Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: RSH nuk eshte shtet!
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2004 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
RSH nuk eshte shtet!

S'ka zgjedhje të rregullta, pa lista të zgjedhësve korrektë

Ministri Blushi paralajmëron dështimin e procesit zgjedhor

Qeveria socialiste është e paaftë që të realizojë përpilimin e listave të sakta të votimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke mos qenë kështu në gjendje që të plotësojë kërkesat e ndërkombëtarëve. Këtë problem e pengon mospasja e adresave të sakta të qytetarëve, nëpër vendbanime të ndryshme nga institucionet e pushtetit lokal, gjë e cila nuk mundëson kështu saktësimin e të dhënave për votuesit. Çështjen e komplikon më tepër dhe lëvizja e pakontrolluar dhe e paorganizuar e popullsisë, si dhe mungesa e emërtimeve të zonave të banimit, si në bashki, ashtu edhe nëpër komuna. Kjo gjë, do të thotë që vendi, duke mos patur një adresim të saktë të vendbanimeve dhe të adresave të qytetarëve, të mos kemi as lista të reja zgjedhësish, çka do të thotë se nuk do të ketë asnjë proces zgjedhor korrekt dhe të pranueshëm. Një shembull konkret, është dhe Tirana me gjithë rrethinat e saj, ku shumë prej banorëve të saj, jetojnë në banesa dhe zona të paidentifikuara, çka do të thotë se bërja e një rregjistri të saktë të Gjendjes Civile, është i pamundur. Për këtë qëllim, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, ka urdhëruar të gjithë drejtuesit e Pushtetit Lokal nëpër bashki e komuna, që të bëjnë emertimin urgjent të rrugëve, banesave dhe lagjeve të zonave të banimit. "Sistemi numerik i adresave nëpër zonat e banuara, do të bënte kompletimin dhe do të lehtësonte më tepër sistemin e adresave në Shqipëri", ka deklaruar ministri Blushi. Por, pengesë për përcaktimin e këtyre adresimeve, janë bërë dhe ndërtimet e shumta të paligjshme që janë shtuar kohët e fundit, gjë e cila është një fenomen që nuk mund të frenohet dot. Këto janë konsideruar prej qeverisë si zona informale deri më tani, duke bërë që të jenë dhe pengesa kryesore për hartimin e listave të sakta zgjedhore bazuar në Regjistrin e Gjendjes Civile. Por deri më tani, kjo parregullsi e përgjithshme, i ka interesuar qeverisë, pasi kuptohet se sa të sakta kanë qenë proceset e mëparshme zgjedhore. E ndërkohë që përpjekjet për përmirësimin e kësaj hamullie identifikimi, kanë nisur me kërkesën e të gjitha palëve politike që të bëhet regjistrimi i votuesve derë më derë, duke e nisur këtë që në zgjedhjet lokale të 2003, ky projekt ka dështuar, pasi për shkak të mungesës së adresave të sakta. Për këtë qëllim, janë ankuar dhe mjaft prej drejtuesve të organeve të pushtetit lokal, të cilët kanë dhe pjesën e tyre në këtë faj.

E. Koçi

55

Cfare ti komentosh ketij lajmi kuptimplote?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 09:37 Edit Post Reply With Quote
Pasaporta te reja per shqiptaret
Pas rreth 15 vjetesh bllokimi, qeveria do te nise te shperndaje dokumente identifikimi per shtetasit shqiptare. Me nje vendim te djeshem, Keshilli i Ministrave miratoi elementet e sigurise dhe formen e dokumentit te identifikimit. Keta jane elemente te domosdoshem, qe pershkruajne dokumentin e identifikimit dhe garantojne sigurine e tij, sipas parametrave nderkombetare. Materiali me te cilin do te behet dokumenti, eshte i durueshem nga lageshtia, nga perthyerja, ka fleksibilitet te pelqyeshem, eshte i qendrueshem dhe rezistent ndaj gerryerjes. Materiali eshte i rezistueshem per nje periudhe 5 vjecare. Gjithashtu, fotografia e shtetasit qe do te vendoset ne dokumentin e identifikimit do te jete me elemente biokimike dhe do te hidhet ne menyre elektronike me rezolucion te larte. Po ashtu nje element tjeter biokimik qe rrit ndjeshem sigurine e dokumentit eshte gjurma e gishtit, qe do te sherbeje per te rritur aftesine verifikuese te dokumentit. Keshtu plotesohet nje element shume i rendesishem ne perafrimin me standartet e Bashkimit Evropian.

Miratimi i ketij vendimi eshte vleresuar si nje hap i rendesishem ne thellimin e reformimit te Sherbimit te Gjendjes Civile. Ai hedh bazat per perfitimin e dokumentit te ri te identitetit, leshimi i te cilit do te shenoje nje hap te madh perpara ne reformen e forcimit te shtetit ligjor, ne procesin e stabilizim-asociimit dhe ne krijimin e mundesive konkrete per rritjen e besueshmerise ne dokumentet identifikuese shqiptare, si kusht baze per levizjen e lire te shtetasve shqiptare.

Prej disa vitesh, Shqiperia nuk shperndante dokumenta identifikimi per shtetasit e saj, por vetem dokumente per udhetim jashte shtetit. Por Bashkimi Evropian kerkoi ne menyre te prere kryerjen e nje reforme te Zyrave te Gjendjes Civile dhe pajisjen e shtetasve me dokumente identifikimi, si kusht paraprak per lehtesimin e regjimit te vizave.




--------------------------------------------------------------------------------
22/05/2004

korrieri

Sinqerisht RSH nuk eshte shtet!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2004 nė 22:15 Edit Post Reply With Quote
“Larg përgjegjësive zyrtarët që kanë lënë shtetësinë”

Ish-kreu i Komisionit të Verifikimit të Pastërisë së Figurave ka shprehur shqetësimin e tij për praninë në administratën e lartë shqiptare apo edhe në Kuvend të shumë njerëzve që nuk kanë më në pasaportë shtetësinë shqiptare. “Në kontrollin aktual të figurave të larta shtetërore ka disa shkelje, por unë mendoj se është tepër e dhimbshme që vazhdohet të caktohen në poste të larta njerëz që nuk kanë shtetësinë shqiptare, për shkak të marrjes gjatë këtyre viteve të një shtetësie të huaj”, tha dje për “Panorama” Nafiz Bezhani. Sipas tij, nuk ka precedentë të vendeve të tjera që të zgjidhen deputetë apo të emërohen zyrtarë individë që nuk e kanë më shtetësinë e vendit të cilit i shërbejnë. “Përgjegjësinë për fatet e vendit e mbajnë shtetasit e tij, ndaj është i pamoralshëm emërimi në disa poste i personave që e kanë lënë këtë shtetësi”, tha Bezhani. Ai përmed rastin e disa zyrtarëve të lartë, zëvendësministra, që nuk kanë as shtetësinë e as familjen në Shqipëri, por që zyrtarisht kanë në dorë për të formosur dokumente të rëndësishme për jetën e shqiptarëve. “Unë nuk e kuptoj se çfarë përgjegjësie maksimale mund t´i kërkosh këtyre personave”, tha Bezhani, duke propozuar që edhe për këtë shtresë të ketë ndryshim në ligjin që kontrollon figurat e larta zyrtare.

© 2003 Gazeta Panorama


Ne ka fakt qe tregon se RSH nuk eshte shtet, ky eshte.

Besoj fjala eshte per zevendesministrin e jashtem hajdaraga.

A mendoni nje zevendesminister kinez pa nenshtetsi kineze, por po themi amerikane?!

Me plot gojen pohoj, megjithese me kete rast i vertetoj tezen armiqve te Kombit, RSH ne vitin 2004 nuk eshte shtet.

Te djathte a po kuptoni apo dru me pre?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2004 nė 10:22 Edit Post Reply With Quote
Vetëm në Tiranë janë evidentuar rreth 800 rrugë anonime

Blushi, projektligj për sistemin e adresave


Shekulli

Edhe pas urdhrit të dhënë nga ministri i Pushtetit Vendor e Decentralizimit, Ben Blushi, pak kohë më parë për angazhimin e bashkive e komunave në plotësimin e sistemit të adresave, duket se asgjë nuk ka lëvizur. Nisur nga një situatë e tillë, kur shumë rrugë janë anonime dhe “blloqet” e adresave të bashkive e komunave thuajse nuk ekzistojnë, ose janë të mangëta, Ministria e Pushtetit Vendor ka hartuar një projektligj për të aktualizuar trajtimin ligjor të sistemit të adresave. Sipas burimeve nga ky institucion, bëhet e ditur se përmes këtij projektligji synohet të arrihet jo vetëm ngritja e sistemit të adresave numerike, por kryesisht, plotësimi i adresave tradicionale të munguara dhe vendosja e tabelave përkatëse sipas standardeve evropiane. Së fundi, vetë ministri Blushi, i ka kërkuar përmes një letre, partive parlamentare, të ndërhyjnë për problemin e adresave të shtetasve në funksion të përmirësimit të listave të zgjedhësve. Ai u ka kërkuar atyre të ushtrojnë ndikimin e duhur pranë bashkive apo komunave që përfaqësojnë. Sipas ministrit, shqetësimet më të mëdha paraqiten në 12 bashkitë qendër qarku. Kështu sipas të dhënave, vetëm në Tiranë, rezultojnë të paemërtuara rreth 800 rrugë; në Fier, 45 rrugë; në Gjirokastër mungon dokumentacioni i plotë i sistemit të adresave dhe 60 rrugë e shehse janë anonime. Pas tyre pasojnë edhe të tjerat, Kamza me 65 rrugë pa emër dhe Zona e Kënetës në Durrës me 50 rrugë anonime.




29/06/2004

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2004 nė 06:07 Edit Post Reply With Quote
PO AFROJNE ZGJEDHJET, VOTUESIT PA IDENTITET

Vonesa lidhur me zbatimin e paketes ligjore mbi identifikimin e shtetasve shqiptare, solli ankesat e deputeteve anetare te Komisionit te Rendit dhe SHISH-it. Keshtu, ne mbledhjen e radhes se ketij komisioni deputetet shprehen ankesen e tyre per vonesen e Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit per zbatimin e kesaj pakete. Per kete arsye, ne kete mbledhje, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, raportoi sa i takon paketes ligjore qe shoqeron ligjin "Per gjendjen civile", per prodhimin e kartes se identitetit. Ministri deklaroi se "ka filluar tashme puna per zbatimin e paketes ligjore te vitit 2002 qe lidhen me numrin e identitetit dhe dokumentin e identitetit". Sipas tij, zbatimi i ketij ligji nenkupton krijimin e nje "data base" me identitetet e qytetareve shqiptare, qe parashikon caktimin e nje numri identiteti dhe prodhimin e kartes. "Ky proces do te finalizohet permes nje tenderimi nderkmbetar, i cili kap nje vlere prej 6.5 milione eurosh. Ky fond parashikon prodhimin e 2.7 milione kartave te identitetit per shtetasit shqiptare te moshes mbi 16 vjec", theksoi Blushi gjate fjales se tij lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, karta e identitetit do te perfshije te dhena te tilla si fotografi, shenja te gishterinjve, pajisjen e shtetasit me nje numer te vecante, i cili i korrespondon numrit te tij ne sigurimet shendetesore, patente, por levrimi i ketyre kartave do te filloje pas majit te vitit 2005. Duke qene perballe pretendimeve te disa anetareve te komisionit per vonese ne zbatimin e ketij projekti, ministri Blushi iu pergjigj duke thene se "vonesa ka lidhje me crregullimet ne regjistrimin e shtetasve, crregullime te cilat jane krijuar si rezultat i levizjeve demografike te viteve te fundit". Ne kete menyre, pritet viti 2005 qe shtetasit te pajisen me karten e re te identitetit.

O.Xh

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2004 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
PS kalon ligjin me votim fals


A.Rama

TIRANE- Kundërshtarët kryesorë të kryeministrit Fatos Nano brenda Partisë Socialiste kanë akuzuar dje se votat e tyre janë përdorur gjatë votimit të projektligjit “Për kompensimin financiar të ish -të përndjekurve politikë”. Kryetari i komisionit të Ligjeve Spartak Braho, një nga anëtarët kryesorë të Lëvizjes për Integrim të drejtuar nga ish -kryeministri Ilir Meta, tha dje për “Shekullin” se, ai nuk ka qenë në seancë kur është bërë votimi për këtë projektligj, ndërsa në tabelën elektronike është regjistruar vota e tij. “Nuk kam qenë në votimin e ligjit për të përndjekurit dhe përgënjeshtroj përfshirjen e votës sime në rezultatin e votimit përfundimtar. Janë edhe disa deputetë të tjerë që ashtu si unë nuk kanë qenë në seancë dhe vota e tyre ka figuruar e vlefshme. PS po vazhdon mënyrat e saj manipuluese si në kongresin e dhjetorit”, -tha Braho duke shtuar se me këtë rezultat votimi vendimi i Parlamentit është i pavlefshëm. Ndërsa, deputeti Mustafa Muçi, konfirmoi se ai nuk ka qenë në seancë dhe se as vota e tij nuk është përfshirë në votimin e përgjithshëm. “Nga informacioni që unë kam marrë vetëm votat e Brahos dhe të Limoz Dizdarit, kanë dalë në tabelën elektronike, kur ata nuk kanë qenë në sallë”, -tha Muçi. Nga ana tjetër deputeti Dritan Prifti, tha se edhe vota e tij ishte përdorur për të plotësuar numrin e nevojshëm të 71 deputetëve, kur ai nuk ndodhej fare në Shqipëri. “Shpreh zhgënjimin për përdorimin e rremë të votës. Ata që janë mësuar me vjedhje votash në konferenca e kongres nuk e kanë problem edhe ta vjedhin edhe në Parlament”, -tha Prifti. Ndërkaq nënkryetarja e Kuvendit Makbule Çeço, deklaroi se nuk ishte e vërtetë që në votim ishin përfshirë edhe votat e deputetëve që nuk ishin në sallë. Sipas saj, kjo mund të verifikohej duke parë rezultatet në listat që ka sekretaria teknike e seancës plenare. Në fakt procesi i votimit, është shtyrë për gati dy orë, pasi në sallën e Kuvendit nuk bëhej kuorumi i nevojshëm prej 71 deputetësh për të hapur procedurën e votimit, pasi opozita ishte larguar prej kohësh nga seanca plenare. As prania e gjithë qeverisë, me përjashtim të kryeministrit Nano nuk ka mjaftuar për të plotësuar votat e mjaftueshme të socialistëve për të mbyllur votimin për këtë projektligj.

Skema e qeverisë sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë
1 deri në 5 vjet 1000 lekë 3.957
5 deri në 10 vjet 1500 3078
10 deri në 15 vjet 2000 1.087
15 deri në 20 vjet 2500 588
20 deri në 30 vjet 5000 639
totali 9807
Shuma totale sipas qeverisë: 200 milionë dollarë

Skema sipas të përndjekurve
1 deri në 5 vjet 1000 7.741
5 deri në 10 vjet 1500 6.022
10 deri në 15 vjet 2000 2.127
15 deri në 20 vjet 2500 1.150
20 deri në 30 vjet 3500 896
të pushkatuar 5000 6.027
Gjithsej 91 mijë vite burgu,
Shuma totale e pagesës: 107-130 miliardë lekë




02/07/2004


shekulli

A mund te jete RSH shtet kur vete deputetet e mazhorances deklarojne se mashtrohet me voten e tyre?!

