyre barbare-ballkanlke tipike, diskutohej shume ne France ne do të duhej intervenuar ushtarakisht ne Shqipëri, te dërgohej një force paqeje. Kam qenë dakord me këtë intervenim dhe i sigurt me ndonjë përjashtim - se shqiptarët do të kishin pranuar. Pa përjashtime nacionaliste e rrëshqitje drejt luftarakes. Gjysma e popullatës atëherë ishfe e armatosur, intervenim pati dhe nuk ndodhën incidente. Shqiptarët patën nevojë atëherë për intervenimm e kontinentit-mëmë.


PYETJE: T'u kthehemi librave. "Ura me tri harqe", "Kush e solli Doruntinën" etj. Ju peshkoni me të duart ne letërsinë gojore shqipe, ne legjendat e kësaj toke. Është ashtu?

KADARE: Letërsia gojore e Shqipërisë është e njëjtë me të gjitha vendet ballkanike. Por, Shqipëria rezervon gjithnjë një optikë paksa ekzotike. Për shembull, ne jetën time asnjëherë nuk kam pare rapsode, këngëtarë të legjendave gojore, por të gjithë mendojnë se Shqipëria është përplot me rapsode. Natyrisht, është një vend ne të cilin qarkullojnë shumë legjenda, por vërtet kjo ndodh ne të gjitha vendet ballkanike pa ndonjë dallim. Ne Greqi takojmë pak a shumë të njëjtat legjenda. Jane një trashëgimi e përbashkët e ballkanasve, si ajo te "Ura me tri harqe". Personazhi i Doruntinës është trajtuar ne gjithë letërsinë ballkanike.

PYETJE : Një traditë gojore, një letërsi e shkruar...

KADARE: ...që ka njohur një zhvillim pak a shumë normal. Letërsia shqipe për tre shekuj ishte dygjuhësore, shkruhej ne shqipe dhe latinisht, ka një prani të priftërinjve shkrimtarë që kanë edhe funksione diplomatike. Nëpërmjet këtyre raporteve përhapet ne gjithë Evropën një farë lloji i letërsisë në latinisht dhe shqip. Jane memorialistët, filozofët, ndonjëherë poetët, udhëtarët që kanë shkruar e publikuar ne të dyja gjuhët. Poeti ynë me i madh jetonte ne Itali, Jeronim de Rada, arbëresh i Italisë. Para dy shekujve botoi librin e tij të pare. Ka një traditë letrare, jo gojore, jo ekzotike.

PYETJE: Por, Juve ju ka tërhequr gjithmonë dhe fort miti, legjenda apo jo?

KADARE: Me tërheq ana e legjendës ne letërsi për dy arsye. Para se gjithash i afrohem antikitetit. Shqipëria është një vend që kufizohet me Greqinë dhe ka qenë i rrezatuar nga letërsia greke. Atdheu i i të gjithë neve poetëve është aty, ndonja 20 kilometra nga Gjirokastra, qyteti im i lindjes. Greqia është aty afër. Ne fund legjenda, miti kanë qenë një mënyrë e mrekullueshme, e jashtëzakonshme për t'u shkëputur nga realiteti shqiptar, për të mos e shkruar romanin e heroit socialist të punës, për t'iu shmangur riteve publike dhe mitingjeve. Ishte shumë më me levërdi të thellohej misteri i Doruntinës sesa të shkruash për fatin historik të komunizmit, të jesh delegat ne kongresin e partisë, të flasësh për heronjtë pozitivë, për njeriun e ri dhe budallallëqe të ngjashme të letërsisë komuniste.

PYETJE: Arkaikja është misteri, paganja e Shqipërisë?

KADARE: Po, Shqipëria është koncentrat i të gjitha mistereve dhe i arkaizmave ne Ballkan. Ne male, ka kode të vjetra, gjëra autoktone, traditë, zakone që vijnë nga lashtësia. Kanuni, ky kod i gjakmarrjes, çmimi i gjakut etj. Por edhe kjo nuk është vetëm tipike shqiptare, është tipike ballkanike dhe e vjetër. I kam studiuar lidhjet mes tragjedisë antike dhe kodit arkaik shqiptar. Orestiada, tragjedia që ne epiqendër ka hakmarrjen klasike-si të shpaguhet me gjak, babai që hakmerret për të birin dhe i biri për babanë etj.,- ka ngjashmëri me kodin antik - kanunin. "Pagan" apo siç them une "antik" është e njëjta gjë. Ka marrëdhënie të thella, thellësia e Ballkanit ka lidhje e rrënjë me bazat e kulturës klasike.