Po mund te jete ne rast se ky parlament vetshperndahet dhe shpallen zgjedhje te reja, perndryshe nuk mbetet te thuhet pervec se :

RSH nuk eshte shtet





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2004 nė 14:30 Edit Post Reply With Quote
Rreth 144 mijë persona në të gjithë vendin rezultojnë me emra të dubluar në regjistrat e gjendjes civile, prej të cilëve 45 mijë vetëm në rrethin e Tiranës. Sipas ministrit Blushi, kjo ka ardhur si pasojë e paaftësisë së punonjësve të gjendjes civile

Sipas Brisida Gjikondit, drejtore e shërbimit të Gjendjes Civile, mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe pagat e ulëta të personelit të gjendjes civile janë disa arsye që kanë ndikuar në mospërmirësimin e fenomenit të dublimit të emrave

Gjendjet civile, rekord emrash të dubluar

Në ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, është zhvilluar dje një test kualifikues për punonjësit e gjendjes civile. Ndërkohë, është bërë shqetësuese vonesa e bashkive dhe komunave për zgjidhjen e problemit të dublimit të regjistrimit të emrave. Në një numër të papërfillshëm njësish vendore ka nisur procesin për ngritjen e sistemit të adresave dhe regjistrimin e pallatave

Alida Beqiri



Rreth 144 mijë persona në të gjithë vendin rezultojnë me emra të dubluar në regjistrat e gjendjes civile, prej të cilëve 45 mijë numërohen vetëm në rrethin e Tiranës. Sipas ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentalizimit Ben Blushi ky fenomen ka ardhur si pasojë e paaftësisë së punonjësve të gjendjes civile. Për të testuar aftësinë profesionale të kësaj kategorie punonjësish, dje në mjediset e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, ata kanë zhvilluar një test kualifikues.

"Kjo ministri, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm synon të vazhdojë reformën në gjenden civile për t'u ardhur kështu në ndihmë listave të zgjedhësve. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 144 mijë shtetas të dubluar dhe kjo është një pasojë e paaftësisë së punonjësve të gjendjes civile", u shpreh Blushi. Ai shtoi se ky është një proces që do të ndihmojë në radhë të parë në rritjen e kredibilitetit të shërbimit të gjendjes civile në të gjithë zonat e Shqipërisë, dhe së dyti në mënyrë direkte apo indirekte në procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm.

"Jemi duke punuar aktualisht për 150 mijë dublime të dala nga zgjedhjet e 12 tetorit. Po përpiqemi të pastrojmë aq sa është e mundur shifrat rekord të emrave të dubluar", tha Blushi. Ndërkohë, është bërë shqetësuese vonesa e bashkive dhe komunave për zgjidhjen e problemit të dublimit të regjistrimit të emrave. Gjithashtu, vetëm një numër i papërfillshëm bashkish dhe komunash në shkallë vendi kanë nisur procesin për ngritjen e sistemit të adresave dhe numërimin e pallateve.

Problemet me regjistrat e gjendjes civile, mbi të cilat do të përpilohen listat e zgjedhësve për zgjedhjet e vitit 2005, janë diskutuar shpesh kohët e fundit në takime të ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi me krerët e bashkive dhe komunave, por pa ndonjë rezultat konkret. Ndërsa ministri deklaron që problemi me regjistrat e gjendjes civile, vendosjen e emrave të rrugëve dhe banesave, duhet marrë seriozisht nga krerët e bashkive dhe komunave, këta të fundit nga pushteti qëndror lëvrimin e fondeve për këtë problem.

Përsa i përket fenomenit të emrave të dubluar në regjistra, Brisida Gjikondi drejtore e shërbimit të Gjendjes Civile thotë se "ky fenomen ka ardhur si rezultat i lëvizjes migratore të popullsisë gjatë 10-vjeçarit të fundit dhe nga moszbatimi i proçedurave ligjore nga zyrat e gjendjes civile të bashkive, njësive bashkiake dhe komunave, të cilat nuk bëjnë çregjistrimin e personave të larguar nga zona e tyre". Ajo sqaron se proçedura normale për një person që largohet nga një qytet apo fshat është të çregjistrohet nga regjistri i mëparshëm dhe të konfirmohet më pas emri i tij nga gjendja civile pritëse". Sipas saj, përmirësimi i kuadrit ligjor, mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe pagat e ulëta të personelit të gjendjes civile janë disa arsye që kanë ndikuar në mospërmirësimin e këtij fenomeni. Lidhur me punën që po bëhet për pastrimin e emrave të dubluar në regjistrat e këtyre zyrave, Gjikondi u shpreh se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka hartuar një skedë që përmban gjeneralitet e personit dhe kohën e shpërnguljes. Kjo skedë ka nisur t'u shpërndahet zyrave të gjendjes civile në muajin Qershor, në mënyrë që të bëhet saktësimi i numrit të përgjithshëm të shtetasve shqiptarë. Pastrimi i regjistrave do t'i shërbejë proçesit të kompjuterizimit të shërbimit të gjendjes civile, krijimit të regjistrit kombëtar dhe gjenerimit të kartës së identitetit të personit, për të cilat Qeveria ka akorduar një fond prej 6.7 milionë eurosh. "Këto projekte parashikohet të realizohen deri në vitin 2006", përfundoi Gjikondi. Ndërkaq në shtator të këtij viti pritet të fillojë procesi i kompjuterizmit të gjendjes civile.

Prefektura e Durrësit, vetëm në një komunë janë emërtuar rrugët

Vonesat për zbatimin e vendimit mbi ngritjen e sistemit të adresave dhe të numërimit të pallateve, si dhe problemi i dublimit të regjistrimit të mjaft banorëve në prefekturën e Durrësit, kanë qenë objekti i një takimi në këtë prefekturë. Është alarmant fakti që në të gjithë prefekturën e Durrësit vetëm komuna Thumanë në rrethin e Krujës ka realizuar emërtimin e rrugëve dhe këtë e konfirmon vetë drejtoresha e përgjithshme e gjendjes civile, Brisida Gjikondi. Bashkia e Durrësit është në proces, ndërsa të gjitha komunat e bashkitë e tjera nuk kanë dërguar asnjë lloj informacioni për këtë problem. Drejtues të pushtetit vendor të disa komunave ngritën si shqetësim mungesën e përcaktimit të kufijve administrativë, gjë që i pengon t'i emërtojnë disa rrugë. Ndërsa problemi tjetër kishte të bënte me disa zyra të gjendjes civile në të cilat ka persona të dubluar, d.m.th. që rezultojnë të regjistruar dy herë.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 09:06 Edit Post Reply With Quote
Këshilltari i Blushit në Tenderin e Kartave të Identitetit

Këshilltari i Ministrit Blushi deri para disa muajsh, paraqitet sot me prioritet për të fituar tenderin prej 7 milionë euro për Kartat e Identitetit. Ai ka përgatitur dokumentat e tenderit dhe pastaj është larguar për të përfaqësuar një kompani të huaj, e cila nuk ka licencë për Kartat e Identitetit. Shkelje në buxhet dhe për mënyrën se si do të lëvrohen 7 milionë Euro

Alida Beqiraj



Ministri i Pushtetit Lokal Ben Blushi mund të paditet nga kompanitë që po konkurrojnë për prodhimin e Kartës së Identitetit, pasi po favorizon një kompani të palicensuar për prodhimin e këtyre kartave, që drejtohet nga ish këshilltari i tij. Kompania austriake "Siemens", e cila përfaqësohet nga B.Dollaku, ish këshilltar i Ministrit Ben Blushi, prej disa muajsh, po përpiqet të jetë e favorizuara e Ministrit në tender, ndërkohë që Komisioni nuk ka mundur të verifikojë dot licencën që duhet të ketë kjo kompani për prodhimin e Kartave të Identitetit. Burime pranë Ministrisë i thanë gazetës "TemA" se ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, tenderin me vlerë 7 milionë euro, po ia shet ish-këshilltarit të tij. Fakti që ky i fundit, është në krye të kompanisë Siemens, e paspecializuar në prodhimin e Dokumentit të Identitetit, ka shqetësuar anëtarët e komisionit, sepse sipas tyre, mungesa e profesionalizmit, veçanërisht në adoptimin e elementëve të sigurisë, mund të çojë në cilësinë e dobët të dokumentit themeltar të shtetasve shqiptarë.

Po të njëjtat burime pranë komisionit të tenderimit, thonë se deri para dy muajsh "blerësi" i tenderit ka qenë këshilltar i ministrit Blushi dhe, për dy vjet rresht, ka organizuar gjithë dokumentacionin për këtë tender. Ndërkohë dhe tenderi për studimin e këtij projekti, është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë.

Shkelja në buxhet

Sipas procedurës së lëvrimit të parave, që ka miratuar Blushi, kompania fituese që pritet të jetë ajo e këshilltarit të tij dhe i afërm i familjes Blushi, do të marrë 3 milionë Euro gjatë vitit 2004, dhe katër milionë Euro gjatë vitit 2005. Por kjo është një shkelje flagrante e ligjit për buxhetin e shtetit, pasi paratë që do të shpenzohen për këtë projekt në vitin 2005, duhet të miratohen në buxhetin e 2005-ës, i cili nuk është hartuar ende.

Kjo shkelje ka ngjallur, mes të tjerash, alarm tek anëtarët e komisionit, të cilët po hezitojnë të pranojnë dokumentacionin e kësaj firme.

Ndërkohë dy kompani të tjera që janë në garë mund të tërhiqen nesër nga gara, dhe të denoncojnë procedurën nëse verifikohet deri në fund prioriteti që Blushi po i jep kompanisë me të cilën është lidhur. Në tender janë paraqitur mes të tjerash dy kompani franceze dhe një gjermane.

Qeveria miraton vendimin për kartat

Dje Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe vendimin "Për miratimin e modelit të dokumentit të identitetit të shtetasve shqiptarë". "Modeli i dokumentit do të tregojë mënyrën e kompozimit të tij, tekstet, logot dhe përmasat e tij. Simboli kryesor i tij është shqiponja (pjesë e stemës së Republikës) dhe përkrenarja në qendër të saj," thuhet në njoftimin e qeverisë. Sipas këtij njoftimi në të janë përfshirë të gjithë elementët e sigurisë dhe është dizenjuar një dokument mjaft cilësor si në paraqitje dhe në përdorim. "Dokumenti i Identitetit është dokumenti themeltar i të gjithë shtetasve. Ai adopton standardet europiane të elementeve të sigurisë, përfshirja e të cilave do t'i afrojë shtetasit shqiptarë drejt familjes europiane dhe do t'i ndihmojë në procesin e lëvizjes së lirë. Në të janë përfshirë elementet e sigurisë më të mundshëm dhe është dizenjuar një dokument cilësor si në paraqitje dhe në përdorim. Përbërësit e gjendjes civile të çdo qytetari suportohen tërësisht nëpërmjet këtij dokumenti," thuhet në njoftim.

Pritet që brenda vitit 2005 të gjithë shtetasit shqiptarë do të pajisen me Kartën e Identitetit.



Dokumenti do të ketë 16 elemente sigurie

Karta do të jetë dokumenti themeltar i shqiptarëve dhe do të hartohet sipas të gjitha standardeve europiane. Ky dokument do të shërbejë si identifikues unik për të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët do ta përdorin atë në çdo institucion apo zyra shërbimi ku nevojitet identiteti i personit. Një ndër avantazhet që do të ketë përdorimi i këtij dokumenti, do të jetë procedura shumë e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë e përdorimit të tij, duke ulur në mënyrë të ndjeshme përdorimin e çertifikatave, si dhe duke rritur saktësinë e identitetit të mbajtësit. Elementet e sigurisë, të cilat do të jenë të standardeve europiane, do t´i afrojnë të gjithë shqiptarët drejt familjes europiane dhe do t´i ndihmojnë në procesin e lëvizjes së lirë. Elementët e sigurisë së dokumentit dhe të shtypshkrimit të propozuar, janë të standardeve ndërkombëtare, që përdoren për realizimin e dokumenteve të kësaj natyre. Vendosja e këtyre elementeve realizohet me anë të teknologjive dixhitale, duke rritur dukshëm sigurinë e tyre; për të vështirësuar falsifikimin dhe ndërhyrjet në dokumente. Holograma dy dhe tri dimensionale garanton siguri më të lartë kundër falsifikimit. Mikroteksti realizohet me një printim me rezolucion të lartë, me karaktere shumë të vogla, që nuk mund të zëvendësohen me fotokopjues me ngjyra apo skaner. Po këto veçori sigurie ka edhe fotografia e dubluar, që vendoset në pjesën e përparme të dokumentit. Edhe mënyra e shtypit, si dhe elementet e sfondit, janë elemente sigurie. Kështu, përdorimi i teknikës Rainbow siguron ndryshimin e ngjyrimit të dokumentit, në mënyrë graduale, duke vështirësuar fotokopjimin apo skanimin e tij; po kështu e rrit sigurinë përdorimi i kompozicionit Guilloch dhe i bojës fluoreshente të padukshme.



Do të pajisen të gjithë ata që janë mbi 16 vjeç

Dokumenti i Identitetit është dokumenti themeltar i të gjithë shtetasve shqiptarë, me të cilin do të pajisen të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç. Ky dokument jepet për herë të parë, pas 20 vjetësh. Ai është një nga produktet kryesore të informatizimit të shërbimit të gjendjes civile.

Elementet e kartës së identitetit

Elementet biometrikë

Përbërësit e Gjendjes Civile

Emri

Mbiemri

Atësia

Amësia

Datëlindja

Foto e mbajtësit

Vendlindja

Gjurma e gishtit

Seksi

Numri i identitetit kombëtar

Numri serial

Kodi i shtetit (ALB)

Nënshkrimi i mbajtësit

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 29-8-2004 nė 17:40 Edit Post Reply With Quote
JETA NE SHQIPERI ME KA ZHGENJYER

Ndihet i zhgenjyer jo vetem nga diktatura, e cila edhe e denoi per natyren e tij rebele, qe nuk i pershtatej regjimit te kohes, por edhe nga politika e pas viteve '90. Piktori, arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo, thote se per asnje çast te jetes se tij, ne Shqiperi nuk ka marre shperblimin qe meritonte per mundin dhe veprat e realizuara.

Maksi ka lindur ne Paris, me 31 gusht te vitit 1935. Pas lindjes se tij, familja Velo u kthye perseri ne Shqiperi, ne qytetin e Korçes, ku Maksi ka kaluar edhe femijerine. Gjate ketyre viteve, atij i pelqente te vizitonte here pas here Dardhen, qe eshte edhe vendi i origjines se prinderve. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet prane Institutit Politeknik, ne degen e Inxhinierise se Ndertimit. Me pas, specializohet per arkitekture dhe ne vitin 1960, merr pjese ne projektimin e pare qe u be ne Tirane. Ka punuar me tej prane byrose se projektimit te Tiranes, ku pati edhe perplasjet e para me regjimin diktatorial. Per shkak te ideve te tij perparimtare dhe te papranueshme nga sistemi i asaj kohe, ai largohet nga kjo byro dhe dergohet ne Ndroq, ku punon per pak kohe si ixhinier. Pastaj, vitet ?78-'79 perkojne edhe me periudhen me te veshtire te jetes se tij, pasi gjate kesaj kohe, ai arrestohet dhe denohet me dhjete vjet burg. Maksi kujton se e gjithe jeta e tij ka qene e mbushur me ngjarje nga me te ndryshmet. Ai ka vuajtur shume por nga ana tjeter, mendon se kjo jete kaq e ngjeshur me aktivitete, ka ndikuar pozitivisht ne formimin e tij si piktor dhe shkrimtar. Duke qene se gjithçka e ka perjetuar dhe prekur nga afer, ai e ka patur me te lehte t'i pasyqroje keto fenomene ne artin e tij. Megjithate, Maksi ka arritur ne konkluzionin qe jeta ne Shqiperi, atij i ka sjelle vetem deluzion. Veprat e tij vazhdimisht jane vleresuar me teper jashte Shqiperise, ne vende ku artisti respektohet per punen qe ben. Pergjegjes per gjendjen aktuale ne te cilen ndodhet vendi, ai ben ne menyre te veçante klasen politike, e cila "shfrytezon pushtetin vetem per t'u pasuruar per vete".