PYETJE: Tu thehemi kohëve tona. Gjatë luflës ne Kosovë Ju shkruat "Tri këngë zie për Kosovën". Ne fushën e mëllenjave, fantazma e Sulltan Muratit të vrarë ne betejën e Kosovës me 1939 kthehet e i flet se tashmes. Flet një otoman ne momentin e tragjedisë shqiptare...

KADARE: Kur bëhet letërsi, ligji me i mire është ligji i letërsisë, letërsia nuk ka si mision rregullimin e gjërave ne bote. Jam nisur nga bukuria e letërsisë dhe një zë i brendshëm me tha se kur fantazma e Muratit flet duhet të flasë kështu. Nuk me intereson fare "mesazhi", por ka një mesazh të vetëdijshëm, që nuk është ne kundërshtim me ligjin e letërsisë, e që është ai për miqësinë e popujve të Ballkanit. Atje bashkërisht jetojmë dhe se bashku ndodhemi nën të njëjtën fatkeqësi që ka rënë mbi kokat tona. Kemi pësuar këtë katrahurë se bashku dhe duhet të dalim se bashku. Sulltan Murati është një i huaj dhe thotë: "Ju jeni të mallkuar". E pranoj këtë mallkim, por them se jemi të mallkuar nëse nuk bëhemi miq. Edhe një here jam dakord me një fantazmë, atë të Muratit. E kam publikuar këtë liber mu ne flakën e konfliktit ne Kosovë dhe dikush me ka akuzuar për nacionalizëm, por nuk besoj të këtë ne ato faqe urrejtje të njërës anë ndaj tjetrës. Serbët, bullgarët, shqiptarët, turqit, bizantinët, jam munduar t'i pranoj të gjithë. Te gjithë veprojnë ne një teatër tragjik, askush nuk ka të drejtë të gjykojë. Mesazhi është i qartë, nuk ka nënkuptime, dinakëri, ekuivoke. Nuk e mbaj anën shqiptare kundër serbëve, as të vllehëve kundër bullgarëve e edhe turqit janë trajtuar aty si protagoniste të një fati tragjik.

PYETJE : Ballkani ne gjak, gjithmonë luftëra?

KADARE: Kur ndodhem ne Ballkan, i kritikoj këta popuj, kur ndodhem jashtë, i mbroj. I njoh të gjitha defektet e ballkanasve, i di te gjitha te këqijat që i kanë bërë, te gjitha idiotësitë e tyre, çmenduritë e tyre. Çmendia është karakteristikë e Ballkanit, Por nuk jam dakord me përçmimin sistematik, objekt i te cilit janë. Ballkanasit janë ne gjendje te bëjnë çdo prapësi, por edhe gjëra shumë fisnike. Nuk është vetëm retorikë, por realitet. Janë pjesë e Evropës.
Me 1997, kur Shqipëria ndodhej ne anarki te plotë, tashmë e përbetuar ne vetëvrasje, ne mënyrë barbare-ballkanike tipike, diskutohej shumë ne France ne do te duhej intervenuar ushtarakisht ne Shqipëri, te dërgohej një force paqeje. Kam qenë dakord me këtë intervenim dhe i sigurt me ndonjë përjashtim -se shqiptarët do te kishin pranuar. Pa përjashtime nacionaliste e rrëshqitje drejtë luftarakes. Gjysma e popullatës atëherë ishte e armatosur, intervenim pati dhe nuk ndodhën incidente. Shqiptarët patën nevojë atëherë për intervenimin e kontinentit-mëmë.

PYETJE: Kontinent mëmë? Evropa para se gjithash njerkë. Nëse ka ndonjë popull të përgojuar, atëherë është ai shqiptar!

KADARE: Natyrisht është e lehtë të montohen gabime dhe budallallëqe të shumë individëve për të nxjerrë një portret negativ, katastrofik për një popull. I njoh të gjitha defektet e shqiptarëve, mafia shqiptare duhet luftuar pa mëshirë, duhen arrestuar tregtarët e prostitutave, por nuk besoj se sot mafia evropiane udhëhiqet nga mafia shqiptare. Nuk e kanë
me siguri monopolin e krimit, por kështu flitet vetëm për mafian shqiptare. E mafia serbe? Familja me e madhe mafioze ne Ballkan ishte familja e Milosheviqit!