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Si erdhi perplasja juaj me regjimin diktatorial?

- Nuk eshte se une iu kundervura ne menyre te hapur sistemit te atehershem. Por ndoshta ishte vete natyra ime, qe nuk e pranon te keqen, falsitetin, genjeshtren dhe qe nuk pershtatej me diktaturen. Po ju tregoj nje detaj qe e kam edhe ne vendimin e gjyqit: Gjate nje diskutimi per nje ekspozite shume vite me pare, une thashe se "kazma dhe pushka, po perdoren pa estetike dhe po shperdorohen". Kur e thashe kete, nuk kisha ndermend te ngrihesha kunder partise, por kerkoja vetem te behej me teper kujdes ne perdorimin e stemave. Megjithate, kjo u mor si nje veprim anti-parti. Perplasjet e mia vi

nin ne menyre krejt inkoshiente. Une synoja te beja me te miren e mundshme ne punen time si arkitekt, por kjo me çonte drjt disa zgjedhjeve racionale, bashkekohore, te cilat ata i kundershtonin. E njejta gje ndodhte edhe ne pikture. Une nuk i kundervihesha direkt realizmit socialist, por punoja ndryshe dhe pikturat apo vizatimet e mia u konfiskuan dhe u dogjen. Gjithnje kam jetuar ne nje ankth te vazhdueshem, duke qene se e kisha te pamundur t'i pershtatesha sistemit te atehershem.

- Ju thate qe perveç piktures, jeni marre edhe me arkitekture...

- Ne ate periudhe une jam marre me tre aktivitete: Me arkitekture, (kam pasur 30 projekte te tilla), me pikture, (rreth nje mije vepra) dhe me studime (ne ate kohe kam botuar studime tek revista te ndryshme). Me terhiqte se tepermi arti popullor. Ky art ishte shume primitiv, i paster, abstrakues, gje qe me ndihmonte direkt per te zberthyer kodin e artit. Kam bindjen qe vetem me libra nuk formohet dot njeriu. Librat jane baze e padiskutueshme, por ne artet figurative eshte e nevojshme ta prekesh me dore ate qe te intereson. Une jam influencuar nga arti popullor. Vizatoja te gjitha motivet ne gure, drure, serm, tekstil, dhe ky amulim qe kam nga vitet '60 dhe deri me sot, me lejon tek kem nje fond timin. Jane rreth 13 studime te miat te botuara. Duke studiuar artin popullor, une njekohesisht formoja skeletin e konceptimit tim figurativ mbi artin.

- Çfare ju frymezon me teper gjate punes suaj?

- Ne keto 50 vjet qe merrem me pikture, kam arritur te kem nje gjuhe shprehese timen, e cila njihet dhe ka arritur te identifikohet jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte vendit. Me anen e kesaj gjuhe, une zberthej te gjitha marredheniet njerezore. Zakonisht kam punuar me cikle. Kam nje cikel te madh, rreth njeqind vizatime per diktaturen, i cili eshte ribotuar edhe jashte dhe eshte konsideruar si cikli me i spikatur ne te gjithe historine e artit boteror. Kam nje cikel tjeter per vuajtjen, te cilin pjeserisht e botova ne librin per "Nene Terezen", siç kam edhe cikle te tjera per marredheniet njerezore, traumat, endrrat apo dhe per cirkun, qe eshte nje simbol per jeten. Une mundohem t'i eksploroj gjerat deri ne fund. Jam perpjekur te punoj me dy teknikat: Me pelqem jashte mase bardhe e zia qe ka shume kontrast dhe eshte perdorur ne Lindjen e Larget. Nga ana tjeter, punoj shume edhe me ngjyrat. Kam botuar nje liber me vizatime mbi arkitekturen shqiptare. Interesant eshte fakti qe pjesa me e madhe e ketyre objekteve jane zhdukur. Kam mbi 20 vizatime mbi pazarin e vjeter ne Tirane, pazarin ne Korçe, Sarande etj. Veç kesaj, kam botuar nje album me portrete tipash shqiptare. Jam kujdesur qe ta fiksoj Shqiperine me gjerat e saj me te mira dhe kam nje cikel te madh me instrumentiste popullore, me druvare, me tipa te ndryshem shqiptare.

- Po femra, si vjen ne pikturat tuaja?

- Kam ndermend te hap nje ekspozite me vizatime mbi femrat. Vizatimi me i bukur eshte nje nuse labe e vitit 1967. Ne ate kohe, me terhiqte ne menyre te veçante femra ne kontekstin folklorik, pasi ishte shume me interesante se sa ne kontekstin socialist. Ne librin me portere, kam nje grup vajzash nga Shengjergji duke kenduar, kam vizatime dropollitesh, etj. Grate labe me çitjane une vazhdoj t'i punoj edhe sot. Kurse nje cikel qe kisha me femra nudo m'i sekuestruan dhe m'i dogjen. Pas shume vitesh ne ?95-en, bera disa nudo ne nje qytet te vogel te Frances. Me vjen keq qe nudon ne Shqiperi s'kam mundur ta trajtoj aq sa do te kisha dashur dhe kjo per sume arsye. E para, eshte se ne periudhen socialiste, nudoja u ndalua fare. Nje nga akuzat e vitit 1973 ishte se Maks Velo ka bere nudo dhe kjo akuze shoqerohej me disa etiketime teper fyese. Atehere nuk mund t'i eskpozoje nudot, nuk mund t'i beje as ne shtepi. Eshte e çuditshme dhe e dhimbshme qe ne tere Shqiperine nuk ka nje skulpture nudo. E vetmja nudo eshte nje veper e Paskalit qe i perket periudhes kohore te mbretit Ahmet Zog, e cila ndodhet ne ambjentet e Pallatit te Brigadave. Fakti qe ne nuk kemi nudo tregon qendrimin mohues ndaj ketij elementi qe eshte nje nga gjerat me te bukura, me zbutese, me frymezuese me te cilen eshte mbushur bota e qyteteruar. Sigurisht ketu ka luajtur rol te madh tradita jone islamike e nderthurur edhe me egersine komuniste. Por problemi eshte qe edhe sot nuk po superohet dot ky mentalitet.

- Folet per menyren se si femra reflektohet ne vepren tuaj. Po ne realitet, çmendoni per femren shqiptare?

- Une kam pare dy tipe femrash krejt te ndryshme. Kane qene femrat me nje tradite myslimane te cilat ishin vertete per t'u meshiruar, per vete trajtimin qe u behej. Kane qene edhe femrat kristiane ne Korçe, te cilat ishin shume te emancipuara. Megjithate, trashegimia dhe kultura islamike qe vazhdoi per 500 vjet me rradhe, la nje hije te zeze qe i mbeshtillte te gjitha femrat. Ne burg une kam shkruajtur nje tregim per Ganimet Syken qe ishte femra me e bukur e viteve '40, te cilen e internuan. Dhe ajo duke mos qene ne gjendje te suportoje trajtimin qe i behej, var te emen dhe pastaj varet edhe vete. Ishte vertete e tmerrshme se me çfare kafsherie, agresiviteti dhe shfrytezimi e trajtonin femren ne ate kohe. Apo qofte edhe trajtimi qe i bente partia duke e çuar ne aksione, duke e ushqyer me fasule apo oriz dhe duke e vene te punoje ne nje front me burrat dhe pastaj, mbasi vdiste, i ngrinin nje lapidar si Shkurte Pal Vates. Megjithate, duhet pranuar qe femra shqiptare me nje kembengulje te madhe ka arritur te ece shume perpara dhe sot, ajo renditet perkrah femrave te tjera te Evropes. Por megjithate, ne shohim qe ne me te shumten e krimeve qe ndodhin ne familje, kemi te bejme me vrasjen e femrave nga ana e babait, e burrit apo e vellait, per motive morale. Kjo gje tregon se jemi ende shume larg objektivit ku duhej te ishim.

- Le te zbulojme disa detaje te jetes suaj private. Me ke jeton piktori Maks Velo?

- Jetoj me dy motrat e mia, Dianen dhe Rozen, te cilat nuk jane martuar. Diana ka qene mjeke, ndersa Roza inxhiniere. Ato vuajten shume gjate kohes qe une isha ne burg. Ishin te reja dhe si çdo familje te burgosurish politike, ato vuajten pasoja jo vetem persa i perket jetes profesionale, por edhe asaj sociale. Kam nje detyrim moral kundrejt tyre dhe po perpiqem, me aq sa mundem, t'ua shperblej. Ne fakt, ndihem mjaft mire qe jetoj me dy motrat e mia. Megjithese kam pasaporte si qytetar amerikan, une nuk jam larguar dhe nje nder arsyet qe me ka mbajtur ketu, eshte dashuria per motrat e mia.

- Perveç dashurise per motrat, a ka ndonje dashuri tjeter te madhe ne jeten tuaj?

- Sigurisht, ka patur shume dashuri ne jeten time. Nje pjese me kane zhgenjyer, nje pjese une i kam zhgenjyer siç ndodh rendom. Megjithate, dashurite jane stimuli kryesor ne jeten e njeriut.

- Me çfare ju pelqen te merreni gjate kohes se lire?

- Problemi eshte qe une punoj shme. Fakti qe nje periudhe e gjate e jetes sime, pese vjet para burgut, tete vjet burg dhe pese vjet mbas burgut, ishte kohe e humbur per mua, me shtyn qe te punoj edhe me shume per ta kompensuar ate. Veç kesaj, une e ndieja te nevojshme te merrja hak ndaj kesaj shoqerie, duke i treguar se çfare di te bej dhe sa i afte jam. Mbas viteve '90, une kam punuar shume, vazhdoj te punoj dhe do te punoj derisa te kem mundesi. Angazhimi im eshte i jashtezakonshem, punoj ne pikture, arkitekture dhe ne studime e shkrime. Nuk besoj se ka njeri sot qe mund t'i beje te gjitha keto gjera, sepse kerkon shume kohe dhe pergatitje. Ne kete menyre, me ngelet pak kohe e lire. Une kam si hobi aktivitetet artistike. Me pelqen shume muzika sinfonike, sepse edhe kam studiuar piano per vite te tera. Nga ana tjeter, ndjek ekspozitat e ndryshme dhe me pelqen te lexoj. Libri i fundit qe lexova ishte Pelegrini, ne gjuhen angleze. Perveç ketyre, me terheq tej mase edhe natyra, e cila eshte miku me i mire i njeriut, pasi te relakson dhe te sjell ne parametrat normale, duke te larguar streset. Perpiqem qe here pas here te shkoj ne Korçe. Kam bere edhe udhetime te tjera. Para ca kohesh isha ne Tunis, ne nje ekspozite te kryeqyteteve te Mesdheut. Kam qene i ftuar edhe ne Kleveland, ne Ohajo, ku bera nje prezantim te puneve te mia. Se fundi isha ne Peterburg te Rusise i ftuar nga Akademia Ruse e Shkencave. Keto udhetime me bejne shume mire, sepse jo vetem verifikoj dhe pasuroj vetveten, por kam mundesi edhe te ekspozoj punen time.

- Kush eshte sekreti i vitalitetit tuaj dhe i deshires per te punuar kaq shume edhe ne kete moshe?

- Ne motorin e njeriut, pjesa me e rendesishme eshte berthama psicike. E rendesishme eshte te kesh motive per te punuar dhe te mos dorezohesh. Megjithate, mendoj se per nje artist kjo periudhe e jetes eshte e arte, pasi duke pasur nje pjekuri te madhe, zgjidhja e problemeve ne te gjitha fushat behet shume e lehte, per shkak te eksperiences dhe njohjes se akumuluar gjate viteve.

- Me sa kuptoj nga biseda, nuk keni shume simpati per politiken dhe politikanet. Cila eshte arsyeja?

- Politika me ka zhgenjyer totalisht. E para ishte politika komuniste, te cilen e identifikova shume shpejt pasi isha deshmitar i shume krimeve dhe u perpoqa t'i qendroja larg "grepit" qe te hidhnin ne ate kohe. Kisha shpresuar qe pas viteve '90, klasa politike te ndryshonte. Por zhgenjimi qe pesova keto 14 vitet e fundit ishte shume i rende. Vazhdon po e njejta gje. Ne themelin e politikes shqiptare eshte njeriu shqiptar dhe ne thelbin e njeriut shqiptar, ka vjedhje dhe grabitje. Sigurisht qe kjo vjen nga varferia por dhe nga mungesa e nje fisnikerie, vetpermbajtjeje, qe duhej te karakterizonte ata qe angazhohen ne politike. Une mendoj qe te marresh nje post drejtues eshte pergjegjesi e madhe. Ndaj dhe habitem se me çfare parapergatitjeje futen ne politike keta njerez qe me kaq mjeshteri, arrijne te fshehin veten e tyre dhe qellimin e vetem per te perfituar ne kurriz te poppullit. Vjen nje dite qe ata dalin "lakuriq" para njerezve, por ç'rendesi ka kjo!... Mua me çudit aftesia e tyre per te mashtruar, per te lozur rolin si aktore te jashtezakonshem. Nuk besoj se ka ndonje shprese qe situata ne kete vend mund te permiresohet ne afate te shkrurta kohore. Zhgenjimin e fundit une e kisha me PD-ne, tek e cila besova, i dhashe '__ha dhe nuk mora asgje, pervç faktit, qe shfrytezuan sa munden emrin tim.

- Cilat jane pikat me te forta dhe me te dobeta te karakterit tuaj?

- Pjesa me pozitive e karakterit tim eshte qendrueshmeria. Nuk jam mposhtur asnjehere dhe ju kam qendruar gjithnje besnik idealeve te mia. Nuk jam bere as spiun, nuk pranova asnjehere te denoncoja njeri, nuk kam bere asnjehere keq gjate gjithe jetes sime. Ne te kundert te kesaj, mua me kane goditur me cmire dhe ligesi, me ashpersi dhe pa moral. Une i shoh rezultatet e punes sime dhe jam koshient qe me teper me vleresojne dhe me respektojne jashte vendit, se sa ketu. Si ane jo te mire te karakterit tim, veçoj faktin qe nuk jam shume i shoqerueshem dhe nuk kam qene shume aktiv ne jeten publike, ne kuptimin e marredhenieve me njerezit. Kjo me ka bere edhe shume armiq, te cilet nuk i kam merituar. Vetmia e cila ishte e domosdoshme per punen time, nuk duhej te ishte e tille edhe ne raportet me njerezit. Me siguri mund te kem edhe shume defekte te tjera, te cilat tani nuk arrij t'i kujtoj.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 30-9-2004 nė 02:21 Edit Post Reply With Quote
Borxhi i jashtėm neto mbi 1 miliard usd

Ndër sektorët e ekonomisë që kanë marrë më shumë borxhe nga donatorët e huaj, është Ministria e Financave



TIRANE -Vazhdon të rritet borxhi i jashtëm dhe, krahas tij, edhe pagesat që bën shteti për të shlyer këtë borxh. Sipas njoftimit më të fundit të statistikave të qeverisë, borxhi i jashtëm afatgjatë ka arritur në fund të 6-mujorit të këtij viti në rreth 1 miliard e 228 milionë usd, pa përfshirë këtu kreditë e marra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por, deri tani borxhi neto shtetëror arriti në fund të qershorit të këtij viti në rreth 1 miliard e 50 milionë usd, me një rritje prej 25 milionë usd nga fundi i vitit 2003. Ndërkohë ka filluar të rritet edhe pagesa për të shlyer këtë borxh, e cila në total, duke përfshirë principialin, mbi 119 milionë usd dhe interesat mbi 99 milionë usd, ka arritur në rreth 219 milionë usd. Ndërkohë, sipas këtyre statistikave, ekziston edhe një borxh tjetër prej rreth 505 milionë usd, i nënshkruar me donatorët e huaj, por i patërhequr. Vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti janë paguar për të shlyer këtë borxh mbi 22 milionë usd, nga të cilat mbi 13 milionë usd e përbën principiali, ndërsa mbi 8 milionë usd e përbëjnë interesat. Duket se këtë vit shteti është i detyruar të paguajë më shumë për shlyerjen e këtij borxhi, se kanë përfunduar edhe një pjesë e afateve pa interesa të borxheve të marra deri tani.
Ja donatorët që
kanë dhënë kreditë
Pjesa më e madhe e kredive që kanë rritur borxhin e jashtëm të vendit, janë dhënë nga organizmat shumëpalëshe financiare ndërkombëtare, të cilëve deri tani shteti i detyrohet rreth 716 milionë usd. Por, rekordin e huave në këtë grup e ka dhënë Banka Botërore, nëpërmjet institucionit të saj financiar IDA me rreth 596 milionë usd, e pasuar nga Banka Europiane e Investimeve me mbi 51 milionë usd, Institucioni për zhvillimin e zonave kodrinore e malore IFAD me rreth 29 milionë usd, OPEC me 14 milionë usd etj. Ndërsa, në grupin e dytë dypalësh bëjnë pjesë shtetet e ndryshme që kanë dhënë hua për vendin tonë, me një shumë të përgjithshme prej mbi 208 milionë usd. Nga këto shtete, Italia zë vendin e parë me një hua të përgjithshme prej mbi 79 milionë usd, e ndjekur nga Gjermania me mbi 43 milionë usd etj. Ndërkohë, ekziston edhe një borxh tjetër i trashëguar me një vlerë prej mbi 49 milionë usd, i përfshirë në Klubin e Parisit, borxh i cili i është marrë shteteve të ndryshme, me të cilat Qeveria Shqiptare zhvillon kontakte për të zvogëluar këtë borxh, nëpërmjet kërkesave të vazhdueshme për faljen e tij, ose uljen e përqindjeve të larta të interesave.
Sektorët e ekonomisë që kanë marrë më shumë borxhe
Ndër sektorët e ekonomisë që kanë marrë më shumë borxhe nga donatorët e huaj, është ai i ministrisë së Financave me një vlerë prej 222 milionë usd, që kryesisht është tërhequr nga Qeveria për mbështetje buxhetore. Ky borxh është krijuar para shumë vitesh, kur kjo mbështetje buxhetore nëpërmjet këtyre kredive synonte të rimëkëmbte buxhetin e varfër të shtetit, me qëllim kryerjen e pagesave të buxhetorëve, si dhe përballimin e emergjencave. Sektorë të tjerë të ekonomisë që kanë marrë hua të shumta janë edhe ato të transportit, me një vlerë prej mbi 174 milionë usd, kryesisht për ndërtimin e rrugëve dhe segmenteve të Korridorit 8-të dhe rehabilitimit të atyre ekzistuese. Një vlerë e lartë që duhet shlyer gradualisht prej mbi 154 milionë usd, është marrë për sektorin energjitik, ku hyjnë blerjet e mëdha të energjisë në kohën e krizave, si dhe kreditë e dhëna për rehabilitimin e rrjetit elektrik, ndërtimin e nënstacioneve dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve. Por, një kredi e madhe prej mbi 101 milionë usd është marrë për përmirësimin e sektorit të ujitjes, e dhënë kryesisht nga Banka Botërore. Tashmë ka ardhur një moment që të gjithë këta huadhënës të mëdhenj, që kanë ndihmuar vendin në kohë të vështira të tranzicionit, kërkojnë të marrin pak nga pak nga ky borxh i lartë. Dhe, për të shlyer këtë borxh, kërkohet kryesisht zhvillimi më i mirë ekonomik i vendit, rritja e prodhimit, e eksporteve, fuqizimi i administratës fiskale për të luftuar evazionin e lartë. Përndryshe, kreditë e reja që kërkohen, mund të pakësohen, se nuk të jep më asnjë institucion kredi të reja, në rast se ti nuk fillon të shlyesh të vjetrat. Ekziston edhe një tregues tjetër i një borxhi që nuk është marrë deri tani, por i kërkuar dhe i nënshkruar mes palëve, që kap një vlerë prej rreth 506 milionë usd.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 21-10-2004 nė 03:38 Edit Post Reply With Quote
Korrupsioni, Shqiperia thellon hendekun

Transparency International ne studimin e saj per korrupsionin ne 2004 e renditi Shqiperine ne vendin e 108 nga ne te 92 qe ishte ne 2003. Nderkohe qe sistemi i vleresimit mbetet ne nivelin 2.5, ashtu si edhe nje vit me pare. Ne rajon vendi yne paraqitet me i korruptuari. Unioni Serbi -Mali i Zi renditet para Shqiperise



Shqiperia nuk ka bere asnje hap pozitiv ne luften ndaj fenomenit te korrupsionit, nderkohe qe Transparency International, organizata qe merret me matjen e indeksit vjetor te korrupsionit global ne raportin e vitit 2004 nga 146 vende te marra ne studim e renditi vendin tone te 108 -tin, nderkohe qe nje vit me pare ne listen e vendeve te korruptuara Shqiperia ishte e 92-ta. Situata paraqitet edhe me alarmante po te bejme krahasimet me rajonin, ku kete vit vleresimet kane lene te fundit Shqiperine. Madje edhe Unioni Serbi - Mali i Zi qe vjet paraqitej me dobet se, Shqiperia kete vit ka bere permiresime, nderkohe qe me te njejtin ritem kane ecur edhe vendet e tjera te rajonit, pervec Shqiperise. Nga vleresimi 1 deri ne 10 pike, cka do te thote qe vendet qe jane vleresuar me piket maksimale jane me pak te korruptuara dhe ato qe kane pak pike jane me shume te korruptuara, Shqiperia eshte vleresuar me 2.5 pike. Ato vende qe jane vleresuar me me pak se tre pike do te thote qe e kane fenomenin e korrupsionit mjaft te perhapur dhe qe perfshin te gjithe fushat e veprimtarise se shqoqerise. Edhe vitin e kaluar Shqiperia arriti te merrte vetem 2.5 pike, me te njejtin vleresim si nje vit me pare, nderkohe qe mjaft vende me kushte me te veshtira zhvillimi kane permiresuar pozicionin e tyre ne renditjen e Transparency International. Nderkohe qe vendet e para me vleresimin me te larte vazhdojne t'I zene vende te tilla si Finlanda, Zelanda e Re, Danimarka, islanda etj. Ndersa Shqiperia e renditur ne ekstremin tjeter te listes, eshte ne te njejtin pozicion me Argjentinen, Libine, Palestinen dhe Ekuadorin, vende keto qe kane kaluar kriza te renda ekonomike dhe luftra. Organizata qe u mor me matjen e indeksit te korrupsionit per vitin 2004 ka vleresuar se, fenomeni eshte i perhapur me se shumti ne politike. Madje eshte zbardhur edhe top lista e poltikaneve me te korruptuar te globit, ku krahas liderave te disa vendeve afrikane renditet edhe ish-presidenti i Serbise, Sllobodan Millosheviq. Persa i perket vendit tone mungesa e efikasitetit ne luften kunder korrupsionit po pengon integrimin e Shqiperise ne strukturat europiane. Pikerisht per shkak te ketij fenomeni, administrata e qeverise se SHBA nuk e kualifikoi Shqiperine ne Llogarine e Mijevjecarit dhe po keshtu oginizatat financiare nderkombetare ne shume raste kane bllokuar financimin e disa projekteve. Reduktimi i nivelit te korrupsionit eshte edhe nje nga kushtet kryesore per nenshkrimin e marreveshjes se Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Europian.


KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 23-10-2004 nė 00:51 Edit Post Reply With Quote
SPECIALET "MBROJNE" NANON NGA TURPET.....

FORCAT SPECIALE GRISIN POSTERAT KU SHKRUHEJ "TURP"

Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane grisur ne mesnaten e djeshme posterat e ngjitur nga aktivistet e "MJAFT"-it ne rruget kryesore te kryeqytetit. Keto postera kishin mbishkrimin "TURP", i cili i drejtohej kryeministrit Nano qe mungoi ne diten e zise kombetare ne Shqiperi. Gjithashtu keto postera lajmeronin nje proteste masive qe do te zhvillohet sot ne mesdite perpara kryeministrise. Veprimi i djeshem i forcave speciale te policise pasoi ate reagim te forcave te rendit, te cilet ndaluan dy dite me pare zhvillimin e nje proteste te "MJAFT"-it perpara kryeministrise. Policia e Shtetit leshoi nje deklarate ku theksohej se leja per proteste nuk mund te akordohej ne kushtet e luftes kunder terrorizmit dhe shtoi se ka informacione se mund te goditen institucionet e shtetit. Zyrtare te policise e kane konsideruar nje "tubim te paligjshem" performancen e "MJAFT"-it dhe jo vetem qe nuk kane lejuar zhvillimin e ketij demonstrimi ne nje nga trotuaret prane kryeministrise, por kane penguar me nje energji te pashembullt deri edhe ecjen ne rruge te disa prej personazheve me te njohura te "MJAFT"-it. Erion Veliaj, drejtor ekzekutiv i "MJAFT", Arbjan Mazniku, zv.drejtor, dhe disa terroriste te tjere, jane ndaluar madje edhe te kalojne ne rrugen qe te con nga Liceu per ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", pasi nje kordon policesh ka gjykuar se ata me siguri duhet te ishin duke u drejtuar per ne vendin ku do te konsumohej shkelja e lartpermendur e ligjit e cila, sic dihet, do te vinte ne pikepyetje tere sigurine kombetare dhe rendin. "Cdo organizate, shoqate apo individ, eshte i detyruar te beje njoftim me shkrim dhe ne afate ligjore te percaktuara ne organin e policise dhe kjo e fundit kur ekzistojne kushtet te lejoje dhe marre masat, per te siguruar rendin dhe qetesine per mbarevajtjen e tubimit. Ju bejme thirrje te gjitha subjekteve per te respektuar kerkesat e Ligjit "Per Tubimet", jemi te angazhuar per te zbatuar me perpikmeri te gjitha procedurat ligjore per zhvillimin e tubimeve dhe se do te zbatojme pa hezitim ligjin per te gjithe ata qe do ta shkelin ate", thuhet ne njoftimin e Policise se Shtetit. Nderkohe drejtuesi i levizjes "MJAFT", Erion Veliaj, theksoi se protesta paqesore eshte nje e drejte kushtetuese e cdo qytetari te Shqiperise. Ai theksoi se per protesten e djeshme kishte lajmeruar autoritetet dhe se ajo nuk perbente aspak rrezik per sigurine. Megjithe ndalimin nga policia, te rinjte e "MJAFT"-it protestuan ne nje menyre origjinale duke lare disa flamuj kombetare neper legene te mbushur me uje dhe detergjent. Ata nuk u lejuan te protestonin perpara kryeministrise, keshtu qe u detyruan te zhvendoseshin perbri saj, prane Qendres Nderkombetare te Kultures.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 29-10-2004 nė 01:08 Edit Post Reply With Quote
RAPORTI I SHBA-SE: QEVERIA NANO, E KEQE

"92 per qind e te anketuarve vleresojne organet tatimore dhe doganieret si me te korruptuarit"

Organizata USAID ka publikuar sefundmi nje raport kritik per Shqiperine, sa i perket shkalles se larte te korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerezore. Nepermjet fakteve dhe shifrave konkrete, kjo organizate eshte perpjekur te evidentoje prezencen e ketyre fenomeneve ne jeten e perditshme te shqiptareve. Ashtu si edhe heret e kaluara, vendi yne radhitet nder shtetet e fundit te Europes, sa i perket kontrastit te ketyre niveleve duke e fokusuar serish si "nje njolle te zeze" ne Ballkan. Ne kete raport permbledhes qe ka per baze nje sondazh te kryer nga 20 eksperte te ketij institucioni, jane paraqitur nje sere rezultatesh konkrete mbi qendrimin dhe perceptimin e korrupsionit ne Shqiperi. "Ajo qe ne konstatojme eshte se ekziston nje mungese e konsiderueshme besimi tek institucionet qeveritare, mosbesim teper i madh tek partite politike, nivel teper i larte i varferise dhe nje besim mjaft i vogel se situata ne vend mund te permiresohet. Per shembull 94 per qind e publikut te gjere mendon se korrupsioni tek zyrtaret eshte i perhapur", thuhet shprehimisht ne raportin e USAID-it, ku jane pyetur 2500 persona te shtresave dhe moshave te ndryshme. Sipas ketyre konstatimeve, vendi yne radhitet nder shtetet te cilat nuk kane ndermarre asgje konkrete ne lufte ndaj ketyre fenomeneve, pervec demagogjise e sensibilizimit bosh te shoqerise. USAID thekson se berthame per kete konstatim ka sherbyer nje sondazh i zhvilluar ne Shqiperi, ne baze te se cilit paraqitet nje mungese e theksuar besimi te qytetareve se institucionet shteterore mund te bejen dicka ne kete drejtim. "Shqiptaret vec besimit tek media shprehen shume pak besim tek institucionet e tjera kryesore si qeveria, gjykatat, prokurorite, sindikatat e partite politike", nenvizohej nder te tjera ne kete raport. Por pervec renditjes se mbeshtetjes nga te intervistuarit per keto institucione, nje vemendje e vecante i eshte kushtuar dhe punes se qeverise. Pavaresisht zhgenjimit te perhapur dhe mosbesimit ne shkalle te gjere per administraten publike, gishti akuzues ne me te shumten e raste ngrihet kah ekzekutivit. "Rreth 40 per qind e shqiptareve nuk e mbeshtesin plotesisht punen e qeverise, 31 per qind e quajne ate "te keqe" dhe 18 per qind "shume te keqe", citohet ne nje paragraf te konstatimeve te USAID-it. Nderkohe, vetem 12 per qind e te anketuarve e vlereson si "te mire", punen e qeverise. Madje kjo organizate e rendit ekzekutivin shqiptar si institucionin me pak transparent ne vend, puna e te ciit orientohet kah nepotizmit dhe lidhjeve shoqerore. Ndersa sa i perket drejtesise qe japin gjykatat ndaj krimit, theksohet se ende niveli i paanshem i vendimeve qendron larg standardeve europiane. Megjithate per kete organizate nuk duhet neglizhuar fakti qe raportet e trajtimit nga gjykatat dhe prokurorite jane me negative sesa ato te policise. Por sipas ketij raporti kjo nuk do te thote se drejtesia qendron totalisht jashte ndikimit te korrupsionit dhe lidhjeve me segmentet kriminale. "Gjykatat jane institucionet me te korruptuara sot ne Shqiperi. Kjo eshte nje situate kritike qe pengon seriozisht zhvillimin shoqeror, politik dhe ekonomik te ketij shteti", thuhej ne deklaraten ne fjale. Nderkohe 61 per qind e publikut te gjere e vleresuan ekonomine si "te keqe" ose "shume te keqe". 43 per qind e te anketuarve u shprehen se situata eshte me keq se nje vit me pare.