PYETJE: Evropo, Italia para se gjithash. Ta përfundojmë takimin me raportin kompleks shqiptaro-ifalian...

KADARE: Shqiptarët nuk e meritojnë aspak përçmimin e përgjithësuar të italianëve. Asnjë popull nuk e meriton e ne veçanti nuk e meritojnë shqiptarët. Për katër vjet Italia e Shqipëria ishin një vend i vetëm. Shqipëria bënte pjesë ne mbretërinë italiane, titulli zyrtar i mbretit italian ishte "Vittorio Emanuele III, mbret i Italisë e i Shqipërisë, imperator i Etiopisë". Për këtë të kaluar historike, Italia është e obliguar moralisht - sipas parimit universal - të këtë përkujdesje dhe kujdes të veçantë ndaj Shqipërisë. Ka qenë një territor i saj dhe ka qenë objekt i dhunës se saj.
Por pas Luftës se Dytë Botërore, Italia indiferencën e madhe e ka shndërruar ne profesion, Gjatë regjimit komunist, Italia i dinte mire të gjitha, sepse kishte një ambasadë ne Tiranë, se shqiptarët po e ndiqnin televizionin italain. Për dyzet vjet nuk kanë bërë një program të vetëm, një emision për t’ia dërguar direkt këtij populli që jetonte pak kilometra me tutje. Një sinjal që do ta gjallëronte shpresën. Asgjë. Asnjë program politik, ekonomik apo kulturor. Ne buletinet meteorologjike thuhej: "Koha e keqe po zhvendoset drejt Jugosllavisë, drejt Ballkanit", nuk shqiptohej kurrë fjala "Shqipëri".
Kjo injorancë e qëllimtë i ka plagosur shqiptarët dhe i ka dhënë një arme të tmerrshme diktaturës:"Ja shikoni, Perëndimi nuk mund as ta paramendojë idenë të na këtë përballë".
E djathta italiane thoshte "është një vend komunist" dhe e majta "është një vend i armiqësuar me BRSS-në". Cinizëm i se djathtës dhe servilizëm i se majtës ndaj BRSS-së. Ishte një izolim i plotë. Pas renies se komunizmit pati të njëjtën indiferencë. Edhe gjatë luftës ne Kosovë, Italia privilegjoi Serbinë duke e ditur mire se ideja "Shqipërinë e Madhe" ishte një përgjegjësi e saj. Natyrisht, një ide e fashizmit, por pjellë e kulturës italiane. Megjithatë, Italia ka lidhje të stëriashta me Shqipërinë. Ne perandorinë romane, ne mes jetë e deri tek okupimi turk, shkëmbimet kanë qenë të vazhdueshme. Republika e Venedikut pati mbrojtur tokat shqiptare. Ka një qëndrim fisnik të shqiptarëve ndaj italianëve, njëfarë hapjeje shpirtërore, ne pritje. Nga ana tjetër gjithmonë përçmim.
Shqiptarët nuk janë të largët si tunizianët, libiasit, janë të njohur për italianët, sepse banojnë me shekuj të tërë ne tokat italiane, kanë gjetur strehim ne Itali, bëjnë pjesë ne historinë italiane, një milion italiaë e e kanë bërë luftën ne Shqipëri dhe kundër Shqipërisë, me qindra e qindra edhe janë martuar. Sot shkëmbimet janë edhe me të mëdha. Nuk mund të kihet një vend përpara e të thuhet se nuk e njoh.

PYETJE: Z.Kadare se fundi edhe ndonjë fjalë rrelh ngjarjeve të fundit ne Kosovë...

KADARE: Jam plotësisht kundër asaj që po bëjnë shqiptarët ne Kosovë. Nuk digjen kishat, nuk digjen shtëpitë. Serbët tash janë vërtet një minoritet i vogël ne Kosovë, ndonëse atdheu i tyre, Serbia, është nëna e provokimeve. Por shqiptarët nuk duhet të bien ne provokime. Pëmdryshe ka pese vjet që vendi ndodhet nën kontrollin e NATO-s e asnjë politikë e qartë nuk po shihet gjëkundi. Janë pese vjet pasigurish që bënë që lideri, ne të cilin une kam besim, - Ibrahim Rugova - ka pësuar një izolim progresiv.

Intervistuan: Piero del Guidice e
Diamant Abrashi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0655110 sekonda, 25 pyetje