Vleresimi

Nderkohe momenti qe vlen per t'u nenvizuar eshte pikerisht vleresimi i Presidences, si zyra me e ndershme aktualisht ne vend. Sipas USAID-it ky evidentim perben ne vetvete edhe nje opinion te mbare shoqerise shqiptare, per besimin e madh qe ka tek iniciativat e ketij institucioni. Madje ne baze te konstatimeve te raportit ne fjale, Presidenca ze vendin e pare per shkallen teper te ulet te mundesive per t'u korruptuar. Ndersa diametralisht kunder per kete organizate qendrojne organet doganore dhe ato tatimore. "Doganat dhe tatimet hyjne ne brezin e nivelit me te larte te korrupsionit dhe te pandershmerise. Nderkohe qe Presidenca konsiderohet si zyra me e ndershme ne Shqiperi", shprehet USAID. Vleresime gjithashtu jane bere edhe per median, e cila radhitet e para per efektshmerine e saj ne lufte ndaj korrupsionit. Sipas kesaj organizate roli i shtypit te lire dhe te pavarur ne vend ne kete drejtim, le prapa edhe ate te luajtur nga qeveria. "Ky vend nuk eshte ne rrugen e duhur per te arritur qellimet dhe permbushur angazhimet e marra para faktorit nderkombetar. Korrupsioni eshte problem qe duhet trajtuar nese Shqiperia kerkon te ece perpara politikisht dhe ekonomikisht", ishte konstatimi me te cilin USAID i jep fund raportit kritik te vitit 2004 per Shqiperine.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-11-2004 nė 15:09 Edit Post Reply With Quote
SHBA: Ja toplista e të korruptuarve


TIRANË – Papunësia dhe ekonomia janë shqetësimi më i madh i shqiptarëve. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën e tyre të jetesës. Por këto çështje shpesh janë të lidhura ngushtë me problemet e korrupsionit, i cili vazhdon të vegjetojë në administratën publike.
Ky është një nga konstatimet e raportit të hartuar nga ana e Institutit të Sondazheve dhe Opinioneve (ISO) pas intervistave të zhvilluara me tri grupe nga shoqëria shqiptare: publiku i gjerë, menaxherët e biznesit dhe zyrtarët publikë. Ekipi i sondazhit kreu gjithsej 1550 intervista, nga të cilat 1200 me njerëz nga shtëpitë e zgjedhura rastësisht, 200 menaxherë biznesi dhe 150 zyrtarë publikë. Ai u mbështet financiarisht nga Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Intervistat u realizuan në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Përveç problemeve që lidhen me korrupsionin, sondazhi përfshinte edhe pyetje që kishin të bënin me problemin e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri. Të dhënat e këtij sondazhi u mblodhën përgjatë katërmbëdhjetë muajve të viteve 2003-2004 dhe përfshinin pyetje që kishin të bënin me mbledhjen e informacioneve në lidhje me qëndrimet dhe opinionet rreth natyrës së korrupsionit në Shqipëri, rolin e institucioneve të ndryshme për hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, nivelet, transparencën dhe shkallët e besimit në institucionet kryesore publike dhe private, si dhe karakteristikat e besimit ndërpersonal dhe vlerat demokratike.
Ekonomia dhe
sektori privat
Studimet e fundit nga Banka Botërore dhe organizma të tjerë të huaj kanë konstatuar se zhvillimi i sektorit privat dhe rritja ekonomike pengohen nga korrupsioni në marrëdhëniet midis biznesit dhe qeverisë, kur krahasohet me ekonomitë që kanë shkallë të lartë të transparencës, përgje-gjshmërisë dhe zbatimit të shtetit ligjor. Prandaj nuk është e rastit që përmes sondazhit edhe pse u dokumentua se shqetësimi dhe sensibiliteti për korrupsionin në Shqipëri është në një shkallë mjaft të lartë, shumica e të intervistuarve u përqendruan në problemet e ekonomisë dhe papunësisë. Për këto probleme, 61 për qind e publikut të gjerë, 70 për qind e menaxherëve të biznesit dhe 50 për qind e zyrtarëve publikë e vlerësuan ekonominë si “të keqe” ose “shumë të keqe”. Ndërsa lidhur me situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare, si dhe ritmet e zhvillimit të saj, 43 për qind e publikut të gjerë, 58 për qind e menaxherëve të biznesit dhe 45 për qind e zyrtarëve publikë thanë se situata është më e përkeqësuar se një vit më parë. Të trija grupet e intervistuara ndanin pak a shumë të njëjtin mendim edhe për sa i përket përmirësimit të situatës ekonomike vitin e ardhshëm. Tetëdhjetë e një për qind e publikut të gjerë dhe menaxherëve të biznesit parashikojnë se situata do të jetë “e njëjtë” ose “më e keqe”, ndërkohë që të këtij mendimi ishin edhe një numër i vogël i zyrtarëve publikë.
Konstatimet
Në përfundim ekipi i sondazhit ka konstatuar se te të intervistuarit ekziston një mungesë e konsiderueshme e besimit tek institucionet qeveritare, mosbesim tepër i madh te partitë politike dhe një besim mjaft i vogël se situata në vend do të përmirësohet në të ardhmen e afërt. Për këtë nëntëdhjetë e katër për qind e publikut të gjerë dhe nëntëdhjetë për qind e menaxherëve të biznesit mendojnë se korrupsioni te zyrtarët publikë është “i përhapur” ose “disi i përhapur”. Por të këtij mendimi ishin edhe tetëdhjetë për qind e zyrtarëve publikë. Pavarësisht kësaj situate kritike, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve vazhdojnë të besojnë se demokracia është mjeti për të përmirësuar vendin dhe jetën e tyre. Gjithsesi, ajo që është e qartë nënvizohet në raport, është fakti se shqiptarët nuk mendojnë se vendi është në rrugën e duhur për të arritur standardet demokratike, ndërkohë që korrupsioni është një problem që duhet trajtuar për të ecur përpara politikisht dhe ekonomikisht.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-11-2004 nė 15:15 Edit Post Reply With Quote
Regjistrimi i popullsisë, vështirësi nga vija e verdhë dhe shtëpitë me qera



Po skadon afati për përfundimin e procesit, por njësitë bashkiake i kanë duart e lidhura, për shkak të uzurpimit të kompetencave nga bashkia e kryeqytetit



Na ndajnë vetëm shtatë muaj nga zgjedhjet e 2005-ës dhe për regjistrimin e popullsisë, ende nuk ka filluar puna. Nga drejtuesit e bashkisë dhe të prefekturës gjen mendime nga më optimistet se, kjo punë do të kryhet 100%. Por asgjë nuk ka filluar ende, përveç disa mbledhjeve në bashki e prefekturë dhe shpërndarjeve të hartave të vitit 2000. Ndoshta, punonjësit që do të merren me këtë regjistrim nuk do të bazohen në listat emërore të zgjedhjeve të vitit 2000, sepse mund të ndodhin përsëri skandale si ato, ku në lista figuronin emra të personave që kishin vdekur dhe nuk figuronin familje të tëra apo një familje duhej të shpërndahej në disa qendra votimi. Që ky proces zgjedhor të kalojë pa probleme me listat e zgjedhësve, regjistrimi i popullsisë duhet të kishte filluar rreth 5-6 muaj më parë. Nga pushteti vendor duhej t'i ishte dhenë nje kompetencë më e madhe njësive bashkiake dhe të kishte një financim të kënaqshëm për personat që do të merren me regjistrimin. Problemet që mund të hasen gjatë këtij procesi votimi janë nga më të ndryshmet. Duke filluar nga vetë punonjësit, të cilët, deri në orën 16.00 mbasdite janë në zyrat e njësive bashkiake për t'iu përgjigjur orarit zyrtar, ngelet pak kohë për regjistrimin e popullsisë. Problem tjetër janë zonat informale, të cilat kanë ndërtesa pa leje e në këto zona, mund të bëhet regjistrimi, por votuesit do të hasin vështirësi në gjetjen e emrit dhe qendrës së votimit. Zonat periferike te Tiranës kanë vështirësi në përcaktimin e vijës së verdhë, me komunat me të cilat kufizohet dhe mund të ndodhë regjistrimi dy herë i tyre, ose asnjëherë. Shtepite e lëshuara me qera pa kontrata, do të nxjerrin një tjetër problem për regjistruesit, apo edhe ato shtëpi ku nuk do të gjejnë njerëz për momentin dhe do të duhet një rikthim i dytë, por këtu mund të ndodhe edhe ndonjë harresë. Tashmë, afati për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar dhe le të shpresojmë që kjo punë të ecë mbarë e të mos ketë gabime trashanike, si ato të viteve më parë.

S.ISAKU

55


Nje nga kritereret elementare te te qenurit shtet eshte te dish sa banore ke.

E matur me kete kriter RSH akoma nuk ka arritur nivelin shteteror te perandorise osmane.

Sillu, perdridhu keto jane faktet.

Nje fakt tjeter skandaloz eshte se akoma nuk ke ku qartesohesh permbi ndarjen administrative te RSH.

Kam bere disa here kerkime ne internet , por eshte e pamundur te orientohesh.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-11-2004 nė 12:23 Edit Post Reply With Quote
Listat e zgjedhësve, regjistrimi i popullsisë rrezikon dështimin


A.Rama

TIRANE- Rrezikon seriozisht dështimin procesi i regjistrimit të popullsisë dhe hartimit të listave zgjedhore nga zyrat e gjendjes civile deri në fund të muajit shkurt. Ligji i përkohshëm për këtë çështje i miratuar një muaj më parë nga Kuvendi, nuk po zbatohet nga njësitë vendore, që në mjaft raste kanë shfaqur neglizhencë dhe indiferencë të theksuar për ngritjen e grupeve të punës që do të merren me regjistrimin dhe verifikimin e popullsisë. Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi, përballë një situate të tillë mosangazhimi serioz për punën që duhet të përfundojë në 28 shkurt të vitit 2005, konfirmon se ata drejtues vendorë që po tregojnë indiferentizëm në raport me zbatimin e ligjit do të penalizohen deri në largimin nga puna. Blushi i ka konsideruar dje absurde dhe të pabazuara ankesat e disa drejtuesve të njësive bashkiake të Tiranës, se askush nuk mund të punojë pa fondet e nevojshme. Sipas ministrit Blushi, buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion për punonjësit që do të angazhohen në procesin e regjistrimit të popullsisë 1.5 milion dollarë.“Kjo burokraci e minibashkive nuk po funksionon siç duhet. Jam i shqetësuar se ka më shumë llafe se punë në një fazë parapërgatitore që i takon në mënyrë të veçantë minibashkive të Tiranës të merren kryesisht me hartat dhe me ngritjen e grupeve të punës, të cilat janë të financuara nga buxheti qendror. Eshtë një faturë që shkon 1.5 milionë dollarë dhe parashikon mbulimin e plotë të gjithë këtij procesi. Ata kanë të gjitha atributet që sipas ligjit të marrin duke aktivizuar nëpunës socialë apo arsimtarë”, -tha Blushi. Sipas tij, të gjitha njësitë vendore duhet të punojnë intensivisht që regjistrimi i popullsisë që do të jetë bazë edhe për hartimin e listave zgjedhore të përfundojë në kohë. “Do të ketë kryetarë njësish vendore të cilët jo se nuk kanë mundësi, por sepse janë indiferentë dhe të papërshtatshëm për detyrën dhe që duhet të penalizohen në proces deri në sanksione maksimale që mund të jenë deri në largim nga detyra”, -vijoi Blushi. Ndërkaq kryetarja e njësisë bashkiake nr. 10 në Tiranë Mira Veizi, ka deklaruar se askush nuk mund të punojë falas dhe se minibashkitë që duhet të angazhojnë njerëzit në këtë proces, nuk kanë marrë ende asnjë fond.



18/11/2004


BE dhe OSBE, 800 mijë euro për listat e zgjedhësve


A.Rama

TIRANE- Komisioni Europian dhe OSBE kanë firmosur zyrtarisht fillimin e projektit që do të mundësojë lëvrimin e fondit prej 800 mijë eurosh në ndihmë të qeverisë shqiptare për përmirësimin e regjistrit vendor të zgjedhësve. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga shefi i delegacionit të Komisionit Evropian, ambasadori Lutz Salzmann, dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Pavel Vacek. Projekti synon të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2005, duke ofruar asistencë teknike për Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, në bazë edhe të ligjit të ri “Për verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e qytetarëve” nga njësitë e qeverisjes vendore. Ndërkaq projekti edhe pse do të financohet nga KE-ja do të zbatohet OSBE e cila ndjek nga afër procesin për përgatitjen e procesit zgjedhor. Projekti do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë fushatës për ndërgjegjësimin publik, përgatitjes së trajnuesve dhe krijimi i një rrjeti ekspertësh në terren, asistencë për KQZ-në dhe ministrinë për të rifreskuar listën e zgjedhësve, asistencë teknike për të 20 njësitë vendore, si dhe ndihmë për KQZ-në në informimin e zgjedhësve rreth vendndodhjes së qendrës së tyre të votimit.



18/11/2004


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 20-12-2004 nė 00:34 Edit Post Reply With Quote
Shqiperia, ky han pa porta i horrave

Edhe raketat tokë-ajër të ushtrisë jugosllave u deshën të trafikohen për të treguar se sa të paqena janë portat e hanit Shqipëri për gjithë ata keqbërës, të cilët punojnë për vete, shefin dhe parinë politike që i mbështet. U çuditën njerëzit nga fakti se si u kapën keqbërësit! Se si dhe pse nuk "rrodhi" informacioni këtë herë! Sepse, si gjithmonë, mjafton vetëm një zile celulari që malli të braktiset në mes të rrugës dhe horrat të shpëtojnë. Kjo bëmë erdhi shpejt e shpejt mbas lajmit të kapjes në flagrancë, gjatë trafikimit ndërkufitar, të një sasie të madhe marihuane prej një oficeri të lartë të reparteve të helikopterëve të ushtrisë shqiptare. Faqet e para të gazetave të Tiranës u mbushën me fotografi të personave, pjesë përbërëse të bandave të krimit të organizuar. Dhe, për këtë përcaktim të këtyre bandave të tmerrshme, njerëzit e mediave dhe kushdo që i quan kështu, ka të drejtë. Sepse, të paorganizuara dhe të pambrojtura politikisht, këto veprime, si edhe shumë të tjera të ngjashme me këto, në Shqipëri janë të pamundura të ndodhin.

Nuk mund të ndërmarrë askush kuturu rrugën nëpër vendin e vogël buzë Adriatikut dhe Jonit, me automjete të ngarkuara me mall kontrabandë, aq më tepër shumë të rrezikshëm, nëse nuk e ndien veten të mbrojtur nga kontrollet e shumta të policisë. Si mund të kalohen lehtë, në mes të diellit, patrullat e Policisë Rrugore, Policisë Tatimore dhe asaj Kufitare, përveçse me organizim perfekt të të gjitha hallkave? Dhe ky mekanizëm keqbërës marramendës ushqehet për t'u vënë në lëvizje vetëm me një karburant: paranë. Dhe, ndaj parasë, duket se në Shqipëri kemi të bëjmë me modën e horrave, me modën e atyre që në pasarela, para publikut shqiptar, parakalojnë me arrogancë, duke vënë në dukje partinë politike ku bëjnë pjesë, kompanitë e ngritura, tregtitë e bëra, ndërtimet moderne, hotelet buzë detit, langonjtë e gjahut, marrëveshjet politike, afera për gjoja sigurime të detyruara shoqërore, darka e dreka me deputetë, doganierë, shefa policie, ministra, putana, ambasadorë, shefa organizatash jofitimprurëse, institucionesh të dyshimta bamirësie dhe ndihme. Dhe e gjithë kjo shfaqje mode bëhet në një vend ku papunësia dhe kotherja e bukës është e shtrenjtë për mësuesit, policët, mjekët, ndihmësmjekët, studentët, fshatarët, emigrantët. Ku djersa e ballit mallkohet ditë për ditë ngase prej saj del vetëm mizerje dhe poshtërim.

Dhe publiku i uritur, që shikon këtë shfaqje të përditshme, shumë më interesante në thelb dhe në formë sesa të gjitha shfaqjet e konkurseve të bukurisë femërore që bëhen në Shqipëri, rri e kupton se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga hallet e veta është të bëhet horr! Rrugën e ka të hapur dhe të lehtë: mjafton të lyejë veten me një ngjyrë politike, dhe t'i shkojë prapa atij horri të fortë që e ka vënë të vjedhë vota në fushatë elektorale, a që ndërton pallat pa leje dhe në konflikt me gjithë lagjen, duke i zënë diellin dhe frymën. Pastaj, pranon të futet si mashë në mekanizmin e rrezikshëm që bosi ka ngritur për të bërë para të pista. Horrin e vogël, po e zunë, e fusin në burg, duke shpëtuar nga kjo bela horrin e madh. Nga shtypi dhe televizioni, qytetari, i detyruar të hajë gazeta dhe lajme së bashku me kotheren e përditshme, kupton se në institucionet shtetërore të Shqipërisë gjen horra të vegjël në shërbim të horrit të madh, që si rregull është ministër. Ministër që karrierën politike dhe postin publik i shikon si mundësi për t'u pasuruar. Si punë për të shpëtuar familjen e vet nga varfëria ku ndodhej para se të bëhej ministër. Si punë të lehtë për të vënë dorë në buxhetin e shtetit, edhe kur paratë janë për shkolla, tekste mësimore, bursa studentësh e rroga mësuesish, dhe kurrë në të mirë të shoqërisë, të Shqipërisë. Duhet ta lërë karrigen ministrore me mbi një milion euro në bankë në emër të një të besuari. Duhet të ketë blerë për hiçgjë të paktën një nga pasuritë e mëdha publike që administron dhe që i ka vënë syrin etj., etj.

Kemi katërmbëdhjetë vjet që dëgjojmë se si në emër të shoqërisë së hapur janë shqyer portat e Shqipërisë. Kemi katërmbëdhjetë vjet që shikojmë se si doganierët bëhen njerëzit më të pasur të Shqipërisë, se si i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, se si zëvendësohen drejtorët dhe shefat e doganave, se si kontrollohet përkatësia e tyre politike. Por kurrë nuk kemi parë para drejtësisë shqiptare njerëz që të japin llogari për ato që kanë bërë në dogana e në kufi në kurriz të shqiptarëve, në të mirë të varfërisë që ata i ka kapur për gryke. Kurrë nuk kemi parë rekurse gjyqësore për të kërkuar paratë e zhdukura nga buxheti i shtetit.

Në një vend të vogël si Shqipëria, teknikisht është e lehtë të kontrollohen hyrjedaljet e mallrave dhe e njerëzve. Kjo do të thotë respekt dhe pasuri për vete dhe besueshmëri në punë me aleatët që ke zgjedhur në rrugën e përbashkët drejt progresit dhe paqes. Madje, bërja mirë e kësaj pune është një nga kërkesat kryesore të integrimit të Shqipërisë në Europën e Bashkuar. Europa i ka hequr kufijtë e brendshëm doganorë. Njerëzit dhe mallrat qarkullojnë lirshëm, duke plotësuar një ëndërr të madhe të të gjithë atyre që punojnë dhe besojnë te Europa e Bashkuar. Shqipëria është kthyer në një vend me tregti jetike për ekonominë e saj, ku kontrolli i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave sjell të ardhura të rëndësishme për buxhetin e shtetit. Po kujt t'i thuash ta bëjë mirë dhe besueshëm këtë punë? Horrave që kërkojnë mjegull!? Janë ata që i kanë në dorë politikisht grykëhyrjedaljet e hanit Shqipëri. Janë ata që emërojnë në punë në ato vende horrat e tyre të vegjël. Vetëm nëse hani Shqipëri mbahet pa porta, vetëm kur Shqipëria poshtërohet, horrat bëjnë para duke vjedhur doganat dhe duke trafikuar armë, naftë, putana, fëmijë, drogë, klandestinë, para të pista dhe të gjitha ndyrësirat e planetit Tokë.

"Mjerë ç'ju ka gjetur!", thotë doganieri i vjetër Naim Frashëri tek rri e vështron malet dhe fushat e Shqipërisë, bërë han pa porta për horra.
"Ej, ju të birt e shekullit të ri!", thërret Migjeni. "Shqiptarë, bëhuni qytetarë!", më vjen të thërras tek shkruaj këto rreshta dhe dëgjoj në televizorin e hapur një fshatar shqiptar vetëbërë kryetar i një shoqate për mbrojtjen e qytetarëve.

Nga Ilir MATI
Gazeta Shqiptare

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 29-12-2004 nė 02:59 Edit Post Reply With Quote
MUSLIMANET KUNDER QEVERISJES NANO

Komuniteti musliman pohon se pushtetaret do denohen nga Zoti, nese nuk u kthehen pronat. Pronari i dyte pas shtetit, ky komunitet pretendon kthimin e pronave qe i perkasin.

Qeveria Nano duhet t'i ktheje medoemos komunitetit musliman pronat qe i takojne. Strukturat e saj nuk kane te drejten t'i marrin keto prona dhe t'i tjetersojne duke shkelur ne kete menyre te drejten e prones ne Shqiperi. Ne te kundert, kjo qeverisje me keta pushtetare dje ligjvenes do te marre mbi vete denimin e Zotit. Kjo deklarate kercenuese i mberriti qeverisjes Nano si nje "dhurate" ne prag te festave te fundvitit, pikerisht nga pronari i dyre pas shtetit ne vednin tone, qe eshte komuniteti musliman. "Komuniteti Musliman i Shqiperise, shpreh indinjaten dhe protesten e tij duke kerkuar nga pushtetaret dhe ligjvenesit mos abuzojne me pushtetin qe i ka veshur populli apo ligji. Mos harroni pushtetare, se te vesh dore mbi prona qe jane dhuruar per hir te Zotit, merrni mbi vete mallkimin e njerezve dhe denimin e Zotit", thuhet ne deklaraten per shtyp te leshuar nga komuniteti musliman dje lidhur me kete problem. "Komuniteti musliman meriiton te marre pronat qe i takojne. Keto prona, jane trasheguar nga gjysherit tane te nderuar dhe besimtare, qe te menaxhoheshin per te plotesuar nevojat e besimtareve, ndertimin apo restaurimin e veprave te kultit si dhe per t'i ardhur ne ndihme komunitetit qe ishte ne zonen ku ndodhej prona vakfnore ose edhe me gjere. Mirepo, sikur te mos mjaftonte kasaphana qe iu be ketyre trojeve nga regjimi totalitar qe shkaterroi apo grabiti mjaft vlera, habitemi per nje qendrim te njejte, apo te peraferte gjejme edhe sot, megjithese kushtetuta e vendit, garanton te drejten e prones" shprehet zevendes/kryetari i komunitetit musliman Bledar Myftari. Sipas tij, kjo eshte nje e drejte qe i takon komunitetit fetar me te madh ne vend dhe qe rebditet i dyti pas shtetit per nga sasia e pronave.

Pronari i dyte, pas shtetit

Sipas drejtuesve te ketij komuniteti, ata nuk trajtohen ne menyre te drejte ne raport me bashkesite e tjera fetare ne Shqiperi. Nderkaq, shqetesimi me i madh per komunitetin mysliman ka lidhje me faktin se dhe ato prona qe jane te lira, nuk u kthehen. "Keto shkelje vijne nga perfaqesues te pushtetit lokal, sistemi gjyqesor, komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave, si dhe instanca te tjera, te cilat nuk marrin parasysh te drejtat tona si KKRT apo KKRTSH. Ka jo pak raste qe shfaqet arroganca, makuteria dhe ligesia e atyre qe jane ngarkuar t'i sherbejne ketij kombi" pohojne drejtuesit e komunitetit musliman. Pak kohe me pare, Kuvendi miratoi ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, por edhe tek zbatimi ti tij, muslimanet nuk kane besim te plote, per vete faktin se zbatimi i ligjit ka qene nje nga dobesite kryesore te shtetit shqiptar. Dje avokati i Komunitetit Musliman ka permendur plot 9 terree per te cilat ata mendojne se u perkasin dhe se shteti duhet t'ua ktheje patjeter. Nje nga keto, eshte ai prane parlamentit, per te cilen ata duan te ngrejne nje xhami madheshtore. "Komuniteti musliman, megjithese eshte me i madhi, nuk ka nje xhami madheshtore, ndersa ortodokset po. Meritojme te na jepet terreni qe ta ndertojme kete xhami" tha avokati i komunitetit musliman.


KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 4-1-2005 nė 00:32 Edit Post Reply With Quote
Eremiti Frrok doli nga shpella"

Gjithkush mundet të kujtojë eremitin Frrok, personazhin e Kadaresë te romani “Dosja H”, një personazh trim e me plot cilësi të mira, por i pajisur me naivitet dhe i izoluar. I udhëhequr prej këtyre dy cilësive të fundit ai shkatërroi arkivën, që patën krijuar dy studjuesit e huaj për eposin shqiptar. I cytur edhe prej murgut Dushan (fqinji verior), duke menduar se po shpëtonte këngët e maleve, që donin t’ia ngrinin, në fakt i varrosi ato edhe më thellë. Nuk arriti të kuptonte se ç’bëri. Dhe ndoshta eremiti Frrok nuk arrin as sot të kuptojë se ç’bën …
Zhvillimi dhe pasurimi ekonomik i një vendi, rajoni apo çdo pjese territori është i lidhur ngushtësisht me shkallën e zhvillimit të infrastrukturës, sidomos asaj të komunikimit. Sot gjithnjë e më shumë ajo që kushton më shtrenjt është koha. Prandaj, të gjithë nxitojnë dhe kërkojnë komunikim sa më të shpejtë rrugor, detar, hekurudhor, ajror, telefonik e deri satelitor. Jo më kot investimet dhe investitorët priren të orientohen në ato vende ku infrastruktura është në nivel të pranueshëm zhvillimi. Dhe jo rastësisht vendet më të varfra janë ato që kanë edhe infrastrukturë të pazhvilluar. Është pikërisht infrastruktura e pazhvilluar një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në nivelin e ulët të investimeve në Shqipëri. Është pikërisht infrastruktura akoma më e mjerueshme e pjesës Verilindore të vendit një ndër faktorët më të rëndësishëm, e cila ka penguar dhe pengon zhvillimin ekonomik të kësaj zone, që e kombinuar me faktorë të tjerë ka krijuar një zonë me varfëri të tejskajshme.
Prandaj, lajmet për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe aeroportit të Kukësit përbëjnë lajme të mira për këtë zonë. E para shpejton qarkullimin në një pjesë të Veriut të vendit, e bën udhëtimin më komod, më të sigurtë nga kaçakët që bllokojnë herë pas here dhe mbi të gjitha shpejton lidhjen e Shqipërisë me tregun e Kosovës, një rast mjaft i mirë për biznesmenët shqiptarë. Nëse për këtë rrugë u vu një taksë, u mblodhën ca fonde e u bënë ca përurime, diçka më keq po i ecën projektit të dytë: aeroportit të Kukësit.
Punimet për këtë aeroport kanë filluar qysh me pushtimin e Shqipërisë në vitin 1939 dhe fatkeqësisht ende janë të papërfunduara. Duket sikur fati i mirë u kthye pas luftës së Kosovës. Por, në mënyrë të vazhdueshme është gjallëruar një konflikt midis atyre që paraqiten si pronarë të truallit ku ndërtohet aeroporti dhe shoqërisë ndërtuese e forcave të rendit. Deri sa konflikti i fundit u bë duke “qitur pushkë” dhe duke “lumtuar” një pjesë të banorëve për “trimërinë” e tyre. Pretendimi për këtë konflikt-luftë është kompensim jo i drejtë për truallin ku do të ngrihet aeroporti. Por një konflikt i tillë duhet zgjidhur dyerve të gjykatave apo të zyrave përkatëse shtetërore. Sepse ngritja e aeroportit ka shumë më tepër rëndësi e përfitim, në radhë të parë për ekonominë e atij qyteti tejskajshmërisht të varfër, përfshi edhe pronarët e truallit. Prandaj, nuk duhet t’ia drejtojmë pushkët zhvillimit. Izolimi ka një çmim shumë më të shtrenjtë.

MONITOR

Ky editorial eshte cilesuar editoriali me i mire per vitin 2004.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 4-1-2005 nė 01:55 Edit Post Reply With Quote
KU ESHTE SHTETI?

Nga Etleva Papleka



Shteti eshte nje trup politik njerezish i organizuar. Keshtu qe, shteti jam une mund te thote Presidenti dhe, de facto e de jure, me te drejte, shteti jam une mund te thote kryeministri dhe, de facto e de jure, me te drejte, shteti jam une, mund te thote ministri, dhe de facto e de jure me te drejte. Pse? Sepse shteti s'eshte gje tjeter vecse nje trup politik njerezish i organizuar. Ah!!! Por nga ana tjeter, ia vlen te ngrejme nje pyetje, qe pergjigja eshte sa e vertete, aq e hidhur dhe e paaplikueshme nga pushtetaret qe kane qene dhe jane ne krye te shtetit tone.



Cfare e perben nje shtet

Burra/gra, te cilet njohin detyrat e tyre, por njohin edhe te drejtat e tyre, dhe duke i njohur ato, i MBAJNW. Shteti u krijua si nje domosdoshmeri e rregullimit te marrdhenieve nga nje sistem i organizuar, ku nje nder detyrat e tij ishte rregullimi i ketyre marredhenieve me ane te ligjit, normave juridike e me kryesorja, garantimin dhe gjetjen e metodave adekuate per zbatimin e ligjit.

Vezhgoni nga faktet qe jeta e perditshme ne Shqiperi na servir, se sa i mbajne detyrat e tyre pushtetaret dhe sigurojne garantimin dhe gjetjen e metodave adekuate per zbatimin e ligjit.

Duhet te kihet parasysh qe e drejta duhet te perdoret per te mbrojtur pjeset e dobeta dhe te paprivilegjuara te shoqerise kunder atyre qe mund te ushtrojne forcen fizike. Sa e vertete eshte nje gje e tille ne Shqiperi.

Jo me larg se dje, u degjua per keqtrajtim te te miturve ne burgje, per rrahje ne qeli, ne dhoma te paraburgimit, e kjo bile ne menyre jo vetem barbare, por edhe te turpshme. Te miturit gjykohen nga nje Gjykate Fakti, nderkohe qe ata realisht duhet te gjykohen nga nje Gjykate te Miturish. Eshte folur edhe ne te kaluaren e afert per perdhunime te te miturve ne qelite e burgut.

Kush eshte me i dobet ne nje shoqeri, se i mituri? Eshte e vertete qe ata kane bere krim, dhe per kete duhet dhe po vuajne denimin, por denimin e caktuar me ligj ama. E di shteti se me akte te tilla qe jane kryer e po kryhen, eshte shkelur jo vetem Kushtetuta, por edhe Konventa Europiane e te Drejtave te Femijeve. E keni nenshkruar ju vete shteti im. Keshtu qe, une do te shtroja kete pyetje. Ku eshte shteti? Behet fjale per shkelje te hapur te ligjit Kushtetues dhe atij Nderkombetar.

Ku eshte shteti? Si eshte e mundur qe shteti hesht ne menyre te dyfishte: se pari nuk prononcohet, e se dyti nuk merr masa. Shteti eshte duke e shkelur ligjin. Eshte e vertete qe keta te mitur jane ne burg qe veprat penale qe ata kane kryer, por pse shteti, pra qe do te thote pushtetaret, qe ne kete rast jane te inkriminuar, nuk vihen para drejtesise, perse heshtet, ose hidhet lumi me ca shkarkime edhe keta te destinuar per personat e inkriminuar qe kane me pak potence e miq ne shtet.

Ku eshte shteti juridik, pra shteti qe synon te eleminoje rreziqet qe lidhen me mospercaktueshmerine e kufijve te pushtetit. Duket qe, askush nuk i njeh e nuk i mban kufijte, limitet e pushtetit qe i vesh detyra. E ne kete aspekt lind dhe pyetja, a ekziston ne Shqiperi nje shtet juridik ne kuptimin e mirefillte te tij? Mendoj se pasi e lexuat se cfare eshte shteti juridik mund t'ia jepni ju vete pergjigjen.


KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-1-2005 nė 23:31 Edit Post Reply With Quote
Armėt kimike tė Shqipėrisė trondisin botėn

“Washington Post”: Janë helme që ka përdorur Sadami më 1980

Në një artikull të djeshëm të gazetës “Washington Post” thuhet se, sasia e këtyre lëndëve kimike në Shqipëri është e vogël, krahasuar me rezervat e armëve të tilla që kanë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara

Siç shpjegon edhe autori, Joby Warrick, i cili ishte lejuar nga autoritetet shqiptare të vizitonte stoqet kimike në periferi të Tiranës, ajo krijon shqetësime për zyrtarët amerikanë, pikërisht për faktin se përfaqëson njërin ndër dhjetëra stoqe të tilla të padokumentuara ose të siguruara keq që ekzistojnë sot në botë dhe që mund të shfrytëzohen nga terroristët duke krijuar efekte vdekjeprurëse.

Lëndët kimike të zbuluara në Shqipëri, thuhet në artikull, përfshijnë iperitin, një nga helmet e përdorura nga Saddam Husseini kundër kurdëve në vitet ‘80, si dhe luizitin dhe adamsitin, që të dy me bazë arsenikun - një lëndë me veprim mjaft të fortë helmues. Megjithatë, këto helme nuk u afrohen për nga efekti lëndëve të tilla helmuese moderne, si agjenti nervor sarin apo VX. Të 16 tonët e zbuluar, teorikisht përmbajnë lëndë të mjaftueshëm për të krijuar miliona doza vdekjeprurëse. Sipas ekspertëve të armëve, nëse këto lëndë përdoren të planifikuara mirë në një mjedis të mbyllur dhe me shumë njerëz, mund të shkaktojnë vdekjen e qindra ose mijëra njerëzve. Zbulimi i disa muajve më parë i kësaj sasie lëndësh kimike, shkruan “Washington Post” ka rëndësi, edhe sepse ai konfirmon me sa duket diçka për të cilën ekspertët amerikanë të zbulimit kanë dyshuar prej kohësh: rolin e Kinës në të kaluarën si përhapëse e teknologjisë së armëve kimike. Gjithnjë, sipas gazetës, analistët thonë se është teorikisht e mundur që në Shqipëri të zbulohen edhe sasi të tjera ende të paditura lëndësh helmuese. Por zyrtarët shqiptarë të mbrojtjes thonë se, vendi nuk ka sasi të tjera armësh kimike. Megjithatë, ata e pranojnë se nuk kanë mundur të gjejnë asnjë dokument, ku të sqarohet se si u blenë lëndët helmuese në fjalë.

Në fund të muajit gusht, senatori Richard Lugar, kryetar i komisionit të senatit për politikën e jashtme, vizitoi Shqipërinë dhe foli për planet e Shteteve të Bashkuara për asgjësimin e këtyre armëve. Shqipëria do të jetë vendi i parë jashtë bllokut ish-sovjetik, ku po zbatohet i ashtuquajturi program Nunn-Lugar për asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë me ndihmën financiare amerikane. Planet janë që shkatërrimi i këtyre lëndëve kimike të fillojë në vitin 2006, kur në Shqipëri të arrijë nga Shtetet e Bashkuara një pajisje e lëvizshme për këtë qëllim. Senatori Richard Lugar, kryetar i komisionit të senatit për marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë se asgjësimi i këtyre armëve, të tilla si ato që u gjetën në Shqipëri, duhet të jetë pothuajse në krye të përparësive të Shteteve të Bashkuara. Shqipërisë do t’i jepen 20 milionë dollarë ndihmë amerikane për asgjësimin e stoqeve kimike. Shqipëria, thuhet në artikullin e sotëm të “Washington Postit”, është lavdëruar nga zyrtarët ndërkombëtarë për faktin që e deklaroi menjëherë ekzistencën e këtyre armëve dhe mori masa për sigurimin e tyre.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-1-2005 nė 03:07 Edit Post Reply With Quote
S'ka partnere te besueshem ne Shqiperi"

Klaus Shuldes, Drejtor i Seksionit per Europen Lindore ne Qendren e Ndermjetesimit te Punes ne Bon, thote se s'ka gjetur partnere ne Tirane

Si funksionon marreveshja e punesimit te perkohshem me vendet e Lindjes?

Gjermania ka rene dakord me 13 shtete per ndermjetesimin e punemarresve. Kjo marreveshje parasheh, qe shtetas te ketyre vendeve te lejohen te punojne ne Gjermani per maksimalisht 18 muaj, me qellim qe te permiresojne njohurite e tyre gjuhesore dhe profesionale.

Pra, marreveshja nuk eshte patjeter ne dobi te ekonomise gjermane, por ka karakter humanitar?

Keto praktika kane lindur ne fillimet e viteve 90-te, kur ne shume vende te Evropes se Mesme dhe te Lindjes ndodhi kthesa politike. Kjo ishte nje oferte, qe njerzit te mund te perfitonin njerzit me ane te kualifikimit. Mbas kthimit ne vendet e tyre ata do te mund te jepnin ndihmese aktive ne rindertimin ekonomik.

Cilat jane kushtet qe duhet te permbushin punedhenesit dhe punemarresit per te marre pjese ne kete program?

Nga ana e punedhenesit presim, qe ky te jete ne gjendje te kualifikoje fuqi puntore. Per shembull, ne qofte se behet fjala per nje punishte, aty duhet te kete te pakten nje mjeshter. Ndersa nga kandidati kerkojme, qe ai te kete nje kualifikim, ne menyre qe te kete mundesi te specializohet. Gjithashtu, kandidatet duhet te jene maksimumi 40-vjecare dhe natyrisht qe duhet te kene njohuri te gjuhes gjermane. Ne rast te kundert, nuk mund te kryhet specializimi.

Si testohen njohurite e gjuhes?

Ne i zgjedhim vete kandidatet dhe kandidatet. Zhvillojme me ta intervista ne gjuhen gjermane. Niveli gjuhesor varet nga puna qe do te beje. Ne qofte, se per shembull nje dikush do te punoje ne restorant si kamerier, atehere duhet te jete ne gjendje te sherbeje klientet. Prej tij kerkohen njohuri me te mira, se sa prej dikujt tjeter, qe do te vije te punoje si marangoz, ku ndoshta mjaftojne edhe njohuri te se perditshmes.

Po ne qofte se dikush ka mbaruar shkollen e larte? Per shembull, a mund te punoje nje mjek i diplomuar ne nje spital?

Per ne ka rendesi qe kandiduesi te kete perfunduar nje kualifikim. Ky mund te jete fituar si permes punes praktike, ashtu edhe permes shkolles se larte.

A mund te perfitojne punemarresit permes ligjit te ri te migracionit, qe ka hyre ne fuqi ne fillim te vitit?

Jo, sepse marreveshja e puntoreve mysafire bazohet ne nje dakordim qeverish dhe vazhdon te zbatohet si me pare. As ne te kaluaren, e as per te ardhmen nuk jane parashikuar te behen kurse integrimi. Puntoret jane te ftuar ne Gjermani vetem per 18 muaj. Pastaj ata duhet te kthehen ne vendet e tyre.

A kane te drejte puntoret te marrin pjestaret e famijes?

Jo.

Edhe jashte shtetit tashme eshte i njohur fakti, se ne Gjermani ka mbi 4 milione te papune. Cfare roli luan ne keto vendime situata ne tregun gjerman te punes?

Ne perpiqemi seriozisht e me te gjitha mundesite per te ndermjetesuar vende pune. Por, gjate viteve te fundit, kemi vene re qe situata ne tregun gjerman te punes eshte keqesuar dhe qe kemi mundur te ndermjetesojme, vetem ne baze te ofertave konkrete. Numri i vendeve te punes ka rene. Vetem, se ketu dua te nenvizoj, qe kjo marreveshje hap dy rruge. Njera eshte, qe nje punemarres gjerman, e njeh vete puntorin dhe e kerkon ate me emer. Atehere ne vetem sa kontrollojme, se a permbushen kushtet e kualifikimit. Ndersa rruga e dyte, eshte sic e thashe pak me pare, qe ne kemi oferten konkrete nga punedhenesi dhe ne baze te kesaj gjejme puntorin e pershtatshem neper vendet e marreveshjes.

Si ecen bashkepunimi me vendet e tjera?

Ne marreveshjet nderqeveritare percaktohen kontingjentet konkrete. Per shkak te renies se ofertave gjate viteve te fundit, asnje shtet nuk ka mundur te shfrytezoje teresisht kontingjentet e veta. Sa i perket Rusise dhe Shqiperise, duhet nenvizuar se ne nuk kemi nje partner te besueshem ne qeverite e ketyre vendeve. Kjo ka bere qe ne aspektin operativ, per momentin, te mos e zbatojme dot marreveshjen.

A e dini se si ka ardhur deri ne kete gjendje?

Jo, nuk kam dijeni. Di vetem, qe kemi disa vjet, qe nuk ndermjetesojme asnje shtetas shqiptar, per mungese te partnereve te pershtatshem.

Le te supozojme, qe nje shqiptar e ka gjetur punedhenesin e tij ne Gjermani dhe deshiron ta shfrytezoje kete marreveshje. Ku duhet te drejtohet ai ne Shqiperi?

Sikur ta dija...! Ne kete moment nuk mund te shkoje me asnje vend, sepse, sic e thashe, nuk ka asnje ent shteteror te njohur nga ne, me te cilin mund te kooperonim. Ky eshte shkaku, qe per shtetasit shqiptare kjo marreveshje nuk ka vlere.

Ka ndonje menyre tjeter per te punuar ne Gjermani, kur e ke te siguruar vendin e punes, pervec marreveshjes ne fjale?

Ligji i migracionit ofron mundesi per personat me kualifikime te vecanta. Por ne nuk kemi lidhje me te. Ne kete rast, shtetasi shqiptar duhet te shtroje kerkesen per vize ne ambasaden gjermane. Pastaj behet kontrolli nepermjet Entit te te Huajve dhe atij te Punes ne vendin ku ndodhet ndermarrja.

Ku qendron ndryshimi mes jush dhe kesaj procedure?

Ne veprojme permes nje marreveshjeje nderqeveritare, qe mundeson punesime me qellime kualifkimi.

Ne cilen dege te industrise ka qene nje nga sukseset tuaja me te fundit?

Per shembull, kemi dhene nje ndihmese te madhe ne sektorin e shendetesise. Kemi mundur te furnizojme spitale me infermiere, pasi ne tregun gjerman te punes kishte mangesi. Njekohesisht keto infermiere paten rastin te shohin nga afer se si funksionon nje sistem modern i shendetesise e te zgjeronin keshtu njohurite e tyre.

Nga cili vend ishin puntoret?

Nga te gjitha vendet me te cilet kemi marreveshje, pervec Shqiperise dhe Rusise, me te cilat marreveshja nuk funksionon. Kjo nuk eshte ne doren tone. Kur te kemi gjetur partnerin e pershtatshem, atehere do te bashkepunojme me te.

Po bashkepunimi i meparshem, si ka qene?

Ka patur nje perpjekje per te bashkepunuar. Por edhe kjo nuk ka ecur pa ferkime. Por ne jemi te gatshem t'u ndihmojme partnereve dhe perpiqemi qe te realizojme nje bashkepunim te mire dhe te qendrueshem. Gjithashtu, ka patur edhe shume verejtje ne adrese te punetoreve shqiptare. Punedhenesit gjermane jane ankuar per mungese perpikmerie, korrektese, shume prej tyre nuk e kane filluar fare punen, por e kane perdorur vizen per te punuar ne menyre ilegale gjetke. Ka pasur shume probleme.

A mos ka kjo si pasoje, qe ju nuk do te angazhoheshit me deshire per Shqiperine?

Jo, jemi shume objektive dhe te gatshem per bashkepunim, sepse mendojme qe gjate viteve te fundit kane ndryshuar disa gjera ne Shqiperi. Ne qofte se do te fillojme bashkepunimin, shpresojme qe nuk do t'i perjetojme problemet ne po ate mase, sa c'i kemi patur ne te kaluaren.


"Dojce Vele"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-1-2005 nė 00:52 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET PO BRAKTISIN VENDIN....!

EMIGRACIONI/ Shqipëria, me ritmet më të larta krahasuar me vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore

22 % e popullsisë, jashtë vendit

Emigracioni është një dukuri e re sociale e tranzicionit. Shqipëria ka ritmet më të larta të emigracionit, krahasuar me vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore. Jashtë vendit ndodhet rreth 22 % e popullsisë. Emigracioni shqiptar në dhjetëvjeçarin e fundit, i zhvilluar kryesisht në rrugë klandestine, ka dramat dhe tragjeditë e veta, me pasoja të dhimbshme në jetën e njerëzve. Duke qenë dukuri që përfshin moshat relativisht të reja, 14-40 vjeç, emigracioni ka sjellë probleme sociale të tilla, si:

largimin e fëmijëve të pashoqëruar,

braktisjen e shkollës për hir të emigrimit,

rritjen e numrit të grave kryefamiljare,

fëmijë dhe të moshuar të braktisur,

mosfunksionimin normal të familjes dhe rritje të divorceve,

përfshirjen e minorenëve të larguar në punë të këqija

shfrytëzimin e tyre nga rrjetet mafioze në aktivitete kriminale etj

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-1-2005 nė 00:54 Edit Post Reply With Quote
MUNGESA E PRESPEKTIVESPER TE ARDHMEN,PO ZBRAZ VENDIN

Rikthehet “modeli” i ikjeve nga malet në kufirin shqiptaro-grek. Dëshmi reale nga emigrantët e paligjshëm

“Ja si e kalojmë kufirin grek”

Çdo pragmuzgu, 20-25 vetë marrin rrugën për “Janinë”. Në mëngjes policia greke i riatdheson në Kakavije.



Ashtu si 14 vjet më parë, është rikthyer sërish “modeli” i kalimit të paligjshëm të kufirit përmes rrugëve dytësore e, kryesisht, atyre malore. Kandidatë për emigrantë, ata tashmë e njohin disi vendin dhe rrugën, ata mbërrijnë fillimisht në Gjirokastër, furnizohen me ushqime e dokumentet që ju duhen dhe mbasdite mbërrijnë afër vijës kufitare. Për çdo pragmuzgu, në rrethinat afër Kakavijës, por edhe në gjatësinë e kufirit jugor mes Shqipërisë e Greqisë, këta djem të rinj, por dhe burra në moshë, të veshur trashë, me çantë në shpinë e me ushqime, gatiten për “udhë”. Ata dallohen lehtë, pasi kanë veshur dy e tri palë rroba, kryesisht të vjetra, pasi të rejat i kanë poshtë ose të futur nëpër çanta. Me rrobat e reja ata duan të shfaqen sapo të kenë mbërritur në tokën greke. Kryesisht në rrethinat e fshatit Vrisera apo Likomil, por edhe nga Sopiku apo Nepravishta, shikon hallexhinj të tillë që e kanë ndarë mendjen e tyre për të marrë rrugën për në “tokën e premtuar” …

A-Tefiku…

Tefiku është nga një fshat i Mallakastrës. Eshtë 49 vjeç, i martuar me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Vajzën e ka të martuar, ndërsa dy djemtë shkojnë në shkollë. Tefiku ka vite që e bën me këmbë rrugën, që nga mali ynë Bureto, zbret në afërsi fshatit Hristodul në tokën greke e deri në afërsi të Janinës ai shkon me këmbë, jo drejt rrugës nacionale, por nëpër rrugët dytësore të fshatrave. Eshtë rreth 65 km distancë prej kufirit shqiptar e deri në afërsi të Janinës dhe këtë segment rrugor Tefiku e bën për rreth 12 orë. “E njoh rrugën pëllmbë për pëllmbë, - thotë ai, - pasi e kam bërë deri tani mbi 9 herë. Në Janinë lahem, ndërrohem, marr një sy gjumë e pastaj vijoj udhën për aty ku e kam vendosur për të shkuar”. Tefiku nuk jep detaje të tjera, por pohon se është i detyruar të bëjë këtë sakrificë, pasi të tilla i ka kushtet. Më duhet të punoj me sezone, por dhe të kthehem në shtëpi pranë familjes. Vizë nuk nxjerr dot çdo tre apo katër muaj, pasi ato euro që fitoj në Greqi nuk mund t’i lë prapë për të marrë vizën që tani ka shkuar në 2500–3000 euro. Tefiku thotë se shkon një ose dy herë në vit në Greqi, sipas nevojës për të mbajtur familjen, apo halleve të tjera. Kur e pyes se si gjen punë apo si ambientohet, ai ma kthen: “te halli mor djalë”. Megjithatë Tefiku rrëfen: “Unë merrem me kthimin e çative të gurit në shtëpitë e të pasurve që janë kryesisht nëpër zona turistike, fshatra apo periferi urbane. Eshtë një punë e vështirë, e lodhshme, por që ia kam marrë dorën. Afendikonjtë e mëdhenj i duan të gatshme ato për verim apo pikniqe, ndaj u bëjnë shërbime. Ja, vemi ne. Del fjala që është një filan usta, lëmë telefonin me ustallarë të tjerë grekë e kështu lidhemi sa herë del puna. Mbahemi me bukë. Kështu që në një farë mënyre e kam të siguruar “vendin e punës” e fjetjen kur vete. ǒtë bësh?!…” Ky është vetëm njëri nga rrëfimet e udhëtarëve të malit që mbërrijnë pa shumë shpenzime në destinacionin e kërkuar për të siguruar mbijetesën.

B - Rojet, udhërrëfyesit dhe paratë …

Grupe të tjera nisen me shoqërues. Për ato orë të mbërritjes në afërsi të rrethinave kufitare, shoqëruesi është zot. Ai është gjithçka dhe di se ç’bën. Pazari për kalimin “matanë” përmes rrugëve dytësore është tek 400 – 500 euro. “Klientët” vijnë kryesisht nga rrethet e Gramshit, Librazhdit, Elbasanit, por ka edhe prej Veriut. Një natë ata flenë në ndonjë prej hoteleve periferike të Gjirokastrës deri në mbërritjen e shoqëruesit e pastaj nisen drejt e në afërsi të kufirit. Aty kalojnë thuajse gjithë ditën deri në pragmuzg. Në pragmuzg nis rruga nga Likomili, mali Stugarës, përgjatë lumit e fushës me rrepe të vegjël, deri në atë vend ku shoqëruesit i “lëshojnë”, pasi për aq është bërë kontrata. Aty presin “taksixhinjtë” e rastësishëm. Nëqoftëse zoti është me ta, e kalojnë provën dhe nisen për aty ku duan të mbërrijnë, në të kundërtën, të nesërmen i gjen sërish të kthyer me autobusët-burg të policisë greke në Kakavije. Ky është rituali, veçse tashmë gjuha e shoqëruesve dhe atyre që meren me këtë punë, është tejet e koduar dhe e sofistikuar. Si procedurë ata të japin garanci se janë të lidhur me policinë greke, e dinë kush e ka turnin sonte natën, pasi janë paguar, japin garancinë se në rrugë nuk i ndalon njeri, pasi hypin në taksinë që i pret etj. detaje si këto, që ia prishin mendjen hallexhiut të varfër. Kësisoj funksionon industria e trafikut ilegal të klandestinëve në kufi.

C – Masat ndaluese dhe trafiku…

Trafiku i klandestinëve nuk është vetëm problem i policisë, thotë me të drejtë një drejtues i vjetër policie në Gjirokastër. Eshtë problem i gjithë shoqërisë shqiptare. Eshtë problem i standardit ekonomik dhe i pozicionit të tanishëm që ka individi në raport me shoqërinë e vendit të vet. Pamundësia e realizimit të dëshirave, e ëndrrave, pse jo edhe për një jetë më dinjitoze, i detyron dhjetëra e qindra të rinj, por dhe burra në moshë, të kërkojnë rrugën e largimit nga vendi. Por dyert e ambasadave e konsullatave janë të mbyllura. Ende ne shqiptarët jetojmë me makthin e viteve 1990 kur dalja jashtë vendit ishte një ëndërr tejet e largët apo thuajse e pamundur. Në këtë sens ndalimi me masa ushtarake gjithsesi nuk është i lehtë. Komisariatet e rretheve jugore kanë marrë një varg masash, kanë përforcuar regjimet kufitare, por është e pamundur t’i mbash me zor të gjithë ata që dëshirojnë të ikin. Kështu ndodh edhe me masën e atyre që herëpashere provojnë të kalojnë ilegalisht kufirin si klandestinë të trafikuar, apo edhe individualisht përmes rrugëve malore e atyre dytësore. Ky fat i trishtë duket se nuk do të na ndahet edhe për shumë kohë…

D - Historia e N. Pashës që, katër vjet me radhë, provoi të gjitha malet e kufirit…

Kjo është një histori njerëzore, një nga qindra histori që përsëriten për çdo ditë në jug të Shqipërisë. Personazhi ynë e ka emrin Nertil Pasha dhe është vetëm 25 vjeç. Me dëshirën për një jetë më të mirë, për një vend pune në vendin fqinj, edhe ai ka katër vjet që provon të ikë në mënyrë klandestine. Ka provuar të gjithë harkun malor nga Konispoli e deri në Tri Urat, në Çarshovë të Përmetit. Një aventurë e rrezikshme, kur ke parasysh edhe fakte rrënqethëse që kufitarët grekë nuk ta përtojnë plumbin. Por ai thotë se nuk ka rrugëdalje tjetër, nuk ka para të blejë vizë apo të kryejë ndonjë veprim tjetër me “matrapazët”, që të rjepin të gjallë, siç i quan ai. “E nisa aventurën time fillimisht në vitin 2001, duke marrë rrugën me një grup shokësh në këmbë, nga Konispoli. Na kapën sapo kaluam kufirin, na mbajtën një natë në rajonin e policisë greke e të nesërmen na rikthyen sërish në Konispol. Herën e dytë kam provuar natën nga Kakavija, duke kaluar nëpër një rrugë dytësore. Ishte vjeshtë dhe nuk e ndjeva rrugën, por, fatkeqësisht, pas disa ditësh pasi kisha mbërritur në rrethinat e Janinës, më kapi policia greke. Kësaj here qëndruam gjashtë ditë në rajonin e policisë e pastaj na kthyen së bashku me rreth 30 vetë të tjerë në Kakavijë. Herën e tretë në 20 nëntor 2004 kam ikur malit nga Tri Urat dhe më ka kapur policia në Konicë të Greqisë. E mbaj mend atë ditë, se binte një shi për qamet. Policia greke ishte tepër e inatosur e na kanë keqtrajtuar. Na prunë në Tri Urat e na kthyen në Shqipëri. Kjo është hera e katërt që provova nga Kakavija, thotë Nertil Pasha e, siç e sheh, nuk më ndihmoi fati. Ai sapo është kthyer me autobusët-burg të policisë greke në Kakavijë e pohon se do ta provojë përsëri, pasi në shtëpi nuk ka se çfarë të bëjë.

E – Të tjerë që vijnë çdo ditë në jug të vendit, me një shpresë…

Ata vijnë nga rrethe të ndryshme, kryesisht nga zonat rurale, pasi mendojnë se aty, në tokën e premtuar, do të gjejnë mundësi më të mëdha. Të mikluar dhe nga shumë histori, ata mbërrijnë në Gjirokastër apo Sarandë e në pas bien “viktima” të trafikut klandestin. Nuk e dinë se sa të “egër” janë kufitarët grekë, se sa incidente e deri vrasje kanë ndodhur në kufirin jugor e se sa mashtruese është kjo rrugë ilegaliteti. Ata vijnë nga zona të pazhvilluara të vendit, me shpresën se do të gjejnë mundësinë për t’u larguar. Shumë prej tyre rikthehen sërish të mërzitur, një pjesë bien viktima, e të tjerë përfundojnë keq. Por në të gjithë këtë kalvar vuajtjesh, ka drama të thekshme, që t’i përvëlon buzët nga klithma e dhimbjes, ka pësime e zhgënjime, pasi këto histori i njohin mjaft mirë dhe i vërtisin si duan fqinjët tanë jugorë. Marrja e një vize greke në konsullatë është shndërruar në një makth e ferr. Jashtë dyerve të saj vrapojnë sekserët që bëjnë “punën e tyre”, ndërsa në “bazat” e trafikut klandestin janë të tjerë “ustallarë”. Hallexhinjtë kalojnë ilegalisht kufirin, kapen nga policia greke, vijnë sërish në Shqipëri, tentojnë të ikin prapë e historia përsëritet. Kësisoj riciklohet trafiku për motive fitimesh, një trafik që është shndëruar në një industri marramendëse që rrotullon në ingranazhet e veta miliona euro. Kjo është drama e madhe shqiptare, që lëviz çdo ditë përgjatë kufirit shqiptaro-grek e ku të humburit, viktimat e xhepzbrazurit janë gjithmonë emigrantët shqiptarë. Amen!

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-1-2005 nė 19:07 Edit Post Reply With Quote
Vėshtirėsi nė procesin e verifikimit tė popullsisė nė jug tė Shqipėrisė

Në jug të Shqipërisë procesi i verifikimit në vend të popullsisë dhe regjistrimi faktik po has vështirësi serioze, për shkak të emigracionit tejet të lartë që ka kjo zonë. Ndërkohë përfaqësues të tre komunave, Finiq, Livadhja e Mesopotam në Sarandë kanë dalë edhe në një proteste masive, ku denoncojnë sipas tyre, përpjekjet e qeverise shqiptare për të ulur e minimizuar numrin e përgjithshëm të minoritarëve greke në Shqipëri

Regjistrimi i popullsisë një nga inisiativat më dinamike dhe koherente të ministrisë së pushtetit vendor në Shqipëri, gjendet në vështirësi realizimi në jug të Shqipërisë. Ky proces që po i paraprin edhe ndarjes së re elektorale dhe përfundimit të listave të zgjedhjeve, është për nga rëndësia mjaft përcaktues për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Në jug të Shqipërisë procesi i verifikimit në vend të popullsisë dhe regjistrimi faktik po has vështirësi serioze, për shkak të emigracionit tejet të lartë që ka ky rajon. Grupet e verifikimit të popullsisë të ngritura nga komunat e bashkitë e të monitoruara prej përfaqësuesve të OSCE-se i gjejne mbyllur dyert e qindra familjeve të cilët gjenden pa asnjë adrese e ndoshta edhe ne emigracion. Prefekti ë rretheve jugore, Anesti Decka pohon për DW, se po merren të gjitha masat për të zgjidhur këtë problem, duke realizuar detyrën e përcaktuar nga qeveria Shqiptare. Ndërkaq komunat e minoritetit grek në jug të vendit kanë nisur ta kundërshtojnë këtë proces, duke e cilësuar atë si të padrejtë e të manipuluar. Përfaqësues të tre komunave, Finiq, Livadhja e Mesopotam në Sarandë kanë dalë edhe në një proteste masive ku denoncojnë sipas tyre, përpjekjet e qeverise shqiptare për të ulur e minimizuar numrin e përgjithshëm të minoritarëve greke në Shqipëri. Një nga drejtuesit e këtyre protestave, eksponenti i organizates Omonia dhe ish deputet, Ziso Lluci deklaron për mediat, se popullsia minoritare, nuk e njeh rregjistrimin e popullsisë së vitit 2001 të realizuar nga INSTAT, Instituti Shteteror Shqiptar i Statistikave, mbi bazën e të cilit po kryhet edhe regjistrimi aktual. Drejtuesi i protestave Ziso Lluci deklaron se ky regjistrim nuk është aspak real, pasi minoriteti është dhjetëfish më tepër, duke e çuar numrin e përgjithshëm të minoritarëve grek në Shqipëri aq sa e reklamon herë pas here edhe i shumëdiskutuari greko-amerikani, Nikolas Geixh, që një javë më parë ishte në jug të Shqipërisë me rastin e festës së Omonias. Kjo lëvizje e eksponentëve të Omonias sipas analistëve serioz bëhet për faktin, se në rendin e dites të Brukselit për muajin e ardhshëm jane problemet në Shqipëri, zgjedhjet e pritshme dhe çështja e minoriteteve.


DW

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4695799 sekonda, 49 pyetje